Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë audiencës private me Papa Leonin në Selinë e Shenjtë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me Papa Leonin XVI në Vatikan kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, me shpresën që Selia e Shenjtë “do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”.
Takimi mes Osmani dhe Papës u zhvillua një ditë më parë. Gjatë qëndrimit në Vatikan e para e shtetit ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Selisë së Shenjtë.
“Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë. Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.
Ajo e ka ftuar Atin e Shenjtë për vizitë në Kosovë.
Pavarësisht se Vatikani nuk e njeh Kosovën, dy vendet mbajnë raporte mes vete. Në janar të vitit 2024, Kosova ka hapur Misionin e Posaçëm në Vatikan. Ndërkaq, në maj të këtij viti, raportet u thelluan edhe më shumë me emërimin e Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën.
Nunc apostolik është përfaqësuesi diplomatik më i lartë i Vatikanit në një shtet të caktuar – ngjashëm me ambasadorët e shteteve të tjera, si dhe përfaqësues i Papës pranë kishës katolike lokale.
Ky vendim, që u mor vetëm 12 ditë pasi Papa Leoni mori drejtimin e Kishës Katolike, u mirëprit nga Ipeshkvia e Kosovës, që e ka si sinjal të mirë për vendin.
Për shkak të mosnjohjes së Kosovës, Vatikani nuk emëron nunc apostolik, por vetëm delegat dhe për herë të parë delegat apostolik Vatikani ka emëruar për Kosovën që nga viti 2011.
Vatikani ka sqaruar më herët misioni i një delegati apostolik “nuk është i një natyre diplomatike, por i përgjigjet kërkesës për të plotësuar në mënyrë adekuate nevojat baritore të besimtarëve katolikë”.
Pse nuk e njeh Vatikani Kosovën?
Sipas diplomatëve, ish-diplomatëve dhe përfaqësuesve kishtarë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë më herët gjatë këtij viti, çështja e mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë është çështje e ndërlikuar.
Vehbi Miftari, shef i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka një sërë pengesash për njohjen formale.
“Duhet të kemi parasysh se, përtej raporteve politike, dialogu ekumenik, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogu politik Kosovë-Serbi janë po aq të rëndësishëm për Selinë e Shenjtë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, vikari i Ipeshvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, ka deklaruar se Selia e Shenjtë e përcjellë me vëmendje dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Sa më parë që të shihet fundi i tij, aq më parë Selia e Shenjtë do ta njohë Kosovën. Ky është mendimi im personal”, ka thënë ai, duke shtuar se ky proces ka filluar për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj ndoshta për këtë arsye Vatikani heziton që ta njohë formalisht Kosovës “derisa të shihet qartë se do të arrihet një marrëveshje paqeje ndërmjet dy shteteve”.
Po ashtu, një ndër pengesat kryesore vlerësohet të jetë edhe ekumenizmi, apo dialogu ndërkishtar për pajtim ndërmjet kishave të krishtera: katolike, ortodokse dhe protestante.
Ish-ambasadori i Kosovës në Romë nga viti 2008 deri më 2012, Albert Prenkaj po ashtu ka thënë se dialogu ekumenik është një nga shkaqet që Vatikani nuk e njeh Kosovën. Ai ka treguar se në komunikimet e para mes Vatikanit dhe Kosovës, Selia e Shenjtë kishte deklaruar se njeh vetëm shtetet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.
“Kosova nuk është anëtare e OKB-së ende. Ndërkaq, Kisha Ortodokse Serbe apo Patrikana e Beogradit është gjithmonë një problem gjatë këtij rrugëtimi. Pra, ne e dimë se çfarë qëndrimi ka Patrikana e Beogradit, por edhe shteti i Serbisë karshi Kosovës”, ka thënë më herët Prenkaj për Radion Evropa e Lirë.
Kosova, që ka shpallur pavarësinë më 2008 nuk është anëtare e OKB-së, teksa Serbia që atëherë vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës dhe sipas Kushtetutës serbe, vendi ende figuron si pjesë e Serbisë.
Kisha Ortodokse Ruse dhe Kisha Ortodokse Serbe kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, Don Shan Zefi shprehu mendimin se Selia e Shenjtë e ka parasysh gjithë politikën botërore dhe mund të ketë rezervat e veta për njohjen e Kosovës si shtet.
Pavarësisht se nuk ka një njohje formale, komunikimet dhe takimet me zyrtarët e lartë në Vatikan mes udhëheqësve të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë kanë nisur mbi tre dekada më parë.
Takimin e parë me një papë e kishte zhvilluar udhëheqësi politik i asaj kohe, Ibrahim Rugova, kur u takua me Papa Gjon Palin II në Vatikan në mars të vitit 1993.
Kjo ishte audienca e dytë që Osmani ka zhvilluar me një udhëheqës të Kishës Katolike, pasi në janar të vitit 2023, ajo ishte pritur në audiencë private nga Papa Françesku. Po atë vit, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte zhvilluar një takim me paraardhësin e Papa Leonit.
Që nga shpallja e pavarësisë, sipas të dhënave zyrtare, Kosova njihet nga 120 vende të botës. Shteti i fundit që njohu pavarësinë e Kosovës ishte Siria, njohje që u bë publike në fund të tetorit të këtij viti.







Iridenta I ka mbet borq Haki Tahës për premtimin që I dha kur u nis dhe morri përsipër SE kan me vra edhe Dushan Mugoshën.
Për ktë Jan fajtor Fadil Hoxha me Enver Hoxhën,TË cilët mbi çdo gja ja kushtuen mbrojtjes dhe sigurimin e bishave kanibalë Komuniste që ushtrruen genocid TË pa prezent në Kontinentin Europian!
NJI kopje TË këtyne fotove duhet que të gjithë idhtarëve Enverist me në krye Jakup Krasniqin dhe Albin Kurtit TË cilët idhull e kan Enver Hoxhen.
kur qeni ngorth mundet te thuah cdo gje, mbasi ay ose ajo nuk kan si te te japin pergjigje, cfar dua tju them se kur keta bura i dinin se ay mut ishte dylberi i MOGOSHIT, pse si patrijot nuk ja futen nje plumb pas bythes, por e lane deri sa i zhduku patrijotet shqiptaret e vertete nuk la njeri pa cnderuar fizikisht dhe moralisht, pse nuk doli nje trim qe tja fuste nje hu prapa ne bythe, por hu me njgjemba, se i kruesh shum , kur diesh se ishte skerthat pse e lan te bente vrasje kombetare, muti mban here atij i qelbesh ,
Për çudi kena dhe ket edvin ramën që puthet me tjerë dushan mugosha sa në Beograd aq dhe në Ankara si enveri i tij dhe i familjes tij. Mjera Shqipni se shka i ka ra për hise!
hahahahahaa , e ke ba te forte , por mos bertit shume se ky eshte gjalle akoma e kushedi . kur te vdese dhe ky do flasim 😛
A do binden shqiptaret se jane genjyer e mashtruar prej tij.A do binden shqiptaret se ai intelektualet e pakte te para luftes iasgjesoi te gjithe duke i shpallur armiq.A do binden shqiptaret se qeverine e tij e beri me idioter te pashkolluar dhe te paprincipe.A do0 binden shqiptaret se nen ndikimin e serbeve ai u vuri shqiptareve yllin e kuq dhe u hoqi nga kapelja shqiponjen dy krenare te Skenderbeut.
Zoti Haki te lumte per cfare ke publikuar.
Thirrje te gjithe shqiptareve,por ne vecanti shokeve dhe miqeve e te afermeve te mi : Hiqeni nga mendja dhe shpirti kete njeri qe ju hodhi mendjen e gomarit dhe u beri ta doni verberisht.Pastyrohuni dhe lehtesohuni