VOAL

VOAL

Me gjasë ka marrëveshje, Kurti e Mustafa pritet t’i njoftojnë partitë e tyre

January 8, 2020
blank

Komentet

blank

Shqipëria pikë kyçe për trafikun e kokainës, DEA amerikane gati të hapë zyrë në Tiranë

Rritja e sasive të kokainës që kalojnë nga Shqipëria drejt vendeve të Europës, përmes portit të Durrësit, apo zbulimi i laboratorëve të drogës në vendin tonë, duket se ka shtyrë DEA-n amerikane që të hapë zyra dhe në Shqipëri.

Mësohet se amerikanët kanë bërë të gjitha testimet e nevojshme, dhe pritet që të hapin filialin e tyre në Tiranë. Deri tani koordinimi dhe bashkëpunimi me autoritetet shqiptare kryhej përmes zyrës së DEA-s që ndodhet në Athinë.

Lajmi për mbërritjen e DEA-s në Shqipëri, duket se ka gjetur të kënaqur dhe ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:

“DEA mirëserdhët!!!!! Ishte koha e duhur për të hapur zyrën në Tiranë. Athina po bëhej gjithnjë e më e largët për punët e ngushtme që diktojnë prezencën tuaj këtu…”.

DEA është Agjencia Federale amerikane për Ballkanin, që bën hetimin dhe luftimin e shpërndarjes së drogës në këto vende.

syri.net

blank

Zelensky: Lufta duhet të përfundojë para dimrit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shihet në ekran, teksa liderët e G7-ës diskutojnë në Gjermani.

RFE/RL

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë në Samitin e shtatë vendeve më industrializuara (G7) se ai dëshiron që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë para se të nisë dimri.

Zelensky ka thënë se moti në atë periudhë do ta bënte më të vështirë luftën në fushëbetejë, si dhe u ka bërë thirrje liderëve të G7-ës që të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës para fundit të vitit, ka thënë një burim për agjencinë e lajmeve AFP.

Zelensky u është drejtuar liderëve të G7-ës përmes video-linkut, të cilët janë takuar në Bavari të Gjermanisë.

Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Zelensky ka kërkuar ndihmë për rindërtim të shtetit, sisteme për mbrojtje, ndihmë për të nxjerrë grurin jashtë shtetit, si dhe garanci për sigurinë.

Ai po ashtu u ka kërkuar liderëve që të rrisin sanksionet kundër Rusisë.

Adresimi i tij vjen pas një morie sulmesh ruse me raketa në Kiev, dhe zona të tjera përgjatë fundjavës, nga të cilat ka mbetur i vdekur të paktën një person.

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka fituar kontroll të plotë të Severodonjeckut dhe është duke shënjestruar Lisiçanskun.

Të dielën, Zelensky ka thënë se vonesat në dërgim të armëve janë “ftesë për Rusinë që të sulmojë sërish”.

Në adresimin e tij ditor, ai ka bërë thirrje për sisteme ajrore për mbrojtje dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Partnerët duhet të veprojnë më shpejt, nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7-ës dhe vendet pjesëmarrëse pritet të zotohen për më shumë mbështetje ushtarake për Kievin, si dhe më shumë sanksione për Moskën.

Liderët perëndimorë janë duke tentuar të shpërfaqin një front të bashkuar, pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se sulmet ruse me raketa tregojnë se “ka qenë vendim i drejtë që të bashkohemi dhe t’i mbështesim ukrainasit”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka menduar se NATO-ja dhe G7-ta do të ndaheshin, “mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë”.

Pas Samitit të G7-ës, që këtë herë mbahet në Bavari, liderët e NATO-s do të takohen më pas në Spanjë.

Edhe aty Zelensky pritet të mbajë një fjalim.

Sulmet në fundjavë

Raketat ruse kanë shënjestruar Kievin dhe qendrën e qytetit Çerkasi, ku të paktën një person ka vdekur.

Me raketa janë sulmuar edhe rajonet e Harkivit, Çernihivit, Zhitomirit dhe Lvivit.

Ushtria ukrainase ka thënë se disa raketa janë lëshuar nga bombardueset Tupolev përmes Detit Kaspik, në distancë prej 1,450 kilometrash.

Disa raketa tjera që janë lëshuar, kanë kaluar mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Një banesë nëntëkatëshe në Kiev është shkatërruar në pjesën e sipërme.

Një vajzë shtatëvjeçare është plagosur dhe i është nënshtruar operimit.

Gjendja e saj më pas është thënë të jetë stabile.

Nëna e saj – shtetase ruse – është nxjerrë po ashtu nga rrënojat.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se armët me precizitet të lartë kanë goditur qendrat e trajnimit ushtarak në Ukrainë dhe ka mohuar se ka sulmuar civilët.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, ka thënë se sulmet kanë qenë përpjekje për të frikësuar Ukrainën para nisjes së Samitit të G7-ës.

Severodonjceku i shndërruar në gërmadha

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka marrë kontrollin e Severodonjcekut, pas disa javësh luftime, që kanë kthyer këtë qytet në gërmadha.

Trupat ukrainase besohet se janë tërhequr në qytetin e afërt Lisiçansk.

Ky qytet është një prej zonave të fundit në rajonin e Luhanskut që kontrollohet ende nga Ukraina.

Luhansku, bashkë me Donjeckun fqinj, formojnë rajonin e Donbasit.

Putin ka thënë se kontrollimi i rajonit të Donbasit është qëllimi kryesor i luftës së Rusisë.

Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

SHISH: Jo vetëm shqiptarët, edhe të huajt pastrojnë para në Shqipëri

Në raportin vjetor të aktivitetit të institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, një rëndësi e veçantë i është kushtuar korrupsionit në të gjitha nivelet dhe krimeve ekonomike.

SHISH është ndaluar konkretisht te pastrimi i parave, që vjen si rezultat i fuqizimit të krimit të organizuar jashtë dhe brenda vendit dhe dobësimit të kontrollit të aktiviteteve të tyre ekonomike.

Sipas verifikimeve të tyre, bëhet me dije se krimet ekonomike në vendin tonë nuk realizohen vetëm nga shqiptarët që operojnë në paligjshmëri të theksuar kriminale, por edhe të huaj, pjesë të krimit të organizuar ndërkombëtar.

Në raport, SHISH flet jashtë fakteve konkrete, por duke sjellë dukurinë dhe mënyrën se si ajo vihet në jetë në vendin tonë. Sipas SHISH, krimet në ekonomi që kanë sunduar vitin që lamë pas, janë evazioni fiskal, kontrabanda, futja e kartëmonedhave të huaja cash dhe metaleve të çmuara mbi vlerën e lejuar.

Po ashtu, një nga shqetësimet e mëdha të 2021-shit është konstatuar informaliteti i lojërave të fatit, po aq sa huadhënia informale jashtë instrumenteve bankare. Një ndalesë interesante, ndonëse e pasqaruar konkretisht dhe me fakte, për shkak të procedurës që ndjek ky institucion, është edhe historia e aktivitetit të “Call-Center”-ave në vendin tonë. Edhe pse për këta operatorë ekonomikë është folur shumë, në fakt asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë aksion kontrollues shtetëror, vetëm në një rast kur në vendin tonë mbërritën ekspertë gjermanë të hetimit, pasi ishin mashtruar me qindra shtetas të vendit të tyre.

Por SHISH tregon se është në dijeni të të gjithë aktivitetit të dyshimtë që kamuflojnë këto kompani dhe që veprojnë prej më shumë se një dekade në vendin tonë. Në raport zë vend edhe prodhimi i “Bitcoin”, monedha që ka hyrë kohëve të fundit, por që është kthyer në një aktivitet konkret kriminal, sipas raportit, pasi ata funksionojnë në informalitet, pasurohen shpejt dhe ekziston rreziku jo vetëm i pastrimit të produkteve të veprës penale, thotë SHISH, por edhe i financimit të terrorizmit. Një tjetër sektor që SHISH thotë që është investuar së tepërmi përgjatë vitit që lamë pas janë krimet kibernetike, shkruan Panorama.

Ata janë ndalur te ndërhyrja në të dhënat personale të shqiptarëve, që pasuan njëra tjetrën pa u ndalur. Në fakt, viti 2021 nisi me skandalin e ‘patronazhistëve’, që SPAK e përjashtoi nga hetimi për mungesë kompetence lëndore, ndërkohë që më pas Shqipëria u godit edhe disa herë të tjera nga ndërhyje në të dhënat personale. SHISH informon se ka ndërhyrë disa herë për të përballuar sulmet kibernetike përgjatë vitit që lamë pas, të gjitha sulme nga jashtë. Ata kanë mundur të identifikojnë shpesh edhe vendin e origjinës së sulmeve, por edhe t`i lexojnë si duhet këto sulme duke i konsideruar edhe si terrorizëm kibernetik.

blank

Një plan 600 miliardë euro nga G7

Biden dhe liderët e tjerë në ditën e parë të samitit në Kalanë Elmau

Me iniciativën e Bidenit, u njoftua një program investimi për vendet në zhvillim, një përgjigje ndaj Rrugës së Mëndafshit të Kinës dhe Rusisë

 

VOAL- G7 nisi të dielën një program të gjerë investimi për vendet në zhvillim, me iniciativën e Shteteve të Bashkuara, të cilat duhet t’i përgjigjen projekteve të mëdha të financuara nga Kina, të gjitha Rruga e re e Mëndafshit, por konturet e të cilave nuk janë ende të qarta. Plani do të zgjasë pesë vjet për infrastrukturën, mjedisin, shëndetin dhe teknologjinë e sigurt në mbarë botën.

“Me partnerët e G7, ne synojmë të mobilizojmë 600 miliardë dollarë deri në vitin 2027 për investime globale në infrastrukturë,” tha Shtëpia e Bardhë pak para fjalimit të Bidenit në samitin e shtatë vendeve në Gjermaninë jugore. “Partneriteti Global i Infrastrukturës”, sipas të njëjtit burim, duhet të “sigurojë infrastrukturë cilësore dhe të qëndrueshme”. Vetëm Shtetet e Bashkuara premtojnë të “mobilizojnë” rreth “200 miliardë dollarë” për këtë program.

Në Gjermani, në fjalimin e tij, presidenti amerikan nuk përmendi kurrë Kinën, por mesazhi i tij për Pekinin, por edhe për Rusinë, është i qartë kur ai ftoi demokracitë të qëndrojnë të bashkuara për të mos lënë fushën e hapur për autokratët që shtypin popujt e tyre. .

G7 “i ka vendosur vetes synimin për t’i ofruar botës një ofertë më të mirë përsa i përket investimeve në infrastrukturë”, nënvizoi kancelari gjerman Olaf Scholz, duke prezantuar projektin së bashku me presidentin amerikan.

E themeluar një vit më parë në samitin në Cornwall, skicat e nismës deri më tani kishin mbetur disi të paqarta. Presidenti amerikan hyri në më shumë detaje se cilat do të jenë fushat e veprimit dhe në cilat zona të botës do të synohen investimet: Briri i Afrikës, Afrika Perëndimore, por edhe Amerika e Jugut dhe Azia-Paqësori, të gjitha zonat në të cilat Dora e gjatë e Kinës ka ardhur prej kohësh.

Megjithatë, ndryshe nga mega-operacioni i Rrugës së Mëndafshit, i cili mbështetet tërësisht në investime masive shtetërore, plani i Biden parashikon një rol të rëndësishëm për sektorin privat, një lloj sfide “kapitaliste kundër komunistëve”. rsi-eb

blank

Zelensky do t’i adresohet G7-ës teksa sulmohen qytetet ukrainase

RFE/RL

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të bëjë thirrje për më shumë armë të rënda, kur t’i adresohet grupit të shtatë shteteve më të industrializuara të hënën.

Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Adresimi i tij vjen pason një mori sulmesh ruse me raketa në Kiev, dhe zona të tjera përgjatë fundjavës, nga të cilat ka mbetur i vdekur të paktën një person.

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka fituar kontroll të plotë të Severodonjeckut dhe është duke shënjestruar Lisiçanskun.

Të dielën, Zelensky ka thënë se vonesat në dërgim të armëve janë “ftesë për Rusinë që të sulmojë sërish”.

Në adresimin e tij ditor, ai ka bërë thirrje për sisteme ajrore për mbrojtje dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Partnerët duhet të veprojnë më shpejt, nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7-ës dhe vendet pjesëmarrëse pritet të zotohen për më shumë mbështetje ushtarake për Kievin, si dhe më shumë sanksione për Moskën.

Liderët perëndimorë janë duke tentuar të shpërfaqin një front të bashkuar, pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se sulmet ruse me raketa tregojnë se “ka qenë vendim i drejtë që të bashkohemi dhe t’i mbështesim ukrainasit”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka menduar se NATO-ja dhe G7-ta do të ndaheshin, “mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë”.

Pas Samitit të G7-ës, që këtë herë mbahet në Bavari, liderët e NATO-s do të takohen më pas në Spanjë.

Edhe aty Zelensky pritet të mbajë një fjalim.

Sulmet në fundjavë

Raketat ruse kanë shënjestruar Kievin dhe qendrën e qytetit Çerkasi, ku të paktën një person ka vdekur.

Me raketa janë sulmuar edhe rajonet e Harkivit, Çernihivit, Zhitomirit dhe Lvivit.

Ushtria ukrainase ka thënë se disa raketa janë lëshuar nga bombardueset Tupolev përmes Detit Kaspik, në distancë prej 1,450 kilometrash.

Disa raketa tjera që janë lëshuar, kanë kaluar mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Një banesë nëntëkatëshe në Kiev është shkatërruar në pjesën e sipërme.

Një vajzë shtatëvjeçare është plagosur dhe i është nënshtruar operimit.

Gjendja e saj më pas është thënë të jetë stabile.

Nëna e saj – shtetase ruse – është nxjerrë po ashtu nga rrënojat.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se armët me precizitet të lartë kanë goditur qendrat e trajnimit ushtarak në Ukrainë dhe ka mohuar se ka sulmuar civilët.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, ka thënë se sulmet kanë qenë përpjekje për të frikësuar Ukrainën para nisjes së Samitit të G7-ës.

Severodonjceku i shndërruar në gërmadha

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka marrë kontrollin e Severodonjcekut, pas disa javësh luftime, që kanë kthyer këtë qytet në gërmadha.

Trupat ukrainase besohet se janë tërhequr në qytetin e afërt Lisiçansk.

Ky qytet është një prej zonave të fundit në rajonin e Luhanskut që kontrollohet ende nga Ukraina.

Luhansku, bashkë me Donjeckun fqinj, formojnë rajonin e Donbasit.

Putin ka thënë se kontrollimi i rajonit të Donbasit është qëllimi kryesor i luftës së Rusisë.

Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

G7 shpalos detajet e planit që rivalizon iniciativën kineze Brezi dhe Rruga

Liderët e G7-ës.

 

RFE/RL

Liderët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) kanë shpalosur detajet e planit për mobilizim të 600 miliardë dollarëve për ndarje të fondeve për vendet në zhvillim.

Ky projekt është parë si rrugë për të rivalizuar iniciativën kineze, Brezi dhe Rruga.

Skema e ashtuquajtur Partneritet për Infrastrukturë Globale dhe Investime, ishte prezantuar për herë të parë vitin e kaluar, në kohën sa është mbajtur Samiti i G7-ës në Angli.

Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se plani garanton kthimin e mjeteve për secilin.

Iniciativa kineze është kritikuar për zhytje të shteteve në borxhe të mëdha.

“Dua të jem i qartë. Kjo nuk është ndihmë, as bamirësi”, ka thënë Biden për skemën.

“Është investim që garanton kthimin e mjeteve për secilin”.

Skema u mundëson shteteve që të shohin “përfitime konkrete nga partneriteti me demokracitë”, ka thënë presidenti amerikan.

Plani u bën thirrje liderëve të G7-ës që të mbledhin 600 miliardë dollarëve brenda pesë vjetëve, për të ndarë fonde për projekte infrastrukturore në shtetet me të ardhura të mesme apo të ulëta.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar për të ndarë 200 miliardë dollarë përmes granteve, fondeve federale dhe investimeve private, derisa BE-ja ka thënë se do të ndajë 300 miliardë euro.

Iniciativa synon të ndihmojë shtetet në luftim të ndryshimeve klimatike, në përmirësim të shëndetit global, në barazi gjinore dhe ndërtim të infrastrukturës digjitale.

Disa prej projekteve kyçe përfshijnë një projekt me energji diellore në Angola, një fabrikë vaksinash në Senegal, dhe një kabllo nënujore telekomunikimi me gjatësi 1,609, që lidh Singaporin me Francën, përmes Egjiptit.

blank

Biden: G7 do të ndalojë importet e arit rus

VOA

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e tjera të Grupit G7 do të shpallin një ndalim të importeve të arit nga Rusia, një hap që udhëheqësit shpresojnë se do ta izolojë më tej ekonomikisht Rusinë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Një njoftim zyrtar pritet të martën në kuadër të takimit vjetor ttë grupit të shtatë vendeve më të industrializuara.

Presidenti Biden dhe aleatët e tij të G7, fillojnë të dielën takimin e nivelit të lartë për të diskutura strategjitë për të siguruar furnizimet me energji dhe për të trajtuar inflacionin, në përpjekje për të parandaluar që pasojat e agresionit rus në Ukrainë të dëmtojnë koalicionin global që punon për të ndëshkuar Moskën.

Disa orë përpara hapjes së takimit, Rusia kreu sulmet me raketa kundër kryeqytetit ukrainas, sulmet e para të të tilla nga Rusia në tre javë.

Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Biden thanë se ari është eksporti i dytë më i madh i Moskës pas energjisë dhe se ndalimi i importeve do ta bënte më të vështirë për Rusinë pjesëmarrjen në tregjet botërore.

blank

Emigracioni ul fuqinë punëtore në Shqipëri, 221 mijë krahë pune ikën në 5 vitet e fundit

Në Shqipëri ka nisur të ndjehet mungesa e fuqisë punëtore, sidomos në sektorin e bujqësisë për shkak të emigracionit dhe rënies së numrit të lindjeve.

Punët e bujqësisë tani janë në pikun e tyre, por në ara shihen gjithnjë e më pak njerëz që punojnë. Këtë vit bujqësia në Shqipëri po përballet me mungesën e fuqisë punëtore si dhe me çmimin e lartë të naftës dhe imputeve të nevojshme bujqësore.

‘Punëtorët po ikin të gjithë jashtë. Ne nuk kemi punëtorë për të korrurat, nuk kemi punëtorë për punët në fabrikë. Çmimi i punëtorëve rritet përditë, fuqi punëtorë nuk ka dhe rritja e çmimit të naftës ndikon tek fermerët, ndikon edhe tek eksportuesit pasi, nga 2500 dollar që ka kushtu me dërgu 20 ton në Amerikë, ka shku në 15 mijë dollar. Prandej ne nuk dimë se si ta përcaktojmë çmimin’, thotë Dedë Sterkaj nga kompania LNL.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 221 mijë e 48 persona me një mesatare vjetore prej 38 mijë e 841 persona. Vetëm vitin e kaluar nga Shqipëria emigruan 42 mijë e 48 persona, pjesa më e madhe të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç, duke ndikuar ndjeshëm në tkurrjen e fuqisë punëtore edhe në bujqësi.

‘Jemi një grup pensionistësh që e mbajmë bujqësinë. Edhe bujqësia, po t’i vemë një metaforë, bujqësia është pensioniste. Nuk ka të rinj më (që merren me bujqësi)’, thotë fermeri Prekë Game.

Por, mungesën e fuqisë punëtore po ndikon edhe sektorë të tjerë si turizmi, ndërtimi, industria fasone si dhe biznesi i vogël. Në dyert e shumë prej bizneseve të vogla, tani lexohen shënime me kërkesën për punëtorë. Mjeshtri i punimit të drurit, Zija Karini, tashmë punon i vetëm në zdrukthëtarinë e tij. Zotërues i 13 teknikave të punimit të drurit, mjeshtri Karini thotë se deri para disa viteve, në punishte vinin mjaft të rinj, të interesuar për të marrë zanatin, po kohët ndryshuan me shpejtësi, një pjesë kanë emigruar dhe të tjerë mendojnë të emigrojnë.

Zvogëlimi nga viti në vit i fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit, por edhe rënies së numrit të lindjeve, pritet të ndikojnë në ritmet e ekonomisë shqiptare gjatë viteve në vazhdim. Kjo ka shtyrë tani disa biznese të fillojnë të kërkojnë dhe punësojnë punëtorë të huaj./ VOA

blank

Presidenti Biden në Mynih, mbahet sot samiti i G7

Presidenti amerikan Joe Biden mbërritu në Mynih, Gjermani, mbrëmë vonë për të marrë pjesë në samitin e G7, i cili mbahet nga 26 deri më 28 qershor në Slos Elmau, Bavaria e Epërme.

Biden u prit nga kryeministri i shtetit Marcus Zeder. Më herët gjatë ditës në Bavari ka mbërritur mikpritësi i samitit, kancelari Olaf Scholz , i cili sot, të dielën, do të ketë një takim privat me presidentin amerikan para fillimit zyrtar të samitit.

Biden dhe aleatët synojnë të paraqesin një front të bashkuar në mbështetje të Ukrainës ndërsa konflikti hyn në muajin e katërt. /abcnews.al

blank

Albin Kurti për Washington Post: Mbrojtja e Kosovës nga Rusia është e rëndësishme për vetë Amerikën

Në një intervistë të Albin Kurti, për gazetarin e Washington Post, Jason Rezaian, dhënë sa ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por e publikuar vetëm rishtazi, kryeministri i Kosovës ka deklaruar se aleanca SHBA-Kosovë duhet të forcohet patjetër dhe kjo, jo vetëm për nevojën e Kosovës.

Siç e ka artikuluar Kurti në bisedë me Rezaian, qëllimi i Rusisë në destabilizimin e Kosovës, nuk ka të bëjë vetëm me sulm direkt ndaj shtetit të ri, por edhe me shpërfaqjen e një dështimi të intervenimit të NATO-s dhe investimit amerikan.

“Putini dëshiron ta kthejë Kosovën në një vend të dështuar. Pasi Putin konsideron se intervenimet në Afganistan dhe Irak kanë dështuar, vetëm Kosova ka mbetur si rast suksesi. Ai dëshiron ta konsiderojë Kosovën si një sukses të përkohshëm. Prandaj, mbrojtja e Kosovës është shumë e rëndësishme”, deklaron Kurti për Washtington Post.

Në zgjerim të tezës së tij për qëllimet finale të Rusisë, Kurti i shpjegon Rezaian-it se “janë dy pole në botë: ShBA-të dhe Rusia”.

Prandaj, “sulmi i Putinit në Ukrainë është tentim për t’u ulur me Biden për një lloj konference Jalta 2. Këtë përshtypje kam. Le ta ndajmë botën, sepse po nuk e bëmë do vazhdojmë të luftojmë. Kështu e do ai, besoj unë”.

Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për dialogun me Serbinë në kontekstin e çështjeve të sigurisë.

“S’mund ta njoh një Serbi që s’më njeh mua. Prandaj është e nevojshme një njohje e dyanshme, dhe ne jemi gati të përfshihemi në këtë lloj dialogu”.

Kurti ka ndarë me Rezaian, që dikur ishte edhe korrespodent i The Post në Tehran, edhe një episod me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë negocimit në procesin dialogues në Bruksel.

“Vuçiç më tha, ‘ndryshe nga Kosova, Serbia është shembull se si duhet të trajtohen minoritetet. Unë i thash pastaj ‘atëherë le ta shohim se si i trajton minoritetet Serbia dhe e replikojmë modelin ne Kosovë’. Pastaj u bë nervoz shumë, pasi i thash unë ‘le ta bëjmë këtë reciprocitet”.

Sa i përket Rusisë dhe faktit që ajo përbën një kërcënim për Kosovën, këtë ia ka thënë Rezaian-it edhe Reuf Bajroviç, nga Instituti kërkimor për Politika të Jashtme dhe ish ministër i energjisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Absolutisht që Rusia është kërcënim. Bën gjithçka që mundet për ta dëmtuar Kosovën”, thotë ai.

“Rusia është stopuar pak për shkak të përpjekjeve heroike të Ukrainës për ta mbrojtur veten… Derisa Ukraina duron, s’do kemi nevojë të shqetësohemi në të ardhmen e afërt, por kërcënimi mbetet”, deklaron ai.

Jason Rezaian shkruan se sidomos pas fillimit të luftës nga Rusia në Ukrainë, të gjitha vendet evropiane i kanë rikonsideruar aleancat e tyre strategjike dhe raportet ushtarake me shtetet tjera. Për Kosovën, thotë ai, agresioni i Putin-it forcon bindjen se duhet një forcim i raporteve me SHBA-të dhe aleatët perëndimorë.

Si do të dukej ky forcim i aleancave në hapa konkret?

“Një prezencë e përhershme ushtarake amerikane në Kosovë. Anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shtim i njohjeve të pavarësisë që nënkupton edhe shtim të legjitimitetit të Kosovës si shtet”, përfundon Rezaian.

blank

Dita e 122 e luftës, Kievi raporton rreth “34700 ushtarë rusë të vrarë”. Moska asnjë konfirmim

Teksa Ukraina gjendet në ditën e 122 të luftës, përpos raportimit të dëmeve që shkakton Rusia në vendin e tyre nuk kanë munguar as bilancet për ushtarët rusë të vrarë apo dëmet në pajisjet luftarake etj.

Sipas Kievit, më shumë se 34,700 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. Ushtria ukrainase njofton gjithashtu se ka rrëzuar 217 luftëtarë, 184 helikopterë dhe 626 dronë dhe se ka shkatërruar 1511 tanke, 764 copë artileri, 3645 automjete të blinduara për transportin e trupave dhe 14 anije të forcave armike.

Duke qenë se këto janë vlerësime të njëanshme, është e vështirë të vlerësohet besueshmëria e tyre e plotë. Gjithashtu nuk është e mundur të verifikohet kjo përmes kanaleve zyrtare ruse, pasi Moska nuk publikon statistika zyrtare për viktimat e saj.

Përkundrazi, që në fillim të konfliktit ai ruan konfidencialitetin maksimal në këtë drejtim, duke u kufizuar në komunikime sporadike, shkruan Corriere della Sera. Në mars, sipas forcave të armatosura të Moskës, ushtarët rusë të vrarë në territorin ukrainas ishin 1351, një numër shumë i ulët, i konsideruar menjëherë i pabesueshëm nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

(BalkanWeb)

blank

Barometri i Ballkanit- Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen, 42% duan të emigrojnë

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen janë dyfishuar (50% krahasuar me 28% në 2020), përveç Shqipërisë.

Pas Kosovës, Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të personave të anketuar që kërkon të emigronin me 42% të totalit.

Rezultatet treguan, Shqipëria ka arritur të rivendosë disi perspektivën e saj pozitive (46% nga 20% në 2020), megjithëse pritshmëritë e popullsisë së saj për të ardhmen janë tkurrur ndjeshëm gjatë viteve (46% nga 56% në 2014). Ndërkohë, 42% e të anketuarve nga Maqedonia e Veriut ndajnë një ndjenjë pozitive për të ardhmen (nga 28% në 2020). Bosnja dhe Hercegovina, nga ana tjetër, përfaqëson ekonominë më pak të sigurt, pavarësisht nga një rritje prej 12 pikësh (41% nga 29% në 2020).

Megjithëse pandemia e COVID-19 zbuloi pasojat e saj socio-ekonomike në 2019 dhe 2020 kanë ndikuar negativisht popullsinë e Ballkanit Perëndimor për këndvështrimin e situatës ekonomike, një pikëpamje më optimiste vihet re nga popullata në vitin 2021.

Kosova  është vendi ku gjendet popullsia më optimiste për të ardhmen (63%, nga 61% në 2020). Mali i Zi dhe Serbia mbeten në tre ekonomitë e para me një perspektivë mbizotëruese pozitive, me 56% dhe 55% të popullsisë së tyre përkatëse që ndjehen optimiste.

Ndërsa numri i të anketuarve që jetojnë në kushte më të këqija se popullsia mesatare u rrit, shqetësimet për rritjen e pabarazisë midis shoqërisë u rritën njëkohësisht. 82% i rajonit besonte se hendeku midis të varfërve dhe të pasurve po rritet vazhdimisht ndërsa 12% nuk ndajnë të njëjtat shqetësime.

7% refuzuan të përgjigjen. Shqipëria kishte përqindjen më të lartë e të anketuarve të shqetësuar mbi hendekun e pasurisë me 88 % e të anketuarve që pohonin së është rritur.

Pjesëmarrësit që janë të pakënaqur me mënyrën se si gjërat po zhvillohen në ekonomitë e tyre po rriten në numër.  25% e të anketuarve ishin të lumtur, ndërsa 49% ishin të lumtur me ekonominë por me një ndjesi negative. Numri i të anketuarve të pakënaqur me gjendjen e tyre financiare është rritur gjithashtu (36%).

Zhvillimi ekonomik dhe papunësia mbeten dy pengesat kryesore në ekonominë e rajonit. Situata aktuale ekonomike konsiderohet sfida më e madhe nga 47% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër, papunësia është më e dëmshme për ekonominë, për 39% të të anketuarve.

Korrupsioni renditet i treti me 27%, ndërsa pesha e atyre që e shohin emigracionin si një trend negativ është në rritje (18%, nga 13% në 2020).

Sa i përket mobilitetit në tregun e punës, ka një rritje të moderuar të përqindjes së të anketuarve të cilët po mendonin të linin ekonomitë e tyre përkatëse për mundësi më të mira jashtë vendit (39%, nga 37% në 2020), ndërsa mbi gjysma (54%) nuk po mendojnë të punojnë jashtë vendit në të ardhmen e afërt. Kosova ka përqindjen më të madhe të atyre që mendojnë të largohen (59%), she Shqipëria në vend të dytë më 42%./Monitor/


Send this to a friend