VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Fener për botën në kohë krizash”, Merkel bën rrëfimin e rrallë në prag të largimit

By | July 16, 2021
blank

Komentet

blank

Kurti viziton të lënduarit: Ngushëllime familjarëve të atyre që humbë jetën dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për media pasi ka vizituar të lënduarit në aksidentin që mori jetën e 10 mërgimtarëve në Slavenski Brod të Kroacisë.

Kurti ka falënderuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe stafin mjekësor të spitalit që kanë trajtuar të lënduarit në aksident. Ai po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjarët e atyre që humbën jetën në aksident.

“Mirëmbrëma. Së pari dua që t’ju shpreh ngushëllimet tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre 10 udhëtarëve që vdiqën sot në këtë aksident të tmerrshëm. Po ashtu ju shëroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjitha atyre që janë të lënduar rëndë dhe lehtë kjo është një ditë shumë e rëndë me dhembje e pikëllim për mbarë popullin tonë. Me këtë rast dua të falenderoj kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, ndihmë e shpejtë, reagimin urgjent dhe trajtimin e pacientëve këtu në spital por edhe udhëtarëve këtë tjerë të cilat janë në duart e sigurta të mjekëve dhe psikologëve. Këtu i vizitova të gjithë pacientët nëpër dhomat e spital përfshirë edhe ata dy që janë në kujdesin intensiv dhe falenderoj edhe menaxhmentin e spitalit dhe profesionistët shëndetësor për kujdesin e treguar dhe shërbimin e shkëlqyer. Këtu jam bashkë me tre ministrtat e qeverisë sonë. Për të qenë pranë këtyre udhëtarëve të cilët patën fat në këtë fatkeqësi. Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen gjatë verës për pushime në vendlindje dhe shteti ynë, ekonomia jonë dhe mirëqënia varet prej tyre. Kjo fatkeqësi është tepër e rëndë për ne. Duke ju falendëruar solidaritet këtu bashkë do ja dalim më lehtë andaj edhe një herë ngushëllime familjarëve dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviq”, ka thënë ai.

“Shumica kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur ky aksident tragjik. Duhet të fokusohemi në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situatë. Ju kam dëshiruar më të mirën. Që të pushojnë e të flejnë dhe u kam thënë se janë në duart e sigurta të mjekëve dhe psikologëve kroatë”, shtoi ai.

blank

Kurti viziton të plagosurit në Kroaci, dy pacientë në kujdes intensiv

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus në Sllavonski Brod në Kroaci.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media nga spitali në Sllavonski Brod.

Kryeministri i Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë.

Ai ka falënderuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin në këtë rast dhe ndihmën që u kanë ofruar autoritetet të plagosurve në këtë aksident.

Kurti ka thënë se ka vizituar të gjithë personat në spital, përfshirë dy persona që janë në kujdes intensiv.

Sipas tij, një pjesë e mirë e udhëtarëve kanë qenë në gjumë, në kohën e aksidentit.

Kurti ka thënë se qindra mijëra persona shkojnë në vendlindjen e tyre në Kosovë, për pushime.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për neve”, ka thënë Kurti, mirëpo ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet kroate besojnë se do t’ia dalin më shpejt.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të plagosurve, dhe ka thënë se autoritetet kroate po synojnë t’iu qëndrojnë afër të plagosurve.

Kurti ka arritur të dielën në mbrëmje në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci me helikopterin e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it.

Ai është shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Plenkoviq ndërkohë ka publikuar në video të shkurtër në rrjetin social Twitter, ku është parë Kurti afër spitalit në Sllavonski Brod për të vizituar të plagosurit.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh ka thënë për mediat lokale në Kroaci se disa persona pa plagë të rënda, do të lirohen të hënën nga spitali në Sllavonski Brod.

“Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë ngjarje tragjike do t’iu ofrohet ndihmë psikologjike”, ka thënë ai.

Autoritetet kroate kanë përmendur edhe qendrën e informacionit me numër 035 201 111, e cila është duke mbledhur vazhdimisht informacione nga të gjitha shërbimet përkatëse për familjet e viktimave dhe të plagosurve.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka thënë para mediave gjatë ditës së diel, se të gjithë personat që kanë qenë në autobus, punojnë në Gjermani dhe kanë dëshiruar të kalojnë pushimet në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka publikuar edhe këtë numër kontakti +383 (0) 38 200 76 000, për të gjitha ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve.

Qeveria e Kosovës ka ftuar qytetarët që të mblidhen të dielën në mbrëmje para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, për të bërë homazhe me ndezje të qirinjve, për të nderuar viktimat e aksidentit.

Arrestohet shoferi

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

Policia kroate e ka konfirmuar më herët se autobusi ka qenë me targa të Kosovës.

“Gjatë hetimit, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një autobus me tabela të Kosovës dhe sipas informacionit që kemi aktualisht, dhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë dërguar në spitalin në Sllavonski Brod për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Brod Posavina, Damir Breziq, për Radio Televizionin Kroat (HRT).

Shefi i policisë së trafikut në Sllavonski Brod, Franjo Galiq, u ka thënë gazetarëve se policia ka marrë raportime më 25 korrik në orën 6:20, se një autobus ka dalë nga rruga.

“Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, është përcaktuar se ishte një autobus me targa të regjistrimit të Kosovës, i cili po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë”, ka thënë Galiq.

Flet djali i shoferit të vdekur

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me djalin e shoferit të autobusit Deva Tours, i cili është raportuar se ka vdekur.

Adhurim Sylmetaj (i biri i Naser Sylmetajt), nga fshati Gërçinë në afërsi të Gjakovës, ka thënë se babai i tij ka rreth tetë muaj që ka filluar punën në këtë kompani.

“Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar, dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë”, tha Sylmetaj për Radion Evropa e Lirë.

“Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri”, ka thënë Sylmetaj.

Shoferi tashmë i ndjerë kishte vozitur autobusin për disa orë. Aksidenti besohet se ka ndodhur pasi ai është ndërruar nga shoferi tjetër, i cili është intervistuar nga policia kroate.

Plenkoviq: Qeveria dhe shërbimet tjera do të bëjnë gjithçka për t’iu ndihmuar të plagosurve

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Qeveria që drejton ai, dhe të gjitha shërbimet tjera në këtë shtet, do të bëjnë gjithçka që munden për t’iu ndihmuar të plagosurve.

Plenkoviq ka bërë të ditur se aktualisht vetëm një person është duke u trajtuar në Zagreb, ndërsa të tjerët në spital në Sllavonski Brod.

Personat që janë mirë më shëndet, janë dërguar në një hotel.

“Unë përsëri shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm trafiku, ndërsa të gjithë atyre që janë plagosur, u është siguruar ndihma urgjente mjekësore. Të gjitha shërbimet përkatëse janë në terren dhe ne do të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi”, ka thënë Plenkoviq përmes një postimi në Twitter.

Duke publikuar fotografi nga spitali në Sllavonski Brod, ai ka thënë se përveç ndihmës mjekësore, autoritetet kroate do të organizojnë kthim e secilit person në Kosovë.

Një makinë me staf shëndetësor dhe zjarrfikës në Sllavonski Brod.

Një makinë me staf shëndetësor dhe zjarrfikës në Sllavonski Brod.

Osmani, Kurti: Aksident tragjik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur tragjik, lajmin për aksident.

“Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë!

Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë”, ka thënë Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk ka konfirmime zyrtare për detajet e aksidentit.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb”, ka thënë Kurti përmes një postimi në Facebook.

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, ka shprehur ngushëllime për familjet e pasagjerëve të vdekur, derisa ka thënë se është me autoritetet dhe popullin e Kosovës në këtë moment të vështirë për ta.

“U uroj shërim të shpejtë pasagjerëve të plagosur”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë kryeministri i Krocisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë në Twitter se me trishtim të madh e ka pranuar lajmin për incidentin me autobus, me targa të Kosovës.

“Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, autoritetet dhe popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllime të thella. Shpresoj që pasagjerët e plagosur të shërohen”.

Ndërkohë ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman, ka thënë se ka biseduar me ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla, për t’i shprehur ngushëllime popullit të Kosovës dhe familjeve të viktimave.

blank

Kurti: Ditë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus në Sllavonski Brod në Kroaci.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media nga spitali në Sllavonski Brod.

Kryeministri i Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë.

Ai ka falënderuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin në këtë rast dhe ndihmën që u kanë ofruar autoritetet të plagosurve në këtë aksident.

Kurti ka thënë se ka vizituar të gjithë personat në spital, përfshirë dy persona që janë në kujdes intensiv.

Sipas tij, një pjesë e mirë e udhëtarëve kanë qenë në gjumë, në kohën e aksidentit.

Kurti ka thënë se qindra mijëra persona shkojnë në vendlindjen e tyre në Kosovë, për pushime.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për neve”, ka thënë Kurti, mirëpo ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet kroate besojnë se do t’ia dalin më shpejt.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të plagosurve, dhe ka thënë se autoritetet kroate po synojnë t’iu qëndrojnë afër të plagosurve.

Kurti ka arritur të dielën në mbrëmje në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci me helikopterin e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it.

Ai është shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Plenkoviq ndërkohë ka publikuar në video të shkurtër në rrjetin social Twitter, ku është parë Kurti afër spitalit në Sllavonski Brod për të vizituar të plagosurit.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

blank

Kurti me ministra aterrojnë në Kroaci, do t’i vizitojnë të lënduarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kroaci ku është pritur nga ambasadori i Kosovës, Gëzim Kasapolli dhe disa zyrtarë.

Kurti ka arritur në vendin ku një autobus me mërgimtarë u aksidentua dhe pritet të vizitojë të lënduarit që po trajtohen në spital. Bashkë me të janë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.

Në Slavonski Brod një autobus me mërgimtarë është aksidentuar dhe kanë humbur jetën 10 persona si dhe janë lënduar 44 persona.

Policia kroate ka lëshuar ​​një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit Slavonski Brod.

Policia kroate tha se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

Ndërkohë, 14 persona që i mbijetuan pa lëndime aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në autostradën në hyrje të Slavonski Brod të Kroacisë, aktualisht janë strehuar dhe përkujdesur në objektin Pansion Antonio në këtë qytet që ofron shërbime hotelierike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërgimtarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

blank

Kryeministri i Kroacisë me disa Ministra vizitojnë të lënduarit në spital: Po ndihmojmë në të gjitha format

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, së bashku me ministrin e Jashtëm, Gordan Grliq Radman dhe ministri i Brendshëm, Davor Bozinoviq, kanë shkuar për të vizituar të lënduarit në spitalin që gjendet në qytetin Slavonski Brod.

Atje, atyre u bashkua edhe Ministri i Shëndetësisë, Vilija Beros, i cili ka qenë në Slavonski Brod që nga mëngjesi për shkak të aksidentit të rëndë, ku kanë vdekur 10 shtetas kosovarë.

“Unë dua t’i shpreh ngushëllimet e mia në emër të Qeverisë dhe popullit kroat për të gjitha familjet e të lënduarve në aksidentin pranë Slavonski Brod, në të cilën humbën jetën dhjetë persona”, tha kryeministri, duke falënderuar i ministrat, shërbimet e policisë si dhe mjekët që u morën me rastin, shkruan Dnevnik.

“Ne do të ndihmojmë me gjithçka që është e nevojshme. Jo të gjithë do të jenë në gjendje të shkojnë në Kosovë në të njëjtën kohë, disa janë të plagosur, disa nuk janë, ne do të ndihmojmë me transportin dhe në të gjitha mënyrat që nevojiten”.

Për në Kroaci është nisur për të shkuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.

blank

E mibjetuara mrekullisht: Më doli gjumi nga britmat e pasagjerëve dhe krejt çfarë ndjeva ishte copëtimi i trupit në tokë

Pasagjerët e autobusit që mbijetuan me lëndime të lehta u vendosën në një objekt privat që ofron shërbime hotelerike në qytetin Slavonski Brod, por pak nga ata ishin në gjendje t’i ndanin me gazetarët momentet e përvojës së tmerrshme që e kaluan mëngjesin e sotëm. Njëra prej tyre është një zonjë në të 50-at e saj, e cila tha se deshi ta vizitojë Kosovën pas një kohe të gjatë, raporton Jutarnji list, transmeton Gazeta Express.

Ajo tha se i doli gjumi nga bërtimat e pasagjerëve tjerë, ndërsa shtoi se më pas dëgjoi vetëm copëtimin e trupave në autobusin që u përmbys.

“Çdo gjë ishte e mrekullueshme, shoferët ishin të shkëlqyeshëm, kishte muzikë, këngë… Shoferët u ndërruan në Zagreb dhe ai që e kishte ngasur autobusin deri atëherë shkoi të flinte. Vazhduam rrugën dhe unë rashë për të fjetur, ashtu si shumica prej nesh në autobus. Por papritmas u zgjova dhe e kuptova se diçka e shëmtuar po ndodhte. Unë isha ulur në pjesën e prapme të autobusit, dëgjova udhëtarët e tjerë të bërtisnin dhe në vetëm disa sekonda autobusi u përmbys. E vetmja gjë që mund të dëgjohej ishte copëtimi i trupit në tokë dhe gjërat që ishin mbi ne filluan të na binin përmbi. Diçka më goditi në kokë dhe ende ndiej dhimbje, por nuk është asgjë kur mendoj për kaq shumë jetëra të humbura”, tha një grua që jeton dhe punon në Gjermani për 24 vjet.

Ajo hipi në një autobus në Ulm të Gjermanisë dhe tha se udhëtonte shpesh me këtë kompani turistike.

“Nga rruga, disi gjithçka ishte shumë e mirë, sa që në një moment kisha frikë se mund të ndodhte diçka, por unë menjëherë i përzura mendimet e këqija nga unë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe nuk dua ta fajësoj askënd. Unë e di që shoferi nuk e bëri me qëllim”, tha gruaja, bluza e së cilës mbante gjurmë gjaku që nuk ishte i saj, transmeton Express.

Disa nga udhëtarët e tjerë të mbijetuar gjithashtu rrëfyen përvoja të tmerrshme të këtij aksidenti.

Një nga udhëtarët e autobusit që doli nga autostrada afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci këtë mëngjes dhe u përmbys duke i lënë të vdekur 10 persona e lënudar mbi 40 të tjerë, e përshkroi momentin tronditës para kamerës së Radio Televizionit Kroat (HRT). Ramo Gashi tregoi se si i dukeshin momentet e para pas aksidentit të tmerrshëm.

“Diçka shpërtheu për një sekondë, pashë gjithë ata njerëz nëpër gjithë livadhin atje poshtë, në atë kanal pranë autostradës”, tha Gashi.

Ai përshkroi pamjen e tmerrshme që pa.

“Unë i pashë të lënduarit, të vdekurit, pashë gjithçka, njerëz pa krah, pashë gjithçka, gjithçka”, tha ai për HTV.

Policia kroate ka lëshuar ​​një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit Slavonski Brod.

Policia kroate tha se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

Ndërkohë, 14 persona që i mbijetuan pa lëndime aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në autostradën në hyrje të Slavonski Brod të Kroacisë, aktualisht janë strehuar dhe përkujdesur në objektin Pansion Antonio në këtë qytet që ofron shërbime hotelierike, raporton Index.hr.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërmitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave është nisur drejt Kroacisë, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli ka qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona që u lënduan nga aksidenti në autostradën A3 Zagreb – Lipovac, i autobusit kosovar të “Deva Tours”, që ua mori jetën 10 personave.

Ai është parë i përlotur, teksa ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke thënë se ata dhe të aksidentuarit që mbetën të lënduar “janë njerëzit tanë që punojnë në Gjermani”.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh ishin po ashtu në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur, raporton Index.hr.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samarxhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër.

blank

Policia kroate lëshon deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik

Departamenti i Policisë së qarkut Brod-Posavina në Kroaci ka lëshuar ​​një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit Slavonski Brod, nga i cili humbën jetën 10 persona dhe u lënduam më shumë se 40 të tjerë. Të gjithë ata ishin duke ardhur nga Frankfurti në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Policia kroate tha se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

“Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti i trafikut ndodhi në atë mënyrë që një shtetas 52-vjeçar i Kosovës po voziste një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana-Arruga nga perëndimi në lindje. Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys në anën e tij. Anëtarët e brigadave të zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për t’i marrë trupat e të aksidentuarve”, thuhet në deklaratë.

Në këtë aksident trafiku, 10 persona vdiqën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

“Në orën 10.40, shoferi 52-vjeçar i autobusit u arrestua dhe, pas një hetimi penal, do t’i dorëzohet mbikëqyrësit të kujdestarisë së Administratës së Policisë Brod-Posavina me një kallëzim penal për dyshimin e kryerjes së një vepre penale sipas nenit 227 të Kodit Penal Shkaktimi i aksidentit të trafikut, dhe më pas në zyrën e avokatit shtetëror kompetent”, njoftoi Policia.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në këtë pjesë të autostradës u mbyll në orën 7:40 dhe u lëshua një korsi e saj në orën 11:35, bën të ditur Policia kroate.

Shoferi i cili ishte duke vozitur në momentin e aksidentit e ka pranuar gjatë intervistimit nga Policia se për një moment e kishte zënë gjumi, ka konfirmuar zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq.

“Sipas fakteve të vërtetuara deri tash, ka të bëjë me daljen e autobusit në anën jugore të rrugës. Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti në Prishtinë, transportues Deva Tours me seli në Prishtinë. Shoferi i autobusit u gjet në vendngjarje dhe u arrestua. Një hetim është kryer, veprime të tjera janë marrë për të filluar procedura penale. Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do t’i përcaktojmë të gjitha me kohë”, ka thënë Pranjiq

Ndërkaq Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërmitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave është nisur drejt Kroacisë, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli ka qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona që u lënduan nga aksidenti në autostradën A3 Zagreb – Lipovac, i autobusit kosovar të “Deva Tours”, që ua mori jetën 10 personave.

Ai është parë i përlotur, teksa ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke thënë se ata dhe të aksidentuarit që mbetën të lënduar “janë njerëzit tanë që punojnë në Gjermani”.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh ishin po ashtu në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur, raporton Index.hr.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samarxhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur, ndërsa ai i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin, po qëndron në stacionin rajonal të Policisë.

blank

Presidentja Osmani shpall të hënën ditë zie në Kosovë

RFE/RL

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore, pas aksidentit me autobus në Kroaci, që ka lënë të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të plagosur.

Autobusi me targa të Kosovës ka dalë nga rruga, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, rreth orës 6:00 të mëngjesit të së dielës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Në njoftimin e presidencës është thënë se për shkak të aksidentit dhe viktimave, Osmani, e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe të hënën do të jetë në Kosovë.

Osmani ka qenë në Japoni për të përkrahur ekipin e Kosovës, që po merr pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Arrestohet shoferi

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Kurti dhe disa ministra nisen drejt Kroacisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur të dielën drejt Kroacisë, bashkë me disa ministra.

“Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela”, është thënë në njoftimin e kryeministrisë.

Policia kroate e ka konfirmuar më herët se autobusi ka qenë me targa të Kosovës.

“Gjatë hetimit, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një autobus me tabela të Kosovës dhe sipas informacionit që kemi aktualisht, dhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë dërguar në spitalin në Sllavonski Brod për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Brod Posavina, Damir Breziq, për Radio Televizionin Kroat (HRT).

blank

Gazetarja kosovare në Kroaci jep informacione për aksidentin tragjik: Më i rëndi që ka ndodhur në vitet e fundit

Të dielën rreth orës 06 e 30 të mëngjesit, ka ndodhur një aksident trafiku në Kroaci, ku një autobus me targa kosovare është aksidentuar dhe kanë vdekur 10 pasagjerë ndërkaq 44 të tjerë kanë pësuar lëndime.

Gazetarja e RTL Kroacia, Gentiana Fana, ka thënë se tetë prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Për momentin 44 persona janë të lënduar, tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë, në operime e përkujdesje intensive”, ka thënë Fana.

Në mesin e të lënduarve janë edhe 15 fëmijë.

“Diku rreth 15 të mitur ishin pasagjerë në këtë autobus, nga këta 15 të mitur një vajzë po thuhet që është e lënduar rëndë”, ka shtuar Fana për klankosova.

Ndërkaq 14 udhëtarë që s’kanë pësuar kurrfarë lëndimesh sipas Fanës janë në përkujdesje të Shtabit të Mbrojtjes Civile të Kroacisë.

Sipas saj ky ishte aksidenti më i rëndë që ka ndodhur viteve të fundit në Kroaci.

“Aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci është aksidenti më i rëndë që ka ndodhur viteve të fundit në Kroaci, edhe vetë policët e personat që kanë dalë në vendin e ngjarjes ishin të shokuar nga ajo që gjetën atje”, është shprehur Fana.

Arsyet e aksidentit ende nuk dihen, por sipas saj më shumë detaje do të dihen në mbrëmje kur edhe do të mbahet një konferencë për shtyp.

blank

“Gjithçka ndodhi brenda një minute”, flasin dy nga të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci

10 persona kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë. Në mesin e të vdekurve është edhe një prej shoferëve të autobusit, i cili në momentin e aksidentit nuk ishte duke vozitur, raporton Express.

Në një linje direkte për Radio Televizionin e Kosovës dy nga personat që i kanë mbijetuar këtij aksidenti kanë treguar sesi ka rrjedhur ngjarja.

“Ka ndodh brenda një minute. Vetëm kemi parë se është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë njëri prej të mbijetuarve.

Një tjetër pasagjer i cili ishte brenda autobusit që u aksidentua, tregoi se të lënduarit janë mirë.

“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë më mirë”, ka pohuar edhe njëri prej lënduarve.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se qytetarët që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre të aksidentuar në Kroaci mund të kontaktojnë në numrin +383 (0) 38 200 76 000.

Nga kjo ministri kanë thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet Kroate të cilët i kanë ndihmuar për ndihmën e dhënë në menaxhimin e situatës.

blank

Kurti dhe disa ministra nisen drejt Kroacisë

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur të dielën drejt Kroacisë, pas aksidentit me autobus në Sllavonski Brod, që ka lënë të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

“Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela”, është thënë në njoftimin e kryeministrisë.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

Policia kroate e ka konfirmuar më herët se autobusi ka qenë me targa të Kosovës.

blank

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Deri tani 10 viktima janë regjistruar nga një aksident me fatalitet i një autobusi kosovar në Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Express.

Zyra e Presidentes në një përgjigje për “T7” kanë thënë se Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie.

 

“Presidentja Osmani do të shpallë dite zie. Për ditën e saktë do të njoftoheni së shpejti”, ka thënë këshilltari për media i zyrës së Presidentes, Bekim Kupina.

Para pak kohësh, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë informacionet e fundit rreth aksidentit tragjik që ndodhi sot në Kroaci.

Sipas të dhënave të MPJD’së, në këtë aksident kanë vdekur 10 persona, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe 15 prej tyre janë më lëndime të rënda.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik në trafik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë kanë humbur jetën 10 persona, bashkëatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda.

MPJD-ja, do të njoftojë opinionin publik ne kohë reale me të dhënat e tjera të konfirmuara gjatë orëve në vazhdim lidhur me këtë ngjarje tragjike”, thuhet në komunikatë.


Send this to a friend