VOAL

VOAL

EPITAFI I NJË TIRANI – Poezi nga WYSTAN HUGH AUDEN (21 shkurt 1907- 29 shtator 1973) – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

July 31, 2018
1 Comments
  • author avatar
    LEKE TASI 8 years ago Reply

    pergezime nga Leke Tasi, bukur poezia, dhe dhene mire.

Komentet

Leave a Reply to LEKE TASI Cancel reply

NARDI, ISHTE NJË GJETHE VJESHTE -Tregim nga Shkëlqim HAJNO

 

Nardi, ishte një gjethe vjeshte.

Ishte mëkuar në vogëli, si krejt shokët e tij, me bukën e ëmbël nga iluzionet e jetës së bukur. Me të njëjtat veshje-uniforma, me dashuri prej një Nëne të madhe, ndonëse ai, nuk e kishte parë kurrë nënën e tij biologjike, por e ndjente, diku në shpirt. Kishte me siguri diku, një nënë. Në klasat e larta të tetëvjeçares e kuptoi se nëna e imagjinuar, si edhe për bashkëfatësit e tjerë fëmijë të institucionit “Lulet e së Ardhmes”; nuk ishte veç një nënë ideologjike. Madje, në fëmijërinë e parë, mbante mend se, në prag të Vitit të Ri (Krishtlindjet atëbotë ndaloheshin), kur në Shtëpinë kolektive, vinin mysafirë  nga Komitetet, i konsideronin me imagjinatën fëminore, si “dajo”, “xhaxha” ose “teze” të tyre.

Por aso kohe, Zoto Gjikosta nuk e njihte Nardin. Ëndrrat e tij, jo se jo. Shumë vonë, kur Nardi kishte dalë në jetë dhe regjimi i kaluar kishte vite i rënë, diku ishin ndeshur për disa çaste në të njejtin qytet ku banonin. Ajo që i kishte bërë më tepër përshtypje Zotos, ishte buzëqeshja e vecantë e këtij njeriu-nga më të bukurat e më të sinqerta buzëqeshje që kishte parë.

Dhe, si gjethja e një lisi në dimër, Nardi, e pa veten një ditë, pa asnjë mbrojtje. Kur gjente punë, e quante të mbarë ditën. Por një vend si strehë, ku të fuste kokën, nuk po e fitonte dot. Nuk i bënte bisht punës: Herë fatorino, herë punëtor nëpër magazina të qytetit. Ditët e vitet, kalonin. Veç netët në dimëra, i dukeshin tepër të gjata. Megjithëse të gjithë thoshin se kishte ardhur demokracia që i ngrohte të gjithë.

 

***

Në qytetin pranë lumit dhe jo shumë larg nga deti, Zoto, kishte ndoshta muaj të tërë pa e parë Nardin. Madje, portreti i tij, si pas një xhami opak, i ishte fshirë pak nga pak, prej kujtesës. Por kur Zoto, nga jurist në prefekturë, nisi punë si përfaqësues i zyrës rajonale të Avokatit të Popullit, një ditë Nardi iu shfaq në zyrë. Ishte vjeshtë e tretë. I veshur me një peliçe blu, dalëboje. Me mustaqe të verdha që e bënin edhe më simpatik.

-Jam Nardi. Më thanë: provoje një herë te Avokati i Popullit,  si i pastrehë se mbase të del gjë…Ai, mund të ta qajë hallin, më thanë…Dhe unë erdha, o i madh! Nuk e dija që punoni ju këtu, o i madh!…

Dhe buzëqeshja e tij e pafajshme ia mbuloi krejt qënien.

-Po deri më sot ku banon?

-Do të vërtetën? Tallesh, o i madh? Të gjithë e dinë si djalë i qytetit që jam: Ku të mundem. Ehh, do ta dish? Ç’e do? Ka vite qëkurse çdo gjë u privatizua, me magazina, depo, reparte ushtarake, rrobaqepësira…Dimrin e kaluar  e shkova me picirën e ngricës dhe borës, brenda në kabinën e një makine saurel që ka mbetur nga koha e Enverit, në Lagjen NR.10….Pa ngrohje. Atje e kam shtëpinë.

-Po më parë ku ke trokitur, Nardi? Ke ndonjë përgjigje me shkrim sesi të janë përgjigjur nga zyrat e shtetit, bashkia, prefektura këtu, qarku?….

-Përgjigje plot, vetëm me gojë. Po ç’të duhen?

-Që të bëjmë një ankesë. Në formën e  një ankete…

-O vëlla i Nardit! Unë nuk dua të ankohem për njeri. Dua vetëm një dhomë ku të fus kokën që dimri tjetër, të mos më zërë përsëri në kabinën e saurelit.

-Kuptova…Emri?-nisi të shkruaj Zoto në kompjuter.

-Nardi. I gjithë qyteti më njeh kështu, o i madh po i ploti, është Leonard.

-Mbiemri.?..Atësia..?

-Vjeç?

-Pesëdhjet e shtatë..

-Telefoni?…

-Tallesh, o i madh?Ku e gjeta unë telefonin?!

Ankesa:…”I pastrehë prej dhjetë vitesh….fle ku të mundet si endacak…Institucionet nuk i kanë dhënë asnjëherë përgjigje me shkrim…Ka shkuar strehim në bashki, në Prefekturë, në Qark….Ka tre dimra që fle në një kabinë kamioni të braktisur në lagjen NR.10, në mungesë të një strehimi, sado minimal…Kërkon t’i jepet një mundësi zgjidhjeje si i pastrehë…”

Ma thuaj adresën…ta shkruaj te ankesa.

-O i madh, po tallesh tani?….Adresa: Kabina e saurelit…Lagjja NR.10

Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit ia lexoi ankesën dhe i kërkoi ta firmosë.

-Mirë. Po vendos adresën e Zyrës sonë dhe pas dy javësh, këtu, do të mbërrijë një zarf nga Tirana, ku do të vihesh në dijeni për përgjigjet e institucioneve, lidhur me  ankesën për strehim, etj…

-Faleminderit shumë, o i madh. Ti e di këtë punë.-tha Nardi me një ton shfajësimi.

***

 

Sa herë afroheshin zgjedhjet, Nardi ishte entuziast e shpresëplotë për strehimin. Të gjithë i premtonin. Dhe atëbotë, zgjedhje të tilla kishte shpesh. Në këtë klimë ai, ishte vetëm një shifër. Një numër matrikulli.  Në listat e specialistëve të koalicionit të majtë ishte numri 399. (Shënimi i listës së veprimtarit militant të ngarkuar nga Shtabi, përbri emrit Leonard, NR: 399-ta : I pastrehë. I Shtëpisë  Lulet e së Ardhmes. Konsiderohet ‘toni’. Porosia: Me precedencë-bashkë me të tjerët! ).

Në listat e koalicionit të djathtë, për shtetasin Leonard N. shënohej: NR. 545. Premtimi: Lagjja NR.10. Pa shtëpi/banesë. I pastrehë. Endacak. Të shikohet në pallatin e ri të Entit të Banesave! (Porosi e deputetit: Sherefedin Sherefedinaj (d.v)

***

Kaluan pesëmbëdhjetë ditët dhe zarfi i parë nga Tirana, me adresën: “Zotit: Leonard N. Lagjja NR.10, mbërriti në Zyrën e Zoto Gjikostës. Në përgjigje renditeshin  se “….shtetasi Leonard N, sipas referimeve të Departamentit të Strehimit dhe Begatisë në bashki, ishte vendosur në listën e pritjes për shyrtimin e mundësisë së sistemimit në godinën e  Entit të Banesave e cila pas njëzet viteve me vonesë, aktualisht,…ende nuk  është dorëzuar nga investitori …”

Zoto pasi e lexoi, ndjeu një gëzim dhe imagjinonte atë çast fytyrën e Nardit, lumturimin dhe atë shprehjen e tij karakteristike: “ o i madh…”

Por Nardi nuk dukej askund. Dimri i akullt e kishte pushtuar qytetin dhe nëpër rrugë njerëzit e kërrusur vraponin për t’i shpëtuar murlanit që frynte nga katër grykat e maleve mbi rrafshinën e qytetit. Temperaturat kishin rënë 10 gradën nën zero, siç nuk mbahej mend ndonjëherë.

Në Tiranë dhe bashki të tjera, grupe vullnetarësh nisën të shpërndanin batanije dhe ushqim të ngrohtë për të vobektit. Në kronikat televizive asnjëherë nuk thuhej: “për të  varfërit e qytetit”. Tani ishin gjetur terma të reja ‘bashkohore’: “vulnerabël”*( i pambrojtur, i ekspozuar ndaj rreziqeve ); “njeri vulnerabël “, “shtresë vulnerabël” *( grup shoqëror me më pak mbrojtje dhe mundësi). Dukej qartë: Në  stilin administrativ, gjuha zyrtare tani përdorte eufemizma për të zëvendësuar terma si “i varfër”.

Zoto, ndiqte i trishtuar në TV skenat kur punojës të bashkive të cilësuar si grupe “vullnetare” shpërndanin batanije dhe pako me ushqime për romët e periferisë së qytetit dhe të tjerë nëpër lagje, përfshi Lagjen NR.10. Lajmet rridhnin pa pushim: “Në kushtet e temperaturave që të  kujtojnë Siberinë, mbi tetëdhjetë familje rome dhe shtresa të tjera vulnerabële, përfituan sot ndihma në veshje dhe ushqime të shpërndara nga bashkia iks dhe grupet e vullnetarëve.”

Gjithmonë bëhej kujdes që këto grupe të tregoshin nga afër, ku dalloheshin jelekët fosforeshentë me logot e bashkive, ku, “krejt rastësisht”, kamera kapte ndonjë kryetar bashkie, deputet apo politikan që dorëzonte një pako me ushqime ose batanije te njerëz “vulnerabël”. Zoto, i ndiqte nga ekrani i vogël i zyrës skenat e ditëve të fundit nga zonat më të ftohta të Republikës. Pastaj, te vullnetarët u shtuan edhe deputetë dhe ministra. Për shembull: Ministrja e Punëve Publike, Diasporës, Rinisë, Sporteve dhe Arteve të Bukura, u shfaqën në ekran pamje tek shpërndante batanie te dy barinj të një stani me dhi në Grykën e Dragobisë. Të njejtat lajme, dubloheshin me titra vertikalisht, djathtas ekraneve televizive si në një garë: kush e kush t’i jepte i pari.

Kaluan edhe dy javë kur, në zyrën e Zotos mbërriti zarfi i dyë nga Tirana në adresën: “Bottom of Form

Zotit: Leonard N .Lagjja NR.10…pranë Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit, R……”

Në shkresën brenda zarfit, Insitucioni njoftonte qytetarin Leonard N. Se “bashkia në përputhje me politikat sociale dhe strategjinë e strehimit : 2024-2030, e kishte marrë në konsideratë situatën kritike të strehimit të zotit Leonard N. në përputhje me dinjitetin njerëzor dhe strategjinë: 2024-2030 dhe e ftonte qytetarin të paraqitej brenda muajit për plotësimin e formularëve: XXZY, ZZKO dhe MMNX...”

Përfaqësuesi i Zyrës kërceu në këmbë nga gëzimi dhe iu përhit në çast fytyra simpatike e njeriut me peliçe blu të zbardhëlyer dhe me të qeshurën e tij mbresëlënëse.

“ E dija, o madh se ti nuk do të më gënjeje. Ma tha Zoti! Po, si të të falënderoj ty, Leonardi? Nuk kam gjë për mirënjohje! Dhe futi dorën në gjoks brenda peliçes blu.

“ Të të jap zemrën time të pastër, o i madh! Që m’u bëre si vëlla!..”

Doli nga zyra me një mendim: Do ta kërkone me biçikletë nëpër qytet njeriun që priste zarfin e shpresës së madhe. Do të shkonte te Lagjja NR.10 dhe do të  pyeste:E njihni Nardin, Leonardin?Ku ndodhet një kabinë saureli ku ai prej dy vjetësh, banon, këtu në Lagjen tuaj?….”

