VOAL

VOAL

EVA BRAUN – GJYSMA TJETËR E QIELLIT TË ZI

August 1, 2015

Komentet

Aforizmi i ditës- 20 korrik 2026

The secret of genius is to carry the spirit of the child into old age, which means never losing your enthusiasm.

Aldous Huxley

Sekreti i gjenialitetit është të mbartësh shpirtin e fëmijës deri në pleqëri, që do të thotë të mos e humbësh kurrë entuziazmin tënd.
Aldous Huxley

Në Serbi arriten në pushtet të çmendurit letrarë dhe të çmendurit ushtarakë- Nga Skënder MULLIQI

 
—-Lufta propagandistike fillojë menjëherë pas humbjës të luftës të Serbisë në Kosovë.Serbët nuk po mund të pranojnë së Millosheviqi nuk arrti synimin për realizmin e projektit fashist për Serbi të Madhe.Ajo filloj më politika radikalizuese ndaj shteteve fqinje dhe posaqerisht ndaj Kosovës.Dhe, ky proces radikalizimi tani praktikisht ka arritur  nivelin e kohës së Millosheviqit…
 Nga shumë shkrimtar dhe publicist serb, mendohet së ideolog të luftës nuk ishin Millosheviqi dhe gjeneralet e tij, por një shkrimtar  I keq me logjikë fashiste -Qosiqi.Ata  në vitet e 90-ta filluan luftën për të shkatërruar Jugosllavinë e Titos për një mini Jugosllavi apo Serbi të Madhe.Ideologet serb të luftës urdhëruan Millosheviqin të godiste për të pushtuar ish republikat në Jugosllavi.Sulmuan Kroacinë, Bosnjën dhe në fund  të aventurës së tyre ushtarake pushtuese edhe Kosovën.Vatër e shovenizmit ishte SANU të cilët vepronin në mënyrë të rafinuar duke rekrutuar Millisheviqin si ekzekutor I projektit shovenist serbomadh në rajon.Në Serbi arriten në pushtet të qmenduarit letrar  dhe të qmendurit ushtarak të cilët bën masakrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore , në Bosnje dhe në Kosovë.U mendua së Serbia pas rënjës të komunizmit do të reformohet, por  në fakt rënja e komunizmit në këtë shtet shënoi ngritjen e llumit , të cilët filluan rrugën e gabuar pushtuese më luftëra ndaj shteteve fqinje.Gjë që ndodhi në fund.Në vitet e 90-ta, Millosheviqi më motivin për Serbi të madhe, fillojë luften shkatrimtare në ish-Jugosllavi. Çdo agresion ushtarak paraprihet gjithmonë nga përgatitja e artilerisë në formën e një lufte propagandistike dhe përgatitja psikologjike e publikut vendas. Kjo e fundit gjithmonë konsiston në paraqitjen e popullit të vet si “viktima”  në ish Jugosllavi.Lufta propagandistike fillojë menjëherë pas humbjës të luftës të Serbisë në Kosovë.Serbët nuk po mund të pranojnë së Millosheviqi nuk arrti synimin për realizmin e projektet fashist për Serbi të Madhe.Ajo filloj më politika radikalizuese ndaj shteteve fqinje dhe posaqerisht ndaj Kosovës.Dhe, ky proces radikalizimi tani praktikisht ka arritur  nivelin e kohës së Millosheviqit.Serbia me kriminelwt e luftës në pushtet  nuk po e pranon përgjëgjësinë e luftës shkatrrimtare ndaj popujve jo sllavë,  në Bosnje dhe luftën në Kosovë.Regjimi i Vuqiqit në mënyrë të hapur  ka rehabilituar kriminelet e luftës .Paranoja mesjetare serbe po mbretëron përseri në Serbi , dhe paranoja është ajo që tërhoqi Serbinë në fashizëm në vitet e 80-ta , dhe rezultoi në përpjekje krejtësisht të pa kuptimt për zgjerim territoresh  në vitet nëntëdhjetë.Zanafilla e fashizmit në Serbi në vitet 1980, si një sëmundje që nuk prek individët, por ekskluzivisht kolektivitetin si të tillë, sepse bazohet në psikologjinë e masave . Katastrofa ekonomike e viteve 1980, hiperinflacioni, rënia e standardit krijuan  “nevojën” për një udhëheës të fortë dhe autoritar.U përcaktuan për Millosheviqin .Serbia kurrë nuk u lirua nga miti mesjetar se “Kosova  është tokë serbe”.Por ndjenja kryesore është poshtërimi kombëtar,dështimi i projektit të Jugosllavisë si shtet serb, si dhe humbja e Kosovës mitike.Serbia e kishte për synim zgjerimin e territoreve në dëm të republikave të tjera.Ajo nuk mund të pajtohej më statusin e vetëm njerës prej republikave të barabarta.Ajo u bë e sëmuara e Ballkanit.Ne luftën në ish –Jugosllavi pika e fundit ishte Kosova, dhe shqiptarët, të cilët për Serbin konsideroheshin armik të përhershem.Largimet e serbëve krejtë për motive të tjera , nga Kosova jo nga presioni i shqiptarëve siq i cilësuan ata qëllimisht për agresion ushtarak, i mobilizoj serbët për luftë dhe I rreshtoi ata më Millosheviqin.Kjo çmenduri nuk  përfundoi me humbjen e luftës të Serbisë në vitin 1999 nga bombardimet e NATO-s. Prova më e mirë për këtë janë proceset politike që sollën në pushtet në Serbi, njëri pas tjetrit, bashkëpunëtorë të kriminelëve më të këqij të luftës, si Shesheli dhe Millosheviqi.  Askush nuk duhet të mendojë se Vuçiçi i sotëm është i ri dhe i përmirësuar, në thelb i ndryshëm nga Vuçiçi, i cili në vitet nëntëdhjetë bëri thirrje për vrasjen e njëqind myslimanëve për një serb të vrarë. E njëjta gjë vlen edhe për Sheshelin,Vulinin, Daçiçin etj, të cilët janë në pushtet.Këta kriminelë të luftës kurrë nuk pushuan kërcënimet për destabilizim të Kosovës, më motivacion për ndarjën e saj mbi baza etnike.Serbia e Vuqiqit po ndjenë se po fiton rëndësi për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe sjellja e saj ndaj fqinjëve po bëhët gjithnjë e më agresive , veqenarishtë ndaj Kosovës.Vuqiqi përmes strukturave paralele kriminale serbe, më veprime terroriste si në Banjskë po përpiqët të mbajë veriun e Kosovës në gjendje lufte.Por këto iluzione shumë ju ka shuar më shtrirjen e sovranitetit në veri nga Qeveria e Albin Kurtit.Por, dihet së Serbia më hipotekë të një shteti gjenocidial , nuk heq dorë asnjëherë për pushtimin e Kosovës se pavaruar dhe sovrane. Përqarjët tona politike po  ndryshojnë zhvillimet e situatës, duke na gjetur të pa përgatitur mënderisht, propagandisht dhe madje ushtarakisht.Ende nuk po jemi në gjendje të kuptojnë, së Serbia është armiku ynë e cila  më veprime konkrete-rasti I fundit tw kërëcenimit më luftë dhe spastrime etnike në Kosovë të ministreshës, Snezhana  Paunoviq. Tonet që vijnë nga qeveria në Serbi janë gjithçka tjetër përveçse miqësore dhe zbulojnë se Serbia nuk ka hequr dorë nga roli i saj si hegjemon në Ballkan.Në Serbi, pothuajse nuk ka asnjë vetëdije se serbët shkaktuan luftërat në Ballkan dhe se ata janë fajtorë për viktima të shumta njerëzore dhe materjale .Prandaj, Kosova ka nevojë së pari për unitet politik e pastaj ka nevojë për një politikë të jashtme dukshem më vendimtare, e cila Serbinë do ta vendosë në një pozicion jo të favorshem politik , që edhe një kohë gjatë bisedimeve maratonike për normalizim të mardhënjëve më Kosovën ishte.E faktorizoj BE-ja dhe politikat tona  në kohës e Thaqit dhe Mustafës, më marrveshjet e Brukselit për Asociacionin e Komunave më Shumicë serbe , më kompetenca ekzekutive.Serbia po jeton më të njëjtat mite, prandaj në bisedimet që mund të ndodhin në vazhdim, nuk duhet lejuar një Asociasion i tillë, kur dihet së ekziston Asociocioni   komunave në nivel të Kosovës.Serbia, ashtu si një alkoolik kronik, ka nevojë  për t’u çliruar nga  problemet e reja me fqinjët posaqerisht më Kosovën dhe botën demokratike. Por ajo kurrë nuk do ta pranojë, derisa rrethanat ta detyrojnë ta bëjë këtë…

35 vjet tranzicion: nga hekurudha e braktisur te kaosi i transportit rrugor- Nga PETRIT ALIAJ

Për më shumë se tri dekada, transporti në Shqipëri ka qenë një nga pasqyrat më të qarta të tranzicionit të pambyllur: shumë plane strategjike, shumë projekte të shpallura, miliona euro financime të huaja dhe publike, por një realitet që për qytetarin vazhdon të mbetet larg standardeve evropiane. Transporti nuk është vetëm çështje infrastrukture, është tregues i aftësisë së shtetit për të planifikuar, kontrolluar dhe mbrojtur interesin publik. Kur një vend shpenzon miliona euro për rrugë e hekurudha, por qytetari përballet me vonesa, mungesë sigurie dhe shërbime informale, problemi nuk është vetëm financiar, është problem qeverisjeje.
Në vitin 1990, Shqipëria kishte një sistem hekurudhor që transportonte rreth 1,5 milionë pasagjerë në vit. Sot, pas 35 vitesh, rrjeti hekurudhor numëron 253 kilometra, por vetëm katër linja janë ende në shfrytëzim, kryesisht për mallra. Linjat drejt Vlorës, Korçës dhe Pogradecit janë ndërprerë prej vitesh, ndërsa stacione dikur të rëndësishme janë lënë në harresë.
Projekti më i rëndësishëm i sotëm, modernizimi i hekurudhës Durrës–Tiranë–Rinas, tregon mirë distancën midis premtimit dhe realitetit. Kostoja fillestare u llogarit në 92,1 milionë euro, e financuar nga një grant prej 35,5 milionë eurosh i Bashkimit Evropian dhe një kredi prej 36,8 milionë eurosh nga BERZH. Punimet nisën në 2021, me afat përfundimi fillimisht në mars 2024. Sot, kostoja e njoftuar nga Komuniteti i Transportit ka arritur në 129 milionë euro, pa përfshirë elektrifikimin, i cili ende nuk ka tender të hapur. Qeveria ka kërkuar disa herë kredi shtesë nga BERZH, njëra prej tyre 40,7 milionë euro, për të mbuluar rritjen e çmimeve të materialeve dhe ndërtimin e tetë stacioneve, ndër to Kashari, Vora, Sukthi, Shkozeti dhe Durrësi. Afati i ri i operimit është shtyrë në fund të vitit 2026, pesë vjet pas fillimit të punimeve. Treni elektrik parashikohet të lidhë Tiranën me Durrësin në 22 minuta dhe me Rinasin në 12 minuta, me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, por deri në momentin e shkrimit të kësaj analize, ende nuk ka nisur operimi komercial.
Ky model, kontratë fillestare, pastaj shtesa kontraktuale, ndryshime teknike, zgjatje afatesh dhe rritje kostosh, është përsëritur në shumë projekte infrastrukturore shqiptare. Në fund, qytetari nuk pyet vetëm sa kushtoi kilometri i hekurudhës apo i rrugës, por pse pas gjithë këtyre shpenzimeve shërbimi mbetet i dobët. Problemi nuk është mungesa e financimeve. Shqipëria ka përfituar fonde të konsiderueshme nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve dhe BERZH. Problemi është raporti midis parave të shpenzuara dhe rezultatit të prodhuar.
E njëjta problematikë shfaqet edhe në rrjetin rrugor. Sipas të dhënave të Autoritetit Rrugor Shqiptar, rrjeti rrugor kombëtar numëron rreth 3667 kilometra, pjesë e një rrjeti të përgjithshëm prej rreth 18 mijë kilometrash rrugësh interurbane e urbane. Të dhëna zyrtare tregojnë se, në dekadën e fundit, rrjeti rrugor në disa qarqe është tkurrur në vend që të zgjerohet, si pasojë e riklasifikimit të inventarit dhe amortizimit të lartë të segmenteve rurale: Durrësi ka humbur rreth 36,5 kilometra rrugë, Fieri 68,2 kilometra dhe Lezha 59,9 kilometra brenda dhjetë vjetësh. Paradoksi është i dukshëm: ndërsa miliarda euro janë investuar në infrastrukturë, pjesa më e madhe e shpenzimeve ka shkuar për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugëve ekzistuese, jo për zgjerimin real të rrjetit. Një inspektim i mbështetur nga Banka Botërore kishte gjetur më parë se mbi 40 për qind e rrugëve kombëtare të kontrolluara ishin në gjendje të keqe. Sot, mirëmbajtja e rreth 1300 kilometrave rrugë kërkon një fond prej 46,5 milionë eurosh për katër vjet, financim i ndarë në kontrata rajonale.
Rritja e numrit të automjeteve, mungesa e kontrollit efektiv dhe dobësia e transportit publik kanë krijuar një ekonomi informale ku furgonët dhe mjetet private shpesh zëvendësojnë një sistem që shteti nuk ka arritur ta ndërtojë. Në shumë zona, veçanërisht jashtë qendrave urbane, qytetarët janë të detyruar të përdorin mjete që nuk ofrojnë gjithmonë standardet e duhura të sigurisë. Këtë realitet e kam përjetuar vetë, në udhëtime të shpeshta Tiranë-Durrës e anasjelltas me autobuzë e furgona. Fatorinot mbledhin çmimin e biletës në dorë, por biletën nuk ta japin .
Ky detaj i vogël i përditshëm tregon në mënyrë të prekshme se si funksionon informaliteti: një pjesë e konsiderueshme e këtij aktiviteti kalon jashtë çdo regjistrimi fiskal, e shteti humbet të ardhura që nuk njihen kurrë zyrtarisht. Furgonët janë kthyer njëkohësisht në simbol të fleksibilitetit të shqiptarëve dhe të dështimit të planifikimit shtetëror. Kur një sistem kombëtar transporti mbështetet te zgjidhjet individuale dhe jo te një organizim institucional, rezultati është mungesë kontrolli, konkurrencë informale, pasiguri dhe pabarazi për qytetarët dhe pa aftësi e shtetit.
Por përgjegjësia nuk është vetëm te operatorët privatë. Kush ka kontrolluar licencat? Kush ka monitoruar standardet teknike? Kush ka garantuar që fondet publike të prodhojnë shërbime reale dhe jo vetëm projekte në letër? Transporti është një zinxhir ku çdo hallkë ka përgjegjësi, ministritë, agjencitë publike, projektuesit, kompanitë zbatuese, mbikëqyrësit teknikë dhe institucionet e kontrollit. Kur një projekt dështon, kostoja nuk paguhet vetëm nga buxheti, paguhet nga qytetari përmes taksave, borxhit publik, kohës së humbur dhe uljes së cilësisë së jetës.
Një problem tjetër i madh i projekteve infrastrukturore është shpronësimi i qytetarëve dhe fermerëve që preken nga ndërtimet. Familje humbasin toka bujqësore, biznese humbasin hapësira pune dhe pronarët përballen me procese të gjata administrative për kompensimin. Parimi ligjor është i qartë, prona private mund të preket vetëm për interes publik dhe me kompensim të drejtë, por në praktikë konflikti më i madh ka qenë pikërisht te vlera e kompensimit, afatet e pagesave dhe mënyra e vlerësimit të dëmit. Kur një qytetar humbet tokën ose banesën për një projekt kombëtar, ai nuk duhet të mbetet viktimë e vonesave burokratike.
Siguria mbetet dimensioni më i rëndë i krizës. Mjetet e vjetruara, mirëmbajtja e pamjaftueshme dhe mbingarkesa e mjeteve janë faktorë që rrisin rrezikun për jetën e njerëzve. Nëse një mjet transporti udhëtarësh funksionon mbi kapacitetin e lejuar, përgjegjësia nuk është vetëm e drejtuesit të mjetit, është edhe e sistemit të kontrollit që duhet ta parandalojë një situatë të tillë. Këtu shfaqet një nga problemet kryesore të shtetit shqiptar: reagimi shpesh vjen pas problemit, jo para tij. Kontrollet intensifikohen pas aksidenteve, pas denoncimeve publike ose pas presionit mediatik, ndërsa një shtet funksional nuk duhet të presë tragjedinë për të vepruar.
Mungesa e një sistemi të mirë transporti ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të zonave jashtë qendrave të mëdha. Një qytetar që nuk ka transport të rregullt ka më pak mundësi për punë, arsim dhe shërbime shëndetësore. Transporti, pra, nuk është vetëm infrastrukturë, është drejtësi sociale.
Pas 35 vitesh tranzicion, problemi i transportit shqiptar nuk ka qenë vetëm mungesa e fondeve. Shqipëria ka pasur strategji, plane dhe financime të konsiderueshme nga institucione ndërkombëtare, por dobësia ka qenë vazhdimisht në planifikim, menaxhim, mbikëqyrje dhe kontrollin e zbatimit. Problemi është hendeku midis dokumenteve dhe realitetit. Në dokumente kemi një sistem modern transporti, në terren kemi ende qytetarë që presin, udhëtojnë me pasiguri dhe paguajnë koston e një shteti që nuk ka arritur të vendosë rregull.
Për çdo milion euro të shpenzuar duhet të ekzistojë një pyetje themelore: çfarë fitoi qytetari shqiptar nga ky investim? Nëse përgjigjja është vetëm një projekt në letër, një rrugë me probleme ose një shërbim që nuk funksionon, atëherë problemi nuk është mungesa e parave. Problemi është mungesa e përgjegjësisë. Kur kjo kontratë mes shtetit dhe qytetarit dobësohet, nuk humbet vetëm një shërbim. Humbet besimi.

U nda nga jeta tragjikisht në aksident- I jepet lamtumira gazetarit Enrik Mehmeti, trupi përcillet drejt banesës së fundit

Me dhimbje të madhe familjarë, miq, kolegë të medias dhe qytetarë të Vlorës i japin sot lamtumirën e fundit gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti në zonën e Zvërnecit.

Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit ka sjellë reagime të shumta nga bota e medias, e cila humbi një nga zërat e njohur të gazetarisë lokale në Vlorë.

Ikja e parakohshme e kolegut Enrik Mehmeti është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin e gazetarëve.

Enrik Mehmeti la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

Redaksitë e BalkanWeb dhe News24 u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të gazetarit Enrik Mehmeti për humbjen e tij të parakohshme.

Enrik Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e 18 korrikut, pas një aksidenti me një motomjet me katër rrota në zonën bregdetare të Zvërnecit.
Ai dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, i cili u përmbys, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Pavarësisht transportimit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. bw

Çelësi i ringritjes së LDK-së dorën time, jo të klanorëve!- Nga Florim Zeqa

 

 

Për ta kuptuar hipokrizinë e klanorëve në LDK mjafton ta analizoni vetëm këtë element: ata që aktin e dorëheqjes së Lumirit e kthyen në mocion votëbesimi, të njëjtët po e kërkojnë mocionin e ri per “shkarkimin” e tij!

 

Lojë përfide brenda klaneve në LDK

 

Kam informacione të sakta, që pas shpelljes së kandidatures time për kryetar të LDK-së në fillimjanarin e këtij viti, klanorët fillimisht e heshtën, pastaj i vërsulën veglat e tyre kondom kundër meje!

Mirëpo, tani kur po e shohin vendosmërinë time dhe mbështetjen e gjërë në elektorat, kanë filluar t’i lakojnë disa emra servil në Diasporë, me qëllim të relativizimit të kandidaturës time, sa fisnike po aq hyjnore për ringritjen e LDK-së!

Ndër emrat që po lakohen është edhe emri i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për kryetar të LDK-së, këtij produkti servil i kryetarit aktualë, i ardhur nga Londra aksidentalisht dhe pa asnjë meritë në krye të Prishtinës, madje pa qenë fare anëtarë i LDK-së! Kjo nuk është që po e themë unë, por vetë ai e kishte pohuar gjatë fushatës zgjedhore për mandatin e parë, të cilin e mori falë luftës së përbashkët të të gjitha partive kundër Shpend Ahmetit, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje!

Edhe tani, klanorët e LDK-së e duan një “Përparim” servil dhe të dëgjueshëm, i cili zbaton urdhëra nga nëntoka e LDK-së, të cilët i shpërblen me tendera njëburimor!

Servil të tillë ka me bollëk ndër shqiptarët e mërgatës sonë!

 

Si t’i flas dhimbjes nga zjarri i dashurisë?!

 

Çdo ditë shkruaj dhe meditoj me mall vitet e krenarisë kombëtare, kur fjala e dhënë bëhej realitet. Çdo ditë e projektoj me kujdes të ardhmen e vendit tim, me paanësi, pa inate dhe pa xhelozi por me shpresë dhe dashuri siq duhet vendlindja nga mërgimi i largët.

Gjithçka e më pak nga vlerat po mbetët në Kosovë, kurse në LDK asnjë!

Si të jetojmë kur shpresa na mungon!

Si të jetojmë kur dashuria dhe urrejtja bashkëjetojnë në ambientin e kontaminuar politik në LDK!

Si t’i flas dhimbjes nga zjarri i dashurisë?!

LDK është dashuria që ma vodhën hijenat, është dhimbja që ma shkaktuan miqtë hileqarë që ju besova verbërisht!

Hijenat dhe hileqarët janë varremihësit e krenarisë kombëtare!

Unë që jetën e shikoj në mënyrë reale nuk dorëzohem lehtë!

Dhimbja dhe zhgënjimi më bëjnë akoma më të fortë dhe më të qëndrueshëm në rrugëtimin tim dhe në përballje me sfidat e kohës!

Iluzionistët e ringjalljes së LDK-së përmes klaneve dhe grupeve të interesit do të mashtrohen keq, ashtu siq u zhgënjyen nga “Rruga e Re” dhe nga “Bashkimi i të djathtës shqiptare”!

 

Çelësi i ringritjes së LDK-së dorën time, jo të kusarëve politik

 

Gajtë viteve të ’90-ta, si nënkryetar i Forumit Rinor i Degës së LDK-së në Klinë ndodhesha në një aktivitet politik në fshatin Gremnik. Me atë rast, kryetari historik i Klinës, Ismet Raci në mënyrë simbolike e futi dorën në xhepin e djathtë të xhaketës dhe ju drejtua të pranishmëve me këto fjalë, po citoj: “Rugova e ka në xhep çelësin e zgjidhjes së problemit të Kosovës!

Pa u zgjatur shumë në zbërthimin e kësaj ngjarje interesante të tre dekadave më parë, më pak fjalë po i drejtohem elektoratit të LDK-së, se çelësi i ringritjes së LDK-së nuk është në dorën e pengmbajtësve dhe uzurpatorëve, as në dorën e klanorëve dhe grupeve tjera të interesit, e më së paku në dorën e parashutistëve dhe mercenarëve, por, Çelësi i ringritjes së LDK-së është në dorën time dhe të secilit veprimtar që nuk është pjesë dhe as në shërbim të tyre!

Çelësi i ringritjes së LDK-së është në dorën e secilit që e don me shpirtë e me zemër LDK-së, kurse Fitili detonues dhe Ora e kurdisur ndodhet në dorën e matrapazëve politik që i sollën në këtë gjendje mjeruese tri shkronjat e arta-LDK.

 

Sa më pak respekt dhe dashuri e ndërsjellë, aq më pak njerëzillëk dhe rritje e urrejtjes mes njerëzve në vendin e paradokseve të mëdha, të quajtur Kosovë, në të cilën po lulzon prostitucioni politik si produkt i anashkalimit të vlerave njerëzore.

 

Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së!

Orsago (Itali), 19.07.2026

Ali Brahimi dhe vëllezërit Kryeziu – epopeja e Malësisë së Gjakovës në luftën kundër nazizmit dhe komunizmit- Nga KASTRIOT HAXHIAJ



Kulla e vëllezërve Ali, Zenel dhe Halil Brahimi në Zherkë të Bytyçit në Tropojë ishte shtabi i lëvizjes nacionaliste të Malësisë së Gjakovës. Vëllezërit Gani, Said dhe Hasan Kryeziu udhëhoqën një lëvizje të fuqishme, të pavarur e të armatosur antinaziste përmes një mbështetje të fuqishme popullore në aleancë me misionin britanik dhe amerikan.

Kjo lëvizje nacionaliste ishte rreshtuar hapur krahas aleatëve anglo-amerikanë. Pranë shtabit të Gani Kryeziut qëndronte misioni ushtarak britanik (SOE) i udhëhequr nga koloneli anglez Billy McLean dhe majori Anthony Simcox.

Ata synonin një Shqipëri etnike, demokratike dhe të lirë nga ndikimi komunisto-sllav, duke pasur si këshilltar politik intelektualin e njohur Llazar (Zai) Fundo.

Fuqizimi dhe popullariteti i kësaj lëvizje nacionaliste përbënte kërcënim për komunistët jugosllavë dhe shqiptarë si dhe për pushtuesit nazistë duke marrë parasysh edhe mbështetjen anglo-amerikane dhe furnizimin e tyre me armë dhe pajisje që vinin nga ajri.

Peter Cemp me (SOE) operacionet klandestine britanike do të shkruante më pas lidhur me zhgënjimin e tij për mosveprimin e Frontit Nacional Çlirimtar të komunistëve të Hoxhës dhe Mugoshës kundër nazizmit. Ai përmend një fakt kur Mehmet Shehu me 800 partizanë refuzoi të godiste 20 ushtarë gjermanë, duke e bërë të qartë se komunistët shqiptarë po përpiqeshin të ruanin forcat për një lufte të ardhshme me nacionalistët.

Kemp e konsideronte Shehun kriminel dhe LANÇ-in si një grumbull vrasësish që merakoseshin më shumë për sulmimin ndaj grupeve rivale partizane sesa për të luftuar gjermanët. (No Colours or Crest …libër i botuar në vitin 1958)

Lëvizja Kryeziu dhe Ali Brahimi nuk e pranuan propozimin e Hoxhës dhe Mugoshës për shkrirjen e forcave nacionaliste me ato partizane, nën komandën komuniste. Kjo binte ndesh me parimet e tyre për një Shqipëri etnike çka do të eliminonte nacionalistët dhe përpjekjet e tyre për Kosovën.

Lëvizja nacionaliste Kryeziu veproi në mënyrë të pavarur duke organizuar aksione kundër gjermanëve në shumë pjesë të Malësisë së Gjakovës.

Pas takimit me komunistët në Markaj në qershor 1944 do të ndodhte pika kulmore e takimit të korrikut në Valbonë ku komunistët i kërkuan lëvizjes nacionaliste që të sulmonte Plavën dhe rrjedhimisht vrasjen e nacionalistëve shqiptarë atje. Lëvizja Kryeziu dhe Ali Brahimi refuzuan kategorikisht. Një ditë më vonë komunistët ekzekutuan pabesisht klerikun Padër Lekë Luli, përfaqësues i Legalitetit në bisedime, pasi kishte kundërshtuar qendrimin pro sllav të komunistëve shqiptarë.

Në bashkëpunim me majorin britanik Anthony Simcox (SOE) nacionalistet hartuan një plan të detajuar për fillimin e kryengritjes në Kosovë. Të udhëhequr nga ky objektiv i rëndësishëm, në gusht-shtator 1944 forcat Kryeziu arritën nivelin më të lartë të organizimit dhe të veprimit luftarak, duke e nxjerrë edhe më në pah talentin dhe aftësitë drejtuese ushtarake të komandantit Gani Kryeziu, nivelin e lartë politik dhe organizativ të Saidit, mendjen e ndritur dhe objektivitetin e Fundos, si dhe trimërinë dhe aftësitë e Hasan Kryeziut, Ali Brahim Zherkës, Selim Malë Dulës, Mehmet Ali Bajraktarit etj., që komanduan këto forca në fushë-betejat kundër nazi-fashistëve — sipas studiuesit të njohur Dodë Progni.

Në radiogramin dërguar Liri Gegës, datë 8.08,1944 Enver Hoxha udhëzonte eliminimin e Zai Fundos pasi kishte rënë dakord me Dushanin, Raden dhe ishte njoftuar edhe Fadil Hoxha.

Më 10 shtator Enver Hoxha urdhëron shkatërrimin dhe vrasjen e “reaksionit” të brendshëm (Kryeziu- Ali Brahimi) pasi rrezikonte bashkimin me “reaksionin” e Kosovës dhe nën mbështetjen e britanikëve mund të formonin një qeveri.

Më 19 shtator 1944, Enver Hoxha dërgon në Bytyç Shefqet Peçin me brigadën e tij, i cili, pasi u ngjit në majën Dobrejt ku ishte shtabi i Kryezinjve, arrestoi Said Kryeziun, Zai Fundon dhe majorin anglez Anthony Simcox.

Pas ndërhyrjes së anglezëve Anthony dhe Saidi u lejuan të largohen drejt Italisë. Llazar (Zai) Fundon e torturuan për vdekje.

Kjo goditje pas shpine nga komunistët u shoqërua nga një ndërhyrje brutale e nazistëve në Bytyç duke vrarë, masakruar dhe djegur Zherkën. Gjermanët vranë dy nipat e Ali Brahimit,dajat e mi, Xhemalin dhe Zeqirin dhe dogjën kullën shekullore mes 300 shtëpive të tjera. Vranë burra, gra dhe fëmijë. I njëjti skenar ndodhi më pas edhe në Gjakovë ndaj nacionalistëve.

Sulmi nga komunistët shqiptarë dhe jugosllavë dhe nga ana tjetër gjermanët çoi në shpërbërjen e lëvizjes Kryeziu. Ganiu e udhëzoi Ali Brahimin që të shmangte vëllavrasjen duke mos u hakmarrur. Me ndërmjetësimin e britanikëve Ali Brahimi mori komandën e Batalionit të dytë të Brigadës së 25 duke udhëhequr betejat kundër gjermanëve deri në Sanxhak dhe refuzuar luftën në Drenicë kundër Shaban Polluzhës.

Pas çlirimit të Shqipërisë, në vitin 1949 Ali Brahimi detyrohet të arratiset për t’i shpëtuar dorës gjakatare të komunistëve shqiptarë. Në vitin 1951 kthehet në rrugë klandestine për të marrë familjen në Zherkë dhe në kufi vritet nga komunistët vajza e vëllait të tij, Bute Zenelja 18 vjeçare. Gruaja e Alisë dhe djali Mehmeti mbetën pas. Ai u vëndos në Bruksel ku ndërroi jetë në vitin 1980 dhe u varros në Gjakovë, siç e kishte lënë amanet.

Djali Mehmeti u rrit në internime, u martua në internim dhe fëmijët e tij lindën në internim. Mehmet Alia u vendos në Bruksel pas rënies së komunizmit dhe ndërroi jetë në vitin 2020.

Gjyshi im, Halil Brahimi të cilit gjermanët i vranë dy djemtë Xhemalin dhe Zeqirin la pas gruan Fatën e cila u vendos në Nju Jork me djalin Imerin dhe Bardhen. Vajza tjetër, Sofe (nëna ime) mbeti në ferrin komunist shqiptar dhe u takua për herë të parë me vëllain dhe motrën pas 50 vitesh ndarje në vitin 1991.

Djali i Zenel Brahimit, Musa u vendos gjithashtu në Nju Jork. Shumë të tjerë mbetën pas dhe ndërruan jetë në ferrin komunist shqiptar. Nga ky fis janë mbi 500 trashëgimtarë që jetojnë vetëm në Shtetet e Bashkuara pa numëruar ata që janë në Evropë.

Pasojat e bashkëpunimit mes nazistëve dhe komunistëve shqiptarë e jugosllavë janë prezente edhe sot në trojet shqiptare.

In Memoriam/ Nga 11-vjeçari përkthyes gjatë trazirave të ’97, te korrespondent i Rai-t! Rrugëtimi i Enrik Mehmetit, gazetarit të News24 që u bë zëri i Vlorës për mbi 20 vite

Gazetari i News24, Enrik Mehmeti u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Vlorë.

I apasionuar pas Lajmit të Fundit, por u bë lajmi më i pabesueshëm dhe më i trishtë për këdo që pati fatin ta njohë, të bisedojë dhe të punojë me të, Enrik Mehmeti la pas një karrierë të gjatë e të begatë në median e shkruar e vizive.

Ai iu bashkua News24 që në ditët e para të themelimit të televizionit, duke raportuar me përkushtim dhe profesionalizëm për ngjarjet e ndodhura në qytetin e Vlorës, nga kronika e zezë, operacionet e bujshme policore, problematikat sociale, turizmi etj., duke lënë pas një humbje të madhe për familjen mediatike Focus Media Group.

Me guxim të jashtëzakonshëm që kur ishte fëmijë, në plumbat që vërshëllenin pranë tij në vitin famëkeq 1997, Enrik Mehmeti asokohe vetëm 11 vjeç iu bashkua kampit misionar “Alba” si përkthyes, duke u bërë kështu zëri i të pamundurve.

Në guximin e fëmijës, të burrëruar ende pa u rritur, Enrik Mehmeti siç ka deklaruar më parë, kuptoi se gazetaria ishte misioni i tij i jetës, duke rendur jo thjesht në kërkim të lajmit, por lajmi ndodhte atje ku ai ishte, në kohë reale.

Me vendosmërinë si forcë të karakterit të tij dhe fjalën si mjetin më të fuqishëm të gazetarit, ai iu bashkua si korrespondent edhe televizionit “Rai” në Itali, duke transmetuar drejtpërdrejt ngjarje nga Shqipëria.

Largimi i parakohshëm nga jeta, është një humbje e madhe për komunitetin e gazetarëve, humbje për Vlorën e vlonjatët, për të cilët u bë zëri i munguar dhe imazhi që i përfaqësonte!

News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama shprehin ngushëllime të përzemërta për nënën, bashkëshoren, fëmijët, vëllanë dhe familjarët e tjerë, duke u përbashkuar në lutje që shpirti i Tij të gjejë paqen e merituar.

Aforizmi i ditës- 19 korrik 2026

Curiosity is the one thing invincible in Nature.

Freya Stark

Kurioziteti është e vetmja gjë e pamposhtur në Natyrë.

Freya Stark

Serwer: Nëse Vuçiq nuk do të pajtohej me Paunoviçin, ai do ta shkarkonte atë

Profesori i njohur i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila deklaroi në një emision televiziv se, nëse do të kishte qenë në pozitën e liderit serb gjatë luftës, Slobodan Millosheviç, ajo do ta kishte ‘pastruar etnikisht Kosovën’ në vitin 1998.

Në një intervistë për televizionin N1, Serwer e cilësoi deklaratën e ministres si jashtëzakonisht të rëndë dhe të papranueshme, duke theksuar se një reagim serioz institucional nga udhëheqja serbe do të duhej të ishte i menjëhershëm.

‘Nëse Vuçiç do të kishte qoftë edhe një pjesë të vetme të tij që nuk pajtohej me këtë, ai do ta shkarkonte menjëherë. Është një deklaratë aq e dënueshme sa është e vështirë ta përshkruash’, deklaroi Serwer.

Sipas profesorit amerikan, moslargimi i Paunoviçit nga posti ministror tregon se çështja nuk lidhet vetëm me një deklaratë personale, por ngre pikëpyetje mbi qëndrimin më të gjerë politik të institucioneve serbe ndaj retorikave që lidhen me spastrimin etnik.

Deklarata e ministres serbe, e bërë gjatë një interviste më 11 korrik në televizionin Kurir TV, shkaktoi reagime të forta në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.

Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe

Paunoviç, e cila është pjesë e Partisë Socialiste të Serbisë që dikur e ka udhëhequr ish-kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviç, u kritikua për normalizimin e një ideje që lidhet me krimet dhe dëbimet masive gjatë luftës në Kosovë.

Institucionet e Kosovës e kanë shpallur atë person non grata, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj saj. Kritika ndaj deklaratave të saj kanë ardhur gjithashtu nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Kërcënimet e ministreshes Snezhana  Paunoviq dhe momenti ynë vendimtar- Nga Skënder MULLIQI

—-Dihet së në pushtetin e Serbisë gjendet nomenklatura complete e krimineleve të luftës të Sllobodan Millosheviqit.Nuk ke qka pret diqka pozitive nga politikanët e sotëm në Serbi, të cilët krejt energjinë e tyre politike e kan së si më e pushtuar  Kosovën më luftë.Krimineli , Aleksander Vuqiqi më kompaninë e kriminelëve dhe terroristëve të tjerë, dhe më prifterinjë  kan mbajtur Kuvendin Gjithëserb në Beograd, si vazhdim të projekteve për Serbi të Madhe të hartuar nga moti nga Vasa Qubrilloviq, SANU dhe udhëheqesi shpirtëror  , Dobrica Qosiqi deri të Millosheviqi si zbatues i saj…
 Deklarata e Ministreshes Serbe, Snezhana Paunoviç për spastrimin e serishem etnik të Kosovës sapo të largohet  KFOR  nuk është diqka e re në politikën zyrtare serbe.Dihet së në pushtetin e Serbisë gjendet nomenklatura complete e krimineleve të luftës të Sllobodan Millosheviqit.Nuk ke qka pret diqka pozitive nga politikanët e sotëm në Serbi, të cilët krejt energjinë e tyre politike e kan së si më e pushtuar  Kosovën më luftë.Krimineli , Aleksander Vuqiqi më kompaninë e kriminelëve dhe terroristëve të tjerë, dhe më priftërinjë kan mbajtur Kuvendin Gjithëserb në Beograd, si vazhdim të projekteve për Serbi të Madhe të hartuar nga SANU dhe udhëheqesi shpirtëror  , Dobrica Qosiqi deri tw Millosheviqi si zbatues i saj.Pra është e rëndësishme në këtë kohë të krizës globale të dinë të gjithë se Serbia ishte agresore dhe është agresore  ndaj Kosovës dhe ishte ajo që bëri etnocid dhe urbicid ndaj myslimanëve në Bosnje dhe shqiptarëve të Kosovës ,më rastin e shpërbërjës më dhunë të ish-Jugosllavisë.Serbia shkatërroj dhe dogji qytete e fshatra të shumta.Ajo vrau në masë të gjerë edhe gra,  pleqë e fëmijë dhe përdhunoj vajzat tona. Ka krijuar varreza masive në qdo cep të Kosovës.Ishin të kota takimet e deritashme të krerëve më të lartë të BE-së dhe  i kot do të jetë edhe takimi i fundit të presidentit serb,Vuqiq më Makronin  më motivacion  për largimin e Serbisë nga ndikimi të politikës ruse, që nga shumë kush I cilësua së Makron pikërisht ka këtë synim.Serbia është moti eleate natyrore e Rusisnë dhe më asnjë qmim nuk heq dorë nga kjo aleancë.  Ajo kurrë nuk ka qenë për paqe në rajon. Është shkaktëare e problemeve të mëdha, për pushtimin e tokave të shqiptarëve.Sot, pas 26 viteve të shtëgtimit në liri shtrohet pyetja,ku jemi në më politikat tona?Moti njerëzit tanë të politikës e kan harruar luftën tonë çlirimitare.Prandaj, nuk është qudi ringritja e tezës politike nga zyrtarës të lartë serbe, Snezhana Paunoviç për spastrime etnike të ngjashme më ato të viteve te 90-ta të shekullit të kaluar.Përqarjët e thella, si ideologjike , profitereske ashtu edhe brenda partiake , e kanë sjellë Kosovën në prag të ekzistëncës së saj.Imoraliteti dhe vjedhja kanë arritur kulmin .Ata që duhet të udhëheqin vendin merren eksluzivisht më interesat e tyre përsonale dhe interesat partiake ,duke vu kështu në pëshore interesin madhor të Republikës të Kosovës.Nuk po kujdesen për ata që I kan zgjedhur. Politikanët e kanë humbur plotësisht besueshmërinë e qytetarëve . Është koha për njerëz të rinj që do ta dinë se cili është interesi kombëtar  dhe do ta mbrojnë atë me nder.Gjithashu është koha e inkuadrimit të Kosovës në BE dhe në NATO , së ky shekull I mbushur më luftëra, vendin tonë sigurishtë e presin sfida të mëdha  dhe ato ekzitenciale. Politikat e deri sotme kan thyer unitetin tuaj duke u përaqarë.Në këtë moment, duhet të harroni interesat tuaja  përsonale dhe partiake, të qëndroni së bashku . Së bashku, ju përfaqësoni forcë politike shumë të fuqishme  kur bëhët fjalë edhe për kërcënimet që po vijnë nga Serbia luftënxitëse. Pikërisht për këtë arsye, në këtë moment të vështirë, përgjegjësia historike është mbi ju. Nëse nuk e ndërmerrni këtë hap vendimtar, jo vetëm që do të zhdukeni nga skena politike, por edhe Kosova nuk do ti këtë punët mirë .Është momentumi historic për të rikthyer nderin dhe ndërshmërinë e qiellit tonë politik, të mbroni më në fund interesat e të gjithë qytetarëve dhe ta ruani qenien kombëtare.Uluni në të njëjtën tryezë dhe bashkohuni. Harrojini mosmarrëveshjet tuaja të ndërsjella.Nëse nuk e shihni momentin dhe nuk jeni gati të mbroni interasat shtetërore dhe ato kombëtare lëshojuni rrugë forcave të reja .  të cilave nuk do tju mungon  guximi dhe moraliteti politik .Mos harroni së nuk do tjua falë   historia në këto momente në të cilat po kalon Kosova.

Aforizmi i ditës- 18 korrik 2026

Happiness is like a kiss. You must share it to enjoy it.

Bernard Meltzer

Lumturia është si një puthje. Duhet ta ndash për ta shijuar.

Bernard Meltzer

Disa mendime për “ Kuvendin Kombëtar Qytetar” (KKQ) Nga Maestro Bujar Llapaj

“Këta të rinj rriten natyrshëm me ide të ndryshme nga tonat, sepse ata lindin për kohë kur ne nuk do të jemi më këtu.” Emile Zola

Qofsha i gabuar por :
.
1. Mbledhja për organizimin e KKQ më duket një hap i nxituar pa vënë në dyshim dëshirën apo qëllimin e mirë të organizatorëve.
.
2. Historikisht Shqiptarët janë përçarë nga protagonizmi kur kanë ndjerë erën e pushtetit.
.
3. Protesta paqësore edhe pse pa ‘Kryetar” , pa “kokë” po vazhdon të tërheqë vemendjen dhe përkrahjen e shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar për nga qartësia, vendosmëria dhe bukuria e saj, ashtu si statujat e përkryera antike mijëravjeçare pa kokë që vazhdojnë të admirohen edhe sot, ndërsa arkeologët vazhdojnë të gërmojnë për të gjetur kokat e tyre…
.
4. Mendoj se Protesta duhet të bashkojë sinqerisht të gjithë ata që mendojnë dhe ndjejnë se ky regjim klepto-autokratik duhet të çmontohet dhe të gjitha energjitë duhet të përqëndrohen në realizimin e pikës parë: Dorëheqja e panegociueshme e E-DRamës.
.
5. Natyrisht që duhet të jeni të përgatitur për alternativat, por këto mund të paraqiten në fazën e dytë, tretë etj.
.
6. Mendoj se për momentin çdo organizim tjetër nuk mund të anashkalojë organizatorët e protestës.
BASHKIM – BASHKËPUNIM – BASHKËRENDIM

Send this to a friend