VOAL

VOAL

Fred Abrahams: Një rindërtim i ngjarjeve të 8 dhjetorit 1990 – Qyteti Studenti

December 11, 2015
blank

Komentet

blank

Parathënia e librit “Shteti i dështuar – udhëzues për çarjen e Rusisë” nga Janusz Bugajski

(E përktheu: Ridvan Bunjaku)

Që nga përfundimi i draftit të hershëm të këtij libri në janar 2022, Kremlini u përpoq t’i arrinte disa objektiva përmes pushtimit të zgjeruar të Ukrainës. Ai synonte ta zëvendësonte qeverinë në Kiev me një regjim pro-Moskovit, ta siguronte neutralitetin e përhershëm ndërkombëtar të Ukrainës dhe ta demonstronte aftësinë ushtarake të Rusisë në mënyrë që të ndalonte çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s. Ai gjithashtu kërkoi ta përfundonte zhvillimin e Ukrainës si model i qëndrueshëm për shtetësi të suksesshme, demokraci pluraliste dhe rritje ekonomike. Brenda vendit, Presidenti Vladimir Putin u përpoq ta çimentonte trashëgiminë e tij si një “mbledhës” i tokave ruse dhe rindërtues i perandorisë, pasi mandati i tij në detyrë pas vitit 2024 mbeti i pasigurt. Dhe me kushtet ekonomike në Rusi që tashmë kanë stagnuar mes frikës zyrtare në rritje të trazirave publike, një luftë e suksesshme kundër Ukrainës kishte për qëllim ta mobilizonte mbështetjen për regjimin, pavarësisht nga kushtet ekonomike. Frika e Rusisë nga dështimi i shtetit ishte faktor kyç që e bindi Kremlinin ta nisë një pushtim në shkallë të plotë dhe të përpiqet ta përsërisë konsensusin e Krimesë. Zgjerimi i jashtëm kishte për qëllim ta maskonte çarjen e brendshme në rritje.

Në një nivel më të thellë, të zbuluar në fjalimet e ashpra false historike të Putinit në prag të pushtimit, Moska e sheh Ukrainën si kërcënim ekzistencial për Rusinë. Pushtimi nuk ishte thjesht çështje e kapjes së territorit të Ukrainës, kontrollit të qeverisë së saj dhe vendim-marrjes për aleancat e saj ndërkombëtare. U bë një luftë për diçka shumë më të thellë – identitetin dhe historinë. Pjesa më e madhe e historisë dhe identitetit të Ukrainës është shtrembëruar ose përvetësuar nga Moska, dhe ringjallja e Ukrainës i ka ekspozuar themelet e brishta të shtetit rus. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës u bë një përpjekje e dëshpëruar për ta shpëtuar historinë e saj të brishtë dhe identitetin e ngatërruar multietnik dhe perandorak. Në mënyrë paradoksale, identiteti i Rusisë është vënë në pikëpyetje më tej nga lufta kundër Ukrainës, e cila e ka forcuar solidaritetin ukrainas dhe i ka larguar më tej ukrainasit nga rusët. Ky akt flagrant agresioni e nënvizoi gjithashtu imperativin e dekolonizimit për t’i rikthyer brezat e shtypjes shtetërore dhe të rusifikimit të kombeve indigjene brenda Federatës Ruse.

Në nivel ndërkombëtar, statusi i vetë Rusisë mund të ketë nevojë të rishqyrtohet në çdo zgjidhje të pasluftës, duke e përfshirë heqjen e mundshme të vendimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1991 për ta njohur Federatën Ruse si “shtetin pasardhës” të Bashkimit Sovjetik. Sanksionet dhe izolimi i gjerë ndërkombëtar ka të ngjarë të mbahen derisa forcat ushtarake të Rusisë ta evakuojnë Ukrainën dhe do të kenë pasoja të rënda afatgjata për aftësitë ushtarake, performancën ekonomike dhe stabilitetin politik të Rusisë. Më e rëndësishmja, Evropa po largohet nga varësia nga nafta dhe gazi natyror rus dhe po gjen burime alternative të energjisë, pavarësisht nga sanksionet e saj ndaj Rusisë.

Moska llogariti keqas se forcat e armatosura të Ukrainës do të shpërbëheshin shpejt dhe se përgjigja perëndimore do të ishte e dobët dhe përçarëse. Pavarësisht humbjeve të konsiderueshme të trupave dhe pajisjeve, Kremlini nuk i pranon dobësitë e tij dhe Putini mund të përdorë ende rezerva të konsiderueshme ushtarake në një luftë afatgjatë, ndërsa i pluhuros qytetet në Donbas për t’i dëbuar mbrojtësit ukrainas. Kremlini mund ta shpallë fitoren pas kapjes së oblasts (rajoneve) Donetsk dhe Luhansk dhe pjesëve të mëdha të oblasts (rajoneve) Kherson dhe Zaporizhzhia. Putini do të mund të pretendonte se “operacioni i kufizuar ushtarak” ishte arritur duke e maskuar paaftësinë e Rusisë për ta marrë ndonjë qytet të madh. Ai mund të llogarisë se Perëndimi do ta mbështeste një armëpushim edhe nëse kjo është në dobi të Rusisë, sepse do ta parandalonte një konfrontim të drejtpërdrejtë me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Moska më pas do të priste që sanksionet të lehtësohen në mënyrë që të mund ta rivendoste ekonominë e saj dhe ta rindërtonte ushtrinë e saj në përgatitje për një tjetër sulm ushtarak ndaj Ukrainës.

Megjithatë, deri në verën e vitit 2022, ishte e qartë se Kremlini nuk do të jetë i suksesshëm në “neutralizimin” e Ukrainës dhe një luftë afatgjatë do t’i ekspozojë më tej dobësitë e brendshme të Rusisë. Lidhur me aftësitë ushtarake të Rusisë, analiza perëndimore ka qenë kryesisht formaliste, me vëmendje të pamjaftueshme ndaj moralit, etikës, kompetencës, niveleve të trajnimit dhe arsimimit, korrupsionit sistematik, raportimeve të falsifikuara, tensioneve ndëretnike dhe keqtrajtimit të rregullt të trupave. Kjo rezultoi në një dështim për t’i parashikuar mangësitë ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Megjithëse shteti shpërndau burime për ta modernizuar ushtrinë, shumë nga ato para u zhdukën në rrjetet e korruptuara të Rusisë me koston e pajisjeve, mirëmbajtjes dhe logjistikës. Mangësitë e mëdha në reformën ushtarake janë ekspozuar qartë, duke e përfshirë një trupë të paaftë nënoficerësh (non-commissioned officer, NCO), koordinim të mjerueshëm ndërmjet njësive, komandë dhe kontroll të dobët (command and control, C2), dështime të municioneve, komunikime të pasigurta, joefikasitet logjistik dhe të furnizimit, padisiplinë, mbulime dhe kriminalitet.

Një pjesë e konsiderueshme e burimeve ushtarake të Rusisë është vendosur në konfliktin ukrainas dhe perspektivat për riarmatim të madh do të zvogëlohen në një ekonomi tkurrëse. Kompleksi ushtarako-industrial i Rusisë është vënë në shënjestër të sanksioneve perëndimore dhe nuk do të jetë në gjendje të prodhojë sisteme kryesore të armëve pa importe të teknologjisë nga Perëndimi për t’i kompensuar humbjet e rënda të pësuara në Ukrainë. Moska nuk mund t’i plotësojë me shpejtësi qindra tanke dhe mjete të tjera të blinduara që janë shkatërruar ose kapur në Ukrainë. Dhe pa satelitë të rinj për t’i zëvendësuar pajisjet e saj të vjetra, aftësitë e Rusisë për grumbullimin e inteligjencës do të bien më tej dhe do t’i dobësojnë operacionet e ardhshme ushtarake.

Viktimat ushtarake të Moskës në luftë tregojnë se jo-rusët dhe banorët ruralë janë dukshëm të mbipërfaqësuar, kryesisht sepse ushtria u ofron popullatës më të varfër perspektiva karriere dhe e kapërcen stigmën e të mos qenit rusë. Moska gjithashtu ka kërkuar ta shmangë fajin për çdo krim lufte ndaj pakicave kombëtare në ushtrinë ruse në ndjekjen e saj tradicionale të një qasjeje “përçaj dhe sundo” për t’i liruar rusët etnikë nga gjenocidi. Megjithatë, vendosja e kombeve të tjera si mish për top në një luftë të huaj do ta intensifikojë zemërimin kundër Moskës dhe humbjet ushtarake në Ukrainë do t’i bëjnë forcat e armatosura ruse më të prirura ndaj konflikteve, rebelimeve dhe braktisjes nga ajo pjesë e korpusit të oficerëve që nuk përbëhet nga rusët etnikë. Ata do të pyesin gjithnjë e më shumë pse duhet ta sakrifikojnë jetën e tyre për imperializmin moskovit. Kthimi i dhjetëra mijëra veteranëve ushtarakë të traumatizuar dhe të zhgënjyer në shoqërinë ruse do ta kriminalizojë më tej vendin dhe do t’i rrisë mundësitë për dhunë kundër institucioneve shtetërore dhe konflikte të armatosura më të përhapura. Nëse Kremlini e shpall një mobilizim masiv, do ta vendoste Rusinë në një gjendje lufte, do ta përkeqësonte frikën dhe zemërimin në shoqërinë ruse, do ta rriste numrin e viktimave të luftës dhe do ta varfëronte më tej ekonominë.

Në frontin ekonomik, sanksionet ndërkombëtare do të kenë një sërë efektesh negative. Edhe pse para luftës, Rusia pretendonte rreth 640 miliardë dollarë në valutë të huaj dhe rezerva ari, pjesa më e madhe e tyre mbahej jashtë shtetit dhe u ngri nga sanksionet. Rusia u shkëput nga tregjet perëndimore të kapitalit dhe u bë e paaftë për të marrë hua; dhe në korrik 2022, ajo teknikisht dështoi në borxhin e saj të jashtëm. Ekonomia ruse pritet të tkurret deri në 15 për qind gjatë vitit 2022 dhe standardi i jetesës për shumicën e qytetarëve ka të ngjarë të bjerë në nivelet sovjetike të para vitit 1980. Një rritje dramatike e papunësisë pritet pasi kompanitë private ruse mbyllen dhe qindra ndërmarrje të huaja janë larguar nga vendi. Rritja e shpenzimeve shtetërore për luftën do ta zvogëlojë prodhimin në sektorët civilë. Megjithëse papunësia ka mbetur e fshehur nga largimet e vonuara nga puna dhe shtyrjet e përkohshme të pagave, miliona punëtorë do ta gjejnë veten të tepërt në pjesën e fundit të vitit 2022. Përveç kësaj, largimi masiv i të rinjve dhe të arsimuarve do të vazhdojë. Mungesa e ushqimeve dhe e ilaçeve do të përshpejtohet, inflacioni do të rritet dhe shumë prodhues do ta ndërpresin prodhimin për shkak të mungesës së komponentave nga jashtë.

Kontrollet perëndimore të eksporteve do ta pengojnë Rusinë nga importimi i inputeve jetike si mikroçipet për sektorët e saj të prodhimit, qofshin ato ushtarake apo civile. Rrjetet e transportit të vendit do të fillojnë gjithashtu të prishen pasi kontratat e sektorit të aviacionit, sistemet rrugore dhe hekurudhore bëhen gjithnjë e më të rrënuara dhe të uritura nga investimet, fabrikat e makinave të ndërtuara nga kompanitë perëndimore mbyllen dhe zinxhirët e furnizimit prishen. Edhe shtetet joperëndimore si Kina nuk janë të gatshme të investojnë në projekte të mëdha energjetike dhe tranziti, ndërkohë që Rusia mbetet nën sanksionet ndërkombëtare. Ndërprerja e lidhjeve me kompanitë perëndimore të energjisë do ta lërë Rusinë pa teknologji të fundit në shpimin dhe kompresimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), duke e penguar kështu zhvillimin e fushave të reja energjetike dhe infrastrukturës. Për më tepër, mungesa e fondeve të huaja do të kontribuojë në prishjen e disa projekteve dhe madje investitorët kinezë e kanë reduktuar interesin e tyre për depozitat e energjisë në veri të Rusisë.

Vështirësitë ekonomike do ta përkeqësojnë gjithashtu tjetërsimin rajonal, me një potencial për shpërthime sociale në qytetet dhe qytezat më të vogla, ku kostot ekonomike të luftës dhe sanksioneve kanë qenë më të theksuara. Edhe lidhjet fizike midis Moskës dhe shumë rajoneve do të preken pasi disa aeroporte rajonale janë mbyllur për shkak të më pak avionëve dhe uljes së kërkesës së konsumatorëve. Ndërsa subvencionet e Moskës bien, shumicës së rajoneve do t’u mungojnë rezerva të mjaftueshme për t’i mbështetur ekonomitë lokale dhe shërbimet sociale. Buxhetet rajonale do të vuajnë pasi u bëhen kërkesa në rritje për ta mbajtur publikun të qetë duke e kontrolluar inflacionin dhe duke ofruar shërbime thelbësore. Ndërsa ekonomia tkurret, guvernatorët më largpamës do të kërkojnë t’i mbrojnë pozicionet e tyre dhe t’i parandalojnë trazirat lokale duke mbajtur burime dhe pagesa për Moskën. Pa eksporte në shkallë të gjerë të energjisë, buxheti thjesht nuk mund t’i përballojë shpenzimet e nevojshme për ta mbajtur federatën të paprekur. Shumë prej rajoneve të Rusisë do të kërkojnë të ardhura alternative për të mbijetuar, qoftë duke e kufizuar shfrytëzimin nga Moska të burimeve të tyre natyrore ose duke iu drejtuar shteteve fqinje për lidhje të drejtpërdrejta ekonomike. Ndërsa buxheti i vendit shterohet dhe të ardhurat e tij nga energjia bien, çdo nxitje për të qëndruar në federatën e dështuar do të zvogëlohet me shpejtësi dhe brishtësia e shtetit rus do të bëhet gjithnjë e më transparente.

Në frontin politik, lufta kundër Ukrainës nuk arriti ta rivendoste “konsensusin e Krimesë” në mbështetje të regjimit. Spastrimet politike do të përshpejtohen në të gjitha institucionet shtetërore për t’i çrrënjosur ata që e kundërshtojnë luftën dhe politikat e regjimit të Putinit. Ndërsa lufta vazhdoi të tërbohej me perspektivën e rritjes së opozitës vendase, regjimi i ka bërë përgatitjet për vendosjen e ligjit ushtarak dhe kufizimin e mëtejshëm të fjalës dhe lëvizjes së lirë. Duke u përballur me humbjen në Ukrainë dhe në skenën ndërkombëtare në përgjithësi, Putini mund t’i kërkojë kokat e turkut duke i synuar pakicat fetare dhe etnike. Kjo mund t’i thellojë ndarjet etnike dhe të gjenerojë konflikte të reja.

Kundërshtimi i publikut ndaj luftës në Ukrainë ka qenë i dukshëm në një lëvizje nëntokësore në rritje të rezistencës që e përfshin hakerimin e faqeve mediatike pro Kremlinit, shmangien e obligimit për luftë për meshkujt e rritur (draftit ushtarak), kërcënimet me bomba telefonike dhe sulmet me zjarrvënie ndaj komisariateve ushtarake ku kryhet shërbimi i draftit ushtarak (obligimit për luftë). Për më tepër, një numër në rritje i ukrainasve në Rusi, përfshirë ata të zhvendosur nga lufta e vitit 2022, do të bëhen më të vetëdijshëm kombëtarisht dhe do ta kundërshtojnë Kremlinin. Përveç kësaj, lëvizjet për çlirim kombëtar janë gjallëruar në pjesë të ndryshme të federatës; për shembull, në maj 2022, aktivistët indigjenë që përfaqësonin gjashtë lëvizje kombëtare e njoftuan krijimin e Lidhjes së Kombeve të Lira – një platformë politike për dekolonizimin e popujve indigjenë në Federatën Ruse dhe fitimin e sovranitetit të çdo kombi.

Moska e ka një histori të gjatë të mashtrimit të perëndimorëve dhe të përshkrimit të perandorisë së saj si të pathyeshme. Në një mishërim të mëparshëm perandorak, komunizmi sovjetik dhe internacionalizmi socialist supozohej të siguronin shpëtimin për të gjithë njerëzimin derisa u ekspozuan si mashtrim që nuk funksionon. Rusia e sotme e ka krijuar një imazh të statusit të fuqisë së madhe, fuqisë ekonomike dhe fuqisë ushtarake që po shpërbëhet në Ukrainë dhe po e zbulon se vetë struktura shtetërore qëndron në themele që po kalben. Sipas analistëve perëndimorë, në prag të luftës, dezinformimi shtetëror i Rusisë ishte i sofistikuar dhe bindës. Në realitet, ai nuk arriti ta bindte askënd jashtë një grupi të ngushtë besimtarësh të vërtetë se Moska po e zhvillon një luftë të drejtë të “denazifikimit” në Ukrainë. Përpjekjet për ta kontrolluar narrativën kanë dështuar për shkak të ekspozimit të hershëm të synimeve të luftës së Kremlinit nga shërbimet e inteligjencës perëndimore dhe nga një fushatë efektive e informacionit nga qeveria ukrainase dhe shoqëria civile. Në mënyrë të ngjashme, aftësitë shumë të lavdëruara të luftës kibernetike të Rusisë duken të ekzagjeruara, pasi Ukraina ishte dukshëm e përgatitur mirë për çdo ndërprerje digjitale të infrastrukturës së saj kritike. Një tjetër dobësi e dukshme ka qenë rënia e operacioneve të inteligjencës ruse, siç është evidente në dështimet për ta parashikuar shkallën e rezistencës së armatosur të Ukrainës.

Ngërçi ushtarak i Rusisë ose humbja në Ukrainë do ta zbulojë dobësinë e natyrshme të Kremlinit, dhe rezistenca ukrainase dhe suksesi do t’i frymëzojë kombet e nënshtruara në Federatën Ruse që të kërkojnë autonomi dhe pavarësi. Sanksionet ekonomike gjymtuese që i rrëzojnë standardet e jetesës do të provokojnë trazira publike, revolta rajonale dhe luftëra për pushtet brenda dhe ndërmjet elitave të ndryshme. Si një tregues i ankthit të regjimit, Moska mund ta shfuqizojë çdo zgjedhje të drejtpërdrejtë të guvernatorëve rajonalë në të gjitha subjektet federale, nga frika e votimit protestues dhe perspektivës së kandidatëve jo besnikë që kalojnë përmes sistemit ekzistues të filtrave. Gjersa sanksionet e dobësojnë më tej ekonominë, shumë guvernatorë do të ekspozohen gjithashtu ndaj pakënaqësisë në rritje të publikut dhe kundërshtimit politik lokal. Intensifikimi i betejave politike në një ekonomi në kolaps do të kulmojë në thyerjen e shtetit dhe shfaqjen e entiteteve të reja që do ta refuzojnë projektin perandorak delirant (deluziv) të Moskës.

Në një skenar të tillë në zhvillim, NATO nuk duhet të ndërhyjë ushtarakisht nëse territori i saj nuk shkelet; por mund të inkurajojë dhe zhvillojë lidhje politike, ekonomike dhe të sigurisë me shtetet e reja që dalin nga një perandori ruse e shkatërruar. Pavarësisht nga dështimet e saj në rritje, Moska ka ende mjete të mjaftueshme ushtarake për t’i dëmtuar fqinjët e saj dhe rënia e shtetit mund të nxisë operacione më të dëshpëruara dhe më të rrezikshme kundër interesave perëndimore. Megjithëse Kremlini nuk do të jetë në gjendje t’i rindërtojë aftësitë e tij ushtarake konvencionale për ta sfiduar një NATO të bashkuar, veçanërisht nëse mbahen sanksione të rrepta ndërkombëtare, ai mund të përdorë ende fuqi të konsiderueshme për t’i sulmuar fqinjët më të vegjël. Prandaj, Aleanca duhet të përgatitet për një sërë përgjigjesh, nga parandalimi dhe mbrojtja deri te angazhimi aktiv ushtarak, në mënyrë që ta frenojë nga përhapja çdo pasojë shkatërruese të çarjes së afërt të Rusisë.

Janusz Bugajski

4 korrik 2022

Burimi:

Bugajski, Janusz. “Failed State. A Guide to Russia’s Rupture.” Washington, The Jamestown Foundation (2022).

https://jamestown.org/wp-content/uploads/2022/07/Russias-Rupture-MS-full-text-Final-web.pdf

blank

“Për ta thyer Dulo Kalin gjatë hetuesisë në Shkodër, ngjitur me qelinë e tij, morëm dy vajza të reja dhe dy të burgosur të tjerë, e…”/ Dëshmitë tronditëse të ish-krerëve të Sigurimit

Nga Admirina Peçi

blank 

Memorie.al / Fati i tyre ishte i vendosur. Rruga drejt vdekjes ishte e projektuar tashmë, për të gjithë ata, qindra e qindra klerikë, intelektualë, dhe gjithkush tjetër që u cilësua “Armik i pushtetit popullor”. Por, deri në momentin që dhanë shpirt, shumë prej tyre, provuan torturat më të tmerrshme. Viti 2009. Muaji nëntor. Në veri të kryeqytetit, në rrëzë të malit të Dajtit, ishte zbuluar një varr masiv, ku “preheshin” eshtrat e 19 personave të panjohur. Dyshohej se ishin 19 viktima të diktaturës komuniste. Historitë e tyre, ende nuk dihen me detaje. Ç’vuajtje hoqën? A i kishin torturuar? Cilat ishin fjalët e fundit që thanë? Kush ishte ekzekutori? Kush e urdhëroi këtë ekzekutim…?! Dhe kjo ishte vetëm një ngjarje, një prej shumë e shumë të tjerave, ngjethëse, të paperceptueshme. Përtej kësaj ngjarje, që shërben si një shtysë, në librin e  Dr. Pjetër Pepës, (ndarë nga jeta me 23 mars 2014), “Dosja e diktaturës”, zbulojmë shumë dëshmi e dokumente arkivore të panjohura.  

“Një libër-dëshmi aq shumë llahtarisës, përvojë e zezë, absurde, tragjike, që të bën të ulërish: “O Zot, ku jetuam ashtu! Në ç’sistem? Si duruam…”?! shkruan Visar Zhiti, ndërsa thekson se: Pjetër Pepa “s’bën asgjë më tepër, veçse nxjerr nga thellësitë e ferrit, një pjesë fare të vogël të viktimave të diktaturës komuniste shqiptare, nxjerr skelete e kafka të grumbulluara në një ajsberg makabër, mbi oqeanin e gjakut dhe të lotëve.

Ishin shumë, ishin tmerrësisht shumë të vrarët, edhe më shumë ishin ata që interesoheshin të zhuritur për ta. Kërkonin vendet e pushkatimit, kërkonin eshtrat baltërave, hendeqeve, humnerave të harrimit, kërkonin klithmat, amanetet, kërkonin nderin e shpuar me plumb…”!

Në një pjesëz rrëfimi në vetën e parë, Pjetër Pepa shkruan: “Tani jam futur në atë godinën mu në qendër të Tiranës, pozante në të parë, por e sikletshme kur hyn brenda…! Është ajo… Ministria e Punëve të Brendshme, ministria e zbulimit të krimit, por që mjerisht, për një gjysmë shekulli, u kthye në ministri të sajimit të tij…! Aty u projektuan tmerret e vrasjet, aty filloi çdo gjë që shpiku e zbatoi diktatura e zezë…!

E jam në atë zyrë…para meje qëndron një njeri si gjithë të tjerët, që puna i kërkonte qetësi e gjakftohtësi, e ai përpiqej ta gjente, sido që jeta i kishte ngarkuar dhe halle të tjera…! E ndërsa flisja me të, ose më saktë ai fliste me mua, mendja më kishte fluturuar në ato 45 vitet e kalvarit të popullit tim, në ato sa e sa jetë të këputura në mes…! E të gjitha këto, nga kjo shtëpi e bukur, nga kjo zyrë, nga kjo Ministri!

E destinuar për 45 vjet të luftojë krimin, ajo s’bëri tjetër, veçse e sajoi atë…! Gllabëroi qindra, mijëra njerëz të pafajshëm dhe hëngri edhe kokën e vet, aq sa nuk mund të gjendet ndërtesë apo institucion tjetër në botë, që gjatë 45 viteve, të ketë ngrënë në këtë mënyrë, kokat e titullarëve të vet…! Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Mehmet Shehu…! Të gjithë të pushkatuar, të vrarë, ose të vetëvrarë, për po ato faje që ata kishin sajuar për të tjerët…! Pikërisht në atë godinë, ka marrë rrugën për të zbardhur shumë të vërteta të dhimbshme, ka mbërritur tek shumë dosje, brenda të cilave fshiheshin ngjarje të tmerrshme.

Ky libër, zbulon shumë histori të fshehura, makabre, thuajse në çdo faqe të tij. Por, në këtë prezantim, vlen të veçojmë disa faqe, ku zbardhen dokumente arkivore rreth gjyqit të Koçi Xoxes, ku dëshmitarët, ish-shërbyes të zellshëm të tij, në momentin kur Xoxe është në bankën e të akuzuarve, nuk hezitojnë të rrëfejnë edhe detajet më të imëta e, thellësisht tronditëse, nga torturat që aplikonin me të burgosurit e, të gjithë ata që i vranë pa gjyq.

Ata dëshmojnë, duke synuar t’i çjerrin maskën mizorit Xoxe, me një ndjenjë neveritëse sinqeriteti, për torturat më çnjerëzore, që kanë aplikuar ndaj të burgosurve dhe të gjithë atyre klerikëve e intelektualëve, fatin e të cilëve e kishin vendosur ata vetë, pa gjyq”.

Pjesë nga libri ‘Dosja e diktaturës’ i autorit Pjetër Pepa

-DEKLARATA MBI SHKELJEN E LIGJEVE NË FLAGRANCË: NGA ZOI THEMELI-

  1. “Mbas ngjarjeve të 9 shtatorit në Shkodër, 4-5 ditë, s’më kujtohet mirë, më thirrën nga Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit në Tiranë. Këtu, mbasi u takova me Nestin K. (Kerenxhin) arthi edhe Koçi Xoxe. Ky, mbasi më pyeti për ngjarjen që ndodhi dhe pse ndodhi, më tha se, duhej patjetër të bënim çarmatimin rrënjësor në popull.

Në këtë rast, unë i thashë se; nuk ishte e lehtë dhe se populli, nuk i dorëzonte armët kollaj, ai është i lidhur ngushtë me armën dhe ishte e zorshme që të bëhej çarmatimi. Por, Koçi, me nervozitet, më thotë se; duhej bërë patjetër çarmatimi, situata s’ishte e qartë dhe s’duhet të kishte armë në popull. Pastaj, shtoi se; duhej kapur patjetër Jup Kazazi dhe duhej bërë çarmatimi, të pushkatonim njerëz me influencë dhe patjetër duhej t’ia arrinim atij qëllimi.

Me kaq edhe u largue. Më vonë, pas 3-4 ditësh, kur vajta në Shkodër, mësova se këtë urdhër, ua u kishin dhënë edhe organeve të tjera, si Policisë, këtë e mora vesh, pasi në këtë kohë, organet e Policisë, filluan nga veprimi pa asnjë marrëveshje me organet e Sigurimit. Kjo shkaktoi që ne, ta shtrojmë në komitet dhe t’i koordinojmë veprimet, sido që u vranë pa gjyq më se 6-7 vetë. Këtu vlen për t’u shënuar se, në këtë kohë, nuk u bë vetëm në Shkodër çarmatimi, por në gjithë Shqipërinë. Dhe i njëjti urdhër, i është dhënë të gjithëve, ku janë përdorur torturat në masë dhe janë pushkatuar njerëz, pa gjyqe, duke shkelur në flagrancë ligjet e shtetit.

Me sa kam dëgjuar, në këtë kohë, ky veprim është bërë pa dallim, si në krahinat që kishin luftuar kundër okupatorit, edhe në njerëz që kishin marrë pjesë në rreshtat partizane, ku edhe shumë nga këta, janë torturuar poshtërsisht. Për të gjitha këto veprime dhe për shkeljen e ligjeve në flagrance, siç u theksua edhe më sipër, ka urdhëruar personalisht vetë Koçi dhe ky është përgjegjës në radhë të pare”.

2- “Në fillim të vitit 1945, pas lëvizjes së Llesh Marashit, Preng Calit e, të tjerëve, në qarkun e Shkodrës, Koçi Xoxe i dërgon një letër Vaskë Kolecit, të cilin e kishte dërguar në Shkodër në atë kohë, ku e udhëzonte që të bëheshin vrasje të fshehta, në njerëz të dyshimtë dhe tek paria e vendit, vrasje të cilat, të justifikoheshin në popull, se gjoja ikën, etj.

Për këtë gjë, Vaskë Koleci, më urdhëron mua, në emër të Koçit, duke thënë se për këtë veprim, kishte vënë në dijeni edhe gjeneral Mehmetin, që kishte ardhur në atë kohë, për të drejtuar operacionin. Letrën, unë vetë s’e këndova, mbasi Vaska nuk ma dha, por e pashë kur e mori dhe, mbasi e këndoi, më tha se si duhej të vepronim, sipas urdhrit të Koçit, i cili fliste se këto veprime, ishin në interes të Partisë. Për këtë çështje dhe sipas udhëzimeve, unë shkova në shtabet e brigadave dhe bisedova që të bëhen vrasje të fshehta, se ashtu urdhëronte Koçi.

Ky urdhër, është dhënë dhe në operacionin e Kelmendit, ku u bënë vrasje të tilla. Në kohën e operacionit (fillim i 1945-ës) në Shkodër, u bënë arrestime në masë dhe për këto veprime, Koçi Xoxe kishte dërguar Vaskë Kolecin. Arrestimet u bënë duke përpiluar lista, me emrat e atyre që dyshoheshin, por që në realitet, për pjesën më të madhe, s’kishte fakte për t’ia paraqitur gjyqit.

Për këtë të fundit, i kemi thënë shpeshherë Vaskë Kolecit, por ky thoshte se; “Tani do t’i arrestojmë dhe mbasi t’i procedojmë, atë që s’ka faj e lirojmë”. Mirëpo kjo, ishte demagogji dhe mbasi u arrestuan e u shqyrtuan edhe ata që s’kishin faj, të cilët jo vetëm nuk u liruan, sipas udhëzimeve të para dhe propozimeve tona, por na kërkohej edhe llogari që pse ishin arrestuar, duke na thënë se; tani duhej të procedonim etj.

Nga kjo mënyrë veprimi; s’kishte se si të mos ndodhte që të mos bëheshin sugjerime; për të proceduar atë që s’kishin fakte fajësie”.

  1. “Po kështu, ka ndodhur edhe mbas lëvizjes së 9 shtatorit 1945, kur u dërgua në Shkodër, Nesti Kerenxhi, i cili dha udhëzime për arrestimet e të dyshuarve edhe sikur këta të mos kishin fakte fajësie, mjafton që të ishin të dyshimtë. Për ata që s’kanë faj, u tha që “do t’i lirojmë më vonë”, por edhe këtë radhë, ndodhi si në veprimet e para.

Kështu që, s’është e vështirë të kuptohet veprimtaria e udhëheqjes së Sigurimit, e cila ishte krejt trockiste dhe bashibozuke; këta vetë urdhëronin dhe pastaj, kërkonin gjoja edhe llogari se, si ishin bërë arrestimet”?!

  1. “Për sa i përket legalizimit të atyre që burgoseshin, në qarkun e Shkodrës, ka patur një numër nga këta që nuk legalizoheshin brenda kohës që caktonte ligji, ka ndodhur që disa, të rrinin me muaj të tëra, gjersa t’i paraqiteshin gjyqit për t’i gjykuar, kjo ka ndodhur më 1945-1946 dhe jo vetëm që nuk legalizoheshin, por as që kishin të drejtë prokurorët, të kontrollonin të burgosurit, se udhëzimet nga lart, ishin që derisa organet e Sigurimit, t’i paraqisnin proceset gjyqit, asnjëri s’kishte punë me të burgosurit”.
  2. “Nga mesi i vitit 1947, me urdhrin e Koçi Xoxes, është varur toger Hodo Habibi, unë nuk di që të ketë një ligj, ku të përmbajë dënimin me litar, për ushtarakët. Megjithëse kjo gjë iu kujtua nga mua Koçit, (nëpërmjet Nesti Kerenxhit), ai (Koçi) pa marrë parasysh asgjë, urdhëroi ekzekutimin”.

DEKLARATA NGA NAUM BEZHANI

1.”…Prej kohësh, qysh në çlirim, ka qenë në burgun e armiqve të popullit, trockisti Aristidh Qendro. Ky më 1946, është hequr nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, gjoja për t’u përcjellë në Burgun e Burrelit dhe është ekzekutuar nga kapiten Kapo Kapaj.

2….Është ekzekutuar pa gjyq nga kapiten Kapo Kapaj (i Divizionit të Mbrojtjes) Jak Kodheli, që i mbaronte dënimi si armik i popullit. Kjo ka ndodhur, në mars-prill 1947. Ky ishte mbuluar pak dhe i kishin dalë këmbët jashtë.

DEKLARATA NGA KAPITENI I LEFTER LAKRORI

“…Në këtë kohë, është zhvilluar Gjyqi i Deputetëve dhe si u dha vendimi, për të gjithë ata që u dënuan me vdekje, jemi ngarkuar t’i torturojmë, për të nxjerrë ç’ka kishin, Naum Bezhani, Siri Çarçani dhe unë. Shoku Nesti, shkoi me Komandantin në Jug. Në vend të tij, ishte Zihni Muçua. Gjithë materialin që nxuarëm nga ata e mbajta unë, derisa ardhi Nesti dhe si ardhi Nesti, për gjithë elementin që implikohej janë zhvilluar hetime, aty ka pasur dhe AP (anëtarë partie), që implikoheshin ku dhe dhe janë survejuar. Më kujtohet Mark Ndoja, Shefqet Musaraj etj.

METODA PËR FSHEHJE GJURMESH TË KRIMEVE

-DEKLARATA NGA KOPI NIKO-

“Unë i nënshkruari, major Kopi Niko, i biri i Sotirit dhe i Ksanthipit, lindur në Pogradec dhe tash banues në Gjirokastër, deklaroj sa më poshtë: Gjatë kohës që kam punuar në organet e Sigurimit të Shtetit, me urdhër ose me dijeninë e eprorëve (emrat e të cilëve do t’i theksoj në rastet konkrete), kam kryer këto vepra të poshtra trockiste, antipopullore dhe antimarksiste:

Kur kam qenë në seksionin e Korçës, druri dhe tortura, kanë qenë mjete pune për ne. Unë këtu do të përmend vetëm një rast, i cili karakterizon me të vërtetë, metodën e punës dhe deri ku mbërriti poshtërsia e saj.

Aty nga fillimi i vitit 1946, nga torturat tona të vazhdueshme ka vdekur në seksionin e Korçës një person nga katundet e Ersekës (emri i të cilit nuk më kujtohet), por më vonë mund ta gjej, di se kishte qenë xhandar).

Për ta maskuar vdekjen e tij, para opinionit, kemi vepruar në këtë mënyrë: Kemi therur një qengj dhe gjakun e tij, e kemi futur në një shishe, mbas kësaj e kemi marrë kufomën dhe e kemi vënë në një makinë “Xhip”-s dhe jemi larguar nja 15-20 km. larg Korçës, në drejtim të Ersekës, ku kemi qëndruar në afërsi të një katundi (shtoj se ka qenë natë).

Mbasi ndaluam, e zbritëm kufomën nga maqina, e vumë poshtë xhadesë në një arë dhe e qëlluam dy here, me revole në kokë dhe mbas kësaj i derdhëm në vrimat ku kishte përshkuar revolver, gjakun e qengjit, që kishim marrë me vete, për t’u treguar se ishte vrarë gjoja në ikje e sipër…!

DEKLARATA MBI METODAT DHE LLOJET E TORTURAVE:

-Metodat e torturave-

1- Rrahje me dru deri, sa të bëhen plagë dhe të bjerë mishi.
2- Kruarje e plagëve të qelbëzuara, me dru.
3- Çpuarje e mishit, me tel të djegur.
4. Elektrik në veshë.
5. Futje e kripës në mish të djegur.
6. Lagia me ujë të ftohtë.
7. Lënia pa bukë, deri në vdekje.
8. Lënia pa bukë, për disa kohë.
9. Lënia zhveshur në të ftohtë.
10. Jeleku.
11. Dinamiti nën vete.
12. Shtrëngim i gishtërinjve me pinca.
13. Të pëgërët (fekale) në gojë.
14. Varje me kokë poshtë.
15. Lidhje për liri (për peme).
16. Lënie në diell.
17. Maçoku në tumane.
18. Përgatitje varri, pushkë në gojë.
19. Tentativë për çnderim, të vajzës.

Llojet e torturave.

DEKLARATË

Unë i nënshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa më poshtë: Po rreshtoj më poshtë tortura të ndryshme, që u janë bërë të burgosurve, sidomos gjatë viteve 1947-1948. Për të gjitha këto Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerët, kanë pasur dijeni dhe s’kanë marrë asnjëherë ndonjë masë, kundra atyre që i bënin, bile këto, vetë na ispironin dhe na mësonin kështu, megjithëse në dukje, tregoheshin disa herë kundra (nja dy telegrame që kishin bërë se ndalohesh druri). Janë përdorur këto forma torturash:

1.Jeleku (tortura më e tmerrshme)
2. Kamxhiku dhe druri.
3. Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe më këmbë me ditë të tëra.
4. Korenti elektrik, sa i binte tjetrit të fikët.
5. Hedhja në qafë e zinxhirëve, me peshë të rëndë.
6. Lidhja me duar nga pas në dritare, ose në ndonjë dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtërinjve.
7. Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundër tyre).
8. Kripë në gojë.
9. Shpiheshin gjoja sikur do të ekzekutoheshin, ose do të vareshin dhe shtihej në ajër ose shpiheshin afër litarit.
10. Tortura morale. në lidhje me familjen: “Do të ta burgosim, do të t’i vrasim”, bile në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit. shpunë në një dhomë ngjitur, me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra, ata bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë aty t’i çnderonin.
11. Futja kokëposhtë, në vozën plot me ujë.
12. Një here, Myftar Tarja, i futi një prej Toptanasve, nevojë në gojë dhe çorape të palara.
13. Djegie e mishit me cigare…!

DEKLARATE

– Janë vënë në korrent dhe telefoni qëndronte gjithnjë në dhomën ku pyeteshin të burgosurit.

– Janë rrahur me kamxhik, dru, shpulla e grushte, sa u është bërë kurrizi plagë.

– Në Sigurimin e Ushtrisë, janë djegur në pulpën e këmbës, me thupër pushke të nxehtë.

– Janë vënë në jelek dhe me një dru, në mes të duarve e të këmbës, varesh në frona, gjë që i bënin njerëzit si breshkë dhe u shkaktonte dhimbje të mëdha. Kjo u përdor në fillim nga seksioni i Sigurimit të Ushtrisë.

– U janë djegur organet seksuale me benzinë, si Alfred Ashikut nga Gole Beshiri.

– Vërtiteshin njerëzit, në një metër vend, me kokë nga drita elektrike në tavan, me orë të tëra, deri sa binin përtokë.

– Në dimrin e ftohtë, u hidhej ujë, kur të burgosurit ishin lakuriq e pa rroba dhe liheshin ashtu, për shumë kohë.

– Disa të burgosur, detyroheshin natën të këndonin si Hoxhë, gjë që e bënte qesharake, punën e hetuesisë. Kjo përdorej nga Stavri Xhara.

– Futnin nëpër biruca të errëta një njeri dhe në mesin e natës një tjetër, i cili ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër. Përdorur nga Tamas Beqari.

– Janë lyer me marmalatë në sy, në veshë e hundë dhe kanë marrë një tjetër për t’i lëpirë. Edhe kjo është përdorur nga Tomas Beqari.

– Janë marrë në mesin e natës, janë qitur përjashta dhe janë kërcënuar për pushkatim.

– Natën, në dhomat e burgut, u thuhej disave se do të pushkatoheshin, prandaj t’i shkruanin familjeve fjalët e fundit.
– U premtohej se do t’i lironin, në rast se kallëzonin dhe për këtë, me vulën e intendencës, gjoja të drejtorisë, përgatisnin deklaratën, për ta liruar. Metodë e përdorur nga Raqi Zaralani.

– U viheshin në hundë çorape të qelbura, që t’i mbanin erë (përdorur nga Avram Koja).

– Janë rrahur me vizore duarve, sa këto u bëheshin plagë.

– Detyroheshin njerëzit, të këndonin si këndezë dhe të kakarisnin si pula (kështu ia ka bërë Islam Radovickës, Sigurimi i Ushtrisë).

– Janë lejuar ushtarët roje të burgut, që t’u hipnin të burgosurve në kurriz dhe të shëtisnin nëpër korridor, njëlloj sikur të ishin kuaj.

Vaskë Koleci, nuk thoshte përdorni dru, por bëni presion dhe botëkuptimi i presionit, ishte: me i lënë njerëzit pa bukë, për ditë të tëra, me i varur për muri me zinxhirë, që vinin 100 kg., me i hedhë ujë të ftohtë. në dimrin e akullt, me i lënë të vërtiteshin rreth një pike të caktuar. për orë të tëra. derisa t’u binte të fikët. Memorie.al

blank

Harper’s Bazaar (1899)- Futja e makinave qepëse “Singer” në Shqipëri, një bekim për gratë e këtij vendi

Burimi : Harper’s Bazaar, e shtunë, 4 mars 1899, ballinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Maj 2023

 

Revista amerikane “Harper’s Bazaar” ka botuar, të shtunën e 4 marsit 1899, në faqen n°189, një shkrim mbi futjen dhe përdorimin e makinave qepëse asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Singer — Seriali i kostumeve kombëtare

Turqi (Shqipëri)

blank

Burimi : Harper’s Bazaar, e shtunë, 4 mars 1899, faqe n°189

Shqiptarët, që jetojnë në rajonin pjellor në veri të Greqisë, janë nënshtetas të Sulltanit të Turqisë, edhe pse disa fise pranojnë besnikërinë e njëri-tjetrit vetëm në kohë lufte. Pastaj ata dërgojnë me dëshirë kuotën e tyre të burrave, sepse shqiptarët janë një komb luftëtarësh — muskuloz, aktiv dhe i ngritur, por mizor dhe hileqar. Fotografia shoqëruese përshkruan, më gjallë se fjalët, karakterin dhe veshjen e shqiptarit mesatar.

 

Burrat rrallëherë janë pa pistoleta, të cilat i futin nëpër brezat e tyre të gjerë dhe që shpesh janë kryevepra të realizuara nga argjendarët.

 

Gratë janë thjesht skllave, të gjata dhe të forta, të paarsimuara dhe të keqtrajtuara. Futja e makinave qepëse SINGER në këtë vend ka dëshmuar një bekim të madh për gratë e tij, të cilat bëjnë të gjitha teshat nëpërmjet qëndisjes, e cila përbën një nga eksportet kryesore.

 

Shitet me këste. Mund të provoni një falas. Makinat e vjetra merren në këmbim.

Kompania Prodhuese Singer

Zyrat në çdo qytet të botës

blank

The Missionary Herald (1894) Gjerasim Qiriazi, predikuesi i parë protestant shqiptar

Pastor Gjerasim D. Qiriazi (1858 – 1894)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Maj 2023

 

“The Missionary Herald” ka botuar, në maj të 1894, në faqen n°199, një shkrim homazh për Gjerasim Qiriazin, predikuesin e parë protestant shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Predikuesi i parë protestant shqiptar

Nga J. W. Baird, pastor i Manastirit

blank

Burimi : The Missionary Herald, maj 1894, faqe n°199

Pastor Gjerasim D. Qiriazi, predikuesi i parë protestant shqiptar, lindi në Turnovë, afër Manastirit, më 1858; por së shpejti me prindërit e tij u largua në Manastir dhe ndoqi shkollën greke të atij vendi deri në moshën e duhur për të mësuar një zanat, kur ai u bë praktikant tek një këpucar. Kur misionarët amerikanë shkuan në atë qytet, më 1873, ai ndonjëherë ndiqte shërbesat pjesërisht nga kurioziteti dhe pjesërisht nga dashuria për ligësinë. Duke u interesuar, ai shpejt pranoi dhe ndoqi të vërtetën, ndonëse hasi në kundërshtime të konsiderueshme. Shpejt ai filloi të ndiente se Zoti e kishte thirrur për të qenë predikues dhe, pasi dha prova të mira të devotshmërisë së thellë dhe aftësisë së mirë, ai u prit në shkollën e misionit në Samokov, ku, në vitin 1882, mbaroi kursin, duke lënë një reputacion të shkëlqyer për diturinë, aftësinë, besnikërinë, energjinë, gjenialitetin dhe devotshmërinë.

 

Ndërsa predikonte në bullgarisht, në Shkup, ai u thirr në mbikëqyrjen e librave të Shoqërisë Biblike Britanike dhe të Huaj në Maqedoni dhe Shqipëri. Duke parë këtu një hapje pune mes bashkatdhetarëve të tij, të lënë pas dore shpirtërisht prej shekujsh, ai hyri dhe iu përkushtua ungjillëzimit të shqiptarëve, duke përkthyer, duke shpërndarë libra në shtyp, duke shkruar himne dhe duke predikuar ungjillin. Gjatë një prej turneve të tij, në nëntor 1884, ai u kap rob nga banditë dhe u mbajt peng për gjashtë muaj, duke vuajtur sprova intensive dhe të zgjatura. Ishte një mrekulli që edhe përbërja e tij e fortë kishte duruar një sforcim të tillë. Pasi u lirua, ai rifilloi punën e tij me një zell të ri, jo vetëm duke predikuar, por veçanërisht duke biseduar me njerëzit për gjërat shpirtërore dhe duke nxitur mbi ta pretendimet e Perëndisë. Për këtë punë të fundit ai kishte një talent të veçantë. Ai planifikoi një shkollë për vajza dhe, pas shugurimit të tij si ungjilltar, në vitin 1890, u vendos përgjithmonë në Korçë dhe me ndihmën e së motrës filloi shkollën, e cila, megjithë kundërshtimin e ashpër të klerikëve grekë, u rrit shpejt. Ai pati sukses në marrjen e fondeve për të blerë një vend për një shkollë dhe kishë. Kjo është ndoshta e vetmja shkollë shqiptare për vajza që është hapur. Kisha greke, së cilës i përkasin të gjithë shqiptarët e jugut që nuk janë bërë myslimanë, është përmbajtur kategorikisht të mbështesë shkollat shqipe, të inkurajojë çdo libër fetar apo përdorimin e gjuhës shqipe në kisha, kështu që deri më sot ajo nuk u ka dhënë atyre qoftë dhe një faqe lexim në gjuhën e tyre amtare dhe tani me kënaqësi do të pengonte këdo që të përdorte gjuhën shqipe. Meqenëse shtypja e trakteve nuk ishte e mundur, z. Qiriazi u shkroi shumë letra të njohurve për tema fetare. I rraskapitur nga puna, e kapi një ftohje e madhe dhe ndonëse kërkoi ndihmë në Manastir, vdiq në këtë qytet të konsumit, më 2 janar 1894. Ditët e fundit të tij ishin të qeta.

 

  1. Qiriazi ishte një udhëheqës i lindur, një punëtor i palodhur, një predikues tërheqës dhe mbresëlënës dhe një njeri me mendje shpirtërore. Ku është njeriu ose njerëzit që do të marrin përsipër punën për të cilën Zoti e ka thirrur këtë ungjilltar pionier?
blank

“Shpresat për një Shqipëri të pavarur në dorë të Anglisë…” — Intervista e Ismail bej Qemalit për The Christian Science Monitor në Paris (1916)

Ismail Bej Qemali (© Henri Manuel, Paris) — Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 18 mars 1916, faqe n°2

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Maj 2023

 

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të shtunën e 18 marsit 1916, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Intervistë me Ismail bej Qemalin për Shqipërinë

Historia e ngjarjeve që çuan në pavarësinë e vendit të tij shpjeguar nga burrështetasi shqiptar — Shpresat në dorë të Anglisë 

 

(Speciale për The Christian Science Monitor)

blank

Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 18 mars 1916, faqe n°2

Paris, Francë — Gjatë një interviste dhënë një përfaqësuesi të The Christian Science Monitor, Ismail bej Qemali, burrështetasi i njohur shqiptar, i cili fitoi pavarësinë e vendit të tij pas 20 shekujsh (këtu gabohet gazeta) nga nënshtrimi i tij ndaj sundimit turk, shpjegoi në detaje historinë e brendshme të ngjarjeve që çuan në shpalosjen e flamurit shqiptar të pavarësisë në Vlorë në muajin nëntor 1912. Këto detaje, shpjegoi ai, nuk ishin përmendur (botuar) më parë.

 

E gjithë jeta publike e Ismail Bej Qemalit ka qenë e bazuar në idenë e zhvillimit dhe përparimit shqiptar krah për krah me një Turqi të begatë dhe të mirëqeverisur. Këto dy elemente, tha ai, ishin thelbësore për një zgjidhje të shëndoshë të çështjes ballkanike. Ai është ndoshta i vetmi burrë shteti i mbijetuar, i cili deri në momentin e fundit punoi vazhdimisht dhe në mënyrë të qëndrueshme për ruajtjen e Turqisë dhe për t’u siguruar të gjitha racave dhe kombësive në perandori të drejtën për të marrë pjesë në qeveri dhe për të gëzuar drejtësi absolute. Turqia, megjithatë, deklaroi ai, ishte devijuar nga rruga e drejtë nga partia xhonturke, e cila kishte penguar kryerjen e të vetmes politikë me të cilën ajo mund të rigjenerohej, duke e zëvendësuar atë që e kishte çuar në shkatërrimin e plotë moral të saj.

 

Në verën e vitit 1912, kur lufta ballkanike dukej e pashmangshme, Qemal Beu kishte bërë përpjekjen e fundit për të ndryshuar fatet e Turqisë. Gjërat në ato ditë marshuan me shpejtësi dhe tendenca e përgjithshme e ngjarjeve rezultoi në një bashkim të shteteve ballkanike për përmbysjen e Turqisë. Për këtë periudhë u hapën negociatat nga Mbreti i Malit të Zi me qëllim që Qemal Beu ta vizitonte atë për një konferencë. Ky i fundit takoi gjeneralin Becel, të dërguarin e mbretit, i cili e nxiti të shkonte në Cetinje për të takuar mbretin, por ftesa nuk u pranua, pasi Qemal Beu e konsideroi të padëshirueshme për momentin nga pikëpamja politike. Megjithatë, ai ra dakord të shoqëronte gjeneralin Becel në Shën Porta Rosa, ku takoi të parin, Princin Mirka, dhe ku më në fund vendosi të mos e vizitonte Mbretin.

 

Për të parandaluar zvarritjen e Shqipërisë në Ballkanin e afërt, Princi Mirka më pas “i kërkoi Qemal Beut” të shpallte pavarësinë e Shqipërisë. Mali i Zi, tha Princi Mirka, do të lejonte që të gjitha furnizimet të kalonin nëpër territorin e tij, do të furnizonte gjithashtu një sasi materiale luftarake për Shqipërinë, në mënyrë që, nëse ishte e nevojshme, të mbronte interesat e saj nga pushtimi i Turqisë, dhe mbi të gjitha do të merrte përsipër të ndërmjetësonte me Rusinë dhe të merrte pajtueshmërinë e saj për autonominë e Shqipërisë. Qemal Beu, i cili pa se Turqisë po i vinte fundi i nervave dhe se Shqipëria do të vuante po të mos bëhej ndonjë ndryshim, parashikoi gjithashtu se do të ishte e kotë të shpallte pavarësinë e saj nëse më pas do të ishte në kapriçon e Rusisë, sepse deri tani kishte qenë një ligj i pashkruar në politikën ruse që të mos përkrahej kurrë një shtet josllav në Ballkan. Gjatë negociatave, u kuptua gjithmonë se ndërkohë që një rirregullim (riorganizim) i territorit në Ballkan ishte i pashmangshëm dhe se disa popuj duhej të çliroheshin nga sundimi i Turqisë, nëse ajo nuk reformonte menjëherë politikën e saj, Turqia, nga ana tjetër, nuk do të shkatërrohej. Pas këtij diskutimi, Ismail Qemal Beu shkoi në Kostandinopojë, ku bëri përpjekjen më të lartë të jetës së tij për ta kthyer Turqinë nga rruga që ajo kishte nisur.

 

Fakti që ai mund ta shihte Turqinë nga një këndvështrim i jashtëm dhe se ai e dinte saktësisht se cilat ishin planet e shteteve ballkanike, e vendosi atë në një pozicion unik për të parë qartë përpara dhe për të këshilluar se si mund të shmangej goditja e kërcënuar. Përpjekje të forta u bënë prej tij për të nxitur qeverinë të ndryshonte programin e saj, ndërkohë që kishte ende kohë për të shpëtuar Turqinë, por ato rezultuan të padobishme dhe për rrjedhojë ai bëri më të mirën që mundi, në rrethanat e krijuara, për Shqipërinë.

 

Pikërisht në këtë kohë Qamil Beu, anglofili i madh, ishte vezir i madh dhe i ofroi Ismail Qemal Beut postin e presidentit të “Conseil d’Etat”, por meqenëse as vetë Qamili i madh nuk ishte në gjendje të bënte ndonjë reformë të vërtetë dhe partia xhonturke atëherë ishte shumë e përkushtuar ndaj politikës së tyre, Qemal Beu refuzoi emërimin dhe para se të largohej nga Kostandinopoja shpërtheu lufta ballkanike. Kështu u bë e nevojshme që Qemal Beu të kthehej në vendin e tij sa më shpejt që të mundej dhe ai u largua nëpërmjet Vjenës, ku pati një takim me kontin Berchtold. Armiqtë e Qemal beut nuk ngurrojnë të thonë se ai ia shiti Shqipërinë te Austria, një deklaratë të cilën ai shpjegon jo vetëm që nuk ka të vërteta, por është një shpikje padyshim dashakeqe siç e kanë vërtetuar faktet.

 

Me të mbërritur në Vlorë në nëntor 1912, ai gjeti jo më pak se 60 delegatë që përfaqësonin jo vetëm të gjitha rrethet e vendit, por edhe besimtarët e feve ortodokse, katolike dhe myslimane, të cilët morën pjesë në një konferencë kombëtare ku ishin të gjithë krerët e shquar të Shqipërisë. U votua Pavarësia e Shqipërisë dhe Ismail Qemal beu u emërua kryetar i qeverisë së re dhe ministër i punëve të jashtme. Kushtetuta u krijua kryesisht sipas modelit të Zvicrës. Qemal Beu qëndroi në krye të qeverisë për 14 muaj, por me ardhjen e Princ Vidit, vështirësitë e tij u bënë pothuajse të pakapërcyeshme. Princi, të cilin ai e përshkruan si një jo-entitet dhe rrjedhimisht lloji më i vështirë i njeriut për t’u përballuar, ishte i hapur ndaj çdo lloj ndikimi dhe nuk kishte asnjë ide apo përvojë individuale të qeverisjes. Duke konstatuar se ai nuk mund të pranonte planet e tij për bashkimin e të gjitha interesave në mënyrë që të ndeshej me armiqtë e tyre me një front të vetëm, Qemal Beu preferoi të tërhiqej, në vend që të mbetej në pushtet si një figurë e thjeshtë.

 

Në përgjigje të pyetjes se pse pushtetet e ndryshme po luftonin të gjitha për Shqipërinë, Ismail Qemal Beu tha se çështja shqiptare mund të përmblidhej në pak fjalë. Fillimisht kishte një marrëveshje midis Austrisë dhe Italisë, e cila parashikonte që, pavarësisht se çfarë do të ndodhte, të dyja do të insistonin për vazhdimin e status quo-së, për sa i përket Shqipërisë. Nuk duhet menduar se ky pakt bëhej në interes të Shqipërisë, sepse, përkundrazi, të dyja lakmonin portet shqiptare të Adriatikut, ndonëse pse secila prej tyre preferonte të qëndronte pa to përgjithmonë, në vend që tjetra t’i zotëronte ato përfundimisht… Këto porte në duart e Austrisë ose Italisë do të përcaktonin praktikisht çështjen e kontrollit të Adriatikut, i cili kishte qenë molla e vërtetë e sherrit midis Austrisë dhe Italisë, dhe kështu Shqipëria kishte mbetur për një kohë të gjatë e pashqetësuar mes këtyre dy forcave. Lufta e fundit e kishte ndryshuar të gjithë këtë.

 

I pyetur se cila ishte politika e tij në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë, Ismail Qemal Beu u përgjigj se e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë ishte në Angli. Ai synonte të vazhdonte punën e tij për një Shqipëri të lirë, duke zotëruar autonominë e saj. Gjithçka që dëshironin në Shqipëri ishte që të liheshin të qetë. Ishte e rëndësishme që bota të kuptonte se shqiptarët ishin raca më e vjetër në Evropë dhe se ata dëshironin të vazhdonin qytetërimin dhe zhvillimin e tyre. Ndonëse nuk ishin të shkëlqyer si tregtarë, ata kishin qenë të shkëlqyer në mënyra të tjera. Shumë nga shtetarët dhe gjeneralët e mëdhenj të Orientit (Lindjes) ishin furnizuar nga Shqipëria dhe vendi ishte ende i aftë t’i jepte orientit një cilësi intelekti që ishte shumë e nevojshme dhe që ndoshta do të kishte vështirësi ta gjente diku tjetër.

 

Aktualisht atyre u ishte hequr një pjesë e madhe e territorit të tyre, sepse fqinjët e tyre, me pretendimet më të dobëta, u kishin marrë atyre të gjitha fushat dhe qytetet, duke i lënë vetëm malet. Një sipërfaqe e madhe toke, për shembull, ishte marrë nga Mali i Zi me pretendimin se në këtë territor të gjerë kishte diku një manastir të banuar nga murgj malazezë.

 

Bashkëkombasit e saj kërkojnë rikthimin e territorit të tyre. Nëse Shqipëria do të mbrohej, duhej kuptuar se nuk mund të përfshihej në Serbi, Greqi apo Maqedoni, e lëre më Italinë. Ata donin që kufijtë e tyre të vendoseshin mbi baza etnike. Aty ku territori zotëronte le të themi 80 për qind e lart të nënshtetasve shqiptarë, sigurisht që vetëm të tillët duhej të përfshiheshin në kufij. Për shembull, në Shkodër, mbi nëntë të dhjetat e popullsisë ishin shqiptarë dhe megjithatë Mali i Zi e pretendonte atë. Shqiptarët nuk ishin vetëm sot në shumicën dërrmuese në këtë pjesë të vendit që ata pretendojnë se është Shqipëria e së ardhmes, por të tillë kanë qenë që në lashtësi.

 

I pyetur se si priste që të riktheheshin të drejtat e vendit të tij, Ismail Qemal Beu tha se ai mund të përsëriste vetëm se shpresa e tij e madhe qëndronte në ndikimin që Anglia mund të sjellë në zgjidhjen përfundimtare. Nëse e gjithë historia e saj e kaluar nuk ishte një hipokrizi e madhe, të cilën ai nuk e besoi për asnjë moment të ishte rasti, Anglia ishte e detyruar të mbronte kombet e vogla. Shtetasit anglezë e dinin shumë mirë se në momentin që do të largoheshin nga ideja për t’i dhënë një mbrojtje të tillë, Anglia do të humbiste atë që përbënte thelbin kryesor të madhështisë së saj. Pavarësisht nga provat e dukshme për të kundërtën, tha Qemal Beu, unë ende ruaj besimin tim se i gjithë ndikimi i Anglisë do të përdoret për të siguruar lirinë e Shqipërisë.

blank

Hysen Selmani: Madhëria e Tij, Mbreti Zog i I-rë, u ftua për të shkuar në Washington

Hysen Selmani

Shpesh herë, shtypi evropian dhe ai amerikan, ka trajtuar temën e kujtimeve të Mbretit Shqiptar, Zogu i I-rë, të cilat, ai i shkruante dhe i diktonte, gjatë periudhës së mërgimit të tij nga Shqipëria. Duke pasur parasysh, shënimet dhe sintezat që ndihmësi i tij, kolonel Hysen Selmani, përpiloi gjatë viteve në shërbim të tij, – gjithmonë, pranë Mbretit të Shqiptarëve, si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, këto shënime, pak a shumë me pjesë të shkëputura, pa ndjekur rreptësisht kriteret e zakonshme të kujtimeve, dhe pa pasur formën e prerë, e përfundimtare të një redaktimi, janë të përgatitura nga vetë Hysen Selmani, i cili i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij, si në Shqipëri, ashtu dhe gjatë mërgimit, shërbimit ndaj Zogut të I-rë, Mbretit të Shqiptarëve.

NEW YORK, 4 GUSHT 1951

blank

Madhëria e Tij, Mbreti Zog i I-rë, u ftua për të shkuar në Washington. Ai menjëherë u nis dhe ishte i shoqëruar prej kolonel Hysen Selmanit, Nuçi Kottes, Mizrail Pashës e Peter Kolonjës. Si mbaroi të gjitha vizitat, atëherë me radhë, thirri senatorët amerikanë. Senatori Tahti, ishte njëri prej tyre dhe ishte Kryetar i Partisë Republikane në Amerikë. Ai ishte shumë Zotni. Mbreti Zog, në (Washington, për çdo mbrëmje, kishte nga 20 senatorë e personalitete të larta amerikane.

“Kjo vazhdoi për 12 ditë me radhë dhe pastaj u kthyem prapë në New York. Në Washington, çdo gjë pothuajse shkoi mirë. Por, Presidenti Truman, ishte i sëmurë prej një gripi të fortë. Këtu, në dreka e darka, kishim një numër të madh gjeneralësh të Pentagonit. Kishim mes të tjerësh edhe shumë ministra, shefa seksionesh, dhe të tjerë. Këta ishin të gjithë, përsa kohë, që ne qëndruam aty”.

Në New York, Mbreti, dëshironte të blinte një shtëpi të mirë. Kështu gjetëm një shtëpi në Long-Island me 110 akër bahçe e tokë. Ishte një shtëpi si një Pallat, me plot 45 pjesë, e gjitha në kushte të mira. Ishin edhe 4 shtëpi të tjera, të mëdha. Këtë e blemë për 150.000 dollarë. Kuptohet se kjo bënte shumë, por i zoti që e shiti, e bënte këtë më tepër se kishte taksa të rënda, ndërsa Mbreti Zog, nuk paguante taksë. Për këtë arsye e morëm aq lirë dhe e paguam. Lamë major Lev Sukaçevin, që ishte me avokat Boris Komarën, për ta patur nën kujdes. Si rojtar lame, një shqiptar, sepse Mbreti Zog, kishte vendosur që, pas një kohe, të sistemohej në Amerikë.

Kjo, akoma nuk ishte vendosur, por shtëpinë e bleu, që ta kishim. Edhe në Aleksandri, kishim një shtëpi të madhe me gjithë bahçe, që kishte kushtuar plot 20.000 stërlina. Shtëpinë, në Aleksandri, ja shitëm Princit Telat, qe ishte djali i Mbretit të Arabisë Saudite, Abdyl Aziz. Por, Princi na pengoi, se nuk na pagoi të hollat menjëherë, që bënin 285.000 dollarë. Kjo gjë, na pengoi dhe na dëmtoi aq rëndë ,saqë do të shënohet më vonë. Duke pritur që të bëhej pagesa, ne vonuam derisa u bë Revolucioni Egjiptian.

blank

 

NEW YORK, 27 SHTATOR 1951

blank

 

Madhëria e Tij, Mbreti Zog i I-rë me datën 27 shtator 1951, u nis nga New York-u, për në Europë. Ai ishte i shoqëruar deri në aeroportin e New York-ut, nga më tepër se 300 persona. Ishin amerikano-shqiptarë, grekë, jugosllavë, e roje policë. Ishte me të vërtetë, një përcjellje tepër madhështore. Ai u nis direkt për në Francë, ku në Paris, qëndroi 12 ditë. Ai vizitoi Presidentin dhe shumë personalitete franceze.

blank

 

Natyrisht bëri të gjitha mundësitë për realizimin e interesave të Atdheut. Gjithkund, ai u prit mirë. Dhe, pasi mbaroi të gjitha vizitat në Paris, u nis për në Egjipt. Në Paris, pati dy herë takim me Princin Telat, që kishte blerë shtëpinë në Aleksandri. Ky i fundit, i dha fjalën se, brenda 10 ditëve, do t’i paguante të gjithë të hollat, e do të vinte në Aleksandri, për të marrë shtëpinë në dorëzim.

PARIS, 5 TETOR 1951

Madhëria e Tij, Mbreti Zog, me datën 5 Tetor 1951, u nis për Egjipt. “Pasi mbaroi të gjitha punët në Paris, arritëm në aeroportin e Kairos. Ishte natë dhe aty na prisnin Madhëria e Saj, Mbretëresha Geraldinë, me gjithë princeshat dhe Tofik Dos Pasha, Theoderos Pasha dhe Hasan Nehas Pasha, me Zonjën. Ishin edhe shumë autoritete Egjiptiane, si Tahir Pasha, Princ Omer Faruk dhe gjithë personaliteti i Pallatit.

Aty u përshëndetëm me të gjithë. Pastaj, ndenjëm pak në hotel “Hilipolis”, një orë. Sa iu dhamë një kafe dhe pastaj, ne u nisëm direkt për në Aleksandri. Mbreti Zog, tani është në Aleksandri. Ai po përgatitet për t’u nisur për në Europë, duke u falë e biseduar ndoshta për të fundit here, me të gjithë miqtë arabë.

Mbreti Faruk, vinte përditë e i vinte mjaft keq që po largoheshim nga Egjipti. Por, e sheh edhe ai vetë, se qëndrimi i Mbretit Zog, në Egjipt, nuk është aq i favorshëm për interesat, që ai kërkon të bëjë, për vendin e vet. Kështu, Mbreti, përditë ka me duzina miq, që i urojnë një rrugë me plot suksese. Është gjithmonë në pritjen e Princit Telat, që do t’i dorëzonte për shtëpinë, 100.000 lira stërlina. Menjëherë, ne patëm dërguar edhe plaçkat në shoqërinë “Farosse”, për t’ i dërguar më pas në Francë dhe patëm zënë dy shtëpia në Kanë.

ALEKSANDRI, 20 TETOR 1951

Me këtë datë, 20 Tetor 1951, na vjen Lartësia e Tij, Princi Telat. Ai i tha Mbretit Zog: “Të kam si babain tim. Unë i prisha të hollat, më kanë mbetur vetëm 25.000 lira e të tjerat, vetëm do t’i paguaj me këste, brenda tre muajsh”. Me siguri kjo, e mërziti aq shumë Mbretin, sa i prishi të gjithë programin. Por, nuk ishte se çfarë të bënte. Menjëherë thirrën avokatët, Mbreti të vetin, kurse Princi, kishte avokatin e Ambasadës Arabisë Saudite. Mbaruan formalitetet noteriale dhe i dorëzoi shtëpinë e Mbretit provizorisht.

Ai zuri vend në hotel “Mediterranea,” për dy muaj, sipas premtimeve të Princit, që do t’i paguante të hollat. Princi, kishte me vete një të Ambasadës. Ai quhej Feidan dhe ai e mori përsipër. Kështu dolëm nga shtëpia e, u grumbulluam 46 vetë, në hotel “Mediterranea”. Gjoja do të rrinim për dy muaj. Kjo do të na shkatërrojë krejtësisht, si ekonomikisht dhe politikisht.

Të nesërmen, erdhi Mbreti Faruk, si gjithmonë dhe po bisedonin mbi udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në bisedim e sipër, erdhën edhe Shyqyri Kuatly e Myftiu i Jeruzalemit. Të gjithëve u vinte shumë keq që, Mbreti Zog, po largohej nga Egjipti. Ata kishin një simpati të madhe për të dhe ai vetë i ndaloi edhe këta për darkë, ku filluan bisedat, mbi punët në Amerikë. Burrat folën si për muhabetet në New York, ashtu edhe në Washington. Atë e thirrën në telefon dhe i treguan mbi ngjarjen e Zvicrës, ku kishin botuar një artikull, shumë të kotë.

“Atëherë, unë,- tha Mbreti Zog, – ju luta që për hatrin tim, mos e botonin. E hoqën”.

“Po,- tha Mbreti Faruk, – ma tha Mizrail Pasha. Ashtu ka qenë, po pasi u botua, si në Zvicër, në Francë dhe në “Lajit” le të ishte botuar. Nuk do të bënte ndonjë përshtypje më tepër”. Shoqëria “Farose,” amballazhoi të gjithë materialin që transportonte për në Francë. Ishin më tepër se 20 kasa, libra e sende të argjendta.

Gjithçka, kishte të personelit nga të dy shtëpitë, si ajo e Mbretit me Mbretëreshën dhe si ajo e Princeshave. Mobiljet, nuk u luajtën nga vendi. Për fat të keq, nuk i merrnim dot, shtëpitë ishin të mobiluara, krejt në sistemin modern. Po, shoqëria “Farose”, kërkonte që t’i transportojë bagazhet në Francë”.

“Po,- i thamë, – të presin”. “Një pjesë’ të vogël të arkivës e kishim me vete. Kuptohet, atë që kërkojnë përditë për të punuar me të. Pjesa më e madhe, ishte amballazhuar në Shoqërinë: “Farose”. Ndërkohë, ne ishim në Hotel “Mediterranea” dhe situata ishte shumë e ndërlikuar, pasi hotel “Mediterrane”, ishte i vjetër. Madje, ata kërkonin që ta lirojmë, sepse po mbusheshin dy muaj dhe Princi as që dëgjohej. Më nuk dimë se çfarë të bëjmë”. Qeveria e Nehas Pashës, nuk mundi të bëjë edhe ajo asgjë mbi qetësinë e vendit. Një mbrëmje, i vunë zjarrin Kairos.

U bënë dëm të gjitha, saqë u dogj edhe hotel “Shepet” që ishte i njohur edhe shumë magazina e klubet. “Një gjendje që, as mendja nuk ta merr”. Pas kësaj, Qeveria e Nehas Pashës dha dorëheqjen sepse, nuk pati asnjë mundësi të stabilizojë qetësinë. Përditë dilnin shumë universitarë dhe gjithmonë në grevë. Policisë, nuk i besohej, por në ushtri, kishte hyrë një mikrob i rrënjosur. Kudo s’kishte asnjë autoritet dhe ishin të vështira masat, për sigurimin e qetësisë.

ALEKSANDRI, 8 MAJ 1952

Madhëria e Tij, Mbreti Zog, ishte i zënë nga punët e mëdha të përditshme. Ai ishte gjithashtu i mërzitur dhe ishte gati për t’u nisur me një personel të madh prej 43 vetash. Për ditë kishte miq, sidomos arabë, që u vinte keq sepse po ikte nga Egjipti. Ata kishin një simpati të madhe e admirim, për Mbretin Zog. Gjithsesi, Mbreti kishte ende shumë probleme: “Akoma nuk po i dilte blerësi i shtëpisë dhe nuk po i paguante të hollat, sipas kushteve. Kjo ishte një shumë mjaft e madhe dhe bëheshin pothuaj gati, dyqind mijë dollar, që duheshin marrë. Mbreti, ndërkohë, kishte zënë dy shtëpi në Kanë, Francë dhe ato i kishte paguar për 6 muaj.

blank

Imzot Prend Doçi, afroi nё shoqёrinё “Bashkimi”, elitёn intelektuale tё Gegёrisё-Nga Albana Lifschin (Melyshi)

blank

 

Memorie.al / “Abati i Mirditёs – Njё nga burrat mё tё parё tё kombit tonё, me kёtё emёn e kanё quejtё e mundet me u thanё pёr siguri se, nuk asht kund njё skaj Shqypnijet, ku burrat e mençёm dhe tё kalemit, tё mos ta kenё ndje e pёrmend kёtё emёr”. (Gjergj Fishta).  Ai ishte i vetmi djalё i familjes dhe i vetmi mashkull i shtёpisё. I vunё emrin e tё atit, i cili vdiq vetёm pak ditё para se tё lindte foshnja. Do tё rritej i pashёm e i fisёm, e do tё mund tё merrte vajzёn mё tё bukur tё krahinёs, t’i mbushte prehёrin nёnёs me nipёr e me mbesa, dhe t’i pёrkushtohej familjes. Por, jeta e tij, mori drejtim tjetёr. Ai iu pёrkushtua Shqipёrisё.

Kur i besoi tё birin, ende njomcak, Ipeshkv Pal Domazeit, pёr ta arsimuar e pёrgatitur pёr prift, mirditorja e urtё pёshpёriti ato fjalё qё janё meraku i çdo nёne: “Tё bёhet pёr vete”. Ajo e kishte mёkuar Prendin e saj, me virtytet e krahinёs, tё besёs e tё nderit, e po e pёrcillte nё njё rrugё tё gjatё, prej sё cilёs ai do tё kthehej tek ajo, si njё nga burrat mё tё shquar tё kombit.

Fёmijёria kaloi shumё shpejt dhe rinia erdhi e burrёruar. Nё moshёn 17 vjeç, ai, Prend Doçi, student i Kolegjit ‘Urban’ tё Romёs, kishte nisur tё kuptonte se teologjia, nuk pёrbёnte gjithё strumbullarin e interesave tё tij. U dha shumё pas veprave tё shkrimtarёve tё vjetёr shqiptarё, e gjuhёs e letёrsisё arbёreshe. Rioshi shkonte shpesh nё katundet arbёreshe nё Itali dhe zuri miqёsi me Jeronim De Radёn, miqёsi e pёrjetёshme. Ndёrkohё, tek studionte Filozofinё Kristiane dhe njihej me qytetёrimin evropian, mёndja e tij, rrinte nё Shqipёri e veçanёrisht nё Mirditë, vёndlindjen e tij, marëdhëniet e së cilës më Portën e Lartë, sa vinte e keqësoheshin. Kishte dështuar kryengritja e Mirditës e vitit 1862 dhe Porta e Lartё, synonte ta zhdukte me çdo kusht autonominё e saj.

Prend Doçi, u kthye nё atdhe, nё vitin 1871, pas pёrfundimit tё studimeve dhe nisi punёn nё Abacinё e Oroshit, pranё Gaspёr Krasniqit. Abat Krasniqi kishte qenё frymёzuesi dhe organizuesi i kryengritjes tё vitit 1862. Prej tij, Prend Doçi, u informua me hollёsi pёr kryengritjen dhe veçanёrisht arsyet e dёshtimit tё saj. Njëkohësisht mёsoi, se në krahinё vazhdonin tё emёroheshin klerikё tё huaj tё cilёt, luanin njё rol shumё negativ nё popull, duke predikuar nёnshtrim ndaj autoriteteve osmane. Qё nga fёmijёria, i kishte mbetur nё kujtesё qё edhe nё Bulgrin, ku kish lindur, njerёzit ankoheshin qё prifti nuk fliste shqip. Gjendja qe bёrё edhe mё keq.

Pikёrisht, shqetёsimi pёr emёrimin e njё prifti tё huaj, nё Kalivare, e detyroi Abat Kransiqin, ta dёrgonte atje Prend Doçin, edhe pse kish nevojё pёr ndihmёn e tij nё Orosh. Prend Doçi, qe ndёrgjegjёsuar se puna e tij, nuk do tё kufizohej kurrё vetёm pёrreth grigjёs sё tij, por shumё mё pёrtej. Kur në vitin 1877, filloi kryengritja nё Mirditё, frymёzuesi dhe organizuesi i saj qe vetё ai, Prend Doçi. Meshtari i ri, ndoqi gjurmёt e Abat Krasniqit dhe kryengritja ishte vazhdim i asaj të vitit 1862, por mё e gjёrё e mё popullore. Ai i kushtoi vёmendje lidhjes sё besёs nё mes tё 12 bajrakёve tё Mirditёs, dhe nё krye tё saj, nuk ishte vetёm njё njeri (si nё vitin 1862), por krerёt e 12 bajrakёve dhe Prend Doçi, qe kёshilltari i tyre.

Prend Doçi, e pёrfytyronte Mirditёn si qendёr tё kryengritjes, dhe çlirimi nga Perandoria Osmane, do tё fillonte prej saj, sё pari, e pastaj do tё pёrhapej nё tёrё Shqipёrinё, kur tё arrihej çlirimi i gjithё atdheut, vetё populli tё zgjidhte formёn e qeverimit, Mbretёri apo Republikё. Frymёzuesi dhe luftёtari i kryengritjes, prifti me veladon, i armatosur si luftёtar i lirisё, nga njё krahinё nё tjetrёn pёr t’ja arritur bashkimit. Kleriku, linte mbresa tek njerёzit, si burrё i kuvendit, i besёs dhe i pushkёs. Nga Shkodra kishte siguruar mbёshtetjen e njё grupi atdhetarёsh, nё mes tё cilёve, Zef Jubanin, e ndёrkohё mbante lidhje tё ngushta, me mikun e tij Jeronim De Radёn. Arbёreshёt, kishin krijuan njё komitet nё ndihmë të kryengritjes. Dora D’istria, nga ana e saj, bёnte tё njohur nё Evropё, zёrin e kryengritёsve.

Nё Korrik tё vitit 1876, Porta e Lartё, kishte kёrkuar qё Mirdita, tё dёrgonte vullnetarё kundёr Malit tё Zi. Duke ndjekur kёshillёn e Prend Doçit, krerёt e bajraqeve e refuzuan kёtё kёrkesё, nё tё kundёrtёn kёrkuan lirimin nga internimi tё Preng Bib Dodёs, si kryetar i vendit dhe simbol i bashkimit tё 12 bajrakёve, gjё qё u realizua. Me ardhjen e Preng Bib Dodёs nё Mirditё, At Prend Doçi, vazhdoi misionin e tij pёr bashkimin e forcave dhe shtimin e aleatёve tё kryengritjes. Nё udhёtimet e tij, zuri miq tё rinj e takoi miq tё shquar. Nё takimin me Dede Gjo Lulin, i tha me pёrmallim: “Mos harroni se, nё kёto male, as nuk ёshtё shuar dhe as nuk ka me u shue kurrё, pёr jetё e mot, flaka e lirisё… e pёrderisa rron emri i Skenderbeut, tё cilin e dёgjon kudo nё kёto male, rron e ka me rrnue Shqipёria”.

Ndёrkohё nga Lezha eprori i tij, Ipeshkv Malçinskij, i bёnte thirrje qё tё braktiste kryengritjen e tё kthehej nё krye tё detyrёs kishtare. I zёnё ngushtё midis detyrёs fetare dhe asaj atdhetare, Prend Doçi, zgjodhi kёtё tё fundit. Ipeshkv Malçinskij, e pezulloi nga detyra. Ai raportonte se: “Prend Doçi, nxiti rebelimin nё Famulli, sillet nёpёr male me trimat e tij, me bazhibozukёt e Preng Bib Dodёs, pёr tё ngritur popullin nёn flamurin e vet”. Autoritetet turke, e shpallёn: “tё jashtligjshёm” me ferman nga sulltani.

Por At Prend Doçi, edhe pas shtypjes sё kryengritjes, vazhdonte tё qёndronte maleve me bashkёluftёtarёt e vet, duke u dhёnё zemёr atyre, deri ditёn qё u rrethua. Dhe atё moment, i kёrkoi komandantit turk, qё t’i lironte shokёt e tij tё malit, se “ata nuk kanё faj’. Ky gjest fisnik, u shpëtoi atyre jetën, kurse Prend Doçi, u pёrcoll nё pranga nё Stamboll. Atё kohё ishte vetёm 31 vjeç.

Kur e rrethuan, mund ta kishte ruajtur edhe njё plumb pёr veten qё tё mos dorёzohej i gjallё, por gjykoi qё; nёse do tё vdiste; do tё linte misionin e tij tё pakryer. Ndaj u tha bashkёluftёtarёve: “Burgu e ka njё derё, varri jo”. Në burgun e Stambollit, ku i kishin pёrgatitur vdekjen, u gjend njё engjёll shpёtimtar, ujёmbajtёsi i burgut, qё ndodhi të qe njё djalё nga Mirdita. Prend Doçi, i dha atij njё letёr pёr patriarkun katolik armen Stefan Azarjan, qё ishte njёkohёsisht edhe mik i Sulltanit. Patriarku, sёbashku me konsullin austro-hungarez, mundёn tё nxirrnin nga Sulltani dekretin, pёr lirimin e Prend Doçit nga burgu, me kusht qё ai: “tё largohej menjёherё jashtё kufijve tё Perandorisё Osmane, e tё mos kthehej mё pa leje tё veçantё nga Porta e Lartё”.

Kёshtu vjeshta e vitit 1877, e gjeti Prend Doçin mijra e mijra kilometra larg atdheut, nё njё vend qё ndoshta as qё do t’i kishte rёnё ndёrmend ndonjёherё. Fill pas lirimit nga burgu, i paligjshmi Prend Doçi, i qe drejtuar Selisё sё Shenjtё pёr ndihmё pёr bashkёatdhetarёt e vet, qё ata tё fillonin sёrish veprimet luftarake kundёr Turqisё. Si pёrgjigje, Kongregacioni i Shenjtё, e nisi atё me detyrё kishtare nё St. John, Newfoundland, Kanada.

Ishte i pari shqiptar qё shkeli kontinentin amerikan, nё njё nga pikat mё tё ftohta tё tij. Imagjinata njerёzore, nё kёto kushte, do tё zgjonte vizionin e njё njeriu tё vetmuar, pa njё tё dytё pёr tё shqiptuar njё fjalё nё gjuhёn e nёnёs, tё rёnё shpirtёrisht. Por Prend Doçi, nuk ishte njeri i zakonshёm. Edhe nё kulmin e dimrit, misionari shqiptar, shkonte nё qendra punёtorёsh dhe peshakatarёsh e nёpёr fshatra, pasi u vinte rrathё kёpucёve, pёr ta bёrё mё tё lehtё ecjen nёpёr dёborё. Emri i Prend Doçit, meshtarit tё qytetit, pёrmendej me respekt dhe u bё i njohur nё gazetat kanadeze tё asaj kohe.

Pas 6 vjetёsh, nga dita qё vuri kёmbёn nё St. John, bёri njё pёrpjekje pёr t’u kthyer nё atdhe edhe pse e dinte se mbi emrin e tij, rёndonte fermani i Sulltanit, qё ia bёnte tё pamundur kthimin. Gjithsesi, nga Selia e Shenjtё, iu dha njё opsion: tё shkonte me detyrё nё Athinё. Pranoi, sepse aty ndodhej mё pranё atdheut dhe e mbante shpresa se njё ditё, do tё nxirrte lejen nga Porta e Lartë, pёr t’u thyer nё atdhe. Nё Athinё u njoh me shqiptarё patriot, qё kishin krijuar besёlidhjen “Komiteti i Korfuzit”.

Njohja dhe shoqёrimi me shqiptarёt e Greqisё, u pa me dyshim dhe Ipeshkv Malçinskij, i cili e ndiqte nё çdo hap veprimtarinё e At Prend Doçit, gjeti shkas pёr ta akuzuar se ai; ka dёrguar udhёzime nёpёr Mirditё, pёr ta ngritur popullin nё kryengritje. Akuzat shkaktuan qё Selia e Shejtё, ta dёrgonte Prend Doçin, nga Athina, nё Bombei tё Indisё. Sa mё larg atdheut!

Gjithёsesi, vitet nё Kanada dhe mё pas nё Bombei, i dhanё Prend Doçit, mundёsinё pёr tё njohur kulturat e popujve tё ndryshёm, mёnyrёn e jetёs, por dhe mёnyrat e qeverisjes. I pajisur me eksperiencё dhe mё njё bagazh kulturor, si asnjёherё, ai digjej nga dёshira pёr tё rinisur edhe njёherё punёn e tij patriotike nё atdhe. Mallin pёr atdheun, e derdhte nё letrat qё shkёmbente me mikun e vjetёr, De Radёn. Njerёn prej kёtyre letrave e mbyllte me fjalёt: “Mos e harronin tё mёrguemin tuaj”. Largёsia nga atdheu, e ndizte mё shumё dashurinё pёr tё, siç ndez era zjarrin.

Prend Doçin, e thirrёn nё Romё në vjeshtёn e vitit 1886. Vendi i punës pranё degёs sё misionit tё Ballkanit, qe mjaft i pёrshtatshёm, pёr tё njohur nga afёr veprimtarinё antishqiptare tё Patrikanёs Greke të Stambollit, gjё qё e shtyu atё t’i dёrgonte njё letёr Kardinal Simonit, funksionar i lartё në Vatikan, qё drejtonte misionet e Lindjes, ku theksonte faktin qё; Patrikana greke; ka ndaluar gjuhёn shqipe nё tё gjitha shkollat e krishtera nё trojet shqiptare dhe po hapte shkolla greke nё Shqipёri; duke i shpallur tё gjithё shqiptarёt e krishterё grekё.

Nё letrёn e tij, ai sillte argumenta se nё Shqipёri, si myslimanёt edhe tё krishterёt, janё vetёm shqiptarё, sepse tipari dallues i shqiptarit, nuk ёshtё besimi fetar, por vetёm pёrkatёsia etnike shqiptare. Citoj kёtu fjalёt e tij monumentale: “Forca lёvizёse e çdo shqiptari, qoftё mysliman apo i krishterё, ёshtё dashuria pёr atdhe dhe ndjenja e ruajtjes se kombёsisё dhe e gjuhёs sё vet”.

Gjithnjё, duke patur qёllim tё vetёm kthimin nё atdhe pёr tё vazhduar punёn e tij tё lёnё pёrgjysmё, ai gёrmoi nёpёr arkiva tё Vatikanit, materiale qё flisnin pёr vjetёrsinё e Abacisё sё Mirditёs, e cila pas vdekjes sё Abat Krasniqit, ishte suprimuar. Prend Doçi, mendonte se ajo duhet jo vetёm tё rikrijohej, por t’i njihej edhe njё status i veçantё. Ai u kёrkoi eprorёve tё vet, qё ta caktonin nё Mirditё, me statusin e Abatit Nullius, status, qё i krijonte vartёsi direkte nga Vatikani. Ai ishte i ndёrgjegjshёm, qё kthimi nё atdhe, nuk do ishte i lehtё, por qe i vendosur, pёr t’ia arritur qёllimit. Nё ndihmё i erdhi pёrsёri miku i tij i vjetёr, patriarku armen, Azarian, i cili u bё dorёzёnёs pranё Portёs sё Lartё, se: “Prend Doçi, s’kishte pёr tё trazuar mё dheun…”!

Kёshtu, me dekret tё Sulltanit, Prend Doçi, u lejua sё fundi të hynte në atdhe, si kryeshpirtёror i mirditasve, por me kusht: “qё tё mos i kapёrcente kufijtё e provincёs”. Kjo do tё thoshte qё ai, nuk mund tё dilte jashtё Dioqezёs sё Shkodrёs.

Me pushkё e me penё

Pushkёn pёr liri, abati i Mirditёs, s’e ndau nga arma pёr dituri. Pena, i shёrbente zgjimit tё ndёrgjegjes kombёtare, bashkimit dhe çlirimit kombёtar. Edhe pse nёn mbikqyrje, ai filloi tё ftonte nё Abaci, kolegё tё tij atdhetarё, me tё cilёt konsultonte ngritjen e njё shoqёrie gjuhёsore, letrare, kombёtare. Nёn drejtimin e tij, u krijua nё vitin 1899 nё Shkodёr, Shoqёria “Bashkimi“. Nё vitin 1900, ‘Kalendari i Maleve’, shkruante: “Mё e madhja qё ndodhi pёr kombin shqiptar, ёshtё krijimi i Shoqёrisё “Bashkimi” nё Shkodёr, pёr pёrparimin e gjuhёs kombёtare. Kjo shoqёri zgjodhi pёr kryetar Prend Doçin, i cili gёzon besimin dhe shpresёn e tё gjithё shqiptarёve”.

Historiani gjerman. K. Lange, e rendit Prend Doçin, nё radhёn e personaliteteve tё shquara historike tё Evropёs Juglindore, dukё vёnё nё dukje se; “Rёndёsi politike, Prend Doçi fitoi edhe njё herё si udhёheqёs i klubit letrar “Bashkimi”, i themeluar nё Shkodёr nё vitin 1899. Megjithёse e maskuar si shoqёri fetare, qёllimi kombёtar, dukej qartё nё objektivat e saj: Vendosjen e njё alfabeti tё gjuhёs shqipe, pёrgatitjen e njё fjalori tё gjuhёs shqipe, krijimi i gjuhёs sё njёsuar letrare, rregullave tё drejtshkrimit, hapja e shkollave laike shqipe, pёrgatitja e teksteve shkollore. Abat Prend Doçi, afroi nё shoqёrinё “Bashkimi”, elitёn intelektuale tё Gegёrisё; At Gjergj Fishtёn, Dom Ndoc Nikajn, Dom Dod Kolecin, At Pashk Bardhin, Imzot Lazer Mjedёn, Luigj Gurakuqin, etj.”!

Rolin kryesor nё kёtё shoqёri – thotё studiuesi i njohur Mentor Quku – e kanё luajtur klerikё tё Abacisё sё Mirditёs. Famullitё e Mirditёs nё kёtё kohё, u shndёrruan nё qёndra tё veprimit arsimor e kulturor. Po atё vit, nё 1899, u rihap shkolla shqipe nё Orosh. Nё fillim vjeshtёs sё vitit 1899, Abat Doçi, dёrgoi nё Vjenё katёr tekste shkollore, pёr t’u shtypur: gramatikёn, gjeografinё, arithmetikёn dhe katekizmin. Nё nёntor, kishte gati pёr shtyp librat e kёndimit, pёr shkollёn fillore. Shkolla ka patur pёr mёsues, figura kombёtare, duke nisur me Dom Zef Marashin dhe u vazhdua nga njё plejadё e nderuar mёsuesish, si: Kolё Dema, Kolё Gurakuqi, Luigj Shkjezi, Prenk Jakova, etj.

“Albania” e Konicёs dhe shoqёria “Bashkimi”, kanё patur lidhje tё ngushta me njёra tjetrën. Anёtarё tё shquar tё shoqёrisё “Bashkimi”, shkruanin tek “Albania”. Faik Konica, ka mbrojtur e mbёshtetur shoqёrinё “Bashkimi” tё Shkodrёs, madje shkroi njё artikull fshikullues, ndaj shoqёrisё qё u hap vite mё vonё nё Bukuresht, e cila edhe pas kёshillave tё tij, pёr tё zgjedhur njё emёr tjeter, nguli kёmbё tё mbante edhe ajo emrin “Bashkimi”. Konica e quajti atё “Bashkimi plagj”!

Nё shtypin e kohёs, disa herё ёshtё vёnё nё dukje qё; “Emzot Doçi, s’ka shkrue pak, por gjithnjё pa emrin e tij”. Prend Doçi, shkruante me pseudonimet; “Primo Doçi”, dhe “Njё djalё prej Shqypnie”. Si poet i zgjimit kombёtar, Prend Doçi, me poezine “Shqipnia nё robni” renditet nё treshen e parё, pas Naim Frashёrit, me poezinё “Dallёndyshja”, e Pashko Vasёs me; “Moj Shqypni”. Ai shkroi 32 vepra; nё nёntё vjet tё Shoqёrisё “Bashkimi”. Por edhe autorё tё tjerё; nuk firmosnin me emrin e tyre. Kёshtu edhe Fjalori i ri tё shqipes, pёr tё cilin Profesor Shaban Demiraj; ka thёnë se edhe sot mbetet njё nga mё tё mirёt, u shkruajt nga Dodё Koleci (nga Selita e Mirditёs).

Hartimi i alfabetit tё gjuhёs shqipe, qe detyra mё e parё dhe mё e rёndёsishme, qё i vuri vetёs shoqёria “Bashkimi” qё nё mbledhjen e parё tё saj. Njё alphabet, qё do tё ndihmonte nё njёsimin e gjuhёs letrare. Deri atё kohё, nё Shqipёri kishte mjaft alfabete sa, siç ka pohuar Baroni Franz Nopça, “kishte aq alfabete, sa kishte njerёz qё dinin shkrim e kёndim”. Alfabeti mё i pёrdorur, qe ai i Stambollit (i Mit’hat Frashёrit), por ai megjithёse me bazё latine, kishte pёrzier nё tё edhe shkronja sllave e greke, qё siç ёshtё shprehur Prof. Aleksandër Xhuvani, pёrbёnte njё “ngatёrresё” dhe organet mё tё njohura tё shtypit, nuk e pёrdornin.

Pёrveç “Albanisё” sё Konicёs, edhe organe tё tjera tё kohёs qё dilnin nё atdhe dhe jashtё tij, pёrdornin shkronjat e “Bashkimit”. Ndaj, nё hartimin e fjalorit, Prend Doçi dhe komisioni i drejtuar prej tij, mendonin qё alfabeti tё ishte praktik qё me tё, tё mund tё botoheshin libra, kudo edhe në Shqipёri edhe tej kufijve nё Evropё, apo nё Amerikё, nё çdo shtypshkronjё ku pёrdoreshin shkronja latine. Edit Durham, shkruan se, Prend Doçi, qe: “shpikёsi i njё sistemi tё shkёlqyer, pёr tё shkruar shqipen, sipas tё cilit, duke pёrdorur shkronjat e rёndomta latine, qёroi theksat e ndryshёm e shkronjat e tepёrta”.

Roje vigjilente e pavarёsisё

Nё nёntor 1912, ndёrkohё qё Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi shkonin drejt Vlorёs, pёr tё shpallur pavarёsinё, midis Abat Doçit dhe Ismail Qemalit, shtohet letёrkёmbimi i cili zanafillёn e vet, e kishte qё nё vitin 1903, thuajse njё dekadё mё parё. Ismail Qemali, e quante Prend Doçin, si tё vetmen shtyllё tё pёrkrahjes sё Qeverisё sё Pёrkohёshme, nё malёsitё rreth Shkodrёs. Mirdita, ishte me qeverinё e Vlorёs dhe kjo ishte nё radhë tё parё, meritё e Abat Doçit.

Ndёrkohё qё pёrgatitej shpallja e pavaresisë atdheut fat-trazuar, rreziku i coptimit, i varej si re e zezё mbi kokё. Aradha serbe, marshonte drejt Prizrenit, Oroshit e Lezhёs. Megjithese nё kushte tё pushtimit, Abati, e gjeti mundёsinё qё nё 2 dhjetor, t’i dёrgonte letrёn e urimit Ismail Qemalit. Pas shpalljes sё pavarёsisё nё Vlorё, Abati, organizoi nё Orosh nё selinё e tij, njё kuvend me pjesëmarrjen e 12 bajrakёve tё Mirditёs dhe pёrfaqёsuesit e Matit, Dibrёs, Pukёs, Dukagjinit, Bregut tё Matёs dhe Kurbinit, nё tё cilin, pjesёmarrёsit njohёn qeverinё e Vlorёs dhe u betuan se do tё ndiqnin Ismail Qemalin dhe Nikoll Kaçorrin, nёnkryetarin e qeverisё, mirditorin e tyre, si përfaqsues tё Shqipёrisё.

Historia vlerёson pёrpjekjet e Abat Doçit, pёr ruajtjen e pavarёsisё e cila, do tё arrihej vetёm nёpёrmjet forcimit tё besёlidhjes sё shqiptarёve. Megjithёse nё kushte tё vёshtira, kur grykat e topave serbe nё Orosh, mbaheshin drejtuar nga qela e Abatit, ai bёn thirje pёr mbajtjen e njё kuvendi tё ri, nё 23 prill 1913, “pёr njё fjalё e pёr njё besё”. Mirёpo, njё ditё mё pas, mё 24 prill, erdhi lajmi i zi pёr rёnien e Shkodrёs nё duart e malazezёve.

Nё librin e saj; “Brenga e Ballkanit”, nё kapitullin “Rёnia e Shkodrёs”, Edit Durham; shkruan: “Princi Danillo; hyri nё kalanё e Shkodrёs; nё 24 prill, ngriti atje flamurin malazez dhe mori çelësat nga Esati, i cili u nis menjёherё pёr Tiranё, me ushtrinё turke”. Nё 25 prill 1913, Prend Doçi, shkruante: “Ndodhem nё njё gjendje tmerrёsisht tё tronditur. Mora vesh lajmin e ramjes sё Shkodrёs, nё duart e malazezve. Ky lajm erdhi zyrtarisht, nё komandёn serbe tё kёtushme, me urdhёn qё tё pёrshendetet fitorja e Mbretit Nikollё, me tё shtime topash, gjё qё u bё sot nё mёngjes, nё ora 10:30”.

Vetёm njё javё mё vonё, me thirrjen e Abat Doçit, u mbajt njё kuvend nё qytetin e Lezhës, me pёrfaqësues tё Bregmatjes, Dibrёs, Dukagjinit, Kurbinit, Lumёs, Malsisё sё Madhe, Matit Mirditёs, Pukёs, Zadrimёs dhe Shkodrёs. Kuvendi, lidhi besё “t’u dalё zot trojeve shqiptare, deri nё tё mbramen pikё gjaku, duke mёsy edhe Shkodrёn, pёr me nxjerrё jashtё Malin e Zi”. Kuvendi, zgjodhi njё komision prej 16 vetёsh, qё pёrfaqёsonte gjithё krahinat e veriut, i cili i dёrgoi njё dokument komandantit tё Flotёs Ndёrkombёtare, ku protestohej kundёr pushtuesve sёrbo-malazezë dhe u kёrkohej Fuqive tё mёdha, t’i largonin nga vendi, qё Shqipёra tё mbetej shtet i pavarur, nёn mbrojtjen e Fuqive tё Mёdha. Besa, ishte e shenjtё dhe e njё rёndesie tё pazёvendёsueshme, pёr ruajten e pavarёsise. Populli e quante Prend Doçin “roje vigjilente e pavarёsisё”.

Edhe gjatё kohёs sё Luftёs Ballkanike, ai mblidhte krahinat vetёm mё njё qёllim: pёr besёlidhje e pёr t’iu falur flamurit shqiptar. “Flamuri Kombёtar ёshtё shenjё bese, vllazёrimi, bashkimi, dashurie pёr liri e pavarёsi. Kush don flamurin, don familjen e vet, shtёpinё e vet, qytetin e vet vendin, atdheun e vet”. Ky ishte perkufizimi qё i bёri Abati, flamurit, nё njё fjalim tё tijin nё vitin 1914, nё kalanё e Shkodrёs.

Vitet e fundit tё jetёs sё Abat Doçit, ishin vitet më të mjerueshme pёr shpirtin i kёtij patrioti tё madh, qё kishte luftuar gjithё jetёn e vet, pёr çlirimin e vendit nga Perandoria Osmane, ta shikonte atё tё nёn pushtime tё reja, edhe pse zemra ia kishte ndjerё kёtё mёnxyrё kohё pёrpara. Emri i Abatit tё Mirditёs, Prend Doçit, pёr pushtuesit e rinj qe po aq i rrezikshёm, siç kishte qenё pёr Perandorinё Osmane.

Me pushtimin e Shqipёrisё veriore, nga Austro-Hungaria, komanda eprore e ushtrisё, kёrkoi largimin e Abatit tё Mirditёs, Prend Doçit, nga posti i tij, si dhe nga Oroshi, si njё nevojё urgjente. Duhej qё Abat Prend Doçi, tё internohej nё thellësi tё vendit. Po ku? Pёr kёtё i u kёrkua mendimi Konsullit tё Pёrgjithshёm austriak nё Shkodёr. Përgjigja e tij qe, njё ironi e madhe. “Mё thellё se nё Orosh, nuk kish se ku ta çonin”!

A imagjinohet ky vigan i burgosur, pikёrisht nё shtёpinё e vet, nё Oroshin e tij, nёn mbikqyrjen e rreptё tё njё garnizoni tё huaj ushtarak? Njё fund krejt i pabesueshёm. Zemra e Prend Doçit, pushoi nё njё ditё shkurti, tё vitit 1917. Tregojne qё vetminё e tij, e shoqёronin librat dhe njё çifteli. Kёndonte kёngё tё vjetra, ato qё i diktonte shpirti i tij i plagosur.

Gjergj Fishta, nё gazetёn “Posta e Shqypnisё”, botoi kryeartikullin me titull: “Abati i Mirditёs”, ku shkruante: “Abati i Mirditёs”- me kёtё emёn e kanё quejtё e mundet me u thanё pёr siguri se nuk asht kund njё skaj Shqypnijet, ku burrat e mençёm dhe tё kalemit, tё mos ta kenё ndje e pёrmend kёtё emёr. Ne, na dridhet penda nё dorё prej dhimbet, kah po na duhet me shnue dekёn e tij, nё fletoren tonё, sadoqё edhe shkrimtari ma i lanun, kishte me mujtё me nxjerrё landё shkrimit, prej jetёs sё tij, sa me mbushё e me hijeshue, shtyllat e fletoreve ma tё para tё Evropёs”.

Ismail Qemali, sipas dёshmisё sё Ali Asllanit, duke iu referuar figurёs sё Abat Prend Doçit, ka thёnё: “Ne bёmё si e bёmё Shqipёrinё, por ai (Abat Doçi) do ta bёnte pa ne, e mё mirё se ne”. (Ali Asllani, kujtime gojore, Tiranё 1959)

Historiani Dom Ndoc Nikaj, duke i kushtuar atij botimin e Historisё sё Shqipёrisё, nё vitin 1917, shkruante: “Pёrkujtimit mё tё madhit, ndёr kombёtarё tё kohёs sonё, Imzot Prend Doçit, Abatit tё Mirditёs’

Diplomati anglez, J. Swire e konsideroi vdekjen e tij, si: “njё humbje tё pazevendёsueshme, pёr vendin e vet”.

“Njeri i jashtёzakonshёm nё çdo kuptim”, e pat pёrshkruar Franc Nopça. Memorie.al

Marrë nga gazeta ‘ILIRIA’ 

blank

Te disa varre përballë burgut të Spaçit, prehet edhe një i afërm i ish-diktatorit Hoxha- dëshmia e ish-gardianit

Nga Aleksandër Ndoja
Revolta diskutohet dhe sot. Si nisi protesta, ngritja e flamurit pa yll dhe ekzekutimi i të burgosurve?! Cila ishte jehona nëpër botë dhe frika e pushtetit komunist?! Gjendja e sotme e godinave, ku për ironi tre familje banojnë në qelitë e dikurshme. Por edhe katër varret në mes të oborrit, në mes të cilëve edhe varri i një të afërmi të diktatorit. Gjet Kadeli, ish-i dënuar në burgun e tmerrshëm të Spaçit, rrëfen gjithë historinë e një burgu, që bëri historinë. Kundërshtarët e shpallur të regjimit të kohës, kishin arritur në shifra rekord. Ingranazhet e diktaturës, kishin punuar me kapacitet të plotë, në “prodhimin” e kundërshtarëve, aq sa në vitin 1964, do të ndërtohej një nga burgjet më të tmerrshëm të kohës, me një kapacitet prej 700 vendesh. Burgu i Spaçit, i cili për 27 vjet me radhë “edukoi” nëpërmjet kërbaçit dhe galerive të panumërta, nga ku dolën qindra mijëra tonelata mineral bakri, do të shënonte rekordin në zgjedhjen e bërë nga ideatorët e ndërtimit të burgjeve.

Vetëm pak metra katrorë, bazamenti i ndërtimit të burgut dhe nga katër anët, faqe malesh të larta, aq sa me sy të lirë, kur hedh vështrimin lart, majat e maleve, duket sikur takohen. Dhe kur shmangesh në të majtë të urës së Repsit, rruga e ngushtë që gjarpëron në lugina dhe faqe malesh, të ofron ndjesinë e një vendi, ku do të takosh dhimbjen njerëzore.

Dhe pse je në një vend që, natyra e krijuar, ndoshta vetëm për kafshë të egra, në kodrina të thepisura, të shfaqen ndërtesa disa katëshe të betonuara, në parametra të fortifikatave. Ndoshta, ideatorët dhe konstruktorët, e kanë menduar diktaturën të përjetshme dhe po aq të përjetshëm burgjet, për kundërshtarët politikë.

Disa ndërtesa janë shndërruar në gërmadha, e ndërsa të tjerat, që janë në këmbë në këto vite, nuk kanë dyer e as dritare. Urrejtja pos diktaturë për diktaturën, edhe atje mes malesh të larta, ka qenë në efikasitet të plotë. Ndonëse të burgosurit nuk do ta donin kurrë ta kujtonin atë vend, një muze, pikërisht aty do të duhej, si në shumë vende ish-komuniste të Lindjes, do t’i shërbente shumë historisë.

E ndërsa ndërtesat të ofrojnë pamje gërmadhash, gjithçka aty, shndërrohet në imagjinatë. Ndërtesat janë së bashku, të dënuar dhe të lirë, fajtorë dhe të pafajshëm, viktima dhe xhelatë. Në fakt, të gjithë të dënuar. Të gjithë hynin qindra metra nëntokën për të nxjerrë prej andej mineralin.

Të burgosurit pas punësim ktheheshin në kapanone, ndërsa ata që ishin të lirë përshkonin kilometra të tëra për t’u kthyer në familje. E ndërsa ata që ishin të lirë nuk guxonin të kundërshtonin politikën pasi përfundonin si bashkëvuajtësit e tyre në galeri, të burgosurit e kishin këtë të drejtën pasi nuk kishin çfarë të humbisnin. Dhe të burgosurit në çdo kohë ishin mbi 600 të tillë, me mijëra familje, vuanin peshën e persekucionit.

Bashkëkohësit, por edhe bashkëvuajtësit, kur sjellin në kujtesë grimca nga kalvari i mundimit, të flasin edhe për marrëdhënie shpesh të acarta, mes policëve dhe të burgosurve. Një i ri nga Fani, pasi gjithë natën lihet i lidhur në oborr, të nesërmen e gjejnë të vdekur. Por, edhe pse me qindra gra, fëmijë dhe të afërm të burgosurve, për vite të tëra ishin të detyruar të përshkonin rrugën pambarim, shpesh në këmbë për tek burgu, tortura për ta nuk kishte të sosur.

Shpesh, ishin të detyruar që të afërmit, t’i shikonin në distancë, por pa mundur t’i takonin. Faktet ofrojnë atë se Mirdita dhe mirditasit, nuk janë ndjerë asnjëherë mire, kur e mendonin se në territorin e tyre, ndodhej një “Spaç”, që identifikohej me tmerrin. Malet e egra, por minerali në përmasa të pallogaritshme, ishte shkaku që Mirdita, të bëhej bartëse e një dhimbje të tillë.

Ndonëse reprezalje ishte e madhe, në ato pak metra katrorë, do të merrte udhë dhe kundërshtim i hapur, deri në revoltë masive, që koha do ta pagëzonte, me emrin: “Revolta e Spaçit”, 1973, por vetëm një dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i firmosur nga Ramiz Alia, në vitin 1991, do të bënte që qindra të burgosurit, të kapërcenin portën e ndaluar, për 26 vjet, të përshkonin me këmbë, apo me makina, rrugën e gjatë mes malesh, duke vështruar pas me frikën, se mos xhelati po i ndiqte ende…!

Rrëfimi i Gjet Kadelit: “Revolta e Spaçit dhe ngritja e flamurit pa yllin komunist”!
“Në ora 23.30….disa orë pas fillimit të revoltës, Radio-Vatikani, do të transmetonte në hapësirë se; në borën 26 vjeçare në Shqipëri, çelën lulet e para. Po në fakt, çfarë ishte ajo ngjarje, që tronditi seriozisht pushtetin komunist në pranverën e vitit 1973?
-Në orën 05.30 në mëngjes, ikën nga birucat Pal Zefi (nga Shijaku), pasi ishte i dënuar 30 ditë e qëndronte i izoluar, dhe kishte kaluar afatin ligjor nga 30 ditë, në 31 ditë. Operativi i Sigurimit të kampit, ishte oficer roje dhe ky ishte shkaku i të gjithë pasojave të asaj dite.

Ai iku nga biruca dhe erdhi këtu në kamp. U lajmërua menjëherë oficeri i rojës, nga polici i brendshëm. Oficeri i rojës, u fut në kamp me disa policë. Në këtë kohë, turni i parë i të burgosurve, po përgatitej të shkonte në punë. Pal Zefi, kishte këtu edhe të vëllain të burgosur, Gjokën.

Oficeri i rojës, erdhi me e marrë me forcë Palin, me e ridërgu në birucë, pasi ai nuk pranonte të shkonte vullnetarisht. Ata, përdorën edhe dhunë ndaj Palit. Në këtë kohë, të burgosurit e tjerë, kanë ndërhyrë me e shpëtu Palin, pasi po dhunohej nga policët, në prani të tyre. I pari që ka ndërhyrë, ka qenë Pavllo Popa, me banim në Vrakë në Shkodër, me origjinë malazeze.

Në këtë moment, kanë ndërhyrë edhe të burgosur të tjerë dhe Palin, e kanë shpëtuar nga biruca. Policët dhe operativët, dolën të rrahur nga kampi, pasi të burgosurit, ishin shumë dhe të vendosur. Kjo ishte hera e pare, që ndodhte një rast i tillë, si rezultat i mllefit të akumuluar ndaj regjimit. Më pas, në kamp vjen GJ.Z, ish Operativ në këtë kamp, por në këtë kohë, ishte shef i Sigurimit të Mirditës. Futet brenda me disa policë dhe e marrin Pal Zefin, lart. Menjëherë rifilloi reagimi.

Në ora 21.00, këtu poshtë ndizet një zjarr i madh. Unë isha i shtrirë në krevat, pasi isha me temperaturë të lartë. Zjarri u bë aq i madh, sa më ndriçoi në dhomë. Zjarri që u ndez nga të burgosurit, ishte fillimi politik i veprimeve në kamp. Një i burgosur 64 vjeçar, me emrin Jemin Gjoka nga Kukësi dhe Dod Bardhi dhe 2-3 të tjerë, po shkatërronin stendat prej druri të emulacionit socialist dhe po i hidhnin në zjarr.
Unë ngrihem nga krevati dhe për 15 minuta, ngrohem te zjarri. Më pas largohem nga zjarri dhe ngjitem tek shkallët e tarracës. Vjen Bedri Çoku dhe më pyet; a je mirë me shëndet, – i them jam mire, se paskësh pas nevojë me u nxeh në zjarrm. Më vendos dorën në supe, duke më thënë se; për këtë ngjarje, do ta marrë vesh edhe babai jot në Amerikë.
I them se do ta marrë vesh edhe babai im në Amerikë, por këto janë veprime ordinere, ndërsa ne jemi të dënuar politikë dhe kësaj revolte, duhet t’i japim karakter politik. Po si, më thotë Bedriu…??

Po ja, ne duhet me patjetër të ngremë flamurin pa yll. Po ku ta marrim…?! E bëjmë vetë i them i them, shko te biblioteka na merr një beze të kuqe. Nëse nuk ka, do të prishim një jorgan të kuq, që ma kishte sjellë nëna ato ditë. Në fakt, Bedri Çoku e solli bezen e kuqe. I them të lajmërojë Mersin Vlashin, për të skicuar shkabën dy krenare, pasi nuk dilte boja për ta mbushur atë.

Mersini ishte nga Lisi i Matit, i dënuar dy herë dhe ka bërë 36 vjet burg. Kemi ngjitur flamurin në një shkop me thumba që i ngulnim me takat e pantoflave. Pastaj, në trekëndëshin e korridorit të tretë, kemi vendosur flamurin, por shtiza ishte e shkurtër. Menjëherë Bedri Çoku, ka bërë thirrje të brohorasim për flamurin. Aty janë dëgjuar urra-të nga të gjithë të burgosurit në shesh”.

Zoti Kadeli, si vepruan policët e burgut?
Policia e pa që në kamp u ngrit flamuri, ndërkohë aty kishin mbërritur; Kasem Kaçi, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës dhe Sulë Manoku, drejtor i Përgjithshëm i Kampeve -Burgjeve. Ata dhanë urdhër që; rojet e brendshme; të dalin nga burgu. Kjo situatë vazhdoi gjithë natën. Të nesërmen; kanë ardhur forcat ushtarake të Burrelit.
Ata kanë ardhur me 27 makina, 26 të mbushura me ushtarë dhe një me lëndë kimike helmuese. Ditën e tretë, vjen një grup policësh me mbi 100 veta duke kënduar: “Jemi boksierë dhe sampista”. Të gjithë të burgosurit, i kanë lidhur me hekura, dy e nga dy.

Shahin Skura, komisar i burgut, ka lexuar listën e “kurbanëve” të kësaj revolte. Nga këto, 80 veta, kemi marrë ridënime, ndërsa 4, (Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko, Skënder Daja), janë ekzekutuar me gjyq të menjëhershëm. Situatën nën kontroll, e kishte marrë vetë Feçor Shehu, në atë kohë, Zv/ministër i Brendshëm.
Ndonëse ishin planifikuar të vriteshin 3 persona me anë të një gjyqi special, që u zhvillua atë natë, Hajri Pashaj, bashkëfshatar i Feçor Shehut, iu shtua listës së pushkatuarve, ndonëse, nuk kishte qenë prototip i protestës.

Shkak për t’u futur në listën e të pushkatuarve, ishte se Hajriu, iu drejtua ashpër Feçor Shehut, duke i thënë se; një ditë do të përgjigjesh për këtë masakër. Megjithëse ky konfrontim përfundoi në favor të pushtetit, themelet e tij; u tronditën jo pak. Më vonë; do të shënoheshin revolta të tjera më të vogla, por dhe shteti do të përgjigjej me pushkatime të tjera; duke mbajtur gjallë klimën e terrorit.

Mendoni se shumë të burgosur janë varrosur pa adresë, pa ditur se ku?
Ende ka varre të pa marra nga familjarët. Në kodrën përballë ndodhet një varr i pahapur, anash tij, varre të hapura nga familjarët, për të marrë eshtrat e, për t’i kthyer në vendin nga u nisën të gjallë, por me pranga në duar.

Varri përballë burgut, i ish-të afërmit të Enver Hoxhës, që vuajti në Spaç!
Ndërsa te varrezat e Shpalit, jashtë rrethimit të varrezave, ndodhen edhe tre varre të tjerë. Ndonëse për të gjallët, dënimi ka marrë fund, 4 të vdekur, varret e të cilëve dihen, ende nuk e kanë marrë “lajmin”, se janë të lirë dhe përsëri vazhdojnë të vuajnë dënimin, si të ishte viti 1985!

Një ish-gardian burgu, konfidencialisht sqaron se; i vdekuri përballë burgut, është një gjirokastrit dhe burime të sigurta thonë se ishte një i afërm i diktatorit Enver Hoxha. Por sa ishte gjallë kurrë nuk e pranoi se ishte i afërm i tij. Dhe nëse ndokush e pyeste se çfarë e keni komandantin, ai përgjigjej prerë dhe ashpër: “asgjëkafshë”-asgjëkafshë…

Ndërsa tre të tjerë, që gjenden në Shpal, mendohet të jenë nga Tropoja. Njëri është identifikuar nga familja, me mbiemër Goca, dhe pritet që varri i tij, të merret dhe të çohet në Tropojë. Burimi sqaron se; çdo të vdekuri; në varr i futej një shishe e mbyllur hermetikisht, brenda së cilës; futej një letër ku me bojë “tush”, i shkruhej emri dhe adresa. Në të gjitha varret e hapura pas 90-ës, është gjetur një shishe e tillë.

Këta, ishin të vdekur në mënyrë natyrale nga sëmundje, ndërsa 4 të pushkatuarit e revoltës; Pal Zefi nga Shijaku, Skënder Daja nga Fieri, Dervish Bejko nga Devolli dhe Hajri Pashaj nga Mallakastra, ekzekutimi i tyre është bërë jashtë territorit të burgut, varret e atyre, askush nuk i di deri më sot, me gjithë insistimet e herëpashershme, të familjarëve.

Burgu i Spaçit
Burgu i Spaçit, ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Burgu gjendet në fshatin Spaç. Në vitin 1973, në Burgun e Spaçit pati një rebelim të të burgosurve, të cilët arritën të ngrinin një flamur jo-komunist.

Një rebelim i ngjashëm, u krye edhe në Burgun e Qafë Barit në vitin 1984, ku shpërthyen të njëjtat dufe, e u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj, me dhunë e gjak.
Në burgun e Spaçit kanë vuajtur dënimet politike, disa intelektualë të famshëm. Kohët e fundit ka pasur plane, që; Burgu i Spaçit, të kthehej në një muzeum, por deri më sot, asnjë hap i mëtejshëm nuk është bërë në këtë drejtim.

Burgu i Spaçit, është një monument i trashëgimisë kulturore në Spaç rrethi i Mirditës, në qarkun e Lezhës, Shqipëri Ky monument, është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër: “656/DT 05.12.2007“.
Ky burg, është hapur në vitin 1968 dhe ka funksionuar deri në vitin 1988, e sipas të dhënave, ka pasur mbi 1000 të burgosur. I ndërtuar për shfrytëzimin e Minierës së Spaçit, ku nxirrej bakër dhe pirit. Janë rreth 7 godina, që janë pjesë e burgut, por më tej, ka edhe godina të tjera, që kanë shërbyer si kampe për të burgosurit, por edhe ambientet që shërbenin si mjedis pune, për njerëz të zonës.
Ka qenë një kompleks minierash, ku punonin jo vetëm të dënuarit. Aktualisht, është në një gjendje tërësisht të shkatërruar. Ka një arkitekture tipike te periudhës komuniste me forma të rregullta. /Memorie.al/

blank

“Unë operativi i Sigurimit të burgut të Burrelit, që bashkëjetova me ‘armiqtë e popullit’ dhe…”, dëshmitë e Piro Nuredinit që vdiq në “aksident” një ditë para daljes së librit të tij!

Nga Pirro Nuredini

Pjesa e parë
“Unë, Operativi i Sigurimit i Burgut të Burrelit, që bashkëjetova me ‘armiqtë e popullit”! Megjithatë, do të mundohem që edhe këtë deklaratë; “ta respektoj” në thelbin e saj. Them në thelbin e saj, se format që ka përdorur Sigurimi i Shtetit, si: rrjeti sekret, teknika operative, survejimi, kontrolli postar e të tjera, tashmë kanë dalë në pazar. Në tregimet e mia, do mundohem të jem i saktë. Për të qenë sa më i vërtetë, jam i detyruar të përmend, edhe emra konkretë, por asnjëherë ata që duhet të mbeten sekret. Këto kam vendosur t’i marr me vete në varr. Me mbarimin e Shkollës së Ministrisë së Brendshme, fillova punë me përfytyrimin që na kishin krijuar për “armiqtë e klasës e të atdheut”. Këtë imazh, në praktikë nuk e ndesha ashtu siç na ishte predikuar dhe gradualisht në ndërgjegjen time, filloi të zbehej. Një ndikim të fuqishëm, në ndryshimin e konceptit të krijuar tek unë për armikun e klasës, ka luajtur “bashkëjetesa”, me të dënuarit e burgut të Burrelit, për shumë vite me radhë.

Oficer Sigurimi, në burgun e Burrelit

Në Burrel mbërrita në 24 tetor 1978. Atë ditë jepte konkluzionet një ekip i Ministrisë, që kishte qenë aty për ndihmë e kontroll. Ishte dhe zëvendësministri, Feçor Shehu. Pas mbledhjes, ky më thirri në zyrën e kryetarit të Degës dhe më komunikoi emërimin, si; Punëtor Operativ në burgun e Burrelit. Më porositi të bëja kujdes, mbasi aty; “vuajnë dënimin elementë antiparti, armiqtë më të egër të partisë e të atdheut”. Megjithëse isha transferuar nga Gjirokastra, për “zbutje të luftës së klasave”, ideologjia e kohës, kishte formuar bindjen edhe tek unë, se kjo kategori njerëzish, ishin vërtet të rrezikshëm. I dënuari i parë që ndesha në burgun e Burrelit, ishte Koço Tashko. Po hyja për herë të parë në ambientet e burgut, kur u përballa me të.

 

Atij i kishte ardhur në takim i biri, Fredi Tashko. Koço, i kishte kaluar të 80-at dhe mezi mbahej në këmbë. Kontakti i parë me të, bëri që diçka të “kërcasë” në formimin tim. Mosha dhe gjendja e mjeruar fizike e Koços, bën të më lindte pyetja: “Ky është armiku i rrezikshëm”?! Gjithçka që përjetova ditën e parë, por edhe çka pashë më vonë, patën një ndikim të ndjeshëm në formimin tim. Këto rrethana, formuan një mendim tjetër tek unë, për shumë nga të dënuarit e Burrelit. Pas disa kohësh, Koçua përfundoi dënimin dhe e internuan në fshatin Adriatik të Krujës, megjithëse, në një gjendje të rënduar fizike. Këtë logjikë, e kisha të pamundur ta kuptoja! Në burg gjeta edhe të dënuarit: Xhavit Qesja, Maqo Çomo, Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Vaskë Gjino, Lipe Nashi, Kiço Ngjela, Gjin Marku e, shumë të tjerë.

 

Përveçse e kisha detyrë studimin e dosjeve të tyre, më shtynte kurioziteti, të njihesha deri në hollësi, me aktivitetin për të cilin ishin dënuar. Në shumicën e dosjeve, e kisha të vështirë të gjeja elementët e domosdoshëm, të veprës penale, për të cilën ata ishin akuzuar. Megjithatë, nuk gjeja kurajo të flisja për këtë dukuri. Qysh ditët e para, më bëri përshtypje të veçantë, karakteri i fortë i të dënuarve; Xhavit Qesja, Maqo Çomo, Bardhyl Belishova, Kurt Kola, Daut Gumeni, Spartak Ngjela, etj. Është e pabesueshme që ky i fundit, vuante dënimin në të njëjtin burg me të atin, Kiço Ngjelën, po nuk lejoheshin të takoheshin. Në vitin 1984, në burgun e Burrelit, sollën të dënuarit e rinj që u goditën pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, Muhamet Prodanin, Mihallaq Ziçishtin, Abaz Fejzon, Halim Ramohiton, Arif Haskon, Rahman Parllakun, Nesti Nasen, Duro Shehun, Ali Çenon, Xhavit Ismailagën dhe dy djemtë e Mehmetit, Skënder e Bashkim Shehun.

blank

 

Shumë nga këta, kishin pohuar në hetuesi hollësi për grupin e Mehmet Shehut. Kur i lexova ato, mendova se vërtet kishim të bënim me armiq realë të partisë e të pushtetit. Po gjatë punës për zbulimin më në thellësi të shtrirjes së kësaj veprimtarie, nuk i gjeta shumë nga faktet që ndodheshin nëpër dosje. Në një rast, kërkova nga Ali Çeno, të më fliste më në hollësi për ato çka kishte deponuar në hetuesi. Ai u përlot dhe më tha: “Mos i beso ato! Në kushtet ku jam ndodhur, u detyrova të pranoj gjëra që nuk janë të vërteta”! Po kështu, më ndodhi edhe me Mihallaq Ziçishtin, i cili, i njihte format e punës së Sigurimit, pasi kishte qenë për vite të tëra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme…!

blank

 

Kur vdiq Enveri
Ishin momentet kur sa ishte njoftuar vdekja e Enverit. Të gjitha dhomat e të dënuarve antiparti, ishin pajisur me mjetet e teknikës operative (përgjimit) dhe unë nga zyra në burg, e kisha për detyrë, të ndiqja reagimet e tyre, në rastin konkret për vdekjen e Enverit. Disa prej tyre, e përjetuan me dhimbje dhe këtë e shprehën në forma të ndryshme. Edhe pse ishin duke vuajtur dënimet prej disa vitesh, shumica e tyre, për Enverin dhanë konsiderata pozitive. “Tani Shqipërinë do ta marrë lumi”, reagoi njëri. “Tani shpëtoi populli shqiptar”! ju kundërpërgjigj Abaz Fejzo, duke ngritur tonin e zërit. Të gjitha këto, por edhe shumë të tjera, bënë që tek unë të ndryshonte mendimi për të dënuarit në përgjithësi, e në veçanti, për të dënuarit antiparti. Një pjesë e mirë e tyre, për mua tashmë ishin armiq imagjinarë. Edhe mjaft nga të dënuarit e tjerë, nuk ishin ata që kisha përfytyruar më parë.

blank

 

Në këtë vështrim, puna në burg ishte edhe një fat për mua. Aty gjeta realisht të vërtetën.
Më qëlloi të isha pjesë e grupit të punës, për aplikimin e dy amnistive në burgun e Burrelit, ato të vitit 1982 dhe 1986. Në të dyja rastet, faleshin të dënuarit ordinerë, që kishin bërë gjysmën e dënimit. Ata që ishin dënuar për agjitacion e propaganda, apo tendencë arratisje, faleshin po të ishin në vitin e fundit të vuajtjes së dënimit. Të dënuar ordinerë, kryesisht ishin ata që ishin ndëshkuar për vjedhje, grabitje, vrasje, etj. Pikërisht këta, përfitonin para atyre që ishin të dënuar politikë. Kjo ishte logjika e atij sistemi. Të dënuarve, nuk kisha çfarë t’u thosha, kur më kërkonin t’ua arsyetoja një qëndrim të tillë.

blank

 

Ridënimi i Kosta Filit
Në burgun e Burrelit, vuante dënimin Kosta Fili. Ai, në vitin 1953, ishte arratisur në Greqi, nga fshati i tij, Mursi. I vendosur në qytetin e Igumenicës, ku u martua e krijoi familje, pas disa vitesh, bëri disa përpjekje për të hyrë ilegalisht në Shqipëri, për të marrë me vete nënën, por nuk mundi ta realizonte. Në një përpjekje të radhës në vitin 1957, ra në grackën e Sigurimit dhe u kap. Pak më vonë, u arrestua si agjent i Zbulimit Grek dhe ndërlidhësi i grupit të Teme Sejkos. U dënua me 25 vjet heqje lirie. Në vitin 1979, dënimi i tij përfundonte. Dy-tre muaj para se të vinte dita e lirimit, Kosta Fili, i dërgoi një letër kryeministrit. I tregonte pse ishte arrestuar dhe po mbaronte dënimin.

Në përfundim, i kërkonte që pjesën e jetës që i kishte mbetur të shkonte ta kalonte në Greqi pranë familjes. Pikërisht kjo letër, vuri në lëvizje Ministrinë e Brendshme. Kosta Fili, që zinte një vend të rëndësishëm në Muzeun e Ministrisë së Brendshme, si diversant i rrezikshëm, hynte në radhët e të dënuarve “Vip”. Nga lart, u dha porosia që të punohej për grumbullimin e të dhënave që vërtetonin veprimtarinë armiqësore të tij dhe të përgatiteshin dokumentet, për ta ridënuar. Ishte e vështirë të grumbulloheshin prova të tilla. Ndërkohë, dita e lirimit po afronte. Edhe pse provat mungonin, ato u fabrikuan dhe të dërguarit e qendrës, ishin optimistë për miratimin e propozimit të arrestimit, nga Prokuroria e rrethit.
Miratimi i atyre që ishin në kushtet e vuajtjes së dënimit, ishte kompetencë e Prokurorisë së rrethit. Kurse, kur i propozuari për arrest, ishte i lirë, kërkohej domosdoshmërish firma e Prokurorit të Përgjithshëm. Në dosjen e plotësuar rishtas, kishte të dhëna të viteve ‘58-’60-të, kohë kur ai ishte i izoluar në burgun e Gjirokastrës. Me shokët e dhomës, ishte shprehur se; kudo që të jetë duke vuajtur dënimin, do krijonte rastin, për t’u arratisur. Pikërisht ky informacion, u shfrytëzua për akuzën e re. Nga dy ish-bashkëvuajtës të asaj kohe, që tani ishin liruar, u siguruan “provat”, që u përdorën për goditjen e Filit. Pra, për biseda që ishin bërë 20 vite më parë.

Erdhi dhe dita e lirimit. Të nesërmen, në orën 8, komandanti i burgut, Idajet Deda, dha urdhër për të proceduar për lirimin e tij. Kosta shkoi në evidencën e burgut, ku u bënë të gjitha veprimet e rastit. U pajis edhe me një vërtetim, që do ta përdorte në financën e Degës së Brendshme, për të tërhequr të ardhurat që kishte në llogarinë e tij. Hodhi çantën në kurriz dhe u nis për te Dega. Tashmë ishte një qytetar i lirë. Ndërkohë, Prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe kishte firmosur arrestimin. Tani që Kosta ishte i lirë, arrestimi me urdhrin e Prokurorit të rrethit, ishte i jashtëligjshëm. Kosta, i cili e shikonte veten të lire, pas 28 vitesh, nuk pati fuqi të reagonte. Mendja e tij, pas kaq vitesh burg, punonte vetëm të shkonte në Greqi, pranë familjes. Ai i njihte mirë praktikat e ridënimit, që kishin ndjekur shumë bashkëvuajtës. Këtë fat, e kishte pësuar; Maqo Çomo, Gjin Marku, Kapllan Resuli, Bardhyl Belishova e të tjerë…!

Kryetari i Degës, më urdhëroi ta merrja Kosta Filin, që ishte te financa dhe ta çoja te zyra e tij. Nuk kishte rrugë tjetër veç t’i bindesha. “Kosta, ti u lirove sot, por nga Prokuroria, ka mbërritur një urdhër arresti për ty”, kumtoi kryetari dhe i lëshoi para vendimin e miratuar të arrestit…! Mbyllja e hetimeve dhe gjyqi i Kosta Filit, u realizuan në mënyrë rrufe. Ai u ridënua edhe 10 vite të tjera. Pas disa ditësh, u kthye në dhomën e tij të vjetër të burgut, për të kryer dënimin. Me Kostën, bisedoja herë pas here në greqisht. Kërkesa e vetme që më bënte, ishte të shkruante për familjen ndonjë letër, jashtë radhe. Nuk mund të mos ia plotësoja. Në letrat që merrte nga Greqia dhe Amerika, gjeje shpesh çeqe në vlerë dollari.

Ishte detyra ime, të kryeja veprimet në bankë dhe t’ia konvertoja në lek, të cilat pastaj, i kaloja në llogari të Filit. Konvertimi, bëhej me 20 lekë të vjetra për një dollar. Kostës, i dërgonte shpesh dollar, djali i tezes nga SHBA-ja, Jani Hito. Ata ishin arratisur së bashku nga Shqipëria në vitin 1953. Ndërsa Jani, shkoi menjëherë në Amerikë, Kosta pati historinë e mësipërme. Në vitin 1987, Kosta më tregoi se, dhëndri i tij në Janinë, K. Dinaleksi, ishte i njohur i deputetit të Janinës, Papulas, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë. Ai po interesohej që Papulas, të ndërhynte tek autoritetet shqiptare, për t’i falur pjesën e dënimit.

Dhe kjo pati efekt. Papulas, në atë kohë erdhi për vizitë në Shqipëri. Menjëherë pas kësaj, erdhi një shkresë në burgun e Burrelit, ku thuhej se; Presidiumi i Kuvendit Popullor, kërkonte mendimin për faljen e dënimit të mbetur, të të burgosurit Kosta Fili. Një muaj më pas, Kostën e liruan. U takova me të te Turizmi i Burrelit. Më kërkoi ta ndihmoja, të lidhej me telefon me vajzën e tij, në Janinë. Kishte 28 vite, që ishte ndarë prej saj dhe do t’i dëgjonte zërin për herë të parë. E ndihmova dhe lidhja u krye në çast. Jetova momente tepër prekëse, kur pashë Kostën, goxha burrë, të qante si fëmijë dhe të puthte receptorin si i çmendur…!

“Si u miqësova me njeriun, që do vriste Enverin…”?!
Përballja e parë me Avdul Banushin, u bë në qelinë e tij. Pastaj, takohesha me të, herë pas here. Tani e kisha përpara syve përditë, njeriun “mit”. Disa ditë më vonë, erdhi edhe shkresa, ku jepeshin porosi, që ai ta vuante dënimin në kushtet e konspiracionit të plotë dhe të mos merrte takim me të dënuarit e tjerë. U izolua në birucë, me të dënuarin Sh.N., ish-oficer aviacioni, për të shmangur rrezikun e ndonjë vetëvrasjeje të mundshme. Duke qenë se, Avduli mbante një kapele të bardhë, rojet e burgut, e thërrisnin me nofkën “kasketa”. Në dosjen e Avdulit, kishte mjaft të dhëna interesante. Ai vazhdonte të ndiqej në përpunim aktiv, megjithëse kishte përfunduar procesi i hetimit dhe dënimit të tij.

Gjatë gjykimit, Avduli nuk kishte treguar asgjë për bazat e organizatës në Shqipëri. Pikërisht, ky ishte tashmë objektivi kryesor i përpunimit të tij. I studiova me një frymë dosjen e përpunimit dhe atë hetimore. Evidentova konkluzionin se; kisha të bëja me një subjekt, kundërshtar të vendosur të regjimit komunist, një tip të guximshëm, të patrembur përpara vështirësive. Ai shprehte hapur ndjenjat kombëtare, si dhe mallin për vendlindjen. Mua më konsideronte si bashkëpatriot dhe dëshironte që të bashkëbisedonim. Ndërsa dashurinë për të afërmit, e treste përbrenda vetes dhe nuk e shfaqte. Vlerësonte mirësinë dhe ndiente detyrimin, për ta shpërblyer atë. Sidoqoftë, mbetej një nga njerëzit më të rrezikshëm të pushtetit…!

Historia e Avdul Banushit
Emri i Avdul Banushit, ishte kthyer në një legjendë për Sigurimin e Shtetit, në vitet 1972-1974. Të dhënat operative, konfirmonin angazhimin e tij, si eksponent kryesor i “Frontit të Rezistencës Antikomuniste Shqiptare” (FRASH) dhe përpjekjen e dështuar të kësaj organizate, në vitin 1974, për sabotimin e paradës ushtarake në Tiranë, me rastin e 30-vjetorit të çlirimit. Sipas dokumentit sekret, kjo organizatë, kishte planifikuar vendosjen e eksplozivit, në tribunën e paradës ku do të qëndronte udhëheqja e shtetit, ose goditjen e drejtpërdrejtë nga një bazë e FRASH-it, në një nga pallatet e Shallvareve. Për Avdulin, që në bazë të informacioneve, rezultonte të ishte në krye të këtyre veprimeve, ishte krijuar profili i njeriut mit, sadist, kriminel, vrasës. Po në fakt cila ishte biografia e tij?

Avdul Banushi, kishte lindur në Golem të Gjirokastrës. Në vitet 1943-1944, ishte inkuadruar në njësitet guerile të qytetit të Durrësit, ku ishte kapur nga gjermanët dhe ishte internuar në Mauthauzen. Në vitin 1946, pas kapitullimit të Gjermanisë, ishte i lirë dhe iu nënshtrua procedurave për t’u kthyer në atdhe. Në rrugën e rikthimit, u sistemua për një farë kohe, në një kamp refugjatësh, në Regio-Emilia të Italisë. Aty ra në kontakt me një oficer amerikan, me origjinë shqiptare, i cili “tregoi interes” për të dhe e lidhi me krerët e politikës shqiptare në mërgim ,të arratisur në prag dhe pas çlirimit të vendit, si: Abaz Ermenji, Abaz Kupi, Hasan Dosti, etj. Gjatë marrëdhënieve që u krijuan, Avduli ra në influencën e tyre.

Ata e instruktuan që, pasi të kthehej në Shqipëri, të takohej me disa nga lidhjet e tyre. Midis të tjerash i dhanë edhe një letër për Lahe Nuron, nga fshatrat e rrethit të Vlorës, kundërshtar i sistemit. Ky qëndronte i fshehur brenda vendit. Organet e Informacionit, më vonë organet e Sigurimit të Shtetit, që kishin shtrirë rrjetat edhe në këto kampe, u vunë në dijeni menjëherë mbi misionin e Avdulit. Sapo zbriti nga avioni në Laprakë, gjatë kontrollit, iu kap dhe letra në fjalë. Për këtë, u dënua dhe u dërgua në një kamp pune në Tiranë. U lirua andej në vitin 1957. Më pas, filloi punë si disenjator në qytetin e Patosit. Një ditë dimri të vitit 1960, e shoqëruan për një verifikim në Degën e Punëve të Brendshme Fier, duke u lënë që ta kalonte natën në dhomën e shoqërimit, nga ku mundi të arratisej.

Fillimisht mbërriti në Greqi. Prej aty kaloi në filtrat e Zbulimit Amerikan, i cili vërtetoi pozitën e Avdulit dhe miratoi kërkesën e tij, për të shkuar në Amerikë. U stabilizua me punë e banim në New York. Atje u takua me krerët e emigracionit politik: Vasil Gërmenji, Hasan Dosti, Halim Begeja, Rexhep Krasniqi, etj. Përçarja e tyre, la një përshtypje jo të mirë te Avduli. Gjatë kohës që qëndroja me të në burg, si rastësisht, mbaja në dorë librin e Nasho Jorgaqit, “Mërgata e qyqeve”. Avduli nuk ndenji pa më pyetur se, përse bëhej fjalë në të. I thashë se, i kushtohej një agjenti shqiptar, që operoi në radhët e emigracionit, e kryesisht të Oborrit të mbretit Zog. Kishte dëgjuar për të dhe kërkoi ta lexonte. Pasi e lexoi, më tha: “Autori e ka përshkruar me vërtetësi gjendjen e emigracionit shqiptar në botë. Titulli ‘Mërgata e qyqeve’ është shumë i përshtatshëm për historinë e tyre”.

Në vitin 1972, me krijimin e FRASH-it në Amerikë, Avdul Banushi, u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i saj, ndërkohë që kryetar u zgjodh Vasil Gërmenji dhe zëvendës, Stavri Skëndi. FRASH-i mbante kontakte me oficerin e CIA-s, Xhon. S. Anëtarë të saj, ishin edhe Sabaudin Haznedari, i cili në tetor 1982, erdhi në Shqipëri me grupin e Xhevdet Mustafës. Ajo kishte baza të rëndësishme në Europë, si Subadie Koka në Milano-Itali, Lefter Guveli dhe Nikolla Plasoti, në Greqi, etj. Subadie Koka, ishte me origjinë nga fshati i Avdulit, që në vitin 1943, ishte birësuar nga një çift italian. Pas çlirimit, ajo bashkë me prindërit birësues, u sistemua në Milano. Deri në vitin 1975, FRASH-i veproi shumë aktivisht dhe dërgoi me mision në Europë, disa grupe që udhëhiqeshin nga Avdul Banushi.

Ata kryen akte terrori në përfaqësitë shqiptare në Paris, Romë, Madrid e gjetkë. Gjithashtu, tentuan në vazhdimësi të hynin në Shqipëri, për të vepruar me objektiv kryesor, terror kundër udhëheqjes së shtetit dhe vendosje eksplozivi në ATSH e Ambasadën Kineze. Në nëntor të vitit 1974, një grup me në krye Avdul Banushin, tentoi të hynte në Shqipëri, duke pasur detyrë kryesore vendosjen e eksplozivit në tribunën e paradës, organizuar me rastin e 30-vjetorit të çlirimit, si dhe hedhjen në erë të ATSH-së e, Ambasadës Kineze në Tiranë. Kontribut të veçantë për kapjen e Avdulit dha agjenti i Sigurimit, “Malësori”. Ai penetroi në radhët e FRASH-it në Amerikë dhe fitoi besimin e saj, deri në atë shkallë, sa të caktohej edhe si një nga pjesëmarrësit kryesorë të grupit që u nis ilegalisht në Shqipëri.

Me mjaft vlera, ishte edhe kontributi i bashkëshortes së agjentit tonë, Prendës, e cila mbajti kontakte të vazhdueshme me agjentin tone, nëpërmjet telefonit, gjatë gjithë kohës që grupi endej nëpër Greqi e Jugosllavi, për të gjetur momentin e duhur, të kalimit të kufirit të Shqipërisë. Në Janinë, Avduli i tha “Malësorit”, të bënte bisedën e fundit me gruan në Amerikë, sepse pas kësaj, do hynin në territorin e Shqipërisë, pa i treguar se, në cilin drejtim do ta kalonin kufirin. Në momentin e duhur, gruaja e tij, informoi Sigurimin e Shtetit. U vendos gatishmëria në kufi. Duke qenë se ata ndodheshin në Janinë, forcat kryesore, u vendosën në rrethin e Gjirokastrës, Sarandës e Përmetit. Por Avduli, vendosi të mos hynte në Shqipëri nga kufiri me Greqinë, pasi dyshonte se aty e prisnin forcat e Sigurimit. Në momentin e fundit, plani i kalimit të kufirit ndryshoi.

“Malësori”, u befasua, por tanimë nuk kishte mundësi të informonte. Ata u nisën për në Selanik, me autobusin e linjës dhe prej andej kaluan në Shkup. Aty morën trenin dhe shkuan në Mali të Zi. Fjetën atë mbrëmje në shtëpinë e agjentit, në një fshat pranë kufirit dhe planifikuan që në orët e vona të natës, të hynin në tokën shqiptare. Për të gjitha këto lëvizje, Sigurimi i Shtetit, nuk kishte dijeni, sepse Avduli, nuk e la më agjentin tonë të fliste, me gruan e tij, kanali i vetëm prej nga mund të mësohej itinerari i lëvizjeve të tyre. Por, megjithëse forcat kryesore të Sigurimit, ishin dislokuar në kufirin me Greqinë, gatishmëria ishte vendosur gjatë gjithë kufirit të shtetit shqiptar. Pikërisht, kjo bëri që në përfundim, aksioni për kapjen e Avdulit, të përfundonte me sukses. Në këtë situatë, Prenda u porosit, të ndërpriste çdo lidhje me të njohurit e saj dhe të burrit, nga radhët e emigracionit politik në Amerikë dhe të largohej menjëherë në Mal të Zi. Nga Mali i Zi, ajo do të kalonte kufirin, për në Shqipëri. Çdo gjë shkoi sipas planifikimit.

Nuk kishin kaluar më shumë se dy ditë që kur ishte kapur Avduli, kur i çuan në ballafaqim, gruan e bashkëpunëtorit. Ai u befasua dhe më pas, gjithmonë do më thoshte se, nuk mund ta kuptonte, si arriti të besojë aq shumë tek ata, që e futën në këtë kurth?! “Nuk do ta besoja kurrë, po të më thoshin më parë, se Sigurimi, do të penetronte deri në këtë pikë”, shprehej ai i menduar, sa herë që diskutonin për aventurën e tij. Avduli, që e kishte të vetin parimin “dysho për këdo”, jo vetëm që nuk i tregoi “shokut” të tij drejtimin, ku do ta kalonin kufirin, si dhe nuk i tregoi asnjë nga bazat, ku do të mbështeteshin në Shqipëri, por i sabotoi edhe armën personale, duke i hequr gjilpërën. Këto baza, nuk u identifikuan dot edhe gjatë hetimit, me gjithë hetuesinë intensive, me aplikimin e të gjitha formave, madje dhe atë të shtrëngimit fizik. Në gjyq, u dënua me vdekje, dënim të cilin, Kuvendi Popullor i Shqipërisë e ktheu në 25 vjet heqje lirie. /Memorie.al/

blank

Shkruajnë të mbijetuarit e revoltës antikomuniste të Spaçit! KUSH NA I PRISHI CERMONITË PËRKUJTIMORE TË 50 VJETORIT TË REVOLTËS ANTIKOMUNISTE TË SPAÇIT?!

Zoti e deshi që ne pjesmarrsit e Revoltës Antikomuniste të Spaçit që mbrojtëm itenditetin kombëtar Flamurin Kuq e Zi para 50 vitesh në mes plumbave të xhelatëve sadistë enveristë me 21 maj 1973, të ishim dëshmitar të gjallë mbas 50 vitesh e të dëshmonim para shqiptarve këtë akt kombëtar me përmasa ndërkombëtare dhe ti tregonim shoqërisë shqiptare krimet makabre që ushtruan ndaj kësaj revolte të burgosurve politikë, apo siç njihet në publik, Revolta antikomuniste e Spaçit. Kampi çfarosës i Spaçit është një nga shëmbëlltyrat më të urryera, e më të egër që ka pare njerzimi në diktaturën komuniste.

I vendosur përçark një miniere të viteve 30-të , e hapur nga italianët, në një luginë të rrethuar me male të larta e të thepisura ku nuk sheh asgjë vetëm qiellin, dhe humnerën në vitin 1968 filloi fuksionimi i këtij kampi çfarosës që vetëm mendja djallzore e një diktatori të pashpirt si Enver Hoxha, mund të krijonte në vende të tilla persekutimin çnjerzor. Ky kamp u bë gjatë diktaturës varri e persekutimi shnjerzor i të burgosurve politikë, të cilët jo vetëm se ishin të izoluar e të privuar nga liria,”Kavje” por edhe të detyruar të punoni si skllevër të kohërave moderne në galerit e vdekjes të një shteti burg në zemër të Europës. Sot duhet të përmendim Revoltën e famshme antikomuniste të Spaçit ku me 21 maj 1973 , të burgosurit politikë, të dërmuar nga punët e rënda , kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatrimi i orientuar e i komanduar i personalitetit njerzor, shpërthyen në një revoltë të paparë masive , e cila do të jetoj gjatë në memorien kolektive se gjunzoi dhe tronditi pushtetin terrorist të Enver Hoxhës të asaj kohe. Të burgosurit politikë pothuaj të braktisur ato ditë nga rojet e friksuar të kampit dolën hapur me parulla të fuqishme kundër regjimit të Hoxhës diktaturës më të egër dhe ideollogjisë marksiste-leniniste. Në at revoltë dinjitoze u hodh për here të pare parulla lirie,

“ E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, në kulmin e së cilës u ngrit flamuri kombëtar pa yllin komunist. Pas tre ditësh përpjekje mbinjerzore përball plumbave dhe forcave të shumta ushtarake revolta e Spaçit u shtyp me dhunë e gjak nga trupat ushtarake të një shteti diktatorial . Nxitësit e saj , organizatorët dhe ne pjesmarrsit kryesorë , u ndëshkuam me tortura çnjerzore me rritje e ridenime në birucat e Degës Mbrendshme Rreshen, dhe të kampit çfarosës, ku katër shokë tanë Hajro Pashai, Dervish Bejko, Pal Zefi, dhe Skënder Daja u denuan me pushkatim, ne të tjerët u ridenuam me dhjetra vite burg veç denimit që kishim. Në galeritë e errëta e të lagështa në të ridenuarit punomin me turrne , pa ndërpreje 24 orë, duke nxjerrë me krahë 7 ton mineral, kush nuk e realizonte normën denohej i lidhur këmbë e duar në qelitë e ftohta, në borë e acar. Në çdo orë të ditës e natës ishim të suverjuar , të censuruar, e të përndjekur dhe të provokuar nga element të infiltruar për ti mbajtur nën kontroll të plotë nga shkelsit e regullave të kampit. Nënat, grate, familjarët tanë që vinin për të na takuar në burg bënin 7 km rrugë në këmbë , që nga Shpali, Repsi në Spaç, sepse kamionët e transportit të mineralit e kishin të ndaluar ti merrnin se konsideroheshin familje armiqësore të partisë komuniste. Në kodrën përball burgut ka ende trupa të burgosurish që vdiqën gjatë vuajtjes së denimit dhe u varrosën si kafshë, fshehurazi, për të mos u gjetur kurrë. Dhe sot nga statistikat janë mbi 42 të zhdukur sëbashku me të pushkatuarit e revoltës që nuk kan një varr. Shumica e të denuarve ishin intelektualë , klerikë, poete e shkrimtarë, ekonomistë e bijë familjesh fisnike kundërshtare të regjimit komunistë që në 1944. Në kampin e Spaçit vuante denimin heroi i pamposhtur Xhelal Koprenca që u pushkatuar mbas revoltës, sëbashku me gazetarët Fadil Kokomani, e Vangjel Nexha, poeti i varun në litar Havzi Nela, i madhi At Pjetër Meshkalla, kleriku mysliman Hafiz Sabri Koçi, Zogisti Zef Ashta dhe Ahmet Hoxha që bante trakte, gjatë revoltës, legjenda e burgjeve shqiptare Sami Dangllia që e kishte filluar burgun në 1945 e vazhdonte për 40 vite i burgosur, Luan Koka nga Vlora e flamurit, Pjetër Gjokaqe që në revoltë thoshte : për pa pushkë nuk më kan pa sytë ma trima, shkodrani Hodo Sokoli e shumë të tjerë që ne bashkëvuajtsi e tyre pjesmarrës në at revoltë i kujtojmë me mall. Një pjesë e madhe iku në botën e amshuar pa krijuar familje, një pjesë krijuan familje dhe i kan lënë në varfëri të plotë fëmitë e tyre se kan ndrruar jetë nga sëmundjet dhe mosha që kaluan në kampin varr. Po të ishte Shqipëria një shtet demokratik këta familje nuk do të kishin nevojë të punonin , se me këtë kamp është mbajtur populli shqiptar për 22 vite nga bakri e piriti që kan nxjerr të burgosurit politik të Spaçit. A ishte një kamp shfarosës , siç ishte Lagret apo kampe përqëndrimi në Gjermani do të thonim me plot gojën ishte shumë afër dhe të ngjashme me to. Një ndër krimet ishte se të pushkatuarit që i ekzekutonin xhelatët, nuk lejoheshin famijarët e tyre për ti varrosun. Po çfar faj, kishte familja e të ekzekutuarit që mos të merte kufomën e ta varroste diku. Familjarët na takonin dy here në muaj nga 15 minuta, por për të ardhur deri në Spaç u duheshin dy ditë rrugtim dhe nuk mundeshin me na pru ma shumë se 15 kg ushqim e rroba, por jo fruta e perime. Në kampin e Spaçit ushqimi ishte aq i keq sa vazhdimisht kishim probleme dhe helmoheshim, prandaj ai kamp ishte një kamp shfarosës. Kjo është maja e ajsbergut të kampit çfarosës të Spaçit, se të bëjsh historinë e këtij kampi çfarosës duhen volume të tëra shekspirjane, dhe për nga përmasat e terrrorit është shumë afër kampit të Aushvicit. Poeti hero Havzi Nela e ka memorizua me nje poemë madhështore këtë revoltë kur vuante denimin në këtë kamp me titull: “Fluturo Shqiponj e Malit” me të drejtë Poeti hero kishte etikuar Shqiponja pjestarët e Revoltës antikomuniste, po citojmë disa vargje të kësaj poeme:

Fyt për fyt me gjakatarë, Ra Pal Zefi ra Skënderi O moj shqipe moj hyjnore
Bini burra, bini djema Ra Dervishi e Hajriu Pak qëndrove në liri
A nuk jena na shqiptarë, Djemtë të shkathtë posi skifteri N Spaç u dyndën divizione
Që po na tretna gjallë në varr, Trima t,ashpër si Veriu E ban kampin lesh e li

Dhe mbyll poemën për kriminelin Feqor Shehun, e Kasem Kaçin, që i vranë këta heronj :Dy xhelat që ka Tirana, Dy xhelat dy sytë u plaqin, nuk mendu për nanat tona, nuk menduen i shitoftë Zana! Kush ishin sadistët e Spaçit, Komandanti i burgut Haxhi Goro, Komisari Shahin Skura, Operativi Fejzi Liçka, hetusi Llambi Gegeni, Florian Kolaneci, Llambi Bako, Idris Seiti, Elam Gjika, Prokurori Zef Deda,Ilmi Telegrafi e Pjetër Koka, dhe të gjithë policët mirditor që ishin përzgjedhur për të ba terror mbi trupat tone. Këta emra dhe dosjet e tyre kriminale nuk i ban publike Autoriteti i Dosjeve, po na servis dosje fatkeqësh që nga torturat në to, dhe familjet e tyre kan firmosur në dosjet e krijuar nga këta xhelatë që vrisnin jetët njerzore. Shqipëria “demokratike “këta xhelatë që kryen terror ndaj nesh dhe familjeve tona i paguan me pensione deri në 100.000 lekë , kurse neve na e jep pensionin 10.000 lekë.

Disa përjetime në ditën e 50 vjetorit të revoltës antikomuniste të Spaçit me 21 maj 2023!

Ne pjesmarrsit e asaj revolte të gjallët e 21 majit 1973 sëbashku me Unionin Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërise, zhvilluam në Janar 2023 Aktivin kombëtar për të mbrojtur kujtesën dhe për të kremtuar këtë jubile të 50 vjetorit të kryengritjes antikomuniste të Spaçit: Vendosëm në Janar 2023 që” Viti 2023 të jetë viti i Kujtesës Kombëtare” në nderim të Revoltës së Spaçit, dhe po këtë vit Qeveria shqiptare të lëvronte fonde që ta inaguronim Muzeun e Spaçit me 21 maj 2023. Mbas këtij vendimi muarëm kontakt me Kryetarin e Shtetit Zotin Bajram Bega dhe u dakortësuam që dhe Kryetari i Shtetit të ishte pjesë e kremtimit të 50 vjetorit, Gjithashtu na u bashkua me ne Komisioni për Paqe dhe Drejtsi që ka mbi 10 vite që e mbron atë godinë kampi që mos të zhduket si karabina. Dhe ne, sëbashku me Unionin i kemi shprehur Mirnjohjen tonë të thellë Imzot Angela Masafrës për kontributin e madh që jep në ruajtjen e kujtesës dhe dokumentimin e krimeve të komunizmit, dhe po të vepronin dhe komunitete e tjera fetare me përkushtimin e Shqiptarit të madh e sensibilizues si Imzot Masafra fati i kampit të Spaçit sot do të ishte ndryshe. Do të ishte Muze kujtese për shqiptarët. Mbasi bamë pregatitjet , shpërndamë ftesat dhe ftuam dhe Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin se në Spaç kan vuajtur shumë vëllezer shqiptare të Kosovës.Vendosëm mos me thirr në këtë përvjetor asnjë force politike që ka drejtuar Shqipërinë për 32 vite se ata nuk e denuan krimin komuniste, nuk i denuan xhelatët tanë, Në 10 ditshin e fundit na njoftojnë nga Presidenca se Gjergj Meta drejtues i kishës së Rresheni në bashkpunim me Autoritetin e Dosjeve , dhe një fondacjon fantazmë që financohet nga Konard Adenaur e quajtur IDMC dhe IIPP e me Bashkinë e Mirditës do të banin cermoninë tone??? Ne ia transmetuam Presidencës se këtë cermoni madhështore do ta drejtonin të gjallët, ata shqiponja që e kishin ba atë revoltë, dhe nuk do të lejojmë asnjë institucjon formal që i shërben politikës të drejtoi cermoninë. Tre ditë para 21 majit ne shkuam në Spaç duke vendosur banerin dhe duke marre masa për 50 vjetorin! Me kerkesë të Komisionit Për drejtsi dhe Paqe dhe të Gjergj Metës zhvilluam një takim në kishën e Rreshenit për të diskutuar që të gjenim gjuhën e përbashkët dhe mos ta banim të ndarë cermoninë. Gjergj Meta na kërkoi që ai ta drejtonte cermoninë. Ne ju përgjigjem: Ti je klerikë, dhe nuk ju takon ta drejtoni cermoninë? I bamë present programin tone ku i theksuam: E para cermonia jonë nuk do të bëhet si cermoni bolshevike. E dyta data 21 maj do të jetë ditë dëshmie për revoltën nga pjesmarrsit e gjallë që zoti ju dha jetë të jenë prezence. Do të jetë ditë lutjesh nga 4 komunitete fetare për shpirtat e të Zhdukurve , ku Shqipëria numron mbi 6000 të Zhdukur e ata institucjone që bashkpunon ti, nuk flasin asnjë fjalë për të Zhdukurit. Do të jetë ditë apeli kombëtar që të mbrojmë kujtesën kombëtare nga shkombtarizimi i politikës 32 vjeçare shqiptare. Do të jetë dita ku të pranishmëve dhe shqiptarve të ju bahen prezent emrat xhelatëve që shtypën Revoltën dhe krimet. Ne i thamë që nuk lejojmë ata institucjone, e fondacione që pjesmarrja e tyre në këtë datë të shënuar të justifikoi shumat financiare marramendse që kan përfituar, ne nuk ju a ndalim pjesmarrrjen por jo aktivitetin.i bamë të qartë Gjergj Metës, se Spaçi është i Shqipërisë dhe nuk duhet të trajtohet siç mendonte ai i Mirditës.

Mbas debateve të forta konkluduam që Pjesmarrsit e Revoltës, të dëshmonin, Presidenti i Republikës, Kryetari i Këshillit ndërfetar Bujar Spahiu, dhe flamurin ta ngrinte vajza e piktorit matjan Mersin Vlashi, me djalin e heroit Dervish Bejko, dhe nipin e Gjet Kadelit, dhe vajzat e Demir Pojanit Safete Pojani sëbashku me Kryetarin e Shtetit. Po çfar ndodhi në Spaç me 21 maj 2023!? Gjergj Meta e tjetërsoi cermoninë nga një cermoni kujtese në një cermoni bolshevike. Ai e kthejë cermoninë në fuksionin e tij dhe religjonit fetar që i përket. Ai ju ndaloi fjalën dhe nuk lejoj dëshmite e gjalla të asaj revolte, Ai ja dha fjalën vetëm Gjet Kadelit, si Mirditor , kurse 88 vjeçarit, Gëzim Cela piktor , shkrimtar nuk e lejoj, ai nuk lejoj të fliste Qemal Demirin që si pjesmarrës në at revoltë përfaqësontë Vloren e Flamurit, ai nuk lejoj Demir Pojanin atë që u denua në at revoltë me 25 vite veç denimit, ai nuk lejoj Nuri Stepën, Pavllo Popën. Ai nuk lejojë vajzën e Mersin Vlashit dhe djalin e heroit Dervish Bejko, Safete Pojanin të ngrinin flamurin, por me diktatin e tijë lejoj vetëm nipin e Gjet Kadelit. Ai nuk lejoj të baheshin lutjet e 4 komuniteteve fetare për të Zhdukurit. Vetëm na servisi një improvizim të revoltës nga gjimnazistët e Rreshenit ku e paraqitën revoltën sikur kan demostruar me grusht. Jo Gjergj ata kan luftuar kundra grushtit të Enver Hoxhës. Liria nuk kërkohet me simbolin e grushtit. Një turp kombëtar për ne të Gjallët dhe pjesmarrsit e saj revolte. Pse nuk ja dhe fjalën mbesës së Xhelal Koprencës, por ju kërcnove. Pse e prishe këtë 50 vjetor Gjergj Meta!!!??? Ne jemi në moshën e tretë dhe ndoshta Zoti nuk do të na japi mundësi të jemi në përvjetor të tjerë. Ne nuk na e ndali fjalën, diktatura me plumba, na e ndali fjalën besa e preme e Gjergj Metës?!!Ne besojmë në Zot, ne ju besuam dhe u premë në besë nga Ju!

Do të mbahet mend gjatë… prishja e kësaj cermonie dhe ne po mbyllim shkrimin tone në shërbim të revoltës antikomuniste me këtë lutje “God bless”… 50 Vjetori i Spaçit!

Pjesmarrsit e revoltës antikomuniste të Spaçit!
Demir Pojani, Qemal Demiri, Gezim Cela, Nuri Stepa.
Nard Dervish BEJKO!

 

 

 

blank

Historia tragjike e Gjyshërve Bektashianë: Mehmet Shehu shkoi për inspektim në burgun e Tiranës dhe i tha Baba Kamber Prishtës ‘ça Dede je ti, ke vrarë Riza Cerovën’

Uran Butka

Baba Kamber Prishta, u lind në vitin 1873, në fshatin Pagri të Përmetit. Paraardhësit e Baba Kamberit, kanë ardhur nga fshati fqinjë Hotovë dhe janë vendosur në Pagri, aty nga fillimi i shekullit XIX-të. Ata kanë qenë atdhetarë dhe besimtarë të mirë. Një xhaxha i gjyshit të tij, i quajtur Meço, ka qenë çuedar i Ali Pashë Tepelenës dhe besnik i tij, në luftën kundër Turqisë, deri sa pashait u iu pre koka. Meçoja, u arratis për disa vjet, për t’u shpëtuar ndjekjeve, por u vra në pritë. Gjyshi dhe gjyshja e Baba Kamberit, ishin besimtarë bektashinj dhe u bënë myhypë në Teqenë e Frashërit, qysh me themelimin e saj, nga i shenjti Nasib Tahir Babaj. Tre nga djemtë e tyre, përfshirë edhe të atin e Kamberit, u bënë dervishë në teqenë e Frashërit.

Por meqenëse familja kishte nevojë për punët e bujqësisë, babai i tij, Mehmeti, u emërua Dervish nderi dhe u lejua të martohej. Edhe xhaxhallarët, shërbyen si Dervishë në Teqenë e Frashërit. Më i njohuri prej tyre, Dervish Kaso, pati fatin të shërbente në kohën e Baba Alushit, i cili e ktheu Teqenë e Frashërit, në një vatër të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku organizoheshin mbledhje dhe veprimtari të rëndësishme. Baba Alushi, priste e përcillte udhëheqësin e Lidhjes, Abdyl Frashërin dhe veprimtarë të rëndësishëm të saj, në Jug të Shqipërisë. Me këto mësime të Rilindjes Kombëtare dhe të bektashizmit mëmëdhetar, u ushqye dhe u mbrujt Dervish Kamberi.
Mbas vdekjes së atit të tij shpirtëror, Dervish Kasos, Dervish Kamberi, u përpoq t’i përtëritte traditat e Teqesë së Frashërit, dhe të bektashizmit. Në vitin 1910, shoqëroi për në Haxhi Bektash të Turqisë, Baba Ahmet Turanin dhe Baba Sulejmanin e Teqesë së Gjirokastrës, që u dorëzuan gjyshër nga Kryegjyshi Botëror Fejzi Dedej, i cili ishte shqiptar. Në takimet me Kryegjyshin, Baballarët dhe personalitetet shqiptare të Turqisë, si edhe nga vizita në Siri e Liban, Dervish Kamberi, përfitoi mjaft përvojë.

Në vitin 1911, Dervish Kamberi u kthye në atdhe, ku kishin shpërthyer kryengritjet për liri në gjithë hapësirën shqiptare. Teqeja e Frashërit, u bë sërish vatra e lëvizjes për liri e pavarësi. Në Teqenë e Frashërit, në qershor 1912, u organizua një tubim i çetave të Shqipërisë jug-lindore dhe u ngrit komiteti kryengritës, me në krye Tajar Tetovën dhe Sali Butkën. Dervish Kamberi, e priti me gëzim shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912. Bashkë me klerikët e tjerë bektashinj, ia nisi punës për ringjalljen e bektashizmit në Shqipëri, por kjo lëvizje, nuk arriti të kurorëzohej, sepse Shqipëria u pushtua nga ushtritë greke e serbe, mandej nisi edhe Lufta e Parë Botërore.

Shqipëria e Jugut, veçanërisht Kolonja, Përmeti, Gjirokastra, Skrapari etj., u dogjën e u masakruan nga ushtria greke e andartët dhe popullsia e këtyre trevave, u shpërngul për në Vlorë. Edhe familja e madhe e Kamber Meços. Në Vlorë, ai u angazhua në ndihmën e emigrantëve në nevojë, të çfarëdo feje e krahine qofshin. Baba Ahmeti i Turanit, organizoi gjithë punën, për të ndihmuar mijëra të shpërngulurit në ullishtat e Vlorës, madje ngriti një kazan të madh, që gatuante për familjet në skamje e mjerim. Por mungesa e kushteve higjenik, bëri që të shpërthente kolera, e cila çoi në varr me qindra njerëz dhe sidomos fëmijë. Nga familja e madhe e Meçove, humbën 13 frymë, midis tyre edhe i ati, motra dhe nipër e mbesa të Dervish Kamberit, i cili u prek edhe vetë nga kjo sëmundje dhe mezi mundi të shpëtonte, falë kujdesit të vëllait të tij, Hasanit dhe të Baba Ahmetit.

Në fund të Luftës Parë Botërore, Dervish Kamberi, shkoi në SHBA-së, për të mbledhur ndihma nga bashkëkombësit për ringritjen e teqeve të shkatërruara nga lufta. Atje u prit mirë nga bashkatdhetarët, në mënyrë të veçantë nga Federata “Vatra” dhe drejtuesit e saj, Konica e Noli. Në vitin 1920, ai u takua në Amerikë edhe me bashkëpatriotin e tij, Mid’hat Frashërin, i cili bënte një vizitë atje, për të siguruar mbështetje politike për Shqipërinë dhe për një ndihmë për shtetin e ri shqiptar. Ndërsa Mid’hati, u nis për në Paris, si kryetar i delegacionit në Konferencën e Paqes, Dervish Kamberi u kthye në Shqipëri në vitin 1921.

Krerët e bektashizmit në Shqipëri, bënë shumë përpjekje për organizimin e institucioneve të fesë bektashiane dhe pavarësimit të tyre, tashmë që shteti shqiptar merrte në mbrojtje e garantonte besimet fetare, sipas statusit të Kongresit të Lushnjës. Në këtë lëvizje të rëndësishme fetare dhe kombëtare, ka ndihmësuar edhe Baba Kamberi. Ai mori pjesë aktive në organizimin e Kongresit të Parë të Bektashizmit, që u mbajt më 17.01.1921 në Teqenë e Prishtës në Skrapar. Në këtë kongres, Dervish Kamberi, u emërua Baba dhe Gjysh i Teqesë së Prishtës nga Baba Ahmet Turani, i cili drejtonte kongresin. Këshilla Atnore, si organi më i lartë i Klerit Bektashian, hartoi Statutin Bektashian, që u miratua edhe nga Parlamenti Shqiptar.

Në Teqenë e Prishtës, Baba Kamberi u shqua si një simbol, por edhe një misionar i Bektashizmit. Teqeja e Prishtës, u bë një qendër e rëndësishme, jo vetëm e bektashizmit, por edhe e patriotizmit dhe e njerzillëkut. Baba Kamberi, ndihmonte gjithë ata nevojtarë që e vizitonin teqenë, por edhe të varfrit e të vuajturit, pavarësisht nga përkatësia fetare apo krahinore. Prandaj edhe ai u mbiquajt “Prishta”. Po ashtu, ai u shqua edhe për administrimin e Teqesë së Sukës, një nga më të njohurat në vend, me një pasuri prej 222 ha tokë, shumë bagëti e pendë qeshë.
Baba Kamberi, udhëhiqej nga mësimet e Naim Frashërit, edhe ai bektashi i shquar, i cili thoshte: “Bektashinjtë janë vëllezër jo vetëm midis tyre, por edhe me krejt njerëzimin. Ata duan me gjithë shpirt myslimanët e tjerë dhe të krishterët dhe shkojnë mirë me të gjithë njerëzit. Por mbi çdo gjë, ata dashurojnë atdheun dhe bashkatdhetarët e tyre dhe ky është më i madhi i gjithë virtyteve”.

Baba Kamber Prishta, ndihmësoi në organizimin e drejtimin e kongreseve të tjerë të bektashizmit në Shqipëri, si në atë të Gjirokastrës, më 8 korrik 1924 dhe në kongresin e tretë, në Teqenë e Turanit të Korçës, më 26 shtator 1929. Ky kongres, më i rëndësishmi në historinë e bektashizmit, u dominua nga fryma kombëtare dhe ajo e institucionalizimit të bektashizmit shqiptar. Kongresi, u zhvillua nën kryesinë e Baba Kamber Prishtës, që luajti një rol të rëndësishëm, si në vendimet themelore për bektashizmin, ashtu edhe në hartimin e miratimin e statusit të bektashizmit, që përcaktohej qartë, si sekt i fesë myslimane. Në statut, veç të tjerash, theksohej se klerikët bektashianë, duhet të jenë shtetas të Shqipërisë, me gjuhë e gjak shqiptari.

Në artikullin 3, thuhet se; gjuha zyrtare dhe fetare e sektit, është shqipja. Në art. 58, sanksionoheshin qendrat, titulluar të gjyshërve dhe gjyshërit përkatës. Gjithashtu, në statut, theksohej shprehimisht: “Deri sa të zgjidhet Kryegjyshi, në konformitet me dispozitat e art. 27, zgjedh zëvendës kryegjysh, hirësinë e tij, Gjysh, Kamber Ali Prishtën”. Por një nga arritjet kryesore të këtij kongresi dhe një nga meritat e mëdha të zv/kryegjyshit, Kamber Prishtës, ishte vendimi për të krijuar Kryegjyshatën Bektashiane, me qendër në Shqipëri si edhe zgjedhja dhe thirrja nga ana e Këshillit Gjyshnor të Sali Njazi Dedejt, si Kryegjysh Botëror. Siç dihet, në vitin 1923, ishte ndaluar në Turqi “Urdhri Bektashian” dhe ishin mbyllur teqetë bektashiane.

Kështu që, Kryegjyshi Botëror Sali Njazi Dedej, me ftesë të gjyshërve e baballarëve të Shqipërisë, u largua nga Qendra Botërore e Bektashizmit në Turqi dhe u kthye në atdhe. Erdhi, siç thuhet, me rrobat e trupit, por me idenë për ta vendosur Qendrën Botërore në Shqipëri. Qendra e saj, u vendos në Teqenë e Turanit dhe në fund të vitit 1930, ajo u zhvendos në Teqenë e Melçanit, Korçë. Këshilli i Ministrave të Mbretërisë së Zogut, miratoi statutin (rregulloren) e dalë nga Kongresi III-të, duke i dhënë fuqinë ligjore të shtetit shqiptar. Në mars 1930, Mbreti Zog I-rë, dekretoi emërimin e Hirësisë së Tij, Sali Njazi Dede, Kryegjysh të Sektit Bektashian Shqiptar dhe e ftoi ta ngrinte Selinë e Shenjtë në Tiranë. Dede Saliu, e bleu këtë vend që e ka bekuar Zoti dhe ndërtoi Kryegjyshatën, duke u bërë themeluesi i saj.

Në kohën e Mbretërisë, bektashizmi shënoi përparime të mëdha, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat shqiptare të shkëputura nga trungu shqiptar, veçanërisht në Kosovë (Gjakove, Tetovë, Kërçovë), por edhe më gjerë, si në Turqi, Egjypt, Irak, Greqi etj. Por qendra e Bektashizmit Botëror ishte në Shqipëri, nga drejtohej e gjithë veprimtaria bektashiane botërore, me në krye Sali Njazi Dedenë. Rol të rëndësishëm, ka luajtur Baba Kamberi, i cili u dekorua nga Mbreti Zog me “Urdhrin e Skënderbeut”. Një goditje mori bektashizmi, në kohën e pushtimit fashist. Akti më i rëndë, ishte vrasja e kryegjyshit Sali Njazi Dedej, nga italianët, ditën e shenjtë të 28 nëntorit 1941.

Arsyeja ishte se; Kryegjyshi, nuk u bë vegël e pushtuesve, nuk pranoi subvencionet e Italisë dhe e mbajti ndezur flakën e patriotizmit e të bektashizmit. Fakti që Kryegjyshata, u bë qendra e manifestimeve të 28 nëntorit 1939, ku demonstruesit antifashistë, bashkë me Kryegjyshin, u betuan mbi varrin e Naim Frashërit, fakti tjetër që; Dede Saliu, shpalli ditë zije ditën e vrasjes nga italianët të Baba Abazit të Teqesë së Rabijes, me shtatë Dervishë (viti 1940) me fjalët: “Sot është ditë zije. Duhen 24 orë lutje e falje, për këta heronj të rrugës sonë”! Fakti tjetër që; Kryegjyshi, refuzoi të firmoste një mesazh të komuniteteve fetare, drejtuar Musolinit në tetor të vitit 1941, që e kishin firmosur kryetarët e komuniteteve të tjera, por që i ishte përgjigjur prerë Jakomonit, një muaj para se ta vrisnin.

“Unë kam një Këshill Gjyshnor”, pra këto fakte e të tjera, ishin të mjaftueshëm që fashistët ta eliminonin fizikisht Kryegjyshin atdhetar, Sali Dedej, siç vërtetohet nga dokumentet arkivore. Por goditjen më të madhe e mori bektashizmi dhe të gjitha fetë në Shqipëri, në kohën e komunizmit. Madje qysh gjatë Luftës civile që e provokoi Partia Komuniste Shqiptare dhe e bekuan jugosllavët. Komunistët, e përçanë dhe e goditën Klerin Bektashian. Disa krerë të tij, u bashkuan me komunizmin, morën pjesë në luftë dhe morën poste të larta dhe grada ushtarake, (kolonelë) në kundërshtim me statusin e sektit bektashian. Përpjekja e tyre, ishte t’ia përshtasnin bektashizmin komunizmit dhe ta vinin Klerin Bektashian, në shërbim të regjimit komunist.

Ata që nuk iu nënshtruan kësaj politike, u vranë, si Baba Zylfoja, që u ther në Teqenë e Turanit, në vitin 1943, Baba Murat Frashëri, po më 1943, Baba Qamil Gllava, u pushkatua më 1945, Baba Ali Tomorri, Baba Bedri Cakrani, Baba Shefqet Koshtani, u pushkatuan më 1948-ën dhe dhjetëra të tjerë, që vdiqën burgjeve e internimeve. U ndalua feja, u mbyllën teqetë e tyrbet, u sekuestruan pronat e tyre, u persekutuan klerikët, por edhe besimtarët. Po ç’ndodhi me baba Kamber Prishtën? Ai qëndroi besnik i fesë bektashiane dhe i atdheut, njëherësh edhe kundërshtar i kolerës së komunizmit. Ai nuk pranoi të ikte nga Shqipëria, si mjaft të tjerë, për t’i shpëtuar gijotinës komuniste.
Kur erdhi Baba Rexhepi në Kryegjyshatë, në tetor 1944, dhe i kërkoi Dede Kamberit të bashkohej me të, për në mërgatën politike, “sepse komunistët nuk e duan Zotin dhe njerëzit e Zotit”, Kryegjyshi, nuk pranoi. Të dy kishin të drejtë. Baba Rexhepi, kishte luftuar kundër komunistëve dhe ata e kërkonin kokën e tij. Ndërsa Baba Kamberi, ishte Kryegjysh Botëror dhe s’mund ta braktiste Kryegjyshatën dhe besimtarët. Edhe kur iu lut Baba Mustafai, miku i tij i ngushtë: “Të ikim me të tjerët se do ta pësojmë”, Dede Kamberi, iu përgjigj: “Deri këtu ishim bashkë, tani ndahemi dhe hejbet merri me vete, se unë s’dua ndonjë send, se mehybet e mi, kanë ardhur mbas meje e teje dhe ne s’mund të lemë vatanin, e të ikim në Evropë, si politikanët. Ne kemi qenë myrshid e rehber dhe unë nuk mund të bëhem edhe i braktisur nga atdheu. Mos e dhëntë Zoti”!

Dhe nuk e braktisën. Të dy Baballarët qëndruan. Por panë me sytë e tyre, çfarë tragjedie ndodhi me bektashizmin, me popullin dhe me atdheun e tyre. Baba Kamberin, e arrestuan më 28 prill 1945, po ashtu edhe Baba Mustafa Canaj, menjëherë sapo komunistët morën pushtetin. Pesë muaj në hetuesi, tortura dhe poshtërim nga Sigurimi i Shtetit. Më 3 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës, e dënoi në moshën 72 vjeçare, me 15 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtave qytetare e politike, si edhe sekuestrimin e pasurisë, me akuzën: “Deklarohet fajtor për krimin se, ka qenë pjesëtar koshient në organizimin dhe forcimin e organizatës tradhtare të ‘Ballit Kombëtar’, bashkëpunëtor i ngushtë, i eksponentit Ali Këlcyra. Ka bërë propagandë në dëm të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Ka transferuar në çerdhe tradhtarësh, e armiqsh Teqen e Prishtës dhe të Sukës”.

Në burg, siç dëshmojnë bashkëvuajtësit, mbajti një qëndrim dinjitoz, të palëkundshëm dhe të përshpirtshëm prej fetari. Siç rrëfente bashkëvuajtësi, Beqir Ajazi, Baba Kamberi i kishte kaluar të tetëdhjetat, por dukej shumë më i vjetër. Ishte një burrë i gjatë, ndoshta deri në dy metra, por duke qenë dhe shumë i trashë, gjatësia e tij nuk binte në sy…! Kokën e kishte të madhe. Me atë taç prej shajaku të trashë dhe me pëlhurën jeshile, që e rrethonte. Të tëra këto, e bënin Baba Kamberin një gjë të frikshme. Sytë e tij të zezë e të mëdhenj, si sy kau, nuk arrije t’i shikoje plotësisht, sepse vetullat e tij të trasha, si shtëllunga leshi, i vareshin teposhtë. Mjekra e tij e bardhë, që niste që nga tëmthat, ia mbulonte faqet e veshët, pastaj ajo varej poshtë e dendur e kaçurrele dhe, duke iu bashkuar me mustaqet, shkonte deri tek brezi i meshintë, ku qëndronin dikur teslimet. Me këtë pamje, Baba Kamberi, të trembte në takimin e parë, por kjo trembje, shumë shpejt kthehej në simpati dhe admirim, që s’e kuptoje nga vinte.

Baba Kamberi, refuzoi që të dorëzonte taçin, me argumentin se feja, ishte një gjë dhe politika një gjë tjetër. Kështu që, nëse baballarët e burgosur, ishin kundër komunizmit, kjo nuk do të thoshte aspak, se këta ishin edhe kundër atdheut, aq më tepër kundër bektashizmit. Kur në burgun e Tiranës, erdhën Baba Faja dhe Baba Fejzua, për t’i marrë taçin Baba Kamberit, ky kundërshtoi duke thënë se; atë taç të Hazret Aliut, e kishte mbajtur gjashtëdhjetë vjet në kokë dhe nuk e jepte kurën e kurës. Pas disa javësh, ata erdhën sërish, këtë herë të vendosur për t’ia marrë dhunshëm. Baba Kamberi, i tha Baba Fajës: “Unë kokën e jap, po taçin jo. Por në qoftë puna me dhunë, në kokë e kam dhe, po qe se e ke ndarë mendjen, lësho dorën dhe merre, Veç, ama, dije se përgjegjësinë dhe gjynahun e ke për vete”!

Baba Faja kishte lëshuar dorën dhe kishte rrëmbyer nga koka e Baba Kamberit, Taçin që plaku i nderuar bektashi, e kishte mbajtur me një barrë nder. Mandej, i rruan edhe mjekrën. Për Babain, kjo ishte më e keqe se vdekja. Por nuk kaloi shumë kohë, kur altoparlanti i burgut dha lajmin tronditës se Baba Faja dhe Baba Fejzua, ishin vrarë nga dora e Kryegjyshit Dede Abazi, që ishte vetëvrarë. Kryegjyshata, ishte mbytur në gjak. Shkak ishte shkelja e statutit dhe kodit bektashian, që sanksiononte mos martesën e klerikëve të këtij sekti.
Kur vizitoi një herë Mehmet Shehu burgun, hyri në kaushin ku dergjeshin plot 42 të dënuar, midis tyre edhe Baba Kamberi. E pyeti për emrin.

-Baba Kamberi i Prishtës, ejvallah, i tha babai.
-Ç’Baba e ç’Dede i Prishtës je more? Ti je një kriminel i rrezikshëm, që ke vrarë shokun tonë, Riza Cerovën! – iu hakërrua Mehmeti. – Ç’është ajo fjalë, ejvallah? Meazallah, qoftëlarg dhe përtej detit, që një baba të vrasë njerëz! Ne bektashinjtë, nuk vrasim dot njeri, ejvallah. Prandaj, e ke jangllësh zotrote!

Bashkëvuajtësi tjetër, Tomorr Aliko, tregonte se bekimi i Baba Kamberit dhe fjalët e tij profetike, më bënë që rezistova edhe 13 vjet të tjera, në ferrin e burgut, gjersa u lirova. “Ishte viti 1950. Hera e dytë që shtrohesha në dhomën e vdekjes në spitalin e burgut. Sollën me barelë Baba Kamberin. Ai ishte në agoni, gjoksi i rrihte fort nga frymëmarrja e vështirë. E lashë të qetësohej. Pas pak hapi sytë. I shkova pranë, i fërkova duart e këmbët. E mbuloi një djersë e madhe. Më tha: “Tomorr, o bir, na kanë thënë se ke vdekur, shyqyr që Zoti vuri dorë! Kurajo, bir, ki besim te Zoti…! Ti do të shpëtosh, do vuash, por ke për të dalë nga burgu, do të bashkohesh me nënën, babanë dhe njerëzit e tu. Do të jetosh gjatë dhe do shohësh dynja me sy. Se koha do të ndryshojë…! Merre këtë feste dhe çoje në kryegjyshatë”!

Ishte festja, me të cilën kishte zëvendësuar taçin në burg…! Ditën e dhjetë të agonisë, Baba Kamberi ndërroi jetë…! Baba Mustafai, që vuante dënimin në burgun e Burrelit, sapo e mori vesh, dha shpirt edhe ai. Por e habitshme, ishte kurajoja dhe devotshmëria e Kryegjyshit Botëror të asaj kohe, Ahmet Myftar Dede, i cili e varrosi trupin e Baba Kamberit, “armikut të popullit”, në Kryegjyshatë. Natyrisht, edhe për këtë gjest dhe nderim të lartë, në kundërshtim me regjimin komunist, Dede Ahmeti, bashkë me Dervishin besnik, Reshat Bardhin dhe Ibrahim Hasnajnë, u internuan më pas në Drizar të Mallakastrës. Mandej, eshtrat e Baba Kamberit, u zhvarrosën nga Kryegjyshata me urdhër të Enver Hoxhës dhe u varrosën në fshehtësi nga Esat Pagria në varrin e Bamit, e mandej në Tufinë. Për Baba Kamberin, u fol dhe u shkrua si një “armik e kriminel”, ndonëse në shpirtin e popullit, ai jetonte si shenjtor.

Tomorr Meço, bir nga kjo familje, të cilit ia ka vënë emrin vetë Baba Kamberi, kujton: “Ne të familjes, e morëm vesh vdekjen e tij, por nuk u bë asnjë ceremoni dhe askush nuk fliste hapur për të. E mbanim në shpirt dhimbjen dhe imazhin. Në verë të vitit 1950, u hodhën me aeroplan në Përmet, Dangëlli e Skrapar, fletushka të hartuara nga Komiteti ‘Shqipëria e Lirë’, ku flitej për vdekjen e Baba Kamberit, këtij martiri të kombit dhe të bektashizmit. E kam parasysh si tani fotografinë e Baba Kamberit, në ato fletushka, që i mblodhi me ngut Sigurimi i Shtetit, që të mos i lexonte populli”. Vetëm me ardhjen e demokracisë, në vitin 1993, me kujdesjen e Tomorr Meços dhe të Tomorr Alikos si dhe përkushtimin Kryegjyshor të Dede Reshat Bardhit, eshtrat e tij, u rivarrosën me nderime të mëdha, në Tyrben e Kryegjyshatës, përkrah Kryegjyshëve të tjerë.

Dhe, më në fund, si një homazh i kësaj kohe, erdhi vlerësimi i Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhit: “Dede Kamber Prishta, së bashku me Baba Mustafa Canaj, shpalosën shpirtin e madh të patriotit dhe të klerikut bektashian. Ata nuk u përkulën për asnjë çast, sepse besonin që flaka e qiririt të Haxhi Bektash Veliut, nuk mund të fikej asnjëherë. Së bashku me mijëra klerikë dhe besimtarë të tjerë bektashianë, ata mbajtën të gjallë në shpirt, besimin tek Zoti e tek Atdheu dhe u sakrifikuan për besimin e shenjtë. Brezat e sotëm dhe të nesërm. do të përkulen kurdoherë me respekt pranë mezareve të tyre!” /Memorie.al/

blank

Heronjtë kërkojnë drejtësi Nga Skënder Tufa

Sot është dita përkujtimore e rrevoltës së dytë të të burgosurve politik të diktaturës 22 maj 1984, ngjarje kulmore në historinë e përgjakjeve të kryera nga një pushtet kriminal i cili për të mohuar edhe liritë më elementare derdhi gjak, gjak heronjsh të ciët vazhdojnë të apelojnë për lirinë e munguar.

Rrevolta e parë Spaç 73 dhe rrevolta e dytë Qaf-Bari 84 janë sinonime të të njëjtit zë i cili ka thirrur fort – POSHTË DIKTATURA .

Më datën 19 maj 23, një grup badhkëpuntorësh e spostuan hapjen e nderimit të 50 vjetorit të rrevoltës Spaç 73, në dyert e selisë së partisë që idealet e përvetësuara të heronjëve i përdori për të mbrojtur kriminelët, për të mbrojtur pushtetin e diktaturës dhe për të rivrarë heronjtë .

Sali Berisha i cili është hija më e zezë e diktatorve në Shqipëri dhe që ka përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të ripersekutimit te përndjekjes së diktaturës, foli për rëndësinë e veprës historike të rrevoltës, heronjtë e të cilës jo vetëm i la pa varre por edhe i la të dënuar si terrorista e nga ana tjetër disa presidenta me rrallë i kanë dekoruar këta “ Terrorista “
Lojra të ndyra të vazhdimësisë së krimit të djeshëm

Më datë 21 maj 23, në ceremoninë e përkujtimore Presidenti i Rrepublikës Bajram Begaj në fjalën e tijë përmëndi toletancën, të falim, të harrojme. ..

Mbasi na rishtypën, na ripersekutuan e na përndoqën, këto mbetje ricikluese te së djeshmes flasin , gkykojnë dhe e vulosin vetë formulën e mbylljes së llogarive historike, pa marrë parasyshë se egziston edhe pala e dëmtuar, e shkafangjitur nga politikat e persekutuesve të rinjë, por egziston ama dhe këtë nuk duhet ta harroni.

-A mundet të ketë pajtim kombëtar apo zhvillim normal të jetës socijal-politike të një vëndi i cili kalojë shtypje mizore nga një pushtet abuzues, gjakatar e shkatërrues pa u gjykuar këto krime të cilat do të mbeten gjithmonë plaga e hapur që do të pengojë hecjen përpara të shoqërisë?

-A mundet të jeni serjoz ju, hije-president i Shqipërisë kur vini të nderoni veprën e hetonjve të rrevoltës, këtu në Spaç, ndërkohe që këta heronj nuk kanë varre, varre të cilat ju i mbani peng?

-A mundë të jeni i ligjshëm ju hije-president kur vini të nderoni veprën heroike të të cilêsuarve nga diktatura si Terroriste e cila ka mbetur Terroriste edhe mbas 32 vitesh post-diktaturë?

-A mendoni ju pjestarë të politikës 32 vjeçar( pronarë trashëgues të diktaturës) se lojrat tuaja janë të pa qarta e të pa kuptueshme që ju lejojne të bëni rrolin e Strucit?

-A mendoni ju Presidenti i Shqipërisë që duhej të ishit një dëgjues i të mbijetuarve të rrevoltës, se duke ju mohuar fjalën heronjve të gjallë e kopsitni fjalën tuaj e cila është rrealisht mesazhi i pushtetit në hije të diktaturës e cila është funksjonale?

Ju e keni të qartë se edhe kur të mbetet një i vetëm, ju do të ndesheni me zërin për drejtësinë e mohuar .

Sot është një ditë po aq e lavdishme dhe kulmuese në historinë e qëndresës përballë diktaturës së parë.

Sërish ne pyesim duke kërkuar;- kush ja nxorti sytë heronjve Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli në mometin e pushkatimit të tyre?

-A duhet të gjykohet për krime kundër njezimit dr . Nano i cili ka vepruar në zbatim të këtijë urdhëri makabër?

-A duhet të gjykohen organizuesit dhe shtypësit e këtyre rrevoltave?

39 vite më parë në burgun e Qaf-Barit të burgosurit politik u ndeshën me pushtetin e krimit, krim i cili nuk ka njohur limit në përgjakje.

Po ju a sjell të gjallë nëpërmjet dëshmive okulare atë ngjarje e cila nuk mundë të përcillet më qartë se nga goja e atyre heronjve që e përjetësuan atë.

 

Shkëputur nga libri im NATA NË DITËN PA NDRIÇIM

 

Situata brenda burgut te Qaf-Barit sa vinte e rendohej nga shtrengimet ne rregjimin e brendshem dhe ne sektorin e punes . Policet konfrontoheshin me te burgosurit ne menyre provokative si pse nuk e ben krevatin kuti, pse nuk ngrhesh ne kembe, pse me shikon e tijera dhe per keto “shkelje”shpesh mereshin masa fak qe kishte krijuar nje pasiguri dhe makth . Po ashtu te burgusurit punetore qe per shkaqe te ndryshme nuk arrinin ta benin normen filluan ti nxirrnin nga dy turne per te plotesuar vaguant e munguar. Binte ne sy nje tendece e theksuar provokimesh nga ana e policise se drejtuar prej shefit i cili hynte e dilte orar pa orar duke kontrolluar e udhezuar policet. Kohet e fundit edhe operativ Miti bente takime te shpeshta me njerezit e tije brenda te burgosurve. Prej tyre kishte dale fjala se dicka po kurdiset ne ket burg. 

Ne majin e luleve, ne majin e freskise pranverore do te keputej me ne fund ngarkesa e mbitendosur prej gjendjes se krijuar nga forca e shtetit per qellimet te paracaktuara  

22 maj, vullkan shpirterash, jehone lirie, rizgjim i te pamposhtures .

Rrevolta e te shtypurve nga diktatura komuniste shperthen si ajo gonxhja pas dimrit te gjate dhe vadit me gjak token qe aq shum e duam. 

Ky gjak shkroj nje faqe te shkelqyer antidiktaure qe duhet te lexohet qarte sepse eshte nje epope qe kulmon. Kjo ngjarje me rendesi historike mendoj se duhet te percillet me deshmite e drejteperdrejta te pjesmarresve ne te per ta sjelle ate sa me te plote e me prane reales . Duke i mbledhur copat e fakteve te shprehura nga protagonistet munde te krijohet nje vizjon me i plote qe do ti ngjante restaurimit te nje mozaiku . 

Nuk e dije por i kam si te gjalla ato caste kur dalim nga menca, patericat e Pjetr Lulit ne duart e Bajram Vuthit, bashke me patericat e Roland Toles e te Llazi Kocit cane ajrin, nje stol i ngritur goditi deren. Policet qe ishin ne mence, jo nuk i preku kush.

Dera u shqye. Llava u ngrit jo per tu bere pis

-Tom Ndoja me tullat ne dore qe i shkuli ne rrugicen perpara zyres teknike, duke vrapuar e qelluar policine i ndjekur nga Sokol Sokol, Martin Leka, Petrit Moriseni, Dush Martini, Lush Bushgjoka, Sokol Progri, Llazi Koci, plumbi nga karakolli prane portes kryesore godet Kostandin Gjordenin ne mes te dy dritareve te guzhines . 

Roland Tole, Mirush Osmani,  Skender Tufa, Martin Leka mbajne Kostandin Gjordenin e plagosur, Gurali Beshi  merr duhan nga qesja e Dush Martinit dhe ja vendos ne plage.: -Me qellun komunistat, me qellun kriminelat. Nuk ndjej as gje, nuk me dhemb, -thonte ai . Hysen Tabaku, Lazer Shkembi, Ded Nimani, Nuredin Skrapari, Nikolle Prenga e Ramazan Spahiu afrohen te shqetesuar, kris bresheria e automatikeve.

-Disa hapa larg zyres teknike Haxhi Baxhinovski me zv.komisarin, replike, ngritje zeri me pas kapelja e rene perdhe ne kembet e te denuarve rrotullohej sikur te paralajmeronte fundin e yllit te sajt, ne gjysem rrethin e formuar nga Fatmir Lakasi, Agron Hoxha, Sali Gaca, Cajup Bejko, Xhemal Tota, Ahmet Tufa, Kol Shkembi, Anastas Dhamo, Xhemal Mustafarai. 

-Njerez me gura ne duar, Burgu i cliruar . 

-Bidonat e ujit qe une i mbushja per emergjence,

-Sali Gaca gatuan hasuden qe ndahet lart ke guzhina, nga dy topa sijcilit. Atje nuk ishin me shume se 30 vete.

SI FILLOJE

Ate mengjes, si te gjithe ditet e tjera ra canga e zgjimit ne oren gjashte, ne oren 6 e 30 turni i pare futet ne mense per te ngrene mengjezin, ne oren 7-te turni i pare niset per ne pune ndersa turni i dyte futet ne mence per te ngrene mengjezin, perflitej se ne ushqim futeshin medikamente te demshme per shendetin, ne oren 7.30 hyjne papunesia ne mence e nderkohe vjen turni i trete i cili han dhe shkon direkt per te fjetur, numerimi ju behej ne shtrat, mendonin per forcen e punes jo per puntorin.

Pasi mbaroj ate lengun e peshtire qe quhej supe e gelltitej nga urija, dal ne oborrin perpara menses dhe, tek dera e madhe qe ndodhej ne mes mences dhe Maunes , fjetores se papunesise, binin ne sy dy te denuar dhe dy police qe po u kerkonin te dilnin ne pune ,

Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolli. Ndreka, nje Lezhjan qe e kishte edhe te vellain ne burgen e Spacit, ishte njeri baballik e nuk prishte qef me kerkend. Kishim punuar bashke per disa kohe ne galeri.

I kishin sjell per te ngrene buke e per ti marre serish ne pune. Kishin bere dy turne 16 ore pune ne minier tani ju kerkohej te punonin edhe 8 ore te tjera !

-More zotni, po jemi te lodh e te keput krejt, nuk kena ma takat me shku ke puna e jo ma me punu. Kena ken dy turne n’pune .- thote Ndreka duke levizur dart lart .

-Une kam urdher te vini tashi,- thone  policei punes Fiqiri Cakalli ndersa polici i brendshem kishte hapura deren e priste .

– Itash nuk munemi as me qendru m’kam mer zotni, po pushojme e dalim turnin tjeter,- thote Ndue Pisha, kjo biesde zgjati disa minuta deri sa ra edhe ne sy te te tjereve te cilet filluan te grumbullohen per rreth. Ishte bere rutin qe ata te cilet nuk plotesonin vagonat e kerkuar duhej te dilnin dy turne, 16 ore pa nderprerje, per ti plotesuar, nuk pyetej se si ishte fronti i punes vec duheshin vagonat . Policet i marrin dy te denuarit ne zyren teknike dhe ju thone ose ne galeri ose ne biruce . Te punoje 16 ore ne galeri dhe te tregonin birucen per ndeshkim, kjo nuk ishte vetem cnjerzore por edhe provokim. Jo, prit, ata i kishin bere dy turne, tani ju kerkohej te dilnin te trein turn. Tom Ndoja  eshte futur dhe i ka nxjerr dy te denuarit nga duart e policeve duke ju thene :-cfar po kerkoni more , po edhe keta jane njerez, ju a kena ba normen 140 perqind. na leni ne hallet tona, mos na bini ne qaf kot. Per sot kta s’jan tu dal ma n’galeri. Thujini komandes kur te dalim ne pun do te bejme edhe vagonin qe se kan ba kta te dy. Edhe kafsha nuk eshte ndigju ndonje here te punoje 24ore pa pushim. Policet tentuan ti ndalonin por aty ishin Sokol Sokoli, Sokol Progri dhe nje grumbull prej 40-50 te burgosurish, te tendosur nga shtypja dhe poshtrimi, te cilet dukeshin si nje mase ne shperthim . 

Nderhyrja e Tomes, Sokolave dhe pranija e te burgosurve qe shtohej rreth tyre, e zgjidhen per momentin kete situate. Policet u largua, dy te burgosurit Nduja dhe Ndreka shkuan pa ngrene per te fjetur, ishin te lodhur.  

DALIP ZHABOLLI

  Un kam qene protagonist i kesaje pune. Ate dite vjen turni i trete nga puna e si gjithmon behet kontrolli rutine. Dy te burgosur nuk kishin mundur qe ta benin normen. Policat nuk i lane te hyjne mrena ne fjetore por ju thane te shkojne te bejne vagonat qe mungonin, aty nisi incidenti.                                  

SHEFQET DOBRA

Më 22 maj, eshte muaji qe nuk mund ta harrojmë. Ate dite, sapo mbaruan së ngrëni buke turni i trete, shkuan të flinin, disa ishin zhveshur, disa po thithnin fundin e cigares, nuk vonoi shumë, u dëgjua tellalli të thërriste një emër, i cili duhet të dilte përsëri në punë, ky ishte në dhomën tonë. Sa kaq, erdhi polici ta merrte -Punova dy turne pa pushim, të fle një herë se nuk mundem, jam këput për gjumë.

Punoj prapë dy turne të tjera! – tha i dënuari- Nue Pisha -Ka urdhërua shefi! – tha polici . Disa të dënuar, iu lutën që të pushonte njëherë pastaj të punojë prapë dy turne:-kështu i thuaj shefit! – i thanë. -dakord! – tha polici, dhe doli.

 Të gjithë u shtrinë të flinin. Kur të gjithë i kishte zënë gjumi, u futën disa policë dhe shefi. Thonë se qeni i mire po të gjejë në gjumë, të rri te koka të ruan, por,….! Këta njerëz të stërmunduar që gjithë natën kishin “luftuar” me malin, përballe rrezikut dhe që para një ore ishin përshëndetur me turnin e parë: -shyqyr që dolët shëndoshë, -dhe këta u kishin thënë:- dalshi shëndoshë- se hyrja dihej, dalja nuk dihej, nuk llogariteshin per qenie umane nga kjo tufe qenijesh abstrakte.

Në dhomë u fut shefi me disa policë nga pas. Unë isha pushim atë ditë, se kisha vrarë një këmbë, isha shtritë dhe po lexoja “të mjerët”, sapo pash ata e futa librin poshtë batanijeve. Shkuan drejt te krevati i atij që duhet të dilte rishtazi në punë, e luajtën për këmbësh: -Çohu! – i thanë’ -Jam lodh more! Jam i marum krejt, po dal dy turnet e tjera -ju tha ai

-Hajde, mos e zgjat! Mos bëj zhurmë se të tjerët po flenë! – i than, megjithese i dënuari po u lutej. -Nuk munem ore, me lini te pushoj se jam i lodhun!- Por policia i tërhoqi batanijet, i dënuari foli me zë më të lartë, kjo bëri që të zgjoheshin tjerët. -Ç’keni more, pse na e nxirrni gjumin?- tha Tom Ndoi- Kemi punuar gjithë natën more, na leni të flemë tashti! -Shoku juaj e ka fajin! – tha shefi. -Ç’farë thua more, pash Zotin?! Ai po flinte, ka punu dy turne, ku ka fuqi ai të bëj zhurmë. Polici e kapi për këmbe ta zbriste poshtë me forcë, po ai u kap për krevati. Të gjithë iu lutën policisë ta linin, e të punonte prapë dy turne por lutjet e tyre, nuk u dëgjuan, qetësia u prishë. Disa të dënuar, u ulën ndenjur. Pasi fjalët e urta dhe lujtjet e disave nuk bene efekt, Toma i tha shefit:- i tash po flem nji herë dhe kur të dalim në punë, të japim fjalën se ça ka lan manget Nuja do e plotësojmë na. I tash na leni të flemë. -Dikush lëshoi një fjalë, po kush e tha këtë nuk e di, se unë nuk e ngrita kokën. Kjo fjalë fyese e acaroi gjendjen.

Dëgjova Tomën të fliste:- Ne vërtetë jemi të dënuar, po këtu nuk bëjmë regjim burgu, jemi punëtorë jo fundërrina! – tha Tom Ndoi dhe e kapën shokun e dhomës, e larguan.

Ofeza e acaroi gjendjen, policët u bënë gati të përdornin forcën .

Dhoma ishte në formë lëje se gjysma e sajë zgjerohej, dera nuk dukej që aty ku ishin këta, dikush nga të dënuarit mbylli derën e dhomës. Shefit ia kapi veshi kërcitjen e rezes së derës, bëri një buzëqeshje dhe menjëhere ndryshoi taktikë .

Ky qe veprimi më i arsyeshëm që bëri në këtë moment.

– Lëreni, lëreni!- u tha policëve- mirë ishte të merreshim vesh, ne nuk duam ta marrim me zor – dhe u drejtua nga dera, policët e ndoqën si qengjat pas s’ëmës.

Të dënuarit, u shtrinë të flenë. Jashtë mbretëronte qetësia. Turnin e dytë dhe të papunët i kishin futur në mencë, t’u lexonin veprat. Gjysmë ore më vonë u dëgjua zëri i tellallit: -të gjithë në rresht para mencës, edhe turni i tretë! – shtoi ai .

U ngritën nga gjumi dhe u rreshtuan në oborrin e ngushtë mes mencës e pallatit ku ishin dhomat e gjumit të dënuarve. E gjithë policia ishte e pranishme.

Pasi pritën bukur shumë në këmbë, nën vështrimet kërcënuese të policëve, erdhën shefi, komandanti, komisari dhe zv, komisari dhe të gjithë oficerët e nënoficerët. Pasi panë se çdo gjë ishte gati, shefi- urdhëroi:- Për dy në mencë!

Në derë ishin dy policë që na numëronin, kur hyri i fundit u mbyll dera. Me të dënuarit brenda, ishin dhe nja dy a tre policë që të ruanin qetësinë. Pas pak dera u hap dhe than :- kush të dëgjojë emrin të dalë jashtë! Fillimisht u dëgjuan emrat e disave të administratës dhe të anëtarëve të këshillit të brendshëm, 

sapo dolën ata u mbyll dera. Pas disa minutave thirrën disa tjerë emra, ndërmjet tyre ishte dhe emri i personit që duhet të dilte në punë, përsëri u mbyll dera.

Policët me shkopinj gome në dorë qarkullonin me vështirësi përmes të dënuarve për të mbajtur gjendjen nënë kontroll.

U dëgjua zëri i shokëve jashtë, policia po i rrihte, të dënuarit kërkuan të hapej dera, policët brenda kërcënonin nëse nuk rrinin urtë. Brenda ishte një djalë që kishte thyer këmbën në galeri, dy të dënuar ia rrëmbyen patericat, jo për të dëmtuar policët por për t’u mbrojtur nëse ishte nevoja. Më në fund shqyen derën.

Dalja e njerëzve të egërsuar, qe vërtet e frikshme Të rrahurit ishin përgjakur dhe kjo pabesi e tensionoi më shumë gjendjen.U përleshën, -disa të dënuar bënë ç’mos të qetësonin gjendjen, ndër të cilët edhe Sandër Sokoli por pa sukses.

Numri i shumtë i policëve nuk bënë efekt, ata u detyruan të ikin pa e kthyer kokën mbrapa.

Nga zhurma Dolen te tjerët nga dhomat dhe ata që u bëhej leximi, të shikonin ç’po ndodhte, nuk merrej vesh ç’bëhej atje, një grumbull njerëzish, veshje me tre ngjyra, të gjelbërta, të zeza dhe e të burgosurve, herë zhdukej njëra, herë dukej tjetra, të dënuarit në përleshje ishin pak vetë të cilët, më shumë mundoheshin të qetësonin gjendjen por, edhe të mbroheshin, kjo bëri që policia të largohet. Njeriu është rob i fjalës së dhënë dhe, përgjegjës nëse nuk mbanë premtimin. Për këtë ndodhi të panevojshme, kush duhet të përgjigjet? Sigurisht, të pafajshmit! Fajtorët asnjëherë! Një polic, që dikur, kur ishin të dënuarit ordinerë këtu, kishte qenë shef, e që mbahej mend si i tmerrshmi i kampit(Myzaferi), po kaq të tmerrshëm e tregonin edhe tani që ishte i plotfuqishëm në Fushë – Arrëz, këtë e kishin lajmëruar të vinte të përdorte autoritetin e tij si njëherë e një kohë. Ky u fut brenda rrethimit me atë kapadaillëkun e dikurshëm. Fjalët fyese që përdori ai, më shumë e acaruan gjendjen, kur ngriti dorën kundrejt të parit që u gjend aty pran, prej tij mori një grusht të fort e u shtri për tokë. Nuk vonoi shumë, nga kthesa u duk kolona e makinave ushtarake të mbuluara . Sapo ndalonin, nga pas dukeshin sikur villnin turma policësh e ushtarësh.

Ç’duheshin gjithë këto forca? Kur ishin lajmëruar dhe pse?

Po si erdhën kaq shpejt nga Tirana?

Nuk ishte e nevojshme të shkonte puna deri në këtë gjendje.

Mesa dukej nuk ishte rastësi!

 Gjendja dukej se po shkonte drejt se keqes.

Ishte alarmuar qeveria. Shumë shpejt, kampi u ndodh brenda tre rrethimeve.

Gratë e fshatarëve ishin lajmëruar të largohen, ato me fëmijë në krahë, duke qarë e duke na mallkuar ne, ngjiteshin malit përpjetë të lemerisura.

Edhe forcat vullnetare të fshatrave për rreth ishin thirrur të “mbrojnë” Shqipërinë nga armiqtë. Grupi i vogël i të dënuarve, ishin në sheshin mbi kapanonet- ata ishin vetëm, 24 djem të rinj, që veç duarve, nuk kishin gjë tjetër, aty qëndruan, ç’të bënin?! Të gjitha grykët e armëve, nga çdo ushtar që merrte pjesë në rrethimin e kampit, ishte drejtuar në këta djem. Aty kishte zbarkuar garda dhe sampistët e shtetit- si thanë. Po me kë do luftonin?

Pas kaq kohësh duket absurde.

FATMIR  LAKASI

 Kam ardhe ne burgun e Qaf-Barit menjehere mbas amnistise se 15 netorit 82. Do te kete qene fund dhjetori  kur arritem . Kapanonet ishin rremuje, te pista, me zhele neper kembe dhe na u desh kohe me u stabilizu . Aty kishin qen me pare ordineret te cilet ishin trasferuar por jo policet Dibrane te burgut te bulqizes qe kishin mbetur ne sherbim. Une rrija me Astrit  Avdin dhe Deshir Cizmen e kisha me shum shoqeri me Pal Brozin, Lek Frrokun, Haxhi Benen dhe Dane Ciflikun. Ne vinim nga Burgu i Ballshit e ketu na kishin sjell per te punu ne miniere ku na futen te nesermen. Pa kushte, rruga e gjate rreth 1.8km me uje qe kur binte shi jashte dukej sikur binte edhe brenda. Ne janar te vitit 83 vjen kontigjenti i Spacit , ishin dhe shoket e mije me te cilet kisha rene ne burg. Per here te pare ishim bashkuar te peste ne te njejtin burg, vellezerit Talo, Ahmet e Skender Tufa  dhe une. U spostova nga shoket e vjeter per tu 

bashkuar me Ahmetin e Skenderin me te cilet me shkonte me shum muhabetei por kishim edhe shume te perbashketa .

Debora qe ra dy dit para se te vinte kontigjenti i Spacit e kishte ftohur temperaturen e cila ne ate vend ishte shum e ulet . Leviznim ke fusha per tu nxehur e per te hequr stresin me muhabetet qe qarkullonin e vinin edhe nga takimet me familjet.

 Burgu ishte i rende por me te veshtire e bente shefi i policise i cili imitonte nje here si kaubojs e nje here si SS-t gjermanë, jo vetem me kapelen e ngritue ne balline por edhe me veprime dhunuese. 

Pika e pare ishte norma per te cilen policet Dibrane me nje te urdheruar te shefit, 

suleshin pa meshire, ndersa ushqimin e kishim ibret edhe te uriturit nuk mundnim ta hanim Prasin e thate qe ishte mykur neper magazina e shpesh nga qeset pesekilshe dilnin edhe minj.

 Per te kursyer buken na e kompesonin me dy kokrra patate te vogla qe nganjehere ishin jeshile dhe buke me krimba  te bardhe.

Kam degjuar te flitet shum per rrevolten e Qaf-Barit e cila ne kushtet e terrorit qe ka kaluar nuk eshte treguar plotesisht si ka ngjare. Eshte e lehte sot te flasesh, por ne qe e kemi jetuar shprehim keqardhjen kur nuk e degjojme te tregohet drejte se car ka ndodhur e si ka ndodhur .

Rrevolten nuk munde ta bejshin vetem 12 veta por edhe  ata qe rrinin poshte shkalleve kur ne dilnim e perplaseshim me policet  te pakten duhet te degjojne . E gjithe ngjarja ka ndodhur per nje vagon te pambushur  . Kjo edhe sot me duket habi mbasi norma realizohej mbi 120%. Kur jemi futur ne Mence per apel, ne te tre un, Ahmeti dhe Skenderi kemi qene si gjithmone bashke te ulur ne nje stol nga mesi i meces. Mond Caja ka hyre dhe ka provokuar me policet duke tentuar te marri me dhune disa te burgosur. Salla eshte elektrizuar dhe ka reaguar me britma , policia nuk 

ka mundur ta ndalonte vrullin qe shpertheu porten e mori policet perpara . Fillimisht kane qene rreth 40 veta nga 350 qe kishte burgu me pas numeri ka rene . kur eshte bere perleshja e fundit , ne ndjekje te policise deri ke dera e takimit kane qene fillimisht Tom Ndoja  me Martin Leken , Sokol Sokolin , Petrit Morisenin , Lush Bushgjoken Lazer Shkomin, Dush Martinin , Kosta Gjordenin ,Gurali Beshin ,Skender Tufen, Roland Tole, Vasjar Tabakun, Nuredin Skrapari . Llazi Koci ndersa ke Haxhi Baxhinosi i cili po debatonte me zv.komisarin qe i binte me zorren e zeze ne koke ishim Ahmet Tufa, une  Agron Hoxha, Sali Gaca, Ramazan Spahiu, Dede Nimani dhe disa te tjere qe me gura neper duar i gjujshin oficerit por jo drejte . 

Un ju kam bertit duke ju thon – e po bjerini drejt,-  dhe tulla ime ka ra ne kurrizin e oficerit qe i ra kapelja . U degju nje krisje revolveri e mbytme. Plumbi kishte zene mish. Me pas krisen automatiket nga te kater anet. Per disa ore burgu ka qene ne doren e te burgosurve, pa police. Ne te tre kishim nje leve qe e kishim mshehur  ne toke. Meti ka hapur depon ku rrinte i mbyllur mrena nje njeri qe survejonte se cfar bohej . Kemi nderruar teshat . Veshem te lara per cdo gje qe munde te ndodhte te ishim te paster . Sali Gaca kishte bere hasude nga e cila morem sejcili nga dy topa . Une ju kam thon te mos dorzohemi se keta do te bojne gjak .Lart nuk kan qene me shum se 20-30 veta  Fjala e pare ka qene per te rrezistu bile Skenderi shkoje mbushi edhe uje qe kur te nderpritej te kishim rezerve.

 Mbas ultimatumit te zv, Ministrit ata kane vendosur qe per te shpetuar te tjeret te dorezoheshin. 

NDUE KOLA

Ngacmimet ven e paven nga policia do te bojshin edhe Gomorin te hudhte shqelma .Na e kishin pru ne maje te hundes dhe ate dite nuk e dij se si plasi por kur shpertheu policet s’po gjejshin vrim me u fut mbasi zemerimi i te burgosurve nuk mahej mo . 

Oshte bo perleshje  trup me trup dhe kur i vum perpara  u mundun me na mashtru duke na fut nji here ne mense e nji here ne fjetore kur nuk ja arriten perdoren armet 

duke plagos Kostandin Gjordenin dhe duke shti me bresheri automatiku ne ajer  nga te gjitha vendrojet bile edhe nga zyrat e komandes eshte shti me automatik .

Per disa ore burgu ishte ne duart e te burgosurve .

 Liri mrena telave e fituar me gjak. Asnje polic brenda territorit te rrethimit .

DED MARTINI(DUSHI)

Po ça goditje?! Absolutisht jo, s’është goditur asnjë polic, pati të lënduar në sedër, vetëm ishte problemi t’ja hiqje prej duarsh edhe Sokolin që po e rrihnin. Tullat që hidhnim shkonin i binin murit. Nuk kishte asnjë lëndim serioz, më shumë duan të bëhet bujë. U plagos një polic dhe një komisar i burgut, një gërvishtje të lehtë pati.   Pasi u rrethuan, policia bëri sikur u tërhoq e u mbyll kjo çështje. Pastaj na futën në një sallë ku hanim bukë. Në këtë moment ata kanë gjetur thikat dhe kanë filluar të na nxjerrin një nga një se donin të na kapnin ne. Erdhën shumë forca. Fati i keq i Kostandin Gjordenit, një i burgosur shumë i vuajtur që ka këputur edhe krahun nga ai plumb që mori aty. Ai ishte te dera, e kapin per ta nxjerr nga jasht dhe fillojnë i gjuajnë. Aty u revoltua i gjithë kampi. Se ai ishte person i dashur, e pastaj u bë një revoltë shpirtërore e të gjithë të burgosurve, te cilet kane shpërthyer deren. Revolta mori zhvillim masiv, e aty u përfshinë të gjithë. Ka ndodhur përleshja më e egër me policinë. Toma kishte një tullë në dorë e godiste një polic i cili kishte vënë për poshtë një të burgosur dhe e godiste me shkop gome.. Vazhdoi përleshja, erdhën helikoptera e pastaj arritën të ndajnë pjesën e kampit.  Unë disa shokëve i thashë të largoheshin, dhe ndejtëm ne që e nisëm revoltën që në fillim.

KOSTANDIN GJORDENI

Kur me moren ke menca per te me derguar ne biruce , me goditen e un thirra , ata me muaren ne biruce duke me rrahur nderkohe nga menca shperthejn thirrjet -lironi Kosten – me leshuan e u bashkova me vellezerit e mij qe i moren policet perpara . Tom Ndoja kishte ne njeren dore disa tulla e me tjetren ja leshonte policeve qe hiknin 

si lopet, mbas tij ishte Martin Leka, dhe un mbas tyre .mbas meje vinin te tjeret Sokol Sokoli, Dush Martini, Ded Nimani Land Tolja, Skender Tufa, Gurali Beshi e te tjere qe si maj men tashi

Nga vendroja ke dera ushtari qelloj siper kokave tona per me na trem ndersa oficeri i rojes qelloj drejt nesh. Do ti jete drejtu Tomes por ne leviznim shpejt e plumbi me mori mua.  Ndjeva si pickim, jo dhimbje vetem se isha i mpire. 

 -Me qellun kriminelet, me qellun komuniste – ju thash shokve .Dushi nxorri duhanin nga qesja e te tjeret ma vune ke plaga. Aty na u ngrit gjaku te gjithve e thirrem – Posht komunizmi

Masnej u dorzum se s‘kishim car bojshim. Na kan rraf si kafshet e gjys te vdek na kan cu ne Puke, atje na kane bo hetuesi me dru qe na e jepshin disa here ne dite e na shajshin . 

Na bon gjygjin mrena disa ditesh e masnej na cun ne Lezh na lan atje nje muj e masnej na trasferuan ne Spac.

BEDRI BLLOSHMI

Oficeri rojes ishte nje Matjan me mbiemrin Kurti(Asllan), ai e qelloj Kosten

PJETER LULI

Une isha me paterica se pata nje aksident dhe e kisha kamen ne allci . Siellja e 

policise qe drejtohej nga kareristi mistrec, Edmond Caja, e acaruan gjendjen deri ne 

ate pike sa te denuarit ishin te detyruar te mbroheshin. Ne ket kohe krahinori dhe miku jem Bajram Vuthi me thote  – Pjeter, jam tuj ti marr keto paterica se ketu po bahet qameti, dhe i perdori kur i ra nje polic me shkop ne koke .

. BAJRAM VUTHI

Sapo dal ke porta me gjun nje polic sa xixa me dulen, mir kjo por kur me shau nanen nuk dorova ma e ja kam njit disa here me patericen e Pjetrit qe u thye . Autori i kesaje ngjarje ka qene vetem shefi i policise Edmond Caja , per mendimin tim nje kriminel i madh . AHMET TUFA

Revoltën donim ta fillonim ne, sepse shpirtrat tanë kishin plasur, por mënyra si plasi, ishte e pa organizuar nga ne , ishte një organizim i Ministrisë së Brendshme, i bishave të egra. Ata e bënë këtë gjë duke shfrytezuar rastin e bashkëvuajtës i quajtur Ndue Pisha, i cili ishte turni i tretë, me një tjetër person qe nuk e kishin bëre dot normën  dhe policia i pruri poshtë për të ngrënë, ju tha: “hani bukë dhe do vini prapë në punë”. Ata  takoin shokët e vet. Si zakonisht, ne i prisnim shokët tanë kur vinin nga galeria, sepse kur nisej dikush per ne pune ne ju thoshim: “Të pruftë Zoti shëndoshë!” sepse nuk dihej kthimi. Shokët e Tropojanë  po i prisnin aty. U than si e kishtin punën: Mua dhe Ndrekën duan të na çojnë prapë për të bërë normën. “Jo, i thanë, nuk ke për të shkuar”. Dhe këta ishin djem të fizikshëm, djem trima, malësorë. Sokol Zefi, Martin Leka e te tjere i thanë policit: “nuk keni për ta nxjerrë”. Ky njofton oficerin e rojës, ai njofton ekipin e komandës, vjen komanda e drejtuar nga Edmond Caja dhe kërkojnë djalin ta marrin me forcë, këta nuk ja dhanë dhe u bëme nje grup prej rreth 40 vetash, te gatshem per tu perballur, por komunikimi u be ne menyre 

paqesore  pasi nga ne u premtua se vagonat e mbetur pa u mbushur nga Nduja e Ndreka du ti mbushnim ne. U duk sikur rame dakaort por pas nja nje ore bie çanga 

dhe thonë “të gjithë në apel”. Dolëm në apel, filluan na rreshtuan, por ishte mbushur me policë, të gjithë me shkopinj gome, me hekura nëpër duar. Kuptohej që do bëheshin arrestime. Kur na futën në mensë, u ulëm. Hyn Edmond Caja, me shikimin si bishë  . Kjo ishte diçka që ai nuk e kishte përjetuar më parë. Ai thoshte: “unë jam shteti, unë jam ligji”. Ishte njeri shumë cinik, shumë i poshtër. Edhe ç’bën? Si zakonisht ulte kapelen duke imituar nazistët . -Kush të dëgjojë emrat të dalë jashtë, – tha ai- Ndue Pisha, Sokol Zefi, Tom Ndoja. Dhe filluan njerëzit që kishin shpirtin e revoltës, që thoshin “më mirë vdekur sesa gjallë”, që e përqafonin vdekjen si diçka më të lumtur. Ashtu isha dhe unë. Në atë kohë çohet një shoku im, Haxhi Baxhinovski. U çova dhe unë, por unë kisha pranë nipin tim, më i vogli i kampit, Skënderin, një djalë i imët, 50 kile me gjithë plaçka, por zjarr dhe Fatmir Lakasi qe ishte si vllai yne , gjithmon ishim bashke te tre, ne mendime e veprime. Çohet dhe një shok tjetër dhe bëjmë për të dalë, por aty na mbyllin derën. Kur mbyllin derën, fillon përleshja. 10-12 veta sa kishin dalë fillojnë përleshjen me policinë, por policë ishin shumë. Ne morëm një stol, unë dhe Llazi Koçi, një djalë shumë energjik, ai ishte me patericë sepse kishte pasur këmbën me apses, e thyem derën, e hapëm dhe pamë që bëhej një kacafytje për jetë a vdekje. Disa policë kishin vënë përfund të burgosurin, dy-tre të burgosur kishin vënë përfund policin, fut njëri me shqelma, fut tjetri, rrahje barbare, u futëm dhe ne u kacafytëm. Kur u futëm ne, ata u trembën. Në këtë kohë, Haxhiu po drejtohej te një polic për ta qëlluar. I futet zv.komisari politik thotë: “Po ju ku doni të shkoni me këtë agresivitet që po bëni karshi nesh, ne jemi shteti!” dhe qellon Haxhiun me shkop gome, Haxhiu i thote mos me qello dhe ia nxjer thikën, nderkohe nje tulle e leshuar nga Fatmiri e godet ate ne shpine e ne kete kohe 

i bije kapelja ne toke. E len ate si nje trofe per ne dhe largohet nxitimthi.

Kostandin Gjordeni, shumë djalë i dashur, i mirë, i drejtë, i shkon pas

Tomes te cilin po e ndiqnin shum te tjere ne turrin kunder policise. Në këtë 

kohë, oficeri i rojes Asllan Kurti qellon me pistolete dhe e plagos në shpatul Dhe sot nuk e ka dorën nga ai plumb te cilin e mban në shenjë kujtimi, “edhe ta kërkojnë me miliarda lekë, thotë, unë nuk e jap”. Dush Martini, shumë djalë i dashur, shkodran, nxjerr një kuti duhani, ia mbulon plagën, shkojnë dhe disa të tjerë dhe nipi im Skënderi, për ta ndihmuar. Por nuk kishim punë vetëm me këtë ne, kishim punë dhe me policinë që po kacafyteshin me të tjerët.

Si perfundim e nxorëm policinë jashtë, kjo ishte fitorja më e madhe që ndjemë ne si të burgosur politikë. Spartaku me gladiatoret mundin Romen. Fituam lirinë. E fituam me gjak, e fituam me zotësi, duan apo nuk duan ta pranojnë diçka të tillë, ne i nxorëm me bisht ndër shalë.

Na thërret Sokoli e na thotë: “Ahmet, kena bërë një tepsi me hasude, hajde të merrni nga një top sepse duhet të përshëndetemi mbasi shumë nga ne do shkojnë nga kjo jetë.” Për vdekje bëhej hallvë, por ne nuk kishim dhe kishin bërë hasude. Po kujt i hahej?! Por duhej respektuar ajo që u tha dhe shkuam e morëm nga një top. Dhimbja ishte shumë e madhe. Trishtimi ishte shumë i madh. Vdekjen e kishe aq pranë sa habitesh. Unë theva derën e magazinës, aty ishte syri dhe veshi i partise, rrinte brenda një Rexhep, punonjës i komandës. Kishim depon e ushqimit dhe veshmbathjes. Ai u tremb, kujtoi mos do e vrisja. I thashë: “nuk kam punë me ty, kam punë me thesin tim”. Shkoj te thesi, Skënderi dhe shoku im, Fatmiri, morëm ndërresat e pastra, të vdesim me rroba të pastra  thamë. Kur dolëm ishte vendosur qetësia, kishin filluar të dorëzoheshin

NUREDIN  SKRAPARI

“Në vitin 1983 na çojnë në kampin e Qafës së barit, ishim rreth 500 të burgosur politikë të moshës 30-40 vjeç. Me vajtjen tonë rendimeti i punës u rrit shumë. 

Shumica nga ne kishte bërë 8-10 vjet burg. Unë i kisha bërrë mbi 10 vjet vite burg. Kur ata panë që ne punonim shumë filluan një shtrëngim, të cilin e deklaruan edhe verbalisht. Për cilindo të burgosur që nuk bënte normën 4 vagona, do të kthehej nga galeria në mencë, do të hante dreken apo darken,si te qellonte, dhe do të shkonte sërish në punë me turnin pasardhës. Këtë filluan ta bëjnë rregull. Kjo na ra në sy të gjithëve dhe njerëzit mendoninin si ta frenonin pasi ishte e pamundur që të punonin mbasi kishin mbyllur turnin  pasi ishin te lodhur e te pa mundur

 Dhe duket mes tyre kishin menduar,  i binte fiks 11 vjet nga revolta e Spacit 21-23 maj 73. interpretet kryesore te kesaje ngjarje Sokol Sokoli  e Ton Ndoja i kishin bere mire llogarite. Kam ndodhur ke dera kur po shkonte ne pune brigada e turnit te pare . Dy polica po merrnin me force per ne pune nje te burgosur qe nuk e kishte bere vagonin e munguar . Sokoli dhe Toma qe i njihja te dy, me te dy  kisha shtyre vagonat, nje here me njerin e nje here me tjetri , u sulen dhe ja rrembyen policeve ate djalin te cilin e futen brenda kampit e i thane shko ne biruce.

Rregullorja thonte nese nuk realizojne normen komanda i ndeshkon ne fillim me verejtje pastaj me tre dite , shtate dite, e me pas nje muaj biruce , kjo rregullore ishte firmosur nga ministri . Keta ju thane policeve futeni ne biruce pra kerkuan nje te drejte, nder kohe policet e shtuar ne numer u sulen per te vene „nderin“ ne vend . Tentuan ta merrnin prap ate djalin. Aty jame ndodhur  edhe une . U beme nje bllok tridhjet- dyzet te burgosur e nuk i lame policet qe ta merrnin ate djalin Nduen, pra u beme shume nga ne. Me pas kane ardhur shume polica me pendreke ne duar e na kerkuan te futemi ne mence . Thirren Tom Ndojen te cilin mbas pak hezitimesh e 

lane shoket duke i thene dil. Kur doli perjashta Toma, une e kam pare me syte e mije se ndodhesha i ulur prane deres, ju hodhen ne shpine disa police dhe e lidhen me hekura gjermane nga ato me te fortat qe te shtrengonin doren sa te kepusnin 

duart . Kete skene e pane edhe shoket e tije te cilet u versulen jash e jua muaren policeve nga duart dhe e zgjidhen , policet hiken te gjithe perjashta dhe ne dolem nga mensa e u ngjitem ne nje shesh atje siper. Ne fakt ngjarja nuk u zhvillua kaq shpej sa e thashe  por une po theme episodet kryesore te saje .

Degjojme nje uturime siper nesh ishte nje helikopter qe si te theme une dukej si nje korb i zi gjigand, i madh. Me te kishte ardhur zv, ministri i brendsheme, shefi i sigurimit te shtetit Zylzftar Ramizi i cili hipi mbi nje tarrace e nderkoho burgu ishte i rrethuar me ushtare e perforcime nje ushtari nuk i mbajten nervat apo e urdheruan dhe qelloje, plumbi godet Kostandin Gjordenin , une e kam patur afer1-2 metra. I demtoje krahun e ai thirri . Dikush tha – vellezer po na vrasin, te shkojme neper dhoma . Nderkohe Llazi Koci, nje pjestare i grupit thirri -poshte komunizmi .

 Te gjithe te burgosurit si te vene nen komande a vetkomande perplasen njekohesisht kembet ne toke . Toka u tund, kjo u duk si termet. Ai i shte casti qe na identifikoje ne politikisht packa se ne po kerkonim nje te drejte. Spaci u identifikua me flamurin pa simbolin e komunizmit ,yllin, ne u identifikuam me kete thirrje .

 

-Dy informacjonet e me poshteme jane te cvendosura ne kohe dhe te sajuara, ne aktrim.    Ato i perkasin realisht ngjarjeve te Qaf-Barit .

 

Sekret

Ekzemplar Nr.1

Shkodër, më 6.12.1984

EKSTRAKT

Nxjerrë nga e dhëna e bp. “Furtuna” e datës 2.11.1984

Më pas Shtjefën Pjalmi i tregon burimit: ”Kam ndenjur para disa ditësh me një Flamur nga Shkodra, që ka qenë marinar dhe ka bërë 19 vjet burg në Spaç. Ai më ka 

thënë një gjë shumë sekrete që vetëm ti po e dëgjon nga goja ime. Të burgosurit janë organizuar në atë mënyrë që sapo të vdesë Udhëheqësi Kryesor ose ta vrasin, të gjithë të ngrihen në kryengritje në tërë burgjet e Shqipërisë. Ata e dinë veten të vdekur prandaj do të ngrihen. Më tha Flamuri se ky organizim është bërë në mënyrë të përsosur”…

Furtuna

EKSTRAKT

Nxjerrë nga e dhëna e b.p. “Furtuna” e datës  12.11.1984

Burimi e pyet Shtjefën Pjalmin se më fole për atë Flamurin. Di gjë ai për organizimin e të burgosurve? Shtjefni përgjigjet: “Ai ka ndenjur disa vjet në burg me njerëz të mëdhenj. Atje në burg është formuar qeveria, që do të vendoset sapo të vdesë Udhëheqësi Kryesor i Partisë. Çdo gjë është gati. Pritet shpërthimi me rastin e vdekjes. Burimi i thotë se si ka mundësi që të burgosurit të lidhen me njëri-tjetrin në burgje të ndryshme? Shtjefni tregon: “Mund të jetë ndonjë njeri i jashtëm që lëviz dhe organizon këtë punë”…

Furtuna

 

KONKLUZJONI IM

Ministria e Puneve te Brendeshme, ne rruge operative kishte mbledhur informacjon se ne burgen e Qaf-Barit ishte krijuar nje vater e cila ndoshta edhe me ndihme nga 

jashte telave do te bente te mundur hapjen e nje rruge kalimi per tu arratisur nga burgu. Kjo aratisje do te kishte ne kulmin e saj nxjerrjen jashte telave te nje berthame 

te mundeshme politike e cila mundet te kete patur planet dhe objektivet  e veta (sipas saje).

Me qellim parandalimin dhe shkaterrimin e kesaje vatre te rrezkshme per P.P.SH-ne u inskenua rrevolta e 22 majit 1984, fati tragjik i te ciles dihet tashme.

Cvendosja ne kohe e vende dhe inskenimi i ngjarjes jane bere per te c’rregulluar rrjedhen faktike te saje e cila deshmon se ka patur edhe nje dosje tjeter te detajuar

a) me rraportues, bashkpuntore te cilet kane qene 35

b) me emrat dhe pozicjonet e protagonisteve te piketuar.  

c) me analizen dhe konkluzjonet e situates

d) me planin e zbatimit per shkaterrim edhe ndeshkimin te kesaje vatre

Mendoj se kemi te bejme pikerisht me ato dosje sekrete per te cilat deputeti persekutor Spartak Braho shprehet : -…do te hapim disa dosje qe Tufa(Agron) dhe Dervish(Kastriot) nuk do te mundin ti hapin dot .

Deklarimi i deshmitarit okulare Shefqet Dobro  qarteson me shprehjet e tij

-C’ duheshin gjithe keto forca ?

                      -Kur ishin lajmeruar dhe pse ?

-Po si erdhen kaq shpejt nga Tirana ?

-Me sa dukej nuk ishte rastesi .    

 

FILLIMI I MASAKRES

Helikopteri i ardhur nga Tirana zbarkon;

– Zylyftar Ramizin drejtor i sigurimit te shtetit;

– Zv Ministri i Brendeshem Agron Tafa

-Kasem Kacin drejtor i drejtorise se tete prane M.B. ;

– Leke Ymerin, specjalist ne Ministrine e Puneve te Brendeshme si edhe disa persona te tjere te cilet fillimisht drejtohen ne komanden e burgut sigurisht, per tu informier me shume rreth situates se krijuar brenda burgut te Qaf-Barit . Me pas ata vijene perballe portes kryesore ku hynin dhe makinat qe merrnin mineralin e nxjerr prej nentokes nga sklleverit e denuar 

Sheshi perpara kesaje porte nxinte nga njerez te veshur me uniforma te ndryshme .

Agron Tafa, me nje megafon ne dore hipen ne karakollin qe ndodhej prane kesaje porte duke ju drejtuar te burgosurve me keto fjale .- Vini re, te denuar vini re . Qeveria eshte e shqetesuar per c’fare ka ndodhur ketu , per kete arsye jemi derguar prej saje qe ta zgjidhim kete situate . Ne analizen e bere edhe me komanden arritem ne perfundimin se nuk jeni vetem ju fajtore per sa ka ndodhur prandaj dergoni nje perfaqesi qe ta mbyllim kete problem me marrveshje ne te kundert do te detyrohemi te perdorim dhunen, keni pese minuta afat .

Sokol Sokol e Martin Leka shkojne tek dera ku te denuarit dilnin per te bere takim me familjet. Ata biseduan me Leke Ymerin e disa te tjere, kur kthehen ishin te gezuar se kishin marre fjalen e burrit qe nuk do te prekej njeri me dore . Sokoli kalimthi ndeshi me veshtrimin e Fatmirit e tha ;- na premtuan nuk kemi nga t’ja majme e uli koken si ai luani i zene ne kafaz, ndoshta duke kujtuar edhe fjalet e tij tek fusha lart ;- mos te dorzohemi se keta do te bejne gjak .

U dha urdheri te gjithe te futen neper dhoma. Oborri u mbush me forcat specjale te paisura me skafandra, mburoja plastike,shkopa gome, veshje te perforcuar per sulm , shkurt te paisur deri ne dhembe .Leke Ymeri me nje liste ne dore qendronte jasht gardhit ,tek dera ku dy te burgosurit nuk pranuan te dilnin ne pune, dhe filloje te lexonte emrat

DED MARTINI (DUSHI)                     

 Pastaj kanë thirrur Martin Sokolin dhe Sokol Sokolin për të bërë një marrëveshje . Mes nesh ishte një vllazni ideale kundër diktaturës, atij gjenocidi të paparë. Edhe Sokoli ra në marrëveshje që do dorëzohemi. Thirrën listat me emrat që do arrestohen. Unë jam arrestuar i 6-ti. Aty më pas nisi tortura në dhomën e torturave. Duhet përmendur dhe një personazh tjetër, që fatkeqësisht e vranë por jo se kishte lidhje me revoltën, Sadri Sokolin, ai ishte burrë shteti, i nderuar. Nuk e di pse e vranë .  S’kishte lidhje me revoltën. E thirrën dhe e vranë.

Pas 3-4 orë barbarizëm, disa herë kam rënë pa ndjenja. Më hipën në makinë, dhe kur mbërritëm në Fushë-Arrëz më hodhën prej makine dhe isha pa ndjenja, vetëm ndjeja më pas kokën në gurët e oborrit që më tërhiqnin zvarrë. Mua më dinin për të vdekur se menduan se më kishin mbytur. Edhe kështu përfunduam në burgun e Fushë-Arrëzit, edhe atje me torturan.

 Dhe filloi procesi i hetuesisë. U dënuan 12 vetë, 12 të tjerë mbetën pa u dënuar. Unë tërë trupin e kisha me plagë, sytë i kisha të mbyllur nga dhuna. Më thoshin trego çfarë ke bërë, keni ther komisarin, edhe akuza ishte organizatë politike për qëllime terroriste që unë normalisht e mohova.

Nga qesja e Dushit eshte marre duhani qe i eshte vendosur Kostes tek plaga. Ate dite atij i kishte ardhur nena per takim. 

 Ajo as nuk e takoj e as nuk e pa te birin i cili u torturua mizorisht.

BAJRAM VUTHI

-Ne fund u detyrum te dorezohemi . Te rrafme qe na kane bo nuk mundem me shpjegu, kafsherisht, na maskrun . Se si kemi dal gjall vetm ai atje nalt e din . Ne hetuesi na kan torturu e na shajshin . Pyetjet kan qene ma shum per Tomen e per 

Sokolin se aty e kishin piksynimin . – Kush e organizoj ? -Car qellimi kishit ?

Pushkatimi i atyne dy djemve qe ishin ma trimat me ka met pek ne zemer per tan jeten.

                             NUREDIN SKRAPAR

-Zylyftar Ramizi, me megafon kerkoj qe keta te dorzoheshin dhe kerkoj dike per negocim . I pari shkoj Sokol Sokoli  e kishin rene dakort ne bese te burrave . Keta u dorzuan se nuk kishin c‘te benin . Une jam i bindur se edhe keta do ta ngrinin flamurun por nuk paten kohe se nuk i lane , tere kohen ishin nen tensjon .

Policija eshte sjellur shum ashper me ta , bishti i lopates ishte i bute . Me bishta kazme i rrihnin, i rrezonin ne toke e i masakroni. Me pas i kane hedhur si thaset ne makine . Sic morem vesh me pas, gjygji i tyre eshte bere, sic nuk kishte ndodhur asnje her tjeter, per 6-10 dite e Sokol Sokoli me Tom Ndojen u denuan me pushkatim .

                                    NDUE KOLA

Me pas dihet, shteti te shtyp . Burgu i rrethu me disa kordona  si ushtare, police, sampiste dhe pushkataret e lire . Te ardhurit nga Tirana premtuan se nuk do te prekej njeri me dore , -me bese burrash-  Po ku oshte pare ndonjeher qe te kene bes komunistet . Na kishin fut te gjithe neper dhoma dhe kush te degjonte emrin duhej te zbriste poshte . Mu  me kane thirr te 5 tin . Sapo dola ke cepi mences me hypin ne shpine disa trupa te medhenj, me lidhen duart mbrapa e deri ke dhomat e takimit nje koridor me sampista te percillte me grushta  shqelma me fusin ne nje dhome ku bohemi 5 veta , po ashtu mbushen edhe dy dhomat e tjera qe sherbenein per takime . Maj men se me mu ishin Lazer Shkombi, Nikoll Prenga, Kole Shkombi dhe Tom Ndoja . Mbasi i prune te gjithe personat qe ishin ne liste , policet e veshur me te zeza qe kishin  ardhur nga Tirana u futen neper dhomat ku ishim ne dhe kan bo nje te rrafme c’njerzore . Te rinje, te shnetshem si kuaj ata qellojshin pa meshire me bishta kazmash, me dru sobe, me  shqelma. Hiknin nje pale e vinin te tjeret . Dhoma u kthye ne thertore, ne dysheme, neper mure vetem gjak . Nuk e dije si kemi dal gjall prej durve te tyre.

Mbasi na rrafen per disa ore , rreth ores 3-4 kur po vinte turni i pare nga puna , na ncjerrin zvarre ne oborr, na lejne pak ashtu te lare ne gjak per te na pare shoket tane qe kishin qene ne galeri e me pas na lidhin dhe na hedhin si thase ne dy makina te medha ushtarake te mbuluara me mushama . 

Edhe pergjate rruges  policet sampista qe na shoqeronin na bijshin me dru dhe na shqelmojshin me ato kepucet me gozhda nga poshte.

 Kudo vetem gjak, klithje dhe ulerima. sharje, ofendime  deri sa mbrritem ne Puk.

Kur zbritem na priste nji koridor policash me hunj ne duar te cilet na bijshin duke na shty se ne nuk kishim mo fuqi as me qendru ne kom , ne biruce na kan lidh prap dy nga dy  . Te gjithe ishin si te vdek por mu me kishte hikur shpatulla e majt dhe qafa me nje ane dhe kisha gjak te zi deri ne fund te komve.  

Mbas 3-4 ditesh me kane mare ne hetuesi,me pytshin se kush e organizoj revolten, pse kundershtut policin .  Masnej me ka ba hetuesi Gavrosh Andoni per dy dit e mbas tij me ka marre hetues Ylber Shehu , ky me pyeste,- Kush ju ka rraf  ? Si ndodhi ngjarja ?

 Ne birucat e Pukes polici Ndue Qymyri me ka rraf ne banjo se rrefuzova ta pij cajin pa sheqer. Hysen Tabaku dhe Lazer Shkomi me kan la gjakun e me kane fut ne dhome se Kole Shkomi ishta i semure e nuk ndihmonte dot .

Dega e Pukes kaloj ne dispozicjon te hetuesise specjale te Tirones .

 Une isha ke 12 personat qe nuk u denova. Ne daten 5 ose 6 (se maj men mire)  vijne tre Autoburgje , ne te parin hypen Tom Ndojen me Sokl Sokolin ne dy te tjerat  na hypin ne qe na dergojne ne burgun e Zejmenit ku perseri na torturojne mizorisht. 

Na fusi ke dy dhoma te birucave  dhe na leshohen tu na rraf,edhe ketu nje pale dilshin e nji pale hyjshi, te rrafme me seanca . Kur marun rrafjen, polic  Anton Lapi na ka bo ne koke nga nje kryq me makine qethese ndersa mu me ka fut kepucen ne koje duke me thene- He mor Ndue Kola si do te na e merrshe pushtetin ?. 

Haxhi Bacinovski me Llazi Kocin  i kane thone atij: – Keto kryqe qe po na i bon ne tashi ne koke shum shpejt do te bohen Kisha e Xhamija . Menjehere kane fillu prap duke na rraf . Un isha me i pafuqishmi dhe Edmomd Mustafarai ju thote mos i bini atij se osht i semure po hajde me qelloni mu . Nuk na dhan as buke e as uje. Tellalli i burgut, nje ordiner me emrin Idriz Derbishina pruni nje tas me uje .

 Patem temperatur dhe ethe por asnjeri nuk pyeti per ne 

Te nesermen ne ora 9 te mengjesit 11 nga ne qe ishin denuar i dergojne  me Autoburg ne Burrel, ne 11 te tjeret na dergojne ne Spac

HAXHI BAXHINOVSKI

Sapo dola ke shkallet me kapen prej krahesh , me vune hekrat e nuk me preken kembet ne toke . Na ndane ne grupe ke tre dhomat e takimit . Aty kishte drunj te trashe zjarri .Sokol Progri me thote;- ti fusim poshte krevatit qe mos ti shofin. -Un i them;- futi sa te dush ti ata parp do ti gjejne se per ket pune i kane pru.

Jane futur ne dhome mbi njezet veta, te gjithe si kuajte e na jan leshuar me grushta, me shqelma,me bishta lopate e bishta kazme dhe me drute e zjarrit . Nuk e dij por me katila nuk ma merr menija se munde te kete ne bote. Nuk pysnin se ku sillnin, te terbuar, bisha krejt, e bone venin si kaspante. Vetem gjak , mu me thyn kamen  dhe krahune ashtu sic isha me bijshin prap. dhimbje qe si kisha provu ndonjiher ne jeten time . Me ra te fiket, me hodhen uje e prap me hunj .

Nuk e ndjejsha me trupin . Dhe ne gjyjge ne nxuaren me barrele se nuk munde te hecja

S‘e dij se sa ka zgjati ajo masaker po mu m’eshte duk sa nje jete .

Shpirti qenka i forte

Per disa ore na lane si kufoma, askush nuk mund te fliste po dhe nuk guxonte se ata ishin gati .

Na lane ashtu deri sa erdhi turni i pare . I kthyen te gjithe te burgosurit me fytyre nga ne qe te shihnin si na kishin katandis . Na hodhen si thase ne karrocerine e IFES per te futur terror e ne na denuan per terror denim i cili edhe pse ka ardhur demokracia nuk na eshte hequr

– Na kane ber hetuesi te dhunshme, kerkonin te flisnim se si do te merrnim pushtetin, si do te arratiseshim . Nuk e dij pse u ndryshua por ata donin te benin dy grupe se e kishin metode pune gjithmone krijonin grupin perndimor dhe grupin lindore per kete ishin arrestuar 24 veta . 12 per cdo grup . Perfundimisht na denojne vetem 12 veta per organizate kunderrevolucjonare me qellim rrezimin dhe marrjen e pushtetit !!

Se si do t‘ua u merrnim ne pushtetin ketyre qe nuk kishim as bishta luge, kete nuk e di. Me keto akuza te kota pushkatuan Tomen e Sokolin . Me Tomen kam qen ne nje biruce.

 -Ne kete biruce kam qen i lidhur kok e kambe kur me denuan me vdekje vite me pare,- me thote Toma .

      

 Ne raportin e Ministrise se Brendeshme thuhet se ne rrebelimin e Qaf-Barit jane              implikuar 38 persona prej te cileve 24 jane marre ate ditë.

Personat e listes se pare, arrestuar me daten 22 maj 84 jane:

Sokol Sokoli,      Sokol Progni Tom Ndoja Lush Bushgjoka 

Haxhi Baxhinovski   Vllasi Koçi Kostandin Gjordeni    Bajram Vuthi

Martin Leka Lazër Shkëmbi Hysen Tabaku Ndue Pisha 

-Petrit Morisen     -Agim Karameta -Ramazan Spahiu    -Nikolle Prenga

-Kole Shkambi     -Ndue Kola   -Edmond Mustafaraj   -Ded Martini

-Xhemal Tota       -Ded Nimani -Mark Ndoci               – Martin Pjetri

12 te fundit na qartesojne se personat qe duhej te ndeshkoheshin ishin te piketuar pasi ata nuk denohen me te tjeret . Kete arsyetim e ploteson edhe mos ndeshkimi i Ndrek Nikollit i cili se bashku me Ndue Pishen kundershtuan daljen ne pune

Me një procedurë të shpejtuar dhe me dënime të parapregatitura, me 3 qershor 1984, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka mbyllur këtë çështje duke dhënë dënimet  si më poshte:

    -Sokol  Sokoli, me vdekje, pushkatim;             – Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim;

    – Sokol Progni, me 25 vjet burg;                        – Vllasi Koçi, me 25 vjet burg;

   – Martin Leka me 16 vjet burg;                        – Haxhi Baxhonovski, me 21 vjet burg;

   – Bajram Vuthi, me 15 vjet burg;                         – Ndue Pisha me 25 vjet burg;

   – Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg;                 – Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg;

   -Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg                       – Hysen Tabaku me 11 vjet burg.

Ra heshtje varri mbasi u muaren 24 te paret te cilet pas masakrimit jane hedhur si thase ne karrocerine e makines, ankthi i terrorit ishte futur tek cdo i burgosur i cili ne 

cdo cast mund te behej prehe ne ktheterat e xhelateve . Brenda ambjenteve te burgut kishte dy here me shume forca speciale e police se sa te burgosur .

Na lane disa ore ashtu te ulur. Police te shumte rrotulloheshin si korbat rreth te denuarve . Ankesa me e vogel te kushtonte shtrenjt. Me pas filluan veprimet , ne mence, po kujte munde ti kalonte kafshata, mendonim per ata qe hiken , i moren si thase e s’dihej ku i hidhnin .

KEPUCET

Cfardoe papritur mund ta priste sejcilin prej nesh, kalonim me syte poshte si te mundurit nga hordhite qe te shkonin ne shpate .Ne mbremje shkojme per te fjetur . Une flija tek maunja ne krahun majtas kur hyje, shtrati im munde te ishte i dhjeti nga dera, me binte mbas Mihal Shtetos nje Nartjot shum i mire e studjoz.

Duke menduar se munde te na vinte ralla, Ahmeti, Fatmiri dhe une, nxuarem nga trastat tona teshat e pastra dhe u ndrruam , per cfardo qe te na ndodhte te ishim me veshje te pastra. Me kujtohen luftetaret qe mbanin qefinin rrreth qeleshe. Une mora edhe kepucet. Ato kishin nje historia me vete . Per here te pare kisha mundur te beja nje pale kepuce me porosi dhe munda ti vishnja dy a tre here, dhe kur me arrestuan i kisha te veshura.

Me to hyra ne biruce, me to dola ne Kaush(vend grumbullim i te denuarve nga te gjitha rrethet, prej aty ndaheshin ne burgjet qe i kishin caktuar ) e me to shkova ne Spac . Aty nuk lejoheshin prandaj i futa ne traste e vesha opinga me gome makine . Kur behet amnistija e 82-shit, perpara se te dilnin ata qe do te liroheshin, ja shoh te veshura Goles ,kepucarit te burgut. Sapo ja pashe ne kembe i njoha, nuk e dij por me 

ishte fiksura se me ato kisha bere rrugen drejte burgut e me ato do te dilja prej atje . -Ku i ke marre keto kepuce ? i them i nervozuar . Ai u pre e me tha :-Kam bere shum burg e do te lirohem prandaj mi le se te paguaj . -Jo- , i thash- ti nuk mi ke kerkuar por i ke marre ke trasta dhe nje neri qe hap trasten e tjetrit ti e din mire se car eshte prandaj tani ne depo e me jep kepucet . Kur na pa depoxhiu, Haxhi Muka i tha -po pse i veshe kaq shpejt ti , nuk prijsje dhe nje cik . Binim rreth miqesie me te prandaj nuk e zgjata po i mora e i futa prap tek vendi i tyre . I kishte rregulluar se ato te reja ishin por qene punuar me thumba druri e nga lageshtija ishin hapur. mjeshteri i kishte 

Bere si per vete .

Kur u be rrevolta dhe ne u ngjitem tek fusha  larte, filluan te gjithe te vishen mire e trash me qellim qe edhe te mbroheshim disi nga druri. Ne darke kur ishim ne shtrat vjen tek dera e kapanonit polic Fiqiri Cakalli me Abaz Borhanin dhe shikojne nga shtrati im. te nesermen ne mengjes kepucet nuk ishin me . Vesha nje pale shapka dhe dola nxitim me te tjeret .

ARRESTIMET E DITES SE   DYTE

Gjendja e rende vazhdoj ne ambjentet e brendeshme te burgut . Policet e shumte bene sherbim mbi nje jave brenda ketyre ambjenteve duke i mbuluar ato me hijen e terrorit shteteror .

Diten e dyte dt. 23 maj 1984  u bene arrestimet dhe trajtimet shtazarake mbi grupin e dyte i cili perbehej nga 14 te burgosur , ja lista emrore sipas rraporteve te ministrise se brendeshme

– Dalip  Zhabolli       -Drago Vujoshevic    -Sadri Sokoli -Nuredin  Skrapari

-Anastas  Dhami   – Roland Tole         – Sali Gaca   – Ilirjan Manushi

 -Hajredin Fratari     -Lulash Bushgjoka -Xhemal Mustafraj   – Veiz Ceci

-Agron Hoxha         -Cajup Bejko

                          NUREDIN SKRAPARI

Pasi kishin marre rrenjet e kishin lene deget, te nesermen na moren e na ulen ne sheshin para mences . Mbaj mend nje operativ te M.B. emri nuk me kujtohet (Leke Ymeri) i cili me nje liste te gjate ne dore filloje te therrase emrat . I pari ne liste ishte Dalip Zhabolli, ish oficer i larte , komandant i korpusit te Matit i denuar nga gjygji ushtarak me 25 vjet burg i vune byzylyqet para nesh. I dyti u thirr dr, Drago Vujoshevic, Malazez, kishte qene mjek ne gjirokaster dhe atij i vune byzylyqet . Kishte edhe djalin te burgosur politik ne Spac .I treti u thirr Sadri Sokoli  .Ky ishte nipi i Sadik Bekteshit, gjeneral i luftes . Mbasi e burgosin i fusin edhe nipin ne burg . Sadriu kishte qene drejtori i MEKS-it dhe kishte studjuar ne B.S. I katerti ishte emri im . Pa u ngritur ne kembe mu sulen nja tre -kater polica se un isha pak me i beshem se te tjeret , me vune byzylyqet edhe mua . Na futen ne dhomat e takimit . Andeje filloje rrafja .

Tek une erdhi Zylyftar Ramizi e me thote – Ti je Nuredin Skrapari ?

– I thase se nuk paskan gabuar ata qe te paskan thene.

-E dini kush eshte ky ?  Ky ka thyer portretin e udheheqesit te madh e telavdishem te partis tone , bjerini , tha.

Ishin nja njezet police, njeri me ra me bisht lopate po une pata te veshur nje pelice burgu dhe nuk e ndjeva shum . Jo more inxhinjerit me bisht lopate, tha dikush,  por me bisht kazme. Pa e zgjatur njeri me ra me bisht kazme ne sup e ma theu kocken, 

dhimbja ishte e madhe,  ata me kercyen te tere me grushta, shqelma e hunj. Me vune ne kolaps pa tensjon.

Me goditen edhe nja nente here e thane lere se macja ka shtate shpirta ky paska njembedhjete.  Me hodhen uje. Sikur u qetesova nga ajo dhimbje e jashtezakonshme prej ujit. Pastaj na derguan ne biruce  e te nesermen na derguan per ne Zejmen. Une isha me i renduari shoket me ndihmuan. Per fat atje ka qene dhe nje inxhinjer i naftes, Teki Bicoku ,akademik ,i cili nderhyri e me cuan ne spital, ne reaminacjon ku me kane dhene rreth njezet kg glukoze. Me ka kuruar mjeku Ramazan Xhaja te cilin e kame takuar edhe mbasi dola nga burgut .

Kur shkova ne Zejmen mora vesh se Tom Ndojen e Sokol Soklin i kishin pushkatuar ndersa Sadri Sokoli kishte vdekur rruges, sic me tha Drago, e kishin provokuar policet ky kishte reaguar e kishin goditur ke bulbi rakildjam(mbas koke) dhe ky kishte vjedhur te bardhe e kur kishte shkuar ne Puke ne qeli kishte vdekur .

Sandri eshte varrosur ne nje kend perballe burgut, ku ndodheshin edhe te burgosur te tjere qe kishin humbur jeten ne kete burg

Keshtu u mbyll kjo rrevolte, me gjak e hekur.

Revolta  dyte e te burgosurve politik.

Ne ka revolte antikomuniste ne Shqiperi, eshte revolta e Spacit qe ngriti flamurin pa simbolet komuniste qe une e krahasoj me rrebelimin e Ymer Nagit, me pranveren e Prages dhe me te Les Valeses.   

Te burgosurit politik kane qene aktiv dhe une nuk i kam quajtur viktima dhe nuk e pranoj ate opinion qe te quhen viktima te komunizmit .

 Pale sa gjera interesante i kish sajuar sigurimi , qe eshte per tu habitur, 

sikur aty do te vinin desante Ruse te na merrnin ne te na conin ne B.S. te na pregatisnin, te na hidhnin ne sheshin Skenderbej, do rezonim qeverine e ku ta dije une. Absurditete te tilla qe shkonin deri ne cmenduri . Me thirrjen qe beri Llazi Koci -,poshte komunizmi-, rrevolta e qaf-barit u identifikua si poltike 

Cajup Bejko per fundin e Sander Sokolit  shprehet ;-Gjate udhes ne makine ku ne ishim te bere pete, nje uniforme zi me radjo ne dore e ngacmon Sandrin qe ishte i shtrire bashke me ne dhe ky reagoi. Rrobe  ziu komunikon ne radjo dhe pas pak makina ndalon, mushamaja mbrapa hapet dhe Lek Ymeri urdheron te zbritet ne toke Sadri Sokoli te cilin nuk e kthyen me .

DALIP ZHABOLLI

Me marrin ne rraport per te shpjeguar se si ndodhi ngjarja e kush ishte pergjegjes. Une me argumente e shkarkoj pergjegjesine ke policia .

Me marrin dhe me Kalojne ne nje dhome tjeter . Verej se aty ishte dr. Drago dhe Sandri. Na torturuan c‘njerzisht , humbnim ndjenjat , na hidhnin uje e nisnin prap , deri ne mengjes. Mua dhe Dragon na hipen ne nje ARO, ishim te pa vetedijshem . Me pas kam pare Sandrin, e lane pak kohe me ne. Sandri u keput ne ARO, aty ka qene vdekja e tije

 

KOKLUZJONI IM PER FUNDIN E SANDER SOKOLIT

 

Sander Sokoli nuk eshte eleminuar brenda institucjoneve si burgu Qaf-Bari apo birucat e Pukes .

– Vrasja e tije ka qene e planifikuar dhe e detajuar .

-Policet  provokator kane qene pjese e planit .

-Ndalimi i autokolones ishte veprim i pa ndodhur here te tjera pasi cenonte sigurine e levizjes se saje .

-Ulja e nje te burgosuri politik ne mes te udhes, ne gjendjen e jashtezakonshme ne te cilen zhvilloheshin ngjarjet, ishte e  pa imagjinueshme .

-Edhe mos kthim perseri tek te burgosurit e tjere eshte fakt qe varteton veprimet e kryera mbi trupin e tije

-Dr, Drago Vujoshevic ka pohuar se – E suallen ne ARON  ku isha une dhe Dalip Zhabolli . Sandri ka vjellur te bardhe.

– Nuredin Skrapari pohon – Drago me tha se Sandrin e kishin goditur mbas 

     koke ne bulbin radikjal , pas nje incidenti me policet qe e kishin provokuar gjate         rruges. Kishte vjedhur te bardhe .

-Cajup Bejko  pohon – Nje rrobe zi me radjo ne dore ngacmon Sandrin qe ishte i shtrire e i lidhur bashke me ne ne makine, ky i pergjigjet dhe i ziu komunikon me radjon, makinat ndalojne . Lek Ymeri hapi mushamane qe mbulonte nga mbrapa makinen dhe urdheron te zbresin  poshte Sadri Sokolin . e muaren dhe nuk e kthyen me .

Dalip Zhaboli pohon -Mua me Dragon na hipin ne nje ARO ishim te pa vetedijshem . Me pas pashe  Sandrin, e lane pak kohe me ne . Sandri u keput ne ARO. aty ka qene vdekja e tije 

       Gjykoj se – vendi ku eshte ulur Sadri Sokoli nga makina ka qene i planifikuar e   i kontrolluar

-Goditja eshte bere e shpejte, ajo ka qene qellimisht vdekjeprurese .

-Mos egzaminimi i kollones vertebrale nga autopsia e bere ne trupin e Sadri Sokolit na len te dyshojme ne demtimin e saje

 

AGRON HOXHA

Ne qe nuk na kish fokusuar shum e syri vigjilent, na muaren te neserme Ishim te ulur te gjithe ke sheshi para mences kur me thirren emrin, nuk me lane as te ngrihem vete por mu sulen disa police qe ishin vene ne pozicjon qen gjuetije , me kthejne duart e me mi lidhin dhe me drejtojne nga biruca .Une nuk e mora vesh se si arrita deri ke biruca, shqelma, grushta, zorra e gomes turive , syte xixa . Me te mberritur atje vec koridorit me police e sampista qe ishte shtrire pergjate rruges qe te conte lart, ke birucat kishte grupe te tjere qe ishin te ndare ne dhomat e izolimit e ne koridor dhe rrihnin pa meshire . Mu duk vetja se po shikoja nje film te llahtarshem me horror. Nga mesdita e dates 23 deri ne mengjesin e dates 24 nuk ka pushuar druri . Me bijen ne dhome Nuredin Skraparin, ishte gjysem i vdekur, e kishin masakruar c‘njerezisht dhe po mos ta kisha mbajtur une ai me siguri do te kishte vdekur. Kur na nxuarren per veprime, sa her na nxirrnin na rrihnin,laga me uje nje shami qe kisha me vete dhe me te i kam lagur buzet tere naten . Te nesermen ne mengjes na kane shtrire tek karrocerija e nje IFA dhe tere rruges na godisnin me shkelma e shkopinj, nuk e dij se si kemi mbrritur deri ne Zejmen te Lezhes . Atje takoj nje shokun tim me te cilin kisha ngrene buke ne Spac. Met Pojani quhet. Ai me pyet se cfar ka ndodhur. -Rri o Met  me mire mos ta dijsh, i them une. -He se e kam marre vesh me thote, po shkoj te bej dicka per te ngrene . U shtriva tek krvati i Metit dhe nuk kaloje as njecerek ore kur vijne dy police te cilet pasi me pyesin kush jam me thon eja me ne se kemi nje sqarim. Me ironi me pyesin -he mo si nuk e permbyset se edhe ne na ka plasur shpirti.

Kur me fusin ke birucat mu duk si thertore, uje dhe gjak nga do, mure te sperkatura ne dysheme .  Te dukej sikur gjendeshe ne nje thertore. Na rrihnin tre her ne dite. Nje here m‘u merzit aq shun shpirti sa desha te vdisja vertete.

HAREDIN FRATARI

Zejmeni ishte i pregatitur per keto kriminela te cilet vinin tre here ne dite  e na torturonin ke birucat e burgut sa here ndrroheshin kapterrat .

Nuk na njihnin vetem se ju kishin thene jane armiq te rrezkshem .

 
 

. . EPILOGU I RREVOLTES

Keto grimca te mbledhura drejtperdrejte nga ata qe u perballen me terrorin shteterore duke e mundur ne nje beteje ate, na hedhin drite mbi ngjarjen e pergjakshme te rrevoltes se majit 84 ne burgun e Qaf-Barit duke na sqaruar se si u provokua, nga kush, dhe si perfundoje ajo dhe cilat ishin arsyet e verteta te kesaje ngjarjeje . 

Kjo revolte e cila ishte shperthimi i papermbajtshem i atyre heronjve qe shkruan me gjak nje nga ngjarjet e rendesishme antidiktature, ka qene nxitur nga Sigurimi i Shteti i cili shfrytezoj edhe urrejtjen e grumbulluar tek te burgosurit nga keq trajtimet e policise . 

Nuredin Skrapari pohon:- Sigurimi kishte sajuar se do te vinin desanta Ruse te na mirrnin ne e te na conin ne Bashkimin Sovjetik, te na pregatisnin e te na hidhnin  ne sheshin Skenderbej per te rrezuar qeverine

Haxhi Baxhinovski  ka pohuar -Ne hetuesi na pyesnin – Si do ta merrnit pushtetin  ? Si do te arratiseshit ?

 Operativi i burgut Miti ka pregatitur dosjen me 35 bashkepuntoret .

Shefi i policise se burgut 311 Qaf-Bari . Edmond Caja eshte zbatuesi i skenarit te parapregatitur

Leke Ymeri eshte i ekzekutuesi i Sadri Soklit , kokes se supozuar te nje kunder rrevolucjoni qe paramendohej se munde te merrte pushtetin . 

 

skender tufa

06-02-20


Send this to a friend