VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Europa Today: Mafia e Shqipërisë po e largon Ndranghetën nga Amerika e Jugut

By | September 14, 2021
blank

Komentet

blank

Rama vendos rekord- Dy miliardë dollarë koncesione për vitin 2022

Pavarësisht kritikave për kanalizimin e fondeve publike në duart e pak biznesmenëve dhe alarmit për rrezikun e një krize të rritjes së çmimeve, PPP (Partneriteti Publik Privat) mbetet mënyra e preferuar e qeverisë Rama për realizimin e projekteve. Në buxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria autorizoi gjithsej 2 miliard dollarë pagesa, për disa kontrata të reja konçensionare me kompanitë private.

Janë 178 miliard lekë që do të jepen për ndërtimin e aksit të ri rrugor Milot-Fier, që është edhe kontrata që merr pjesën më të madhe të parave. 53 kilometra rrugë e këtij segmenti do t’i jepen privatit për ndërtim dhe shfrytëzim për të paktën 30 vite.

Janë 20.2 miliard lekë që do të përdoren për një konçension të ri, atë për kolaudimin e makinave. Ky shërbim, vitin e kaluar i kaloi shtetit, por siç duket socialistët kanë ndryshuar mendim dhe do t’ia kalojnë sërish privatit.

Janë 5.6 miliard lekë që do të paguhen për kontratën konçensionare për ndërtimin e një porti të integruar të quajtur “Triport Vlorë”.

Siç parashikohet në relacionin që shoqëron Projektbuxhetin e vitit 2022, qeveria planifikon që të miratojë koncensionin për “Ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Sarandës” me vlerë 4 miliard e 290 milion lekë.

5 miliard të tjera do të jepen për një kontratë që ka të bëjë me sigurinë rrugore dhe qw nuk dihet ende kujt kompanie do t’i jepet dhe nw çfarw mwnyre do tw ndikojw nw minimizimin e aksidenteve nw rrugw.

882 milion lekë do të jepen në formën e një kontrate konçensionare për përmirësimin e infranstrukturës brenda disa lagjeve në Elbasan.

208 milion lekë është parashikuar të jepen për shërbimin e infrastrukturës së çelësave publike PKI me 208 milionë lekë.

Thuajse të gjitha këto koncensione ishin parashikuar të jepeshin gjatë këtij viti, por për arsye të ndryshme ato u shtynë duke bërë që qeveria t’i planifikojë për për 2022.

Vlera e koncesioneve të reja është gjithsej 214 miliardë lekë. Kjo shumë e çon në 851 miliardë lekë ose 45.6 për qind e PBB-së totalin e tyre.

Fatura e pagesave buxhetore ndaj kontratave koncesionare në vitin 2022 do të zgjerohet me 11.3 për qind në krahasim me planin e këtij viti, duke arritur një vlerë prej 13,8 miliardë lekësh (112 mln euro), sipas programit të paraqitur në projektligjin e buxhetit 2022 që tashmë është në Kuvend./LAPSI

blank

Si vepron Huawei në Serbi?

Një kamerë vëzhgimi shihet përpara logos së kompanisë Huawei në Beograd.

Iva Martinoviq, Reid Standish

Në kuadër të përpjekjeve të Pekinit për të rritur ndikimin në Serbi, kompania teknologjike kineze, Huawei, ka nënshkruar marrëveshje sekrete me njerëz të afërt të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit për të fituar kontrata, kanë treguar disa rrjedhje informacioni.

Një prej kontratave të para është nënshkruar më 2007, dhe e fundit në janar të vitit 2014, dhe ato përkojnë me kohën kur Huawei ka qenë duke krijuar lidhjet e para biznesore në Serbi.

Ndërkohë kompania shtetërore, Telekom Srbija, është kthyer në partnerët kyçë të Huaweit, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje në vlerë të 150 milionë eurove më 2016, për përmirësim të infrastrukturës shtetërore të telekomunikacionit.

Pagesat e kryera përmes kompanive jashtë shtetit janë bërë publike më 25 tetor, në kuadër të Letrave të Pandoras, një rrjedhje e rreth 12 milionë dokumenteve nga 14 ofrues të shërbimeve jashtë shtetit, të cilat janë siguruar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues dhe për to kanë raportuar Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) dhe Rrjeti i Hetimit të Krimit dhe Korrupsionit me bazë në Serbi (KRIK).

“Më duket se kjo është hera e parë që kemi zbuluar një sistem që tregon si vepron një kompani e madhe kineze në Serbi”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Vesna Radojeviq, gazetare në KRIK dhe një nga autorët e hulumtimit.

Dokumentet tregojnë për pagesa të kryera për Igor Jecëll, ish-zyrtar i lartë në Telekom Srbija, në vlerë të 1.4 milion dollarëve në kontrata, hua, pagesa për konsultime, si dhe për një apartament që i është dhënë nga Huawei për “konsultime”, për të cilën ekspertët i kanë thënë OCCRP-së se ka ngritur “flamuj të kuq për korrupsion”.

Letrat e Pandorës po ashtu tregojnë se të paktën 1 milion euro kanë shkuar në kompani të regjistruara jashtë shtetit (offshore), të cilat janë në pronësi të Jecëll dhe Millorad Ignjaçeviq, avokat i mirënjohur serb, që ka pasur biznese me Telekom Srbija.

Sipas dokumenteve, Jecëllit i është kërkuar t’i ndihmojë kompanisë Huawei që të fitojë miratime dhe licenca, si dhe të “ftojë konsumatorin (Telekom Srbija) që t’i bëjë pagesat për Huawei në kohë dhe mënyrë të duhur”.

Vuk Vuksanoviq, hulumtues në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ndonëse korrupsioni në Ballkan nuk është unik për kompanitë kineze, “ky episod tregon se praktikat e korrupsionit janë një prej arsyeve se pse elitat lokale janë shpesh të hapura ndaj projekteve kineze”.

Huawei, dokumentet e Pandoras në Serbi

Ndonëse raportimet e OCCRP dhe KRIK nuk kanë shfaqur prova të qarta të parregullsive, analistët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se rrjeti i kompanive jashtë shtetit dhe pa adresë të saktë, si dhe dokumente tjera, tregojnë më shumë hollësi sesi kompanitë kineze shtrijnë ndikim në Serbi, përmes bizneseve potencialisht të korruptuara dhe rrjeteve tjera politike.

Stefan Vladisavljev, analist në Fondin e Beogradit për Ekselencë Politike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ndonëse një pjesë e mirë e vëmendjes ka shkuar se aktivitetet kineze dhe investimet në Serbi, ky rast tregon një shembull të rrallë sesi është fituar ndikimi.

“Projektet kineze në Serbi janë parë zakonisht me dyshime për shkak të mungesës së transparencës dhe mosndjekjes së procedurave që mund të jenë në linjë me rregullat e konkurrencës në tregje të hapura”, ka thënë Vladisavljev për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo tregon se shqetësimet nuk kanë qenë të paarsyeshme”.

Në përgjigje të rrjedhjes së informacioneve nga Letrat e Pandorës, një zëdhënës i Telekom Srbija, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kompania do të marrë “të gjitha veprimet e nevojshme” sa u përket dyshimeve të ngritura për të në lidhje me Huawein.

“Telekom Srbija vepron në përputhje me ligjin dhe sipas standardeve më të larta të korporatave. Në këtë aspekt, ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore me autoritetet kompetente, sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ky zëdhënës.

Në Serbi – ku Pekini gëzon një lidhje të ngushtë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe ka qenë duke thelluar lidhjet për dy dekada – zgjerimi i bashkëpunimit me kompanitë kineze është i vazhdueshëm.

Vuçiq ka forcuar lidhjet me Pekinin përmes bashkëpunimit në infrastrukturë, turizëm dhe projekte tekonologjike, të cilat kanë dërguar më shumë se 10 miliardë dollarë si investime të huaja në Serbi prej vitit 2005.

Serbia është pjesë e Iniciativës Brezi dhe Rruga, dhe një nga vendet më të zëshme për lidhje më të forta të Pekinit me Evropën Qendrore dhe atë Lindore.

Huawei është kompani gjigante e teknologjisë në botë.

Ndonëse sanksionet amerikane dhe fushata diplomatike kanë zvogëluar prezencën në tregje, kjo kompani kineze është ende ofruesja më e madhe në botë e pajisjeve të telekomunikimit dhe lidere në gjeneratën e pestë të komunikimeve (5G).

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera pretendojnë se Huawei kërcënon sigurinë e tyre kombëtare, duke thënë se kompania është në pronësi të Qeverisë kineze dhe mund të përdoret për spiunim.

Huawei në anën tjetër ka hedhur poshtë këto akuza.

Në Serbi, telefonat mobilë të kompanisë Huawei janë lehtësisht të qasshëm dhe kompania është e përfshirë në zhvillim të rrjetit 5G dhe sisteme të vëzhgimit, si pjesë e iniciativës kineze për “qytet të mençur”.

Në përgjigje të pyetjeve nga Radio Evropa e Lirë, në një deklaratë të Huaweit është thënë se kompania “ka respektuar gjithmonë ligjet ndërkombëtare dhe ato lokale, si dhe etikën biznesore të shteteve ku vepron”.

Në të është thënë edhe se “të gjithë punëtorët në kompani duhet të veprojnë në përputhje me ligjet lokale dhe rregulloret”.

Kur është pyetur për Jecëll dhe kontratat me Huawein, të lidhura me subjekte jashtë shtetit, kompania kineze ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “nuk ka informacione të tilla në arkiva”.

Vendndodhja e Jecëll nuk dihet. Përpjekjet e vazhdueshme të OCCRP për të dhënë ai ndonjë koment, nuk ka qenë të sukseshme.

Të dhënat tregojnë se ai nuk ka më ndonjë adresë në Serbi dhe kompania e tij, e regjistruar në Ishujt Virgjinë të Britanisë, tashmë është mbyllur.

Edhe përpjekjet e Radios Evropa e Lirë për ta kontaktuar Jecëll, kanë qenë të pasuksesshme.

Pekini, Beogradi dhe pyetjet pa përgjigje

Pagesat e bëra publike nga OCCRP dhe KRIK flasin edhe për rritjet globale të Huaweit dhe tentimet për përfshirje në tregun evropian.

Sipas dokumenteve, një kompani e themeluar jashtë shtetit, ishte supozuar se do të funksiononte në emër të kompanisë kineze në Serbi dhe Mal të Zi.

Roli i Jecëllit ka qenë si lobist për të rritur lidhjet me bizneset dhe elitën politike me qëllim të krijimit të “marrëdhënieve të mira me operatorë të telekomunikimeve në Serbi dhe Mal të Zi, por edhe me përfaqësues qeveritarë”.

Përveç kësaj, Huawei ishte planifikuar që të pranonte ndihmë për të siguruar lejet për punë në Serbi, si dhe për të përmbushur “obligimet nga kontratat që Huawei dhe operatorët e telekomunikimeve do të duhej të nënshkruanin”.

“Është e rëndësishme që gjithçka është zhvilluar me kompani të krijuara jashtë shtetit”, ka thënë Radojeviq.

“Nëse keni punë për konsultime në Serbi, ku është problemi që të bëni biznes nga Serbia? Pse duhet të fshiheni në Ishujt Virgjinë të Britanisë apo në Panama? Për Huawein dhe njerëz për të cilët kemi raportuar, pyetja tjetër është nëse ka pasur ndonjë konsultim për të cilin është arritur pajtueshmëri”.

Ndonëse kontrata e fundit daton nga viti 2014, Jecëll ka vazhduar të lëshojë fatura nga kompania jashtë shtetit deri më 2016.

Radojeviq ka thënë se kjo gjë lidhet me rritjen e Huaweit në Serbi, përkatësisht me nënshkrim të kontratës për zhvillim të internetit televiziv për Telekom Srbija më 2014 dhe një marrëveshje më të madhe për të përmirësuar infrastrukturën e telekomit më 2016.

“Faturat e fundit janë nga 2016, dhe prandaj e kemi lidhur zgjerimin e madh të Huaweit në Serbi nga viti 2014 deri më 2016, kur ata kanë nënshkruar marrëveshje të mëdha”, ka thënë Radojeviq.

“I përket kompanisë Telekom Srbija, por edhe Zyrës së Prokurorit në Serbi që të hetojnë se çfarë ka ndodhur dhe kush është mbrapa këtyre marrëveshjeve”.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

20 pyetje për ambasadoren Yuri Kim – Nga Shpend Topallaj

 

 

Kam disa pyetje,

Zonja e nderuar Yuri Kim

 

Ju patjetër që e dini mirë se ne shqiptarët të dalë nga një  diktaturë e pashembullt komuniste gjysmëshekullore, e kemi pritur para tre dekadash Xhejms Bejkerin si përfaqësuesin e një vendi të madh, kampion të mirëqenies, lirisë dhe demokracisë, me të cilin do të na lidhnin fort edhe interesat tona. Nuk e njihnim fare atë, por e mbajtëm në krahë si të qe Mesia, për të shprehur dashurinë tonë për atë shtet të fuqishëm, me ndikim në ecurinë politike të botës mbarë, atë shtet tek i cili shihnim edhe realizimin e shpresave dhe aspiratave tona të mohuara. Mbi të gjitha, masa e gjërë e atyre që e kishin provuar në shpinën e tyre mizorinë kriminale të atij sistemi, kishin bindjen se do të gjenin përkrahësen e palëkundur në mënjanimin e mentalitetit dhe praktikave të trashëguara nga regjimi i kaluar. E forcoi në sytë tanë respektin për SHBA, sidomos kontributi i ushtrisë së saj në kuadrin e NATO – s, për çlirimin e Kosovës nga hordhitë kriminale serbe. Mirëpo, duhet të jesh miop, ose fare pa dinjitet që të mos vëresh e shqetësohesh nga disa qëndrime të cilat duke shkaktuar turbullira politike, më shumë po i bëjnë dëm atdheut tonë. Kuptohet, se përgjegjësinë për këtë gjëndje aspak të pëlqyeshme e kanë në radhë të parë politikanët tanë, të cilët u nënshtrohen paturpësisht të huajve, duke i bërë ata zot në shtëpinë tonë. Para kësaj situate, nuk ka sesi të të mos habisin edhe veprimet e ambasadës që Ju drejtoni, veprime që bijen në kundërshtim me premtimin e sekretarit Bejker se “ne nuk do t`u japim të hani peshk, por do t`u mësojmë si kapet ai”. Para kësaj situate, ku opinionet e njerëzve janë bërë lëmsh, Ju qëndroni e padeshifrueshme, me një pamje plot sharm, ku ka ngrirë një buzëqeshje që nuk kuptohet në shpreh çiltërsi apo lojën dykuptimëshe të Pitisë së Delfit, prej nga dua të besoj se ka marrë shkas edhe torinezi Camillo Benso di Cavour kur thosh se “Mjeshtëria e diplomacisë është ta ndash kulaçin në mënyrë të tillë që secili të mendojë se ka marrë copën më të madhe”. Ju, më shumë se një nëpunëse e lartë e një administrate, jeni bijë e një populli shumëkombesh që e njeh si pakkush mirënjohjen, aq sa edhe festën më të shenjtë ka Thanksgiving, pra Ditën e Falenderimeve, ku nuk harron çka bënë në Plymouth, plot 400 vjet më parë indianët për kolonët puritanë, pas zbarkimit në Cape Code. Unë flas me ju hapur, pa drojën se do të më keqkuptoni, ndaj kini mirësinë t`ia bëni të qartë administratës tuaj, se populli shqiptar u do dhe do t`u mbetet përherë besnik, ndaj nuk është e nevojshme të praktikojmë ndaj tij akrobacira diplomatike. Është kjo arsyeja që si qytetar i këtij vendi, duke parë se nuk po gjen zbatim ai mësimi i amerikanit të shquar H. A. Kisinger, se “Diplomacia është arti i frenimit të pushtetit”, besoj se e kam të drejtën t`u drejtoj disa pyetje edhe pse nuk pres ndonjë përgjigje prej jush.

1 – A kishte të drejtë presidenti R. Regan kur thosh se “Politika supozohet se është profesioni i dytë më i vjetër, unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”?

2 – Si e vlerësoni pohimin e Henry Woton se “Ambasadori është një njeri i ndershëm, që dërgohet jashtë vendit për të gënjyer në favor të atdheut”?

3 – A ka të drejtë një ambasador të ndërhyjë brutalisht në punët e brendshme apo të marrë komandën e drejtimit në një shtet tjetër?

4 – Në administratën amerikane, a zbatohet me vendet e tjera parimi i marrëdhënieve reciproke?

5 – Si do reagonin te ju ndaj cilitdo ambasador të huaj që do të merrte përsipër të luante hapur rolin e tutorit?

6 – E quani normale ju mbajtjen e anës së një force politike në vendin ku jeni emëruar dhe a i parashikoni pasojat që vinë nga kjo?

7 – A mund të orientojë apo të ushtrojë ndikimin e vet mbi drejtësinë ambasadori i një vendi tjetër?

8 – I lejohet një ambasadori, qoftë edhe në emër të qeverisë që përfaqëson të urdhërojë se kush duhet të futet e kush duhet të dalë nga Parlamenti në shtetin ku është akredituar?

9 – A mund të shndërrohet selia e një ambasade në administratë ku paraqiten ankesat e popullit?

10 – Mund të thuash se po kryen detyrën e vet një ambasadë që për vite me radhë nuk realizon asnjë shkëmbim kulturor, artistik, letrar, shkencor a sportiv mes dy vendeve mike?

11 – A duhet të identifikoni kërcënueshëm, gjysmën e shqiptarëve, me një njeri të vetëm, kushdo qoftë ai, dhe t`i thuash opozitës ose zhduk atë ose do hani bar?

12 – E quani të drejtë të akuzoni e diskreditoni cilindo individ e sidomos politikan influent të një shteti tjetër, pa dhënë asnjë fakt?

13 – Çfarë rreziku mund të përbëjë për sigurinë e një superfuqie një njeri i cili qysh kur u njoh publikisht nuk resht së foluri për miqësinë me SHBA, e quan suksesin më të madh përfshirjen në NATO dhe ka krijuar të gjitha lehtësirat për vendosjen e forcave tuaja ushtarake te ne?

14 – Në vendin tuaj, a e keni shpallur “non grata” V. V. Putinin e Rusisë apo Kim Jong Unin e Koresë së Veriut që nuk ka ditë të mos demonstrojnë forcën e të mos vringëllijnë armët kundër jush?

15 – A duhet përkëdhelur Serbia agresore duke e barazuar me viktimën e saj dhe duke iu lutur të njohë Kosovën?

16 – Çfarë pengoi pas 78 ditë bombardimesh mbi Beograd dhe gjunjëzimit të ushtrisë gjakatare serbe, që SHBA të shtronte dhe çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, duke ndrequr një gabim historik ndërkombëtar?

17 – Çfarë mendoni ju për politikanët tanë të nënshtruar, kur thonë se edhe gabim ta ketë Amerika, ne duhet të bëjmë si thotë ajo?

18 – Ju e kuptoni apo bëni sikur nuk e kuptoni që një administratë kalimtare nuk është SHBA – ja në sytë e popullit tonë?

19 – Vërtetë nuk e shihni dhe nuk e ndieni se me veprimet tuaja jo gjithmonë të lavdërueshme, po ngjallni në popullin tonë pakënaqësi ndaj politikës që ndjek vendi juaj mik?

20 – A mendoni ndonjëherë sesi do t`u mbajnë mend shqiptarët kur të përfundojë mandati juaj dhe të largoheni nga vendi ynë?

Mos m’u zemëro, zonja ambasadore. Unë e dua Amerikën, por më shumë dua Shqipërinë!

 

*Faqja e internetit “Fjala e Lirë”

Londër, 26 tetor 2021

blank

Zëri i Amerikës: Kosovë, rritje e numrit të grave të prekura nga kanceri i gjirit

Në prill të vitit 2020, kur pandemia COVID-19 sapo ishte përhapur në Kosovë, Vildane Kuksi nga qyteti i Prizrenit u dignostikua me kancer të gjirit.

“Në një kontrollë të rastësishme vërejta një gjëndërr si një kokërr dhe i tregova bashkëshortit. Kur erdhi ai e mori me më shumë seriozitet dhe me të vërtetë kishte pasur të drejtë. Pastaj shkuam të gjinekologu, po them në ato kushte shumë të vështira se nuk punonin as gjinekologët dhe as ambulanca. Por u hapën dyert, e bëra një eho të gjirit dhe u zbulua diçka, më thanë që duhet të bëjë mamografinë, e cila tregoi se është një kancer që duhet të largohet”, rrëfen ajo.

Vildanja, mësuese me profesion, u detyrua që t’i nënshtrohej menjëherë ndërhyrjes kirurgjike për trajtimin e kësaj sëmundje. Ky rrugëtim, thotë ajo, është mjaftë i rëndë dhe çdo gruaje që e kalon i duhet mbështetje e madhe.

“Bashkëshorti im ka qenë mbështetësi im më i madh qysh prej dignostikimit apo edhe para se të diagnostikohem sepse bashkë e kemi zbuluar. Por prej asaj kohe e deri më sot ka qenë vazhdimisht me mua, në operacion, pas tij, gjatë kimioterapisë e edhe sot e kësaj dite e kam mbështetjen më të madhe. Përveç arsyeve tjera si bashkëshorti, vajzat, prindërit e të tjera, por mbesa ka qenë ajo vendimtarja që më ka shtyrë të vazhdoj këtë luftë”, thotë ajo.

Ndihmë e madhe për Vildanën ishte edhe antarësimi në shoqatën “Renesansa” në Prizren, e cila krahas furnizimit të grave të prekura me paruke, proteza e mjete të nevojshme, vazhdimisht bën përpjekje për të rritur edhe ndërgjegjësimin lidhur me kancerin e gjirit.

“Unë vuaj nga kanceri i gjirit prej vitit 2016 dhe shoqata është formuar në vitin 2017 kur edhe ka filluar aktivitetet e veta. Një shoqatë e tillë ka qenë shumë e nevojshme sepse i ka mbledhur dhe i ka vënë në pah të gjitha pacientet në mënyrë që të tregojnë hallet e brengat e tyre lidhur me sëmundjen dhe këto kohëra të vështira”, thotë ajo.

Zonja Pirana, themeluese e kësaj shoqate thotë se shoqëria duhet të ofrojë më shumë mbështetje për gratë e prekura nga kjo sëmundje.

“Ne kemi dëshirë që pacientet me kancer të gjirit të mos jenë të izoluara por të jenë plotësisht të rehabilituara dhe të vazhdojnë jetën e tyre në normalitet. Në të shumtën e rasteve kanceri i gjirit godet femrën në moshën kur ajo është më me energji dhe kur mundet më së shumti t’i kontribuojë familjes. Por diagnostikimi me kancer e then plotësisht pacienten por edhe familjen, e varfëron pacienten por edhe familjen prandaj shoqëria jonë duhet t’i kushtoj rëndësi të madhe kësaj kategorie sepse është e margjinalizuar”, thotë zonja Pirana.

Ajo thotë se aktualisht në qytetin e Prizrenit nuk ofrohen shërbime onkologjike, prandaj sipas saj është shumë e rëndësishme që shërbime të tilla të mundësohen sa më parë në të gjitha qytetet e mëdha dhe jo vetëm në kryeqytet.

“Onkologu kur punon, pacienti nuk ka nevojë të shkojë orë e çast për t’i treguar analizat, pastaj në të shumtën e rasteve pacientet me kancer të gjirit nuk udhëtojnë vetëm dhe kjo është shpenzim. Pastaj nëse udhëtojnë me autobus ju shkon tërë dita, po nëse kanë fëmijë të vegjël duhet edhe ata t’i marrin me vete, fëmijët humbin mësimin, pra janë një sërë problemesh që do të ishin zgjidhur me një hap përpara, me një onkolog, me një ordinancë onkologjike në kuadër të çdo qendre, e të Prizrenit që po flas unë në këtë rast”, thotë ajo.

Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë, thotë se këtë vit është shënuar ngritje e numrit të grave të regjistruara me kancer të gjirit deri në katër për qind.

“Ne në klinikën tonë sivjet kemi pranuar dhe mjekuar rreth 300 femra me kancer të gjirit për herë të parë, kjo i bie që në krahasim me vitin 2020 kemi një rritje për 3-4 për qind. Shpresojmë dhe lutemi që ky numër mos të kalojë deri në fund të vitit mbi 400 meqë do të ishte për herë të parë në Kosovë një numër i tillë i të prekurve me kancer të gjirit brenda vitit. Kjo nuk është gjendje alarmante në krahasim me vendet e rajonit, por kjo na jep të kuptojmë që duhet të ketë kujdes shumë më të madh dhe sëmundja të zbulohet sa më herët”, thotë ai.

Mjekimi më i mirë i kësaj sëmundjeje është zbulimi i hershëm i saj thotë zoti Kurtishi, ndërsa bën thirrje që kontrollet rutinë të bëhen në mënyrë të vazhdueshme.

Kanceri i gjirit është lloji më i përhapur i kancerit në Kosovë dhe Evropë dhe rrjedhimisht ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë. Kjo sëmundje kryesisht godet gratë, por pa përjashtuar burrat. Në Kosovë çdo vit pesë deri në shtatë meshkuj preken nga kjo sëmundje.

blank

Gjuha shqipe e vështirë?! – Nga Prof. dr. Rami Memushaj

Aty-këtu dëgjojmë të thuhet se fëmijët e trevave me dallime të theksuara dialektore nuk e mësojnë dot gjuhën standarde apo se gjuha shqipe është e vështirë për t’u nxënë nga fëmijët. Në këtë shkrim, që e merr shtysën nga pohime të tilla, do të përpiqemi të tregojmë se mendime të tilla janë të pambështetura dhe se shkaqet e vështirësive nuk qëndrojnë te gjuha shqipe, po te puna e pamjaftueshme për nxënien e gramatikës së saj.

Për ta kuptuar këtë pohim tonin, duhet të kemi parasysh, së pari, se koncepti “gjuhë” është tepër i përgjithshëm. Ligjërimi i çdo individi ndryshon nga ai i individëve të tjerë në mënyrën si i zgjedh fjalët, si i lidh ato në fjali dhe si i shqipton. Thënë shkurt, shqipja ime është e ndryshme nga shqipja jote. Më tej, ligjërimi i një grupi folësish që banojnë në një trevë të caktuar ka disa veçori të përbashkëta, që e dallojnë nga ligjërimi i banorëve të trevave të tjera. Kjo do të thotë që në ligjërimin e folësve të një gjuhe ka dallime që lidhen me trevën ku rriten e jetojnë, me shkallën e integrimit në shoqëri dhe me nivelin e tyre kulturor.

Pra, gjuha nuk është diçka uniforme; nuk ka, për shembull, një shqipe të përgjithshme. Çdo gjuhë gjallon nëpërmjet të folmeve vendore, domethënë paraqitet si një tërësi variantesh. Në shoqëritë parakombëtare, që nuk kanë shtetin e vet, gjuha shfaqet në trajtën e të folmeve dialektore, të cilat janë variante natyrore të saj. Kurse në shoqëritë që kanë krijuar shtetin e vet, këtyre varianteve natyrore vjen e u shtohet edhe një variant tjetër – gjuha standarde, e cila nuk është e lindur, po “artificiale”, e krijuar për të mundësuar komunikimin pa vështirësi të anëtarëve të një kombi. Gjuha standarde mund të mendohet si një lloj emëruesi i përbashkët i të gjitha varianteve dialektore të një bashkësie kombëtare. Ajo ndërtohet duke marrë prej të folmeve që mbulon, elementet e përbashkëta (tinguj, fjalë, forma gramatikore, skema fjalish) dhe duke lënë jashtë elementet e tyre të veçanta.

Sa më shumë të marrë gjuha standarde nga një variant dialektor, aq më i afërt është ky me të dhe aq më të lehtë e kanë bartësit e këtij varianti për t’i përvetësuar normat e standardit. E kundërta, sa më larg të jetë një variant prej gjuhës së përbashkët, aq më shumë punë u duhet folësve të tij për t’i përvetësuar normat e gjuhës standarde. Në këtë mes, të privilegjuar janë fëmijët që rriten në mjedise familjare e shoqërore (çerdhe, kopshte) ku përdoret gjuha standarde, të cilëve nuk u duhet shumë punë për të përvetësuar normat e gjuhës standarde. Gjithsesi, asnjë fëmijë që e ka shqipen gjuhë amtare, nuk e mëson atë si gjuhë të huaj. Kështu që pohimi se gjuha shqipe është e vështirë për fëmijët shqiptarë, nuk i qëndron së vërtetës.

Ndryshe nga të folmet, të cilat fliten por nuk shkruhen, gjuha standarde flitet dhe shkruhet. Një ndryshim tjetër është se gjuha standarde ka gramatikë të shkruar dhe fjalor shumë më të pasur nga të folmet dialektore. Rregullat e kësaj gramatike përmblidhen në kode të veçanta, siç janë rregullat e drejtshkrimit, të drejtshqiptimit, të pikësimit, të morfologjisë dhe të sintaksës, që përbëjnë normat e saj. Dhe këto norma, meqenëse nuk janë të lindura, duhen mësuar.

