VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

GEGË MARUBI – Nga drita kinematografike, te vorbulla komplekse e kolektivizimit

By | April 30, 2019

Komentet

Më 16 korrik 2012 pushoi së rrahuri zemra e Bashkim Gjyriqit, kompozitor, mjeshtër i pentagramit, artist i fjalës – Përgatiti: NAIDA GJYRIQI

Tropoja ka nxjerre plot Artiste te Popullit, Artiste te Merituar, Mjeshtra te Medhenj e te tjere artiste me tituj te larte. Ne mesin e tyre, ndonese pa asnje titull apo dekorate, qendron shume lart, Bashkim Gjyriqi, pa rolin e te cilit nuk mund te kuptohet jeta kulturore e Tropojes per disa dhjete-vjeçare. ( shkeputur nga ” Ese” e shkruar nga poeti Skender Buçpapaj, ne perkujtim te Bashkimit)

Me date 16/07/2012, ne oren 21.40, pushoi se rrahuri zemra e Bashkim Gjyriqit. Kompozitor, mjeshter i pentagramit, artist i fjales.
Ne spitalin ku u shtrua ne mengjezin e dates 15 Korrik, Bashkimi pati prane deri ne çastet e fundit gruan, djalin, vajzat, nusen e djalit, nipat, mbesat dhe motren e tij.
Bashkim Mus Gjyriqi ka lindur ne Qershor te vitin 1947 ne Bajram Curri, biri i nje familje intelektuale.
Ne vitin 1971, mbasi mbaroi konservatorin u emerua shef muzike ne Tirane, por refuzoi dhe kerkoi te emerohej ne vendlindjen e tij, ne rrethin e Tropojes. Bashkimi ishte kompozitor, instrumentalist ne fizarmonike dhe piano, orkestrues, drejtor orkestre, organizator i festivaleve dhe veprimtarive krahinore, ishte mesimdhenes i muzikes ne shkollen e qytetit, drejtues i rretheve muzikore jashte shkollore, pjesemarres ne juri te ndryshme.
Fale rrolit te veçante te Bashkimit do te kishim muziken e re qytetare; kengen, vallen, muziken orkestrale qytetare tropojane. Mbi traditen e re te ndertuar nga Bashkimi, do te vinin kompozitore si Kole Susaj dhe Skender Dozhlani. Si drejtues artistik i ansamblit
” Valbona” u njoh ne te gjitha trevat shqiptare duke merituar disa triumfe ne festivalet folklorike ne Gjirokaster, Oher, Lezhe, Elbasan,
etj …
Pa zmadhuar gje mund te themi se me shume se nentedhjete per qind e repertorit te ansambleve “Dardania” dhe “Valbona” do te merrej nga Ansambli Shteteror i Kengeve dhe i Valleve. Pjeset muzikore orkestrale tropojane do te ishin baze e krijimeve te kompozitoreve te medhenj shqiptare. Ariet muzikore mbi kenget popullore tropojane do te beheshin pjese e repertorit te artisteve te operes. Dhe njeriu i pare me te cilin keshilloheshin ne Tropoje krijuesit nga kryeqyteti ishte pikerisht Bashkimi. Nje pjese e konsiderueshme e ketyre repertoreve kishin ne zanafille krijimtarine e Bashkimit.
Nuk paraqiti kenge ne Festivalin e Kenges ne Radiotelevizion, por levdoi kengen per femije dhe mori çmime ne Festivalin e Femijeve ne Shkoder, madje, siç kujtojne edhe sot ne Tropoje, çmimin e pare e shkembeu me nje piano per Shtepine e Kultures ne Bajram Curri.
Ne vitin 1983 themelon klasat e muzikes ne shkollen 8 vjeçare te qytetit, me strumentet; piano, çifteli e temperuar, violine e fizarmonike.
Ne vitin 1984, kjo shkolle, nen drejtimin e Bashkimit, fiton vendin e pare ne takimin kombetar te shkollave te muzikes per veriun.
Liceu artistik ” Jordan Misja” ne Tirane, liceu artistik ” Prenk Jakova” ne Shkoder, shkollat e tjera muzikore ne vend, Istituti i Larte i Arteve, do te ishin plot sidomos nga vitet shtatedhjete, prej talenteve te reja tropojane. Ata ishin nxenes te Bashkimit. Keta te gjithe sot kane zene vend ne jete, jo pak prej tyre duke u shquar ne skenat kombetare dhe nderkombetare.
Bashkimi eshte themeluesi i muzikes moderne tropojane me teme lirike dhe epiko-lirike. Ka konkuruar me kenget e tij ne festivalet e kenges per femije ne Shkoder, ne Radio Kukesi, ne anketat muzikore te Radio Tiranes etj.
Kenget e tij jane kenduar nga Arif Vladi, Shyhrete Beluli, Ibrahim Tukiçi, Shkurte Fejza, Valdete Hoxha, Caje Poleshi, Amsamblit shteteror te kengeve dhe valleve popullore, Zarife Margjeka, Vjollca Hoxha, Petrit Prelaj, Aferdita Kolmaka, Fatmira Breçani, etj..
Bashkimi eshte kompozitori i muzikes se disa premierave te teatrit te kukullave e tabllove muzikore.
Ka kompozuar kenget;- ” M’suesit Hero ” me tekst te poetit Haki Zllami, kushtuar Isa Selim Bajraktarit, “E mire je moj çike Tropoje”, “Djepi i lirise”, “Fyelli i lirise”, “Sillu anes-anes”, “Çou moj çike e dil te ara” etj…
Bashkimi ishte njeri i mençur dhe i urte. Plotesisht i rrealizuar ne jete profesionisht dhe familjarisht , babai i gjashte femijeveJeta e provoi me shume dhimbje e vuajtje te cilat diti me mjeshteri ti perballonte. Humbi prinderit brenda dy diteve dhe aksidentalisht djalin e madh mbas nje viti. Keto humbje te thella e bene akoma me te forte dhe ju perkushtua rritjes, edukimit, shkollimit dhe sistemimit te femijeve. Ne vitet nentedhjete, ne momentin kur Shqiperia perjetonte nje periudhe ndryshimi, Bashkimi vendoset bashke me familjen e tij ne kryeqytet. Per t’ju perkushtuar plotesisht vajzave, djalit dhe familjeve te tyre, shkeputet nga veprimtaria krijuese, por duke mbajtur kontaktet me miqte dhe koleget e tij ne vendlindje. Jeten dhe zemren ja perkushtoi familjes dhe artit te Tropojes, jo me kot e quajten” Burri i alpeve”
Vdekja e Bashkimit nuk beri buje, u largua ne heshtje duke lene pas vepren dhe emrin e tij.
Nuk mori merita e as medalje sa ishte gjalle e akoma sot nuk eshte vleresuar mundi dhe kontributi i tij qe dha per artin e Tropojes.

” Bashkim Gjyriqi ishte nje artist dhe mik i mire, do t’ me mungoje”, shkruan poeti Jaho Margjeka.

” Me pikelloi largimi nga jeta i kolegut, mikut tim te paharruar. Ngushellimet e mija per familjen, te afermit, shoket dhe miqte e shumte ne Shqiperi e jashte saj, por ne veçanti per artistet Tropojane. Emri, jeta dhe kontributi i tij ne fushen e artit dhe muzikes do te jetojne sot e mot” , shprehej kolegu kompozitori Kole Susaj.

” Iku shume shpejt Bashkimi i qytetit te Alpeve, i kenges tropojane, i brezave artiste, duke ma lene dhimbje e mos- harrese. JETOI ME EMRIN E VET, KRIJOI EMRIN E VET, LA EMRIN E VET.”,keshtu u shpreh Ramiz Lushaj.

“Me gozhdoi e me hidheroi pa mase vdekja e pa pritur e Bashkim Gjyriqit qe e kam njohur tash 50 vjet. Kemi punuar bashke né Shtepine e Kultures e me vone ne Drejtorine Kulturore te Tropojes. Ai e njifte mire kulturen dhe artin. Ishte kompozitor me arritje cilesore. Njeri i çilter dhe fisnik. Per te eshte e nevojshme te shkruhet shume me teper.” shkruante ish kolegu dhe ish shefi i Bashkimit, Marash Mehilli, ne ngushellimet e tij.

” S’ mund te kuptohet jeta kulturore-artistike e Tropojes,pa te madhin e te mbrekullueshmin artist e njeri,Bashkim Gjyriqi.I paharuar kujtimi i tij,u preht ne paqe,ti rrojne femijet.Bashkimi i ka mare titujt e dekoratat nga populli,qe s’e haron kurre.Turp per ata udheheqes tropojan qe heshtin.Respekte per vajzat e Bashkimit.”
Keshtu u shpre Haziz Myftari, ne ngushellimet e tij.

“Profesori jon e futi muziken ne shina te pakthyeshme,fale punes se tij te palodhur traseja e muzikes ne Tropoj erdhi duke u pasuruar,dhe bash per kete nje mirnjohje i shkon profesorit ton,muzikantet dhe Tropoja do ta kujtojn perher!!!”
Keshtu ngushelloi humbjen e Bashkimit, Xhevahir Dozhlani

“Te rroni e kujtoni perhere me dashuri e respekt babain tuaj,mesuesin, artistin e kontributorin ne fushen e artit e kultuìres se rrethit te Tropojes.
Mirenjohje e respekt perhere nga ne shoket,koleget qe patem fatin te punojme sebashku ato vite ne te cilat ruajme kujtimet me te mira….!
Respekt per familjen e tij.” Gezim Haxhiaj

“Eshte shume veshtire te shkruash per kete Legjende te jetes Artistike ne Tropoje si muzikant dhe drejtus Artistik,i cili ka lene nje Vepritari te gjitheanesheme Artistike,ndaj perulemi me shume respekt ne kujtim te tija…po fatkeqesisht ai nuk i ka marre si vleresim meritat e tija…E megjitheate ai e larteson vehten si ne Fushen Artistike ,por dhe si nje Prind shembellor i cili la nje Familje te Mrekullusheme qe krenohen per te,dhe jo vetem, se i ndjeri Bashkim kishte nje rreth shume te gjere Miqesor e Shoqeror dhe komunikonte me c’do grup moshe me cilesite me te spikatura Njerzore…I pa harruar do te mbetet,dhe per te gjithe ne Miqte e Shoket e tija….U prehte ne paqe e paste Dheun e lehte…” Filip Meksi

E nderuara Naida, tani , po marr nje lajm shume te hidheruar per mua… Bashkimi ishte shpirt njeriu me nje bote tejet te pasur shpirterore, me nje aftesi te çuditshme , nje njeri qe, kur e shihje per here te pare me ate qendrimin e tij prej babaxhani, thoshje se ky nuk eshte tropojan, po dhe krijoje pershtypejen se kishte studiuar ne ndonje vend perendimor.. Nje njeri me nje kulture te gjere dhe i shquar ne profesionalitetin e tij… Me kujtohet, si sot, kur kemi fituar nje çmim te pare ne nje festival te atehereshem te femijeve me tekst timin dhe muzike te tij… 15 vjet une ne Bajram Curri, Naida, dhe 15 vjet mik te madh Bashkim Gjyriqin….S’kembyen njehere nje fjale Por, ne keto momente, po i leshoj dy lot burri dhe respekti per te dhe nje tufe me lule do t’ia çoj atje ku prehet , ku prej atyre luleve te magjikshme te shperthejne vargjet e mia dhe notat e tij muzikore ne nje perbashkesi te gjithejetshme miqesie … .. Per Bashkim Gjyriqin nuk ka harrese! Te rroni ju te gjithe qe u ka lene pas… dhe te mbani lart prestigjin e atij burri!…keshtu shprehte ngushellimet dhe konsideraten per Bashkimin, Kristaq Shabani president i LNPSH ” Pegasi” Albania.

FLLAD QË FRYN
(Kushtue Bashkim Gjyriqit)

si pushimi i një rrugëtari
përnën hijen e një lisi
si një ënderrr afër mengjesi
iku një njeri i njohur
nga shumëkush
e nga i gjithë qyteti…
iku mjeshtri i muzës së bukur
iku zëri i një shoku
shpirti i ëmbel Bashkim Gjyriqit
që udhtoi me zogjtë e malit
për t’ua marrun meloditë
që t’i shpërndante në të gjitha trojet
nga Proveza në Pazar të Ri
nga Janina në Toplicë
nga Shkupi i herëshën
në Ulqinin e famshëm
tash e kujton atë gjithkush
pas kaq vitesh e pas shumë vitesh
ket’ frumëzues t’fizarmonikës
të melodive më fisnike
të kompozimit që këput shpirtin
që përcillnin gëzim dhe dhimbje
që ishin loti i lumturisë
që ishin loti i një ëndrre
që pikonte me riga shiu
për ta njomë tokën e thatë
për ta prek qiellin me këngë…
pa bërë zhurëm pa u mburrë
si shkreptima që nuk sjell shi ai ish si uji i kthjelltë Valbone
ish si dreka me shumë miq
ish si kafja e muhabetit
me shakatë që shpesh kujtohen
ish si burimi në rrugë të bjeshkës
ku drekonin shumë udhëtarë
ku ndalonin meloditë
për ta kthjellue zërin e këngës
për të mbetë në rrugë kujtimesh…

Vargjet e shkruara me mjeshteri
nga Rexhep Hasani.

Kushtuar babit tim!

O dashuri e shpirtit
Qe rrenjet i ke nder damaret e mi,
A me ndjen akoma
edhe pse ne tjeter bote jeton..?
Dua te çaj token
E me duar te gerrmoj
Me ty,te jetoj.
Sikur te shperthente kjo zemer
Si vullkan do digjte me mallin e saj.
Po dua ta di,ooooo dashuri
A do te takoj dot perseri. ..?
Nuk me the as lamtumire
E dije qe s’do e pranoja..
Sikur fjala te kish fuqi
Do shembte boten me forcen e saj
E imja fjale.. Se ti aq me mungon…
Sa as shekujt dot s’e tregojne!
Oqeanet me kembe do i kaperceja
Shikimin me ty te shkembeja.
Se shkelqimi i syve te tu
Me jep force te ec perpara.
Si zjarr qe djeg e rrenon
Bien lotet e mi….
Sikur te kishte kthim….! ( Naida Gjyriqi)

Dedikuar babit tim, ne shtate vjetorin e largimit nga jeta.

Më 15 korrik 1606 lindi piktori i shquar hollandez dhe botëror Rembrandt

VOAL – Rembrandt Harmenszoon van Rijn lindi më 15 korrik 1606 në Leiden (Holandë), i teti i nëntë vëllezërve. Babai i tij, një mullis i pasur, zotëronte një mulli në brigjet e Rinit dhe për këtë arsye quhej “Van Rijn” (nga Rini).

I etur që djali i tij të bëjë një karrierë të rëndësishme, dhe për t’u shkëputur nga klasa artizanale, ai e regjistroi atë, në vitin 1620, në fakultetin e letrave të qytetit të tij.

I riu qëndroi atje për disa muaj, duke preferuar të merrte pjesë në studion e piktorit Isaaksz van Swanenburg i cili e njohur atë me artin italian dhe kryeveprat e tij, studiuar me pasion nga piktori i ardhshëm.

Përveç kësaj, duhet theksuar se në piktura e viteve 1920 në gjithë Evropën u trondit nga arti revolucionar i Caravaggio, i cili mori efekte të habitshme realiste falë përdorimit personal të dritave. Një mësim që Rembrandti do të mbajë në mendje.

Për më tepër, ekonomia shpërtheu në Holandë (në sajë të pavarësisë nga spanjollët dhe bashkimi i Holandës), qyteti i piktorit u bë një qendër e rëndësishme humaniste dhe artistike, madje edhe nën shtysën e universitetit. Një shkollë e rëndësishme piktoriale u zhvillua vetëm në Utrehtit, artisti kryesor i të cilit ishte Luca da Leida; një pikë reference e rëndësishme për përvojat e para piktoriale të Rembrandit.

