Punët shkencore të studiuesve të profilit të prof. dr. Gjovalin Shkurtaj janë ngjarje të rëndësishme për dijen dhe shkencën gjuhësore shqiptare. Prof. dr. Shkurtaj është një dëshmi e rëndësishme dhe një kontribut i epërm i një plejade dhe një epoke të rëndësishme të gjuhësisë shqiptare në kuptimin më të plotë të fjalës, të një epoke ku u vunë themelet i forta të studimeve, hulumtimeve, evidentimit dhe ngritje së institucionit të dijes shkencore për historinë e gjuhës shqipe dhe studimet për të, në të gjithë aspektet, si dialektologjia, morfologjia, historia, sintaksa dhe aspekte të tjera të saj. Prof. Shkurtaj është pjesë e një plejade të rëndësishme të këtij kontributi madhor që është bërë për shqipen, prandaj punimet dhe prurjet e tij janë me një interes të madh për shkencën dhe gjuhësinë shqiptare.
Duke qenë njëri nga gjuhëtarët më të ekuilibruar në koncepte dhe në arsyetimet argumentuese- shkencore, prof. Shkurtaj ka marrë angazhime dhe punë të rëndësishme për gjuhën, kryesisht në atë të hulumtimit të vlerave dhe në zbulesën e nevojshme dialektore të shqipes në Veriun e Shqipërisë nga vjen dhe ai vetë, duke ridimensionuar mjaft mirë dhe me akribi shkencore nevojën përthithëse që gjuha ka vazhdimisht. Puna e tij, por edhe e shumë leksikografëve të tjerë të brezit të tij, të cilët janë përballuar me vështirësitë e mëdha të hartimit të fjalorëve, një nga punët më të vështira në fushën e gjuhësisë, ka arritur të argumentojë se puna me gjuhësinë është e përhershme, ajo nuk përfundon kurrë për shkakun sesi veprojnë ligjet linguistike dhe gjuha në shoqëri. Gjuha ngjan me një burim që nuk i ndalohet kurrë rrjedha e ujit. Këtë e vërteton puna e vazhdueshme e prof. Gjovalin Shkurtajt.
Prof. dr. Bardhosh Gaçe
Në perceptimin që na afron puna e prof. Shkurtajt, si dijetar i shkencës gjuhësore shqiptare, nuk duhet dhe nuk mund të harrohet kurrë rruga nga ai ka ardhur deri në punimin e fundit, i cili është i fushës leksikografike. Personaliteti i Prof. Shkurtajt është formuar dhe duhet parë përmes një këndvështrimi të gjerë, siç janë:- Veprimtaritë akademike, duke e konsideruar dhe vlerësuar atë në nivelet më të larta të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2011, anëtar i Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe, anëtar i hartimit dhe redaktimit të teksteve akademike të gjuhësisë bashkë me ajkën e dijes gjuhësore shqiptare., por edhe bashkëpunëtor dhe anëtar i stafeve akademike jashtë vendit lidhur me çështjet e gjuhës shqipe.
Veprimtaria dhe përvoja e dr. Shkurtajt konsiston po ashtu në veprimtaritë shkencore dhe në botime të shumta që nga “Studime filologjike”, “Gjuha jonë”, “Kultura Popullore”, pjesëmarrjet e shumta shkencore në Konferencat e Studimeve Albanologjike, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Studimet Etnografike, Studimet e Folklorit, seminaret mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Një kontribut i rëndësishëm i dr. Shkurtajt është dhe në përgatitjen dhe botimin e teksteve shkollore për shkollat e larta shqiptare dhe monografitë të tilla si: “Kultura e gjuhës në skenë dhe ekran”, “Sociolinguistika”, “Dialektologjia”, “Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut”, “Ta duam dhe ta mbrojmë gjuhën shqipe”, “Etnografi e të folurit të shqipes”, “Kultura e gjuhës”, “Ligjërimet arbëreshe”, “Si të shkruajmë shqipe”, “Urgjenca gjuhësore” dhe botime të tjera, të cilët kanë një aktualitet të vazhdueshëm në kulturën dhe në jetën dhe studimet universitare shqiptare.
Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj ka një kolanë botimesh të fushës shkencore për publikun e gjerë, që më së shumti lidhen me kulturën e leximit dhe të mendimit të librit artistik, siç janë: “Shpirti i Arbërit rron” (një libër me shënime dhe të dhëna për arbëreshët e Italisë) dhe një radhë botimesh me poezi të poetëve arbëresh si: K. Kandreva, Ll, Perrone, A. Giordano, “Satira” të Santorit dhe libri “Kadare dhe fjala shqipe” me bashkautor T. Çaushin.
Akademik Shkurtaj pjesën më të madhe të punës hulumtuese, studiuese dhe interpretimet shkencore ia ka kushtuar fushës së dialektologjisë, njërës nga fushat më të rëndësishme të gjuhës shqipe, ku natyrisht studimet mbi shqipen kanë gjetur dhe kanë hambarin e të gjithë materies gjuhësore. Nuk mund të ketë burime studimore të gjuhës pa pasur studimet dhe burimet dialektologjike. Përmes materies dialektologjike një studiues i gjuhës, veçmas një etimolog, një interpretues i gramatikës historike mund të reflektojë mirë dhe bindshëm ligjësoritë gjuhësore, gjendjet eptimore, rrugëtimet fonetike trajtat dhe kategoritë e caktuara gramatikore, të cilat në gjuhën shqipe kanë ligjet e veta të zhvillimit dhe të evoluimit. Jashtë kësaj pasurie, d.m.th. burimeve dialektologjike, studiuesi nuk mund të shkojë në burimet e mëhershme dhe gjendjet fillestare të fjalës apo të fenomenit gjuhësor.
Po ashtu, pasuria dialektologjike lidhet dhe me një gjendje të rëndësishme kulturologjike, etnologjike dhe të burimeve të tjera përmes të cilëve gjuha emërton, shënjon dhe përcjell informacionin e nevojshëm. Prof. Shkurtaj ka kontributin dhe punën më të njohur hulumtuese dhe studimore në fushën e dialektologjisë shqipe, një studiues i cili ka një njohje të madhe për të folmen shqipe, gjendjet dialektore dhe nëndialektore në Veri dhe në të gjithë Shqipërinë, por edhe në vendet e tjera të gadishullit ku jetojnë apo kanë emigruar shqiptarët që para shekullit të XV-të dhe në vijim. Marrja me këtë fushë të gjuhës shqipe përbën intuitën dhe profilin e shkencëtarit të gjuhës, të njeriut me pasionin e madh për të prekur një realitet të thellë, të skajshëm, madje në zhdukje dhe në fragmente të gjuhës, për ta rindërtuar dhe rikrijuar fjalën, fenomenin gjuhësor në të cilin fjala ka marrë funksionin e saj dhe ka vepruar.
Gjuha shqipe është një fenomen interesant në këtë aspekt. Ajo nyjëton kryqëzime, shtresime, burime dhe shndërrime të jashtëzakonshme të një blloku të qenësishëm të familjes së gjuhëve indoeuropiane, duke zënë vend në burimin e parë të tyre në aspektin historik, refleks dhe komunikues. Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj i ka sjellë një ndihmesë të madhe jo vetëm dialektologjisë shqipe, por dhe gjuhësisë historike, studimit të saj përmes pasurisë së shumtë të burimeve leksikologjike dhe leksikografike, të cilët reflektohen gjithashtu dhe në punime të tilla si: “E folmja e Kastratit”, në “Studime filologjike”, 1967, nr. 2 dhe 3, “E folmja e Hotit”, në “D. Sh.”, 1971, vëll. II. “Vëzhgime rreth të folmes së malësorëve të Bregut të Matës”, në “Studime filologjike”, 1972, nr. 2, “E folmja e Kelmendit”, në “D. Sh”, 1975, vëll. III, “E folmja e Rranxave të Mbishkodrës”, në “D. Sh”, 1982, vëll. IV, “E folmja e qytetit të Lezhës”, pjesë të monografisë janë botuar në “Studime filologjike”, 1981 dhe 1984,“Shënime për të folmen arbëreshe të Shën – Marcanos”, në “Studime filologjike”, 1979, nr. 4, “Shënime për të folmen arbëreshe të Mrçeduzës”, në “Studime për nder të A. Xhuvanit”, Tiranë, 1986, por dhe në studime mbi fenomene te tjera të caktuara si:
“Sistemi foljor i të folmeve arbëreshe të krahinës së Kozencës”, në “Studime filologjike”, 1975, nr. 2, “Dialekti dhe norma në trajtat foljore të mbipërbëra”, në “Gjuha jonë”, 1984, nr. 2, “Këngë popullore të arbëreshëve të Italisë”, në “Studime filologjike”, 1979, nr. 2. “Rreth ndryshimeve në gjuhën e fshatit të sotëm të Veriut”, në “Studime filologjike”,1969, nr. 4., “Një vështrim mbi përdorimin e pasthirrmave dhe të pjesëzave thirrëse në të folmet e Malësisë së Madhe”, në “Studime filologjike”, 1975, nr. 2 “Arritje të studiuesve arbëreshë në fushën e shqipes”, në “Gjuha jonë”, 1981, nr. 1. etj.
Në vitin 2021 Prof. dr. Shkurtaj i ka dhënë gjuhësisë shqiptare njërin nga botimet më të rëndësishme të punës së tij hulumtuese dhe kërkimore- shkencore. Vepra e titulluar “Fjalor leksiko- frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësi së Madhe” përbën një fryt të rëndësishëm të një pune disavjeçare, madje të gjithë jetës së tij studimore, e cila gjithsesi donte po kaq shumë punë për të ardhur në këtë botim nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, institucionit më të rëndësishëm shkencor, një vepër që ka ndjekur hap pas hapi ngritjet dhe hopet cilësore dhe kalibrin e studiuesit për t’u bërë produkt i lexuesit, institucioneve gjuhësore, universitare dhe të studiuesve të gjuhës shqipe në të gjithë nivelet. Për shumë arsye, të njohura dhe të panjohura, për shkakun dhe të zotërimit dhe vlerave të mëdha që akademiku Shkurtaj i ka dhënë dhe po i jep gjuhësisë shqiptare, vepra është e një rëndësie të madhe, e një angazhimi të nevojshëm të kulturës së studimit dhe hulumtimit, të traditës së fjalorëve në gjuhën shqipe, të cilët shënojnë fillimin e punës shkencore të një gjuhe dhe në historinë e shqipes.
Në themel fjalori është shprehje dhe realitet i pasurisë së madhe gjuhësore të gjuhës shqipe, kryesisht të Malësisë së Madhe, por edhe një nevojë po kaq jetike dhe fundamentale e pasurimit të nevojshëm të shqipes. Pasuria leksikografike që sjell në gjuhën shqipe e folura e Malësisë së Madhe lidhet natyrisht me shumë visare të tjera të kësaj treve të gjerësishme, ashtu siç shpjegon dhe Prof. Shkurtaj, ku e njofton dhe më herët me punimet mbi të folmet e Kastratit, Hotit, Shkrelit, Kelmendit, Rranxave të Mbishkodrës, për shkakun e afrive të mëdha që kanë këto të folme me njëra- tjetrën, të cilat ndihmojnë gjithashtu për të kuptuar nevojën që gjuha ka për t’u pasuruar dhe fenomenin e begatimit të përhershëm të saj.
Në këtë hapësirë të gjerë historike dhe etnolinguistike ka pasur ngjarje dhe zhvillime të mëdha, komunikime të mëdha, ka pasur një “trend” gati të mëvetësishëm zhvillimi dhe në aspektet gjuhësore. Mjaft nga ngjarjet historike të hershme janë shndërruar në mjete komunikimi përmes folklorit, të folurës dhe traditës së transmetimit gojor të këtij komunikimi. Po kaq domethënëse është kjo, sa e kupton fare mirë sa pasuri dhe sa peshë kanë veprat shkrimore të shkollës katolike të Veriut, po ashtu veprat e shumë shkrimtarëve të këtyre anëve, të cilat mbartin një kulturë të rëndësishme komunikimi që nga Gj. Fishta, N. Mjeda, A. Xanoni, Martin Camaj dhe autorë të tjerë të mëhershëm. Këto janë tregues të pasurisë të së folurës së kësaj treve të gjerë.
Prandaj kjo vepër i ka kushtuar kaq shumë vite studiuesit të njohur dhe pse ai e di mirë se sa torturuese është puna me një fjalor të gjuhës, veçmas të kësaj natyre, ku ka një larmi jashtëzakonisht të madhe të natyrës fonetike, të fjalëformimit të fjalëve dhe alkimisë që ka brenda ajo përmes shndërrimeve fonetike dhe fonemave të gjuhës. Diku në fjalën paraprijëse autori sjell në vëmendje një postulat të njërit nga studiuesit më të njohur të leksikografisë filologut J.C. Scaliger, i cili thotë:” Nëse kërkon që ta torturosh dikë, mos e urdhëro të rrahë metalin në farkëtari, as mos e dërgo në punë të rëndë në miniera, po jepi më mirë të bëjë fjalorë; kjo punë është më e rëndë se të gjitha llojet e mundimeve të tjera.”
Prof. dr. Shkurtaj shpjegon shkencërisht kontekstin e të folurës së Malësisë së Madhe në kuadrin e dialektit gegë dhe të folurës autoktone të qytetit të Shkodrës, me ç’rast nyjëton disa fenomene dhe dukuri, të cilat përbëjnë dhe visarin më të madh të shqipes, siç janë “fjalë që kanë kudo të njëjtën formë fonetike dhe të “njëjtin kuptim”, që përbëjnë njësitë gjuhësore të shqiptarëve (fjalët dhe emërtimet e shumicës së veprimeve e gjendjeve, shumica e emrave, emërtimet e pemëve, qeniet e gjalla, foljet që emërtojnë gjendjet dhe dukuritë atmosferike); fjalët që dalin kudo në trevat shqiptare me të njëjtin kuptim, por forma fonetike të ndryshme (me ç’rast linguisti sjell në vëmendje larminë e përdorimeve fonetike të shqipes, veçmas ato dialektore, fenomen që e prek dhe të folmen e Malësisë së Madhe, në zanore dhe grupet bashkëtingëllore); dallimet e prera tek të folmet e Malësisë së Madhe në togjet zanore, çka lë të nënkuptojë nevojën për studime të imëta për dukuri të caktuara në grup zanore apo diftongje dhe grup zanore.
Një trajtesë të gjerësishme, madje të “konsultuar” shkencërisht është dhe ajo që ka të bëjë mbi “Fjalë ose leksema të ndryshme për të emërtuar objekte ose veprime të njëjta”, i konsideruar ndryshe një mini-fjalor (model) brenda fjalorit të madh të “Fjalor-it leksiko- frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësi së Madhe”, ku studiuesi sjell argumente dhe për leksikologjinë, burimet dialektologjike, fjalëformimin me prejardhje prapashtesore, që gjithsesi lidhen me burimet e hershme, madje jetike dhe jetësore etnografike, etnologjike, sociale që janë reflektuar në të folurën, që rrjedhimisht njerëzit i kanë ruajtur brenda tyre si një pasuri të çmuar.
“Fjalor leksiko – frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe” është një fjalor leksikor e frazeologjik në të cilin autori gjatë një kohe të gjatë hulumtimi dhe kërkimi përveç trevave autoktone ka përfshirë në të dhe të ashtuquajturit “ishuj etnolinguitikë”, d.m.th. ku banojnë familje të Malësisë së Madhe, duke sjellë një tjetër pasuri të madhe leksikore e frazeologjike të njërës nga krahinat më të mëdha dhe tipike të Shqipërisë veri- perëndimore.
Fjalori e pasuron mjaft fondin e leksikografisë dialektore të gjuhës shqipe, me një lëndë të rëndësishme burimore, të sistemuar në mënyrën më të mirë në një makro-strukturë, duke sjellë një numër të rëndësishëm të njësive të regjistruara, ku veçojnë dukshëm pasuria gjuhësore materiale dhe shpirtërore e banorëve të këtyre anëve, që nga emërtimet e kafshëve të egra dhe të buta, emërtime bimësh, emërtime të tjera të pathjeshta të llojit dardhë – bishtkuqe, etj, njësitë frazeologjike tipike të trevës, frazeologji betimesh, patronime të shumta në tri gjymtyrë siç janë Gjon Prek Luci, toponime të shumta deri në përpunimin bashkëkohor strukturalist të modeleve leksikografike të disa fjalëformimeve.
“Fjalor leksiko – frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësi së Madhe” ngjan si vepra e jetës së dr. Shkurtajt, pasi ai zë një kohë të konsiderueshme pune, që nga viti 1969, një fjalor që mbart në bazën e vet dhe monografitë e vetë autorit për të folme të caktuara dhe trashëgiminë e Fjalorit të Bashkimit, N. Gazullit dhe B. Demës, por që ka shfrytëzuar mjeshtërisht dhe leksikun e larmishëm të “Lahutës” së Fishtës dhe shumë burime të tjera themelore që ai i njeh mirë. Fjalori risjell në vëmendje dhe dëshmon në sensin shkrimor begatinë e leksemave të shprehjeve frazeologjike të Malësisë së Madhe, por me një shtrirje të madhe deri në Gjakovë, Dukagjin dhe Prishtinë, siç shprehej në vitin 1916 (Komisia Letrare e Shkodrës), M. Lamberci, i cili i kushtonte kaq shumë rëndësi kësaj pasurie të çmuar të të folmeve të caktuara, të cilat ngjajnë me nyje të rëndësishme të historisë dhe burimeve të gjuhës shqipe.
Prof. Shkurtaj zotëron një njohje thelbësore dhe të gjithanshme të gjuhës shqipe; ai njeh dhe interpreton mirë historinë e saj, zhvillimin e saj, evoluimin dhe elementët e mbijetesës së saj, kështu që fjalori përveçse është dëshmi e tillë, ai është dhe një shërbim i vyer ndaj gjuhës shqipe. Vënia në tavolinën e punës së studiuesit të gjuhës e fjalorit të kësaj natyre, e një fjalori disa-shtresash (leksikor, frazeologjik dhe etnolinguistik), gjithsesi e kapërcen cakun e një fjalori të thjeshtë, duke e konsideruar marrëdhënien e gjuhës me elementë të saj një fenomen të vazhdueshëm dhe të domosdoshëm. Shqipja e ka këtë natyrë dhe nevojë. Prof. Shkurtaj e reflekton këtë me fjalorin që na ka sjellë tani së voni.
Veprën e përshkon një punë e kujdesshme dhe shkencore, një përvojë e gjatë e hulumtimit, një dashuri e pakushtëzuar për t’i zbuluar dhe bërë të përdorshme thesaret e gjuhës shqipe, të cilat përbëjnë gjithashtu dhe një udhëvazhdim historik të dëshmive etnolinguistike, mjaft të rëndësishme dhe jetike jo vetëm për gjuhën, por edhe fusha të tjera të dijes. Fjalorët mbartin në vetvete historinë e zhvillimit, marrëdhëniet e njeriut me jetën, dukuritë, njohjen dhe nevojën e komunikimit për aktualitetin dhe zgjatimet në të ardhmen.
Natyrisht, falënderimi për Prof. Gj. Shkurtajn është që nga lexuesi i thjeshtë deri tek akademiku, duke pritur botime të tjera po kaq të rëndësishme dhe të nevojshme, në kohët moderne.
Dorëheqja e Bidenit hap një lojë që dukej tashmë e mbyllur. Ndoshta Trumpi do të fitojë njëlloj zgjedhjet e nëndorit, por së paku, demokratët janë rivënë në kushte për të mundur të luftojnë. Demokracia amerikane vërteton gjallërinë e saj, por si evropianë ne duhet të pyesim veten se pse ky beleg zgjedhor do të jetë për ne kaq i rëndësishëm, cili është ndryshimi ndërmjet tij dhe gjithë zgjedhjeve presidenciale që janë zhvilluar para tij mbas luftës së Dytë botërore. Ndryshimi qëndron në atë, se nëse do të fitonte Trumpi, Amerika do t’i a mbathte, do të braktiste Evropën në fatin e saj. Do të përcaktohej një thyerje në brëndësi të bashkësisë së demokracive perëndimore, me rrezatime mbi gjithshka: me rrezikun për shembull, të një ashpërsimi të masave mbrojtëse. E me një ndikim të fuqishëm mbi sektorin e brishtë të sigurisë e të mbrojtjes. Pikërisht në një çast në të cilin kontinenti i vjetër është përsëri i pështjelluar në një luftë të armatosur. Që nga lufta e Dytë botërore evropianët janw mbrojtur nga amerikanët. Secili kishte leverdinë e tij të mirë: evropianët mund të investonin rezervat e tyre në mirëqënie pa kthyer shumë mbi mbrojtjen, ndërsa amerikanët përfitonin nga pranimi evropian i udhëheqjes së tyre. Gjithshka do të mund të ndryshonte nëse Trumpi do të fitonte.
Sepse siguria evropiane, një përparësi e të gjitha Administratave nga 45 e këndej, nuk është e tillë për Trumpin e ndjekësit e tij. Nuk është e rastit që filo-rusët e Evropës janë miqtë e tij. Ukraina, marrëdhëniet evropiane me Rusinë, mbrojtja evropiane: mbi secilën prej këtyre temave qeveritë tona do të duhej të shihnin fund e majë agjendën e tyre politike.
Është e mundur që me Trumpin Ukraina duhet të pranojë një ndalim zjarri që do t’i linte Putinit territoret e pushtuar, do t’i lejonte atij të deklarohej fitues, të merrte frymë e të përgatitej për aventura të reja ushtarake. Filo-putinianët të djathtë e të majtë, të përforcuar nga fitorja e Trumpit, do të kërkonin, n’emër të “paqes” paqëtimin ndërmjet Evropës e Rusisë, ose (siç thuhej në kohët e Luftës së Ftohtë), “finlandizimin” e Evropës. Një pjesë e madhe e evropianëve (por jo ndërmarrjet e shumta, që do të donin të rifillonin allishverishet me Rusinë), me dëshirë nuk do t’ishte e gatëshme të ndiqte miqtë e Putinit në këtë rrugë. Por duhet të bëjë llogaritë me përparësitë e reja të Administratës amerikane, duke filluar nga kërkesa, madje urdhëri për të rritur menjëherë shpenzimet ushtarake në kuadër të NATO-s ( krejt tjetër nga pritja e ndonjë viti , siç do të dëshëronte qeveria e jonë, për të shpënë një shpenzim të tillë në 2 përqind të PPI).
Evropa do të vihej nën trysni. Do t’i duhej të vinte para saj problemin e famshëm të “këmbës evropiane” të NATO-s, për të cilën është folur shumë kur të folurit nuk kushtonte politikisht asgjë. Do të ishte me arsye fillimi i një psiko-drame të përgjithëshme n’Evropë, i një konflikti çjerrës që do të rishkruante aleanca, miqësi e armiqësi. Mbas kaqë lloqeve, më të shumtat të mërzitëshme, mbi mbrojtjen evropiane do të duhej të kalohej në faktet, duke u shpjeguar evropianëve se, në kushte të reja, bëhet fjalë të zhvendosen (menjëherë) rezerva nga mirëqënia në luftë, nga gjalpi në topa.
Evropianistët, të cilët deri tani kanë mundur të kërkojnë mbrojtjen evropiane pa shkaktuar skandal, do të vizatoheshin atëherë si luftënxitës nga putinian-pacifistët të së djathtës e të së majtës, nga Orbani tek Melenchoni, duke kaluar nëpër të gjithë të tjerët. Me pasoja paradoksale. Megjithë Brexitin e namin e “evroskeptiçizmit”, Britania e Madhe do të bëhej pika e riferimit për të gjithë ata që nuk duan një Evropë të pambrojtur, ushqim për ujqërit. Britania e Madhe, e drejtuar nga një laburist, do të kthehej me pëlqim, veç udhëheqjes morale, edhe në një fuqi tërheqëse në përpjekjen për të mbështetur Ukrainën, ashtu si dhe për të krijuar këmbën evropiane të sipërpërmendur. Ndërsa Franca, vendi tjetër evropian që, së bashku me Britaninë e Madhe, nuk ka ëndërruar kurrë “të verë lulet mbi topat e saj” do t’ishte e ndarë ndërmjet kërkesës për të dhënë ndihmesën në mbrojtjen evropiane dhe kushtrimit të të parëve, vullnetit të një pjese të konsideueshme të francezëve për të mos hequr dorë nga ajo pak që mbetet nga Madhështia e lashtë, pra nga pavarësia e plotë ushtarake.
Mund të pritet edhe ndonjë rrëshqitje nga shumica që sapo ka votuar në Parlamentin e Strasburgut për Ursula von der Leyen, nga të gjelbërit por edhe nga socialistët.
Pasojat do të ishin veçanërisht të rënda për demokracitë e dala nga humbja e luftës së Dytë botërore, Gjermania e Italia. Vlen edhe për Italinë ajo që ka shkruajtur pak kohë më parë një historian gjerman, Michel Stürmer për Vendin e tij: bëhet fjalë për demokraci që për kundërveprim ndaj nazizmit e fashizmit, kanë zëvendësuar shpatën me tregëti, kanë besuar të fortë në mbrojtjen amerikane, se nuk do të kenë nevojë të kujdesen për sigurinë e tyre duke ndërtuar, qoftë edhe në hijen e NATO-s një aparat të qëndrueshëm e të efektëshëm ushtarak. Një prirje që është fuqizuar me fundin e Luftës së Ftohtë. Klasat drejtuese dhe opinionet publikë gjermanë e italianë kanë përfunduar së besuari se në botë kishte vetëm miq me të cilët të mund të bëheshin allishverishe, asnjë armik për t’i u ruajtur, (me përjashtim të ndonjë terroristi).
Bëhet fjalë për një vështrim të botës që në Itali e Gjermani ka farkëtuar mendësi, ka ushqyer një ndjenjë të përhapur kundër-ushtarake, ka bërë opinionin politik të pandjeshëm ndaj nevojës së sigurisë. Është kthyer në një përbërës të identiteve përkatës kombëtarë. Prandaj u duk gjëmëmadh lajmërimi gjerman, menjëherë mbas fillimit të luftës në Ukrainë, për një plan armatimi. Ndërsa nuk habit që ai vendim nuk ka prodhuar rezultate të mëdha deri sot.
N’Itali, në rastin e fitores së Trumpit, mund të pritet shpërthimi i një konflikti të padëgjuar. Me shumë kalime frontesh, nga ai evropian tek ai kundërevropian (në dobi apo kundër mbrojtjes evropiane) dhe anasjelltas. Do të ishte e dobishme të kuptohej , duke mbajtur parasysh peshën që zgjedhjet e saj kanë në Itali, se si do të qëndronte Kisha katolike në këtë konflikt. Nëse fiton Trumpi na pret një psiko-dramë. Më mirë të përgatitemi.
“Corriere della Sera”, 22 korrik 2024 E përktheu Eugjen Merlika
Lajmi i ditës sot në mediat ndërkombëtare është arrestimi i njërit prej bosëve më të fuqishëm të drogës në botë, kreut të kartelit Sinaloa, Ismael Zambada, i njohur edhe si ‘El Mayo’.
Ai u arrestua nga agjentët federalë amerikanë në El Paso të Teksasit.
Në shkurt të këtij viti, Zambada u akuzua nga prokurorët amerikanë për trafikimin e fentanilit, një drogë më e fuqishme se heroina, e cila thuhet se ka sjellë krizën e opiodit në SHBA.
Detajet e këtij arrestimi të bujshëm janë akoma të paqarta, por mediat thonë se në pranga ka rënë edhe djali i El-Chapos, Joaquin Guzman Lopez.
Por kreu i Sinalaos nuk është një emër i panjohur për shqiptarët.
Gazetat shkruanin specifikisht se El Mayo kishte krijuar lidhje me një grup vëllezërish shqiptarë, të cilët përdoreshin prej tij për të pastruar miliona dollarë, duke investuar në sektorin e turizmit dhe kazinove në Meksikë dhe Shqipëri.
Edhe para disa muajsh, në mediat rumune doli një tjetër lidhje e Edi Ramës me kartelin Sinaloa. Bëhet fjalë për ish-gjeneralin e shërbimit sekret rumun, Flodian Coldea, i cili kujdesej për trafikun e drogës nga Sinaloa në drejtim të Shqipërisë dhe më pas për në Rumani. sn
Gazeta e njohur britanike Express, shkruan se Ksamili, i etiketuar shpesh në media si Maldivet e Europës, në fakt është prishur nga babëzia dhe turizmi.
“Ksamili në Shqipëri u cilësua si një perlë e fshehur e Evropës verën e kaluar, por fshati i shumëkërkuar që atëherë ka fituar një reputacion krejt tjetër.
Rishikimet e fundit të Tripadvisor e kanë cilësuar destinacionin bregdetar si “të prishur nga lakmia dhe turizmi”, duke pretenduar se titulli i tij si “Maldivet e Evropës nuk mund të jetë më larg nga e vërteta”.
Plazhet e tij dikur të qeta dhe të pangarkuara, për të cilat vizitorët thonë se janë ende “të bukur”, janë mbushur me turistë dhe shezlonge shumë afër njëri-tjetrit, me pak pika ‘sekrete’ të mbetura për t’u zbuluar në zonë,” shkruan gazeta.
Megjithatë ajo sugjeron se ka një opsion më të mirë në Shqipëri.
Sipas gazetës, vizitorët duhet të shkojnë në Himarë, pasi ka plazhe më pak të ngarkuara. sn
Ushtruesja e detyrës së drejtores së Radiotelevizionit të Kosovës, Zana Spahiu, dha dorëheqje të enjten në mbrëmje, pas reagimeve që nxiti një shkrim i publikuar nga transmetuesi publik i Kosovës, që pretendonte se dy gazeta në internet me seli në Prishtinë, janë financuar nga Serbia.
Në shkrimin që u mor nga portali boshnjak “Slobodna Bosna”, thuhet mes tjerash se “një portal në Kosovë është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Milan Radoiçiç, ndërsa një portal tjetër ka pranuar transaksion milionësh, me qëllim të publikimit të shkrimeve kritike për qeverinë e Albin Kurtit”. Portali përmend gazetat në internet, Periskopi dhe Nacionale.
Milan Radoiçiç kërkohet nga drejtësia në Kosovë, pasi mori përsipër përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 ndaj policisë së Kosovës në veri, gjatë të cilit u vra një oficer i policisë. Ai është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2021 për përfshirje në korrupsion.
Shkrimi i portalit boshnjak që u publikua nga Radiotelevizioni i Kosovës u shpërnda nga disa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagoi me alarm ndaj asaj që e cilësoi fushatë të rrezikshme akuzuese të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kundër portaleve “Periskopi” dhe “Nacionale”.
“AGK-ja, dënon fuqishëm këtë fushatë të rrezikshme dhe të papranueshme të deputetëve të partisë qeverisëse, Vetëvendosje, që i targeton këto dy mediume dhe gazetarët që punojnë aty. Fushata si kjo, e rrezikojnë seriozisht sigurinë e gazetarëve të këtyre dy mediumeve, dhe Vetëvendosja e deputetët e saj duhet të mbahen përgjegjës për nxitjen e urrejtjes dhe sulmeve potenciale kundër tyre”, thuhej në njërin nga reagimet e Asociacionit.
Themeluesi i gazetës Nacionale, Berat Buzhala, dhe ai i portalit Periskopi, Ilir Mirena, paralajmëruan padi ndaj portalit boshnjak si dhe ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës për RTK-në.
Bordi i RTK-së u mblodh të martën për disa orë më radhë dhe shprehu sic tha “keqardhjen” për publikimin e shkrimit dhe shpalli formimin e një komisioni për të hetuar përgjegjësinë editoriale.
Një grup organizatash të shoqërisë civile kërkuan më pas dorëheqjen e bordit të RTK-së, ndërsa dhjetëra gazetarë të transmetuesit publik “u distancuan” nga publikimi i shkrimit.
Çështja u shndërrua edhe në debat politik në distancë ndërmjet partive opozitare dhe zyrtarëve të pushtetit.
Shqipëria ka aktualisht mbi 356 mijë banesa të pabanuara ndërsa çmimet e apartamenteve janë dyfishuar përgjatë pesë viteve të fundit, duke u bërë shkak për mburrje për disa politikanë, si kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Por ndërsa çmimet janë rritur dhe shtëpitë e apartamentet kanë mbetur në masë bosh, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve jetojnë aktualisht në apartamente të vogla, pavarësisht nëse kanë apo jo fëmijë.
Të dhënat e detajuara mbi kushtet e banimit të publikuara së fundmi nga INSTAT dhe të mbledhura nga Censi i vitit 2023, tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve jetojnë aktualisht në banesa të vogla dhe të mbipopulluara ndërsa vala e stërmadhe e ndërtimeve duket se ka prodhuar banesa të shumta bosh por jo ndonjë rritje të konsiderueshme në cilësinë e banimit të popullsisë.
Në total, nga 726 mijë familje që ka aktualisht në Shqipëri, 127 mijë ose 17% banojnë në shtëpi më të vogla se 40 metra katrorë ndërsa 342 mijë të tjerë ose 47% banojnë në shtëpi me sipërfaqe të përdorshme banimi prej më paj se 69 metra katrore. Vetëm 10.7% e familjeve kanë shtëpi me sipërfaqe mbi 100 metra katrore ndërsa 24% të tjera kanë shtëpi me sipërfaqe nga 70 në 99 metra katrore.
Logjikisht banesat e vogla duhet të zihen nga familje me një apo 2 anëtar, por në realitet nuk është gjithmonë kështu.
Familjet që dukshëm jetojnë në banesa të mbipopulluara, pra që kanë më pak se 70 metra katrorë në përdorim dhe kanë 4 apo më shumë anëtarë arrijnë në këtë mënyrë në 23% të totalit ose thuajse një në çdo katër familje. Nga këto, 5.6% banojnë në shtëpi më të vogla se 40 metra katrorë ndërsa 17.5% banojnë në shtëpi nga 40 në 69 metra katrorë.
Sipas statistikave të INSTAT, në vitin2023, 20 mijë familje me nga 4 anëtarë jetonin në shtëpi më të vogla se 40 metra katrorë dhe po kështu, 20 mijë të tjera që disponojnë shtëpi të tilla kanë 5 apo më shumë anëtarë.
Në kategorinë e shtëpive nga 40 në 69 metra katrorë banojnë thuajse 342 mijë familje por nga këto, gati 60 mijë familje kanë katër anëtarë ndërsa 68 mijë të tjera kanë 5 apo më shumë anëtarë.
Standardet për ta klasifikuar një banesë të mbipopulluar variojnë nga vendi në vend. Standardet në Mbretërinë e Bashkuar [link], mbipopullim quhet kur dy fëmijë të gjinisë së ndryshme kanë vetëm një dhomë për të fjetur ndërsa standardet e trajtimit me banesë në kohën e komunizmit parashikonin 9.5 metra katrorë për anëtarë familjeje.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në Shqipëri ka me mijëra familje që jetojnë në kushtet e mbipulliminit ekstrem të banesave pavarësisht bollëkut të banesave të lira. Kështu, 51 mijë familje jetojnë në banesa me dy dhoma dhe kanë katër anëtarë secila ndërsa 28 mijë familje jetojnë në dy dhoma dhe kanë pesë anëtarë. Në Shqipëri ka edhe 21 mijë familje që kanë gjashtë apo më shumë anëtarë dhe jetojnë në dy dhoma.
Aktualisht 57% e familjeve në Shqipëri jetojnë në shtëpi të vendosura në zonat urbane ndërsa 43% në shtëpi të vendosura në zonat rurale.
Në vitin 2023, në Shqipëri kishte 9,563 familje të cilat banonin në banesa me vetëm një dhomë pavarësisht se kanë 4 apo më shumë anëtarë./ Reporter.al/
Artikulli i portalit “Slobodna Bosna” që nxiti reagime në Kosovë.
Portali në Bosnje-Hercegovinë, “Slobodna Bosna” (Bosnja e Lirë) ka thënë të enjten se e ka regjistruar pikun e sulmeve brutale prej mediave të Serbisë, të kontrolluara, siç ka thënë, prej presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas publikimit të një artikulli në të cilin supozohet se disa media të caktuara në rajonin e Ballkanit i janë nënshtruar regjimit të Vuçiqit.
Në atë artikull janë përmendur edhe dy portale të Kosovës: “Nacionale” dhe “Periskopi”.
Përmes një reagimi editorial, “Slobodna Bosna” ka thënë se në vend të mbështetjes, përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare, si dhe asociacione të gazetarëve prej rajonit, i kanë nxitur sulmet, përmes reagimeve që kanë bërë.
“Slobodna Bosna” ka thënë se, megjithatë do të vazhdojë të bëjë “punën profesionale”.
Në reagim i është bërë thirrje një eksperti të Bosnjës, që ka pretenduar se Qeveria e Kosovës është mbrapa artikullit, që të paraqesë fakte për këtë pretendim.
Në reagim janë quajtur të pabazuara pretendimet për “mungesë provash”, apo ato për “burime të dyshimta” në artikullin në fjalë.
“Slobodna Bosna” ka thënë se asnjë medium nuk e ka kontaktuar redaksinë për të verifikuar informacionin e publikuar, dhe të gjithë kanë marrë pozicionin ad hoc se informacioni nuk ka qenë i saktë.
Në fakt, Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë një deklaratë nga ky portal, mirëpo punonjësit nuk kanë dashur të komentojnë.
Reagimet në Kosovë rreth këtij teksti kanë qenë kryesisht për faktin se televizioni publik, Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) e ka transmetuar një pjesë të tekstit dhe ai më pas është shpërndarë prej disa deputetëve të pushtetit.
Partitë opozitare në Kosovë kanë thënë se ky medium është “shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit”.
Qeveria e Kosovës nuk është prononcuar rreth këtij rasti, derisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë të mërkurën se i ka dhënë informacione Prokurorisë për dy portalet e përmendura të Kosovës, me arsyetimin se “është e rëndësishme të dimë se kush financohet nga Serbia”.
Të mërkurën, 16 organizata joqeveritare dhe tre aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, kanë kërkuar dorëheqjen e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Në reagimin e 24 korrikut të organizatave joqeveritare, materiali i RTK-së është konsideruar “informacion dezinformues, me qëllim të sulmimit të mediave online, Nacionale dhe Periskopi”.
Bordi i RTK-së ka mbajtur më 23 korrik një mbledhje të jashtëzakonshme dhe përmes një njoftimi ka thënë se është i shqetësuar për publikimin “e artikullit kontrovers në RTK”, që e ka cilësuar si “lëshim të qartë”, duke kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti.
Çfarë portali është “Slobodna Bosna”?
Boro Kontiq, gazetar veteran nga Bosnja dhe Hercegovina dhe drejtor i Qendrës Mediale në Sarajevë, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë se, “Slobodna Bosna” është një media e themeluar në vitet 1989-1990 nga Senad Avdiq.
Sipas mendimit të tij, Avdiq ishte një nga gazetarët më të mirë në atë kohë dhe “Slobodna Bosna” një nga mediat kryesore të besueshme që luajti një “rol revolucionar” në vitet 1990 në nxjerrjen në pah të planit për rrethimin e Sarajevës nga ushtria jugosllave.
“Për shumë, ajo ishte një surprizë, por doli që shumica e asaj që publikuan ishte e vërtetë”, ka thënë Kontiq.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk e di nëse mund të flasë më për besueshmëri, pasi ky portal ka pësuar disa ndryshime. Në mesin e viteve ’90, kjo media u kthye në gazetë të përjavshme dhe në 15 vjetët e fundit është vetëm online.
“Në një moment u fol shumë se ata u mbështetën nga SDA [Partia e Veprimit Demokratik], partia më e madhe boshnjake. Nuk e di se çfarë po ndodh. Unë njoh disa nga gazetarët që punojnë atje, janë gazetarë të mirë, profesionistë. Prandaj, është një media që ka një të kaluar të madhe, por çfarë është sot, t’iu them të drejtën, nuk e di”, ka thënë mes tjerash Kontiq. Radio Evropa e Lirë
Marrëveshja e djeshme mes pozites dhe opozitës, apo e thene me sakte ajo Rama-Berisha, anon dukshem nga listat e mbyllura.
1/3 (33.3%) e listes e mbyllur dhe 2/3 (66.7%) e hapur nuk perkthehet si e tille ne perllogaritjet matematikore, pra eshte nje “mashtrim” vizual.
Per ilustrim marrim rastin e zgjedhjeve te 2021 ne qarkun Tirane :
Nr.total i deputeteve 36
Nr. deputeteve nga listat e mbyllura 1/3 qe i bie 12.
Per PD, qe mori 15 mandate nese do operohej me marreveshjen e arritur, 12 do ishin te fiksuar (80%) dhe 3 do perzgjidheshin nga votuesit (20%).
Per PS, qe mori 18 mandate 12 do ishin te fiksuar qe i bie 66.7 %, dhe 6 (33.3%) nga votuesit.
Per partite qe marrin pak se 33% te votave listat jane praktikisht te mbyllura.
Pra nepermjet kesaj marrveshje ne shkalle kombetare me afersi (pasi llogaritja duhet per çdo qark) panaroma per zgjedhjet e 2021 do ishte :
PD- me lista te mbyllura 47, te hapura 12
PS- me lista te mbyllura 47, te hapura 27.
Pra Rama me 47 vende fikson gjithe kontigjenitn e diskretituar apo ata te katapultuar, ka dhe me shume hapsire per gare, me 27 vende kundrejt 12 te PD.
Njekohesisht eshte goditje per partite e vogla, pasi listat jane praktikisht te mbyllura dhe ata nuk promovojne dot figura te afirmuara ne opinionin publik.
Pra ky sistem i vlen me se shumti PS ne aspektin e perfitimit maksimal, e ka fiksuar dhe hapur sa i duhet vete.
PS: “Termet” Damjan “termet”, se Damjanat e PD e bejne “termet” vetem te votat e partise.
Edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi në mes të korrikut se Qeveria e tij synon ta hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR, thotë se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë, KFOR-i tha se NATO-ja e mbështet këtë dialog dhe se ai është aty për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës – në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“Kjo përfshin praninë e vazhdueshme në urën në Mitrovicë dhe patrullime të rregullta në zonën përreth”, tha KFOR-i.
Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse dikush nga Qeveria e Kosovës e ka kontaktuar në lidhje me këtë çështje.
Në urën mbi Ibër patrullojnë ushtarët italianë të KFOR-it, ndërsa afër janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Prandaj, nga sektori civil në Kosovë thonë se faktor kyç në hapjen e urës është, në fakt, KFOR-i, sepse ai duhet t’i lëvizë ushtarët e tij, gjegjësisht ta japë pëlqimin.
Kjo urë e ndan Mitrovicën në pjesën jugore të banuar me shumicë shqiptare dhe në pjesën veriore, ku komunitet shumicë janë serbët.
Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, ndonëse, në kuadër të dialogut, është rënë dakord që të hapet edhe për trafik.
Derisa Qeveria e Kosovës beson se hapja e urës do të siguronte liri të lëvizjes për të gjithë, Serbia e sheh këtë çështje si “provokim”.
Më 17 korrik, kryeministri i Kosovës e ngriti çështjen e hapjes së saj në një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, pas të cilit tha se “askush nuk mund të thotë se kjo nuk është një gjë e mirë dhe korrekte”.
Vendet e QUINT-it përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Britaninë e Madhe.
“Duam që ligji të zbatohet, të respektohet liria e lëvizjes, por edhe të ketë paqe dhe siguri për të gjithë”, u tha Kurti gazetarëve më 18 korrik, duke folur për hapjen e urës në Mitrovicë.
Çfarë thotë QUINT-i?
Ambasada britanike në Kosovë i tha Radios Evropa e Lirë se qëndrim i vendit të saj është që ura në Mitrovicë të hapet në përputhje me marrëveshjet përkatëse, të arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne jemi të hapur për diskutime me Qeverinë e Kosovës, se si mund të arrihet kjo”, thuhet në përgjigje.
REL-i iu drejtua edhe ambasadave të tjera të shteteve të QUINT-it për t’i pyetur se cili është qëndrimi i tyre për hapjen e urës në Mitrovicë dhe nëse e përkrahin synimin e Qeverisë së Kosovës për ta hapur atë për qarkullim, por nuk mori përgjigje.
Ngjashëm nuk u përgjigj as Bashkimi Evropian, por më herët ai rikujtoi se kjo çështje ka qenë temë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se, për këtë arsye, të gjitha vendimet duhet të merren në kuadër të dialogut, me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Prishtinës dhe Beogradit.
BE-ja, po ashtu, u bëri thirrje palëve që t’i zbatojnë pa vonesë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë Marrëveshjen për urën, por të mos e rrezikojnë stabilitetin në terren.
Çka parashikon Marrëveshja për urën?
Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapjen e urës kryesore mbi Ibër për qarkullim në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, në vitin 2014.
Me të u parapa i ashtuquajturi “rivitalizim i urës”, me qëllim heqjen e të gjitha barrikadave dhe funksionalizimin e urës.
Barrikadat e para në këtë urë u ngritën në vitin 2011 nga serbët vendas, në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.
Në vitin 2014, ato barrikada u zëvendësuan me gardhe prej betoni, të cilat autoritetet lokale në Mitrovicën e Veriut – të udhëhequra nga Lista Serbe – i quajtën “Parku i Paqes”. Ky “park” u hoq në vitin 2016 – kohë kur ura mendohej të hapej për qarkullim.
Në të njëjtin vit, Kosova dhe Serbia ranë dakord për një plan të ri zbatimi, qëllim i të cilit ishte tejkalimi i mosmarrëveshjeve rreth interpretimeve të ndryshme që u bëheshin konkluzioneve të mëparshme.
Sipas planit të ri të zbatimit, hapja e plotë e urës ishte menduar të bëhej në janar të vitit 2017.
Megjithatë, punimet për rivitalizimin e urës përfunduan në qershor të vitit 2018.
Në atë projekt u investuan 1.5 milion euro.
Në fund, ura nuk u hap për mjete motorike, por vetëm për këmbësorë.
Si të hapet ura pa rrezikuar stabilitetin në terren?
Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se si mund të hapet ura mbi Ibër pa e rrezikuar stabilitetin në terren – ashtu siç kërkon bashkësia ndërkombëtare.
Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare Çohu, beson se ura kryesore në Mitrovicë duhet të hapet për lëvizje më të lehtë të të gjithë qytetarëve, por thekson se kjo duhet të bëhet në koordinim të plotë me KFOR-in dhe me vendet e QUINT-it.
“Çdo veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar, i cili mund të shoqërohet me përshkallëzim ndëretnik të situatës, mund të ketë efekt të kundërt”, thotë Demhasaj për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se Qeveria e Kosovës, bashkë me KFOR-in dhe QUINT-in, duhet të bisedojnë me qytetarët e Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut për rëndësinë e hapjes së urës.
“Ura duhet të hapet [për trafik] kur të arrihet një marrëveshje”, thotë Demhasaj.
Qytetarët në jug dhe në veri të urës e shohin ndryshe-ndryshe hapjen e saj.
Nga radhët e komunitetit shqiptar i thanë më herët REL-it se ura duhet të hapet, sepse do të kontribuonte në bashkëpunim dhe liri të lëvizjes, ndërsa në mesin e serbëve besojnë se kjo çështje mund t’i ngrejë tensionet etnike.
Miodrag Marinkoviq, nga Qendra joqeveritare për Veprime Afirmative Sociale, thotë se mandat i KFOR-it është sigurimi i paqes dhe stabilitetit në tërë territorin e Kosovës dhe se prania e tij në urë në vitet e fundit ishte garanci për këtë.
Ai thotë se “rezervimi” i KFOR-it, kur bëhet fjalë për hapjen e urës, mund të bëjë që autoritetet e Kosovës sërish të mos konsultohen me komunitetin që e prek vendimi i tyre.
“E vetmja mënyrë për ta hapur urën pa shkaktuar tensione, është që kjo të bëhet në një hapësirë simbolike, ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit legjitimë të të dyja komuniteteve dhe ku do të arrihej një marrëveshje se si do të dukej gjithçka”, thotë Marinkoviq për Radion Evropa e Lirë.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit – u shpreh më herët kundër hapjes së urës mbi Ibër.
Sipas saj, një veprim i tillë synon “destabilizimin e mëtejshëm të situatës në terren”.
Lista Serbe, po ashtu, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që “t’i thotë Kurtit se hapja e urës nuk mund të bëhet pa pëlqimin e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës”.
Marinkoviq beson, gjithashtu, se hapja e urës mbi Ibër është një “akt simbolik i autoriteteve të Kosovës, për të treguar se kanë marrë kontrollin e veriut”.
Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – popullata shumicë është serbe dhe ajo, prej vitesh, refuzon të integrohet në sistemin e Kosovës.
“Janë tri-katër ura që njerëzit i shfrytëzojnë për të lëvizur nga jugu në veri. Ka rrugë, njerëzit lëvizin. Ura kryesore ka më shumë vlerë simbolike, sepse ka qenë pikë qendrore e konfliktit mes serbëve dhe shqiptarëve. Prandaj, është mbyllur. Për të arritur stabilitet. Nëse në hapjen e saj tani nuk përfshihen të dyja palët, ekziston mundësia që ky stabilitet të dëmtohet”, thotë Marinkoviq.
Kush është përgjegjës për hapjen e urës?
Në prill të vitit të kaluar, deputetët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut miratuan një vendim për hapjen e urës mbi Ibër, i cili më pas iu përcoll Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
REL-i i pyeti të dyja këto ministri nëse dhe në çfarë mënyre po shqyrtohet hapja e urës mbi Ibër, por nuk mori përgjigje.
Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku, tha në fund të majit se përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi janë tani institucionet qendrore, KFOR-i dhe Bashkimi Evropian.
Ai tha se me këtë vendim duhet të pajtohen edhe autoritetet lokale në Mitrovicën e Jugut.
242 milionë euro janë dërgesat që emigrantët sollën në Shqipëri në 3 muajt e parë të 2024.
Plot 13% më shumë se e njëjta periudhë kohore e 2023.
942 milionë ishin dërgesat e emigrantëve gjatë gjithë 2023 në ekonominë kombëtare e mbi 9% e PBB shqiptare.
E drejta e votës së Emigrantëve nuk është një favor o lëshim por DETYRIM Kushtetues.
Emigrantët prej fillim viteve ’90 janë i vetmi burim jetese për familjet e thjeshta shqiptare, jo pjesë e sistemit dhe administratës publike.
Emigrantët e pranon o jo nihilizmi, fodullëku, provincializmi, injoranca, e politika shqiptare ishin dhe janë shqiptarë.
Shqiptarët jashtë kufijve ishin dhe janë shqiptarë me të ardhura, pasuri të patundshme e financiare, investime, biznese e taksime sic cdo shqiptar tjetër që jeton në Shqipëri.
Shqiptarët jashtë kufijve ikën nga persekutimi ekonomik, profesional, civil e politik i një sistemi që i ofroi asgjënë.
E sot në këtë verë “numrash e shezllonesh” shqiptarët jashtë kufijve janë statistika e vetme e qëndrueshme dhe besnike e hoteleve, stabilimenteve e turizmit vendas ndêrsa shumica vrapojnë në plazhet e Turqisë e Greqisë.
Të votosh me postë në thasë që do menaxhohen deri në numërim nga qeveria, do të thotë t’ia dorêzosh votën sistemit e korrupsionit.
Të detyrosh emigrantin të paguajë me paratë e tij postën prioritare (pra me sigurinë për të mbërritur të paktën në destinacion) votën, do të thotë të dekurajosh të drejtën e tyre kushtetuese e të pilotosh zgjedhjen në duart e tê privilegjuarve e militantizmit.
Të votosh me postë siç e ka Italia o Zvicra e dhjetra vende të tjera duhet së pari të ishte specifikuar se ligji garanton efikasitetin, lehtêsinë e metodologjinë e ushtrimit të votës.
Të dorëzosh një faturë dritash o uji pêr të votuar si shqiptar jashtë kufijve është një mashtrim elektoral.
Të ofrosh një ligj pa një paketë zgjedhore me opsione zgjedhjesh garantuese e kushtetuese është një tallje.
Politika ka frikë nga vota e shqiptarëve për shqiptarët.
Diskutimet për Reformën Zgjedhore në Komisionin Parlamentar sot ishin një hipokrizi e gjallë!
Diskutime krejt pa bukë ku në fund do të bëhet ekzaktësisht ashtu siç i intereson rilindjes!
– Vota e Diasporës do bëhet egzaktësisht siç e pat paralajmëruar marioneta e rilindjes DPSHL e Florjan Haçkajt pra thesit të patronazhistëve të Rama-Veliajt do ti shtohet edhe vota e diasporistëve socialistë sepse vetëm ata do tē regjistrohen në sistemin e Celibashit!
Ata që u përzunë nga vendi dhe janë kundërshtarë të regjimit nuk do të kenë mundësi as të regjistrohen e as të votojnë!
Vota e diasporës nuk mund të realizohet nga ata që duhet të ishin në burg!
Ishte e dhimbshme të shikoje të jepte mendime juridike Damian Gjiknurin personin kyç të dosjeve kriminale të zgjedhjeve të vitit 2017!
– Listat e Hapura, duhet ta themi që nuk i do asnjëra palë!
Rilindja dhe PS i do 30% të hapura pra listat e kryetarit! Pra do të kemi serish në Kuvend “elisat” 5 milioneshe dhe “plarentët” 400 euro një kapele!
Po ashtu edhe përfaqësuesit e PD-se e thanë me gjysme zeri sikur duan lista të hapura!
Jo të nderuar!
Askush nuk i do listat e hapura sepse listat e hapura shumicën e atyre që sot e mbajnë veten per elite politike dalin jashtë sistemit pasi janë thjesht të PAVOTUESHËM!
Do ishte shumë e thjeshtë të përqafohej Ligji dhe Kodi Zgjedhor i Kosovës për të patur zgjedhje të lira e tē ndershme!
Por ta theksojmë sërish që pa çmontuar sistemin KRIMINAL të PATRONAZHIMIT nuk ka asnjë shans për rrëzimin e rilindjes edhe sikur të shkruani dhe miratoni ligjin më të mirë në botë!
Pa rrëzuar Rama-Veliajn ne mund të diskutojmë pa fund, ditën e natën por nuk do kemi asnjë mundësi të bëjmë ndryshimin!
Duhet te jemi të ndershëm në radhe të pare me veten pastaj edhe me publikun shqiptar!
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia për emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ditën e hënë 29 korrik.
Moderatori Çim Peka ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama.
‘Premtimi i mbajtur, po vjen’, shkruan Çim Peka në Facebook, krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën.
Arben Ahmetaj dha një intervistë televizive dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij, si ndaj Erion Veliajt, po ashtu edhe ndaj Belinda Ballukut.
Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të televizionit shtetër italian RAI, ku foli rreth lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.
Në bisedimet e tanishme për kodin zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, Partia Demokratike duhet të kërkojë me forcë, si kusht të panegociushëm, lejimin e aleancave parazgjedhore dhe të listave të hapura 100 përqind.
Ky është mendimi im personal. Në zgjedhjet e vitit 2021, Rama shkeli Marrëveshjen e 5 qershorit të vitit 2020, të lidhur në selinë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, të negociuar për pesë muaj rradhazi me nismën e SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian. Marrëveshja me 12 pika e 5 qershorit 2020 përcaktonte se çdo çështje për reformën zgjedhore duhej të kalonte nga tryeza e Këshillit Politik.
I. Si Kodi Zgjedhor i Rames dëmtoi dhe ndrydhi energjinë e opozitës më 25 prill 2021
Më 21 korrik 2020, Rama kreu ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, duke shkelur në mënyrë të pacipë Marrëveshjen e 5 qershorit. Me këto ndryshime, Rama shmangu Këshillin Politik të ngritur nga Marrëveshja dhe vendosi a priori që të pengoheshin koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura 100 përqind në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.
Rama e realizoi këtë, në hundën e ndërkombëtarëve, pa pyetur opozitën dhe pa marrë dakordësinë e saj, sikurse kërkonte Pika 10 e Marrëveshjes. E grisi Marrëveshjen , duke mashtruar faktorin ndërkombëtar dhe të gjithë shqiptarët, të cilëve u përbetohej se ishte për koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura plotësisht.
Kjo situatë nuk duhet dhe nuk ka pse të përsëritet me zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Koalicionet parazgjedhore zgjerojnë dhe energjizojnë bazën e opozitës, si dhe fuqizojnë tek qytetarët thirrjet e saj për ndryshim. Hyrja në garën zgjedhore me koalicione të tilla është një e drejtë e natyrshme e forcave politike pjesëmarrëse në garë në një vend demokratik.
Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor më 21 korrik 2020, Rama jo vetëm që shkeli 10 nga 12 pikat e Marrëveshjes së 5 qershorit 2020, por i mohoi opozitës marrëveshjet politike përpara garës, koalicionet parazgjedhore. Pa ndryshimet e Kodit Zgjedhor, pa këtë mashtrim ndaj ndërkombëtarëve dhe qytetarëve të vendit nga ana e Ramës, opozita e bashkuar me siguri do t’i kishte fituar zgjedhjet e 25 prillit 2021.
II. Domosdoshmëria e listave 100 përqind të hapura për demokracinë zgjedhore në vend
Sistemi zgjedhor aktual proporcional rajonal me lista të mbyllura, në të cilat, shqiptarët zgjedhin një parti, ndërsa partia zgjedh deputetët që do të dërgohen në Kuvend, u vendos 16 vite më parë me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, me argumentet se sistemi krijon stabilitet në qeverisjen e vendit dhe heq mundësinë e përfshirjes në garat elektorale të personave që kanë probleme me drejtësinë.
Në të vërtetë, të dy këto argumente u rrëzuan nga historia e këtyre 16 viteve të qeverisjes së vendit nga sistemi i listave të mbyllura. Në vitin 2016, u detyruam të miratojmë ligjin Për Dekriminalizimin, pikërisht për shkak të numrit të stërmadh të personave me precedentë të penalë që hynë në Parlamentin e vitit 2013, përmes listave të mbyllura, kryesisht në ato të Partisë Socialiste.
Listat e mbyllura nuk krijuan as stabilitet në qeverisje. Ministrat u ndryshuan në vazhdimësi dhe qeveritë, sidomos ato socialiste, u përfshine nga skandale të njëpasnjëshme
Por problemi më i madh që kemi si qytetarë dhe që ka edhe Partia Demokratike me listat e mbyllura, është që Kuvendi i Shqipërisë, institucioni që në një sistem demokratik duhet të kontrollojë qeverisjen, u shndërrua në një institucion të dobët dhe noter i rëndomtë i kryetarit të partisë në qeveri.
Humbi roli dhe pesha e anëtarit të partisë apo e grupeve të interesit brenda bazës së partisë, në vendimmarrjen se kush do të dërgohet si përfaqësues në Parlament e kush jo.
Sigurisht që është vështirë që vendi të kalojë në një sistem demokratik zgjedhor, pas autokracisë së kryetarëve të partive në 16 vitet e fundit. Partia Demokratike duhet të marrë kurajon dhe përgjegjësinë që të kërkojë si kusht të panegociushëm hapjen 100 përqind të listave të kandidatëve për deputet.
Sigurisht që kjo ka kosto edhe për ne deputetët aktuale të saj, por është gjëja më e mirë për t’u bërë, për vetë Partinë Demokratike dhe vendin.
PD nuk duhet të bjerë në kurthin e teknikaliteteve të PS-së me herës dhe pa herës, apo të propozimeve të saj për lista të hapura pjesërisht.
III. PD nuk është kënetë, për të pranuar kode zgjedhore që ndrydhin opozitën!
Argumenti i PS-së për lista zgjedhore pjesërisht të hapura, gjoja për të pasur kuota gjinore dhe për të mbështetur praninë e deputeteve në Parlament nuk qëndron. Shembull per kete është Kosova, e cila ka një sistem zgjedhor me lista 100 perqind të hapura dhe gjithashtu me kuota gjinore.
Në bisedimet për Kodin Zgjedhor, Partia Demokratike nuk duhet të lejojë kurrsesi përsëritjen e operacionit të stilit mafioz të Ramës, si më 21 korrik 2020.
Listat e hapura 100 përqind nënkuptojnë zhvillimin e primareve në parti dhe lëvizja rigjeneruese e Rithemelimit na sjell një shembull të çmuar të forcës mobilizuese dhe besuese në ndryshim, që kanë primaret.
Përjashtimi i Prof. Dr. Sali Berishes ishte një goditje e pistë e katërshes Rama-McGonigal-Soros-Basha. Na u deshën tre vjet që ta kuptojmë plotësisht këtë realitet. Ne si demokratë nuk mundemi të pranojmë të mos çlirojmë plotësisht energjitë opozitare për ndryshim, të mos bashkojmë shumicën e shqiptarëve rreth kauzës për ndryshim, pas 12 vitesh qeverisjeje të papërgjegjshme dhe skandaloze të sektit Rama,
Partia opozitare nuk mund të jetë një kënetë, ku nuk lëviz gjë në garën për fitore. Pa koalicione parazgjedhore, për të energjizuar shpresën për ndryshim, si dhe pa listat hapura 100 përqind të kandidatëve, ku mbështetësit e opozitës së bashkuar të shikojnë me sytë e tyre dhe të binden për kandidatët e ndryshimit, do ta kemi shumë të vështirë, në mos edhe të pamundur, për të fituar dhe arritur ndryshimin.
Komentet