Pyetjes se si e mëson fëmija gjuhën, i ka dhënë një përgjigje bindëse gjuhësia moderne, e cila aftësinë e njeriut për të folur e sheh si një ndër aftësitë e lindura (aftësia e të ecurit, e të orientuarit etj.), që njeriu i trashëgon gjenetikisht. Kjo aftësi e njeriut për të folur mund të mendohet si një gramatikë e brendshme që ka për seli trurin (më saktë koren e majtë të hemisferave, ku ndodhen dy qendrat përgjegjëse për të folurit). Kjo gramatikë e brendshme – e njëjtë për të gjithë njerëzit në botë – përmban disa rregulla a parime të përgjithshme. Fëmija i pajisur gjenetikisht me këtë gramatikë, që kur lind i ekspozohet një mjedisi të caktuar gjuhësor (familja, çerdhja, kopshti) dhe gjatë gjithë kohës regjistron në trurin e tij ligjërimin e njerëzve që rrethojnë, duke arritur që brenda një kohe të shkurtër (që zakonisht zgjat 3 vjet) të fiksojë parametrat e gjuhës së cilës i ekspozohet dhe të ndërtojë gramatikën e saj. Natyra e kësaj gramatike varet nga mjedisi ku rritet fëmija. Një fëmijë i ekspozuar ndaj ligjërimit dialektor të trevave veriore, do të ketë në gramatikën e tij zanore hundore, paskajoren e tipit me punue dhe rregullat e përdorimit të saj në fjali etj.; një fëmijë që rritet në një mjedis dialektor të trevës së Korçës, do të thotë shkovi, punovi dhe jo shkoi, punoi; një fëmijë që rritet në trevën dialektore të Beratit, fjalët me rr do t’i shqiptojë me r (rush, rapi, korin grurin etj.). Ndërsa gramatika e një fëmije të rritur në mjedise familjare ose shoqërore ku flitet gjuha standarde, do të ketë shumë pak dallime nga gramatika e kësaj të fundit. Pra, fëmija shqiptar i lindur e i rritur në Shqipëri nuk e mëson gjuhën amtare siç mëson një gjuhë të huaj.

Atëherë, cila është detyra e mësimit të gjuhës amtare në shkollë? Së pari, mënjanimi i shmangieve nga normat e gjuhës standarde, që rrjedhin nga mospërputhja e ligjërimeve dialektore të fëmijëve me variantin standard të shqipes. Për përmbushjen e kësaj detyre, mësuesit të gjuhës shqipe i duhet të gjejë pikat e mospërputhjes së fonetikës dhe të gramatikës së të folmes së fëmijëve me fonetikën dhe gramatikën e gjuhës standarde dhe të punojë me përkushtim për korrigjimin e “gabimeve” dialektore. Kjo është pjesa më e vështirë e punës me gjuhën shqipe në shkollë, nga buron edhe mendimi i gabuar se gjuhë shqipe është e vështirë. Detyra e dytë është ndërgjegjësimi i fëmijës për gramatikën e vet të brendshme dhe pasurimi i saj me elemente që nuk i ka dialekti (fjalë, kuptime fjalësh e skema fjalish). Këto janë detyrat që ka mësimi i gjuhës amtare në çdo shkollë të botës dhe jo ndërtimi nga e para e një gramatike, siç ndodh kur mësojmë një gjuhë të huaj.

Shqipja është e vështirë për atë që e mëson si gjuhë të huaj, por kurrsesi për nxënësin shqiptar që e ka shqipen gjuhë amtare, sepse themelet e sistemit të saj i ka që pa hyrë në shkollë. Nuk ka gjuhë të lehta dhe gjuhë të vështira, gjuhë të mira dhe gjuhë të këqija. Një gjuhë mund të mos ketë fare as lakim e as zgjedhim, si p.sh. kinezishtja; po kjo gjuhë ka fonetikë të vështirë për shkak të katër a më shumë theksave muzikorë, që janë shkak edhe i një homonimie shumë të pasur dhe i një sintakse që i kërkon më shumë punë të trurit për të rrokur kuptimin e fjalisë. Një gjuhë tjetër mund të ketë morfologji të thjeshtë, si p.sh. anglishtja, po vështirësitë e saj janë në sintaksë dhe në pjesët e tjera të gramatikës. Një gjuhë si shqipja ka morfologji të pasur, me lakim e zgjedhim të zhvilluar, por fonetikë të thjeshtë dhe sintaksë të tejpashme, pasi funksionet e fjalëve në fjali rroken shumë lehtë pikërisht falë morfologjisë së saj, që i dallon qartë format e fjalëve. Po, pavarësisht nga këto dallime, të gjitha këto gjuhë u shërbejnë bukur mirë bashkësive gjuhësore që i kanë gjuhë amtare.

Nga gjithë ç’u parashtrua më sipër, del se mossukseset në mësimin e gjuhës shqipe nuk e kanë burimin në vështirësinë e saj, por, në radhë të parë, në punën e dobët të shkollës: nga njëra anë, në përgatitjen e mangët të mësuesve të gjuhës dhe në punën e tyre pa fantazi krijuese; nga ana tjetër, në rrudhjen e numrit të orëve të kësaj lënde në kurrikulumet, në përmbajtjen e programeve mësimore të gjuhës shqipe dhe në tekstet që hartohen mbi bazën e këtyre programeve, në të cilat njohjes së gramatikës nuk i jepet vendi i duhur. Këta mendojmë se janë faktorët kryesorë të mangësive, ndonëse nuk duhet lënë pa përmendur edhe ndikimi negativ i televizioneve dhe i shtypit të shkruar e elektronik, gazetarët e të cilëve nuk kanë edukim gjuhësor të fituar nëpërmjet shkollimit ose nëpërmjet kualifikimeve gjuhësore.

blank

Ministri i Jashtëm kinez do të vizitojë Shqipërinë më 29 tetor

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, ka njoftuar se ministri Wang Li do të vizitojë Shqipërinë, Greqinë, Serbinë dhe Italinë në datat 27 dhe 29 tetor.

Sipas mediave kineze, vizita do të jetë me ftesë të minsitres së jashtme, Olta Xhaçka për Shqipërinë, Nikos Dendias për Greqinë dhe Luigi Di Maoi për Italinë.

Para se të vizitojë Shqipëri, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi është duke zhviluar takime me një delegacion të qeverisë së përkohshme talebane në Katar, në angazhimin e parë të nivelit të lartë që kur grupi militant mori pushtetin në Kabul dy muaj më parë. Wang, i cili është në Doha prej dy ditësh, do të ngrejë “situatën në Afganistan dhe çështjet me interes të përbashkët” gjatë takimit, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme.

Ky do të jetë angazhimi i parë i nivelit të lartë midis Kinës dhe talebanëve që kur grupi militant rrëzoi qeverinë e mbështetur nga SHBA në gusht dhe shpalli vendosjen e një regjimi të ri në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane.

Vizita evropiane e Yi vjen mes pretendimeve të bizneseve kineze se klima politike është përkeqësuar për ta në rajon. Për sa i përket Ballkanit, Kina ka investuar në disa projekte infrastrukturore në rajon si pjesë e nismës së saj ‘Një brez një rrugë’ Këto përfshijnë një urë ende të papërfunduar në Malin e Zi që e la vendin me miliarda borxhe, kontrollin e terminalit të kontejnerëve të Pireut në Greqi dhe një autostradë rrugore në Maqedoninë e Veriut.

blank

SHBA po mëson nga Foltorja se me Bashën ka një kalë të ngordhur që nuk i vlejnë as patkojtë – Nga Ndriçim Kulla

Kuvendi i PD duhet të mblidhet pa tjetër, për të mirën e demokracisë së brendshme të partisë, që është nëpërkëmbur në ekstremet e saj. Anëtarësia e partisë së PD po ballafaqohet sot me të njëjta probleme me krizën e lidershipit të PD pikë për pikë, si 4 vjet më parë mbas humbjes së zgjedhjeve të Qershorit, si dhe humbjeve të tjera të mëdha të mëvonshme, të cilat u mbuluan me zvarritje, dhe nuk u analizuan kurrë me reflektim rrënjësor siç ndodh në të gjitha demokracitë perëndimore.

Kjo anëtarësi sot ka të njëjtat pyetje dhe të njëjtat shqetësime të mëdha për të shprehur së bashku me opinionin publik dhe intelektual si 4 vjet me parë… Çfarë i duhet më partia Lulëzim Bashës kur është konfirmuar mbi 4 herë me zgjedhje si humbës? Kush është përgjegjësi kryesor i bojkotimit të Parlamentit 3 vjet me parë? A nuk është Lulëzim Basha? Kush është përgjegjesi kryesor i pa ndëshkuar ende i bojkotimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, mos vallë Edi Rama?

Besoj se e morët vesh edhe opinionin e Komisionit të Venecias që fajtor cilësohen ata që e bojkotuan, pra pikërisht lideri i PD nga ku Basha është autori kryesor. A nuk na del Lulëzim Basha një drejtues që shpreh interesa të fshehta personale me biznesin dhe oligarkët ndonëse në publik e shpreh veten ndryshe të mbuluar me një mantel dhe sjellje tjetër? A nuk është Lulëzim Basha autori kryesor i dëmtimit të partneritetit të dikurshëm që kishte PD me faktorin strategjik amerikan për shkak të problemeve që ka ende edhe sot me drejtesinë amerikane si dhe për shkak të sjelljes së tij konfuze në politikë.

A nuk është sjellja e tij autoritariste në funksionimin organizativ të partisë, klienteliste dhe tarafore në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe drejtuesve të partisë? Shqipërisë i duhet një Parti Demokratike konkurruese dhe jo një Parti Demokritike e stilit autoritarist, që nesër në pushtetin e mundshëm trasformohet me kollajllëk në një diktaturë qeverisëse, nga e cila sot po vuajmë deri në thellësi të qënies sonë. Prandaj Lulëzim Basha duhet të çlirohet sot nga ngurtësia, nga frika dhe tmerri psikologjik i humbjes së pushtetit në parti. Kuvendin e PD ai nuk e ndalon dot megjithë tymin çorientus që përpiqet të shpërndajë duke u orvarur të krijojë imazhin e rremë, “se mua më mbështet Amerika” që në fakt nuk është aspak e vërtet, por plotësisht e gënjeshtërt.

Këtë Kuvend të Jashtëzakonshëm nuk e kërkon kryetari në këtë rast për të votëbesuar veten, por e kërkon anëtarësia për ta trasformuar partinë, sipas normave statutore, të riorganizojë veten dhe të rigjej rrugën e humbur të fitores. Kjo kërkesë nuk del nga hiçi por nga problematikat e mëdha të humbjeve të cilat do ta humbisnin kuptimin e ekzistencës së metejshme të kësaj partie pa një shkundje, pa një ringritje dhe një frymëzim demokratik të arsyetuar në këtë mënyrë:

1) PD e Dhjetorit ’90 paska qenë 8 vjet viktimë e një skenari afatgjatë asgjësimi apo falimentimi me një kryetar në rolin e likuidatorit të falimentit. Basha duket se ka hyrë që në ditën e parë në PD me atë mision. A kanë qenë Basha me familjen e tij të dërguarit dhe pjesë e skenarit që u luajt pas 1996 për largimin e Berishës dhe shkatërrimin e PD?! Ajo çfarë Berisha nuk na thotë ne: Kë përfaqëson Basha në të vërtetë?!

2) Foltorja na bëri një shërbim të jashtëzakonshmën ne shqiptarëve, por dhe partnerëve tanë, sepse po tregon:

a)Basha nuk ka asnjë mbështetje në popull, aq sa në një votim të pastër ai nuk grumbullon vota as për veten e tij për të hyrë në Kuvend. Jo më kot në 25 prill Bashën e votuan vetëm 10% e qytetarëve që votuan PD (mori 16 mijë vota nga rreth 165 mijë që mori kualicioni i PD në Qarkun Tiranë). Pra de facto, për qytetarët votues Basha nuk është më jo vetëm kryetar i PD, por ai s’ka asnjë të ardhme më në politikë.

b) Qytetarët shohin një krizë dhe varfëri lidershipi në PD dhe në spektrin e Djathtë. Prandaj po thërrasin sërish në skenë Berishën, por me shumë kushte dhe vetëm përkohësusht. Ata kërkojnë lidership të së ardhmes!

c) SHBA mësoi nga Foltorja se me Bashën ka një kalë të ngordhur që nuk i vlejnë as patkojt. Ai tani as për përkthyes nuk u vlen se të gënjen dhe është i pabesueshëm, përveç faktit që është injorant dhe di jo më shumë se 100 fjalë. Pra, atyre u duhet tani të vendosin një partneritet të ri me PD dhe Të Djathtën, në mënyrë që e Djathta të mbetet faktor alternativë qeverisëse dhe pluralizimi dhe demokracia në Shqipëri të mos kthehet në një Gjysëm Diktaturë të Majtë të re.

3) E gjithë baza demokrate po shkon me mllef në takimet e Berishës me qëllimin kryesor ti tregojnë shqiptarëve hallin e tyre kryesor: shuarjen e PD dhe opozitës nga Basha si një humbës i pashpresë. Askush nuk beson tek ai, askush nuk e do, madje edhe nënkryetarët dhe ata që ai quan bashkëpunëtorë formal të tij. Si ka mundësi që ky të jetë kaq diktator dhe të mos dorëhiqet?! Çfarë frike ka? Cili është plani i tij? A synon ai të provokoj përplasje në oborrin e PD për të delegjitimuar kërkesën legjitime të bazës demokrate për dorëheqjen e tij?! Apo Ai dhe ndonjë deputet që do mbetet me të, do imitojnë gjoja-opozitën Gjuzi & Co?!

4) Partitë politike mbledhin kuvendet si organi më i lartë vendimmarrës kur u duhet të marrin vendime të mëdha mbi partine, programin dhe aksionin e saj politik. Ky është standart elementar demokratik. E gjithë Baza e PD është ngritur kundër oligarkisë Basha për largimin e tij. Insistimi i Bashës për të mbajtur me dhunë vulën dhe për të zaptuar selinë e PD edhe pse po mbetet i vetëm, ngre pikëpyetje shumë të mëdha jo vetëm për formimin e tij, por edhe karakteriin e tij të vërtetë! Vetëm bandat zaptojnë territore.

5) Basha synon dhe shpreson ndarjen e PD dhe defaktorizimin e plotë të saj si forcë politike alternativë qeverisëse! Kështu defaktorizohet e gjithë E Djathta dhe Qeveria ‘Rama’ vazhdon për dekada. Ky përbën një alarm për të ardhmen e pluralizmit dhe demokracisë sonë dhe duhet shmangur me çdo kusht.

Kjo ndarje do jetë deri në zgjedhjet e ardhshme, sepse në zgjedhje Basha nuk merr dot vota as për veten e tij dhe del nga politika edhe de jure. Prapë se prapë 3 vjet janë shumë dhe do kenë efekte dërmuese për opzitën. Ky skenar i Bashës duhet shmangur me cdo mjet demokratik.

blank

Shkarkimi i Iris Elezit si drejtore e Arkivit të Filmit – E akuzuar nga Maks Velo për “vjedhje të së drejtës të autorit”

Drejtorja e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi është shkarkuar nga detyra. Sipas një vendimi ajo vlerësohet se, gjatë ushtrimit të detyrës së saj ka vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke mosrespektuar parimin “e mirëbesimit, detyrimin e bindjes dhe përgjegjësisë, si dhe detyrimin e punëdhënësit për mbrotjen e personalitetit të punëmarrësit “. Për këtë “përgjegjësi” është shkruar një referencë dyfaqësh ku thuhet se nuk ka respektuar ligjin “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Për këtë argument “përplasja” e interesit vjen nga fakti se, ajo, ka paraqitur një projekt për filmin artistik, në bashkëpunim me bashkëshortin e saj (që duhet thënë falë të cilit hyri në Tiranë, në film dhe detyra zyrtare) me skenar dhe regji, duke bazuar në praktikën e inicuar nga Qendra e Filmit. Po, kjo nuk është praktikë e panjohur, sa për ta hequr Irisin nga drejtore. Kësaj qeverie me dasht e lejon të kenë konflikt interesi, e mos me dasht, nuk e lejon, si në këtë rast. Kjo nuk na habit për Irisin. Por, ajo çfarë bën më të rëndësishme këtë raport me detyrën, janë gjetjet e raportit final të auditimit, adresuar AQSHF, të kryer nga Ministria e Kulturës. Siç thuhet, Irisi ka krijuar një energji negative në mjediset e Arkivit, që si duket tejkalojnë çdo përmasë të ushtrimit të detyrës. Mbi këtë “energji”, disa punonjës të arkivit kanë ngritur ankesë në Ministri lidhur me praninë fizike në institucion të bashkëshortit të Irisit, dhe jo vetëm, por edhe të punësimit të tij, prej një viti si supervisor në projektin MEAP. Kuptohet tani pse drejtoresha Elezi shumë lehtë ja ka hedhur edhe kësaj paskruptësie, pas kalvarit të piktorit e shkrimtarit Maks Velo, që shkoi në atë botë duke u përballur në dyert e gjykatave, me një njeri anonim në kinema, si Irisi, me punë që ja bën bashkëshorti.

Në vitin 2017, ish Ministrja e Kulturës firmosi emërimin e Iris Elezit në postin e drejtores së Arkivit Qëndror të Filmit. Një emër që vinte nga kontinenti tjetër, në mënyrë të beftë pasi kishte realizuar një film për herë të parë në jetën e saj, por që përndiqet nga proceset gjyqësore të njëpasnjëshme. Për këtë arsye, të fundit, në momentin e emërimit Elezi ishte denoncuar nga piktori, e shkrimtari Maks Velo për “vjedhje të së drejtës së autorit”, dhe se ishte në proces te hapur gjyqësor. Kjo histori u shpërfill nga Kumbaro, ashtu siç vetë Elezi e ka shpërfillur gjithe kohen, se për filmin e saj “Bota” është mbështetur në romanin e Maks Velos, “Klubi i Karavastasë”. Maski i ndjerë priti me vite, nga gjyqësori që të shkojë në vend drejtësia, duke ribotuar për freskim të idesë së lëndës, romanin. Por, as kjo s’pati efekt. Politikisht Maksi nuk ishte në anën e Elezit, drejtores së Arkivit që dita me ditë fuqizoi pozitat e saj, edhe pse merrte në dorë një institucion pothuaj të mbaruar për nga gjendja e pasurisë që mban, po ashtu dhe nga mjaft dilema mbi debatet e hapura për filmat e realizmti socialist. Janë dy fakte, që Elezi i mbajti mbi kurriz si dështime, por pa marrë asnjë përgjegjesi përsipër. “Shpërblimi” për këto mospërgjigje publike ishte mbyllja e gojës, dhe heshtja për gjendjen e Arkivit, duke krijuar ca aktivitete erëlehta, në tarracat verore, pa domethënie por duke zhvatur edhe në këtë rast çdo të drejtë autori, e trajtuar si pronë të saj pasurinë filmike. E erret edhe ndihma e bashkeshortit ne kete rast, si

Në vitin 2017, ish Ministrja e Kulturës firmosi emërimin e Iris Elezit në postin e drejtores së Arkivit Qëndro të Filmit. Një emër që vinte nga kontinenti tjetër, në mënyrë të beftë pasi kishte realizuar një film për herë të parë në jetën e saj, por që përndiqet nga proceset gjyqësore të njëpasnjëshme. Për këtë arsye, të fundit, në momentin e emërimit Elezi ishte denoncuar nga piktori, e shkrimtari Maks Velo për “vjedhje të së drejtës së autorit”, dhe se ishte në proces te hapur gjyqësor. Kjo histori u shpërfill nga Kumbaro, ashtu siç vetë Elezi e ka shpërfillur gjithe kohen, se për filmin e saj “Bota” është mbështetur në romanin e Maks Velos, “Klubi i Karavastasë”. Maski i ndjerë priti me vite, nga gjyqësori që të shkojë në vend drejtësia, duke ribotuar për freskim të idesë së lëndës, romanin. Por, as kjo s’pati efekt. Politikisht Maksi nuk ishte në anën e Elezit, drejtores së Arkivit që dita me ditë fuqizoi pozitat e saj, edhe pse merrte në dorë një institucion pothuaj të mbaruar për nga gjendja e pasurisë që mban, po ashtu dhe nga mjaft dilema mbi debatet e hapura për filmat e realizmti socialist. Janë dy fakte, që Elezi i mbajti mbi kurriz si dështime, por pa marrë asnjë përgjegjesi përsipër. “Shpërblimi” për këto mospërgjigje publike ishte mbyllja e gojës, dhe heshtja për gjendjen e Arkivit, duke krijuar ca aktivitete erëlehta, në tarracat verore, pa domethënie por duke zhvatur edhe në këtë rast çdo të drejtë autori, e trajtuar si pronë të saj pasurinë filmike. E errët edhe ndihma e bashkeshortit ne këtë rast, siç verifikon Ministria e Kultures.

Por si gjithmonë në mentalitetin shqiptar, me pushtetin politik kurrizi i devesë është i ashpër, dhe në anën tjetër njerëzve që u japin post, si rasti i Elezit kjo “gungë” as që bën përshtypje. Me një proces gjyqësor të hapur, me një punë pothuaj infatile në krye të Arkivit ja ku lëshohet zëri i drejtores. Vetem pas ikjes nga detyra e ish ministres Kumbaro, Irisi është prononcuar për herë të parë, (2019) se Arkivi qënka në gjendje të rrezikshme, sepse pasuria e tij filmike mund të shkatërrohet nga kushtet në të cilat ruhet. Ky alarm nuk i është i ri. Ka të paktën mbi 20 vite që flitet, dhe rezultati i gjithë kësaj janë vetëm shtatë filma të restauruar. V.M/Arteka.al

Punësoi bashkëshortin si supervizor në një projekt filmi, shkarkohet drejtoresha e Arkivit Filmik Iris Elezi!

 

Punësoi bashkëshortin duke shkelur hapur konfliktin e interesit, shkarkohet nga detyra drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi. Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm të firmosur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, gjatë ushtrimit të detyrës, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

blank

 

blank

 

Punësoi bashkëshortin duke shkelur hapur konfliktin e interesit, shkarkohet nga detyra drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi. Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm të firmosur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, gjatë ushtrimit të detyrës, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Shkeljet e drejtoreshës së Arkivit të Filmit, janë zbuluar pas ankesës së disa punonjësve të arkivit lidhur me praninë fizike në institucion të bashkëshortit dhe të afërmve të tjerë, por edhe punësimit të tij prej 1 viti si supervizor në një projekt të brendshëm.

Në dokumentin e firmosur nga Margariti, thuhet se një jetër motivacion që lidhet me lirm nga detyra, është edhe Mosrespektimi i përsëritur i Ligjit “Për rregullat e etikës në administratën publike”, lidhur me marrëdhënien, komunikimin dhe sjelljen me punonjësit e institucionit.

Pas këtij vendimi, Elezi detyrohet të dorëzojë formularin e deklarimit të pasurisë si dhe dokumentacionin e pajisjeve të punës/shqiptarja.com

blank

Rritja e rasteve me Covid, Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë Nga Alba Kepi

Hyrja nga Shqipëria në Itali dhe i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri lejohet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute, apo rikthim në banesën e rezidencës.

Lajmi konfirmohet për RTV Ora e Ora News nga ministria italiane e Shëndetësisë, e cila bën me dije se Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve D, të Ministrisë duke u renditur në zonën e kuqe të nivelit E.

Sipas listës së Ministrisë së Shëndetësisë Italiane Shqipëria nuk është më në pikat 3 (që korrespondon me nivelin C të sigurisë) dhe 4 ( që i përket nivelit D), gjë që e rendit vendin tonë automatikisht në pikën 5 të këtij vendimi, apo në nivelin E të sigurisë pandemike.

Ndërkaq mësohet se ky vendim hyn në fuqi nga dita e martë më 26 tetor dhe do të zgjasë deri në 15 dhjetor këtij viti masat anti Covid për hyrjen në territorin italian nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian.

Për Shqipërinë do të vazhdojnë të jenë të njëjta kushte që po aplikohen deri më sot.

Çdo qytetarë shqiptar në territorin italian është i lirë të hyj duke prezantuar tamponin molekular negativ brenda 72 orëve para nisjes nga Shqipëria ose tamponin e shpejte në 48 orët e fundit para udhëtimit; si dhe formularin PLF në formën dixhitale ose të stampuar.

Në rast të mungesës se tyre, ata duhet t’u nënshtrohen një autoizolimi me besim nën mbikëqyrjen shëndetësore për 5 ditë duke informuar qendrën mjekësore më të afërt pranë banesës ku do të qëndroj në Itali.

Për shtetasit kosovarë që hyjnë në territorin italian, kërkohet certifikata shëndetësore që vërteton vaksinimin nga një vaksinë anti covid e njohur nga EMA, agjencia europiane e barnave, formulari PLF e në rast të mungesës së tyre duhet të kryejnë tamponin e shpejtë në 48 orët e fundit ose atë molekular në 72 orët para nisjes së bashku me autoizolimin 5 ditor.

blank

Foltorja e Beratit dhe kuvendi i partisë: përshtypje e refleksione – Nga GENC POLLO

1- Berati siç e pashë

Të premten në Berat mora pjesë në Foltoren e Partisë Demokratike, nismë prej disa javësh e zotit Berisha, ish kryetar i PD. Në këtë qytet e qark kam shërbyer dy legjislatura si deputet. Pjesëmarrësit në sallë i njihja pothuajse të tërë. Po të mos ishte situata e veçantë do të më dukej si mbledhja e radhës e kuvendit të degës së partisë.

Tematika e diskutuar kapte një gamë të gjerë: nga problemet energjitike tek shkarkimi i kryetarit të partisë. Nuk munguan pasionantët panegjirikë, ndonjë me dolli rakie, për zotin Berisha; as kritikët e disa qëndrimeve të diplomacisë amerikane si tolerimi, në mos justifikimi, i narko-aktivitetit të Saimir Tahirit e i dopiostandarteve në përcaktimet e personave ‘u ndalohet hyrja’.

Dikush mallkoi mbështetjen për ‘qeverinë satanike Rama’. (ky formulim më befasoi paksa se nuk prisja t’a dëgjoja në këtë tubim). Kishte edhe të tjerë që shqetësoheshin se mos drejtuesit e ardhshëm të PD mbartnin tek partia një konflikt të panevojshëm me ShBA. Por të gjithë pa përjashtim e shprehën qartë se status quo në PD ishte e papranueshme dhe shihnin tek thirrja e kuvendit të jashtëzakonshëm një hap të parë për të rikthyer normalitetin e besimin në parti.

Javën e shkuar takova në Berat edhe demokratë të cilët për arsye të ndryshme nuk mundën të ishin të pranishëm. Disa syresh kishin edhe ndonjë rezervë ndaj Lëvizjes së Foltores (‘pse nuk foli Doktori më 26 prill?’). Por asnjë prej tyre nuk besonte se me drejtuesit aktualë Partia Demokratike mund të arrinte ndonjë sukses e aq më pak ndonjë fitore.

Ndërkohë mbi 70% e  delegatëve të Kuvendit Kombëtar të partisë (po ata që u mblodhën në Tiranë më 12 qershor për të zgjedhur Këshillin e Kryesinë si dhe për të dëgjuar fjalimin e fundit të deputetit Marku) kanë nënshkruar mocionin për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Më thanë se në Përmet e kanë firmosur 90%  e delegatëve (pjesa tjetër ndodhet në emigracion). Sondazhet tregojnë se përkrahja e anëtarësisë është edhe më lartë.

2-Bukuroshja u zgjua

Në përrallën e vëllezërve Grimm ‘Bukuroshja e fjetur në pyll’ vajza e mallkuar me një gjumë shekullor çlirohet nga magjia nga puthja e princit që guxoi e luftoi për të arritur tek ajo. Partia Demokratike e pas 25 prillit ishte e prekur nga mallkimi i letargjisë dhe i inercisë. Debatet gjatë zgjedhjeve partiake në maj e më pas ndikuan por nuk mjaftuan për t’a zgjuar. Shumë figura të saj asokohe injektonin ilaç gjumi me parulla si ‘përpara me këtë që kemi’ (interesant janë disa syresh që qortojnë Doktorin që nuk foli në kohë por u mungon sensi autokritik për çka bënë apo nuk bënë ata vetë).

Sot debati e aktivizimi brenda partisë është në kulmin e vet dhe ky është një zhvillim pozitiv demokratik. Është përgjegjësi e madhe e delegatëve të kuvendit që të orientojnë një vendimmarrje të pjekur e të matur e cila e fut partinë në shinën e një opozite të fortë, serioze e të besueshme. Përgjegjësi konkretisht ka Lëvizja e Foltores e cila, ndonëse ka përkrahje masive, ka dobësinë e të qenit e personalizuar dhe jo e institucionalizuar. Përgjegjësi kanë edhe organet drejtuese aktuale të cilëve statuti u delegon disa kompetenca administrative. Prezantimi i këtyre kompetencave si tagër për të refuzuar mbledhjen e Kuvendit (të iniciuar nga delegatët; sipas statutit mjafton 1/4 e tyre) është një kulm i mendësisë antidemokratike! Këshilli është organ i zgjedhur në 12 qershor nga delegatët e kuvendit; kryesia u zgjodh më pas nga këshilli. Nëse ato refuzojnë kuvendin atëherë duhet t’i përgjigjen pyetjes kë përfaqësojnë ato dhe në emër të kujt flasin ata. Po kështu edhe teza groteske se nuk lejojmë ‘kongres anti-irlandez’ (këtë e them për të prishur syrin e keq; jo për origjinën e presidentit të atij shtetit). Zoti Berisha e ka bërë të qartë se problemin me përcaktimin ‘u ndalohet hyrja’  do t’a zgjidhë personalisht pa involvuar partinë. Këtë duhet t’a demonstrojë edhe në kuvendin e partisë. Por t’a zëmë një çast se delegatët janë inatosur me ‘irlandezët’. Pa të drejtë kuptohet!!  A nuk do të ishte e udhës për organet udhëheqëse që të sqaronin anëtarët e delegatët e partisë së tyre se e kanë gabim. Duke e bërë këtë në kuvendin e jashtëzakonshëm. Apo edhe në mbledhjet e degëve në çdo qark. Sepse nëse nuk janë të aftë për këtë duhet të shpjegojnë pse qenkan të aftë për të mbajtur vulën e partisë.

*Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

blank

Adoleshentët në kërkim të motiveve – Studim nga FRAN GJOKA, Lezhë

 

Jeta në shkollat shqiptare rrjedh dhe gjallëron përditë. Krahas përkushtimit të drejtuesve, mësuesve dhe nxënësve për zbatimin e programeve dhe përvetësimin e dijeve,  herë-herë ndodh diçka që qortohet nga mësuesit. Disa nga adoleshentët vijnë të papërgatitur në mësim, të tjerë kanë ardhur pa bërë detyrat ose kanë  “harruar” fletoret në shtëpi, dikush nuk është i vëmendshëm  dhe gjatë orës së mësimit hedh vështrimin ëndërrimtar nga dritarja, dikush godet me një shuk letre shokun në krah të tij, një tjetër shkarravit mbi tavolinë emrin e sportistit apo këngëtarit të famshëm që ka për zemër etj. Pas mësimit këta nxënës adoleshentë, gjithnjë të zhurmshëm dhe të hareshëm, duan edhe të luajnë pakëz, të argëtohen, të bëjnë edhe ndonjë shaka, të tregojnë një anekdotë. Por, diku ndodh edhe ndonjë grindje apo sherr i mprehtë, një zënkë që nis si me shaka dhe shndërrohet padashur në një konflikt të rëndë dhe të rrezikshëm. Madje ndonjëri nga jashtë oborrit të shkollës, kërkon të bëj të fortin, ai dëshiron të dallohet nga të tjerët, të shfaqet origjinal në fjalët dhe në veprimet e tij. Ai  kërkon të zbulojë  rrugët që i duken të drejta për të qenë sa më interesant në jetë, të tërheqë vëmendjen e të tjerëve drejt tij.

Pa këto zhurma të hareshme nuk mund të kuptohet dot jeta e adoleshentëve. Nëse do t`i kthehemi realiteteve të shkollës, pas emrit të çdo nxënësi, pas numrit rendor në regjistër, pas çdo note, është një nxënës adoleshentë me botën e tij shpirtërore në formim, i brishtë, që ka nevojë të orientohet, të nxitet e të mësojë, paçka se ai për veten e tij thotë se  “ i di të gjitha dhe s`ka asgjë për të mësuar”. Por ai ndihet keq kur ndien indiferentizëm ndaj tij, kur nuk e përfillin dhe nuk tregojnë interes për të. Ai ndihet keq kur nuk di se ç`të bëj, kur nuk ka motive në jetë. Në kësi rastesh për adoleshentët, një ditë nuk ndryshon nga një ditë tjetër, një muaj nuk ndryshon nga një muaj tjetër:  “Ah, gjithnjë të njëjtat gjëra! Sa e mërzitshme është kjo jetë!”

Nxënësit adoleshentë fillojnë e bëhen melankolikë, mbyllen në vetvete, bien në pesimizëm e gjer në dëshpërim të thellë. Dhe ky është çasti më i rrezikshëm, sepse ata përpiqen të gjejnë ngushëllim dhe zgjidhje, duke hedhur vështrimin nga rruga, që i tërheq si  “gjarpër i keq”.

Lexo po deshe hartimet e çiltra të disa prej këtyre adoleshentëve. Aty ata rrëfehen, aty shprehin diçka nga zjarri i shqetësimeve që i djeg përbrenda shpirtit, aty sheh se si ata përpiqen e përpëliten pa mundur të gjejnë gjithnjë rrugët më të drejta  të  jetës.

blank

                                         Shkolla, jo vetë parandalon të keqen,

                            por ajo edukon dhe motivon jetën e nxënësve të saj.

 

Nuk them se këta adoleshentë duhet të mbahen për dore. Jo. Këtë, ata nuk e pranojnë, ndihen të fyer, por gjithsesi, ata duhen orientuar, duhen ndihmuar të kapërcejnë gjendjen stresante dhe të rënduar psikologjike. Ata duhen shkundur, duhen vënë në lëvizje, duhen hedhur në veprim. Në shkollë është vendi ku duhet të edukohen ndjenja dhe të nxiten ëndrra të bukura, është vend ku hedh shtat personaliteti i adoleshentit, ku ai orientohet drejt së bukurës dhe së mirës, së drejtës dhe progresives.  Shkolla ka rolin e saj të padiskutueshëm dhe parësor në ndryshimin e gjendjeve dhe përsosjen e realitetit ku jetojmë. Është forca e arsimit dhe  e kulturës që shpërndan mjegullën dhe errësirën, prapambetjen dhe injorancën, që i kundërvihet së keqes dhe ligësisë, që mbron të drejtat e adoleshentëve nga dhuna dhe arbitrariteti…Duke u ndodhur përballë vështirësive, duke ngritur nivelin e punës  së saj, shkolla të përdorë edhe ajo “armët” e reja të kohës moderne për të qenë e aftë  të fitojë mbi sfidat, dukuritë negative, të ndikojë së bashku me shoqërinë dhe shtetin dhe të  “ndërhyjnë’ bashkërisht që t`i shpëtojnë adoleshentët nga e keqja, të vihet në krye të veprimeve të fuqishme humanitare. Shkolla s`ka vetëm detyrë t`i qortojë ata, por edhe t`u tregojë atyre rrugën e duhur, rrugën e  dijes dhe të zhvillimit, t`u tregojë se “jeta nuk është fushë me lule”, por se ajo që në dukje shfaqet si një “lumë i qetë”, në fakt është një “lumë i rrëmbyeshëm”, i cili përballohet duke e mësuar mirë notin, duke u orientuar, duke iu shmangur vërshimeve që të rrëmbejnë, “gjeneratoreve” që të përthithin brenda tyre…

 

                                             Talenti nuk zhvillohet vetvetiu.

E përbashkët është se, të gjithë kemi qenë dikur nxënës dhe si të tillë nëpër vite bëjmë vlerësime dhe shfaqim opinione për mësuesit tanë. Ata qëndrojnë në mendimet dhe përfytyrimet tona si njerëz të afërt, kujtimet për ta na bëjnë që të ndjehemi mirë, na bëjnë që të na vërshojnë emocione dhe mbresa të shumta, teksa malli dhe buzagazi na rrëshqet ëmbël në fytyrat dhe në sytë tanë. Nuk e di pse ndodh kjo me mësuesit? Mbase , sepse të gjithë kemi marrë diçka prej tyre në formimin tonë, në shprehitë dhe zakonet tona, diçka që fillon që nga mënyra se si përshëndetemi, sesi respektojmë dhe duam njëri-tjetrin dhe jetën, nga mënyra se si nisim dhe zhvillojmë një bisedë si zgjidhim një problem, si  futemi në botën e mrekullueshme dhe të mistershme të dijes…

Janë mësuesit të parët, që kapin prirjet e nxënësve dhe kujdesen vazhdimisht që ato të nxiten dhe të zhvillohen më tej. Se talenti nuk zhvillohen vetvetiu, por  kërkon një mjedis përkrahës ashtu si fara, e cila  që të shndërrohet në bimë, kërkon kushte të caktuara klimateriko-tokësore, kërkon shërbim, ngrohtësi e përkujdesje.

                     Të vihen në lëvizje energjitë krijuese të adoleshentëve.

Jo vetëm muaji i letërsisë, por edhe çdo orë tjetër e mësimit duhet të bëhen nxitje për ata nxënës, të cilët shfaqin prirje dhe ide krijuese. Të vihen në lëvizje energjitë krijuese të adoleshentëve. Ato ekzistojnë, janë të fshehura dhe të strukura brenda tyre, ato duhet të zgjohen, të vihen në lëvizje, të trokitet në to:   “-Hej, djalosh, zgjohu! Mos fli gjumë! Jeta është e bukur, shiko, hap sytë, hidhu edhe ti në vrullet dhe dallgët e jetës, lëviz, përpiqu, mundohu, përleshu me të keqen, kapërce majën dhe ec përpara, vazhdo ngjitjen , ke maja të tjera përpara për të kaluar. Tek përballimi i këtyre vështirësive, te kapërcimi i tyre qëndron  bukuria e jetës. Kështu,  aftësitë, talentet e  adoleshentëve nuk kalojnë si hije, pa u ndjerë dhe pa u vënë re, pa mundur  të tregojnë aftësitë dhe talentin e tyre…Këtu , mësuesi është kultivuesi, është regjisori më i mirë dhe më i talentuar. Janë të shumta fushat ku mund të veprohet, ku mund t`u hapen horizonte adoleshentëve dhe jeta e tyre të motivohet, të marrë vlerë dhe kuptim.

Natyrisht jo paternalizëm, jo diktim i ideve, por nxitje , krijim i një atmosfere dhe kushteve të përshtatshme që adoleshentët të zgjedhin vetë më të mirën, më interesanten dhe më të bukurën për ta dhe të veprojnë. Atyre nuk mund t`u mohohet zhvillimi i natyrshëm i jetës. Nuk u duhet “vrarë” fëmijëria dhe rinia, ata duhet ta jetojnë jetën natyrshëm, pa sforco e mundim, nuk  duhet t`u diktohet se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë s`duhet të bëjnë, por t`u tregohet e mira dhe e keqja, e bukura dhe e shëmtuara nëpërmjet veprimeve, ndodhive, debateve, ballafaqimeve… Ata duhen nxitur , duhen hedhur në veprim me forcën e fjalës, të ideve, të mendimit  të mençur. Në kujtesën e nxënësve mbahet mend mësuesi që i nxiti, që u ngjalli besim, që u hapi horizonte të reja  për një drejtim të caktuar, zbuloi  dhe nxiti pasionin që ata mbanin të fshehur në shpirt e zemër, ata kanë mall dhe respekt, sepse i dedikojnë mësuesit të tyre  deri edhe të ardhmen…

Ja sesi si shprehet një nxënëse për mësuesin e saj të letërsisë:”Të zhvillosh orën e mësimit të letërsisë, do të thotë të udhëtosh në botën e rikrijuar nga ne me petkun e fantazisë .Të fluturosh në lartësitë më të mëdha marramëndëse, të jeshë i lumtur, të ndjesh freskinë   e ujërave të lumenjve, të luleve të bukura, të kapesh realen. Nuk është vetëm një ëndërr, është   thjeshtë një orë e nxitur  nga mësuesi që shfrytëzon thellësitë e moshët sonë për të na strukur në  gjirin e  letërsisë e në tërë suktat e shehta të mrekullueshme  të saj. Dhe, të gjitha këto, do të doja t’i mblidhja, t’i lidhja  në fjongo dhe t’ia dhuroja mësuesit tim”.

Dhe në qëndër ka qënë dhe mbetet  figura e nderuar e mësuesit, e këtij udhërrëfyesi të shkëlqyer  të dijes dhe përparimit. Prandaj dhe mësuesi mbetet gjatë gjithë jetës, i fiksuar në mëndjen dhe kujtesën e nxënësve.

Me aftësi, takt e durim, mësuesit dijnë “t`i marrin” fëmijët dhe nxënësit e tyre ashtu si janë dhe punojnë pa rreshtur e pa u lodhur  për skalitjen e mendjes së tyre, për pajisjen me dije të thella mbi botën dhe shoqërinë njerëzore.

                                  Mësuesi dhe roli i tij i pazëvendësueshëm.

Ndaj shkollës jemi të ndjeshëm dhe i detyrohemi të gjithë, prandaj t’i afrohemi shkollës, jo vetëm kur na therret drejtori apo mësuesi kujdestar për fëmijën që është mbetës, rrezikohet të përjashtohet për shkak të mungesave të shumta, por të jemi atje sa herë që shkolla ka probleme dhe gjera për të zgjidhur. Sikurse, drejtoria e shkollës, mësuesit  i kanë të gjitha hapësirat e nevojshme që t`u drejtohen hapur dhe pa droje  prindërve të nxënësve, specialistëve , njerëzve të artit e të kulturës, biznesmenëve. Ata ndihen të nderuar dhe të obliguar,  kur drejtoria e shkollës, apo dhe vetë nxënësit i ftojnë për takime dhe bashkëbisedime  dhe kërkojnë ndihmën e tyre. Duke ndihmuar shkollën, ndihmojmë fëmijët ,të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

Shumë mësues kanë qenë të suksesshëm, sepse me taktin, kulturën pedagogjike dhe horizontin e gjerë kanë arritur të zgjojnë ide, energji, pasione dhe  dëshira tek adoleshentët. Ata e kanë bërë këtë duke u treguar të durueshëm  e zemërgjërë, duke u qëndruar pranë nxënësve, ashtu si fëmijëve te tyre, duke zbuluar hap pas hapi prirjet e nxënësve, duke i nxitur ata, duke i ndihmuar që të motivojnë jetën e tyre, duke u “mjekuar” gjendjet stresante e, sidomos duke zgjuar te nxënësit adoleshentë shpresa dhe besime të reja për jetën dhe të ardhmen. Mësuesi i mirë ka rastin që me nxënësit adoleshentë, të tregojë edhe ai vetvetën, aftësitë dhe përgatitjet e tija, jo vetëm profesionale, por edhe ato pedagogjike, sociale e psikologjike. Ka më shumë vlerë një mësues, që është edhe psikolog e sociolog çdo orë dhe çdo ditë mësimore me nxënësit, sesa disa tema social-psikologjike që programohen herëpashere në planet e drejtorisë apo të mësuesit kujdestar.

Mësuesi i mirë dhe me përgatitje të plotë, është një aset, një vlerë e jashtëzakonshme e shoqërisë, sikurse një mësues i papërgatitur, është një antivlerë. Kjo ndodh sepse mësuesi është pasqyrë për nxënësin, është një model që ai e imiton në jetë, edhe dijet dhe kulturën e  tij, edhe pamjen dhe zakonet e huqet e tij. Nuk them se ndodh si me ujin që merr formën e shishes, por gjithsesi nxënësi adoleshentë merr shumë nga mësuesi i tij, sikurse dhe nga shokët, por dhe nga prindërit dhe shoqëria në tërësi.

blank

A përbën mosha problem për Berishën – Nga Ndriçim Kulla

Problemi më i madh i PD-së sot është se në këtë parti ka një krizë të thellë lidershipi. Tani kjo gjë nuk mund të fshihet më. Pyetja është: A mos ishte i nxituar dorëzimi i partisë në 2013 nga Sali Berisha te Lulzim Basha? Ne kemi parë se në Perëndim liderët nuk zëvendësohen artificialisht, por kur del një pasardhës i aftë. Nëse lideri gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka dalë një pasardhës i aftë për ta zëvendësuar, ai vazhdon qëndron në detyrë. Shembuj për këtë ka plot.

Adenauri, ati i Gjermanisë demokratike (Jo RDGJ-së por asaj perëndimore, vërtet demokratike), ishte në politikë si kancelar (kryeministër) deri në moshën 87 vjeç, madje në këtë moshë ishte kancelar (kryeministër) që prej 14 vjetësh. Adenaueri kishte qenë në politikë që në vitet ’20, për më shumë se katër dekada. Dhe të tillë shembuj nuk janë të paktë. Miterrandi ishte në politikë deri në moshën 79 vjeç, dhe në këtë moshë përfundoi mandatin e dytë shtatëvjeçar si president i republikës franceze. Ai kishte qenë në politikë, në poste të larta që në fillim të viteve pesëdhjetë. De Goli gjithashtu u largua nga politika në moshën 79 vjeç, duke qenë President i Francës. Në Itali, Sandro Pertini i konsideruar si ikona bashkuese e së majtës u bë president i republikës, pikërisht për këtë arsye, në moshën 82 vjeç, dhe u largua nga politika kur la postin në moshën 89 vjeç.

Në Irlandë, Eamon de Valera u rikthye në pushtet në vitin 1957 në moshën 75 vjeç, si kryeministër dhe u largua nga ky post dy vjet më past sepse u zgjodh President i Irlandës, post të cilin e mbajti për dy mandate shtatëvjeçare deri në vitin 1973, kur u largua nga politika në moshën 91 vjeç. Ai kishte qenë në politikën e vendit të tij për gjysmë shekulli, dhe kishte qenë për herë të parë kryeministër në vitet tridhjetë. Babai i Koresë të Jugut demokratike dhe të zhvilluar, Syngman Rhee, u bë president me fuqi të mëdha në vitin 1948, në moshën 73 vjeç dhe e mbajti këtë post për 12 vjet deri në 1960.

Të gjithë këta liderë kanë pasur një gjë të përbashkët. Ata kanë gëzuar shëndet të mirë dhe nuk kanë pasur alternativë për një kohë të gjatë në lidershipin e lëvizjeve të tyre politike. Fakti që kanë qenë gjatë në politikë, nuk do të thotë se janë të ngjashëm me diktatorët. Ndryshimi i madh midis tyre dhe diktatorëve është se ndërsa diktatorët kanë qëndruar pa ndërprerje në pushtet deri në vdekje, këta liderë kanë dalë në opozitë, janë rikthyer në pushtet me votë, kanë dalë përsëri në opozitë, janë rikthyer në pushtet.

Meqënëse ky fenomen ka ndodhur në botën e zhvilluar demokratike, nuk ka arsye pse të mos ndodhë edhe në Shqipëri. Mund të kishte ndodhur në PS, nëse pasardhësi i Nanos, Rama nuk do ta kishte treguar veten si lider i aftë për ta sjellë partinë në pushtet, madje duke i fituar zgjedhjet me një mazhorancë vetëm të partisë së tij në 2017 dhe 2021. Tani është PD-ja që ballafaqohet me një situatë si ajo që thashë më lart, të ndryshimit artificial të liderit që ka çuar në krizën e lidershipit.

Në PD aktualisht ka nisur një diskutim serioz publik dhe më tej do ketë një proces rizgjedhje demokratike të kryetarit të PD, pra me shumë mundësi një zëvendësim të mundshëm të Bashës ose me Barishën ose me dike tjetër. Gjithsesi këtë finale do ta vërtetojë procesi i ardhshëm që ka nisur. Po Sali Berisha a është i përshtatshëm me moshën që ka për tu rikthyer kryetari PD ose kryeministër?

Politika nuk është boks por mëndje kulturë, talent dhe eksperiencë.

Sali Berisha këto i ka me shumicë, madje gëzon shëndet shumë të mirë në moshën 77 vjeç. Ai madje është më energjik se pasardhësi i tij Basha që është 30 vjeç më i ri. Berisha është shumë më i aftë si politikan dhe lider se Basha. Prandaj a mos është me vend që z. Basha të reflektojë dhe të marrë një vendim kurajoz për atë nëse duhet ta mbajë më gjatë barrën e rëndë të liderit për të cilën po duket se nuk ka shpatulla? Basha mund të jetë një shumë më mirë në rolin e të dytit që vjen pas liderit dhe atje të tregojë aftësitë e tij. Historia politike e botës demokratike ka shumë shembuj që na tregojnë se politikanët e tipit të Bashës janë më komodë, më rezultativë në rolin e njeriut të dytë pas liderit, se në rolin e liderit.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend