VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fitime pafund nëse Bimët Medicinale përpunohen në Shqipëri

By | September 7, 2019

Komentet

Shtim i rasteve me anemi në Shqipëri – Cilat janë shkaqet dhe kujdesi që duhet të tregoni

Analiza Anemie.

Rastet e anemisë tek fëmijët gjatë 10 vjeçarit të fundit janë rritur ndjeshëm.

Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Institutin e Statistikave, INSTAT kanë kryer një anketë të përbashkët mbi rastet e anemisë në mesin e fëmijëve në vend.

Kjo anketë zbuloi se gjatë viteve 2008-2018, anemia tek fëmijët 3-59 muajsh është zgjeruar ndjeshëm.

Sipas të dhënave, një në katër 25 fëmijë të moshës 6 – 49 muaj janë anemikë.

Raporti shpjegoi se infeksionet, trashëgimia genetike dhe kequshqyerja janë disa nga shkaqet e anemisë mes fëmijëve në vend.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është mungesa e hekurit që shkaktohet nga ushqyerja e keqe.

Përse Është Hekuri i Rëndësishëm Për Fëmijët

Hekuri është një ushqyes i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Ai ndihmon rrugëtimin e oksigjenit nga mushkëritë e drejt muskujve.

Bebet lindin me depozita hekuri në organizëm, por rritja e tyre kërkon më shumë nga ky ushqyes.

Fëmijët nga 7-12 muaj kanë nevojë për 11 mg hekur në ditë, ndërsa ata 1-3 vjeç kanë nevojë për 7 mg hekur në ditë.

Fëmijët nga 4-8 vjeç dhe 9-13 vjeç kanë nevojë për 10 mg dhe 8 mg hekur respektivisht.

Vajzat nga 14-18 vjeç kanë nevojë për 15 mg hekur në ditë ndërsa djemtë e kësaj grupmoshe kanë nevojë për 11 mg hekur në ditë.

Cilat Janë Simptomat e Mungesës së Hekurit

Mungesa e hekurit mund të ndikojë ndjeshëm në shumë funksione të organizmit të një fëmije.

Megjithatë, ajo mund të mos shfaqet me simptoma deri në zhvillimin e anemisë.

Shenjat dhe simptomat e anemisë si pasojë e mungesës së hekurit janë:

Lëkura e zbehtë dhe lodhja,

Rritje dhe zhvillim i ngadalësuar,

Mungesa e oreksit dhe frymëmarrje e shpejtë,

Probleme me sjelljen, infeksione të shpeshta dhe neps për substanca si: akull, dhe, bojë apo niseshte.

Si Mund Të Parandaloni Mungesën e Hekurit 

Nënat mund të sigurohen që ushqimet që konsumojnë fëmijët të jenë të pasura me hekur.

Këtu përfshihet: mishi i kuq, mishi i pulës, peshku, fasulet dhe barishtet e perimet.

Nga mosha 1 deri në 5 vjeç, fëmijët nuk duhet të pijnë më shumë se 710 ml qumësht në ditë sepse ndikon në depozitat e hekurit.

Fëmijët kanë nevojë edhe për vitaminë C e cila ndihmon në përthithjen e hekurit.

Ushqimet më të pasura me këtë vitaminë janë: agrumet, pjepri, luleshtrydhja, specat, domatet dhe perimet./AgroWeb.org

Grupi i mjekëve amerikanë: Ndalni menjëherë cigaret elektronike

Shoqata Amerikane për Mjekësi u bëri thirrje amerikanëve të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike të çfarëdo lloji, derisa shkencëtarët të kenë të dhëna më shumë për shkakun e 450-të sëmundjeve të mushkërive dhe të paktën pesë vdekjeve që lidhen me përdorimin e këtij produkti.

Kjo shoqatë, që është një nga grupet më me ndikim të mjekëve në SHBA, gjithashtu u bëri thirrje punëtorëve mjekësorë, që të informojnë pacientët në lidhje me rreziqet e cigareve elektronike, duke përfshirë rrezikun nga toksinat dhe kancerogjenët. Ata, po ashtu bën thirrje që mjekët të raportojnë menjëherë me shpejtësi çdo rast të dyshuar të sëmundjeve të mushkërive, që ndërlidhen me përdorimin e cigareve elektronike.

Ky rekomandim, pason këshillën e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në të cilën thuhej se njerëzit duhet të shmangin përdorimin e këtij produkti, derisa të hetohet shkaku i paraqitjes së disa sëmundjeve të rënda të mushkërive.

Zyrtarët thanë që disa laboratorë kanë identifikuar një përbërës të vitaminës E në mostrat e produkteve, dhe këtë po e hetojnë se si një shkak i mundshëm i sëmundjeve.

Cigaret elektronike në përgjithësi mendohet se janë më të sigurta se cigaret tradicionale, të cilat vrasin deri në gjysmën e të gjithë përdoruesve, thotë Organizata Botërore e Shëndetit.

Por, efektet shëndetësore afatgjata të cigareve elektronike janë kryesisht të panjohura.

Pse duhet kafja për njerëzit që vuajnë nga veshkat

Konsumi ditor i kafesë përmirëson ndjeshëm shëndetin e veshkave.

Një raport i ri, tek i cili bazohet AgroWeb.org mbi kafen konfirmon se konsumi ditor i kafesë përmirëson ndjeshëm shëndetin e veshkave.

Pas shumë studimesh të ndryshme kërkimore u arrit në përfundimin se konsumimi i rregullt i kafes ndihmon në shëndetin e mirë të veshkave.

Studiuesit përmblodhën të gjithë rezultatet e studimeve në një raport të vetëm, sipas të cilit konsumi i kafes parandalon dhe ul ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e veshkave dhe në disa raste stopon progresin e tyre.

Sipas raportit, norma e konsumit të kafeve në ditë për personat që vuajnë nga veshkat nuk mund të kalojë 2 apo 3 kafe në ditë.

Megjithatë, të gjithë personat me problemet me veshkat nuk duhet të harrojnë kujdesin që duhet të tregojnë sidomos me reduktimin e pirjes së alkolit, regjimin ushqimor, konsumin e ujit si dhe ushtrimet fizike.

Në krahasim me njerëzit që konsumojnë pak kafe, ata që pijnë shumë nga ky stimulant janë 25 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.

Gjetjet e studimit u publikuan në revistën Nephrology Dialysis Transplantation.

Sipas të dhënave, pirja e kafesë përfaqëson një alternativë të thjeshtë, mirëbërëse dhe të lirë për shëndetin.

Kjo mund të ndodhë sepse kafeja përmirëson funksionin e enëve të gjakut nëpërmjet oksidit nitrik, një substancë që konsiderohet kyçe për shëndetin e arterieve.

Kafja ofron shumë përfitime të tjera.

Sëmundjet e zemrës

Deri pak kohë parë, mendohej se personat që vuanin nga sëmundjet e zemrës nuk duhet të konsumonin kafen, pasi i përkeqësonte gjendjen.

Por në studime serioze mjekësore të viteve të fundit të konsultuara nga AgroWeb.org, rezulton se personat që pinin deri në 3 filxhanë me kafe në ditë, parandalonin krijimin e kalcifikimit të enëve të gjakut.

Ishemia

Ky komplikim ndodh kur një pjesë e trurit nuk arrin të furnizohet me gjak dhe konsumimi i sasisë me kafe apo çaj ul mundësitë që kjo të ndodhë.

Të dhënat tregojnë se kafja ul inflamacionin dhe kontrollon nivelin e sheqerit në gjak.

Diabeti

Kafja ka lidhje me uljen e rrezikshmërisë së shfaqjes së kësaj sëmundje.

Kafja përmban disa antioksidantë që e mbajnë nivelin e sheqerit në trup në ekuilibër dhe të qëndrueshëm.

Më e mira është që ajo të konsumohet pa ëmbëlsues.

Mëlçia

Ky është një tjetër organ që përfiton nga konsumimi i një filxhani me kafe.

Nëse pini 3 filxhanë në ditë,  ju ulni rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë si cirroza apo dhe rasteve të tjera të rënda./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

A është e ngrënshme lëkura e fikut? Cila është mënyra më e mirë për t’i konsumuar

Lëkura e fikut është krejtësisht e ngrënshme dhe e sigurtë për konsum.

Shija e ëmbël e fikut është unike në çdo kafshatë.

Megjithatë, kjo ëmbëlsi e pashoqe shpesh trazohet nga ndjesia e lehtë pickuese dhe djegëse e lëkurës së fikut.

Kurioziteti për elementët që shkaktojnë ndjesi lidhet ngushtë edhe me aspektin e sigurisë së ngrënies së lëkurës së këtij fruti.

A Është E Ngrënshme Lëkura E Fikut?

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org lëkura e fikut është krejtësisht e ngrënshme dhe e sigurtë për konsum, pavarësisht ndjesisë së pakëndshme që shkakton në kafshatën e parë.

Në fakt, ngrënia e lëkurës bashkë me tulin e frutit ofron një pasuri më të plotë vlerash bashkë me fibrën kaq të nevojshme.

Përse Djeg Lëkura E Fikut

Disa njerëz mendojnë se pushi i hollë që vesh lëkurën e fikut është ai që shkakton këtë ndjesi.

Megjithatë, arsyeja e vërtetë e kësaj ndjesie sipas të dhënave të AgroWe.org i atribuohet një enzime të quajtur ficinë e cila shpërbën proteinën dhe e metabolizon atë në një amino acid.

Kjo është arsyeja përse gjuha djeg sa herë që hani fiq të freskët.

Jo Të Gjithë Fiqtë Shkaktojnë Djegie

Fiqtë e pjekur plotësisht nuk shkaktojnë djegie ndërsa fiqtë e papjekur dhe të njomë e kanë këtë veçori.

Nëse fiqtë e pjekur mblidhen direkt nga pema, ato janë tepër të butë, qullët dhe delikatë.

A Vazhdon Pjekja E Frutit Edhe Pas Këputjes Nga Pema?

Fiqtë mund të zbuten me kalimin e kohës, por kjo nuk do të thotë se ata janë plotësisht të pjekur.

Pjekja e frutit shumëfishon aromën dhe ëmbëlsinë, ndërsa zbutja thjesht ndryshon përbërjen e tulit të frutit.

Nëse këpusni një fik të papjekur nga pema do të zbuloni se ai lëshon një lëng të bardhë të njohur si ‘qumështi i fikut.’

Ky lëng përmban sasinë më të madhe të ficinës.

Nëse jeni dashamirës të fikut të njomë atëherë ju sugjerojmë ta ndani atë në gjysmë dhe të përthyeni pjesët duke nxjerrë tulin jashtë dhe lëkurën brenda.

Gjithashtu sigurohuni të hiqni pjesën e bishtit që mbledh më shumë ficinë.

Në këtë mënyrë do të shmangni kontaktin e ficinës me buzët apo gjuhën.

Ficina Tek Fiqtë E Thatë

Fiqtë e thatë konsiderohen të tejpjekur ndaj përbërja e ficinës është tepër e ulët për të shkaktuar një reagim të tillë.

Tharja e fikut gjithashtu eliminon qumështin e fikut.

Kësisoj do të zbuloni se fiqtë e thatë nuk shkaktojnë asnjë ndjesi të pazakontë përveç shijes së mirë.

Pse duhet kontrolluar skadenca e ujit në shishe – Rezultatet e investigimit të AgroWeb

 

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë.

Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta.

Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?

Nga një pyetësor i kryer nga AgroWeb.org rezulton se 92 persona nga 100 njerëz të kontaktuar në rajone të ndryshme të Shqipërisë, NUK e kontrollojnë datën e skadencës tek uji në shishe plastike.

Shumica dërrmuese e konsumatorëve e marrin të mirëqënë faktin që uji në shishe plastike është i sigurtë.

Arsyeja pse lëngjet ose produktet e qumështit kanë një datë të skadencës është shumë e vetëkuptueshme, ndaj mund të habiteni që edhe uji në shishe vjen me një afat kohor përdorimi.

Por nuk është cilësia e ujit që duhet të shqetësoheni. Bëhet fjalë për plastikën në të cilën uji vjen i paketuar. Zakonisht vihet re përdorimi i PET për shishe me pakicë dhe polietileni me densitet të lartë, HDPE për paketimet masive të ujit.

Pas një pike të caktuar në jetën e saj, plastika fillon të lëshojë kimikate në ujë. Kjo dukuri ndikon në shijen e ujit dhe mund përbën një rrezik serioz për shëndetin.

A ju ka ndodhur të lini një gotë uji gjatë natës dhe të pini një gllënjkë të nesërmen? A e keni vënë re se ajo ka shijuar shumë ndryshëm nga uji i freskët?

Ju mund të dyshoni se uji është prishur, por shija e çuditshme është në të vërtetë për shkak se uji është ekspozuar ndaj ajrit. Ky ekspozim e bën ujin më acid duke grumbulluar elementë si pluhuri dhe mikrobet.

Asnjëherë mos lini ujë në shishe në rrezet e diellit të drejtpërdrejtë ose brenda makinës gjatë gjithë ditës në një ditë të nxehtë me diell.

Kimikatet nga ena plastike do të nxehen dhe do të depërtojnë në ujë.

Pirja e këtyre shisheve që kanë mbetur në diell kanë rezultuar të lidhur drejtpërdrejt me tumoret e gjirit tek femrat. Studimet e fundit tregojnë lidhje me lloje të tjera të sëmundjeve tumorale si në meshkuj ashtu edhe në femra.

AgroWeb.org do vazhdojë të hetojë më tej praktikat e ruajtjes dhe transportimit të ujit në shishe.

Fitime pafund nëse Bimët Medicinale përpunohen në Shqipëri

Qindra hektarë sipërfaqe e kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike, e bëjnë Shqipërinë vend lider në prodhimin dhe eksportimin e këtyre pasurive natyrore. Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike gjeneron rreth 18 milionë Euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor, dukë përbërë 19% të eksporteve totale të vendit.

Pra është e qartë se tregu ndërkombëtar është i etur për bimët e egra natyrale të Shqipërisë me vlera të jashtëzakonshme medicinale. Po ç’ndodh me vajrat esencialë të këtyre bimëve aq të kërkuara dhe të vlerësuara për aftësitë e tyre mrekullibërëse? Faktet flasin për një paradoks. Shqipëria, edhe pse e shumë e pasur me bimë mjekësore importon vajrat esencialë të tyre. Pse? Sepse industria e përpunimit është pothuajse inekzistente.

E ndërsa numërohen rreth 40-50 pika grumbullimi të bimëve mjekësore për konsum vendas dhe eksport, vetëm pak punishte të vogla tërësisht artizanale merren me përpunimin e këtyre bimëve për vaj esencial.

Nuk është mungesë, por një traditë e humbur, pasi duket se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Përkundrazi.

Në Shqipëri përpjekjet e para për mbledhjen dhe grumbullimin e bimëve mjekësore dhe aromatike është bërë nga specialistët në shekullin XVIII.

Fillimisht mbledhja dhe grumbullimi i tyre filloi në Voskopojë, pastaj në shek.XIX në Elbasan, Përmet etj. Në vitet në vazhdim vazhdoi mbledhja masive e tyre nga populli, të cilët i përdornin këto bimë për shërimin e disa sëmundjeve.

Rreth viteve 1956-1958 në disa ndërmarrje ushqimore të Shqipërisë, u ngritën reparte të vogla distilimi për të prodhuar vajra esencial nga sasia që tepronte si dhe nga mbetjet teknologjike të sherebelës dhe të dëllinjës së kuqe dhe të zezë, të cilat pergatiteshin për eksport.

Në vitet 1966-1967, në Elbasan u ngrit një impiant distilimi modern me teknologji bashkëkohore. Gradualisht ky sektor u zmadhua 4-5 herë duke u ngritur dhe reparte të reja dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Pas viteve 1970-1974, në ndërmarrjet pyjore u instaluan distilatorë të importuar nga Kina, me qëllim kryesisht përpunimin e mbetjeve të drurëve koniferë të sharruar dhe të distilimit të bimësisë nënpyjore. Ky shtim numerik i distilatorëve solli rritjen e sasisë së prodhimit për eksport. Duke përjashtuar esencën e sherebelës, të gjitha esencat e tjera filluan të prodhohen në Shqipëri që nga viti 1970, pas ngritjes në Elbasan të distilerisë së esencave.

Nga viti i parë i prodhimit e deri në vitet 1990-1991, esencat që prodhoheshin në sasira më të mëdha ishin esencat e sherebelës dhe e rigonit të bardhë, sasitë e të cilave i kalonin disa dhjetra tonelata, ndërsa në sasi shumë më të vogla ishin esencat e menteve të egra, trumzës, zhumbricës, kalaminteve, njëmijëfletëshit, borzilokut e të tjerë.

Tradita që iku me ardhjen e demokracisë

Në Shqipëri, pas vitit 1992, të gjitha ndërmarrjet industriale ndërprenë veprimtarinë e tyre ekonomike dhe si rrjedhojë u ndërpre totalisht prodhimi industrial shtetëror duke ia lënë vendin atij privat. Sot në Shqipëri operojnë disa kompani të cilat merren kryesisht me grumbullimin, përpunimin dhe amballazhimin e BMA-ve, pra bimëve mjekësore aromatike.

Deri në vitin 1992 Instituti i Mjekësisë Popullore me qendër në Tiranë ka mbikëqyrur dhe promovuar përdorimin e bimëve mjekësore dhe aromatike në mjekësinë popullore. Gjatë kësaj periudhe aktiviteti i mbledhjes, grumbullimit dhe përpunimit të bimëve mjekësore dhe aromatike ka qenë i kontrolluar totalisht nga shteti dhe Shqipëria luante një rol të rëndësishëm në tregun ndërkombëtare nëpërmjet eksportit të tyre.

Agroeksport ishte i vetmi distilator që kishte mundësinë e eksportimit të bimëve të thata jashtë vendit. Destinacionet kryesore në atë kohë ishin vendet e ish-Jugosllavisë dhe Italia. Deri në vitin 1970 bimët mjekësore dhe aromatike grumbulloheshin nga ndërmarrjet e grumbullimit nëpërmjet ish-kooperativave bujqësore apo nga individët.

Bazuar në inventarizimin e bimëve mjekësore dhe aromatike të vitit 1988 rezulton se nga Shqipëria janë eksportuar rreth 224 540 ton BMA të thatë dhe në formën e esencave, duke i siguruar Shqipërisë rreth 70 884 000 dollarë amerikanë.

Kjo traditë, me përfitim të madh ekonomik për Shqipërinë duket se është zhdukur, duke i lënë vendin kryesisht grumbullimit dhe eksportit të bimëve medicinale, por jo esencave të tyre. Por, kërkesa në rritje e tregut ndërkombëtar për këto esenca, e bën përpunimin e bimëve medicinale jo vetëm një investim fitimprurës, por një mundësi të madhe eksporti. Mbi të gjitha është një traditë që i duhet kthyer tregut vendas dhe konsumatorit shqiptar./AgroWeb.org

7 bimët që bëjnë mrekulli rreth njeriut

Shëndeti dhe mirëqenia e secilit prej nesh në shtëpi apo edhe në vendet ku punojmë varet nga një sërë faktorësh, por lulet dhe bimët në mjediset ku qëndrojmë, padyshim që luajnë një rol të rëndësishëm. AgroWeb ka përpiluar shtatë arsye se përse të pasurit bimë dhe lule në mjediset e brendshme është një ide e shkëlqyer. Gjithashtu ne kemi përzgjedhur shtatë bimët që i përshtaten më shumë këtyre ambienteve.

7 Argumenta në favor të bimëve në ambientet e brendshme

1. Bimët prodhojnë oksigjen. Kjo është padyshim argumenti më i fortë në favor. Pranohet gjërësisht që kur shumë njerëz ndajnë të njëjtin ambient, veçanërisht në zyra, krijohet një atmosferë mbytëse. Si rrjedhojë shumë njerëz kanë dhimbje koke të shpeshta si dhe ndihen përgjithësisht më të lodhur. Arsyeja përse ndodh kjo është mbiprodhimi i dioksidit të karbonit. Bimët prodhojnë oksigjen dhe rrjedhimisht hapësira e përbashkët do të jetë më e freskët.

2. Pastrojnë ajrin. Hapësirat e brendshme zakonisht kanë një përqendrim të lartë mikrobesh dhe bakteresh që gëlojnë në ajër. Disa bimë kanë aftësi disinfektuese dhe pastruese të ajrit.

3. Mbrojnë shëndetin e syve. Kjo pikë vlen veçanërisht për bimët në zyra. Puna përpara kompjuterit mund të ketë një ndikim negativ në shikimin tonë dhe sidomos në shëndetin e përgjithshëm të syve. Bimët arrijnë të zvogëlojnë pasojat negative sepse ato përthithin një sërë kimikatesh. Për më tepër ato kanë ngjyrë të gjelbër dhe të gjithë e dimë që e gjelbra ka një efekt qetësues dhe freskues për sytë tanë.

4. Lagështia në ajër. Kondicionerët dhe ngrohësit kanë tendencën të thajnë ajrin. Duke qenë se bimët kanë nevojë për ujitje, ato e mbajnë mikroklimën rreth tyre të lagësht, duke përmirësuar kështu cilësinë e ajrit.

5. Neutralizojnë toksinat e dëmshme për shëndetin tonë. Shumë prej bimëve neutralizojnë toksinat që mbipopullojnë ajrin në hapësirën e brendshme përfshirë gazrat që vijnë nga rruga ose makinat, benzolin (që gjendet tek bojërat dhe tymi i cigares) Amoniakun (që gjendet në solucionet e pastrimit shtëpiak dhe pjesët kompjuterike) Ksilenën (që gjendet tek plastika dhe ngjitësit), Trikloroetilenin (tek bojërat, boja e printerit, llaku etj), Formaldehidina (tek mobiljet, tymi i cigares dhe plastika).

6. Kanë një efekt anti-stres. Bimët, veçanërisht ato që kanë një aromë të lehtë siç janë mentja, borziloku, rigoni dhe të tjerë kanë një efekt aromaterapeutike dhe anti-stres. Ato nuk i rëndojnë shqisat tona dhe rrisin aktivitetin e trurit, thelbësore për produktivitetin.

7. Filtrojnë duhanin. Disa bimë janë fantastike për tu vendosur në zona ku njerëzit pijnë duhan. Ato funksionojnë si filtër për të përthithur kimikatet që gjenden tek tymi i duhanit. Megjithatë herë pas here, edhe këto bimë kanë nevojë të qëndrojnë në ajër të pastër që edhe ato të marrin frymë lirisht.

7 bimët më të mira për shtëpi e zyra

1. Sansevieria, ose siç njihet ndryshe Lule shpata apo Lulja e Gjarprit është një nga bimët më popullore. Është perfekte veçanërisht për zyra sepse nuk ka nevojë për shumë vëmendje. Kjo bimë nuk është aspak delikate, sepse edhe nëse gjethet e saj thyhen, ajo rimëkëmbet shpejt. Kjo bimë pastron ajrin nga kimikatet e lartpërmendura dhe çliron shumë oksigjen, veçanërisht në mbrëmje.

2. Palma bambu. Kjo bimë është fantastike për të filtruar ajrin nga kimikatet e dëmshme. Nëse e vendosni atë pranë mobiljeve të lyera me llak, ajo arrin të avullojë kimikatet e dëmshme

3. Zamia, kjo bimë tropikale e njohur si “xhevahiri i Zanzibarit” është shumë e bukur dhe e mrekullueshme për t’i rezistuar temperaturave të ulëta. Kjo bimë detoksifikon ajrin mjaft mirë. Megjithatë, të gjitha pjesët e kësaj bime janë helmuese ndaj nuk është e përshtatshme për dhoma ku qëndrojnë fëmijë apo kafshë.

4. Zambaku i paqes apo Spathiphyllum. Kjo lule ka nevojë për pak më shumë vëmendje se të gjitha bimët e tjera në këtë listë, veçanërisht në ujitje. Në këmbim, ajo do të pastrojë ajrin përreth shumë më shpejt se të tjerët. Ashtu si edhe Lule shpata, Zambaku i Paqes njihet për aftësitë e tij në largimin e toksinave të rrezikshme nga ajri.

5. Chlorophytum, e njohur ndryshe si Bima Merimangë. Kjo bimë është një nga më rezistentet që egzistojnë. Ajo mund të jetojë pa ujë për më shumë se një muaj. Kjo bimë është e shkëlqyer për të pastruar ajrin në zyrë ose në dhomë. Ajo arrin të largojë një sërë kimikatesh dhe toksinash (të cilat i përshkruam më lart) nga ambientet e brendshme dhe çliron sasi masive të oksigjenit. Kjo bimë është e sigurt në hapësira që frekuentohen nga fëmijët dhe kafshët.

6. Dracena ose Yuça, janë bimë të rritura në shkretëtirat e Meksikës. Ato nuk jetojnë dot pa dritën e diellit. Nga ana tjetër, këto bimë ia arrijnë t’i mbijetojnë ndryshimeve të klimës dhe mungesës së ujit. Ato janë fantastike për të pastruar ajrin.

7. Ficus Benjamina. Ky fikus adhuron dritën e diellit, lagështinë e moderuar por nuk ka tolerancë të lartë ndaj mbiujitjes. Fikusi është shumë efektiv në pastrimin e ajrit të brendshëm sidomos në zonat e mbipopulluara. Kjo është një nga arsyet përse mjekët rekomandojnë fikusin për kopshtet e fëmijëve. Siç mund të shikoni, bimët janë shumë të mira për mjediset ku qëndrojmë. Ndiqni gjithmonë rregullin e artë “sa më gjelbër aq më mirë”. Për fat të keq, një nga bimët më popullore të zyrave në Shqipëri, kaktusi nuk ia doli të futet në listën e bimëve të nevojshme për këto mjedise. Kjo për faktin që vlerat që i atribuohen në përthithjen e radiacionit të kompjuterit janë shumë të ekzagjeruara. Kaktusin mund ta përdorni në zyrë për arsye tërësisht dekorative.

*Agroweb sjell Shqipërinë me sytë e një Ruseje që jeton në Tiranë prej dy vitesh. Liana Suleymanova ka studiuar për histori në Universitetin Amerikan në Bullgari ku u njoh me Shqipërinë, e shkuara e të cilës e tërhoqi në mënyrë të veçantë. Interesi për këtë vend u zhvillua më tej gjatë studimeve master në Central European University në Budapest dhe në Akademinë Diplomatike në Vienë, ku ajo studioi në detaje historinë e Shqipërisë, veçanërisht periudhën nga sistemi komunist në demokraci.

Produktet me kimikate që i keni në shtëpi

Konsumatori ёshtё vazhdimisht i ekspozuar ndaj kimikateve, tё cilat pёr fat tё keq janё tё fshehura mirё nё shumë produkte ushqimore, mjekёsore, pёrdorimit vetiak apo atij shtёpiak.

Kimikatet gjenden edhe nё ajrin qё na rrethon.

Shumё prej kёtyre produkteve janё tё zbukuruara me etiketa shumёngjyrёshe me tё cilat konsumatori joshet tё besojё se produktet nё fjalё janё natyrale, tё sigurta pёr fёmijёt apo tё pёrgatitura me produkte natyrale dhe organike.

AgroWeb.org ka pёrgatitur njё listё me produktet toksike qё na bёjnё dёm dhe duhen shmangur medoemos.

Jo vetёm qё produktet e mёposhtme janё njё kёrcёnim pёr organizmin, por ato janё rrezik akoma mё i madh pёr shёndetin e fёmijёve.

Ushqimet e pёrpunuara

Ushqimet e shpejta janё zakonisht tё pёrpunuara, tё skuqura, tё homogjenizuara, tё hidrogjenizuara dhe tё mbushura me aditivё dhe kimikate.

Mёnyra mё e mirё pёr tё parandaluar ushqimet e pёrpunuara ёshtё t’i konsumoni sa më rrallë, të blini vetёm produkte natyrale dhe tё lexoni me kujdes etiketat.

Toksinat nё produktet e kujdesit vetjak

Ndoshta ёshtё e vёshtirё pёr njё konsumator tё njohё tё gjithё pёrbёrёsit e produkteve tё higjenёs personale.

Pёr shembull, llaku i flokёve dhe açetoni i thonjve pёrmbajnё ftalate, qё shkakton probleme mё vёmendjen dhe i shpёrqendron fёmijёt.

Pasta e dhёmbёve pёrmban njё neurotoksinё si flouridi, që nuk duhet konsumuar nëse ka më shumë se 1600 njësi në etiketë, sidomos për fëmijët.

Shampot dhe produktet e tjera pёr fёmijё përmbajnë:

Sulfatin Laureth, (njё kimikat shumё i rёndё qё shkakton alergji)

1,4-dioxane (element shtazor qё shkakton kancer)

Formaldehyde (neurotoksinё qё çrregullon zhvillimin)

Mё e keqja nga tё gjitha Parfum, njё pёrzierje e mbi 3000 kimikateve tё rёnda tё cilat kompanitё pёr fatin tonё tё keq nuk janё tё detyruara me ligj t’i tregojnё.

Kimikatet nё detergjentёt larёs

Detergjentёt larёs pёrmbajnё fosfor, enzima, amoniak, naftalinë, phenol dhe sodium nitilotriacetat.

Tё gjithё kёto kimikate me emra tё pakuptueshёm qё shkaktojnё kruarje, njolla, tharje tё lёkurёs dhe probleme me sinozitin.

Kёto kimikate pёrthithen lehtёsisht nga lёkura nёpёrmjet çarçafёve dhe rrobave ndaj nuk është habi numri gjithmonë në shtim i shqiptarëve me sinozit.

Produktet toksike tё pastrimit dhe aromatikët e ambjenteve

Disa prej pёrbёrёsve mё tё zakontё qё gjenden nё produktet e pastrimit tё shtёpisё pёrfshijnё shumё kimikate siç janё:

2-BE (qё shkakton probleme me fertilitetin)

Amoniak (qё shkakton dёme tek veshkat dhe mёlçia)

Bojra qymyri (qё shkaktojnё kancer dhe dёmtojnё sistemin nervor) dhe tё famshmen aromё tё “mirё”.

Aromatikët e ajrit pёrmbajnё aromё me bazё kimikatesh dhe ju mund ta zёvёndёsoni me ujё dhe vajra esencialё natyralë.

Pesticidet

Pesticidet mund tё gjenden kudo tashmё: nё shtёpi, nё ambientin qё na rrethon, nё ushqim dhe nё pije.

Mёnyra mё e mirё pёr tё shmangur pesticidet ёshtё qё të blini gjithçka sa më natyrale, duke nisur nga ushqimi, veshjet tuaja dhe tё fёmijёve, ose tё pёrdorni uthull apo sodё pёr tё pastruar frutat dhe perimet.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara pёrmbajnё shumё acid fosforik qё shkakton probleme tek fёmijёt.

Sipas njё studimi tё Universitetit tё Harvardit, konsumi i kёtyre pijeve mund tё shkaktojё tumore, obezitet, diabet, por edhe mund tё shkaktojё edhe pjekuri seksuale mё tё hershme tek vajzat.

Pijet e gazuara pёrmbajnё njё sёrё ёmbёlsuesish artificialё, sheqerna, aspartam dhe pёrbёrёs tё tjerё tё dёmshёm.

Ёmbёlsuesit artificialё

Ёmbёlsuesit artificialё mund tё gjenden tek mjaft ushqime. Ata shkaktojnё sёmundjet e zemrёs, diabet, tension tё lartё tё gjakut dhe goditje nё tru.

Ёmbёlsuesit artificialё stimulojnё oreksin, rrisin dёshirёn pёr karbohidrate dhe shkaktojnё çrregullime tё metabolizmit.

Studiuesit nё Universitetin e Yale kanë zbuluar njё lidhje tё fortё mes obezitetit tek fёmijёt dhe konsumit tё ёmbёlsuesve artificialё.

Shishet dhe enёt plastike tё ushqimit

Njё studim gjerman nxorri nё pah se disa kimikate qё gjenden nё shishet plastike tё ujit tё 18 markave tё ndryshme Evropiane ndёrhynin nё sistemin e hormoneve njerëzore.

Ato shkaktonin difekte nё lindje, çrregullime kardiovaskulare, çrregullime me metabolizmin dhe probleme tё tjera me zhvillimin.

Pёrbёrёs tё tjerё tё enёve plastike tё ushqimit dhe shisheve plastike janё: bisphenol-A (BPA) dhe bisphenol-S (BPS), tё cilat pengojnё zhvillimin e trurit. Ju duhet tё pёrdorni gjithnjё enё qelqi pёr ushqimet tuaja.

Lodrat

Lodrat e fёmijёve pёrmbajnё shumё elementё tё rrezikshёm. Disa prej kompanive mё nё zё tё prodhimit tё lodrave nё botё pёrdorin material toksike siç ёshtё formaldehyde.

Kujdes

Edhe nёse nuk jeni prindёr, kjo listё me ushqime dhe produkte toksike ka ndikim edhe nё jetёn tuaj.

Toka dhe trupat tanё janё shtёpia jonё ndaj duhet tё kujdesemi pёr ta dhe tё shmangni pёrdorimin e kimikateve dhe toksinave. /AgroWeb.org 

Kolla e duhanit, kur përbën rrezik për jetën?

Kolla e duhanpirësit është në kulmin e saj në mëngjes dhe më pas zbutet.

Duhanpirja i çel rrugën një kolle të fortë e cila shkaktohet nga vetë trupi që përpiqet të pastrohet nga kimikatet që futen në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëri.

Nëse kolla vazhdon dhe zgjat më tepër se tre javë, atëherë ajo njihet si kolla e duhanpirësit.

Kjo kollë në fillim mund të nisë si kollë e thatë dhe në vazhdim mund të shoqërohet me sekrecione.

Simptoma të tjera të kësaj kolle përfshijnë dhimbjet e fytit dhe të kraharorit.

Disa informacione për kollën e duhanpirësit

  • Kjo kollë nuk prek të gjithë duhanpirësit
  • Ajo mund të shkaktojë probleme të tjera siç është bronshiti
  • Mënyra më efikase për të shëruar kollën është lënia e duhanit

Sipas studimeve, njerëzit që pijnë duhan çdo ditë preken rregullisht nga kolla kronike dhe sekrecionet.

Simptomat

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet e kraharorit janë simptoma që shoqërojnë kollën e shkaktuar nga duhani.

Në fazat fillestare të kollës, ajo është e thatë dhe në vazhdim mund të prodhojë sekrecione të cilat zakonisht mund të jenë:

  • Pa ngjyrë
  • Me njolla gjaku
  • Me nuancë të verdhë ose të gjelbër
  • Të bardha

Simptoma të tjera shoqëruese të kësaj kolle përfshijnë:

  • Zhurmë në kraharor gjatë frymëmarrjes
  • Dhimbje kraharori
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Probleme me fytin

Kolla e duhanpirësit është në kulmin e saj në mëngjes dhe më pas zbutet. Simptomat përkeqësohen me kohën deri në lënien e duhanit.

Ndryshimet mes kollës së duhanit dhe kollave të tjera

Kolla e duhanit mund të dallohet menjëherë ndryshe nga kollat e tjera. Simptomat e saj përfshijnë prodhimin e ndjeshëm të sekrecioneve, zhurmat në kraharor dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Megjithatë kolla e duhanit nuk arrin të tregojë simptoma më të rënda siç mund të jetë kanceri i mushkërive apo sëmundje që prekin këtë organ.

Shkaktarët e kollës së duhanit

Cigaret përmbajnë mijëra kimikate dhe të paktën 70 prej tyre shkaktojnë tumore.

Me t’u futur në organizëm, këto kimikate ndërhyjnë në funksionet e qimeve të holla në rrugët e frymëmarrjes që filtrojnë toksinat.

Këto funksione përkeqësohen dhe si rrjedhojë toksinat mund të hyjnë lirisht në mushkëri.

Ky proces i shkaktuar nga duhanpirja vijon me inflamacionin.

Trupi përpiqet fort të largojë substancat e huaja nëpërmjet kollës.

Kolla është më e fortë në mëngjes sepse rrugët e frymëmarrjes janë rimëkëmbur gjatë gjumit  dhe janë në gjëndje të ndalojnë dhe largojnë shumë prej kimikateve.

Trajtimet dhe kurat

Lënia e duhanit

Trajtimi më efikas i kësaj kolle është lënia e duhanit.

Pas lënies kolla mund të shtohet dhe të zgjasë deri në tre muaj ose më shumë, por kjo ndodh sepse trupi largon të gjitha toksinat. Trajtime të tjera të rekomandueshme janë:

  • Hidratimi
  • Gargaret
  • Çaj me mjaltë
  • Ushtrime për frymëmarrjen
  • Trajtimet me avull
  • Aktiviteti fizik
  • Ushqimet e shëndetshme
  • Mbajtja lart e kokës gjatë gjumit

Kolla ndihmon në largimin e toksinave nga mushkëritë ndaj ajo duhet lejuar të kryejë funksionin e saj.

Nuk rekomandohen medikamente që ndalojnë kollën e duhanit.

Komplikimet

  • Rrezik në rritje i infeksioneve bakteriale dhe virozave në rrugët e frymëmarrjes.
  • Dëmtime të fytit
  • Ashpërsim të zërit
  • Kollë afatgjatë dhe irritim
  • Bronshit
  • Pneumoni

Kur duhet të konsultoheni me mjekun

Është shumë e rëndësishme të konsultohuni me një mjek në rastet kur:

  • Kolla zgjat më shumë se 2-3 javë. Kolla kronike është një nga simptomat më të përhapura të kancerit të mushkërisë.
  • Simptomat përkeqësojnë stilin e jetesës
  • Kolla është aq e fortë sa ju lë pa gjumë.
  • Vini re një rënie të menjëhershme në peshë.
  •  Dhimbje koke
  •  Sekrecione me ngjyrë të verdhë ose të gjelbër.

Klikoni këtu për të mësuar më shumë për ushqimet që pastrojnë mushkëritë.

Sa më të Stinës, aq më tepër Natyrale

Na ka ndodhur të gjithëve që, kur konsumojmë perime që nuk janë të stinës, na duken si pa shumë shije dhe pa atë aromën e veçantë të freskisë. Domatet, patëllxhanat, kastravecat apo specat e dimrit duket sikur nuk ngjasojnë fare me ato të stinës kur prodhohen. Por në bazë të kërkesës së tregut për t’i pasur këto produkte jashtë stinore, i gjejmë të ekspozuara kudo. A ja vlen t’i konsumojmë, a janë të dëmshme për shëndetin?

Shumë pikëpyetje kemi ne konsumatorët, pikëpyetje që specialistët i komentojnë në mënyra të ndryshme. Një nga strategjitë kryesore të zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri është edhe zgjerimi i serave, apo siç quhet ndryshe, i ambienteve të mbrojtura. Sipas informacionit në faqen e Ministrisë së Bujqësisë serat janë një trend që vjen e rritet. Vetë Ministri i Bujqësisë ka deklaruar se do të kontrollohen rreptësisht të gjitha inputet bujqësore dhe kimikatet industriale të cilat kanë hyrë në Shqipëri nga viti 1990.

A ka lidhje stina me cilësinë?

Si ekspert në fushën e bioteknologjisë, pyetëm pedagogun në Fakultetin e Bioteknologjisë Kristaq Sini, i cili për “AgroWeb” sjell argumentet e tij. I pyetur nëse duhet apo jo të konsumojmë produkte të verës në dimër, ai shprehet: “Varet se ku dhe si janë kultivuar. Të kultivuara në kushte klimatiko-tokësore që lejojnë pjekjen e tyre në fushë, mund dhe duhet të konsumohen edhe nëse janë të importit. Vende të tilla për shembull janë ato të Afrikës Veriore. Domatet dhe specat e fushës nga vende të tilla nuk ka pse të mos konsumohen, ashtu si dhe bananet e importuara nga vendet prodhuese të tyre ku ekzistojnë kushtet për kultivimin deri në pjekje të tyre në mënyrë natyrale.

Por në Shqipëri, domatet dhe specat nuk mund të piqen në dimër, sepse klima na detyron t’i mbjellim në fushë në pranverë që të piqen në verë. Në serra mbillen më herët se në fusha. Kjo bëhet në mënyrë që të merret prodhim më i hershëm se ai i fushës. Serrat mund të sigurojnë temperaturën, por jo kohëzgjatjen e ndriçimit diellor që mund të jetë i pamjaftueshëm në periudhën e dimrit, megjithëse në Shqipëri dielli nuk mungon gjatë. Dhe që të kenë madhësinë e duhur, përdoren shpesh preparate, kurse për pamjen e pjekur mund të përdoren nxitës artificialë të pjekjes”, thotë profesor Sini.

Ai deklaron për “AgroWeb”, se sipas gjykimit të tij, produktet shqiptare të prodhuara krejtësisht jashtë stinës mund të jenë jo natyrale: “Në dijeninë dhe gjykimin tim, produkte si domatet, specat, patllixhanet apo kastravecat e serrave të Shqipërisë të tregëtuara në dimër janë shpesh të ndikuar nga faktorë jo natyralë. Gjykimi im mbështetet në vlerësimin biologjik të tyre. Disa perime janë kultura pranverore dhe mund të mbillen në serra vetëm për të marrë prodhim më të hershëm sesa ai i fushës.

Por, siç përmendëm më sipër, domatet vështirë se mund të japin prodhim në dimër, pasi kanë nevojë përveç temperaturës, e cila mund të sigurohet me mjete artificiale, edhe për ndriçimin diellor dhe kohëzgjatjen e tij. Por që domatet e dimrit të kenë madhësinë dhe pamjen e pjekur të domateve që vilen në verë, shpesh përdoren preparate dhe nxitës artificialë të pjekjes. Domatet e dimrit vyshken por nuk prishen as nga mikrobet apo krimbat dhe insektet. Mikrobet dhe krimbat, natyrshëm, nuk mund ta konsumojnë një frut të papjekur. Arsyeja është se natyra u ka krijuar bimëve mekanizma mbrojtës që të sigurojë ekzistencën dhe vazhdimësinë e llojit.

Profesor Kristaq Sini mendon se frutat e papjekura përbëjnë një ushqim të papërshtatshëm për kërkesat ushqyese që ka piramida biologjike, mikrobet, insektet, krimbat dhe tek e fundit, vetë njeriu. “Ushqim i papërshtatshëm” do të thotë që këto produkte bimore të mos përmbajnë në sasinë dhe formën e duhur lëndët bazë të ushqimit që janë proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat, por edhe të kenë pamjaftueshmëri të vitaminave dhe elementëve mineralë.

Të marra së bashku, këto dy mekanizma mundësojnë arritjen e pjekurisë së një fruti, me pasojat pozitive për konsumatorin dhe natyrën: evitohen intoksikacionet, sigurohen vlera ushqimore cilësore dhe bëhet e mundur që farat të kenë maturinë e domosdoshme që të mbijnë, pas konsumimit të frutit dhe ardhjes së tyre në kontakt me token, duke siguruar vazhdimësinë e llojit./AgroWeb.org/ 

Ul konsumin e mishit me zëvendësuesit organikë

Konsumi shqiptar i mishit është rritur nga 15.3 kg për person në vitin 1963, në 38.2 kg për person në vitet 2000. Këtu përfshihen të gjitha llojet e mishit dhe kjo tendencë vazhdon edhe në ditët tona. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri! Në vitin 2002 Danimarka arriti në nivelin rekord e konsumit të 145.9 kg mish për person. Kjo rritje botërore në konsumin e mishit ka pasur efekte jashtëzakonisht të dëmshme mjedisore. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë vlerëson se industria e rritjes së bagëtive për mish, nxjerr në ajrin që thithim afërsisht një të pestën e dioksidit të karbonit që prodhohet nga aktiviteti i njeriut në tërësi. Kjo sasi, që në fakt përshpejton ndryshimin e klimës në botë, është më e madhe edhe sesa dioksidi i karbonit që lëshon në ajër industria e transportit, milionat e makinave që shohim në rrugë.

Megjithatë, pavarësisht sa tronditëse janë këto të dhëna, ato duken larg jetëve tona të përditshme. Kështu që nuk na mbetet veçse të “nxjerrim asin nën mëngë” e të tregojmë përfitimet e shëndetit tonë prej të ngrënit më pak mish. Studimet kanë treguar se reduktimi i mishit në dietën tonë sjell zvogëlimin e rezikut të kancerit duke qenë se mishi i kuq i përpunuar lidhet direkt me probleme shëndetësore. Në përforcim të kësaj, dieta e pasur me zarzavate redukton sëmundjet e zemrës, lufton diabetin dhe frenon mbipeshën. Legjenda e përhapur është se ne kemi nevojë për mish sa herë që ulemi në tavolinën e ngrënies sepse ‘mish’ do të thotë energji dhe protein. Por të rriturit në përgjithësi, kanë nevojë që vetëm 10% deri në 35% e kalorive të tyre ditore të vijnë nga proteinat dhe kjo përkthehet vetëm në 50 gramë. Për këtë sasi prej 50 gramësh proteina, ka shumë burime të tjera ku ne mund të gjejmë proteinat e nevojshme, duke ulur dalëngadalë varësinë ndaj mishit.

Specialistët e ushqimit thonë që është e lehtë: Ushqehuni më shumë si një Mesdhetar. Po, prindërit tuaj kishin shumë të drejtë kur iu ndiqnin nga mbrapa me pjatë në dorë për të ngrënë gjellën me zarzavate. Dieta mesdhetare mbështetet shumë tek fruta perimet, arroret me kufizim të përdorimit të mishit dhe është një dietë e mirë për t’u ndjekur. Studimet kanë treguar se kjo mënyrë të ushqyeri është çelësi për të jetuar më gjatë, pasi ul rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskolare. Madje e mbajnë trurin e ri dhe më të shëndetshëm. Dhe ndërkohë që do të ndiheni më mirë dhe me shumë gjasa do të jetoni më gjatë me një ushqim që favorizon frutat dhe perimet, gjithashtu do t’ju ndihmojë të mbani një peshë optimale që ndihmon në shëndetin tuaj.

Shqiptarët përgjithësisht anojnë mes një diete mesdhetare dhe asaj me bazë mishi, por me të dhënat e fundit e lidhjes së mishit të përpunuar me kancerin dhe ritmet frenetike të jetës, rritjen e obezitetit dhe të përgjegjësisë se duhet të ushqehemi shëndetshëm, ndoshta ju duhet të konsideroni një rrugë tjetër, atë pa mish! Për ta ndjekur është shumë e lehtë. Të ushqyerit sipas mënyrës Mesdhetare është shumë e thjeshtë dhe ofron një sërë varietetesh, të cilat nuk do ta bëjnë aspak të mërzitshëm vaktin tuaj. Ushqehuni me perime, bishtajore dhe thjerrëza, arrore e shumë fruta. Por nuk duhet të kaloni në ekstrem dhe të evitoni karbohidratet, hajini me masë. Në vend të gjalpit, gatuani me vaj ulliri.

Burime alternative proteinash:

Thjerrëzat. Thjerrëzat janë shumë të pëlqyera dhe të përhapura në Shqipëri. Ato kanë 9 gram proteina për filxhan të mbushur me thierrëza si dhe 15 gram fibra. Kjo vlen për shumicën e fasuleve, si fasulet e zeza, fasulet e zakonshme. Imagjinoni atmosferën e groshëve në tavolinën e një mbrëmjeje me shi.

Bizelet. Një filxhan me bizele përmban 8 gram proteina si dhe aminoacide themelore që janë kyçe për metabolizmin e qëndrueshëm dhe humbjen e peshës.

Spinaqi. Në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Konsumojeni sa më tepër. Spinaqi përmban 5 gram proteina për çdo tas. Është i pasur me hekur dhe futet në shumë gatime bashkë me ushqimet e tjera.

Arrorët dhe gjalpi i tyre. Arrorët përmbajnë proteina dhe yndyrna të shëndetshme, duke i bërë ato pjesë të vlefshme të një diete me bazë bimore. Të preferuarat tona janë bajamet e fistikët.

Kosi. Një burim i neglizhuar proteinash është edhe kosi, me 13 gr protein për filxhan. Kosi është tashmë shumë i përdorshëm në kuzhinën shqiptare, kështu që vlerësojeni përmbajtjen e tij të lartë proteinike.

Quinoa. Në shqip njihet si kinoa. Tendenca e saj nisi pak vite më parë, por për arsye shumë të shëndetshme. Ajo është teknikisht një farë dhe përmban më tepër se 8 gr protein për filxhan duke përfshirë edhe 9 aminoacide themelore që trupi ka nevojë për rritje, por që nuk i prodhon dot vetë. Është shumë e përhapur dhe gjendet edhe në ushqimoret shqiptare. Kështu që inkurajoni familjen dhe miqtë tuaj që të përpiqen të përfshijnë këto produkte tërësisht të gjendshme dhe të përballueshme ekonomikisht në gatime./AgroWeb.org/

Pa kafeinë – Lista e produkteve energjike

Gjithçka nisi në zonat malore të Etiopisë. Legjenda thotë që një ditë të bukur një bari i zakonshëm vuri re se bagëtitë e tij po silleshin çuditshëm menjëherë pasi kishin provuar disa kokrra të papara ndonjëherë. Ato në fakt ishin kokrra kafeje që dhitë kishin zbuluar krejt papritur. Që prej asaj dite bota zbuloi kafeinën një stimulant i rëndësishëm për njerëzimin. Kafeina të jep shumë energji dhe ka shumë efekte të mira për trupin, por gjithashtu shkakton ankth, dehidratim dhe lodhje. Ajo ndihmon në shtimin në peshë, shton pagjumësinë etj. Nëse ke vendosur të heqësh dorë nga kafeja dhe pijet që të japin energji duhet të bësh diçka më parë. Lexo për ushqimet dhe pijet e nevojshme që për fat të mirë ofrojnë po aq energji sa edhe kafeina.

Çokollata e zezë.

Është e mbushur me përbërës të shëndetshëm si flavonoid që ulin nivelet e oksidimit, inflamacionit dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut në vena duke rritur kështu nivelet e energjisë. Kohë më parë, një grup njerëzish që vuanin nga sindroma e lodhjes kronike u bënë pjesë e një studimi për përfitimet që vijnë nga çokollata e zezë. Për tetë javë ata konsumuan 42 gramë çokollatë të zezë me 85% kakao në përmbajtjen e saj dhe në fund rezultoi që ata ndiheshin më pak të lodhur pa shtuar në peshë. Kokrrat e kakaos janë të mbushura me përbërës që i japin energji trupit të njeriut. Këto kokrra janë cilësuar si “ushqimi i perëndive.” Si rrjedhojë, çokollata me përmbajtje të madhe të kakos është shumë e mirë për t’i dhënë organizmit energjinë e kërkuar.

Rukola dhe zarzavatet e hidhura.

Janë të plotfuqishme përsa i përket energjisë që i japin organizmit. Rukola, kale, rradhiqet, lakra, lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, etj kanë në përmbajtjen e tyre disa element shumë të fuqishëm që quhen “glukosinolate” që i jep atë shijen e hidhur, aromën e veçantë dhe vlerat e jashtëzakonshme ushqimore. Zemra do të pompojë fort dhe trupi do të jetë në gjendje për të përballuar lodhjen.

Lëngu i panxharit.

Nëse ke nevojë për të përmirësuar performancën tënde në punë apo në palestër, panxhari është ushqimi kryesor që duhet marrësh. Panxhari ka nivelin më të lartë të molekulave të oksidit nitrik që ushqen enët e gjakut dhe si rrjedhojë rrit efikasitetin dhe performancën.

Ushqimet e pasura me Vitaminë B12.

Kjo vitaminë njihet ndryshe si Vitamina e Energjisë. Nëse ndiheni të përgjumur, atëherë trupi ka nevojë për vitaminën B12. Këtë vitaminë e gjeni tek vezët, mishi, peshku, produktet e bulmetit, disa lloje kërpudhash dhe soja.

Fasulet, Avokado, Qiqrrat.

Të gjitha produktet e pasura me Vitaminën B mundësojnë rritjen e energjisë, ndërsa enzimat folike të B9 janë të pazëvendësueshme për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e mirë të trurit. Vitamina B9, B12 dhe B6 kosiderohen tre musketierët e vitaminave që janë përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të niveleve të larta të homocistinës që shoqëron sëmundjet e zemrës. Alkooli, ulçera, problemet e tretjes ulin nivelin e enzimave folate dhe sjellin irritim nervor, humbje kujtese dhe plogështi nervore. Pra sigurohuni që të ushqeheni me shumë perime të gjelbra, fasule, avokado, qiqrra dhe drithëra për nivele maksimale fuqie fizike dhe mendore./AgroWeb.org/