Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më letra në gazetat shqipe, jeta do të humbasë shumë nga drita dhe ngrohtësia e saj për tokën e të parëve të mi.
***
Unë nuk kam lindur dhe nuk jetoj në vendet e copëtuara shqiptare Shqipëri, Kosovë, Kosovën Lindore, FYROM, Sanxhak, Çamëri, kështu që marr informacione për atë që po ndodh atje nga të tjerët. Dhe sigurisht, ndonjëherë ato nuk janë të sakta.
(PS: Edhe prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e mi, kanë lindur jashtë vendit dhe nuk kanë jetuar në trojet shqiptare)
Meqenëse nuk kam lindur dhe nuk jetoj në tokat shqiptare, është e kuptueshme që më mungon një pasqyrë faktike, pasi termi “tradhtar” shpesh përdoret emocionalisht ose politikisht i ngarkuar në debatin shoqëror, në vend që të jetë i saktë ligjërisht.
Si përmbledhje: Nuk ka një “listë” publike tradhtarësh në tokën shqiptare të Kosovës sot. Si rrjedhojë, Akuzat e bëra në mediat sociale ose në debatin politik jashtë sistemit ligjor nuk kanë bazë faktike dhe ligjore.
Por dihet gjerësisht se kush janë hajdutët, tradhtarët, mercenarët, jashtëtokësorët e vërtetë…
Konkretisht, deri tani nuk e kam ditur se edhe Vjosa Osmani është tradhtare dhe bashkëpunon kundër shqiptarëve me hajdutin, kriminelin, mercenarin dhe tradhtarin më të pistë që njeh historia e vërtetë e shtetit amë, Shqipërisë, Edvin Kristaq Ramën.
Dhe, nëse kjo qëndron 100%, atëherë kuptohet se nuk dua të dëgjoj më për të.
***
PS: jam nga ata që kam shkruar me miliona herë për pisllëqet e Rama nudistit, dashnorit të kryekriminelit – sllavo/serbit Vuçiç.
Një sqarim: E kam trajtuar artikullin tim:
“Kriminelë ekonomikë, analfabetë dhe tradhtarë në kuvendin jofunksional të Kosovës, të maskuar si deputetë-përfaqësues” bazuar në njohuritë e mia teorike dhe përvojën time nga luftërat, psikologjia e sjelljes dhe shkenca ushtarake (shkenca luftarake), dhe kuptohet që përmbajtja bazohet në logjikë të shëndoshë se si duhet të veprojnë vendet normale demokratike në këto kohë kur bota po digjet nga luftërat masive, ku mbretëron e keqja e madhe. Sigurisht, kam përmendur pozitivisht shembullin e Vjosa Osmanit, e cila, sipas informacioneve të fundit nuk meriton përmbajtje. Por, tema ishte siguria e popullit tim, Vjosën e përmenda vetëm si ilustrim, tema nuk ka të bëjë aspak për Vjosën- nuk më intereson aspak se kush sundon atje, më intereson vetëm vendi, sigurimi, ardhmëria e Kombit shqiptar, trojeve shqiptare që mjerisht shpopullohen nga shqiptarët etnik dhe zëvendësohen me të huaj. Ku ta di unë saktësisht se çka ndodhë atje larg 1 milion kilometra prej vendit ku jetoj unë pasi 99,9% për qind e mediave shqipfolëse janë Bullshit. Megjithatë, është një fakt i padiskutueshëm se shumica e përfaqësuesve në Kuvendin e Kosovës janë të këqij, pasi i kam dhënë artikullit titullin aktual. Sigurisht, kjo shprehje faktike u drejtohet vetëm atyre krijesave që kanë mizën nën kapelë, dhe jo patriotëve.
Nëse hiqet emri i Vjosës nga artikulli, Vjosa e cila (sipas informatave të fundit) bashkëpunon me kriminelin shqipfolës Edvin Kristaq Rama kundër interesave të Kombit shqiptar, pjesa tjetër është në nivel profesional – kombëtar.
PS: Gjatë luftërave në Kosovë, Kosovën Lindore dhe IRJM, luftëra në të cilat sllavo-ortodoksët “maqedonë” të rrejshëm dhe serbo-çetnikët kryen masakra dhe gjenocide ndaj popullit liridashës të cilit i takoj edhe unë, jam gjithashtu një nga ata patriotë që dhashë shumë para, djersë dhe aktivitet tjetër, si dhe disa artikuj në 2 mediat prestigjioze perëndimore – për të mbështetur kauzën, shpëtimin e kombit të cilit i përkas gjenetikisht.
Shëndet, kalofshi mirë, Aurel Dasareti
07.03.2026