VOAL

VOAL

FOTO LAJM – KY PORTRET FEMRE I PIKTORIT GUSTAV KLIMT U SHIT $39,1 MILIONË

June 25, 2015

Komentet

Intervista- “Çdo pikturë ka histori”, rrëfimi i vajzës për artin e Nexhmedin Zajmit

Anila Zajmi nuk është thjesht vajza e një prej emrave më të rëndësishëm të pikturës shqiptare, Nexhmedin Zajmi. Ajo ka ndërtuar rrugën e saj si piktore dhe restauratore, duke jetuar prej vitesh dhe duke ushtruar profesionin në Itali, larg, por gjithnjë pranë kujtesës dhe ngjyrave të atit.

 

Mes studios, kujtimeve dhe trashëgimisë artistike, Anila flet për një marrëdhënie të veçantë baba–bijë, ku arti ishte njëkohësisht urë lidhëse dhe terren debati. “Babai nuk donte të ndikohesha nga arti i tij”, – thotë ajo, duke nënvizuar se liria krijuese ishte mësimi më i madh që mori prej tij. Në këtë rrëfim për gazetën “Panorama”, ajo sjell jo vetëm portretin e një artisti, por edhe dimensionin njerëzor të një babai që jetoi për penelin, natyrën dhe të vërtetën artistike.

Znj. Anila, si do ta përkufizonit me pak fjalë thelbin e artit të Nexhmedin Zajmit? Cilat janë tiparet që, sipas jush, e bëjnë të dallueshëm stilin e Zajmit në pikturën shqiptare?

Në stilin e tij, krijimtaria e Zajmit kristalizon tiparet më të qenësishme të autorit. Frymën realiste, koloritin e ngrohtë, një perceptim të qartë e konceptim figurativ të lidhur me traditën, motive të zbuluara përmes njohjes, përvojës e përjetimeve vetjake. Ky përjetim u jep veprave të tij elementë frymëzimi dhe një informacion të pasur kohor. Zajmi ishte piktor i një profili shumëdimensional. Piktura për Zajmin ishte realiteti, njeriu i gjallë, natyra, mjedisi, duke e pasqyruar në çdo rast edhe bukurinë, dashurinë për vendin e tij. Si piktor i natyrave të qeta, peizazheve, portreteve, tablove, e gjithë karriera artistike e tij pasqyron këto fusha, ku ai punoi. Zajmin e gjeje në studio, në kantiere, në Theth, kudo. Zajmi ishte dhe mbetet piktori i natyrës, që bashkë me terrenin, studion, ishin frymëzimi i tij shpirtëror dhe artistik. Ato ishin bërë pjesë aktive e pandarë e jetës së tij, të cilat i mbante brenda vetes për t’i derdhur sapo takohej me pëlhurën.

Një ditë jete e Zajmit, si do e kujtoni atë?

Zajmi ishte shumë veçantë në artin e tij, pasi personazhin figurën artistike nuk e fantazonte. Nuk e ideonte, por e krijonte realisht. Donte njeriun natyrën të komunikonte direkt, me të, me ngjyrat, emocionet që ofronin ato. Këto elementë e frymëzonin, ishin në stilin, formimin e tij artistik. Nga çasti kur ai dilte në mëngjes, rrugës, në kafe, në biseda, kontakte, ai e jetonte, e kërkonte njeriun, nga jeta e përditshme që do t’i shërbente për të realizuar idenë që kishte. Në shumë piktura të tij janë personazhe, figura, njerëz që ai i mori nga kombinate, fusha, hidrocentrale, zona e thella, ku shkonte i përzgjidhte. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, zona të largëta kur ai shkonte. Kështu ka vepruar në Fierzë, Vaun e Dejës kur për të realizuar tablonë “Diga e Drinit”, qëndroi më shumë se tre vjet aty duke prekur realitetin, njerëzit. Zajmi ishte piktor i natyrës dhe jo i studios, edhe pse lëvizja me kavaletin në krah nuk ishte komode, e lehtë.

Çfarë roli luante natyra dhe figura njerëzore në universin artistik të tij?

Ka trokitur në sa familje pa i njohur, kur aty kishte parë njeriun, personin, që i interesonte duke e ndjekur ku banonte, e iu lutur t’i pozonte, pasi ai tip i shërbente. Kishte intuitën të godiste figurën artistike që i nevojitej. I pranonin t’i pozonin, por edhe refuzonin. Çdo pikturë e tij ka një histori pas saj. E lidhur edhe me këto detaje, veçanërisht portretet. Ndër to, “Dardharja”, “Delegati”, “Tregim nga lufta”, “Veri”, “Bjaram Curri”, “Kostum i Lunxhersië”, “Irisi”, e shumë të tjera. Duke iu referuar edhe kohës në Akademinë e Romës.

Si ndikoi formimi i tij në Akademinë e Romës në gjuhën e tij artistike?

Nga pikëpamja artistike, realizimi, në krijimtarinë e tij nuk është i jashtëm, por i thellë, të cilën Zajmi e thelloi dhe e pasuroi në forma të reja shprehëse në artin figurativ kombëtar. Kishte parimin se arti do impenjim, angazhim të madh nëse do të duhet të bësh realisht art. Studimi në Akademinë e Arteve të Bukura të Romës, duke marrë një formim, edukim artistik nga ajo shkollë e njohur, ai e përcillte në punët, krijimtarinë e tij. Zajmi ishte piktor i ngjyrave, i natyrës, jo i studios. Ai nuk ishte njeri, piktor i artit të mbyllur, donte liri, hapësirë.

Si ishte raporti i Zajmit me tablotë e tij?

Babai i kushtoi jetën dhe në çdo çast, moment, ishte i lidhur thellësisht me artin. Ajo ishte familja e vërtetë e tij. Kishte dashuri për pikturat, i jetonte. Shkonte në galeri i shihte, çmallej me to shpesh edhe i kontrollonte për ndonjë dëmtim. Zajmi nuk e ndërtoi jetën artistike kalimthi, apo të rastësishme. Për çdo veprim në punë, diskutime për një vepër, tablo, hedhje peneli, mendohej thellë, duke e përjetoi nga fillimi deri në fund të jetës së tij. Me dëshirën për të jetuar, punuar e krijuar, minutë pas minute, orë pas ore, ditë pas dite, javë pas jave, me muaj e vite.

Flisni për piktura të gjetura në të njëjtën pëlhurë?

Si piktore restaurtaore, në disa veprat e tij, më ka qëlluar të gjej disa shtresa, piktura, njëra mbi tjetrën. Kjo ndodhte pasi në mungesë të pëlhurës, ai punonte, e prishte, rifillonte sërish, duke pikturuar mbi të njëjtën telajë e hedhur ngjyrat njëra sipër tjetrës, pikërisht në atë pëlhurë.

Cilat ishin marrëdhëniet me ju?

Shpesh diskutonim gjatë në studio, e në shumë raste nuk binim dakord, kishim kontradiktë, ishim në kundërshtim mendimi. I pëlqente debati, qëllonte të bëhej i “ashpër” me mua në trajtime çështjesh artistike, koncepte. Por edhe thyhej kur në fund të diskutimit më përqafonte.

Si do e komentonit raportin prind-fëmijë të një profesioni?

Në një rast të tillë nuk është e lehtë marrëdhënia aq më shumë të bëhen krahasime, përcaktime. Secili ka kohën, periudhën sigurisht edhe vlerat artistike, nuk janë njëlloj. Unë kam preferuar të jem e pavarur prej tij dhe nuk doja të isha e përfshirë në “veprën e Zajmit baba”. As ai nuk e dëshironte këtë. Sidoqoftë, si femër ndjehesha e mbrojtur prej tij. Më la në artin tim ashtu si e gjykonte ai. Edhe sot në punën time më shoqërojnë ngjyra e babait.

Një artist, jo vetëm i ngjyrave, por edhe i matur në jetë?

Zajmi kishte një gjykim të thellë, fliste, shprehej qartë dhe me një gjuhë artistike profesionale. Me një logjikë të fortë, e njihte mirë artin, deri në trajtimin që i bënte në rolin e një kritiku të mirëfilltë. Ritmin e jetës, angazhimeve të tij e reflektonte, edhe kur zgjohej në mesnatë, nxitonte drejt studios, për të vendosur atë detaj që e provokonte. Sa herë harronte të vinte për drekë, ose kthehej vonë në darkë pas një pune intensive dhe në fytyrë kishte ngjyrat e penelit, bojërat, të cilat ne ia pastronim me benzinë.

Një krijimtari me gamë të gjerë?

Karakteristike mbetet fakti i pamohueshëm, se Zajmi e vlerësonte jetën, por mbi të gjitha natyrën, admironte njeriun, malësorin, fshatarin punëtorin, që i pasqyronte realisht dhe me dashuri në punët e tij. Me shumë shije, dhe energjia që kishte si natyrë, ia nxiste dëshirën për ta përcjellë në ndërtimin  artistik të një personazhi, peizazhi apo tabloje. Në veprat e tij, Zajmi trajtoi shumë edhe figurën e gruas të cilën e gjen në mjaft tablo të tij.

Nexhmedin Zajmi artist, lidhja e tij me politikën?

I paangazhuar asnjëherë me politikë, duke qenë kundër një marrëdhënie të tillë, edhe pse për kohën ishte normale, kur artisti të ishte pjesë dhe në funksion të saj. I formuar në një shkollë të artit perëndimor, kishte konceptin se vlerat që mbartin ngjyrat që duhet të hedhësh në pëlhurë, nuk kanë e nuk duhet të kenë lidhje me politikën, personazhet e saj.

Një artist me ndërgjegje të lartë qytetare, familjare dhe artistike…

Zajmi ishte shumë atdhetar, një fakt të cilin e shpreh mjaft mirë në artin, tablotë e tij. Ai i fliste disa gjuhë të huaja, anglisht, italisht, maqedonisht, rusisht. Vlerësonte artin italian se e njihte mirë. Në filozofinë e tij, puna, vepra artistike nuk duhet të kenë si pikë referimi atë që merr apo ke marrë. Siç edhe shprehej, në krijimtarinë e një artisti të shtrirë në shumë vite shpërblimin më të madh ta jep koha, pasi ajo është në gjendje të vlerësojë e të çmojë në tërësi veprën artistike që ke bërë.

Një karrierë, kontribut kombëtar i vlerësuar me disa tituj?

Zajmi nuk ka vrapuar asnjëherë pas titujve, e tillë ishte natyra e tij. Në krijimtarinë e tij, titujt dhe vlerësimet artistike nuk kishin shumë peshë në raport me atë çfarë ai hidhte në tablo, koloriti që ti i jep veprës, me të cilën ti do të komunikosh me publiku. Nëse shkon në Galerinë Kombëtare të Arteve, aty do të gjesh Zajmin e vërtetë dhe punën e tij. I vinte mirë kur veprën e tij e dallonin për stilin që transmetonte, atë shkollës italiane.

Si reflektohet karakteri i tij i fortë në veprat që ka lënë pas?

Zajmi ishte me karakter shumë të fortë, ndonëse impulsiv, por i drejtë, i ndershëm, mbi të gjitha nuk bënte kompromis për asgjë. Ai shpesh “grindej” edhe me punën e tij. Atë që mendonte ta thoshte në sy, nuk kishte frikë nga askush pavarësisht nga personi e pozicioni që mund të kishte. Nuk e njihte interesin dhe asgjë nuk e bënte për interes. Por, njëkohësisht ishte tejet i ndjeshëm, jetësor, me humor, me një komunikim që nxirrte nga gjumi këdo nëse flije kur takoje atë. Nuk i pëlqente njerëzit pa ritëm pa nerv, aq më shumë artistët dhe artin e tyre.

Lidhja e Zajmit me jetën, ndarjen prej saj, si e konceptonte?

Vital, asnjëherë nuk e pranonte vdekjen, nuk e imagjinonte edhe pse kishte shumë frikë prej saj. Rrallë që Zajmin mund ta gjeje të papërgatitur në përgjigje kishte një eksperiencë të madhe pune, jete dhe ishte i gatshëm për çdo situatë. Fakti që një pjesë të madhe të veprimtarisë artistike ai e kishte kaluar në terren, uzina hidrocentrale, male, fusha, duke shkelur gjithë Shqipërinë, atje ku edhe krijoi, ndërtoi veprën e tij artistike e më gjerë.

Vlerësimi për krijimtarinë e Zajmit?

Gjykoj se ka qenë dhe mbetet i veçantë. Edhe pas ardhjes së demokracisë, në lidhje me vlerësimet, preferencat, përcaktimet për artin, artistët veçanërisht të realizmit socialist. Qëndrimi, opinioni, kritikat dhe vlerësimi ka qenë tejet korrekt, e transmetuar, shprehur, nga cilido që e ka njohur punë, veprën, figurën, personalitetin e tij. Si një profesionist, i pa ndikuar asnjëherë në artin e tij nga politika. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, Zajmi dhe tablotë e tij qëndrojnë me dinjitet të plotë. Ndjehemi të nderuar e të vlerësuar për atë çfarë ai krijoi në shërbim të artit kombëtar.

Një vijues i trashëgimisë të lënë nga Idromeno, Kolombi, Mio e Rrota?

Personazhet, portretet kompozimet e punuara me ngjyra të freskëta tone të larmishme e plot dritë, janë vepra që kanë zënë një vend të konsiderueshëm, në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Zajmi mbetet një ndër piktorët e një plejade, epoke që i dhanë shtyrje, ndryshim dhe një transformim artit figurativ shqiptar. Me një kontributi të rëndësishëm, në vazhdimin e traditës, të Idromenos, Kolombit, Rrotës, Mios e mjaft piktorëve të tjerë, por edhe në krijimin e një tradite dhe arti bashkëkohor me vlera të mëdha kombëtare, artistike dhe historike.

Kohë e fundit është realizuar një album me krijimtarinë e tij?

Një album gjykoj, që të jep ndjesinë se ngjyrat e hedhura janë si të penelit të parë. Po kështu, edhe personazhet. Një mënyrë kompozimi, realizimi, vendosje e tablove, që pa e hapur ende të kuptohet që ai album, është i Zajmit. Një histori e gjatë e shtrirë në kohë e që ka mundur t’i rezistojë asaj. Që mund t’i shërbejë admiruesve të artit, studiuesve, të interesuar për jetën, veprën e tij.

Një album, si një ritakim pas aq vitesh me, babain, piktorin Nexhmedin Zajmi?

Aty janë vendosur, një pjesë e mirë e krijimtarisë, rreth 150 piktura të tij. Një album i realizuar, ideuar edhe sipas shijeve të tij, se të tillë, të atij modeli do i pëlqente. Si një ekspozitë retrospektive. Ashtu e shoh, sa herë e shfletoj faqet e tij. Njëkohësisht albumi shërbeu për të gjetur, rreth 30 piktura të babait, në koleksionistë, familje, miq që ai ia ka dhuruar, të cilët i ofruan me kënaqësi për t’i vendosur në këtë album.

/Gazeta Panorama 

Reflektim mbi koncertin recital të pianistit Amir Xhakoviq Nga Ilirjana Dema

 

( 28.02. 2026 Holli Koncrtor i TKOB dhe AP)

Pianisti Amir Xhakoviq, tashmë është konfirmuar si një muzikant shumë i talentuar i brezit të ri.

Me individualitet të spikatur,që karakterizohet nga koherenca e thellësisë së përjetimit të mendimit muzikor, nga potenca e energjisë së shprehjes artistike, virtuoziteti, aftësia komunikuese dhe një ekuilibër me sens mase ndërmjet intuitës muzikore dhe intelektit.

Cilësi që u përshfaqën dukshëm në natën e mbrëmshme.

Koncerti filloi me Suitën për Piano Op. 27 ” Barokjare”të kompozitorit Aleksandër Peçi.

Interpretimi u përqëndrua në zbulimin e anës poetike të veprës, duke treguar kujdes, nënvizimin emocional intonativ të melosit të ngrohtë të jareve shkodrane , gërshetuar bukur me stilizimin e tyre me teknikën baroke zbukuruese. Një ligjërim tingujsh që evokonin një emocion nostalgjik të vetëpërmbajtur, të kujdesshëm në përshtatje me zhanrin.

Vepra e dytë ishte interpretimi i Suitë për piano Op.27 – në La maxhor të kompozitorit Maqedonas Tomislav Zagrofski.

Ky kompozitor përfaqëson gjeneratën e krijuesve të vitit 1960, që u kujdesën të afronin qëndrimet muzikore kombëtare me rrjedhat kryesore botërore. I pari që gërshetoi karakteristikat stilistike të Neoklasicizmit në muzikën mqedonase. Krijimtaria e tij përfshin rreth 160 vepra të gjinive të ndryshme orkestrale, vokale instrumentale, muzikë filmash etj.

Suita për piano është nga veprat e rëndësishme në repertorin pianistik maqedonas. Struktura e saj është organizuar në pesë seksione tematike me kontrast të theksuara emocionale, ku kompozitori kombinon ndikimet historike, veçanërisht atë të Barokut të vonë dhe të periudhës së parë Klasike e herpasëherëshme me atë të stilizimit e ndikimit intonativ maqedonas në mënyrë krijuese.

Në seksionin e parë Sinfonia-Allegro, pianisti theksoi me ndjeshmëri të thellë natyrën madhështore të karakterit romantik. Intermezzo, seksioni i dytë, në përshtatje me idenë e veprës ai nënvizoi stilin e vonë Barok me një teknikë brilante. Krejt në konrast emocional u trajtua lëvizja e seksionit të tretë, Passaggio – Alla breve leggerio, karakterizuar nga linja melodike emocionale ngjyrosur në mënyrë elegjiake. Këtu interpretimi u karakterizua nga një kujdes i shtuar, kontroll i vëmendshëm, dinamik e frazim ekspresiv. Në këtë seksion ndikimi i ndërthyerjeve të stileve barok e klasik u trajtua në mënyrë fluide dhe zhvillim dinamik gradual.

Romanza- Andantino, seksioni i katërt, Xhakoviq-i transmetoi qetësinë e linjave melodike, duke trajtuar butësisht karakterin e tyre vokal, që në mënyrë indirekte intonacioni kombëtar i stilizuar më nxiti fantazinë për të shijuar agun e një dite të bukur në natyrë, freskinë dhe ndriçimin e rrezeve diellore. Seksioni i fundit, Finale- Allegro, kompozitori rikthen materialin tematik hyrës, që pianisti e interpretoi gjithë energji e patos emocional duke bashkuar me koherencë gjithë suitën dhe kombinimin e ” udhëtimit” të kompozitorit nëpër stile të ndryshme krijuese.

Pas këtyre dy veprave të para koncerti vijoi me interpretimin e Sonata nr. 32. Op 111 në do minor- Ludwik von Beethoven.

U kompozua ndërmjet viteve 1821- 1822, në një periudhë të vonë të krijimtarisë së tij, plotësisht në gjëndje të shurdhërisë së plotë dhe izolimit social, gjë që muzikakisht gjeti pasqyrim të admirueshëm si emocion. Cilësuar nga botuesit dhe publiku si vepra e fundit në këtë gjini. Ashtu si dhe në veprat e tjera të kësaj kohe idetë muzikore të saj trajtojnë tema filozofike dhe mjaft shpirtërore, duke arritur kulme dramatike të pa shprehura më parë, sepse përfaqëson pikën kulmore të reflektimit të tij mbi jetën dhe artin. Këtu kompozitori thyen normat e strukturës klasike duke eksperimentuar me mjetet e gjuhës muzikore. kërkime të reja harmonike, metrike e ritmike.

Pianisti tregoi gjithë bengraundin e formimit të tij profesional, intelektual, dhe shpirtëror duke e trajtuar të gjithë kohën e parë, Maestozo- Allegro e con brio ed appasionato, me një frymë virtuoze e në mënyrë të thellë dramatike, duke pasqyruar me qëndrimin e mbajtur maksimimumin e revoltës e luftën e brendëshme shpirtërore ndaj fatit. Me një koherencë bindëse e rriti deri në fund logjikshëm tensionin dramatik, shpesh me kulme agresive, duke e mbajtur gjithë kohës vëmendjen e publikut të tërhqur të cilin e la gati ” pa frymë”.

Ajo që më tërhoqi ishte kjartësia e shprehjes emocionale dhe orientimi gati gati me konkretësinë e fjalës në kuptimin konceptual dhe strukturor, sa të dukej se, pas tingujve ishte analisti që shpjegonte e udhëhiqte, kaq qartë dhe me vend paraqitjen e materialeve tematikë.

Koha e dytë Arietta- Adagio molto semplice e cantabile, ndryshe nga qëndrimi i kritikëve për t’u trajtuar shumë thjesht pa dramacitet, pianisti nuk e çliroi plotësisht nga atmosfera emocionale dramatike e kohës së parë, kur paraqiti temën e parë me karakter vokal, lirik të qetë . Në variacionin e parë, kështu zhvillohet kjo temë, ndihet në planin filozofik dorëzimi ndaj fatit dhe paqja që të jep pranimi. Në koherecë të plotë me konceptimin e tij pianisti dalloi për një ekuilibër gati brilant daj melodisë dhe raportit me harmoninë mbështetëse, por ende ndihej hera herës lufta e brendëshme shpirtërore ndaj fatit dhe pranimit. Në variacionet e karakterit instrumental Gjakoviq nxori në pah aftësitë e tij teknike vituoze, por edhe në këto raste ndihej kujdesi ndaj kontrasteve emocionale dhe ecurisë në kontekstin e përgjithshëm si një e tërë drejt arritjeve kulmimante të zhvillimit. Moment shumë i bukur i këtij interpretimi ishte edhe variacioni i fundit me trilet e vazhdueshme që u trajtuan me finesë , jo në funksion zbukurimi por si mbështetje frymëmarrjeje në paraqitjen e temës.

Në këtë konceptim personal, që në tërësinë e veprës e justifikojë veten mendoj se pianisti duhej të përdorte më shumë kontraste dinamike veçanërisht përdorimin e dinamikës piano. Mbizotëronte dinamika forte ndërkohë që tek Arietta,Beethoveni pas dramës gjen paqe, dorëzim dritë. Ajo konsiderohet nga kritika si koral i pastër, i përjetshëm metafizik, që buron nga një gjendje dorëzimi e pajtimi.

Après une lekture du Dante: Fantazi quasi Sonata, Franc Liszt, ishte interpretimi i fundit në program.

Frymëzuar nga Komedia Hyjnore kompozitori krijon një udhëtim emocional shpirtëror nga errësira e ferrit ku lahen mëkatet e dashurisë

së dënuar, përshfaqur me një atmosferë dramatike pothuajse apokaliptike kërcënuese drejt ndriçimit të parajsës.

Kjo vepër nuk është konceptuar sipas strukturës së sonatës klasike, por një fantazi- sonatë programatike, ku muzika ndjek idetë poetike dhe filozofike të Dante-s.

Në litaraturën pianistike ajo zë vend si sonata më e vështirë, jo vetëm në krijimtarinë e Liszt-it, por në të gjithë repertorin romantik , si për konceptimin e ideve muzikore, po ashtu edhe për realizimin teknik.

Ndaj ndoshta mendoj që pianistët shqiptarë s’kanë guxuar t’i qasen, e në se nuk gaboj, interpretimi i Xhakoviq-it ishte premierë në skenën shqiptare.

U kompozua rreth viteve 1849- 1856, periudhë ku kompozitori tërhiqet përkohësisht nga impenjimi koncertal në europë, si pianisti më virtuoz i kësaj perizdhe, duke iu përkushtuar kompozimit të veprave me program, ndikuar nga idetë poetike e filozofike letrare.

Këtu pianisti kulmoi me një interpretim virtuoz, plot kontraste dinamike e dramatike por dhe momente të bukura e të ndjera lirike ,duke përshfaqur potencën e lojës, sigurinë e zotërimit, thellësinë bindëse në koherencën e zhvillimit dhe shpalosjen e ideve estetike muzikore.

Dante Sonata është vija e demarkocionit, ku jo të gjithë pianistët guxojnë ta ” shkelin”

Në këtë koncert Xhakoviq, jo vetëm guxoi, por dhe i sfidoi vështirësitë me sukses, madje ndonëse programi bazohej në vepra pretenduese e gjini si sonata, që kërkon një publik të specializuar për t’u ndjekur, ai i zakonshëm i kësaj mbrëmjeje muzikore e ndoqi me shumë interes dhe e duartrokiti gjatë.

Në mbyllje do t’i sugjeroja seicilit interpretues instrumentist apo vokal të marrin parasysh për gjatë provave kushtet akustike të hollit, që nuk janë të favorshme për kualitetin e tingullit. Ndaj të bëjnë kujdes në kontrollin e dinamikave kryesisht atë forte dhe frekuencave të tingullit, pasi fortisim vjen e zhurshme në veshin e dëgjuesit , për t’iu përgjigjur këtyre kushteve.

I.Dema. 3. 03. 2026.

 

Edi Rama si engjëll mbrojtës i Vuçiçit- Karikaturë e Jeton Mikullovcit në Koha ditore

Mediat në Kosovë kanë goditur me karikaturën e fundjavës, teksa paraqesin kryeministrin e  Shqipërisë, Edi Rama si engjëllin mbrojtës të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Gazeta më e madhe në Kosovë, Koha Ditore përmes karikaturistit Jeton Mikullovci ka goditur me këtë karikaturë, teksa e ka ironizuar Ramën si një ‘engjëll’ që lutet për autokracinë e Vuçiç.

Image

Karikatura nga Mikullovci vjen një ditë pas editorialit të medias gjermane, që dy udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç i dërguan letër Bashkimit Evopian që të dyja venet të pranohen në BE, me një gjysmë-anëtarësim pa të drejtë vetoje në një nga vendet e unionit.

Pavarësisht tentativave që Rama dhe Vuçiç janë përpjekur të shmangin atë se çfarë ndodh në politikën e të dy vendeve, nuk ia kanë dalë dot të bindin vendet euroskeptike që t’i japin dritën jeshile Shqipërisë dhe Serbisë, një një kohë kur këto të fundit përballen me protesta masive ndaj qeverive të korruptuara.

Më 25 shkurt 1841 lindi piktori i shquar impresionist francez Auguste Renoir

VOAL – Djali i një rrobaqepësi modest të Limousin, i cili u vendos në Paris në 1844, Pierre Auguste Renoir lindi më 25 shkurt 1841 në Limoges. I predispozuar për vizatim që nga fëmijëria, ai ndoqi mësimin e tij në kompaninë e porcelanit të dekoruar Lèvy Frères dhe, në të njëjtën kohë, kurset në Ecole de Dessin et des Arts Dècoratifs, drejtuar nga skulptori Callouette. Megjithatë, formimi i tij artistik është autodidakt, i prirur të studiojë Rubensin dhe piktorët francezë të shekullit të tetëmbëdhjetë, dy gurët e themelit mbi të cilët formohet shija e tij rinore. I pranuar në Ecole des Beaux Arts, ai ndjek kurset e Emile Signal dhe Charles Gleyre dhe takohet me Claude Monet, Bazille dhe Sisley.

Ai është veçanërisht i lidhur me tre të fundit për shkak të afiniteteve të tyre poetike dhe zgjedhore: ata shprehin hapur admirimin e tyre për piktorët jokonformistë të kohës. Grupi, i cili do të formojë bërthamën themelore të lëvizjes impresioniste, ribashkohet kur Bazille prezanton Cézanne dhe Pissarron, të cilët punojnë në akademinë zvicerane, me shokët e tij.

Prandaj është Renoir, së bashku me tre miqtë e tij, që fillon revolucionin e shijes. Tradita e kohës lidhej me konceptin e pikturës në ambiente të mbyllura, brenda një studioje, edhe kur bëhej fjalë për të përfaqësuar një peizazh. Por në pranverën e vitit 1864 Renoir dhe grupi shkuan në pyllin e Fontainebleau për të pikturuar drejtpërdrejt natyrën, një metodë e quajtur më vonë “en plein air”.

Të impresionuar nga kjo qasje novatore, shumë të tjerë ndoqën shembullin e tyre, si Rousseau dhe Millet. Kështu lindi rryma e re artistike e quajtur “Impresionizëm”, e cila shkaktoi aq shumë skandale në vitin 1874, kur disa piktura të lidhura me këtë avangardë u ekspozuan në një sallon të pavarur në respekt të “Sallonit” zyrtar.

Pikturat e Renoir-it me efekte ngjyrash vezulluese dhe shkëlqimin e lëkurës së vajzave të reja jashtë, të refuzuara nga juria akademike e “Sallon” tradicional, megjithatë ishin të vështira për t’u hedhur në treg. Kjo e shtyu atë të kërkonte ushqim nëpërmjet kryerjes së disa portreteve. Pikërisht në këtë periudhë jemi dëshmitarë të lindjes së disa kryeveprave të famshme si “Le Moulin de la Galette” (1876) apo “Madame Georges Charpentier” dhe fëmijët e saj (1878).

Nëpërmjet një përdorimi të ri dhe të lirë të ngjyrës, artisti përpiqet të sugjerojë jo vetëm sensin e lëvizjes, por edhe disponimin kolektiv. Kështu, forma dhe ngjyra bëhen një.

Në vitet 1876 dhe 1877 pasuan botime të tjera të sallës së impresionistëve, por i zhgënjyer nga rezultati i pasuksesshëm i ekspozitave, Renoir nuk mori pjesë në ato të 1880 dhe 1881, vetëm për t’u bindur të bashkohej përsëri vetëm në 1882.

Midis 1881 dhe 1882 artisti vizitoi Algjerinë dhe Italinë, duke u prekur veçanërisht nga piktura e Rilindjes e pranishme në një bollëk kaq të madh në Bel Paese. Studimi i mjeshtrave të vjetër do të ketë një ndikim shumë të fortë retrospektiv mbi të, aq sa do të përcaktojë largimin e tij progresiv nga stili i impresionistëve: nevoja për të studiuar forma shfaqet tek ai, aq sa për ta larguar nga piktura impresioniste: adhuron saktësinë e artit klasik sa të modelojë dhe skulpturojë si në artet antike.

Natyrisht, evolucioni i Renoir-it nuk rrafshohet vetëm me imitimin e këtyre modeleve, por është formuar nga direktivat e sugjeruara nga instinkti i tij i fuqishëm krijues dhe rigjenerues. Kështu piktori fillon të shikojë mbi të gjitha jetën borgjeze pariziane, duke shfuqizuar konturet e formave, kiaroskuron dhe duke thelluar efektet e dritës.

Rreth fillimit të shekullit të njëzetë, pas këtij gërmimi të gjatë artistik, gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet. Në kërkim të pushimit dhe ajrit të shëndetshëm, Renoir u zhvendos në Cagnes-sur-Mer në Côte d’Azur, ku vazhdoi të pikturonte pavarësisht nga një artrit i bezdisshëm në duart e tij.

Megjithatë, aktiviteti i tij është aq intensiv sa në fillim të vitit 1910 ai prezantoi 37 vepra në Bienalen e 9-të të Venecias.

Pierre-Auguste Renoir vdiq më 3 dhjetor 1919 për shkak të komplikimeve reumatizmale, pasi mbaroi veprën e tij të fundit, “Le bagnanti”, me furçën në duar./Elida Buçpapaj

Më 22 shkurt 1987 u nda nga jeta Andy Warhol, një nga gjenitë më të mëdhenj artistikë të shekullit XX


Ekspozitat e para

Në vitin 1952 ai hapi ekspozitën e tij të parë personale në Galerinë Hugo në New York. Ai gjithashtu harton skenografi. Më 1956 ai ekspozoi disa vizatime në Bodley Gallery dhe prezantoi Këpucët e tij të Arta në Madison Avenue. Ai më pas udhëton në Evropë dhe Azi.

Vitet ’60

Rreth vitit 1960 Warhol filloi të bënte pikturat e para bazuar në komiksa dhe imazhe reklamuese. Punimet e tij përfshijnë Dick Tracy, Popeye, Superman dhe shishet e para të Coca Cola.

Ai filloi të përdorë teknikën e shtypjes të përdorur në serigrafi në vitin 1962, duke e kthyer vëmendjen e tij në riprodhimin e imazheve të zakonshme, të denja për titullin e “ikonave simbolike” të kohës së tij, përfshirë kanaçe supash. Ajo gjithashtu merret me tema të ngarkuara nga tensioni, të tilla si Car Crash (Incidenti automobilistik) e Electric Chair (karrikja elektrike). Nga stili i tij “neutral” dhe banal lindi i ashtuquajturi Pop-art.

Në vitet në vijim ai vendosi të përqafojë një projekt më të madh, duke e propozuar veten si një sipërmarrës të avangardës masive krijuese. Për këtë ai themeloi “Fabrika”, e cila mund të konsiderohet një lloj dyqani i punës kolektive. Fillojnë marrëdhëniet e punës me Leo Castelli.

Në vitin 1963 ai filloi t’i përkushtohej kinemasë dhe prodhoi dy filma artistikë: “Gjumi” dhe “Perandoria” (1964). Në vitin 1964 ai ekspozoi në Galerie Sonnabend në Paris dhe nga Leo Castelli në New York. Ai bëri Thirteen Most Wanted Men (trembëdhjetë burrat më të kërkuar) për pavijonin amerikan në Panairin e Nju Jorkut. Një vit më pas ai ekspozoi në Institutin e Artit Bashkëkohor në Filadelfia.

Bashkëpunimet artistike

Përpjekja për të gjetur një grup muzikor me La Monte Young dhe Walter de Maria (dy nga kompozitorët më të famshëm avangardë të periudhës) dështoi, në vitin 1967 ai u bashkua me grupin rok Velvet Underground (nga Lou Reed), nga i cili ai financoi të parin disk. Gjithashtu mbulesa e shënimit të diskut, një banane e thjeshtë e verdhë në një sfond të bardhë, është e tij.

Atentati

Në vitin 1968 rreziku i vdekjes, brenda Fabrikës, për shkak të sulmit të një personi të pabalancuar, Valerie Solanas, anëtar i vetëm i S.C.U.M. (kompani që synon të eleminojë burrat). Ai ekspozoi në Muzeun Moderna në Stokholm. Ai boton romanin “A: një roman” dhe prodhon filmin e parë në bashkëpunim me Paul Morissey. Bëhet fjalë për “Flash”, i ndjekur nga “Trash”, në 1970, dhe “Heat”, në 1972.

Vitet ’70

Në vitin 1969 ai themeloi revistën “Intervistë”, e cila nga një instrument reflektimi i kinemasë shtron temat e saj në modë, art, kulturë dhe jetën shoqërore. Duke filluar nga kjo datë, deri në vitin 1972, ai kreu portrete, në komision dhe jo. Ai gjithashtu shkruan një libër: “Filozofia e Andy Warhol (Nga A në B dhe mbrapa)”, botuar në 1975. Një vit më pas ai ekspozoi në Stuttgart, Dyseldorf, Mynih, Berlin dhe Vjenë. Më 1978 në Zyrih. Më 1979 Muzeu Whitney i New York organizoi një ekspozitë me portrete të Warhol, me titull “Andy Warhol: Portrete të viteve 70”.

Vitet ’80

Më 1980 ai u bë producent i TV Andy Warhol. Më 1982 ai ndoqi Documenta 5 në Kassel. Në vitin 1983 ai ekspozoi në Muzeun e Historisë Natyrore në Cleveland dhe u porosit me një poster përkujtimor për njëqindvjetorin e Urës së Bruklinit. Në vitin 1986 ai iu përkushtua portreteve të Leninit dhe disa vetë-portreteve. Vitet e fundit ai është marrë me rishikimin e veprave nga mjeshtrit e mëdhenj të Rilindjes: Paolo Uccello, Piero della Francesca, dhe mbi të gjitha Leonardo da Vinci, nga i cili ai tërhoqi ciklin “Darka e Fundit”. Ai bëri edhe disa vepra me shumë duar me Francesco Clemente dhe Jean-Michel Basquiat, “të mallkuarit” e skenës së artit në New York.

Vdekja

Andy Warhol vdiq në New York më 22 shkurt 1987 gjatë një operacioni të thjeshtë kirurgjikal.

Në pranverën e vitit 1988, 10000 objekte që ai zotëronte u shitën në ankand në Sotheby për të financuar fondacionin Andy Warhol për Artet Pamore. Në vitin 1989 Muzeu i Artit Modern në New York i kushtoi një retrospektivë madhështore.

Punimet e Andy Warhol

Më poshtë janë disa nga veprat më domethënëse të karrierës së artistit amerikan, të cilat ne i kemi eksploruar individualisht me artikuj të dedikuar.

  • Gold Marilyn Monroe (1962)
  • Diptik për Marilyn (Marilyn Diptych, 1962)
  • Do It Yourself (Landscape) (1962)
  • 192 One Dollar Bills (1962)
  • Big Campbell’s Soup Can, 19 cents (1962)
  • 100 Cans (1962)
  • Triple Elvis (1962)
  • Liz (1963)
  • Marilyn (1967)
  • /Elida Buçpapaj

Më 22 shkurt 1810 lindi kompozitori i shquar Fryderyk Chopin

VOAL- Berlioz thoshte për Shopenin: “Ai nuk ka asnjë pikë ngjashmërie me asnjë muzikant që njoh”; dhe Schumann: “Shopeni është i dallueshëm edhe në pauzat e tij”. Giorgio Pestelli shkroi: “Midis përbërësve misteriozë që kristalizohen në mrekullinë që është muzika e Shopenit, ka të ngjarë që dikur, si tani, nocioni i atij origjinaliteti absolut, i asaj njohjeje të menjëhershme, varej nga shpikja e një ‘kënge’ që kishte vetëm prejardhje të largët në zë, një këngë aq origjinale saqë në të vërtetë duhej të shpikte një tingull krejt të vetin, zërin e pianos”.

Fryderyk Franciszek Chopin (megjithëse emri i tij transkriptohet edhe si Frederic Francois) lindi në Zelazowa Wola (Varshavë, Poloni) më 22 shkurt 1810. Menjëherë pas lindjes së tij, familja u zhvendos në Varshavë, ku Frydryk filloi të studionte piano në një moshë të re, duke demonstruar një talent kaq të parakohshëm saqë në moshën tetë vjeç, si një Mozart i ri, dha koncertin e tij të parë. Edhe studimet e tij të zakonshme shkollore i dhanë frymëzim interesave të tij muzikore, pasi, i entuziazmuar nga historia polake, ai filloi të kompozonte komente muzikore mbi ngjarjet më të rëndësishme. Ai ishte tashmë shumë i interesuar për jetën e vendit të tij, e cila do të bëhej një tipar i vazhdueshëm i personalitetit dhe frymëzimit të tij: Vuajtjet, aspiratat dhe dëshirat e Polonisë për liri shpesh do të shpreheshin përmes tingujve “të dëshpëruar” (siç e përshkroi ai vetë) të pianos së tij. Pas përfundimit të studimeve me kompozitorin e njohur J. Elsner, i cili do të bëhej miku i tij i përjetshëm dhe jo mësuesi, Frydryk filloi karrierën e tij si një pianist i shquar në 1829. Gjatë kësaj periudhe, ai u takua me Constance Gladowska, me të cilën do të përjetonte gëzime të shkurtra dhe shumë zhgënjime, dhe Niccolò Paganini, i cili e magjepsi me teknikën e tij të mrekullueshme të violinës.

Më 1830, Chopin u transferua në Vjenë, duke pasur parasysh situatën e pafavorshme politike në Poloni. Disa ditë pas mbërritjes së tij në tokën austriake, një kryengritje kundër pushtetit carist rus shpërtheu në Varshavë. Por edhe austriakët ishin kundër pavarësisë polake, dhe i riu Frydryk menjëherë u ndje i rrethuar nga armiqësia. Ai mbeti vetëm, duke përjetuar një mijë vështirësi, përfshirë ato ekonomike, ndërsa nga Polonia vinin lajme gjithnjë e më pak pozitive në lidhje me përparimin rus, epideminë e kolerës dhe dëshpërimin e bashkatdhetarëve të tij. Kur mbërriti lajmi se Varshava kishte rënë në duart e Rusisë, ai ishte i dëshpëruar dhe kompozoi Etydin (op. 10 nr. 12), i njohur si “Rënia e Varshavas”, plot me shpërthime dramatike dhe pasionante. Në vitin 1831, ai u transferua në Paris, një mjedis më i relaksuar, ku u miqësua me artistë të mëdhenj si Mendelssohn, Liszt, Bellini, Delacroix (piktori i madh që pikturoi gjithashtu një portret të famshëm të muzikantit), Heine (poeti) dhe shumë të tjerë. Edhe në kryeqytetin francez, fama e tij si pianist u rrit shpejt, edhe pse shfaqjet e tij publike ishin të pakta, pasi Chopin nuk i pëlqenin turmat. Megjithatë, ato ishin të mjaftueshme për të vendosur stilin e tij delikat, pasionant dhe melankolik. Ai filloi të frekuentonte sallonet kulturore më prestigjioze në Paris, të frekuentuara natyrisht nga figurat më të rëndësishme në jetën franceze.

Fama e tij u rrit edhe më tej, dhe në një nga këto salone ai takoi shkrimtaren George Sand, e cila do të luante një rol të madh në artin dhe jetën e tij. Pas një ndarjeje të stuhishme dhe të papritur me një nuse polake, kompozitori u sëmur dhe u zhvendos në ishullin e Majorkës për t’u përpjekur të shërohej nga një sëmundje që ishte zhvilluar në tuberkuloz, me këshillën e Sandit, tani të kudondodhur. Klima fillimisht dukej se i bënte mirë, por izolimi, i shkaktuar nga përkeqësimi i sëmundjes së tij, në një manastir kartuzian, i futi Frydrykut një depresion të thellë. Gjatë kësaj periudhe të trazuar, ai kompozoi Preludet mahnitëse, vepra që kanë tërhequr fjalë admirimi dhe emocioni nga më shumë se një shkrimtar, pa harruar se ato janë ende ndër veprat më ikonoklaste të shkruara ndonjëherë (nuk është rastësi që Schumann tha se koleksioni i kujtonte “rrënojat dhe pendët e shqiponjës”). Në vitin 1838, George Sand dhe Chopin shkuan për të kaluar dimër së bashku në ishullin e Majorkës: kushtet e vështira të udhëtimit dhe qëndrimi i trazuar në ishull ishin emocionuese për shkrimtarin, por të frikshme për muzikantin, gjithashtu për shkak të klimës së lagësht që ia përkeqësoi ndjeshëm shëndetin. Në vitin 1847, marrëdhënia e Chopin me Sand përfundoi; vitin pasardhës, ai udhëtoi për në Angli, ku takoi Dickens dhe Thackeray; në Londër, ai dha koncertin e tij të fundit në ndihmë të refugjatëve polakë, dhe janarin pasardhës, ai u kthye në Paris në gjendje të keqe fizike dhe në vështirësi të mëdha financiare. I ndihmuar nga motra e tij Louise, Frédéric Chopin vdiq në Paris më 17 tetor 1849. Funerali ishte i madh: ai u varros në Paris pranë Bellinit dhe Cherubinit; zemra e tij u çua në Varshavë, në Kishën e Kryqit të Shenjtë.

Shopeni e gjeti pianon si mjetin më të mirë për të shprehur ndjenjat e tij. Në të vërtetë, pothuajse të gjitha veprat e tij i kushtohen pianos, me melodi ndoshta unike në historinë e muzikës (të thjeshta, të pastra, elegante). Shopeni quhet muzikanti “Romantik” par excellence, ndoshta për shkak të melankolisë së tij të theksuar, por të mos harrojmë se muzika e tij, e pasur me impulse, ndonjëherë pasionante, ndonjëherë dramatike, është e një energjie që ndonjëherë i afrohet dhunës.

Me Shopenin, historia e pianos arriti një pikë kthese themelore. Ai e bëri këtë instrument personin e tij më të besuar, shokun e tij të jetës. Vepra e tij në piano mund të ndahet në grupe të ndryshme kompozimesh që nuk ndjekin një model të paracaktuar, por thjesht rrjedhën e imagjinatës së artistit. 16 Polonaizat ndjekin rrjedhën e një valleje aristokratike dhe zjarrin e një dashurie të zjarrtë për atdheun. 59 Mazurkat, të kompozuara nga viti 1820 e tutje, janë më të afërtat me këngët tradicionale popullore polake. Maja e virtuozitetit janë 27 Etydet (të mbledhura në tre seri, 1829, 1836, 1840), ndërsa në 21 Nokturnat (1827-46), muzika e Shopenit heq dorë nga të gjitha referencat e jashtme dhe shndërrohet në një brendësi të pastër. Kjo vepër, së bashku me 26 Preludet (1836-39), përfaqëson një nga majat e Romantizmit Evropian për shkak të menjëhershmërisë dhe formës së saj thelbësore. 4 Baladat, të frymëzuara nga poeti polak Mickiewicz, janë përkthimi instrumental i një zhanri kompozicional deri atëherë të lidhur me fjalën e kënduar. Forma e paracaktuar e sonatës duket më pak e përshtatshme për imagjinatën e Shopenit, e cila është e lidhur me sugjerimin e improvizimit të lirë dhe të improvizuar; ai e përdor atë në dy Koncertet rinore dhe në tre Sonata, njëra prej të cilave quhet Sonata Funerale, për Marshin e famshëm që zëvendëson Adagio-n tradicionale. Për më tepër, Shopeni rrallë përdorte një orkestër, duke pasur vetëm një kuptim të përafërt të teknikës së saj.

Kompozimet e tij orkestrale janë të pakta: Variacionet mbi Duettinon nga “Don Giovanni” i Mozartit (1827), Grande Fantasia mbi Temat Polake (1828), Rondo Krakowiak (1828), dy Koncertet (1829-1830), Andante spianato dhe Grande polonaise brillante (1831-1834), dhe Allegro da concerto (1841). Veprat e tij jo-piano janë të kufizuara: 19 Këngë Polake, për zë dhe piano (1829-1847); pjesë për violonçel dhe piano, përfshirë Sonatën në Sol minor, Op. 65 (1847); një Trio në Sol minor, Op. 8 (1828); dhe një Rondeau në Do, Op. 73, për dy piano (1828). Këtyre veprave duhet t’u shtohen: njëzet Valse (1827-1848), katër Impromptu (1834-1842), katër Skerzo (1832-1842), Bolero (1833), Tarantella (1841), Fantazia në Fa minor (1841) dhe dy kryevepra: Berceuse (1845) dhe Barcarolle (1846). Modulacionet e tij këmbëngulëse dhe të papritura hapën horizonte të reja drejt së ardhmes, duke paralajmëruar Wagnerin dhe zhvillimin e harmonisë moderne, deri te impresionizmi i Debussy-t dhe Ravel-it. Por ky modernizëm Chopinian ishte i rrënjosur fort në klasikët: Bach, kryesisht, dhe Mozart, për të cilët Chopin kishte një afinitet të veçantë. Edhe pse armiqësor ndaj melodramës, Chopin u ndikua thellësisht prej saj. Shumë nga meloditë e tij, në fakt, janë përkthime instrumentale të modeleve operistike franceze dhe italiane, veçanërisht ato të Bellini-t, të cilin kompozitori polak e vlerësonte shumë. Edhe pse ai refuzoi çdo ndërhyrje letrare në kompozimet e tij, ai ishte një njeri i hapur dhe i mprehtë i kulturës: kjo e bën veprën e tij një nga përmbledhjet më të thella dhe të përsosura të shpirtit romantik. Pavarësisht përhapjes së gjerë dhe të vazhdueshme të muzikës së tij me kalimin e kohës, pak duket se e kanë kuptuar përmbajtjen tronditëse të fshehur pas artit në dukje të arritshëm të Shopenit. Në këtë drejtim, mjafton të kujtojmë fjalët e Baudelaire-it gjithmonë të pagabueshëm: “Muzikë e lehtë dhe pasionante që i ngjan një zogu të shkëlqyer që rrotullohet mbi tmerret e humnerës”./Elida Buçpapaj

MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË- Nga ALBERT HABAZAJ

 

Nderim heroinës popullore

Gratë tërbaçiote në rrjedhat e kohës, vërtetësia jetësore, fakti historik dhe e vërteta historike i ka regjistruar në krahë të burrave. Edhe ato, sikurse gratë shqiptare kanë qenë shumë të domosdoshme dhe të rëndësishme në punët e shtëpisë, për lindjen, rritjen dhe edukimin e fëmijëve, mirëmbajtjen dhe mikpritjen, kulturën e jetesës dhe punët e brendshme të familjes, apo në kohë lufte – me prapavijën për sigurimin logjistik të luftimit, po aq dhe luftëtare në front deri në vijën e parë të sulmit, kur e ka dashur nevoja.

Kur e ka kërkuar nderi i familjes, i fshatit dhe i Atdheut, e kanë treguar veten të barabarta me ta dhe shpesh herë kanë sfiduar historinë me heroikën burrërore. Një nga ato të fillimit është edhe Trimëresha e Tërbaçit, Legjenda Miro Tërbaçi.

Ç’dimë nga historia për Miron? Si ka ardhur historia e saj në kujtesën sociale? Po kënga ç’gjurmë folklorike ka lënë brezave, që na vjen me tingëllimë kaq të bukur, të pranueshme dhe të pëlqyeshme dhe sot e kësaj dite? Gjykojmë se, sikurse popujt e tjerë, krahas burrave, kanë patur edhe gra (vajza e nëna) me emër në histori, si për shembëll, Franca Zhan D’Arkën, Shqipëria, në rrjedhat e historisë, ka patur (krahas të tjerave) edhe një Miro Tërbaçe.

Në luftërat e vazhdueshme për liri, pavarësi e drejtësi shoqërore, krahas trimave kordhëtarë të kryengritjeve popullore, bij të shpatës shqipëtare, kanë luftuar edhe gratë, trashëgimi kjo e përcjellë nga gruaja ilire, që, siç thotë historiografia shqiptare, ajo “shkonte me burrin jo vetëm në punë e gosti, por edhe në luftë, ku tregonte heroizma, madje të pashembullt”.

10 Amazonat e Njerëzimit – luftëtaret më të famshme në botë

Historia e njerëzimit klasifikon 10 gratë luftëtare më të famshme në histori, ndër shumë e shumë të tjera. Jo vetëm për të mos u tejhapur nga objekti i këtij shkrimi, por patjetër dhe ngaqë bëmat, guximi dhe trimëritë  e tyre të pashembullta njihen botërisht, nuk do të merremi me jetëshkrimin e tyre luftarak për ideale, troje e liri, por vetëm sa të sjellim në kujtesën e sotme emrat e tyre, që ishin femra reale, të cilat vepra e tyre i shndërroi në heroina legjendare, të njohura nga gjithë njerëzimi. Ato janë:

– Artemisia (shek.VI-V p.e.s), Mbretëreshë e Halikarnasit, Azia e Vogël, mikesha e persëve, e cila vjen tek ne sipas Herodotit, Babait të historisë;

– Tomiri/ Tomyris/ Tomiride (shek.VI p.e.s), mbretëresha luftëtare e fisit Massageti (stepat midis Detit Kaspik dhe Liqenit/ Detit Aral, Azia Qendrore), e njohur si hakmarrëse, e cila u bë e famshme për fitoren dhe vrasjen e perandorit pers Kiri i Madh (530 p.e.s), kur ai sulmoi vendin e saj për ta pushtuar. Ja si ka ardhur gojëdhëna deri më sot. Citoj: “Shpirti i saj i copëtuar u bë legjendar për t’u hakmarrë për vdekjen e të birit, i cili u vra nga Kiri i Madh në dyluftim, pasi e vrau perandorin pers, ia zhyti kokën në një lëkurë dhie të mbushur me gjak dhe më pas ia këputi. Sipas disa gojëdhënave e mbajti kafkën e perandorit gjithë jetën e saj, duke e përdorur si kupë për të pirë verë”;

– Budika (30-61 e.r) mbretëresha rebele e tribusë së Ikenëve, (Anglia Lindore), udhëheqëse e rezistencës angleze kundër legjioneve romake, më e hekurta antiromake, “syhekurta, zëvrazhdë”, arketip i një force të madhe lirie;

– Ksenia/ Ksenobia [Zenobia] (shek.III e.r), Mbretëresha e Palmirës (Siria e sotme);

– Zhan D’Ark (1412-30.05.1431), Shenjtore mbrojtëse e Francës, çupëlina e Orléans, heroinë kombëtare e Francës;

– Caterina Sforza, Itali (1463-28.05.1509), Kontesha e Forlit dhe Zonja e Imolas, e mbiquajtur Tigreshë;

– Nakano Takeko, Japoni (prill 1847-16.10.1868), luftëtare samurai;

– Nadežda Andreevna Durova (17.09.1783-21.03.1866), luftëtare dhe shkrimtare ruse;

– Asia Ramazan (1997-30.08.2016), luftëtare kurde kundër ISIS dhe shkrimtare;

– Batalioni femëror rus, 1917 është formacioni i parë ushtarak i përbërë vetëm nga femra, i formuar në Rusi gjatë Luftës I Botërore, i cili quhej repart i vdekjes dhe përbëhej nga gra që vetofroheshin e sakrifikoheshin për të luftuar në vijën e parë të frontit. Në Europë, formacionet e para ushtarake të përbëra vetëm nga femra janë mobilizuar dhe organizuar rreth viteve 1900.

Në përfundim të kësaj paranteze të shkurtër, kujtojmë se studimet me këtë objekt thonë atë që, në qoftë se historia e femrave – amazona është një mit i ushqyer me shumë mundësi nga disa luftëtare Shiite, të cilat luftonin mbi kuaj, janë më tepër se legjendare historitë e grave dhe mbretëreshave, të cilat kanë rrokur armët në emër të një ideali ose për të mbrojtur kufijtë e territorit të tyre.

Po shtrydh substancën e artikullit tim: Jemi në kohën para kryengritjeve të Tanzimatit, kur Perandoria Osmane kërkonte detyrime e taksa shfrytësuese, që në gjuhën popullore quheshin haraçe, me synim nënshtrimin ndaj banorëve të thjeshtë, popullit tonë në troje e prona të tij.

Historia e Miro Tërbaçes

Në analet e rrjedhat e historisë, midis fshatrave të tjera të Labërisë e Shqipërisë, përmendet edhe Tërbaçi për pjesëmarrjen në luftërat e vazhdueshme për liri, pavarësi e drejtësi shoqërore. Në këto luftëra është udhëhequr nga trima kordhëtarë, si Lab Ali Leka, Lulo Abaz Mehmeti, Dule Koka, Beqir Selim Merkoselimaj, Zenel Qendro, Sinan Abazi, Malo Mico, Murat Miftari, Halim Xhelo, Selman Hysen Gjondedaj, Hysni Kapo etj.

Përkrah këtyre prijësave kanë luftuar edhe gratë tërbaçiote, trashëgimi kjo e përcjellë nga gruaja ilire dhe përgjatë historisë në rrjedhat e kohës. Shembulli legjendar i gruas tërbaçiote është akti i vajzës Miro Kostë Strati më 1764, kur ajo u vesh si djalë dhe shkoi e vrau administratorin xhelat, te shkallët e sarajeve të tij, i cili, për shkak të kundërshtimit të taksës, i kishte marrë jetën vëllait të saj, Skëndos. Akti i saj u kthye në legjendë, dhe, si pasojë, u mbiquajt “MiroTërbaçja”, e njohur në krahinë e më gjerë. Banorët e Tërbaçit, sikurse dhe banorët e tjerë të kraninës së Lumit të Vlorës, nuk pranonin të paguanin taksa për ahengje e në funksion të interesave të ulta të osmanlinjve. Tërbaçiotët u shfaqën dhe u evidentuan më rebelët dhe, sipas sanxhaktarit të Vlorës, duheshin ndërmarrë ekspedita ndëshkimore ndaj këtij shpirti kryengritës në buzë të lumit e në gjoks të malit. Mytesarifi i Vlorës nisi një dërgatë me taborë të armatosur e kasnecë të Osmanllisë. Kur ekspedita arriti në fushën e Tërbaçit, aty takuan të parin Skëndo Stratin dhe, për të parë pulsin e gjendjes, përdorën një nga nëpunësit e mytesarifit, që siç thonë, me logjikën e legjendës, “i kërkuan ujë për të pirë dhe ky si zot vendi e me respekt, plotësoi kërkesën, u solli një bucelë me ujë për të shuar etjen”. Në këtë moment, administratori osman doli tek qëllimi, e pyeti Skëndon: “Pse nuk paguajnë tërbeçët taksat, por tregohen kokëfortë e të pabindur ndaj ligjeve të perandorisë?”. Skëndua, me gjakftohtësi e çiltërsi, por me një burrëri të prerë ia kthen: “A a a, për këtë paskeni ardhur?! Ju, bej mundoheni kot nga këto anë. Ne jemi fukarenj, ushqehemi me lakra dhe nuk mund të paguajmë haraçet që kërkoni. Ne kurdoherë presim miq dhe jo njerëzit që na rrjepin lëkurën!”. Funksionari u revoltua nga ky qëndrim burrëror i këtij djali tërbaçiot, sepse as nuk e mendonte dhe as e imagjinonte që t’i jepej kjo përgjigje e paparashikuar. I inatosur, jashtë çdo kodi etik, u largua pa e përshëndetur sipas zakonit dhe përdori një formë tinzare: iu hakërrua barbarisht, u bëri shenjë që ta vrisnin njerëzve të tij të armatosur, të cilët qenë fshehur mbrapa shkurreve, bezgave rrotull. Ata e qëlluan tinëzisht dhe u larguan si hafije e me hafijet, ashtu siç ishin. Skëndua nuk vdiq në moment, por plaga qe e rëndë. Nuk pati dot shërim për jetën. Urrejtja për sunduesit arriti kulmin, nuk durohej më. Ngjarjet e mëtejshme i transmenton në mënyrë lakonike shumë saktë kënga. Mexhit Kokalari shkruan: “Thuhet për Miron se shquhej në mbarë krahinën si një këngëtare e këngëve të bukura labe. Miros i pëlqenin shumë këngët e hershme popullore, që bukurinë e stolinë e vajzës shqiptare nuk e krahasonin me lulen, por me pallën me gajtanë dhe me pisqollën e larë. Ajo, Miro kënga u bë Miro zeza… Miro Zeza, sepse i qenë shuar krejt meshkujt e familjes. Nderi i shtëpisë, i gjakut, i fshatit mikpritës por jo gjunjëulur, i kërkoi të shndërrohej në Miro Legjenda. Legjenda Miro Tërbaçja është heroinë popullore, që doli nga gjiri i Labërisë, u vesh si djalë, u ngjesh me jatagan si burrat, i hipi kalit të bardhë, dhe vrau mytesarifin e Vlorës, atje ku qe strukur te Pashai në Berat, sepse, mbeti e vetme në familje, pa nënë, pa baba, pa vëlla. Babai i saj Kostë Strati u vra nizam në hapësirat e shkreta të Perandorisë Osmane, ndërsa vëllain, Skëndon ia vranë në Bramyshnjë të Tërbaçit administratorët shërbëtorë të Perandorisë së Murme Osmane. Vajza u betua se do të mirrte hak, të çonte nderin e familjes në vend. Kjo bijë nga Tërbaçi i Vlorës fluturon si këngë epike në krahët e legjendës për bëmat e saj trimërore.

Vajza e thjeshtë e guximtare labe i vuri vulën e nderit dinjitetit familjes, Tërbaçit, Labërisë dhe mbarë popullit shqiptar, përderi sa emri i saj përmendet dhe shkruhet në histori, në botime të nivelit akademik dhe është burim frymëzimi për poetë e këngëtarë edhe tej viseve të Shqipërisë së Jugut (vendlindjen e ka në Tërbaç të Lumit të Vlorës, sot Bashkia Himarë, prefektura e Vlorës; për vitlindjen ka disa mendime. Përderisa sa ngjarja vihet në vitin 1764, ajo mund të ketë lindur në vitet 1740-1750. Është dhe një hamendësim tjetër që i shënon si vitlindje vitin 1803 dhe si vitvdekje 1859-ën. Po ashtu, nga një burim tjetër kemi informacionin se se vitlindja e Miros është në vitin 1808 dhe vitvdekja më 1869.

Dëshiroj të kujtoj se dy ndër 7 pikat e historianit objektiv janë dhe këto: historiani duhet të vlerësojë vërtetësinë e të gjitha tregimeve, jo vetëm të atyre që bien ndesh me pikëpamjen e tij të favorizuar, si dhe duhet të marrë parasysh motivet e aktorëve historikë.

Kam fatin të kem në arkivin e bibliotekës vetiake shkrime mësuesit atdhetar dhe kronikanit të Luftës Kombëtare të Vlorës, 1920 Gani Ilias Habazaj (1896- 1969) si dhe kujtimet e tij mbi jetën e Kapedanit të Parë të Tërbaçit Lulo Abaz Mehmetit. Ai shkruan: “Lulo Abaz Mehmeti nga katundi Tërbaç i Vlorës ka lindur në vitin 1805, më i vogli i tre djemve të Abazit, që shquhej për inteligjencë e shkathtësi…”. Në rrafshin kronologjik, qoftë nga historia, qoftë nga epika historike, logjika na thotë se Miro Tërbaçja është më përpara në kohë se Lulo Abazi i Parë.

Mësuesi i gjoegrafisë dhe historisë Vendim Lushaj, autor librash, shkruan: “Tërbaçi ka luftuar kundër pushtuesve turq për çdo kohë e në çdo vend. Kjo bëhej për arsye që tërbaçiotët të mos i nënshtroheshin Turqisë, kështu ata kanë luftuar me armë në dorë pa iu trembur fare luftës. Kjo gjë tregohet tek këngët që populli ka thurur. Ishin kohë shumë të vështira, me ndjenjën e patriotizmit një vajzë nga Tërbaçi, nga mëhalla e Strate, u vesh si djalë dhe shkoi për të marrë hakën e të vëllait në Berat, ku vrau pashanë (vëllanë ia vranë turqit në luftë). Kështu populli i këndoi me këto fjalë qysh në vitet 1725: “E zeza Miro Tërbaçe,/ Moj e rritura bonjake,/ Nëpër dyer të Tërbaçe/ Me lakëra burdullake/ Tek berberi u ngrite, vajte:/ “O berber, hasha vëllanë,/ Premë çepenë si djalë,/ Se do vë dyfek e pallë/ Do marr hak për vëllanë”. Në vijim, autori shkruan: “Sipas ngjarjeve dhe gjenezës së fshatit del se Mirua është bijë e mëhallës së madhe të Strate dhe i takon viteve 1706 dhe këtej, e cila në bazë të etnogjenezës së brezave, botuar në historikun e fshatit dhe demonstruar në muzeun e tij, i cili sot është shkatërruar përfundimisht. Tjetër  gjë që vërteton se Mirua është lindur në vitet 1704 këtej, vërtetohet edhe nga armët me të cilat vrau pashanë; ato ishin dogrà [pushkë e vjetër me lloz e një fishek, (shën. im, A. H)], me një mbushje, prandaj kishte dy të tilla me vete, kurse pistoletat moderne kanë dalë pas viteve 1870”.

Mendoj se autori ka përdorur një argument mbushmendës, ndërkohë mund të shprehem se, përderisa nuk kemi një dokument origjinal, ku të jetë shkruar datëlindja dhe datëvdekja, mjafton afërsia në kohë (+ -), se nuk ia vlen të bëjmë rrokopujë. Ngjarja historike e ndodhur dhe hapësira, ku u zhvillua ky akt sublim, duke marrë rrezikun në sy, pra gati vetësakrifikues janë parësore, patjetër koha e ndodhisë ka vlerën e saj, prandaj le të trajtojmë historinë ashtu siç e shkruan historia dhe siç përjetëson kënga, epika historike, sepse ajo është autobiografia e popullit në vargje, siç ka shkruar dhe Ismail Kadare.

Të gjithë studiuesit dhe kujtesa sociale, e ardhur në breza njëmendjesohen me faktin që koshadhet osmane nuk e kapën dot Shqiponjën e Tërbaçit, sepse ajo gjeti strehë tek dajallarët e saj, në Dhemblan, Tepelenë). Nga person u kthye në personazh epik, në faqet e historisë dhe në gjirin e këngës epike, të epikës historike. Ajo tregoi një akt të lartë në shërbim të atdhetarizmit. Mirua u betua se do të merrte hak. Preu flokët si djalë, hodhi pallën e argjendtë mbi supe, e veshur si burrë, u vu në ndjekje të gjurmëve të vetë sundimtarit, hipur mbi kalin e saj të shpejtë si era e vetë vetëtimë mbi të, e shoqëruar me kalorës të tjerë tërbeç. Në Vlorë s’e gjeti. U hodh në Mallakastër, kaptoi qafën e Sinjës e zbriti në sarajet e rënda, e ballëpërballë me pallatin e Pashait në Berat, ky qe strukur sanxhaktari i Vlorës. Rrufeshëm këtu funksionoi intuita e Miros Kapedane. U kërkoi rojeve të sigurisë një takim me sundimtarin e Vlorës, mbasi do t’i dorëzonte një letër shumë sekrete dhe koha nuk priste. Ata e hëngrën (e besuan). Sundimtari po zbriste. Dy plumba në ballë i nisi Mirua dhe ai ra në vend i vdekur. Kjo shqiponjë mali i shoqëroi krismat e kobures me fjalët: “Po të kthejmë borxhin, o sanxhaktar, se shumë ta kemi vonuar!”. Dhe u kthye si suferinë, bashkë me trimat e saj për në Labëri. Në Dhemblan ndodhet varri i kësaj atdhetarje. Në Tërbaç, Flamur Lushaj, si një nga pinjollët e sotëm të mëhallës së Strate, ka mundësuar ngritjen e një shtatorje të Miros në sheshin qendror, në ballkon të fshatit, si dhe ka bërë një varr simbolik me dhè, marrë atje ku mendohet se prehet Mirua, në varret e fisit Meçaj, te dajorit e saj, në Dhëmblan [Njësia administrative Lopës, Bashkia Tepelenë], ku dhe pleqëroi, deri në moshën 66 vjeçe apo patjetër më shumë, sipas bisedave me më moshatarët e fisit Meçaj të Dhëmblanit.

Emri i saj përmendet në botimet e nivelit akademik, si “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, botim i Akademisë së Shkencave, viti 1985, nga ku po citoj: “Tërbaçi është fshat me tradita patriotike. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në kryengritjet kundër Tanzimatit, ku u shqua Lulo Abazi dhe Miro Tërbaçi”. Ky fakt” historik përmendet edhe në botimin më të ri të nivelit më të lartë shkencor “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” i vitit 2009. Emri i Miros është i nderuar në Historikun e vendlindjes “Tërbaçi në rrjedhat e kohës”, Tiranë, Toena, 1997, në monografitë e shkrimet e Mexhit Kokalarit, Llazar Siliqit, Bardhosh Gaçes, Halo Abazit, Selim Beqirit, Tofik Dedës, Vendim Lushajt, Zenepe Lukës, në poemat e Odhise Kristo Grillos, në poezitë e Zhaneta Lazrit, të Lefter e Kristo Çipës, të Eqerem Canajt e Ruzhdi Bajramit, të Flora Gjondedajt e Odise Çaçit, të Albert Habazajt e Liziana Kiçaj, në baladën e mrekullueshme të Bashkim Canodemajt apo në esetë e Idajet Jahajt, etj. Si gjithë të tjerët, edhe fshatarët e Tërbaçit u ngritën në revolta kundër taksave (haraçeve) të tagrambledhësve, i kundërshtuan dhe u përleshën me ta. Kjo ndodhte, sepse, nëpërmjet dhjetarëve, osmanët kërkonin taksa e detyrime arbitrare kundrejt fshatarësisë. Përballë shtypjes së egër të osmanëve, u ngritën e luftuan fshatarët e Tërbaçit. “Në përleshje me nëpunësit turq, – shkruan prof. Gaçe, – u vra Skëndo Kosta Strati, vëllai i luftëtares Miro Tërbaçi. Kjo ka ndodhur … kur pashai i Beratit Mehmet Pashë Qytabiu lëshoi urdhër që krahina e Lumit të Vlorës të paguante taksa të larta. Pasi u dha ujë për të pirë, Skëndo Strati nuk pranoi t’u paguante taksa osmanëve. Ata pabesisht e vranë”. Akretipi i këngëve për Miron i shfaq gjurmët, aty nga fundi i gjysmës së parë të shek. XIX, kur bashkëkohësit e bashkëfshatarët e saj, si Sinan Abazi, Mico Skëndo, Hyso Salati etj., që u bëri përshtypje të lartë akti i saj historik, i kënduan këngë bëmave të trimëreshës tërbaçiote Miro.

Hapësirat folklorike për shqiponjën e historisë

Ishin Sinan Habazaj, Mico Skëndaj e Hyso Salataj me shokë, këngëtarë luftëtarë të kohës së jehonës së bëmave të Miros, që shënojnë dhe fillesën krijuese individuale të këtij krijimi folklorik, që është përfshirë në qarkullim folklorik të bashkësisë së caktuar (Tërbaç, Vranisht, Dukat, Mesaplik, Dhemblan). Kënga bëhet bartëse e historisë, si një histori e kënduar, sepse operon me ndërgjegjen poetike historike. Një variant i këngës është: “O Miro, qajmë, mirë,/ qaj për mua derëzinë,/ që të ngrërë si fëmijë,/ u dhashë ujë për të pirë,/ më dhanë plumbin në brinjë”. Nga kjo këngë kaq prekëse marrim informacionin se si ndodhi ngjarja, momentet se si u shfaq pabesia, por njëkohësisht edhe faktin se tërbaçioti, labi, shqiptari, kur jep jetën për një çështje me interesa të shquara, nuk shpreh dhimbje apo pakënaqësi se vdiq, por jep mesazhe të mos cenohet rruga e nderit. Mexhit Kokalari ka regjistruar këtë variant: “E shkreta Miro Tërbaçi,/ Qaj Miro qaje mirë,/ Vlla e babë derëzinë,/ Moj e rritura bonjake,/ me lakëra burdullake”. Kënga e ka përjetësuar veprën e saj në shërbim të Atdheut: “Do të vë dyyfek e kamë,/ do marr hakë për vëllanë,/ për vëllan’ e për babanë,/ do shtie mbi pashallarë,/ do t’i vras se m’i kan’ vrarë” . Një tjetër variant i këngës së Tërbaçit këndohet: “E zeza Miro Tërbaçe,/ moj Miro, qajmë mirë!/ Moj e rritura bonjake,/ me lakëra burdullake, /nëpër dyer të Tërbaçe;/ ike, te berberi vajte:/ “O berber, o sha vëllamë,/ premi çepetë si djalë,/ se do vë dyfek e kamë, / do marr hakë për babanë,/ për baban’ e për vëllanë! / dhe për kushurin’ e parë,/ për të gjithë shqipëtarë./ Qëllove mbi pashallarë,/ Tërbaçit se ç’i le namë”. Këtë variant, i cili është botuar edhe në vëllimin “Këngë popullore historike”, të vitit 1956, (botim i nivelit akademik, klasifikuar te cikli “Këngë kundër shfrytëzimit”, në të cilin mungojnë tre vargjet e fundit që cituam), e gjejmë të regjistruar në Tërbaç, nga punonjësit e Institutit të Shkencave të Tiranës. Edhe në botimin e Akademisë së Shkencave “Epika Historike”, vëll. 2, gjendet e klasifikuar tek kapitulli II me “Këngë kundër shfrytëzimit ekonomik shoqëror”, pikërisht kjo këngë e Miro Tërbaçes, pa asnjë ndryshim, si duket, sepse është regjistrim i vitit 1952 (sipas shënimit poshtë tekstit). Aty është edhe ky sqarim për këtë vajzë nga Tërbaçi: “Sipas kujtimeve që ruhen në popull, bejlerët e Vlorës i kishin vrarë të jatin dhe të vëllanë”. Kënga e Miro Tërbaçit është e llojit të epikës historike, dhe ky grup këngësh i epikës historike, sipas Prof. Xhagollit, klasifikohet në “Këngë të pushtimit Osman” , të cilat, për “nga struktura e tyre, mjetet shprehëse, figuracioni, ndërtimi artistik etj., janë në shtratin e mirëfilltë folklorik dhe nuk lejojnë hapësirë diskutimesh rreth autenticitetit të tyre folklorik në përgjithësi”.

Kujtesa sociale na sjell të dhëna se vrasja e djalit të pafajshëm e mirëpritës tërbaçiot, zemëroi popullin e gjithë krahinës. Sipas vargjeve të këngës dhe shumë gojëdhënave popullore, Miro Tërbaçja e shprehu urrejtjen e saj duke vrarë mytesafirin e Beratit (kështu quhej Kryetar i administratës së një sanxhaku në kohën e perandorisë osmane). Kështu, Trimëresha e Tërbaçit, si labëreshë vetëtimë, u fut në histori, fluturon në krahët e legjendës, duke u bërë një simbol i femrës shqiptare në këngët e epikës historike.

Kohë pas kohe, kënga e ka përjetësuar dhe e përcjell gojë më gojë e brez pas brezi aktin e saj heroik. Ajo këndohet edhe sot në Tërbaç, në Labëri, edhe në muzikën e kultivuar shqiptare, nga Maja. Ja teksti origjinal i këngës së thurur nga i madhi Kujtim Mici, që është kënduar, së pari nga grupi polifonik i Tërbaçit, në vitet ’70 të shek. XX dhe që është regjistruar më vitin 1978. Kjo këngë pëlqehet, këndohet dhe ka përhapje edhe sot në fise, mëhallë e lagje e fshat dhe matanë hapësirave gjeofolklorike të trevës. Është një këngë që këndohet në vendlindjen time, në Tërbaç sipas këtij varianti, me tekst të Kujtim Micit, marrës Syrja Hodo, kthyes Nebi Xhaka, hedhës Spiro Çino (kënduar në vitin 1995):

O trimja Miro Tërbaçe,/ O Miro, trimja Mirë! [ref.]/ Moj e rritura bonjake,/ Nëpër dyer të Tërbaçe;/ Edhe një vëlla që pate/ Ta vrau pashai për haraçe/ Shkove, te berberi vajte:/ “Berber, të kam sivëllamë,/ Prema çepenë si djalë,/ do marr hak për vëllanë!/ Mirua vrau pashanë”.

Ndërsa kënga “Miro, të vranë vëllanë” me marrës Sinan Brahim Hoxhaj, kthyes Nebi Xhaka, hedhës Bilbil Xhaka dhe tekst të Kujtim Micit, 1978:

Miro, të vranë vëllanë 

turqit pashallarë

se tërbeçt’ haraçet

hasmit nuk ia dhanë.

Për Berat hipur mbi kalë

Mirua nis revan – ë,

e stolisur djalë,

ngjeshur – ë dogranë.

Mirua ormisi Pashanë

dy dogra në ballë,

tronditi dynjanë

tërbaçjotja vajzë.

O trimja Mirë, moj trimja Miro Tërbaçe,

moj e rritura bonjake

o Miro, Trimja Mirë, 

vjen si një dukuri novatore e cilësuar e kohës, qysh në vitet 1975-’80. Poeti dhe studiuesi Llazar Siliqi ka shkruar: “Heronjtë parakalojnë përpara syve tanë të gjallë, konkretë. Ne marrin vesh për trupin e tyre e për veshjen e tyre, dëgjojmë fjalët e tyre kur hidhen në sulm e kur janë përpara vdekjes, i pyesim e kuvendojmë me ta: “Për Berat hipur mbi kalë/ Mirua nis revanë/ e stolisur djalë,/ ngjeshur dogranë”.

Në fshatrat e Labërisë, sidomos në krahinën e Mesaplikut nënat bënin një komunikim të këngëzuar me fëmijët e djepit edhe me ninulla për Donika Kastriotin apo Miro Tërbaçin, si psh; “Nina, moj Labikë, nina/ Mjalt i mjaltit nga Kanina/ të na bëhesh si Donika,/ Si Donika të na bëhesh/ trime në kala të gjendesh” apo “Suferinë në majë të kalit/ T’i ngjash Miros së Tërbaçit”, të cilat portretizojnë këto figura të shquara historike dhe nënat edukojnë me ringjalljen e imazheve trimërore të tyre nëpërmjet këngës për edukimin atdhetar të brezave në vijimësi.

Miro Tërbaçja ka qenë një person real, bëmat e shndërruan në personazh historik dhe figurë të dashur të folkorit shqiptar, tej kornizave të epikës historike. Vetëm në vendlindjen e saj, në Tërbaç këndohen sipas stilit muzikor të Tërbaçit disa variante këngësh për heroinën popullore Miro Tërbaçen, këndohen burrërisht nga grupi i madh e djalërisht nga grupi i djemve të Tërbaçit.

Legjenda e Miro Tërbaçes është një nga më të bukurat e trevës, e cila gëzon disa variante, por të gjitha të dhënat, toponimet dhe vendlindja e saktë e kësaj legjende është në Tërbaç dhe vendngjarja në Berat. Grupi i Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” e ka kënduar qysh në fillimet e riformatimit të tij (2017) në stilin muzikor të Tërbaçit, sipas variantit grarisht këngën labe për heroinën e njohur popullore Miro Tërbaçi, e cila i ka kaluar me kohë hapësirat folklorike të vendlindjes, krahinës e më tej Labërisë dhe përcillet në variante të ndryshme nga grupe burrash, miks apo grash. U ka hije kënga e Miro Tërbaçit këtyre “10 Miro Tërbaçeve” të këngës labe dhe valles së kënduar labërisht, sipas melodisë së tyre! Është fjala për tekstin e mbarënjohur popullor me marrëse: Evgjeni Habili Seferaj, kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj, hedhëse: Vito Shiroku Veraj, iso: Shpresa Kapo Çelaj, Antoneta Goxho Mehmetaj, Madelona Mëzyri Skëndaj, Liljana Rrapi Kapo, Baftie Dauti Xhelilaj, Lavdie Goxho Xhaka, Hava Çelaj Muçaj. Edhe sot e kësaj dite, grupi ynë e ka ndër më të preferuarat dhe e këndon për çdo gëzim, edhe në festën e fshatit për takimin e brezave çdo vit. Madje e kënduan edhe në skenën e madhe të televizionit kombëtar Top Channel gjatë suprizës së veçantë që i bënë Aurela Gaçes më 10 Dhjetor 2025, në një emision të shkëlqyer ku u takuan dhe u çmalluan motrat me njëra – tjetrën: Shqiponjat e Tërbaçit me Shqiponjën e këngës shqiptare. Ato e morën në gjirin e tyre Aurelën, i thanë: “Prina vallen!” dhe ajo u bë prijëse e valles, marrëse: Evgjeni Habili Seferaj dhe Aurela Agim Gaçe, kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj, hedhëse: Hava Çelaj Muçaj, shoqëruan vallen me iso: Lavdie Goxho Xhaka, Shpresa Kapo Çelaj, Bejushe Gaçe Veraj, Liljana Rrapi Kapo, Fatmira Hodo Skëndaj, Meme Ribaj Habazaj, Flutura Nanaj, Antoneta Goxho Mehmetaj.

Këngë për Miro Tërbaçen këndon aq bukur, gjirokastriçe, me ritëm e patos edhe Juli Çenko me grupin “Ergjëria”, po ashtu grupi  polifonik “Lot Kurbeti” në Athinë me tekst të Zaho Balilit, e këndon aq lirshëm me zërin e mrekullueshëm në variant të stilizuar këngëtarja e njohur Maja (Maya Aliçkaj) etj. e gjetkë.

Miro Tërbaçja është simbolika epike e gruas tërbaçiote e labe, e gruas vlonjate e beratase, asaj nga Mitrovica e nga Myzeqeja, nga Gjakova e nga Gjirokastra, nga Kukësi e nga Korça, nga Hoti e Gruda, nga Kelmendi e Prizreni, nga Tetova e Skrapari, nga Shkupi e Janina, nga Tuzi e Librazhdi, nga Elbasani e Mirdita, nga Dukagjini e Himara, nga Ulqini e Përmeti, nga Drenica e Mallakatra, nga Shkodra e Kolonja, nga Presheva e Diaspora, nga Kosova e Çamëria. Miro Tërbaçja është motër e Gjakut Kombëtar, e Shpirtit të Lirë dhe Përparimtar me Teutën e Donikën, me Rugjinën e Shën Angjelinën, me Norën e Kelmendit e Laskarina Bubulinën, me Maro (Mete) Kondin e Norën e Hotit, me Tringë Smajlin e Grudës e Shote Galicën, me Dora d’Istrian (Helena Gjikën) e Marigonë, me Sado Koshenën e Zonja Çurren, me Gego Boben e Zekije Krastën, me Bulen e Persefonin, me Margarita Tutulanin e Qibrije Ciun, me Motrat Qirjazi e Katër Heroinat e Mirditës, me Musine Kokalarin e Ramize Gjebrenë, me Justina Shkupin e Lilo Laben (Ervehe Bazo Gorishtin), me Ganimet Tërbeshin e Fato Berberin, me Nënë Duzen e Hava Gjoliken, me Mine Pezën e Bije Vokshin, me Qeriba Derrin e Antigona Fazliun, me Aishe Kalemen dhe Teferrinë e Vranishtit, me Lejla Malon e Nimete Progonatin, me Tazen e Anifenë. Miro Tërbaçja, si shqiponjë e historisë së popullit shqiptar fluturon në hapësirat folklorike, ngarkuar me këngë dhe legjenda.

Nuk e quaj të gjykueshme, ta cilësoj Miro Tërbaçen Zhan d’Arkë Shqiptare apo Amazonë e Trimërisë. Kur kemi thënë Miro Tërbaçe, kuptojmë që Ajo është Sinonimi Trimëror i Femrës Shqiptare nëpër shekuj, si Mbrojtëse e Pragut, e Zjarrit të Ndezur, e Vatrës, e Tymit, e në se na lejohet të përdorim shprehjen jo thjeshtë metaforike të antropologut Nebi Bardhoshi, të “Gurit të Kufinit”, të Ujit Shqiptar të Pashkelur. Miro Tërbaçi është imazhi i Luftëtares për Lirinë e Atdheut.

BIBLIOGRAFIA:

1) TËRBAÇI në rrjedhat e historisë; Tiranë: Toena, 1998, f. 45.

2) AKADEMIA e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Folklor Shqiptar, Ser. 3, Trashëgimi kulturor i popullit shqiptar, Epika historike, 2, përgat.: Qemal Haxhihasani, Miranda Dule, Tiranë, 1981, f. 465, njësia folk. nr. 343.

3) INSTITUTI i Shkencave, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Këngë popullore historike, përgat.: Zihni Sako, Qemal Haxhihasani, Tiranë, 1956, f. 253, njësia folk. nr. 221.

4) HABAZAJ, Albert: Miro Tërbaçi me histori në këngë dhe legjenda, gaz. Dielli, SHBA, 2.12.2014; https://gazetadielli.com/miro-terbaci-me-histori-ne-kenge-dhe-legjenda/

4/1) HABAZAJ, Albert: Miro Tërbaçja si shqiponjë e historisë së popullit shqiptar; gaz. “Telegraf”, e përditshme e pavarur, e mërkurë, 03 shkurt 2021, viti XV i bot. Nr. 25 (4717) f. 1, 20-21.

4/2https://www.voal.ch/miro-terbacja-si-shqiponje-e-historise-se-popullit-shqiptar-nga-msc-albert-habazaj/multimedia/people/, March, 23, 2021

4/3https://www.zemrashqiptare.net/news/56651/albert-habazaj-miro-terbacja-si-shqiponje-e-historise-se-popullit.html, E merkure, 17.03.2021, 08:59 PM

4/4https://pashtriku.org/msc-albert-habazaj-miro-terbaaja-si-shqiponje-e-historise-se-popullit-shqiptar/, 17 Mars 2021

5) HYSENAJ, Bardho, Histori e Labërisë, Tiranë, Redona, 2011, f. 195.

6) FJALORI Enciklopedik Shqiptar (FESH), vëll. 3: Akademia e Shkencave Shqipërisë; Tiranë, 2009, f. 2695.

7) GRILLO, Odhise Kristo: Trimëresha e Tërbaçit, Tiranë, “Naim Frashëri”, 1974. Ky libër është nderuar me çmim të parë në konkursin kombëtar, 1974, [Bot. 4, Tiranë, Mësonjëtorja e Parë, 2002, 50 f.]

8) GAÇE, Bardhosh: Kënga popullore e Lumit të Vlorës, Tiranë, Toena, 2009, f. 44-45.

8/1) GAÇE, Bardhosh: Vlora – fjalor enciklopedik, Tiranë, Maluka, 2023, f. 637.

9) KOKALARI, Mexhit: Trima të kryengritjeve popullore, 2; Tiranë, “8 nëntori”, 1983, f. 15.

10) CANAJ, Eqerem: Labja; Gërshet shqiponjash për liri, poema, Vlorë, Triptik, 2025, f. 62-64

11) LAZRI, Zhaneta: Miro Tërbaçit; Për dashurinë, vjersha dhe poema, Tiranë, “Naim Frashëri”, 1980, f. 20-24.

12) LUSHAJ, Vendim: Tërbaçi – histori dhe identitet, Vlorë, 2025, f. 15, 33.

13) XHAGOLLI, Agron: Etnologjia dhe folklori shqiptar; Vlorë, Triptik, 2007, f. 242.

VIDEO/ Miti i Orfeut, arkeologia Lida Miraj ngre alarmin: Po degradohet nën themelet e një shtëpie në Durrës

Nga Egla Xhemalaj

Miti i Orfeut, evolucioni i tij ndër shekuj dhe pasqyrimi në mozaikun e Durrësit u sollën në një këndvështrim të thelluar në emisionin “Odeon”, ku arkeologia dhe studiuesja Lida Miraj ndau detaje mbi kërkimin e saj të fundit dhe librin kushtuar kësaj figure mitike.

Miraj kujtoi se mozaiku i famshëm i Orfeut u zbulua në vitin 1986, poshtë themeleve të një shtëpie në Durrës, duke e konsideruar atë një nga dëshmitë më të rëndësishme të trashëgimisë antike në vend. Ajo theksoi se librin ia ka dedikuar bashkëshortit Moikom Zeqo, i cili lidhet ngushtë me zbulimin e këtij mozaiku.

Sipas saj, miti i Orfeut është një nga mitet më të hershme të antikitetit dhe shfaqet gjerësisht në artin e kohës, nga vazot e pikturuara deri te afresket dhe mozaikët.

Image

Në paraqitjen ikonografike, Orfeu shpesh përfaqësohet me lirën në dorë, figurë që bart simbolikë të thellë shpirtërore dhe kulturore, ndërsa në interpretimet e mëvonshme ai lidhet edhe me figurën e Krishtit. Arkeologia shpjegoi se mozaikët e Durrësit datojnë në shekujt III–IV dhe përfaqësojnë një trashëgimi që kërkon mbrojtje të vazhdueshme, pasi lagështia dhe mungesa e kushteve të duhura rrezikojnë dëmtimin e tyre.

Sipas Mirajt, mozaiku i Orfeut duhet të kthehet në një pikë të vizitueshme për publikun, duke i dhënë një vlerë më të madhe kulturës dhe turizmit. Duke folur më gjerë për trashëgiminë e përbashkët ballkanike, ajo u shpreh se rajoni duhet të ketë kufij virtualë, ku kultura dhe historia të komunikojnë më lirshëm. Në këtë kuadër, Miraj vlerësoi rëndësinë e orfizmit si një rrymë që lindi herët në antikitet dhe ndikoi në zhvillimin e mendimit shpirtëror.

Në fund, arkeologia e cilësoi arkeologjinë si një profesion të bukur, por sfidues, duke zbuluar edhe projektin e saj të radhës kushtuar misionit arkeologjik në Shqipëri gjatë viteve 1924–1943.

Image

Cynthia Lennon u kthye nga pushimet më 1968 dhe e gjeti bashkëshortin e saj, John-in, të ulur përballë Yoko Ono-s Nga BUJAR HUDHRI

Kur Cynthia Lennon u kthye nga pushimet në vitin 1968 dhe e gjeti bashkëshortin e saj, John-in, të ulur përballë Yoko Ono-s në shtëpinë e tyre, të dy të veshur me rroba banje dhe të rrethuar nga një ndjenjë e prekshme tradhtie, skenari i një “divorci të yllit të rock-ut” do të sugjeronte një shpërthim publik.
Në vend të kësaj, Cynthia zgjodhi një rrugë që do ta përcaktonte trashëgiminë e saj: ajo mblodhi gjërat, e mori djalin e tyre të vogël Julian për dore dhe thjesht u largua.
Duke vepruar kështu, ajo e shkëmbeu dritën e reflektorëve të një legjende me shenjtërinë e qetë të dinjitetit të saj.
Largimi i Cynthia-s nuk ishte një akt dorëzimi; ishte një ushtrim mjeshtëror i inteligjencës emocionale. Në një kohë kur bota sillej rreth John Lennon-it—zërit rebel të një brezi—Cynthia zgjodhi të bëhej e padukshme. Kjo nuk buronte nga dobësia, por nga një forcë e rrallë, e fortë si graniti.
Ajo kuptoi një të vërtetë që shumëkush në hijen e famës nuk e kap kurrë: nuk mund ta fitosh një luftë kundër një bote që nuk të përket më. Siç reflektoi ajo më vonë:
“E dija që nuk mund të konkurroja me botën drejt së cilës John po shkonte. Ajo nuk ishte e imja. Por nuk do ta lejoja hidhërimin të më përpinte.”
Duke refuzuar të bërtiste, të akuzonte apo të luftonte për copëzat e një martese që po shuhej, ajo ruajti të vetmen gjë që makineria e etur për famë e industrisë së muzikës nuk mund ta prekte kurrë—vetërespektin e saj.
Vitet pas divorcit nuk u përcaktuan nga klisheja e “ish-bashkëshortes”. Ndërsa media shpesh kërkonte një citat të hidhur apo një zbulim skandaloz, Cynthia u kthye nga brenda, te pasionet që kishte mbajtur që nga ditët e saj në Kolegjin e Artit të Liverpulit.
Ajo gjeti paqe në të prekshmen, duke u kthyer te rrënjët e saj si ilustratore dhe dizajnere. Ajo shkroi kujtime si A Twist of Lennon dhe John, të cilat nuk shërbyen si sulme, por si përpjekje për ta humanizuar një njeri që bota e kishte shndërruar në një perëndi.
Ajo e mbrojti Julian-in nga shikimet më të ashpra të famës së të atit, duke u siguruar që ai të ndiente tokëzimin e dashurisë së saj edhe kur bota dukej e shkëputur.
Ndoshta aspekti më radikal i jetës së Cynthia-s ishte refuzimi i saj për të mbajtur mëri. Në një kulturë të fiksuar pas zhurmës, skandalit dhe “larjes së hesapeve”, heshtja e saj fliste shumë. Ajo kurrë nuk u përpoq ta shkatërronte legjendën e John-it apo ta demonizonte publikisht Yoko Ono-n.
Kur u pyet për njeriun që, në thelb, e kishte lënë pas, ajo foli me një qartësi të butë dhe të palëkundur:
“John ishte pjesë e historisë sime—e bukur, e dhimbshme, e paharrueshme. Dhe unë e fala.”
Kjo falje nuk ishte për të mirën e John-it; ishte çlirimi i saj. Ajo i lejoi vetes të ndërtonte një jetë të re nga hiri i zemërthyerjes, në vend që të kalonte dekada duke ushqyer prushin e mërisë.
Cynthia Lennon u nda nga jeta në vitin 2015, por rrëfimi i saj mbetet më aktual se kurrë. Në një epokë zemërimi performativ dhe ndjekjeje të pandërprerë të “vëmendjes”, jeta e saj ofron një plan tjetër për qëndrueshmërinë.
Ajo na kujton se largimi është shpesh lëvizja më e fuqishme.
Cynthia nuk ishte kurrë thjesht një shënim anësor në historinë e The Beatles. Ajo i dha John-it një lloj dashurie që mbijeton pa hidhërim—një forcë e qetë dhe hijerëndë që provoi se nuk ke nevojë të bërtasësh për t’u kujtuar.
Dinjteti ynë është një strehë që askush nuk mund ta na e marrë, përveçse nëse ia dorëzojmë vetë hidhërimit.
Duke zgjedhur paqen mbi një luftë publike, ajo dëshmoi se mënyra më hijerëndë për të fituar është thjesht të ecësh përpara.
Dashuria mund të jetë e përkohshme, por hiri me të cilin e përballojmë fundin e saj na përcakton përgjithmonë.

U zbulua thuajse 110 vjet më parë, “Bukuroshja e Durrësit” rikthehet në qytetin bregdetar pas 45 vitesh

Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit do t’i mbajë dyert e mbyllura edhe për disa muaj. Specialistët kanë nisur punën për sistemimin e objekteve në katin e parë të godinës, ekspozita e të cilit i kushtohet periudhës së antikitetit, ndërsa ende nuk kanë filluar të trajtohen objektet e periudhës së mesjetës, që do të instalohen në katin e dytë.

Oborri, që do të ketë pamjen e një parku arkeologjik, thuajse ka përfunduar, ndërsa po projektohet një shteg kalimi prej disa qindra metrash që bashkon Muzeun me vendzbulimin e banesës romake, në themelet e ish-shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”.

Kjo rrugë këmbësorësh do të shërbejë për vizitat e turistëve në të dy objektet e rëndësishme të qytetit antik.

Punimet restauruese në Muzeun Arkeologjik të Durrësit kanë nisur në vitin 2022. Megjithë vonesat e shkaktuara gjatë realizimit të projektit të financuar nga programi EU4Culture, të cilat do ta vonojnë vënien në funksion të Muzeut Arkeologjik, një lajm i mirë lidhet drejtpërdrejt me një nga zbulimet më të rëndësishme të fillimit të shekullit të kaluar.

Mozaiku i njohur me emrin “Bukuroshja e Durrësit” do të vendoset së shpejti në hyrje të Muzeut Arkeologjik Kombëtar të qytetit 3 mijëvjeçar.

Një urdhër i ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, ka vënë në lëvizje institucionet dhe tashmë mozaiku që kishte zbukuruar hyrjen e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë është përgatitur në disa pjesë për t’u transportuar drejt qytetit antik.

I njëjti ekip specialistësh që e transferoi dhe e instaloi mozaikun e mirënjohur të Durrësit në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në vitin 1981, do ta sjellë atë në Durrës, në qytetin ku u zbulua në vitin 1916 nga arkeologu ushtarak austriak Camillo Praschniker.

“Bukuroshja e Durrësit” është mozaiku më i shquar i zbuluar në vendin tonë. Ai u gjet rastësisht gjatë punimeve të ushtrisë austriake në Luftën e Parë Botërore për hapjen e një transheje fortifikuese në qendër të Durrësit.

Oficeri austriak Camillo Praschniker, i cili ishte edhe një arkeolog i shquar, u kujdes që shtresa e mozaikut të ruhej. Ai është i pari që botoi fotografinë e mozaikut në një libër të tij arkeologjik për Shqipërinë, duke e quajtur atë një kryevepër të artit figurativ.

Më pas mozaiku u mbulua përsëri dhe humbi për 33 vjet.

Këmbëngulja e arkeologut të shquar Vangjel Toçi e risolli në dritë në vitin 1959 një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore të antikitetit.

Bashkëpunëtori i vjetër shkencor, Vangjel Toçi, ndoqi me kujdes të dhënat e shkruara nga dy arkeologë austriakë, Schober dhe Praschniker, në fillim të shekullit XX, lidhur me praninë e mozaikut në një nga lagjet qendrore të Durrësit.

Falë këmbënguljes dhe aftësisë së tij profesionale, në vitin 1959 arkeologu durrsak Vangjel Toçi e rizbuloi mozaikun 2.300-vjeçar. Bashkëkohësit kujtojnë bisedat e gjata të arkeologut me të moshuarit e qytetit, si dhe të dhënat e nxjerra prej tij nga libri i botuar në vitin 1920 nga arkeologët Schober dhe Praschniker.

Mozaiku ndodhej në thellësinë 3.80 metra në themelet e një shtëpie dykatëshe, vetëm 150 metra pas godinës së teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit.

Mozaiku u transferua në vitin 1981 në Tiranë për t’u instaluar në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar, ndërsa pas disa javësh do të jetë pjesë e Muzeut Arkeologjik Kombëtar të Durrësit, qytetit ku u zbulua thuajse 110 vjet më parë./BIRN

‘In memoriam’, botohet monografi per Nexhmedin Zajmin, familja sjell studimin me imazhe të veprave të piktorit

TIRANE

35 vite pas ndarjes nga jeta të piktorit të njohur, Nexhmedin Zajmi, i biri Uvil Zajmi ka mbledhur miqtë e artdashësit, në prezantimin e një monografie, që sjell dhe dokumenton jetën dhe veprën e piktorit. Nga fëmijëria të pedagogët që i zbuluan talentin, si Odise Paskali, nga fillimi i mësimeve te studimet jashtë, kthimi në atdhe dhe një karrierë që u shtri në kohë dhe në vepra, monografia është një lloj monumenti mbi artin që ai la pas.

Monografia përfshin piktura, fotografi dhe një studim për artistin, pa lënë mënjanë edhe qasjen e fëmijëve të artistit, që sjellin anën tjetër të tij, atë të babait përtej kuadrove, penelave e heronjve.

Krijimtaria artistike e Nexhmedin Zajmit fillon që në vitet 30-të e mbaron në vitin 1991, vit kur ai u nda nga jeta në 19 maj. Zajmi i përket brezit të piktorëve të parë që vunë themelet e artit shqiptar ndërsa një pjesë e karrierës së tij ju kushtua, prezantimit e përjetësimit të portreteve e jetës zakonore, të zonave malore dhe periferive, duke sjellë edhe kostumet populloreve të arealeve të ndryshme.


Send this to a friend