Rrugës, pa grupe me uniformë fosforeshente…nga fondacioni “Shpresat e Mëdha” dhe pranë tyre kamionçinën me pako ushqimesh. Fotografë dhe kameramanë gjuanin pamjet për t’i hedhur në rrjetet sociale dhe në kanalet TV…..

Në çastin kur po mbyllte portën e zyrës në katin e parë të godinës, syri i kapi një lajm me titra në televizor:

Në qytetin e R. u gjet pa shenja  jete trupi i një 57-vjeçari. Mendohet se 57-vjeçari Leonard N. ka humbur jetën nga të ftohtit . Gjatë natës në R. temperaturat zbritën në -12 gradë celsius.- Leonard N.u gjet në  një kabinë të vjetër kamioni, të përshtatur për banesë, pa ngrohje dhe pa ushqim….(Lajm në përditësim…)

Pastaj lajmet ne titra vijonin. –GRUPE VULLENTARESH  SHPËRNDANË  PAKO ME USHQIME DHE VESHJE PËR FAMILJET VULNERABLE

Ne, e vramë Nardin!.-tha me një piskamë të fortë në shpirt, Zoto Gjikosta.

Ne të gjithë bashkë, e vramë…”

Më tej në TV pasqyrohej Udhëheqësi i Qeverisë në një takim në Bruksel  në kuadër të negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE tok me një delegacion parlamentar.

“ Edhe ti e vrave!-iu drejtua Udhëheqësit, Zoto.

Edhe ju!-iu drejtua komisionit parlamentar që po pozonte i buzëqeshur  për foton e radhës.

E mbylli portën e Zyrës dhe portreti i tij u shfaq i plotë mbi qelqin e saj të kristaltë.

Edhe ti, edhe ti,-i tha vetes në pasqyrë ku dukej si një pasqyrim lakuriq.

Të gjithë me hipokrizinë tuaj e vratë me ngrirje Nardin. Tok me buzëqeshjen e tij. E braktisët, e harruat dhe ai, i pafuqishëm për t’ia dalë mbanë, zgjodhi këtë mënyrë jetese, ngase ai, për karakterin dhe edukimin që kishte, nuk do të pranonte t’u nënshtrohej rrugëve të tjera me vjedhje e trafiqe.

Letra me përgjigjen pozitive u bë shuk në xhep nga grushti i Zoto Gjikostës. Për të, ikja e paralajmëruar e Nardit pa faj, ishte vdekje e paralajmëruar e një njeriu, faji i vetëm i të cilit ishte pse mbeti jetim.

 Nardi, ishte një gjethe vjeshte. E këputur nga një lis që endet edhe sot, në erërat e ftohta me tatuazhin e ngrirë të buzëqeshjes. ///

 

—o0o—

GRAFOMANËT- Poemë nga Konstandin Dhamo

Çdo herë botimi i librave tuaj përbën

Lajm, lajm që bërtet,madje dhe krejt

Të veçantë për rubrikat e kulturës në media…

Për dreq, keni qëlluar me pare të madhe

Dhe, i harxhoni gjithë nervozizëm dhe

Padurim majtas – djathtas, për të nxjerrë ata

Librat tuaj të trashë .Por, edhe nëse do t’ju

Mungonin , pa hezituar asnjë çast, paret e

Bukës së kalamajve do të hidhnit n’erë!

Jeni përgjithmonë të dehur nga alkooli

I euforisë, avujt e së cilës ju ngjisin në

Qiellin e shtatë dhe, s’ka burrë t’ju takojë

Me tokën …

 

 

Hej, grafomanë grafomanë, kandrra mutande!

 

 

Si rregull, promovimi i librave tuaj,zhvi –

llohet në sallat luksoze të hoteleve pesyjesh,

Apo, gjer edhe në sallat klasike të Pallatit të

Brigadave, mes buzëqeshjeve të shtrembra,

Entuziazmit fals,shkumës së shampanjës

Për të cilën,një moderatore,që s’shkulet

Më kurrsesi nga kryeqyteti,propozoi

Në një emision të sajin

Se,mund të pihet fare mirë

Tek ha një tas trahana…

 

Mes hemorragjisë së tapetit të kuq zhvillohet,

Mes politikanëve,

Që hyjnë me hap të shtrirë e të shpejtë, a thua

Se pale ç’punëra të mëdha e të rëndësishme

Kanë lënë atje, nëpër zyra, apo (bobo !) në terren;

Mes dritës dhe jakave të bardha lëbyrëse

Zhvillohen ato promovimet tuaja, grafomanë;

Gjer dhe presidenti, dora vetë, ka nderin t’ju

Mirësevijë e t’ju urojë . Patjetër; kur presidenti

Mungon për shkak të agjendës së ngjeshur

Shtetërore, vjen kryeministri,me një portret

Të gazmuar, të formatuar enkas për eventin

Me të zbritur nga limuzina …

 

 

Promovimi i librave tuaj…

 

 

Dhe i prisni të ftuarit në derë një e nga një ,

Ashtu të sheqerosur dhe, s’ka maxhordom

Që t’arrijë prototipin tuaj perfekt…

Mes femrave të shkalafitura t’ekranit, me

Vështrim nën sy, përplot krekosje ;ato promovimet

Tuaja, mes biznesmenëve injorantë

Që kollarja ua merr frymën,

Grave të qeveritarëve, që vdesin për kësi sebepesh,

Që të mundin të sfilojnë me çantat e reja të

Stërshtrenjta në dorë , fustanet bizhutë

Rrëzëllitëse, bythët e tonuara sakaq, fytyrat e

Tërhequra, modelin e ndryshuar të flokëve,që

Më së shumti , ua pëlqejnë dashnorët …

 

 

Përurimi i librave tuaj, grafomanë …

 

 

Shpesh këto gra e ata të ftuar, asqë e dinë

Për çfarë libri bëhet fjalë; vëzhgojnë, a po

I xhiron ndokush me kamera, që të pozojnë hijshëm

Dhe të ëmbëlsojnë vështrimin …

Ah, promovimet tuaja, grafomanë !

Ah, snobizëm rural , mishelë parfumdjerse  e

Krupshme, shtirje dhe hipokrizi të rëndomta ,

Që s’i qorton kush ! Ah, modë e fundit, e shkreta ti

Që s’iu shkon fare grave të pushtetshme

Të pushtetarëve ,grave fatalisht të pacivilizueshme!

Por, ç’rëndësi ka , ç’rëndësi ka ? Ç’pandehni ju,

Moralizuesit se, i fyen dhe i pikëllon grafomanët

Ky fakt ? Hehe, të gjithë televizionet do ta

Transmetojnë eventin, me librin në plan të parë,

Duke e vërtitur ledhatueshëm, teksa kritikët  që mërzejnë

Kafeneve, në faqet e gazetave do t’i radhisin xhevahiret

E diterambeve për ju me tepri…

 

 

Hej, grafomanë, grafomanë !

Ju lumtë, për besë !

 

2000

 

Përtej dritares të një studioje – Për romanin “Studioja në katin e parë” me autore Fatmira Aliaj Nga Nadire Buzo

Përtej dritares të një studioje.

Studioja në katin e parë, mund të ndodhej, në katin e tretë, të pestë apo, në katin e njëmbëdhjetë, ngado kishte një artist. Por jo të gjithë, do të kishin të njëjtin fat si ai. Gjergji. I cili pikturonte tablo të guximshme, me rryma të frikshme për kohën. Jo vetëm aq, po aty hynte e dilte Eva Kondi, në dashuri me piktorin. Dy fatkeqësi të mëdha për shtetin e diktaturës, dy mëkate njerëzore të lidhura me njëra-tjetrën, dashuria dhe arti.

Studioja në katin e parë, me absurdin e të vërtetës së kohëve, e treguar mjeshtërisht nga Fatmira Aliaj. E cila pas disa dramave për fëmijë e të rritur, ka në begraundin e saj tre romane, njëri më i bukur se tjetri, të lartësuar në kohë. Romani i parë, “Shpirti i humbur”, mbi temën aq aktuale dhe të dhimbshme të dhunës kundër gruas, e nisur nga shekujt me bëmat patriakale të huazuara prej dogmave pushtuese. Nusja nuk u gjend e virgjër dhe duhej varrosur e gjallë… Në kohët moderne, një vrasje, një humbje pa gjurmë, që nuk do të gjendet kurrë…

Romani i dytë, “Dyzet letra Dashurie”, një prelud dashurie i shkruar në kohët e izolimit total prej kolerës Covid. Vëtëm një shpirt i bukur, mund të kompozoj të tilla mardhënie delikate, në kohë të vështira, kur dashurive nuk mund tu jepej as lamtumira.

 Mbresat dhe shija e mirë, lënë nga leximi i këtyre dy librave, më bëri të nisja me ëndje leximin e romanit të fundit, “Studioja në katin e parë”. Temë e njohur për brezin tim, jetuar në diktaurë, dhe midis dy sistemeve. Gjatë leximit, tepër tërheqës, më erdhën në mendje miqtë e miket e mia. Taso, Lumja, Krisanthi, Arbeni, Skënderi, e më tej të përvuajturit në burgjet e tyre të egra, piktorët Edison Gjergo, Ali Oseku, Maks Velo e të tjerë viktima të sistemit të arteve pamore. Nuk mund të numërohen të gjithë artistë, me kalvaret e mundimshme bashkë me dashuritë e tyre. Janaq Paçon, skulptorin që ringjalli Skëndërbeun, i cili, theu nudot e bukura femërore, me duart e tij, urdhëruar nga mashat e diktaturës. Njw vrasje barbare e shpirtit tw artistwve.

Të kallin tmerrin bëmat e socializmit, sistem i cili të çonte në tirani. Rruga që ndoqën në të ashtuquajturin socializëm ishte rruga për në rrobëri.

Sipas Volterit, “disa shkrimtarë e identifikojnë shoqërinë me shtetin, në të tillë mënyrë, saqë nuk të lënë vend për dallim mes tyre, ndërkohë që këto jo vetëm dallohen, por kanë rrënjë të ndryshme. Shoqëria krijohet mbi bazën e dëshirave tona, kurse qëveritë kanë për bazë pamoralitetin; shoqëritë krijojnë mundësi për jetë të lumtur, duke u marrë me bashkimin e ndjenjave tona, kurse qeveritë ndikojnë negativisht mbi lirinë, këto i konservojnë të metat. Të parat stimulojnë bashkëveprimet, të dytat krijojnë dhe thellojnë ndryshimet. Të parat janë mbrojtëse, të dytat xhelate.”

Por jo gjithmonë ndodh kështu, shpesh dhe një pjesë e shoqërisë së inkriminuar, vasale e pushtetit, i shërben atij për të mbijetuar aq gjatë, ashtu si në vendin tonë. Vegla që pushteti i favorizonte duke i mbajtur nën kontroll të rreptë.

Kryeredaktori e sqaroi, se në artikull ishte trajtuar lindja e rymave moderniste në artin figurativ, evoluimi i tyre, çfar i sollën pikturës botërore etj., po nuk flitej për anën negative të këtij lloj arti, ç’të meta ka, si e deformon artin e vërtetë dhe me ç’forma duhet luftuar për të mosprekur mendjen e studentëve, sidomos të atyre që studiojnë në këtë degë. Pasi u prish fantazinë shijet, të cilat u edukuan dhe u zhvilluan me aq kujdes nëpër programet e shkollave socialiste, në luftë kundër çdo ndikimi apo ryme moderniste dekadente të botës perëndimore.”

Këndvështrimin e saj, si bashkëudhëtare e kohës, autorja e jep përmes personazheve, ku në qendër është Gjergji, piktori i cili akuzohej e përndiqej nga sistemi si një artist i rrezikshëm, akuzohej edhe për paraqitjen e tij jo të zakonshme.

Ktheu kokën mbrapa: “Nuk ka njeri. Pra, nuk po më ndjekin. Pse duhet të më ndjekin, xhanëm? Unë s’ka bërë gjë, për një palë mustaqe? – tha me vete dhe kaloi njërën dorë mbi to.  – S’kam për t’i hequr, o nëndrejtor pyka!”

E ëma nuk e kishte parë ndonjëherë në atë gjendje. E pyeti e lemerisur, se çfarë i kishte ndodhur, por ai nuk ishte në gjendje t’i shpjegonte…….

Kushedi kur e zuri gjumi. Të nesërmen, kur e ëma rregulloi krevatin, pa këllëfin e jastëkut të lagur. “Ka qarë, – mendoi” …

Të jetosh i përndjekur, me hije që të ndjekin pas gjithmonë, për flokët, mustaqet, fustanet, dashurinë dhe gjithçka, është torturë psikologjike. Monologu i brendshëm e shoqëron shpesh pikltorin. Filozofia e tij me mendësinë e sistemit, nuk taoheshin gjëkundi.

Studioja në katin e parë, përveçse e përgjuar, është një dramë e dhimbëshme, e cila rrjedh si një poemë; për lirinë, dashurinë, dhe humbjet. Të sjella me art, si në tablotë e bukura të piktorëve të kohës, të quajtur dekadentë… Mes shijes së lumturisë e bukurisë, me kthesat tragjike që sjell jeta, duke lënë pas dhimbje e gjurmë të thella në ndërgjegjen njerëzore. Gjendja e brendëshme psikologjike e njeriut, e lënduar nën presionet e vazhdueshme të mendësive anakronike të sistemit dhe përshtatja sipas kërkesave të kohës, është tepër e vështirë për një artist. Sjellë nga Fatmira Aliaj, me një mënyrë të spikatur krijimi.

Gjergji u drodh dhe ndjeu një keqardhje të papërcaktuar. Përshkoi me sy tërë trupin e vajzës, për të gjetur diçka të sajën ende të papushtuar, sytë i mbetën te gjiri i majtë, që, si duket, i kishte shpëtuar jashtë procesit të “murosjes” si në legjendën e Rozafës me një ndryshin se murosja bëhej nën trupin e djalit. Ngjyra e bardhë prej mermeri dhe forma e ngritur, pak vezake e gjoksit, i nxitën dëshirën për ta prekur…”

Të shkuarën e largët të ngërthyer nëpër rreshta, gjen edhe të tashmen për dashurinë, humbjet dhe vdekjen. Në ëndrra, shfaqen gjithmonë me dëshirën për të qenë vetvetja. Megjithëse, gjithçka rreth tyre ishte e survejuar. Gruaja e dritares në pallatin përballë përgjonte pareshtur.

–          “Mirmëngjesi! – u dëgjua një zë vajze

–          -Mirmëngjesi!

–          -Eva Kondi jeni?:

–           Po, unë jam. Më kë flas!

–          -Më vjen keq, që duhet të ta them unë, po është për të mirën tënde. Mbrëmë, Viola ka qenë në studion e Gjergjit, për të parë gjoja disa skica, kanë bërë dashuri bashkë, madje ajo ka fjetur atje. Hiq dorë prej tij, sa pa u bërë bolori, pasi të ardhmen ai e ka me Violën, jo me një grua që ka qenë e martuar dhe me një fëmijë.

Eva ngriu në këmbë, nuk arrriti të thoshte asnjë fjalë, sepse telefoni në anën tjetër ishte mbyllur.”

Janë ndjenjat njerëzore, të një ëndrre ledhatare për të parë më tej të ardhmen e cila po shuhej brenda saj. Ajo e adhuronte Gjergjin, po aq shumë edhe ai!

Realiteti në romanin,“Studioja në katin e parë”, pasqyrohet me vërtetësi të frikshme, duke depërtuar thellë mbi natyrën njerëzore. Romani i zonjës Aliaj, na tregon një të vërtetë; se natyra njerëzore, ka ndryshuar pak ose aspak gjatë epokave. Cmira, zilia, kundrejt të mirës, apo shërbimi ndaj të keqes, i tjetërsuan disa syresh, duke i kthyer në kandra.

Shkrimtarja i mëshon fort, mendësisë positive mbi të bukurën dhe dashurinë. Pavarësisht luftrave dhe sistemeve të egra, njeriu normal, vazhdonte të ëndëronte, të dashuroronte, të kërkonte lumturinë. E cila do nëpërkëmbej frikshëm prej diktaturës.

Djali dhe vajza qëndruan të përqafuar fort, ashtu pa lëvizur, duke krijuar figurën e një “statuje – symbol” dashurie. “Statuja filloi të lëviste vetëm në atë çast, që ndjeu lagështinë e tokës ti depërtonte nëpër trup. Djali u shkëput, hoqi xhaketën dhe ja shtroi nën të vajzës, vetë u ul në gjunjë u shkëput pak deri në gjatësinë e saj dhe, pa e prekur me dorë, filloi t’i puthte flokët, ballin, sytë, kryet.

-O Zot, si mund të zhvlerësohet kjo ndjenjë, deri në atë pikë sa të quhet mëkat! – tha gati më zë Gjergji dhe zgjati trupin drejt, si për t’i hedhur, brenda në ujë mendimet dëshpëruese, gjendjen që po e gllabëronte.”

Fatmira, nuk bën krahasime midis të tashmes dhe të shkuarës. Mbingarkesa e kujtesës që ajo ka si njohëse e mirë e asaj kohe, e përshkruar me mjeshtërinë e së vërteës, shkruar me art. Pikëllimi, hidhërimi, treguar me elegance tragjike, pervalon ligjerimin e saj.

–          “Në ekspozitë, ai ka sjellë më të zgjedhurat, i ka seleksionuar, megjithatë edhe këtu ka prej tyre me devijime ideologjike……….

–          ja shiko këtë pikturën “Vrasja e Bajlozit”! -iu drejtua ai kolegut. – Njyrat e forta dhe kombinimi i tyre nuk përfaqëson me besnikëri legjendën, por krijojnë një përfytyrim modern., që nuk ka lidhje me kohën kur zhvillohet ngjarja. Bajlozi kur u qëllua, nxirrte gjak të zi, në pikturë dominon ngjyra e kuqe e gjakut. Nuk e ka vënë rastësisht. Për diçka aludon……”

Gjithçka e kaluar në sitën e hollë të “Pallatit të Ëndrave”, ku interpretimet e abu qerimëve, e mark kalemëve, ishin sa qesharake aq edhe ugurzeza.

Në prag u dukën dy punonjës të Ministrisë së Brendshme të shoqëruar nga drejtori i galerisë. Ky i fundit i tha pastrueses t’i mbyllte të tëra ambientet e hapura të galerisë dhe të largohej……”

Përjetimet e bëmave të kohës gjysmë shekullore, mbi lirinë, artin, dhe dashurinë, mpleksur me fatet tragjike që sjell jeta në kohën e diktaturave. Treguar me një forcë të jahtzakonshme në çastet e saj të zymta. Ku me një vërtetësi të frikshme rrëfen natyrat e ndryshme njerëzore, me mbingarkesën e kujtesës.

Gjergjin nuk e mbajtën gjatë në paraburgim. I bënë një gjyq shëmbullor. Njërin prej dëshmitarëve që doli kundër tij, nuk e njihte, nuk e kishte parë asnjëherë, ndërsa miku i tij, Arbeni, ishte bërë bashkëpunëtor i sigurimit. Viola kishte firmosur një dekleratë për pikpamjet dhe moralin e tij, por nuk doli në gjyq. Pedagogët, studentët e Institutit të Arteve, edhe të universiteteve të tjera, si dhe intelektualë nga sektorë të ndryshëm të kulturës, i detyruan të shkonin në gjyq, sepse dënimi i Gjergjit shërbente për të gjithë ata që do të guxonin të dilnin kunder vijës së partisë dhe interesave të atdheut.”

Eva nuk dëshmoi, ajo iu nënshtrua dhunës së egër psikologjike dhe fizike, por nuk pranoi asgjë nga letrat plot akuza përgatitur prej tyre. Evën nuk e mposhtën shantazhet e frikshme me gjarpërinjtë që depërtonin në trupin e brishtë. Rezultati ishte kaosi që mbërtheu jetën e saj dhe shumë bashkëkohësve.

Diktatura të shuan megjithsej rreth teje.  Problemi është të mbijetosh, edhe pas humbjes së diçaje të çmuar.  Në tavalozët e tij, ajo shihte përherë botën e shëndruar në një kaos e cila mbeti e tillë përgjithmonë.

 Çdo ditë në një formë apo në një tjetër, humbasim ëndrrat, njerëzit e dashur, kohën, e mpakur të jetës. Duke vrapuar pas të nesërmes për të kapur lumturinë, çelsin e së cilës na e kanë vjedhur. Shërbëtorët e socializmit, janë ç’njerëzor dhe përdhunues. Ku dhimbjet shpirtërore janë më të rënda se ato trupore. Evës, i kujtohet ajo ditë tmerri, në pamundësisë për të fituar mbi të keqen. Kaosi që mbërthen kohën dhe jetën e njeriut, në veçnti të atyre që premtojnë për një botë më të mirë.

Herë pas here e shikoja në ëndërr, bëja dialog për problemet që më shqetësonin dhe ashtu si tek grafikat e Holbein, ku vdekja vallëzon me të gjallët, edhe vallëzoja me të. …..”

 

Në studion e katit të parë, gjen dhimbjen, dashurinë, humbjet dhe vdekjen. Këndvështrimi i shkrimtares, si bashkëudhëtare e dy kohëve, ndërton ura lidhëse  qëmtuese e shpirtërore të njerëzimit.

Vura unazën në gisht dhe hapa letrën ta lexoja: “Evës, diellit tim, që më dha dritë në errësirën më vrastare”.

Fatmira Aliaj, ka ritmin dhe formën e saj të tregimit të ngjarjeve, po aq tërheqëse sa vetë forca krijuese. Në këtë botë, gjithçka është thënë, edhe për diktaturat, e rëndësishme është se, si e thua… në kohën kur ndizet drita e inteligjencës.  Indinjata e saj ndaj sistemit është një denoncim. Njerëzit, bashkë me pluhurin e rrugës, mbajnë mbi supe dhe pluhurin e kujtesës, kjo i shqetëson shkrimtarët, sepse e shkuara e harruar përsëritet si qerthur, në një formë apo në një tjetër. Për Evën, dashuria, është një forcë e jashtzakonshme në çastet e saj të zymta.

Kanë kaluar vite dhe unë ende mbaj atë unazë në gisht, si dëshmi e një dashurie të madhe, që lindi dhe mbijetoi në kohën e diktaturës më të egër.”

 

 Një prozë realiste me elemente modernizmi. Me një fund makabër shekspirian. Treguar nga shkrimtarja, me një origjinalitet të veçantë dhe karakter psikologjik, Megjithëse kanë kaluar shumë vite, në vetvete mbart një jehonë pikëllimi, pasi përfytyrimi i saj për botën pati qenë krejt ndryshe. Është studioja në katin e parë, muret e së cilës, flasin të vërtetën…

Nadire BUZO

KËNGË SHPIRTI TË HELMUAR Cikël poetik nga SEJFULLA MALËSHOVA (LAME KODRA)

UNË E DUA SHQIPËRINË

(fragment)

S’kam çiflik e s’kam pallate,
S’kam dyqan me katër kate,
Po e dua Shqipërinë
Për një stan në Trebeshinë,
Për një shkarp e për një gur,
Për një gardh e për një mur,
Për kasollen mbi Selishtë,
Për dy ara në Zallishtë,
Për një lopë e për një gomar,
Për një Balo, një manar.
Unë e dua Shqipërinë
Si bari dhe si fshatar.

Unë e dua Shqipërinë,
Për tërfilin mi lëndinë,
Për një vajzë gjeraqinë,
Dhe për ujët që buron
Nga një shkëm e gurgullon
Nëpër lista gjetheshumë,
Edhe zbret përposh në lumë.

Unë e dua Shqipërinë
Për një lule trëndelinë,
Për një zok që fluturon,
Për bilbilin që këndon
Në ato ferra në ato hije
Këngë malli e dashurie,
Këngë shpirti të helmuarë.

Unë e dua Shqipërinë
Si poet i dhemshuruarë.

Unë e dua Shqipërinë
Që nga Korça e Vraninë,
Ku del bujku që me natë
Me parmendë dhe me shatë,
Mbjell e korr me djell, me hënë
Dhe s’ka bukë për të ngrënë,
Ku nallbani dhe samarxhiu
Mjeshtri, kallfa e kallajxhiu,
Krrusen ditë e krrusen natë,
që të hanë bukë thatë,
Ku hamalli nëpër skela
Ngarkon hekur dhe varela,
Këmbë zbathur,  çjerrë
Punon vetëm për të tjerë.

Unë e dua Shqipërinë
……………………………..,
Ku një popull derëzi
Heq e vuan robëri
Po ka shpirtin luftëtar.

Unë e dua Shqipërinë
Si shqiptar e bir shqiptar.

VETVRASJA E NJË TË DASHURIT

Hiqmu nga mendja, vajzë e shënjtëruar
Pse më për ty unë s’jam në këtë botë;
Si një trup i hidhur mbeta i harruar
Që fare s’vlen e drejta sot për sot.

Këtej-andej vete i shkretë duke mejtuar,
Djalërinë e bukur që qaj me lot…
Ajo nën e gjorë t’mos më kish krijuar
Në gojë s’do të kishnja kaq mallkim të plot.

Po ti vazhdo – të lutem n’këtë jetë
Pemët të shijoç me një kënaqsi,
Dhe për mua të shkretin fare mos mejto.

Vetëm nga nj’herë, n’hidhërim, në do
Kësaj bote thueji se një djalosh i ri
Nga faq’ e dheut u çduk… po si ato retë…

SHTRËNGATA

Dëgjoni, dëgjoni,
Nga deti shikoni
Si shfryn e tërbohet,
Si vjen e zgjerohet
Në qiell, në dhé
Kaluar mi ré,
Të zeza si nata,
Shtrëngata.

Nga zalli po ngrihet
Si mal, e përzihet
Me breshër, me shi,
Një pluhur i zi.
Dhe rrotull në det,
Në fshat e qytet
Përhapet rrëmuja
Dhe kuja.

Kush pyet për djalin,
Për lopën a kalin
Një plakë qyqare
Kërkon një manare
Një nuse shikon,
Mos duket përgjon
Në detin e largë,
Një barkë.

Po qielli dhe deti,
Të dy si tërmeti,
Dhe shpesët i ndjek,
Dhe barkat përpjek,
Dhe pemët rrëzon,
Dhe arat shkreton,
Dhe bie mandata
Shtrëngata.

PAS TËRMETIT

S’duken më ar’ e luadhe,
po balt’ e vithisur,
dhe kasoll’ e katundarit
shuar e gremisur.

Po në mes të asaj gremine
ujët rjeth e shkon,
edhe dielli papushuar
rrëmbat i lëshon.

Poshtë e thellë dheu i lashtë
vlagë ka në gji
edhe zemra e njeriut
zjarr e trimëri.

Do të ngjallet prapë jeta
duke lulëzuar
anembanë do përhapet
duke gurgulluar.

Përsëri do të shkëlqejnë
ara dhe bostane
do ja thotë këngës prapë
zemra kapedane.

Do të rrjedhë jeta-plakë
pa fund, pa kufi
dhe do ketë si kurorë
punë e dashuri.

LYPSI PLAK (GJYSHI PLAK)

Po del nga shpella ku e ka hedhur fati,
I mjeri plak i krusur nga mundimet,
I dridhen mjekra, këmbët, gjithë shtati,
Skalitur ka në ballë hidhërimet.
Ja, fill i vetëm udhën merr nga fshati
I urtë, i shëmtuar nga mjerimet.
Trastën në krahë, shkopin mban në dorë,
Shiu me breshër bie e ka dëborë.
Udhës mendon kur ishte si të tjerët:
Me bukë, me kasoll’ e dashuri
Dhe psherëtiu: Oh! S’paska për të mjerët
Në këtë botë vallë Perëndi?
Po ndjen në lukth një posi të prerët
Edhe hedh këmbët plaku me fuqi.
Torbën në krahë, shkopin mban në dorë.
Në një kasolle afër sheh një zjarr,
I ngrohet plakut shpirti si një varr,
Dhe drejt kasolles niset me të katra
Gëzohet edhe qesh edhe makar
Udhës kërcen e hidhet shatra-patra.
Trastën në krahë, shkopin mban në dorë,
Shiu me breshër bie e ka dëborë.
I valon gjaku plakut edhe shikon
Përpara gjithnjë duke çaluar.
Po te dera një djepe ç’e shikon.
I dridhen buzët; buzët duke ngashëryer,
Një gur atëherë këmbët i pengon
Edhe përmbys atje mbetet harruar.
Torbën me krahë, shkopin mban me dorë,
Shiu me breshër bie, e ka dëborë.

KRYENGRITJE NË QIELL 1)

I madhi Zot në qiell të shtatë rrinte
Me engjëjt, kryeengjëj ky rrethuar;
Ish mez’ i natës, flinte e gërhinte
Si një gjyryk vigan i shkatërruar.
Po s’flinte Skënderbeu: me dylbi
Përposh planetin – mëmë ky shikonte,
Dhe sytë i vanë drejt në Shqipëri,
Ku fisi i tij në zgjedhë po lëngonte.
Ja Leshi e Kruja, Mati e Sopoti,
Ja Drini e Vjosa, malet Argjëndare
Ku prapë sokëllinin si qëmoti,
Kudo lëvrinin turma kordhëtare,
Po pa flamur. Sa s’qau Skënderbeu
Shën-Kostantinit, shokut ilirian,
Të gjitha një më një ky ia rrëfeu
I tha kështu viganit ky vigan:
Nga gjum’ i thellë, më duket Arbëria
Sikur po shkundet. A do ngrihet vallë
Që lart nga malet po e ndjell liria
Po njeri s’duket me flamur në ballë,
Sa herë që kam dashur e kërkuar
Të shkoj atje, në ballë të luftoj,
I madhi s’më ka lënë; kam duruar,
Po më nuk më durohet do të shkoj.
U plaka, o Gjergj, – i tha ish perandori,
I fanitet me tmer kudo frëngjia,
Si djaj i duken vapori dhe motori,
Kujton ashtu mos bëhet Iliria.
Eja shkojmë t’i lutemi Shën-Pjetrit
Mos mbyll një sy. E gjetën tejtëhu
Tek po merrej me punën e një tjetri,
Kyçet në bres e mjekrën gjer në gju.
Po nuk dëgjoi. Atëhere si stuhi
Iu hodh Skënderi: “Kur thërret Atdheu,
Nuk pyes për Shën-Pjetr’ e perëndi,
Edhe Shën-Gjergjit ushtën i rrëmbeu
Dhe qerren Shënt-Elliut. Si rrufe
Zbriti në Mat, pështjellë në purpur
Po shkriu me të gdhirë nëpër re:
Mbeti vetëm një usht’ e një flamur.

(1968)

___

1)Shkruar me rastin e nëntëdhjetë vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

POETI

Muor Giove e l’inno del poeta resta

P. Carduçi

 

Pushoi lahuta, u përgjunj poeti,
Plagët e shpirtit krahët i shkurtuan;
Kundër poetit u vërsul rrëmeti,
Me sharje e shpifje jetën i helmuan.
Po vargu i tij, që popullin ngriti
Në luftë për liri e për fitore,
Që kurdoherë si kushtrim buçiti,
Në zemra u skalit si përmendore;
Dhe, pa lavdi zyrtare e pa kurorë,
Me dritën e Komunës vezullon
Pse zhduken perëndi e perandorë,
Po kënga e poetit s’perëndon.

(1955)

Sejfulla Malëshova u lind më 2 Mars 1900 në fshatin Limar në një familje nënpunësi. I ati Tasim Hoxha, ish nëpunës dogane, në disa pika doganore të Perandorisë Turke. Lame Kodra (pseudonimi i tij letrar), mësimet e para i mori në shkollën turke. Pasi mbaroi mësimet në shkollë unike, i ati e dërgoi në Itali në Gjimnazin e “Shën Mitër Koronës”. Po në Itali filloi studimet për mjekësi. Ai së bashku me studentë të tjerë në Itali, si Anton Ashta, Odhise Paskali etj, themeloi revistën “Shpresa e Atdheut”, revistë cilësore, me tematikë të gjerë dhe tribunë e atdhetarizmës. Aty botoi poezitë e para. Me fillimin e Revolucionit të Qershorit 1924 të udhëhequr nga Fan Noli, Sejfullai ndërpreu studimet dhe erdhi në atdhe, ku megjithë kufizimet e moshës (ish 24 vjeç), u emërua sekretar i përgjithshëm i Qeverisë. Me rënien e qeverisë “Noli” dhe ardhjen e Zogut në fuqi, në dhjetor 1924, si shumë antizogistë të tjerë, shkoi në Bashkimin Sovjetik, Në gusht të vitit 1943 erdhi në Shqipëri. Me çlirimin e vendit drejtoi dikasterin e Arsimit, Propagandës dhe Kulturës Popullore, kurse në Kongresin e I-rë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve u zgjodh kryetar i saj. Më 1955 internohet në Ballsh dhe pasi bëri 3-4 muaj atje, transferohet në Fier dhe vendoset në punë si magazinier duhani në ish Ndërmarrjen e Grumbullimeve, ku punoi deri sa doli në pension. Vitet e pensionit iu bënë më të vështira, sidomos pas vitit 1966, kur si rezultat i Kongresit të 5-të u thellua “lufta e klasave” dhe mjaft njerëz nuk i bënin më shoqëri. Vetëm më 2 mars 1995 nipit të tij iu dorëzua Urdhri I Flamurit Kombëtar i klasit të parë.

11 Qershori i vitit 1971 për qytetarët e Fierit ka qenë një ditë e jashtëzakonshme! Shumë prej tyre kujtojnë se si ecte përmes qytetit mbi një karrocë një arkivol dhe pas tij 3-4 veta drejt varrezave të qytetit. Përcillte motra e vetme të vëllain e shoqëruar nga miku i mirë e i gjendur, Xhafer Vokshi, nga miku tjetër shekullor Mihal Kasneci etj.

 

 

 

SEJFULLA MALËSHOVA

KONDAK PËR QIELL- Prozë nga RUZHDI GOLE

Nuk shoh mirë me të dy sytë. Nuk vuaj
prej tyre, bile mjeku qesh me mua kur i
shkoj në klinikë.
-Të është mbushur mendja s’e nuk
sheh? Jo, jo, miku im. Sytë i ke të
kthjellët.
Po unë nuk shoh mirë nga sytë sa dal nga klinika Troplini. Të vizitohem në ndonjë klinikë tjetër? Nuk ia vlen se okulistët e tjerë në qytet o janë të rinj o gjysma të verbër. Po, po, gjysma të verbër se unë i përshëndes dhe ata më shohin ftohtë sikur s’më njohin. Thonë se ndonjeri prej tyre ta nxjerr syrin nga zgavra, (ti je në gjumë narkoze,) ta mban nja dy ditë syrin në laborator për ta parë e për ta mjekuar. Ti s’kupton asgjë se e ke syrin të fashuar.
Të jetë e vërtetë kjo? S’besoj. Por thonë se edhe kur shkojnë pacientët në klinikë për të marr sytë e tyre ndonjëherë mjeku i ngatërron sytë e tyre në zgavrat lotonjëse…
Pra, siç ju thashë, sa dal në rrugë, më mjegullohet shikimi. I picëroj sytë, por më keq akoma…më bëhet ajri xixa-xixa. Më duket sikur qielli ka shkundur rrezet e para diellore. E kam keq me rrezet. Ato m’i nxehin shumë sytë. Sytë më përloten e ndonjëherë u dukem të tjerëve se … se po qaj.
Ç’të qaj më parë ?
Sa shoh me njerin sy pastër e kthjellët gjithandej, më turbullohet tjetri. Ndoshta nga mjegulla? Po mjegulla i përhap krahët rreth meje e rrethrrotull njësoj. Nuk e di për gjithandej sa të gjata i ka krahët.
Cila ? – më pyet ti
Mjegulla pra, mjegulla në ajër, jo ajo e
syve të mi.
Meqë jemi të njohur të vjetër, miku im, njohur klinikave e spitaleve, po të pyes :
-Ti s’i sheh nga sytë?
-Varet nga dita. Të hënën shoh sa më
hanë sytë.
-Se si më duket kjo “sa më hanë sytë”
Ha goja, Apo jo?
-Syri ha e bluan gjithçka, o mik! Ime më, ndjesë pastë, i humbi sytë, Jo,jo, sytë tek zgavrat i kishte, humbi retinat, po të them, eh, e bëra lëmsh, mëma ime ime i mbylli sytë mbas të nëntëdhjetave.. Ngadalë e lëvizte kokën, duart në ajër. E ushqeja unë.
S’më shijon asgjë, biro – më tha zëfikur një ditë – po s’e pashë, veç përtypem.
-Po, po, syri sheh, bluan, shijon. Duhet ta besoj.
-Do ta besojmë nëse arrijmë të mplakemi.
-U mplakshim sa më vonë e sa më lehtë.
-S’varet nga ne. Varet nga sytë, nga veshët.
-O ç’më the? Kaq shpejt u mplakërka njeriu, sa fillon të mos shoh mirë, sa fillon të dëgjoj gjysma-gjysma?
Eh, …  Po të martën si sheh?
-Të martë e të mërkurë bashkë mirë shoh, shumë mirë. Qyteti është i qetë. Janë tri nga ditët e mia me shikim të plotë. Ditë të qeta në familje e në therrtore.
-Ç’therrtore, o mik ? Ke zënë mik kasapin?
-Kasap jam vet… Që nga ditë kur u bëra kasap edhe unë shoh pothuajse turbullt. Më bëhet sikur i shoh njerëzit me cërka të kuqe.
-Të jenë cërka gjaku ? E frikshme kjo, shumë e frikshme. Më fal që po ta them, mund të të zërë ndonjë ditë gjaku.
-E ç’gjak, lum miku? Ka shterrur i gjithë, i gjithi.
(Mua, në heshtje, m’u kujtua Poeti. Me fat vetvrasës ai.E shkëlqyer “Re me pantallona.” Po të jetonte sot do të shkruante “Re me cërka.”Me cërka po e shkruajmë vet ne. Secili nga një varg.)
– E humbe fare. S’po më dëgjon.
Pas Pak po ai zë :
-Prandaj nuk shoh mirë nga sytë unë? Gjithandej cërka të kuqe, gjithandej.
-Jo gjithandej, jo gjithçka zi. Ia hoqe
gjithë petkat qytetit.E nxorre lakuriq, e
e le zbathur.
-Lakuriq është qyteti, zbatharak.
-O nihilist, nihilist…Po dy-tri lulishte ne
i kemi, një park tek Vila e Zogut.
-Park gjysma djegur.? Ti nuk sheh mirë nga sytë, jo, jo…
-As ti…
-Varet nga dita, ta thashë. Varet edhe nga moti. Shiu herë m’i lan e m’i shplan sytë, herë m’i bën qull. M’i bën aq keq qull sa mund të pengohem… ja këtu, ja atje tek gurishtja arkeologjike afër kishës. Ka rrezik të bëhem kurban në ndonjë gropë septike në sheshin e palmave.
-Mua m’i cimbisin qerpikët rrezet. Kush s’i do rrezet? Unë jetoj me mëdyshje.Jam ai që i dua dhe s’i dua.Varet nga stina.
-Ç’stinë jemi sot ?
S’e mbaj mend. Ka kohë që s’i njoh stinët. Njoh veç ditët e mia, ditët familjare. Sot, unë e quaj Dita e protestës. Do ti, sa herë vjen Dita e protestës, e drejtë edhe imja kjo, unë nuk shkoj të protestoj. Më zë ngërçi e gjer tek kafeneja e lagjes mund të shkoj. Ja ashtu, tërhiq e mos e k’put.
-A,a, çdo e enjte qënka protestë?Prandaj
nuk dëgjoj mirë nga veshët unë?
-Nuk ndigjon mirë? Po sot do bubulloj gjithçka me rrënjë e me degë, kurse ti qenke shurdh, shurdhak i gjithi. Vajmedet po të fishkëlleu rrëzë veshit
ndonjë plumb.
-Bëëërrrr, gjithë mornica u mbusha. Mos më fol për plumba.
-Ti, hem polic, hem kasap dhe ke frikë?
-Polic i xhveshur. I xhveshur vet. Nuk mund të qëlloj asnjë me kondak, veç të
liqve. Asnjë protestues nuk është i lig, asnjë polic.
Po kush është fajtori atëhere? Se në çdo ditë të protestës ka të plagosur si nga nga protestuesit si nga policët që mbrojnë…
-kë mbrojnë?- e ndërpreva unë vetëtimthi Lekën
Ai ngriti supet, ashtu ngritur u step, thua ngriu.
-Kë mbrojnë? Mirë thua ti, Luar. Nga kush mbrohemi ne ? Nga cili armik?
-Ne mbrojnë ajrin- iu gjegja unë gjithë poetikë çasti.
-Dhe zotin, Zotin…
( Kë Zot ? Qiellorin? Ai mbrohet vet, ai na mbron të gjithëve. Kë zot? Tokësorin? Ç’tokësor? Të përbindshmin? Të përbindshmin sipër nesh, afër nesh, mes nesh.??!! Ne, trutharët, sikur jemi mveshur me të njëjtën lëkurë, sikur kemi të njëjtët thonj, më keq akoma, të njëjtat kthetra.Thonj e kthetra, kondakë, pompa gazi e uji për sytë dhe veshët e njeri-tjetrit. Tani veç të qellojmë me kondakë qiellin.?!Prandaj, nuk shohim mirë ne nga sytë. Shohim paksa gjer tani. Do shohim më mirë a më keq mbas protestës ? (mbaroi protesta ? ende s’ka nisur ?.) Prandaj nuk dëgjojmë mirë nga ne nga veshët.)
-Ç’ditë është nesër, Luar ?
-Nesër, nesër është Dita e qindarkave tona.
-Nesër, ndoshta, shohim më mirë. Do shohim më mirë. Do të numërojmë të hollat tona pika djerse.
-E kur i kemi numëruar të hollat tona ne? Asnjëherë…
-Do fati, nesër, na vjen paksa edhe dëgjimi. Pse më pyet ti? Po ja, nesër paradreke, më thërret ti mua nga poshtë ballkonit : “o Lekë, o Lekë, a po vjen e po më jep një kafe.”Po s’t’u gjegja do të të dukem koprac.
-A thua, se jemi dorështrënguar me
njeri-tjetrin ne, të thinjurit. Kurrëëë.
-Ne jemi kopracë për veten tonë,
për jetën tonë.
-A e sheh minaren, o Lekë?
-E shoh, e shoh turbullt. Sot paska ca re. Sikur po ikin…
-Po ti, Luar a e ndigjon sahatin e madh?
-E ndigjoj pak, po e ndigjoj më mirë…

“Mani i oborrit tim”, një poezi e gjatë moderne me strukturë simbolike- Nga Nikoll N. Ulndreaj

 

Ky tekst i Skënder Buçpapajt është një poezi e gjatë moderne me strukturë simbolike, ku realja dhe metafizikja shkrihen në një përjetim të vetëm poetik. Në qendër qëndron “mani i oborrit”, por ai nuk është thjesht një pemë—është kujtesë, trung i qenies, dhe një univers i brendshëm që përthith jetën njerëzore.
Që në fillim, mani zhvendoset nga hapësira intime (“oborri im”) në një hapësirë të huaj. Ky zhvendosim nuk është vetëm fizik, por ekzistencial: njeriu është larguar nga vetja, dhe bashkë me të edhe kujtesa organike e jetës së tij. “Krrokama” e manit bëhet tingulli i kësaj humbjeje, një zë që nuk është më i natyrshëm, por i deformuar nga mërgimi.
Poezia ndërton një univers të dyfishtë: nga njëra anë natyra e gjallë (gjethe, zogj, fruta), nga ana tjetër një trup kozmik i brendshëm i njeriut. Në pjesën 7, ky transformim arrin kulmin: mani nuk është më thjesht pemë, por trup i zgjeruar i njeriut. Degët, rrënjët, frutat, zogjtë shndërrohen në metafora të nervave, gjakut, frymës dhe mendjes. Këtu poeti e bën trupin njerëzor një “orkestër të qenies”, ku jeta dhe dhimbja luajnë si muzikë e brendshme.
Një nga shtresat më të forta është ndarja mes “ëndrrës” dhe “zhgjëndrrës”, që përsëritet si gjendje e paqëndrueshme ekzistenciale. Njeriu nuk është as plotësisht në realitet, as jashtë tij—është në një hapësirë të ndërmjetme ku kujtesa dhe mungesa bashkëjetojnë.
Në pjesët e mëvonshme, “krrokama e parreshtur” shndërrohet në simbol qendror të traumës kolektive dhe shpërfytyrimit të qenies. Ajo nuk është më thjesht zë, por një forcë që gërryen, që ushqehet me shqisa dhe e kthen njeriun në gjendje të përmbysur: “hanë etjen e tyre, pijnë urinë e tyre”. Kjo është një gjuhë e fortë surrealiste që shënon çrregullimin total të botës së brendshme dhe asaj shoqërore.
Poeti përdor një gjuhë të ngarkuar me paradokse (“asgjallë”, “asvdekur”, “gjumë i përjetshëm / zgjim i përjetshëm”), duke treguar një gjendje ku kufijtë mes jetës dhe vdekjes janë shuar. Kjo e bën tekstin një lloj liturgjie moderne të ekzistencës së çarë.
Në fund, mani mbetet i palëvizshëm si simbol i kujtesës së pashlyeshme, por zëri i tij nuk jep më fruta të jetës—jep fruta të helmët të perceptimit të deformuar të botës. Kjo është një metaforë e fortë për gjendjen e njeriut modern: i lidhur me rrënjët e tij, por i zhvendosur nga kuptimi i tyre.
Në tërësi, poezia është një udhëtim nga konkretja drejt kozmikes, nga oborri i vogël drejt universit të brendshëm, ku njeriu, pema dhe kujtesa bëhen një. Ajo është një meditim i thellë mbi mërgimin, identitetin dhe shpërbërjen e qenies në botën moderne.
MANI I OBORRIT TIM
(Këngë me lahutë dhe orkestër)
1.
Mani i oborrit tim
Është bërë krrokamë
Në oborrin e huaj.
Krrokon
Mbi kulmin e huaj.
2.
Gjethet e tij
Shtegtues në prag dimrash,
Kthehen pas fund dimrash.
3.
Frutat e tij të bardhë
Në lejla.
Zogjtë që hanin frutat e tij
Cicëronin ëmbël në lejla.
Zog as njeri nuk kanë lënë
Pa ua njomur gojën
Frutat
Yjës.
4.
Zogjtë e tij
Nuk shtegtonin kurrë.
5.
Këmisha e shtatë e natës.
Nata e shtatë e javës.
Lëkura e shtatë e bollës.
6.
E shoh e jam në ëndërr.
S’e shoh e jam në zhgjëndërr.
7.
Unë nuk jam brenda trungut të manit
Të oborrit tim.
Janë brenda tij vitet e mia.
Kubaturat e mendjes. Qerthujt e shpirtit. Kacekët e frymës.
Tastat dhe tastaturat e shqisave.
Fyejt e skeletit. Enët e mëdha. Enët e vogla të gjakut.
Lëfytet e limfës.
Kordat e nervave.
Orkestra e qenies.
Motosharra, me zë të brendshëm rropullor,
Lexon solfezhin e rrënqethshëm të rënkimeve.
8.
Më sheh e s’është në jetë.
S’më sheh e s’është në vdekje.
9.
Trungjet nuk janë burra për t’u përleshur.
Degët nuk janë shqelma për të bërë gropa në gjokse.
Rrembat nuk janë duar për të kapur me thonj gryka fytnash.
Gjethet janë në mërgim.
Zogjtë
Përtej eterit.
Gjindja
Asgjallë.
10.
Hija e tij e hënadielltë
E diellahëntë.
Dielli e lëshonte mbi fushë të Tplanit,
Hëna e lëshonte mbi kullën time,
Harmoni kozmike.
11.
Vetëm kur e lënë ballin pa kokërdhokët e syve
Dhe vetëm pasi ia përcjellin barkut nga balli,
Ata mund të kthehen te oborri i tyre
Me manin tim
Të bërë krrokamë.
12.
Krrokamë e parreshtur
Në oborrin e huaj.
Kobon
Mbi kulmin e huaj.
Ninullon
Vaje.
13.
Çjerrjet e tyre të fytit,
Kërramzat e tyre të gjokseve,
Gurmazjet e tyre të angrrave
Ua mbyt
Krrokama e parreshtur.
14.
Etja e tyre është e untë,
Uria e tyre është e etshme.
Qorrverbtas
Hanë etjen e tyre.
Pijnë urinë e tyre.
15.
Zogjtë
Në kllapi të thellë.
Gjindja
Asvdekur.
Dielli nuk i lëshon më hijet e manit tim
Mbi fushën e Tplanit.
Hëna nuk i lëshon më hijet e manit tim
Mbi kullën time.
Ngërç kozmik.
16.
Pasynëballët
Përdorin hyrjedaljet e rrashtave të tyre
Për në oborr dhe kthim.
17.
Më prek e jam andej bote.
S’e prek e jam këndej bote.
18.
Krrokama e parreshtur
Nuk jep fruta të ngrënshëm.
Jep fruta ngrënës.
Ngrënës shqisash,
Ngrënës të brendshmesh
Pasynëballësh.
Frutat e krrokamës së parreshtur kanë shije të helmët
Në të zezë.
19.
E ndiej e jam në gjumë të përjetshëm.
S’e ndiej e jam në zgjim të përjetshëm.
20.
Vaj
Ninulle.
21.
Krrokama e parreshtur nuk lëshon dot hije
Mbi natën e pazbardhshme vorbëverbëse
Të pasynëballëve.

Një udhëtim që mbetet në shpirt- Nga Neki Lulaj

 

Ishte një nga ato ditë që nuk nisin thjesht si udhëtime, por si premtime të heshtura për të prekur diçka më të thellë. Ndoshta kujtime, ndoshta histori… ndoshta vetë shpirtin.
Rruga na çoi drejt Zvërnecit, aty ku toka dhe deti flasin në një gjuhë të vjetër, që vetëm zemra e kupton. Para nesh u shfaq Manastiri i qetë, i mbështetur mbi kohë, si një dëshmi e gjallë e shekujve. Ishte më shumë se një ndërtim – ishte një frymëmarrje e lashtësisë.
Kalimi mbi urën prej druri ishte si një ritual i vogël. Çdo hap dukej sikur na largonte nga zhurma e botës dhe na afronte me një qetësi të rrallë. Nën këmbët tona deti lëkundej lehtë, ndërsa mbi ne qielli kishte shtruar retë si një pikturë të gjallë. Zogjtë këndonin pa drojë, sikur të ishin rojet e këtij ishulli të bekuar.
Në oborrin e manastirit, dy flamuj me shqiponjën dykrenare valëviteshin krenarë në heshtje. Aty, mes hijes së pishave dhe aromës së kripur të detit, prehej edhe Marigo Posio — një emër që nuk është thjesht histori, por kujtesë e gjallë e një kombi.
E lamë pas atë qetësi me një ndjenjë mirënjohjeje, sikur kishim marrë diçka që nuk shpjegohet me fjalë. Rruga vazhdoi drejt qyteteve që mbartin ritmin e jetës së përditshme. Në Fier ndaluam për pak çaste, ndërsa në Durrës na priti deti me një tjetër fytyrë — më i gjallë, më i zhurmshëm, por po aq përkëdhelës.
Por Tirana ishte ndalesa që do të na dhuronte një takim të veçantë. Në një cep të qetë të saj, larg zhurmës së rrugëve, na priste një njeri që vetë ishte histori. Reshat Arbana — një zë, një figurë, një shpirt që kishte dhënë jetë mbi skenë për dekada.
Takimi me të nuk ishte thjesht një vizitë. Ishte një përqafim mes kohërave. Në sytë e tij kishte qetësi dhe dritë, në fjalët e tij një butësi që të mbështillte si kujtim i mirë. Dhe kur erdhi momenti i ndarjes, ajo nuk ishte e lehtë. Sepse disa njerëz nuk i lë pas – i merr me vete.
Por udhëtimi ynë nuk kishte përfunduar ende.
“Shtëpia e Gjetheve” na priti në heshtjen e saj të rëndë. Një ndërtesë që nuk rrëfen me zë të lartë, por pëshpërit histori që të ndjekin gjatë. Muret e saj dukej sikur mbanin ende jehonën e së kaluarës. Pajisjet e vjetra, emrat e shkruar në heshtje… gjithçka fliste për një kohë kur frika kishte adresë dhe dëgjimi nuk ishte zgjedhje.
Në një cep, një emër i njohur më ndali. Ishte si një goditje e butë e kujtesës, një rikthim i papritur në histori personale dhe kolektive njëkohësisht.
Dhe aty e kuptova se ky udhëtim nuk kishte qenë thjesht një shëtitje.
Ishte një udhëtim mes bukurisë dhe dhimbjes, mes natyrës dhe historisë, mes qetësisë dhe kujtesës. Një udhëtim që nuk përfundon me kthimin në shtëpi, sepse një pjesë e tij mbetet gjithmonë brenda teje.

NAUN KULE, “zgjero” mbiemrin!- Esé nga Përparim Hysi

LIbri” EFEKTI MYZEQE”Siç e shihni,titulli i kësaj eseje,është si një thirrje,sa miqësore,dhe po aq e qëllimshme. Erdhi si rezultat i leximit të librit”EFEKTI MYZEQE” të porsabotuar nga NAUN KULE. Popullli thotë: “Njeriu plaket duke nxënë” dhe,brenda kësaj  thënieje e gjej veten unë. Fllimisht, i propozova: shtoi “LIBOFSHA”,pastaj “ARDENICA”,po rri rehat ai:brrof ia mban dhe përfshin krejt  MYZEQENË. Tani,me pak shpoti,si nën efektin e “drogës” që më serviri ai:”me inat më foli,me inat iu përgjigja”. Ai shkruan nën”EFEKTIN MYZEQE” dhe unë e ndjek,dhe rrok përmjet shkrimeve,mallin që ka ai përmjet gjithë shkrimeve në këtë libër. LIbri është goxha i madh (gati si libër tavoline) dhe nëpër faqet e tij derdhet ky mall me “doza” të rënda:herë të NAUNIt si gazetar; herë si polemist që debutuesin rival.e gozhdon me shpatulla në mur, mbështetur në fakte e dëshmi historike. Polemisti NAUN KULE nuk fyen me fjalë të rënda,po nga ajo natyra myzeqare që ka në gen,shpërthen deri në sarkazëm,sa të kujtohet ajo thënia paksa profetike:-Ruhu nga zemërimi i njeriut të duruar! Tek ndeshet me Patriarkun JANULLATUS,vetëm me batutën:-ZOTI ka folur dhe flet dhe shqip,-ia vë kufirin tek thana dhe as nuk pyet nga  shantazhet a presionet. Nuk sosen polemikat e tij.Me një devizë të përgjithshme,në doni të mos bëni”luftë” me NAUAN KULEN,mos shtrembëroni historinë; mos shtrewmbëroni faktet dhe,tek përgjigjtet,flakë për flakë,rreshton dëshmi; rreshton autorë  dhe nuk  lëshon pe për asnjë lloj kompromisi,ku cënohen të vërteta historike ose cënohen,pa të drejtë,ngjarje të cilat ai e njeh më së miri.

  Mos kujtoni se këto ligjërata të tij,për figura me rëndësi historike,që nga SKËNDERBEU,ISMAIL QEMALI, ISA BOLETINI, të NAUN GRIGOR PRIFTIT,janë me apriori. Jo. Përkundrazi:mbështetet mbi dëshmi autentike,të përftuara prej tij prej studimit shkencor  e  cilësor. Tek i hasë këto”polemika” kaq të nxehta,NAUN KULE më duket se ka dy atribute: së pari është i guximshëm dhe,kur thotë CLARE BOOTHE LUCE:”Guximi është shkalla në të cilën ngrihen gjithë virtytytet e tjera”, dhe,së dyti, ai ka atributin tjetër:mbron të drejtën.  Se,kur thotë, WILIAM SENON.”E drejta është e drejtë edhe nëse të gjithë të tjerët janë kundër; dhe e gabuara është e gabuar dhe,nëse të tjerët janë pro.”  E dini pse ndodh kështu me këtë polemist kaq t veçantë? Kjo ndodh se NAUN KULE ka një forcë  të madhe karakteri. ITALIANI, SILVO PELIKO thotë: ” Pa forcën e karakterit,nuk zotërohet asnjë virtyt”.
                                                                                  *
NAUN KULEN  e njoh prej një periudhë mjaft të gjatë. Jemi të dy nga MYZEQEJA,kolegë të vjetër dhe në  fushën e shkrimveve.NAUNI ka gati 60-vjet që shkruan. Nuk pushon si një gurmulliri dhe në këto 60-vjet,ka shkruar tregime, novela,romane dhe ese. Shpesh herë në veprat e tij artistike,lexuesi gjen relaksim shpirtëror.  Në ato libra me karakter historik,ai,si të thuash,heq cergën nga mjegulla e kohës. Ai e di mirë se prova në je shkrmimtar a jo,qendron tek vepra. Në libra të tilla,NAUN KULE, ka bërë një detyrë të lartë qytetare. Duke i njohur këto vlera të tij,mund të them me plot gojën atë që ka thënë DOKOTORESHA e SHKENCAVE FILOLOGJIKE nga ESTONIA ,ZARA MIRIC (1927-1990) që ka thënë:” Ja cila është njëra nga detyrat themelore të çdo njeriu të kulturuar: të mos lejojë të zhduket një pjesë e historisë,dëshmitar i së cilës është dhe ai”.   Dhe nëse ka një “avokat” që lufton me penë e me vepra,për të ruajtur këto vlera,për  gjithë MYZEQENË, ky është NAUN KULE.
Se sa vlera ka NAUN KULE si krjues në “Fushën e letrrave” të letërsisë SHQIPE”,futu në libër dhe qendro nën okleion: “Letër këmbim me miqtë”.Lista jo vetëm është e gjatë,por ka dhe një”peshë specifike të rëndë”. Emra të tillë që nderojnë KOMBIN,si: KRSTAQ DHAMO;ARTIST i POPULLIT dhe NDERI I MYZEEQESË dhe NDERI i KOMBIT;  Akademik MOIKOM ZEQO ; PROFESOR   NASHO JORGAQI;POETI  AGIM SHEHU;  Poeti MUSA VYSHKA; Mësuesi i Popullit KRISTAQ SHTËMBARI  dhe mos vazhdoj me listë të gjatë krijuesish.
Shëndetërisht,nuk jam mirë dhe tek po i bie fare shkurt kësaj eseje,në vetevete bëj një pyetje:- Po unë pse e dua NAUN KULEN? Kësaj pyetjeje që nuk është fare hipotetitikke,i përgjigjem:-E dua se, nëse KAFKA e la me shkrim që”… nuk ia fal vetes që nuk vura një maskë mbi fytyrë”, ky,NAUN KULE,jo vetëm nuk vuri maskë, po punoi,luftoi dhe shkruan dhe ka vetëm një fytyrë; atë të MYZEQARIT krenar që është një dru që nuk e ha mola. Nuk fsheh asgjë nga e kaluara,pohon me plotë gojën dhe me ndërgjegje të pastër,sa të shehë drejtpërdrejt në sy, Kjo ia rrit vlerat më shumë. Duke e ditur që”guri i mullirtit” të tij ende bluan,i uroj vetëm suksese.  Çdo vepër e tij është si copë nga shpirti dhe meriton ta mbyll këtë ese me fjalët e VIRGJILIT:” Të ngresh lart emrin tënd me vepra, është arritja e virtytit”. Suksese !
                                                Tiranë,29 prill 2026

KËNGA E FATIT TË KOSOVËS- Nga ATDHE GECI

Amerikë, dora e Pavarësisë së Kosovës

mike e popullit  më  të  lashtë  të  tokës

flamuri yt sot është  edhe  flamuri  ynë

Amerikë, fatin tonë e kemi lidhur me ty.

Kosovë, më e ëmbla liri  e  atdheut, më

e dashura, më e shtrenjta  më  tragjikja;

festo, kremto, s´e sot u bëre  me  ushtri!

Mbi hirin e lashtë të ilirëve e dardanëve

ngrihet lulja Trojës dhe  e Ipërisë etnike

ngrihet fryma që  ia shtonë fuqinë lirisë.

Shqiptar, ne kot s´quhemi popull hyjnor

Kosova dardane, – dashuri ka Amerikën

prijësit e saj; Klintonët, Bushët, Trampët

Ollbrajtët, Engelët, Blerët dhe Sarkozitë,

janë tanët, të perëndishmit  e  hyjnorëve.

Amerikë, paç faqen e bardhë  e  nderuar,

mbi qiellin e Kosovës sot nuk kemi luftë

zemër, ti je e bekuar  nga Perendia Thoti

nga nipërit e tyre  pellazgo-iliro-dardanë

nga nëna jonë e botës, nga  Nënë Tereza.

Sa më tepër  Amerikë  trojeve  shqiptare

aq më shumë mëngjese  të  dritës me liri,

aq më shumë mbrëmje dashurore, aq më

tepër përqafime midis njeriu dhe natyrës.

Nëpër Amerikë kaloi Pavarësi e Kosovës

nëpër  Amerikë  po  kalon Ushtria e jonë,

nëpër Amerikë  do  të  kaloj çështja çame

me Amerikën, atdheut i kthehet emri Iliri!…

Atdhe Geci – Poezi nga libri, Iliada shqiptare i finacuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. Respekt, Kosovë!

Më 2 maj 1857 u nda nga jeta Alfred de Musset, një nga figurat emblematike të romantizmit

VOAL- Alfred Louis Charles de Musset-Pathay (Paris, 11 dhjetor 1810 – Paris, 2 maj 1857) ishte një poet, romancier dhe dramaturg francez, një nga figurat emblematike të romantizmit. Duke i përkitur një familjeje të pasur, të dashur dhe të rafinuar, ai lindi në Paris në vitin 1810. Babai i tij, Victor de Musset, ishte një zyrtar i lartë në Ministrinë e Luftës dhe një njeri i letrave, një njohës i thellë i Jean-Jacques Rousseau, veprat e të cilit ai i redaktoi. Ndikimi i Rousseau do të ishte themelor në edukimin e të riut Alfred. Në moshën shtatë vjeç, ai filloi të ndiqte Lycée Henri-IV prestigjioz dhe filloi të shkruante vargje që në vitin 1824; në vitin 1827, ai fitoi çmimin e dytë për disertacionin latin në Concours général, një çmim vjetor që u jepej studentëve më të mirë. Pasi provoi veten në mjekësi, drejtësi, anglisht dhe piano, Musset shpejt i braktisi këto disiplina, duke u interesuar vetëm për letërsinë.

 Nga viti 1828, ai filloi të frekuentonte sallonin e Charles Nodier në Bibliothèque de l’Arsenal, ku takoi Alfred de Vigny dhe Sainte-Beuve; për shkak të prirjes së tij të madhe për të shkruar, ai shpejt u bë fëmija i mrekullueshëm i Romantizmit Francez. Në moshën njëzetvjeçare, fama e tij letrare në lindje shoqërohej tashmë nga një stil jetese i shthurur, i shënuar nga sjellja e tij si dandy dhe alkoolizmi serioz. Duke iu drejtuar poezisë pjesërisht nga dëshira për shoqëri të lartë, si dhe për thirrje të vërtetë, ai iu përkushtua plotësisht artit vetëm pas vdekjes së babait të tij në vitin 1832, viktimë e një epidemie kolera. Në vitin 1830, vitin e Betejës së famshme të Hernanit në mbrojtje të veprës së Victor Hugo-s, Musset provoi fatin e tij duke shkruar për skenën, i vetmi zhanër letrar në atë kohë që mund t’u garantonte autorëve një të ardhur të caktuar. Megjithatë, pas dështimit të prodhimit të tij të “Nuit Vénitienne”, Musset i tha “lamtumirë skenës (dhe për një kohë të gjatë)” (nga një letër drejtuar Prosper Chalas). Në vitin 1833, në një darkë ku morën pjesë bashkëpunëtorët e Revue des Deux Mondes, Musset takoi George Sand; pas një qëndrimi romantik me të në Fontainebleau, çifti u nis për në Itali. Në Venecia, megjithatë, poeti u sëmur rëndë dhe Sand e tradhtoi duke pasur një lidhje me mjekun e tij, Pietro Pagello. Ai u kthye në Paris vetëm, por ajo iu bashkua vetëm disa muaj më vonë. Pajtimi zgjati pak më pak se një vit, i shoqëruar nga grindje të vazhdueshme, dhe përfundoi në mars të vitit 1835. 

Krijimet kryesore të periudhës së tij më të frytshme, nga viti 1832 deri në vitin 1841, ishin drama romantike Lorenzaccio, botuar në vitin 1834 gjatë marrëdhënies së tij të stuhishme me George Sand, dhe në të njëjtin vit Fantasio dhe On ne badine pas avec l’amour. Në të njëjtën kohë, ai botoi kryeveprën e tij lirike Les Nuits (Netët e Majit, Gushtit, Tetorit dhe Dhjetorit, 1835–1837)—mbi temat e ndërthurura të pikëllimit, dashurisë dhe frymëzimit—dhe romanin autobiografik La Confession d’un son du siècle (1836), ndoshta vepra e tij më e famshme. Bibliotekar në Ministrinë e Brendshme nën Monarkinë e Korrikut, ai u shkarkua nga posti i tij në 1848; më vonë ai u bë bibliotekar i Ministrisë së Arsimit nën Perandorinë e Dytë. Ai mori Legjionin e Nderit më 24 prill 1845, të njëjtin vit që çmimi iu dha edhe Honoré de Balzac, dhe u zgjodh në Akademinë Franceze në 1852, pas dy përpjekjeve të dështuara në 1848 dhe 1850. Midis këtyre dy viteve, ai zhvilloi një lidhje emocionale me aktoren Mlle Despréaux. Në vitet e tij të mëvonshme, ai vazhdoi të shkruante disa tregime të shkurtra dhe komedi: “Il faut qu’une porte soit ouverte ou fermée” (Çfarë dere duhet të jetë e hapur ose Fermée), “Bettine” dhe “Carmosine”. Shëndeti i dobët dhe varësia nga absinthi shënuan vitet e tij të fundit. Shenja “de Musset”, dridhja ritmike e qafës dhe kokës, e përdorur në semiotikë si simptomë e pamjaftueshmërisë së valvulës aortale, është emëruar sipas poetit tek i cili thuhet se është vërejtur për herë të parë.

Vdes pothuaj i harruar më 2 maj 1857, viktimë e tepërimeve të tij. U varros në Père-Lachaise, në Paris. Në amanetin e tij të fundit shkruhej se donte të varrosej nën  një shelg; sot shelgu ndodhet aty<.

  • 1824 – A ma mère.
  • 1826 – A Mademoiselle Zoé le Douairin.
  • 1828 – Un rêve, L’Anglais mangeur d’opium.
  • 1829 – Premières poésies.
  • 1830 – Contes d’Espagne et d’Italie, La quittance du diable.
  • 1831 – La coupe et les lèvres, Namouna.
  • 1832 – Spectacle dans un fauteuil, A quoi rêvent les jeunes filles.
  • 1833 – Les caprices de Marianne, Rolla, André del Sarto.
  • 1833 – Gamiani (attribuito).
  • 1834 – Lorenzaccio, Fantasio, Non si scherza con l’amore, Une nuit vénitienne, Perdican, Camille et Perdican.
  • 1835/37 – Les Nuits de mai.
  • 1835 – La quenouille de Barberine, La nuit de mai, La nuit de Dêcembre, Le chandelier.
  • 1836 – Il ne faut jurer de rien, Lettre à M. de Lamartine, Faire sans dire, La nuit d’août, La confession d’un enfant du siècle
  • 1837 – Un caprice, La nuit d’octobre, À la Malibran, Emmeline, Les deux maîtresses, Lettres a Dupuis et Cotonet.
  • 1838 – Le fils du Titien, Fréderic et Bernerette, L’espoir en Dieu, Dupont et Durand, Margot.
  • 1839 – Croisilles.
  • 1840 – Tristesse, Une soirée perdue.
  • 1841 – Souvenir.
  • 1842 – Le voyage où il vous plaira, Sur le paresse, Histoire d’un merle blanc, Aprés une lecture.
  • 1844 – Pierre et Camille, Le secret de Javotte, Les frères Van Bruck.
  • 1845 – Il faut qu’une porte soit ouverte ou fermée, Mademoiselle Mimi Pinson.
  • 1849 – Louison, L’Habit vert, On ne saurait penser à tout.
  • 1850 – Poésies nouvelles, Carmosine.
  • 1851 – Bettine, Faustine.
  • 1853 – La mouche.
  • 1854 – Contes.
  • 1855 – La vie et l’espérance
  • 1865 – Carmosine
  • Dashuria e tij me shkrimtaren George Sand u përshkrua në filmin e vitit 1999, Fëmijët e Shekullit (Les Enfants du Siècle), shkruar dhe drejtuar nga Diane Kurys, me protagonistë Juliette Binoche në rolin e Sand dhe Benoît Magimel në rolin e shkrimtarit. Drama e tij, Kupa dhe Buzët, shërbeu si burim për operën Edgar (1889) të Giacomo Puccini-t. Kompozitori fiorentin Sylvano Bussotti kompozoi misterin e dhomës Lorenzaccio, bazuar në poemën e De Musset, në vitin 1968 (dhe të rishikuar në vitin 1972). Në vitet 1990, Valeria Ravot shkroi kantatën skenike me të njëjtin emër për mezzo-soprano (ose kontralto), tenor dramatik dhe piano (ose orkestër)./Wikipedia/Elida Buçpapaj

… Për poemën “Mani i oborrit tim” nga Skënder Buçpapaj- Nga Prof. dr. UKË BUÇPAPAJ

“… Nga libri “Letërsia botërore, sipas meje” (“World Literature, According to Me”): …”

“… Për poemën “Mani i oborrit tim” nga Skënder Buçpapaj: …”

“Mani i oborrit tim” është një poemë e fuqishme elegjiake, mitike dhe ekzistenciale, ku pema bëhet trup kujtese, organ i shpirtit, shtëpi e humbur, trashëgimi e dhunuar, dhe më në fund zë kobtar.

Qendra e poemës është një metamorfozë tragjike:

mani i oborrit tim → krrokamë në oborrin e huaj

Kjo është figura themelore. Pema, dikur burim frutash, zogjsh, hijeje dhe harmonie kozmike, është shkëputur nga vendi i vet shpirtëror. Kur një qenie nxirret nga oborri i saj, ajo nuk jep më jetë; jep zë të prishur, vaj, kob, helm.

 

1. Pema si trup autobiografik

Në pjesën 7 poezia arrin një nga majat e saj:

“Janë brenda tij vitet e mia.

Kubaturat e mendjes. Qerthujt e shpirtit. Kacekët e frymës…”

Këtu mani nuk është objekt kujtimi. Ai është arkiv i qenies. Brenda trungut janë vitet, shqisat, gjaku, nervat, skeleti, fryma. Pra, pema kthehet në një anatomi shpirtërore.

Kjo e bën poemën shumë më të thellë se një elegji për një pemë të prerë apo të humbur. Këtu kemi një ontologji të rrënjës: qenia njerëzore nuk është e ndarë nga vendi, oborri, pema, hija, zogu, fruti, hëna, dielli.

 

2. Oborri im / oborri i huaj

 

Kontrasti kryesor është mes oborrit tim dhe oborrit të huaj.

Oborri im lidhet me:

frutin, zogjtë, hijen, ëmbëlsinë, kullën, Tplanin, harmoninë kozmike.

Oborri i huaj lidhet me:

krrokamën, kobin, kulmin e huaj, helmimin, pasynëballët, natën e pazbardhshme.

Ky nuk është vetëm kontrast hapësinor. Është kontrast metafizik. Oborri im është vendi ku bota ka kuptim. Oborri i huaj është vendi ku kuptimi prishet.

 

3. “Krrokama” si kundërkëngë

 

Poshtë titullit shkruhet: “Këngë me lahutë dhe orkestër”. Por në trup të poemës dëgjojmë jo këngë të zakonshme, por krrokamë, vaj, rënkim, solfezh të rrënqethshëm.

Kjo është shumë e rëndësishme: poezia ndërton një antimuzikë. Lahuta zakonisht lidhet me epikën, burrërinë, kujtesën, qëndresën. Orkestra lidhet me shumëzërësinë. Por këtu zëri qendror është krrokama: një tingull i nxirë, i thyer, i shpendëzuar, gati korbi.

Pra, poema është një epikë e shndërruar në elegji.

 

4. Harmonia kozmike dhe ngërçi kozmik

 

Pjesa 10 është një nga më të bukurat:

“Hija e tij e hënadielltë

E diellahëntë.”

Këto neologjizma krijojnë një bashkim të diellit dhe hënës. Mani bëhet qendër ku dita dhe nata pajtohen. Ai është aks kozmik.

Pastaj vjen përmbysja:

“Ngërç kozmik.”

Kjo është goditje e fortë. Kur mani prishet, nuk prishet vetëm oborri. Prishet rendi i botës. Dielli dhe hëna nuk e kryejnë më funksionin e tyre. Kjo është një nga idetë më të mëdha të poemës: dhuna ndaj rrënjës është dhunë ndaj kozmosit.

 

5. “Pasynëballët” si figurë e verbërisë morale

 

Fjala “pasynëballët” është një krijim shumë i fortë. Nuk do të thotë thjesht njerëz pa sy. Do të thotë njerëz me ballë, por pa shikim; njerëz me kokë, por pa ndërgjegje; qenie që kanë trup njerëzor, por jo dritë morale.

Ata nuk janë vetëm të verbër. Janë “qorrverbtas”: dyfish të verbër. Nuk shohin, por veprojnë. Nuk kuptojnë, por shkatërrojnë. Prandaj uria dhe etja e tyre kthehen në paradoks:

“Hanë etjen e tyre.

Pijnë urinë e tyre.”

Kjo është figurë e shkëlqyer për shkatërrimin vetëngrënës: ata që duan të zotërojnë, në fund ushqehen me zbrazëtinë e tyre.

 

6. Struktura: këngë e copëtuar, ritual i thyer

 

Poema është ndërtuar në 21 pjesë. Kjo i jep formë rituale. Por rituali nuk është i qetë; është i ndërprerë, i prerë, me përsëritje obsesive:

E shoh / s’e shoh

Më sheh / s’më sheh

Më prek / s’e prek

E ndiej / s’e ndiej

Këto kundërvënie krijojnë një gjendje ndërmjet jetës dhe vdekjes, ëndrrës dhe zhgjëndrrës, kësaj bote dhe andejbote. Folësi nuk është më plotësisht në një realitet. Ai jeton në kufi.

 

7. Fruti i bardhë dhe fruti i zi

 

Në fillim kemi:

“Frutat e tij të bardhë

Në lejla.”

Kjo është një nga figurat më delikate të poemës. Fruti është i bardhë, por hyn në spektrin lejla: pastërti, ëmbëlsi, kujtesë, ndoshta edhe fëmijëri.

Më vonë kemi:

“Frutat e krrokamës së parreshtur kanë shije të helmët

Në të zezë.”

Kjo është përmbysje totale. Fruti nuk ushqen më. Fruti bëhet ngrënës. Nuk kemi më frut të ngrënshëm, por frut ngrënës. Kjo është figurë shumë e fuqishme: e keqja nuk prodhon ushqim; prodhon mekanizma që hanë njeriun.

 

8. Vlera estetike

 

Poema ka fuqi të madhe sepse bashkon disa regjistra:

epikën shqiptare,

elegjinë familjare,

mitin e pemës,

anatominë trupore,

muzikën e lahutës,

kosmologjinë diellore e hënore,

traumën e mërgimit,

dhunën morale,

kujtesën e rrënjës.

Ajo nuk është poemë lineare. Është poemë oratorium. Lexohet si vaj, si këngë mortore, si dëshmi, si akuzë dhe si mallkim.

MANI I OBORRIT TIM
(Këngë me lahutë dhe orkestër)
1.
Mani i oborrit tim
Është bërë krrokamë
Në oborrin e huaj.
Krrokon
Mbi kulmin e huaj.
2.
Gjethet e tij
Shtegtues në prag dimrash,
Kthehen pas fund dimrash.
3.
Frutat e tij të bardhë
Në lejla.
Zogjtë që hanin frutat e tij
Cicëronin ëmbël në lejla.
Zog as njeri nuk kanë lënë
Pa ua njomur gojën
Frutat
Yjës.
4.
Zogjtë e tij
Nuk shtegtonin kurrë.
5.
Këmisha e shtatë e natës.
Nata e shtatë e javës.
Lëkura e shtatë e bollës.
6.
E shoh e jam në ëndërr.
S’e shoh e jam në zhgjëndërr.
7.
Unë nuk jam brenda trungut të manit
Të oborrit tim.
Janë brenda tij vitet e mia.
Kubaturat e mendjes. Qerthujt e shpirtit. Kacekët e frymës.
Tastat dhe tastaturat e shqisave.
Fyejt e skeletit. Enët e mëdha. Enët e vogla të gjakut.
Lëfytet e limfës.
Kordat e nervave.
Orkestra e qenies.
Motosharra, me zë të brendshëm rropullor,
Lexon solfezhin e rrënqethshëm të rënkimeve.
8.
Më sheh e s’është në jetë.
S’më sheh e s’është në vdekje.
9.
Trungjet nuk janë burra për t’u përleshur.
Degët nuk janë shqelma për të bërë gropa në gjokse.
Rrembat nuk janë duar për të kapur me thonj gryka fytnash.
Gjethet janë në mërgim.
Zogjtë
Përtej eterit.
Gjindja
Asgjallë.
10.
Hija e tij e hënadielltë
E diellahëntë.
Dielli e lëshonte mbi fushë të Tplanit,
Hëna e lëshonte mbi kullën time,
Harmoni kozmike.
11.
Vetëm kur e lënë ballin pa kokërdhokët e syve
Dhe vetëm pasi ia përcjellin barkut nga balli,
Ata mund të kthehen te oborri i tyre
Me manin tim
Të bërë krrokamë.
12.
Krrokamë e parreshtur
Në oborrin e huaj.
Kobon
Mbi kulmin e huaj.
Ninullon
Vaje.
13.
Çjerrjet e tyre të fytit,
Kërramzat e tyre të gjokseve,
Gurmazjet e tyre të angrrave
Ua mbyt
Krrokama e parreshtur.
14.
Etja e tyre është e untë,
Uria e tyre është e etshme.
Qorrverbtas
Hanë etjen e tyre.
Pijnë urinë e tyre.
15.
Zogjtë
Në kllapi të thellë.
Gjindja
Asvdekur.
Dielli nuk i lëshon më hijet e manit tim
Mbi fushën e Tplanit.
Hëna nuk i lëshon më hijet e manit tim
Mbi kullën time.
Ngërç kozmik.
16.
Pasynëballët
Përdorin hyrjedaljet e rrashtave të tyre
Për në oborr dhe kthim.
17.
Më prek e jam andej bote.
S’e prek e jam këndej bote.
18.
Krrokama e parreshtur
Nuk jep fruta të ngrënshëm.
Jep fruta ngrënës.
Ngrënës shqisash,
Ngrënës të brendshmesh
Pasynëballësh.
Frutat e krrokamës së parreshtur kanë shije të helmët
Në të zezë.
19.
E ndiej e jam në gjumë të përjetshëm.
S’e ndiej e jam në zgjim të përjetshëm.
20.
Vaj
Ninulle.
21.
Krrokama e parreshtur nuk lëshon dot hije
Mbi natën e pazbardhshme vorbëverbëse
Të pasynëballëve.

 

U SHUA SHKRIMTARJA E SHQUAR VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (1944–2026)

Varrimi i të ndjerës do të bëhet ditën e enjte, më 30 prill 2026, ora 11:00, në varrezat e qytetit bregdetar të Vlorës, ndërsa ceremonia mortore do të kryhet në shtëpinë e familjes Haxhiraj, në adresën: Lagjia “Pavarësia”, Rruga “Hasan Kushta”, Kompleksi “Green Towers”, tek “Kali i Trojës”. Ngushëllimet do të priten në shtëpinë e familjes Haxhiraj.
Siç njofton familja Haxhiraj, është ndarë sot nga jeta shkrimtarja e shquar Vilhelme Vranari Haxhiraj. Shkrimtarja, veprimtarja e shquar e proceseve demokratike në vend dhe intelektualja e mirënjohur, u shua sot më 29 prill, në orën 17:00, në shtëpinë e saj në Vlorë, e rrethuar nga kujdesi dhe dashuria e familjarëve të saj, si dhe nga një ekip mjekësh të cilët e ndoqën përkeqësimin e shëndetit të saj gjatë muajve të fundit.
Siç njoftoi bashkëshorti i shkrimtares, Fitim Haxhiraj, varrimi i të ndjerës do të bëhet ditën e enjte, më 30 prill 2026, ora 11:00, në varrezat e qytetit bregdetar të Vlorës, ndërsa ceremonia mortore do të kryhet në shtëpinë e familjes Haxhiraj, në adresën: Lagjia “Pavarësia”, Rruga “Hasan Kushta”, Kompleksi “Green Towers”, tek “Kali i Trojës”. Në shtëpinë e familjes Haxhiraj do të priten edhe ngushëllimet.
Me ndarjen nga jeta te shkrimtares se shquar Vilhelme Vranari Haxhiraj, letërsia shqipe humbet një zë të veçantë, një krijuese me ndjeshmëri të thellë estetike dhe një intelektuale që i dha fjalës peshë, dinjitet dhe ndërgjegje qytetare..
Krijimtaria e saj e gjerë, që përfshin rreth 70 vepra në gjini të ndryshme letrare, përbën një korpus të rëndësishëm artistik e estetik, duke dëshmuar një zë autorial të konsoliduar, me ndjeshmëri të hollë dhe vizion të qartë mbi raportin midis individit, shoqërisë dhe kohës. Nëpërmjet një ligjërimi të pasur dhe një etike të lartë shkrimi, ajo arriti të ndërtojë një univers letrar me vlera të qëndrueshme, që do të mbetet pjesë integrale e kujtesës kulturore kombëtare.
Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj ishte mike e gazetës letrare dhe kulturore Nacional prej themelimit të saj rreth 20 vjet më parë dhe kontribuese e rëndësishme për ecurinë e saj.
Gazeta letrare dhe kulturore Nacional, së bashku me Shtëpinë Botuese Nacional, i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Haxhiraj për këtë humbje të rëndë, që kapërcen kufijtë familjarë dhe prek mbarë kulturën kombëtare.
Ngushëllime edhe komunitetit të shkrimtarëve shqiptarë dhe të gjithë lexuesve që e çmuan dhe e deshën krijimtarinë e saj, kudo në hapësirat shqiptare.
Dr. Mujë Buçpapaj
Gazeta letrare dhe kulturore Nacional
Tiranë, 29 prill 2026

Send this to a friend