Ka kohë që Perëndimi ndodhet në depresion nga shqetësimi se mos SHBA i braktis. Këtë frikë e kanë patur edhe shqiptarët.
Para pak ditësh Shqipërinë e vizitoi një diplomat i shquar kariere Ambasadori Christopher Hill, me rastin e promovimit të një libri të tij. Në një intervistë ai kujtoi kur, sapo kishte mbërritur në Shqipëri, ishte takuar me një shqiptar të vuajtur nga diktatura komuniste i cili i kishte lënë një amanet “mos na braktisni më”. Hill nuk e harron kurre amanetin e tij.
Amanetin nuk e tret dheu, themi ne shqiptarët.
“Mos na braktisni më !”
Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump sjell një erë të re pas mjegullës së keqkuptimeve dhe frikërave për praninë ose jo të SHBA në Europë e Ballkan, ndërkohë për ne shqiptarët është një kambanë kremtimi, pasi mbyll përfundimisht pretendimet luftësjellëse të Beogradit ndaj Kosovës.
Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump është strategjia afatgjatë e SHBA në mbrojtje të sigurisë konform interesave kombëtare të SHBA, por edhe Aleancës Euro-Atlantike.
Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump, duke u fokusuar në Ballkan, mbështet në mënyrë të qartë qeverisjet demokratike dhe shtetin e së drejtës dhe i kundërvihet pa asnjë lëshim politikanëve të korruptuar.
Ky dokument sanksionon pozicionin e konsoliduar strategjik të SHBA si demokracia më e madhe e botës, i cili fokusohet tek Ballkani duke e ditur se do të mbetej fuçi baroti deri kur Serbisë do t’i ushqeheshin narrativat e saja mitomane, për ndarje të Kosovës sipas modeleve etnike, për Asosacione me Komuna Serbe sipas modelit famëkeq të Republika Sërbska.
Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump rrënon përfundimisht allishverishet e politikanëve të Kosovës mbështetur nga Edi Rama dhe i jep fund karierave të zyrtarëve të lartë publikë pa integritet dhe me skeletë në sirtarë e dollapë.
Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump, si rrjedhojë, mbështet modelin e politikanëve si Vjosa Osmani, Albin Kurti e Donika Gërvalla, të cilët duke mbrojtur interesin kombëtar të Kosovës kanë mbrojtur interesin Kombëtar të SHBA dhe BE.
Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump është një dokument historik si vazhdë e rolit ekzistencial të SHBA këtë shekull si Mbrojtës i Lirisë dhe Demokracisë nga monstrume si Hitleri, Stalini e Putini, duke ditur se Ballkani është zona me ndjeshmërinë më të lartë, aty ku kanë startuar tragjeditë e njerëzimit.
Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump vendos se “për zgjidhjen e konflikteve duhet t’i mbështesë demokracitë pluraliste në rajon si një mjet për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike.” Që do të thotë se qeveritë e korruptuara dhe politikanët e korruptuar i kanë orët e numëruara.
Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump afirmon të ardhmen dhe perspektivën e Ballkanit si pjesë integrale e NATO-s dhe BE-së – që fati i Ballkanit të jetë në duar të sigurta – dhe jo nën kërcënimet e liderëve të kohës së Milosheviçit që nuk heqin dorë nga aleancat e vjetra ogurzeza, luftënxitëse, si minat me sahat.
Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump në mënyrë të prerë është kundër të gjitha llojeve të varësive nga Rusia: “Varësia e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga burimet fosile ruse dhe gazi natyror lidh ekonomitë dhe politikën e tyre me Federatën Ruse dhe pengon aspiratat e tyre për integrim evropian”, thuhet në këtë dokument.
Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump konfirmon se gjithçka e arritur në marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të jetë në kontekstin ndërshtetëror, të dy shteteve të pavarura “e bazuar në njohjen e ndërsjellë, pa shkëmbime territoriale, pa ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor”.
Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump vjen në kohën e duhur në momentin e duhur, duke sjellë energji pozitive tek BE, Ballkani dhe qytetarët, kjo pasi demokracia Amerikane dhe politika e jashtme e SHBA është dëmtuar nga diplomatë Amerikanë që në komunikimet me shtetet e Ballkanit kanë përcjellë interesat lobiste dhe jo ato Amerikane, duke dëmtuar imazhin dhe interesat e SHBA.
Me këtë rast falenderime Presidentit Trump, falenderime Kongresit dhe Senatit të SHBA.
Ky dokument na i zgjon shpresat e bazuara tek Amerika e ëndrrave, e lirisë dhe demokracisë – jo vetëm për Euro-Atlantizmin por edhe për vendet që vuajnë nën tiranë dhe nën tirani apo janë nën sulme pushtuese si Ukraina, pjesa jonë e Europes.
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë