VOAL

VOAL

Flower of Vlora & Butterflies – Lulja e Vlorës dhe Fluturat Në FLORIDA 28 Janar 2023 – KUR LETERSIA TAKON KINEMATOGAFINE !

January 15, 2023
blank

Komentet

blank

In Memoriam Dr SELAHEDIN VELAJ – NJË JETË E TËRË NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT DHE ÇËSHTJEVE SHQIPTARE Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA


Respekt dhe vlerësim, për fisin e nderuar VELAJ, nga Kanina e Vlorës

blank
Mbiemri “VELAJ” me origjinë nga Kanina e Vlorës, tashmë është më se i njohur; fis i nderuar dhe i respektuar, jo vetëm për ata që i njohin trashëgimtarët e atij fisi, por edhe lexuesit e shumtë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Si shumë familje të tjera antikomuniste edhe Familja Velaj pati fatin e zi të ishin pjesë e goditjes së pamëshirshme komuniste, për t’iu nënshtruar internimeve dhe presekutimeve në kampet famëkeqe, të rregjimit hoxhist.Mandela i vërtetë Shqiptar, Petrit Velaj, pas Mandelës së Afrikës, pati fatin e keq të kalonte 37-të vitet më të bukura të jetës së tij në ferret e egra të burgjeve komuniste shqiptare.

Në orët e fundit, kur anëtarët nacionalistë të Ballit Kombëtar, në të cilin bënte pjesë edhe Petriti, do të largoheshin përkohësisht nga atdheu, për t’i shpëtuar hakmarrjes së komunistëve, Petrit Velaj niset me një mision udhëtimi për në Tiranë. Qellimi i atij udhëtimi, ishte një letër e Mit’hat Frashërit për të motrën dhe një letër tjetër e Dom Zef Shestanit për Patër Anton Arapin…

Por, për fatin e tij të hidhur dhe të familjes së tij, atë e kapi çeta komuniste e Hysni Kapos, në Mamurras afër Tiranës. Këtu nisi kalvari i gjatë dhe i dhimbshëm i vuajtjes së Petritit…

Hulusi Velaj, vëllai i madh i Familjes Velaj, i cili, në atë kohë ishte nëndrejtor i Bankës Kombëtare në Vlorë, u akuzua nga ai rregjim si bashkpunëtor ose kolaboratorist me amerikanët. Komunstët shqiptarë e dënuan pa gjyq; e pushkatuan në moshën e tij 38- vjeçare…

Vëllai i Petrit dhe i Hulusi Velaj, Dr. Selahedin Velaj, e pati ndryshe fatin nga të vëllezërit, për t’i shpëtuar kthetrave të komunistëve.

blank
Dr. Selahedin Velaj

Si anëtar i Ballit Kombëtar dhe si korrier, që banonte me vëllanë, Petritin, në shtëpinë e familjes Roi, vendosi të largohet përkohësisht nga Shqipëria derisa të sqarohej situata e pasluftës.

Ai u largua nga atdheu. Pas shumë vuajtjesh si emigrant politik në Evropë dhe Kanada, Dr. Velaj u vendos në Sh.B.A.

Tashmë njihet nga të gjithë Dr. Selahedin Velaj, si një intelektual i shquar, përkrahës dhe aktivist i flaktë i çështjes shqiptare, një ndër emigrantët e hershëm politikë i ardhur në SH.B.A., ku regjimi komunist shqiptar, i shuajti, pothuajse gjithe familjen e tij në Shqipëri.

Duke qenë një aktivist antikomunist i njohur në Komunitetin Shqiptar të Amerikës, bashkë me atdhetarë të shumtë, si pjesëtar në demostrata të ndryshme për mbrojtjen e çështjes shqiptare, rrënien e komunizmit në Shqipëri dhe pavarësinë e Kosovës, Dr. S. Velaj ka patur takime edhe me senatorë, duke shkuar edhe në Departamentin e Shtetit.
Përmend këtu, takimin me ish Senatorin e Shtetit të Connecticut, L. Weicker, ku edhe banon Dr. Velaj.

Senatori, L. Weicker në atë kohë i priti në zyrën e tij Dr. Velaj-n, i shoqëruar nga Kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare, Rev. Arthur Liolin, i cili, menjëherë, iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij, si edhe gazetari i mirënjohur Xhevat Kallajxhi.

Shqetësimin e tij dhe të gjithë bashkatdhetarëve shqiptarë në emigracion, senatori e dëgjoi me vëmendje, por u emocionua dhe u shqetësua shumë, kur mësoi, se si 2 milion shqiptarët në Kosovë trajtohen si kriminela.

Menjëherë lëshoi një “Pres Lease”, e cila u botua në Gazetën Zyrtare të Partisë Republikane në Hartford, kryeqytet i Connecticut.

Senatori, për herë të parë mësoi për vuajtjet e popullit shqiptar nga barbarët serbë, i cili e kishte mundësinë që të nxiste edhe kolegët e tij në Senat.

Në të njëjtën kohë senatori i telefonoi Departamentit të Shtetit për një vizitë atje.
Edhe në Departamentin e Shtetit i pritën mirë…

Kohët e fundit kemi mësuar edhe, kur Dr. Selahedin Velaj shkoi në Japoninë e largët, me një mision tepër të rëndësishëm, fisnik, për të mbajtur një referat, për çështjen më të rëndësishme të Kombit Shqiptar – Pavarësia e Kosovës, në Universitetin e KYUSU në FUKUOKA ku edhe u nënshkrua një Rezolutë për Pavarësinë e Kosovës nga mbi 135 intelektualë të ndryshëm japonezë, duke u bërë një ambasador i Shqipërisë, i pa akredituar nga shteti shqiptar.

“Dardha, bie nën dardhë!” “Bëmë baba, të të ngjajë!”

Këto shprehje të urta popullore, duket se kanë zënë vend edhe në Familjen e Dr. Selahedin Velaj-t.

I martuar me një grua të huaj, italiane, antikomunizmin dhe dashurinë për Shqipërinë dhe shqiptarët, Dr. Velaj ka ditur t’a brumosë edhe tek bashkeshortja e tij, Rina, një grua intelektuale dhe me kulturë të lartë si vetë bashkeshorti i saj, si dhe dy djemtë e tij, Leka dhe Drini.

Edhe pse me nënë jo shqiptare, ka qenë disi e vështirë që djemtë e tij të mësonin gjuhën shqipe, por dëshira dhe insistimi i Dr. Selahedinit si prind, bëri të mundur që ata ta flasin bukur gjuhën atërore; të njohin kulturën shqiptare, traditat, atdhedashurinë.
Jo vetëm për fëmijtë e tij, por Dr. Velaj, ka qenë i preokupuar edhe për fëmijët e tjerë shqiptarë që jetonin në Nju Jork, të mësonin dhe të shkruanin gjuhën shqipe.
Kështu, me inisiativën e Dr. Selahedin Velaj-t dhe në bashkëpunim me disa miq e shokë, në vitin 1967, në Nju Jork, Manhattan, u hap shkolla shqipe, e cila kishte më se 100 nxënës nga të gjitha krahinat shqiptare.

Shkolla Shqipe e New Yorkut vazhdoi për katër vjetë rresht, por jetën e pati të shkurtër.
Mbyllja e shkollës nuk u ndikua nga nxënësit shqiptarë, sepse ata me plot dëshirë prisnin të vinte dita e shtunë për t’iu bashkuar vëllezërve të tyre, por nga mosinteresimi i prindërve të tyre.

Edhe pse qyteti i New Yorkut ua kishte dhënë dorovisht një shkollë fillore, por shpenzimet e tjera shkollore, si: vizitat nëpër muzetë e ndryshme të qytetit, shfaqjet teatrale në New York dhe Boston, librat, transportimi i fëmijëve vajtje ardhje në shkollë dhe shpenzime të tjera në lidhje me këto shkolla, fondet po pakësoheshin, megjithëse mësuesit ishin vullnetarë, pa pagesë.

Sidoqoftë, pas katër vjetëve, rezultati ishte i mrekullueshëm. Nxënësit në atë kohë, nuk mësuan vetëm gjuhën shqipe ta shkruajnë dhe ta lexojnë, por ata mësuan edhe gjeografinë e vendit tonë, kush ishin atdhetarët tanë që bënë të mundur shpëtimin e atdheut tonë, sidomos, ata që bënë të mundur mësimin e gjuhës shqipe si: Papa Kristo Negovani, Motrat Qiriazi dhe Noli i madh që lindi në Turqi, u edukua në Greqi dhe doli pionieri i parë në mbrojtje të atdheut dhe gjuhës shqipe.

Edhe sot, pas shumë vitesh të shkuara, Dr. Selahedin Velaj, kujton me respekt dhe i vlerëson mësuesët vullnetarë, që punuan dhe bënë të mundur vazhdimin e shkollës shqipe në New York për katër vjetë: Dr. Anesti Andrea, motra e Dr. Anna Kohen zonja Juka, Lec Shllaku, Petraq Ktones, Hajdar Tonuzi, Zef Pashko Deda, Sami Çaushi etj.
Pas rrënies së Komunizmit në Shqipëri në fillimvitet 90-të, kur ekonomia, mjekësia…shqiptare ishte tepër e ulët, Dr. Velaj, së bashku me djalin e tij, Drini, shkuan në Shqipëri me një mision humanitar, të ndihmojnë popullin dhe vendin e tyre të vuajtur me ato ndihma që ia lejonte mundësia financiare dhe, ia arritën qellimit. Ndihmat kapnin shumën e dhjetëra mijë dollarëve, mes atij korrupsioni dhe varfërisë që kalonte vendi ynë në ato vite edhe pse ato ndihma u shpërdoruan.

Të njëjtën ndihmë, Drini Velaj e dërgoi edhe në Tiranë për popullin kosovar.

blank
Drini Velaj

Nuk është shumë e rëndësishme për të, nëse morrën apo jo falenderime, por ajo që e shqetësojnë më tepër, është, kur u dëgjuan zëra të liq, se, disa mjekë të papërgjegjshëm, përfituan nga ato ndihma, duke marrë një sasi të konsiderueshme ilaçes, e për t’i shitur pastaj për interesin e tyre…

Drini Velaj, pasi mbaroi studimet me rezultate të shkëlqyera, edhe pse u pranua për të vazhduar studimet në shtatë universitete të mjekësisë me emër në Amerikë, përfshirë edhe Universitetin Mountain Sinai, preferoi të vazhdojë studimet për mjekësi në Universitetin “DUKE”.

Pas doktoraturës, Drini Velaj kreu 10-të vjetë studime pasuniversitare në Harward, si i treti shqiptar, pas Fan Nolit dhe Faik Konicës, studentë në atë Universitet famozë.
Drini Velaj mban titullin: “Akademik Doktor Mjekësie” i specializuar si Neuro Radiolog në Universitetin e Harward-it.

Leka Velaj, djali i madh i Dr. Selahedin Velaj, ka kryer studimet në universitetin PACE të Nju Jorkut dhe është diplomuar për goverment, qeverisje për çështjet qeveritare.

blank
Leka Velaj

Aktualisht Leka Velaj është drejtor i një organizate shkollore amerikane.
Si i tillë, ai ka të drejtën të emërojë studentët amerikanë për të vizituar të gjitha shtetet e botës. (Bëhet fjalë për studentët e shkëlqyer)

Vëmendja e Leka Velaj-t, sigurisht, është e përqendruar edhe tek gjaku i tij, studentët shqiptarë, për t’i përkrahur; jo vetëm studentët shqiptarë që studjojnë dhe jetojnë në Sh.B.A. por edhe studentëtë e tjerë në shtete të ndryshme të Evropës, për të qënë edhe ata pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet bashkë me studentët amerikanë.
Kështu ndodhi edhe këto kohët e fundit. Në vizitën që bënë në Kinë, midis studentëve të tjerë të huaj, Leka Velaj përzgjodhi edhe tre studentë shqiptarë, Luart dhe Keven Dilja, djemtë e ish ambasadorit të Shqipërisë pranë OKB-së, të ndjerit Ljublin Dilja dhe studenten tjetër, Gerca Plangarica, vajza e profesorit në universitetin e Parist, Tomor Plangarica.

Studentët shqiptarë bashkë me drejtorin Leka Velaj u pritën në selinë e Ambasadës Shqiptare në Pekin, nga ambasadori N. Peka.

Pritja nga ambasadori Peka, ishte mbresëlënëse, që do të kujtohet gjatë nga pjesëmarrësit.

Të gjitha shpenzimet financiare u mbuluan nga organizata në fjalë, që drejtohet nga Leka Velaj.

Përveç Kinës, studentët kanë vizituar edhe shtete të tjera, Austrinë, Francën, Hungarinë, Çekinë dhe shtete të tjera.

Një tjetër pinjoll i fisit Velaj është edhe piktori i mirënjohur Fatmir Velaj, piktori, që Austria e ka shpallur ” Nderi i Republikës”, ndërsa Sanremo e nderoi me Medaljen e Artë.

blank
Fatmir Velaj

Fatmir Velaj është edhe përfaqësues i Europës multikulturore…

Kush është Dr. Selahedin Velaj!
Dr. Selahedin Velaj ka lindur në qytetin e bukur dhe bregdetar të Vlorës. Edhe pse ai ka vizituar shumë qytete dhe vende të botës, për të, Vlora mbetet qyteti më i bukur dhe më i dashur.
Ai vjen nga një familje me tradita patriotike dhe atdhetare. Në familjen e tyre, ata ishin katër vellezër dhe një moter.
Në Vlorë ka kaluar fëmijërinë dhe rininë. Atje ka kryer shkollën fillore, deri në përfundim të shkollës se mesme me rezultate të shkëlqyera.
Duke iu bashkuar grupit të të rinjve së bashku me Mit’hat Frashërin, në fundin e nëntorit 1944 anëtarët e KQ të Ballit e bashkë me nacionalistë të tjerë u nisën, në Itali. Pas disa vitesh, Selahedin Velaj emigroi në Kanada dhe në vitin 1954, në SHBA.
E gjithë familja dhe fisi i tij ka qenë në “shënjestrën” e regjimit komunist.
Në vitin 1957 Dr. Selahedin Velaj mbrojti titullin: “Bachelor Cum Laude” në New York City College.
Në vitin 1966 mori titullin C.L.U. nga American Life Underwites, që kishte lidhje me profesionin e tij.
Në vitin 1973 mori titullin: “Akademik, Doktor Suma Curn Lode” në Universitetin e napolit, Itali, në gjuhët romane dhe shqipe.
Veçse një doktor, akademik dhe atdhetar i flaktë, Selahedin Velaj është autor i shumë shkrimeve nëpër gazeta të ndryshme në Amerikë. Që në vitet e hershme ka shkruar artikuj të ndryshëm në “DIELLI”, në “Shqiptari i Lirë”, në fletushkat që nxirrte Balli dhe tani në vitet e fundit në Gazetën Shqiptaro-Amerikane “ILLYRIA”.
Ka shkruar një libër të vogël mbi të drejtat që u takojnë shqiptarëve në SHBA, prej sistemit ekonomik shoqëror “Social Security”, duke u ardhur shqiptarëve në ndihmë për të patur njohuri më të gjera në sistemin ekonomik shoqëror.
Botim tjetër është edhe broshura “Testamenti”, duke sjellë njohuri me ligjet federale dhe shtetërore amerikane në lidhje me testamentin. Ai libër, u mirëprit shumë mirë nga Diaspora Shqiptare dhe për të shkruajti edhe gazeta “Illyria” në Nju Jork. Gjithashtu, është edhe një libër tjetër prej 100 faqesh, i cili u vjen në ndihmë të rinjve që nderojnë profesionin. Libri stërvitës është shkruar në shqip, i cili mund të përdoret në Prishtinë dhe në Tiranë. Ndërkaq, Velaj ka shkruar edhe një libër tjetër humoristik dhe sarkastik me titull: “The Plastic Tongue”. Ky botim flet për pjesën më të madhe të amerikaneve, si njerëz pa kurrfare shije për ushqimin. Libri tregon se çdo gjë ka përparuar në Amerikë, me përjashtim të artit kulinar, sepse për shumicën e amerikanëve çdo ushqim është “delicious”, pasi gjuha e tyre “plastike” nuk e dallon shijen e mirë dhe të keqe të ushqimit.
Një tjetër botim i rëndësishëm është edhe rasti i albanologut të ri japonez, Prof.Dr. Kazuhiko Yamatos. Ky njeri i nderuar e autorizoi dr. Velajn që të përkthente veprën e tij mbi kanunin, që është i një rëndësie të madhe.
Megjithëse pati pak lodhje në përkthimin e këtij libri, sepse i duhej të “shtrydhte” më se gjashtëqind mijë fjalë në gjuhën angleze në gjashtëdhjetë mijë fjalë në gjuhën shqipe, Selahedin Velaj ia ka dalë mbanë. Libri i përkhyer “Struktura Etike e Kanunit dhe nënkuptimi i saj Kulturor”, doli nga shtypi në muajt e parë të vitit 2005. Meqënëse ky libër ka vlera të larta, ai ka menduar që ta përkthejë edhe në gjuhën italiane. Një libër tjetër është edhe një vepër e shkrimtarit të njohur spanjoll Pio Baroja. Ky autor përshkruan aventurat e një të riu, Vaskes dhe titullohet: “Zalacain El Aventureco”.
Të gjithë librat e tij, Dr. Velaj i ka shpërndarë falas gjithë shqiptarëve, shoqatave bamirëse (jo fitimprurëse) dhe institucioneve fetare në SHBA. Selahedin Velaj nuk është vetëm babai i dy djemve, ai është njeriu i dashur dhe i nderuar për gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë. Ai është biri i shtrenjtë i shqiptarisë, sepse gjithë jetën e tij në emigracion nuk ka pushuar asnjëherë së shkruari, së punuari dhe së ndihmuari për çështjet e mëdha të kombit tonë. Dr. Velaj është simboli i diasporës shqiptare në SHBA.
Meritojnë respekt dhe vlerësim njerëz të tillë, pasi, çdo sukses i tyre është edhe suksesi i çdo bashkatdhetari.

Falenderime dhe vlerësime, fisi i nderuar VELAJ nga Kanina e Vlorës.

PIERRE-PANDELI SIMSIA
blank

Në asnjë vend të Evropës dhe në SHBA nuk ka asociacione të tilla- Nga Skënder Karaçica

Diplomacia në peshojë
Pse ndaj shtetit të Kosovës me dy ,,standarde,,(sic!).Plani i Ahtisarit:Shteti i Kosovës multietnik dhe jo bashkimi me Shqipërinë,ndërsa orvatet për asociacionin një etnik për pakicën serbe(sic!).
Në asnjë vend të Evropës dhe në SHBA nuk ka asociacione me këso,,standarde,,(sic!),ndonëse dihet se çfarë organizimi kemi nëpër botën e qytetëruar për asociacionin,por në asnjë vend nuk e kanë formën (lexo:ekzekutive,-SK).
JO! Asociacioni një etnik për pakicën serbe,që,për këso ,,standarde,,diplomacia ndërkombëtare(BE-SHBA)do të lënë zjarrin e ndezur të luftës dhe të konflikteve për brezat e ardhshëm shqiptarë në Kosovë(sic!).
Nuk i zihet besë në asnjë mënyrë regjimit dhe të politikës herë butë,herë me lot krokodili,herë me tone të demokracisë në Beograd(!).
Çikago,më 30 janar 2023
blank

Opozita nuk ishte në historinë e kujtimit për Reçakun e historisë së Kosovës…!- Nga Skënder Karaçica

Në vend të reagimit
Në Shtime, sot, në kujtim të historisë së Reçakut të orëve të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës,nuk mori pjesë opozita parlamentare e Kuvendit të Kosovës(sic!). Pse po ndodh kjo? Pse pozita aktuale e institucioneve të shtetit, që po e udhëheq qeveria Kurti 2, nuk e ftoi opozitën parlamentare për të marrë pjesë në kujtimin të historisë së Reçakut, që e tronditi botën e lirë demokratike dhe e hapi udhën e Lirisë së Kosovës…?
Pse kaq shumë armiqësi të skajshme politike në Kosovë…?!
Vota e lirë e sovranit është kontratë në demokraci, kështu thonë teoritë politike për vlerën sublime të qytetërimit në botë. Vota e lirë për pushtetin aktual nuk është bër pronë për askend dhe, siç thuhet në Drenicë, me u sjellë sikur në bahqe të babës…!
Pse në ditët si kjo e kujtimit për Reçakun historik, nuk i pamë bashkë  në sallën në Shtime pozitën dhe opozitën parlamentare të Kosovës…?!
Për të gjitha këto, pozita udhëhqëse e shtetit të Kosovës mbanë përgjegjësi kushtetuese,që,në rrethanat e kohës nuk e përafron opozitën për kahet e shtetndërtimit dhe, bashkë si mekanizma me përgjegjësi për Shtetin e Kosovës!
Në Reçakun historik nuk ju pamë bashkë!
Çikago,më 15 janar 2023
blank

Flower of Vlora & Butterflies – Lulja e Vlorës dhe Fluturat Në FLORIDA 28 Janar 2023 – KUR LETERSIA TAKON KINEMATOGAFINE !

AAWO-Florida Chapter ne bashkepunim me organizaten Vatra Tampa Bay dhe shoqaten Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve-Tampa Bay organizojne nje:

Pasdite Kulturore

 

Gjate aktivitetit do te prezantohet libri “Lulja e Vlores” ( “Flower of Vlora”) i Dr. Anna Kohen dhe do te shfaqet filmi Dokumentar “Fluturat”.

Ne kete dokumentar regjisori Bujar Alimani paraqet historite tronditese te 21 grave shqiptare te rritura ne internim gjate periudhe se diktatures.

Gjithashtu kush deshiron mund te marre autograf ne liber nga Dr. Anna Kohen.

Sponsore te aktivitetit jane Kosloski Family Foundation dhe AAWO-Fl. Chapter.

Takimi do te zhvillohet ne Countriside Library ne Clearwater, Florida me 28 Janar 2023 ne oren 12:00 pm fix.

Per pjesmaresit do te kete edhe nje koktej me ushqime dhe pije freskuese.

Numri i pjesmaresve eshte i kufizuar, prandaj konfirmoni pjesmarjen tuaj sa me pare.

Adresa eshte:
Clearwater Countriside Library
2642 Sabal Spring Drive
Clearwater, Fl. 33761
Librin “Flower of Vlora”(ne gjuhen angleze) te Dr. Anna Kohen mund ta gjeni ne Amazon.com.
Ne shqip “Lulja e Vlores” mund ta gjeni ne Tirane ne librarine “Tirana Times.”
blank

(Video) Promovimet e librit të ish Kryetarit të Vatrës Dr.Gjon Buçajt “Vatra ne kapercyell te shekujve”

Më 14 maj të këtij viti e la këtë botë Dr.Gjon Buçaj, ish Kryetari i Vatrës, një veprimtar i shquar i diasporës Shqiptaro-Amerikane që i kushtoi gjithë jetën shqiptarizmës, çështjese kombëtare, që sa jetoi mbolli ndjenja të nalta njerzëzore, ku  dashunine për familje, për komb dhe për besimin në Zot.

Voal.ch po i sjell lexuesit promovimet e librit të Dr.Gjon Buçajt “Vatra ne kapercyell te shekujve”. Dr.Buçaj e mori në dorë dhe e pa botimin e librit të tij, ndërsa promovimet u bënë postum. Por fryma dhe vepra e Dr.Buçajt do të jetojë gjithmonë.

blank

Darkë Festive për Krishtlindje nga Shoqata Kastrati, Michigan Nga Valentin Lumaj

Ditën e Dielë me 18 Dhjetor, në sallën moderne të Qendrës Kulturore “Nënë Terëza”, u organizua “Darka e Kastratit” me rastin e Krishtlintjeve. Kjo Darkë Festive u organizua nën kujdesin e Shoqatës Kastrati me qendër në Michigan. Ky aktivitet ishte shpadhur me kohë nga kjo Shoqatë dhe u vu re pregatitja e gjithanshme në organizimin e saj. Dyert e Sallës u hapën në oren 7 të mbrëmjes dhe ceremonia e hapjes filloi në orën 8. Darka u hap me hyrjen ceremoniale të flamujve shqiptar dhe amerikan të shoqëruar me tupan nga artisti Arsid Ceka dhe grupi i valleve të Kishës Zoja Pajtore. Në vazhdim u kënduan hymnet shqiptare dhe amerikane.
Aktiviteti u moderua nga aktivistja Suzana Burgaj Gjelaj, e cila në fjalën e hapjes tha: “…Kishte kohë që kastratasit nuk ishim mbledhur, dhe duhet që të mblidhemi më shpesh, dhe ja ku jena prapë në traditën tonë të festimit të festave bashkë, në traditën tonë të kangës, valles dhe të qefit”.
Grupi i valleve të Kishës Zoja Pajtore nën drejtimin re koreografes Joli Paparisto, performoi disa valle tradicionale shqiptare, të cilët me veshjet kombëtare, tingujt dhe harmoninë e kërcimit, ja shtuan hijeshinë Darkës.
Merrnin pjese, famullitari i Kishës Zoja Pajtore, dom Ndue Gjergji, përfaqësuesi i Shoqatës Jehona e Malësisë, Agron Dedivanaj, drejtori i Televizionit ACTV, Arben Spahia dhe ekipi ti tij. Kishte ardhur nga Bajza e Kastratit, drejtuesi i ekipeve të grupmoshave të ndryshme të futbollit qytetar Nderi i Malesise së Madhe , Ndue Rranxburgaj, gazetari Zef Përgegaj dhe drejtori i disa platformave ne rrjetet sociale, Prel Popaj. Asistuan në organizimin e Darkës aktivistet më të reja të Shoqatës Kastrati, Dora Gjekaj dhe Angela Lumaj.
Dom Ndue Gjergji, i uroi Shoqatës Kastrati suksese të mëtejshme dhe theksoi se edhe kjo shoqatë duhet të jetë një hallkë e çmueshme në kontekstin dhe tablone e kombit dhe të komuniteti shqiptar në mërgim. Dom Ndou i thirri të pranishmit që në paqe dashuri dhe mirëkuptim me njëri tjetrin ti kamojmë këto festa të Krishtlindjeve dhe vitit të ri. Më pas, dom Ndue Gjergji tha një lutje dhe bekoi Darkën.
Në vazhdim të ceremonisë, fjalën e mori kryetari i sapozgjedhur i Shoqatës Kastrati, z. Valentin Lumaj i cili në fjalën e tij mbasi falenderoi Kastartasit për besimin e detyrës së re, ju drejtua të pranishmëve: “…kjo detyrë është e përbashkët, ju jeni Shoqata Kastrati, pa ju asgjë nuk mund të realizojmë. Nuk mund të rri pa falenderar bashkëpuntorët e mij, me të cilët po i japim jetë dhe rrugë kësaj Shoqate: Gjon Kacaj, Pjerin Prekaj, Ylli Gilaj, Petrit Dodaj, Lush Marinaj, Sokol Kalaj, Arben Nerhati, Ndoc Lumaj, Ben dhe Kol Burgaj, etj…në mbi 600 vjet histori te shkruar, Kastrati i ka dhënë kombit shqiptar heronj që kanë sakrifikue jetën për trojet shqiptare, artistë, gjuhëtarë, këngëtarë sportistë dhe figura të ndritura të nivelit kombëtar. Mbas një konsulte të Kryesisë së Shoqatës Kastrati, është vendosur që sa herë që të mblidhen kastratasit, ti vlerësojnë dhe nderojnë bijtë e vet ma të mirë. Sonte do të vleresohen me Mirënjohje kater bij të Kastratit, dy që nuk jetojnë dhe dy veteran të komunitetit shqiptar në Michigan. Kjo traditë do të vazhdojnë dhe çdo darke të Kastratit, do të nderojmë edhe figura të tjera të kastratit që janë shumë.
Më pas u bë ceremonia e dorëzimit të katës Mirënjohjeve për:
1- Të ndjerin Vasel Pjetër Doda, aktivist i shquar pwr shumë vite i komunitetit shqiptar në Michigan, mirënjohje të cilën e mori i biri i tij, Gjokë Dodaj.
2-Artisti i këngës, i ndjeri Nush Zef Malaj, (Biq Buçi), mirënjohja u mor nga i biri i tij, Can Biqi.
3-Aktivistin dhe themeluesin e Shoqatës Kastrati, z. Nikoll Veshtaj, I cili udhëtoi nga Florida mbas ftesës së Shoqates.
4- Aktivistin dhe vetëranin e Kishës dhe komunitettit shqiptar në Michigan, Ndoc Pashko Lumaj.
Po ashtu, Shoqata Malësia e Madhe me qendër në Shkodër, drejtuar nga z. Ilmi Kurti, kishte dërguar një dekoratë Mirenjohjeje për aktivistin z. Valentin Lumaj.
Mirënjojet u dorëzuan nga famullitari Dom Ndue Gjergji dhe veterani Gjon Kaçaj.
Më pas, folësi i rastit, ish kryetari i shoqatës së Përndjekurve Politikë, z. Kaçaj në fjalën e tij bëri një përmbledhje të shkurtër të historisë së Kastratit dhe ceku disa momente pikante të cilat kanë lënë shenjë në historinë e Kastratit.
Darka vazhdoi me këngë dhe valle të trevës së Malësisë së Madhe dhe të tjera. Argëtuan të pranishmit, kangëtarja e mirënjohur, mbesa e Kastratit, Albina Nrejaj, nën shoqërimin e muzikantit Elvis Tërshana dhe DJ Luciano Malaj, djali i Bajzës Kastratit. Drejtuesit e Shoqatës Kastrati shpërndanë bluza me logon e re të Shoqatës, ndërsa përfaqësuesi i Tvalb, z. Elton Mata dhuroi disa pajisje për shërbimin falas të programeve që ofron kjo platformë. Ushqimet dhe pijet tradicionale shqiptare ishin të bollshme dhe Darka vazhdoi dhe u mbyll në harmoni dhe sukses të plotë.
blank
blank
blank
blank

Si fytyra e Sali Berishës, e sulmuar do të jetë e çdo shqiptari nën Jugosllavinë e re “Ballkani i Hapur” Nga Sami Mulaj

Historia perseritet në Ballkan…

Në kohen e Titos e te Enver Hoxhes, ( pas çlirimit siç kane deshire ta quajne titistet dhe enveristet e rilindasit sot) burgosen, pushkatohen e shperngulen shqiptare kryesisht në Turqi nga ish Jugosllavia, nga Kosova, Maqedonia, nga Sanxhaku e Presheva e Bujanovci aq sa nuk kishte ndodhur kurr në historine e shqiptareve…

Kosova duhej pergjysmuar sipas Akademise famekeqe te Çubrolloviqit …

Duhej nje terror i Zi e nje Rankoviç në Serbi dhe nje Enver e Koci Xoxe në Tirane, qe platforma ogurzeze e shfarosjes se shqiptareve në tokat e tyre te lashta te behej realitet….

Ata qe kundershtonin Jugosllavine e re te “çliruar”duhej te largoheshin nga harta e re e Jugosllavise dhe ne Shqiperi duhej te provonin terror te tmerrshem me rrahje, me burgje e pushkatime edhe pa gjyq…si kjo qe ka ndodhur me Sali Berishen..?!

Kete histori e ka provuar dhe gjyshi im duke u lidhur kembe e duar në burgun e Kukesit duke prite pushkatimin…Por fale zotit e papergjegjshmerise se organeve te reja me kriminele te vertete, ne vend te gjyshit tim pushkatohet nje tjeter shqiptar me emer te njejte.Shpejtesia e Krimit dhe Ekzekutimi ishte i rendesishem per ata proXoxiste.

Prandaj edhe sot kush kundershton Ballkanin e Hapur a Jugosllavine e Re do te provojne nje terror…me largim nga Shqiperia ( gati me nje qytet sa Pogradeci zvoglohet çdo vit Atdheu yne )me shkatërrim prone e tregu, me rrahje e burgosje e ekzekutime…

Keshtu si fytyra e Sali Berishes do te jete çdo fytyre shqiptari qe i del perballe serbizimit te Ballkanit…

Kete sulm do ta provoj edhe çdo kontrollor shqiptar në portet e aeroportet shqiptare, çdo polic e doganjer shqiptar, çdo prokuror e gjykates shqiptar e çdo zyrtar shqiptar qe do guxojne ti thone “Ndal” serbizimit te Shqiperise.

blank

SHBA – Dita e Flamurit apo “28 nandori” u festua me hare në qytetin Baltimore

Me 26 nandor 2022 u festue Dita e Flamurit apo “28 nandori”, në qytetin Baltimore.

Tubimi ishte organizue nga dy atdhetarë—Liridon Shabani edhe Ari Gjaci.

Ata e morën përsipër nismën vullnetarisht vetëm që të festohet dita e shejtë për shqiptarët në rrethin e kryeqytetit të Amerikës, Washington DC, zona që quhet DMV, ashtu si në vendet tjera në Diasporë.

Kangëtartët të shkëlqyeshëm e argëtuen popullin me kangë e valle nga të gjitha viset etnike, ashtu tue pasqyrue edhe përmbajtjen e mysafirëve—ishin çamë, korçarë, kosovarë, labë, malësorë, shkodranë, tetovarë, tiranas, etj…

Kristina Marku, Greta Tafa, Argjend Lloga, edhe Paulin Gega i kënaqën të gjithë me muzikë që të prekë në zemër.

Nga New York-u erdhi kryetari i VATRËS në Staten Island, Dr. Elton Mara me gruen, djalin edhe me të amën, po ashtu vatrane e njoftun dr. Hilmije Mara.

Ata ndan nji tryezë me familjen e ish kryetarit të VATRËS, dr. Gjon Buçaj, i cili, nji ditë para se të ndërronte jetë, kishte botue librin e tij, VATRA në kapërcyell të shekujve, që shitej në sallën e festës së flamurit.

 

 

blank

blankblankblank

blank blank blank

blank blank blank

 

blank

Inaugurohet Themelimi i Qendres Ndërfetare në Teachers College Columbia University

Me 28 nëntor u zhvillua një takim akademik dhe ndërfetarë me rastin e krijimit të qendrës ndërkombtare për hulumtime, bashkëpunim, dhe bashkëjetesë ndërfetare. Kjo qendër do të shërbejë si labarator për kërkime, trajnime, dhe bashkpunim ndërfetarë dhe ka si qëllim eleminimin e formave që mbjellin urrejtje fetare, racore, apo përkatësi etnike. Me anë të kësaj qendre do të krijohen hapësira arsimore dhe edukative për dialog ndërfetar, dhe kjo qendër do të drejtohet nga prof. Amra Sabic-El-Rayess.

Qendra u themelua me ndihmën financiare të shkëlqësisë së tij, Dr. Mohammad bin Abdulkerim Al-Issa, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore Muslimane, dhe u mbështet nga Dr. Thomas Bailey, President i Teachers College, Dr. Samuel Sia, nën president i Columbia University, Dr. Ian Rottenberg, dekan pranë universitetit Columbia. Të ftuarit që filluan dialogun ndërfetar me rastin e inagurimit të qendrës ishin sekretari i lidhjes botërore muslimane, Dr. Mohammad Al-Issa; eminenca e tij, kardinali Timothy Dolan, i cili është Kryepeshkop i New Yorkut; rabini i famëshëm , Arthur Schneier, i cili është i njohur ndërkombëtarisht për aktivitetin e tij mbi pesë dekada në mbrotje e lirisë fetare dhe të të drejtave njerëzore.

Ndër shqiptarët që ishin të ftuar në këtë ceremoni, ishte Dr. Mithat Gashi, aktivist në komunitetin shqiptarë në New York. Gjatë bisedës me rabinin Schneier, Dr. Gashi shprehu falenderimet ndaj Schneier për mirënjohjen e tij që ka treguar ndaj shqiptarëve për rolin e tyre në mbrojtjen e hebrejve gjatë luftes se dyte botërore. Dr. Gashi theksoi që shqiptarët e kanë quajtur si obligim pritjen dhe mbrojtjen e mysafirëve hebre. “Dhe për këtë arsye kjo çashtje fillimisht është publikuar nga hebrejtë dhe jo nga shqiptarët,” theksoi Dr. Gashi. Rabin Schneier tregoi që ka punuar shumë për të informuar publikin mbi rolin heorik të shqiptarëve, dhe që ende ka mbresa të mira mbi vizitën e tij në Tiranë.

Shkëlqesia e tij, Dr. Al-Issa diskutoi mbi vlerat e përbashkëta të njerëzve në mbarë botën dhe theksoi nevojën për të refuzuar stereotipet e dëmshme dhe që liderët të ndërhyjnë kur shfaqet ekstremizmi. Dr. Al-Issa në vitin 2019, mblodhi rreth 1000 dijetarë dhe udhëheqës islamikë për të krijuar plane solide për parandalimin e ekstremizmit brenda komuniteteve muslimane. Tij Dr. Al-Issa e vazhdon aktivitetin me Faith for Our Planet, një koalicion global ndërfetar i ambientalistëve, udhëheqësve fetarë, studiuesve dhe politikëbërësve për të mobilizuar udhëheqësit fetarë për të trajtuar krizën mjedisore.

Rabini Schneier tha se koncepti i vlerave të përbashkëta anembanë globit është gjithashtu i vërtetë – ai citoi vërejtjet e Dhiatës së Vjetër për ata që janë të ndryshëm nga vetja: “Duaje të huajin si veten”.
Në fjalën e tij, Kardinali Dolan theksoi që New Yorku është shëmbull ku përkatësi të ndryshme fetare, racore, dhe etnike bashkojetojnë në harmoni dhe ndihmojnë njëri tjetrin. “Dioqeza e New Yorkut,” tha kardinali Dolan, “është ndër më të varfërat”, “por kur ishte çështja për të mbledhur fonde për Ukraninën, banorët e New Yorkut kanë kontribuar dy herë me miliona dollarë.” Kardinali vuri në dukje që në Ukrainë ka ortodoks, muslimanë, dhe hebrej, por New Yorkasit u treguan solidarë, megjithse nuk janë të pasur. Një shembull tjetër që kardinali Dolan përmendi ishte angazhimi në sport i grupeve të ndryshme fetare. Ai tha, “Në Staten Island të New Yorkut është një qendër myslimane shqiptare, dhe katoliket me origjinë irlandeze, të cilët bëjnë pjesë në skuadra fubolli me shqiptarët myslimane, mesojnë, bashkpunojnë, dhe bashkjetojnë.
—-Raportoi E.R.

blank

blank

Dy veprimtari tejet të rëndësishme të kujtesës historike për pasojat e diktaturës komuniste – Nga Merita McCormack

Datat 29 dhe 30 nëntor, dy ditët e kaluara patën dy gjëra me rëndësi që duhen arkivuar e perdorur për referenca studimi.
Më datën 29 Nëntor 2022 Vatrani veteran, i nderuari Z. Lek Mirakaj dhe Vatrani tjetër i nderuar Z. Ervin Dine u intervistuan nga gazetari  Adi Krasta në A Show “ në Shqipëri.( SyriTv)
Ju mund të ndiqni këtu intervistën e tyre:
Dëshmitë e tyre, bujaria e tyre përmes disponimit për dialog, tolerancë e mendjehapësi, dashuria për kombin e për të mirën e përbashkët,  shkëlqeu në çdo moment të bisedës.
Nuk mund të anashkalohet dhimbja e madhe e shkaktuar nga dëmi i diktaturës komuniste. Nderim dhe respekt për këta zotërinj, familjet e gjithë bashkëvuajtësve nën rregjimin komunist shqiptar.
Ndërsa dje, është mbajtur një aktivitet shumë i rëndësishëm , me përmasa historike për nga përmbajtja dhe tejet profesional për nga formati.
Frank Shkreli, Ervin Dine, Matilda Mirakaj dhe Enriketa Pandelejmoni ( profesoreshë dhe historiane për memorjen e komunizmit nga Tirana) kanë folur në panelin:
“Shqipëria, Ai vendi “tjetër” komunist”.
Ky panel, i pari i këtij lloji, u ideua nga Vatrani Çezar Ndreu dhe Gazetari Brent Hamacheck në një sktivitet të VOC në pranverën e 2022. Pastaj u   bashkërendua  me inkurajimin e disa shqiptaro amerikanëve  nga dy organizatat më të njohura e më të fuqishme Amerikane , siç janë Fondacioni për Viktimat e Komunizmit, mandatuar nga Kongresi Amerikan  dhe Portali mediatik Amerikan “Human  Events”  . Paneli u hap nga drejtoresha e Programeve të koalicioneve  dhe Felliwshipit në VOC dhe u drejtua nga Brent Hamachek.
Falenderime Çezarit për iniciativën e këmbënguljen dhe durimin për tia dalë deri në fund.
Shtoj se në këtë panel ishin të ftuar edhe dy persona të tjerë Vatranë dhe të komunitetit tonë por për shkak të vështirësive të shprehjes në gjuhën angleze ata nuk mund të merrnin pjesë në program.
Faleminderit panelistëve për dhuratën e çmuar që i bëtë kombit shqiptar e atij Amerikan.
Ka kaq shumë material në këtë
Panel saqë do duhej shumë kohë
Për transkriptim. Por ju lutem dëgjoheni, ndajeni me miqtë tuaj dhe le të shërbejë si një hap i parë i sinqertë drejt parjes së të vërtetës në sy e drejt shërimit kombëtar.
Vatra gjithnjë i ka paraprirë kauzave të drejta dhe nuk është aspak rastësi që në këtë panel Vatranët e miqtë e Vatrës dhanë kontribut tejet të
Çmuar.
Ju faleminderit!  Ja linku i videos së panelit:
blank
Sinqerisht
Merita McCormack

blank

Foto Arkiv i Voal.ch – Ish Kongresmeni Joe DioGuardi – Nobelisti i shquar hebre Elie Wiesel dhe veprimtari i paharruar Zef Balaj

Kjo ka qenë diaspora në Amerikë – sikur e pasqyron kjo foto ! Tani nuk është më, por natyrisht që duhet të jetë avantguarda!

Në foto lobisti më i shquar i të gjitha kohërave ish Kongresmeni Joe DioGuardi me Elie Wiesel, i mbijetuar i Holokaustit Nobelistin Hebre -Romanian (30.09.1928-2.7.2016) mbështetës i Kosovës dhe veprimtari i paharruar Shqiptaro-Amerikani Zef Balaj.

 

blank

 

blank

Reagojnë organizatat shqiptaro-amerikane: T’i jepet fund ledhatimit të Serbisë

Organizatat e shqiptarëve të Amerikës kanë reaguar për zhvillimet e fundit, duke kërkuar nga diplomatët e huaj që t’i japin fund ledhatimit të Serbisë.

Disa organizata shqiptare kanë nënshkruar një deklaratë, ku shprehet shqetësimi për ppengimin e progresit dhe provokimet e bëra nga Beogradi.

“Ne të nënshkruarit, përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, jemi thellësisht të shqetësuar me pengimin e qëllimshëm të progresit dhe provokimet që burojnë nga Beogradi. Këto taktika kanë për qëllim të nxisin tensionet dhe të minojnë përpjekjet e udhëhequra nga BE-ja e të mbështetura nga ShBA-ja për çdo marrëveshje realiste dhe të qëndrueshme të paqes dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia mbetet dorë e zgjatur e interesave ruse në rajon, me mbështetje publike në rritje në të dyja vendet, duke përforcuar aleancën në rritje midis regjimeve të Vuçiqit dhe Putinit. Përderisa Vuçiç dhe kolaboracionstët e tij po pasurohen përmes lidhjeve të tyre ogurzeza me Rusinë, duke u përkulur para krimit të organizuar dhe ndihmësve të Putinit në të gjithë rajonin, diplomatët po vazhdojnë t’i tolerojnë e përkëdhelin”, thuhet në deklaratë.

Sipas organizatave shqiptare në SHBA, presionet aktuale nga diplomatët që kërkojnë kompromise të mëtejshme nga Kosova dhe qytetarët e saj janë në kundërshtim me parimet demokratike të drejtësisë, barazisë dhe progresit për Ballkanin dhe Evropën.

“Historia ka dëshmuar përherë se përkëdhelja ndaj Vuçiqit dhe kolaboracionistëve të tij të epokës së Millosheviçit, të cilët pandërprerë minojnë përpjekjet e botës demokratike, pengon progresin dhe çon drejt përshkallëzimeve të pashmangshme. Megjithatë, sa herë që Serbia bën ankesa dhe flirton me Rusinë dhe/ose Kinën, partnerët ndërkombëtarë çuditërisht kërkojnë më lëshime tjera nga qytetarët e Kosovës. Ata duket se e detyrojnë Kosovën drejt një agjende të paqëndrueshme zgjidhjesh të vonuara, në vend që të mbështesin këtë demokraci të re e të admirueshme që aspiron të jetë një model për të gjithë rajonin. Këto qasje për keqardhje kanë rezultuar në mbajtjen e Kosovës në harresë për dekada, duke imponuar kosto shumë më të larta për aleatët euroatlantikë dhe duke kontribuar në vuajtjet e të gjithë popujve të Ballkanit”, thuhet tutje.

“Republika e Kosovës është një shtet demokratik aspirues. Kushtetuta e saj përcakton se çdo qytetar, pavarësisht nga raca, gjinia ose përkatësia etnike është i barabartë para ligjit. Kosova ka kornizën liberale demokratike më të avancuar me të drejta gjithëpërfshirëse të veprimit afirmativ për pakicat, veçanërisht për minoritetin serb – të drejta me të cilat nuk mund të krenohen as demokracitë më të avancuara në Bashkimin Evropian. Këto të drejta sigurisht që nuk janë në përputhje as me trajtimin e tmerrshëm që vazhdojnë të kenë shqiptarët në Luginën e Preshevës, në Serbi. Ne përshëndesim sakrificën, parimet demokratike dhe përkushtimin e vonuar të lidershipit të Kosovës për sundimin e ligjit. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje të gjithë lidershipit politik dhe civil në Kosovë – si serb ashtu edhe shqiptar – të nxisin përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve dhe integrimin e të gjithë serbëve në komunat veriore me qytetarët e tjerë që jetojnë në Kosovë”, thuhet në këtë deklaratë.

Organizatat shqiptare në SHBA vlerësojnë se objektivi kritik i Kosovës është kërkimi i saj për t’iu bashkuar të gjitha organizatave euroatlantike si një partner i aftë dhe i përgjegjshëm ndaj aleatëve në Evropë dhe SHBA.

“Kosova nuk ka alternativë veçse të refuzojë koncesionet e mëtejshme që ndajnë vendin sipas vijave etnike ose fetare. Në vend të presionit për kompromise të mëtejshme, liderët perëndimorë duhet ta përqafojnë Kosovën si një partner të besueshëm – një burim për stabilitet dhe sundim të ligjit në rajon. Presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi ato vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën, për të përshpejtuar hyrjen e saj në NATO. Me pak fat, nëse Serbia e sheh se vendosmëria është reale, ndoshta mund të ndërpresë aleancën me Putinin dhe ta përqafojë Kosovën si shtet të pavarur brenda Evropës dhe aleancës së NATO-s”, thuhet në fund.

Nënshkruesit e deklaratës, Organizatat shqiptaro-amerikane:

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA)

Batalioni Atlantiku – Atlantic Battalion

Shoqata Malesia e Madhe, Neë York

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nga Illinois (KShAI)

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Shoqata Peja – Neë York

Shoqata Kraja

Shoqata Ulqini – Chicago

Shoqata Çameria

Shoqata Prespa – Chicago

Shoqata Uskana

Fondacioni Plavë Guci

Shoqata Ana e Malit

Shoqata Valet e Liqenit

Shoqata Jehona – Michigan


Send this to a friend