VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ganimete (Jakupi) Demiri: Ta ruajmë gjuhën shqipe më fanatizëm, mos të lejojmë që fëmijët tanë të asimilohen Nga Nexhmije Mehmetaj

By | November 30, 2020
blank
3 Comments

Komentet

blank

Shqiptari Gjon Muharremaj me një tjetër sukses, mahnit publikun në “The Voice All Stars France”, momenti kur kthehet gjithë juria

Disa muaj pasi përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021”, Gjon Muharremaj i është rikthyer konkurrimit në një spektakël tjetër.

Të shtunën ai u shfaq në audicionet e fshehura të “The Voice All-Stars” në Francë, shkruan WiwiBlogs.

Gjon po kthehet në shfaqjen që e ndihmoi atë të tërhiqte vëmendjen e publikut për sezonin e veçantë të përvjetorit të “The Voice”, ku shfaqen ish-konkurrentët më të njohur.

Në vitin 2019, publiku francez u mahnit nga interpretimi i tij prekës i këngës “Christine” në këtë spektakël, kur aso kohe ishte vetëm 20 vjeç.

Këngëtari nga Kosova arriti në gjysmëfinale të konkursit me trajnerin e tij, Mika. Pasi doli i treti në “Eurovision 2021” në Roterdam të Holandës, vendosi të hyjë edhe një herë në “The Voice” – një mundësi e mirëpritur për të dalë në skenë pas dy vitesh anulimi të koncerteve.

“The Voice All-Stars” feston 10 vjetorin e shfaqjes. Trembëdhjetë zërat më të njohur të programit janë mbledhur për të fituar trofeun për zërin më të bukur ndër zërat më të bukur. Një tjetër emër i njohur mes tyre është Emmy Liyana, të cilën do ta mbani mend nga Eurovision 2018, ku konkurroi me këngën “OK ou KO”.

Në audicionet e fshehura, Gjon interpretoi këngën e Yseult “Corps”. Ashtu si në vitin 2019, i riu e gjeti veten vetëm në skenë, i shoqëruar vetëm me pianon e tij. Në këtë mjedis intim, këngëtari bëri një interpretim prekës, i cili bëri që pesë trajnerë të kthejnë karriget e tyre.

“’The Voice’ më lejoi të di se sa vlej në biznesin e muzikës … të kthehem në skenën e ‘The Voice’ më sjell shumë kujtime. Në sezonin e tetë, unë u shfaqa në skenë. Këtë herë dua të qetësohem dhe dua që trajnerët dhe shikuesit të lëvizin”, tha ai.

Nga notat e para të pianos, ish-trajneri i tij Mika e bëri të qartë se ai njohu zërin e ish-nxënësit të tij.

Këngëtarja Zazie ishte e para që ktheu karrigen e saj, e ndjekur nga afër nga tre kolegë të saj.

Gjoni kishte nderin e rrallë të përfundonte performancën e tij ndërsa shikonte të gjithë panelin gjykues.

Mika ia prezantoi Gjonin trajnerëve të tjerë, duke e prezantuar atë me Florent Pagny, një nga trajnerët që nuk ishte në dijeni të tij.

“Po lexoja një faqe lajmesh angleze ndërsa pija kafen time në mëngjes dhe krejt papritur pashë fytyrën tënde. Dhe pashë që ju po merrnit pjesë në Eurovision. Kam ndjekur udhëtimin tuaj, kam dëgjuar këngën tuaj. Ndjeva shumë krenari”, tha Mika.

Trajneri Florent Pagny përgëzoi këngëtarin e ri për aftësinë e tij për të mishëruar këngët e tij emocionalisht – jo vetëm me mjeshtërinë e emocionit, por edhe saktësinë vokale që karakterizon këngëtarët profesionistë.

“Më bëre të udhëtoja. Zëri yt është si një anije kozmike”, tha Patrick Fiori.

Pasi falënderoi trajnerët për fjalët e tyre, Gjon befasoi shumë duke zgjedhur të bashkohej me ekipin e Zazie, duke braktisur kështu Mikan, i cili kishte qenë trajneri i tij gjatë pjesëmarrjes së tij të parë në “The Voice”.

