VOAL

VOAL

Faton Bislimi: Falë angazhimit të lobit tonë LQSHA – Republikani McCarthy që do të drejtojë Kongresin është mik yni & i kombit shqiptar

November 18, 2022
blank

Komentet

blank

Intervistë e plotë e Allison Guerriero, ish e dashura e McGonigal tregon lidhjet e ish shefit të kundërzbulimit të FBI-së me Edi Ramën

 

Fotomontazh: McGonigal, Guerriero dhe Rama

 

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, personi i cili denoncoi aferat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania, të pathënat e çështjes ku përfshihet dhe emri i kryeministrit Edi Rama. Guerriero tregon me detaje mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit. Ajo tha se ai ishte justifikuar duke i thënë se i fitoi në loto në një ndeshje bejsbolli. Për sa i përket marrëdhënies së ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Rama ajo e cilëson si një miqësi të pazakontë. Sipas saj McGonigal ka udhëtuar shpesh në Shqipëri dhe Kosovë pa ia raportuar takimet që ka pasur FBI-së.

Jonida Shehu: Si ndiheni në këtë perjudhë?

Allison Guerrero: Ndihem mirë. E dija që kjo ngjarje do të dilte dhe jam e lumtur që bashkëpunova me Insider që ka shkruar një artikull fantastik. Nuk doja që të ishte një thashethem, doja të jepja një intervistë që çdo gjë që thuhet për mua të vinte nga unë.

Si ju ka trajtuar media pas publikimit të aferës McGonigal?

Allison Guerrero: Ndihem mirë, nuk kisha idenë që Charlie po bënte atë që po bënte. Jam e shokuar që ai po punonte me Rusët dhe po merrte rryshfet nga ata. Jam e kënaqur që po mbulohet nga media kjo ngjarje sepse ai duhet të shkoj në burg për një kohë të gjatë.

Në shkrimin e Bisnes Insider thuhet se ju i keni dërguar një e-mail shefit të FBI-së ku i shkruani se duhet të shoh me kujdes marrdhënjet jashtë martesore të McGonigal dhe marrveshjet me Shqipërinë. Për çfarë marrëveshjesh e kishit fjalën?

Allison Guerriero: Nuk e di cilat ishin marrëveshjet, nuk e mbaj mend çfarë kishte në atë email sepse kam qenë e dehur kur e kam dërguar. Më kujtohet që e kam dërguar atë email dhe dija që ai do të shkonte në Shqipëri dhe Kosovë pa i treguar FBI-së dhe kjo është e gjitha që unë di. Nuk di më tepër detaje në lidhje me këtë.

Kë do të takonte në Shqipëri McGonigall? Në djeninë tuaj kë do të takonte dhe çfarë qëllimi do të kishin këto takime?

Allison Guerriero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.

Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?

Allison: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.

Sa shpesh flisnin në telefon?

Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.

A e njihni Agron Nezën? Një person bashkëpunëtor i afërt i ish- të dashurit tuaj, a kishit dëgjuar për të?

Allison Guerriero: Unë asnjëherë nuk e kam takuar z. Neza, nuk e njoh. Charli e ka përmendur si një mik të tij dhe kaq. Dhe që kishin udhëtuar bashkë për në Shqipëri, në Vjenë edhe për në Kosovë me makinë nga Shqipëria.

Kishte besim tek ju McGonigal?

Allison Guerriero: Ne të dy kishim besim tek njëri-tjetri shumë por nuk diskutonim gjëra për punën tonë në mënyrë të detajuar. Unë thjeshtë merrja informacionet bazike se ku ai do të shkonte dhe kë do të takonte, por nuk dija dhe nuk më thoshte që kishte gjëra të paligjëshme në këto aktivitete.

Nuk ju kishte lindur ndonjë dyshim?

Allison Guerriero: Jo sepse unë e besoja shumë atë.

Si ishte momenti kur vendosët të dërgonit emailin? Pse e bëtë?

Allison Guerriero: E kisha shumë mik William F. Sweeney, ne ishim miq të ngushtë dhe kisha shumë besim tek ai. Ka pasur një rast që unë mendova se ai më tradhtoi dhe nuk kishte të bënte shumë me Charlin. Atë ditë që unë dërgova emalin ishte varrimi i një anëtari të afërt të familjes sime dhe isha e dehur dhe bëra një gabim që nuk duhet ta kisha bërë.

A jeni penduar që e keni dërguar Emalin dhe ke denoncuar McGonigal?

Allison Guerriero: Nuk jam penduar që kam dërguar emalin, jam penduar që e kam dërguar në gjendje të dehur. Mund ta kisha bërë më mirë nëse do të isha esëll. Po nuk jam penduar që e kam dërguar atë email.

Çfarë përgjigje more nga shefi i FBI miku juaj dhe kolegu i MCGonigal? Çfarë ndodhi pas atij emali?

Allison Guerriero: Asgjë nuk ndodhi, ai më injoroi. Dhe nuk besoj që ky hetim është nxitur nga ai email. Besoj që hetimi për McGonigal ka nisur dy vite më pas, pra nuk kam qenë unë burimi i asnjë informacioni që ishte bazë për të nisur një hetim. Asgjë nuk erdhi nga ai email.

Kur daton ai email?

Allison Guerriero: Në 2019

FBI ka ardhur në shtëpinë tuaj dhe ju ka treguar disa foto?

Allison Guerriero: Po më bën një thirrje për tu paraqitur dhe për të përcaktuar nëse do të isha një dëshmitare e mirë kundër McGonigal. Më intervistuan dhe më pas vendosën që unë nuk kisha asgjë për të ofruar si dëshmitare. U vendos nga organi hetimor që të mos kualifikohesha si dëshmitare.

Çfarë pyetjesh ju bëri FBI në lidhje me Shqipërinë?

Allison Guerriero: Po më pyetën për Shqipërinë ju thash jo më shumë se ju thash ju në këtë intervistë që nuk di asgjë se çfarë po bënte Charlie në Shqipëri. Nuk dua të them shumë sepse nuk dua të riskoi se mund të komprometoj rastin kundër tij do të dali çdo gjë në gjykatë. Do të lë gjykatën të bëj punën e vetë dhe provat të flasin vetë të gjitha përgjigjjet do të merren në kohën e duhur.

A ju kanë kontaktuar njerëz të afërt të McGonigal përfshirë edhe njerëz nga Shqipëria?

Alison Guerriero: Jo dhe këtu unë mbarova nuk ka më përgjigjje.

Nuk më ka kontaktuar askush.

Si jeni njohur me Charle McGonigal?

Allison Guerriero: Ne patëm një marrëdhënie shumë të mirë. Ai u kujdes shumë për mua kam patur shumë përkëdhelje nga ana e tij. Unë kam patur shumë probleme shëndetësore dhe ai më ka trajtuar shumë mirë dhe e vlerësoj atë përkujdesje që ka patur për mua.

Sa vite qëndruat bashkë?

Allison Guerriero: Gati 18 muaj? Kishim miq të përbashkët për një farë kohe jetuam bashkë ai e njihte familjen time. Njihte kushërinjtë e mi njihte babain tim, kemi shkuar bashkë në aktivitete, funerale apo festa bashkë. Kemi patur shum miq të përbashkët që kanë qenë kolegët tonë që i kemi njohur përmes punës por edhe njerëz të tjerë.

Çfarë pune bënit ju në atë kohë kur keni qenë me McGonigal?

Allison: Unë jam kontraktore e sigurisë por nuk mund të flas sepse është sekret pune. Po punoj si kontraktore për disa kompani dhe bëj analiza të sigurisë midis agjencive të ndryshme federale dhe qeveritare të qeverisë së SHBA.

Çfarë stili jetese kishte McGonigal?

Allison Guerriero: Ishte më shumë më materialist se sa unë. Ai pëlqente restorantet e shtrenjta ndërsa unë preferoja të shkoja në një fast-food të zakonshëm. McGonigal pëlqente verërat e shtrenjta, rrobat e shtrenjta dhe më dukej sikur i pëlqente jeta e New York. I pëlqente të ishte afër pushtetit dhe parasë më shumë se sa mund të ishte edhe shija ime. Përpiqej të linte përshtypje tek njerëzit nga ana materiale.

A bënte McGonigal një stil jetese që përputhej me të ardhurat e tij?

Allison Guerriero: Nuk e di, sepse nuk shpenzonte shumë për mua, thjesht shkonim në restorante të shtrenjta. Nuk jam një person materialist dhe nuk i kam kërkuar asnjëherë të më blinte gjëra. Gjithmonë shkonte në vende të shtrenjta por më thoshte që ishte për punë. Tani që shoh akuzat, edhe unë pyes veten se nga i kishte marrë ato para?

Më përshkruaj pak momentet kur keni parë çanta me para në shtëpi?

Allison Guerriero: Në një mëngjes kur ne po shkonim për në punë, më ra në sy afër këpucëve në dysheme një çantë plastike me para të thata. E pyeta se për kë ishin dhe nga vinin, por më tha që kishte vënë një bast në një lojë bejsbolli dhe kishte fituar. Unë e besova sepse nuk kisha arsye për të mos e besuar. Unë isha e zënë me punët e mia dhe thashë: OK, shumë bukur! Nuk i kushtova shumë rëndësi veprimeve të tij. Gjatë marrëdhënies tonë në janar të 2017 unë kam patur një ndërhyrje vazektomi e dyfishtë dhe kam qenë shumë e shqetësuar për veten time. Nuk kam patur shumë mendjen se çfarë bënte Charlie. Kisha punën dhe një sëmundje të rëndë.

A ke patur dyshime për të ardhurat e tij?

Allison Guerriero: Nuk kam patur dyshime për të ardhurat e McGonigal. Vetëm atë çantën me para ku pashë një sasi të madh parash të cilën e vura në pikëpyetje. Në Neë York të kesh para cash 5-10 mijë dollarë nuk është ndonjë gjë e madhe, është vetë jeta e tillë dhe është e zakonshme që njerëzit të kenë aq para me vete.

Nuk e kam parë herë të tjera të vijë me çanta të mëdha me para në dorë, që të më bënte të dyshojë.

Kush ishte momenti që ju bëri të dyshonit dhe më pas këto dyshime ti përmblidhnit në një email dhe t’ja dërgonit shefit të FBI?

Allison Guerriero: Sweeny ishte një mik shumë i mirë i imi. FBI po hetonte një rast tjetër ku unë u mora si dëshmitare dhe më trajtuan jashtëzakonisht keq, mu duk sikur Billi më kishte tradhtuar. Juria e madhe vendosi të mos e hapte hetimin dhe gabimisht u deha një natë dhe i dërgova atë email ku i thoja nëse nuk po gjykoni ketë krim pse nuk shikoni Charlien që ka marrëdhënie jashtëmartesore me mua sepse Bill na njihte. U ndjeva e tradhtuar, isha e zemëruar ndaj Bill që e njihja prej shumë vitesh edhe më përpara se Charlie, kjo është prejardhja e atij emaili.

Pse i përmendet në email udhëtimet e tij në Shqipëri? Çfarë dyshonit ju për udhëtimet e tij në Shqipëri?

Allison Guerriero: Nga fundi i marrëdhënies sonë e ndjeva se diçka nuk po shkonte por nuk e dija çfarë. Kurrë nuk imagjinoja që do të tradhtonte SHBA-në. Për ketë jam e zemëruar që nuk më ka tradhtuar vetëm mua, familjen time dhe të tijën, por edhe SHBA-në vendin tonë. Armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë e mi, besoj se ai duhet të jetë në burg për gjithë jetën e tij për atë që ka bërë. Jam e sigurtë që mund të ketë shumë më shumë se ato akuza që Charlie mund të ketë bërë si në Shqipëri, me rusët, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Por edhe këtu në SHBA që ka kompromentuar sigurinë kombëtare por edhe të vendeve të tjera të NATO-s.

Pse jeni e sigurt që në Shqipëri ka patur raporte të rrezikshme?

Allison Guerriero: Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në New York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte.

A takoheshin shpesh McGonigal dhe Rama?

Allison Guerriero: Në Shqipëri janë takuar, dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ai ju tregonte udhëtime të cilat nuk i kishte raportuar tek shefat e tij, do të thotë që kishte besim tek ju apo jo?

Allison Guerriero: Në Fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoj foto me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI.

Jonida: Bënit biseda me të për punën?

Allison: Jo nuk flisnim për punën. Apo për kolegët e tij apo ato që bënte ai në punë.

Jonida: A keni qenë ende bashkë kur i ke dërguar emalin FBI?

Allison: Jo ne ishim të ndarë në atë kohë.

Jonida: Ai nuk ishte në dijeni të emalit që ju dërguat?

Allison: Tani është por në atë kohë nuk besoj se e dinte. Por nuk e di sepse nuk kam folur me Charlie prej 2019.

Jonida: A mendon se ai është mërzitur për këtë?

Allison: Po besoj se po. Unë shpresoja se emri im të mos dilte asnjëherë. Kur njerëzit më thanë që do të dilja në lajme vendos që meqenëse kam patur më parë probleme me alkolin dhe me gazetarin e Inside kam patur shpesh kontakt të bashkëpunoja me të. Por do të doja që askush të mos e dinte.

Jonida: Je ndjerë e gënjyer apo e përdorur në mardhënjen me McGonigal?

Allison: Po, por e kam kaluar tashmë.

Jonida: A ju kishte premtuar që do të martoheshit bashkë? Çfarë planesh bënit?

Allison Guerriero: Nuk kemi folur për martesë. Nuk dua të jem aspak e martuar nëse do të doja të isha e martuar do ta kisha bërë vite më parë sepse jam 49 vjeç. Nuk doja fëmijë, më pëlqen të jem beqare më pëlqen shoqëria e një të dashuri dhe Charlie jepte një shoqëri të mirë, ishte sharmant.  Ishte tip i dalë dhe njerëzit tërhiqeshin prej tij nga ana shoqërore dhe donin të ishin përreth nesh sepse ne ishim të dy njerëz të tillë, dhe ishim të përfshirë në shoqërinë e lartë të Neë York, është një rrjet i mbyllur por i lartë i forcave të sigurisë. Doja vetëm të isha e dashura e tij.

Çfarë ju bëri të mërziteshit me McGonigal që më pas dërguar emailin?

Allison Guerriero: U mërzita sepse kur isha e dashura e tij mendoja që ai do të ndahej shpejt por nuk e kisha idenë që martesa e tij ishte paprekshme. Kur më tha që nuk ishte ndarë asnjëherë, nuk do të divorcohej asnjëherë dhe se kishte një jetë tjetër në Maryland ku shkonte një herë ose dy herë në muaj më ra bota sipër, u shkatërrova. Tani po që ndihem mirë sepse është një tradhëtar që ka dëmtuar njerëzit në SHBA dhe Shqipëri.

Si ishte marrëdhënia me familjen e tij?

Allison Guerriero: Kishte marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e tij shpenzonte kohë me ta njëherë apo dy herë në muaj me ta. Unë jam pak e tmerrshme për gruan e tij, për këtë kam shkruar edhe në rrëfimin që kam dhënë për Insider, më vjen keq çfarë i kam shkuar asaj gruaje. Nuk dua që familja e dhe fëmijët e tij të preken.

Ju i keni dërguar email të vazhdueshme gruas së tij. A është përgjigjur ajo?

Allison Guerriero: Ajo merrte në telefon babin tim dhe e ngacmonte atë ai asnjëherë nuk reagoi. Të dyja i kemi bërë keq njëra-tjetrës por janë në të kaluarën. Ajo pati edhe një padi kundër meje ku gënjeu që unë mund ti kisha shkaktuar vdekjen. Gruan e tij asnjëherë nuk e kam takuar. Më pas arritëm një marrëveshje dhe është pjesë e gjykatës në Maryland. Sa për telefonatat që I kam bërë, thjeshtë kam qenë e dehur dhe kam shtypur numrin e saj pa pushim.

A kishte njerëz të tjerë që mund të dinë të fshehtat e McGonigal?

Allison Guerriero: Kishte një shok të përbashkët që më tha që dinte se Charlie kishte një të dashur dhe unë i thashë se: Jam unë!

Sipas jush a është i fajshëm McGonigal?

Allison Guerriero: Po për mua po.

Cfarë njeriu ishte ai?

Allison Guerriero: Ishte i sjellshëm shumë i përkushtuar. Njeri i lumtur, bujar, i pëlqente të bënte ndere dhe favore. Nuk ka qenë asnjëherë i egër. Profesionalisht ishte shumë i zoti.

Po tani çfarë mendon për të?

Allison Guerriero: Tani e konsideroj tradhtar. Nëse do ta dija nuk do të kisha qëndruar me të. Jam e tej mbushur me zemërim dhe mendoj se e meriton atë që do të marri. Nuk ja kisha idenë që ishte i përfshirë me Rusët mendoja që vetëm kishte shoqëri me Ramën dhe e besoja atë. Tani e konsideroj një njeri të lig, që ka tradhtuar vendin. Është aq djallëzor sa dhe vet Putini sepse ai punonte për FBI-në, ai ndërroi ekipin për para. Jam shumë e habitur pse e ka bërë.

Si po diskutohet kjo çështje tani atje?

Allison Guerriero: Nuk po e ndjek shumë sepse jam e zënë me punë. Por e gjithë media jonë dhe të dy krahët politikë janë të zemëruar. Tani është një person i urryer.

Allison Guerriero: Ai është i lirë me garanci.

Ka bërë ndonjë tentativë për të komunikuar me ju?

Allison Guerriero: Jo nuk ka bërë asnjë tentativë.

A mendon se rrezikon një dënim të rëndë?

Allison Guerriero: Nuk e di, thjesht di që ka një avokat të shkëlqyer. Duhet të presim vendimin e gjykatës mbase do të bjerë në ujdi që të bëj një dënim më të vogël dhe të vet shpallet fajtor, ose të mos i pranoj dhe të vlerësoj juria nëse do shpallet fajtorë.

A mendon se do ta takosh një ditë?

Allison Guerriero: Jo

A keni frikë?

Allison Guerriero: Jo nuk kam frikë. Nuk friksohem kolloj, aq më pak nga ai.

Si ka ndryshuar jeta juaj?

Allison Guerriero: Nuk më ka prekur as mua, as familjen time, jemi thjesht të habitur dhe të mërzitur pse e ka bërë. Kushërinjtë e mi dhe im atë kanë një lloj pështirosje ndaj tij.

Me kë jeton?

Allison Guerriero: Unë jetoj vetëm dhe jam beqare.

blank

blank

Pas gjysëm shekulli, i jepet lamtumira avionit ikonë ‘Boeing 747’

Aeroplani i fundit i modelit Boeing 747

VOA

Kompania amerikane ‘Boeing’ ka prodhuar avionin e fundit të modelit 747, aeroplani amerikan që revolucionarizoi udhëtimin ajror. Shërbimet ajrore të pasagjerëve filluan në vitin 1914, pak më shumë se një dekadë pas shpikjes së aeroplanit. ‘Boeing 747’ është një nga modelet e aeroplanëve më të njohur në botë dhe është prodhuar për 50 vjet rresht. I projektuar brenda 28 muajsh, ‘Boeing 747’ ishte avioni i parë me dy rreshta ndenjësesh, i prezantuar në vitin 1970, nga kompania ‘Pan Am’, e cila nuk egziston më.

Drejtuesit, klientët dhe punonjësit e korporatës ‘Boeing’ u mblodhën në fabrikën e kompanisë në Everet të shtetit të Uashingtonit, për t’i dhënë lamtumirën avionit të modelit 747, që njihet me nofkën “Mbretëresha e Qiejve”, ndërsa Boeing i dorëzoi avionin e saj kompanisë amerikane së transportit ‘Atlas Air’.

“Ndërsa sot kthejmë një faqe, ky libër nuk ka përfunduar. Është vetëm një kapitull. Kemi një tjetër kapitull të 747. Këtij modeli aeroplani do t’i shërbehet për dekadat e ardhshme”, tha Stan Deal, shef ekzekutiv për aeroplanët komercial në kompaninë Boeing.

“Edhe kur e kupton shkencën që qëndron pas fluturimit, nuk ka asgjë që ngjason me avionin 747 në fluturim, teksa të kujton se në vetvete ka edhe magji”, tha aktori dhe piloti John Travolta.

Lamtumira ishte e hidhur për punonjësit e kompanisë. Omar Osmael Harun punoi në avionin e fundit 747.

“Ndihem keq emocionalisht sepse është një aeroplan i përsosur. Por në të njëjtën kohë kështu ka vendosur kompania”.

I fluturuar për herë të parë në vitin 1969, modeli 747 shënoi fillimin e gjeneratës së aeroplanëve me trup të gjerë dhe dy herë sa avionët e mëparshëm, duke ndihmuar në fillimin e epokës së udhëtimeve masive. Eugene Vezzetti, ciceron në Muzeun e Fluturimeve në Siatëll të Uashingtonit, ka qenë pilot i avionit 747.

“Pan Am i kërkoi Boeing-ut një aeroplan më të madh me qëllim uljen e kostos. Kështu Boeing-u vendosi vetë që të ndërtonte avionin 747 me mbi 360 vende. Ata menduan se kjo do të ulte mbingarkesën në aeroporte pasi mund të transportonte një numër të madh pasagjerësh në një aeroplan”.

Gjatë 55 viteve që pasuan, kompania ‘Boeing’ vazhdoi prodhimin e modelit 747, që për dekada me radhë u bë modeli i preferuar për presidentët amerikanë, filmat me James Bond apo për transportin e ngarkesave speciale si peshkaqenët .

747 sherbeu si platformë e komandës së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe falë madhësisë dhe krahëve të ulët, u përdor për të transportuar anijet hapësinore të NASA-s.

Për pasagjerët e përditshëm, ky avion i bëri udhëtimet e largëta më komode dhe më të përballueshme.

“Jam ulur në platformën e sipërme të avionit të parë 747 me numër serie një, i cili fluturoi më 9 shkurt 1969. Kuverta e sipërme ishte shembull perfekt e udhëtimit luksoz në vitet 70. Kjo është porta e daljes në raste urgjente”, thotë Eugene Vezzetti me Muzeumin e Fluturimeve në Siatëll.

Ai thotë se modeli 747 është i pakrahasueshëm.

“Kapaciteti me katër motorë i dha avionit fuqi alternative. Edhe po të prisheshin tre motorë, avioni mund të fluturonte me një”.

Aktualisht qindra avionë të modelit 747 janë në përdorim, kryesisht për transportin e mallrave. Drejtuesit e lartë të kompanisë ‘Boing’ thonë se historia e gjatë e modelit 747 vazhdon të frymëzojë novacionet edhe sot.

blank

Afera Rama-McGonigal- Edhe Senati i SHBA nis hetimet: Jemi të tronditur

Jo vetëm Dhoma e Përfaqësuesve, por edhe Senati amerikan nis hetimet për skandalin e rëndë të Charles McGonigal.

Një nga senatorët më të fuqishëm demokratë, Dick Durbin, që drejton Komisionin Hetimor të Senatit, ka kërkuar më shumë informacione për hetimet në lidhje me ish-drejtuesit e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal.

Ai i ka dërguar një letër të hapur drejtorit të FBI, Christopher Wray, duke kërkuar të dhëna.

“Këto akuza janë jashtëzakonisht tronditëse dhe ngrenë shqetësimin për ndikimin e mundshëm që kjo sjellje e keqe mund të ketë pasur në çështjet e kundërzbulimit të FBI-së dhe hetimet penale,” thuhet në letrën e senatorit.

“Si drejtues i zyrës së FBI në Nju Jork, McGonigal ka mbikëqyrur shumë hetime të ndjeshme të kundërzbulimit, duke përfshirë edhe hetime që përfshijnë individë që ai tani është nën akuzë se ka punuar me ta për të përfituar,” shton letra.

Në letër theksohet se McGonigal është nën akuzë se ka fshehur marrjen e 225 mijë dollarëve nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare.

Durbin kërkon të mësojë nëse janë ndikuar hetimet, dhe sa nga hetimet që ai McGonigal ka mbikëqyrur, janë kompromentuar potencialisht. Durbin pret përgjigje deri më 15 shkurt.

“Sjellja abuzive e zotit McGonigal mund të ketë ndikuar në shumë çështje të ndjeshme, duke përfshirë nëse ai ka kompromentuar burime, metoda apo analiza të ndjeshme. Nëse kjo sjellje abuzive e tij mund të ketë ndikuar në rezultatin e ndonjë hetimi apo ka kompromentuar më tej sigurinë tonë kombëtare, kjo mbetet e panjohur për momentin,” thekson senatori. syri.net

blank

Amerika po heton “balonën spiune” kineze, pezullohen disa fluturime

Pentagoni ka thënë se është duke gjurmuar një balonë spiune kineze që fluturon mbi Shtetet e Bashkuara, por ka vendosur të mos e rrëzojë atë për arsye sigurie.

Zyrtarët e mbrojtjes thanë se balona është vëzhguar për disa ditë që kur hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së, duke fluturuar në lartësi të madhe. Ai është monitoruar me disa metoda, duke përfshirë aeroplanët me pilot, dhe së fundmi është gjurmuar duke kaluar mbi Montana, ku SHBA-ja ka disa nga raketat e saj bërthamore të bazuara në silo. Si masë paraprake, fluturimet jashtë aeroportit Billings Logan u pezulluan të mërkurën.

Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë tha më vonë se edhe ai kishte zbuluar një tullumbace vëzhgimi në lartësi të madhe dhe ishte “monitorimi i një incidenti të dytë të mundshëm”.

Zyrtarët amerikanë thanë më herët se balona kishte udhëtuar mbi një pjesë të Kanadasë në rrugën e saj për në Montana.

Autoritetet e mbrojtjes të Kanadasë bënë të qartë se nuk kishte asnjë rrezik publik, duke shtuar: “Agjencitë e inteligjencës kanadeze po punojnë me partnerët amerikanë dhe vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur informacionin e ndjeshëm të Kanadasë nga kërcënimet e inteligjencës së huaj”.gsh

blank

Shkrimtarja hebreje Maya Klinger Cohen ju fton në Zoom për të treguar rreth librit të saj për fëmijë kushtuar shqiptarëve gjatë Holokaustit

Voal.ch – Shkrimtarja Hebreo-Amerikane Maya Klinger Cohen ju fton në Zoom për të treguar rreth librit të saj për fëmijë “The Photographer’s Son” – “Djali i Fotografit” kushtuar historisë të një familje shqiptare  gjatë Holokaustit.

Ja ftesa e shkrimtares Maya Klinger Cohen përmes rrjetit social:

“Organizata e Bibliotekave Hebreje (AJL) më ka ftuar në një super bisedë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit.

Takimi do të zhvillohet më 5 Shkurt në orën 21:00 me të Izraelit.

(Me atë të Europës 20:00 dhe të New York-ut 16:00)

Do të tregoj aty për prapaskenat e shkrimit të librit – si u bëra e vetëdijëshme për historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri gjatë luftës, çfarë më bëri të zgjedh të punoj historinë e mrekullueshme të familjes Mandili pikërisht për një histori fëmijësh dhe si të bëjnë brezin e ri më të interesuar për kujtesën e Holokaustit.

Kështu që ju ftoj të merrni një pjatë të vogël me fruta të thata dhe bashkohu me ne.

Takimi do të jetë në gjuhën angleze dhe falas, por duhet të regjistroheni paraprakisht.

Ja linku i regjistrimit:

https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZIucemsrz8rGNFmRqiBbTlPBl6wCq2N46EA?fbclid= IwAR0IcssJyCaDuXNt3eqBKryn35pOWXS8QeuNzLiRWahzL_7GT5SgJ2YWoKo

Fundjavë të mbarë dhe të mbarë🌸

blank

Kush është shkrimtarja Maya Klinger Cohen

 

blank

 

Maya Klinger Cohen është një autore për fëmijë dhe një pedagoge.

Ajo ka mbi 20 vjet përvojë në kërkime, studime dhe edukim, dhe ka punuar me një larmi të madhe moshash.

Ndër fushat e saj të ekspertizës janë studimi i Biblës, kujtimi i Holokaustit dhe kultivimi i dashurisë për të lexuar.

Maya ka qenë guidë për vizitorët nëpër qytetin e Jerusalemit dhe në memorialet  kombëtare si “Yad Vashem”, “Kulla e Davidit” dhe “Muzeu i Tokave Biblike”.

Ajo ka punuar si edukatore në kopshte dhe shkolla fillore si dhe në shkolla të mesme dhe ka shërbyer si asistente profesoresh në Universitetin Hebraik.

Maya ka një diplomë bachelor dhe një diplomë master në Kërkimin e Biblës nga Universiteti Hebraik në Jerusalem, të dy diplomat me rezultate të shkëlqyera.

Ajo jeton në Maryland me burrin dhe tre vajzat e tyre.

Në librin e saj të parë për fëmijë, Maya tregon historinë e vërtetë të një familjeje fotografësh të shpëtuar nga myslimanët shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Versioni hebraik i “The Photographer’s Son” ka fituar çmimin “Yad Vashem” (Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit) për Ndërmarrjen Arsimore.

The book is available for purchase on Amazon.

Voal.ch

blank

Bashkëpunim me oligarkun rus dhe veprime që rrezikojnë sigurinë kombëtare- Kongresi hap hetim për ish-zyrtarin e FBI Charles McGonigal

Çështja “McGonbigal” që ka tronditur SHBA si rasti i parë i njohur i një zyrtari të lartë të FBI të implikuar në afera korruptive, duket se ka mbërritur në Kongres.

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke kërkuar informacion për Charles McGonigal.

Në kërkesë përfshihet informacion në lidhje me punën e tij apo veprime të ndërmarra që vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

“Ju lutem siguroni informacion në lidhje me të dhënat personale të Charles McGonigal, duke përfshirë, por jo duke u ndalur vetëm tek historiku i punës së tij, formularët e vlerësimit, sigurisë dhe dokumente të lidhura me to.

Të gjitha dokumentet dhe komunikimet referuar ose të lidhura me veprime të marra ose të planifikuara të merren për të vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
Lutemi që informacioni të dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se data 16 shkurt.bw

blank

Paralajmërimi – Skandali McGonigal/ Ish-kongresmeni: Kam qenë agjent special, FBI po shkon drejt shkatërrimit

Skandali i Charles McGonigal është kaq i rëndë, sa ekspertët kanë nisur të ndezin sinjalin e alarmit se FBI është në krizë të thellë.

Ish-kongresmeni republikan, Mike Rogers, thotë për Fox News se nëse nuk ndërhyhet sa më shpejt, agjencia më e madhe e ligjit në botë do shkatërrohet.

“FBI është në krizë. Më dhemb mua, si ish-agjent special dhe ish-kryetar i Komisionit të Përhershëm të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, të paralajmëroj se nëse nuk e rregulojmë tani, rrezikojmë të shkatërrojmë në mënyrë të pakthyeshme jo vetëm agjencinë më të madhe të zbatimit të ligjit në botë, por edhe besimin e Amerikës në këtë institucion të paçmuar. Nëse keni nevojë për ndonjë provë më grafike të kalbjes institucionale dhe kulturore që ka prekur byronë, Charles McGonigal, ish-agjenti special përgjegjës për kundërzbulimin në zyrën e FBI-së në Nju Jork, u arrestua për lidhje me Oleg Deripaskën, një oligark rus i sanksionuar. Duhet të jetë e arsyeshme që një agjent i lartë nuk duhet të punojë për një kriminel, për asnjë kriminel, e lëre më për një oligark rus me lidhje me Vladimir Putinin, por mesa duket, etika e arsyeshme nuk është më e zakonshme dhe kjo flet shumë për gjendjen e FBI-së,” tha ai.

“Nga kjo dobësi e fundit dhe tronditëse e sigurisë, te dështimet e lidershipit dhe mungesa e llogaridhënies në krye, tek mungesa në dukje e llogaridhënies nga zyrat në terren dhe te shfaqja e politizimit në të gjithë FBI-në, shumica e vendit tani dyshon në besueshmërinë dhe integritetin e byrosë. Shumë tani besojnë se FBI është thjesht një krah i një partie politike dhe për një pjesë të mirë të vendit, ata besojnë se byroja po përdoret si armë kundër tyre ose bindjeve të tyre politike,” shton ai.

Ish-kongresmeni propozon edhe disa opsione për të dalë nga kjo situatë.

“Nëse byroja do të mbijetojë, ajo duhet të marrë masa të menjëhershme. Duhet të bëhet plotësisht e qartë se të punosh për ose në emër të një agjenti të huaj- qoftë nën sanksione apo jo- nuk është një opsion i pranishëm për karrierë pas punës në byro. Duhet të ketë një periudhë ftohje për agjentët e vjetër të dalë në pension, përpara se të mendojnë të hyjnë në punësimin e agjentëve të huaj dhe duhet të ketë një bord etike dhe llogaridhënie që shqyrton këto pozicione. FBI duhet të heqë politikën nga rastet e profilit të lartë. Kjo përfshin avokatët e Departamentit të Drejtësisë. Mendoj se këtu fillojnë telashet. Për të siguruar zbatimin e udhëzimeve dhe rregullave nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë, duhet një rishikim nga një palë e tretë. Rifitimi i besimit të publikut duhet të jetë prioriteti kryesor,” thotë ai./syri.net

 

blank

blank

Nikki Haley sfidon Trumpin

VOAL- Nikki Haley, një ish-ambasadore e SHBA-së në OKB gjatë administratës Trump dhe ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, do të shpallë kandidaturën e saj për Shtëpinë e Bardhë më 15 shkurt në Charleston.

Në një email drejtuar mbështetësve të tij ai tregoi atë datë për një “njoftim special”, që sipas gazetës The Post and Courier është pikërisht zbritja e saj në fushë.

Haley do të jetë kandidatja e parë republikane që do të sfidojë Donald Trumpin në zgjedhjet paraprake. Por ka disa rivalë të mundshëm republikanë të Trump.it Guvernatori i Floridës Ron DeSantis ka nisur fushata promovuese në Google dhe Facebook, ndërsa ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka qenë në kontakt me anëtarët e mundshëm të stafit të tij në shtetet ku do të zhvillohen zgjedhjet e para.

Manovrat tregojnë, sipas Washington Post, ndjenjën në rritje midis konservatorëve se Trumpi nuk do të jetë në mënyrë të pashmangshme kandidati i ardhshëm për Shtëpinë e Bardhë. rsi-eb

blank

SHBA vlerëson angazhimin e Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

VOA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi angazhimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në një bisedë telefonike ai tha se e falënderoi presidentin serb për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin amerikan dhe evropian dhe për qasjen e hapur ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, që është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkroi ndërkaq se pas bisedës ndërmjet sekretarit Blinken dhe presidentit serb Vuçiç, priti në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. “Rikonfirmova miqësinë e kahershme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe shpreha mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të nxitur paqen dhe sigurinë më të madhe në rajon”, shkroi zoti Chollet.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë vënë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në dritën e një propozimi evropian, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka lënë të kuptohet se do të pranojë propozimin, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë Serbia nëse e refuzon atë. Të enjten në parlamentin serb diskutohet mbi procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar propozimin si “bazë të mirë për diskutime”. Por, kryeministri Kurti është duke sfiduar trysninë diplomatike perëndimore për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të mërkurën ai tha se “Asociacioni një etnik në Kosovën me kushtetutë shumë etnike, nuk është i mundshëm”, ndërsa u shpreh i gatshëm të ulet në bisedime për propozimin evropian.

“Le t’i hapim diskutimet në Bruksel në nivelin e lartë dhe le të diskutojmë për të gjitha çështjet. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është i domosdoshëm por njohja reciproke është në qendër. Unë nuk po them që vetëm njohja reciproke është marrëveshja, marrëveshja do të ketë edhe gjëra të tjera, por qendra është njohja reciproke, për këtë më kanë votuar mua qytetarët dhe kështu e thotë Kushtetuta, kështu e thotë ligji, Republika dhe demokracia”, tha ai të mërkurën.

Prishtina ka hezituar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika se ai mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit, ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë.

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar Kosovën se nuk do të mbështesin krijimin e një mekanizmi si në Bosnjë, ndërsa kanë theksuar se koha për themelimin e asociacionit është tani.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur ne Bruksel në vitin 2013 dhe është miratuar në parlamentin e Kosovës. Në gusht të vitit 2015 është arritur një marrëveshje mbi parimet e themelimit të Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës më vonë gjeti shkelje ndërsa theksoi se Asociacioni duhet të themelohet sipas marrëveshjes së vitit 2013.

Marrëveshja ishte pjesë e një game të gjerë marrëveshjesh të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat dështuan të sigurojnë normalizimin ndërmjet palëve.

Për pak ditë Kosova shënon përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj që është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Beogradi me mbështetjen e Moskës. Qasja e Kremlinit ndaj Kosovës është në qendër të refuzimit të Beogradit që t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

blank

“Kapitull i ri në hetimet për Trumpin”, VOA: Po shqyrtohet roli i tij në blerjen e heshtjes së dy grave para zgjedhjes së tij president

Prokurorët në Manhatan, në Nju Jork, që po hetojnë ish-Presidentin Donald Trump, kanë thirrur një juri të madhe për të dëgjuar provat lidhur me një hetim disa-vjeçar mbi pagesat për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, lidhur me dyshimet për marrëdhënie seksuale me zotin Trump, njoftojnë disa burime lajmesh.

Rrjete mediatike, duke cituar burime të paidentifikuara, njoftuan se personat e thirrur filluan të japin dëshmi përpara jurisë së madhe të hënën, duke sinjalizuar një përshkallëzim në atë që prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, e ka cilësuar si “kapitulli tjetër” i hetimeve të zyrës së tij ndaj zotit Trump.

Një zëdhënës i zyrës së zotit Bragg nuk pranoi të komentonte. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, zoti Trump e kritikoi prokurorin Bragg duke e quajtur atë si prokuror të majtë radikal, ndërsa tha se juria e madhe ishte “një vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave”.

Më parë në Nju Jork janë mbledhur juri të mëdha për të shqyrtuar mundësinë e ngritjes së akuzave penale kundër zotit Trump, por deri tani nuk është lëshuar ndonjë aktakuzë.

Juria e madhe e Manhatanit është kërcënimi më i fundit ligjor ndaj zotit Trump, ndërsa ai shton ritmin e fushatës së tij presidenciale.

Hetimet bëjnë fjalë për pagesat prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pronografikë Stormy Daniels dhe 150 mijë dollarë për ish modelen e revistës Playboy Karen McDugal, për të blerë heshtjen e tyre në prag të fitores së zotit Trump të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Ish-Presidenti Trump ka mohuar të ketë patur lidhje to.

Ish-avokati personal i zotit Trump, Michael Cohen, e pagoi zonjën Daniels përmes kompanisë së tij dhe tha se ishte rimbursuar më pas nga zoti Trump.

Pagesa për zonjën McDougal u bë përmes botuesit të tabloidit “National Enquirer”, që më pas e mbylli ngjarjen e saj në një praktikë të dyshimtë gazetareske për të ndihmuar zotin Trump që të zgjidhet president.

Gazeta “The New York Times” njofton se ish botuesi i tabloidit, David Pecker, u pa të hënën duke hyrë në ndërtesën ku ishte mbledhur juria e madhe.

Ish avokati i zotit Trump, Michael Cohen, u deklarua fajtor në vitin 2018 se kishte shkelur ligjin e financimit të fushatës elektorale, pasi kishte kryer pagesat. Pas një viti në burg, si rezultat i shpërthimit të pandemisë COVID-19, ai u lirua me kusht.
Prokurorët federalë thonë se zoti Trump ishte në dijeni të pagesave, por ata refuzuan të ngrinin akuza ndaj tij. Më herët, zoti Cohen i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ishte takuar kohët e fundit me prokurorët e Manhatanit për rreth dy orë e gjysmë.

blank

Nga Josh Kovensky – Firma shqiptare e lidh McGonagol me një tjetër ish-agjent të diskredituar (Mark Rossini)

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është partner në një firmë shqiptare së bashku me një tjetër ish-agjent të diskredituar të FBI-së, sipas materialeve të siguruara nga siti Talking Points Memo (TPM).

Dokumentet e një korporate shqiptare lidhin McGonigal me Mark Rossini, një figurë pompoze që u largua nga FBI mes akuzave skandaloze më 2008 dhe që aktualisht përballet me akuza të tjera për ryshfete në një padi federale të gushtit 2022 në Porto Riko.

Lidhja e biznesit e paraportuar më parë e lidh McGonigal me një tjetër ish-agjent me profil të ngjashëm: një drejtues i lartë në Byro me përvojë në antiterrorizëm dhe kundërzbulim, dhe që duket se është angazhuar në biznes me një sërë klientësh të huaj që i bëjnë me dhimbje koke autoritetet, pas largimit nga agjencia ligjzbatuese.

Gazetarët shqiptarë kanë publikuar një seri artikujsh që nga shtatori 2022, duke theksuar praninë e McGonigal në kompani, të cilën ata e lidhin me industrinë e naftës në vend.

Prokurorët e akuzuan McGonigal këtë javë në padi të veçanta federale në Washington e Manhattan për fshehjen e parave që mori nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, gjithsej 225,000 dollarë, dhe për punën që kreu për të ndihmuar në shmangien e sanksioneve amerikane nga oligarku rus Oleg Deripaska, dikur pagues i ish-menaxherit të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort.

Dokumenti i korporatës shqiptare e lidh McGonigal me botën e errët që e çoi Rossinin në jo vetëm një, por dy përplasje me ligjzbatuesit federalë. Prokurorët federalë akuzuan Rossinin në gusht 2022 për përfshirje në një skemë ryshfeti që përfshin ish-guvernatorin e Porto Rikos. Kjo erdhi 14 vjet pas skandalit të parë të Rossinit, që përfshiu aktoren Linda Fiorentino dhe fiksuesin e famshëm të Hollywoodit, Anthony Pellicano, duke u bërë shpejt pré e tabloidëve.

“Kjo gjë thjesht shkel parimet bazë se pse i futesh kësaj pune, ose përqendrimin në misionin që ke në shërbim të Qeverisë së SHBA dhe publikut amerikan”, tha për TPM Javed Ali, një analist ekspert në pension i FBI-së dhe ish-drejtor i lartë kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i pyetur për akuzat. “Këto janë ato lloj gjërash që, në një nivel vërtet idealist, duhet të të motivojnë për të bërë punën. Por ajo që po shohim është një nga shembujt më të keq të dikujt që abuzon me postin dhe përpiqet ta shfrytëzojë atë për qëllime të tjera”.

Ray Batvinis, ish-agjent mbikëqyrës për FBI-në dhe ish-instruktor i kursit të kundërzbulimit në akademinë e FBI-së, tha se Byroja tani me siguri po merret me hetimin e shkallës së dëmit që ka shkaktuar McGonigal.

“FBI duhet të jetë e shqetësuar për ato çka mund të ketë shitur ai”, tha për TPM. “Ai kishte akses – ai di nga pak për çdo gjë që FBI bën në gjithë vendin, por ai ka shumë informacion për atë që bëjnë edhe agjencitë e tjera të inteligjencës”.

TPM siguroi dokumentet nga QKB dhe pagoi një përkthyes për përkthimin në anglisht.

TPM nuk ishte në gjendje të verifikonte se cili ishte qëllimi i Lawoffice & Investigation përtej përshkrimit që ofronte vetë në regjistrin e QKB-së se është një zyrë ligjore që bën edhe investigime.

Lidhjet e McGonigal me firmën shqiptare nxjerrin në pah një kastë personazhesh që duket se janë të lidhur me serinë e ngjarjeve që mendohet se çuan në paditë e ngritura kundër tij.

Regjistrimi i Lawoffice & Investigation tregon katër partnerë: McGonigal, Rossini, Agron Neza dhe Shefqet Dizari.

Postime në median sociale tregojnë Rossinin në një fotografi të vitit 2014 me Nezën, vite përpara përfshirjes së McGonigal, sipas prokurorëve. Rossini ka bërë ‘check’ në Facebook në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, në shkurt 2019.

blank

Gjatë gjithë vitit 2019, Rossini fliste hapur për çështje të brendshme politike në Shqipëri, duke i cilësuar partitë që kundërshtonin kryeministrin e vendit si pro-ruse.

Rossini, Neza dhe Dizdari nuk përmenden dhe nuk janë akuzuar për ndonjë shkelje në dy aktakuzat e McGonigal. Rossini dhe avokatët e tij nuk iu përgjigjën kërkesave të shumta për koment nga TPM. As Neza e Dizdari nuk u përgjigjën.

Rekordet e QKB i janë bashkëngjitur artikullit.

blank blank

 

Retrospektivë e shpejtë në Hollywood
Historia e rënies së Rossinit nga FBI fillon në fund të viteve 2000.

Një agjent yll i FBI-së, i cili ndihmoi në gjurmimin e Al-Kaedës përpara 11 Shtatorit, Rossini kaloi vite duke luajtur një rol të madh në përpjekjen për të reformuar agjencinë për trajtimin e terrorizmin.

Rossini, i cili ishte i ngarkuar me detyrë përkohësisht në qendrën antiterrorizëm të CIA-s në kohën e sulmeve, nuk ishte pa përvojë me detyra sensitive. Më pas, në vitin 2006, mes një divorci të ashpër, Rossini filloi të takohej me një aktoren e “Men in black”, Linda Fiorentino.

“Ishte si një flutur nate në shtyllën e dritave”, tha Jeff Stein, kryeredaktor i Spytalk dhe mik i vjetër i Rossinit, për marrëdhënien.

Fiorentino kishte mik një fiksues të Los Angeles, Anthony Pellicano, të cilin New York Post e quajti “Hollywood Hitman” për aftësitë e tij të çuditshme si dedektiv privat.

Gjithçka u shemb për Pellicanon më 2006, kur prokurorët federalë e goditën atë me një aktakuzë prej 110 pikash për akses të paligjshëm në dosjet e policisë në Los Angeles e Beverly Hills, dhe për përgjimin e dyshuar të telefonit të Sylvester Stallones.

Gjërat u bënë më të çuditshme.

Befas, avokatët e Pellicanos paraqitën materiale të brendshme të FBI-së për të provuar se prokurorët se nuk ia kishin bërë të ditura provat mbrojtjes. Fillimisht, ishte e paqartë se si i kishin siguruar ato materiale.

Gjurmët të çonin te Rossini. Doli se Rossini ia kishte kaluar të dhënat e FBI-së Fiorentinos, e cila ia dha përcolli mbrojtjes së Pellicanos.

“Kur dokumenti që ai i dha asaj doli në gjyqin e Pellicanos, Departamenti i Drejtësisë pyeste se si ishte e mundur”, kujton Stein, miku i Rossinit dhe shkrimtari i Spytalk. “Por nuk mund të hysh e të dalësh nga këta skedarë pa rënë në kurth, kështu që mendimi se mund t’ia dilte pa u lagur ishte vërtet budallallëk. Por, nuk thonë kot që dashuria është e verbër”.

Çështja Pellicano e rrëzoi Rossinin, duke e detyruar të largohej nga FBI mes akuzave për akses të paligjshëm në kompjuterët e Byrosë. Rossini u dënua përfundimisht me një vit provë, por ky ishte fundi i karrierës së tij 17-vjeçare në agjencitë ligjzbatuese federale.

Pellicano përfundimisht u shpall fajtor në gjyq për më shumë se 70 akuza, përfshirë shantazh, përgjim dhe mashtrim. Ai u dënua me 15 vjet burg, përpara se të lirohej më 2019.

Stein tha për TPM se pas skandalit Rossinit i duheshin pará për të vazhduar me jetën luksoze.

“I pëlqente jeta luksoze, por ajo kushton”, thotë Stein. “Ndaj ra pré e përfshirjes me njerëzit e gabuar, për shkak se i duheshin pará”.

me të cilët  said. “So he was prey to getting involved with people he shouldn’t be involved with, because he needed the money.”

Në Porto Riko
Ecim me shpejtësi përpara, drejt gushtit 2022.

Prokurorët federalë e akuzuan Rossinin për konspiracion, marrje ryshfeti për programet federale dhe mashtrim të shërbimeve të ndershme lidhur me përfshirjen në një skemë ryshfeti që përfshin guvernatorin e Porto Rikos.

Sipas akuzave, drejtuesit e një banke që këshillonte Rossini, premtuan të financonin fushatën e rizgjedhjes së guvernatorit të Porto Rikos më 2020, në këmbim të emërimit nga ana e tyre kreun e komisionit të inspektimit bankar të ishullit, i cili po reviziononte huadhënësin.

Rossini deklaroi se ishte i pafajshëm.

Stein e përshkroi atë si një “histori e trishtë”.

“Ai duhej të siguronte jetesën. Dhe ylli i tij ishte njollosur keq nga ajo që ndodhi në FBI”, tha Stein. “Nuk është se do të pajtohej nga ndonjë nga kompanitë në Fortune 500”.

Paditja e McGonigal
Atëherë, si përfundoi Rossini partner në një firmë shqiptare? Dhe si u bë McGonigal nga agjent i lartë i FBI-së partner në të njëjtën firmë me Rossinin?

Dy aktakuzat përshkruajnë një pjesë të asaj që prokurorët besojnë se është udhëtimi i McGonigal.

Në gusht 2017, McGonigal dyshohet se i kërkoi para një ish-punonjësi të zbulimit shqiptar, të referuar si Personi A.

Nga përshkrimi i bërë në aktakuzë sugjerohet se personi është Neza, një nga ortakët në firmën me Rossinin. Në shtator 2022, Business Insider publikoi një fletëthirrje të lëshuar nga hetimi i McGonigal, ku përmendej Neza. Neza u citua këtë javë në median shqiptare të ketë pranuar se i ka dhënë paratë McGonigal-it, por ka mohuar ndonjë shkelje të kryer me të.

Image

Batvinis, ish-zyrtari i kundërzbulimit të FBI-së, i tha TPM se shumë raste të ngjashme që ka hetuar janë të motivuara “thjesht nga lakmia”.

“Diçka e shtyu atë ta pranonte këtë ose të kërkonte shqiptarët për të marrë pará”, tha ai për McGonigal. “Nuk do të gjeni asgjë ekzotike këtu – ndoshta është po aq e mërzitshme sa një krizë e moshës së mesme”.

McGonigal supozohet se udhëtoi në Shqipëri me Nezën në shtator 2017, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe, sipas FBI-së, i kërkoi qeverisë shqiptare “të jetë e kujdesshme në lidhje me dhënien e licencave për shpimin në fusha naftëmbajtëse në Shqipëri kompanive me pronësi ruse”.

“Personi A dhe personi B kishin të dy interesa financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit në fushat naftëmbajtëse”, thuhet në aktakuzë.

Lawoffice & Investigation, firma shqiptare në të cilën McGonigal shfaqet si ortak me Nezën dhe Rossinin, liston si ortak edhe një avokat shqiptar të quajtur Shefqet Dizdari.

Dizdari nuk iu përgjigj kërkesës së TPM për koment. Një firmë me bazë në Zvicër – Terraoil Swiss – që e përshkruan veten si një “prodhues shqiptar i naftës në tokë” thotë në faqen e saj të internetit se Dizdari kontrollon një të tretën e aksioneve të saj.

Natyra e saktë e skemës në të cilën dyshohet se ishte përfshirë McGonigal mbetet e paqartë nga aktakuza. Lawoffice & Investigation u “pezullua” në nëntor 2019, sipas të dhënave të QKB.

Prokurorët thanë se McGonigal e fshehu shtrirjen e punës së tij me shqiptarët deri pas daljes në pension nga Byroja në shtator 2018. Para kësaj, personi që përputhej me përshkrimin e Nezës dyshohet se i dha atij 225,000 dollarë cash. Aktakuza e lë të paqartë nëse ishte pagesë apo borxh që McGonigal do ta kthente.

McGonigal dyshohet edhe se ka hapur një hetim të FBI-së për një lobist që ishte punësuar nga një parti politike e ndryshme nga ajo e kryeministrit të Shqipërisë. Lobisti, sipas prokurorëve, është shtetas amerikan.

E paqartë është edhe se kur u përfshi Rossini në firmë. Në një postim në Facebook të dhjetorit 2014, Rossini u shfaq në një foto me Nezën.

Vitet e fundit edhe Rossini ka filluar të flasë për Shqipërinë.

Më qartë, Rossini ka mbajtur qëndrime për politikën e brendshme të vendit, duke akuzuar kundërshtarët e kryeministrit për lidhje me qeverinë ruse.

Image

Ai ka folur shpesh kundër partive opozitare shqiptare pas vizitës së tij atje në shkurt 2019.

Nuk është e qartë nëse kjo lidhje me punën e tij me Lawoffice & Investigation.

blank

Shpërbëhet njësia speciale e Policisë së Memfisit pas akuzave për vrasjen e Tyre Nichols

Policët që u pushuan nga puna pas përfshirjes së tyre në një ndalim trafiku që përfundoi me vdekjen e Tyre Nichols në Memfis, SHBA.

RFE/RL

Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë njësinë speciale të ashtuquajtur “akrepi”, pasi pesë policë të saj akuzohen për vrasjen e një person me ngjyrë.

Njësia prej 50 policësh, që kishte mision uljen e nivelit të krimit në zona të veçanta, u shpërbë pas publikimit të videos, ku policët e kësaj njësie shihen duke e rrahuar Tyre Nichols, 29-vjeçar, i cili vdiq tri ditë më vonë në spital.

Ai ishte ndaluar nga policia në Memfis më 7 janar për ngasje të pakujdesshme.

Në një deklaratë, departamenti tha se “është në interesin më të mirë të të gjithëve që të çaktivizohet përgjithmonë” njësia.

Familja e Nichols e mirëpriti vendimin dhe përmes një deklaratë nga avokatët e quajti atë “të përshtatshëm dhe proporcional me vdekjen tragjike të Tyre Nichols, dhe gjithashtu një vendim të denjë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Memfisit”.

Njësia u themelua në tetor 2021, dhe kishte synim luftimin e krimit, si vjedhjen e makinave dhe veprat penale të lidhura me bandat.

Pesë policët, Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith, u pushuan nga puna javën e kaluar.

Një grup prej rreth 100 protestuesish u mblodhën pas publikimit të videos para statcionit të Policisë në Memfis për të kërkuar ndryshimin e qasjes së policëve, që ata thanë se është bërë zakon që t’i rrahin njerëzit me ngjyrë në Memfis dhe he në mbarë vendin.


Send this to a friend