Pas këtij formimi, Rembrandt bashkohet me bashkëmoshatarin Jan Lievens, i cili është gjithashtu një piktor i madh: fama e tyre përhapet gradualisht në mjediset e borgjezisë së arsimuar, e cila i pëlqen temat e portretizuara nga dy artistët në një mënyrë realiste dhe të njohur. Por mundësia e vërtetë për karrierën e piktorit holandez vjen në vitin 1631, pak pas vdekjes së babait të tij. Në fakt, Rembrandt vendos të largohet nga Leiden për në Amsterdam. Në këtë qytet, formimi piktural i Rembrandt përfundon, në veçanti falë mësimeve të Pieter Lastman, një artist i njohur lokal. Rembrandti studion me kujdes pikturat e Lastman dhe mëson saktësinë dhe përdorimin e ngjyrës tipike italiane, duke ri-propozuar disa nga lëndët historike të profesorit. Falë aftësisë ekstreme, megjithatë, nxënësi shpejt e tejkalon mjeshtrin. Edhe blerësit janë të vetëdijshëm për këtë dhe në një kohë të shkurtër zgjedhin Rembrandin për tregun e tyre. Për më tepër, ai ka mundësinë për të hyrë në mjediset e kulturuara të shoqërisë së lartë dhe, falë këtyre “hyrjeve”, të angazhohet te Saskia, mbesë e një tregtari të pasur arti; të dy më vonë u martuan më 1634. Dhe në këtë periudhë, nga viti 1634 deri në vitin 1642, Rembrandt inauguroi kryeveprat e tij, duke filluar nga “Leksioni i Anatomisë nga Dr Tulp” dhe “Pasioni i Krishtit”.

Nga ky moment Rembrandt van Rijn u rrethua edhe me një grup të madh dishepujsh, për të cilët ai vendosi të ndërtonte një shkollë “nga e para”. Por duke filluar nga vitet shtatëdhjetë nisi edhe kolapsi i tij ekonomik dhe familjar, për shkak, nga njëra anë, të menaxhimit të pamjaftueshëm të financave dhe, nga ana tjetër, prej dramave të vërteta emocionale. Në vitin 1640, nëna e tij vdiq dhe shpejt më pas gruaja e tij e dashur. Vetëm dhe i pavetëdijshëm ai tërhiqet në pikturë derisa takon Geertge Dirck, kujdestare e djalit të tij Tito, me të cilën ai ndërmerr një marrëdhënie intensive. Sidoqoftë, kjo e fundit, për shkak të sjelljes së saj skandaloze, i nënshtrohet një procesi që rezulton me një dënim në një shtëpi korrektuese. Jo çuditërisht, në këtë periudhë prodhimi i Rembrandit zbulon vuajtje ekstreme: në autoportrete ai duket të jetë një njeri i moshuar dhe i mungon vitaliteti.

Pas kësaj historie dashurie, ai ka një lidhje të re me Hendrickje Stoffels, me të cilën jeton dhe martohet më vonë. Së bashku ata do të kenë dy fëmijë.

Një nga pikturat e tij më të famshme daton në 1654: “Betsabea me letrën e Davidit”.

Më vonë, në vitin 1657 Rembrandti humbi të gjitha pasuritë e tij dhe u detyrua të shkonte në një shtëpi modeste. Pas 1660, megjithatë, ai arriti të rivendosë veten në skenën evropiane: ai pikturonte “Kryetarët e draperëve” dhe “Juria e Batavianëve”, vepra të karakterizuara nga një zotërim ekstrem i ngjyrave dhe brushave.

Një rreze drite kthehet për të ndriçuar jetën e artistit kur djali i tij Tito martohet me një të afërm të largët të Saskisë: tregimet personale hyjnë në veprat e piktorit dhe u japin një humanizëm të shquar. Nuk është rastësi që Rembrandti në «Prezantimin në tempull» i jep Simeonit të vjetër ëmbëlsinë ekstreme të dikujt që, si ai, tani është bërë gjysh.

Në vitet e fundit Rembrandti vendosi të pikturojë vetëm për vete, duke arritur rezultate shumë të larta. Ai vdiq më 4 tetor 1669 në Amsterdam në moshën 63 vjeç.

Siç shkruan Silvia Biagi: “Në të ekziston një zhvillim i ndryshëm i dritës së Caravaggio dhe një koncept tjetër i” vërtetë “. Shija teatrale, tipike e Rembrandit, gjithashtu shoqërohet nga një studim i kujdesshëm i realitetit njerëzor, si në” Portret  i plakës” në Ermitage Një vepër e përsosur e dritës dhe e materies realizohet në veprat e artistit holandez, ku në pikat shumë të ndriçuara Rembrandt ngarkon goditjen e furçave, për të arritur efektet tridimensionale, duke shfrytëzuar thyerjen e dritës mbi shenjat e stërvitjet e tij për të krijuar efekte multiforme dhe të ylbertë. “

Në Teatrin Globe të Shekspirit Nga Meri Lalaj

Ky teatër u rindërtua në vitin 1998 në sajë të pareve të mbledhura nga njerëz të pasur, jo vetëm nga Anglia, por edhe prej vendeve të tjera të botës, madje edhe nga Japonia. Shumë emra janë të shkruar nëpër pllakat ku shkelim. Dikur në vendin buzë lumit Temiz, ku u ndërtua ky teatër i famshëm, ndodheshin vetëm njëzet a tridhjetë shtëpi. E vetmja urë, që lidhte pjesën tjetër të Londrës me këtë anë, ishte ajo e ndërtuar që nga koha e romakëve dhe varkat e shumta, që venin e vinin nëpër lumë sillnin për në teatër pasanikët e qytetit. Në vitin 1989 gjatë gërmimeve u gjetën mbeturina të Rose Theater on Bankside, kjo gjë ndikoi së tepërmi për rindërtimin e Globe. Sapo futemi në pjesën moderne ku shiten objekte, që kanë të bëjnë me veprat e Shekspirit dhe personazhet, dëgjojmë të bjerë një këmborë bakri (e cila bie çdo dhjetë minuta) dhe tringëllima e saj fton vizitorët për të ndjekur shpjegimet sipas grupeve. Ky teatër ishte për të gjithë njerëzit. Pjesa ku ulen shikuesit është e ndërtuar prej dru lisi me stolat e gjatë, që mbajnë numra si dikur, natyrshëm që këtu në ndarjet A dhe B ulej shtresa e lartë rreth 1000 persona, ndërsa publiku i thjeshtë 700 veta e ndiqte shfaqjen më këmbë ngjeshur pas njëri tjetrit në dyshemenë (e njëjta e kohës së Shekspirit) dhe mbështetur pas skenës, sa herë herës edhe mund t’i hidhnin ndonjë fjalë aktorit edhe mund të pinin ndopak alkool. Kjo turmë njerëzish e palarë, me këpucët tërë baltë, që përtypte hudhra dhe që i avullonin rrobat era djersë kur binte shi (pjesa e pambuluar) pra, e bezdiste shtresën e pasur dhe ata mbanin portokalla për të nuhatur apo vinin në hundë një lloj maske mbrojtëse. Në ballkonet anësorë jo me vështrim nga skena, uleshin lordët, ata donin të dëgjonin fjalët dhe jo të shikonin shprehjet e fytyrave të aktorëve.


Çatia që mbulon pjesët ku ulen shikuesit është si dikur prej kashte. Skena mbahet mbi dy shtylla të mëdha prej druri, e ndërtuar pikërisht si në atë kohë: lart pikturuar Parajsa, Dielli, Hëna, Yjet dhe poshtë: Ferri. Përmbi skenë dhe përballë shikuesve, një ballkon tjetër i vogël ku ndiqte shfaqjen mbreti dhe shpura e tij, lart nga një lloj papafingoje dikur me trumbeta lajmërohej hyrja e mbretit aktor në skenë, por njëherë për ta bërë më tërheqëse qëlluan me top, shkëndijat e zjarrit ranë përmbi kashtën e çatisë, që mori zjarr dhe brenda një ore gjithçka u shkrumbua. Kjo ishte djegia e dytë.


Vizitojmë pak më tej ekspozitën në vendin ku dikur ka qenë vërtet Globe Play House i Shekspirit nga viti 1598-1613. Këtu nëpër stendat janë të shkruara titujt e tragjedive dhe komedive të Shekspirit dhe vitet kur janë shfaqur e rishfaqur në ditët tona. Aty ndodhen të gjitha veshjet e aktorëve, këpucët dhe çizmet e tyre, sëndyqet, një krevat baldakin, kolltukët, një kaproll druri, rrogoz, heshta të gjata, shpatat, fenerë, parzmoret e hekurta dhe gjoksoret mbrojtëse prej lëkure, sëpatat edhe trungu i drunjtë ku priteshin kokat e të dënuarve. Një portë e hekurt me kunjat lart, një dorë e këputur e gjakosur, helmeta, kaska, monedha të kohës, flamurë, kurora dafine, toga romake e të tjera. Aty ndodhet dhe libri “Metamorfozat e Ovidit” botim i vitit 1602.


Në një dollap të xhamtë tek një manekine është paraqitur kostumi i Elisabetës I-rë: kapele me xhufkë të bardhë dhe me rruaza, jaka e ngrirë me dantella, në qafë varur një medaljon i madh me gurë të kuq, pastaj katër vargje të gjata me rruaza të bardha, që i arrijnë deri poshtë belit, fustani i gjatë deri në fund të këmbëve, i qëndisur i tëri me lule të kuqe dhe blu si edhe me rruaza të bardha nëpër të, një pelerinë përmbi fustan po e qëndisur, doreza të gjata deri tek bërryli të qëndisura dhe me dantella.

Nga cikli “Pashë Anglinë me syrin e Londrës”
Meri Lalaj

Kosova në tavolinë – Thaçi, Vuçiq e Rama e bëjnë copë – copë

Forumi i Alpbachut që u mbajt në gushtin e vitit 2018 në Austri ka qenë momenti kur dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq, kanë filluar të flasin hapur për idenë e tyre të shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimi të kufijve, si mjet për të arritur tek një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo temë ka vazhduar të diskutohet deri në fundin e prillit të këtij viti, derisa mori goditjen përfundimtare nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Samitin e Berlinit, të organizuar enkas për t’ia marrë nga dora dialogun Mogherinit, pasi që shefja e politikës së jashtme të BE-së kishte lejuar dy liderët që të flisnin edhe për pazare me territore dhe ndarje të Kosovës.

Kjo temë është riaktualizuar pas një skandali në të cilin është përfshirë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili kishte folur hapur për rrezikun e ndarjes së Kosovës, në biseda telefonike me dy komikë rus, e për të cilët mendonte se ishin ish-presidenti i Ukraniës, Petro Poroschenko dhe Sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg.

Në këtë bisedë Zaev dëgjohet teksa i tregon me frikë Poroschenkos për planin e Thaçit, Vuçiqit, e Edi Ramës, për ta ndarë Kosovën, dhe se për një gjë të tillë thoshte se ata e kanë edhe përkrahjen e Turqisë dhe Rusisë.

Kjo ka nxitur kariksturistin e shqiptar të gazetës “MAPO”, Bujar Kapexhiun, që të paraqesë përmes një karikature, treshen Thaçi-Rama-Vuçiq të ulur në një tavolinë teksa copëtojnë territoret e Kosovës.

Kundër kësaj ideje kanë dalë SHBA-të, Gjermania, Franca dhe gjithë shtetet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe gjithë klasën politike në Kosovës, nga frika që një ide e tillë do të rikthente gjakderdhjen në Ballkan.

Foto e vitit 1880 – Nikola Tesla në kostum shqiptar

VOAL – Në foton më sipër është Nikola Tesla në një kostum shqiptar. Shkencëtari i shquar ka dalë në këtë foto në vitin 1880, kur ishte 24 vjeç. E botojmë sot në përvjetorin e lindjes së tij. Si mund të intepretohet ky dokument?

Dr. Nikola Tesla – “Unë i kam mbrehur rrezet kozmike dhe i kam detyruar ato të punojnë në një aparat lëvizës“.

Nikola Tesla (10 korrik 1856 Kroaci – 7 janar 1943 New York) ishte një shpikës, fizikant, inxhinier mekanik dhe inxhinier elektrik. Tesla njihet si ndër shkencëtarët më të përkryer të fund shekullit 19-të dhe fillimit të atij të 20-të, si edhe një nga ndihmuesit më të mëdhenj të teknologjisë moderne. Patentat e tij dhe punët teorike formojnë bazën e sistemit të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese, duke përfshirë sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorët elektrikë, me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.

Në SH.B.A fama e Tesla-s rivalizoi shumë shkencëtarë dhe shpikës. Pas demonstrimit të tij të komunikimit pa patela në vitin 1893 dhe pas fitimit në “War of Currents” (Luftën e Rrymave), ai ishte inxhinieri elektrik shume i respektuar dhe më i madhi i Amerikës. Shumë punë të tij të hershme i hapën rrugë inxhinierisë elektrike moderne dhe shumë prej shpikjeve të tij patën një rëndësi tronditëse. Duke mos i dhënë kurrë rëndësi gjendjes së tij financiare, Tesla vdiq i varfër e i harruar në moshën 86 vjeçare në një qilar hoteli. Në vitet e fundit të jetës së tij Tesla nderohej si një shkencetar i çmendur dhe u bë i njohur për pohime të habitshme mbi zhvillime të mundshme shkencore si p.sh. “përçuarja e energjisë pa tela” .

Trashëgimia e Tesla-s mund të vërehet në qytetërimin modern kurdoherë që përdoret elektriciteti. Përveç punës së tij mbi elektromagnetizmin dhe inxhinierinë, thuhet se Tesla të ketë ndihmuar në shkallë të ndryshme në fushat e robotikës, balistikës, shkencës kompjuterike, fizikës bërthamore dhe fizikës teorike.

Këtu po botojmë edhe një foto nga pasaporta e udhëtimit e Nikola Teslës.

 

Ekspozitë Homazhi 100 mijë viktimave të gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë

Në Oberhausen të Gjermanisë përmes një ekspozite fotografish iu bë homazh 100 mijë viktimave të gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë, dhe 2 milion çamëve të shkulur e të dëbuar nga trolli i tyre etnik. Ky manifestim homazhi u hap me Himnin e Çamërisë. Në këtë manifestim foli Presidenti i Republikës së Çamërisë, z Festim Lato, i cili gjykoi ashpër Greqinë, duke kërkuar shkëputjen e Çamërisë nga Greqia. Kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë u shprehë presidenti Festim Lato nuk janë në Kakavijë, por në Prevezë. Edhe Kryeminstri i Republikës së Çamërisë z. Ali Aliu u shprehë se ne nuk duam asgjë Greke, pos Çamërinë Shqipëri. Në këtë manifestim qenë të pranishëm bashkëpatriotë për Pavarësinë e Çamërisë nga të gjitha trevat shqiptare. Ekspozita kundër gjenocidit të Greqisë ndaj çamëve të Çamërisë me 10 pamje trishtuese do ekspozohet në gjithë Europën, dhe në disa Parlamente të shteteve të fuqishme të Evropës. Lavdi të rënëve të Çamërisë! Shqipëria u tha në këtë manifestim është tepër e vogël për të falë një tokë prej 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë sipërfaqe sa Çamëria. Në çdo pikë të gjakut shqiptar çamë dhe arvanitë, u tha në këtë manifestim homazhi ka një diell të vogël që nuk shuhet kurrë. Liri Çamërisë! Lavdi përudhës për Çamëri!
Atdhe Geci – Dortmund

IDROMENO – I PËRVETËSUAR PËR NJË COPË BUKË INTERNIMI – Nga KOLEC P. TRABOINI

Ka misione e misionarë të çuditshëm në këtë botë të pleksur keq, siç e konsideronte Shekspiri, të cilët kinse duke kërkuar të nxjerrin prej historisë vlera, në deduksione e amulli vetanake nuk mungojnë të hedhin shkulmë terrine edhe mbi atë që ndrin e të bën krenar si komb. Dihet se gjithherë ka pasur nga ata që nga dëshira e ndezur shpirtpërvëluese për të hyrë në analet e historisë, ndërkohë në paaftësi të plotë të krijojnë, kanë ndjekur një tragë tjetër të kundërt me atë të krijimit. Janë përpjekur për të shtënë në hije atë që kanë krijuar paraardhësit apo bashkëkohësit e vet. Ai që dogji Romën quhej Neron dhe e vuri emrin në histori po aq të spikatun sa dhe perandorët që e ngritën lart emrin e perandorisë dhe e bënë të ndritshme atë. Zumë një emër rrënuesi, por historia na jep plot shëmbëllesa shekull pas shekulli, për të ardhur deri në ditët tona. Nuk i kanë shpëtuar kësaj dhune historike as emrat tanë të mëdhenj si Gjergj Fishta, e jo vetëm.

Paradoksalisht edhe pse sistemet e dhunshme ndërrohen simptomat e përçmimit dhe përçudnimit të historisë e kulturës vazhdojnë. Ka një tollovi të madhe edhe ndër bashkëkohësit tanë, nga ata që kërkojnë të dalin e të bëjnë show mediatik me ide kinse të reja. Nuk do t’i hyja trajtimit të këtij aspekti sikur vitet e fundit të mos i ishin përveshur edhe Da Vinçi-t shqiptar, Kol Idromeno. Një prej atyre që përpiqen thekshëm të bëjnë “zbulime” në këtë siujdhesën tonë ballkanike është piktori Mustafa Arapi, i cili në “Gazeta Shqiptare” të datës 1 qershor 2017, shkroi më të pabesueshmen në fushë të artit, kinse portretin e Motrës Tone (nënën e Dadës sime Katrina Skanjeti -Traboini) nuk është vepër e Kol Idromenos. Më vjen ta pyes me zë të lartë sa të dëgjojë edhe Kol Idromeno në varr: Po kush e ka bërë, o Mustafa? Meqë i hyn valles çoje deri ne fund. Na thuaj emrin e piktorit të aluduar, sepse emri Nikolla Idromeno në telajon ku shfaqet mrekullia “Motra Tone” nuk qenka e mjaftueshme për ju. Për më tepër si është e mundur që Kol Idromeno, ky personalitet kaq i madh i artit shqiptar, i paska lejuar vetes të vërë emrin e vet poshtë veprës së një tjetri nga Italia, ku, e theksojmë, nuk e dimë të ketë shkuar Antonia Skanjeti-Idromeno. Por edhe në pastë shkuar nuk ka qenë e veshur me rrobe tradicionale shkodrane por europiane. Ajo e kishte bashkëshortin intelektual italian, mësues dhe veshja e saj e përditshme ka qenë allafrënga si në familjen prindërore, po njëjtë edhe në atë të martesës, Skanjeti. Jo vetëm e pabesueshme kjo pandehmë, por edhe e përzishme. E përzishme për çdo dashamirës arti, aq më tepër për ne që jemi pak a shumë të afërt me familjet Idromeno e Skanjeti, sepse Motra Tone para se pikturë ka qenë një njeri. E gjithë pandehma e këtij kritiku të vonuar është se nga ana stilistike ndryshon portreti “Motra Tone” nga veprat e mëvonshme, qofshin këto portrete apo kompozime. Po çfarë ka këtu për t’u çuditur.

Ndryshe prej çdo vepre tjetër, Motra Tone e mëvonshme, me veshje allafrënga, është dhembja e thellë e Kol Idromenos, pikëllimi piskamë i vëllait për motrën e vdekur në moshë të re. Është vuajtje shpirtërore që e ka shoqëruar për një kohë të gjatë. Këtë ndjesi humbëse nuk e ka pasur Kol Idromeno në vitin 1883, kur datohet krijimi i portretit të parë, anipse askush nuk e vërteton dot se ajo vepër nuk ka ardhur duke u përsosur në detaje nga dora e piktorit edhe pas atij viti. Që vuajtja e piktorit ka qenë e madhe e tregon fakti se dekada më vonë ai krijon portretin e dytë të “Motres Tone”. Mesa duket me kërkesën e vajzave të saj që tashmë qenë rritur. Po ashtu ai krijoi dhe portretin e babait të tyre, burrit të motrës Tone, Andrea Skanjeti. Trajtimi dhe tonaliteti i të dy portreteve të bashkëshortëve është pothuajse i njëjtë. Të kërkosh këtu shkëlqimin kromatik të portretit të vitit 1883 është si të kërkosh të ngjallësh të vdekurin. Dy portretet e prindërve janë dhurata e Kol Idromenos për pesë mbesat e tij, vajzat e “Motrës Tone” për t’i ruajtur në kujtesë, sepse ato kur vdiq nëna e tyre ishin ferishte, ndërsa babai kishte ndërruar jetë në vitin 1908. Ato e njihnin nënën vetëm nëpërmjet pikturës me veshje tradicionale. Por e vërteta është se Motra Tone atë veshje tradicionale e ka pasur vetëm në pajë e jo si veshje të përditshme. Ajo ishte gruaja e një italiani, Andrea Skanjetit (i pari) që ashtu si Pietro Marubi, erdhi nga Italia e dha një kontribut të madh në shkollimin e pinjollëve të familjeve shkodrane duke krijuar një brez intelektualësh që do të bëheshin krenaria e qytetit të Shkodrës. Pra vajza shkodrane Antonieta Skanjeti ishte ndër më të emancipuarat e kohës së vet. Ajo vishej me rroba europiane e të modës së kohës, rroba që vinin nga Italia.

Edhe vajzat e saj po ashtu, të cilat, i shohim me veshje tradicionale vetëm në fotografi. Kol Idromeno më shumë se angazhim artistik, në portretin me veshje allafrënga të Motrës Tone, ka pasur qëllim të krijojë imazhin e saj, dhe meqenëse ajo nuk jetonte më, ai nuk mund t’i jepte atë shkëlqim drithërues që ka portreti i vitit 1883. Nuk mendoj se kjo diference e madhe stilistike e kualitative në përdorimin e ngjyrave e pasurinë e detajeve ka të bëjë me venitjen e talentit të piktorit ndër vite, siç thonë skeptikët. Kurrsesi. Përkundrazi është e shpjegueshme, gjithçka i nënshtrohet qëllimit për të cilin është krijuar portreti në telajo. Ndërsa në veprën e parë këndojnë ngjyrat e tonet janë të gëzueshme, sepse piktura është krijuar kur Motra Tone ishte gjallë, në të dytën tonet janë serioze, madje diku-diku të trishtueshme nga që figura e krijuar tregon portretin e një njeriu që nuk jetonte më. Ishte pra një përkujtim e përshpirtje e nuk mund të kishte shkëlqimin e veprës se vitit 1883. Prandaj na duket e pa arsyeshme dhe pa asnjë bazë pretendimi se Motra Tone e vitit 1883 ka dorën e dikujt tjetër. Se pari duhet të kujtojmë se, tjetër ndjesi ka njeriu kur këndon e tjetër kur përkujton amshimin, ani pse ai që i përjeton ndjesitë e kundërta është i njëjti njeri. Edhe në trajtimin ngjyrave në telajo funksionon kështu. Ngjyrat kanë ndjesinë dhe frymën e atij që krijon. E njëjta dukuri qëndron edhe për vargjet poetike, por edhe për muzikën. Po si vazhdon historia me skeptikët mbi veprën e për më tej edhe jetën e Kol Idromenos?

Lexojmë edhe pse nuk duam të besojmë: “Jeta e vepra e tij janë shembulli i qartë se si lindin dhe veniten talentet shqiptare”. (Gazeta “Shqip” – Kolë Idromeno, i pari i tragjedisë së pikturës realiste shqiptare – Eleni Laperi, 15 gusht 2017). Qenka venitur Kol Arsen Idromeno, ky Da Vinçi shqiptar, e zeza mbi të bardhë në gazetën “Shqip”, me firmë e me vulë të studiueses në fjalë. Ky po që është studim-zbulim me tronditë edhe mendjet më të kthjellëta. Por le të vazhdojmë ta lëçisim edhe më tej zonjën Laperi, që të përpiqemi sadopak të kuptojmë ku e ka pasur ngulmimin studiues që të konsiderojë Kol Idromenon tragjikun e pikturës shqiptare. Pse pra na paska qenë Idromeno një piktor me thelb tragjik?: “I ati (Arsen Idromeno- shënimi im K.T.) e ndihmoi djalin e tij të zhvillonte dhuntinë për pikturën, skulpturën, muzikën dhe fotografinë, duke e ditur se ato nuk do ta bënin të pasur, duke mos e ditur se e shtynte të birin në një jetë prej Ferri e Parajse.”, shkruan zonja Laperi. Epo, mbase ajo nuk e di fare se kush ka qenë babai i Kol Idromenos dhe çfarë dhuntish ka pasur vetë ai, dhe pikërisht për këto aftësi të tij politeknike i mësoi të birit të gjitha mjeshtëritë, të cilat do ta ndihmonin për ta përballuar jetën. Madje shumë punime që krijuan traditën e arkitekturës të qytetit të Shkodrës, e që sot i admirojmë edhe të huajt, kanë qenë të Arsen e Kol Idromenos. Vetë Arsen Idromeno ka qenë arkitekt. Me ndërtimet që bënë baba e bir në qytetin e Shkodrës kthyen paraqitjen e këtij qytetit nga orientale në oksidentale, me fytyrë e frymë nga Europa, zhvillimi më i madh në këtë qytet bashkë me lulëzimin e zejtarisë që e bënë qytetin më të njohur në Ballkan. Pra përafruan Shqipërinë me qytetërimin europian, shprehje e të cilit në këtë rast është arkitektura. Të krijosh një Europë të vogël në Shkodër të Shqipërisë së robëruar pesë shekuj, është me të vërtetë një punë e madhërishme. Historia nuk ia jep çdo kujt këtë mundësi e këtë lavdi.

Falë Arsen e Kol Idromenos, kur të huajt vinin në Shkodrën e pas tërmetit shkatërrues vitit 1905 dhe rindërtimin të qytetit mbi principe moderne, e ndjenin se ishin në Europë e jo në humbëtirat e Anadollit. E njëjta ndjesi të krijohet edhe sot kur kalon në pedonalen që mban emrin e Kolës, e cila në të vërtetë duhet të mbante emrin e atit dhe të birit, sepse ishte vepër e përbashkët. Dhe është e nevojshme të theksojmë se Kol Idromeno nuk ka qenë i varfër, sikur kjo studiuesja kërkon ta shesë. Përkundrazi ka qenë një familje në gjendje shumë të mirë, dhe Kola, i cili bënte çdo lloj punë që përfshihet në artizanat, kishte të ardhura. Ne që jemi të afërt të rrethit familjar nuk dimë të ketë vuajtur Kol Idromeno për bukën e gojës, në atë kuptim që kjo zonjë e quan “ferr parajsë” të jetës së Kol Idromenos. Jeta e Idromenos nuk ka qenë ferr, por një pasion i ndritur. Ka pasur fatkeqësi familjare me vdekjen e djalit dy vjeçar, Zefit, si dhe motrës në moshë të re, por ai kurrë nuk është mposhtur nga dhimbja. Kishte aq shumë pasione e punë sa nuk kishte kohë të rrinte nëpër skena pikëlluese romantike siç e fantazon jetën e artistit Eleni Laperi.

Fantazitë e kësaj zonje që shkruan në irealitet vazhdojnë: “Me Kolë Idromenon nis historia e tragjedisë së pikturës realiste shqiptare në veçanti, në vazhdën e tragjedisë së kulturës shqiptare në përgjithësi. Jeta e vepra e tij janë shembulli i qartë se si lindin dhe veniten talentet shqiptare.” Janë këto një retorike fjalësh pa ditur se kujt i adresohen e për çfarë. Një mendim skematik për të shkuarën tragjike, se e shkuara na qenka vetëm tymnajë. E kemi vuajtur këtë mendësi gjysmë shekulli në mungesë të lirisë. Gjykime të tilla nihiliste dhe kategorike nuk i shërbejnë askujt. As atyre që i kanë dhe i shprehin. E vërteta është se shpesh herë dritën e diellit më shumë se në qiell duhet ta kemi në mendje. Sado e shkëlqyer të jetë drita ndodh që nuk arrijmë ta shohim. Pse e them këtë? Sepse të konsiderosh Idromenon, përpara të cilit mahnitej i madhi Odise Paskali, në një dështak tragjik është një guxim i çartun. Më të vërtetë është krejt e pa konceptueshme dhe shkrime të tilla nuk meritojnë të kenë vëmendje e as të lexohen. Veç tundimi i madh më bën të reagoj e të them se jeta e artistëve nuk është një terren ku mund të fryjmë e shfryjmë egoizmin tonë, qoftë ky profesional, studimor apo përsiatje vetanake jashtë vetkontrollit. Pa shkuar një kohë e gjatë, që kur ka hedhur një shkul terrinë e hije mbi talentin e Kol Idromenos, kjo zonjë e nderuar, Eleni Laperi pra, del e flet ne media, për kë do thoni ju, bash sak për meritat e Kol Idromenos, me atributin kjo zonjë si “këshilltare e Ekspozitës” së Galerisë Kombëtare të Arteve figurative Tiranë për Kol Idromenon.

Dhe kinse ka zbuluar portretin e Monsinjor Dom Ernest Çobës të punuar nga daja i tij Kol Idromeno. Monsinjorit, të cilit portretin ia morën në Galerinë e Artit, por jetën ia shuan në qelitë e burgjeve të diktaturës. Kësisoj nuk ka pasur kurrfarë nevoje e gjë prej gjëje për të zbuluar, sepse nipat e Monsinjorit janë gjallë dhe e kanë pasur Monsinjorin dhe portretin e tij në shtëpi. Këtu është vendi për të treguar më shumë për njeriun që është pikturuar në të, sepse gjithëherë portretet në telajo e kanë një histori po aq interesante e me vlerë sa dhe mjeshtëria e ngjyrave dhe kompozimit. Piktura në këtë rast është njeriu, i pandashëm kurrë prej saj. Dihet që Kol Idromeno e kishte shtëpinë e studion në rrugën Gjuhadol në Shkodër. Meqë nuk kishte trashëgimtar ka marrë gjithnjë pas vetes Orsolina Skanjetin, bijën më të vogël të Motrës Tone. Ajo ishte martuar me një pinjoll të familjes Çoba, Luigjin, që e thërrisnin Xhixhi. Orsolina Skanjeti – Çoba, pas vdekjes para kohë të bashkëshortit të vet, bashkë me gjashtë fëmijët, katër vajza dhe dy djem (Gjyzepina, Gjyliana, Vitorja, Linda si dhe Ernesti dhe Leci) vazhdonin të jetonin në shtëpinë e dajës së vet. Me vdekjen e dajës Kol Idromeno dhe Cinës, të cilët nuk kishin trashëgimtarë, Orsolinës i mbeti çdo gjë që kishte lënë Kol Idromeno. E këtu hyjnë shtëpia, studio fotografike dhe pikturat e tij. Por kur trashëgimtarët e Orsolinës vendosën ta shesin shtëpinë, shumëçka nga studioja e Kol Idromenos mbeti në dorën e fatit. Kam qenë mjaft herë në atë shtëpi me Dadën Katrinë kur isha fëmijë, kam në kujtesë mjaft detaje, çardakun, odën e xhamave, pusin në oborr dhe ndonjë pikturë varur në mure. Një herë që kthehesha nga shkolla në rrugën Gjuhadol, te cepi shtëpisë së Kol Idromenos ku kishin hyrë pronarë të rinj, më kapi vështrimi shumë xhama të thyer. Ishin xhama të hollë dhe të zinj, çfarë nuk kisha pasur rast të shihja më parë. Mora disa prej tyre në dorë dhe vura re disa figura njerëzore si hije nate, që m’u dukën të frikshme. Megjithatë mora njërën prej tyre, që ishte sa gjysma e një fletoreje dhe e futa në çantë. Kur shkova në shtëpi gjeta Dadën Katrinë që po gatuante. Më pa me duar të pista e më pyeti pse të janë nxirë ashtu.

I tregova xhamin e zi e të thyer. Më pyeti se ku e mora dhe unë i tregova se kalova para shtëpisë së teze Orsolinës. Dada Katrinë u vrenjt dhe në çast e kuptova se u mërzit shumë. Ajo çfarë ruaj në kujtesë janë fjalët: “Paskan shkatërruar odën e xhamave të dajës.” Fjalë që tani më tingëllojnë akoma më pikëlluese se asaj dite kur, si harabel i gëzuar kaloja në rrugën Gjuhadol, për të shkuar tek Dada Katrinë me një copë xham të thyer të dajës së saj Kol Idromeno. Ishte një humbje që i kushton kohës aq shumë. Gjithësesi interesi për veprat e Kol Idromenos nga Galeria e Arteve Tiranë kanë qenë menjëherë pas hapjes së saj në janar 1954. Dhe meqenëse familja e Orsolina Çobës ishte në gjendje jo të mirë ekonomike, me gjithë hezitimin, më së fundi pranuan ta shisnin portretin e Motres Tone, nënës së Orsolinës, Katrinës, Milenës (nëna e poetit Zef Zorba kjo e fundit) si dhe dy motrave të tjera që ndodheshin në Kosovë. Në kujtesën time është e fiksuar dita kur Dada ime Katrinë erdhi në shtëpi e solli një sasi paresh të cilat i vuri në komo duke thënë “e kanë shitur portretin e nanës Tone dhe më dhanë pjesën teme”. Ky detaj është familjar e mbase nuk ka rëndësi, por gjithsesi pohon një të vërtetë, Galeria e Arteve Tiranë e dinte se në shtëpinë e Orsolina Çobës ndodheshin dhe vepra të tjera të Idromenos. Rin Andrakja, që mban emrin e dajës, Monsinjorit Ernest Çoba, me të cilin shoqëroheshim në fëmini dhe në rini, më kujtoi së fundi tërë peripecitë që kishin të bënin me portretin e dajës, por dhe familjen e vet.

Pas ndalimit të fesë ku Kisha e Madhe pësoi fatin e keq të bëhej pallat sporti, Dom Ernest Çoba, Arkipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, u largua nga Qela (rezidenca e klerikëve katolikë) ku mbante dhe portretin e bërë nga daja i vet Kol Idromeno. Atë e kishte si gjë të shtrenjtë. Mbaj mend se jo shumë kohë më parë, në vjeshtë 1966, kur isha me leje nga ushtria, kisha shkuar për të takuar Dom Erneston në Qelë. Shoqëruesi që bënte detyrën e portierit, më çoi në paradhomën e apartamentit të Dom Ernestos dhe aty në mur qëndronte pikërisht portreti për të cilin po flasim. Dom Ernesto u detyrua të jetonte me familjen e motrës Gjyljanë e cila kishte dy fëmijë, Toninin dhe Rinin. Burrin e kishte italian dhe ishte riatdhesuar. Ishin katër persona në familje dhe nuk jetonin më në shtëpinë e Kol Idromenos, të cilën e kishin shitur, por në një shtëpi me qira. Ishin në gjendje të vështirë ekonomike. Dom Ernesto ishte i sëmurë, merrte ilaçe, gjë që e vështirësonte akoma më shumë gjendjen. Pikërisht në këtë kohë arrestohet nëna e djemve, motra e monsinjorit. Djali i madh, Tonini, ishte mësues në fshatrat e Pukës. Dom Ernestoja i tha një ditë Toninit se, meqë kushtet janë të vështira të shikonte se mos e blenin në Tiranë portretin që i kishte ba daja Kolë. Tonini kishte shkuar në Galerinë e Arteve dhe ata ia kishin mbajtur për t’i bërë ekspertizën dhe vlerësimin. Po kjo donte shumë muaj i kishin thënë. Ndërkohë kishte ndodhur një ngjarje dhe fati i Toninit ishte i përcaktuar tashmë. Kur ishte arrestuar Gjyljana Çoba- Andrakia, hetuesit dhe policia e kishin bastisur shtëpinë. Diku sirtarëve kishin gjetur një fletore me vjersha rinore të Tonin Andrakes. I morën fshehurazi, i analizuan sipas programit për të zbuluar armiq dhe i konsideruan pesimiste, prandaj u arrestua dhe dënua edhe ai si e ëma me akuzën “për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”. Mesa duket sigurimi komunist ia kishte vënë syrin kësaj familjeje për ta shkatërruar.

Nuk mjaftuan me kaq. Gjëma kësaj herë do të binte mbi pjestarin e tretë të familjes, Dom Erneston. Rin Andrakia mbeti vetëm në familje. Por edhe atë nuk do ta kursenin. E internuan në Dragot të Elbasanit. Rini tregon se pasi kishte bërë katër vjet internim në fshat, i afruan lirimin një vit para kohe me kusht që të jetonte aty e të mos ikte në Shkodër. Një dinakëri e pashoqe kjo për t’i shpërbërë familjet katolike shkodrane që ata të mos ktheheshin më në vendlindje. Kur isha në gjysmë lirie, tregon Rini, i kishte ardhur një letër. Aty thuhej se një pjesëtar i familjes Andrakia kishte lënë para katër vjetësh një portret në pikturë për ta vlerësuar dhe duhej të vinte për ta mbyllur çështjen. Vetë Rini nuk e dinte se për cilën pikturë bëhej fjalë. Kur shkoi në Galerinë e Arteve i thanë se kemi një pikturë të familjes tuaj. “Kanë kaluar vite e në bazë të rregullit nëse edhe më tej nuk interesohej njeri vepra konfiskohej nga shteti”. Ishte në dilemë Rini. Kaq halle kishte mbi supe, pjesëtarë të familjes burgjeve e vetë në internim, sa nuk e vuri fare në sy problemin e pikturës. U tha ta gjykonin ata si ekspertë që ishin. Do të japim një sasi të vogël lekësh, ia prenë shkurt. Rini hezitoi dhe u shpreh se më mirë do të merrte pikturën se nuk mund të vendoste ai për shitjen e saj. Mirë, i thanë, të vinte ai që e ka dorëzuar. Vetëm atij ia jepnin. Rini u tha hapur se prurësi ishte i vëllai që ndodhej në burg. Atëherë gjithçka ndryshoi. Meqë ai nga burgu nuk vinte vepra konfiskohej e mbetej pronë e galerisë. Çështja ishte kopsitur aq mirë nga aparatçikët. Shkuan në Ministrinë e Arsimit e pas disa sorollatjeve ia thanë hapur, merr ca para se kjo vepër nuk iu kthehet më. Dhe sa më afruan, thotë Rini, dymijë lekë të asaj kohe. Sa për të blerë një metër stof për pantallona. Kështu portreti i dajës që tashmë kishte vdekur në burg, kujton Rin Andrakia, i cili sot e ndan jetën mes Italisë dhe Shqipërisë, mbeti në Galerinë Kombëtare të Arteve për një copë bukë internimi. Tani çfarë ka këtu për t’u përpjekur e stërmunduar se kush është në këtë portret kur gjithçka flet për dom Ernest Çobën, martirin e fesë katolike, i lindur në Shkodër më 16 shkurt 1913, i arrestuar më 29 prill të vitit 1976, dënuar pa asnjë fakt me 25 vjet heqje lirie, vrarë me injeksion në spitalin e burgut të Tiranës më 8 janar të vitit 1980. Mbeten lapidare fjalët që iu thoshte gjykatësve komunistë “E kam urryer, e urrej e do ta urrej komunizmin sa të kem frymë!”. Shënojani këto fjalë të martirit poshtë portretit që i bëri daja i vet Kol Idromeno, aty në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ai është një portret i identifikuar qëkur është krijuar në vitin 1927. Dhe për ta mbyllur, bash për këtë na venë punët mbarë ne shqiptarëve, se kemi këshilltarë që bëjnë “zbulime” dhe një mjeshtrit të madh si Kol Idromeno, që na ka dhuruar një “Xhokondë” shqiptare dhe një “Dasëm shkodrane”, t’i vëmë në dyshim talentin. O Tempera, o Mores!

 

Albumi i Piktorit – Avni Delvina: Grafikë nga cikli “Bravo Shqipëria – Poznan 2019”

VOAL – Duke pasqyruar zhvillimet e ditës në rrafshin ndërkombëtar ndaj Shqipërisë, piktori i shquar grafist Avni Delvina, ka vënë në qendër kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila nga konferenca e Poznanit (Poloni) kushtuar Ballkanit Perëndimor, përshëndet Shqipërinë, me gjestin kuptimplotë, për arritjet e saj sovjetike nën udhëheqjen e Edi Ramës.

“Obsesione kafkiane” – Nga AVNI DELVINA

Grafike nga cikli “Obsesione kafkiane” me gazetarin dhe njeriun me shume influence ne trevat shqiptare
….. Ai u zgjua me vonese dhe pertese. Ashtu i pertuar sic ishte, i levizi me shume ngadalesi gjymtyret e tij… Ndjeu dicka ndryshe, dhe permasat e levizjeve i dhane nje ndjesi sikur kishin ndryshuar… Qeshi me vehte dhe kerceu nga krevati me syte akoma te mbyllur… U drejtua drejt pasqyres, u shtriq dhe hapi syte. Nje pamje e llahtarshme u shfaq para tij. Ai nuk gjeti me fytyren e tij qe shikonte gjithmone ne pasqyre, por gjeti nje fytyre tjeter, dhe pikerisht ate person qe e urrente me gjithe shpirt… Mendoj se ishte nje loje e pagjumesise. I hodhi me shpejtesi fytyres grushta me uje, dhe filloi te fshihej me peshqir…. Edhe relievin e fytyres e ndiente te ndryshuar. Nuk ishte me ai reliev i bute dhe i embel, ku peshqiri levizte dhe shtrihej gjithe naze gjate fshirjes, dhe ngecte tek tuk tek mjekra intelektuale…Hapi syte i tmerruar dhe pa fytyren e presidentit…syte e tij si shqarth, hunden e mprehte shkembore si kanionet e Skraparit, dhe ate kapadaillekun e padurueshem karakteristike e asaj krahina malore….Filloi te kerkonte ne pasqyre nje shenje te se djeshmes por ishte e pamundur….I marrosur dhe i deshperuar mori nje rrip pantallonash, dhe filloi ta godiste personin e urryer te meshiruar ne trupin e tij…E qellonte fort me sa kishte fuqi, por trupi i huaj nuk ndiente dhimbje….dhe e shikonte me ate buzeqeshjen dhe permbajtjen e padurueshme dhe hipokrite te tij….Ashtu i dermuar sic ishte hapi televizorin nga ku flitej per hapat e medha qe jane bere ne reformen ne drejtesi si dhe gjykaten kushtetuese qe do te behej per nje jave … Aty u permend dhe u zgjua. E kuptoi qe ishte ne nje ender te llahtarshme dhe asgje me teper…Mori fryme thelle dhe buzeqeshi i lumtur si asnjehere….

