VOAL

VOAL

Gjeorgji: Ish-ministri i Mbrojtjes u dënua me 7 vjet burg

May 16, 2016
blank

Komentet

blank

Deputetja britanike: Ndjehem e lehtësuar që Britania nuk e mbështet krijimin e enklavës serbe në Kosovë përmes Asociacionit

Deputetja e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, ka thënë se ndjehet më e lehtësuar ndërsa Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka konfirmuar se nuk e mbështet krijimin e enklavës serbe në Kosovë përmes Asociacionit.

Ajo këtë e bëri të ditur në një reagim në “Twitter”, ndërsa ka ndarë momente gjatë një debati të Parlamentit Britanik me qeverinë, mbi çështjen e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë çështjen e Kosovës, me propozimin franko-gjerman.

“Shumë e lehtësuar kur dëgjova qeverinë të konfirmojë se nuk do të mbështesë krijimin e një enklavë serbe në Kosovë. E rëndësishme është që ne të mos e rrënjosim më tej etno-nacionalizmin në Ballkan”.bw

blank

“Ekonomia ruse drejt kolapsit, lufta në Ukrainë është e humbur”, ish-bashkëpunëtori i Putinit: Presidenti rus mund të anulojë zgjedhjet!

Analisti politik Abbas Gallyamov, njeriu që dikur shkroi fjalimet e presidentit rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se në Rusi mund të ndodhë një grusht shteti.

Gallyamov, ish-bashkëpunëtor me presidentit Putin është i bindur se rusët do të kërkojnë dikë për ta fajësuar për humbjet e mëdha ushtarake në fushëbetejë në Ukrainë, si dhe për problemet ekonomike të shkaktuara si pasojë e sanksioneve të vendosura nga perëndimi, shkruan CNN.

“Ekonomia ruse është në kolaps. Lufta është e humbur. Gjithnjë e më shumë të vdekur po kthehen në Rusi, kështu që rusët do të hasin më shumë vështirësi dhe ata do të përpiqen të gjejnë një arsye se pse po ndodh kjo”, ka thënë ai.

Analisti supozon se Putini mund të anulojë zgjedhjet presidenciale të planifikuara në mars të vitit 2024.

“Gjykuar nga veprimet e tij, ai me të vërtetë mund të anulojë zgjedhjet. Pa një fitore ndaj Ukrainës, ai do të përballet me vështirësi. Rusët nuk kanë nevojë për të, nëse ai nuk është i fortë. Ai mund të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të anulojë zgjedhjet”, përfundoi Gallyamov.bw

blank

Do raportonte nga Melitopol, gazetarja ruse e afërt me Kremlinin përdhunohet nga nipi i Kadyrov dhe njerëzit e tij, skandali pushton Rusinë

Një skandal i madh ka plasur në Rusi, pas lajmeve se një gazetare ruse e afërt me Kremlinin, që bën propagandë kundër Ukrainës është përdhunuar nga nipi i liderit çeçen, Kadyrov dhe njerëzit e tij.

Përdhunimi i përhapur i grave ukrainase nga ushtarët rusë jo vetëm që tolerohet, por ndonjëherë edhe inkurajohet. Por të sulmosh një grua ruse që ka të ngjarë të ketë lidhje dhe miq në vende të larta në median dhe qeverinë ruse është një gjë krejt tjetër, shkruan Dailykos, një një grup blogu dhe forum interneti.

Dikujt duhet të paguajë për këtë përdhunim të një reportereje të propagandës televizive dhe rrahjen e kameramanit të saj që ndodheshin në Melitopol për të bërë një histori për “përparimin” e luftës. Fajtorët janë banditët çeçenë të njohur si Kadirovitët.

Kadirovitët kanë qenë në një tërbim të egër të zgjatur në këtë luftë – po aq keq sa Grupi Wagner. Krimet e tyre të tmerrshme janë të shumta për t’u renditur.

Unë mendoj se do të shohim se sa do jetë një “skandal i madh” ky, pasi duket sikur mbulimi tashmë ka filluar.

Paraqitja e një ankese penale duket si një gjë e rrezikshme për rrjetin në Rusinë e Putinit.
“Skandal i madh në Rusi. Prezantuesja televizive Olga Zenkova nga NTV u dërgua në Melitopolin e pushtuar për të regjistruar një pjesë propagandistike.
Ndërsa vizitonte një restorant, nipi i Kadyrov, Hasan Ibrahimov dhe burra nga njësia e tij iu afruan asaj, e rrahën kameramanin e saj dhe më pas e përdhunuan”, shkruan një profil në Twitter.

“Hasan Ibragimov, nipi i Ramzan Kadyrov, i cili dyshohet se organizoi përdhunimin në grup të një reportereje televizive ruse në një restorant në Melitopolin e pushtuar, ka një histori sjelljeje të keqe.
Ai u arrestua në Krime në dhjetor pasi ai dhe shokët e tij kadirovët rrahën një djalë në një restorant”, shkruan një tjetër adresë.

“Çfarë mund të them? Epo, qëndron në familje! Në Melitopolin e pushtuar përkohësisht, ‘kadyrovitët’ përdhunuan një propaganduese rus të NTV dhe rrahën një kameraman.
Ky ‘incident fatkeq’ përmendet në deklaratën e drejtuesve të NTV drejtuar ‘Komitetit Hetimor të Federatës Ruse’. Në letër saktësohet se Olga Zenkova dhe kameramani Artem Yepifanov ndodheshin në qytet për një detyrë editoriale. Më 17 janar ata po darkonin në restorantin “Vorontsovsky”, kur u sulmuan nga pushtuesit të cilët u prezantuan si ‘luftëtarët e batalionit Akhmat’. Sigurisht, kjo temë nuk do të zbulohet në asnjë nga kanalet televizive propagandistike”, thuhet në një tjetër “Twitter”.bw

blank

Ish-kryeministri britanik: Putini më kërcënoi me një sulm raketor para së të niste luftën në Ukrainë

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin e ka kërcënuar me një sulm raketor. Ai shprehet se kërcënimi i është bërë në prag të pushtimit rus të Ukrainës.

BBC shkruan se Johnson tregoi se kërcënimi i ishte bërë pasi ai paralajmëroi se lufta do të ishte një “katastrofë”.

Në një dokumentar të BBC-së, Johnson tha për telefonatën me Putin: “Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: “Boris, nuk dua të të lëndoj, por me një raketë, do të duhej vetëm një minutë” ose diçka e tillë.”, u shpreh Johnson.bw

blank

Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme; dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve më e rënda ndër dekada

Policia izraelite në vendndodhjen e sulmit me armë nga një palestinez 13-vjeçar, një ditë pas një tjetër sulmi me armë në një sinagogë (28 janar 2023)

VOA/Cindy Saine

Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve është materializuar me një sulm vdekjeprurës ndaj një sinagoge të premten në Jeruzalemin lindor. Kjo ndodhi një ditë pasi Izraeli ndërmori sulme që shkaktuar numrin më të madh të viktimave në mbi dy dekada. Ndërsa të shtunën autoritetet izraelite njoftuan se një palestinez 13-vjeçar plagosi me armë të paktën dy persona në Jeruzalemin lindor. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Departamenti i Shtetit po bën thirrje për ulje të tensioneve, ndërkohë që Sekretari i Shtetit Antony Blinken shkon të dielën në rajon.

Të paktën shtatë izraelitë u vranë mbrëmjen e së premtes nga të shtënat në një sinagogë në Jeruzalemin lindor. Policia izraelite tha se sulmuesi priti derisa njerëzit të mbaronin lutjet e Shabatit dhe pastaj filloi të qëllojë me armë. Vetë sulmuesi u vra më pas në vendndodhje.

Departamenti amerikan i Shtetit dënoi me forcë atë që e quajti një sulm terrorist.

Duke folur me gazetarët menjëherë pasi u njoftua ngjarja, zëvendës zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, tha se sulmi ishte absolutisht i tmerrshëm dhe se angazhimi amerikan ndaj sigurisë së Izraelit vazhdon të jetë i garantuar. Zoti Patel tha se planet e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të vizituar Egjiptin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor të dielën, të hënën dhe të martën nuk kanë ndryshuar.

Palestinezët protestuan më herët të premten në Jeruzalem dhe të enjten në vendndodhjen ku ishte zhvilluar operacioni i forcave izraelite në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor. Zyrtarët palestinezë thanë se u vranë të paktën nëntë persona, ndër ta edhe një grua 61 vjeçare.

Ushtria izraelite publikoi pamjet filmike nga kamerat e vendosura në helmetat e ushtarëve, duke thënë se ata kishin patur në objektiv anëtarët e grupit terrorist Xhihadi Islamik, që ishin përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve kundër izraelitëve.

Zëdhënësi i Presidentit palestinez Mahmoud Abbas e quajti operacionin një masakër dhe shpalli tre ditë zie.

“Me agresionin e vazhdueshëm ndaj popullit tonë dhe shkeljen e marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë ato të sigurisë, ne e konsiderojmë nga ky moment joekzistent koordinimin për sigurinë me qeverinë e pushtimit izraelit”, tha zëdhënësi palestinez Rudeineh.

Gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme, Sekretari Blinken do të bisedojë me zyrtarët palestinezë, izraelitë dhe egjiptianë për çështje si mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike.

Por përshkallëzimi i dhunës mund të hedhë një hije mbi vizitën e tij. Të premten, Izraeli goditi me raketa Bregun Perëndimor, në përgjigje të goditjeve nga militantët palestinezë.

Disa analistë, si Brian Katulis i Institutit për Lindjen e Mesme, kishin patur që më parë shqetësime për përfshirjen e ministrave të së djathtës së largët në qeverinë e re të koalicionit në Izrael, nën drejtimin e Kryeministrit të rikthyer Benjamin Netanyahu. Por dhuna, thotë ai, shton një tjetër përmasë kompleksiteti.

“Kjo (dhunë) krijon ndërlikime të mëtejshme për një situatë që ishte tashmë e komplikuar me qeverinë e re izraelite, me shqetësime për zëra më ekstremistë në qeveri dhe të asaj çfarë ata mund të bëjnë për ta trazuar jo vetëm situatën e palestinezëve, por edhe më gjerë në rajon”, tha ai.

Zoti Katulis thotë se një tjetër çështje kryesore për udhëtimin e Sekretarit Blinken do të jetë Irani, marrëveshja e ngecur bërthamore, si dhe reagimi i Shteteve të Bashkuara ndaj protestave të vazhdueshme për të drejtat e grave dhe kundër brutalitetit të qeverisë iraniane.

blank

SHBA akuzon tre persona se janë mbështetur nga Irani për të vrarë një gazetare të VOA

VOA/Marrë nga Reuters

NJU JORK, 27 janar (Reuters) – Prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza ndaj tre anëtarëve të një organizate kriminale në Evropën Lindore, që ka lidhje me qeverinë e Iranit, se kanë komplotuar për të vrarë një gazetare dhe aktiviste, e cila është shtetase amerikane. Lajmi u njoftua të premten nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

Rafat Amirov, Polad Omarov dhe Khalid Mehdiyev akuzohen se kanë tentuar të vrasin gazetaren kundrejt një shpërblimi në para si dhe për pastrim parash, pjesë e një komploti të dështuar të mbështetur nga Teherani.

Duke iu referuar personin që ishte objekt i komplotit, zoti Garland tha se “viktima kishte publikuar fakte rreth abuzimeve me të drejtat e njeriut nga qeveria iraniane, trajtimin diskriminues të grave, shtypjen e protestave demokratike si dhe burgosjet arbitrare, torturat dhe ekzekutimet”, në këtë vend.

Prokurori Garland nuk e përmendi emrin e viktimës së supozuar, por Mehdiyev u arrestua vitin e kaluar në Nju Jork pasi kishte në zotërim një armë pranë shtëpisë në Bruklin të gazetares Masih Alinejad, një kritike e njohur e ligjeve të Iranit për mbulimin e kokës, që ka publikuar video të grave që shkelin ato ligje në rrjetet e mediave sociale, e që punon për shërbimin persian të Zërit të Amerikës.

Mehdiyev u deklarua i pafajshëm për akuzën e zotërimit të një arme zjarri me një numër serie të fshirë. Ai po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të Bruklinit në pritje të gjykimit.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Prokurorët amerikanë në vitin 2021 akuzuan katër iranianë të dyshuar si operativë të inteligjencës për Teheranin, për komplot për të rrëmbyer një gazetare dhe aktiviste me bazë në Nju Jork. Ndërsa objektivi i komplotit nuk u tha, agjencia Reuters konfirmoi se ajo ishte gazetarja Alinejad.

Amirov u arrestua të enjten dhe do të ketë një seancë paraprake në gjykatën federale në Manhatan më vonë të premten. Omarov u arrestua në Republikën Çeke në fillim të këtij muaji dhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ekstradimin e tij.

Duke reaguar ndaj zhvillimeve, zonja Alinejad tha në një video të publikuar në Twitter se nuk ka ndërmend të ndalë punën e saj dhe u bëri thirrje autoriteteve amerikane që t’i kushtojnë më shumë vëmendje situatës së njerëzve në Iran.

“Nuk frikësohem për jetën time”, tha ajo. “E dija se vrasjet, varjet, torturat, përdhunimet janë në ADN-në e Republikës Islamike. Prandaj erdha në Shtetet e Bashkuara, për të ushtruar të drejtën time, lirinë time për t’u shprehur, për t’u bërë zëri i popullit kurajoz të Iranit që i thotë ‘jo’ Republikës Islamike”.

Shtetet e Bashkuara në vitin 2011 arrestuan një person për të cilin thuhet se ishte i lidhur me një komplot iranian për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington në atë kohë në një restorant që ai frekuentonte në kryeqytet.

Uashingtoni akuzon Teheranin për mbështetjen e terrorizmit dhe përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore, akuza që Irani i mohon.

blank

Gazetari i BBC flet për fëmijët shqiptarë të zhdukur: Punojnë në lavazh ose “shtëpi bari”

Emigrantët e paligjshëm shqiptarë rikthehen në qendër të vëmendjes në Mbretërinë e Bashkuar. Një gazetar i BBC ka ngjallur polemika pasi sugjeroi se adoleshentët shqiptarë pranojnë me vullnetin e tyre që të trafikohen, duke u joshur nga premtimet për një vend pune.

Yahoo News raporton se të paktën 100 organizata joqeveritare njoftuan kabinetin britanik dhe kryeministrin Rishi Sunak për zhdukjen e më shumë se 200 fëmijëve azilkërkues nga hotelet dhe qendrat e strehimit.

Gazetari Mark Easton, atë që ka ndodhur e konsideroi një skandal me mbrojtjen e fëmijëve, duke nënvizuar se 9 nga 10 minorenë të pashoqëruar në hotelet britanike janë djem shqiptarë.

Këto djem të rinj trafikohen shpesh, ndonjëherë edhe me dëshirën e tyre. Ata vijnë këtu duhet e ditur se do të punësohen nga bandat kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Ata zhduken nga hotelet sapo gjejnë mundësinë për t’u larguar dhe shpesh përfundojnë duke punuar në lavazhe apo ferma të kanabisit

Mark Easton, gazetar i BBC

Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar drejtues të ndryshëm të organizatave për mbrojtjen e emigrantëve, duke i konsideruar ato “shokuese dhe të turpshme”. Fjalët e përdorura nga gazetari i BBC janë dënuar edhe nga deputetja laburiste në Britani, Debbie Abrahams.

Si mund të thuash se dikush është trafikuar me dashje? Veçanërisht kur je një minoren?

Debbie Abrahams, deputete e partisë laburiste

Ministria britanike e emigracionit ka njoftuar se me shumë se 4600 fëmijë të pashoqëruar janë akomoduar në hotele që prej korrikut të vitit 2021. 440 prej tyre janë shpallur të zhdukur, ndërsa ende nuk është zbuluar fati i 200 fëmijëve. syri.net

blank

Dogji foton e liderit iranian, gruaja shtatzënë dënohet me vdekje

Autoritetet në Iran raportohet të kenë dënuar me vdekje një grua shtatzënë me origjinë kurde, e cila dyshohet se i vuri flakën një fotografie të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ruhollah Khomeini.

Lajmi u njoftua nga agjencia “Al Arabiya”, sipas së cilës gruaja të ekzekutohet menjëherë.

Nga ana e tij, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për veprim urgjent për të kundërshtuar vendimin. Irani prej muajsh është përfshirë nga protestat, pas vrasjes së një të reje nga e ashtuquajtura policia e moralit pasi nuk kishte vendosur si duhet shaminë në kokë.

Qindra persona janë vrarë në këto manifestime, ndërkohë që mijëra të tjerë janë arrestuar dhe dënuar me burg. lapsi.al

blank

Një djalë në Japoni shpenzoi mbi 20 mijë euro ‘për t’u shndërruar’ në ujk

Një djalë që shpenzoi mbi 20 mijë euro për një kostum ujku dhe thotë se “nuk ndihet më njeri” kur e vesh atë, pasi ai është “i çliruar nga marrëdhëniet njerëzore”.

Sipas mediave të huaja, Toru Ueda, një inxhinier nga Tokio, Japoni, pati tri takime “ballë për ballë” me prodhuesit, Zeppet, përpara se të krijonin kostumin ultra-realist në shtatë javë.

Duke folur për mediat e huaja, 32-vjeçari tha: “Kur vesh kostumin tim ndihem se nuk jam më njeri”.

“Jam i lirë nga marrëdhëniet njerëzore. Të gjitha llojet e telasheve, të lidhura me punën dhe gjëra të tjera – mund t’i harroj”.

Ai i tha kompanisë, që prodhon kostume për televizion dhe filma, se donte të kursente asgjë për të pasur kostumin sa më realist, por edhe praktik.

“Kur shikoj në pasqyrë, shoh një ujk dhe kjo është shumë emocionuese”, tha ai.

“Unë nuk jam një ujk – ky është një lloj përbindëshi dhe unë nuk jam një përbindësh”.

blank

Mediat ndërkombëtare: Ish-agjenti i FBI-së u korruptua në Tiranë

Lajmi mbi arrestimin e një prej zyrtarëve më të lartë të FBI-së ka oshtirë në mjedisin shqiptar, po aq sa në mediat më të mëdha amerikane. Kjo, jo pa shkak. Prangosja e Charles McGonigal shërbeu për të zbuluar se si kryeministri Edi Rama kishte arritur të ‘fuste’ në dorë një prej agjentëve të lartë të FBI-së dhe ta përdorte atë në betejën për të goditur opozitën shqiptare.

Agjenti McGonigal kishte mbi 20 vite që mbante të njëjtin post në FBI, por së fundmi ‘besnikëria’ e tij kishte kaluar nga drejtësia tek interesi vetjak. Hetuesit amerikanë zbuluan se ai ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe drejtpërdrejt nga Tirana.

Të hënën në darkë zyrtari i FBI-së u vendos përballë dy akuzave, mes të cilave përmendeshin udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.

Jehona e lajmit nga mediat ndërkombëtare

Gjigandi amerikan CNN shkruan se veterani i FBI-së, me një karrierë 22-vjeçare në këtë institucion, Charles McGonigal u përball me 2 aktakuza. E para ishte se kishte punuar me një oligark rus të shpallur “non grata” pasi ai kishte dalë në pension dhe tjetra se fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare kur ishte ende një zyrtar i lartë në byro. CNN shkruan se ky shqiptar i kishte dhënë McGonigal 225 mijë dollarë në cash të cilat ai nuk i kishte deklaruar. CNN vijon duke sqaruar pretendimin e prokurorëve se në një takim McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimet në fushat e naftës në Shqipëri për kompanitë ruse”.

ABC News shkruan se McGonigal fshehu nga byroja marrëdhënien e tij me këtë ish-oficerin shqiptar të paidentifikuar të inteligjencës gjatë gjithë kohës që udhëtonte jashtë vendit me personin dhe takonte shtetas të huaj. Personi cilësohet si shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. Personi më vonë “shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj” mbi të cilin McGonigal kishte një rol mbikëqyrës.

Në një shkrim të, i cili shoqerojet me foton e madhe te Rames bashkengjitur asaj te zyrtarit te FBI, Daily Mail shtohet fakti që në aktakuzë thuhet se McGonigal shoqërohej nga ish-spiuni i paidentifikuar kur ai u takua fshehurazi me kryeministrin shqiptar Edi Rama në shtator 2017. Aty ai mendohet se i dha Ramës sende të FBI-së. (parafernalitë e FBI-së)

Skandali i publikuar nga shumë media ka ngritur aludime serioze se Edi Rama ka paguar para të padeklaruara në favor të një ish zyrtari të lartë të FBI-së, për ta përdorur atë në favor të luftës së brendshme politike në Shqipëri. McGonigal akuzohet se ka marrë së paku 225 mijë dollarë për të dëmtuar aktivitetet e opozitës shqiptare dhe për të punuar në Amerikë kundër saj. Ndërmjetësin e këtyre takimeve dyshohet se e kanë bërë dy shqiptarë që, në aktakuzën e ngritur nga autoritetet amerikane, përshkruhen si Personi A dhe Personi B. Lideri i opozitës Sali Berisha në emër të Partisë Demokratike tha se këta persona ishin: Agron Neza (ai që ka paguar 225 mijë USD-të) dhe Dorian Duçka (ai që paraqitet në aktakuzë si “zyrtari jo formal i kryeministrit, që ka financuar udhëtimet dhe ndenjtjen e Charles McGonigal në Tiranë).

Miqësia Rama-McGonigal

Miku i ngushtë i kryeministrit, me të cilin darkonte nga Tirana në New York, aktualisht është nën akuzë për korrupsion. Keqardhjen më të madhe Rama e ka në faktin se McGonigal mund ta fundosë bashkë me veten. Kjo situatë nuk ka kaluar pa u reflektuar edhe në retorikën e përdorur nga kreu i qeverisë.

Kështu, kur doli për herë të parë lajmi se një amerikan i FBI po hetohej për financim nga lobistë të huaj dhe aty përmendej emri i Ramës, kryeministri duke fryrë gjoksin deklaroi “ai është miku im”. Mirëpo ky entuziazëm i kryeqeveritarit për lidhjen e fortë me agjentin e Byrosë Federale të Hetimit ra shpejt. Pas publikimit të lajmit mbi akuzat me të cilat do të përballej McGonigal, Rama iu referua atij si “një zyrtar i FBI-së” me të cilin nuk kishte lidhje.

Përmendja e Ramës në dosjen e prokurorëve federalë kundër ish-zyrtarit të FBI-së

Në dosjen e publikuar për mediat mbi akuzat që rëndojnë ndaj McGonigal kryeministri përmendet 14 herë. Aty jepen detaje për udhëtimet e amerikani në Shqipëri, takimet, paratë e paguara dhe shërbimet që i bëri Edi Ramës, një pjesë të padeklaruara siç ia kërkon ligji. Akuza është e detajuar deri në pikën që përshkruan mënyrën se si McGonigal i ka marrë paratë (në një parkim makinash) dhe se si është zhvilluar udhëtimi i tij në Tiranë, në shtator 2017.

“Në vjeshtën e vitit 2017, në vendbanimin e Personit A në Nju Xhersi, i pandehuri McGonigal mori dy herë më shumë para të thata nga Personi A në sasitë afërsisht 80 mijë dhe 65 mijë dollarë. Në 16 tetor 2017, i akuzuari McGonigal plotësoi një FD-772b (formular i brendshëm i FBI-së) në lidhje me udhëtimin e tij në shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Ky formular nuk raportoi se i akuzuari McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri dhe një politikan në Kosovë. Po ashtu aty mohohej që McGonical kishte deklaruar punësimin e tij për një shtetas të huaj jashtë punës zyrtare të FBI-së,” shkruhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI-së ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.” Shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A. Kur mbërriti në Tiranë ai u takua me një të dytë, Personi B, bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama.

Personi B përshkruhet si këshilltar informal i kryeministrit Edi Rama. Ai kishte një adresë email-i zyrtar të qeverisë, ndërkohë që ishte i punësuar nga një konglomerat kinez energjie.

©Lapsi.al

blank

Shkallë e lartë vdekjesh mes të burgosurve rusë të rekrutuar nga grupi mercenar Wagner

VOA/Igor Tsikhanenka

Gjatë muajve të fundit, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin se kompania private ushtarake ruse “Wagner” është duke rekrutuar persona të dënuar me burg për t’i dërguar në luftë kundër Ukrainës.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Igor Tsikhanenka, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për një shkallë jashtëzakonisht të lartë të vdekjeve në mesin e rreth 40 mijë të dënuarve rusë, që luftojnë për grupin mercenar në Donbas.

Ndërsa Rusia po lufton për të ruajtur kontrollin në territoret e pushtuara prej saj në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë thotë se Kremlini po varet gjithnjë e më shumë në rekrutimin e mijëra të burgosurve nga grupi Wagner, për vijat e para të frontit.

“Shkalla e vdekjeve mes të dënuarve është jashtëzakonisht e lartë. Ne mendojmë se ata përbëjnë 90 për qind të vdekjeve”, thotë John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Moska mohon të dhënat mbi numrin e vdekjeve në luftë, por është e qartë se vdekjet mes të dënuarve rusë janë të larta.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 77 për qind e 38 mijë të burgosurve rusë që luftojnë në Ukrainë janë vrarë, plagosur, kapur ose zhdukur.

“Ata thjesht po i dërgojnë në kasaphanë”, thotë zoti Kirby.

Rusia kundërshton shumicën e vlerësimeve të jashtme mbi luftën, duke këmbëngulur se trupat e saj po forcojnë pozitat e tyre.

Por ekspertët thonë se për Kremlinin po vështirësohet mbulimi i humbjeve mes të dënuarve që janë nën komandën e grupit Wagner.

Yuri Butusov, një korrespondent lufte, i tha Zërit të Amerikës se vetëm në betejën për qytetin e Soledarit muajin e kaluar, rusët humbën disa qindra ushtarë në ditë. Pothuajse të gjithë ishin të dënuar.

“Për të sulmuar pikat e nxehta në Ukrainë, armiku përdor batalione me të dënuar. Nuk është një zbulim i ri. Është një strategji e përdorur nga Stalini në kohën sovjetike”, thotë gazetari.

Batalionet e Luftës së Dytë Botërore përbëheshin nga të burgosurit në kampe internimi të quajtura Gulag, dhe detyra e tyre iahte nga më të vështirat, të depërtonin mes të shtënave intensive pa mbështetje nga armët e rënda.

Zoti Butsov thotë se në disa raste, të burgorurit rusë që nuk kanë pajisjet e nevojshme, përdoren si karrem për të tërhequr zjarrin e artilerisë ukrainase.

“Kur qëllohet në drejtim të tyre, komandantët rusë mësojnë pozicionet e artilerisë kundërshtare”, thotë ai.

Olga Romanova, drejtore ekzekutive e grupit për të drejtat e njeriut “Rusia prapa grilave”, i tha Zërit të Amerikës se të burgosurit që nënshkruajnë kontratë 6 mujore me grupin Wagner, paguhen rreth 3 mijë dollarë në muaj. Por ata nuk joshen nga paratë.

“Motivi i tyre kryesorë është liria”, thotë ajo.

Deri tani, nga dhjetëra mijëra të burgosur të rekrutuar nga udhëheqësi i grupit Wanger dhe aleati i besueshëm i presidentit rus Putin, Evgeny Prigozhin, vetëm 106 janë liruar që të shkojnë në shtëpi, thotë zonja Romanova.

“Deri në fund të vitit të kaluar, interesimi i të dënuarve për t’iu bashkuar Wagner-it ra ndjeshëm, para së gjithash, për shkak të ekzekutimeve jashtëgjyqësore, premtimeve të paplotësuara dhe natyrisht shkallës së lartë të vdekjeve”, thotë ajo.

Por, e gjithë kjo nuk pritet të ndikojë në planet e Kremlinit për të përdorur të burgosurit për arritjen e objektivave gjeopolitike, shton zonja Romanova.

“Udhëheqësi i Wagnerit do të shfrytëzojë 20 deri 30 mijë njerëz të tjerë nga burgjet, pastaj autoritetet do të nisin mobilizimin zyrtar”, thotë aktivistja.

Në nëntor, presidenti Putin miratoi ligjin që mundëson mobilizimin e personave me dënime të larta dhe të pashlyeshme, duke krijuar një grup edhe më të madh të rekrutëve të mundshëm të luftës.

blank

CPJ: Rritet me 50 për qind numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2022

Një gazetar vrapon mes bombardimeve në Bakhmut të Ukrainës, korrik 2022.

 

VOA

Në vitin 2022, numri i gazetarëve të vrarë në mbarë botën u rrit me 50% krahasuar me vitin e kaluar, sipas një raporti të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Raporti, i publikuar më 24 janar, thotë se të paktën 67 punonjës të mediave u vranë në mbarë botën në vitin 2022, duke shënuar numrin më të lartë që nga viti 2018.

Më shumë se gjysma e gazetarëve që humbën jetën janë nga vetëm tre vende: Ukraina, me 15 gazetarë të vrarë, Meksika me 13 dhe Haiti me 7.

CPJ tha se kishte konfirmuar se 41 nga 67 gazetarët u vranë “në lidhje të drejtpërdrejtë me punën e tyre” dhe tha se po heton motivet për 26 vrasjet e tjera.

CPJ tha se gazetarët që mbulojnë luftën në Ukrainë “përballen me rrezik të madh”.

“Anëtarët e shtypit plagosen shpesh nga bombardimet gjatë mbulimit të konfliktit dhe disa raportojnë se ata janë shënjestruar nga forcat ruse”, tha komiteti në raportin e tij.

Sipas raportit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, rritja e rrezikut ka bërë që gazetarët në këto vende të punojnë nën stres ekstrem.


Send this to a friend