VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Excelsior (1939) – Medalja historike e Napoleon Bonapartit me emblemen e lashtë të Shqipërisë gjendet në Paris

By | April 30, 2019

Komentet

L’Aube (1950) – Enver Hoxha, nga frika se mos vonohej, e uroi para kohe Stalinin për 71 vjetorin !

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Korrik 2019

 

“L’Aube” ka botuar, të hënën e 20 nëntorit 1950, në ballinë, një shkrim në lidhje me urimin para kohe të 71 vjetorit të Stalinit nga Enver Hoxha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Urime nga kujdesi

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Telegramet vazhdojnë ende të dynden, me sa duket, në redaksinë e Izvestia-s, për shtatëdhjetë vjetorin e Stalinit.

 

Gazetat vazhdojnë të botojnë me besnikëri këto mesazhe besimi.

 

Kreu i qeverisë shqiptare kishte frikë se mos vonohej, thotë gojëria popullore.

 

Kështu Enver Hoxha – vetë ai – sapo i ka dërguar para kohe urimet e tij për 71 vjetorin babait të vogël të popujve, i cili do të festohet më 21 dhjetor !

 

Si e luftoi Kisha Ortodokse Serbe, Kishën Katolike Shqiptare – Nga GJON MARKU

Po t’u referohemi dokumenteve të botuar nga Akademia e Shkencave të Serbisë, por edhe nga botimet e Kishës Ortodokse Serbe, atëhere në vijimësi dhe qysh herët vemë re një qëndrim të ashpër, aspak tolerant e, mbi të gjitha, armiqësor të kësaj kishe ndaj popullsisë shqiptare e sidomos ndaj klerit katolik shqiptar. Kjo strukturë, e cila në shtetin serb është pjesë e masakrës ndaj shqiptarëve dhe hartuese e politikave antishqiptare, akoma edhe sot harton dhe shpif, apo mundohet të rindërtojë frymën e përçarjes dhe vëllavrasjes ndër shqiptarë, të nxisë politikat e nacionalizmit ekstrem mundohet me të gjitha mënyrat të pengojë ecjen përpara, integrimin dhe mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Akoma dhespotë të ardhur prej Serbisë turren ta quajnë Kosovën pjesë të Serbisë edhe pse kjo copë tokë e Ballkanit është larë me gjak cep më cep prej masakrave dhe Golgotës serbe. Akoma në këtë copë të Ballkanit gjenden dhespotë që rrëmbejnë armën apo bekojnë luftra ekstreme dhe masakra barbare, deri dhe vrasjen e fëmijëve në djep.

Politikanë dhe drejtues të Kishës Ortodokse Serbe, herë nën zë e herë haptazi, mundohen ta quajnë Kosovën një shtet të tipit mysliman, biles një shtet të tipit fondamentalist. Gjithashtu, kur Kisha Katolike Shqiptare nuk është gjendur në anën e tyre si falsifikatore e historisë dhe fakteve, atëhere dhe ajo është kthyer në objekt sulmi dhe shpifjesh. Ky sulm dhe këto shpifje, ashtu si dhe lufta e përhershme ndaj shqiptarëve, është e hershme.

Nëse hedhim një vështrim më herët rreth katërqind e ca vjet më parë, në një natë të ftohtë dhjetori antishqiptarët më të egër nuk patën hezituar ta mbysnin në ujërat e Drinit të Bardhë Pjetër Budin (në dhjetorin e vitit 1622), (1) i cili ishte bërë i njohur si një atdhetar, ishte dalluar për veprimtarinë e vet të pareshtur në të mirë të atdheut. Njëri ndër hartuesit e raporteve mbi gjendjen e kishave, klerit dhe popullsisë në Shqipërinë e Veriut, por ai ishte dhe njëri ndër udhëheqësit shpirtërorë, më të spikatur e më fisnikë të kohës së vet, madhështia e të cilit veçse rritet me kalimin e viteve dhe shekujve.

Më 28 nëntor të vitit 1912 , në qytetin e Vlorës u shpall shteti i pavarur shqiptar, dhe pas pak kohë edhe u njoh si shtet. Megjithatë Shteti Shqiptar përmblidhte vetëm përafërsisht gjysmën e regjioneve të banuara me shqiptarë në Ballkan. Më shumë se 50% e popullsisë shqiptare mbeti jashtë kufijve të shtetit kombëtar. Serbët ishin turrur të rrëmbejnë një copë të truallit të shqiptarëve.

Edhe afro 116 vjet më parë; në vitin 1913, Kisha Ortodokse Serbe e shpall Kishën Katolike Shqiptare, e në veçanti atë të Mirditës, Abatin dhe priftërinjtë si armikun më të madh të Serbisë.(2) Ndërkohë që po kjo kishë ka ngritur akuza mjaft të rënda ndaj kishës Katolike në Kosovës e vijon të ngrejë edhe sot.

Barbaria serbe nuk e kishte kursyer jetën e njërit ndër më të ndriturat mendje të shqiptarëve, At Shtjefën Gjeçovit; e kështu faktet kokëforta ndjekin njëra- tjetrën.
Gjithnjë udhëheqësit shpirtërorë, e në mënyrë të veçantë klerikët katolikë, shpalleshin armiqtë më të mëdhenj të popullit serb jo rastësisht por sepse, siç pohon Rexhep Qosja në veprën e tij “Populli i ndaluar” “…, në historinë e popullit shqiptar, faktori fetar, as ai mysliman, as ai ortodoks, nuk kanë luajtur ndonjë rol atdhetar, çka nuk mund të thuhet për një numër të klerit katolik, ndër të cilët ka të tillë, që kanë merita të mëdha në kulturën shkrim-këndim, gjuhë dhe letërsi shqipe. Ata ishin atdhetarë të mëdhenj..”(3)

Apo siç shkruan Faik Konica në revistën e tij “Albania,” se katolikët shqiptarë janë shkak që u mbajt gjallë gjer më sot kombësia jonë.
Krishterimi ishte feja e parë ndër shqiptarë. “Ilirët ishin të parët në Ballkan që pranuan këtë besim të ri në vend të paganizmit.”(4) Kështu katolikët përbënin dhe rrezikun kryesor për kishën dhe kishtarët e Serbisë, pikërisht pse ata ishin historikisht ura lidhëse me Evropën e qytetëruar. Katolicizmi, nga njëra anë i jepte Shqipërisë bashkimin që i mungonte si shtet dhe nga ana tjetër e lidhte me botën e krishterë evropiane, vinte në dukje Fan Stiljan Noli.
Pikërisht këta atdhetarë të mëdhenj vinte së pari në shënjestër Kisha Ortodokse Serbe dhe i shpallte armiqtë më të mëdhenj të Serbisë.

Në fundvjeshtën e vitit 1912 menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Petar Karagjorgjeviq urdhëron ushtritë serbe, të cilat pasi kishin kryer masakra të pashoqe në Kosovë, të turreshin për pushtime të reja të territoreve të Shqipërisë. Ai urdhëron “… Tej shkrepave shqiptarë dhe alpeve me borë, përtej strofujve të rebelëve arnautë në detin Adriatik, për të ngritur flamurin burrëror të Serbisë…”(5) Dhe këtë e pohon në kujtimet e veta Kryeshefi i Shtabit, i cili mbërriti deri në Durrës Dragoljub M. DINIÇ vetëm se dhjetë vjet më vonë. Pra, veç shtetit serb, dhe Kisha Ortodokse Serbe kërkon të shtrihet drejt brigjeve të Adriatikut në Shëngjin apo në Durrës me çdo çmim. Ani se jeta e shqiptarëve vihej në fillen e perit.

Në Beograd gjenerali famëkeq Bozo Jankoviç merrte dhe përpunonte njërin pas tjetrit raportet e nënkolonelit Dimitrie Bulici, cili e lajmëron shefin e tij gjakësor mbi situatën e trupave që lëviznin drejt zemrës së Shqipërisë “… Situata e radhës ka qenë fatale po të mos haste në mirësjellje nga ana e Mirditës, kryeqendra e të cilës është Oroshi. Aty gjendet selia e kryesuesit të Mirditasve Marka Gjoni, i cili ka pushtet të pakufizuar gjyqësor dhe ekzekutiv dhe selia e të parit të tyre fetar msgr Prend Doçi”. (6)

“… Ipeshkvi dhe fretërit e tjerë për nga kombësia janë arbëreshë dhe patriotë të mëdhenj. Pritjen që e organizoi ipeshkvi ishte e përzemërt, aq edhe e shkëlqyeshme, nga biseda që më të u zhvillua në gjuhën frënge, se ai është udhëheqës politik i këtij fisi (Mirditës). Pyetja e tij e parë ishte se cilat janë qëllimet tona, gjegjësisht të Serbisë, në lidhje me Shqipërinë. I është përgjigjur: se ne nuk kemi pretendime pushtuese në këto anë… dhe se jemi të frymëzuar me mendimin që pas luftës ta lëmë Shqipërinë të lirë. Në atë moment, rreth ipeshkvit ishin të mbledhur bajraktarët e këtij fisi, të gjithë njerëz të pjekur me shprehje të vendosura dhe inteligjente në fytyrë, dhe kur kjo bisedë u është shpjeguar e kanë pritur kënaqshëm.” (7)

Dimitrie Bulici këtu në një mënyrë të stërholluar mundohet t’u hedhë hi syve parisë së Mirditës, tek e cila duke shfrytëzuar qenien e kësaj treve katolike dhe njëkohësisht e një parie jo fort të orientuar si duhet, mundohet të luajë një lojë mjaft djallëzore dhe një pabesi të tipit serb. Kështu Buliç i drejtohet shefit të tij në Beograd, Petroviç, duke i shkruar “… Përveç të tjerash ato pra (mirditasit), e kanë lajmëruar ipeshkvin e tyre dhe neve se Mbreti Nikollë,( mbreti i Malit të Zi) i ka pritur shumë keq disa udhëheqës të Mirditës. Për këtë shkak mirditasit janë shumë të prekur…Pas kësaj u kam dhënë garanci të reja gojore se në liri të Mirditës nuk do të preket, se Serbia do të përkujdeset që të ruajë të drejtat e tyre shekullore e se me ta do të mbaj marrëdhënie më të mira miqësore. Me këtë rast ipeshkvi dhe udhëheqësit deklaruan se me Serbinë do të punojmë së bashku. Pas kësaj Kapidani Marka Gjoni u vu në dispozicion që me njerëzit e tij të nxjerrë çka ka nga ushqimet në këto anë të varfra…”(8)

Pas këtij informacioni që për Beogradin përbënte një rëndësi të veçantë, gjenerali famëkeq Bozo Jankoviç u drejtohet komandantëve që drejtonin forcat në Shqipëri ” u lutem komandantëve që në rastin e diskutimit politik të mëtejshëm në pyetjen mbi fatin e Shqipërisë të merret parasysh fjala e dhënë nga komandanti (Bulic) dhe oficerët e radhës udhëheqësve shqiptarë nëse është e mundur të ju japin edhe vërtetime formale mbi Pavarësinë e Shqipërisë”.(9) Theksojmë se në këtë kohë në krye të forcave serbe që gjendeshin në Shqipëri ndodheshin dhe komandantët famëkeq Dimitrie Tucoviç dhe Kosta Novakoviç, ndër organizatorët kryesorë të forcave pushtuese serbe.

E ndërsa situata në Shqipëri ishte e tillë, komandantët merrnin e jepnin me komandën e tyre. Kisha Ortodokse Serbe nga ana e saj vijonte të shfaqte hapur ambicjet mbi territoret shqiptare, kërkonte të vinte kufij të rinj në shtrirjen e territoreve dhe zotërimeve të saj mbi tokat shqiptare dhe ta shpallte Kishën Katolike Shqiptare dhe klerikët e saj të të gjitha niveleve, armikun më të madh të popullit serb.
Në vitin 1913 “Stev. Bojoviç, prift, Obramoviç” në fletoren zyrtare kishtare publikon artikullin me titull “Vështirësitë në punën e ardhshme të priftërinjve serb” ku në mes të të tjerave gjejmë të publikuar thelbin e ëndrrës shekullore për gllabërimin dhe asimilimin serb “… Atdheu ynë ka realizuar ëndrrat pesëshekullore…., krahët e vet i ka shtrirë edhe mbi vëllezërit e vet në Serbinë e Vjetër (Kosovë) …., është dyfishuar numri i popullsisë, është…
Sipas priftit ortodoks serb Stev. Bojoviç, për të gjitha mossukseset serbe në territoret shqiptare, fajtori kryesor janë priftërinjtë katolikë shqiptarë dhe besimtarët e tyre”.

Ky prift, duke njohur veprimtarinë patriotike, luftën e vazhdueshme për komb dhe kulturë, nivelin e dijeve të klerit katolik shqiptar, shkruan:
“Në katolicizëm deri më tani ne kemi pasur armikun më të zemëruar dhe më tinëzak…,edhe në luftërat e kaluara rezistencën më të madhe nëpër Serbinë e Vjetër (Kosovë) dhe në për Arbërie farkuar rishtaz, e kanë bërë arnautët katolikë, kurse Shkodrën Serbe(!), ushtrisë fituese serbe, ia mori katolicizmi e jo kombi arnaut. Shkodra dhe Arbania nuk i janë falur (!) kombit. Europa e pashpirt dhe mizore nuk ua dha arnautëve për sy të zi Arbaninë, Shkodrën dhe detin serb(!), por ia dha katolicizmit. Dhe të gjitha vështirësitë që i patëm më herët dhe atëherë, dhe të cilat do ti kemi në të ardhmen, vinë nga ana e katolikëve…”(10)

Ky prift ortodoks serb e dinte mirë se klerikët Katolik gjithnjë kishin qënë në nismat e mëdha të luftës për komb dhe kulturë. Gjithsesi orientimi i shqiptarëve, e sidomos i klerikëve katolikë, ishte drejt perëndimit. Kisha katolike dhe katolikët në përgjithësi ishin një urë e fortë lidhëse midis Evropës së krishterë dhe shqiptarëve. Kultura dhe tradita 2000 vjeçare ndër shqiptare kishte ngulur rrënjë të forta dhe ishte e vështirë të zhbëhej.
Prandaj duhej bërë vëmendje, sidomos ndaj klerit katolik, ndër të cilët ka të tillë, që kanë merita të mëdha në kulturën shkrim-këndim, gjuhë dhe letërsi shqipe. Ata ishin atdhetarë të mëdhenj. Themeluesit e gjuhës së shkruar, historianët që njihnin mirë historinë e tyre por dhe të serbëve në Ballkan. Kisha Katolike i ka afruar shqiptarët me perëndimin, me kulturën dhe zhvillimin e vendeve të tjera perëndimore.
E natyrisht, kjo nuk kishte si të mos e shqetësonte klerin ortodoks. Prandaj ai nuk heziton të shkruajë “… Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tonë të rinj. Kjo do të jetë një demon i cili nuk do të na lerë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin tonë”…(11)

Pra ky prift ortodoks e shihte me frikë përballjen në të gjitha planet me klerin katolik shqiptar. Priftërinjtë katolikë Shqiptarë në pjesën më të madhe të tyre ishin të shkolluar. Kishat e tyre ndër malet e Shqipërisë i kishin kthyer në çerdhe të dijes dhe të kulturës. Kisha katolike ishte pjesë e pandarë e jetës së shoqërisë, udhëheqëse shpirtërore dhe një faktor i rëndësishëm i frymëzimit të qëndresës, kulturës dhe të arsimimit, ndoshta si më të parin e më të vlefshmin gurë në themelin e kulturës sonë kombëtare. Prandaj prifti ortodoks serb shkruan: ” Fretërit katolikë dhe Kisha Katolike disponojnë fuqi të mëdha mendore dhe materiale. Priftërinjtë katolikë me gatishmëri dhe sakrificë qëndrojnë lart mbi ne. Ata të shumtën kanë mbaruar fakultete, derisa ne kemi të mbaruar seminare fetare të një niveli të arsimit të mesëm. Priftërinjtë e tyre në krahinat tona(!) të reja dhe në përgjithësi në Ballkan disponojnë me gatishmëri të fortë për obligimin seminarik, për të cilën zgjidhen më të gatshmit, më aktivët dhe më të përkushtuarit e kishës dhe thirrjes së vet, ta cilët me çmim të jetës shkojnë nëpër grykëmalet e egra dhe të pakalueshme të Arbërisë, predikojnë mësimin e vet dhe përfitojnë idhtarë të katolicizmit(….) dhe me kundërshtarë të tillë do të duhet të luftojë prifti serb…, i cili ka mbaruar një seminar të keq , sipas programit të vjetruar dhe të papërsosur pa kurrëfarë librash…”(12)
Priftërinjtë katolikë shqiptarë, shkruan prifti ortodoks serb, janë më të rrezikshëm se artileria turke.

Menjëherë pas okupimit të Kosovës, Kisha Serbe iu përvesh punës së kthimit masiv të katolikëve dhe myslimanëve në fenë ortodokse. Duke mohuar akuzat e jashtme se ky kthim i popullsisë në fenë ortodokse është i dhunshëm, fletushka e priftërinjve ortodoksë “Vesnik Srpske Crkve”, publikon artikullin Predstavka velikih ortodoksë serbë” ( Pedicioni i fuqive të mëdha). (13)

Përfaqësuesit e fuqive të mëdha në Beograd më 17 mars 1913 dorëzuan peticionin, me të cilin thërrasin Qeverinë serbe të largojë rrethimin e Shkodrës dhe të evakuojë sa më parë territoret e zëna shqiptare. Njëkohësisht mendojmë se duhen marrë masa urgjente për sigurimin e lirisë së vërtet fetare për katolikët dhe myslimanët e kombit Arbëresh .(14)
Kjo politikë e kishës ortodokse serbe, e montuar dhe e ndjekur ndër shekuj, ka ardhur e njëjtë edhe në ditët tona. Don Lush Gjergji, njëri ndër personalitetet më të larta të Kishës Katolike Shqiptare dhe njëri ndër personalitetet më të ndritura të kulturës shqiptare në një intervistë të tij pohon në mars të viti 2008 pohon: “Kjo çështje është e njohur. Kisha Katolike e Mirditës dhe gjithë Kisha Katolike Shqiptare ishte kthyer në një udhëheqëse shpirtërore në vitet 1910-1913. Sigurisht lashtësia jonë, traditat dhe kultura jonë 2000- vjeçare, ku gjendet prania e kishës dhe e Krishtërimit ndër truallin shqiptar, ka qenë peng jo vetëm për serbët, por edhe për Turqit që s’mundën ta zhbëjnë.
Atëherë, pra para vitit 1913, kur flisni ju, Kisha Serbe bëri kompromis me ushtrinë otomane turke. Biles fill pas rënies së Kostandinopojës, dhe prej atëherë u mundua të gjejë një lloj qetësie. E kështu ne jemi gjendur midis dy zjarresh, midis gërshetimit dhe kompromisit të dy armiqve.
Duhet të theksojmë se Kisha Serbe kur u shkëput përfundimisht prej Kishës së Romës, gjithë mllefin e shprehu ndaj vendorëve që kishin mbetur besnikë të Romës.

Në anën tjetër me turqit dhe islamikët gjeti një lloj mirëkuptimi dhe një lloj kompromisi. Prej vitit 1622, kur u themelua kongregata, pra Propoganda Fide, në të gjitha relacionet çështja që paraqesin ipeshkëvinjt tonë janë “vuajtja nga shovinizmi serb dhe nga Turqia”.
Është shumë e rëndësishme që ne të japim mesazhin; nuk duam të kushtëzohemi nga e kaluara e idhët, por dëshirojmë të kemi dimensione ekumenike, siç kishte i madhi Fan Noli, themeluesi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Siç ishte i madhi Atenagora, po ashtu me prejardhje shqiptare, i cili bashkë me Palin VI në vitin 1964 bëri vizitën e trefishtë në Jeruzalem, Romë dhe në Kostandinopojë (në Stambollin e sotëm) dhe hapën rrugën e dialogut, takimit dhe afrimit dhe, mundësisht, të bashkimit, të plotë.

Ne nuk kemi ngarkesa në anën fetare; ato janë kryekëput në anën kombëtare apo nacionale.
Nacionalizmi i tepruar dhe shovinizmi e dëmton dukshëm njeriun, kombin e, mbi të gjitha, bashkimin fetar.
Edhe ne na ka akuzuar në vitin 1981 Kisha Ortodokse Serbe këtu ,se pse nuk jemi kinse (tamam) me ta për të thënë se në Kosovë po ndodh një fondamentalizëm islamik.

I ndjeri Ipeshkvi Nik Prela atëherë, dhe më vonë ne të tjerët, e kemi thënë se 200 metra larg nesh gjendej Kisha Ortodokse Serbe, ku ishte Ipeshkëv Pavli, që tash është Patriku në Beograd.
Ne ju thamë haptazi, nëse keni argumente konkrete na i thoni, dhe ne do ju themi vëllezërve shqiptarë se nuk jemi as vëllezër as shqiptar njësoj, pse me të keqin dhe ne s’mund të jemi, dhe të keqin s’mund ta kemi vëlla.

Po që Kosova është një vend fondamentalist islamik, vetëm këtë nuk mund ta themi. Dhe, pasi nuk e bëmë këtë kompromis, atëherë Kisha Ortodokse ishte në sulm kundër kishës Katolike dhe njerëzve të saj.
Imagjinoni deri ku shkon çmenduria. Kur ishin helmimet më se të 7000 fëmijëve dhe të rinjve, Beogradi shpiku se është kisha Katolike ajo që i ka helmuar. Kjo, që të krijonte përçarje dhe të shkaktonte mosbesim dhe dashakeqësi, por populli e dinte mirë se kush ishte fajtori. Nga ana tjetër që të kishte edhe një armë më shumë në sy të Evropës dhe Botës. Llogarisni deri ku shkon mendja e keqe. Megjithatë ne nuk kemi lejuar provokime, por kemi vënë në lëvizje mendjen e ndritur dhe zemrën e hapur e s’kemi rënë në kësi grackash.” (15)
Kështu, ujku qimen ka ndërruar, ndërsa vesin jo…

Shënim: Për përgatitjen e materialit, përkthimet nga Serbishtja u realizuan nga Arian Sharri

Literatura
1. Buzhall, Prend: Pararendës i rilindasve. Urtia. Zagreb . nr 2, 2006. f. 420-422.
2. Diniç, Dragoljub M: “Privi put kroz Albaniju,” – “Sa Sumadijskim Albanskim Odredom, 1912., Kragujevac, 1922, u: Ljubica, Stefan: “Serbiai Albanici”, preglad politike Serbije prema Albancima od 1878. do 1914. godine, knjiga prava, casopis za kritiko znanosti, Ljubljana, 1989, f .135-138.
3. Qosja, Rexhep: “Populli i ndaluar” Mega -Medium, Prishtinë, 1990, f. 402.
4. Dedaj, Ndue:. Ravë përkrah qytetërimit europjan, Mirdita Artikuj dhe studime Historike, Mirditë 1997. fq 61.
5. Diniç, Dragoljub M: “Privi put kroz Albaniju,” – “Sa Sumadijskim Albanskim Odredom, 1912., Kragujevac, 1922, u: Ljubica, Stefan: “Serbiai Albanici”, preglad politike Serbije prema Albancima od 1878. do 1914. godine, knjiga prava, casopis za kritiko znanosti, Ljubljana, 1989., f .135-138.
6. Diniç, Dragoljub M: vep. e cit., f.32
7. Po aty, f.42-43
8. Marku, Gjon: “Disa dokumente dhe fakte historike mbi organizimin dhe funksionimin e shkollës në Mirditë deri në vitin 1924, Kumona e së Djellës, nr 11, 1997 f. 25.
9. Marku, Gjon: “Kisha Katolike dhe arsimi në Mirditë në fillimet e tij,” Podgur dhe trevat e tjera etnike shqiptare në 90 vjet histori. Istog 2007. F. 129.
10. Diniç, Dragoljub M: “Privi put kroz Albaniju,” – “Sa Sumadijskim Albanskim Odredom, 1912., Kragujevac, 1922., u: Ljubica Stefan, “Serbiai Albanici”, preglad politike Serbije prema Albancima od 1878. do 1914. godine, knjiga prava, casopis za kritiko znanosti, Ljubljana, 1989., f .135-138.
11. Marku, Gjon: “Disa dokumente dhe fakte historike mbi organizimin dhe funksionimin e shkollës në Mirditë deri në vitin 1924”, Kumona e së Djellës, nr. 11, 1997 f. 25
12. Diniç, Dragoljub M: “Privi put kroz Albaniju,” – “Sa Sumadijskim Albanskim Odredom, 1912., Kragujevac, 1922., u: Ljubica Stefan, “Serbiai Albanici”, preglad politike Serbije prema Albancima od 1878. do 1914. godine, knjiga prava, casopis za kritiko znanosti, Ljubljana, 1989. , f .138.
13. ” Vesnik Srpske Crkve”, mars -prill 1913.f. 268.
14. ” Vesnik Srpske Crkve”, mars -prill 1913.f. 268.
15. Marku, Gjon: “Kisha Ortodokse Serbe, përçarësë dhe vëllavrasëse”, (intervistë me Dom Lush Gjergjin, prift katolik shqiptar i Ipeshkëvisë së Kosovës) ,Gazeta “Sot” 14 mars 2008.

Kalo tregon prapaskenat e vetëvrasjes së Shehut: Ishte negocim, i prishi skemën Enverit

“Nuk kam brerje ndërgjegjeje që kam kuruar Enver Hoxhën. Kam kuruar diktatorin, jo diktaturën”, është shprehur mbrëmë në emisionin “Debat” në “Channel One”, mjeku personal i diktatorit, Isuf Kalo.

 

Për më shumë se dy orë, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Roland Qafoku për tri dekadat e punës së tij, fillimisht si mjek i Klinikës Speciale e më pas si mjek personal i Enver Hoxhës. Kalo nuk pranon që t’i quajë “monstra” banorët e Bllokut. “Ata janë si ne, por me fate të ndryshme”, thotë Kalo.

Ai flet edhe për figurën e Mehmet Shehut, që, sipas tij, kishte kulturë anglosaksone. Ai është i bindur se ishKryeministri vrau veten si një negocim për të ruajtur familjen. Sa për Nexhmije Hoxhën, e konsideron një grua të përkushtuar dhe dinjitoze ndaj të shoqit.

Çfarë ishin banorët e Bllokut, kriminelë apo heronj?

Ishin si ne. Nuk pashë ndonjë njeri me dhunti të jashtëzakonshme, por me fat të ndryshëm nga ne. Kishte nga ata që ishin askushi dhe u bë dikushi dhe nga ata që ishin dikush, që ranë në humnerë. Përfshirja në këtë grup udhëheqës nuk ishte çështje meritash, inteligjence, performance, por zgjedhje që bazohej te kriteret e besueshmërisë dhe besnikërisë. Është gabim t’i përcaktosh si monstra, se do quhej si aksident gjenetik dhe lind dhe supozimi që ndodhi një herë e nuk mund të ndodhë sërish. Ata ishin të sjellshëm, të edukuar, qoftë dhe për fasadë, duke iu përshtatur moralit komunist.

Enver Hoxha ishte diktator, a e keni brengë që zgjatët jetën e diktatorit dhe diktaturën?

 

Nuk konkurrova për të qenë mjek i Enver Hoxhës. Më emëruan, mora një detyrë shtetërore, që unë e quajta fat. Unë Enver Hoxhën nuk e kam trajtuar si njeri të jashtëzakonshëm, por si pacient. Mjeku nuk ka një pacient të mirë dhe një të keq. Nuk kam brerje ndërgjegjeje. Atëherë isha krenar.

Nga libri më duket sikur keni brerje ndërgjegjeje…

Që Enveri ishte diktatori dhe regjimi ynë diktatorial, kjo dihej, por unë nuk mjekova diktaturën, por diktatorin. Ai mund të ishte kushdo. Ne mjekët nuk kemi ndjenjë ideologjike kur mjekojmë dikë. Nëse nuk do të ishte Enveri, do ishte një tjetër, sepse sistemi ishte i tillë. Diktatorë ishin dhe burrat në familje.

Kishte emocione kur e vizitonit?

Eksperienca e parë ishte shumë e sikletshme. Isha si në provë. Ai më kishte pranuar pa më provuar. Kishte besuar Hysninë dhe unë doja të kisha sukses. Shqetësimi i tij dukej si jo i rëndësishëm, por unë mendova që mund të ishte edhe më i rrezikshëm, pasi çrregullimet e zemrës mund të sjellin çrregullime të tubit të tretjes. Ishte ora 3 e natës. I kërkova ta vizitoj dhe ai pranoi. Unë dyshova se mund të ishte një ishemi e zemrës. I kishte të gjitha premisat: ishte obez, 65 vjeç me diabet, pinte shumë duhan, sedentar. I kërkova të bënim një elektrokardiogram. Nexhmija u skandalizua, se gjithnjë i ishte thënë që zemrën e ke top. Kur je në gjendje qetësie nuk evidentohej, ndaj kërkova.

Mallkuat veten të nesërmen?

E mallkova veten. Sepse nuk e dija se çfarë rruge merr. Duhej vënë në monitorim. Mjek tjetër jo dhe as mjete. Ishim të papajisur mirë dhe Nexhmija nuk donte të bënte zhurmë, alarm të mos thërrisnim mjekë të tjerë. Ishte e frikshme të mbaje një përgjegjësi të tillë. Fatmirësisht, Sulo u afrua të më ndihmonte dhe të thërriste dy mjekë. M’u ngroh zemra, se nuk isha vetëm. Të nesërmen filloi saga e kujdesit të tij.

I keni shërbyer dhe në shumë raste jeni njeriu që e keni rikthyer në jetë..

Jo vetëm unë, por dhe bashkëpunëtorët që ishin më të specializuar.

Bashkëshortja e Sokolit, Liljana, ju ka akuzuar se e keni helmuar Enver Hoxhën.

Kjo është histori e dhimbshme për mua. Është histori e mbyllur, që me sa duket ndodh në këto nivele. Është e paperceptueshme që Nexhmija, e cila u sakrifikua gjithë jetën, Sulua që ishte roje personale apo unë, të kryenim një veprim të tillë.

Në një orë mësimi, një nxënës naiv pyet si është e mundur që nuk ka pasur atentate apo tentativa për ta vrarë Enver Hoxhën?

Kjo është një pyetje që njerëzit duhet t’ia bëjnë vetes. Nuk di që Enver Hoxhës t’i jetë bërë tentativë vrasjeje.

A kishte sozi?

Nuk besoj se kishte nevojë. Në vlerësimin tim, Enveri nuk i jepte rendësi ruajtjes së tij, kishte besim në vetvete. Nuk vishte jelek antiplumb, hynte mes njerëzve. Ne, që shkonim fare pranë tij, nuk kontrolloheshim. Ishte bazuar mbi besimin dhe karakteristikat e njeriut që rekrutohej.

Figura e dytë që keni trajtuar në libër është Mehmet Shehu. Keni treguar shumë detaje. Nga 27 vjet Kryeministër u kthye në subjektin e një krimi makabër…

Pas vdekjes së Salinit, lindi nevoja që sekretarët e parë të ndërroheshin. Në atë kohë, Enveri kishte shumë funksione, kështu u tha të linte ca detyra dhe bëri Mehmetin Kryeministër dhe nga ky çast u bë personi nr.2, madje Enveri lejoi që pas fotografisë së tij të vinte atë të Mehmetit. Një dualitet pushteti që nuk ishte parë më herët. Nuk isha mjek i tij, por e kam vizituar edhe atë, edhe të ëmën, Sulltanen edhe Fiqiretin. Ishte figurë interesante, por ishte pa rezerva, shumë origjinal, nuk përpiqej të maskohej. Ishte spontan, zihej, pajtohej… Ishte shumë ndryshe nga mënyra si mendonte. Kishte kulturë anglosaksone, i prerë. Pyetja që kam pasur gjithnjë është se pse Mehmeti ishte aq i magjepsur pas Enverit dhe shpërfillës ndaj të tjerëve, bëhej pulë para tij? Ishte magjepsja që kishte nga ai. Enveri rrezatonte autoritet.

E keni takuar Silva Turdiun?

Jo. Nuk merrnim pjesë në ngjarje familjare, as në dasma. Në Bllok nuk bëheshin dasma me zhurmë, vetëm me farefis dhe shokë..

Ju e quani vetëvrasje, por për mendimin tim është gabim, ka fakte për këtë…

Nuk jam mjek hetues dhe nuk mbaj përgjegjësi. Kam folur disa herë me Fatos Hariton dhe më ka thënë 200% vetëvrasje. Fatos Harito nuk ka pasur asnjë interes. Nëse ekspertiza e letrës që ka lënë Mehmeti ka vërtetuar se është e tij, këtë nuk e ka shkruar vrasësi. Kjo i mbyll të gjitha. Vetëvrasja ishte një nga opsionet e fundit për të minimizuar ndëshkimin. Vetëvrasja nuk ishte nga frika, por akt negocimi: Unë po iki dhe kam këto kërkesa. Ai ishte njeri shumë racional. Mehmeti e vrau veten atë natë kur nuk kishte mbaruar procesi i tij. Po të njiheshin me siguri faktet nuk do të diskutonim sot.

Vëllai i Mehmetit, Duro Shehu është i bindur që ishte vrasje.

Unë nuk merrem në është vrasje apo vetëvrasje. Është eliminim. Përveç jetës, donin ta hiqnin nga historia. Fati i Mehmetit u vendos që në 15-ditëshin e parë të muajit shtator pas 5 takimesh me Enverin dhe Nexhmijen, që i kërkuan të dënonte të birin dhe të thoshte sikur nuk dinte gjë për fejesën për të qetësuar opinionin publik. Ai nuk pranoi. Këtu nisi procesi i eliminimit. Mehmeti u spostua dhe mua m’u tha që të merresha me Ramizin dhe jo me Mehmetin. Vrasja nuk i shërbente Everit se krijonte histori më pas. Ai mendonte eliminimin e ngadaltë. Këtë donte të bënte edhe me Kadriun. Por Mehmeti e prishi këtë skemë me vetëvrasjen dhe që një ditë do përfundonte keq. Sipas logjikës, zgjidhja më e mirë për të, nëse letra e tij do të merrej parasysh, ishte vetëvrasja. Dhe nuk e di pse Enveri nuk e maskoi si në raste të tjera vetëvrasjesh të kuadrove të lartë, për të cilët është thënë sikur është shkrehur arma, është mbytur, u sëmur…

Keni mbajtur më vonë lidhje me Nexhmije Hoxhën?

Nexhmije Hoxha është treguar shumë parimore ndaj sulmeve dhe shpifjeve që u ngritën ndaj meje, sikur kisha helmuar Enver Hoxhën. Nuk u bashkua me këtë kor dhe konfirmoi që shërbimi mjekësor është kryer në mënyrën më të mirë të mundshme. E kam falënderuar për ndihmën që na ka dhënë ne si staf mjekësor. Nexhmije Hoxha ka qenë një nga gratë më të devotshme që kam njohur për kujdesin shëndetësor ndaj të shoqit.

A jeni dakord me konstatimin e zotit Berisha se sot pushtetin e kanë ata që i kanë pasur etërit komunistë?

Unë nuk e kam cituar këtë. Kjo është fotoja e parë kur sapo ishte bërë PD. Kjo është në zyrën e PD, tek rruga  e Kavajës.

E ke kaluar pak tangent Berishën për atë punën e mjekut.

Historia ka qenë e lidhur me impaktin e parë që pati Hysni Kapo. Ishte një situatë që u sëmur dhe pati një çrregullim në zemër dhe Haki Toska ndërkohë që ishte në Vlorë dhe shpëtoi falë Anesti Kondilit që ishte një professor. Dy –tre kardiologë shkuan në Vlorë ndërkohë pësoi Hysniu dhe Enveri la porosi që të krijohet një grup që ta ndjeki Hysniun. Erdhi doktor Shyti, doktor Sami Kokaj, Kamberi që ishin në grupin tonë që bënin roje. Atëherë lindi nevoja për doktor dhe u futën në atë kohë në shërbim të Bllokut por jo si staf i përhershëm i Bllokut. Duhet të ketë qenë viti ’78. Unë e propozova Berishën. E morën Berishën si pjesë e grupit. Berisha qëndroi me grupin sa e kaloi atë fazë. Më pas u shkëput sepse ishte pedagog, por mbante kontakte .

Si ka mundësi që Nexhmie Hoxha bën një akuzë shumë të rëndë dhe të paprovuar duke thënë për zotin Berisha në një intervistë tekstualisht: “Në listën që më dërgoi Hysni Kapo ishte edhe Sali Berisha. Për çdonjërin kishte disa rradhë me të dhëna biografike . Kur lexova që Sali Berisha kishte vjehrrën serbe, ish partizane por me UDB unë në moment thashë: Larg nga lidhjet me serbët dhe aq më shumë me UDB.”

Tani Nexhmija ka folur mendimin e saj por kjo nuk është pjesë e librit tim. Unë kam thënë se kam dashur që Saliu të jetë aty dhe nuk u miratua. Pse nuk u miratua, nuk i kam hyrë kësaj pune. Unë vetë Saliun nuk kam pushuar së trajtuari si mikun tim dhe të kemi relacione pavarësisht se ç’është menduar për të . Saliu atë kohë ishte anëtar partie, ishte mjek i dalluar, kjo kishte rëndësi, por nuk ishte komunist.

Pse këtë foto ku jeni ju, Berisha dhe fëmijët e Enver Hoxhës pse nuk e keni vënë në libër?

Sepse është keqpërdorur. Ky është një moment intim në Volorekë, në Pogradec dhe ka të ngjarë të ketë qenë ditëlindja ime ose e ndonjë tjetri. Jemi shoqëri, kryesisht Saliu me të shoqen, Sokoli me të shoqen, është Valdete Sala, është ime shoqe aty.

Arratisja që solli burgosjen dhe persekutimin e një fisi, si u shkri organizata në Piqeras

Nga Agron MEMA/ Një nga pikat kulminante të diktaturës komuniste në Shqipëri, është “Lufta e Klasave”; pushkatimet, vrasjet pa gjyq, burgosjet me akuza të pabazuara, internimet dhe persekutimet në të gjitha format dhe llojet e saj të tmerrshme, e cila në Shqipëri erdhi e një lloji të veçantë, me fytyrën më të egër e kanibale, me tingujt më të fortë të tragjizmit dhe dhimbjes, me notat më të ashpra të urrejtjes për jetën dhe intesitetin e forcës më të madhe goditëse ndaj vyrtyteve dhe moralit njerëzor, varrosjen për së gjalli të çdo ëndrre për të ardhmen e lumtur. E natyrisht, pa u njohur mirë këto, nuk do të kishte kuptim njohja dhe denoncimi i krimeve të diktaturës komuniste dhe vetë terrorit të ferrit të kuq të shfaqur në formën më të tmerrshme e më të pamëshirshme. Mijëra shqiptarë të pafajshëm e provuan këtë sistem të egër nëpër kampet e përqëndrimit, kampet e internimit dhe kampet e punës, provuan plumbat e litarin, humbjen e varrit, së bashku me eshtrat e tyre që nuk do të gjenden kurrë. Një popull shpresëhumbur, i stërmunduar, i uritur, rraskapitur e i lebetitur.

Një nga këta të shumtë vuajtës të sistemit komunist diktatorial mesjetaro-feudal, është edhe Arsen Prifti nga fshati Piqeras i bregdetit të Sarandës dhe i gjithë fisi i tij. Një nga fiset më të mëdha e më të kamura të kohës në Piqeras dhe të njohur në gjithë bregdetin e fshatrat e tij, për fisnikërinë dhe ndihmat humane ndaj shtresës së varfër. Të gjithë të lidhur me LANÇ. Shtëpitë e tyre dykatëshe ndodhen në qendër të fshatit, aty ku banorët i thonë “Porta e Madhe”. Shtëpi të hershme që rezistojnë edhe sot. Por një vit pas çlirimit të vendit, maj 1945, ndodhi tragjedia që do të sillte mbi këtë fis gjëmën e madhe: burgosje, internime e persekutime, deri në brezin e tretë pasardhës të Arsenit.

 

Po çfarë ndodhi në Piqeras, atë maj të 1945-s?

Vëllai i Arsenit, Grigor Prifti (Goli), që në ditët e para të Çlirimit arratiset në Greqi. Arratisje mbi të cilën koha nuk ka hedhur dritë dhe ka ngelur enigmë edhe sot, megjithëse në vitet e para të demokracisë, Goli erdhi në fshat pak ditë, por qëndroi gojëkyçur. Goli ishte partizan dhe arratiset papritur duke lënë pas gjëmën e madhe për fisin e tij dhe shumë bashkëfshatarë. Urrejtja dhe hakmarrja komuniste do të shfrynte mbi ta, tmerrshëm e pamëshirshëm. Por nuk u nxituan. Koha do të sillte në skenë ngjarje të reja në zhvillim. Dokumentet dhe gojëdhënat duan të thonë se erdhi disa herë në fshat si diversant, por kjo nuk u faktua edhe pse shumë veta u dënuan dhe riskuan. E faktuar është vetëm ndodhia që do të rrëfejmë më poshtë.

Bashkëfshatarët, Golin, e përshkruajën të fortë fizikisht, të mençur dhe trim. Kish zgjuarsi natyrale të admirueshme. Ngjarja që shkaktoi tragjedinë mbi fisin e tij dhe e dokumentuar si ardhja e fundit në vendlindje nga shteti grek, është ajo e majit 1945-ës. Një nga më të moshuarit e fshatit Piqeras dhe fis me Golin, 87-vjeçari Aleksandro Prifti tregon se: “Atë natë organizata bazë e partisë qe mbledhur në mbledhje tek godina e madhe dykatëshe në mes të qendrës së fshatit, Shtëpia e Qendrës e cila ashtu është edhe sot. Partia dhe fronti qenë sinjalizuar nga sigurimi i shtetit se Grigor Prifti kish ardhur në fshat si terrorist dhe duheshin marrë masat për arrestimin e tij. Ata bënin mbledhje në katin e dytë të godinës, ndërsa Goli rrinte fshehur në katin e parë dhe i dëgjonte. Në një moment pas mesnatës, kur diskutimet morrën zjarr, Goli mori gruan e fëmijët dhe një bashkëfshataren e tij, zonjë të shtëpisë ku bëhej mbledhja, Leni Qëndron, e cila kish burrin në Amerikë dhe më pas u bashkua me bashkëshortin, i tha dhe Vito Qesarit se kish biseduar me të shoqin e saj në Amerikë dhe kish leje ta merrte e ta çonte tek burri, por ajo nuk pranoi se kish fëmijë shumë e qenë të vegjël, nuk kish ku t’i linte. Goli me bashkëshorten e fëmijët dhe me Lenin zbritën buzë detit ku i priste mjeti lundrues dhe u larguan për në Greqi. Të nesërmen u mor vesh ngjarja. KQ i PPSH-së, me urdhër të posaçëm nga Enver Hoxha, mori vendimin për shkrirjen e organizatës bazë të partisë.” Ndoshta rast i veçantë ky në Shqipëri gjatë gjithë kohës së sundimit komunist. Dhe do të nisnin arrestimet dhe internimet me akuzat absurde dhe këtë absurditet e tregojnë vendimet e para të gjykatave dhe anulimi i tyre. Qëllimi qe gjetkë. Do të niste e famshmja “Lufta e klasave” dhe shpronësimi i fshatarësisë dhe kjo do të shoqërohej me terror dhe shantazh kundër familjeve të pasura dhe ato të mesme. Kjo kish nisur një vit më parë kur qe arrestuar një nga më të pasurit e fshatit, Llukan Xhani me akuzën “agjent grek” dhe fillimisht u dënua 20 vjet burg e më pas doli sepse nuk ia faktuan akuzën. Tani vinte një radhë më e madhe, një luftë më e gjatë që do të përfundonte vetëm në fund të vitit 1990. U arrestuan pas arratisjes spektakolare të Golit me familjen Filip Laska e Kiço Çuni, të dy barinj. Mbi ta rëndoi akuza se kishin strehuar Golin disa herë kur ai kish hyrë në Shqipëri nga kufiri grek. Filipi u dënua 21 vjet dhe Kiçua 12, po nuk i bënë të gjitha vitet e burgut. Tjetër i dënuar qe dhe Thanas Prifti, ish-partizan i Brigadës së 6-të S, por ky shkoi në vend të babait dhe bëri katër vjet burg dhe u lirua si ish-partizan, ndërsa Kiço Çuni u lirua pas 6 muajsh se nuk iu provua akuza si strehues i Golit. U internua i ati i Golit, Lonidha Prifti në Lushnjë, por u kthye shumë shpejt në fshat duke shtuar çudinë e kësaj tolerance vetëm brenda një viti. Por nuk kishin harruar: i vëllai Arqile Prifti u internua 20 vjet në Krujë. Në Krujë u internua 2 vjet dhe një grua piqerasjote, Vasiliqi Voda e cila kish burrin në Amerikë, por nuk iku dot me Golin, ndërsa sigurimi i shtetit dyshonte se mos Goli vinte prapë dhe e merrte, ndaj e internuan për të qenë më të sigurt. Disa familjeve iu hoq triska e frontit si dhe shpallën dy kulakë, Timoleo Bitrin dhe mësuesin e fshatit Dhimitër Vrana. U përndoq i gjithë fisi i priftajve, miq e shokë të tyre, të afërm e krushqira. Po barra më e rëndë e goditjes ra mbi të vëllanë tjetër të Golit, Arsen Priftin. Ai u dënua me pushkatim, por më pas ia ulën 25 vite burg nga të cilat bëri 17. Të afërmit trashëgimtarë të tij tregojnë se ai u arrestua ndonëse kish qenë përkrahës i luftës partizane, poliglot me 6 gjuhë të huaja si dhe inspektor policie. Por jo vetëm që nuk e kursyen komunistët, por vuajti më shumë nga të gjithë. Arseni dhe Timoleo Bitri shpëtuan burrat e fshatit nga pushkatimi gjerman. Pas masakrës në fshatrat e Bregut, Nivicë-Bubar e Shën-Vasil, nazistët gjermanë grumbulluan burrat e fshatit të Piqerasit para automatikëve të tyre që nuk dinin të falnin po të merrnin jetë njeriu. Situata qe e rrezikshme dhe koha nuk priste. Falë zotërimit të gjuhës gjermane, Arseni komunikoi me komandën dhe situata u zbut. Së bashku me again e fshatit Timoleo Bitrin bënë një pagesë të majme me napolona flori dhe vaj ulliri. Burrat e fshatit shpëtuan nga masakra.

Të afërmit e Arsenit tregojnë për gazetën “Telegraf” se 9 muajt e parë të arrestimit nuk kishin asnjë lajm për Arsenin deri sa i kishin humbur shpresat se ai jetonte akoma. Veshët u kishin dëgjuar shumë bëma kriminale të pushtetarëve të rinj komunist. Sinjali i parë se Arseni qe gjallë erdhi nga një grua e fshatit (M. M.). Ajo u zbrit nga makina në Sarandë se e spiunoi një i njohuri i saj për një thes misër që kish me vete fshehurazi. E zbritën dhe e shoqëruan në Degë, por pasi i morën thesin e liruan. Por gruaja duke dalë në oborrin e Degës së Brendshme, te pisha që është ende dhe sot si dëshmitare e vetme e krimeve dhe torturave çnjerëzore, pa, të lidhur, Arsenin, kockë e lëkurë, të sfilitur deri në vdekje. Vetëm nga sytë e njohu. Ashtu, të lidhur te pisha, e kishin lyer me mjaltë dhe trupi i qe mbushur me miza. Një torturë që Arseni vetëm rënkonte nga thellësia e shpirtit dhe ai rënkim mezi dilte nga honet e zbrazëta të tij. Bashkëfshatarja ulëriti me kuje para kësaj pamjeje makabre dhe ra në shesh pa ndjenja. Kështu në fshat erdhi haberi që Arseni qe gjallë, jetonte, apo më mirë të themi frymonte. Arseni do të provonte mbi trupin e tij të sfilitur e të drobitur, të dobësuar deri në venitje, gjithë egërsinë dhe torturat më çnjerëzore deri sa të detyrohej të pranonte akuzën si strehues të vëllait të arratisur. Torturave të kolegëve të tij, Arseni i papërkulur, duke mos e pranuar kurrë akuzën, u përgjigjej: “Nuk është e vërtetë që e kam strehuar, as nuk e kam takuar. Duke qenë operativ sigurimi kisha dy mundësi të mos përfundoja në këto qeli e të përballesha me këto tortura të pamerituara dhe akuza të pabaza; e para ikja së bashku me të siç ikën të tjerët dhe e dyta i hidhja hekurat dhe e sillja këtu ta dorëzoja në polici. Nuk kisha pse të hiqja kaq shumë tortura në biruca, pse të provoja kaq vuajtje e të lija fëmijët rrugëve, se duke punuar këtu e njoh mirë gjendjen. Po nuk e kam takuar asnjëherë” Por gjykata e dënon fillimisht me pushkatim. Më pas ulet në 25 vite nga të cilat bëri 17 prej tyre. Kur Arseni u burgos la në shtëpi gruan e re me fëmijë, nënë Viton si e njohu brezi ynë. Ajo kujtonte më vonë me respekt trajtimin që i bënë fillimisht bashkëfshatarët me kryetarin e këshillit popullor Andrea Xhani, i cili i tha të rrinte ca kohë pa hyrë në kooperativë se kish burrin në burg e fëmijë të vegjël. Duheshin mundësi ekonomike për të përballuar hallin që i zuri. Dhe e lanë dy vjet me pronë private pa u futur në kooperativë. Por ky detaj tregon se fshatarësia nuk e priti mirë kolektivizimin duke u kthyer në “vullnetar me pahir”.Fshatarësia qe e bindur me mençurinë e saj se kooperativa “nëma mua, ç’e do ti” do të bënte që të pllakoste në çdo derë një varfëri e madhe. Mes torturave dhe vuajtjeve, pas 17 vitesh Arseni del nga burgu me gjysmë trupi se gjysmën tjetër e kish lënë qelive të amortizuar. I provoi të gjitha burgjet e tmerrshme të kohës dhe momenti që u lirua qe në ndërtimin e uzinës së plehrave kimike. Ai do të tregonte tek të afërmit kujtimet e zymta të qelisë. Ushqimin që, kur ia sillnin, u hidhnin ujë në qeli të mos uleshin po të hanin në këmbë, ai ushqim që ua bënte gojën helm sikur përtypnin grimca duhani në gojë. Por tregonte edhe kur i detyronin të hanin të vjellat e shokëve (ndjesë lexuesit). Ai tregonte për t’i lanë pas si kujtime të trishta se ndoshta një ditë do të tregoheshin më shumë si një denoncim për të mos u pajtuar kurrë me diktaturën e kuqe apo të çdo lloj forme e ngjyre qoftë ajo. Tregonte qindra tortura të tjera të provuara mbi trup sa që të afërmit kur duan t’i tregojnë mbyten nga lotët dhe fjalët u ngecin në grykë, nuk u dalin më. Tortura që i morën jetën shumë shpejt nga kalbja e organeve dhe mishrave të gjymtyrëve. Provoi burgjet më famëkeqe të Shqipërisë, maj 1945-1966, deri sa mbaroi rendja e tij nëpër burgje e qelira çnjerëzore. Ditë nëpër qelira të cilat dhimbjen dhe shqetësimin ia trazonin vetëm imazhet e buzëqeshjes së Vitorisë së tij, të cilën e kish larg, atje në fshat sypërlotur e të munduar deri në thellësi të shpirtit të saj, zërat e fëmijëve të tij që i qenë bërë mall tundues. Ëndrra të dikurshme, dhimbje që i vlonin në gji dhe për t’i marrë mulliri i mungesës, për t’i bluar e thërrmuar që të bëheshin shumë e kurrë të mos mbaronin.

Tregonte se ditën e lirimit arriti deri në Durrës, qëndroi të takonte xhaxhanë e të nesërmen nisej për në Sarandë. Në Durrës takoi bashkëfshatarin e tij, Vasil Gjini i cili punonte shofer aty. Vasili menjëherë rregulloi një ngarkesë për në Sarandë dhe u nisën. Rrugës, Vasili u kthye në Levan ku qe i internuar vëllai tjetër i Arsenit, Llukë Prifti. Vasili, sa herë tregonte atë takim emocional të dy vëllezërve, përlotej. Kështu erdhi në fshat për të mbyllur jetën e tij të vuajtur pa asnjë faj. Dilte te një shkëmb i vogël përballë portës së tij të shtëpisë. Vinte një jastëk të vogël për t’u ulur dhe për rreth tri orë lexonte një libër të trashë. Ngrihej dhe ikte në shtëpi i heshtur. Vuajtjet dhe torturat ia kishin dekompozuar organet dhe mishin e gjymtyrëve dhe pas pesë vitesh të lirimit nga burgu, ndërroi jetë duke lënë pas një kujtim të një jete plot vuajtje të pafajshme, një mendim të trishtë se pse të ndodhnin këto në Shqipërinë e vogël, larguar nga jeta me një brengë shpirtërore duke u lënë fëmijëve pas, përndjekjen e luftës së klasave, pa asnjë faj, përndjekje që vijoi deri te brezi i tretë me ndalimin e shkollimit të fëmijëve të djalit të tij Napolonit, sidomos vajzës së madhe, Vitorisë. Një jetë plotë dramë njerëzore!/Marrë nga gazeta Telegraf/ Kujto.al.

DON NIKOLL MAZRREKU: 37 VJET BURG E INTERRNIM – Nga Fritz RADOVANI

JO VETEM I DIJTUN PO, EDHE TRIM…

Don Nikolli (1912 – 1996) asht le në Mazrrek. U shkollue në Romë dhe asht Shugurue Meshtar atje me 10 Shkurt 1939, plot 80 vjet perpara. Në 1940 asht Famullitar në Tiranë.

Filloi aktivitetin Atdhetar në revisten e mbrojtjes së të drejtave kombtare kunder italianve dhe pushtuesve. Në vitin 1941 boton broshuren “Skandali Cordignano”, veper e cila asht edhe sot nder ma të njohunat antiitaliane, tue u rreshtue perkrah Don Ndre Zadejës…

Me pushtimin sllavokomunist të Shqipnisë, arrestohet në vitin 1946 e dënohet 5 vjet burg po, duhet cilsue se me 25 Dhjetor 1950, sigurimi i shtetit i pushkaton vllaun Rrokun, tue i veshë akuza fallco per Frano Mirakaj. Don Nikolli u dergue në kampe shfarosje deri në vitin 1956 në Tepelenë, Kurvelesh, Berat… Mbasi u lirue punoi puntor krahu derisa prap në 1967, një vit mbasi u lirue u interrnue persëri 7 vjet në Lushnje, dhe atje u dënue me 20 vjet burg e u dergue në Skrofotinë të Vlonës. U dergue në Burrel, Ballsh dhe Zejmen…

Asht lirue me 17 Mars 1987, dhe vjen tek e Motra Marija Gjoka. Aty ka jetue deri në 1996.

Don Nikolli asht kenë Autor i poemave me vlerë të madhe letrare dhe historike “Kangë per Gjergj Kastriotin”, “Me Flamujt e Kastriotve” dhe “Tek lisi i thamë”…

Ka edhe libra të pabotuem me vlerë të madhe me pseudonimin e njohun Nik Barcolla.

Don Nikolli asht kenë një Burrë i pergatitun me humor dhe një kandveshtrim të veçantë.

Kujtoj në 1966, erdhi në ekspoziten time personale me At Aleks Baqlin. Po bisedonim per mosmirmajtjen e Kishave nga shteti… U hap biseda per Xhaminë në qender të Tiranës, e kujdesin që duhet tregue per atë Xhami, mbasi Don Nikolli kishte mendim personal: “Ajo Xhami duhet ruejt dhe nuk duhet kursye asgja per kujdesin e mirmajtjes saj, mbasi çdo i huej porsa ven kamben në Tiranë, kupton menjëherë se me cilen qeveri ka punë, pa kenë nevoja prej kurrkujt me i tregue se kush asht Enveri, Mehmeti e Haxhi Lleshi!”.

Koha vertetoi se angazhimet me “Lindjen dhe Konferencat Islamike..,” ishin e mbeten si i parashikonte i Dijtuni e Trimi Don Nikoll Mazrreku: “Shqipninë nuk e ndriçon Dielli!”

            Melbourne, 5 Korrik 2019.

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR – LEGJISLATURA E PARË – Mbledhja e 59 – Nga MUSTAFA KRUJA

 

Mbledhja e 59-të, E hënë, më 10 tetuer 1921, ora 3 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Të vêhet qi ata qi rrinë mâ tepër se nji mot në Shqipní të paguejnë.

 

  1. M. Kruja: Të huejve të mos u shitet gjâ e patundshme këtu në Shqipní.

 

  1. M. Kruja: Ata të huej qi banojnë mâ tepër se nji mot këtu në Shqipni dhe rrojnë me t’ ardhunat e vêndit, përjashtohen.

Pas disa diskusioneve, u pranua proponimi i z. z. L. Gurakuqi dhe M. Kruja dhe Art. 5 u formulua ksisoj dhe u pranue :

Art. 5.) Të gjithë nënështetasit Shqiptarë ashtu dhe ç’do nënështetas i huej qi ka nji burim t’ardhunash a fitimit që prej nji vjeti e sipër në Shqipní, janë të detyruem me pagesat e punimet e poshtshênjueme.

 

  1. M. Kruja: Në ligjet t’ona duhet të ketë kthjellësi të plotë, se zbatuesit nuk janë aqë të saktë dhe të ditur, dhe pakë elastik, po të jetë nji ligjë, u ep të drejtë të bâjnë ç’të duen dhe të bâhen abyze. Si e dimë të gjithë, fuqinë në Këshillën Administrativ e ka kryetari, prandaj lypset medoemos të caktojmë neve ç’do gjâ dhe fare çkoqitur, për t’i mbyllur udhën së ligës. Z. Vinjau tha për taksë progresive, po këtu në këtë ligjë s’e shoh të zbatueshme dhe lipset të caktojmë.

 

  1. M. Kruja: E pranojmë, e pranojmë.

 

  1. M. Kruja: Taksa mbas ligjës âsht progresive, në duam t’a bâjmë dy herë progresive, atëherë ndryshon.

 

 

Mbledhja e 61-të, E shtundë, më 15 tetuer 1921, ora 3 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Z. Këshilltari me shpjegimet e veta po do të heqë M. e vet prej barrët e tija e t’ja ngarkojë M. të Drejtësisë. Kam ndigjue se këta kanë në dorë nji letër e cila tregon se janë të liruem, dhe ajo letër ka nënëshkrimin e Ministrit të P. të Mbrêndshme. Në qoftë se internimi âsht bâmë nga ana e M. të Drejtësisë, me ç’të drejtë M. e P. të Mbrêndshme i liron ata njerëz?

 

  1. M. Kruja: Jam i mêndjes qi me vendim të Parlamentit të ngarkohet Qeveríja me pregatitë nji ligj, i cili do t’i paraqitet Parlamentit, e pastaj të bisedojmë. Sa për Flamurin e Regjencës nuk e di a duhet qi Regjenca të ketë nji flamur të ndryshëm. Vêndohet t’i shkruhet Qeverís të paraqesi nji ligj mbi përdorimin e Flamurit.

 

  1. M. Kruja : Për favor t’interesuemve të bâhet nji qarkore me të cilën të lajmohen qi të gjithë ata qi duen me shkue për n’Ingliterrë të vijnë të bâjnë vizë pasaportat nga ana e Ministrisë kompetente. (Pranohet)

 

 

Mbledhja e 64-të, E shtunë, me 22 tetuer 1921, ora 5 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Artikullin 6 e kemi mbarue, vetëm kishte mbetun artikulli 20 qi flet për bujk, masi shumica e parlamentit nuk e pa me udhë qi bujku të ndahet nga nënështetasit e tjerë. Prandaj them qi artikulli 20 të bashkohet me artikullin 6, e të ndryshohet i 6, tue përfshí edhe bujkun.

Këndohet neni 20 edhe nji herë i cili âsht ky : Pas këtyne kategorivet qi bahet fjalë në nenet e para të gjithë bujqërit janë të detyruem të punojnë  nga 6 e deri më 12 ditë në mot vetë, me kuaj, me mushka edhe me magjarë ashtu dhe me qerret e tyne në rrugat qi ka me ju diftue prej zyravet botore.

  1. M. Kruja: Bashkohem me mêndimin e Qeverísë përsa i përket rendit të parë d. m. th. qi ai qi ka t’ardhuna deri më 100 napoleona në mot, të jetë i detyruem me dhanë veprën e vet për 6 ditë. Mbasi klasa e bujkut nuk do të ndahet veç, jam i mêndjes qi Art. 20 t’ anullohet krejt ashtu dhe Art. 6 t’anullohet e të bashkohet me Art. 5 tue pranue mënyrën e pagesës ashtu sikur e kemi formulue herën e parë n’ Art. 6.

 

 

Mbledhja e 65-të. E hënë, me 24 tetuer 1921, ora 3 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Qi të mundim t’arrijmë në nji përfundim lipset t’a ndajmë çâshtjen, e para a do të pranohet të punojnë të gjithë Shqiptarët nga 6 ditë? E dyta a pranohet taksa progresive? E treta caktim i sasisë të taksës në âsht se pranohet taksa progresive të bahet mâ pastaj.

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja   “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR – LEGJISLATURA E PARË – Mbledhja e 57 – Nga MUSTAFA KRUJA

 

Mbledhja e 57-të E mërkurë, me 5 tetuer 1921, ora 3 mbas dreke

 

  1. Luigj Gurakuqi : Nuk due me përsëritë shka thashë mâ parë, por sikur t’ishte se pratikantat mund të çilshin sa herë të dojshin, e ku të dojshin farmacina, nuk do t’ishte nevoja qi njerëz qi duen të bâjnë këtë profesion të bâjnë 17 vjet shkollë fillore, gjimnaz dhe universitet, e për pos edhe dy vjet praktikë për me mujtë me çilë nji farmaci. Sikur t’ishte po them se me pak kohë praktikë mund të bâhet nji njerí farmacist, atëhere degët e kësaj profesonije do të mbushen me djelm rrugash, të cilët mbas 10 vjetësh do t’u paraqitshin para komisionit e do të merrshin lêjen, jo për me mjeshtërue profesionin po për me bâ tregëtí. Pra them edhe nji herë të heqi pak keq populli e të përkrahim ditunín, t’i japim shkas shkêncës se për ndryshe do t’i pritet vullneti djelmunís e kërkush mâ nuk do të dërgojë fëmijë në shkollë për me mësue në këtê degë. Pra artikulli 6 të mbetet ashtu si e ka proponue komisioni e në qoftë se shihet ndonji inkonvenient t’i jepet leja doktorave e kallfëve, në daçin me shërbye të shërbejnë nën shërbimin e tyne.
  2. M. Kruja: Mjerisht po shof se nën hijen e shkêncës e të ditunísë po vështrohet interesi i disave e jo i popullit si tha dhe Z. Vinjau. Nuk âsht n’ interesë të popullit t’u pritet udha gjithë farmacinave qi nuk kanë diplomë, se mbas fjalëve të njerëzve kompetentë për me muejtë me rregullue nji popull me barna, duhet nji farmaci për çdo 5.000 frymë ; kështu qi neve na u lypshin 200 farmacina. Prej këtyne 200 farmacinave mund të gjejmë 20-30 me diplomë, kështu qi na lypen dhe 170 farmacina ; po derisa vêndi i jonë të nxjerri 170 farmacista sa vjet duhen ? E deri atëherë shka do të bâjë ky popull? E lamë se do të mbesin nën interesë të farmacistave qi kemi sot me diplomë, por shumica e popullit do të mbesi pa barna. Z. z. Gurakuqi e Buda po ja ngarkojnë këtë detyrë doktorave, por mbasi doktori âsht i detyruem me marrë nji kallfë, mua më duket se kjo nuk âsht nji gja e re pse kët e ka ligja, e cila thotë se farmacistat do të jenë nënë kontrolin e doktoravet. Kontrolin e mjekut e pranoj me gëzim por megjithkëtë nuk kemi ndîe qi nji kallfë të ketë dhânë nji recetë qi ka shkaktue vdekjen e ndokujt. Pra kisha me thânë në vênd qi të lâmë vêndin t’onë pa farmacista t’u apim të drejtën edhe kallfave me i çilë, me ato kondita qi cakton ligji, të cilat janë mjaft të rânda e të forta, 10 vjet shërbim nën kontroll mjeku, provim etj., të cilat sigurojnë rreziket qi mendojnë z. z. Pra tue ndalue drejtpërdrejt ose tërthuras veprimin e kallfave do t’a lâmë Shqipnínë e popullin në dorë të disa farmacistave të cilët do të punojnë mbas qefit të tyne. Pra proponoj: 1) Farmacistat pa diplomë qi gjînden nëpër qytete të Shqipnisë të mos tunden; 2) Ata qi do të bahen rishtas farmacista d. m. th. pa diplomë mos të kenë të drejtë me çilë farmacina atje ku ka, por atje ku nuk ka, vetëm me siguri qi mos me i luejtë prej andej se ardhka ose mos arthka nji farmacist me diplomë.
  3. Kryetari : Vê në votë artikullin 6 të Komisionit, i cili mbet në pakicë. Vê në votë proponimin e z. M. Kruja qi bashkohesh me atê të z. S. Vinjaut, i cili âsht formulue kështu :

Praktikanët, farmacistat qi kanë shërbye 10 vjet pranë nji farmacisti me diplomë, e qi mund të paraqesin nji dëftesë prej tij, të vërtetueme edhe nga ana e mjekut dhe Këshillit të Bashkís (Katundarís), mund të marrin lêjen me ushtruem mjeshtrín e vet mbas nji provimi përpara Komisís, përmêndun në nenin 3. Farmacistat pa diplomë, qi janë sot në punë, mund t’a bâjnë mjeshtrín e tyne……..

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja  “Gjysmë shekulli me pendë

“Duket që është vrasje e jo vetëvrasje”- Kalo rrëfen bisedën konfidenciale me Enverin para pushkatimit të ministrit që dyshoi për Mehmet Shehun

Pjesa në vijim e rrëfimit të Isuf Kalos, mjekut personal të Enver Hoxhës, marrë nga libri “Blloku”, botim i “UET PRESS”, përshkruan prapaskenat e dënimit të Llambi Ziçishtit, ish-ministër i Shëndetësisë, një nga mjekët kirurg më të mirë të kohës, i cili u kryqëzua si pjesë e grupit të komplotistëve që do të helmonin Enverin. Kalo, duke qenë pranë diktatorit, ka konstatuar ndër të parët shpërfilljen e më vonë dhe urrejtjen e çiftit Hoxha ndaj Llambi Ziçishtit, i cili njihej si një beniamin i Mehmet Shehut, asokohe i vetëvrarë në kushte të dyshimta. Furtuna ndaj grupit të ish-Kryeministrit pas këtij akti fatal do të përfshinte dhe ministrin e Shëndetësisë, i cili shkoi para skuadrës së pushkatimit me akuzën vulgare se kishte siguruar ilaçin për të helmuar kreun e regjimit..

 

TRAGJEDIA E LLAMBI ZIÇISHTIT Të frikësuar për çka mund të ndodhte, pjesëtarët e ekipit mjekësor më kërkuan që dramacitetin e gjendjes t’ia bëja prezente Nexhmijes dhe udhëheqjes më të lartë. Ishim në Vlorë, tri orë larg Tiranës, pa mjetet dhe aparaturat e duhura për të përballuar një krizë fatale dhe nuk duhej ta mbanim ne të gjithë përgjegjësinë pa informuar për rrezikshmërinë.

Ata kërkuan që të paktën të njoftohej e të thirrej të vinte aty ministri i Shëndetësisë, profesor dr. Llambi Ziçishti. Ai le të vendoste pastaj se cili duhej informuar e si duhej vepruar më tej. Llambi ishte mjek kirurg me përvojë, me edukatë qytetare, xhentil, me kulturë e me nostalgji franceze dhe, siç kuptohet, edhe filofrancez, pasi një pjesë të studimeve mjekësore i kish kryer së pari në Bukuresht e pastaj në Paris. I telefonova dhe e njoftova për çka më ngarkuan. Ai hezitoi me droje. “Je i sigurt që duhet të vij unë?”, më pyeti.

“Është mendimi i ekipit”,- i përsërita unë. “E keni biseduar me ata ‘brenda’?”, ngulmoi ai, duke aluduar për pacientin dhe të shoqen. “Jo, por mendimi është ta bëjmë këtë së bashku me ju, kur të jeni këtu”. Kështu ai erdhi me urgjencë dhe u takua me ekipin në vilë, në dhomën e katit përdhes që kishim aty në dispozicion.

U vendos që ai dhe unë të takonim fillimisht Nexhmijen, ta ndërgjegjësonim atë për gjendjen e më pas, me lejen e saj, të informonim e pyesnim udhëheqjen e lartë për zhvendosjen apo jo në Tiranë. Të shoqëruar nga infermierja, Drita Ndoni, iu drejtuam të dy ashensorit që do të na ngjiste një kat më lart, ku te dhoma e ndenjjes ishin Enveri dhe Nexhmija. Ministri ishte i zbehtë dhe ngurronte e ndihej i pasigurt për çka po bënte. I qe tharë pështyma.

Ai m’u drejtua edhe një herë: “Vërtet është e nevojshme të vij edhe unë?”. “Patjetër,- i thashë,- ju jeni ministër. Kjo situatë nuk zgjidhet dot vetëm nga ne mjekët”. “Ngjitu ti e para me ashensor,- i thashë infermieres,- dhe njoftoje shoqen Nexhmije se ka ardhur ministri i Shëndetësisë posaçërisht nga Tirana dhe mundësisht do t’ju takojë ju bashkë me mua në emër të ekipit”.

Ajo u ngjit dhe ne pritëm gjatë kohës në këmbë përpara ashensorit. Ministri filloi të shqetësohej, u zbeh më shumë dhe mezi po qëndronte në këmbë. Më në fund infermierja zbriti dhe duke evituar të më shihte në sy, tha: “Shoqja Nexhmije tha se nuk ka dijeni për takimin. Tha që është tepër e zënë”. Pastaj Nexhmija i pat thënë, “fundja le të ngjitet fillimisht vetëm dr. Isufi dhe ai të presë në korridor deri sa të mund të shkëputem nga Enveri”. Ata të dy ishin në dhomën e ndenjjes, ku ishte oxhaku dhe televizori.

Atë çast mua sikur më ra pika. Nuk po kuptoja çfarë dhe pse po ndodhte e gjitha kjo. U ndjeva fajtor ndaj ministrit, ish-pedagogu im. Ai u djersit e u bë dyllë. “Të thashë”,- më pëshpëriti me zë të ulët, sikur i fliste vetes. Dhe u largua prej aty kokulur me hapa të ngadaltë, zvarritës drejt ekipit. Nexhmijen e prita i pezmatuar për shumë kohë në këmbë, në korridorin përpara dhomës së tyre të zjarrit. Ajo erdhi e nxituar, e vrenjtur, e shqetësuar. “Nuk e kemi kërkuar ne ministrin”, nxitoi të thoshte, pa më përshëndetur fare e me gojën si të tharë nga nervozizmi.

“Merruni ju vetë, bëni ç’të doni me të! Mua mos më ngatërroni!” Ardhja e papritur e ministrit dukej që atë e kishte shqetësuar, përderisa, siç u kuptua, ajo nuk e kishte informuar për këtë as të shoqin. Prandaj doli nga dhoma ku ishte me të dhe u takua me mua nxitimthi në këmbë, në korridor. Ndoshta pati frikë mos ai e interpretonte ardhjen e ministrit pa kërkesën e tij si me ftesë ose iniciativë të fshehtë të saj. Kjo u kuptua kur ajo tha “mua mos më ngatërroni” dhe jo “neve mos na ngatërroni”.

Ajo na e la ne mjekëve përgjegjësinë e thirrjes së tij në vilën e tyre në Vlorë, pa kërkesën dhe lejen e Enverit dhe as të saj. E keqja ishte se pas atij incidenti, as ministri nuk kishte assesi dhe as me çfarë të na ndihmonte. Arsyen e sjelljes së çuditshme të asaj dite do ta kuptoja disa muaj më vonë. Shpërfillja e tillë e një vizitori në shtëpinë e saj, ministër i qeverisë e njëkohësisht kirurg i njohur dhe profesor i mjekësisë, m’u duk jo e përligjur e shumë e tepruar, por siç rezultoi më pas, edhe ajo qenkej në rolin e “Nexhmijes tjetër”, asaj arrogantes inatçore, e përbetuar dhe e pamëshirshme ndaj “armiqve” të zbuluar a projektuar nga partia.

Arsyeja e asaj sjelljeje të vrazhdë ndaj ministrit Ziçishti u kristalizua pak kohë pasi u kthyem nga Vlora në Tiranë. Një mëngjes, pasi ishte zgjuar nga gjumi, Enveri kërkoi të shkoja pranë tij. Shkova bashkë me infermieren me mendimin për vizitë mjekësore, teksa ishte ende në shtrat. Por ai i bëri shenjë me kokë asaj që të na linte vetëm. Kuptohej që ishte fjala për një bisedë konfidenciale.

Dhe vërtet, pa e zgjatur, ai me një ton të rreptë, jo të zakontë në komunikimin me mua, pyeti: “Ku i ruani ju, kush tjetër i shikon analizat dhe dosjen time shëndetësore? Analizat e mia, radiografitë e mia, ato regjistrimet e zemrës ku ruhen ato, kush i ruan?” Unë ngriva. Reagimi i tij më erdhi krejt i papritur.

Ai asnjëherë nuk kishte pyetur, as ishte interesuar për to. Sa po hapja gojën të përgjigjesha, ai nuk më la, por i nervozuar vazhdoi me të njëjtin ton: “Sepse, kupton ti, nuk ka punë cilido njeri që t’i shikojë ato. As drejtori i klinikës nuk ka të drejtë dhe askush tjetër. Bile, bile,-tha, dhe këtu u ngrit pak mbi jastëk, ngriti më lart edhe zërin,- as ministri i Shëndetësisë. Unë u hutova. Nuk po orientohesha dot për arsyen e këtij reagimi jo të zakontë të tij.

Gjithmonë me ton autoritar u ngrit edhe më mbi jastëk dhe duke më parë drejt e në sy, më tha: “Jo po më kupton ti, kohë e bukur, çelin portokajtë në Vlorë, me erë të mirë dhe ministri bën peripato, më kupton? E kupton peripaton ti?”,- përsëriti sikur po më thoshte: E kupton o kokëtrashë? “Ju kuptoj shoku Enver i thashë”,- dhe ndjeva mornica në shpinë. Kuptova që të gjitha fjalët dhe frazat që ai tha, mënyra si i tha, të gjitha ato që përmendi: analizat, dosjen, dokumentet, radiografitë, klinikën, drejtorin e saj, ishin të gjitha garnitura të qëllimshme. Thelbi që ato mbështillnin ishte vetëm një fjalë: ministri. Ai, në mënyrën e tij, ma tha dhe njëkohësisht nuk ma tha, se duhej ta mbaja larg ministrin nga çështjet shëndetësore të tij.

E thënë ndryshe, Ziçishti nuk ishte më ministër, pavarësisht se ai vetë ende nuk e dinte këtë. “Kaq e pati dhe Llambi”, mendova me pikëllim. Më pushtoi një trishtim dhe tronditje sepse, pa dashur, sikur ishim bërë ne kolegët e tij shkak për atë dreq vizite në Vlorë. Por shkaku nuk kishte qenë vizita në Vlorë. Keqsjellja me të cilën u prit atje vetëm zbuloi që ai nuk ishte më person i dëshirueshëm për Enverin. Arsyeja? Prof. Llambi pati qenë shumë i afërt, si mjek shtëpie, te Mehmeti dhe familja e tij. Ai e pati shoqëruar Mehmetin edhe në udhëtimin e tij dramatik me transatlantikun “Quine Elisabeth” për në Nju Jork, i ftuar në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Më pas u fol që në të njëjtin vapor kishin udhëtuar njëkohësisht me Mehmetin edhe Tito dhe djali i Çërçillit dhe se gjoja ata ishin takuar edhe në mënyrë sekrete mes tyre. Të gjithë miqtë e Mehmetit dhe të Fiqiretes ishin në një listë të zezë, të destinuar për eliminim ose transferim. Llambi dhe vëllai i tij, Mihallaq Ziçishti, ish-zëvendësministër i Brendshëm në vitet që Mehmeti pat qenë ministër, e ndienin dhe dyshonin se ishin në atë listë dhe prisnin në ankth. Për më tepër, kur Mehmeti u gjet i gjakosur pa jetë në krevatin tij, në mëngjesin e 18 dhjetorit 1981, nga plumbi në kraharor, Llambi Ziçishti, që u thirr bashkë me ekspertët mjekoligjorë për ta parë, thuhej se “i foli më parë goja sesa mendja”.

Thonë se ai ishte shprehur: “Bre, po kjo duket si vrasje, jo vetëvrasje”. Ministri Llambi Ziçishti fillimisht nuk kishte qenë personalisht i përfshirë, as i informuar për çështjet shëndetësore të Enverit dhe të familjes së tij. Ai nuk bënte pjesë në ekipin tonë mjekësor të Enverit. Ne lidhjet i mbanim direkt asokohe me Hysni Kapon dhe më vonë me Mehmetin. Nuk dihej pse ishte bërë ky mënjanim, pa ndonjë dokument të shkruar, por vetëm i nënkuptuar. Shkak që ministri Ziçishti të përfshihej në veprimtarinë e ekipit mjekësor të Enverit u bë një ngjarje dramatike, që ndodhi në fund të dhjetorit 1975, lidhur me operimin me vonesë të Sokolit, i cili, në ditën që bota festonte Krishtlindjen, u sëmur nga një apendicit akut jotipik.

Për këtë morëm vërejtje më pas, unë si mjek i familjes, profesori P. G. kirurg i shquar, që e konsultoi dhe e operoi, dhe prof. Hoxha, i cili në fakt nuk pati asnjë faj. Që ditën e parë që i sëmuri pati ankesat e para më lindi dyshimi për diagnozën e apendicitit, e cila mbështetej edhe nga analizat përkatëse që kërkova dhe u kryen menjëherë. Në këto rrethana, meqë sëmundja ishte e karakterit kirurgjikal, po atë ditë thirra kirurgun, profesor P. G., i cili, pasi e vizitoi me kujdes, për fat të keq nuk e krijoi bindjen për atë diagnozë.

Ai rekomandoi vëzhgimin e gjendjes. E nesërmja qëlloi e diel, i sëmuri nuk ishte qetësuar. Të hënën, që në mëngjes, në vizitën e dytë, prof. P.G. dhe prof. B.E., një tjetër kirurg ky i talentuar, nga më të mirët e vendit, e konfirmuan diagnozën e apendicitit akut, por gjykuan se ishte e formës katarrale, që mund të shërohej me antibiotikë të fuqishëm, pa qenë nevoja për operacion, çka nuk do të prishte edhe atmosferën festive të atyre ditëve në familje, sepse ishte vigjilja e Vitit të Ri.

Kështu, operacioni u shty edhe dy ditë nën mjekimin intensiv me antibiotikë. Vendimi i kirurgëve për shtyrjen rezultoi gabim fatal. Gjendja gjatë atyre ditëve në vend të përmirësohej, u rëndua. U bë dramatike. Atëherë u ndërhy me urgjencë në sallën e klinikës speciale të udhëheqjes, por apendiciti ndërkohë kishte plasur dhe kishte shkaktuar peritonit akut.

Jeta e djalit u vu seriozisht në rrezik. Madje, në pikëpyetje. Enveri kur u informua e përjetoi ngjarjen me shqetësim dhe zemërim të jashtëzakonshëm. Ai erdhi vetë në klinikë ta shihte të birin. I revoltuar, nuk i takoi kirurgët dhe asnjërin nga mjekët e tjerë. Më thirri vetëm mua për sqarim. Unë më shumë belbëzova sesa fola. Ai dëgjonte i përqendruar, i ngrysur, me vetullat e mbledhura si një luan tejet i egërsuar me krifën e ngritur. Unë, si lepur zemërdridhur para tij.

Për fat të mirë, për Sokolin gjithçka përfundoi lumturisht mirë, pa pasoja shëndetësore për të, por Enveri i zëmëruar për disa kohë më pas, nuk deshi të shihte asnjë mjek me sy. I ndërpreu kontaktet me ne, përfshi dhe me mua, si ishmjek personal i tij. Pas ngjarjes me Sokolin më larguan për disa kohë nga detyra e mjekut personal të Enverit. Fillova punën në Spitalin Universitar të Tiranës.

Kalova disa muaj psikologjikisht të vështirë, me damkën “person i padëshiruar nga shoku Enver”. Mirëpo, një ditë, ndodhi e papritura. Diçka e jashtëzakonshme. Enveri tashmë me zemërim të zbutur kërkoi që të kthehesha përsëri tek ai, si mjek i tij …Unë isha në Tiranë, kur një pasdite më njoftuan se më kërkonte me urgjencë Hysni Kapo, i cili ndodhej me pushime në vilën e tij të Bllokut, në plazhin e Durrësit.

Ai po më priste nën një tendë në oborr dhe pa humbur kohë më njoftoi se “duhet të nisesha menjëherë për në Pogradec, ku po pushonte shoku Enver, sepse më kishte kërkuar ai vetë”. Fill më pas u nisa. Udhëtuam gjatë natës, nën një rrebesh shiu me shofer Bimin dhe në mëngjes ishim në Pogradec. Më thanë të shkoja menjëherë te pacienti.

Ai ishte i vetëm duke lexuar gazetën, në kopshtin e vilës ku pushonte, i ulur në një karrige kashte, pranë një mështekne. Kur i vajta pranë, ai më priti si me habi. Bëri të paditurin për mungesën time disamujore: “Ç’u bëre?- tha si i çuditur. -Humbe si varri i evgjitit”. Unë nuk fola, vetëm buzëqeshja. Ai më tregoi për disa shqetësime që kishte pasur. I propozova që ta vizitoja dhe t’i regjistroja një elektrokardiogram që atë natë. Pranoi pa kundërshti.

Mjegulla e zemërimit që pati ndjerë, me sa dukej ishte davaritur. Kur furtuna e madhe kaloi dhe djali ishte jashtë rrezikut për jetën, u urdhërua nga lart që ngjarja të analizohej. Analiza u bë vetëm me grupin e mjekëve pjesëmarrës në ngjarje, pa tendenca dhe pa nuanca politike. Fillimisht u tha se atë do e kryesonte Hysni Kapo, por ky ia la me finesë këtë rol prof. Llambi Ziçishtit, ministrit të Shëndetësisë.

Ishte hera e parë që atij i besohej një çështje shëndetësore e familjes Hoxha. Në drejtimin e asaj analize-gjyq, Llambi nuk e fshihte kënaqësinë dhe krenarinë për këtë promovim të tijin në rang të ri besueshmërie. Llambi atë ditë e përjetoi gradimin e tij si eveniment fatlum, pa e ditur që po futej me këmbët dhe dëshirën e vet në një zonë të minuar, ku, edhe po të ecje në majë të gishtave, mund të hidheshe në erë.

Në ato ditë që Enveri më pati lënë të kuptoj për fundin e ministrit Llambi Ziçishti dhe këputjen e marrëdhënieve me të, Llambi po priste me padurim autorizimin që të shkonte në Gjenevë në muajin maj, ku ishte i ftuar në mbledhjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me të gjithë ministrat e Shëndetësisë të vendeve anëtare.

Ditët po afronin dhe autorizimi nga ana e qeverisë nuk po i vinte. Llambi parandiente diçka jo të mirë në këtë vonesë dhe më telefononte ato ditë herë pas here me ankth: “Hë mo Isuf, ç’kemi? Ke dëgjuar gjë? Ndonjë të re nga ju?”- më pyeste. “Jo, asgjë këtej, heshtje”,- i dredhoja unë me dhembje. Ishte “gënjeshtër e bardhë”, për të mos e traumatizuar, por që fshihte brenda saj lajmin e zi.

Nuk do të kalonin shumë kohë dhe ministri i Shëndetësisë Ziçishti, në vend që të merrte në dorë autorizimin për në Gjenevë, do të merrte në duar prangat. Ai do të arrestohej dhe do të pushkatohej si “bashkëkomplotist” në kuadrin e grupit të “poliagjentit” Mehmet Shehu

“Në marrëdhënie me Berishën gjithmonë kam ndjerë një lloj kompleksiviteti”- Bamir Topi flet për ‘sekretet’ e pathëna

I ftuar në programin ‘Natë me Xhaxhiu’, ish-presidenti Bamir Topi ka folur mbi librin e ri të tij “Kur arsyeja errësohet nga pusheti”, të publikuar pak kohë më parë.

Ai është shprehur se lidhur me librin nuk ka asnjë peng dhe se nuk është nuk është penduar për çfarë ka shkruar.

 

“Jo absolutisht nuk kam asnjë peng nga libri im sepse ja kam bërë këtë pyetje disa herë vetes. Në kafet tona thuhet shumë më tepër.  Megjithse unë kam qënë shumë i kuzuar në çfarë kam thënë.  Unë jam rritur në një klimë të mirë i rrethuar me institucione kulture, komshinj shumë të mirë dhe edukatë familjare. Ky është një libër aq cilësor sa ta rrëzosh sa të duash, ai prapë në këmbë do të qëndrojë.  Kush më shumë se unë do ti priste xhelozitë dhe intrigat?!

Në këtë marrëdhënie me Berishën unë gjithmonë kam ndjerë një llojë kompleksiviteti dhe inferioriteti kundrejtë të tjerëve dhe për këtë gjë nuk është faji jonë. Unë e kam besuar Sali Berishën në momentin e fundit të zgjedhjes së kryeministrit, sepse rikthehej qeveria.  Njohja me Berishën nuk ka qënë moment i i cili më futi në politikë.  Unë kisha një karrier të suksesshme profesionale, nuk ka lidhje njohja me Berishën.

Unë shkova se kam dashur këtë gjë jo se më ka dërguar njeri me zor. Unë kamë shkuar duke vlerësuar fatin e ish-kryeministrit. Në marrëdhëniet tona kishte shumë kujdes dhe kjo ka bërë të mundur që të përballojmë autoritarizmit, arrogancës etj”, tha ndër të tjera Bamir Topi.

Bamir Topi: Si e gjeta Berishën të strukur dhe të përlotur në 1997

Në librin e tij, Bamir Topi rrëfen ngjarje politike dhe situata të padëgjuara më parë. Ndër të tjera, Topi ka treguar edhe gjendjen në të cilën e gjeti Sali Berishën, pasi ishte rrëzuar si President dhe bisedën që zhvilloi në korrik të 1997.

“Në këto zgjedhje korri një tore të thellë koalicioni i majtë, duke marrë drejtimin si kryeministër Fatos Nano pas daljes nga burgu, duke propozuar qysh në krye të herë z. Rexhep Mejdani për President të Shqipërisë. Zgjedhja e tij u shoqërua me shkrepje në masë të armëve, që sillnin jehonën e gëzimit të largimit të Sali Berishës nga Presidenca.

Berisha erdhi menjëherë të nesërmen drejt selisë së PD-së, pas deklarimit të dorëheqjes së Tritan Shehut. Në mbrëmjen e 24 korrikut 1997, rreth orës 22:22 po kthehesha me familjen në shtëpi dhe po përshkoja rrugën ‘Toptani’ pranë selisë së PD. Në një çast u them që po futem të takoj Berishën, ndërkohë që ai vazhdonte të qëndronte në zyrë. Nga dera e jashtme e ndërtesës, gjatë shkallëve dhe korridorit që të çonte në zyrën e vjetër të kryetarit të PD-së nuk ndesha këmbë njeriu.

Gjithçka bosh aq sa mendova se kurrkush nuk ishte brenda. Duke iu afruar derës së sekretares, del dikush dhe pasi më pa më përshëndeti dhe më bëri shenjë që Berisha ishte aty. Hapa derën dhe pash një njeri tjetër nga ç’isha mësuar të njihja. I strukur në kolltuk, i demoralizuar dhe ndoshta i hutuar për sa kish ndodhur atë ditë.

Paradite ai ishte larguar nga Presidenca dhe pas dorëheqjes së ‘vullnetshme’ të Tritanit, Berisha ishte kthyer kryetar i PD. U përshëndetëm dhe pasi më ftoi të ulesha i thash se do të rrija vetëm pak minuta pasi kisha familjen në makinë.

Prita që ta filloja unë bisedën i pari dhe kështu ndodhi. –Doktor- i thash, – e di që kjo është tepër e vështirë, por gjithçka do të jetë ndryshe duke filluar qysh nesër. Kjo që ka ndodhur nuk ka të bëjë vetëm me ju! Unë di t’ju them që tek unë llogarit një mik, – dhe për t’i treguar gatishmërinë time vazhdova: Telefoni im është i hapur 24 orë, fatmirësisht shtëpia ima nuk është më larg se 300 m nga selia. Në çdo situatë unë do të jem këtu’. Pas këtyre fjalëve i thash që po largohesha dhe se do të shiheshim. U përshëndet gati i përlotur. Ishte në një gjendje morale të rënduar”.

Drenicë 1924: Arkivolët e serbëve të vrarë nga çeta e Azem Bejtës (fotot)

Publikohen për herë të parë fotografi të ushtarëve serbë të vrarë në betejën e Galicës në Drenicë në vitin 1924.

Por marshimi i ushtrisë pushtuese serbe, i filluar natën nga Mitrovica në drejtim të Pejës, me të arritur në fshatin Vojtesh, do të kthehej në drejtim të Galicës dhe “Arbëris së Vogël” duke rrethuar pas mesnatës të tri fshatrat ende të lira, Galicën, Lubavecin dhe Mikushnicën.

Serbia kishte dërguar atje mbi 1000 trupat e saj më të stërvitura dhe më të mirë-përgatitura si dhe oficerët më të zot për luftime,me qëllim të shuarjes definitive si të Arbërisë së Vogël, ashtu edhe të lëvizjes kryengritëse të shqiptarëve në përgjithësi.

Megjithëse sulmet serbe do të fillonin herët, që para agut të mëngjesit,me të gjitha llojet e armatimeve të rënda dhe nga të gjitha anët duke u munduar që ti zinin luftëtarët e Azem Bejtës në befasi,përkundër dëmtimeve nga topat e ushtrisë pushtuese serbe, Azem Bejta me disa nga bashkëluftëtarët e tij, do të arrinte që ta çante rrethimin e hekurt trepalësh të cilin e kishte vënë ushtria, xhandarmëria dhe vullnetarët serbo-malazezë.

(Balkanweb)

Kalo rrëfen prapaskenat: Kush vendosi për eliminimin e Hazbiut. Nga nofka “Masoviku i zi”, tek revolveri që ia lanë për të vrarë veten Mehmet Shehut

Mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo në librin e tij “Blloku”, i botuar nga UETPress, ka rrëfyer prapaskenat e eliminimit të Kadri Hazbiut.  Në këtë libër tregohen fakte interesante për ngjarjet e kohës, nga prishja e marrëdhënieve mes Hoxhës dhe Hazbiut, tek “hapja e rrugës” për ngjitjen e Ramiz Alisë.

Nga Isuf Kalo

 

Pas arrestimeve, internimeve dhe pushkatimeve të një numri të madh zyrtarësh të lartë, anëtarë të Byrosë Politike, ministra, gjeneralë, drejtues institucionesh kombëtare do të ndodhte e pabesueshmja. Radha do t’i vinte Kadri Hazbiut. Ai që pa iu dridhur qerpiku kishte burgosur, torturuar dhe eliminuar armiq të panumërt realë dhe imagjinarë të Enverit, do të shpallej një ditë edhe vetë si ata “agjent i të huajve dhe tradhtar”.

Kadriu pat kujtuar se Enveri nuk mund të gjente person më besnik, më të devotshëm, më të vetësakrifikuar në shpirt dhe në moral sesa ai. Ai i kishte krijuar dhe i pat dhënë Enverit, në përballje me kundërshtarët, gjithçka që i ishte dashur pa asnjë hezitim, sajesa, fakte fiktive, shpifje, intriga dhe varre.

Në pozitat e ministrit të Brendshëm Kadriu i kishte acaruar marrëdhëniet edhe me Mehmetin, që e kishte epror si kryeministër për t’i dhënë Enverit të kuptojë që ai ishte në shërbim personal vetëm të atij.

Gabimisht, ndonjë gazetar, apo shërbime të fshehta të huaja e patën konsideruar Kadriun, si kushëri apo i afërt familjarisht me Mehmetin dhe si i tillë, edhe dishepull i tij. Ngatërresa lidhej me faktin që gruaja e Kadriut kishte në vajzëri mbiemrin Shehu, por ajo ishte me origjinë nga Tepelena, pa asnjë lidhje gjaku apo familjare me Mehmetin. Në këtë ngatërresë pat rënë edhe radioja jugosllave që lajmëroi, se Mehmeti me “kushëririn e tij, Kadri Hazbiu, kishin tentuar të vrisnin në mbledhjen e Byrosë Politike të 17 dhjetorit 1981 Enverin”.

Pas eliminimit të Mehmetit, në të cilin Kadriu luajti rol agresiv kryesor, familjarët e tij prisnin dhe përhapën lajmin se Kadriu do të promovohej, së paku si kryeministër. Kjo u besua gjerësisht, sepse Kadriu falë mënyrës së përzemërt, pa pompozitet dhe modestisë në sjelljen dhe komunikimin e tij me njerëzit, në disa kontingjente sidomos në Vlorë ishte mjaft popullor. Ai nuk linte rast pa bërë qokat e duhura ndaj kujtdo që kishte pasur miqësi apo njohje me të.

Por të gjithë u gabuan në parashikimet e promovimit të tij në post më lart. Ndodhi e kundërta.

Pakkush e pati kuptuar që Kadriu duke u bërë më i famshëm dhe më i adhuruar, ishte shndërruar në person të dëmshëm dhe të rrezikshëm, sepse kontrastonte me sjelljen e ftohtë, të përmbajtur pa karizmë të atij që Enveri pati projektuar të ishte i pari i vendit pas largimit të tij nga jeta. Ai ishte Ramiz Alia. Në rrethanat e reja, popullariteti i Kadriut, u bë i padëshiruar, prandaj Enveri do t’i vinte atij me nervozizëm nofkën “masoviku i zi”. Në fakt gjatë procesit të eliminimit të Mehmetit dhe çrrënjosjes së të gjithë klanit të tij, ndihma e Kadriut ndaj Enverit pat qenë e pazëvendësueshme. Ajo shërbeu njëkohësisht për t’i hapur rrugën drejt majës së pushtetit Ramiz Alisë. Kadriu shërbeu me besnikëri dhe me më tepër ndershmëri ndaj Enverit sesa Fusheja ndaj Napoleon Bonopartit. Por rruga për pasardhësin, pasi ishte hapur, duhej edhe pastruar. Kadriu ishte shkëmb i madh për t’u kapërcyer nga Ramizi, i cili nuk kishte as kult, as energji, as admirues personalë të tij.

Problemi ishte se te ky shkëmb ishte e vështirë që të vendosej dinamit për ta hedhur në erë, sepse ndryshe nga rastet e kolegëve të tij apo edhe të Mehmetit, nuk dukej as njihej ndonjë e çarë. Kadriu nuk kishte faje të njohura, si p.sh. Mehmeti me fejesën e të birit ose Beqiri me strategjinë e fshehtë.

Një tentativë për ta lidhur Kadriun me grupin e Xhevdet Mustafës të ardhur për të vrarë Enverin, nuk ngjiti në publik. Enveri u propozoi së pari Ramizit dhe Hekuran Isait për Kadriun dënim shkallë-shkallë, duke e çuar në detyra më të ulëta, por dy beniaminët e rinj të Enverit e nxitën për ta hequr qafe Kadriun pa vonesë.

Ishin Ramizi dhe Hekuran Isai në detyrën tashmë të ministrit të Brendshëm që e shtynë dhe e ndihmuan Enverin ta arrestonte Kadriun sipas parimit paraveprues. Arsyeja, faktet dhe shkaku i arrestimit do të gërmoheshin dhe do të gjendeshin më vonë. Mjafton ky rol koleg-vrasës që ta nxijë pacifizmin dhe mospërzierjen në dhunën e pushtetit të pretenduar nga Ramizi.

Ditën e Plenumit të Partisë, i cili u bë i famshëm për nervozizmin dhe një agresivitet jo të zakontë nga ana e Enverit ndaj Kadriut, ndodhi që ta shikoja atë duke ngjitur me vështirësi shkallët e ndërtesës së Komitetit Qendror të Partisë për të qenë i pranishëm në atë plenum, ku do të bëhej gjyqi partiak ndaj tij. Ai ishte ende i padënuar, pra ende anëtar i Byrosë Politike dhe, si i tillë, i takonte të hynte në atë ndërtesë me ashensor si zakonisht nga porta kryesore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bashkë me anëtarët e tjerë të Byrosë Politike.

Kurse ai po ngjiste shkallët në këmbë nga hyrja e pasme e kopshtit, së bashku me anëtarët dhe kandidatët e Plenumit të Komitetit Qendror. Ende i padënuar ai ishte praktikisht i përjashtuar. Ishte i zbehtë, i dobësuar më shumë se zakonisht dhe nga ngadalësia me të cilën i ngjiste shkallët dukej tejet i rraskapitur.

Unë mbajta hapat i ndrojtur për të mos u ballafaquar me të. Kur hyri në sallë, ai zuri vend në radhët e pasme, ndonëse sipas postit ende i takonte të ulej bashkë me kolegët e tjerë të Byrosë Politike në podium. Gjyqi partiak kundër tij besoj se ishte më i vështiri në kuptimin e mungesës së argumenteve të dukshëm dhe të besueshëm për fajësinë e tij.

Kjo dhe temperamenti kurajoz i tij bënin që të pranishmit në sallë të dukshin të ndrojtur dhe të kontraktuar. Them se asnjëri prej tyre nuk besonte në mundësinë e tradhtisë së Kadriut ndaj Enverit. As unë. Kurrsesi. Ndërkohë ata nuk kishin të qartë se cili ishte faji real dhe as deri ku duhet të shkonte dënimi i tij. Prandaj të pranishmit në atë plenum rrinin si të tulatur.

Sulmi ndaj Kadriut nisi nga kuadro të Komitetit të Partisë së Tiranës duke e bërë përgjegjës si ministër i Brendshëm për sjelljet moralisht të papërshtatshme dhe fejesën politikisht të dënueshme të Skënderit, djalit të Mehmet Shehut. Kadriu reagoi duke argumentuar se edukimi moralo-politik i të rinjve dhe i komunistëve ishte detyrë e Komitetit të Partisë dhe jo e Ministrisë së Brendshme. Një ish- koleg i tij, kuadro i lartë në Ministrinë Brendshme, i bëri disa pyetje provokuese, por Kadriu iu përgjigj qartë dhe me gjakftohtësi.

Të pranishmit në sallë ishin si të përhumbur. Ndoshta jo pak prej tyre kishin pasur marrëdhënie të përzemërta e miqësore me te. Nuk kishte atmosferë armiqësore ndaj të akuzuarit. Titullarët e drejtësisë dhe të ligjit, kryeprokurori, kryehetuesi, ministri i ri i Brendshëm, Hekuran Isai, ishin të pranishëm, por rrinin të heshtur gjithashtu në pritje të fjalës dhe dënimit që do t’i jepte të akuzuarit partia. Enveri e kuptoi që duhet të ndërhynte vetë, që të jepte orientimin dhe tonin e dënimit të tij.

Prandaj, ndonëse i rraskapitur, ai provokoi debat direkt me të ndaj kundërshtimit që Kadriu u bënte akuzave për tradhti. Atëherë Enveri nervoz si asnjëherë në plenume të tilla, u ngrit në këmbë dhe e propozoi vetë dënimin, të cilin nuk e shqiptoi asnjë nga të pranishmit e tjerë. “Atëherë unë them të arrestohesh”, tha ai me zë sa inatçor, aq dhe të drobitur. “Mirë mo mirë, Partia ime më arreston (madje në fakt vetë Sekretari i Parë…!)”, iu përgjigj aty për aty Kadriu.

Pas kësaj ai u shpall agjent dhe armik. Atëherë befas salla u zgjua. Të pranishmit deri atëherë si të ngrirë, të mpirë, si të çliruar nga një ankth që i mbante të mbërthyer, u gjallëruan. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe shpërthyen me brohoritje buçitëse. Ritmike, frenetike: Enver Hoxha, Enver Hoxha, Enver Hoxha… (Isha kurioz, por nuk kisha mundësi që ta shihja a po brohoriste vallë bashkë me ta edhe Kadriu…?)

kalo-579x433

Kadriu u mbajt disa ditë në arrest shtëpie. Si tigër në kafaz. Me vete kishte revolverin e tij personal. Atë nuk ia kërkuan ta dorëzonte. Nuk e çarmatosën. Ndoshta patën shpresë se edhe ai, si Mehmeti, do të bënte vetëvrasje. Por Kadriu i zhgënjeu. Ai thirri personin e duhur në Ministrinë e Brendshme dhe ua dorëzoi vetë armën. Me këtë gjest u dha të kuptonin se nuk kishte ndërmend të bënte të njëjtin gabim si Mehmeti. Vazhdimi më pas dihet. Kadriu u shpall agjent dhe mori pa mëshirë dhe pa lehtësim të gjitha dënimet e mundshme, të cilat edhe vetë ai u pati dhënë më parë të tjerëve. Përfshi edhe ish-kolegëve të tij.

Besoj se seanca e gjyqit partiak të Kadriut ishte më e vështira që përjetoi Enveri në vargun e gjatë të dënimeve të ish-bashkëpunëtorëve të tij. Aspekti më i papritur me fundin e Kadriut, ishte që çuditërisht edhe ai, pas burgimit nuk i shpëtoi përkuljes dhe tjetërsimit moral dhe karakterial. Aparenca burrërore, e trimit dhe shpërfillësit ndaj ndëshkimit u shkri pas torturave. Edhe ai njësoj si Mehmet Shehu dhe Beqir Balluku, në vend të mërisë dhe zhgënjimit ndaj Enverit, i dërgoi atij “me lot në sy” letra shfajësuese dhe përbetime me naivitet të pabesueshëm, për njohjen aq të gjatë dhe aq të ngushtë që kish patur për 30 vite me të. E sigurt është që Enverit ato i ranë në dorë, dhe po aq e sigurt është që të gjitha i trajtoi me shpërfillje. Sidoqoftë, për fat të mirë eliminimi i Kadriut ishte i fundit. Paskëtaj nuk pati më pushkatime armiqsh dhe agjentësh në nivelet e larta të pushtetit.

Madje, si sfidë, tri vite më pas si për të fshirë nga kujtesa historike Kadriun dhe çdo gjurmë të bëmave tragjike të asaj periudhe, të lidhura me të u rrafshua edhe shtëpia e tij, e cila ndodhej pikërisht në atë vend ku u vendos simbolikisht piramida e përjetësimit të kujtimit të Enverit. Ishte ky akti demonstrativ i fundit i forcës së Partisë së Punës mbi Sigurimin e shtetit?

Me këtë akt të vështirë të fundit, i cili besoj se u bë nga Enveri jo pa mundim fizik dhe jo pa brerje shpirtërore, rruga e Ramizit për në majën e pushtetit të nesërmen ishte tashmë e hapur dhe e “pastruar”. Anëtarët e tjerë të vjetër të Byrosë Politike që kishin mbetur ishin pa dhëmbë, pa muskuj për ta penguar atë. Ndonjëri, si Adili, ishte edhe mik e shok që në kohën e luftës partizane, kurse rishtarët e Byrosë Politike i kishte zgjedhur dhe promovuar vetë ai. Fati i Kadriut nuk bëri përjashtim. Ai e pësoi njësoj si homologët e tij, si Beria në Bashkimin Sovjetik, si Rankoviçi në Jugosllavi, si Mehmeti, Feçori dhe së fundi Hekuran Isai në Shqipëri fill pas tij…

Ky i fundit disa vite më pas u burgos, por nuk u torturua, as u pushkatua. Ai pohoi se akuza ndaj Kadri Hazbiut pat qenë e sajuar. Dhe u shpreh se ai vetë, asnjëherë nuk e pati besuar që Kadriu të kishte qenë agjent e armik dhe që donte të vriste Enverin.

Të gjithë këtë histori gjakatare në majat e pushtetit të atyre viteve e gjeta të shkruar simbolikisht në një libër ku thuhej:

“Në një kotec ku mbahen mbyllur për një kohë të gjatë të uritura disa pula, sapo njëra prej tyre rrëzohet përdhe nga dobësia, drejt saj sulen të tjerat dhe e çukisin si të tërbuara deri sa ajo ngordh. Ndërkaq, pulat e tjera të përlyera të gjitha me gjakun e viktimës, ndizen e ndërsehen nga ngjyra e kuqe e gjakut dhe i vërsulen me sqep njëra-tjetrës, deri sa mbetet e gjallë vetëm njëra prej tyre, e cila e rraskapitur dhe e përgjakur ngordh edhe ajo. Kështu, brenda kotecit, ato zhduken njëra pas tjetrës pa mbetur asnjëra gjallë”.

A nuk ndodhi diçka e tillë e ngjashme me eliminimet, spastrimet dhe kacafytjet e udhëheqësve me njëri-tjetrin dhe “shkundjen e institucioneve” në nivelin e lartë të udhëheqjes së Partisë së Punës dhe të shtetit tonë në harkun kohor 1972 – 1984?/ Marrë nga libri “BLLOKU”

“Kanë arrestuar sopranon”, historia prekëse e vajzës korçare – Nga Luljeta Progni

Ishte pranverë, një ditë maji në vitin 1947, kur u ndal një melodi. Nëpër sallat modeste të radio-Tiranës, u shua zëri. “Kanë arrestuar sopranon”, pëshpëritej nën zë. Frikë dhe trishtim ngërthyer bashkë, në fyturat e djemve e vajzave artistë. Sigurimi i Shtetit po kontrollonte arkivat, shoqëruar me ulërima… “Të shuhet zëri i saj… të mos mbetet asnjë shenjë…” Sepse ishte zëri i “armikut të popullit”, ishte zëri i Merita Sokolit, vajzës korçare që vinte nga auditorët e Akademisë Nacionale të Santa Cecilias, në Romë. Atje kishte studiuar e kishte spikatur si soprano me zë të rrallë, nëpër ato auditorë ku studionte edhe Enio Morikone, ku studiuan e u formuan si artistë me famë botërore, Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Franco Donatoni, por edhe Preng Jakova.

Fati i Meritës do të ishte krejt i ndryshëm nga kolegët e saj të akademisë Santa Cecilia. Do të ishte i ndryshëm, jo vetëm për faktin se Shqipëria nuk mund të krahasohej me Italinë e asaj kohe, dhe jo vetëm sa i përket artit. Por fati i Meritës do të ishte i ndryshëm, për faktin sepse do t’i ndalej kënga e do të përfundonte pas hekurave të burgut, pa bërë asnjë faj. Më 16 maj të vitit 1947, Merita u arrestua, për t’u dënuar me pesë vite burg si “armike e pushtetit popullor”.

Në qytetin e Korçës, nuk do të dëgjohej kurrë më kënga e saj. Në radio Tirana gjithashtu, nuk do të ishte më, as ajo e as kënga e saj, nuk do të shfaqej më në sheshxhirime, atje ku kishte qenë e para grua shqiptare, në të parin film shqiptar, për të spikatur edhe si aktore.

Ylli që u shua

Merita Sokoli ishte vetëm 14 vjeç, kur nisi të këndonte në skenat shqiptare. Këndoi në skenat e Tiranës e Korçës. Ajo shoqërohej në piano, nga muzikantët e njohur të asaj kohe, pianistët Pjetër Dungu e Tonin Guraziu.

Në vitin 1939, Merita nisi studimet në Itali, në Akademine Nacionale të Santa Cecilia në Romë, institucion në të cilin kanë studiuar edhe të famshmit Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Ennio Morricone, Franco Donatoni, Preng Jakova etj.

Studimet e saj purfunduan në gusht të vitit 1944, me pedagogun Ricardo Stracati. E sapo kthyer nga Roma, në vitin 1944, Merita Sokoli nisi të këndonte në Radio Tirana, së bashku me sopranot Tefta Tashkon, Marie Krajën por edhe Viktori Xhaçkën.

“Takim në liqen”

Në vitin 1945, nisi të aktivizohet edhe në Teatrin Popullor. Atje gjeti dashamirësinë e artistëve të mëdhenj Naim Frashëri, Lazër Filipi, Prokop Mima, Liza Vorfit, etj. Merita e kishte një përvojë të rëndësishme si aktore, sepse kishte qenë aktore ne filmin e parë shqiptar, që titullohej, “Takim në Liqen”. Ishte në rol protagonist, së bashku me Kristaq Antoniun, në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër. Xhirimet u realizuan në Shkodër dhe në Manastirin e Shën Naumit në Pogradec, në vitin 1942. Filmi u shfaq vetëm një herë, në Itali. Një fotografi nga sheshi i xhirimeve, vjen si kontribut i të birit të Merita Sokolit, Diti Tezha. Ai e ruan si një ndër gjërat më të rëndësishme fotografinë e nënës së tij, aktorja e parë shqiptare. Në maj të vitit 1947, Merita Sokoli dhe i fejuari i saj Tika Tezha, u arrestuan të akuzuar “për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.

Procesverbali i Sigurimit të Shtetit

“Merita Sokoli, e bija e Ramadanit dhe Qerimes, vjeç 23, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë në klagjen Abdulla Bej, rruga Dajti, nr 277, me profesion këngëtare, me arsim të lartë, ka kryer studimet në Romë. Gjatë kohës së okupacionit, nuk ka marrë pjesë në Ballin Kombëtar ose me Legalitetin. Me shtetësi shqiptare, në gjendje ekonomike jo të mirë, nuk ka njeri të arratisur, ka të burgosur të fejuarin e saj, të burgosur ka edhe të vëllanë e saj, e padënuar ndonjëherë, e arrestuar në datën 16/05/1947.

Pasi iu këndua akuza e prokurorit, e pandehura u mor në pyetje: Merita Sokoli tha: akuza që më bëhet, e pranoj pjesërisht. Unë nuk kam qenë në ndonjë lidhje me të misionit anglez. Nuk kam pasur lidhje me Nexhmide Tarakun. Mbi përgjigjen e prokurorit, e pandehura tha se: unë pranoj atë që kam bërë. Unë prej amerikanëve, kam njoftë Thoma Stefene, me të, nuk kam pasur lidhje. Kam shkuar dy herë te UNRA, për të marrë qeratë e shtëpive.

Procesverbalin nuk e pranoj, nuk është e vërtetë që unë të kem qenë spiune. E pandehura mohon që t’ju përgjigjet pyetjeve të kryetarit… Unë pranoj se kam folur kundra pushtetit popullor”, ishte kjo, akuza e vetme që Merita Sokoli pranoi, kur u përball me egërsinë e Sigurimit të Shtetit, në maj të vitit 1947.

Edhe pse e e pafajshme, Merita Sokoli u dënua me 5 vite burg. Torturat dhe mundimet në burgjet e diktaturës, i kaloi së bashku me zonjat Sabiha Kasimati, Rita Koci, Musine Kokalari, Diti Biçaku.

Internimi

Pasi u lirua nga burgu, Merita Sokoli dhe bashkëshorti i saj Tika Tezha, u internuan në Kavajë. “Merita jetoi me qera në lagjen nr 5 dhe punoi në Ndërmarjen Komunale Kavajë. Në Kavajë, ajo nderohej nga të gjithë, e njohën mirë, prandaj e deshën aq shumë. Merita jetoi në Kavajë, deri në vitin 1993, kohë kur emigroi në Amerikë me të birin dhe familjen e tij, por vuante nga tronditje mendore, që ja shkaktonin zhurma e makinave dhe sirena e policisë, zhurmë e cila e bënte gjithmonë të rijetonte momentin e arrestimit”, rrëfen Dorieta Dhonato, familjare e Merita Sokolit.

Merita Sokoli Tezha, vdiq më 4 Nëntor 2007. Ndërroi jetë e sëmurë nga kanceri i mushkërisë. Pak muaj më parë, merita Sokoli Tezha u shpall “Qyetare nderi e Kavajës”. Kujto.al është duke punuar për të përgatitur një dokumentar që i kushtohet jetës së saj artsitike dhe kalvarin e vuajtjeve gjatë diktaturës komuniste./Kujto,al