“Sinqerisht besoj se zgjedhja ime është bërë tashmë – dua ta provoj këtë aventurë me Zazie”, tha këngëtari shqiptar në momentin e përzgjedhjes së anëtarit të jurisë.

blank

Xhaka rikthehet në Londër, pas dy javësh izolimi në Zvicër dhe një mali kritikash për refuzimin e vaksinës

Granit Xhaka do të rikthehet në Londër sot, për t’u bashkuar me ekipin e Arsenalit, pas dy javëve ngujimi në Zvicër dhe një mali kritikash për refuzimin e vaksinës kundër Covid-19.

Xhaka u infektuar me koronavirus në fillim të shtatorit, në ditën kur Kombëtarja e tij Zvicra përballej me Greqinë në një ndeshje miqësore para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, raporton Gazeta Express.

Si pasojë, mesfushori nga Kosova mungoi në ndeshjet e Zvicrës dhe në fitoren e parë të Arsenalit në Premierligë kundër Norwich City të shtunën.

Tani, pasi qëndroi dy javë i mbyllur, ai mund të udhëtojë drejt Londrës për t’u bashkuar me ekipin e Mikel Artetës në përgatitje për ndeshjen e fundjavës kundër Burnley në Premierligë.

Mesfushori i Arsenalit, me prejardhje nga Podujeva, kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19 më 2 shtator dhe ishte ngujuar menjëherë. Por infektimi i tij me Covid-19 zbuloi se ai nuk kishte pranuar ta merrte vaksinën për mbrojtje nga virusi, duke nxitur kritika të mëdha nga të gjitha anët.

Xhaka, i cili i ka bërë 98 paraqitje për Zvicrën në karrierë, ishte lojtari i vetëm i pambrojtur plotësisht në pikëpamjen shëndetësore në ekipin zviceran, sipas Adrian Arnold, shefit për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës, pasi derisa të tjerët ishin vaksinuar, ai s’kishte dashur ta merrte vaksinën kundër virusit.

“Granit Xhaka nuk është vaksinuar. Ai është lojtar i pa vaksinuar. Ne i kemi lënë (vendimin për vaksinim) në dorën e secilit lojtar, është zgjedhje personale për çdo lojtar, siç është për çdo person tjetër në Zvicër. Ne e kemi bërë një rekomandim që të vaksinohen të gjithë. Ai vendosi vetë (kundër vaksinimit). Është e drejta e tij të mos vaksinohet”, kishte thënë Arnold.

Mospranimi i Xhakës për t’u vaksinuar i bëri jehon qëndrimit të shumë shqiptarëve në Zvicrës që refuzojnë të vaksinohen, pavarësisht rrezikut që virusi përbën për shëndetin e tyre.

Madje gazeta e përditshmes zvicerane, Blick, kohë më parë iu bëri thirrje shqiptarëve të Zvicrës në gjuhën shqipe që të vaksinohen.

blank

Zyrih: Anulohet ‘Alba Festival’, organizatorët i rimbursojnë biletat

4 dhe 5 shtator ishin datat kur gjithë shqiptarët, do të bëheshin ‘bashkë, të gjithë një’ në Zvicër në ‘Alba Festival’. Gjithchka ishte gati, kuruar deri në detaj nga organizatorët, duke marrë në konsideratë edhe situatën me Covid -19, që ka mbërthyer botën.

Skena ku do të ngjitesh me radhë për të performuar kwngwtarwt mw tw njohur ishte e ngritur, ambjentet për të pritur shqiptarët, të cilët prej kohësh, që nga njoftimi i nxjerrë nga produksioni i ‘Alba Festival’, kishin prenotuar biletat, e deri në detajin më të vogël, ishte planifikuar në perfeksion.

Por një urdhër i lëshuar nga Presidentja e kantonit të Zyrihut, vetëm 48 orë nga mbajtja e koncertit, hodhi gjithcka poshtë. Me një njoftim dërguar organizatorëve, njoftohej anulimi i koncertit, ndërsa shkaku i la ata të habitur: Festivali është shqiptar e situata me pandeminë në Kosovë e Shqipëri nuk është e mirë.

Organizatorët e këtij festivali thonë se ndjehen të diskriminuar nga ky vendim, duke siguruar se për mbajtjen e festivalit ishin marrë të gjitha masat kërkuara nga ky kanton, duke nisur nga certifikata e vaksinimit antiCovid apo testet PCR. E si të mos mjaftonte kjo, organizatorët e “Alba Festival”, thonë se vetëm një ditë pas anulimit të festivalit, në shesh u mbajt ‘Parada e krenarisë’, event i cili grumbullon rreth 30 mijë pjesëmarrës. Sipas tyre, janë më shumë se 50 festivale të tjera që po mbahen në Zvicër, njësoj siç është parashikuar, ndaj edhe organizatorët thonë se ndihen të diskriminuar nga ky vendim.

Mirëpo anulimi i koncertit, pasohet me një dëm të madh ekonomik ndaj Alba Festival, por edhe shqiptarëve të cilët kishin prerë biletat për të qenë të pranishëm në të. Por, ndërsa falenderojnë përzemërsisht të gjithë për përkrahjen e solidaritetin, “Alba Festival” garanton kompensimin e biletave të prenotuara.

“Pa dyshim se partneri jonë i biletave, ‘See Tickets’, do t’i rimbursojë të gjithë ata që blenë biletat për festival në bazë të kushteve të përgjithshme (AGB)” thuhet në njoftim, ku ndër të tjera është ndarë edhe linku përkatës për cdo informacion rreth rimbursimit: ticketing@seetickets.ch

blank

Ministri i Shëndetësisë i Zvicrës flet për vaksinën në një program televiziv drejtuar shqiptarëve

Ministri i Shëndetësisë shpjegoi rëndësinë e marrjes së vaksinës në një program në gjuhën shqipe

VOAL – Këshilltari Federal Alain Berset u bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen kundër Covid-19 në një program televiziv që synon një audiencë shqipfolëse. Ai kritikoi faktin se gjysma e infeksioneve të fundit ishin kontraktuar jashtë shtetit. Por është e gabuar të stigmatizosh njerëzit që kthehen nga Ballkani, theksoi ministri.

Shërbimi shëndetësor i ushtrisë të premten gjithashtu informoi zyrtarët kantonalë për riatdhesimin e mundshëm të afërt të rreth 80 njerëzve që jetojnë në Zvicër të sëmurë rëndë me Covid. Rreth gjysma, shkruajnë gazetat e grupit Tamedia, janë njerëz të infektuar gjatë pushimeve në Ballkan. rsi-eb

blank

Granit Xhaka i vetmi që e refuzoi vaksinën kundër Covid-19 në Kombëtaren e Zvicrës, konfirmon Federata zvicerane

Granit Xhaka nuk ka pranuar ta marrë vaksinën kundër pandemisë Covid-19, derisa pothuajse të gjithë bashkëlojtarët e tij në ekipin kombëtar të Zvicrës janë vaksinuar tashmë, ka konfirmuar Adrian Arnold, shefi për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës.

Xhaka mungoi në fitoren e Zvicrës 2:1 kundër Greqisë të mërkurën në një ndeshje miqësore, pasi u infektua me koronavirus, raporton Gazeta Express.

Mesfushori i Arsenalit prejardhje nga Podujeva doli pozitiv në testin për Covid-19 ditën e ndeshjes dhe u fut në izolim menjëherë, që nënkupton se ai do t’i mungojë Zvicrës kundër Italisë dhe kundër Irlandës së Veriut në kualifikime për Kupën e Botës.

Xhaka, i cili i ka bërë 98 paraqitje për Zvicrën në karrierë, është lojtari i vetëm i pambrojtur plotësisht në pikëpamjen shëndetësore në ekipin zviceran, sipas Arnoldit, pasi derisa të tjerët janë vaksinuar, ai s’ka dashur ta marrë vaksinën kundër virusit.

“Granit Xhaka nuk është vaksinuar. Ai është lojtar i pa vaksinuar. Ne i kemi lënë (vendimin për vaksinim) në dorën e secilit lojtar, është zgjedhje personale për çdo lojtar, siç është për çdo person tjetër në Zvicër. Ne e kemi bërë një rekomandim që të vaksinohen të gjithë. Ai vendosi vetë (kundër vaksinimit). Është e drejta e tij të mos vaksinohet”

Arnold shtoi: “Të gjithë lojtarët e tjerë janë vaksinuar apo janë riaftësuar. Prandaj ata janë të sigurt, pak a shumë, të paktën prej pikëpamjes mjekësore. Por kurrë nuk i dihet. Fatkeqësisht Graniti u infektua. Nga pikëpamja sportive është shumë keq, sepse ai është i rëndësishëm për ne në këtë kohë”, shtoi ai.

Mospranimi i Xhakës për t’u vaksinuar i bën jehon qëndrimit të shumë shqiptarëve në Zvicrës që refuzojnë të vaksinohen, pavarësisht rrezikut që virusi përbën për shëndetin e tyre.

“Vaksinimi jo vetëm që shpëton jetë, por na ndihmon edhe në mënyra të tjera në luftën kundër këtij virusi vdekjeprurës. Dhe mbron ekonominë. Ne kemi nevojë për këto në mënyrë që shoqëritë tona të rimëkëmbet. Prandaj u bëj thirrje kolegëve të mi kosovarë këtu në Zvicër, por edhe në Kosovë: “Ju lutemi të gjithë të vaksinoheni!” Ky është opsioni i vetëm për t’u marrë me këtë pandemi”, u shpreh Vjosa Osmani-Sadriu.

blank

Mërgimtarët e infektuar në Kosovë kërkojnë të kthehen në Zvicër, Konfederata ua organizon transportin

Radio Televizioni Zviceran (Radio Télévision Suisse – RTS) ka raportuar se ka kërkesa të mëdha të shtetasve zviceranë të infektuar me COVID-19 për t’u kthyer në Zvicër. Shumë prej kërkesave për kthim në Zvicër vijnë nga mërgimtarët në Kosovë, e cila po përballet me situatë të rëndë me koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Një kërkesë e fortë për kthimin e të infektuarve me koronavirus u regjistrua në muajt korrik dhe gusht. Në total, qendra e thirrjeve urgjente Medicall organizoi 110 kthime, përfshirë 23 nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Nga këto 23 kthime, 18 kishin të bënin me pacientë me COVID-19, raporton televizioni zviceran.

Pacientët me COVID-19 kanë përfaqësuar 50% të të gjitha kthimeve në Zvicër në dy muajt e fundit, tha Medicall, duke konfirmuar informacionin e botuar nga shtypi gjerman. Pacientët e kujdesit kritik përbënin një total prej 43%.

Jo më pak se 69 raste kthimi ishin ende në procedurë në Medicall të martën. Sipas kompanisë, 54 prej tyre ishin nga Evropa dhe 25 prej tyre, ose 36%, nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kërkesat për kthim Medicall po i shqyrton në detaje. Një ekip mjekësh vlerësojnë gjendjen e pacientit sipas standardit zviceran, para se të vendoset për procedurën e kthimit në Zvicër.

Të shtunën gazeta e njohur zvicerane, SonntagsZeitung ka shkruar se si Zvicra ia pa sherrin Kosovës lidhur me rritjen e rasteve të reja me koronavirus. Në një artikull të gjatë, kjo gazetë shkruan se si shpërtheu vala e radhës e COVID-19 në Kosovë gjatë verës dhe se si Zvicra nuk ishte e përgatitur për mërgimtarët që do të ktheheshin atje, pas një pushimi pa asnjë kufizim në Kosovë.

blank

BISHZ-FONDI PËR TË NDIHMUAR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI

BISHZ-FONDI PËR TË NDIHMUAR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI

blank

blank

Zvicra pret me frikë kthimin e turistëve me COVID-19, gazeta Blick titull kryesor në shqip: Ju lutem vaksinohuni!

Zvicra mund të përballet me një valë të re të COVID-19 vetëm prej turistëve. Prej 3 muajsh qytetarët që banojnë në Zvicër kanë zgjedhur të pushojnë në bregdet, shumica në Itali, Ballkan apo Portugali e Eritrea.

Gazeta Blick ka zgjedhur mënyrën më epike për të shpërndarë një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët e saj.

Me titull të madh shkruhej “Ju lutem vaksinohuni” në 5 gjuhë të huaja, ku në vend të parë qëndronte thirrja në gjuhën shqipe.

Mijëra shqiptarë, kryesisht nga Kosova jetojnë në Zvicër dhe për këtë gazeta vendosi edhe shkrimin e një mjeku me emrin Florim Cuculi, kardiolog në një spital të kantonit të Lucernës që përcillte një mesazh për bashkëatdhetarët e tij pse duhet të vaksinohen.

blank

blank

blank

Intervista – Shefi i Klinikës së Zemrës në Zyrih u bën apel bashkëkombësve – «Është e papërgjegjshme të mos vaksinoheni»

Susanne Anderegg

Omer Xhemali (Dzemali) është shef i kirurgjisë së zemrës në Spitalin Triemli të Qytetit të Zürichut. I lindur në Maqedoni, ai tregon se përse është e ulët kuota e vaksinimit në komunitetin shqiptar dhe çfarë mund të bëhet kundër kësaj.

Susanne Anderegg

Unser Redaktor Enver Robelli hat das Gespräch mit Triemli-Chefarzt Omer Dzemali über die Hintergründe der tiefen Impfquote bei albanischstämmigen Menschen übersetzt, hier finden Sie das Interview auf Deutsch.

 

Ju jeni kirurg i zemrës, pacientët tuaj shpesh duhet t’i nënshtrohen trajtimit intensiv. Tani në trajtim intensiv janë shumë pacientë me Covid, mes tyre shumë njerëz që ngjashëm si ju janë me origjinë nga Ballkani. Me çfarë ndjenja e shikoni këtë gjendje?

Si kirurg zemre unë jam i varur nga reparti i trajtimit intensiv. Është tepër e rëndësishme që aty të kemi kapacitete për t’i trajtuar pacientët tanë. Rritja e tanishme e shifrave është shqetësuese, po ashtu edhe vala e ardhshme, andaj ne mund të gjendemi në një situatë kur pacientëve tanë s’mund t’u ofrojmë cilësinë e trajtimit, e cila u takon. Natyrisht po ashtu më prek fati i çdo pacienti, pa marrë parasysh prejardhjen e tij.

Njerëzit me prejardhje shqiptare po infektohen mbiproporcionalisht me koronë, sepse nuk janë vaksinuar dhe po sëmuren aq rëndë, saqë duhet të trajtohen në spital dhe shpesh madje në reparte intensive. Ç’domethënie ka kjo për ju si njeri me origjinë nga Ballkani?

Është e vërtetë se te ne në Spitalin Triemli janë të shtrirë relativisht shumë persona me origjinë shqiptare, të cilët sapo janë kthyer nga pushimet, fjala është për persona të moshave të ndryshme. Konsideroj se është e papërgjegjshme të mos vaksinohesh. Si mjek unë nuk shoh arsye për të mos u vaksinuar. Por skepticizmi ndaj vaksinimit nuk ekziston vetëm te komuniteti shqiptar, për fat të keq ky skepticizëm është gjerësisht i përhapur. Edhe në Zvicër kuota e vaksinimit e personave që kanë marrë dy doza është ende shumë e ulët – në shumë kantone nën 50 për qind.

Bie në sy se kuota e vaksinimit në shtetet e Ballkanit është tepër e ulët, sidomos në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Shqipëri. Prej nga vjen ky skepticizëm ndaj vaksinimit?

Duhet dalluar dy gjëra: nga njëra anë është skepticizmi ndaj vaksinimit. Ai sigurisht ekziston, por besoj se jo në përmasa shumë më të mëdha se te zviceranët. Nga ana tjetër kuota e vaksinimit është e ulët sepse shtetet e Europës Perëndimore nuk i kanë furnizuar vendet e Ballkanit me kohë me doza të vaksinës. Vendet si Serbia qëndrojnë më mirë, sepse janë furnizuar nga Rusia dhe Kina. Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë të orientuara nga Perëndimi, ato kanë marrë tepër vonë vaksina të Biontechut, ndërsa vaksinën Monderna nuk e posedojnë fare. Për këtë shkak vaksinimi ka stagnuar dhe për këtë shkak numri i infektimeve është rritur si pasojë e vizitave nga diaspora gjatë verës.

A keni qenë ju për pushime në atdheun tuaj të dikurshëm?

Po, kam qenë për pushime verore. Shpesh kam ecur në bjeshkë, gjë që e bëj me qejf edhe në Zvicër. Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë vende me shumë kodra. Në kryeqytete masat nuk kanë qenë aq të ashpra, në dyqane ka ekzistuar obligimi për të bartur maskën. Por sa më në thellësi të vendit që shkoje, aq më pak respektoheshin masat mbrojtëse. Më së paku në festa dhe dasma. Aty shumë njerëz janë takuar të pambrojtur me njëri-tjetrin. Ndërkohë autoritetet në Kosovë i kanë ashpërsuar dukshëm masat – vendi gjendet pak para mbylljes.

«Fëmijët e mi janë vaksinuar, unë jam vaksinuar, gruaja ime po ashtu. Ky është qëndrimi im.»

Omer Dzemali

Të kthehemi te skepticizmi ndaj vaksinimit. Cilat janë arsyet për këtë?

Njerëzit janë të keqinformuar. U besojnë raporteve sipas të cilave bashkë me vaksinën implantohet një mikroçip. Ose nuk i besojnë teknologjisë së re të vaksinimit. Pra, nga njëra anë kanë qenë raportimet kritike, nga ana tjetër njerëzit nuk janë informuar sa duhet. Shpesh njerëzit nga komuniteti shqiptar më kanë kontaktuar dhe më kanë pyetur se ç’mendim kam për vaksinimin. Ua kam thënë këtë: fëmijët e mi janë të vaksinuar, unë jam vaksinuar, gruaja ime po ashtu. Ky është qëndrimi im. Po ashtu i kam vënë njerëzit para zgjedhjes: infektimi me koronë me pasoja eventualisht të rënda apo vaksinimi, pas të cilit ne deri më tani kemi parë efektet e zakonshme, por jo ndonjë katastrofë. Kështu ia kam dalë t’ua heq njerëzve skepticizmin dhe pastaj ata janë vaksinuar.

 

A jeni angazhuar për vaksinim edhe përtej kontakteve personale?

Kam marrë pjesë në një fushatë të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë. Përmes Zoomit kemi bërë deklarata në favor të vaksinimit, të cilat pastaj janë emituar në televizionet publike dhe private në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Ka edhe video në Youtube në lidhje me këtë. Kjo ka efekt. Po ashtu është efektive kur mjekët e shtëpisë të shoqërisë sonë i pyesin direkt pacientët në lidhje me vaksinimin.

Pra, duhet angazhim personal për t’i bindur njerëzit. Çfarë mendimi keni për fushatën e kantonit, e cila synon që me afishe dhe video t’i shtyjë njerëzit me origjinë të huaj që të vaksinohen?

Kjo fushatë nuk ka arritur t’i përfshijë të gjithë, por disa po – para së gjithash gjeneratën e re. Gjenerata e dytë e të huajve ka mundësinë të bind gjeneratën më të vjetër duke e informuar si duhet.

Gjatë valës së dytë ju për shkak të mbingarkesës së repartit intensiv keni qenë të detyruar t’i shtyni operacionet e planifikuara të zemrës. A janë dëmtuar pacientet dhe pacientët?

Fatmirësisht nuk kemi pasur komplikime të mëdha. Kemi qenë të detyruar të shtyjmë operacione, por këtë e kemi bërë duke triazhuar mirë. Varësisht nga serioziteti i sëmundjes kemi arritur që pacientët t’i operojmë shpejt apo më pak shpejt. Më vështirë ka qenë t’ua shpjegojmë se duhet të presin. Shpesh ata kanë frikë se mund të ndodhë diçka derisa presin. Ndërkohë të gjithë ata që kanë qenë në lista të pritjes janë trajtuar.

A mund të evitoni një mbingarkesë të re të spitaleve?

Shpresoj se po, por numri i vaksinimeve duhet të rritet dukshëm. Tani është shumë me rëndësi që ta përfshijmë mbarë popullatën. Jemi të varur nga bashkëpunimi i popullatës, në mënyrë që të kujdesemi për shëndetin e njerëzve në kantonin e Zürichut dhe më gjerë. Është në dorën e shoqërisë sonë të çlirohet nga prangat e Covidit. Të gjithë duam të kemi lirinë tonë të dikurshme.

Susanne Anderegg ist Blattmacherin und Autorin im Ressort Zürich, ihr Spezialgebiet ist das Gesundheitswesen. Zudem ist sie zuständig für die Volontariatsausbildung beim «Tages-Anzeiger».

blank

Shtatë të akuzuarit: “U nisëm posaçërisht në Zvicër për të vrarë me porosi bashkatdhetarin”

Shtatë të akuzuarit vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Prokurori publik, përveç dënimit me burg ka kërkuar për ta edhe dëbim 15-vjeçar nga vendi.

Në hapjen e procesit gjyqësor për një tentim vrasjeje të kryer në vitin 2018, Gjykata Kantonale e Graubyndenit ka marrë në pyetje të mërkurën të akuzuarit.

Pothuajse të gjithë ata shfrytëzuan të drejtën e tyre për të heshtur, shkruan sda.ch.

Prokurori ka kërkuar për ta dënime nga 5 deri në 15 vjet.

Një nga sulmuesit e dyshuar megjithatë dha një përgjigje: Nuk është e vërtetë që ai dhe kolegu i tij kishin urdhër të vritej dikush.

Fjala kishte qenë vetëm për ta lënduar atë.

Rasti ka të bëjë me një sulm ndaj një perosni 44 vjeçar në Bilten (Graubynden) në fillim të tetorit të vitit 2018, transmeton albinfo.ch.

Dy të rinj me atë rast e kanë rrahur atë  aq brutalisht me shkopinj sa që ai kishte mbijetuar vetëm falë fatit dhe ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore.

Dy të akuzuar të tjerë ngarkohen se kanë dhënë urdhër për të aktin e kryer.

Ata akuzohen se u kanë paguar banditëve një shumë prej 10.000 frangash.

Sipas aktakuzës, fjala ishte për hakmarrje pas një sulmi brutal të bërë ndaj urdhërdhënësit të tashëm, një vit e gjysmë më parë, transmeton albinfo.ch.

Viktima e tetorit të vitit 2018 thuhet se ka qenë sulmuesi kryesor në rastin e parë, atë të vitit 2017.

Ai dhe dy kolegë të tij përgjigjen po ashtu para Gjykatës Kantonale të Graubyndenit për këtë veprim të kryer në shtatorin e vitit 2017.

Katër të dyshuarit kryesorë në gjyqin aktual, dy urdhërdhënës dhe dy ekzekutues, janë të gjithë në burg paraprak (hetues), përcjell albinfo.ch.

Përveç tyre, janë edhe dy persona që akuzohen për bashkëpunim, ndërsa një person i shtatë akuzohet për një vepër dytësore.

Për katër të dyshuarit kryesorë, prokurori publik ka kërkuar burgim nga 12.5 deri në 15 vjet. Sipas tij, sulmuesit duhen shpallur fajtorë për tentim vrasje dhe sulm. Ndërsa, urdhërdhënësit e dyshuar duhet të shpallen fajtorë për nxitje të tentimit të vrasjes dhe vepra të tjera si tregtia me drogë dhe mashtrimi.

Për dy nga të akuzuarit, prokurori ka kërkuar shtatë respektivisht nëntë vjet burg për bashkëpunim në tentimin e vrasjes dhe për krime të tjera. I dyshuari i shtatë, sipas prokurorit duhet të dënohet me pesë vjet burg për mashtrim masiv.

Shtatë të akuzuarit vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, transmeton albinfo.ch. Prokurori publik ka kërkuar për ta edhe dëbim 15-vjeçar nga vendi me regjistrimin e të gjithë atyre në sistemin e informacionit Shengen. Në këtë mënyrë atyre do tu ndalohej hyrja në të gjitha vendet e Shengenit.

Për shkak të mungesës së hapësirës dhe rregullave të koronës, seanca tre-ditore nuk u zhvillua në gjykatën në Graubynden, por në sallën e madhe të famullisë në Ennenda GL fqinje. Vetëm katër të dyshuarit kryesorë janë paraqitur në gjykatë, përcjell albinfo.ch. Tre të tjerët janë përfaqësuar nga avokatët e tyre.

blank

BISHZ – TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN TAHIRI


E NDERUAR FAMILJA TAHIRI
Me rastin e ndarjes nga jeta dhe kalimin në amshim e përjetësi e Ramushit, në këto qaste dhimbjeje dhe pikëllimi, BISHZ dhe anëtarësia e saj, Ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe njëherit i bashkagjitet pikëllimit e dhimbjesë suaj, me arsye, për ta ndarë dhe përballuar bashkërisht dhimbjen, për aq sa është e mundur në këto rrethana të rënda, për familjarët, farefisin e shoqërinë.


Veprimtaria e Ramushit si intelektual, politikolog e gazetar i Rilindjes, ishte ndër njohësit më të dalluar i rrethanave politike dhe analist i rrjedhave dhe ngjarjeve në kohë dhe hapësirë si Kosovë dhe ish Jugosllavi, ku shqiptarët keqtrajtoheshin vazhdimësi e Ramush Tahiri dallohej me veprimtarin e tij prej intelektuali, veprimtari dhe analisti në mjetet e shkruara dhe ato pamore të kohës.


Kur shqiptarët shpallen Kosovën shtet pavarur, Ramushi për aftësit e tija intelektuale dhe veprimtari atdhetare mori detyrën dhe përgjegjësin institucionale dhe u emërua zëvendës kryeminister i Qeverisë së Republikës së Kosovës!


Veprimtaria e tij profesionale dhe atdhetare su ndal deri sa kaloj në amshim.

I qoftë i lehtë dheu i atdheut dhe i shërbeft si mbuloj dhe roje e veprimtarisë së tij atdhetare.

Qëndresa dhe krenaria qofshin të pranishme përherë me familjarët, në shenjë nderimi dhe kujtimi për jetën dhe veprën e tij atdhetare të mirënjohur.

blank

blank

“Komuniteti shqiptar me banim në vendin tuaj, urë të fuqishme për miqësinë”, Meta uron homologun zviceran për Festën Kombëtare

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar urimeve me rastin e festës Kombëtare të Zvicrës. Përmes një mesazhi drejtuar homologut të tij, Guy Parmelin, kreu i shtetit thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Meta vlerësoi faktin se Zvicra i ka dhënë mbështetje në vijimësi Shqipërisë dhe shqiptarëve, si nëpërmjet donacioneve, asistencës teknike, programeve zhvillimore, ashtu edhe nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta.

MESAZHI I METËS
🇦🇱🤝🇨🇭 I nderuar President, Sh.T.Z Guy Parmelin,

Me rastin e Ditës së Themelimit të Konfederatës Zvicerane, më lejoni, që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të mira e të sinqerta për Ju dhe të gjithë qytetarët e Zvicrës.

Jam shumë i kënaqur të konstatoj nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë, të cilat veçanërisht vitet e fundit, janë zhvilluar qëndrueshëm, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik e kulturor dhe njëkohësisht të shpreh besimin se ecuria e këtyre marrëdhënieve do të jetë edhe më e suksesshme në të ardhmen.

Dëshiroj të shpreh sërish mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e vyer, që Zvicra i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë dhe shqiptarëve, si nëpërmjet donacioneve, asistencës teknike, programeve zhvillimore, ashtu edhe nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta, që kanë ndikuar në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit, në procesin e decentralizimit dhe rritjen e kapaciteteve lokale, por sidomos në zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit profesional.
Vlerësoj, me këtë rast, rolin e komunitetit shqiptar me banim në vendin Tuaj, i cili përbën një urë të fuqishme dhe të qëndrueshme në miqësinë dhe në të gjitha aspektet e bashkëpunimit dypalësh, si dhe shpreh mirënjohjen për mikpritjen dhe mundësitë, që Zvicra i ka krijuar këtij komuniteti për t’u integruar e njëkohësisht për të kontribuar për zhvillimin dhe përparimin e vendit Tuaj.
Me urimet më të mira për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Zvicrës dhe qytetarëve të saj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend