Disa ditë më parë një automjet i Policisë së Shtetit është aksidentuar rreth orës 06:00 në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
Fatmirësisht, efektivët që ndodheshin brenda nuk u lënduan por pati vetëm dëme materiale.
Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin e ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
Burime për VoxNews thanë se shkaktari i aksidentit ishte ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) gjatë viteve 1997-2002, Fatos Klosi.
Nuk dihet ende nëse aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e ish-shefit të SHISH, Fatos Klosi apo dyshohet se ka qenë i (dehur) në automjet.
![Image](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2024/January/08/auto_klosi11704715550.jpg)