VOAL

VOAL

Me Fat Dita e Verës – Festa më e lashtë e shqiptarëve!

March 14, 2017

Komentet

Dëshmia e ish-shefit të Protokollit të Shtetit: Pasi u vumë shumë në vështirësi, i mora leje Fatos Nanos dhe i thashë kryeministrit Berluskoni

Nga Rezarta Delisula 


Elegant, elokuent, ai na shfaqet po me atë korrektësi sjelljeje që e ka karakterizuar në ato 45 vite punë, që nga diplomat në disa shtete, si funksionar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e së fundi, si shef i Protokollit të Kuvendit të Shqipërisë, për 15 vite. “Babai” i Protokollit të Shtetit, Vangjel Mita, gjatë intervistës së tij, tregon për herë të parë, se si u realizua takimi i Ramiz Alisë me presidentin turk Turgut Ozal, takim që ndryshoi historinë, detajet e kryetarëve të Kuvendit dhe liderëve botërorë, tabllosë së pikturës gjermane në hollin e kryeministrisë, gjatë vizitës së Kancelares Merkel në Tiranës, histori të largëta nga Pnom Pen-i dhe opinioni i tij, për mënyrën si e zbatojnë protokollin kryeministrat shqiptarë…!

Zoti Vangjel, le të shkojmë në fillesë, në fëmijërinë tuaj. Si ishte ajo?

Së pari, ju falënderoj, që më keni thirrur sot për këtë bashkëbisedim, sepse vitet ikin dhe nostalgjia bën punën e saj! Unë kam lindur më 12 tetor 1948. Pas studimeve të para, që i kreva në vendlindje, u transferova në “Normalen” e Elbasanit, ku dola shkëlqyeshëm dhe kjo më dha të drejtën të shkoja në fakultet, duke zgjedhur një degë, drejtpërdrejtë. Nisa në Fakultetin Histori-Gjeografi.

Por më ndodhi një episod i veçantë që më ndryshoi drejtimin e jetës. Në tetor 1967, u zhvilluan festimet e 10-vjetorit të Universitetit të Tiranës. Unë isha shumë aktiv atë ditë dhe shkrova një reportazh, ashtu siç e ndjeva dhe ai reportazh mua më bëri të fitoj konkursin, për të kaluar në degën e Gazetarisë, dhe menjëherë pas studimeve, më emëruan gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Duke qenë se ndër vite kërkoheshin diplomatë të rinj, të shkolluar, m’u dha mundësia të testohem nga një komision i drejtuar nga ministri i Jashtëm i asaj kohe, i nderuari Nesti Nase, dhe të fitoj të drejtën, për të marrë një master në diplomaci, në vitin 1972.

Cila ka qenë puna juaj e parë?

Unë u emërova fillimisht diplomat në Kamboxhia, në vitin 1975. Ishin kohë të vështira, sidomos për gadishullin e Indokinës. Në atë vit u aktivizuan dy ambasada shqiptare, ajo e Hanoit në Vietnam dhe ajo e Pnom Pen-it në Kamboxhia, ku pas një qëndrimi prej disa muajsh në ambasadën e Kinës, hapëm ambasadën e Republikës Popullore të Shqipërisë në vitin 1976, në Kamboxhia, me të ndjerin ambasador, Dhimitër Stamo, që u soll nga Budapesti dhe unë nga Parisi, ku isha emëruar atashe, por që s’munda të shkoja, për shkak të kësaj detyre të re.

Pas qëndrimit prej disa kohëve dhe politikave shfarosëse në Indokinë, në ditët kulminare të qeverisë së Pol Poti-t, transferohem në atdhe. Si rregull ishte që, kush kthehej nga një post diplomatik, qarkullohej, unë jo, nuk u qarkullova.

Nuk e pata atë “shans”. Vendosem në Ministrinë e Jashtme, në drejtorinë për vendet fqinje, kam punuar dhe për marrëdhëniet me Azinë e Afrikën, madje referent dhe për Italinë.

M’u kujtua një detaj i punës në ato vite, kur në Itali erdhi në fuqi Partia Socialiste italiane, me në krye Ciriako De Mita, mua të gjithë në ministri më thërrisnin De Mita, pas një shakaje të kripur, kur u thashë; Ai është xhaxhai im.

Patët më lëvizje gjatë kësaj kohe?

Pas shumë vitesh pune në Ministrinë e Jashtme, deri ndihmës i ministrit Reiz Malile, i cili për hir të së vërtetës duhet thënë se ishte njeri shumë punëtor, më qarkulluan në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku punova dy vjet me regjisorë të njohur, dhe si nëndrejtor filmi, kam realizuar “Duaje emrin tënd”.

Nga Kinostudio, më kthyen sërish në ministrinë e Jashtme. Pas mbledhjes së parë të ministrave të Jashtëm të vendeve Ballkanike, emërohem titullar në ambasadën tonë në Pragë, në gusht të vitit 1989. Mund ta them me plot bindje, që mentaliteti im politik, diplomatik e social në Çekosllovaki, ndryshoi totalisht, sepse Praga ishte vendi i diplomacisë evropiane.

Në çfarë konteksti?

Në gjithçka, mentalitetin ku duhet të shkonte Shqipëria.

Ju ka ndodhur ndonjë ngjarje e veçantë në këtë periudhë? Na rrëfeni ndonjë ‘sekret’!

Në vitin 1991, presidenti i ndjerë Turgut Ozal, bëri një vizitë në të gjitha republikat (e pavarura) pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, mes tyre dhe në Pragë. Presidenti i Çekosllovakisë, Havel, në nder të tij, i bëri një pritje madhështore. Në atë mbrëmje, diskutohej një nga pikat kulmore të konfliktit, që ishte Jugosllavia.

Sapo kishte nisur konflikti mes serbëve e sllovenëve dhe serbëve e kroatëve. Në një moment duke biseduar me kolegun tim danez, frankofon, gjeograf në profesion, më vjen ndihmësja e ministrit të Jashtëm turk, e më pyet: “Zotëri, kufizohet me territor Kosova me Bosnjën”?

Dhe unë i thashë; “Jo, sepse ish-vilajeti i Sanxhakut, nuk i përket Kosovës, po një pjesë Malit të Zi dhe një Serbisë”. S’kaluan pak çaste, kur Havel prezantoi Turgut Ozal, dhe ministri i tij i Jashtëm, prezantoi trupin diplomatikë.

Nuk e harroj atë çast, kur pasi u tha emri im dhe vendi që përfaqësoja, Turgut Ozal, tha me një zë befasues e miqësor: “Arnaut ambasador…”! Hapi krahët, unë i gjatë i hollë, ai i shkurtër e i shëndoshë e më ngriti peshë. Salla shtangu.

Në moment thërret ndihmësen e ministrit të Jashtëm turk dhe më jep këtë mesazh (kjo është hera e parë që unë po e bëj publike), mesazh që shpëtoi vendin tim, popullin tim, e që e bëri Shqipërinë, kjo që është sot. “Nesër kthehem në Ankara. Nesër në mbrëmje, pres presidentin Alia, për vizitë në Ankara. Shqipëria nuk duhet të hyjë në luftë”. (përlotet).

Shtanga, e shumë i tensionuar i drejtohem: “Shkëlqesia juaj, më jepni leje të largohem nga kjo pritje madhështore, në nderin tuaj, për t’i dhënë mesazhin, Tiranës zyrtare”. Ai më rrahu shpatullat dhe nga kati 24 i hotel “Atrium” zbres me vrap, e nxitova për në ambasadë, isha vetë ambasador, vetë shofer, vetë gjithçka.

Shkoj në ambasadë dhe i drejtohem presidentit Alia e ministrit të Jashtëm, për ta përcjellë këtë mesazh, fjalë për fjalë. Prisja njoftim nga Tirana, heshtje varri.

Pas 24 orësh, në emisionin për shqiptarët jashtë atdheut, Radio Tirana në orën: 20.00 e 1 minutë, nis transmetimin me lajmin: “Sot presidenti Ramiz Alia, me një avion special u nis për një vizitë zyrtare në Ankara…”! Atë natë, ambasadën e kthyem në festë.

Mesazhi ynë kish vajtur në vend, ishte vlerësuar dhe puna, si përfaqësues i Shqipërisë në atë vend. Kohë më vonë mësova, se kolegu im në Ankara, të nesërmen paradite, i kishte çuar të njëjtin mesazh të presidentit Alia.

Më pas, a keni pasur rastin të takoheshit me presidentët e Turqisë?

Vite më vonë, në ngjarjet e Kosovës, kam asistuar në takimet e bisedat e presidentit turk, Sulejman Demirel, i cili në vijim të politikës së Ozal, u shpreh: “Teknologjia amerikane dhe këmba e ushtarit turk në NATO, s’do e lënë popullin e Kosovës të digjet. Dhe për këtë jam e kam qenë krenar”.

Po pjesëmarrjen në protokolle festash, e nisët pas kthimit në atdhe?

Jo, pasi krahas punëve të ndryshme në Ministrinë e Jashtme, angazhohesha dhe në ceremoni të ndryshme festive, siç ishte parada për 25-vjetorin e Çlirimit të atdheut, për realizimin e programeve të ambasadorëve që vinin në paraqitjen e kredencialeve, etj. Sigurisht kjo ishte një përvojë e mirë, pasi s’mund të realizohet një protokoll perfekt, pa qenë një diplomat i mirë, pa qenë një njeri me kulturë të përgjithshme.

E si është bilanci juaj i punës?

Mbi 15 vjet kam punuar në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në Ministrinë e Punëve të Jashtme, mbi 20 vite. Kam punuar me 5 ministra të Jashtëm dhe 5 kryetarë Kuvendi.

Kur nisët punë në Kuvendin e Shqipërisë?

Ka qenë viti 1998, në fillim si specialist e, më pas drejtor Protokolli. Në fillim kryetar ishte Skënder Gjinushi, shoku dhe miku im, Namik Dokle, Prof. Servet Pëllumbi, zonja e nderuar Jozefina Topalli, dhe z. Ilir Meta.

Kur ka qenë pika më kulmore e punës suaj?

Pika më kulmore, ka qenë 100-vjetori i Pavarësisë, ku u ftuan dhjetëra delegacione të huaja dhe ku pata nderin e kënaqësinë që kryeministrit të asaj kohe, si; z. Prof. Dr. Sali Berisha, kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi dhe kryetari të opozitës z. Edi Rama, t’iu prezantoj delegacionet e huaja.

Madje qeveria shqiptare, më vuri në dispozicion një helikopter, më datë 29 nëntor, për të drejtuar dhe ceremoninë e homazheve te Varrezat e Dëshmorë pranë memorialit “Nëna Shqipëri”, dhe historia më takoi mua, të isha në këtë event të jashtëzakonshëm e mbresëlënës.

Krahas protokollit?

Kam përfaqësuar Kuvendin e Shqipërisë, si sekretar i përhershëm i delegacionit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë, në Këshillin e Europës. Vetëm në KiE, në Asamble, Shqipëria ka 4 vota, gjë që në momente të veçanta, ka përcaktuar dhe politika në zgjedhje.

Çfarë mund të veçoni gjatë karrierës tuaj 45-vjeçare si diplomat e si shef Protokolli?

Mund të veçoj takimet me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Zhu De, Mbretin e Kamboxhias, Samde Norodom Sihanouk, presidentin Turk, Sulejman Demirel, presidentin çek, mik të popullit shqiptar, Vasllav Havel, më vonë dhe Vasllav Klaus, që kam pasur raste të shkëmbej një fjalë, t’i jap një mesazh, të marr një të tillë. Më vonë me personalitetet që drejtuan Këshillin e Evropës, si; Terry Davis, Lord Rusell Jonson, dhe Van der Linden.

Një moment interesant njerëzor, përpos politikës, kur jeni vënë në siklet?

Më kujtohet kur ishte për vizitë presidenti i Bundestagut gjerman, Lamber, i cili do të fliste në Kuvendin e Shqipërisë. Pikërisht kur ne do shkonim në sallën e Kuvendit, më lajmërojnë që kish ndodhur një defekt teknik e, që mikrofoni në foltore, nuk punonte.

Më kërkojnë që ta vonoja delegacionin dhe unë e bëra për disa minuta. E lashë te një dhomë pritje me kryetaren, znj. Topalli. Hyj në sallë dhe djemtë e IT-së, ishin zbehur. Më erdhi një ide rrufe dhe shkula mikrofonin e foltores dhe e ndërrova me një të ministrave. Për fat, kjo zgjedhje teknike, funksionoi.

Që atë ditë, e lashë me shkrim, që në foltore të vendoseshin dy mikrofona, e sot në foltore, ka dy të tillë. Po kështu më vjen ndër mend një copëz tjetër historie. Kryeministri italian, Berluskoni, u vonua të mbajë fjalën përshëndetëse pas inaugurimit të urës mbi lumin Mat, realizuar nga qeveria Nano, në atë kohë.

Ai vjen, qëndron pak minuta në dhomën e miqve në parlament dhe hyn në sallë e, nis të flasë pa letër, siç e bën vetëm ai. Unë e përkthyesja e tij, ishim në krah, transmetimi ishte direkt.

U vumë në vështirësi. Në atë moment i mora leje kryeministrit, tim z. Nano dhe i them; jemi direkt, do të më duhet ta ndaloj kryeministrin Italian, që të përkthejë zonja dhe ai më dha leje.

Unë i thashë Berluskonit të ndalojë, ai kërkoi të falur dhe i la radhën përkthyeses. Një tjetër moment i veçantë, ishte ardhja e zonjës Ollbrajt, kur kryeministër ishte z. Ilir Meta, në atë kohë fare i ri.

Isha i vetmi person i autorizuar të rrija krah saj, duke respektuar rregullat e protokollit, por dhe sekretarja e shtetit Hilary Klinton, që me vendim të ambasadës amerikane, ajo duhej të hynte direkt në foltore, ndërsa unë nuk pranova, zbatova protokollin e Kuvendit.

Ajo takoi pak minuta kryetaren e Kuvendit, lidhi shallin e, leu buzët me një të kuq të lehtë e, u nis drejt foltores. Aty i lëshova vendin ambasadorit amerikan, që ndenji krah saj, duke thyer rregullin dhe për të cilën me vonë, Shërbimi i Sigurisë i SHBA-së, më dha medaljen e “Sigurimit Diplomatik”.

Cili ka qenë më zevzeku që nuk pranonte të merrte urdhra, apo t’i përcaktonit ju një formë të sjelljes?

Nuk mund të them, se ato ishin personalitete të larta, me histori në ceremoniale në vendet e tyre, por, nëse ishe paksa në vendin e tij, kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Finni, në Kuvendin e Shqipërisë, u tregua shumë i saktë.

Kur shihni sot zonjën Topalli disi larg nga politika aktive, çfarë mendoni?

Ajo është një figurë, por dhe kjo e paska një fund, sepse koha ikën, brezat kualifikohen, por ajo mbetet figurë. Por mendoj që sidomos për qytetin e Shkodrës dhe për gjininë femërore, ajo ka qenë gjithnjë e pranishme dhe i ka dhënë impuls zhvillimit të tyre.

Keni dy vjet në pension, a keni pasur ndonjë telefonatë nga drejtuesit e lartë?

Me keqardhje jo, por dhe telefonata jo. Por kam pasur rast t’i takoj, e jam takuar me shumë dashamirësi me presidentin Meta, i cili më ka respektuar dhe vlerësuar gjithnjë, duke më dhënë detyra të rëndësishme, si darka me presidentin grek Papulias, apo ardhja e Papa Françeskut në Tiranë, por dhe me presidentët Moisiu e Topi.

Si janë kryeministrat, në zbatimin e protokollit?

Kur kam qenë i pranishëm në takimet me kryeministrin Rama, më ka bërë përshtypje, që sa herë më shihte afrohej, për të mos thënë që; Sali Berisha, ishte më i binduri në ceremonial.

Po shefat e rinj të protokollit, si t’u dukën pas ikjes tuaj, ju marrin ndonjëherë në telefon, për ndonjë detaj?

Unë dola në pension, dy vjet mbi moshë dhe më zëvendësoi në Kuvend, një ish-ambasador, e kjo për mua, ishte vendimi i duhur dhe ishte urtësia e Metës, që mori Arben Cicin, në vendin tim. Për të tjerët, nuk di të them. Disa në Kuvend, më kanë pyetur për ceremoni të ndryshme.

Çfarë ndryshimi pati tek ju të dalët jashtë shtetit, në mendësi, sepse që 28 vjeç, ishit jashtë shtetit në ambasada, në një kohë izolimi totale të Shqipërisë?

Isha shumë i ri dhe kisha marrë pjesë në veprimtari të ndryshme diplomatike brenda vendit, por jo jashtë. Kontakti i parë ishte Bukureshti… i dyti Teherani, një kryeqytet llamburitës, pastaj Pekini i madh, Pekini i elitës, por dhe punëtorëve të lodhur, i urisë dhe i bollëkut për një pjesë, për të mos thënë, mbërritjen në Pnom Pen. Qyteti ishte bosh, ishin zhvendosur në orizore, për t’u ushqyer. Syri të zinte pak ushtarë, që na sillnin dhe ne ushqim.

Me gavetë

Po me gavetë.

Vite të vështira për ju?

Shumë, dhe kam ndenjur aty, bashkë me bashkëshorten e vajzën, dy vjet, dy muaj dhe dy ditë e, kur zbrita në Rinas, thashë tri herë: Vituar…! që u ktheva në atdhe. Isha vetëm 30 vjeç. Përgatita një relacion të fortë dhe mbi atë relacion, u morën masa të tjera, u kufizua ambasada në Vietnam, u mbyll ambasada në Kamboxhia, e Tanzani.

Jeni vënë ndonjëherë në vështirësi, ndonjë moment delikat?

Në Pragë, në marrëdhëniet me ish-Jugosllavinë dhe në mënyre të veçantë, me Kroacinë dhe ish-Republikën e Maqedonisë. Ishte koha kur filloi shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe lufta kroato-serbe e, nga armata e Jugosllavisë, dezertuan dhjetëra djem të Kosovës.

Vinin me tren me mjete të ndryshme. Budapesti dhe Praga, ishin portat për Gjermani, e më tolerante ishte Praga, sepse republika çeke, nuk ishte Lindje, por zemra e Evropës, me politika të qarta, për ta ruajtur vendin e shtetin e tyre. Ambasada në Pragë, i hapi derën kosovarëve, duke qëndruar non stop, në shërbim të tyre, duke i ofruar një ndalesë të ngrohtë e, pakëz raki shqiptare, e kafe turke.

I ofronim pak shpresë, duke e bërë ambasadën të të tërë bashkëkombësve. Ishte kurajoze, por jo e dënueshme. E shpesh kam ndeshur djem e vajza në vitet në vijim, që më jepnin një salutim e, më shpreheshin mirënjohje.

Si është jeta juaj tani, nga një tip super aktiv, në pension?

Vazhdoj të merrem privatisht me punë, i ftuar si moderator apo në konferenca, nga organizata të ndryshme, të këshilloj…! Komentova dhe ceremoninë e Merkelit në Tiranë dhe ceremoninë e Presidentit Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Vendosjen e asaj pikturës gjermane, gjatë vizitës së Merkel në hollin e kryeministrisë, si e komentuat?

Merkel, ndaloi pak çaste para saj. Nuk them që u befasua, por nga ndjekja që i bëra, përmes televizionit, them se pati një lloj kënaqësie, kur pa atë pas 60 vjetësh. Ajo ishte një zgjedhje dhe zgjidhje, sepse jo vetëm tregonte një shenjë dashamirësie për kulturën, traditën dhe kombin gjerman, por koha ishte e kufizuar, e personalitete të tilla, e kanë me pikatore dhe s’mund të jenë pjesë e ndonjë eventi artistik, që mund të ishte në protokoll.

Dhe si i themi në gjuhën e popullit, në ato pak dekika, u diskutua për kulturën. Ishte një detaj i vogël, i rëndësishëm, ishte një gjetje e kryeministrit Rama, i cili shpesh, vepron dhe qëllon bukur.

Ju keni marrë një vlerësim të rëndësishëm dhe nga presidenti Obama, si u ndjetë kur e patë letrën e tij?

Ishte zhvilluar një ceremoni nga miqtë e mi, për marrjen e doktoraturës në Diplomacinë Ndërkombëtare, ku ishte prezent dhe presidenti i kësaj akademie botërore. Vjen një cilindër dhe kur e hapim, brenda kishte dy letra, një nga Obama dhe çmimi i dhënë nga shteti amerikan, për njerëz që kanë kontribut të çmuar. Mbase kjo ishte propozuar pas vizitës së Hilary Klintonit në Tiranë, apo pas vendosjes së bustit të saj në Sarandë.

Ose e një mikut tim ambasador, Konsull Nderi i Urdhrit Maltez diplomatik. Por gjithsesi, falënderoj këdo që i shkoi mendja për këtë vlerësim. U befasova, nuk e prisja, por më erdhi mirë, sepse të vlerëson 1-shi, i botës.

Fëmijët tuaj, kanë trashëguar diçka nga ju?

Djali ka mbaruar studimet e larta në SHBA-ës, është i prirur më shumë drejt biznesit, ndërsa vajza, është mjeke e kualifikuar me gjithë bashkëshortin e saj, Edgar Bekteshi, nënshtetase amerikane. Megjithatë vajza, më ngjan më shumë me prirjet në diplomaci.

Bashkëshortja të ka thënë ndonjë here; “më le me valixhe rrugëve”?

Përkundrazi, bashkëshortja ime, që e falënderoj pa masë, sepse unë jam ai që jam sot, falë saj, është piedestali im dhe më ka dhuruar dy fëmijë të shëndetshëm e të aftë, një mësuese e shkëlqyer ndër vite. Ajo kurrë s’më ka lënë vetëm. Ajo ka qenë dhe është, mbështetësja ime. Memorie.al

TANUSHI  NA  FTOI  PER  KAFE…- Nga Fritz RADOVANI

 

 

 

TANUSH  MULLETI
(1944 – 2024)

Kujtime të papersëritëshme!!

Ishte viti 1993, kur po pregatitshim në shtypshkronjen pranë stacionit të trenit në Tiranë librin që do ti dhuronim Papës Gjon Pali II në Shkoder.

Pa mërrijtë tue ecë me Prof. Simon Pepen, ndigjova një za, po më thirrte Tanush Mulleti, aso kohe drejtor i burgut Tiranës dhe kerkoi me shkue me te per me pi një kafe. Unë i kerkova me shkue ma mirë se per kafe në burg dhe me pa Nexhmije Hoxhen. Dhe, Tanushi kje dakord me mue. Të tre sëbashku morem kthesen dhe shkueme te burgu. Paraqitme të dy tek dera dokumentat dhe hyme. Para se me shkue te Nexhmija, Tanushi na ndaloi tek dhoma e Aranit Çelës, dhe e hapi sportelin. U afrue aty Araniti të cilit i shpreha knaqësinë tonë që po e takonim aty, një prej vrastarve ma kriminela që ka zhdukë në Shkoder me firmen e tij mbi 2000 të pafaj!

Prej aty shkueme tek dhoma e Nexhmijes. E hapi dhomen polici dhe tek dera po pritte në kambë Nexhmija. Na prezentoi Tanushi. Sigurisht ajo nuk na njifte, po Drejtori i tregoi se kemi shkue në Tiranë per me punue një liber me Klerikët Katolik Shqiptar të pushkatuem, masakruem dhe të zhdukun nder hetuesitë komuniste nga burri i saj Everi dhe ajo, kur ata ishin në krye të shtetit kriminal komunist vrastar. Ajo u justifikue se ”aso kohe ajo qe situata!” Unë, i shpreha keqardhjen se ”sot nuk vjen ma ajo  situatë, po edhe prangosja e yte në burg, per mue asht knaqësi e madhe!”

Në korridor drejtori na prezentoi Sulo Gradecin. Vertetë ishte knaqësi e madhe kur shikojshe kriminelët barbarë të pranguem n’ at korridor!

Ata vertetë nuk paguene asgja nga masakrat, torturat e vrasjet e tyne, po prangat e tyne ruejn shumë kujtime nder dryjt’ e tyne të ndryshkun!

Tanush’ i Nderuem, Ju me të vertetë e mbyllët jeten me faqe të bardhë, dhe sot, na vetem Ju urojmë, Perjetësi në Jeten e Pasosun t’ Parrizit!

Ngushllime familjes e Motrave të Tua të Nderueme. Me shumë respekt!

            Melbourne, 21 Maji 2024

Si u arrestua Marie Tuci, dëshmia: E futën në thes me një mace të egër dhe…

NDUE DEDAJ/ Marie Tuci, e vetmja grua në 38 martirët e kishës katolike në Shqipëri, ishte aq e re për të pasur një biografi me shumë fjalë, por po e krijonte atë dita-ditës, nëse nuk do t’ia këpusnin pemën e jetës bash kur kishte nisur lulëzimin. Përpiqemi të përfytyrojmë fëmijërinë e saj, në Mirditë, sigurisht si e të gjithë moshatarëve, derisa në trurin e saj të fekste një dritë e të ndizej një shkëndijë naltësuese.

Ishte lindur në Ndërfushaz, buzë Fanit të Vogël, më 12 mars 1928, në kullën e përmendur të Mark Tucit, të Derës së Gjomarkajve, trungut të Preng Bib Dodës, Princit të Mirditës, një nga figurat e rëndësishme politike shqiptare me fund tragjik. Sado të kalojnë kohët, fëmijëria dhe rinia e njeriut gjithnjë “fëshfërijnë” në gjurmët dhe hapat e parë që ai hedh në jetë, pa e ditur se cili do të jetë fati i tij…

FAMILJA, NGA MALI I SHENJTË NË “OROSHIN E POSHTËM”

Para tre shekujsh, si shumë familje të tjera oroshiane, të parët e Maries kishin zbritur nga bjeshkët e Oroshit në zonën e ulët fushore, përkufi me Rrëshenin, duke u shtrirë nga Ndërfushazi e Qafë – Molla në Bukmirë, Livadhëz, Qurkëz e Shpërdhazë, që thirreshin “Oroshi i Poshtëm”. Në anën veriore, aty ku ky areal oroshas takohej me Kaçinarin, një kodër jo fort e naltë do të quhej “Maja e Lleshit të Zi”. Nuk është e rastit që në anën e tejshme të Fanit të Vogël, kapidani legjendar Lleshi i Zi pati ndërtuar një kanal vaditës, “Vijën e Madhe”, që në Mirditë do të ishte vepra e dytë ujore arkitektonike, pas Ujësjellësit antik të Domgjonit. Ky ishte kompensimi i oroshasve të zbritur nga Mali i Shenjtë për ndërfanorët vendalinj, që u kishin bërë hise në miranë e tyre. Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përmendet Kapidan Marka Tuci i Ndërfushazit, si një ndër figurat kryesore të Mirditës në atë kohë, i cili në vitin 1880 mori pjesë në luftën për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës nga sulmet malazeze. Portreti i tij, ashtu si i luftëtarëve të tjerë mirditas, del në një foto të “Marubit” të atij moti. I ati i Marie Tucit, Nikollë Mark Tuci dhe i vëllai Zef Mark Tuci ishin bijtë e Kapidan Mark Tucit.

Kur Marie Tuci erdhi në jetë, Mirdita, siç del nga shkrimet dhe monografitë e autorëve Zef Mark Harapi, Dom Nikollë Kimza, Dom Prend Suli, Stavri Frashëri etj., ende nuk kishte dalë nga “izolomi” i shekujve, mungonte infrastruktura, si rrugët automobilistike, telefonia, energjia elektrike etj.. Shkollat gjithsesi ishin të pakta. Shërbimi shëndetësor i papërfillshëm në raport me nevojat që kishin banorët. Bujqësia ishte e kufizuar në kulturat që mbillte, si misri, fasulja etj.. Tregtia ishte në një shkallë të ulët, me pak dyqane të tregtarëve shkodranë e krutanë. Industria e bakrit sapo kishte filluar me sipërmarrës italianë. Rrjedhimisht, kushtet e jetesës ishin të pakta. Krahina, ndër më të përmendurat e botës shqiptare, krenohej me historinë qëndrestare ndaj pushtuesve ndër shekuj, ndërkohë që epopeja e saj e qëndresës do të vazhdonte dhe përgjatë shekullit XX, mishëruar në figura të papërsëritshme si ajo e të Lumes Marie Tuci.

Djepi që përkundi fëmijërinë e saj ishte një kullë, një zallnajë dhe një pyll lisi midis Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël. Në truallin ku ajo lindi janë aq të pakta kujtimet, ngaqë të moshuarit nuk rrojnë më. Qenë tre fëmijë të një votre, një vëlla dhe dy motra, që do t’i përpinte revolucioni ideologjik, lufta e klasave, persekucioni gjysmëshekullor. Ndokund, gabimisht, është shkruar se ata ishin katër.

DY PISHA NË NDËRFUSHAZ, TË MBJELLA NGA MARIE TUCI DHE E MOTRA LIZA

Si për ta bërë më të prekshëm rrëfimin tonë për Marie Tucin kemi ardhur në vendlindjen e saj në Ndërfushas. Jemi bashkë me Bardhok Filopatin, nip Gjomarkajsh, nëna e të cilit Tereza na pati rrëfyer vite më parë ndodhi nga jeta e “Sarajeve” të Kapidanit në Orosh, si dhe për kushërirat e saja, Davidën e Marien. Në oborr na pret nipi i Marie Tucit, Zefi, avokat, i cili na rrëfen për kullën, që tashti është përshtatur si vilë moderne. Kanë qenë dy kulla bashkë, trekatëshe, ndërtuar nga mjeshtrit gollobordas nga fundi i shekullit XIX, në një “vit zije” buke. Kullën e Marka Tucit e pati marrë në përdorim kooperativa, siç bëri dhe tjetërkund qeveria me shtëpitë e kulakëve dhe “reaksionarëve”, duke ua hequr të zotëve për një kohë të gjatë. Poshtë në breg të Fanit ishte “Mulliri i Gjomarkajve”, ku vinin nga ana e anës për të bluar misrin.

Ajo që të mbetet në mendje janë dy pisha, që motrat Marie dhe Lizë kishin shkulur në Ndërshenë (Orosh) dhe i kishin mbjellë në zabelin e lisit afër shtëpisë. Ato dy pisha që i kanë mbijetuar kohës janë drurët më të lartë e më të vjetër aty, si një kujtim i rrallë i një kohe të shkuar. Dy pisha që janë bërë të mëdha si në bjeshkë, edhe pse toka aty nuk është e përshtatshme për këtë dru pyjor. Ngjajnë si dy pisha amanet! Si dy gjymtyrë të blertë që zgjatën në kohë për kah pavdekësia. Maria nuk do të mund t’i shihte më, kurse Liza, e martuar në familjen Gega të bajraktarit të Kryezezit, sa herë vinte në derën prindërore, ndalonte një çast e përlotur nën kurorën e tyre. Lisnaja përreth pishave ka krijuar një oaz të bukur, çlodhës e meditativ, por që mund të zvillatej paksa për t’u bërë pishat më të dukshme për vizitorët që duan ta prekin disi realitetin në të cilin kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë e Lumja Marie Tuci.

Nuk është e rastit historia e shtegtimit të drurëve të bekuar, si dy ultinjtë e kishës antike të Oroshit në Nënshejt etj..

Ndërkohë biseda me Zefin nuk mund të mos rrokë selinë e Gjomarkajve në Shkodër, me kullën karakteristike të projektuar nga Kol Idromeno, ku kemi qenë disa herë dhe kurrë nuk mund t’i harrojmë portretet fisnike të mohikanëve të fundit të saj, fëmijëve të Kapidan Gjonit: Dedë Gjomarkajt, motrave të tij Martës dhe Bardhës, që e kishin shkrirë jetën në burgje politike e internime, si dhe të Gjonit që u shua shpejt, më 2003, duke lënë pas gruas e tij të fisme Gjildën, që u bë pjesë e kësaj familje të shquar, duke u kujdesuar aq shumë për të moshuarit e saj të shumëvuajtur.

KRYQËZIMI PREJ “JEZUSI” I MËSUESES NË MESIN E SHEKULLIT XX

Kemi marrë një dëshmi të tërthortë rreth arrestimit të Marie Tucit, që publikohet për herë të parë. Frrok Gjoka, 80-vjeçar, nga Ndërfushazi, kujton: “Më 1964 isha ushtar shofer në Pogradec. Një ditë, njëri nga rezervistët, B. L., që kryente zborin në repartin tonë, më tha: Kam qenë ushtar me Forcat e Ndjekjes në Rrëshen, kur një grup prej 5 – 6 vetash, kemi arrestue një mësuese, që quhej Marie Tuci. Kishte një kullë të madhe. Kur thirrëm në oborr, doli e ëma. Ishte një grua si burrë. Është filanka këtu? pyetëm. Na e nxirr se do ta marrim me vete. Hajde e pini një kafe, sa të bëhet gati – tha ajo. Nuk hymë se kishim frikë mos na hidhte ndonjë granatë. Mësuesja e re doli e veshur allafranga. E kemi marrë pa e lidhur derisa kemi kaluar oborrin. U zbathëm të gjithë për të kaluar lumin e Fanit. Ajo ishte e lidhur dhe përpiqej të mos i lagej fustani. Ishte më shumë kulturë. E lamë te një kullë në kodër, ku ishte komanda. Nuk kam dëgjuar më se çfarë u bë me të”. Ngjarja ishte e freskët për ish-ushtarin e Ndjekjes, pasi kishin kaluar vetëm 14 vjet. Ishte jo larg “Manit të Lalë Ndreut” në qytet, që mirditorët ia dinë mirë historinë e kobshme.

Ku ta kërkojmë dhe si ta rindërtojmë portretin e saj fisnik? Te buzëqeshja e menduar që na vjen nga ato pak fotografi që kemi? Fytyrën e saj të hijshme e shpërfytyruan në dhomat e hetuesisë dhe qelinë numër 13 të ish-burgut të Shkodrës. Një qeli me një dritare të verbër, si një sy katallani. Torturat ndaj Maries ishin të përbindshme. I duhej përkulur karakteri e gjunjëzuar krenaria. Ky ishte kryqëzim në mesin e shekullit XX. Ku e gjen forcën që nuk dorëzohet, pyesnin veten gjeneralët “ponspilatë” të Punëve të Brendshme, që orë e çast kryenin punë të zeza mbi njerëzit e fesë, nacionalistët etj.. Për herë të parë në historinë tonë femra ishte shndërruar në pre e përgjakshme e sadistëve me uniformë shtetërore. “Toger Baba” kishte kryer mizori të pashembullta në Mirditë dhe Zadrimë, duke dhunuar burra e gra, përfshi dhe një murgeshë në Zadrimë. Disa dëshmi jetësore e të dhëna biografike rreth jetës së martires Marie i gjejmë në librin “Imzot Vinçenc Prennushi me shokë Martirë”, përgatitur nga At Leonardo Di Pinto dhe botuar nga Argjipeshkvia Shkodër – Pult më 2016, ku bien në sy sidomos kujtimet e të motrës, Lizës, dy vite më e vogël se Maria, e cila e përshkruan me detaje fëmijërinë e tyre të përbashkët në fshatin e lindjes. Ajo kujton se Maria “në gishtin e dorës së djathtë mbante një unazë me fytyrën e Zojës, ndaj së cilës ishte shumë e devotshme”. Ishte rritur në një familje katolike, ku praktikoheshin rregullisht uratët, rruzarja, lutjet. Edhe pse fshati nuk kishte kishë, sa shkonte ora 12, të moshuarit kujtojnë se Maria dilte në derën e kullës dhe bënte kryq. Me siguri që atë çast i dëgjonte kumbonët zemra e saj.

Ishin aq të rralla vajzat që asokohe dilnin nga kulla e tyre për të shkuar në shkollë, mbase vetëm pak që mësonin për t’u bërë murgesha. Maria e kishte pasur këtë fat. Kishte mësuar në Kolegjin e Motrave Stigmatine në Shkodër që kur ishte 12 vjeçe dhe më mbylljen e tij në vitin 1946 ajo kthehet në Mirditë. Ja si e përshkruan jetën e saj ajo gjatë dëshmisë në hetuesi: “Në vjetin 1940 jam shkëputun nga familja që banonte në katundin Ndërfushaz dhe kam ardhë në Shkodër, për me vazhdue shkollën në vjetin e ardhshëm 1941. Kam kalue tri klasat e para të fillores deri në fundin e 1943-it. Në vjetin ’44 jam futun në Normale, ku kam mbarue klasën e parë e të dytë për nji vjet dhe kam vazhdue të tretën. Jam largue nga shkolla në vjetin 1946 dhe jam kthye në shtëpi. Në mbarim të dyzet e gjashtës e deri në prill të dyzet e shtatës kam drejtue punët e Rinisë në fshat dhe në prill të dyzet e shtatës kam fillue si mësuese në fshatin Gojan, ku kam qëndrue deri në prillin e dyzet e tetës. Në këtë kohë jam pushue nga puna në arsim me motivacionin se familja jeme nuk kishte qëndrue mirë politikisht. Prej asaj kohe e deri në gushtin e dyzet e nandës kam qëndrue shtëpiake…” Maria ka shërbyer si mësuese për një vit dhe në Sang të Fanit. Shtëpia e Marka Tucit kishte miq në të gjithë Mirditën, pra dhe në Gojan e Sang, prandaj ajo banonte atje ku shërbente. Kanë qenë fatlumë ata vocrrakë mirditas që i ka mësuar një vajzë e fisme, në një kohë kur të gjithë mësuesit ishin burra që kishin kryer Konviktin e Oroshit, Pedagogjiken e Elbasanit, Gjimnazin e Shkodrës etj. I nipi, Zef Mark Tuci, kujton: “Në vitet ’80 të shekullit të kaluar punoja në gjeologji në Spaç, kur një ditë më drejtohet një burrë nga Sangu: “Çfarë e ke pasë Marie Tucin?” “Hallë”. I thashë”. “Ëh, ka qenë mësuesja ime. Çfarë mësuesje që ka qenë!…”

KUNDËR TË LUMES MARIE, NJË PROCES POLITIK KAFKIAN

Marie Tuci ishte njeriu i besimit e kishës dhe nuk lidhej me politikën. Hyjnorja ishte prarimi i saj shpirtëror, ashtu si dhe e paraardhës së saj, motrës saleziane Marie Gjomarkaj, në gjurmët e së cilës po ecte. Për më tepër ajo ishte formuar për gjashtë vite në Shkodër, një qytet me tradita të shquara në rrafshin e kulturës dhe krishterimit. Kundër saj u ngrit një akuzë e paqenë, u zhvillua një proces tipik kafkian, ku njeriu i vënë nën akuzë, pavarësisht mosfajësisë duhej të merrte patjetër dënimin kapital. Kështu dhe martirja jonë. Ajo me ditë e me orë shtyhej nga regjimi drejt fundit të saj të pakthyeshëm. Duhej mbyllur ajo gojë përgjithmonë. Nuk duhej t’i fliste kohës. Duhej përçudnuar bukuria e saj fizike dhe shpirtërore. Ish-i dënuari politik i Spaçit Gjetë Kadeli na dërgon në CD dosjen penale në ngarkim të Maries, që nuk arrin ta fajësojë dot atë me prova për bashkëpunim me grupet e rezistencës antikomuniste, takime me të arratisurit në mal, strehim e furnizim me ushqim të tyre, që duhet thënë se është akuza steriotipa ndaj të gjithë atyre që arrestohen nga viti 1945 deri në vitin 1953. Dhe ku një akuzë e tillë absurde? Në vendin e mikpritjes tradicionale, ku shtëpia ishte e Zotit dhe e (ar)mikut! E megjithatë, në gusht të vitit 1949 e gjitha familja e saj goditet rëndshëm politikisht, Maria vetë mbahet në qeli për 14 muaj gjersa vdes, prindërit i internohen në Tepelenë dhe për vdekjen e së bijës njoftohen thjeshtë me një telegram me dy rreshta, i vëllai Marku dënohet me pushkatim, por me ndërhyrjen e një të afërmeje me ndikim në pushtetin e kohës, Marte Bib Marku, i kthehet në 25 vite burg politik. Zor të gjendet një emër për gjithë këtë tërbim të shtetit ndaj njerëzish që nuk kishin kryer asnjë krim që mund të njihej si i tillë në Europë, por që thjeshtë kanë refuzuar apo kundërshtuar komunizmin. Ndërsa sistemi ishte vërbuar, njerëzit e thjeshtë dhe intelektualët nuk e kishin humbur vetëdijen dhe kodet morale të shqiptarit. Pas viteve 90 kemi shkuar në Shkodër në shtëpinë e mbesës së Imzot Frano Gjinit, Rozinës, në shtëpinë e motrës të Dom Nikollë Mazrekut, Maries, si dhe atë të studiuesit të vjetër shkodran Kol Shtjefni, i cili na kishte folur për miqësinë e hershme që kishte pasur me familjen e Mark Tucit, ku ishte kujdesur dhe për varrimin e Maries në varret e Rrmajit.

Marie Tuci ishte ëndrra e ndërprerë e ndryshimit dhe emancipimit social – kulturor në trevën e saj, por jo e vetmja. Krahas saj përmendet dhe martirja tjetër, Bardhe Krosi nga Kaçinari, që gjithashtu vdiq nga torturat çnjerëzore në burgjet komuniste, në vitin 1949, e akuzuar dhe ajo se kishte ndihmuar nacionalistët e arratisur në male. Asokohe, ndonëse në Shkodër, Tiranë, Korçë etj. kishte një elitë grash të botës së artit të rangut europian, si Tefta Tashko Koço, Marie Kraja, Lola Gjoka etj., në përgjithësi zëri i vajzave qytetare ishte i mbytur dhe motua e tyre ende ishte “Sikur të isha djalë”. Kurse në Mirditë pati vajza dhe gra që u përfshinë në jetën publike, si mësuese për zhdukjen e analfabetizmit, aksioniste në hekurudhat e para të vendit etj. Vetëm nga Oroshi qenë tri gra arsimtare, kushërirat Marie Tuci e Davida Gjomarkaj, si dhe Prena Përkola e të njëjtës derë me to. Por kjo qe njëherësh dhe drama e tyre, pasi të gjitha ato, paçka frymëzimeve politike të ndryshme të disave prej tyre, e paguan me jetë idealin e emancipimit shoqëror. Ato gra ishin më përpara se koha në kapërcyell sistemesh politike, se shteti i diktaturës së proletariatit, se familja patriarkale etj. “Fisheku në pajë” në qindra vjet nuk kishte shkaktuar vrasje grash sa do të ndodhnin në këtë periudhë.

BABAI I MARIES LË AMANET TA FUSNIN NË NJË VARR ME TË BIJËN!

Zefi thotë se historia e familjes së tij kishte qenë një plagë për shumë mote, ndaj dhe nuk e kishte pyetur dhe aq të atin si për të mos e lënduar me kujtime të trishta. “Gjyshi Nikollë Mark Tuci, ndonëse i pashkolluar vetë, i shkolloi dy fëmijët e tij në shkollat më të mira të kohës, gjë qe do t’u kushtonte jetën me hyrjen e regjimit komunist. Ai pas një burgosje për ndihmë ndaj forcave të Mark Gjomarkut, vdiq në vitin 1956 në spital në Shkodër. Duke e ditur se familja kishte mbetur në gra la amanet që ta varrosnin në varrin e Maries. Amaneti tij u përmbush me ndihmën e Luigj Bardhokut (Shtija) nga Jezulli, me banim në Shkodër, i cili ishte i afërm i gjyshit. Tregojnë se kryetari i Këshillit të fshatit kishte nxjerrë tre ndërfushaxhinj për të pritur kufomën te Ura e Fanit, me qëllim që ta varrosnin pa i bërë ceremoni. Ata pasi pritën deri në muzg u kthyen dhe e njoftuan kryetarin se arkivoli nuk kishte ardhur. Ai e kishte kuptuar ndaj kishte thënë: “E, mor Nikoll Marku, edhe i vdekur u tregove më i mençur se ne…”.

Mark Tuci i ri kishte mësuar në Normalen e Elbasanit, por nuk e kishte ushtruar asnjëherë mësuesinë. Ai kishte qenë shpallur kulak dhe ka vazhduar edhe pas daljes nga burgu në vitin ’57 të paguante borxhin që ishte marrë nga familja për të paguar detyrimin tatimor. Në vitin 1980, kur e arrestojnë për herë të dytë për agjitacion e propagandë, hetuesit morën nga shtëpia çdo letër të vjetër e dokument, ndër to dhe fotografi të Preng Bib Dodës etj., që kishin shpëtuar deri atëherë pa u sekuestruar. Ndër reliktet e vjetra familjare Zefi ruan dhe dy fotografi të rralla, një të Luçies, të shoqes së Prengë Pashës, dalë me vëllain e Marie Tucit, Markun, asokohe fëmijë dhe gruan e axhës së saj, Dilën e Zef Marka Tucit. Fotografia tjetër është mortore, bërë në Shkodër më 1956 dhe i përket të atit të Marie Tucit, ku te kryet i qëndrojnë tri gra të shtëpisë së tij: e kunata Dila e Zef Mark Tucit më e vjetra, nusja e djalit Luçia e Mark Tucit në mes dhe e bija Liza Tuci (Gega).

Në Ndërfushas trajtoheshin si familje e deklasuar, pa asnjë të drejtë për t’u zgjedhur, veç asaj për të votuar. Kur vdiq nëna e Maries, Dila Tuci (Fusha) më 1973 kulla ka qenë plot, pasi fshati mori pjesë në varrim, por u bë problem në organizatën bazë të Partisë. Por fshati nuk mund të “gabonte” dy herë, prandaj Dila e Zef Marka Tucit, që ndërroi jetë më 1981, u përcoll për në varreza veç nga një grusht njerëzish të rrethit të afërm familjar, si Preng Nikoll Lleshi etj.

RRËSHEN, SHESHI “MARIE TUCI” PARA KATEDRALES

Marie Tuci shpresonte se do të mund t’i mbaronte mësimet fetare e të bëhej murgeshë stigmatine, por kjo nuk ndodhi pasi Kolegji nuk u rihap. Kështu që ajo nuk ishte një motër. U shua në moshë të re, pa u bërë e tillë, përpos se në shpirt e në përshpirtni. Nuk e kishte shkuar asnjëherë ndërmend se do të bëhej protagoniste e një kohe, aq më tepër simbol i qëndresës njerëzore. Ajo ishte një bijë e traditës, e mbrujtur me besimin në Zotin dhe i mjaftonte kjo. Por ndoshta të gjithë ata që dëgjojnë thirrjen dhe vendosin t’i kushtohen kishës, e shkojnë nëpër mend se një ditë mund të jenë dhe martirë, mbasi kjo është historia e Krishterimit, gjithë salvime. Maria ndërroi jetë më 24 tetor 1950, në spitalin civil të Shkodrës, kur ishte veçse 22 vjeçe e gjysmë, por nuk u shua. Shëmbëllesa e saj është në Motrat shqiptare dhe ato të kombësive e kongregatave të ndryshme, që veprojnë mes nesh. Ato janë aty ku nuk janë të tjerët. Pa kurrfarë krenie. Misioni i tyre është i “padukshëm”. Kanë më shumë se tridhjetë vjet në Rrëshen, Rubik, Fan, Perlat, Suç, motrat françeskane italiane, motrat vinçensiane kosovare “Bijat e Dashurisë”, motrat e Nënë Terezës, ashtu si motrat bamirëse gjermane të Fushë-Arrëzit etj..

Sheshi para katedrales së Rrëshenit “Jezusi i vetmi shpëtimtar i botës” prej disa vitesh mban emrin “Marie Tuci”, ku njerëzit pushojnë dhe meditojnë për hirin e martirizimit. Në hyrje të Katedrales, në ballinë, janë fotografitë e martirëve të Abacisë së Mirditës, abati Frano Gjini, famullitari i Oroshit Dom Mark Gjani, famullitari i Gëziqit Dom Jak Bushati dhe Marie Tuci. Jo thjesht për kureshtje, ajo kishte qenë pagëzuar në kishën e Gëziqit bash nga Dom Jaku, që sot e ka në krah, i Lum dhe ai. Portreti i saj, ashtu si dhe ai Zojës Lurdë, shfaqet dhe një kapele lutjesh në spitalin e Rrëshenit.

Jo se është bërë si modë kjo puna e shtëpive muze, por në rastin e kësaj martireje, një dhomë kujtesë në vendlindje do të ishte e nevojshme, pasi do t’i kushtohej jo vetëm një individi të flijuar politikisht, por një familje fisnike të zhbirë nga komunizmi. Zef Tuci thotë se kanë ardhur njëherë katër furgona me pelegrinë nga Berati, që donin të njiheshin më vendlindjen e të Lumes Marie. Njerëzit që do vijnë këtu nesër, pasnesër, përherë, me siguri do të thonë: Pamë dhe prekëm “Pishën e Marie Tucit”. Si Pisha e Shën Françeskut…

E zhveshën dhe e futën në thes me një mace të egër, kush ishte mirditorja që sfidoi komunizmin

Marie Tuci lindi më 12 mars 1928, në Ndërfushaz të Rrëshenit. Babai i saj quhej Nikollë, kurse e ëma quhej Dilë Fusha. Rridhte nga trungu i dëgjuar i Prengë Bibë Dodës, nënkryetar i Lidhjes së Prizrenit, shumë vjet i dënuar në Anadoll të Turqisë, pjesëmarrës në veprimtari politike e ndeshtrasha shoqërore, mik i Abatit të Mirditës. Marien e mbajtën disa ditë në burgun e Mirditës, pastaj, më 11 gusht, e dërguan me autoburg në Shkodër. Polici Selam Kajani ia shtrëngoi aq fort hekurat, sa gishtat filluan t’i paralizoheshin. Ndërkaq Mehmet Shehu, që ndodhej aty, iu afrua autoburgut dhe shikoi brenda tij. Shkoi afër Marijes dhe ia kontrolloi prangat. Meqë iu duk se nuk ishin shtrënguar aq sa duhej, ia shtrëngoi edhe më fort ato. Kockat filluan t’i kërcisnin, por Marija nuk e lëshoi veten. Pastaj Mehmeti iu drejtua policit duke i thënë: “Ja si shtrëngohen duart e armiqve të popullit!”.

Ndërkaq Marija shtrëngonte edhe më fort dhëmbët, që të mos i dëgjoheshin shumë psherëtimat. Kishte refuzuar me forcë propozimet e pahijshme të xhelatit të saj, sepse dëshironte ta nderonte dinjitetin e vet si grua dhe si murgeshë e ardhshme. Hilmi Seiti, duke qenë se e kishte përjetuar atë refuzim si një kundërshtim të pafalshëm, i kishte thënë: “Do të shpërfytyroj deri në atë pikë sa as familja jote nuk do të njohë!”. Ushtruan një dhunë barbare ndaj saj: e futën të zhveshur në një thes me një mace endacake dhe e goditën thesin me shkop, duke i shkaktuar vuajtje të tmerrshme dhe të pabesueshme Marijes. Marie Tuci do të vdiste në një dhomë spitali, më 24 tetor 1950. Ndërkohë, familjarët e saj ishin internuar në kampin e Lushnjës, pasi regjimi përpiqej që t’i përziente njerëzit, duke zbatuar kështu një politikë njësuese patriotike. Familjarëve të saj iu dërgua thjesht një telegram me dy fjalë nga përgjegjësi i kampit, siç e kujton shumë mirë motra e Marijes, Liza, dy vjet më e vogël se ajo. E pyetën nëse ishte gati që ta merrte atë lajm, të cilin ia ndiente zemra prej kohësh. Liza, e cila jetonte në fshatin Rrethi i Epërm, afër Rubikut, vdiq më 31 tetor 2016, në moshën 86 vjeçe. Kishte sytë e Marijes dhe një buzëqeshje të lirë, që lodhja e viteve dhe dhimbjet e jetës nuk ia kishin hequr prej buzëve.

Harta interesante e hartografit gjerman në shekullin XIX

Personi që e ka bërë këtë hartë ka qenë një mësues dhe hartograf i njohur gjerman. Ai quhej Friedrich Wilhelm Putzger (1849-1913).

Ai përditësoi atlasin fiziko-statistikor të Perandorisë Gjermane (Richard Andree, Oskar Peschel, Verlag Velhagen & Klasing) dhe në vitin 1877 në Leipzig botoi për herë të parë Atlasin Shkollor Historik F. W. Putzgers që ishte për përdorim në shkolla.

Harta përdoret edhe sot në shkolla dhe botimi aktual është Putzger – Atlas und Chronik zur Weltgeschichte. Cornelsen, Berlin 2002.

Image

Image

Titulli: F. W. Putzgers Historischer Schul-Atlas Friedrich Wilhelm Putzger Die alte Welt (Westlicher Teil).

Viti i botimit: 1905

Botimi: 29. Auflage, Bielefeld u. Leipzig, Tafel 2

ATY  KU  NUK  KA  DREJTËSI  NUK  KA  AS  MORAL !!- Nga Fritz RADOVANI

ATY KU NUK HAPEN DOSJET, NUK KA DREJTËSI !

Lexoni kush ishin terroristët që drejtonin Shtetin komunist Shqiptar dje, dhe trashigimtarët e tyne që po e drejtojnë shtetin e “rilindur” prap sot!

“Po po, do t’ju ringjallim për t’ju torturuar prap sot, se nuk jemi ngopur me aq sa kemi bërë mbi trupat tuaj në 47 vjetë diktaturë komuniste!”.

Këto fjalë i thonte krimineli hetues viktimës që po torturonte! Bishat e sigurimit të shtetit komunist vetem torturonin! Ata jo vetem që nuk ngopeshin me krime, po as me kufoma njerzish të “pafaj”! Numri i të vdekunve në tortura nuk ka me u dijtë kurrë. Të gjymtuemit fizikisht në hetuesi pothuej të gjithë janë vra e mbytë në labirintët e burgjet e tyne.

Në vitin 1967 i burgosuni im vëlla, në hetuesinë e Tiranës më ka tregue me gojën e tij se, për mue ishte e mnershme ardhja darkës të së dieles. Hetuesi katil Elham Xhika mbasi shetiste me gruen e tij në bulevardin e Tiranës, këthente në lulishtën tek Sahati, aty pinte dy tri gota raki dhe, shpërlahej me birrë, ngopej me meze dhe mbasi përcillte gruen në shtëpi rreth orës 22.00 në darkë, shkonte në hetuesi dhe merrte në dhomën e torturave tim vëlla, i tregonte shëtitjen, pijen dhe ngopjen me ushqime dhe tashti, “para se të shkoj për të fjetur, kam ardhur për të torturuar ty se, nuk më zë gjumi pa të masakruar edhe ty për qejfë…” dhe, kjo torturë vazhdonte deri rreth orës 1 mbas mesnate kur ky mbetej pa ndjenja i shtrimë në çimento, i mbuluem në gjak e shpesh me dhambë të thyem.

Mbasi perfundonte torturat i sillte dhe një kopjo të proces – verbalit me nëshkrue “i pandehuri”: “Tue mos pasë se çka me thenë, as me shkruar më tepër se këto sa thashë më sipër, i vërtetoj me nënshkrimin tim pa as me të voglin shtërngim. Firma.”

Për ata që nuk e njohin këte sistem qeverisës shpesh krijohet idea e njëfarë stabiliteti dhe, ajo që e mashtron opinjonin ndërkombëtar asht mbasmedia fallse që paraqet terrorin komunist si një “shpëtimtar” t’ njerzimit dhe, terroristët vrasës e torturues i ngritë në piedestalin e “heronjve të heshtun”, madje tue vazhdue edhe sot me i dekorue, si njerëz të nderuem dhe të sakrificës në dobi të interesave t’ Atdheut.

Po kjo a mund të besohet sot, mbas 80 vjetesh diktaturë komuniste?

Ata kriminelë vazhdojnë me u shikue si njerzë të ruejtjes së pavarsisë territoriale dhe të interesave jetike të Popullit masakruem Shqiptar.

Thirren sot bijt’ e atyne kriminelave të djeshem si hajdutë, dhe dalin prej aty tue u zgerdhi, sikur janë të “pafajshem” dhe, janë thirrë gabim!!

●Pak kohë perpara kam shkrue sesi e masakruen dhe e mbyten në tortura avokat Muzafer Pipën, kriminelët e pashpirtë Zoji Thëmeli e Vaskë Koleci, të cilët i futën në muskujt e krahve një hekur të skuqun, i cili i takoi për shtyllën kurrizore dhe, fatziu Muzafer vdiq në moment!

●Po në vitin 1946 në burgun e Kishës Françeskane Shkoder, vajza XD, përdhunohet nga Ahmet Suji e lidhun për një tavolinë me sigjir anijesh, tue mos mujtë me lëvizë nga pesha e tyne e randë… Dishmi gojore e Saja.

●I burgosuni Dulo Kali, nga korrentet elektrike humbi ndigjimin.

Kishin sjellë pranë qelisë së Tij disa vajza…dhe, i thonin të shkretit Dulo: “Në dhomen tjeter kemi arrestue vajzat Tua, po nuk pranove akuzat, do ti perdhunojmë vajzat këtu nder sytë Tuej.

Duli nenshkroi procesin dhe u pushkatue me 11 Mars 1948!

●Ndërsa vajza ZK, mbasi e kanë përdhunue e kanë hjellë të çveshun lakuriq në çimento të birucës ku ishte At Çiprian Nika, i cili ka çveshë mantelin dhe e ka mbulue në atë natë shumë të ftohët dimni, ndërsa Ai vetë ka vazhdue me qëndrue pa gjum në këmishë. (Dëshmi e vajzës 1993)

●Papa Josif Papamihajlin e zhysin përsëgjalli në baltat e kampit të kënetës së  Maliqit, dhe At Josifi vdes i zhytun në baltë.

●Në vitin 1946, Simon Darragjati, Kolec Deda, Prof. Simon Deda, hidhën poshtë nga dritarët, dhe u thehën rrashtat në kalldramët e shtëpijave të këthyeme në hetuesi. Më ka tregue vetë me gojen e Tij z. Loro Vata, të cilit i banin presion hetuesit me nenshkrue procesin, ose “po nuk deshte me nenshkrue procesin, hidhu dhe ti nga dritaria, si shokët Tuaj!”

●Në vitin 1951, Imzot Prof. Jul Bonati gjindët në manikomjo i shkymë dhe i coptuem nga të “çmendunit”, i dërguem aty n’ ate spital për atë qellim nga sigurimi, pak kohë mbasi u dënue nga gjykata tue kenë i pafaj. 

●Në vitin 1946 malësori NP u vesh me jelekun metalik, u lidh si dashi në hell dhe u vue mbi zjarrin e ndezun, për me pranue me krye vrasjën e Don Nikoll Gazullit. “Nëse nuk pranon ne do të vazhdojmë me të lanë mbi zjarr, derisa të dalin Shpirti!” (Dëshmi nga At K. Gjolaj, 1996).

●At Frano Kiri, lidhët fëtyrë për fëtyrë tri ditë me një të vdekun, tue i kullue langjet nga sipër At Franos. Më ka tregue me gojën e Tij në vitin 1962, sësi ka pi urinën e mbetun në rrasat e një banjos, mbas tri ditësh i etun sëpse, nuk i kishin dhanë hetuesit me pi ujë.

●At Konrrad Gjolaj mbasi zhytej në ujë të ftohtë dhe të pistë, lehej i çveshun pa asnjë batani në birucë. Asht lanë ashtu për 7disa javë në pikën e dimnit.” (Dëshmi gojore e Tij në vitin 1996).

●Imzot Errnesto Çoba, asht arrestue me datën 29.IV.1976 e deri ditën që ka vdekë me 8.I.1980 në Sigurimin e Shkodres, asht lanë i veshun me rrobat që ka pasë veshë ditën që asht arrestue, shtrihej në çimento dhe flente pa shtroje as mbuloje gjithë ata vite. Nuk i kanë lejue asnjë batani! Kur hetuesit e çonin nga një vend në tjetrin e futshin në një thes dhe i lidhnin gryken. Udhtonin disa orë pa i dhanë as ujë me pi as ushqime.

●Vajzës 20 vjeçare Maria Tuci i fusin gjysmën e trupit në thes ku ishin edhe dy mace mbrendë që i egërsonin tue i rrah. E shkreta vajzë gjakosej nga shkymja e thonjëve të tyne pa asnjë mjekim.

●Don Mark Hasit, hetuesi Nesti Kopali i ka mbërthye gjuhën për tavolinë me thikë. Hemoragjia i vazhdonte derisa ka mbetë pa ndjenja.  

Kerkesa e hetuesit ishte “me u shpifë per Don Tomë Lacen… (Shenjën horizontale rreth 3 cm. në gjuhë, e kam pa me sytë e mij në vitin 1956).

●Më tregonte z. Ragip Meta, sesi njëditë Shyqyri Qoku dhe Alush Bakalli, zagar të rinjë aso kohe, kishin hypë mbi dy klerikë në oborrin e burgut tek Kisha. Besoj, i asht kujtue Shyqyriut kjo skenë! Në dorë kishin nga një kamxhik dhe i binin dy priftënve, tue vrritë: “Kush mërrinë i pari tek muri sot nuk rrahët, hajt, ecë, kush po del i pari?” Asnjeni nga priftnit nuk ecte, asnjeni nuk donte me lanë mbrapa shokun me u rrah. Asnjeni pothuej nuk njihej në fëtyrë. Priftënt ishin ba me mjekrra deri në bel, ndërsa hoxhallarëve ua kishin pre mjekrrat.

Asnjena palë nuk dëshmonte për palën tjetër, një mirëkuptim i veçantë. Nuk dij a e ka pasë këte pershtypje krimineli Shyqyri Qoku?!

●Janë shkrue qinda e mija episode torture, do të shkruhën edhe kushedi sa të tjera, por një studim i plotë i torturave të bame nga vetë Sigurimi kriminal komunist shqiptar endè mungon. Asht një detyrë ndaj Atdheut dhe Viktimave të terrorit komunist me përjetsue jetën dhe martirizimin e Atyne qinda e mija Shqiptarve, vëllazënve e motrave tona, që meritojnë me Ua mbulue sot tokën me gjeth dafine, kur sipër Tyne nuk kanë endè as një Shenjë tek koka!

DOSJA 2291 (1967): Hapeni atë Dosje dhe aty do të gjeni një “autorizim” të Lefter Gogës, Aranit Çelës, Shuajp Panaritit etj., që hetuesit barbar kriminelë mund të përdornin në hetuesi torturat ma shnjerëzore deri në vdekje të burgosunve që pyeten, “pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të pandehurve që mund t’ vdisnin në duart e tyre në hetuesi.”

Sot jemi para metodave të reja komuniste që bazohen kryesisht mbi një hajni masive të qeveritarve dhe shpopullim të Shqiptarve, tue u dëbue nga Trojet shekullore. Dhe, shteti komunist nuk ka asnjë pergjegjësi!

Hajnia dhe shpopullimi sjellin vetem vorfni që d.mth. “komunizem” në metoden e re të “rilindjes socialiste”, që asht instalue sot në Shqipni!

ATY KU MUNGON DREJTESIA  MUNGON EDHE LIRIA E, ATY KU MUNGON LIRIA, NUK KA AS DEMOKRACI !

SOT, KJO ASHT SHQIPNIA “E RILINDUR KOMUNISTE” !

SA SHPEJT’ E HARROI EUROPA DHE AMERIKA “ATE Që I PREMTUENE PRESIDENTAT E TYNE Të NDERUEM JO SHUMë VITE PERPARA SHEJTES NANA TEREZA !”

E MOS HARRONI SE SHEJTJA YNë NANA TEREZA,

NUK E HARRON KURR PopULLIN SHQIPTAR !!

            Melbourne, 20 Maji 2024.

 

“Gërmoi me gishta dhe nxori djalin e varrosur…”- Historia tragjike e Drane Jakjas në Kampin e Tepelenës

Drane Jakja, është një emër i panjohur për shumicën e shqiptarëve. Ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare, disa vite më parë. Kam dëgjuar për këtë grua të pazakontë nga nëna ime, vite më parë. Nëna dhe vëllai im, jetuan në të njëjtën kohë me Drane Jakajn, në kampin famëkeq të Tepelenës, në vitet e para të regjimit komunist. Kampi i Tepelenës, është vendi ku kulmon drama e madhe, e terrorit komunist.

 

Drane Jakja ishte një çikë bregdrinase nga dera e fisme e Jak Gjonit, në Fierzë të Pukës. Nuse e Vuksan Prek Ndout, nga Nikaj-Mërturi, djalë i derës së patriotit luftëtar, Zeqir Dema i Btoshës. Drane Jakja, ka jetuar në gjashtë regjime.

Por ai që do të linte gjurmë të tmerrshme në jetën e saj, ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës. Një rrugëtim 100 vjeçar, i mbuluar me vuajtje, mundime dhe mbijetesë.

Është gjyshja e këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Gëzim Nika. Ia ka mbërritur të mbajë në prehrin e saj, nipa e stërnipa të brezit të pestë. Por kurrë, për jetë nuk do të shlyhej nga mendja e saj, fati tragjik i të birit 2-vjeçar.

Ajo e humbi një djalë 2 vjeç, në kampin e internimit në Tepelenë. Historia është e pazakontë, tmerrësisht e dhimbshme. Është nga ato histori që kur i dëgjon, të ndalet fryma.

Doruntina e kohëve modern, e ka quajtur Pjetër Meta, autori i disa teksteve që flasin për historinë e Nikaj-Mërturit. Drane Jakja, është simbol i qëndresës mbinjerëzore. Është gruaja që sfidoi fatin.

Pjetër Meta, e paraqet me detaje, historinë shumë dramatike të kësaj gruaje të pazakontë. Një përmbledhje e kësaj historie, vijon më poshtë.

Si e zhvarrosi djalin 2-vjeçar, për ta marrë me vete pas internimit?!

Në fund nëntor 1948, kur perdja e hekurt e Lindjes, ra si gur mes dy syve, në mes Shqipërisë Londineze e, Kosovës, Drane Jakja, u falme-shëndet përjetë me burrin e saj kaçak, Vuksanin, që ia ktheu pushkën komunizmit, prej se kur hyni në nëntor 1944 në Qafë të Kolçit, për me vra djemtë e Nikaj-Mërturin.

Drandja ia dha besën Vuksanit, se ka me i rritë djemtë e me i ba burra, në trollin e vet dhe ka me i përcjellë çikat nuse, në dyer të mira. Kësokohe, ma i vogli ndër katër fëmijët e tyne, Zefi, ishte veçse dhjetë ditësh.

Në vitin 1949, pa i ikë dimni tokës, policia e Sigurimi i Shtetit, e shpërngulën Drane Jaken me katër fëmijë, në kalvarin e shtatë internimeve: tri vendqëndrime në krahinën e Nikaj-Mërturit, në Tropojë, për gjashtë javë e, prej këndej, në këmbë me djep në shpinë e, fëmijë përdore, deri në Kukës e, mbas-andej, me makinë në Kalanë e Beratit, ku ndejtën tre muaj. Në fund, në dy kampet famë zeza, në Turan e në Tepelenë.

Në kampin çnjerëzor të Turanit, me disa tragjedi në ditë, ku edhe brenda 24 orëve humbën jetën 33 fëmijë, ia rrëmbeu vdekja edhe djalin e saj të vogël, Zefin dyvjeçar.

Drane Jakja me tepër vështirësi, ia bani një vorr të sigurt me thellësi e dërrasa, tek varrezat e ushtarëve italianë të luftës, sepse nuk donte me iu ndodh si disa të internuarve të tjerë, që ua merrnin erozioni i malit, apo ujërat e Vjosës, eshtrat e të vdekurve të tyne të pafajshëm

Po vjen koha me iu fal internimi një pjese të madhe të të pafajshmëve, pasi kampet ishin tej-mbush, me të internuar. Kjo për shkak se në Tepelenë, mbërritën 49 kamionë me të internuar vetëm nga Mirdita, pas vrasjes së Bardhok Bibës.

Kur mori lajmin se do të kthehej në vendin e saj, Drane Jakja, së bashku më çikën e madhe Zojën, u larguan nga kampi i Tepelënës, në atë të Turanit, tek varri i Zefit.

Drandja Jakja, tue gërmue me mjete rrethanore e, gishtat e saj të përgjakur, e nxori djalin e varrosur, para tre muajsh. E mbështolli djalin fytyrë paprishun, me çarçafë të bardhë, të bamun katrash dhe rikthehet në kamp.

Por tragjedia, vazhdoi…!

Shtatë javë, e ka mbajt Nënëmadhja Drane Jakja, djalin e saj në kampin e Tepelenës, tue ia ba tana përkujdesjes e mshefjes e, të higjienës, që t’ia ruajnë fytyrën djalit, e vetes. Kur e pa se kurrkush nuk po mundej me e përcjellë për në Tropojën e largët, çohet e ta merr lejen e largimit e, në një makinë rasti ngarkue me pambuk dhe niset nga Tepelena, për në Shkodër.

Aty shkon nga tregu, ku i kishte ble dikur rrobat e nusërisë e me kursimet e veta, ia ble veshje e mbathë djalit të vdekun, që e kish lanë në hotel, me fëmijët e tjerë, në pritje të ardhjes së dajës së tyne. As në ëndërr, Zefi tashti çehre-bardhë prej deke, nuk e kishte mendue veten, të veshun aq bukur.

Doruntina reale, Drane Jakja, tamam si në legjenda, pasi kapërceu shtatë lumenj të mëdhenj, nga Vjosa tek Drini, pasi kapërceu shtatë vargmale, nga Tepelena në Nikaj-Mërtur, pas shtatë ditëve rrugëtim, me makinë e në kambë, nga kampi i internimit në Fierzë e, në Btoshë, e varrosi Zefin e vogël dyvjeçar, pranë gjyshit të tij, Prekë Ndout, në trollin e Zeqir Demës, në fshatin e tij të lindjes.

Kahmos, nga dy anët e Drinit, nga Malësia e Gjakovës e Malësia e Madhe, erdhën në këtë rivarrim mortor të pa pamë e të pandiemë, me e krye me nderime traditore, këtë përcjellje e t’pame.

Burrnesha e maleve shqiptare, Drane Jakja, ia kreu amanetin e vet burrit të saj e, ndryshe nga Doruntina e lashtë e miteve iliro-shqiptare, mbeti gjallë.  Nanëmadhja Drane Jakja, ia nisi jetës, shtatë herë nga e para: tri herë gjatë internimeve në Nikaj-Mërtur, një herë në Tropojë, kryeqendrën e atëhershme të rrethit, në kalanë e Beratit, në Turan dhe në Tepelenë.

Ngulimi ma i fundit i saj, kur e filloi prapë nga e para, është Bukova në komunën e sotme të Llugajt në Lugun e Malësisë së Gjakovës, ku hapi tokë të re për truall e bukë, ngriti kullën e ndërtoi jetën e vet përmbi një gjysëm shekulli.

Kjo ishte historia e përmbledhur, e kësaj malësoreje të pazakontë. Ajo mbylli sytë pak ditë më parë dhe mori me vete gëzimet e dhimbjet e mëdha të kësaj jete. Kjo histori, bashkë me historitë e të gjitha atyre nënave që humbën fëmijët në Tepelenë, është një kushtrim i madh, për këtë shoqëri që e ka varrosur me qëllim, të shkuarën komuniste.

Brezat duhet ta njohin historinë cilado qoftë ajo. Nuk mundet kurrkush ta fshehë atë, sepse janë histori që do të rrëfehen brez pas brezi. Historia nuk zhbëhet.

Nuk janë dëmshpërblimet në të holla, (që premtuan e vazhdojnë të premtojnë qeveritë e pas viteve ’90-të), larja me historinë e të shkuarës. Në respekt të historive çnjerëzore, që një pjesë e madhe e popullsisë kaluan nën regjimin komunist, duhet të rrëfehet historia siç është. Lerini dosjet, se ato nuk hapen kurrë. Nuk kanë si të hapen, sepse e elita politike, i ka rrënjët tek ai sistem.

Ky 25-vjeçar, e dëshmoi këtë. Por duhet hapësirë që të rrëfehet historia, siç ishte. Nuk mundet që mediat shqiptare, të vazhdojnë të sjellin historitë rozë të drejtuesve komunistë e, të fshijnë si të mos kishin ekzistuar kurrë, këto histori tragjike që kaluan këto nëna, këta shqiptarë.

Është e njohur thënia se; “një histori që harrohet është e destinuar të përsëritet”. E nëse nuk përsëritet në ato forma si nën regjimin gjakatar komunist, në të tjera mënyra e kanë përsëritur historinë në këto 25 vite.

Ata që ishin të persekutuar në regjimin komunist, në një farë mënyre, vazhdojnë të jenë të tillë edhe sot. Ata që ishin të privilegjuar nën atë regjim, janë sot elita politike e vendit. E kjo elite, shkon përtej çdo imagjinate, dekoron persekutorët komunistë. Memorie.al

“S’na intereson sa ka shkruar Lenini, por ç’ka bërë ai për Shqipërinë”- Historia e panjohur e deputetit rebel që Enver Hoxha e dënoi me vdekje!

Atij, pas vitit 1945, nuk i dhanë as punë shtetërore, as pension. I hoqën triskën e Frontit, triskën e ushqimeve, por ia doli të mbijetonte disi, duke u marrë privatisht me përkthime. Vdiq më 1953, në spital, kur ishte i shtruar për kurim nga hipertensioni. Nëse çdo hap i jetës së tij interesante, por edhe të trazuar, mund të lihet në errësirë, ajo e cila vlen të theksohet sot, si një vlerë e vyer e mendimit shkencor ekonomik, është “promemoria”, të cilën më 22 dhjetor 1945, e dërgon “të rezervuar, vetëm për ministrat”.

Kjo promemorie, një dokument që për herë të parë është komentuar në mënyrë dinjitoze nga autorët Fatos Arapi dhe Trim Gjata, në vitin 1992, është një ese shkencore që zbulon fare mirë se çfarë lloj komunisti ishte ai dhe si e shihte të ardhmen e atdheut të vet. Fjala është për Kostandin Boshnjakun.

Kostë Boshnjaku lindi në vitin 1888, në Lunxhëri të Gjirokastrës. Studimet i kreu në Institutin Tregtar të Pireut në Greqi. Për disa vjet punoi në banka ndërkombëtare në Odesë dhe Pjetërburg të Rusisë. Kur më 1914-ën u formua qeveria e Princ Vidit, ai u emërua drejtor i Thesarit dhe Borxhit Shtetëror.

Gjatë “Revolucionit Socialist të Tetorit”, ai ndodhej në Rusi dhe ndoshta është i vetmi intelektual shqiptar, që i ka përjetuar nga afër ngjarjet tronditëse të Rusisë sovjetike.

U kthye në atdhe dhe u bë dëshmitar aktiv i epokës së turbullt e njëherësh shpresëdhënëse, të fillim-viteve ’20-të, por pas dështimit të qeverisjes noliste, të 1924-ës, u shtrëngua të emigrojë (në Austri, Zvicër, Gjermani, Francë, Bullgari, Rumani).

Gjatë kësaj kohe ka patur miqësi me intelektualët demokratë e republikanë, si; Noli, Ymer Dishnica, Nikolla Ivanaj, Halim Xhelo Tërbaçi, Sejfulla Malëshova, Asdreni, Faik Konica, etj.

Ky i fundit në vitin 1922, i pat sugjeruar Nolit në një letër, se Boshnjaku ishte personaliteti më i volitshëm, për t’u emëruar ambasador në Greqi. Ahmet Zogu më 1927, e dënoi me vdekje në mungesë, si i akuzuar për pjesëmarrje në organizimin e atentatit kundër tij, në kryeqytetin austriak. Kur policia e Vjenës e arrestoi më 1929, për lirimin e tij ndërhynë personalitete botërore, si Ajnshtajn, Anri Barbys, etj.

Ndalemi pak këtu, sepse dokumenti origjinal i 5 qershorit 1929, me anë të të cilit konsulli i Shqipërisë në Vjenë, Çatin Saraçi, lajmëron ministrin e vet të Jashtëm, Reuf Fico, mbi arrestimin e Boshnjakut, flet shumë.

Ja dy ekstrakte: “…J’u konfiskua Boshnjakut krejt korrespondenca. J’u gjetën shumë letra të Fan Nolit, nga Berlini, të Lazër Fundos nga Moska, të Kollumbit nga Stambolli… ”, ose; “Ky me dhelpninë e tij, ka pasë dijeni mbi përmbledhjen e aktit res. Nr. 170-II, qi j’u dërgue kësaj zyre…ndoshta në qark të nëpunsavet t’onë të Qandrës, nuk kuptohet edhe fjala “sekret zyrje”… asht e ditun se ay asht aq i squet, e nuk përmend kurr’ emna, në letra të tija”. E në fakt, vetë ministri Fico, ishte mik i ngushtë i Boshnjakut, siç dëshmon dhe fotoja.

Ishte epoka e ideve radikale, qoftë majtas apo djathtas. Të cilat edhe më ashpërsisht nga sa propagandoheshin, u vunë në jetë me komunizmin dhe fashizmin. Por është interesant fakti se Boshnjaku, gjatë gjithë periudhës 1924-’39, ka jetuar jashtë atdheut si emigrant politik, bënte pjesë në atë klasë intelektualësh idealist, që komunizmin e lidhnin me mirëqenien dhe jo me vrazhdësinë staliniane.

Ja një shembull: Diku para vitit 1922, kur e pyetën në Hollandë për rreth idealeve të Revolucionit të Tetorit, ai iu përgjigj atyre se: “Komunizmi është një iluzion për shoqërinë njerëzore”.

Kostë Boshnjaku kishte një kulturë të gjerë në lëmin e ekonomisë, në veçanti të asaj bankare. Zotëronte një kompetencë shkencore. Ishte poliglot: Dinte greqishten e vjetër dhe të re, turqishten, frëngjishten, rusishten, gjermanishten, anglishten, që i fliste rrjedhshëm, sepse kishte banuar në këto vende.

Kishte një penë të mprehtë prej publicisti serioz. Ishte plot dinjitet, i matur e fjalëpakë, dëgjohej dhe iu imponohej për respekt të tjerëve. Mendimi i tij politik, bazohej në direktivat e para të Kominternit, të cilat më pas u keqinterpretuan (edhe) nga regjimi komunist shqiptar, por ndërkaq çdo shenjë e tij në shtypin e kohës, bie era progres.

Nga ana tjetër, për ta kuptuar më saktë mendimin politik, ekonomik dhe shkencor të Kostandin Boshnjakut, duhet t’i referohemi kushteve historike, të gjithë aktivitetit të tij.

Boshnjaku përfshihet në ajkën e intelektualëve për tërë mozaikun e komunistëve të ardhur nga Franca, Italia, Gjermania, apo Austria, në Shqipëri, që në plan të parë vunë çështjen shqiptare.

Fjala është për atë brez “proto-komunistësh” që më pas u zhgënjye, hoqi dorë, u ndrydh në guaskën e vet apo edhe u eliminua fizikisht, pasi pa se çfarë ishte komunizmi i përkthyer në terrenin shqiptar, siç janë; Sejfulla Malëshova, Tajar Zavalani, Koço Tashko, Dhimitër Fallo, Llazar Fundo, Niko Xoxi, etj.

Në vitin 1924, ai shkruan me shumë respekt dhe vlerësim për presidentin amerikan Uillson, për atë ç’ka bëri në Konferencën e Paqes më 1920 për Shqipërinë; por edhe për Leninin, mbi qëndrimin që ai mbajti në denoncimin e ‘Traktatit të Londrës’, më 1915, për çështjen shqiptare. Dhe Boshnjaku thekson se: “Nuk na intereson zaten, sa vepra ka shkruar Lenini, por vetëm çfarë ka bërë ai për Shqipërinë”.

Sa i përket jetës së tij private, në ato pak raste kur është përmendur pas vitit 1990, Boshnjaku është anatemuar si aventurier (sepse nuk martohej?!). Në fakt, çertifikata e martesës, mban numrin 125, të datës 21 korrik 1940, të zyrës së Gjendjes Civile në komunën e Prezës.

Ai që nga viti 1925, ka bashkëjetuar me të vetmen grua, austriaken Margarete Sehmid. Pikërisht në banesën e saj në Vjenë, e arrestuan në vitin 1929.

Sipas të afërmve të tij, Kostandin Boshnjaku, nuk donte fëmijë, për mungesë baze ekonomike, por edhe për faktin se ai lëvizte nëpër botë, duke punuar për Shqipërinë. Është mjaft domethënës një shkrim i tij, në gazetën “Shqipëria e re”, në mars 1934, (faqe 4), ku kritikon parlamentin shqiptar, që kishte nxjerrë ligjin; “Për ndalimin e martesave me vajza të huaja”.

Po në këtë vit, nga Varna e Bullgarisë, dërgon një letër të hapur për të gjithë kolonitë shqiptare me pseudonimin, I.G. Coni. Në këtë material prej dy faqesh, del në sipërfaqe jo vetëm niveli, mendimi i lartë social i autorit, por mbi të gjitha vlerësimi bashkëkohor dhe aspak Bolshevik, i zgjidhjes së çështjes shqiptare.

Në rrethet intelektuale të kohës, Kostandini vlerësohet lart, dhe kjo tregohet edhe nëpërmjet korrespondencave si dhe dedikimeve të shprehura në librat e dhuruara prej tyre, të cilat janë faksimile në arkivin familjar: nga Konica, Hasan Prishtina, Sejfulla Malëshova e, deri tek Nako Spiru apo, Koço Tashko.

Bile ekziston një letër, ku Imzot Luigj Bumçi, i shpreh falenderimet në emër të princeshës Sanije (motra e Zogut, persekutori dhe dënuesi i tij me vdekje), për kurën e dobishme të mjekësisë popullore, që ai këshilloi për shërimin e saj.

Kostandin Boshnjaku u kthye në Shqipëri, në vitin 1939. Mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste, duke u zgjedhur një nga 16 anëtarët e kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Antifashist dhe deputet i Kuvendit Popullor, në zgjedhjet e para të pasluftës, më 2 dhjetor 1945. Këtë fazë të jetës së tij, mund ta nisim me një nga letrat e pakta që Enver Hoxha i dërgoi, ajo e 17 prillit 1944, ku e lajmëron 55 vjeçarin, për vendimin e Këshillit mbi thirrjen e Kongresit Antifashist:

“I dashur Boshnjak, …e kuptoj fare mirë arsyen që të shtrëngon të rrish aty, pse të kam njohur në pyjet e Martaneshit, të mbuluara me borë; ti qëndrove i patundur me gjithë vuajtjet fizike….!

Mos u tremb për çështjen e sëmundjes dhe shëndetit, pse tash është vera përpara dhe jemi në kondita më të mira”. Ironia e interesimit të diktatorit të ardhshëm për shëndetin e Boshnjakut, merr tone shumë therëse, duke patur parasysh vazhdimin.

Pas lufte ai u emërua drejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar, por menjëherë pas promemories, u hoq nga posti dhe në fillim të vitit 1947, u arrestua nën akuzën se bënte pjesë si kryetar opozitar në “Grupin e Deputetëve”, duke u cilësuar “agjent i anglo-amerikanëve”. U dënua me pushkatim, pastaj dënimi ndërroi në 101 vjet burg.

Përfitoi nga amnistia në vitin 1949, ndërsa një version tjetër, thotë se u lirua me ndërhyrjen direkte të ambasadorit sovjetik, Çuvahin. Nëse kjo do të ishte katërcipërisht e vërtetë, nuk do të mund të gjente shpjegim fakti, që Boshnjaku mbeti i survejuar, i persekutuar moralisht dhe ekonomikisht, deri në fund të jetës, bash në ato vite kur ndikimi sovjetik në Shqipëri, ishte absolut.

Në veçanti pas 1944-ës, merita e Boshnjakut qëndron në kundërshtimin ndaj marrëveshjes së bërë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, për njehsimin e dinarit me lekun. Një fakt të tillë, është përjetuar nga miku i tij i burgut, Nexhmedin Ballka, i cili tregon: “Kur e bënë drejtor të përgjithshëm të Bankës së Shtetit, Kostandini më vjen në shtëpi e më thotë: Erdha sepse Jugosllavia, ka kërkuar që Banka Shqiptare, të varej nga banka e saj.

Kjo do të thotë që të tëra përqindjet e fitimit, t’i marrë Jugosllavia dhe ne do të humbasim miliona dollarë. Do të bëjmë një gjë: Të vësh në dijeni Nako Spirun. Kur ia thashë këto Nakos – thotë Ballka -, ai më këshilloi që të hesht, ‘sepse e pëson edhe ti edhe unë’”. Në fakt kjo marrëveshje nuk u realizua në praktikë, por dihet që Nako Spiru dhe Boshnjaku, e pësuan më vonë.

Kostandin Boshnjaku nuk i ka thirrur asnjëherë në emër Enver Hoxhës: Gjithmonë i drejtohej; “djali i xha Halilit”, sepse ishte 20 vjet më i madh se ai, e me një kulturë, që nuk kishte asnjë enë komunikuese, me nivelin e Hoxhës. Ai vërtet mori pjesë në luftë, por nuk mund të pajtohej me udhëheqjen komuniste shqiptare.

Boshnjaku i ka tërhequr vëmendjen Enver Hoxhës: “Vështroni si po veprohet në vendet fqinj, bëni një amnisti, bëni kujdes se, ne luftën, nuk e bëjmë për hakmarrje. Mos bëni atentate…”! Këshilla sigurisht, shkoi në vesh të shurdhër.

Jeta e Kostandin Boshnjakut, reflekton tragjizëm edhe pas daljes së tij nga burgu. Së bashku me shoqen e mrekullueshme të jetës, ushqeheshin vetëm me përkthimet, që ai bënte dhe bashkëshortja i shtypte me makinë shkrimi.

Ja një pasazh zhgënjimi, që e tregon sërish Nexhmedin Ballka: “Kostandin Boshnjaku në Durrës, kishte një vëlla, ku ndenji pak kohë dhe në kushte shumë të vështira. Një ditë e takova dhe ai më çoi tek porti detar. Atje shoh Demir Godellin (ish komunist i kohërave të para) që nxirrte bukën si përkthyes…”!

Enver Hoxha u kishte gjetur fundin njerëzve më me shkollë, më me kulturë, më atdhetarë, të cilët përqafuan komunizmin e viteve të hershme, vetëm për ta parë Shqipërinë në një mirëqenie realisht demokratike.

Mjaft të lexohet promemoria e Boshnjakut, për të kuptuar se çfarë Shqipërie donte ai. Sepse thelbi i personalitetit të Kostandin Boshnjakut, është respektimi i bindjeve të vetvetes nën moton: “E vërteta mund të mos na bëjë zengjinë, por do të na bëjë të lirë”. Memorie.al

“Po ta dinte se Shqipëria do vendosej nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës…”-  Ja çfarë thoshte Petro Marko

STAVRI MARKO/ Petro Marko ka lindur në Dhërmi në 1913. Fëmijëria e tij ka kaluar në fshatin e tij të lindjes, për të cilin ai thotë se; “Dhërmiu është fshati më i bukur në botë”.

 

I edukuar nga familje e njohur dhe patriotike himarjotase, Petroja më pas do të ndiqte studimet në Shkollën ‘Tregtare’ të Vlorës. Pasi mbaroi shkollën në vitet ’30-të, atë e caktojnë mësues të gjuhës shqipe në zonën e Dropullit. Pikërisht në ato vite, Petroja filloi të shfaqte talent në fushën e dorëshkrimeve dhe të gazetarisë. Në atë kohë, Petroja kujtonte me respekt Branko Merxhanin nga i cili u lidh në fushën e botimeve. “Ora” do të ishte gazeta e parë ku Petro Marko 25 vjeç, do të fillonte të shkruante shkrimet e para të cilat sulmonin regjimin e Zogut, për prapambetje shoqërore kulturore dhe ekonomike në të cilën ndodhej vendi. Më pas me gazetën tjetër “ABC”, Petro Marko do të shtonte talentin e tij në formimin intelektual sidomos, kundër frymës së re që sapo kishte sunduar në Europë, atë të fashizmit.

 

Për disa shkrime të botuara, ai u burgos disa herë nën censurën e fortë të regjimit të Zogut. Petro u shkëput herët nga Himara dhe kontaktet me familjen e tij i mbante për së largu. Atë kohë ishte vendosur në Tiranë dhe rreth viteve 1934- ’35 ai përfitoi një bursë për të ndjekur studimet në Paris, ku veçanërisht ministri i atëhershëm i Arsimit të Mbretërisë së Zogut, Hil Mosi, e ka ndihmuar duke parë penën e fortë të Petros, për të vazhduar studimet jashtë shtetit. Petro Marko do të detyrohej të ndërpriste studimet, kur filloi lufta në Spanjë. Në atë kohë ai u bashkua me patriotë dhe revolucionarë, siç thoshte ai në atë kohë që; “Të gjithë ishin komunistë të vendosur”, për të luftuar ndaj fashizmit. Pikërisht në vitin 1936, Petro Marko së bashku me shumë shqiptarë të tjerë, regjistrohet në Brigadat e forcave vullnetare të Spanjës.

Atje, veç luftëtarëve të të gjitha vendeve, ai njohu dhe të famshmin Ernest Heminguej, për të cilin ai thoshte se ishte një kolos i përmasave të mëdha. Ngjarjet e Spanjës, Petro do t’i hidhte në letër dhe do t’i botonte në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, por me një natyrë krejt të veçantë, atë të censurës, të ndalimit të veprave dhe vargjeve dhe të diktuara prej propagandës komuniste e asaj kohe. Pushtimi i Italisë fashiste e gjeti Petron në mërgim në Francë, i cili ishte kthyer pas luftës së Spanjës. Në Shqipëri vjen menjëherë dhe takohet me patriotë dhe komunistë, përfshi Nako Spiron, Sejfulla Malëshovën, Skënder Luarasin, Mehmet Shehun, Koci Xoxen, etj., dhe merr pjesë në rezistencën guerilje, kundër fashizmit. Në vitin 1941, kur vepronte në Tiranë, arrestohet dhe internohet në burgjet e Ustikas në Itali, nga ku lirohet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Pas çlirimit, Petro Marko do të themelonte gazetën “Bashkimi”, por në vitin 1947, ai do të arrestohej, i akuzuar si “agjent i anglo amerikanëve”.

Pasi ka qëndruar rreth dy vjet në burgjet e regjimit komunist, të Enver Hoxhës, Petroja do të fillonte jetën ndryshe nga ç’kishte dashur dhe ç’kishte luftuar për vendin e tij, nën sundimit e gjatë të dinastisë së Hoxhës, kohë për të cilën ai vetë thoshte se; “ta dinte se Shqipëria, do të kishte përfunduar nën diktaturë, do të kishte qëndruar diku në perëndim dhe prej andej, ndoshta do t’i shërbente më mirë vendit dhe kombit të tij”, se sa nën kërcënimin e kulisave të diktaturës komuniste në Shqipëri. Martuar me Safon, piktoren bukuroshe, Petro do të edukonte dhe dy fëmijët e tij, Jamarbërin dhe Arianitën, nën frymën bashkohore të artit dhe të kulturës qytetare.

Por pikërisht këtu fillojnë dhe aventurat e jetës së tij. Shkrimtari i cili, më pas do të bëhej profesionist i vërtetë, me publikimet dhe reportazhet e tij, si në shtyp dhe në botime, do të gëzonte shpejt respektin e shumë shqiptarëve dhe patriotëve, jo vetëm në vend, por dhe jashtë saj. Botimet e Petro Markos, filluan të përktheheshin në gjuhë të ndryshme të botës. Vepra të tilla si; “Hasta La Vista”, “Qyteti i fundit”, “Ara në Mal”, “Një emër në katër rrugë”, “Shpella e Piratëve”, etj., do të mbushnin libraritë shqiptare dhe europiane, madje dhe deri në Japoni dhe Amerikë. Me daljen e botimeve të Petro Markos, letërsia shqiptare hyri në frymën e letërsisë moderne, origjinaliteti i të cilës, i kaloi dhe kufijtë imagjinarë. Pikërisht ishte Dhërmiu, për të cilin ai thoshte se ishte fshati më i bukur në Botë, vendi ku Petro do të fillonte të lidhte gjithë krijimtarinë e tij artistike dhe letrare. Dhërmiu dhe Himara do të mbeteshin të paharruara në kujtesën e Petros, për të cilin ai thoshte se; “Në atë vend dhe gurët e retë flasin bashkë”, ndërsa nuk mund ta përshkruante dot me fjalë përplasjen e dallgëve dhe zhurmën e tyre me shkëmbinjtë mbrëmjeve buzë detit.

Për gjatë gjithë karrierës së tij letrare, deri sa Petro Markon e larguan nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dhërmiu dhe njerëzit e tij të thjeshtë, do të përbënin thelbin e personazheve të shkrimeve dhe veprave të tij, ku shpesh emra dhe karaktere të legjendave të brigjeve të Himarës, do të tërhiqnin me interes botën e fëmijëve dhe të rinisë shqiptare. Personazhet e librave me heronj, piratë dhe kapedanë, do të shndërroheshin në filma, ndërsa me botimet e romanëve modernë të letërsisë sonë, ai do të fitonte dhe tituj të lartë, si në vitin 1959, “Çmimin e Republikës”. Edhe pas persekutimit të tij moral dhe si shkrimtar profesionist, Petroja nuk hoqi dorë nga veprat dhe shkrimet. Ai shkruante thjesht në një shtëpi, të cilën nuk e ndërroi deri në vdekje, (përballë ish-Hotel “Arbëria”), në një dhomë ku vetëm dëgjohej goditja e makinës së shkrimit dhe ndihej era e thellë e duhanit, që ai pinte deri natën vonë. Në shtëpinë e tij, kanë hyrë me qindra miq e shokë, patriotë dhe bashkëfshatarë, si nga Himara dhe vende të tjera të Shqipërisë, për probleme e halle, pse jo dhe talente për të mësuar më pas artin e Petros. Ndërkaq persekutimin e tij ai do ta ndjente akoma më shumë kur Madu, (siç i flisnin shkurt, djalit të Petros), do ta futnin në burg për propagandë antikomuniste. Në ato dy vitet e rrëzimit të diktaturës, Petroja do të kishte në duar dorëshkrimet më të bukura të jetës së tij, por ai fatkeqësisht dha shpirt në 24 dhjetor të 1991.

Pak kohë më parë, ai kishte themeluar Partinë Republikane, për të cilën ai thoshte se; “duhet të bëhet vërtetë republikane, me koncepte moderne dhe jo komuniste”. Amaneti që kishte lënë në familje, ishte jo shumë i çuditshëm për njerëzit që kanë lindur në Bregun e Detit Jon. Ai dëshironte të varrosej në Dhërmi. Autori i këtyre radhëve, ka jetuar tri vitet e fundit të jetës së Petro Markos, bashkë me të, momente trishtimi dhe gëzimi, që nga fillimi i botimeve të Petros dhe deri në vdekje, që s`ju nda për asnjë çast nga pas, pikërisht në atë dhomë të vogël, ku Petroja i shtrirë në shtrat, priste dhe përcillte shumë miq dhe dashamirës së tij, sikur dëshironte të çmallej dhe vetëm të çmallej me ta.

Por ja, një natë dimri, ndërsa RadioTelevizioni Shqiptar njoftoi për shuarjen e një prej kolosëve të letërsisë shqiptare, Petro Markon, të nesërmen trupi i tij, do të udhëtonte dhe do të varrosej pranë gurëve të Dhërmiut, tek varri i të parëve të tij, dhe pse Llogorai atë ditë, mbuluar me borë dhe akull, do ta lejonte arkivolin dhe miqtë që e shoqëronin, pa asnjë pengesë. Petro Marko prehet sot në “Fshatin më të bukur në Botë”, Dhërmi, mes ullinjve dhe portokalleve, por dhe aromës së jodit të Jonit. Sot pas kaq vjetësh, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Meidani, i ka akorduar pas vdekjes titullin e lartë “Mjeshtëri i Madh i Punës”, Petro Markos, për meritat e tij të larta, në shërbim të kombit, atdheut, artit dhe letërsisë. Me veprën e Petro Markos, Teatri i Qytetit të Vlorës mori emrin e tij. “Memorie.al”

1929- Shkresat zyrtare nga Beogradi për një traktat tregtar midis Mbretërisë shqiptare dhe Bashkimit ekonomik Belgo-Luksemburgas

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Maj 2024

Në faqet 429 – 433 të “Recueil des traités et des engagements internationaux enregistrés par le Secrétariat de la Société des Nations. — Koleksion traktatesh dhe angazhimesh ndërkombëtare të regjistruara nga Sekretariati i Lidhjes së Kombeve.”, gjejmë shkëmbimin e shkresave midis ambasadorit shqiptar në Beograd, Rauf Ficos, dhe ambasadorit belg po në Beograd, Adhémar Delcoigne, në lidhje me nënshkrimin asokohe të një traktati  tregtar,  të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

N° 2053. – Shkëmbim shkresash midis Qeverisë shqiptare dhe Bashkimit ekonomik Belgo-Luksemburgas, duke përfshirë një marrëveshje të përkohshme tregtare.

Beograd, 19 shkurt 1929.

Teksti zyrtar në gjuhën frënge i komunikuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës. Regjistrimi i këtij shkëmbimi shkresash u bë më 10 qershor 1929.

Legata e Shqipërisë

Beograd, 19 shkurt 1929,

Zoti Ministër,

Unë kam nderin të informoj Shkëlqesinë Tuaj se qeveria ime sapo më autorizoi t’ju deklaroj se Mbretëria e Shqipërisë dëshiron të lidhë një traktat tregtar dhe themelimi marrëdhëniesh me Bashkimin ekonomik Belgo-Luksemburgas.

Në pritje të zgjidhjes së detajeve të kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Shqipërisë deklaron marrëveshjen e saj me përcaktimet e mëposhtme :

1° Regjimi i kombit më të favorizuar do të zbatohet reciprokisht në marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Bashkimit ekonomik Belgo-Luksemburgas, si dhe në çështjet e themelimit, fiskal, industrial dhe lundrues.

2° Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi dhjetë ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare Shqiptare, Fletoren Zyrtare Belge dhe Memorialin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, duke u kuptuar që Palët Kontraktuese do të bien dakord që publikimi të bëhet në të njëjtën ditë. Ai mund të denoncohet nga secila prej dy Palëve Kontraktuese, duke iu nënshtruar një njoftimi paraprak prej tre muajsh.

Duke kërkuar nga Shkëlqesia Juaj që të më dërgoni një komunikim të ngjashëm, gjej rastin të rinovoj garancitë e konsideratës sime më të lartë.

Ministri i Shqipërisë në Beograd :

(nënshkruar) Rauf Fico

Shkëlqesisë së tij

Zotit Adhémar Delcoigne,

Ministri i Belgjikës,

Beograd

Legata e Belgjikës.

Beograd, 19 shkurt 1929.

Zoti Ministër,

Unë kam nderin të informoj Shkëlqesinë Tuaj se qeveria ime sapo më autorizoi t’ju deklaroj se Bashkimi ekonomik Belgo-Luksemburgas dëshiron të lidhë një traktat tregtar dhe themelimi marrëdhëniesh me Mbretërinë e Shqipërisë.

Në pritje të zgjidhjes së detajeve të kësaj marrëveshjeje, Bashkimi Belgo-Luksemburgas deklaron marrëveshjen e tij me përcaktimet e mëposhtme :

1° Regjimi i kombit më të favorizuar do të zbatohet reciprokisht në marrëdhëniet tregtare midis Bashkimit ekonomik Belgo-Luksemburgas dhe Mbretërisë së Shqipërisë, si dhe në çështjet e themelimit, fiskal, industrial dhe lundrues.

2° Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi dhjetë ditë pas publikimit të saj në Fletoren Zyrtare Belge, në Memorialin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe Fletoren Zyrtare shqiptare, duke u kuptuar se Palët Kontraktuese do të bien dakord që publikimi të bëhet në të njëjtën ditë. Ai mund të denoncohet nga secila prej dy Palëve Kontraktuese, duke iu nënshtruar njoftimit paraprak prej tre muajsh.

Duke kërkuar nga Shkëlqesia Juaj që të më dërgoni një komunikim të ngjashëm, gjej rastin të rinovoj garancitë e konsideratës sime më të lartë.

Ministri i Belgjikës në Beograd :

(Nënshkruar) A. Delcoigne

Shkëlqesisë së Tij

Zotit Rauf Fico,

Ministri i Shqipërisë,

Beograd

The Stirling News-Argus (1913) Shqipëria si Skocia: “Dashuria për atdheun, traditat, muzika, veshjet…”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Maj 2024

“The Stirling News-Argus” ka botuar, të enjten e 6 marsit 1913, në faqen n°26, një shkrim rreth ngjashmërisë midis shqiptarëve dhe skocezëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqipëria si Skocia

Gjakmarrja dhe vëllazëria nëpërmjet gjakut mes institucioneve.

Burimi : The Stirling News-Argus, e enjte, 6 mars 1913, faqe n°26
Burimi : The Stirling News-Argus, e enjte, 6 mars 1913, faqe n°26

Shqipëria, e ardhmja e së cilës tani është në pikëpyetje, është krahasuar me malësitë e Skocisë të shekullit të XVI-të, kur të gjitha fiset ishin në grindje të vazhdueshme me njëri-tjetrin. “Shumë herë,” thotë Foster Fraser, “kam menduar për ngjashmëritë mes Shqipërisë dhe Skocisë. Ka pjesë të vendit që të kujtojnë malësitë. Dashuria e zjarrtë për atdheun është karakteristikë e të dy popujve. Vigjilenca e malësorit skocez ndaj fyerjes është e barabartë me shpejtësinë e shqiptarit për të qëlluar këdo që mund të mos jetë dakord me të. Fustanella e shqiptarit është e ngjashme me kiltin e malësorit skocez. Dhe nëse dëgjon tingujt e muzikës shqiptare nëpër kodra, pa shumë imagjinatë mund të imagjinosh se po dëgjon muzikën e gajdeve.”

Gjakmarrja është më e njohura e institucioneve shqiptare, por ka edhe vëllazëri në të cilat figuron edhe gjaku. Dy të rinj shqiptarë do të zotohen se do të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë jetës dhe marrëdhënia është aq e shenjtë sa fëmijët e tyre nuk mund të martohen. Ndër të rinjtë mirditorë që bëjnë këtë betim, së pari marrin kungimin dhe më pas pinë verë me të cilën janë përzier disa pika gjaku të të dyve.

Dy miq të tillë të betuar, tregon historia, zbuluan një herë se ishin të dashuruar me të njëjtën grua, një turke. Zgjidhja e vështirësisë nga ana e tyre ishte paqësore – nga këndvështrimi i tyre. Sepse ata i ngulitën kamat e tyre së bashku në zemrën e saj.

SI  FILLOI  SHEKULLI  XX ?- Pergatiti Fritz RADOVANI

 

 

SI  FILLOI  SHEKULLI  XX ?

 

 

 

SHOQNIA “BASHKIMI” SHKODER 1899.

                                                                                       (Foto Marubi)

 

Themelue prej Abatit të Mirditës Imzot Preng Doçi.

 

Konsulli Austriak Ippen njoftonte Vjenën se,

një Alfabet i ri po perfundonte së hartuemi nga një komitet priftnish, i thirrun “Bashkimi i Gjuhës Schqypé”

që kishte në gjiun e saj:

Abat Preng Doçin, Dom Dodë Kolecin, Dom Ndoc Nikajn

Imzot Jak Serreqin, Imzot Lazër Mjedjen dhe

Dom Ndre Mjedjen e françeskanin At Gjergj Fishta O.F.M.[3] Nder takimet e tyne ma vonë morën pjesë edhe klerikë të tjerë, At Pashko Bardhi, Dom Mark Shllaku, Dom Mëhill Çuni si dhe laikët z, Mati LogoreciGaspër Beltoja dhe Ndue Paluca,(4)

Luigj Gurakuqi e Kol Kodheli.

***

PO  JU,  SOT,

T’ SHEKULLIT

XXI,

EDHE  SA VJET  JU  DUHEN  ME  JU  AFRUE

VETEM

ATIJ  FILLIMIT  T’ SHEKULLIT  XX ?

EDHE…100, APO 200 VJET ?

Melbourne, 17 Maji 2024.

Arkiv i Voal.ch In memoriam: Ish-nënkryeministri & Ministri i Jashtëm grek Pangallos: Krenar që jam arvanitas. Nëse grekët kanë kushërinj, ata janë shqiptarët

Ish-ministri grek Teodor Pangallos i ndarë nga jeta më 31 Majin e 2023 ka qenë arvanitas. Voal.ch po risjell nga arkivi një intervistë të tij për “Përballë”

Ish-ministri grek Pangallos: Krenar që jam arvanitas. Nëse grekët kanë kushërinj, ata janë shqiptarët

Ish-ministri jashtëm grek, intervistë për emsionin  “Përballë”.

Nëse lexon apo dëgjon që ka njerëz në administratën publike që paguhen pa shkuar në punë, që shkojnë formalisht në punë dhe gjatë orarit zyrtar bëjnë punë të tjera, që ka zyrtarë që rezistencën  më të fuqishme ndaj reformave e bëjnë me buzëqeshje dhe mos veprim,  që shkojnë në Bruksel dhe ngaqë nuk njohiin asnjë gjuhë të huaj dhe përgjigjen vetëm me tundjen e kokës – mos mendoni se po flitet për Shqipërinë.

 


Eshtë Greqia e viteve 80. Rrëfimtari,- një veteran i politikës greke, por edhe asaj europiane Teodor Pangallos. 32 vjet deputet. Ish- zv/kryeministri, ish-ministër i Jashtëm. Njeriu prezent në ciklonin e politikës greke dhe asaj  të Bashkimit Europian gjatë viteve 80 dhe 90.

Në një llibër të pazakontë për nga stili i të shkruarit, i mbështetur ne anekdoda treguar mes miqsh- rrefëhet me sinqeritet brutal- jo vetëm politika greke, por edhe kulisat brenda BE. Vendimmarrja, përfitimet dhe sakfricat e të qenit anëtar i Unionit. Libri tregon çfarë do të thotë konkretisht të mbrosh interesat e vendit mes anëtarëve të mëdhenj, dhe pse pavarëissht retorikës antieuropiane dhe anti-NATO që kishte mbërttyer Greqinë në vitet ’80, interesi më i mirë i vendit mbetej Bashkimi Europian dhe ky nuk është konkluzion historik, por edhe mendimi kryeministrit kohës që publikisht shprehej për daljen nga TPE.

Një llibër që duket se është shkruar edhe për klasën politike dhe publikun shqiptar.

Në një intervistë për #Përballë, Pangallos, i cili shprehet krenar që është arvanitas flet për marrëdhëniet historike mes dy vendeve, sfidat dhe rrugëtimin e përbashkët në të ardhmen.

Zoti Pangalllos është kënaqësi që kam rastin për t’iu intervistuar.

Edhe për mua zoti Lutfi të jem në televizionin publik. Ka qenë një nga ëndrrat e mia.

Ja që erdhi dita që kjo ëndërr të bëhet realitet.

Po

E lexova librin tuaj brenda natës dhe duket sikur e keni shkruar për publikun shqiptar….

Unë e kam shkruar librin për të dy vendet edhe pa e ditur që do të përkthehet në shqip. Për mua kjo do të thotë shumë. Nuk jam i sigurtë në mund të këshilloj dikë ta lexoj brenda natës, por është një libër që nuk është libër serioz në sensin që kam shkruar shumë ndodhi dhe anekdoda rreth asaj që ne i themi sot Europë dhe kam shkruar gjëra që askush tjetër nuk i ka shkruar më parë.      Po mendoj se është një libër edhe për një audiencë më të gjerë.

Mënyra si është shkruar libri, të kujton më shumë rrëfenjat dhe anekdodat që dikush i thotë miqve të tij duke pirë një gotë verë…

Po,…

Kjo është përshtypja nga faqja e parë tek e fundit.

Po, por ka edhe gjëra serioze brenda.

Absolutisht.

…rreth Europës dhe mendoj se është e rëndësishme për njerëzit që negociojnë tani pozitën e Shqipërisë në Europë, për të ditur ku po shkojmë? Çfarë është Europa. Europa është …interes… më së shumti. është…

Jo rreth vlerave?

Është rreth interesit, biznesit. Ka nisur nga biznesi, por nuk është vetëm rreth biznesit, por gjithashtu rreth idealeve. Europa ka shumicën e kombeve në botë dhe shumicën e  gjuhëve. çdo gjuhë paraqet karakterin kombëtar. Grekët janë krejt ndryshe nga suedezët dhe irlandezët janë krejt ndryshe nga polakët apo sllovakët apo bullgarët apo rumunët..

Cfarë i mban bashkë…

Ajo që i mban bashkë është interesi i përbashkët, sepse madhësia është një faktor në ekonominë e sotme- ekonominë globale. Por gjithashtu është edhe besimi në demokraci. Eshtë një komunitet i vendeve demokratike. Të drejtat e njeriut duhen mbrojtur në Europë dhe të drejtat e njeriut nuk janë çështje e shumicës, janë çështje e pakicës. Do të thotë se pakicat jo vetëm që kanë të drejtë të jetojnë në Europë, por duhet të jenë dhe të lira. Greqia është një vend të themi mesatar dhe Shqipëria është një komb i vogël në Europë dhe të jesh në Europë do të thotë të lëvizësh lirisht dhe lirisht të bësh biznes.

Zoti Pangallosh ju vini nga Greqia dhe përmendët një fjalë që do të thotë shumë për miliona njerëz në gjithë botën- demokraci. A po kalon demokracia në ditët e sotme një krizë të… moshës së mesme?

Mendoj se demokracia është në krizë sepse tashmë është një formë qeverisje globale, me përjashtim të Koresë së Veriut dhe eventualisht Venezuelës apo Kuba, megjithëse edhe ajo po lëviz drejt demokracisë, plot vende të tjera e kanë orientuar veten drejt zgjedhjeve të lira dhe sistemit shumë partiak., por kjo ka të bëjë edhe me të drejtat e njeriut, siç ju thashë më lart të drejtat e njeriut duhet të mbrohen edhe atëherë kur lidhen ngushtësisht me pakicat, sepse shumicat bëjnë çfarë të duan, kanë qeverinë, miratojnë ligje në Parlament. Demokraci nënkupton që edhe pakicat kanë të drejtë të jenë të lira dhe aktive. Dhe për më tepër pakicat duhet të jenë të lira të kërkojnë rrugë dhe mjete për t’u bërë shumica apo pjesë e shumicës. Kjo është demokracia në botën bashkkohore.

 

Ju folët për një komunitet interesash dhe në librin tuaj ju shpjegoni në detaje çfarë do të thotë praktikisht të jesh në Europë, cilat janë rregullat e lojës dhe po citoj apo më mirë po perifrazoj ato që ju keni cilësuar si “interes kombëtar” për gjëra shumë konkrete. Po e them këtë sepse në Shqipëri flitet për reforma, kuptohet BE si një leje për t’u futur në një klub të pasur, nënkupton gjëra të bukura, por jo shumë konkrete. Ju flisni në libër për shembull edhe për 100 rrënjë ulliri të tuat, fati i të cilave lidhej nga vendimi që do të merrej në Bruksel. Ωfarë mund të mësojnë zyrtarë dhe qeveritar të Shqipërisë në dëshirën për t’u afruar në Bashkimin Europian?

Ju e dini që kur Spanja dhe Portugalia dëshironin të bëheshin….

..anëtarë!

Anëtarë. Spanja ishte prodhuesi më i madh i vajit të ullirit në Europë në atë kohë bashkë me Italinë dhe Greqinë. Ata prodhonin shumë më tepër se Greqia dhe në Greqi nuk është se i kushtohej rëndësi kësaj sepse vaji ullirit këtu ishte i mirë, i lirë dhe i shëndetshëm. Por e them këtë se dua të jem krejt i qartë dhe i kuptueshëm. Unë thashë kam 100 rrënjë ulliri, sepse kjo nënkupton diçka për mua. Unë nuk jam bujk, nuk jam fermer… por kjo ka të bëj me identitetin tim. Unë prodhoj vetë vajin e ullirit, po ashtu e bëj vetë verën dhe mendoj se kjo është thelbësore për identitetin tim. Ndoshta ka njerëz në Shqipëri që e kuptojnë çfarë unë dua të them. Ju duhet t’i përshtateni konsumatorëve dhe përdoruesve edhe atëherë kur ata nuk janë korrekt. Për shembull unë këto ditë kam kërkuar verë shqiptare në restorante shumë të shtrenjta këtu në Tiranë, unë isha aty me botuesin dhe miqtë e mi dhe mikëpritja ishte shembullore dhe më thonin: nuk kemi verë shqiptare. Kemi vetëm verë italiane. Verën italiane që keni këtu e keni me cilësi mesatare.

Mesatare në cilësi, por jo në çmim…

Po, po flisja për cilësinë, cilësi mesatare dhe çmim shumë i shtrenjtë për këtë verë që unë kurrë nuk do ta pija në Itali dhe duhet të prodhoni verë të mirë siç keni prodhuar më parë, para se rregullat që do të vendosen do të disiplionojnë kuotat e prodhimit. Dhe sot mbetet vetëm të prodhoni verë siç keni prodhuar apo edhe verë më të mirë, me çmim më të ulët.. Kam qenë për herë të parë në Shqipëri si vëzhgues në zgjedhjet e vitit 1991… Ndoshta ju nuk kishit lindur në atë kohë

Ahh jo, kisha lindur… nuk jam aq i ri.

Ahh po, por ju e mbani që nuk ka qenë kohë e zakonshme, ka qenë kohë historike…të rinjtë ndoshta nuk e mbajnë mend… Verë e mirë prodhohej në kufijtë veriorë të Greqisë, çka do të thotë se në Jug të vendit ju mund të prodhoni verë shumë të mirë, mund të prodhoni vaj ulliri në Bregdet, përderisa prodhohet në Itali, prodhohet në Korfuz dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos prodhohet edhe në Shqipëri. Duhet të mbroni interesat tuaja dhe të mbrosh interesat tuaja do të thotë që të bëni të pamundurën që të prodhoni, ndryshe mund të jeni pjesë e Europës pa patur pjesë në të. ….Europa nuk është institucion ndërkombëtar. Amerikanët bëjnë gabimin që e marrin Europën si një institucion ndërkombëtar, si OKB, si Kombet e Bashkuara. Nuk është kështu. Europa është dinamike, është si biçikleta. Nëse nuk lëviz biçikleta ndalet. Duhet të pedalosh gjithë kohën, që të qëndrosh duhet të lëvizësh gjithë kohën. Dhe lëvizja duhet të jetë gjithmonë përpara. Të duhet të ndryshosh zakonet dhe mentalitetin, ndonjëherë thjesht duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit. Ne arritëm ta bëjmë këtë në Greqi vetëm pjesërisht dhe tani po ballafaqohemi me pasojat sepse ne kemi qenë dorëlëshuar. Europa nuk është për ata që shpenzojnë. është për njerëzit që investojnë….

…dhe kursejnë..

Dhe kursejnë. Po.

Ju keni thënë në një fjalim publik, në mos gaboj në vitin 2012 se njerëzit duan të shkojnë drejt së ardhmes sepse nga natyra janë të prirur për të qenë më mirë dhe ju thatë se gjatë 20 viteve që ikën çdo vit ishte më i mirë se viti paraardhës dhe për 20 vitet që do të vijnë njerëzit duhet të mësohen që viti që vjen do të jetë po aq i keq sa ai që ikën…

E kam thënë shpesh dhe tingëllon pak e vështirë për njerëzit këtu në Shqipëri. Ju e dini çfarë është një shtet komunist, por në Greqi nuk kemi patur një ekonomi shtetërore komuniste…

Por ju keni provuar “frutet” e sistemit komunist në Shqipëri sepse në vitin 1990 dhjetëra mijëra shqiptarë erdhën në Greqi…

Po dhe ata na ndihmuan shumë dhe ne tani kemi edhe një lidhje tjetër në historinë e përbashkët të Shqipërisë dhe Greqisë. Shqiptarët erdhën nga Jugu. Kanë ardhur drejt Jugut edhe në të shkuarën tejet të largët dhe nëna e Aleksandrit të Madh ishte…

…Ilire.

…ishte shqiptare, do të ishte këtej sot nëse familja e saj do të mbetej në Shqipërinë e sotme. Ajo ishte princeshë e Molosit. Molosët ishin një prej fiseve ilire, vëllai i saj gjithashtu quhej Aleksandër dhe ajo përdori… të paktën legjenda thotë kështu, nuk e di a është e vërtetë, por kur ajo mësoi se  Filipi i Maqedonisë kishte një grua tjetër më të re dhe priste një djalë që do të zëvëndësonte djalin e saj Aleksandrin, ajo e helmoi atë. Princesha e Molosit, kishte një lidhje të ngushtë me …helmin (qesh). Më pas shqiptarët erdhën nga viti 1000 deri në vitin 1200.

Arvanitasit.

Po, Arvanitasit që janë pjesë e familjes time dhe jam shumë krenar për të. Dhe (arvanitasit) luftuan së bashku me grekët kundër Perandorisë Osmane për pavarësinë e Greqisë dhe ende janë patriotë të përkushtuar dhe (shqiptarët) erdhën sërish si punëtorë dhe Greqia kishte nevojë për punëtorë për të punuar sidomos në zonat rurale, në ndërtim apo në aktivitete të tjera të rëndësishme. Pra kemi një histori, që i themi e përbashkët sepse është bazuar në fakte dhe jo thjesht nga ndonjë ideologji. Tanimë 800 mijë shqiptarë jetojnë në Greqi dhe shumica e tyre janë të rinj, shkojnë në shkolla, mësojnë si të jenë të suksesshëm në jetë. Disa prej tyre janë tejet të suksesshëm. Shqiptarët tanimë nuk janë, ata të disa viteve më parë,  thjesht njerëz që kaluan kufirin për të punuar dhe për të mbajtur familjet e tyre, ata po bëhen shumë aktiv të strukturuar dhe shumë të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Kemi kampion olimpik nga minoriteti shqiptar. Gjërat po ecin mirë.

Nëse shohim të shkuarën, siç po bëni ju tani, 800 apo 1000 vite më parë ne mund të gjejmë shembujt që ju përmendët, revolucionin grek arvanitët që erdhën rreth vitit 1200, emigrantët në vitet 90 të shekullit të kaluar, .. në çfarë mase historia mund të jetë….

Historia nuk mund të jetë gjithçka, por të ndihmon…

 

Po, por nuk duhet të harrojmë përvojat e hidhura…duhen parë dy anët e monedhës.

Zoti Erdogan, po thotë….unë e dëgjoj zotin Erdogan është pak i lodhshëm se flet shumë dhe thotë shpesh gjëra pa i menduar. Ai thotë ndonjëherë se njerëzit që jetonin në Perandorinë Osmane ishin subjekte të Sulltanit dhe jetonin të lumtur sepse gjithkush tolerohej. Fjala tolerim e ka një kuptim, sepse nëse ishe turk, ti ishe një lider, ishe pasha, ishe…, por kur nuk e pranoje sistemin nuk toleroheshe. Në rastin më të keq të ikte koka, ose në rastin më të mirë të ikte pasuria, të merrnin fëmijët. Ali Pasha i Janinës e kuptoi këtë. Ai ishte një kriminel i madh, por edhe njeri i madh, një politikan i madh me fuqi analizuese. Ai përdori Napoleonin që në atë kohë ishte i suksesshëm në Europë, e përdori sa kohë ishte i suksesshëm, e përdori Napoleonin për të krijuar një shtet multietnik dhe multifetar. Kjo është e ardhmja. Nuk duhet ta lemë fenë të na ndajë dhe mendoj se Shqipëria e ka për detyrë të shkojë në Europë edhe t’u mësojë të tjerëve se si duhet të jenë realisht tolerant, me fenë dhe me pozicionet e ndryshme të vendeve që përbëjnë komunitetin europian. Njerëzit duhet të lëvizin lirishëm dhe nuk duhet pyetur për origjinën e tyre etnike apo qëndrimet e tyre me synimin për t’u bërë një. Ne nuk duam që kombet të zhduken, ne duam të jenë të suksesshëm dhe të larmishëm në struktura multi kombëshe.

Ajo që ju po thoni është të shohim të ardhmen përmes së shkuarës. çfarë duhet të shmangim nga e shkuara e cila nuk ka qenë gjithmonë e lavdishme…

Në të shkuarën ka patur përpjekje për të unifikuar njerëzit përmes forcës. Nuk u bë kjo gjë vetëm në Ballkan, më e shumta e kombeve, gjermanët, francezët, italianët u bashkuan përmes forcës, përmes operacioneve ushtarake. Tani po përpiqemi të bashkohemi përmes tregtisë, shkëmbimeve, informacionit. Në këtë aspekt edhe kombet e vogla kanë për çfarë të na mësojnë.

Për çfarë…?

Nuk e di. Për tolerancën, për mikpritjen. Duhet të ketë tolerancë mes njerëzve të kulturave dhe traditave të ndryshme në Komunitetin Europian.

Zoti Pangallos ju jeni një politikan i njohur në Shqipëri dhe në rajon, doja të dija çfarë ju shkon në mendje kur dëgjoni fjalët, shqiptar, Shqipëri?

Shumë simpati. Shumë simpati, sepse nuk mendoj se jemi vëllezër, sepse vëllezërit nuk ekzistojnë në një botë shumë kombëshe, por nëse kemi një kushëri… jeni ju. Nëse diku ekziston një kushëri për ne. Ne nuk i përkasim familjes së kombeve të mëdha. Nuk jemi as latin, as gjermanik, as slllav, që janë familje të mëdha dhe janë krenar që i përkasin këtyre familjeve, por ne nuk i përkasim këtyre familjeve dhe ju po ashtu nuk i përkisni. Idea për ta bërë Shqipërinë një komb latin është e gabuar. Kjo tashmë është e provuar në të shkuarën dhe unë nuk dua të përsëris provat. Ajo çka ofron Italia shpesh është e mirë dhe ju ndihmon ju për të krijuar një ekonomi tregu, por ndonjëherë e bëjnë,…si të them…., të duket kapitalizmi nga pikpamja e cilësisë…. Unë mendoj se ju duhet të zgjidhni lirisht dhe të bëni zgjedhje që ju ndihmojnë si për historinë si për karakterin kombëtar dhe do të jeni të vlefshëm për konstruktin europian.

Ju përmendët kushurinjtë dhe dua të bëj një pyetje përgjigjen e së cilës doja ta merrja pas një pushimi të shkurtër, në këtë rajon janë tri kombe, grekët, sllavët, shqiptarët, tri alfabete, grek, latin, cirilik dhe tre fe. Sa i përket kushërinjëve janë shqiptarët kushërinj të parë apo janë sllavët?

Ata nuk janë kushërinj, janë familje tjetër. Grekët dhe shqiptarët kanë jetuar së bashku… ju përmendët tre alfabete. Unë po ju them se ka vetëm një alfabet dhe ju e përmendët, alfa do të thotë alfa dhe beta do të thotë beta.dhe cirilik ishte për priftërinjtë bizantinë dhe murgjit që morën alfabeti bizantin dhe bënë ndryshime për përdorimin e gjuhëve sllave dhe ju morët gërmat latine për shkruar fjalët tuaja… gjyshi im kishte korrespondencë me Zogun, Mbretin e Shqipërisë duke shkruar në shqip me gërma kapitale greke dhe e kuptonin njëri-tjetrin. Zogu nuk është konsideruar një njeri shumë inteligjent dhe gjyshi im do të gjykohet nga historia, por këtë gjë e bënë. Arvanitika sot që është ende gjallë në zona të largëta dhe tek më të vjetrit mund të dëgjosh rrëfenja në gjuhën arvanite dhe mund të gjesh transkripte ose në gërma latine ose në gërma greke, shumë më parë se alfabeti latin. Kemi një histori të përbashkët që është një histori europiane. Dhe duhet ta “shesim” këtë histori duke shfrytëzuar gjithë mundësitë që ofron sot kultura…

Një pyetje që do të dëshiroja përgjigje pas publicitetit. Shqipëria dhe Greqia, a mendoni se ka probleme që duhet të mësohemi të jetojmë me to dhe jo t’i zgjidhim.

Po.

Zoti Pangallos në ngutje për të zgjidhur një problem ndonjëherë duket hapim probleme të tjera…

Të jetosh me një problem është më mirë se sa të përpiqesh ta zgjidhësh atë me forcë. Askush nuk mund të përdorë forcën në ditët e sotme dhe mendoj se të jetosh me problemin, ndonjëherë bëhet e nevojshme. Por progres do të thotë të zgjidhësh problemin. Pra më mirë të jetosh me problemin se ta zgjidhësh me forcë, por sigurisht më mirë akoma ta zgjidhësh atë. Për shembull dua të them se falë kryeministrit Rama, që e di se ka vështirësi në Parlament sot…. Për disa vite ushtria italiane dhe ushtria greke luftuan me njëra-tjetrën në Shqipëri dhe forcat greke mbërritën në Vlorë e deri në Durrës e Elbasan si fitimtarë. Por humbën shumë njerëz. 20 apo 30 vite më parë italianët erdhën dhe ngritën varreza për të rënët e tyre…

…Ata i morën të rënët në luftë dhe i kthyen në Itali.

Po.

Nuk ngritën varreza këtu.

Në disa raste ngritën monumente dhe varre..sidoqoftë. Kjo nuk ishte një çështje mes nesh. Ishte atëherë çështja e lejes që duhet të jepte Shqipëria për të mbledhur të rënët.

Po.

Për t’i identifikuar dhe për t’i varrosur. Leja u dha nga Shqipëria dhe jemi shumë falenderues. Ismail Kadare shkroi një libër…

…Gjenerali ushtrisë së vdekur…

….po e kam lexuar disa vite më parë dhe e di si ka ndodhur dhe çfarë ka ndodhur. Ky nuk ishte një problem mes jush dhe nesh. Ky problem u zgjidh vitin e kaluar dhe ja pse unë dua të them publikisht faleminderit për kryeministrin Rama. E di që për shumë njerëz kjo histori nuk është e rëndësishme, por për disa është shumë e rëndësishme që të dinë që të rënët në luftë do të prehen në një varrezë aty ku dhanë jetën. Fakti që u dha një zgjidhje për problemin dëshmoi se ky ishte një problem i zgjidhshëm…

Kur Charlsi  Anglisë erdhi për vizitë në Greqi, disa javë më parë, ai duhet të shkonte te varrezat e ushtarëve të rënë britanikë dhe ishte një moment i mirë. Kështu që le të zgjidhim problemet që ende ekzistojnë dhe të forcojmë tregtinë që është më e fuqishme nga ç’mund ta mendojë kush mes vendeve fqinje dhe nuk duhet të imitojmë ministra apo kryeministra që duan të duken si heronj dhe që shfaqin pikpamje agresive, sepse në këtë mënyrë ju transformoni këta lidera në personalitete qesharake dhe ….

Ju përmendët probleme që mund të trajtohen dhe të zgjidhen…

Po.

A shihni probleme që më mirë t’i lemë të flenë?

Jo. Problemet që i lemë të flenë mund të zgjidhen përmes besimit të përbashkët në institucione. Shqipëria është në rrugën e mbarë për të qenë pjesë e institucioneve europiane, për shembull pranimi i vendimeve të gjykatës europiane dhe mendoj se kjo është gjë e mirë. Duhet t’i besojmë atyre. Ata nuk janë në xhepin tonë. Problemi është se ke besim në institucionet ndërkombëtare vetëm nëse je shtet ligjor dhe ky nuk është psh rasti Turqisë. Turqia nuk është shtet ligjor dhe ajo që mund të të ndodhë ty nuk është shkruar gjëkundi. Ju jeni gazetar dhe në Turqi disa dhjetëra gazetarë janë në burg. Ata nuk e dinë pse.

Ju përmendni Turqinë?! Pse?

Sepse Turqia në mënyrë sistematik përpiqet të vendosë hegjemoni në marrëdhënie….

..Me vendet e rajonit.

Po, me vendet e rajonit. Ata duhet të kuptojnë se mund të jenë aq popullor sa dëshirojnë, por nuk mund të jenë më lider në rajon.

Kur Greqia u bë anëtare e BE-së, unioni kishte vetëm 10 anëtarë, ndërsa sot kemi një realitet tjetër, një familje e madhe me 28 anëtarë. Sa e lehtë/e vështirë është për Shqipërinë për të “luajtur” në këtë hapësirë.

E dini, ju përmendët fjalën “lojë”. Nuk është lojë…

Nuk ka hapësirë…

Nuk ka hapësirë për propagandë apo për transferim të ëçështjeve të brendshme në Strasburg apo në Bruksel. Ne mësuam shumë nga pritshmëritë që kishim në lidhje me marrëdhëniet europiane dhe pjesë e këtij mësimi është shënuar edhe në librin që ndoshta u shërben negociatorëve të ardhshëm shqiptar.

Kur Greqia u bë anëtare e BE-së në fillim të viteve ‘80, sipas alfabetit ju uleshit mes Gjermanisë dhe Francës..

Po mes tyre….

Dhe atëherë ministri jashtëm Gensher ju thoshte se jeni si lumi Rin që ndan Gjermaninë me Francën. Ku qëndron Greqia sot?

Në atë moment i thashë zotit Gensher, jam shumë i lumtur sepse unë i bashkoja, lumi Rin, një lum i madh për kulturën europiane, unë “bashkoja” Gjermaninë dhe Francën që është një rol model për të luajtur dhe rol i dobishëm. Mendoj se kisha të drejtë. Gensher nuk mi përmendi më këto fjalë, por jam i sigurtë që ai luajti një rol unifikues me Gjermanisë dhe Francës sa kohë ishte gjallë dhe së bashku me kolegët francezë ja arriti të ketë sukses. Tani marrëdhëniet Franko – Gjermane janë fondamentale, janë faktor stabilizues për jetën europiane, për jetën politike europiane. Ne jemi pa luftë (në kontinent) për periudhën më të gjatë në histori. Dhe mendoj se  marrëdhëniet e mira  mes Gjermanisë dhe Francës janë themelore.

 

Europa sot është ndryshe nga Europa e viteve 80- 90 ku ju keni qenë aktor, janë rritur liderët populistë, partitë nacionaliste, lojtarë të rinj, politikanë jo tradicional që kthehen në lider. Si e shihni ju të ardhmen e Europës.

Ka ndodhur një ndryshim fondamental, që ishte kolapsi komunizmit. Ky ishte një vend i Enver Hoxhës. Dhe në kohën kur ne shkuam në Europë askush nuk mendonte se Enver Hoxha do të ishte akushi sot në Shqipëri, apo Tito në Jugosllavi apo…liderë të tjerë në Rumani dhe Bullgari. Ne atëherë menduam se kjo situatë nuk do të ndryshonte. Bashkimi Europian nuk ishte një operacion antikomunist në thelb, ishte krijuar për të dhën zgjidhje për probleme dytësore. Në atë kohë problemi kryesor ishte komunizmi. Ndodhi një ndryshim kryesor dhe ndodhi dhe ndryshimi i numrit të anëtarëve. Nuk mund të kishte më 12 anëtarë. Një numër i madh njerëzish u çliruan nga dominimi komunist. Gjithmonë ka patur ndryshime, …çështja e emigrantëve, po e bën gjithnjë e më të vështirë për të pranuar fakte të reja. Për shembull në Gjermani në një kohë të caktuar nuk ka patur turq dhe më pas një numër turqish shkuan në Gjermani- 5 milionë dhe tani janë 10% e popullsisë gjermane dhe nuk duket se janë shumë të dëshiruar për të ndryshuar- sa i përket pozicionit të grave dhe çështjeve të tjera kulturore që janë shumë të rëndësishme. Kjo do të thotë se ka një cak toleranca ku ju mund të përshtatni emigrimin me kusht që të mos ndryshojnë kushtet ekonomike dhe mënyra jetesës sepse atëherë nuk ke më vend. Emigrimi duhet të jetë si emigrimi shqiptar në Greqi, një mënyrë për të jetuar më mirë për tu pasuruar. Unifkimi europian përmes institucioneve ekzistuese është shumë i rëndësishëm, është një operacion me mjete paqësore dhe duhet të jetë universal,  por të huajt janë të huaj dhe nuk mund të kesh pa fund emigrantë të huaj në vendin tënd. Problemi është se sot partitë fashiste po shfaqen në vende që nuk kanë fare problem me emigrantët. Në Norvegji nuk është se ka shumë emigrantë dhe kanë një nga partitë më të mëdha fashiste në botë. Mendoj se në të ardhmen partitë fashiste do të zhduken, ata do të thonë çfarë kanë për të thënë dhe kaq.

Çështja e politikanëve jo tradicionalë, çështja e lëvizjeve jo tradicionale që kthehen në parti, tashmë ka lojtarë të rinj në fushë, si Siriza në Greqi, lëvizja me 5 yje në Itali, Podemos në Spanjë. Cila është ideologjia sunduese e partive si Siriza?

E dini që arsyeja pse unë jam kundër këtyre lëvizjeve të reja është se zakonisht ata nuk kanë ideologji, paraqesin një miks ideologjish, elementi unifikues..është se kur shihni të transferuar në vendin tuaj ide që kanë qenë zotëruese në vitet ‘30 apo ‘40, në Greqi apo në vende të tjera si Austria, kjo paraqet një situatë të rrezikshme… mendoj se është koha për të patur një diskutim serioz rrethe kësaj çështje. Mendoj se këto parti që përfaqësojnë shtresa margjinale të shoqërisë që përpiqen të vijnë në pushtet duhet të përjashtohen nga jeta politike, ashtu siç ka ndodhur shpesh herë edhe në të shkuarën.

Si t’i përjashtosh?

Duke mos i votuar.

Aha.., duke mos i votuar, me zgjedhje duke i bërë thirrje votuesve. Zoti Pangallos ju jeni në politikë për më shumë se 3 dekada dhe tani jeni në pension. Pyetja është cili është çmimi që duhet të paguajë një njeri që është thellësisht i përfshirë në politikë?.

Të pranosh kritikën. Mendoj se krijimi i partisë socialdemokrate nga Andreas Papandreu në Greqi krijoi mundësi, mundësi që unë i shfrytëzova, me sukses do të thoja sepse unë kam qenë 32 vjet në Parlament, i zgjedhur në të njëjtën zonë, pranë Athinës.

Kur nisët t’i shërbenit vendit tuaj në pozicionin e zv/ministrit të Tregtisë në fillim të viteve ‘80, në  librin tuaj thoni se një nga momentet më emocionuese ishte kur patë të shkrua në mure në Athinë parrullën: Rroftë Ministria e Tregtisë, për shkak të disa veprimeve konkrete në favor të publikut, si ndalimi i reklamave për lojërat dhe ushqimet e pashëndetshme për fëmijët. Por realiteti është, siç edhe e keni përmendur se 10 vite më pas reklamat u kthyen në televizion. Një hap para, dy hapa pas?!!

Po, por mësimi është se duhet të luftoni gjithë kohën.

Të luftosh gjithë kohën?

Kur ndalon së luftuari… Ju e njihni betejën e Herkulit me Hidrën, mostrën me 3 koka, një kokë luani, një kokë gjarpri, një kokë dhie. Sa i prisnin një kokë, lindnin dy koka të tjera….është betejë e vazhdueshme….

Në atë kohë përballeshim edhe me një problem me prodhuesit e bukës. Atëherë kishim shumë biznese të vogla familjare që prodhonin bukë. Bënin bukë, por rregullat ishin të shumta dhe kini parasysh se buka ishte “ushqimi” përditshëm për shoqërinë. Furrtarët nuk pranonin asnjë negocim dhe paralajmëruan edhe grevë. Unë i paralajmërova furrtarët të bënin bukën gati përndryshe do të dërgoja ushtarë në furra të gatuanin dhe të shpërndanin bukën me çmim fiks. Ishte një veprim që përmbante një dilemë të madhe, i ngjashëm me reagimin që ti pret nga organizmi kur i jep një ilaç të ri.. Tashmë tregu i bukës në Greqi është i rregulluar. Ka konkurrencë. është buka masive, por ka edhe bukë të cilësive të tjera….

Kur ju përshkruani Greqinë e viteve 80 apo më mirë të themi, administratën publike të Greqisë, njerëz që nuk shkojnë në punë por që marrin rrogë, njerëz që shkojnë në Bruksel, por nuk dinë anglisht…

Po..

Njerëz që paraqiten në punë dhe pjesën tjetër të ditës bëjnë punë të tjera, duket sikur ke shkruar për Shqipërinë e viteve 2000, – 2010.

Kam të njëjtën ndjesi. Na duhet të përballemi me sistemi klientelist politik. Jemi të dobët. Nuk kemi industri. Njerëzit kërkojnë mundësi dhe thonë hajt ta shtyjmë. Nuk ka gjë të re me klientelizmin e ka thënë me kohë Aristoteli. Bëjmë zgjedhje, votojmë çdo katër vjet dhe përpiqemi të ofrojmë zgjidhje…

Çfarë mund të mësoj Shqipëria nga gabimet e Greqisë dhe po i referohem, veçanërisht krizës ekonomike greke. A mund të mësojmë diçka prej saj? A mësoi vetë Greqia nga kjo krizë?

Sigurisht që mësuam. Modernizimi politikave ka qenë pezull për një kohë të gjatë sepse bezdiste lojtarët politik dhe gjithë sistemin politik. Ju e dini që ndryshimi has në shumë rezistencë dhe në të njëjtën kohë janë hapa të nevojshme që duhen marrë.

Një nga gjërat që më ka bërë më shumë përshtypje në librin tuaj është momenti kur si zyrtar i ministrisë së jashtme, si i ri që ishit shkuat te Andreas Papandreu dhe e pyetët: cilat janë objektivat politik..

…Po se në atë kohë ishim me Kostas Simitis, që më vonë u bë kryeministër. Papandreu ishte shprehur në favor të largimit nga Bashkimi Europian dhe NATO dhe të bëheshim rajon autonom, të kishim tregti me Europën si Norvegjia, dhe po flisnim për modelin Norvegjez…

Po kjo ishte retorika në fushatën e zgjedhjeve…

Unë u zgjodha për herë të parë dhe i thashë atij (kryeministrit Papandreu). Si do të pranoj unë postin që po më ofron (zv/ministër i jashtëm) nëse kemi qëndrime shumtë ndryshme. Dhe ai më pyeti: për çfarë diferencash po flet?! Nuk kemi dallime. Do t’i lemë gjërat kështu si janë. Atëherë i thashë: çfarë politike do të ndjekim. Ai më tha: do të qëndrojmë në BE dhe do të djersitim të përfitojmë sa të mundemi dhe unë i thashë: po njerëzit ju kanë duartrokitur kur thatë: do të largohemi. Papandreu tha: do të rrimë në të njëjtën lagje (unioni) që na ka lënë Karamanlis. Ata nuk do të na votonin ne nëse ne vërtet do të iknim nga NATO dhe institucionet europiane. Atëherë e pyeta: po atëherë pse na duartrokisnin, nëse nuk na merrnin seriozisht. Ai më tha: ata donin të dëgjonin këto fjalë, por jo t’i bënim realitet. Ne jemi në Europë dhe duhet të negociojmë për interesat tona.

Kur ke shkruar për politikanët është një fjali që më duket interesante, për politikanë të lartë: ata ndonjëherë nuk janë të sinqertë as me veten.

Nuk janë sepse përpiqen të bindin njerëzit dhe janë disa politikanë

Disa..

Politikanët janë njëlloj në gjithë botën, sa më shumë përpiqen të organizojnë lehtësisht jetën politike në përputhje me atë që duan njerëzit. Ata që mendojnë vetëm të kënaqin votuesit, nuk kanë të ardhme do të zhduken. Ju e dini ka politikanë që kanë bërë çfarë kanë dashur- Micotaqis. Ai shkoi në qendër, shkoi në të djathtë. U bë kryeministër i së djathtës. Na ka sulmuar ne. Ishte 90 vjeç…

Pyetja e fundit që doja të bëja ka të bëj me marrëdhëniet me median. Ju keni thënë se preferoni më mirë marrëdhënie të keqe por sinqeritet se sa rastin kur njëra dorë lan tjetrën- si i thonë fjalës.

Unë kam thënë edhe diçka tjetër. Kam thënë se më mirë preferoj shtypin e skandaleve sesa mungesën e shtypit.

Pse?

Sepse kritika është e nevojshme për demokracinë dhe nuk është sekret që ndryshimi në Bashkimin Sovjetik nisi nga zoti Gorbaçov me dy sllogane: perestrojka dhe gllasnost. Perestrojka nënkuptonte reformë të sistemi politik, zgjedhje me shumë kandidatë dhe glasnost ishte transparenca- pra të thuash të vërtetën rreth gjërave pavarësisht se pëlqehen apo jo nga njerëzit. Sigurisht zoti Gorbaçov humbi, por ai ishte një element tranformues i sistemit të Bashkimit Sovjetik dhe njëri pas tjetrit vendet që kishin adoptuar sistemin sovjetik dështuan si në Shqipëri dhe pjesa tjetër është histori.

Kur vini në Shqipëri ju takoni miq të vjetër, si Fatos Nano dhe Sali Berisha, si i gjetët ato?

Janë miq të vjetër, miq që kanë transformuar sistemin, i kam takuar që kur kam ardhur në Shqipëri. Janë në politikë, janë më të rinj se unë. Mbaj mend që në Shqipëri nuk kishte kushtetutë dhe ne kërkuam përmes ministrisë së jashtme një njeri shumë të rëndësishëm, konstitucionalistin e njohur Dhimitër Cacos që shkroi kushtetutën, duke marrë më të mirën nga gjithë kushtetutat që njihte dhe ishte njeri që njihte gjithë kushtetutat. Shqipëria e ka një kushtetutë të mirë që duhet zbatuar, jo ta ndërroj shpesh.

 

Fjalë/mesazh për publikun shqiptar?

Shpresoj që niveli jetesë të vijë gjithnjë e duke u rritur. E di që keni plazhe dhe vende shumë të mira. Personalisht më pëlqejnë plazhet. Shpresoj dhe uroj që shumë shqiptarë të vijnë për pushime në Greqi. E di që keni kaluar vështirë në transformimin e vendit.

Ju faleminderit.


Send this to a friend