VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

EUObserver: Perspektiva e BE-së në Ballkanin Perëndimor kundërshtohet nga Rusia

By | May 16, 2018
blank

Komentet

blank

Misioni i Florian Vlashit dhe pritja e Namik Sadikut Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh

-Është detyrim moral dhe qytetar të qëndrojmë pranë njërit tjetrit
-Florian Vlashi lë Spanjën për një kushtrim të të parëve
-Kudo që të ndodhemi Durrësi dhe durrsakët të jenë prioritarë
-Bienale Netët e Muzikës Klasike, nga pikantet e jetës artistike
… Detyra e durrsakëve të tu, është të të çfaqin dhe të mbështesin artin tënd, ashtu sikundër t’i mbetesh përfaqësuesi i betuar i tyre. Kemi nevojë për përkrahjen e njëri tjetrit, pasi morali dhe qytetaria e jonë është tek njëri tjetri…
Ditë të nxehta. Temperatura të larta. Por për Florian Vlashin këto temperatura janë të dyfishta: së pari nga kushtet e motit dhe së dyti nga puna kolosale që po kryen për ti dhënë dorën e fundit organizimit të Bienales Netët e Muzikës Klasike. Nuk matem dy herë po të pohoj, që kjo Bienale është nga veprimtaritë më nderuese, më autoritare që mbetet si një kurorë nderi, i një angazhimi profesionist të violinistit të madh durrsak me famë europiane Florian Vlashi.
“Gjaku nuk bëhet ujë” është shkruar në librin e urtësisë së popullit. Në trupin e Florianit lëviz gjaku i Gjergj Vlashit. Edhe se e lutnin të dy djemtë për të qëndruar në Spanjë apo në Amerikë, Gjergj Vlashi e kishte vendosur njëherë e përgjithmonë pozicionin e tij: të mos lëvizte kurrë dhe asnjëherë nga Durrësi, nga qyteti i lindjes së tij dhe nga toka e të parëve.
Floriani prej tri dekadash jeton në Korunja të Spanjës. Atje ka ndërtuar shtëpi e katandi. Atje ngriti karierën, rrënjët e së cilës janë në Durrës. Atje dashurohet dhe lidhi jetën, me violonçelisten e njohur Rediana Lukaçi. Familja e tij atje shtohet me dy djem si yje Danielin dhe Martinin, që të dy këta në zanatin e prindërve të tyre. Atje kanë ndërtuar një orkestër që i vjen erë Shqipërie, me dirigjent të përjetshmin Gjergj Vlashi.
Dhe Bienalia që në ditën e parë, është Nata e Muzikës Baroke (në kopshtet e Edenit), me muzikë të autorëve Stabat Mater-Pergolesi dhe Caravaggio, ku interpretojnë Katrina Miftari soprano dhe Safet Berisha –kontra tenor, solistë të bienales së Durrësit. Dhe kjo natë e parë, është një homazh për Gjergj Vlashin- in memoriam. Në fakt në të 10 ditët e Bienales, portreti i gjallë i Gjergj Vlashit është prezent, pasi kjo skenë është e tij, e kolegëve të tij, e artistëve durrsakë.
Floriani i ka kopsitur me imtësi gjërat. Më vjen mirë, që nën drejtimin e tij lëviz një staf profesionistësh dhe shumë miqësor. Mbështetja nga Qendra Kulturore e Durrësit me drejtor aktivin Elio Bajramaj dhe kolegun e tij Julian Shyti, është nga siguritë e suksesit. Tristan Sherifi bëhet copash për të mbuluar gjërat e vogla, si të padukshme por që kanë rëndësi të dorës së parë.
-Po punojmë në kushte optimale, pohon Florian Vlashi. Salla e freskët, ka rritur optimizmin dhe mundësitë, për nivel e cilësi të lartë artistike. Njerëzit që më rrethojnë po më japin mbështetje. Po e presin me padurim fillimin e kësaj Bienaleje, që është një hap më përpara nga organizimet e mëparshme. Prova tërë ditën. Po punojmë me vidoprojektorin, me elementë teknikë të panumërt.
Presim që artistët tanë dhe ato të huaj të bëhen njësh dhe të na çojnë në atë që pritet-suksesin e merituar.
Dhe Bienalja vazhdon me ditën e dytë me Beethoven Goya. Me kuartetin e Kremonës, ku i ftuar është violinsti i njohur Arben Llozi. Vazhdohet me konkursin e talenteve të rinj, ku më i miri do të shkoj në Spanjë për koncerte, kulmon me Sonata Espanola nga Goya tek Dali, ku pritet me padurim interpretimi në violinë i Florian Vlashit dhe në piano të bijës së kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi – Etrita Ibrahimi.
Është në vijueshmëri, referimi i Edmond Buharasë për identitetin tingëllor iliro –arbëro-shqiptar, duke qenë të ftuar L.Sulaj dhe E. Lila. Në të dielën e 8 gushtit, pushteti i Beinales kalon në duart e grupit të njohur instrumental Siglo XX, i krijuar dhe drejtuar nga Florian Vlashi, ku veçohet muzika e mahnitshme e Johan Shtrausit. Nën siglën Krijimi i Botës, në ditën e fundit të Bienales me 10 gusht 2021, pritet një tjetër befasi. Fituesi i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar J. S. Bach Lajpcig, violonçelisti Mare Coppey, do të luajë pjesë nga Bach dhe El Bosco.
Ky është programi i Bienales Muzika Klasike 2021, që organizohet në Durrës që nga viti 2003. Interesimi është në rritje dhe ka kërkesa për të ndjekur çfaqjet. Kjo ishte ana artistike. Por ç’ne Namik Sadiku këtu? Ky është problemi tjetër që më intereson qytetarisht ta nënvizoj. Namik Sadiku reagoi me shpejtësi, kur Florian Vlashi sosi në Durrës dhe hodhi spirancat e anijes së tij në portin e muzikës së qytetit. Namik Sadiku e ndjeu këtë dukuri.
Florian Vlashi është shumë modest. Thjeshtësia e tij, është krijuar që kur u bë pjesë e familjes së Gjergj Vlashit. Tingujt e violinës së tij, që në fillimet kishin brenda fuqinë e e traditës së muzikës, përfaqësimin e dinjitetit dhe personalitetit të qytetarisëe durrsake. Florian Vlashi kishte vendosur të bënte art dhe të kthehej në një artist, për të shërbyer dhe për të marrë përgjegjësi.
A nuk jemi krenar nga pak të gjithë, me krenarinë që na ka krijuar djali ynë Floriani në atdheun e Serevantesit? A nuk e ndjejmë nga pak të gjithë peshën dhe stuhinë e duatrokitjeve të publikut të sallave europiane, për durrsakun tonë aq autoritar? Po pse kur luan në instrument Florian Vlashi, nuk e din vallë ai se mbetet një pjesë e jona dhe ekzekuton edhe për ne? Ai e din fort mirë, prandaj udhëtoi drejt Durrësit të tij, me dëshirën e mirë për të na përshëndetur të gjithëve dhe për të thënë po, jam krenar që mbetem pjesë e juaja. Dhe vendos si shenjë afrimi Bienalen e tij të famshme, nën okielon Netët e Muzikës Klasike.
Ky njeri që vjen urtë e butë dhe që e din fort mirë misionin e tij, nuk ka nevojë për t’i bërë elozhe. Florian Vlashi është nga ai kontigjent i inteligjencës durrsake, që ashtu si i jati, e çmon dhe e vlerëson punën dhe e bën atë moto të jetës. Por ne të tjerët duhet të ngacmojmë vetëdijën, që ta mbështesim këtë shenjë të ndezur të kulturës tonë, t’i krijojmë ngrohtësinë dhe emocionet e tokës së tij, të tokës tonë të përbashkët.
Këtë bëri Namik Sadiku, ky biznesmen i njohur, kryelartë dhe krenar për arritjet e tij. Por Namik Sadiku, me një mbiemër që vjen nga arabishtja që do të thotë, i vërtetë, i sinqertë i bëri një pritje fisnikësh Florian Vlashit. Biseduam për punët, për arritjet, por edhe për vështirësitë dhe e siguroi djalin e Gjergj Vlashit për mbështetje.
Nuk është thjesht se po rrufisim një gotë verë, sesa të shijojmë përkrahjen shpirtërore ndaj njëri tjetrit. Floriani len Spanjën, për të bërë muzikë për ne. Vendos edhe një çmim me paratë e tij, që instrumentistin më të mirë ndër 18 vjeçarët nga Durrësi, ta marrë në Spanjë, t’i jap forcë dhe kurajo përfaqësimi. Me Florian Vlashin, Durrësi fillon që nga Korunja e Spanjës dhe shtrihet në ato skena, ku djali ynë na rrit autoritetin.
Namik Sadiku, në pritjen që bëri në resortin e tij të njohur “Bleart”, i shprehu mirnjohjen këtij floriri të artit durrsak. Ai i dha të kuptojë, që në violinën e tij qendrojnë pas të gjithë durrsakët, të cilët si një kor gjigand, këndojnë ariet e sukseseve të Florian Vlashit. Një natë emocionuese, e thjeshtë ashtu si dhe vetë çifti Vlashi, Floriani dhe Rediana. Takimet prej disa ditësh me djalin e Xhoxh Vlashit, kanë qenë për mua një kënaqësi e jashtëzakonshme. Malli dhe arti i këtij njeriu të përkushtuar, përziheshin me detyrimet që duhet të kemi ndaj tij, veçanërisht ato morale që lidhen me personalitetin e gjithsecilit.
Suksese Bineales tënde Florian Vlashi, e cila është në dekadën e parë të saj! Homazh dhe nderim pa fund, për kalorësin e kulturës durrsake, babain tënd dhe tonin Gjergj Vlashi! Jam i bindur në suksesin tënd. Detyra e durrsakëve të tu, është të të çfaqin dhe të mbështesin artin tënd, ashtu sikundër t’i mbetesh përfaqësuesi i betuar i tyre. Kemi nevojë për përkrahjen e njëri tjetrit, pasi morali dhe qytetaria e jonë është tek njëri tjetri.
Bienalja me 1 gusht 2021 ka premierën. Le të fillojmë që tani duartrokitjet.
Durrës: 30 korrik 2021

blank

Grenell pushime në Beograd, ‘shijon’ jetën e natës me ministrin e Financave të Serbisë (FOTO)

SERBI

Ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zgjedhur të vizitojë Beogradin në këto ditë të nxehta vere.

Duket se Grenell ka zgjedhur të kalojë pushimet në kryeqytetin serb pasi mund ti ketë lënë shije të mirë.

Ai ka takuar ministrin e financave të Serbisë, Siniša Mali me të cilin janë fotografuar në një lokal apo restorant duke festuar, pirë dhe shijuar jetën e natës. bw

blank

blank

Zjarret përfshijnë jugun e Shqipërisë, problematike situata në Tragjas dhe Karaburun

Prej disa ditësh zjarret dhe tymi kanë përfshirë jugun e vendit, ku flakët kanë djegur qindra hektarë pyje, por më problematike situata paraqitet në Tragjas dhe Karaburun, ku flakët janë riaktivizuar duke djegur sërish sipërfaqe të tëra. Në Ksamil, rrezikohet edhe zona e banuar. Një tjetër vatër zjarri u aktivizua gjatë mbrëmjes së djeshme në Malin e Milesë.

Aktualisht sipërfaqe të tëra janë duke u djegur në pika të ndryshme ,ndërsa në Karaburun zjarri po i afrohet parkut të Llogarasë.

Dy grupe punonjësish të zjarrfikëses së Vlorës janë nisur drejt vatrave të zjarrit në Gadishullin e Karaburunit dhe në fshatin Tragjas për të shuar flakët. Punonjësit po luftojnë me mjete rrethanore dhe në kushte mjaft të vështira që të vënë në kontroll vatrat e zjarrit.

Situatë problematike duket edhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier.

Lidhur me zjarret e ditëve të fundit ,Kontrolli i Lartë i Shtetit me urdhër të kreut të saj Arben Shehu, ka nisur një kontroll mbi të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit. Inspektorët e KLSH kanë nisur kontrolle në të gjitha qytetet problematike ku situata paraqitet më e rëndë. Kontrolli do të verifikojë menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve, duke nisur që përdorimi i pajisjeve si dhe anën organizative.

KLSH gjithashtu do të verifikojë tenderimet për pajisjet e zjarrfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve. Nëse do të hasen shkelje përgjatë kësaj situate do të ketë referime përkatëse në prokurori.

blank

Aleksander Vuçiç dhe dy jeniçerët e shpërblyer nga sulltani – Nga Agim Nesho

Idenë e tregut rajonal e hodhi George Soros në vitin 2000, por edhe Soros këtë inisiativë e shikonte si nismë europiane që duhet mbikqyrur dhe ndihmuar nga BE. Të shumta që nga ajo kohë kanë qenë inisiativat europiane për integrimin rajonal, por Ballkani Perëndimor nuk arrinte të shkëputej dot nga e kaluara për të kapur momentin.

20 vite më vonë humbësi i madh i viteve 2000, Aleksander Vuçiç, bëhet protagonist i një iniciative të re ‘Ballkani i Hapur’ jashtë tutelës europiane por ‘duke ruajtur vlerat europiane’. Një Serbi e rindërtuar nga Europa, por e lodhur nga standartet europiane dhe kufizimet e perëndimit që nuk i lejonin rikthimin e projektit të vjetër serb të dominimit të Ballkanit. Për Serbinë, detyrimi për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nuk mund të bëhet pa një kompensim në interesin e saj: ndarjen e Kosovës, rishikimin gjeopolitik të hapësirave të Ballkanit në linja të pastra etnike drejt Serbisë së Madhe ose lidershipi i saj në një inisiativë ballkanike si Minishengeni për të dominuar ekonomikisht Ballkanin Perëndimor. Nëpërmjet Mini-Shengenit si inisiativë selektive, përjashtuese, që nuk njeh sovranitetin e një shteti si Kosova dhe punon kundër interesave të Malit të Zi dhe Bosnjës, të cilat i shikon në perspektivë si hapësira natyrale të Serbisë, ajo kërkon t’i bëjë presion BE-së dhe Perëndimit për lëshim. Arkitekti Vuçiç, i cili alternativën europiane e shikon si një alternativë me kushtet serbe, ka sigurinë e përkrahjes së fuqive jo europiane si Rusia dhe Kina. Sot Serbia është bërë gjithmonë e më shumë një vend satelit i interesave të Kinës dhe Rusisë. Në qoftë se Kina dominon me investime, Rusia është shtrirë në të gjitha hapësirat strategjike të Serbisë që nga gazi, nafta, hekurudhat, infrastruktura, e deri në armatime dhe qendra aktive informacioni. Rusia e ka bërë Serbinë pjesë të inciativës së saj të Euro-Azisë duke shkelur rregullat e BE-së për tregjet europiane.

Atëherë pse Vuçiç, përfaqësues i nacionalizmit serb, i dedikuar për të përgatitur ushtrinë për të mbrojtur ‘hapësirat serbe’, që nuk guxon të kërkojë falje për krimet e kaluara për të ndërtuar besimin për të ardhmen midis shteteve, papritur avancon me një inisiativë ‘europianiste për katër liritë kryesore’ për të bërë në Ballkan atë që Europa është e vonuar për ta bërë? Si është e mundur që ai është frymëzuesi i shtetit paralel në Bosnjë dhe Kosovë, frymëzues i heshtur i grushtit të shtetit në Malin e Zi, regjimi i të cilit i denigron qytetarët shqiptarë të Kosovës të heqin targat e makinave dhe të deformojnë identitetin për të lëvizur të lirë, entuziazmohet aq shumë sa tani ‘do të lëvizim të lirë pa kontroll nga Beogradi në Tiranë?

Që inisiativa e MiniShengenit është vepër e Aleksandër Vuçiç këtë e ka pranuar vetë ai. Që përkrahet nga qarqe të caktuara perëndimore për të gjetur një zgjidhje kompromisi me Serbinë apo interesa okulte financiare ekonomike edhe kjo nuk ka diskutim. Por kjo iniciativë nuk do të kishte sukses në qoftë se Vuçiç nuk do të gjente si partner Edi Ramën në Tiranë, pavarësisht se klasa politike në Tiranë nuk është dakort për një iniciativë që anashkalon Kosovën dhe të drejtën e saj sovrane si e barabartë në tryezën ballkanike. Pompimi i zotit Rama si lider global me ide të hapura, angazhimi i tij në një inisiativë ‘europiane’ të krijimit të boshtit Beograd-Tiranë si boshtin Gjermani-Francë, mbushja e mendjes së liderit shqiptar ‘se me këto iniciativa do të bëhen faktorë përcaktues të stabilitetit ballkanik (në mënyrën më të thjeshtë që Rama do të kishte një pushtet të pakufizuar) bënë të mundur që arkitekti i talentuar Vuçiç të bashkëpunonte me bojaxhiun shqiptar Rama që do ta shiste inisiativën e tyre me ngjyra të ndezura europiane.

Inisiativa Rama-Vuçiç-Zaev është një inisiativë që afirmon interesat serbe në Ballkan e mbështetur në dy paterica të mjera ballkanike që kërkojnë ta mbajnë në këmbë. I humburi i madh në të janë shqiptarët, të cilët ekzaktësisht 108 vite më parë më 29 korrik, u coptuan në pjesë nga fuqitë e mëdha në favor të Serbisë, por kësaj here me përfaqësuesit e saj që e përdorin politikën për lavdi personale. Atë që mund të humbasin shqiptarët është perspektiva e tyre europiane. Gabime të tilla nuk justifikohen me padije apo interesa personale. Historia e popullit do t’i gjykojë ashpër.

blank

Intervista – Berisha: Soros ka futur OJQ-të dhe Reformën në Drejtësi nën ombrellën e PS-së

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se akuzon Sorosin që futur të gjithë OJQ-nën dhe reformën në drejtësi nën ombrellën e PS-së.

Berisha: Kam marrë miliona vota si politikan, Edi Rama dhe Soros ka bërë raportet për mua ”non grata”

Rama dhe Thaçi kanë qenë promotorë të ndarjes së kufijve. Këta mashtrues u thanë se këtë e ka bërë Sali Berisha duke bërë konspiracion dhe unë jam futur në black listë, gjë të cilën e ka shpallur Edi Rama në vitin 2019. Unë Sorosin e akuzoj me baza. Unë e kam akuzuar se ka ndërtuar një monizëm duke futur të gjitha OJQ-të nën ombrellën e PS-së.

Po ashtu e ka futur drejtësinë shqiptare nënë ombrellën e PS-së. Kjo reformë u nis nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur. Unë kam qenë vokal sikundër edhe Edi Ramës, për kompanitë të naftës së Soros.

 

blank

Paskal Milo: Minishengenin ballkanik e propozoi Soros, ide e rrezikshme për Shqipërinë

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka komentuar në emisionin “Log” në ABC News zhvillimet e fundit të të ashtuquajturi minishengeni Ballkanik. Milo deklaroi se kjo është një nismë e vjetër e Xhorxh Soros, e rizgjuar në kohën që Serbinë e udhëheq Alekasandër Vuçiç dhe Shqipërinë Edi Rama.

blank

Ish-ministri i Jashtëm zbuloi gjatë bisedës se Soros ia ka propozuar atij vetë si ministër Mini-Shengenin, që në vitin 1999, por kjo nuk është pranuar nga Shqipëria në atë kohë!

Në një intervistë tjetër në TV Ora ku u trajtua kjo temë, Milo deklaroi se vendi ynë duhet të jetë shumë i kujdesshëm me këtë projekt, pasi rrezikon që tregu shqiptar të kthehet në një shtojcë të atij serb.

“Ky Mini-Shengen është një proces që ka ndodhur, nuk është hera e parë që zbatohet në Ballkanin Perëndimor, është bërë edhe në vendet skandinave. Unë e shoh, ndonëse ideja mund të jetë e drejtë, se i përgatit këto vende për hapjen e negociatave. Në kushtet ku ndodhet Ballkani Perëndimor, sidomos Shqipëria është një hap që në mos duhet parë me dyshim, duhet parë me kujdes. Shqipëria është vendi më i prapambetur, përkundrejt një Serbie që në çdo pikëpamje është më e fortë se ne. Ka rrezik që tregu shqiptar të shërbejë si një treg ku do shiten mallrat serbe, ku mallrat shqiptarë për shkak të konkurrencës mund të mos kenë vend, ndërkohë që mallrat serbë do kenë më tepër mundësi për të dominuar tregun shqiptar, se ekonomia serbe ka dominuar mbi atë shqiptare. Unë e shoh me dyshim. Nuk jam i sigurt se ky hap do të jetë i dobishëm për Shqipërinë. Ne nuk kishim nevojë për këtë marrëveshje, pasi lëvizim të lirë, jemi pjesë e Shengenit”, deklaroi ai.

blank

Boiken Abazi: Edi Rama punon për oligarkët dhe Vuçiçin

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi doli në një deklaratë për mediat dhe sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për minishengenin rajonal. Duke theksuar edhe një herë se Kosova është kundër kësaj nisme, Abazi e quajti Ramën bashkëpunëtor të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Shqipëria së brendshmi është zhytur në varfëri e pabarazi ekstreme, së jashtmi është vendosur nën sqetullën e Serbisë. Këto janë dy dimensionet e regjimit të Ramës: në politikën e brendshme punon për oligarkët, në politikën e jashtme punon për Vuçiçin. Aq fort është kapur Rama nga Vuçiçi, sa që ky i fundit bën edhe humor me kryeministrin e Shqipërisë, me batuta të hidhura që për temë kanë Kosovën, vendin ku para 20 vitesh qeveria e Vuçiçit ka kryer gjenocid.

Nga projekte si “Zona e Nova Sadit” fitojnë oligarkët e importit, mafia ballkanike dhe Serbia. Ky projekt e vendos Shqipërinë nën dominimin ekonomik e politik të Serbisë, e largon nga interesat kombëtare dhe rrit pabarazinë dhe varfërinë. Ata që mbrojnë “Zonën e Novi Sadit” në Shqipëri janë politikanë që kanë braktisur kombin dhe Evropën. Ata synojnë konsolidimin e pushtetit duke u afruar me Serbinë. Ndërkohë, Serbia ështe vendi i vetëm i rajonit që blen armatim kinez, që strehon baza ruse, dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroaziatik, me qendër në Moskë. Afrimi i Shqipërisë me sferën kinezo-ruse sjell fitim për pak pushtetarë, bashkë me satelitët e tyre mediatikë dhe tajkunët ekonomikë, por jo për qytetarët e bizneset prodhuese të Shqipërisë, që bëhen edhe më të varfër.

Raporti i fundit i OKB-së për Shqipërinë dëshmon se gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri, ose e rrezikuar për t’u zhytur në varfëri. Qytetarët nuk po dalin nga varfëria as kur në letër rritet ekonomia, sepse në Shqipëri ka një pabarazi të strukturuar.

Të ardhurat e kësaj ekonomie po përqëndrohen te oligarkia. Situtata është sa e padrejtë aq edhe alarmante. Shqipërinë po e zhysin në mjerim këta pushtetarë e oligarkë të pangopur, që po lidhen gjithnjë e më shumë me Serbinë. Ata duan të kopjojnë modelin autokratik e oligarkik që përfaqëson Vuçiçi dhe Putini.

Së brendshmi, prej gati një dekade, Qeveria e Shqipërisë nuk e mat më as varfërinë, as pabarazinë, dhe po refuzon të përcaktojë e zbatojë me ligj minimumin jetik.

Përcaktimi i minimumit jetik do të kishte efekt të menjëhershëm te rritja e pagës minimale, rritja e pensioneve minimale dhe rritja e asistencës sociale. Do të ishte një masë zbutëse, por e domosdoshme për lehtesimin e vuajtjeve të njerezve që jetojnë në varfëri.

Rritja e tregtisë me Serbinë e rrit fitimin për disa tregtarë të mëdhenj, por më shumë rrit varfërinë dhe pabarazinë për ne të tjerët. Serbia e dominon tregtinë me Shqipërinë me një shumë që i tejkalon 120 milion Euro në vit. Raporti eksport-import mes Shqipërisë dhe Serbisë është gati 1 me 4 në dëm të Shqipërisë. Rritja e vëllimit tregtar me Serbinë e shkatërron edhe më shumë potencialin prodhues shqiptar dhe punësimin. Serbia investon dhe subvencionon industrinë, teknologjinë e bujqësinë e saj. Në “Zonën e Novi Sadit”, Shqipëria vetem sa zgjeron tregun e Serbisë, pa fituar asgjë.

Edi Rama po sillet si sundimtar feudal i Shqipërisë. Në mes të verës, kur parlamenti është në pushim, pa asnjë konsultim publik, pa miratimin e Kuvendit dhe të qytetarëve, pa transparencë, nënshkruan marrëveshje me Serbinë e Aleksandar Vuçiçit. Kujtojmë që kjo është Serbia që mohon gjenocidet dhe krimet që ka kryer ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të rajonit. Kjo është Serbia e bashkëpunëtorëve dhe trashëgimtarëve politikë të Milosheviçit, që ende e quajnë atë një udhëheqës të madh. Kjo është Serbia ekspansioniste që ka shpallur zyrtarisht projektin për zgjerimin e botës serbe në rajon, ndërkohë që mban të zhdukur 1600 persona nga lufta e fundit në Kosovë, dhe refuzon ta njoh pavarësinë e republikës së dytë shqiptare. Kësaj Serbie mund t’ia kënaqin orekset me projekte si “Zona e Novi Sadit” vetëm politikanë shqiptarë që janë të kapur prej saj.

Lëvizja VETËVENDSOJE! synon nxjerrjen e Shqipërisë nga “Zona e Novi Sadit” dhe futjen në rrugën e integrimit kombëtar dhe europian. “Zona e Novi Sadit” nuk mbështetet as nga Kosova, as nga Bosnje Hercegovina as nga Mali i Zi, të cilat janë të kërcënuara drejtpërdrejt nga politikat agresive të Serbisë. “Zona e Novi Sadit” nuk ka lidhje me Procesin e Berlinit!

Nga ana tjetër, si masë imediate ndaj rritjes galopante të varfërisë, ne kërkojmë përcaktimin ligjor dhe zbatimin e minimumit jetik në Shqipëri si politikë kundër varfërisë.

Edi Rama i ka eleminuar qytetarët nga vendimmarja për këto çështje jetike për vendin. Ne angazhohemi që vendimmarrja t’i kthehet qytetarëve. Si hap i parë, ne do të nisim punën për të përgatitur nga ana juridike dy peticione qytetare, për ta nxjerr Shqipërinë nga “Zona e Novi Sadit” dhe për të përcaktuar dhe zbatuar minimumin jetik si masë imediate kundër varfërimit të mëtejshëm të shqiptarëve.

I themi jo mini-shengenit të Serbisë, dhe kërkojmë caktimin e minimumit jetik për Shqipërinë. Kërkojmë zhvillim dhe integrim, kombëtar dhe evropian!” shprehet Abazi.

blank

Vuçiqi dhe Erdogani bisedojnë për Kosovën

Foto ilustruese. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi takohet me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan.

RFE/RL

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar më 30 korrik se pret që Turqia dhe presidenti Rexhep Tayip Erdogan të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një bisede telefonike, Vuçiq ka biseduar me Erdoganin biseduar për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në uebfaqen e presidentit të Serbisë

“Vuçiqi pret që presidenti Erdogan dhe Turqia do të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që është e ndjeshme për Serbinë. Presidenti Erdogan me këtë rast ka thënë se plotësisht e mbështet dialogun”, thuhet në një komunikatë për media të presidentit serb.

Kjo bisedë vjen disa ditë pasi Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se do të punojë për t’i sjellë Kosovës njohje të reja.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Erdogan u ka thënë mediave turke se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.
Erdogan ka thënë se do të propozojë një punë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

blank

Anila, a është rrëfim apo kërcënim? – Nga ALBA KEPI

A eshte rrefim o kercenim?
Fol Anile edhe pse duhet te kishe folur me pare e jo kur te preket interesi personal!
Misioni yt eshte e verteta pse e ke fshehur deri sot?
Fol Anil, fol dhe per emrat e dyshimet qe ke lakuar ne fund!
Fol Anil!
E the tashme e pretendojme te verteten! Ku, si, qysh e tek punojne, veprojne, hartojne, shkruajne, promovojne e udhetojne keta gra e burra nga Kosova ne Greqi.
Publiku duhet t’i di te gjitha. Ti e nise rrefimin!
A eshte rrefim o kercenim?
Rrefimi zbardh te verteta, kercenimi i fsheh e mbyll gojera!
Mos i ruaj te vertetat kur te mbushet gota Anil.
Fol pa kushte kercenimi mbyllje goje emra qensh!
Fol Anil eshte misioni i profesionit, ai qe te ndihmoj t’i gjesh per tre dite te gjitha dokumentat!
Fol per gjithcka e nise dhe nga vetja!
Vec fol Anil pa kercenime interesi prekje personale!
Fol per publikun, per te verteten, fol per lajmet, informacionet, manipulimet, fol per punen kaq vjecare bashkepunuese me lecjanet e shijakesit, fol jo vetem per vete Anil!
Fol per miqte e mikeshat, miq te miqve te lecjanit.
Fol per te gjithe Anil! E nise? Coje deri ne fund!
Ishe e je dhe ti pronare 20% , sic po thua e ketij llumi qe po na rrefen.
Je dhe pronare e nje media te fuqishme, e ke pushtetin e katert ne dore!
Rrefehu Anil ndoshta erdhi dita t’i dime te gjitha!
Por jo me kushte vec, ndryshe nuk dime se c’te mendojme o kujt t’i besojme!
blank

5 vite reforma në drejtësi/Lidhje skype Enida Bozheku, avokate

5 vite reforma në drejtësi/Lidhje skype Enida Bozheku, avokate

Meqe ishte 5 vjetori i “Vettingut”. Brenda ka per te gjitha gustot, shijet, tenderat, cironkat dhe peshku madh, Spak, Prokurori, ILD, GJK, GJ.L, Teatri, Venecia etj….. nuk me rrihej nen kete fllad “Open” Ballkanik, larg vite drite nga europianizimi konkret.

blank

Anila Basha i nxjerr të gjithë ‘të palarat’ Karlo Bolinos: Ta hetojë SPAK

Kam kater ditë që pres me durim, por dhe me investigim se, kur do mbarojë së lehuri qeni yt, por që e ushqej edhe unë, Adriatik Xhek Doçi. Po, po! Xhek. Nuk është emër qeni, por njeriu. Imagjinoj Xhekun që u poll në Prelë të Matit më 1943, sa modern i ka pat prindërit Xhelal e Mire, që i vunë majë malit e majë luftës, një emër qeni anglez. Por nuk e kam ndarë akoma si do e thërras: Qen bir qeni, apo Doç i doçërve!

Do merrem me ty, njëherë, o Leçjani Carlo-Italiani Bollino dhe me shijaksen tënde Alba Malltezi.

Një parantezë për të gjithë ata që më kanë pyetur e stërpyetur këto ditë, “Përse të sulmon Carlo… Ç’i ke bërë?!”, përfshirë dashamirës, miq, kuriozë, të njohur, armiq, por dhe për të gjithë ata që duan gallatë… përfshirë edhe Edi Ramën që sigurisht mendon: “kazanin hëngshin”.

Carlo Bollino, i biri i Faustos dhe Alessandrinës, ka lind në Lecce më 15.11.1961. Është bë shqiptar me pasaportë dhe mentalitet, por i gënjen mendja se ka një marsh më tepër se ne: marshin “furbo”. Është rritur në Lecce, një qytet i vockël tek taka e çizmes Itali me 95,766 banorë. Lushnja me 83.600 banorë, në bark të Shqipërisë, kur ka lindur leçjani Carlo, ka patur më shumë banorë dhe bereqet.

Alba Malltezi, e bija e Ridvanit dhe Adiles, lindur në Shijak dy ditë para se të hyjë viti i ri 1972, nga ish-sekretare e leçjanit, u bë gruaja e tij dhe, nga mjerane u bë italiane, por vetëm me pasaportë.

Nga i di unë këto? Nga “patronazhimi” sistem dhuratë që investigimi 3-ditor po më çon tek Igli Gjelishti me “Image & Communications Development” sh.p.k. Apo jo Leçjan?

Firmat “Multiscreen” alias MTSC ose si njihet “Report Tv”, “Media Content”, “FFM Group”, “Shqiptarja.com”, “Carlo Bollino”, “Qendra Ura”(OJF) janë biznese direkte të çiftit Lecce & Shijaku. Ndërsa, “4B Communications” sh.p.k., “C-7 communications” sh.p.k. dhe “Image & Communications Development” sh.p.k. janë të lidhura me aktivitetin “furbo” të leçjanit.

Ku jam unë në gjithë këtë histori?

“Shqiptarja.com”, portal – faqe online u hap në 2011-ën, nga unë dhe leçjani. Sipas meje, në ato kohë pasioni të çmendur për punën, ishte projekti më vizionar në fushën e gazetarisë. E regjistruam në QKB, ku natyrisht fasonistët italianë prej ’90 marrin pjesën e luanit në çdo biznes me shqiptarët… dhe unë si pa përvojë në biznes, që isha, mbajta 20% të kuotave dhe 80% gruaja e leçjanit nëpërmjet “FFM Group”.

Nuk merrja erë fare atëherë se, përse s’vë emrin e vet leçjani, apo përse kuotat e mija bënin vetëm 200 mijë lekë dhe të atij 800 mijë. Gjithësej 1 milion të vjetra! Doja vetëm që “Shqiptarja.com” të bëhej e famshme dhe u bë. As nuk doja të dija për letra, hesape, bilance apo fitime… merrja vetëm rrogën e lumtur dhe natë e ditë pune rendja pas lajmit.

Lashë çdo gjë në at’ kohë dhe u martova me “Shqiptarja.com”. Ishte koha kur punoja me kolegët Edmond Arizaj dhe Habjon Hasani (apo jo çuna?). Pak nga pak, për dy vite, leçjani si fasonist kalibri, kërkonte të drejtonte çdo lajm, të impononte çdo gjë në detaje idioteske me stilin “rompi i coglioni”. Arriti deri aty sa të kërkojë shkarkimin e gazetarëve, kolegëve të mi, madje dhe të pastrueses!! Po iki – i thashë! Drejtoje vetë. Po mbaj 20% të kuotave të krijesës që e ndërtuam bashkë apo të dy pak rëndësi ka. Por Leçjani (il furbo di Alessandrina) i donte, madje m’i kërkoi kuotat e mia (20%) në 2013, pra pas dy viteve, t’ia shisja për..200 mijë lekë!

I thashë: Zybat shko gjeji në Leçe, se Lushnja nuk ka!

Kjo pra, është historia e leçjanit që më pas e mori “Shqiptarja.com” dhe e bëri çorap si deshi vetë, gjobiti e goditi sa donte e kë donte vetë, deri sa arriti para tre ditësh ta ndërsejë kundër meje, bashkëthemelueses, që jam edhe sot aksionere me 20%. Po ku e ka hallin leçjani? E thjeshtë: Do t`i marrë kuotat e mia 200 mijë lekë, ose t`i zhdukë duke i asimiluar me rritjen e kapitalit të shijakses FFM.

I duket e paimagjinueshme se si vajza “e lehtë” e dikurshme, mund të peshojë shumë pas një apo dy dekadash jetë.

Ka edhe një hall më të madh. Unë pas kaq vitesh po kërkoj hesap për talljen dhe mospërfilljen e pacipë që leçjani e bëri si pa të keq, si ata birbot nga jugu Italisë që tallen me këpucëmontueset e varfra të Shqipërisë.

Nga dhjetori 2013 deri sot nuk kam marrë asnjë lek, liretë, apo cent për bé nga “Shqiptarja.com”, apo jo Leçjan? Asnjë lek! Shikoni ç’i ka bë shoqërisë fasonisti 60- vjeçar nga Lecce. Humbje, humbje, humbje..! Apo jo Delina Ibrahimaj? Janë konfidenciale këto të dhëna?!

Viti Gjendja financiare “Shqiptarja.com” sipas Bilancit vjetor Humbje (-)/ Fitim (+)
2015 -3,3 milion lekë
2016 -23 milion lekë
2017 -17 milion lekë
2018 -105 milion lekë
2019 +112 milion lekë
2020 -59 milion lekë

Vetëm në 2019 ka dalë si me magji me fitim! Si? Sepse ka marrë administrator që s’di të shkruajë shqip, rumunen Patricia Corina Constantinesku, e cila dihet vetëm se ka lind në Rumani dhe asgjë tjetër. Administratorja firmos bilancin me fitim “abra kadabra 2019”. Di me lexu shqip moj Patricia? E ke idenë ç’ke firmosur?

Pra, unë “llumi i llumit të llumit” (sipas qenit të Xhekut), nuk kam marrë kurrë asnjë lek për 8 vjet nga “Shqiptarja.com”, edhe pse jam pronare e 20% kuotash të kapitalit të saj, edhe pse kjo është një faqe që publikon çdo video të “Report TV”, kur ky televizion nga ana tjetër raporton çdo lajm të publikuar në gazetë.

Tani qershia mbi tortë: “Shqiptarja.com”, ka 16 punonjës me administratore të shkretën Vilma Theodhos-i, e cila paguhet 240 mijë lekë (të vjetra gjithmonë).

Adriatik Xhek Doçi është paguar nga prill 2016 kur ka filluar, deri prill 2021 me rrogë 74 010.0 lekë/muaj. Plot 44 milion për 5 vjet.

Pra për qenin e Xhekut kam paguar unë 20% mish e kocka që të më kafshojë si ysht ti! Kështu o këlyshi i Alessandrinës?

Ndërsa Alba, bukurania nga Shijaku ka rruajtur si pa u ndjerë nga një 500-çe çdo muaj si drejtore e “Shqiptarja.com, gjithsej nja 45.000 milionë për 6-7 vjet, apo jo Alba Malltezi? Madje nga 1 Janari 2021 kjo sh.p.k. që ka dalë me minus 59 milion lekë humbje në 2020, ia ka bë drejtore Albës rrogën plot 1.9 milion në muaj. Pra, 11.4 milionë lekë ka zhvat Alba nga Shijaku për 6- muaj nga firma që mua më prezanton çdo vit vetëm humbje… humbje… humbje… dhe në fund më ndërsehet me lehjet e qenit që paguhet 700 mijë lek/muaj në kurrizin tim, aq sa më ka dhënë Qazim Sejdini dhe Llatja për këshilla! Kështu o plehra??

Këto janë të dhënat që nuk m’i jepje, znj. Brahimaj e Tatimeve, por një gazetare e vjetër i gjen. I gjen të tëra për 3 ditë… Për 7 apo 14 ditë gjen më tepër…

Gjen edhe se si e shkreta Lindita Dode më 15 qershor 2015, themeloi me demek “Multiscreen” sh.p.k – Report Tv-në dhe më 28 prill 2017, Carlo Bollino ia blen për 3.500.000 lekë (të reja) kuotat e kapitalit. Më 28 shkurt 2018, zmadhohen për 10- muaj si me magji kuotat dhe bëhen 27,256,938 lekë (të reja) nga 3.500.000 lekë që ishin.
Kush ta bëri ekspertizën e zmadhimit të kuotave të firmës Leçjan? Sanije Tafa, ekspertja kontabël e oligarkëve? Po paratë ku i gjete që zmadhove kapitalin, në Lecce apo Palermo?? Si dhe nga i fute? Apo je shqiptar kur blen një kompani dhe Italian kur e zmadhon atë? Kështu Mr. Furbo?

“FFM Group” shpk, ortaku im tek “Shqiptarja.com” ka aksionere shijaksen Alba Malltezi me 74.96% dhe kusurin Eva Doçi (mos u ngatërroni, s’ka asnjë lidhje me qenin e Xhekut, por me burrin e vet biznesmen).

Gazetari kur do, gjen edhe se si “FFM Group” është thjesht një kompani fiktive, guackë që nuk ka asnjë bilanc dhe asnjë punëtor në bordero për vite me radhë, vetëm një administratore mjerane si Lindita Dode që paguhet 300 mijë lekë të vjetra. Kjo FFM-ja është ortakja ime që do shkrijë kuotat e mija duke i zmadhuar ato, Mr. Furbo? Kështu e bëjnë në Lecce? Se në Romë e Milano s’ma do mendja!

Në Tiranë as që bëhet fjalë.

Gazetari i mirë gjen dhe se si u miratu më 2 tetor 2019, VKM Nr. 642, për qiranë tallava 1 euro/kontrata, ndërmjet MFE dhe “MTSC” SHPK për “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), 4021.50 m²; apo si u miratu rrufe VKM nr. 157, më 19 shkurt 2020, apo VKM nr. 368, në 6 Maj 2020.

Këto gjetje janë dhe për ty, Edi Rama, që po bën gallatë në Shkup me Zoranin dhe atë palloshin tjetër që është 1 cm më i gjatë se ti. Nuk është çështje kazani kjo, as çështje që e zgjidh Kushtetuesja, por është çështja ime dhe këtë e zgjidh vetë. Në kazanin e VKM-ve futu e dil vetë tani se s’të ndihmon dot as firma në mungesë e porosi e Braçes dhe, as fakti që Leçjan-italiani yt merr kredi jo te Intesa por tek AbiBank për të shpëlarë ca halle e vënë ca tulla diku..

E pra, për momentin boll kam argëtuar apo informuar shumëkënd. Nuk pres asnjë shfajësim apo pajtim nga furbo leçjani as nga bol-ino italiani. 8 vjet mashtrime dhe tallje janë shumë dhe s’kanë çmim. Kafshimet e Xhek-sonit nga ana tjetër kaluan çdo cak dhe nuk gjejnë dot asnjë justifikim.

Sa për qenin e Xhekut, zbute e këshilloje Leçjan – të mos lehë më, se do jetë më mirë për ty, tët shoqe dhe për qenin vetë… se po rrëkëlleva ndonjë dopjo raki me miq e shokë, do filloj të flas për Anila Kolgjinin që e dua fort edhe kur bën gabime e ikën në Kosovë pa lejen time, për Armidën, Elsën dhe Papin e mirë që nuk dihet ende saktë, kur ikën e vjen në Greqi, vjel apo vjedh rrush?!

Se kur pi raki një njeri i nxehur, në të drejtën e vet dhe pa faj, është gati të marrë në këmbë Bruçin, Prellën, Rremullin deri n’Maçukull të Matit, për të gjet` të vërtetën!

Kështu pra, Leçjani Karlo Bolino, tani ik kthjellohu, mendohu dhe këshillohu mirë me Avokat Brrakën para se të shkosh t`i shpjegosh me shqipen tënde të çalë Prokuror Arben Krajës ca gjëra delikate…apo do e bësh si Beccheti pastaj- do thuash “jam italian”?

Cucciolo di Alessandrina, non fare il furbo con me…!

blank

Edi Rama është një antishqiptar i pashembullt – Nga BENIAMIN BAKALLI

Armiku i Shqiperisë ka qëne dhe do të mbetet vetem Komunizmi.
Edi Rama, një komunist tipik, është një narcizist që i mbërthyer aq keq në identitetin e tij të rremë sa që nuk mund të tolerojë një ballafaqim me realitetin.
Një antishqiptar i pa shëmbull.
PS-ja, qeveria dhe politikanët socialistë, duhet ti tregojnë publikut në Shqipëri dhe gjetiu vendosmërinë e tyre për t’u distancuar nga Edi Rama, vendimet e tij antikombëtare dhe shëmtitë e eksperimentit totalitar komunist.
Pavarsia ështe koncepti më i saktë që mund të bej intelektualin të eci perpara në nje shoqeri civile.
Varësia ështe sëmundje.
Ai është me një gjëndje të rëndë psiqike.
Kjo gjendje psikike pashmangshmërisht shkakton një ndjenjë të vetme: urrejtjen. Me fjalë të tjera, nëse çdo gjë interpretohet kundër tij, çdo gjë është armike, pra e urryer dhe për t’u shkatërruar. Brenda kësaj logjike perverse dhe regresive, kundërshtimet nuk mund të tolerohen dhe i vetmi veprim i mundshëm është të bësh të heshtë cilindo që mund të paraqitet si rrezik për identitetin e tij të sëmurë.
Aristoteli tha se “virtyti i skllavit varet nga mjeshtri i tij” dhe ju na dëshmuat kush është mjeshtri juaj.

Send this to a friend