VOAL

VOAL

Flakëkashtizmi i protestave tek ne – Nga Andon Dede, Nju York

January 25, 2018

Komentet

KARDINALI SHQIPTAR ERNEST SIMONI – “MARTIR I GJALLË” I DIKTATURËS KOMUNISTE VIZITON SHTETET E BASHKUARA Nga Frank Shkreli

Kardinali Ernest Simoni (Troshani) — i cili vuajti burgimin, persekutimin dhe kërcënimet me vdekje për më shumë se 28 vjet gjatë regjimit sllavo-komunist në Shqipëri — ishte i pranishëm të djelën që kaloi në kishën katolike shqiptaro-amerikane, “Zoja e Shkodrës”, në Nju Jork. Kardinali shqiptar, ndonëse në moshë të shkuar 95-vjeçare, celebroi dy meshë në kishën shqiptare dhe u prit nga qindra besismtarë që kishin ardhur për të takuar “matirin e gjallë” dhe dëshmitarin e vuajtjeve dhe persekutimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Eminenca e tij, Kardinal Simoni u prit me nderime nga famullitari i kishës “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj ndërsa është përshëndetur nga shumë besimtarë që kishin ardhur për të takuar klerikun e lartë shqiptar, i cili edhe sot, sipas Papa Françeskut, është simbol i vuajtjeve të burgjeve komuniste, “vazhdon të dëshmojë dhe të punojë për Kishën, pa u shkurajuar”. Pas celebrimit të dy meshëve në kishën e parë katolike shqiptare në Amerikë, për nderim të vizitorit të lartë, u shtrua një drekë nga Keshilli i kishës në Qëndrën Nënë Tereza të Kishës Zoja e Shkodrës, në Nju Jork. Kardinali Ernest Simoni shprehu kënaqësinë e tij për mundësinë e takimit me komunitetin katolik shqiptar në Nju Jork, duke bekuar më në fund, besimtarët e mbledhur aty, të cilët i uruan atij ditëlindjen me një tortë të rastit dhe me urimin — “Zoti e bekoft Kardinalin tonë” — në prag të 96-vjetorit të lindjes — vizitorit të lartë nga Evropa dhe dëshmitarit të gjallë të vuajtjeve dhe persekuitmeve të klerikëve të pafajshëm nga regjimi komunist sllavo-aziatik i Enver Hoxhës.

Para se të shkonte për vizitë dhe shërbime fetare në kishën Zoja e Shkodrës në Nju Jork, Kardinal Ernest Simoni ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave studentëve të Universitetit Saint Leo, një kolegj i urdhërit jezuit në qytetin Tampa të shtetit Florida. Para të diplomuarve të këtij universiteti, Kardinali shqiptar mbajti një fjalim të rastit dhe ofroi bekimin për të diplomuarit. Kardinali Simoni vizitoi edhe qytete të tjera si Jacksonville të Floridës për tu takuar me bashkatdhetarët e vet. Është vërtetë e mrekullueshme që Kardinal Simoni, ndonëse në prag të 96-vjetorit të lindjes është aq aktiv dhe siç duket mirë me shëndet sa që mund të udhtojë përtej oqeanit, madje edhe në Amerikën e largët dhe të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme fetare e shoqërore.

Ndonëse kanë kaluar pothuaj 35-vjet nga lirimi i tij nga burgjet komuniste, emri i Ernest Simon (Troshanit) nuk njihej aq shumë, sidomos nga brezi i ri i shqiptaro-amerikanëve, por ndoshta as në Shqipëri, përveç një rrethi të ngusht, ndoshta. E ndërkombtarisht, ai nuk njihej fare, deri në shtator të vitit 2014, kur Papa Françesku vizitoi Shqipërinë, vizita e tij e parë në një vend të Evropës, si udhëheqës i Kishës Katolike Universale. Gjatë asaj vizite, Papa Françesku takoi, ndër të tjerë vuajtës të komunizmit edhe Dom Ernest Simonin, nga i cili dëgjoi me shumë vëmendje dëshminë e tij të vuajtjeve nën regjimin komunist – ndërsa, me lotë në sy, e cilësoi në atë kohë, Dom Ernest Simonin, si “martir dhe shenjtë i gjallë”.

Dy vjet pas vizitës së tij në Shqipëri, Papa Françesku i ka dhenë Dom Ernest Simonit titullin kardinal duke e ngritur atë në nivelin më të lartë të Kishës Katolike. Ernest Simoni (Troshani) e ka thenë shpesh herë se emërimin kardinal nga Papa Françesku e konsideron si një nderim për të gjithë martirët dhe katolikët e përndjekur në Shqipërinë komuniste, me ligj të vet-shpallur ateiste, kundër Zotit. I tillë ishte edhe emrimi i kardinalit të parë shqiptar në histori nga Papa Gjon Pali II, në vitin 1994, klerikun e njohur por shumë të vuajtur, Mikel Koliqi (1902-1997), bashk-qytetari i Ernest Simonit nga Shkodra edhe ai, i burgosur për 31 vite të jetës së tij në burgjet komuniste të Enver Hoxhës.

Papa Françesku, ashtu si edhe Papa Gjon Pali i II nuk kanë munguar kurrë së përmenduri vuajtjet dhe krimet e komunizmit në Shqipëri kundër një populli të pafajshëm të zenë rob në vendin e vet. Ashtu ndodhi edhe në fillim të këtij viti (shkurt 2024) që gjatë një audience publike në Vatikan për vizitorë dhe udhëheqës fetarë nga mbarë bota, ndërsa ka folur për martirët e fesë në të kaluarën, Papa Françesku përmendi në mënyrë të veçant Kardinalin shqiptar Ernest Simonin i cili ishte aty i pranishëm, duke thenë se edhe sot ka shumë martirë të persekutuar të fesë e të ardheut, në mbarë botën duke përmendur rastin e Ernest Simonit: “Më lejoni të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë. Ai, si meshtar, përjetoi 28 vjet burg, në burgun komunist të Shqipërisë, ndoshta persekutimi më mizor, më mizor”, nënvijoi Papa Françesku. Sot kardinali shqiptar, “vazhdon të japë dëshmi…Tani, është 95 vjeç e vazhdon të punojë për Kishën, pa u shkurajuar. I dashur vëlla, të falënderoj për dëshminë tënde. Faleminderit!”, i është drejtuar Papa kardinalit shqiptar, Ernest Simonit, para një audience të vizitorëve nga mbarë bota, shkurtin që kaloi në Vatikan ndërsa ka folur para një audience ndërkombëtare për vuajtjet e klerikëve por edhe për persekutimet si rradhë kund në botë, në “burgun më mizor” komunist në Shqipëri — për të gjithë, pa dallim dhe pa përjashtim.

Kanë kaluar pothuaj 35-vjet nga shembja e Murit të Berlinit dhe nga koha kur bota Perëndimore demokratike festonte fitoren mbi komunizmin ateist, duke harruar shpejt krimet kundër njerzimit që ajo ideologji solli mbi mbarë botën shekullin e kaluar e që në disa vende të botës, në emër të komunizmit, krimet dhe vuajtjet e atyre që nuk pajtohen me të, edhe sot. Prandaj me të drejtë, disa analistë dhe komentues, por edhe ente dhe organizata shoqërore, kanë arsye të shqetësohen se shumë persona dhe regjime në vendet ish-komuniste – me kalimin e kohës — po i harrojnë shumë shpejt të këqiat dhe krimet e komunizmit ndaj personave të pafajshëm, siç është kardinali shqiptar Ernest Simoni. Jo vetëm që shoqëria në përgjiithsi, por siç duket as shteti e qeveritë “post-komuniste” nuk dëshirojnë të përballen me të kaluarën komuniste. Në nivel zyrtar në Shqipëri, është e qartë se nuk duan të merren aspak me krimet, vuajtjet dhe persekutimet më mizore të regjimit komunist në Shqipëri ndaj personave siç është Kardinal Ernest Simoni. Por, çfarë është edhe shumë më keq, gjatë viteve të fundit, në Shqipëri vihen re përpjekje aktive zyrtare dhe mbështetje në heshtje të asaj që Kisha Katolike shqiptare ka cilësuar si përjetësim i komunizmit dhe i simboleve të tij në atë vend, duke kërkuar nga ana e saj si ent fetar, dënimin e “apologjisë së komunizmit”.

Prej më shumë se tre dekadash të ashtuquajturit “tranzicion” politik — autoritetet zyrtare në Tiranë refuzojnë të njohin dhe të dënojnë krimet më mizore e barbare të komunizmit në Shqipëri. Heshtja e vazhdueshme dhe refuzimi i klasës politike shqiptare — pozitë dhe opozitë — për t’u përballur me të kaluarën kriminale komuniste në vend dhe për të dënuar krimet e komunizmit, ashtu siç ka bërë pjesa tjetër e Evropës ish-komuniste – megjithë kundërshtimet e tyre politike, të pakën në sipërfaqe — duket se është e vetmja gjë që dy partitë kryzesore politike në Shqipëri bien dakort me njëra tjetrën.

Por qëndrimet zyrtare — pozitë dhe opozitë në Shqipëri — për të mos u marrë, zyrtarisht, me krimet e komunizmit më mizor në Evropë e ndoshta në botë, nuk ndalon të tjerët e sidomos viktimat e pafajshme që kanë përjetuar vet krimet e sllavo-komunizmit aziatik, siç është Kardinali Ernest Simoni, t’i tregojnë, jo vetëm shqiptarëve, por të dëshmojnë edhe para botës mbarë krimet e regjimit komunist prej pothuaj gjysëm shekulli në Shqipëri. Zbulimi i së vërtetës dhe nevoja për t’a dëshmuar atë para botës, detyron sot një klerik katolik shqiptar – siç është Kardinali Ernest Simoni, që për më shumë se 25 vite me radhë ka bërë punë të detyrueshme në tunelet e errta të minierës së Spaçit dhe më pas, në kanalizimet e Shkodrës – që në prag të 96-vjetorit lindjes së tij – të udhtojë matanë oqeanit për të dëshmuar dhe për të treguar të vërtetën e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Zoti t’i falë shëndet Kardinal Ernest Simonit që të vazhdojë misionin e tij në shërbim të së Vërtetës historike dhe Drejtësisë.

Siç e kam thenë shumë herë në të kaluarën, po e prësiris edhe njëherë, se pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe pa distancimin serioz të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, aktualiteti politik dhe zhvillimet në vend po tregojnë, se rrugëtimi euro-atlantik i Shqipërisë, jo vetëm që ka marrë një rrugë, historikisht të gabuar, por për fat të keq, ai rrugëtim nuk është më as i sigurtë dhe as i besueshëm nga vet shqiptarët, por as nga miqt e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Frank Shkreli

Fotot nga faqja e “Our Lady of Shkodra” — Credit Vilson Lleshaj

Papa Françesku: “Vëlla i dashur, të falënderoj për dëshminë tënde”.

Ata që dëshirojnë të mos ishim- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Gjatë gjithë historisë së tyre të gjatë, shqiptarët kanë qenë në grindje të pandërprera reciproke, partiake, grupore, individualisht.
Shqiptarët përballen me shfarosjen. Mjaft me fjalë. Ne duhet të zgjohemi menjëherë dhe të veprojmë tani.
Në momentin që them: tani është e tashmja – atëherë kjo e tashme është tashmë e kaluara dhe e gjej veten në një të tashme të re, e cila një sekondë më parë ishte e ardhmja.
***
Shqipëria (përshirë Kosovën dhe trojet tjera nën pushtim) është një vend i sëmurë, i kapur tërësisht nga krijesat e çmendura! Megjithatë, shpirti pellazg-ilir-arbëror nuk pushon së ekzistuari aq lehtë, le ta dinë armiqtë e jashtëm dhe këlyshët e tyre shqipfolës, se vdekja e Shqipërisë shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pas vdekjes së tyre.

Mos lejoni që kuptimi i jetës së juaj të përshkruhet dhe interpretohet nga qeveritarët joligjor, analfabetë, sipërfaqësor, kriminelë të korruptuar, servilë të dashakeqëve. Por, as nga “analistë”, “historianë” dhe mediumet antikombëtare me motivet e tyre të fshehura, egoiste, dashakeqe dhe të dëmshme.

Mos lejoni që t’ju përshkruajnë dhe interpretojnë njerëz të shitur, pa dëshirë, pa njohuri dhe aftësi për depërtim të asaj që është thelbësore (pa depërtim në atë që ka rëndësi): e mirë, e bukur dhe e dobishme.

Nuk jam ndonjë këngëtar, por ndonjëherë kur nuk më dëgjon askush, ia them një kënge që gjyshja ime ma ka mësuar në fëmijërinë e hershme: “Nuk kam forcë të shtrydh një pikë tjetër të Diellit”. Dhe kënga, në vend që të përgjigjet, fluturon lartë dhe më shikon në mënyrë që i gjithë qielli bie në tokë.

Agimi i artë i tetorit 2020 është mbi Kaliforni ndërsa shkruaj dhe rishkruaj këto rreshta.

Si na shikon bota? Flitet se portalet-gazetat, TV dhe mediumet tjera shqipfolëse, me përjashtime nderi, shërbejnë për të shurdhuar dhe mbytur trurin dhe zemrën tonë dhe të gjithë botën me gjëra të vogla sipërfaqësore dhe të pavlefshme, si dhe rrena, mashtrime dhe shkatërrime të vetvetes. Por gjithçka në këtë botë mund të përdoret në mënyra të ndryshme.

Secili mjet shkatërron dhe ndërton, varësisht në dorën e kujt është.

Bota është shumë e madhe dhe jeta është e mrekullueshme që të qëndrojmë dhe të vendnumërojmë.

Sa më shumë pseudo-intelektual që i thonë vetes gazetarë, analistë, historianë, shkencëtarë, akademik koti me “diploma” të blera te Qafa Thanës, aq më pak gazetarë dhe intelektual të vërtetë.

Sa më shumë mbeturina në oborrin tonë, aq më pak lule.

Atdheu, në mjegull. Mjegulla, siç e dimë, nuk është gjë tjetër veçse avull uji i kondensuar, një re drite, e padukshme me sy të lirë, dhe në gishtin e zhveshur pika të paprekshme uji ose kristalesh të imëta akulli: me pak fjalë, asgjë që mund të shihet, dhe nga e cila nuk mund të shihet asgjë tjetër.

Kujt, edhe pas kësaj, diçka i mbeti e paqartë, më lejoni ta sqaroj:

Është e padëgjuar në historinë e rruzullit tokësor për t`u dhënë pushtuesve-barbarëve të ardhur nga Karpatet që na kanë shumë borxh – gjithçka që kërkojnë prej nesh, përfshirë historinë.

Ata (pasardhësit tanë) do t’i paraqesin secilit vëzhgues vlerat, traditat, zakonet dhe kulturën tonë, do të stimulojnë emocionet dhe do të kujtojnë nderin e luftëtarit dhe sakrificën e jashtëzakonshme që duhet të bënin për të pasur një Shqipëri, Kosovë (…) të pavarur dhe sovrane, që pastaj këlyshët ta trajtojnë si me qenë pronë private e tyre.

Atdheu, “një dhe i vetëm”, është vetëm një mjegull shumëngjyrëshe: bashkësia, historia, gjuha, kultura, traditat, zakonet, uniteti, identiteti, simbolika, energjia, rituali, kujtesa, jeta, e kaluara, e ardhmja, vuajtjet, sakrifica, liria, nderi i luftëtarëve – por edhe indiferenca, egoizmi, hajnia, tradhtia, fëlliqësia. Vende të përgjithshme të zgjedhura me kujdes nga katalogu i aksesorëve të lirë të atdheut plastik të zbrazur nga çdo kuptim, klishe për të patinuar artificialisht, asgjë e qartë, asgjë e përsosur dhe e rrumbullakët.

Asgjë nuk dihet, gjithçka është në një mjegull, një mjegull e mrekullueshme historike shumëngjyrëshe në të cilën nuk shihet as gishti në hundë. Asgjë e madhe e dukshme pasi nuk ka asgjë të shkëlqyeshme për të parë.

Këlyshët, gjatë 30 viteve, me veprimet e tyre kriminele, ia bëjnë më të keqen Vendit që gjendet në fazën e fundit të zhbërjes së plotë. Kjo po ndodh sepse nuk kanë frikë nga ne.

Pa tharmin e bishës në vetvete, s`jemi veçse qengja të tredhur.

Pse të frikohen nga njërës me mënyra klanore të jetesës, dhe me qëndrim indiferent nga ajo që ndodhë, që nuk bëhen aspak merak dhe rinë mënjanë për çështjet që shqetësojnë shoqërinë? Njeri i ftohët, por jo aq i mençur, që nuk i bën përshtypje asgjë kur nuk i preken interesat personale aktuale. Por ata gjithashtu do të paguajnë shtrenjtë për marrëzinë e tyre, sepse pasardhësit e tyre do të mbeten nën robëri.

Nëse me të vërtet dëshirojmë të jemi një komb serioz që e meritojmë mbijetesën, atëherë përparësia e interesit të përgjithshëm është t`i largojmë nga kapja e shtetit, konfiskojmë pronat dhe futim në burg të gjithë delenxhinjtë e këtyre viteve terrorizimi, vrasjeje të gazetarëve dhe atyre që mendojnë ndryshe, shkatërrimi, uzurpimi dhe shitjeje e gjithçka-je që është shoqërore, si dhe dhënia e gjithçka shqiptare armikut: Historinë, gjuhën, vlerat kulturore, heronjtë, shenjtorët, por edhe tokën, ajrin, ujin, detin, diellin, qiellin.

Këta nuk përfaqësojnë vetitë të asaj që e quajmë qenie e gjallë (në kundërvënie me kafshën). Politik-bërsi duhet të jetë njeri i pendës, i shkencës, i kulturës, i pushkës; e jo analfabet, servil i armikut, i rrugëve, i qejfit, i parasë së pistë.

Kompromisi nënkupton pajtimin ndërmjet interesave në konflikt me lëshime nga të dy palët, shpesh në kurriz të parimeve. Shqipëria dhe Kosova (gjithashtu “politik-bërësit” tanë kloun të FYROM-it), në “marrëveshjet” me fqinjët pushtues, si servilë që janë, bëjnë lëshime të njëanshme. Ashtu që, kompromis pas kompromisi, trojet tona tkurren vazhdimisht, brenda pak vitesh, këto dy shtetet tona jo-funksionale do të pushojnë së ekzistuari. Për të besuar se armiqtë do të jenë të ngopur dhe nuk do të kenë kërkesa të vazhdueshme, duhet të jesh i sëmurë mendor.

Çdo lëshim (kompromis) të ashtuquajtura marrëveshje të radhës, është shumë më gjithëpërfshirës se ai i mëparshmi, dhe sjell ndërmend një tren pa frena.

Shqiptarët e zakonshëm në të gjithë vendin janë si uji i vluar që së shpejti do të flluskojë buzë tenxheres. Megjithatë, regjimi injoron atë që po ndodh.

Liria është një bekim për të cilin ia vlen të luftosh.

Gjëja më e rëndësishme tani është të mos dëshpërojmë dhe tradhtojmë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për atë që ëndërronin.

Secili prej nesh që thotë se Shqipëria është e jona, duhet të jetë i gatshëm të luftojë për të drejtat e shqiptarit, nëse jo për brezin tonë, atëherë për tjetrin.

Unë qëndroj i vendosur me të gjithë ju, në luftën për të drejtat dhe lirinë. Unë qëndroj për arrestimin dhe gjykimin kundër të gjithë të korruptuarve dhe tradhtarëve, për t’i vendosur ata pas hekurave përjetësisht. Unë qëndroj për t’i dhënë fund shkeljes së të drejtave themelore dhe dinjitetit të Kombit tim. Ne duhet të kthehemi në vlerat e duhura, për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin.

PS: Gjyshërit e mi janë dëbuar nga vendi tyre, por dashuria e tyre për Shqipërinë nuk është fikur, vazhdon të jeton në gjeneratat e reja…

NDERIMI PËR MBRETIN ZOG ËSHTË NDERIM LEGJITIM PËR SHTETIN SHQIPTAR (me rastin e 129 vjetorit të lindjes)- Nga Ekrem Spahiu Bashkëkryetar i LZHK

Pas Ismail Qemalit, i cili ka meritën unike historike që e shkëputi Shqipërinë nga zgjedha otomane dhe e shpalli të lirë e të pavarur, shtetari i parë afatgjatë, që kornizoi Shqipërinë europiane, është Ahmet Zogu, madje në periudhën më kritike të botës, atë midis dy luftrave botërore.

Është fakt, që historia e shtetit shqiptar të asaj kohe është edhe historia e Ahmet Zogut, sepse është vepër e tij. Prandaj, nderimi për Ahmet Zogun, është nderim legjitim për shtetin shqiptar.

Absolutisht është legjitim nderimi për aktin e madh të shpalljes së pavarësisë, por është po aq legjitim nderimi i faktit që Ahmet Zogu përfaqësoi krahinën e Matit në Kuvendin e Vlorës dhe, në roje të pavarësisë së saposhpallur të vendit, organizoi dhe angazhoi forcat e tij kundër forcave serbo-malazeze në Kakarriq, duke vënë jetën e tij në altarin e sakrificës për lirinë e Atdheut.

Është legjitim nderimi për Kongresin e Lushnjës. Por është po aq legjitim nderimi i faktit që Ahmet Zogu, përveçse ishte një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen dhe organizimin e atij kongresi, iu besua edhe detyra për sigurimin e tij, duke e zgjedhur madje në qeveri, në detyrën delikate për kohën, atë të Ministrit të Brendshëm. Me këtë autoritet legjitim, ai i hapi rrugën qeverisë së dalë nga ai kongres për t’u zhvendosur dhe instaluar në Tiranë, si dhe për të vënën nën kontroll, në emër të asaj qeverie, të gjithë territorin e vendit.

Është legjitim përcaktimi i vendit të duhur në histori e në protokoll për të gjithë kryeministrat e vendit. Prej këtej, është imponim të nderohet edhe kryeministri Ahmet Zogu që qeverisi më gjatë vendin në ato vite të trazuara të pas Luftës së Parë Botërore.

Është legjitim nderimi për arritjet e çdo kohe çfarë ka qenë interes kombëtar shqiptar. E për këtë arsye, shteti shqiptar e ka për detyrim zyrtar të nderojë faktin se Mbretëria Shqiptare ishte shteti më i konsoliduar shqiptar që orientoi të gjitha strukturat dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira Perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, ai thirri ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës otomane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet demokratike.

Ministrat, deputetët dhe ambasadorët e kohës së Mbretërisë Shqiptare u zgjodhën nga njerzit më të ditur të vendit, të cilët i vunë aftësitë e tyre në shërbim të shtetit dhe shtetasve, siç e kërkonte statusi i tyre social dhe formimi i tyre. Mbi këto baza, u krijua edhe administrata e shtetit, dokumentacioni zyrtar i së cilës mbetet edhe sot etalon korrektese ligjore.

Me përvojën dhe autoritetin e krijuar, kontrolli i territorit u forcua në atë shkallë sa, në të gjitha kohërat më pas, kujtohet me nostalgji fakti që një xhandar i vetëm, mbante rendin e qetësinë në një zonë të caktuar.

Me ekspertizën më të mirë perëndimore u ngrit Ushtria Kombëtare, me të gjitha strukturat krahasuese europiane, të cilës iu dha një mbështetje e pashembullt, duke i alokuar buxhet përparësor.

U shenjtërua prona dhe kadastra si elemente themelore të së drejtës.

Liria e shprehjes dhe e shtypit ishte e garantuar. Në atë periudhë u botuan gazeta të gjithfarllojshme opozitare, në të cilat nuk ishte blasfemi dhe nuk ndëshkohej kush pse shkruante kundër qeverisë apo edhe vetë Mbretit.

U ndërtua nga fillimi infrastruktura rrugore dhe ura të shumta. Pikërisht në atë kohë mori formë kryeqyteti shqiptar, me korpuset kryesore, të cilët akoma edhe sot përbëjnë pasaportën e identitetit të tij urban.

Shteti në kohën e Mbretit Zog, e bëri krenar shqiptarin: me politikat e ndjekura, iu garantua lëvizja e lirë, me pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin e tij në çdo vend të botës.

Paraja shqiptare, napoloni i famshëm, ishte një nga monedhat më të forta të kohës.

U masivizua arsimi kombëtar duke i dhënë prioritet edukimit të brezit të ri me frymë kombëtare.

U respektuan, si në asnjë vend fqinj, të drejtat e minoriteteve për arsimim në gjuhën e tyre.

Mbretëria shqiptare garantoi me ligj lirinë e besimeve fetare. Me një lëvizje të vendosur dhe të papërsëritëshme, Ahmet Zogu krijoi të gjitha kushtet për shpalljen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Qysh në vitin 1925, ai kishte garantuar ngritjen në Shqipëri të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Askush nuk mund t’i mohojë këto vlera në historinë shtetërore të Shqipërisë. Atëherë shteti duhet të jetë serioz me veten që, në ceremonialin zyrtar të Shqipërisë, të përfshihet edhe përkujtimi i ngjarjeve historike e jetësore që lidhen me Mbretërinë Shqiptare.

Është një detyrim ndaj shtetarit të rrallë shqiptar, Ahmet Zogut.

Mos lejoni që t’ju shpëlahet truri nga propaganda e mediave manipuluese antikombëtare Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

 

Në jetën e përditshme, ideja e sigurisë psikologjike ia vlen peshën e saj në ar.
***
Në një shtet totalitar nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë njerëzit, pasi qeveria mund të sundojë popullin me forcë me ndihmën e një klubi politik. Por kur nuk mund t’i kontrollosh njerëzit me forcë, duhet të kontrollosh se çfarë mendojnë njerëzit, dhe mënyra e zakonshme për ta bërë këtë është përmes propagandës.

Një shtet totalitar, siç është Shqipëria, është një sistem qeverisjeje ku ata që janë në pushtet kontrollojnë ose ushtrojnë ndikim pothuajse në çdo aspekt të sjelljes publike dhe/ose private, d.m.th., pamjen e përgjithshme të shoqërisë.

Në shtetet totalitare, besimi midis qytetarëve shpesh gërryhet dhe pranohet vetëm mendësia e ideologjisë mbizotëruese. Regjimet apo lëvizjet totalitare ruajnë pushtetin politik nëpërmjet përdorimit masiv të propagandës që përhapet përmes mediave të kontrolluara nga shteti, një parti që shpesh karakterizohet nga adhurimi i personalitetit, kontrolli shtetëror mbi ekonominë, rregullimi dhe kufizimi i lirisë së shprehjes, mbikëqyrja masive dhe përdorimi i gjerë i terrorizmit shtetëror.
***
Është e mahnitshme që kryeministri joligjor i droguar Rama, tradhtari më i keq në historinë e Shqipërisë, përmes mediave të tij antikombëtare, mund të inkurajojë shqiptarët kaq drejtpërdrejt t’i nënshtrohemi shpëlarjes së trurit duke e ekspozuar veten vetëm ndaj një këndvështrimi të shoqërisë.

Edvin Kristaq Rama na kërkon të mbyllim të gjithë zërat e tjerë dhe t’i japim atij dhe njerëzve të ngjashëm me të një qasje ekskluzive në mendjet tona. Çfarë dobie mund të ketë për t’i mbrojtur njerëzit nga të gjitha këndvështrimet e tjera të botëkuptimit sesa vetëm një?
***
Disa strategji që forcat politike dhe ekonomike, nëpërmjet medias, përdorin për të kontrolluar dhe manipuluar publikun: Lista e mëposhtme është një renditje e metodave të manipulimit masiv. Qëllimi i këtyre strategjive, sipas meje, është krijimi i individëve të bindur, të nënshtruar dhe tru-shpëlarje. Këtë e shkruaj veçanërisht në lidhje me analizën kritike të rolit të masmedias në shoqërinë tonë.

Strategjitë që përdor media për të na manipuluar

Shpëlarje e truve:

Është emri popullor për teknikat e ndryshme që përdoren për kontrollin sistematik dhe masiv psikologjik të shumëllojshmërisë (varietetit) totalisht pushtues, ku personi duhet jo vetëm të ndryshojë qëndrimet dhe besimet (perceptimet) bazë, por edhe të ndalojë së menduari në mënyrë të pavarur, të ndalojë së bëri pyetje dhe të dorëzohet (anashkalohet) plotësisht.

Shpërqendrimi:

Strategjia për shpërqendrim (ka për qëllim) përbëhet nga largimi i vëmendjes së publikut nga çështje të rëndësishme. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke vërshuar lajmet me histori për probleme të parëndësishme. Qëllimi është të shpërqendroni njerëzit dhe t’i mbani mendjet e zëna. Rezultati është se njerëzit pushojnë së bëri pyetje se pse media nuk flet për çështje të caktuara; njerëzit harrojnë çështjet e vërteta.

Problemi – Reagimi – Zgjidhja:

Kjo metodë korrespondon me kryerjen e një “sondazhi të opinionit” në politikë. Kjo do të thotë, se konsiston në testimin e popullatës duke përhapur thashetheme ose ide për të vlerësuar se si do t’i pranonte popullata. Po krijon një problem për ta zgjidhur më vonë. Pastaj publiku i sheh manipuluesit si heronj.

Gradualizmi (gradualisht):

Gradualizmi manipulon njerëzit duke i bërë ata të pranojnë vendime të padrejta shoqërore. Çelësi është ta bëni atë gradualisht, ngadalë, gjatë disa viteve.
Për shembull, le të themi se qëllimi është shkarkimi i 7o% të stafit të një kompanie të madhe të profilit të lartë. Media do të fillojë të përfshijë lajme negative për kompaninë: rënie të shitjeve, rënie të bursës, thashetheme, etj. Ngadalë do të ndërgjegjësohej dhe do të fillonte të përgatiste njerëzit për “lajmet e mëdha”. Nëse shkarkimet do të ishin bërë të njohura që në fillim, do të kishte bërë bujë publike.

Devijimi:

Një strategji tjetër që përdor media për të na manipuluar është që vendimet jopopullore t’i paraqesin si “të nevojshme”, “për një të ardhme më të mirë” ose “për të mirën tonë”. Ato e bëjnë publikun me të vërtetë të besojë se sakrificat e tyre do t’i bëjnë gjërat dukshëm më mirë më vonë.

Pra, qytetarët mësohen me cilësi më të ulët të jetës. Ata fillojnë ta shohin atë si normale. Përfundimisht, njerëzit do të dorëzohen në gjendjen aktuale dhe do të pushojnë së kërkuari atë që kërkuan.

Trajtojini njerëzit si fëmijë:

Sa më shumë që media do të manipulojë publikun, aq më shumë do të flasin me publikun sikur ata (publiku-njerëzit) të ishin fëmijë. Përdoren argumente, shenja dhe intonacione të pikturuara me trëndafil, sikur njerëzit të ishin shumë të dobët ose të papjekur për të trajtuar të vërtetën. Qëllimi është gjithashtu një reagim i nënshtruar, profesional. Ideja është që njerëzit të mos mendojnë në mënyrë kritike si të rriturit.

Apel për emocione:

Thirrjet emocionale janë shumë më të fuqishme se ato sterile, thjesht objektive. Mediat e dinë këtë, dhe kështu u bëjnë thirrje emocioneve të njerëzve. Përsëri, ata përpiqen t’i pengojnë njerëzit të mendojnë në mënyrë kritike; ata përpiqen të kontrollojnë mendimet e tyre. Mos harroni se sa e fuqishme mund të jetë frika.

Mbajtja e publikut në nivelin injorant dhe mediokër:

Sipas meje, media preferon një publikë (audiencë) injorante, të pa-kultivuar. Mbajtja e tyre të izoluar nga njohuritë i bën më të lehtë për t’u manipuluar. Gjithashtu mban larg mosbindjen dhe rebelimin. Informacioni është fuqi.

Inkurajoni njerëzit të kontribuojnë në mediokritetin:

Kjo pikë dhe ajo e mëparshme janë shumë të ngjashme dhe kjo është një nga strategjitë më delikate që përdor media për të na manipuluar. A janë programet e ofruara në TV apo në portale (gazeta) në përputhje me atë që dëshiron publiku? Apo na imponohen nga mediat? Me fjalë të tjera, a po shohim në të vërtetë atë që duam të shohim, apo atë që ata duan që ne të shohim?

Për mua përgjigja është e qartë. Konsumimi dhe banaliteti po na hipnotizojnë. Prandaj, ne nuk kujdesemi për mjedisin tonë dhe jemi trajnuar të jemi mediokër (me aftësi të kufizuara-gjysmë budallenj).

Vetëqortim:

Në të njëjtën kohë që media inkurajon injorancën tonë, na bën të besojmë se jemi të vetmit përgjegjës (fajtorë) për vështirësitë tona. Mediat na thonë se aftësitë tona të pakta do të na bëjnë të mjerë dhe të dështuar. Në thelb, ata kërkojnë vetë-inkriminim përmes justifikimit dhe e pengojnë publikun të mobilizohet.

Njohuri të plota rreth publikut (audiencës):

Për të ushtruar kontroll mbi dikë, duhet ta njihni atë. Fatkeqësisht, oligarkët tonë modern janë kujdesur në mënyrë të përsosur për këtë. Për mua, përparimet psikologjike, sociale dhe teknologjike tani i lejojnë korporatat e mëdha të dinë gjithçka për çdo person të vetëm. “Sistemi” na njeh dhe kjo do të thotë se mund të na manipulojë pikërisht aty ku jemi të dobët.

ISH-PRESIDENTI I SHTETEVE TË BASHKUARA XHIMI KARTER MBUSHI 100-VJET- Lidhjet e tij me Shqipërinë dhe Kosovën Nga Frank Shkreli

– I PARI PRESIDENT I AMERIKËS QË KA
VIZITUAR SHQIPËRINË POST-KOMUNISTE NË SHTATOR, 1993

Me 1 Tetor, 2024, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter festoi 100-vjetorin e lindjes, duke u bërë kështu ish-presidenti i parë i këtij vendi që arrin këtë moshë. Zoti Carter ka shërbyer si Presidenti i 39 i Shteteve të Bashkuara — nga vitit 1977-1981 – fitues i Çmimit Nobel për Paqë në vitin 2002, me motivacionin, “Për përpjekjet e tija të palodhura, prej dekadash, për gjetjen e zgjidhjeve paqësore ndaj konflikteve ndërkombëtare, për avancimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, si dhe për promovimin e zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore”, në botë.

Në 100-vjetorin e lindjes, Presidenti Carter mori urime nga personalitete nga mbarë bota si dhe, natyrisht, edhe nga Shtetet e Bashkuara. Një ndër ta, Presidenti aktual i këtij vendi, Joe Biden, mik i vjetër i sh-Presidentit Carter, shprehi me këtë rast, admirimin e tij për arrijet dhe për karakterin e 100-vjeçarit Jimmy Carter. Duke i uruar atij 100-vjetorin e lindjes, Zoti Biden e cilësoi Z. Carter, “një forcë morale e kombit tonë dhe botës.” Duke venë në dukje mbështetjen e tij, qysh heret, si një senator i ri në kohën ku Carter ishte president i këtij vendi, Joe Biden theksoi në mesazhin e tij, se kjo ishte pikërisht, arsyeja që ai e kishte mbështetur atë gjatë mandatit të tij dhe më vonë. Sepse, “Ju jeni një zë prej guximtari, bindjeje, dhembëshurie , por mbi të gjitha mik i dashur i imi dhe I familjes time…Vizioni juaj shpresëdhenës për vendin tonë, angazhiami juaj për një botë më të mirë dhe besimi juaj i patundur në mirësinë njerëzore, vazhdojnë të jenë një dritë udhëzuese, për gjithë ne”, është shprehur Presidenti Biden në mesazhin e tij, drejtuar ish-Presidentit Carter me rastin e 100-vjetorit të lindjes.Top of Form

Në fushatën e tij për president në vitin 1977, Jimmy Carter ka premtuar ndryshime të mëdha në bërjen e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Ishte koha e komunizmit, kulmi i Luftës së Ftohtë dhe qëllimi i tij ishte një moral i ri të jetë pjesë e zhvillimit të diplomacisë amerikane, në nivel ndërkombëtar — me një përqendrim të theksuar për mbrojtjen dhe promovimin e të Drejtave të Njeriut, anë e mbanë botës.

Lidhjet e tij me Shqipërinë dhe me shqiptarët nuk kanë qenë, ndoshta aq aktive gjatë mandatit tët tij, për shkak të faktit se Shtetet e Bashkuara nuk kishin marrëdhënje diplomatike me regjimin komunist të Enver Hoxhës. Pasardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë, siç dihet, u angazhuan më vonë, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut për shqiptarët kudo në trojet e tyre në Ballkanin Perëndimor – përfshir ndërhyrjen ushtarake të NATO-s – që përfundoi në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Por, edhe Jimmy Carter – siç ka ndodhur me disa paraardhës të tij dhe sidomos me pasardhës të tjerë të tij, në Shtëpinë e Bardhë gjatë dekadave — ka lenë gjurmët e tija në historinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë, por edhe me Kosovën. Për vet faktin se ish-Presidenti Carter ishte i pari president i Amerikës – ndonëse jo në detyrë — që ka vizituar Shqipërinë. Ka qenë shtatori i vitit 1993 kur Jimmy Carter ka vizituar për ditë Shqipërinë. S’do mend se subjekti kryesor i bisedimeve të ish-presidentit amerikan me udhëheqsit më të lartë të Shqipërisë së asaj kohe – Presidentin Sali Berisha dhe Kryeministrin Aleksandër Meksi – ishte Kosova dhe konflikti i atëhershëm në ish-Jugosllavi – pjesë e të cilës ishte edhe Kosova në atë kohë. Sipas një raporti të kohës, nga agjencia e lajmeve United Press International, (UPI) në një konferencë të përbashkët me ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, Presidenti Carter ishte shprehur se ishte e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të “Demontronte forcën dhe të përdorte të gjitha masat e mundshme për të mënjanuar dhunën.” Sipas agjencisë së lajmeve UPI, ish-presidenti Carter është shprehur se, “Washingtoni do të ishte kundër çdo agresioni ndaj popullitzbatimin e të tdrejtave të njeriut anë e mbanë botës – do të Kosovës”. Me atë rast, Jimmy Carter ka premtuar se Fondacioni Carter – një ent ky që mbikqyr zbatimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën, do të mbikqyrte situatën në Kosovë.

Sipas agjencisë së lajmeve UPI, ish-presidenti Carter ka thënë, me atë rast, se Fondacioni i tij, së bashku me Presidentin Ibrahim Rugova, kishin analizuar gjëndjen e rëndë në Kosovë. Gjatë asaj vizite, Jimmy Carter, si presidenti i parë që vizitonte Shqipërinë – është takuar me zyrtarët e lartë të shtetit e të qeverisë dhe me disa anëtarë të opozitës. Natyrisht se, Jimmy Carter u interesua për gjëndjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe kritikoi ashpër monopolin e qeverisë mbi radion e televizionin në vend.

Një lidhje tjetër e ish-presidentit Carter me Shqipërinë dhe shqiptarët, sidomos me komunitetin shqiptaro-amerikan ishte edhe avokati shqiptaro-amerikan i njohur, i ndjeri Bardhyl Tirana, familja e të cilit ishte vendosur në Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore dhe i cili në vitin 1976 ka shërbyer si bashkëkryetar i ceremonisë së inaugurimit të ish-presidentit Jimmy Carter. Në administratën e Presidentit Carter, Bardhyl Tirana ishte Drejtor i Mbrojtjes Civile në Departamentin e Mbrojtjes, që me rekomandimin e tij sot është një agjenci federale më vete: Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave, FEMA, rekomandim dhe sot trashëgimi e shqiptaro-amerikanit, Bardhyl Tiranës. Falë bashkpunimit dhe përvojës së tij politike gjatë shërbimit të tij në administratën e Jimmy Carter, Bardhyl Tirana i përdori shumë bukur lidhjet e tija me ish-Presidentin Carter ndërsa gjatë viteve më vonë ai u angazhua për çështje që kishin lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën dhe kontriboi në një numër organizatash të komunitetit shqiptaro-amerikan ndër të cilat edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) për të cilin ofroi rregullisht falas shërbimet e tij ligjore. Më kujtohet kur isha drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Bardhyl Tirana më telefonnte shpesh duke pyetur për nevojat tona dhe duke ofruar ndihmë të llojllojshme, në atë kohë.

Angazhimi i tij me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe komunikimet e mia me Bardhyl Tiranën, zhvilloheshin, më dukej mua, në frymën e politikës së ish-bosit të tij dhe të fjalëve të Presidentit Jimmy Carter: “Pasi ne jemi të lirë, nuk mund të jemi kurrë indiferent ndaj fatit të lirisë kudo tjetër në botë. Sensi ynë moral na detyron qart që të preferojmë ato shoqëri të cilat ndajnë me ne respektin e palëkundshëm për të drejtat indivuale të njeriut.” Thirrja e ish-presidentit Jimmy Carter pothuaj 50-vjet më parë për zbatimin e një strategjie në mbrojtje të drejtave të njeriut, anë e mbanë botës, është bërë tanimë gur-themeli i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara — trashëgimi e ish-Presidentit Jimmy Carter që kujtohet edhe sot me respekt në 100-vjetorin e lindjes së tij.

Frank Shkreli

Ish-Presidenti Carter duke folur në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me 4 shtator, 1977 – Kritikat e tija ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës, shënoi një ndryshim strategjik në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. (Jimmy Carter Library)

Jimmy Carter dhe Bardhyl Tirana – “Njeriu i Carter-it”, që reformoi Mbrojtjen Civile të Shteteve të Bashkuara

Presidenti Jimmy Carter në 100-vjetorin e lindjes, (1Tetor, 1924)

“Me ty në shtrat, nuk kam më frikë nga vdekja”, -i këndon dylberi Rama dylberit Vuçiç Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Tradhtia është një mik i vjetër i politikës shqiptare. Shqiptarët janë një popull shumë i çuditshëm. Ata kanë më shumë tradhtarë se gjithë Europa bashkë. Por ata i trajtojnë në një mënyrë të çuditshme. Të gjithë kombet e tjerë i ndëshkojnë me dënimin më të rëndë, ndërsa shqiptarët i ruajnë si pasurinë më të madhe kombëtare.
***
Flitet shumë për Mafie, por Mafia nuk është gjë tjetër veçse privatizimi i sigurisë publike, privatizimi që ka ecur më së miri në Shqipëri.

Në politikë, një Shtet Mafioz është një sistem shtetëror ku qeveria është e lidhur me krimin e organizuar deri në atë shkallë kur zyrtarët qeveritarë, policia dhe/ose ushtria u bënë pjesë e sipërmarrjes kriminale. Thënë ndryshe “sundim nga hajdutët”; kjo ka të bëjë me korrupsionin sistematik (që bëhet me sistem, sipas një plani dhe një metode të caktuar) të një regjimi nga sindikatat e krimit të organizuar.

Shqiptarët në atdheun e gjyshërve të mi, janë lodhur nga goditjet e fuqisë së padukshme të “Rilindjes”, krye-tradhtarit psikopat Edvin Kristaq Rama dhe zagarëve të tij, që ka kapur gjithçka dhe e trajton vendin sikur t`ia kishte pjellë mamaja.

Ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë duke rrezikuar Integritetin dhe Sovranitetin e vendit. Meriton minimum burgim të përjetshëm.

Përveç ligësive tjera, e kthen Shqipërinë në një “kamp refugjatësh” (të gjithë burra) për të gjithë azilkërkuesit nga Afrika dhe Azia, që jo vetëm Italia por asnjë vend tjetër evropian nuk i dëshiron, dhe me këtë bën ndryshimin demografik në Shqipëri, me pasojë – zhdukjen e kombit shqiptar.

Shqipëria do trashëgohet nga ardhacakët e huaj.

Synimi për të copëzuar vendin, duke krijuar një “Vatikan” (mini-shtet) fetar bektashinj në mes të shtetit laik të pandashëm, Shqipërisë. Qëllimi i tij djallëzor: të nxisë konflikte fetare midis shqiptarëve dhe më pas t’i hapë rrugën krijimit të një shteti ortodoks serb dhe grek. Kështu e mësoi i dashuri i tij serbo-çetnik, dylberi Vuçiç.

T’i shesë fuqive të huaja gjithçka që i përket popullit shqiptar, kombit më të vjetër evropian.

O Shqiptarë! Zgjohuni menjëherë dhe ndaloni këtë kriminel të droguar, psikopatin me origjinë joshqiptare (vllahe), që paguhet nga armiqtë tanë shekullorë për të shpopulluar atdheun tonë nga shqiptarët autokton dhe mbushur Shqipërinë me emigrantë nga Indonezia, Filipinet, India, Bangladeshi, Pakistani, Afganistani, Arabistani, Serbia, Rusia e të tjerë.

Vetëm në këto 10 vitet e fundit 1 milion shqiptarë e kanë lëshuar vendin. Atje kanë mbetur pothuajse vetëm të moshuarit. Dhe, a keni menduar pse i ndreqën ato alamet kulla në Tiranë? Për të pastruar parat e pista dhe për t`i mbushur ato me të huaj.

Urrejtja e tij e fshehtë dhe e maskuar ndaj atdheut të gjyshërve të mi Shqipërisë dhe Kombit tim ilir-shqiptar, është më e pistë dhe më e rrezikshme se armiqësia e dukshme.

Ai shfaqet si një gënjeshtar, kloun, cullak keqbërës pa moral, pa detyrime, ndjeshmëri dhe mirëkuptim për të tjerët. Ai nuk është në përputhje me ligjet dhe rregulloret shqiptare, të shtetit që e ka kapur dhe e sundon, shkatërron.

Ky tradhtar nuk respekton aspak Ligjet dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Ky kryeministër joligjor e i rrezikshëm (dhe regjimi i tij “Rilindja”) e kanë kthyer Shqipërinë në një shtet mafioz.

I bëj thirrje popullit tim për të vënë budallallëqet, indiferencën, shkapërderdhjen dhe naivitetin e tij të rëndë prapa vetes, dhe më në fund, të marrë guximin dhe të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur veten dhe vendin që ndodhet përpara vdekjes përfundimtare. Ju duhet ta bëni këtë gjë që është jetike jo vetëm për ju por më tepër për mbijetesën e fëmijëve, mbesave dhe nipërve tuaj.

O shqiptarë! Edhe fuqia më e pakufishme e këtij keqbërësi të çmendur megaloman ka kufizimet e veta. Detyra juaj është ta hidhni sa më shpejt në koshin e plehrave, jo vetëm të mallkuarin, por edhe hajdutët e tjerë që kanë pushtuar Kuvendin.

Shqipëria lindi burra të fortë që shkëlqenin lart në qiell. Pavarësisht nga dallimet e zakonshme, ata ishin gjithmonë besnikë ndaj vendit të tyre. Dhe para çdo aktivitetit të rrezikshëm, luftonin pa ngurrim kundër frikës dhe të gjitha shqetësimeve të brendshme.

Tradhtia: „Veprimtari armiqësore, që kryhet kundër atdheut, popullit etj., duke u bashkuar me armikun, duke bashkëpunuar me të ose duke bërë punën e tij; qëndrim prej tradhtari i dikujt, që kryen veprimtari spiunazhi kundër popullit a vendit të vet, nxjerr me dashje të fshehta të rëndësishme, arratiset në një vend tjetër etj.; largimi si tradhtar nga parimet e idetë nga një çështje e madhe; shkelje e betimit. Shkelja e Kushtetutës. Tradhti e lartë. Tradhti e hapur. Tradhti ndaj atdheut (ndaj popullit)“.

Ky psikopat, i cili ka përjetuar urrejtje në rrethin familjar që në fëmijëri, ka përvojë personale me urrejtjen, zakonisht ndjek rregullin e tij të artë: “Urreje fqinjin tënd si nënën tënde që nuk të tregon se kush është babai yt”.

Shkoni në demonstratën popullore të 7 tetorit pavarësisht nga partitë e ndryshme që ju simpatizoni. Jepni përparësi largimit të këtij regjimi antikombëtar dhe ndryshimit të domosdoshëm. Shqiptarët e vërtetë kudo që janë, duhet të mbushin rrugët me dashuri për njëri-tjetrin.

Ne duhet të zgjedhim t’i përgjigjemi me afërsi mizorisë ndaj nesh të kësaj krijese që vuan nga narcisizmi: e adhuron veten për pamjen e tij fizike (ai mendon se është i bukur) dhe për cilësitë morale (që i mungojnë). Urrejtjes së tij ndaj nesh duhet t’i përgjigjemi me unitet të pathyeshëm.

Urrejtja e tij impotente ndaj nesh shqiptarëve (të vendit dhe diasporës), është më e tmerrshmja nga të gjitha ndjenjat e tij; nuk duhet të urrehet një komb i bashkuar që nuk mund ta shkatërrojë.

Situata kërkon një front të bashkuar kundër “boshtit të së keqes”.

Një patriot nuk mund të lejojë që emocionet të sundojnë mbi arsyen. Misioni i tyre është të shpëtojnë Shqipërinë, Kosovën dhe territoret e pushtuara për brezat e ardhshëm.
Ai që nuk është zot i vetes, bëhet skllav i të tjerëve.

Ky skizofren po shkatërron Shqipërinë, duke luajtur me zjarrin. I themi: Ti çmendarak, ndalo tani, menjëherë, dhe zhduku përgjithmonë nga Shqipëria. O fëmijë i brezit të errët, o pemë e rënë nga drunjtë e gjymtuar.

Shqipëri, mafia të rrëzoi, ngrihu përsëri! https://www.youtube.com/watch?v=t6PIbtKIOGo

 KËRKESAT IDIOTESKE TË VUÇIQIT DUHET SHPËRFILLUR NË TËRËSI- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, përsëritshëm thotë se “Serbia është e gatshme për dialog, por Kosova refuzon!” Kjo është për konsum të opinionit vendor dhe ndërkombëtar, për ta fajësuar Kosovën se, gjoja, “e pengon atë dhe nuk është e gatshme për marrëveshje kompromisi në mes të palëve”. Dhe, këtë shpifje groteske të Vuçiqit e besojnë, natyrisht, me porosi të Serbisë, aleatët e saj ndërkombëtarë!
     Por, kjo gënjeshtër vetë demantohet nga Vuçiqi me 7 (shtatë) kërkesat e fundit, kërcënuese dhe ultimative, të bëra Kosovës, si kushtëzim të vazhdimit të dialogut Serbi-Kosovë. Dhe, secila syresh është më alogjike dhe më absurde se tjetra, ngaqë janë të papranueshme për Kosovën, rrjedhimisht, të parealizueshme për Serbinë. Ishte Beogradi zyrtar, respektivisht, presidenti Vuçiq, ai që urdhëroi largimin nga funksionet komunale dhe qendrore të serbëve, me qëllim të kundërshtimit dhe të bojkotimit të institucioneve legjitime të Kosovës. Urdhër largimi nga vendet e punës iu dha edhe zyrtarëve të Policisë dhe të gjyqësisë të Kosovës.
     Zyrtarët, qofshin në funksionet komunale apo qendrore, policët dhe zyrtarët, ishin, kryesisht, të Listës Serbe. Qeveria e Kosovës, institucionet e saja, nuk janë “Hani i Dilit” (të dikurshëm në Prishtinë), për të hyrë e dalë, kujt t`i teket. Largimet vullnetare nga vendet e punës, me qëllime të errëta, të pista dhe thellësisht armiqësore ndaj shtetit të Kosovës, nuk mund të amnistohen, të tejkalohen pa ndëshkim. Dhe, ndëshkimi më i lehtë, duhet të jetë mos dhënia e mundësisë, për t`u kthyer në funksionet e braktisura, për qëllime skajmërisht të poshtra të Serbisë, me qëllim aneksimin, shkëputjen  e veriut të Kosovës dhe bashkangjitjen Serbisë.
     Duhet t`ua kujtojmë të zgjedhurëve me votën e popullit, të cilët kanë dhënë edhe betimin, për shërbim me korrektësi dhe besnikëri për Atdheun Kosovë. Komunarët e zgjedhur, Policia dhe Gjyqtarët e Kosovës, të emëruar nga strukturat përkatëse institucionale, nëse largohen vullnetshëm dhe në mënyrë demonstrative, kanë shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Dhe, kjo përjashton mundësinë e rikthimit të zyrtarëve në funksionet e braktisura.
     Vuçiq, në “pamfletin” e tij, kërcënues dhe ultimativ, kërkon, madje ngutshëm, “shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të lira e demokratike, në 4 (katër) komunat, me shumësi serbe, në veriun e Kosovës. Kjo kërkesë cinike, paradoksale e rrast provokative, bëhet nga ai që vet urdhëroi lëshimin, madje me duartrokitje e ceremoni, të vendeve të punës, për qëllime të poshtra dhe, tërësisht, kriminale. Edhe pas bojkotit të parë të zgjedhjeve nga serbët e instrumentalizuar nga Beogradi, me insistimin e Serbisë dhe të disa eksponentëve ndërkombëtarë, u rimbajtën edhe një palë zgjedhje, të dytat me radhë, të cilat, sërishmi, u bojkotuan nga serbët, me porosi direkte të presidentit Vuçiq, ish-zëdhënës i Millosheviçit, përkatësisht, megafon i krimeve monstrume ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare! Zgjedhjet bëhen sipas afateve ligjore vitin e ardhshëm. Çuditërisht, Vuçiq kërkon edhe tërheqjen e Policisë Speciale nga territori verior, për t`u lënë dorë të lirë bandave kriminale të tij, të cilat përndjekin dhe persekutojnë qytetarët serbë, për mosbindje ndaj urdhrave që vijnë nga Beogradi si dhe të komuniteteve tjera në veriun e Kosovës.
     Vuçiq shton kërkesa tjera absurde, si “krijimin e një prokurorie të posaçme speciale”, që tensionon gjendjen, artificialisht, sepse cenon sovranitetin juridik e kushtetues të Republikës të Kosovës. Me porosinë e dhënë ministrive në Beograd, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, për angazhimin për ruajtjen e pronës të serbëve; Kosova të shpallet territor i mbrojtjes speciale e sociale; t`i kërkohet Kuvendit të Serbisë shpalljen e paligjshme të akteve të miratuara, që nga shpallja e Pavarësisë dhe përrallëzime të tjera kriminale dhe rrugaçërore. Serbia organizon nxitjen, financimin e grupeve kriminale në veriun e Kosovës, për barrikadimin e rrugëve dhe të akteve tjera të dhunshme e vandaliste.
 
            Shokon BE, herë heshtake, herë aprovuese të kërkesave absurde të Serbisë!
     Edhe pse të gjitha deklarimet publike të presidentit Vuçiq dhe të zyrtarëve të tjerë serbë, janë kundër integrimit të serbëve në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, si dhe të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, “BE-ja, përmes zëdhënësit të saj Peter Stano, i mirëpret këto kërkesa të Vuçiqit, duke iu referuar kërkesës të Vuçiqit se “impelementimi i Asociacionit është i rëndësishëm!”
     Është skajmërisht befasues dhe, njëherësh, shqetësues pozicioni herë heshtak dhe më shumë aprovues i BE-së dhe të shumësisë të eksponentëve ndërkombëtarë, të angazhuar me çështjen, tashmë, të dramatizuar, artificialisht, siç është dialogu i krijuar dhe i stërzgjatur qëllimshëm, për probleme, të cilat, realisht, nuk ekzistojnë. Kufinjtë e Kosovës janë përcaktuar në vitin 1913, edhe pse me amputime, shkëputje të territoreve shqiptare, të cilat Fuqitë e Mëdha të kohës, ua dhuruan fqinjëve lakmiqarë e grabitqarë, që llogaritën sa një gjysmë Shqipërie.
     Shqiptarët botërorë, në përgjithësi, dhe ata të Kosovës, në veçanti, janë fort të shokuar. Dhe, bëjnë pyetjen dilemë: “Si ka mundësi që, pikërisht, Quinti,  BE-ja dhe më gjerë ndërkombëtarët bombarduan Serbinë agresore, pushtuese, për ta shpëtuar popullin e përgjakur dhe të dëbuar nga vatrat e tyre stërgjyshore dhe, tani-, në paqe, pothuajse, janë të gatshëm ta shpërblejnë persekutoren-Serbi, në dëm të Kosovës-viktimë, duke i dhuruar pjesë të territorit të Kosovës, edhe ashtu mjaft të tkurrur, të cunguar! Ose, të paktën, duke mbështetur krijimin e një Asociacioni, i cili, gjithsesi, është bosnjizim i Kosovës, e bënë atë shtet rakitik, jo funksional.
            Krerët shtetërorë të Kosovës dhe DASH amerikan, të njëzëshëm në mbrojtje të sovranitetit
     Në mediat serbe, më shumë se një herë, është thënë se “ne serbët kemi vrarë një mbret, një kryeministër, tani e ka radhën një president!” Vrasja e politikanëve opozitarë Ivan Stamboliç, Oliver Jovanoviq dhe të tjerë, është shantazhim dhe kërcënim për presidentin Vuçiq. Rusia është përkujdesur, mjaftueshëm, për të dërguar shumë mijëra rusë në Serbi, të cilët, tashmë, janë sistemuar me punë dhe jetesë të rehatshme. Kontigjenti rus në Serbi është parë shumë aktiv, në raste të demonstrimeve politike në mbështetje të politikanëve pro-Rusisë. Ngritja në poste të larta të dy besnikëve të Putinit, Aleksander Vulin dhe Millosh Vuçeviq, është imponim i Moskës zyrtare, e cila donë ta përdorë Serbinë për provokime, deri në incidente të armatosura me fqinjët, në rastin konkret edhe me Kosovën.
     Deklarimet e presidentit, kryeministrit dhe të zyrtarëve të lartë serbë, kundër Kosovës, janë luftënxitëse dhe destabilizuese. Megjithatë, gjasat për një konflikt të ngjashëm me atë të Banjskës apo të një përmase më të madhe, nuk janë të mundshme. Sepse KFOR-i është këtu për të mbrojtur kufinjtë e Kosovës dhe nuk do të lejojë vatër zjarri në Ballkan, për çka është shumë e interesuar armikja Rusi. Edhe Forca e Sigurisë të Kosovës vazhdon të forcohet, për të qenë në gadishmëri të mbrojtjes të territorit të Atdheut tonë Kosovë.
     Shtetarët dhe pushtetarët e Kosovës, respektivisht, presidentja Vjosë Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministerja e Jashtme dhe e Diasporës, Donikë Gërvalla, ishin të një mendjeje dhe të njëzëshëm, në përgjigjen e drejtëpërdrejtë dhe dinjitoze të dhënë presidentit serb, Aleksander Vuçiq, se masat dhe kërkesat provokative, luftënxitëse, kërcënuese dhe ultimative, nuk na trembin dhe as nuk na lëkundin në mbrojtjen e tërësisë territoriale, ligjshmërisë dhe të kushtetueshmërisë të Atdheut tonë – Kosovë, për të jetuar të lirë dhe në harmoni me komunitetet tjera, që gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat, si askund tjetër, jo vetëm në Ballkan, por as më tej në botë. Tashmë, është pranuar botërisht, se Kosova është shteti me demokracinë më të konsoliduar në rajon dhe më gjerë.
     Departamenti i Shtetit Amerikan, këtë herë, u distancua hapur nga BE-ja, e cila tha se i mirëpret kërkesat e Vuçiqit! Përkundër DASH (amerikan), ishte i drejtëpërdrejtë, qartazi dhe prerazi, në përgjigjen e përflakshme, dhënë zëdhënësit të Millosheviqit, presidentit serb, Aleksander Vuçiq: “Kosova është shtet sovran, i pavarur dhe multietnik, të cilin ne duam ta shohim tërësisht të integruar në strukturat euro-atlantike dhe ndërkombëtare”. Ky qëndrim, shumë miqësor, gëzon dhe forcon të gjithë shqiptarët e përbotshëm. Në vazhdim të deklaratës të DASH, porosia dhe qortimi për Serbinë është i lexueshëm. Kosova ka qenë dhe mbetet gjithmonë mirënjohëse Amerikës mike. Sepse “shtëpia pa miq nuk mbahet”, është porosia-amanet e shtet-bërësit të Kosovës, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
 
          Kryepolitikanët e PAN, të shantazhuar me dosje krimesh, dëmtuan Kosovën 
     Për një çerek-shekulli Kosova vazhdon të jetë në krizën e krijuar, nga ish-pushtetarët e shantazhuar me dosjet e krimeve faktike, të bëra, gjatë dhe pas luftës, me qëllim të marrjes së pushtetit me dhunë, sipas metodës të kopjuar nga lakeu stalinist Enver Hoxha. Sigurimsat e monizmit hoxhist ushtronin bandat vrastare politike të LPK-së, alias PAN-it të sotëm. Ndërkohë, administrata e UNMIK-ut, përkatësisht, sistemi i drejtësisë, u rrënua dhe bandat kriminale vrisnin kundërshtarët politikë. UNMIK-u që kontrollonte drejtësinë, respektivisht, Prokuroritë dhe Gjykatat, i arrestonte, hetonte dhe i zbulonte kriminelët. Për habi, ose i lironte, ose i dënonte, krejt simbolikisht, sikur të ishin grushtime në mes adoleshentëve dhe jo vrasje të cilësuara: si ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadrot dhe aktivistët e LDK-së; gazetarët-korrespondentë të luftës; madje edhe kuadro të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën, në pritje të marrjes së dhunshme të pushtetit të përgjakur.
     Rrjedhimisht, edhe disa kuadro të UNMIK-ut, të ngarkuar me çështjen juridike, drejtësinë në atë kohë, u korruptuan me paratë e Fondeve të Mërgatës, nga shefat e LPK-së, alias Qeveria e Përkohshme, e kompozuar nga krerët social-komunistë të Tiranës zyrtare, të cilët, një vit para luftës kishin përkallur e shkatërruar shtetin shqiptar, për ta marrë pushtetin përgjakshëm. Pasurimi korruptiv, hajnor i eksponentëve të Qeverisë së Përkohshme, përgjatë procesit të privatizimeve, si dhe milionat të marrë, dhunshëm, nga Fondi “Vendlindja thërret” dhe Fondi shtetëror i 3 %-shit, i bëri multi-milionerë “komandantët”, në emër të luftës së pabërë.
     Opozita e frustruar nga sondazhet, tashmë, ka humbur torruan, arsyen dhe kundërshton të gjitha nismat sovraniste të qeverisë, duke thënë se “integrimi i serbëve të veriut nuk bëhet me policinë, por me dialog me komunitetin serb të veriut”. Ndërkohë, për dy dekada radhazi PAN-i, respektivisht, PDK-AAK-NISMA, ka zhvilluar një makro-kontrabandë me bandat e veriut. Serbia, me agjentët e saj në Kosovë, favorizoi këtë kontrabandë, sepse në kupolë të saj ishin disa “komandantë”, përkatësisht, krye-politikanët e PAN-it në Kosovë, tashmë, të shantazhuar me dosje krimesh vrastare dhe të hajnisë zyrtare, të cilat i posedon Serbia UNMIK-u, EULEX-i, Quint-i, ndërkombëtarët, përmes shërbimeve informative të tyre, sepse vrasjet politike në Kosovë kanë qenë një e “fshehtë publike”.
     Presidenti serb, Alwksander Vuçiq, po i shfrytëzon akuzat, të cilat opozita shqiptare ia bënë pozitës, se, gjoja, po përdorë masa policore kundër komunitetit serb në veri. Këto akuza brenda-shqiptare e trimërojnë Vuçiqin, për të lansuar 5 (pesë) masat dhe 7 (shtatë) kërkesat banditeske dhe idioteske, si kushtëzim për vazhdimin e dialogut me Kosovën. Vuçiq i citon me emra gazetarët dhe analistët, aleatë të tij, si: Baton Haxhiun, Berat Buzhalën, Dardan Molliqaj, Halil Matoshin, Ilir Mirenën, Dukagjin Goranin, dhe të tjerë.
     Pushtetarët kontrabandistë të PAN-i, për ta vazhduar kontrabandën e tyre shpengueshëm, me bandat e veriut të Vuçiqit dhe të Radojçiqit me shokë, favorizoi izolimi, shkëputjen e qëllimshme në mes veriu dhe jugut të Mitrovicës. Qeveritë paraprake, nuk bënë asnjë përpjekje, për integrimin e serbëve të veriut. Në këtë gjendje e gjeti Qeveria e Kurtit veriun e Kosovës. Andaj, Kurti dështoi në premtimin e tij, për integrimin e serbëve në veri, pasi për dy dekada radhazi ishte korracuar shkëputja e komunikimit normal jug-veri. Pra, ish-pushtetarët pasi u pajtuan me vrasjen e një duzinë dhe shpërnguljen e mijëra shqiptarëve të tjerë, tani, duke qenë të shantazhuar me dosje, thelluan krimin, në përpjekje për ta “shpëtuar lëkurën e tyre”, duke u vënë në shërbim të Serbisë, qoftë edhe me dhurim të pasurive të brezave shqiptarë!
     Për çudë, elitarët e kontrabandës të palës serbe në veriun e Kosovës, u ndëshkuan nga DASH i Amerikës me – non grata -, ndërsa nga pala shqiptare veç sa u denoncuan pushtetarët shqiptarë në jug, por u kursyen emrat dhe ndëshkimi i tyre!? Kjo ngjalli dyshime dhe pakënaqësi – njëherësh! Janë këta eksponentë të krimit vrastar dhe hajnor të partive-banda PAN-iste, të cilët me akuza shpifëse e monstrume sulmojnë opozitën e sotme.
     Rrjedhimisht, po dëshmohet porosia e Presidentit Rugova, “për të mos lejuar ngritjen në postet e larta zyrtare të kuadrove të shantazhuar, sepse janë të dëmshëm për Kosovën”. Dhe, kjo u provua katërcipërisht e saktë. Shqiptarët e Kosovës, pas shekuj robërie, të tmerruar nga vrasjet politike, “heshtën si peshku”, duke mos bërë “as lavrën e miut”, për të reaguar karshi krimit dhe kriminelëve! Pasojat vazhdojnë t`i vuajnë, edhe sot e gjithë ditën, shqiptarët.

ZËRI I AMERIKËS ME KRYEQENDËR TË RE NË WASHINGINTON Nga Frank Shkreli

 

E lexova këtë lajm që më erdhi sot në adresën e postës elektronike, me shumë emocion dhe kujtime jashtzakonisht të mira, pasi kam kaluar një pjesë të konsiderueshme të jetës sime duke punuar në ndërtesën aktuale të Zërit të Amerikës, për një kohë të gjatë. Në të vërtetë, këtë vit, janë mbushur, plotësisht, 50-vjet nga koha kur kam filluar (Qershor, 1974) karrierën time në Zërin e Amerikës, në atë ndërtesë të madhe, përball Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Se pse u emocionova dhe pse më mbuluan shumë kujtime të mira nga karriera ime në Zërin e Amerikës, qe, pikërisht, lajmi i shpërndar të premtën në mengjes nga Agjencia Amerikane për Media Globale — U.S. Agency for Global media, (USAGM), sipas të cilit, Zëri i Amerikës do të transferojë kryeqendrën nga ndërtesa aktuale, në ndërtesën me adresën 1875 Pensylvania Avenue, Wasington DC – që do të jetë, sipa këtij njoftimi për mediat, kryeqendra e re moderne për Zërin e Amerikës, që është ndër më të vjetrat e pesë enteve mediatike që mbikqyrë Agjencia Amerikane për Media Globale. Në njoftimin e kësaj agjencie thuhet se transferimi i operacioneve mediatike, teknike dhe administrative do të fillojë brenda disa muajve – për tu përfunduar në disa faza gjatë viteve të në vijim.

Ky vendim për të vendosur kryeqendrën e Agjencisë Amerikane për Median Globale në adresën e re 1875 Pennsylvania Avenue, shënon një kapitull të ri, për të ardhmen e njërit prej enteve më mëdha mediatike në botë, është shprehur Amanda Bennett, shefja e USAGM.
“Si një prej organizatave më të mëdha botërore mediatike, puna jonë gazetareske vazhdon të jetë kritike – veçanërisht, përball censurës, influencave negative dhe manipulimit të informacionit, në duart e regjimeve autoritare. Sigurimi i aftësisë dhe i mundësive tona të vazhdueshme për të konkurruar në fushën mediatike është hapi i parë dhe ndoshta më jetësor për të fituar luftën globale në fushën raportimit të sakt të lajmeve dhe të informacionit. Kryeqendra e re e (USAGM) do të rrisë, në mënyrë dramatike, kapacitetin tonë teknologjik dhe, për më shumë, do të përmirësojë dukshëm aftësinë tonë për të kontaktuar dhe komunikuar më kollaj me audiencat në rajone të ndryshme të botës që nuk gëzojnë një shtyp të lirë. Jam shumë e frymëzuar nga fillimi i kësaj epoke të re të mrekullueshme dhe e kënaqur për gjithçka që do të bëhet e mundur për shkak të saj”, ka komentuar, sipas njoftimit, me këtë rast, të (USAGM) për mediat — pritshmëritë e saj, Amanda Bennett, për kryeqëndrën e re moderne të Agjencisë Amerikane për Median Globale, përfshir Zërin e Amerikës.

Ndërtesa aktuale ku Zëri i Amerikës ka zhvilluar veprimtarinë e tij mediatike ç’prej vitit 1954, është përcaktuar dhe njihet ç’prej vitit 2022, nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, si një Ndërtesë Historike Kombëtare e Gazetarisë. Ndonëse, fillimisht, ndërtesa aktuale, kryeqëndër e Zërit të Amerikës dhe USAGM, nuk ishte ndërtuar me qëllim që të shërbente për aq gjatë, për veprimtarinë e një organizate mediatike. Por gjatë dekadave të kaluara, kjo ndërtesë, e quajtur (Cohen Building), në të vërtetë, ka shërbyer shumë mirë si një kryqendër e madhe dhe e besueshme – për disa breza anë e mbanë botës — për transmetimin e lajmeve dhe të informacionit, thuhet në njoftimin e USAGM të shpërndar për mediat, të premtën në mengjes.

Ndërkaq, në të njëjtin njoftim për media, në lidhje me këtë vendim, citohet edhe Drejtori i Zërit të Amerikës, Michael Ambramowitz, se, “Ndërkohë që Kryeqendra aktuale e Zërit të Amerikës na sjell gjithmonë kujtime shumë të bukura dhe të mira nga e kaluara, Kryeqendra e re i ofron Zërit të Amerikës mundësitë për të modernizuar operacionet dhe mjetet teknike, ashtuqë të jemi më në gjëndje të përmbushim misionin tonë jetësor në një botë ku fuqitë autoritare po shpenzojnë miliarda dollar në përpjekjet e tyre për të minuar shtypin e lirë dhe për të ndërprer përhapjen e lirë të lajmeve dhe të vërtetës”, u shpreh Dejtori i Zërit të Amerikës, Michael Abramowitz.

Siç dihet, Agjencia Amerikane për Median Globale mnikqyr pesë entitete transmetuese lajmesh, përfshir Zërin e Amerikës, Entin Transmetues për Lindjen e Mesme, Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, Radion Azia e Lirë dhe Entin e Transmetimeve për Kubën, por edhe ente siç teknike siç është Fondi për një Teknologji të Hapur dhe Fondi i Medias Frontale. Të gjitha këto kanë për qëllim, sipas, Agjencisë USAGM, për t’u lidhur, për të informuar dhe për të angazhuar në dialog popujt anë e mbanë botës, në mbështetje të lirisë dhe demokracisë. Të gjitha së bashku, këto ente mediatike amerikane furnizojnë çdo ditë me lajme të sakta dhe informacion të vërtetë, mbi 420-milion veta në mbarë botën, sipas njoftimit për media të entit USAGM, që mbikqyr të gjitha këto entitete mediatike të Shteteve të Bashkuara.

E solla këtë njoftim për të interesuarit lexues shqiptarë, pasi siç e dijmë të gjithë, Zëri i Amerikës (VOA) në gjuhën shqipe, për pothuaj një shekull, ka qenë pjesë dhe vazhdon të jetë pjesë e botës mediatike shqiptare — në kohë të mira e në periudha të vështira — siç ishte koha e Luftës së ftohtë e diktaturës sllavo-komuniste dhe deri në dekadat e fundit të luftës në Kosovë.

Gjatë gjithë këtyre dekadave, VOA shqip, falë punës së dyzina gazetarëve shqiptaro-amerikanë dhe përkushtimit të tyre ndaj të vërtetës dhe dashurisë së tyre për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Shqipërinë dhe për Kombin shqiptar, kanë kontribuar në përhapjen e të vërtetës në periudhat më të errëta të historisë dhe në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, sidomos në periudhën fatzezë gjysmë shekullore të komunizmit shqiptar sllavo-aziatik, kur dy vendet tona nuk kishin marrëdhënie dypalëshe diplomatike. Ishte kjo një periudhë kur Shtetet e Bashkuara, komunikonin me kombin shqiptar, vetëm nëpëmjet Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. VOA gjatë dekadave të kaluara, u solli shqiptarëve lajmet objektive, të vërtetën dhe faktet — për zhvillimet e brendshme dhe të jashtme — si mjete dhe instrumente të nevojshme për të vlerësuar dhe gjykuar drejtë, duke shërbyer, njëkohësisht edhe si një lidhje e pandërprerë dhe pa ndërhyrje komunikimi ose influencimi, midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar, në ditët më mira dhe në periudhat më të vështira.

Urojmë që kjo trashëgimi shembullore e së vërtetës gazetareske e Zërit të Amerikës gjatë dekadave të kaluara — si një ent i besueshëm lajmesh, informacioni, analizash dhe programe të tjera në mbrojtje të së vërtetës — të vazhdojë edhe me dekada të tjera në të ardhmen, ndonëse nga një kryeqendër më e re e më moderne në përputhje me me nevojat e botës akzuale dhe në përputhje me gjendje gjeopolitike të sotme.

Frank Shkreli

Kryeqendra e re moderne e Zërit të Amerikës në rrugën kryesore Pensilvania Avenue të kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara – rrugë që lidhë Shtëpinë e Bardhë me Kongresin

Ndërtesa aktuale nga ku Zëri i Amerikës ka transmetuar anë e mbanë botës në gjuhët kryesore të botës — përfshir gjuhën shqipe –që nga viti 1954, e deri në ditë e sotëme

Çfarë është një vend demokratik? Po Shqipëria? Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Demokracia, e quajtur edhe qeverisja popullore, është një formë qeverisjeje ku njerëzit kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në çfarë lloj vendimesh merren. Karakteristikat e demokracisë janë zgjedhjet e lira, sundimi i shumicës, e drejta për të mos u pajtuar me shumicën dhe që të drejtat themelore të individëve janë të mbrojtura.
***
Çfarë është ndarja e pushteteve?
Shpërndarja e pushtetit është një nga karakteristikat më të rëndësishme të një demokracie.
Në një demokraci, i gjithë pushteti politik nuk duhet të përqendrohet në një person ose në një institucion, si një mbret apo diktator.
Në vend të kësaj, disa njerëz duhet të ndajnë pushtetin politik dhe këta duhet të jenë në gjendje të kontrollojnë njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë shmanget që ata që kanë pushtet politik në shoqëri të abuzojnë me këtë pushtet.
Në Shqipëri (vetëm në letër), si në shumë vende të tjera, pushteti shpërndahet në tre pushtete të ndryshme shtetërore:
1. Pushteti legjislativ (parlamenti/Kuvendi)
2. Pushteti ekzekutiv (qeveria)
3. Pushteti gjyqësor (gjykatat)
Këto tri pushtete shtetërore kanë detyra dhe role të ndryshme kur merren vendime të rëndësishme politike.
Pushteti legjislativ
Kuvendi është pushteti legjislativ i Shqipërisë. Vetëm Kuvendi mund të bëjë ligje të reja, të ndryshojë ose të shfuqizojë.
Një shoqëri ka nevojë për ligje dhe rregulla të përbashkëta për të funksionuar. Një nga detyrat kryesore të Kuvendit është të vendosë se cilat ligje do të zbatohen në Shqipëri.
Kushtetuta thotë se populli është pushteti legjislativ i Shqipërisë, nëpërmjet Kuvendit.
Që populli, nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare, të marrë pjesë në vendosjen e ligjeve të vendit është një parim i rëndësishëm demokratik.
Pushteti ekzekutiv
Qeveria është pushteti ekzekutiv i Shqipërisë. Është ai që zbaton ligjet e miratuara nga Kuvendi.
Krahas zbatimit të politikës së miratuar nga Kuvendi, qeveria del edhe me propozime për ligje të reja dhe për çfarë duhet të shpenzojë shteti para.
Kryeministri drejton qeverinë. Të tjerët në qeveri quhen ministra ose këshilltar shtetëror dhe janë përgjegjës për detyra të ndryshme në shoqëri. Për shembull, Ministri i Arsimit është përgjegjës për shkollat ​​në Shqipëri.
Ata në qeveri nuk punojnë në Kuvend, por në ministri.
Pushteti gjyqësor
Gjykatat janë pushteti gjyqësor. Janë ata që vendosin nëse dikush ka shkelur një ligj dhe cilat do të jenë pasojat.
Gjykatat ndahen në tre nivele:
1. Gjykatat e rretheve
2. Gjykatat e apelit
3. Gjykata e Lartë
Gjykata e Lartë është gjykata më e lartë e Shqipërisë. Këtu janë gjithsej disa gjyqtarë. Udhëheqësi ka titullin e Gjykatës së Lartë.
***
Historia:
Ideja e ndarjes së pushteteve daton që nga Iluminizmi dhe u formulua nga filozofi francez Charles Montesquieu (1689-1755). Montesquieu pa se mbretërit dhe të tjerët në poste të rëndësishme abuzuan me pushtetin e tyre. Çdo njeri që ka pushtet ka prirje ta shpërdorojë atë. Prandaj, ai besonte se ata që kanë pushtet duhet gjithashtu të kontrollohen nga të tjerët me pushtet. Në këtë mënyrë mund të parandalohet shpërdorimi i pushtetit.
Kjo ide u bë shumë e rëndësishme kur disa vende krijuan kushtetuta të reja në shekujt 18 dhe 19.
Demokracia:
Zgjedhjet dhe partitë
Zgjedhje të lira dhe të ndershme
Opozita e fortë
E drejta e votës universale

Shpërndarja e pushtetit dhe kontrollit
Proceset e hapura politike
Kontrolli i pushtetit ekzekutiv
Të zgjedhurit nga populli në pushtetin ekzekutiv
PS: Të jesh i zgjedhur nga populli do të thotë që njerëzit që jetojnë në një zonë të caktuar kanë zgjedhur një person për të ndihmuar në vendosjen atje. Përfaqësuesit e zgjedhur përfaqësojnë njerëzit në zonën e tyre.

Pjesëmarrja politike
Pjesëmarrja në zgjedhje
Interesi për lajmet
Ndikimi politik

Të drejtat e njeriut
Siguria juridike
Mbrojtja nga diskriminimi
Liria e shprehjes
Arsimi
Liria e fesë
PS: Në çdo shtet laik, si që është edhe Shqipërie dhe Kosova, ku shumica e popullsisë nuk praktikon fetë, feja është vetëm çështje private e individit, e ndarë nga shteti. Dhe, vetëm nëse ekziston ndonjë kafshë e egër apo kriminel i droguar, kloun, mercenar e tradhtar, me origjinë joshqiptare që ka kapur peng gjithçka në Shqipërinë tonë ilire-pellazge, mund të kërkoje që brenda një shteti sovran dhe laik (në letër kinse demokratik) si që është Shqipëria, të krijohet një shtet fetar të një sekti fetar shqiptar, që do të sillte pasoja vdekjeprurëse për kombin dhe vendin…)
***
Përfaqësues:
Në një vend demokratik, të gjithë me të drejtë vote duhet të jenë në gjendje të zgjedhin se kush do të qeverisë. Ideja është që njerëzit duhet të ndihmojnë në vendosjen e politikës.
Politika është ajo që ligjet dhe rregulloret duhet të zbatohen, dhe si duhet të fitohen dhe shpenzohen paratë.
Që populli të mos votojë sa herë që duhet bërë diçka, zgjidhet dikush që mund të flasë dhe të vendosë në emër të të tjerëve. Ata që zgjidhen për të vendosur në emër të më shumë se vetes quhen përfaqësues.
Nëse një qark, për shembull, dëshiron të ndërtojë një shkollë të re, një sallë sportive e të tjera, janë përfaqësuesit ata që votojnë nëse kjo duhet të ndodhë. Prandaj edhe Shqipëria quhet demokraci përfaqësuese.
Të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur angazhohen në politikë dhe janë politikanë. Disa politikanë kanë punë të tjera mënjanë. Jo të gjithë politikanët janë të zgjedhur. Për shembull, njerëzit që punojnë në një parti politike quhen gjithashtu politikanë.
Çfarë e karakterizon një demokraci? Dhe çfarë mund ta kërcënojë atë?
Që një vend të quhet demokratik, duhet të ekzistojnë një sërë kriteresh. Në shumë vende të botës, disa prej tyre janë nën presion të madh.
Çfarë është një demokraci?
Që një ndeshje futbolli të funksionojë, skuadrat në fushë duhet të bien dakord për rregullat. Nëse ata nuk bien dakord se si të luajnë, kjo çon në konfuzion (hutim) dhe një rezultat që nuk mund t’i besohet vërtet.
Pikërisht kështu është edhe në një demokraci: Ekipet ose partitë e ndryshme që konkurrojnë në zgjedhje duan rezultate të ndryshme politike, por duhet të bien dakord se si të luajnë.
Pra, çfarë rregullash zbatohen në një demokraci? Zgjedhjet e rregullta dhe e drejta e votës për të gjithë mbi 18 vjeç janë kritere të rëndësishme, por a mjafton kaq?
Po sikur të ketë vetëm një parti që ka shanse reale për të fituar zgjedhjet? Po sikur politikanët në pushtet ta përdorin atë për të shtypur pjesë të popullsisë?
Ose po sikur një votë që keni dhënë në zgjedhje është e vetmja mundësi që ju keni për të thënë se çfarë mendoni për çështjet politike në katër vjet?
Më shumë se vetëm zgjedhje
Zgjedhjet janë një pjesë e rëndësishme e demokracisë, por jo e vetmja gjë që nevojitet që një vend të jetë demokratik. Që vendet të konsiderohen si demokraci që funksionojnë mirë, duhet të ketë një gamë të gjerë karakteristikash.
Të gjitha këto janë si dhëmbëza të vegjël që punojnë së bashku për të mbajtur demokracinë në lëvizje. Nëse ndonjë nga dhëmbëzat ndryshket ose pushon së punuari fare, kjo mund të çojë në dobësimin e demokracisë dhe, në rastin më të keq, në kolaps.
Të gjitha demokracitë duhet të ruhen dhe të mbrohen. Kjo ndodh përmes njerëzve që marrin pjesë në proceset politike. Qoftë përmes zgjedhjeve, demonstratave apo në mënyra të tjera, ata përdorin lirinë e tyre të shprehjes.
Edhe në vendet me tradita të gjata demokratike, si “Shqipëria” (në shpërbërje), demokracia mund të sfidohet dhe kërcënohet.
***
Hipokritët që shpërdorojnë pushtetin e tyre në mënyrat më të pahijshme nuk mund të ulen në sallën e Kuvendit dhe të sundojnë.
Legenët që shkelin Kushtetutën dhe rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin (copëzimin) e vendit duke e trajtuar atë si pronë e tyre private, si me ua pjellë mamaja, përbëjnë veprën penale më të rrezikshme.
Kur kreu i shtetit shqiptar (kushdo qoftë ai) bën një pisllëk të tillë, të gjithë njerëzit e vërtetë ngrihen menjëherë, e kapin për fyti dhe e hedhin në koshin e plehrave. Tradhtarët që shesin interesat e popullit, copëtojnë vendin duke ua dhënë të huajve, të arrestohen menjëherë dhe të dënohen me burgim minimal të përjetshëm.
Është momenti vendimtar, një krim i tillë ka të bëjë me jetë a vdekje.
PS: Fjalët e mëposhtme u drejtohen vetëm atyre kokëmishëve që e meritojnë. Për ata që shiten dhe blihen për para të pista. Për ata që vendosin tradhtarin (të gjithë tradhtarët) para atdheut, para vendit që e lindi dhe e rriti. Në rregull?
Ngrihuni dhe veproni o burra të feminizuar, bota ju tallet. Turp për ju që nuk reagoni e veproni. Turp për ju që i dhatë dhe (shitët) votën tuaj xhelatit tuaj më të rrezikshëm që ka pa ai vend ndonjëherë; shkaktarit të zhdukjes së gjeneve tuaja, ardhmërisë së fëmijëve, mbesave dhe nipërve të juaj…
“Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes që ekziston, përveç gjithë të tjerave që janë provuar ndër shekuj”– Winston Churchill

Për IDENTITET dhe DINJITET- Nga REFIK HASANI

 

Dje, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Preshevë , “PËR IDENTITET dhe DINJITET”.

Kujtojm se më datën 12 gusht të këtij viti shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Bujanoc, “PËR IDENTITET dhe DINJITET”.

Lufta për IDENTITET e DINJITET, përballë padrejtësive e diskriminimit është përgjegjësi e përbashkët dhe e domosdoshme për të tashmen e të ardhmen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Këto dy marshe protestuese ishin për barazi dhe drejtësi! Kundër diskriminimit, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.

Këto dy marshe protestuese ishin kundër diskriminimit, përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit,shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Këto dy marshe protestuese ishin për të dëshmuar se problemet e kësaj Krahine shqiptare nuk mund të shtyhen pafundësisht!!

Këto dy marshe protestuese ishin për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

 

Banjska dhe siguria mbarëkombëtare- Nga Ekrem Spahiu

Si sot një vit më parë, forca paramilitare serbe, të planifikuara mjaftueshëm në shtabet e Beogradit për nga numri, armatimi, pajisjet, rezervat, mbështetja dhe aftësimi luftarak, kryen sulmin ndaj focave sovrane të sigurisë së Kosovës në Banjskë, me qëllim hapjen e një fronti lufte me përfshirjen e gjithë makinerisë ushtarake, informative e policore të Serbisë, për të justifikuar ripushtimin e Kosovës, ose të paktën të pjesës veriore të saj.

Për shumë vite, këtij veprimi ushtarak i kishte paraprirë një fushatë e ethshme politike dhe diplomatike, e përllogaritur me shumë imtësi e kujdes, për të përmbysur raportet e Serbisë dhe të Kosovës në opinionin ndërkombëtar. Synimi i kësaj fushate politike dhe diplomatike ishte, është dhe vijon të mbetet që të zhbëhet fushata ajrore e NATO-s në mars 1999, e kryer me të vetmin motiv për të ndalur spastrimin etnik dhe katastrofën humanitare që po shpalosej atëherë në Kosovë, domethënë të ridimensionohet në opinionin publik e diplomatik ndërkombëtar sikur ishte Serbia viktimë e spastrimit etnik, jo Kosova.

Sulmi në Banjska dështoi. Por planet në shtabet e Beogradit janë në sirtarët e tyre në versione të tjera alternative të këtij sulmi, me forma paramilitare, hibride ose ushtarake, apo të gërshetuara së bashku.

Për këtë arsye, diplomacia serbe kreu me intensitet fushatën e vetviktimizimit. Madje, ajo po thellohet dhe do të thellohet.

Këto ditë, pra pikërisht në prag të përvjetorit të sulmit serb në Banjskë, Presidenti i Serbisë Vuçiç, deklaroi se mund ta shpallë Kosovën territor të pushtuar. Pra, shtabet e Beogradit nxorën nga sirtarët një kartë tjetër dhe kjo kartë, siç shkruajnë mediat ndërkombëtare “është një opsion, ndër shumë të tillë, që po shqyrton Vuçiç”. “Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë prej vitesh”, raportojnë mediat serbe.

Sigurisht që strategjitë, taktikat dhe veprimet politike, diplomatike e ushtarake të Serbisë janë nën monitorimin e Perëndimit dhe, në këtë kuadër, edhe të Kosovës e të Shqipërisë. Por çështja duhet parë edhe më gjerë se sa kaq dhe pikërisht se cilat janë e duhet të jenë strategjitë, taktikat dhe veprimet politike, diplomatike e ushtarake më efikase të Kosovës e të Shqipërisë, me qëllim që të mos mbeten në rolin e “rrufepritësit”, por në rol të fuqishëm aktiv, të harmonizuar brenda e midis tyre, si dhe me Perëndimin.

Politikat e jashtme nuk mund të jenë të suksesshme, kur nuk janë të qëndrueshme dhe të përhershme. Për shembull, politika e bashkimit kombëtar nuk mund të jetë dhe as nuk duhet të mbetet një politikë për të fituar zgjedhjet politike. Përkundrazi, ajo duhet të jetë një politikë konsistente. Për më tepër që Shqipëria e ka të detyruar me kushtetutë këtë, e Kosova të detyruar si një ëndërr të përjetshme legjitime. Kjo politikë nuk duhet të katandiset në një parullë të rëndomtë, apo në çështje takimesh të përbashkëta politike për konsum politik.

Nga ana tjetër, politikat e jashtme nuk mund të jenë të suksesshme kur nuk janë të mbështetura fuqishëm me të gjitha burimet dhe instrumentet e mundëshme. Beogradi përgatitet ushtarakisht, jo vetëm me propagandë, por edhe konkretisht, me numër të mirëllogaritur forcash e mjetesh.

Monitorimi dhe prania e Perëndimit ndaj këtyre masave revanshiste sigurisht që është një faktor i fuqishëm në sigurinë mbarëkombëtare shqiptare, por nuk është e gjithë zgjidhja. Ashtu sikurse edhe ledhatimet e lëshimet e Perëndimit ndaj Serbisë “se mos e acarojë si vatër konflikti në dobi të Rusisë”, nuk janë zgjidhje.

Zgjidhja qëndron pikërisht, dhe në radhë të parë, tek faktorët shqiptarë, te kohezioni politik e diplomatik ndërshqiptar për çështjet e sigurisë mbarëkombëtare, te rritja e forcimi i të gjitha instrumenteve në nivelin që të vetgarantojnë këtë siguri.

Siguria mbarëkombëtare, ndonëse term i ri në fushën e sigurisë, në fakt, është pjesë e hershme integrale e politikave të sigurisë së shteteve serioze, pavarësisht nga regjimet e tyre politike. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë përse të mbeten të ndrojtura për ta shprehur dhe përmbushur këtë detyrim sigurie.

Ndërkohë, siguria kombëtare, për të cilën flitet e shkruhet aq shumë, nuk është një kërkesë nacionaliste, por një standard që aplikon çdo shtet demokratik. Madje, është një standard që e kërkon edhe Aleanca Perëndimore ndaj secilit shtet.

 

Shqiptarët të fillojnë të mendojnë seriozisht për heqjen e diktatorit Rama- Nga ARBEN KALLAMATA

Kur dëgjon se Rama po mendon të krijojë një SHTET bektashi në Shqipëri, dy gjëra të venë në mendje, ky njeri ose është krejt i çmendur, ose tallet. Por shpejt kujtohesh se këto të vijnë në mendje me çdo gjë që bën Kryeministri i Shqipërisë. Pastaj të kap trishtimi, sepse cilado prej tyre të jetë e vërtetë, ose edhe sikur asnjëra prej tyre të mos jetë e vërtetë, ti e kupton se Shqipëria ka rënë përsëri në diktaturë, pas tridhjetë vjetësh ajo është kthyer aty ku ishte në vitin 1985, pavarësisht se forma e ushtrimit të pushtetit absolut është e ndryshme.
“Deri tani, thotë Z. Rama, që vetë është katolik jo praktikan, vetëm disa nga ndihmësit e tij më të afërt kanë dijeni për planin…” shkruan Endru Higins për Nju Jork Taims, në raportimin e 21 Shtatorit të titulluar “Shqipëria planifikon një shtet të ri mysliman brenda kryeqytetit të saj”.
Plani për krijimin e një shteti fetar brenda kryeqytetit është paraqitur si ide vetjake e Ramës, e pabazuar në ndonjë kërkesë të shoqërisë shqiptare, e pa konsultuar me asnjë forcë politike, duke përfshirë këtu edhe partinë e kukullave që drejton vetë ai, e pa votuar në asnjë referendurm apo plebishit popullor, e pa mbështetur në asnjë nevojë ekonomike, politike, apo shpirtërore të ndonjë shtrese, le më pas të shumicës apo të gjithë popullsisë së Tiranës a Shqipërisë. Është thjeshtë ideja e një njeriu që e sheh veten si diktator, sundues të vetëm, të madh, të pavdekshëm, të pagabueshëm, i cili, për çudi, ka arritur në një çast historik kur mendon se diktatorllëkun e vet mund t’ua shesë pa vështirësi edhe vendeve që mburren me sistemet e tyre demokratike.
Ideja e krijimit të një mikro-shteti fetar brenda kufijve të kryeqytetit të një shteti laik nuk është origjinale e Udhëheqësit të Lavdishëm dhe të Pagabueshëm Edi Rama. Një tjetër “udhëheqës i madh”, një tjetër diktator i ka paraprirë atij. Në 11 shkurt 1929 Benito Musolini, Kryeministër i Italisë i hapi rrugën një monstruoziteti të tillë duke nënshkruar Traktatin Lateran në bazë të të cilit Mbreti Viktor Emanueli III pranonte themelimin e Shtetit të Qytetit të Vatikanit nën drejtimin e kryetarit të tij Papës Piu XI.
Musolini kishte shtatë vjet që kishte hipur në pushtet dhe gjente një mënyrë për konsolidimin e pushtetit të tij absolut në një nga fuqitë më të mëdha ekonomike të kohës dhe për të siguruar përkrahjen e qindra milionë katolikëve në botë. Edi Rama ka 11 vjet që i ka hipur kalit mbrapsht në një vend të vockël të Ballkanit dhe duket se ka gjetur një mënyrë për të shpallur statusin e tij si diktatoruc dhe për t’u marrë si i mirëqënë në këtë status nga diplomacitë e shteteve të mëdha që mesa duket nuk e vrasin më mendjen fare se çfarë sistemi politik apo shoqëror, çfarë statusi mendor apo psikologjik e sundon ai atë një pëllëmb vend me popullsi të përgjysmuar.
Për çfarë i duhet Edi Ramës një shtet bektashi në mes të Tiranës?
Vështirë të përcaktosh se si veprom mendja diabolike e një diktatori, qoftë ky i përmasave minimale si Edi Rama. Sidoqoftë, një nga përfitimet tashmë është shprehur në pasqyrimin që i është bërë idesë së tij, domethënë që shtypi dhe ndoshta opinion diplomatik në Perëndim e merr si të mirëqenë statusin e tij si diktatoruc i Shqipërisë dhe nuk iu bëhet shumë vonë për këtë. Është, si të thuash, një miratim i heshtur për kalimin e Shqipërisë nga një demokraci me zgjedhje të lira në diktaturë absolute, ku një dorë e fortë ideon dhe përcakton ecurinë e vendit.
Për çfarë i duhet botës një shtet bektashi në Tiranë të Shqipërisë?
Për hiç asgjë. Veçse për ndonjë humor të rastit, për botën nuk ka pikë rëndësie se ç’bën një vend pa pikë rëndësie me një pjesë të besimetarëve të vet. Për botën nuk ka pikë rëndësie nëse Rama iu jep besimtarëve të vet statusin e shtetit, mbretërisë apo edhe perandorisë.
Për çfarë iu duhet besimtarëve bektashij të Shqipërisë një shtet brenda kufijve të Tiranës? Po të nisesh nga lajmet në përgjithësi, besimtarët bektashinj dhe baballarët e teqeve në Shqipëri as që duhet të kenë dijeni se çka bluajtur kryegjyshi i tyre Mondi me Kryeministrin Edi Rama. Ndoshta k-gjysh Mondit mund t’i guduliset sedra personale me një status të ri. Mbase atij vetë mund t’i shtohen edhe të ardhurat duke qenë edhe k-gjysh dhe k-ministër i një entiteti sado absurd që të jetë ai. Megjithatë, vështirë të thuash që ideja e një mikro-shteti bektashi pajtohet me parimet e fesë bektashjane, pavarësisht se përgjigjen përfundimtare për këtë mund ta japin vetëm teologët bektashianë.
Çfarë i duhet shqiptarëve një shtet bektashi në Tiranë?
Absolutisht për asgjë. Shqiptarët nuk po bëjnë dot një shtet, le më pastaj të bëjnë edhe një tjetër brenda tij. Sidoqoftë, Edi Rama mund ta shesë idenë si një marifet interesant për të promovuar turizmin, por nuk mund të fshehë idenë që në këtë rast ai po vepron si diktator absolut.
Pyetja e vërtetë në këtë rast është: A mund ta përballojnë shqiptarët “luksin” e lidhjes së fatit të tyre me një diktator të ri? Nga historia dihet se diktatorët e shfrytëzojnë vendin e tyre ose deri në vdekje, ose derisa gjindet dikush apo diçka që i heq qafe. Musolini, diktatori që krijoji Shtetin e Qytetit të Vatikanit brenda kufijve të Romës përfundoi i varur me kokë poshtë. Sadam Huseini, diktatori i Irakut, përfundoi në një vrimë nën tokë. Kadafi hëngri plumb pas qafe. Noriega dhe Milosheviçi i kaluan ditët e fundit të jetës të sëmurë nëpër burgje. Por, që të arrinin deri aty ku arritën, ata i sollën popujve të tyre me qindra-mijëra viktima luftrash idiote, shkatërrim ekonomik dhe mjerim, i sollën trauma të vërteta shoqërore që nuk harrojnë lehtë. Lidhjet e forta me diktatorët janë gjithmonë në dëm të popujve që i krijojnë. Edi Rama mund të arrijë të mbijetojë si diktator për sa kohë të jetë gjallë, por, ashtu si edhe nga paraardhësi i tij enver hoxha, Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ka për t’iu ardhur asgjë e mirë. Atij mund të vijë dita edhe të rrëzohet, ndoshta edhe me dhunë, siç janë rrëzuar shumë të tjerë, pavarësisht përkrahjes që iu është dukur se kanë pasur nga Perëndimi. Por këtë rrëzim, të dhunshëm apo jo, është më mirë t’ia sjellin vetë shqiptarët, sepse po iu la në dorë të huajve, ata e bëjnë pa shumë konsideratë për atë që ata e quajnë “collateral damage”.
Edi Rama tashmë e ka konfirmuar veten si diktator. Është koha që shqiptarët të fillojnë të mendojnë seriozisht për heqjen e tij.

Send this to a friend