 

Më 7 korrik 1887 lindi piktori i shquar Marc Chagall

VOAL – Pavarësisht nga francezimi i emrit të tij, Marc Chagall (Mark Shagall) ishte piktori më i rëndësishëm që Bjellorusia kishte. Lindur në Liosno, pranë Vitebsk më 7 korrik 1887, emri i tij i vërtetë është Moishe Segal; emri rus do të ishte Mark Zakharoviç Sagalov, i shkurtuar si Sagal, i cili sipas transkriptit francez do të bëhej më vonë Chagall.

 

I lindur në një familje të kulturës dhe fesë hebraike, djali i një tregtari harenge, ai është më i madhi prej nëntë vëllezërve. Nga 1906 deri 1909 ai ka studiuar në Vitebsk, pastaj në Akademinë e Petersburgut. Midis mësuesve të tij është Léon Bakst, piktor rus dhe dizajner i vendosur, dijetar i artit francez (në 1898 themeloi grupin avangardë “Bota e artit” së bashku me menaxherin e dramës Diaghilev).

Kjo është një periudhë e vështirë për Chagallin sepse hebrenjtë mund të jetonin në Petersburg vetëm me një leje të veçantë dhe vetëm për periudha të shkurtra. Në vitin 1909, në shtëpinë e tij të kthimit të shpeshtë, ai takon Bella Rosenfeld, i cili do të bëhet gruaja e tij në të ardhmen.

Në 1910 Chagall u zhvendos në Paris. Në kryeqytetin francez ai njeh rrymat e reja në modë. Në veçanti ai i afrohet Fauvizmit dhe Kubizmit.

Duke hyrë në qarqet artistike të avangardës, ai frekuentoi shumë personalitete të cilët në Francë mbanin ambjentet kulturore duke ndezur: midis tyre ishin Guillaume Apollinaire, Robert Delaunay dhe Fernand Léger. Marc Chagall shfaqi veprat e tij në 1912 si në Salon des Indépendants dhe në Salon d’Automne. Delaunay e prezantoi atë te tregtari i Berlinit, Herwarth Walden, i cili në vitin 1914 përgatiti një ekspozitë personale për të në galerinë e tij “Der Sturm”.

Qasja e fillimit të luftës botërore sjell Marc Chagall përsëri në Vitebsk. Në vitin 1916 lindi, Ida, fëmija i tij i parë. Në qytetin e tij Chagall themeloi Institutin e Artit, prej të cilit do të jetë drejtor deri në vitin 1920: pasuesi i tij do të jetë Kazimir Malevich. Më vonë Chagall u zhvendos në Moskë, ku krijoi dekorata për teatrin e shtetit hebraik “Kamerny”.

Më 1917 ai mori pjesë në mënyrë aktive në revolucionin rus aq shumë sa që ministri sovjetik i kulturës e caktoi Chagall si komisionere të artit në rajonin e Vitebsk. Megjithatë, ai nuk do të ketë sukses në politikë.

Më 1923 ai u shpërngul në Gjermani, në Berlin, për t’u kthyer më në fund në Paris. Në këtë periudhë ai botoi kujtimet e tij në gjuhën jidisht, fillimisht të shkruara në rusisht dhe pastaj të përkthyer në frëngjisht nga gruaja e tij Bella; piktori gjithashtu do të shkruajë artikuj dhe poema të botuara në revista të ndryshme dhe koleksione – pas vdekjes – në formë librash. Në Paris ai u bashkua me botën kulturore që kishte lënë dhe u takua me Ambroise Vollard, i cili e porositi atë për të ilustruar libra të ndryshëm. Pak kohë kalon dhe në 1924 një retrospektivë e rëndësishme e Chagall ndodh në Galerie Barbazanges-Hodeberg.

Më vonë artisti bjellorus udhëton shumë, në Evropë, por edhe në Palestinë. Në vitin 1933 u organizua një retrospektivë e madhe në Zvicër në Muzeun e Arteve të Bazelit. Ndërsa në Evropë po dëshmojmë ngritjen e nazizmit në pushtet, të gjitha veprat e Marc Chagall në Gjermani konfiskohen. Disa prej tyre shfaqen në ankandin e mbajtur në Galerie Fischer në Lucern në vitin 1939.

Spektri i dëbimit të hebrenjve e çon Chagallin të vendosë të strehojë në Amerikë: më 2 shtator 1944, vdes Bella, shoqja e tij dashur, një subjekt i shpeshtë në pikturat e artistit. Chagall kthehet në Paris në vitin 1947 për t’u vendosur në Vence dy vjet më vonë. Shumë ekspozita, disa të rëndësishme, i dedikohen pothuajse kudo.

Ai u rimartua në vitin 1952 me Valentina Brodsky (të quajtur “Vavà”). Në këto vite ai filloi një seri të gjatë dekorimesh të strukturave të mëdha publike: në vitin 1960 krijoi një dritare xhami për sinagogën e spitalit Hadassah Ein Kerem në Izrael. Në vitin 1962 ai krijoi dritaret e qelqit me ngjyrë për sinagogën e Qendrës Mjekësore Hassadah, pranë Jerusalemit, dhe për katedralen e Metzit. Në 1964 ai bëri pikturat e tavanit të Operas së Parisit. Në 1965 ai krijoi pikturat e mëdha të murit në fasadën e Metropolitan Opera House në Nju Jork. Në vitin 1970 ai krijoi dritaret e qelqit me ngjyrë të korit dhe dritares së trëndafilave të Fraumünster në Zyrih. Pak më vonë është mozaiku i madh në Çikago.

Marc Chagall vdiq në Saint-Paul de Vence më 28 mars 1985, në moshën e nderuar të nëntëdhjetë e shtatë vjetësh.

 

Punimet të Chagall

Unë dhe fshati (1911)
Për Rusinë, gomarët dhe të tjerët (1911)
Vetë-portret me shtatë gishta (1912-1913)
Violinisti (1912-1913)
Gruaja Shtatzene (1913)
Acrobat (1914)
Hebrei në lutje (1914)
Portret i dyfishtë me një gotë verë (1917-1918)
Rreth saj (1947)
Kënga e këngëve II (1954-1957)
Rënia e Ikaros (1975)

Alfred Mirashi Milot: EDHE UNË NUK VOTOJ, EDHE UNË I BASHKOHEM NISMËS QË TA ZHDUKIM DIKTATURËN

Edhe une si shume artiste e njerez te ndershem i bashkohem thirrjes qe nuk votoj per kete SISTEM tè korruptuar, ku nje Kryeminister i tille qe Vetem LLAPAZAN eshte e asgje me shume , ku nuk di fare çfare eshte Dialogu, ku nuk respekton kundershtarin, quan kazan kedo qe ka mendimin ndryshe, prandaj UNE NUK VOTOJ . Edhe t’iu vije turp disa Artisteve LEPIRESA te SISTEMIT qe nuk i bashkohen kesaj nisme qe te zhdukim diktaturen. Ne ate vend ka vdekur optimizmi, ku njerezit s’punojne, veç duan te ikin. Une nuk VOTOJ. Ky lloj sistemi eshte sistem HALABAKESH .

‘Edhe unë’, bashkohen me dhjetra intelektualë, Avni Delvina sjell grafikën e radhës

Nisma e ndërmarrë nga përfaqësues të artit, kulturës, muzikës, gazetarisë etj, “#Edheunë” që nënkupton vendimin për të mos votuar me 30 Qershor ka marrë një përkrahje të gjerë.

Nismës së artistit të njohur Bujar Kapexhiu, për të mos votuar me 30 qershor dhe për të bërë gjithçka për të penguar një proces fals, i janë bashkuar brenda ditës qindra intelektualë, njerëz të angazhuar dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Edhe grafisti me fame Avni Delvina ka publikuar bashkimin e tij në këtë levizje në mbrojtje të demokracisë dhe ka publikuar një foto.

Shikojeni mesazhin e tij: