VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Francë, 2 të vdekur gjatë festimeve pas fitores së Botërorit

By | July 16, 2018

Komentet

Atletico, superkampion i Evropës… Reali vështirësi pa Ronaldon

Real Madrid e nisi mënyrën më të keqe një përballje të rëndësishme siç ishte Superkupa e Europës. Atletiko Madrid fitoi ndeshjen pastër, pasi shënoi katër herë në portën e Realit. Ndeshja përfundoi me shtesa pasi koha e rregullt u mbyll me barazim 2-2.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e parë nga Diego Costa i Atletico. Barazimi për Realin erdhi në minutën e 27’ me një gol të shënuar na Karin Benzema.

Pjesa e dytë solli golin e dytë për madrilenët e Realit pasi në minutën e 63’ shënoi Sergio Ramos.

Pak minuta më vonë në ’79, ishte sërish Diego Costa i cili shënoi për madrilenët e Atletikos duke barazuar rezultatin. Në të dyja pjesët 15-minutëshe të kohës shtesë, Atletiko ishte dukshëm në avantazh ndaj Realit, duke shënuar edhe dy gola të tjerë, përkatësisht në ’98 me Niguez dhe në ‘104 me Koke.

Lionel Messi futbollisti më i trofeshëm i të gjitha kohëve i Barcelonës

Argjentinasi Linoel Messi u bë lojtari më i trofeshëm i Barcelonës në historinë e klubit.

Me fitoren e mbrëmshme ndaj Seviljas (2:1) në ndeshjen e Superkupës së Spanjës, Messi fitoi trofeun e 33-të me klubin katalan. Ai nëntë herë ishte kampion i Spanjës, ka fituar tetë Superkupën në vend dhe gjashtë Kupa të Mbretit.

Messi me Barcelonën po ashtu katër herë arriti të bëhet kampion në turneun më të madh evropian të klubeve, Ligën e Kampionëve të UEFA-së, dhe tre herë e fitoi trofeun e Superkupës të Evropës. Me ekipin nga ”Camp Nou” ka fituar edhe tre tituj të kampionatit botëror të klubeve.

Në listën e trofeve të Barcelonës, Messi ka lënë pas Andres Iniestan, i cila ka fituar 32 trofe. Pas tyre radhiten Gerard Pique dhe Sergio Busquets me nga 28 trofe në fanellën e Barcelonës dhe më pas Xavi dhe Dani Alves me nga 24 trofe. aa

Nadal fiton titullin e 80 ATP në karrierë

Tenisti spanjoll Rafael Nadal në turneun ATP të serisë Masters 1000 në Toronto, në ndeshjen finale mposhti grekun Stefanos Tsitsipas për të fituar titullin e 80-të në karrierë.

Më parë, Tsitsipas mposhti tenistët Dominic Thiem, Novak Gjokoviç dhe Alexander Zverev, por u mposht nga Nadal.

Pas një ore e 42 minuta lojë, Nadal doli fitues me 6:2 dhe 7:6 dhe kështu fitoi titullin e pestë këtë sezon.

Ky është titulli i 33-të i spanjollit në serinë Masters 1000. aa

Arsenali gradon zëvendëskapiten Granit Xhakën

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery ka zyrtarizuar edhe hierarkinë e skuadrës së tij në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, në një rol që ka ndikim edhe në marrëdhëniet me drejtuesit.

Tekniku i skuadrës londineze ka emëruar mbrojtësin Laurent Koscielny si kapiten të parë, ndërsa një nga katër zëvendëskapitenët e klubit është edhe shqiptari, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka.

Kosicelny, i cili tani është i lënduar dhe i padisponueshëm, ishte kapiten edhe sezonin e kaluar në vend të Per Mertesackerit, i cili dha lamtumirën në fund të sezonit, duke marrë rolin e menaxherit në akademinë e klubit.

“Kapiteni i skuadrës është Laurent Koscielny, i cili është i lënduar për momentin. Pas Laurentit, kapitenët e tjerë janë Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka”, ka thënë Emery.

“Dua udhëheqës në skuadër, çdo lojtar duhet të ndihet si kapiten në çdo moment për të treguar aftësinë e tij në lidership. Por, për momentin, këta 5 lojtarë e kanë mundësinë për të qenë kapitenë”, tha trajneri i skuadrës së Arsenalit.

SHBA: Rikthehet vëmendja te sportistët që protesojnë gjatë ekzekutimit të himnit

Ndërsa sezoni përgatitor për Ligën Kombëtare të Futbollit (NFL) filloi të enjten në mbrëmje për shumë ekipe, disa lojtarë vazhduan ta kundërshtojnë Presidentin Donald Trump dhe të protestojnë kundër padrejtësive racore gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar.

Që nga sezoni i vitit 2016, disa lojtarë të NFL-së janë ulur në gjunjë ose kanë kthyer shpinën në fushë gjatë ekzekutimit të himnit. Në Shtetet e Bashkuara është e zakonshme të qëndrosh me dorën mbi zemër, ndërsa ekzekutohet himni.

Në shtator 2017, gjatë një tubimi në Alabama, zoti Trump shprehu dëshirën e tij që çdo lojtar që protestonte gjatë himnit ta largonin nga skuandra, duke iu referuar çdo lojtari që protestonte si “bir bushtre”.

Presidenti Trump u bëri jehonë këtyre kritikave në Twitter të premten në mëngjes, duke u bërë thirrje lojtarëve të “qetësohen”.

“Gjeni një mënyrë tjetër për të protestuar. Qëndroni me krenari ndaj himnit tuaj kombëtar ose do të pezulloheni pa u paguar! “shkruante zoti Trump.

Në maj, pronarët e Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL), disa prej të cilëve kanë dhënë donacione për zotin Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore, miratuan një masë që i detyronte lojtarët të “ngrihen dhe të tregojnë respekt për himnin”, ndërsa ata lojtarë që nuk do ta respektonin këtë vendim do të rrezikonin të gjobiteshin nga Liga. Bashkimi i lojtarëve të NFL tha se nuk ishte pyetur për këtë vendim dhe ka paraqitur një ankesë kundër Ligës mbi këtë çështje.

NFL njoftoi këtë javë nëpërmjet një deklarate se do ta “shtynte zbatimin e rregullave të punës së klubit që mund të rezultonin në ndëshkimin e lojtarëve për sjelljen e tyre gjatë ekzekutimit së himnit”.

Intervista, Radio Evropa e Lirë – Arineta Mula: Rruga deri te pushtimi i majave më të larta të botës

Ariana Kasapolli – Selani

Arineta Mula alpiniste dhe vrapuese ka pushtuar majat më të larta botërore. Si alpiniste e Kosovës ajo është ballafaquar me sfida nga ma të ndryshmet për t’i vizituar këto vende, duke filluar nga marrja e vizave, e deri te çështjet financiare.

Por ajo në intervistën dhënë për Radios Evropa e Lirë ka thënë se dëshira e saj për t’i pushtuar këto maja, qoftë edhe Everesti si majën më të lartë në botë, ka bërë që gjitha sfidat t’i tejkalojë, duke u pajisur së fundmi edhe me pasaportë të shtetit shqiptar, që ia lehtëson asaj lëvizjen e lirë.

Radio Evropa e Lirë: Arineta, aktiviteti juaj i fundit ishte arritja në majën më të lartë në Evropë, Elbrus në Rusi, ku edhe ke vendosur flamurin e Kosovës. Çfarë ndjenje ishte për ty, duke e ditur që Rusia nuk na ka pranuar si shtet?

Arineta Mula: Aktiviteti im i fundit ishte ngjitja në majën më të lartë në Evropë Elbrus në Rusi më 5 gusht, 2018. Por, vështirësitë i kisha me pasaportën e Kosovës, pasi shteti rus nuk na ka pranuar si shtet. Pasi bëra një shkresë tek ambasadori i Shqipërisë dhe pas procedurave të gjata unë u pajisa me pasaportën e Shqipërisë. Mora vizën ruse dhe pas dy javësh bëra planifikimin dhe e organizova ikjen atje.

Duhet cekur se flamurin e Kosovës e mora nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj para nisjes. Pata sukses në ngjitje. Problemin e kisha se nuk kisha përcjellës dhe nuk kishte kush të më fotografojë me flamur lartë në majë. E pyeta njërin nga pesë personat që ishim bashkë. Nuk e dija nacionalitetin e tij. Ai më ndihmoi shumë dhe më pas e filluam temën e Kosovës. Ai ishte rus, dhe ishte shumë i kënaqur që Kosova po e ngrit flamurin dhe më fotografoi.

Arineta Mula në Malin Elbrus
Arineta Mula në Malin Elbrus

Ndonëse njerëzit më kishin folur lidhur me atë se mund të jetë i rrezikshëm udhëtimi, pasi kishte shumë pak anglishtfolës, e që është e vërtetë, dhe më thanë se duhet pasur kujdes pasi je nga Kosova, dhe mund të ndikojë keq, pasi Rusia ende nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës. Por, unë mund të them se i kam pasur ditët më të mira nga kjo ekspeditë me persona lokalë, pra rusë, pasi kanë pasur mirëkuptim që po vi nga Kosova, kam marrë pasaportën nga Shqipëria. Pra, e kam bërë zgjidhjen dhe po e realizoj ngjitjen në Elbrus. Ata mund të them se kishin respekt për neve.

Në Elbrus nuk kisha përcjellës, por kisha informata të bollshme në internet për rrugën që duhet ta përshkruaja, dhe mendova që nuk ishte shumë e rrezikshme, pasi unë kam përgjegjësi që të jem e sigurt për familjen, rrethin, shoqërinë. Por, ja dola dhe tash po ndihem shumë më e fortë që arrita të ngjitem në shtatë majat më të larta në shtatë kontinentet e botës në Elbrus, si udhëtimi im i fundit.

Rrugëtimi zakonisht zgjatë tetë ditë, por unë jam duke e sfiduar vetën kohëve të fundit, dhe unë arrita që ta përfundojë për dy ditë e gjysmë gjithë këtë aventurë.

Radio Evropa e Lirë: Cilat kanë qenë majat më të larta që ju i keni pushtuar?

Arineta Mula: Maja më e lartë në botë është Everesti, dhe jemi tre persona nga Kosova që e kemi arritur këtë majë dhe kemi ngritur flamurin e Kosovës atje. Dua ta potencoj faktin se Kosova ka qenë i vetmi shtet në Evropë që nuk e ka ngritur flamurin në këtë majë, dhe ne e realizuam.

Ne patëm fatin që të na ndihmojnë edhe financiarisht, sepse Everesti është ekspedita më e shtrenjtë që e kemi bërë. Ajo zgjatë dy muaj për shkak të klimatizimit , përshtatjes së trupit me mungesë së oksigjenit. Je e obligueshme të marrësh udhëheqës që të drejton, ku përfshihen kuzhina, kampet dhe gjithçka ka shkuar mirë.

Pushtimi i Everestit
Pushtimi i Everestit

Unë gjithashtu kam arritur të shkoj edhe në Nepal në majën Amadabllam e që është ngjitje teknike dhe është më e vështirë se Everesti. Aty kam qenë në nëntor të vitit të kaluar. Ajo zgjatë zakonisht katër javë, por unë e kam përfunduar për tetë ditë. Isha në fokus të lajmeve, pasi për tetë ditë ka qenë arritje e madhe. Por, trupi im është përshtatur me klimatizim dhe nuk kam pasur arsye të zgjasë ecjen.

Materhorni në Zvicër ka qenë maja tjetër që e kam arrit, dhe më e vështirë se kjo ka qenë në 2017, Ajger poa shtu në Zvicër, mal ky që shumë alpinist e kanë ëndërr që ta arrijnë. Alpinizmi nuk është luks, por është përgjegjësi dhe është kulturë dhe edukim. Nëse në Zvicër je alpinist, ke respekt të veçantë. Këtë e kam kuptuar atje.

Radio Evropa e Lirë: Sa është i kushtueshëm ky sport?

Arineta Mula: Është mjaft i kushtueshëm. Unë kam filluar me malet e Kosovës dhe ajo nuk ka ndonjë kosto. Por, ekspedita jashtë Kosovës, duke filluar prej kostos së vizës, orarit të udhëtimeve, udhëheqësve është shumë i kushtueshëm. Pastaj, ekstra janë pajisjet. Nëse ke pajisje të mira, ngjitja është shumë më e lehtë. Unë me këtë sport merrem qe katër vjet dhe me secilën ekspeditë kam arritur. Ndryshe nga shumë alpinistë të shteteve të ndryshme që i kanë të gjitha të gatshme, pasi merren njerëzit me gjitha obligimet si me financa, orarin e udhëtimeve e me të gjitha, për dallim nga ne që me të gjitha gjërat merremi vetë. Unë kam mbështetje si nga shteti, por edhe nga kompani private, e që jam shumë falënderuese, por jo të gjithë alpinistët e kanë këtë lehtësim.

Radio Evropa e Lirë: Sa alpinistë i ka Kosova?

Arineta Mula: Statistika nuk ka. Problem është se kur po bëhet një ngjitje ne nuk po e dimë a ka qenë dikush para nesh në atë vend. Po i përdorim rrjetet sociale për t’u informuar, por informatat janë të mangëta.

Shoqata e Bjeshkatarëve të Kosovës nuk kanë informata të sakta edhe për alpinistët. Nuk është numër i madh, por kemi shumë alpinistë që kanë qenë të mirë para rreth 30 vjetësh, e që janë nga gjitha vendet e Kosovës, e që kanë qenë në Nepal , Kilimanxharo, por po e kemi problem që t’iu qasemi informatave të sakta. I vetmi libër i Aleksandër Bojagjiu, e që është alpinist nga Shqipëria dhe shkrimtar, i cili ka mbledhur informata dhe i shkruan ato. Ai më tha një ditë se unë po i bëj dëm alpinizmit shqiptar, sepse nuk po shkruaj. Do duhej të shkruajmë secili dhe të kemi informata më pas për alpinizmin. Shpresoj që do ta bëj një gjë të tillë.

Radio Evropa e Lirë: A ka pasur ndikim jeta në Pejë, pra origjina jote?

Arineta Mula: Sigurisht se Peja njihet si vend ku tashmë sporti zhvillohet shumë, por nuk kam dëshirë që të jem lokaliste dhe të them se vetëm Peja ka ndikuar tek unë që të jem kjo që jam. Unë mendoj se në përgjithësi në Kosovë kush ka synim, ia arrin. Kemi rastin e Majlinda Kelmendit, që ka arritir shumë. Ne po kemi sukses sepse qasjen po e kemi më të vështirë për të arritir, dhe pastaj pjesa e garës po na duket më e lehtë. Si karakter jemi shumë të fortë përgjithësisht në Kosovë, dhe mburrem nga vendi prej nga vi.

Arineta Mula gjatë ngjitjes në Malin Eiger
Arineta Mula gjatë ngjitjes në Malin Eiger

Radio Evropa e Lirë: Çka do ju thuash atyre që duan të jenë si ju?

Arineta Mula: Ju rekomandoj njerëzve që të merren me një aktivitet fizik. Ndoshta jo domosdoshmërisht me alpinizëm. Mendoj se jeta është shumë e mërzitshme nëse nuk merresh me një sport, qoftë ajo ecje, vrapim , basketboll, futboll ,alpinizëm .

Me ecje nëpër male unë e shoh vendin tim më ndryshe. Sepse kemi vende shumë të mira dhe të bukura, dhe jeta është më interesante që ta kalosh kohën e lirë, dhe jo vetëm të ulemi në ndonjë kafeteri dhe të pimë ndonjë kafe apo çkado tjetër.

Luiza Gega kualifikohet në finale

Luiza Gega ia del mbanë të kualifikohet për në finalen e garës së 3000 m me pengesa të Evropianit të Atletikës, që do të zhvillohet këtë të diel në Olimpiashtadion të Berlinit.

Atletja shqiptare u rendit e dyta në baterinë e saj kualifikuese, pas zviceranes Schlumpf me kohën 9 minuta 33 sekonda e 11 të qintat, kohë që është larg rezultatit të saj më të mirë.

Në finalen e garës së 3000 m me pengesa u kualifikuan 5 vendet e para të çdo njërës prej dy baterive kualifikuese dhe 5 kohët e tjera më të shpejta.

Luiza Gega arriti që të pozicionojë veten e saj brenda këtyre 5 vendeve të para dhe e ruajti atë gjatë gjithë kohës duke siguruar përfundimisht pjesëmarrjen në finalen e garës së 3000 m me pengesa, ku ajo do të tentojë të fitojë medalje për të pasuar suksesin e arritur në Lojërat Mesdhetare ku fitoi medaljen e artë pikërisht në garën e 3000 m me pengesa.

Vdes në aksident ish-kampioni botëror Nicholas Bett

NAIROBI – Ish-kampioni botëror në disiplinën 400 metra me pengesa, Nicholas Bett, ka humbur jetën të mërkurën në një aksident trafiku.

Ai po kthehej në shtëpi nga Kampionati Afrikan në Atletikë që u mbajt në Nigeri, duke pësuar fatalisht në një aksident trafiku në Nandi të Kenias.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i policisë në Nandi, Patrick Wambani, dhe pjesëtarë të ngushtë të familjes së tij, duke thënë se automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga.

Zona e aksidentit, është e njohur për mjegulla të dendura të mëngjesit nga shkaku i motit të ftohtë që mban në Kenia në këtë periudhë të vitit, ndonëse Wambani nuk konfirmoi se kjo të ketë qenë shkaku iu aksidentit.

Në kampionatin Botëror që u mbajt në Pekin në vitin 2015, Bett fitoi medaljen e artë në 400 metra me pengesa, me çka u bë keniani i parë të ketë fituar medalje të artë në distancë më të shkurtër se 800 metra. aa

Basketbollistët e Kosovës ende pa viza për të shkuar në Bosnje

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll U16, po rrezikon që të mos marrë pjesë në Kampionatin Evropian FIBA-U16 për shkak të vizave.

Shteti i Bosnje dhe Hercegovinës, ku mbahet ky kampionat nga 9 deri më 18 gusht, ende nuk i ka pajisur përfaqësuesit e Kosovës me viza.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke e cilësuar si të paaryeshme vonesat në lëshimin e vizave nga shteti i Bosnjës.

MPJ përmes një njoftimi ka shtuar se Kosova që tre vjet është anëtare me të drejta të barabarta e Federatës Ndërkombëtar të Basketbollit.

“Andaj tentimi për të vënë pengesa politike, me qëllimin e dukshëm për të rrezikuar pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në këtë ngjarje sportive deri në momentet e fundit, jo vetëm që shkel parimin bazë evropian të lirisë së lëvizjes, por edhe rregullat e vet Organizatës, gjë për të cilën ne do të kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

MPJ i ka rikujtuar Bosnjë dhe Hercegovinës se pavarësisht qëndrimeve politike, sportistët e Kosovës janë respektuar edhe nga Federata Ruse.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i rikujton Bosnje dhe Hercegovinës se përkundër qëndrimeve politike përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në sport kanë marrë pjesë, janë respektuar dhe nderuar me simbolet dhe flamurin e tyre shtetërorë edhe nga autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse. Ministria e Punëve të Jashtme thërret Bashkimin Evropian dhe shtetet aleate dhe partnere, që të reagojnë urgjentisht në lidhje më këtë çështje”, thuhet në fund të njoftimit.

Bosnje dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Si Bosnja, ashtu edhe Kosova, aplikojnë ndaj njëra-tjetrës regjimin e vizave.

Në Olimpiadën e Tokios do të përdoret sistemi për njohjen e fytyrës

TOKIO – Në Lojërat Olimpike Verore që do të organizohen në Tokio në vitin 2020 do të përdoret sistemi elektronik për njohjen e fytyrave, njoftoi Komiteti Olimpik.

Sipas një deklarate të komitetit, të gjithë personat e akredituar në fshatin olimpik dhe qendrat ku do të zhvillohen garat do të hyjnë në hapësirat e organizimit përmes sistemit për njohjen e fytyrës.

Organizatorët theksuan se në këtë mënyrë, asnjë person që nuk është i akredituar si sportist, zyrtar i organizimit ose përfaqësues mediatik nuk do të mund të hyjë në hapësirat e olimpiadës.

Siç thuhet, në Lojërat Olimpike do të përdoret aplikacioni NeoFace i prodhuar nga firma japoneze NEC Corp, i cili tashmë përdoret nëpër aeroportet dhe hapësira të tjera në 70 vende të botës.

Kjo teknologji do të përdoret për herë të parë në një organizim të madh në Tokio si Lojërat Olimpike. aa

Më 7 gusht 1932 lindi Abebe Bikila, legjenda e sportit ose njeriu që vraponte zbathur

VOAL – Emri është Bikila dhe mbiemri Abebe, por rregulli etiopian sipas të cilit mbiemri përdoret para emrit, e regjistron këtë personazh në gjithë botën si “Abebe Bikila”. Ai lindi më 7 gusht 1932 në Jato, një fshat nëntë kilometra larg Mendidas, në Etiopi; në të njëjtën ditë që ai lind, maratona olimpike po fillonte në Los Anxhelos. I biri i një pastori, para se të bëhej një hero kombëtar për arritjet e tij sportive, profesioni i tij ishte oficer i policisë, si dhe truprojë personale e perandorit Haile Selassie; profesion që vendos të ndërmarrë në Addis Abeba, kryeqytetin e Etiopisë, për të fituar pak para dhe për të mbështetur familjen.

Ai mbetet një legjendë në sport që nga Lojërat Olimpike të vitit 1960 në Romë ku fitoi garën e maratonës duke vrapuar zbathur. Është 10 shtatori: Abebe e gjen veten pjesë të Ekipit Olimpik Kombëtar etiopian në vend të Wami Biratu, i plagosur pak para fillimit gjatë një ndeshjeje futbolli. Këpucët e ofruara nga sponsori teknik nuk janë të rehatshme, kështu që, dy orë para garës, ai vendos të shkojë zbathur.

Kishte filluar atletikë konkurruese vetëm katër vjet më parë, drejtuar nga suedezi Onni Niskanen. Rruga e maratonës së Romës tejkalon zakonin që donte fillimin dhe përfundimin brenda stadiumit olimpik. Në prag të garës ishin shumë pak që përfshinte emrin Abebe Bikila në mesin e favoritëve, pavarësisht se etiopi kishte treguar një shpejtësi të veçantë gjatë provave që në ditët e para. Veshur me fanellën e gjelbër numër 11, menjëherë ndërmerr një sfidë kundër një fantazme: Abebe merr numrin konkurrues 26, të marokenit Rhadi Ben Abdesselam, i cili konkurron me nrumrin 185. Bikila mbetet në grupin kryesues dhe duke mos e parë kundërshtarin, mendon se është shkëputur dhe ndodhet para tyre. Në fund, fituesi do të jetë etiopiani. Pas garës, kur u pyet arsyen për vendimin e tij për të vrapuar zbathur, ai do të jetë në gjendje të deklarojë: “Doja që bota të dinte se vendi im, Etiopi, ka fituar gjithmonë me vendosmëri dhe heroizëm.”

Katër vjet më vonë, Abebe Bikila paraqitet në Olimpiadën e XVIII (Tokio 1964) në formë jo optimale: vetëm gjashtë javë më parë ai kishte pësuar një ndërhyrje kirurgjike në apendisit dhe stërvitja paraprake ishte shumë e pakët. Përkundër kësaj rrethane të pafavorshme, ai është atleti i cili e pret vijën e finishit i pari dhe që mban medaljen e artë rreth qafës së tij. Me këtë rast ai konkurron me këpucët e tij dhe vendos kohën më të mirë botërore në vraprimet e gjata. Në historinë e kësaj disipline rraskapitëse, Abebe Bikila është atleti i parë që ka fituar dy herë radhazi maratonën olimpike.


Në Lojrat Olimpike 1968, të mbajtur në qytetin e Meksikos, Etiopasi tridhjetegjashtëvjeçar duhet të nënshtrohet dhe të përballojë sfidave të ndryshme, për shkak të klimës, lëndimeve dhe moshës së avancuar. Ai do të tërhiqet nga gara para se të arrijë vijën e finishit.

Në karrierën e tij, ai mori pjesë në pesëmbëdhjetë maratona, duke fituar dymbëdhjetë (plus dy tërheqje nga garat dhe një vend të pestë në Boston, maj 1963).

Një vit më pas, në vitin 1969, ai ishte viktimë e një aksidenti me makinë pranë Addis Abeba: ai u paralizua nga gjoksi. Megjithë trajtimin dhe interesin ndërkombëtar, ai nuk do të jetë më në gjendje të ecë. Ai kishte dashur gjithmonë të praktikonte sportet që ndryshonin në disiplina të ndryshme, si p.sh. futboll, tenis dhe basketboll.  I paaftë në përdorimin e këmbëve, nuk e humbet forcën për të vazhduar garat: në hark, në pingpong, madje edhe në një garë slitash (në Norvegji).

Abebe Bikila do të vdesë nga një hemorragji cerebrale në moshën e re të dyzet e një vjeçare, më 25 tetor 1973.

Stadiumi kombëtar i Addis Abebas i kushtohet atij.

Ndeshja Shqipëri-Izrael, FSHF publikon çmimet dhe nis shitjen e biletave

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave online për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ky takim do të zhvillohet më 7 shtator në orën 20:45.

Stadiumi i përzgjedhur është “Elbasan Arena”. Më poshtë do të gjeni edhe çmimin e biletave për çdo tribunë përkatëse: