VOAL

VOAL

Enver Hoxha për Sejfulla Malëshovën: Me një lule s’vjen behari – Nga Prof.Paskal Milo*

May 26, 2016

Komentet

“E mbushe tokën shqiptare me varre”, shpërthimi në gjyq i Koço Plakut kundër Enver Hoxhës! Pushkatimi i inxhinierit më 1976

Goditja e të ashtuquajturit “grupi sabotator i naftës” nisi që në vitin 1974 dhe është ndër tragjeditë më të mëdha gjatë sistemit komunist, sa i përket inteligjencës shqiptare.

Inxhinierët e lartë Koço Plaku dhe Milto Gjikopulli u pushkatuan. Të njëjtin fat patën edhe Abdyl Këllezi, anëtar i Byrosë Politike të PPSH, ish-ministër i Ekonomisë e zv.kryeministër i Shqipërisë në vitet 1945-1975, si dhe Koço Theodhosi, anëtar i Byrosë Politike të PPSH dhe ministër i Industrisë e Minierave. Pushkatimi ndodhi në vitin 1976. Dhjetëra inxhinierë të tjerë u kalbën burgjeve me dënime maksimale, disa u internuan, u dëbuan, u ulën në detyrë. Ndërkaq, pati edhe prej atyre që vranë veten, përpara se t’i vriste sistemi, siç ishte rasti i Piro Gushos, Tomi Kristo etj..

Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975. Pas disa muajsh hetuesi, mes trysnisë dhe torturave, dolën para gjyqit Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari. Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Ishte një proces i nxitur pas shumë letrash anonime, mbledhjesh të përfaqësuesve të Byrosë Politike dhe një pune me plot shpifje nga ana e Sigurimit të Shtetit. Procesi ndaj tyre nisi më datën 11.06.1976 në Gjykatën e Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Në seancën hapëse thuhet: Sot më datë 11.06.1976 nisi procesi gjyqësor me kryetare seance Eleni Selenica, zv/kryetare e Gjykatës së Lartë, me ndihmësgjyqtarë: Mitat Goskova, Fehmi Legreta, të asistuar prej sekretarit Sadik Memo, me pjesëmarrjen e zv/prokurorit të përgjithshëm Sotiraq Samara. Kjo gjykatë mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, çështjen penale nr.12, që u përket të pandehurve Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi e Nuredin Skrapari, të akuzuar në bazë të nenit 72, në kombinim me nenin 12 të Kodit Penal. Për disa seanca, gjyqi pati dëshmitarë të shumtë, një pjesë e madhe e të cilëve ishin instruktuar nga Sigurimi i Shtetit që të dëshmonin kundër të pandehurve.

PROCESI GJYQËSOR

Në gjyqin e “Grupit të naftës”, kryetar i grupit hetimor, Ferhat Matohiti, e paraqiti aktakuzën e tij më 29 prill 1976, ndërsa kjo gjeti menjëherë miratimin e prokurorit të Përgjithshëm. Nga zhvillimi i gjyqit është konstatuar edhe reagimi i Koço Plakut, kur në një moment shpërthimi, nuk heziton të kritikojë Enver Hoxhën, duke e akuzuar se kishte mbushur tokën shqiptare me varre dhe u ka marrë shpirtrat sa e sa njerëzve. Në pretencën e prokurorit thuhet: “Me aktakuzën tonë u kemi dërguar për gjykim të pandehurit Filip Nashi, Beqir Alija, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Protoko Murati, Dhimitër Stefa, Jani Konomi e Nuredin Skrapari, të akuzuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krimin e sabotimit në industrinë e naftës dhe të gazit, krim ky i parashikuar nga neni 72 në kombinim me nenin 12 të K.P. Këta të pandehur, me përjashtim të Nuredin Skraparit, kanë kryer edhe krimin e agjitacionit e propagandës kundra pushtetit popullor, të parashikuar nga neni 73 të K. Penal.

Të pandehurit Koço Plaku e Milto Gjikopulli kanë kryer edhe krimin e tradhtisë ndaj Atdheut në formën e spiunazhit të parashikuar nga neni 64 të K.P. dhe të pandehurit Filip Nashi e Beqir Alija kanë kryer edhe krimin e shpërdorimit të pozitës zyrtare të parashikuar nga neni 199/II të K.P”. Në seancat gjyqësore gjithçka ishte e paracaktuar mbi dënimin e të tetë të arrestuarve, të gjithë inxhinierë nafte dhe drejtues të lartë të këtij sektori. Iu tha të dënuarve me vdekje, kanë të drejtë t’i drejtohen me lutje Presidiumit të K. Popullor për faljen e jetës brenda tre ditëve. Vendimi ishte i formës së prerë. Vendimi për dënimet u shpall në Tiranë më datën 17 qershor 1976.

Më 28 qershor Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzon të falë Koço Plakun dhe Milto Gjikopullin të cilët u pushkatuan në periferi të Tiranës. Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Sipas dokumenteve dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit. Inxhinierët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur”, njoftoi Autoriteti i Dosjeve. Sipas AIDSSH, në dokumente jepen detaje për analizën vjetore të punës në sektorin e sigurimit të naftës në atë kohë, planin e masave agjenturore operative, informacion mbi avaritë e ndodhura në punën e kërkimit për naftë etj… Dy vite më parë Autoriteti i Dosjeve ka deklasifikuar për publikun dhe studiuesit disa dokumente të tjera të ish-sigurimit të Shtetit, të cilat kanë të bëjnë me degën e Sigurimit në Sektorin e Naftës.

Dokumentet ofrojnë detaje mbi ngjarjet që kanë ardhur menjëherë pas arrestimeve, dënimeve me burg dhe pushkatim të disa të inxhinierëve nga pushteti komunist. “Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975 dhe pas disa muajsh hetuesi, mes trysnisë dhe torturave, u dënuan ne vitin 1976 inxhinierët Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari. Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike.

Sipas dokumenteve dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit. Inxhinierët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur”, njoftoi Autoriteti i Dosjeve. Sipas AIDSSH, në dokumente jepen detaje për analizën vjetore të punës në sektorin e sigurimit të naftës në atë kohë, planin e masave agjenturore operative, informacion mbi avaritë e ndodhura në punën e kërkimit për naftë etj..

DËNIMI I LIPE NASHIT

Filip (Lipe) Apostol Nashi, lindi në Sheper të Zagorisë Gjirokastër, më 9.01.1923. Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes. Për nevoja ekonomike u largua nga fshati për të punuar si çirak në Gjirokastër, ku dhe kreu arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1942 u lidh me Lëvizjen Nacional Çlirimtare. Ishte pjesë e Brigadës XII sulmuese. Në përfundim të luftës arrin gradën e zv.komisar batalioni.

Në vitin 1951 gradën e kapitenit të parë. Lirohet nga ushtria dhe emërohet në aparatin e Komitetit Qendror Tiranë. Në vitin 1952 drejton partinë në sektorin e naftës Kuçovë (Qytet Stalin). Në vitin 1953 dërgohet në B.S (Bashkimi Sovjetik) për studime të larta në shkollën “V.J Lenin “të cilën e mbaron me rezultate të shkëlqyera (të gjitha lëndët shkruhen në diplomë atlicno). Në vitin 1957 dërgohet në Baku të B.S një vit për specializim në sektorin e naftës. Kështu i kompletuar me arsimin përkatës vjen për të drejtuar sektorin e naftës në Kuçovë, viti 1958. Në vitet 1965-1975 drejton Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës, ku arrin edhe rezultatet rekorde të nxjerrjes edhe prodhimit të naftës 2.4 milion ton në vit. Për merita të luftës edhe të punës Filip(Lipe) Nashi është dekoruar: 1. Medalja e kujtimit Nr. 585 dt.14.11.1945 2. Medalja e çlirimit Nr. 1588 dt.08.01.1946 3. Medalja e trimërisë Nr. 2477 dt. 07.07.1947 4. Urdhri i trimërisë Nr. 2163 dt. 08.11.1955 5. Urdhri i punës Kl. II Nr. 2026 dt. 05.04.1955 6. Urdhri i punës Kl. I Nr 3611 dt. 14.12.1962 7. Flamuri i kuq i punës Kl. II Nr. 5026 dt. 09.01.1973 8. Titulli Heroi i punës Socialiste Kl. II Nr. 5213 dt. 21.11.1974 Me 25.02.1975 me vendim të Byrosë Politike pezullohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Naftës dhe Gazit. Në 25 mars 1975 arrestohet në Plenumin e Patosit.

/Gazeta Panorama 

“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…” Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij

Kushdo që sheh fotografitë e tij të rinisë, sot e pamundur ta besojë se ai ishte një djalë shqiptar i viteve ’60-’70-të! E ke më të lehtë të besosh se është një aktor filmi. Me profesion mësues i edukimit fizik, Beb Daliu ka qenë një ndër djemtë simpatikë të Tiranës, nga ata që i dhanë famë asaj rruge. Një tip i veçantë, me trup të bukur, elegant, dallohej për veshje të kohës, një “playboy” i vërtetë. Admirues i Alen Delon, i apasionuar pas motorëve, Beb Daliu do të bëhej edhe një arsye pse të rinjtë nisën ta frekuentonin atë rrugë. Sot, shumë vite më vonë, Bebi kthehet pas në kohë duke na treguar “sekretet” e “Broaduejt” shqiptar. Lidhur me këto etj., ai në njeh me intervistën e tij ekskluzive që po publikojmë më poshtë në këtë shkrim.

Z. Daliu, si u lidhët me atë rrugë?

Krejt rastësisht janë fillimet e viteve ’60-të, kur dikush solli një foto të “Broduejt” në Nju Jork. Ne sapo kishim filluar ta frekuentonim “Rrugën e Dibrës”, pasi ishte një rrugë qendrore me lëvizje, dyqane e drita, që i jepnin gjallëri, zakonisht në mbrëmje deri te kryqëzimi me “Rrugën e Barrikadave”. Nuk kishte teatro të famshme, por prania e Teatrit të Operës dhe Ansamblit të Këngëve e Valleve, sikur na afronte pak me historinë e rrugës amerikane.

Kush ishin frekuentuesit e saj?

Kemi qenë disa shokë, si: V. Rusi, H. Shehu, G. Galanxhi, A. Golemi, M. Oseku, B. Dedja, F. Rroku, vëllezërit Xhilaga, L. Radovicka, M. Konomi, L. Bungo, B. Tabaku etj., që filluam të takoheshim çdo mbrëmje aty. Një ndër ta ishte dhe Dylber Vrioni, intelektual i njohur. Kujtoj gjithashtu Dash Shehin, Spartak Ngjelën, Bamir Topin, që ndonëse më i ri qëndronte me ne. Të gjithë studentë në fakultete, apo të diplomuar.

Çfarë bisedohej, si i përcillte ngjarjet “Broduej”?

Dalja, qëndrimi, bisedat në “Broduej”, ishin të lidhura me dëshirën, preferencat për hapje, lidhje me Perëndimin në modë, muzikë, sport, gjithçka. Në “Broduej” është përjetuar çdo ngjarje, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Informacioni që merrej nga “Zëri i Amerikës”, radiot e huaja apo ato pak televizorë që ishin para viteve ’70-të, përhapej shumë shpejt në mbrëmje, duke u komentuar në detaje.

Kujtohet vrasja e Kenedit në nëntor të ‘63-shit, takimi famshëm Kizinger- Mao Ce Dun në tetor të ’71-it dhe udhëtimi i Niksonit në Kinë. Por, edhe nisjen e anijes kozmike “Apolo 11” e kemi ndjekur në “Rai”, momentin kur Armostrong shkeli i pari në hënë. Ka qenë korrik i ‘69-s, apo jo? Pastaj ngjarjet e politikës shqiptare, siç ishin situatat e tensionuara pas ngjarjeve në Pragë në ‘68, vitet ‘70 kur u mendua dhe u shpresua për hapje, dhe më pas zhgënjimi, izolimi e mbyllja pa kthim.

Po ngjarjet artistike?

Më kujtohet kur vdiq Otis Reding dhe Luis Armstrong. Madje, për këtë të fundit u mbajt edhe një lloj heshtjeje në “Broduej” dhe për këtë ngjarje më vjen në mëndje Tuç Zyma, djali i doktorit, shumë pasionant, i jashtëzakonshëm. Po kështu edhe ndarja e “Beatles”, apo kur Çelentano fitoi “Sanremo”-n me “Chi non lavora, non fa l’amore” në ‘71, që u diskutua jo vetëm në “Broduej”, por edhe në qarqet politiko-artistike shqiptare, pas një artikulli te “Zëri i Popullit”. Natyrisht që në “Broduej” komentohej çdo rrymë muzikore e kohës, këngëtarët.

Nga Modunjo, Don Baki, Sharl Aznavur, “The Rolling Stones”, tek ata amerikanë, Elvis Presley, Tom Xhons etj. Nuk kanë munguar edhe preferencat për aktorët e mëdhenj të kohës, S. Mekuin, Sofia Loren, Klaudia Kardinale, Stiv Rives, Marlon Brando, Marcelo Mastrojani, Zhan Pol Belmondo, Zhan Mare. Pas shfaqjes së filmit “Tango e fundit në Paris”, i regjisorit Bertoluçi, me Brando e Maria Shnajder, komentet në “Broduej” kanë qenë pa fund.

E kemi parë vonë në një kanal televiziv të Jugosllavit. Por, Alen Delon ka qenë i preferuari i gjithë djemve e vajzave të “Broduejt”. Filmat e tij i prisnim dhe i ndiqnim me pasion, siç ishte “Rroku e vëllezërit e tij” etj., madje na pëlqente edhe ta imitonim.

A kishte vajzat që dilnin në “Broduej”?

Ato të familjeve elitare, kryesisht gjimnaziste dhe studente, filluan të frekuentonin daljen në “Broduej” dhe në mbrëmje do të kalonin aty, por pa qëndruar. Të tilla ishin I. Zyma, I. Herri, L. Preza, L. Këllezi, H. Këllezi…! Ishin vajza moderne, të bukura dhe inteligjente. Me kalimin e viteve frekuentimi u rrit, në dimër, kohë e keqe, shi ftohtë apo, mbrëmje vere, kalimi një herë në “Broduej”, u kthye në një ritual preferencial. Njiheshim të gjithë. Por, atë shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër “brodueistet” e para vajza.

A frekuentohej nga artistë e sportistë?

Duke qenë në qendër, rruga ofronte kontakte me artistë e sportistë, dhe evenimentet kryesore të atyre viteve përcilleshin shpejt në “Broduej”. Sigurisht solistët e Teatrit të Operës, valltaret e Ansamblit i gjeje aty pas shfaqjeve. Edhe festivalet, këngëtarët, kompozitorët e tyre, Agim Krajka, Sherif Merdani, ishin pjesë e rrugës. Por koreografi, mjeshtri i njohur Panajot Kanaçi, ka qenë një ndër personazhet e veçantë të tij. Folës i pesë gjuhëve, kishte kulturë të madhe dhe ishte admirues i “Broduejt”.

Pastaj të tjerë, Bujar Kapexhiu, Saimir Kumbaro, Lionel Konomi, si dhe sportistë të njohur Skënder Hyka, futbollist i “17 Nëntorit”, Gavrosh Lëvonja, Piro Koleka, Ardian Fullani. Kontakti i tyre me botën, pastaj ardhja në “Broduej” i jepnin tjetër atmosferë dhe një shpresë perëndimore rrugës. Kujtoj Xhorxh Best, që e mbajtën në Rinas, për t’i qethur flokët, ardhjen e Gjermanisë Perendimore me Bekenbauer, Overat, Myler, Oransodën me dy amerikanë dhe holandezët e Ajaksit me një stil veshjeje, paraqitjeje, ashtu si i preferonim me.

Në “Broduej” ndiqej seria A, Inter, Mazola, Boninsenja apo Milan i Riverës, me të cilin jam tifoz, kampionati anglez. Por, ato që nuk harroj janë sfidat e boksit Benvenuti-Monzon dhe KleiForeman. Sidomos kjo e fundit.. Ka qenë 30 tetori i vitit 1974, ditë e martë, ora 04:00 e mëngjesit e kemi parë në televizionin italian. Të nesërmen në mbrëmje, të gjithë në “Broduej” për ta komentuar. Ishim tifozë të Kleit, fitoi në raundin e tetë…

Kadare banonte aty pranë, dilte shpesh aty pari?

Letërsia e kohës, librat dhe autorët e preferuar, por edhe ato të ndaluar qarkullonin fshehurazi, madje janë vitet kur u mendua për hapje dhe shpresa ishte e madhe, çka e ndjenim gjatë frekuentimit në mbrëmjet e shumëpritura në “Broduej”. Një sinjal të madh na i dha botimi i librit “Dimri i vetmisë së madhe” në vitin 1972, ku Kadare flet për “Broduejn” shqiptar, duke dhënë shenjën e fillimit të një liberalizmi dhe lirie në mendim, ndonëse më pas iu dha për ribotim për ndryshime, por Kadareja pjesën e “Broduejt” nuk e preku.

Duke pasur shtëpinë aty, ai bashkë me Elenën kalonte thuajse çdo mbrëmje. Por edhe filmi “Duel i heshtur” ishte një mesazh shprese për të gjithë. Fakti që e shfaqën filmin si dhe loja aktoriale e Ndrek Lucës, Reshat Arbanës, apo Bujar Kapexhiut, në tentativë për të kaluar drejt Perëndimit, ngacmonte jashtë mase fantazinë dhe ëndrrën.

Mund të quhej një rrugë “romantike”?

“Broduejn” e kanë frekuentuar një elitë e zgjedhur e Tiranës, një grup me të rinj, djem e vajza, që për kohën reflektonin një mentalitet të përparuar. “Broduej” ka qenë shumë sentimental e romantik, kur në shi, me një çadër, poshtë pemës, apo në mbrëmjen e plot shkëlqim me drita, prisje dikë apo do ta gjeje aty ku do të kryqëzoheshin shikimet, pas së cilave shpërthenin dashuritë ndër më të bujshme e Tiranës.

Por edhe këngëtarët Justina Aliaj, Ferdinand Radi, Vaçe Zela, Bashkim Alibali, Dorian Nini me këngët e tyre; “Sot jam 20 vjeç”, “Lemza”, si dhe kënga “Rruga e Dibrës”, që Sherif Merdani këndoi në festival, sillnin entuziazëm. Pastaj, pasioni për motorët ka qenë i madh për ne, si një mjet që të jepte lirinë. Nxitës u bë filmi “Arratisja e madhe”, me aktorin Stiv Mekuin. Jo vetëm për mua, por edhe disa miq, si Tim Xhilaga, vëllezërit, djemtë e doktorit të njohur, Nand e Tuc Zyma.

Po aty ishte edhe qendra e modës…?

Veshja, të rejat e fundit demonstroheshin me kënaqësi dhe rruga e ngushtë deri te Bonboneria shërbente si paradë mode. Dikujt i vinin nga jashtë, dikush i blinte te dyqani i valutës, apo ai me komision, si dhe sportistët e artistë që kishin mundësi të dilnin jashtë e të sillnin veshje që preferoheshin për kohën. Në “Broduej” janë parë për herë të parë pantallonat “blue jeans”, apo ato kauboj, një model që erdhi nga filmat “Ëestern”, me aktorin e Klint Istvud.

Madje, Tim Xhilaga bëri një palë të tilla me dok ngjyrë gri, krejt ekstravagante: 24 cm të ngushta te gjuri dhe më shumë se 30 cm te këmbët. Edhe lënia e flokëve të gjatë, basetat e trasha, ishin shumë të preferuara. Imitonim aktorët e famshëm, sidomos holliwudianë.

A vinin fëmijët e “Bllokut” në “Broduej”?

Ata ishin një shpresë e madhe për ne. E kanë frekuentuar rregullisht, ndonëse evitonin qëndrimet, por do të kalonin aty thuajse çdo mbrëmje. Të qenit fëmijë i “Bllokut” apo Byrosë dhe njëkohësisht “Broduejst”, për ne ishte një sinjal i rëndësishëm. Do të kujtoj Agim Myftiun, Spartak Ngjelën, apo disa vajza shumë moderne të këtyre familjeve që kalonin në “Broduej”.

Kjo tregonte që edhe pse prindërit, familjarët i kishin zyrtarë, ato ishin kundër asaj ideologjie, duke e treguar me sjellje që na pëlqenin dhe na jepnin shpresë. Edhe Fatos Lubonja, një djalë simpatik, modern, për shkuar te “Flora” preferonte lëvizjen në “Broduej”. Ndërsa për politikanë të kohës, as që bëhej fjalë të dilnin në “Broduej”…!

Pse dhe si u “godit” kjo rrugë?

Pas janarit të ’73- shit, bashkë me goditjen që mori Festivali i 11-të në Radio-Televizion, dhe tensionimit të situatave në art, u “godit” edhe “Broduej”. Jo se nuk e dinin që “Broduej” ishte një rrugë e disidencës, ku qëndronin të rinj me preferenca perëndimore, por si të tjerat, erdhi momenti për ta goditur edhe atë. Qëndrimi u vështirësua, pasi u shfaqën grupet e rinisë, që ndaloni çdo të ri që kishte tendenca për modën, shpërthyen fletë-rrufetë në qendra pune, shkolla dhe “Broduej” filloi të mos frekuentohej në mënyrë sistematike.

Jetuat në “Broduejn” e Tiranës, po atë të vërtetin a e keni parë?

Kam qenë disa herë në Nju Jork për të ndjekur djalin Bruno, student e basketbollist kur luante atje. Herën e parë që kam zbritur u kam kërkuar miqve: Më shoqëroni, dua të shoh “Broduejn”. Kam ngelur i mahnitur. Kjo më ka shtyrë që edhe një aktivitet timin t’i vendos emrin “Broduej”. Ndërsa, në rrugën e famshme nuk kaloj më. Më mbyt trishtimi, pasi e shoh të transformuar, shkatërruar e të braktisur, atë së cilës ne i dhamë gjithçka nga rinia jonë. Ruaj kujtimet, miqtë dhe vetëm nostalgjia më ka mbetur./ Memorie.al

Rrëfimi që Mitrush Kuteli i besoi Mehmet Shehut, zbardhet letra më 1965! Pse shkrimtari i shkroi Kryeministrit

KASTRIOT KOTONI

Në librin e të ndjerit profesor Nasho Jorgaqi me titull “Koha e kujtimeve” një hapësi të veçantë zë edhe figura e shkrimtarit të mirënjohur Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko).

Në këtë libër të bën përshtypje krahas sinqeritetit dhe stilit të të shkruarit me të cilin Nasho Jorgaqi e trajton këtë figurë, siç thotë diku ai, për paradoksin që ndodhte me Mitrushin “shkrimtarin e vdekur” dhe qytetarin e gjallë. Vetë Mitrushi qysh në takimin e parë me shkrimtarin Nasho Jorgaqi i kishte thënë: “Tani jam shkrimtar i harruar. Nuk më lexon pothuaj njeri. Brezi i ri nuk më njeh fare”. Ky është paragrafi i parë me të cilin fillon profesor Nasho kujtimet në kapitullin “DRAMA DHE PENGJET E MITRUSH KUTELIT” NË FAQET 243-282, pikërisht e shkruar me germa të mëdha në shenjë respekti për një shkrimtar si Mitrush Kuteli, të cilin siç do ta shohim regjimi komunist nuk bëri asgjë për të. Ishte dramë e Mitrushit, drama e artistit, që faktorët jashtë tij ia kishin ndërprerë dhunshëm procesin e krijimtarisë, shkruan Nasho Jorgaqi. Ai tashmë ishte një “shipëronjës”, por ai e ndiente veten shkrimtar dhe jo shkrimtarë dosido. Ai ishte i ndërgjegjshëm për peshën e tij si shkrimtar. Dhe burgun e quante të keqen më të vogël, por me kalimin e kohës heshtja e pushtetit të ri dhe stigmatizimet e tërthorta ndaj tij ishin vrastare. Gjuha shqipe ishte toka e tij e shenjtë, toka që ai e lëvronte me aq përkushtim, ndaj askush nuk mund ndalonte të fliste, e ta mbronte e t’i dilte zot.

Në qoftë se nuk kish në dorë të ndikonte në fatin e Shqipërisë, kish talentin e madh t’i shërbente asaj, si mjeshtër i gjuhës shqipe, duke zbritur në thellësinë e saj e duke nxjerrë në dritë forcën, bukurinë, pasurinë, muzikën. Ai fliste për të larg çdo retorike dhe ndodhte kur e dëgjoje në raste të veçanta, sikur shqiptonte ndonjë rit fetar, thua se fliste me vete. Po kush e dëgjonte, kush e përfillte publikisht, veç nesh që punonim në Shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Fliste mjeshtri, një nga mjeshtrit e gjallë klasikë të letërsisë shqipe dhe zëri i tij thuajse binte në zbrazëtirë. Ato që dëgjonim prej tij, qenë mendime e shqetësime, vërejtje e këshilla kryesisht në lëmë të përkthimeve, që kishin të bënin me gjuhën shqipe, me pasurinë dhe bukurinë, me aftësinë e saj shprehëse, marrë e trajtuar sidomos në plan krahasues, me gjuhët nga përkthente. Kurse për letërsinë origjinale, atë që krijohej në kohën e tij ose atë ç’kish krijuar vetë, rrallë tek fliste. Edhe kur binte fjala, tregohej i vetëpërmbajtur ose fliste për diçka të largët. Unë e kuptoja pezmin e tij, që vinte nga sedra e lënduar dhe nga shpërfillja, nga fakti që ai e ndjente veten të përjashtuar nga padrejtësisht nga vatra e shkrimtarëve. Por thellë tij nuk kishte vdekur dhe kjo dukej qartë jo vetëm në përkthime, të cilat ai i quante “rikrijime”, shkruan më tej Nasho Jargaqi.

BRAKTISJA NGA SHKRIMTARËT

Megjithëse ishte 51 vjeç, në lulen e burrërisë, e ndjente veten të plakur e, ç’ishte më e dhimbshme, e kish nxjerrë veten nga radhët e shkrimtarëve, kur u takuam për një poemë për fëmijë “Pyllin e gështenjave”. “E shkrova për fëmijët e mi më tha, por thashë pse të mos ta lexojnë edhe fëmijët e tjerë”, kujton N.Jorgaqi. Poema u mirëprit mirë në redaksinë tonë, por jehona ishte thuajse e vakët. Emri i tij që dikur mbarte aq zullume e famë, tani tingëllonte krejt i panjohur. Por me “Pyllin e gështenjave”, ai i kish hapur vetes shtegun e krijimtarisë dhe kish rigjetur qoftë përkohësisht vetveten si shkrimtar. Pas tre vjetësh vjen në redaksi me përmbledhje përrallash “Xinxëfillua” një vepër tepër e veçantë, bazuar në një lëndë të pasur folklorike të cilën Mitrushi e kishte shndërruar në një krijimtari të mirëfilltë letrare. Botimi i “Xinxifillos”, i dha më shumë shpresë Mitrushit dhe për të shkroi edhe shtypi i kohës. Atij ju ngjallë “malli i stampës”.

Mbaj mend kujton Jorgaqi kur një ditë më tregoi projektin e një libri, të cilin po përgatitej ta shkruante. Ai më tha se folklori kish qenë tërë jetën ushqimi i tij shpirtëror dhe se, kur studionte në Rumani kish ndjekur dhe një kurs shkencor për mbledhjen dhe studimin e folklorit. Madje shtoi se fryti i kësaj përgatitjeje shkencore dhe i pasionit të madh që kish për letërsinë gojore kish qenë edhe botimi i librit “Këngë e britma nga qyteti i djegur” si dhe mbledhja e 80 e ca përrallave të mbetura në dorëshkrim. Kësaj radhe mori përsipër t’u tregojë brezave të rinj për legjendën e Rozafës dhe besën e Konstandinit, për heronjtë mitikë, si Halil Garria dhe Gjergj Elez Alia, për vajet e Ajkunës dhe mrekullitë e zanave, por edhe legjenda më të reja, si ato për Skënderbeun, Pjetër Shinin apo Dedë Skurën. Kishte lindur kështu libri “Tregime të moçme shqiptare”. Në këtë punë të vështirë atdhetarie, humane dhe edukative, mjeshtrit nuk do t’i ndahej meraku, që legjendat në vargje të transplatuara në truallin e poezisë, të humbnin sa më pak nga bukuria dhe freskia e origjinalit. Siç shkruan më tej në kujtimet e tij Nasho Jorgaqi, Kuteli do t’ia dilte mbanë kësaj detyre fisnike, me bindjen se vepra e tij” do ta nxisë brezin e ri, që të shuajë etjen e njohjes së drejtpërdrejtë nga burimi i artit popullor”.

BLLOKIMI I BOTIMIT

“Ishte një ngjarje vërtetë e madhe në jetën e tij krijuese dhe kjo sikur e bëri të besojë të çelet pak më shumë, të rifitojë disi besimin në vetvete. Më tej profesor Nasho vazhdon me tentativën e Mitrushit për t’u rikthyer tek rrëfimet e dikurshme të librave që kishte botuar para çlirimit të vendit të cilat redaksia e Shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, nuk ia kishte pranuar për botim dhe siç i kishte treguar Nasho Jorgaqit miku i Mitrushit shkrimtari Sterjo Spase. Ja se si përshkruhet kjo situatë: “Mbeta, – më tregoi Sterjo. –Dridhej i tëri dhe, tek e shikoja të ndezur flakë, kisha frikë se mos pësonte gjë nga zemra dhe mora ta qetësoja duke e ulur në kolltuk.

Vetëm si mori veten, zuri të shpjegohej, me një nervozizëm e revolt që s’kish të ndaluar. Kish ardhur drejt e nga Shtëpia Botuese, ku kish marrë përgjigjen për vëllimin me rrëfime të ripunuara, që i kish shqyrtuar, ia kish paraqitur për botim. Shefi i redaksisë, pasi i kish shqyrtuar, ia kish kthyer me vërejtje. “Duhen përpunuar më thellë”, i kish thënë, që do të thoshte se, rrëfimet e shkruara në kohë të kaluara, t’i përshtateshin kohës së re! Më tej vijon Nasho Jorgaqi: Më erdhi vërtet shumë keq nga kjo që kish ndodhur. Ishte një padrejtësi e fyerje që i bëhej, për më tepër në një kohë, kur ai sapo e kish marrë veten dhe po guxonte të “rihynte” në letërsi. Me këto mendime shkova pas disa ditësh dhe e takova shefin e redaksisë, të cilin e kisha pasur koleg, po që e dija se nuk ishte për atë punë. Frikacak dhe dogmatik, më shumë se letërsia i dhimbsej vetja. Pasi diskutuam, ai më pyeti: “Ti do t’i botoje?” “Po, iu përgjigja duke u përpjekur të sjell argumente që nga tematika sociale, fryma popullore, notat antifeudale e deri te stili dhe pasuria gjuhësore”. “E po unë nuk i botoj, ma ktheu, se kam fëmijë”. Ishte e kotë të arsyetoje më tej, kur e dija mirë se ai, pas çdo vepre me vlera, dyshonte për rreziqe të pritshme e aq më shumë për një autor si problematik si Mitrushi, që “I kish shkrepur të nxirrte nga sirtarët rrëfimet e vjetra!”-Jo, tha ai gjithë triumf, nuk e ha baba atë koqe ullini”. Mitrushi i mësuar tashmë me padrejtësinë, nuk desh ta tregonte veten kësaj here. Ishte tepër dinjitoz, madje sedërli.

Nuk di të kish trokitur ndonjëherë në “Lidhjen e Shkrimtarëve”. Ata ia njihnin vlerat dhe, ndonëse flitej nën zë për të, askush nuk mori guximin t’i zgjaste dorën, siç ishte vepruar kohë të shkuara me miqtë e tij, S.Spasse, N.Bulka, V.Kokona, e ndonjë tjetër. Vetë Mirtushi kishte një rreth të ngushtë intelektual: të deklasuar apo ish të burgosur, nga të cilët do të përmendja shkrimtarin Mustafa Gërblleshi, botuesin Ismail Mal’Osmani, profesor S.Papariston, helenist, përkthyes i letërsisë antike greke, një plak i urtë, që qëndronte në hije. Me kolegët e Shtëpisë Botuese mbante lidhje kryesisht pune, ndërsa me Lasgushin nuk kish më miqësinë e parë. I vetmi vend , ku shkonte me qejf, ishte shtëpia e S.Spasses, e kthyer në një lloj klubi të vogël, ku mblidheshin herë pas here miq të brezit të tij, jo vetëm Nonda, po dhe E.Çabej, M.Domi, N.Hakiu, M.Gërblleshi, Ismail Mal’Osmani, Z.Cikuli e ndonjë tjetër. Këtë shoqëri e bënin të këndshme Merushja ose Rusha e shoqja e Mustafa Gërblleshit, një grua e bukur dhe e zgjuar, po dhe etnografja Andromaqi Gjergji. Edhe unë shumë herë kisha pasur rastin të gjendesha në këtë shoqëri intelektuale, që ndryshonte disi nga ato jashtë saj dhe ruaj kujtime të bukura. Mitrushi e frekuentonte rrallë “Lidhjen e Shkrimtarëve “ e cila në atë kohë ishte në krah të “Teatrit Popullor” e gjitha kjo vinte se ai s’i kish pasur qejf klubet e kafenetë. Ishte njeri i kabinetit, sidomos pas halleve që e kishin zënë, duhej të punonte me kohë e pa kohë për të mbajtur familjen e për të rritur katër fëmijët.

LETRA E KUTELIT PËR MEHMETIN

Në situatën e krijuar, kur “Lidhja e Shkrimtarëve” nuk i zgjaste dorën dhe Shtëpia Botuese i kërkonte punën e normuar, kur rreth 50 vepra të përkthyera dhe ndonjë origjinale mbanin emrin e tij, kur kish nisur të rifitonte paksa besimin në vetvete, vendosi të trokasë në instancën më të lartë shtetërore.

I shkroi kryeministrit Mehmet Shehut, një letrar të gjatë. Në librin “Koha e kujtimeve” të Nasho Jorgaqit një hapësirë të rëndësishme zënë edhe kujtimet për Mitrush Kutelin, ku ndër të tjera jepet një fakt tepër interesant ndoshta i panjohur deri tani nga publiku shqiptar, letra e Mitrushit drejtuar ish kryeministrit Mehmet Shehu. Këtë letër të gjatë të cilën Mitrushi e quante “Shkurtime kujtimesh” me rastin e festimeve për 15 vjetorin e Bankës së Shtetit Shqiptar. Përse iu drejtua atij?. Së pari si kryetar i shtetit, me të cilin kishte dëshirë të ndante gëzimin e ditës jubilare duke qenë një nga figurat më të shquara në historinë e Bankës Shqiptare me vepra të mirëfillta shkencore, me mbrojtjen që i kish bërë këtij institucioni kombëtar në kohë të trazuara si dhe me punën e pazëvendësueshme për ringritjen e saj pas Lufte, kur ishte ndeshur me bankierët grabitës të Beogradit, gjë të cilën e pagoi shtrenjtë (e burgosën në kohën e Koçi Xoxes dhe punonte në kampet vdekjeprurëse të kënetës së Maliqit). Së dyti, te Mehmet Shehu kishte një farë besimi, me që e kishte takuar njëherë në tetor të 1944-s në rrethanat e vështira të luftës. Kur kishte dalë në zonën e lirë partizane, pas sabotimit që u kishte bërë përpjekjeve të gjermanëve për të emetuar një monedhë të re, natën e parë që kishte arritur atje, e kishin çuar në një shtëpi në Priskë, ku ndodhej shtabi. Në mes të një dhome ai kish parë ushtarak të përkulur mbi hartë. Ky kish qenë Mehmet Shehu. Ai kishte ngritur dritën e petromaksit në drejtim të të sapoardhurit dhe i kish thënë me një tonë keqardhës dhe qortues: “Vonë, shumë vonë”. Mitrushi e kishte ndjerë veten ngushtë edhe nuk kish folur. Por ndërkohë siç do të shkruante në kujtimet e tij, “E kuptova gabimin tim të madh: pse nuk isha hedhur me kohë në luftën partizane”. Atij fashistët i kishin vrarë babanë, i kishin djegur shtëpinë.

Ai tërë jetën kishte jetuar me punën e vet. Për këtë ngjarje dhe hollësi të tjera nga jeta në zonën e lirë partizane do të më tregonte jo pa nostalgji, siç do të kujtonte poemën “Letra e fundit e djaloshit partizan”, që e kish shkruar ato ditë të paharruara. E kam lexuar disa herë letrën e Mitrushit drejtuar kreut të shtetit, vijon ndër të tjera profesor Nasho. Vërtet jubileu i Bankës së Shqipërisë i jepte shkas të bënte bilancin e kontributeve të veta në këtë lëmë, që i kushtoi moshën më të mirë, dhe të evokojë kujtime që ngjallin emocione. Por ajo që të trondit në këtë dokument të rrallë epistolary (nga paragrafi i parë deri te ai i fundit) është drama e njeriut dhe artistit Mitrush Kuteli. Edhe pse pjesën më të madhe të letrës e zë rrëfimi për jetën e tij në rrjedhën e ngjarjeve dhe problemeve që lidhen me Bankën Shqiptare, kryesore mbetet rrëfimi i sinqertë e transparent, gjyqtimi realist që i bën vetes, kuraja fisnike për të pohuar arritjet e veta, por edhe për të parë me sy kritik të kaluarën e tij. Dhe si gjithnjë dinjitoz, pa tone qaramane, larg çdo lloj servilizmi. Në çdo rresht ndjehet pesha personalitetit të tij, që ndonëse në ditë të vështira kur mjekët e kanë këshilluar të mos punojë fare, ai tregon për planet e punës së tij krijuese.

Thotë se prej kohësh po, punon pasi ka lexuar një bibliotekë të tërë, një roman nga jeta dhe lufta e ilirëve. Se këtë “vegim ilir” po e hedh në letër për të ngjallur të kaluarën e stërgjyshërve tanë. E jo vetëm kaq, po mendon dhe për triologjinë “Njerëz nëpër jetë” dhe një histori të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Dhe, pasi shpërfaq gjithë këtë front të gjerë pune që i ka hapur vetes, shkruan: “Shpesh pyes veten: pse nuk qetësohesh? Ç’të duhen ty preokupimet e gjithanshme?… Unë jam marrë me të gjitha, dhe me sa duket, të gjitha i kam bërë me shpirt”. Por kulmi i rrëfimit të tij dramatik janë ato radhë, kur shkruan se “Jeta ime ka kaluar mbi periudha të ndryshme. Unë kam dashuruar shumë dhe… dhe fatkeqësisht kam gabuar shumë, kam urryer shumë, kam punuar shumë. Por kurrë s’ kam ndjekur karrierën dhe pasurinë” Në këtë pohim nuk ka asnjë lloj konformizmi. Është dialektika e jetës, që shpalos haptazi e pa kurrfarë droje. Nuk di që pas kësaj letre Mitrushi të ketë marrë ndonjë përgjigje. As ndonjë përkujdesje të tërthortë nga kreu i shtetit. Di që letra e tij nuk kishte as një lutje dhe asnjë kërkesë konkrete. Ai e mbyll letrën me fjalët: s’kam dëshirë tjetër: veç të punoj në këta pak vjet që më kanë mbetur. Vërtetë pak vjet i kishin mbetur dhe këto vite, po t’i shikosh nga afër, janë të ngarkuar rëndshëm me punë, në një kohë që shëndeti sa vjen e rrënohet. Vijon të punojë në heshtje, në mes dhimbjeve e pagjumësisë, i mbyllur në një nga kthinat e shtëpisë-kasolle, duke përballuar me shpirt nëpër dhëmbë normën e pamëshirshme të përkthimit, por dhe duke mbajtur ndezur frymëzimin për veprat që zbardhte projektet që e prisnin.

Dyzimi mes Mitrushit artist e intelektual, që i mungonte tharmi i kohës dhe Mitrushit, bir i këtij vendi që e donte me gjithë shpirt. Sepse, siç do të shkruante në letrën testament, “Atdheu është atdhe, bile dhe atëherë kur të vret”. Thua ta kishte vrarë atë pjesë, që nuk pajtohej me idealet dhe realitetin e një shoqërie, të cilën nuk e ndjente shumë në pikëpamje të vetën? E megjithatë, sado të qëndrojë në një truall neutral prapë nuk i shpëton tundimit të ngacmimeve të ditës, kur shkruan dhe vargje që sjellin jehonën e drejtpërdrejtë të kohës si “Dje dhe sot në fshatin tim” apo “Pranverë në Myzeqenë e re”. Ndoshat majën poezia e tij e periudhës së fundit e arrin me poemën “Balada e udhës nëpër natë”. Një krijim origjinal për nga subjekti dramatik dhe konceptimi poetik, me temë nga Lufta Nacionalçlirimtare. Poema ngrihet mbi një ngjarje reale, që bën fjalë për një manovër djallëzore të fashistëve italianë, që, për të mbrojtur autokolonat e tyre ushtarake nga sulmet partizane nëpër rrugët e Shqipërisë, merrnin peng prindërit e partizanëve dhe të lidhur i hidhnin nëpër kamionë, të kërcënuar për t’u vrarë në rast se sulmoheshin. Poemën ia kushton njërit prej pengjeve, shokut të fëminisë S.Kaçkës, babait të një dëshmori. Është fakt , shkruan ndër të tjera N.Jorgaqi, se 3- 4 vitet e fundit të jetës së Mirushit veprimtaria si shkrimtar do të vijë duke u rritur e shkruar për temën e luftës.

Ai ishte tepër i sëmurë dhe luante me jetën e tij, me tension arterial që i shkonte deri në 25 gradë, duke përballuar dhimbjet e angina pectoris dhe të reumatizmës dhe vuante nga pagjumësia. Dikush e këshilloi të kërkonte ndihmë nga lart. Kësaj here i shkruan Ministrit të Arsimit dhe Kulturës Manush Myftiut një letër të gjatë, të cilën e quan ‘Kujtesë”, ku i parashtron gjendjen shëndetësore e materiale, bilancin e krijimtarisë deri atëherë dhe projektet mbi të cilat punon prej kohësh. Pas 16 vitesh të jetës së tij kushtuar përkthimeve, ai tani kërkon të lirohet prej tyre e të merret kryesisht me krijimtari letrare, të paktën për tre vjet! Dhe për t’u bërë i besueshëm, sjell si argument vështirësitë e punës krijuese. “Mjerisht, – shkruan ai, në art rruga ndaj të thjeshtës shkon nëpër të ndërlikuarën. Dhe kjo kërkon shumë punë, durim, autokritikë të heshtur, dialektikë me vetveten, kështu që më e mira të zëvendësojë të mirën”. Letra është shkruar në vitin 1965 dhe ai sikur ta ndjente se koha nuk priste më. Duhej t’i jepej, kohë, kohë për punë, për një punë nga më të mundimshmet. Dhe ai, për gjithë sa kërkonte, do ta mbante fjalën. Provë për këtë qenë librat e botuar, sidomos ata të fundit, si novela-përrallë.

PËRKUSHTIMI KRIJUES  

Guximi dhe përkushtimi krijues i Mitrushit për t’u dhënë bashkatdhetarëve një roman historik për ilirët përbën një akt të lartë sa artistik aq atdhetar. Ishte kjo pasqyrë e gjallë e asaj të vërtete, që ai duke perifrazuar një mendim të tijin, e shkroi romanin me dashuri gjer në vuajtje për vendin dhe gjuhën shqipe.

Drama e Mitrushit e ndjekur në kohë kish filluar nga fundi i vitit 1946, kur ai, pas konflikteve profesionale që pati me palën jugosllave në mbrojtje të interesave shqiptare, dha dorëheqjen nga detyra si një nga drejtuesit e Bankës Kombëtare dhe vendosi t’i kushtohet shkrimtarisë. Bëri kështu hapin e guximshëm, ndonëse ra pre e iluzioneve se mund të merrej kryesisht me letërsi, pra, i lirë nga varësia e shtetit. Tamam nga kjo pozitë dhe në këtë gjendje shpirtërore ai shkruan në shkurt të vitit 1947 novelën “E madhe është gjëma e mëkatit”. Degdiset në kohët e lashta të Ilirisë dhe rrëfen për tundimet dhe mëkatet e një prifti ortodoks. Frymëzimi i tij kësaj here është nën ndikimin e “Këngës së këngëve” të Solomonit dhe të letërsisë biblike. Është drama e fuqishme cfilitëse, që ndodh brenda shpirtit të priftit ilir, i dyzuar mes njeriut të perëndisë dhe njeriut tokësor, që e dënon ashpër veten për mëkatet që ka bërë. Aq e madhe është gjëma e mëkatit të tij. Dimë që koha kur e ka shkruar, ishte nga më të vështirat e jetës së tij. Koha kur ai kish tentuar të bënte divorc me të dhe që prej kësaj e pësoi keqazi, pas pak muajsh, atë e arrestuan (maj 1947).

Ndodhi katastrofa e jetës së tij, që i hapi një dramë të thellë, që nuk u mbyll asnjëherë. Pasojat e saj do t’i ndjente deri sa mori frymë. Gjithë krijimtaria e tij që erdhi pas, do të mbajë vulën e gjëmës që i ndodhi. “E madhe është gjëma e mëkatit” ishte kulmi që arriti në prag të kalvarit që e priste, një krijim që për nga niveli artistik nuk u përsërit më vonë. Profesor Nasho Jorgaqi sjell ndër mend në kujtimet e tij kontaktet e fundit me Mitrushin. Kontaktet sa vinin e rralloheshin dhe takoheshim ose në rrugë apo në Shtëpinë Botuese. Dukej i dobët, me fytyrë të hequr, i zbehtë e i thinjur dhe s’kish dëshirë ta zgjaste bisedën. Tani ai lëvizte me të birin, Pandeliun, tamam si ai i verbëri. Ankohej se i priteshin këmbët dhe i merrej fryma, se kalonte net pa gjumë dhe s’po i ndaheshin dhimbjet. Dëshmia e fundit e gjithë çka ndodhte me të, mbyllur në dhomën e ngushtë të “kasolles”, në krah të rrugës “Tre dëshmorët”, ishte në letrën e lamtumirës që siç e cilëson vetë, drejtuar së shoqes me mendimet e mbrame dhe amanetet.

Nga këto rreshta marrim vesh se Mitrushi është aq keq i mbërthyer “nga dhimbjet fizike dhe shpirtërore” sa ankohet se nuk është i zoti “të punojë” të krijojë të paguaj bukën që i jep shteti për vete e për fëmijët. E vuan këtë gjendje dhe shprehet: “Unë s’kam qenë e s’dua të jem kurrë parazit”. Arrin deri atje sa të pohojë se ka zili dikë që vdes, pasi, sipas tij “Vdekja është prehje e madhe…lirim nga dhimbjet… është shpëtim. Ai tani e ndjen atë se po i vjen përqark. “Nuk e dua, shkruan po nuk e largoj dot”. Tronditet se do t’i lerë fëmijët jetimë, të vegjël e të varfër në një kohë kur ata kanë nevojë për të. “Kam punuar shumë, kam dashur shumë, kam gabuar shumë” dhe më tej vijon Mitrushi: “Dhe kjo jo për nder e lavdi të vetes, por që fëmijëve, të cilëve u lë trashëgim punën dhe ëndrrat e mija, të mos vuajnë, të ndjekin studimet dhe të gjejnë udhën e tyre në jetë”.

/Gazeta Panorama 

“HISTORI TË PASHKRUARA”- NJË PROLOG SI EDHE NJË EPILOG PËR NËNËN E MADHE SHQIPTARE GONXHE BOJAXHIUN- Nga MËRGIM KORҪA

 

Kudo që të shkosh nëpër botë, e ngado që të kthesh sytë, nëpër shtete e kombe të vegjël a të mëdhenj qofshin, nga secili komb do të dëgjosh të flitet me krenari pwr bashkwkombasit e tyre “tw lavdishëm” E kjo ndjenjë krenarie të ligjëshme, e trashëguar brez pas brezi, flet shpesh për “heronj ” gjurmët e tëcilëve humbasin larg në mjegullën e shekujve. E megjithatë njerëzit mburren me ta edhe sot, me që ndoshta nuk kanë heronj më të rinj me të cilët të mburren. Me ne shqiptarët, për fat të mirë, ngjet disi ndryshe sepse kemi ç’të themi edhe për të

tashmen. I dhamë lashtësisë dijetarë e gjithashtu heronj, nuk na munguan statistët as edhe artistët. Por ajo që na shquan si për të mirë e fatkeqësisht edhe për të keq, është personaliteti nga më të mëdhenjtë e shekullit XX-të, Nënë Tereza. Se përse na shquan për të mirë, do t’a trajtoj në vazhdim duke u munduar të mos bije në përsëritje të mërzitëshme për lexuesin. Për keq na shquan se sa kohë ishte gjallë, gjatë periudhës regjimit komunist, atdheu i Saj u mundua t’ia fshehë prejardhjen. Edhe kur më në fund u lejua të vinte përherë të parë në Shqipëri më 1989, të thoshte një lutje dhe të derdhte dy pika loti mbi varret e nënës dhe motrës së Saj, në varrezat e Tiranës, u mbajt në “karantinë” si fetare e përkushtuar që ishte e që s’kishte asgjë të përbashkët me atdheun e saj ateist! T‘i referohemi tani faktit se përse ne shqiptarëve na shquan për mirë të qënët bashkëkombës me Nënë Terezën.

Agnes Gonxhe Bojaxhiu, alias Nënë Tereza, pati një mision shumë të vështirë gjatë jetës së saj. Madje, po të hedhim një shikim mbrapavështrues, na duket akoma më e pabesueshme se si Ajo ia doli në krye me sukses detyrës së Saj.E solli Zoti mbi tokë si një “gonxhe “të brishtë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të fundit të mijëvjeçarit të dytë. Në hapat e para të jetës Saj sytë i panë zjarr, shkatërrime dhe vrasje masive. Veshët i dëgjuan kudo rënkime.U ndërgjegjësua atëbotë dhe e kuptoi se kishte një mision madhor të cilit i duhej përkushtuar me gjithë shpirt. Veshja murgeshë në moshën 18 vjeçare si edhe peripecitë e jetës në spitalin e Bengalit e shoqërojnë murgeshën tonë të re në prag të luftës së dytë botërore. Prap dhunë, mizori dhe hekatombe, i panë sytë dhe i dëgjuan veshët murgeshës fizikisht të vogël që sa vinte rritej, piqej e forcohej! Shërbimi si misionare në Calcutta e ballafaqon me kategorinë më të përçmuar të shoqërisë indiane: njerëzit e braktisur të “plehrave”. Aty e gJen edhe mbarimi i luftës së dytë botërore. Po aty edhe sëmuret e kur del nga sëmundja,konvaleshente, bën të ditur vizionin që i ishte paraqitur ku “Zoti e thërriste ti shërbente Atij midis më të varfërve të të varferve“. Dhe që nga ai çast ashtu u bë! Ajo Gonxhe e brishtë kishte marrë Urdhërin Madhor dhe kishte filluar të hapej si një luledielli e cila, me ngrohtësinë si edhe ndriçimin e saj, të varfërve të të varferve do t’u jepte mbështetje shpirtrore.

Kur e pyesnin … si do t’ia dalësh në krye detyrës vështirë që po i ve vetes? Ajo përgjigjej: … rrugët e Të Madhit Zot janë sa të misterëshme po edhe aq të pafundme.

Në vitin 1950 Nënë Tereza themeloi Urdhërin e Misionareve të Mëshirës. Vitet kalonin dhe Ajo lartësohej, e sa më shumë e çmonte bota aq më fort atdheu i Saj nuk e përfillte.Ç’ishte viti 1979 kur Nënë Terezës i u dha çmimi Nobel për paqën, përpara vitit 1967 që ishte viti lapidar kur Shqipëria u vetëshpall shteti i parë ateist në botë (?) E megjithatë, Nëna sa vinte lartësohej. Me personalitetin e saj, kjo shqiptare e brishtë, arriti më 1982-in ti bindëte si palestinezët e gjithashtu izraelitët t’i ndërprisnin luftimet në Bejrutin e rrethuar që ajo të nxirrte nga njeri prej spitaleve dhjetra fëmijë me mangësi mendore dhe t’i merrte me vete që së bashku me motrat e Saj t’u përkushtohej. Por Ajo nuk ndalet këtu, ose e thënë më mirë, respekti për Të nuk njeh kufij. Presidentët më të shquar të botës si J.F.Kennedy, Ch. DeGaulle, etj. bëjnë garë se cili t’a vlerësonte më lart Nënë Terezën. Presidenti Regan më 1985-ën i akordon Dekoratën Amerikane të Lirisë. Por krahas vlerësimeve edhe një garë tjetër vazhdon, ajo midis Nënë Terezës, nga njëra anë, si dhe atdheut të saj, nga ana tjetër. Së bashku e filluan udhën e vështirë mbi gërmadhat e luftës. Nga njera anë Gonxhja e brishtë por me frymëzimin e Saj Qiellor, inauguron të parën shtëpi të “Zemrës Pastër” ku strehon dhe i mbush me shpresë në Zotin të pastrehët që vetëm një hap i ndante nga … vdekja tokësore, kurse nga ana tjetër atdheu i Saj fillonte ndërtimin e shtetit të diktaturës proletare, qëdrejtuesit e tij e quanin si forma më demokratike e qeverisjes që do t’a transformonte vendin në shembull begatie dhe mirëqenjeje për të gjithë botën(?). Rrugët e zgjedhura ishin të ndryshme po aq sa të ndryshme ishin edhe forcat që ballafaqoheshin, një shtet me një murgeshë! Rruga e zgjedhur nga shteti proletar ishte një parabolë që në gjysmën e përshkimit pati edhe pikën e infleksjonit që i paraprin rënIes, atëhere kur u vetëshpall shteti i parë ateist në botë. Pikërisht ky qe edhe fillimi i fundit të këtij eksperimenti në shkallë kombëtare. Kurse rruga e zgjedhur nga Nënë Tereza, ajo rrugë që dukej më absurdja, e udhëhoqi atë Gonxhe të brishtë të çelej si luledielli që sa vinte e më shumë rrezatonte dashuri kristiane në botë dhe e udhëhoqi mbi një krah hiperbole që sa më lart e ngrinte … aq më shumë i tregonte botës se edhe në shekullin e fundit të mijëvjeçarit të dytë ku njeriu rron në mes paradokseve, (nga njera anë mundohet të shkojë në Mars e nga ana tjetër ka mizerie marramendëse), dashuria ndaj njeriut të panjohur, pa marrë parasysh përkatësinë as kombëtare dhe as fetare,vetëm ajo del fituese në këtë garë që duket sikur ësht’e pabarabartë dhe sikur fitues do të dalë vetëm i forti. Ky është mësimi i madh që na jep Shqiptarja e Calcuttës së cilës Presidenti Clinton i jep Qytetarinë e Nderit Amerikane duke e cilësuar :”Gjiganten e kohëve tona”. Kalimi në amshim edhe i Nënë Terezës, simbolit tonë!

Eshtë e qartë se për Nënë Terezën, këtë shqiptare me përmasa botërore, shumë është

shkruar dhe ndoshta aq më shumë do të shkruhet. Megjithatë për vetë ndjenjat që më pati ngjallur të mësuarët e vdekjes së Saj, nuk mund të rrija pa i hedhur në letër edhe unë… pak fjalë.Fati e desh që Kjo Krijesë e Perëndisë, pavarësisht se me përkatësi nëseksin e ashtuquajtur “të dobët” e njëkohësisht e huaj në Indi, jo vetëm që në sytë dhe zemrat e indianëve u bë së gjalli simbol, si edhe indiani Gandi, porduke mos njohur kufinj dashuria e Saj për të varfërit dhe të braktisurit, emri i Saj u bë me plot kuptimin e fjalës sinonim i forcës së Mëshirës Hyjnore anë e kënd botës ! Nënë Tereza u lind dhe jetoi në shekullin e 20-të, shekull i mbushur mekundërthënje : Nga njera anë varfëri dhe sëmundje të skajëshme dhe nga ana tjetër arritje shkencore dhe teknologjike marramendëse. Ajo, me vullnetin eSaj të lirë, nuk zgjodhi rrugën e rehatisë dhe të gëzimit këtyre arritjeve, por ndoqi atë rrugë që i thoshte ndërgjegja, rrugën e Mëshirës Hyjnore ndaj të varfërve, të braktisurve, pra ndaj gjithë nevojtarëve! Prandaj do të thosha se Nënë Tereza është përtej përmasave dhe kornizës së shekullit në të cilin jetoi,punoi edhe vuajti. Ajo nuk qe e shekullit të teknikës, Ajo i përket përmasës gjithëshekullore!

Vijmë tashti edhe tek largimi nga jeta tokësore e kësaj Shënjtoreje.

:Edhe me hapin e fundit që bëri në jetë Nënë Tereza, me vdekjen e saj, i shtoi edhe një vepër bamirësie vargut të pafund të tyre sapo zemra e Saj e madhe pushoi së rrahuri, antenat ia dhanë njoftimin e përvajshëm botës se Nënë Tereza, Shqiptarja e Kalkutës, kishte ndërruar jetë! Kishte kohë që emri shqiptar transmetohej po nga ato antena i lakuar me cilësorë nga më të pahijëshmit. U desh pikërisht vdekja e Nënë Terezës që t’a ndigjonim së rishmi emrin shqiptar të lidhur me vlera dhe merita. Për këtë, përveç respektit për të cilin i detyrohemi Nënë Terezës, i përkulemi me nderim duke i thënë:Të falemi nderës, Nënë Terezë, edhe për këtë shërbim të fundit që na bëre ne, shqiptarëve !

“Më shikoi në mënyrën sesi një burrë vështron një grua” – Si reagoi Merlin Monro ndaj Hrushovit…”- Ana e panjohur e vizitës së kreut të Kremlinit në SHBA-ës, shtator ‘59

Pesëdhjetë e gjashtë vite më parë, duke shpresuar që të zgjidhte një krizë në thellim rreth fatit të Berlinit, Presidenti Dwight Eisenhower ftoi kryeministrin sovjetik Nikita Khrushchev, për një samit në Camp David. Ike nuk kishte asnjë ide se çfarë po përgatitej të lëshonte në territorin, kushtetutën e të cilit ishte betuar që ta mbronte. Ishte apogjeu i Luftës së Ftohtë, një epokë frikësuese strehimesh dhe tunelesh antiatomike. Asnjë kryeministër sovjetik nuk i kishte vizituar më parë Shtetet e Bashkuara dhe shumica e amerikanëve dinin pak për Hrushovin, përveç faktit që kishte luftuar me zëvendëspresidentin Richard Nixon në “debatin e kuzhinës” të famshëm në Moskë atë korrik dhe tri vjet më parë kishte shqiptuar parashikimin kërcënues;0 “Ne do t’ju fusim në dhe”. Hrushovi i pranoi ftesën e Ike dhe shtoi se gjithashtu do të pëlqente që të udhëtonte nëpër vend për disa javë.


Si shumë oratorë të tjerë të pasdrekës lidhur me udhëtimin e Hrushovit, Skouras donte që ta mësonte atë për kapitalizmin: “Sistemi kapitalist ose sistemi i vlerës nuk duhet kritikuar, por duhet analizuar me kujdes, ndryshe Amerika nuk do të ekzistonte kurrë”. Skouras tha se kohët e fundit kishte udhëtuar në Bashkimin Sovjetik dhe kishte gjetur se “njerëzve zemërmirë u vinte shumë keq për milionat e të papunëve në Amerikë”. Ai iu kthye Hrushovit. “Ju lutem thoni popullit tuaj, se nuk ka asnjë papunësi në Amerikë, për t’ia pasur frikën”.

Kur dëgjoi këtë, Hrushovi nuk mundi t’i rezistonte kunjit. “Mos e lejoni Departamentin e Shtetit që të na japë statistikat rreth papunësisë në vendin tuaj”, – tha ai, duke i ngritur pëllëmbët me një gjest teatral habie. “Mos më shani mua. Ato janë statistikat tuaja. Unë jam vetëm lexuesi, jo shkruesi i tyre”. Kjo siguroi një të qeshur nga audienca.

“Mos i besoni gjithçkaje që lexoni”, – ia ktheu Skouras. Edhe kjo shkaktoi të qeshur. Kur Skouras u ul, Lodge u ngrit për të prezantuar Hrushovin. Ndërsa ambasadori vazhdonte të fliste për afeksionin e supozuar të Amerikës për kulturën ruse, Hrushovi e ndërpreu, duke reklamuar një film të ri sovjetik.

“E keni parë Ata luftuan për atdheun e tyre”? – pyeti kryeministri. “Bazohet në një roman të shkruar nga Mikhail Sholokhov”.

“Jo”, i tha Lodge, paksa i kapur në befasi.

“Mirë atëhere, bleje”, i tha Hrushovi. “Duhet ta shikoni”.

Duke qeshur, diktatori u ngjit në skenë dhe ftoi yjet që të vizitonin Bashkimin Sovjetik: “Ju lutem hajdeni”, tha ai. “Do t’ju japim keket tona tradicionale ruse”.

Më pas iu kthye Skouras – “Vëllai im i dashur grek” – dhe tha se ishte i impresionuar nga historia kapitaliste e jetës së tij, por e tejkaloi atë me një histori jete komuniste. “Kam filluar të punoj pothuajse sa kam filluar të mësoj të eci”, tha ai. “Ushqeja lopët për kapitalistët. Kjo përpara se të mbushja të 15-at. Më vonë, punova në një fabrikë për një gjerman. Pastaj në një minierë që e kishin francezët”. Ndaloi dhe qeshi. “Sot jam kryeministri i shtetit të madh sovjetik”.

Tani ishte radha e Skouras që të kundërpërgjigjej.

-“Sa kryeministra keni”?

“Do t’i përgjigjem kësaj”, – replikoi Hrushovi. Ai ishte kryeministri i të gjithë vendit dhe secila nga republikat kishte kryeministrin e saj. “Ju keni kaq shumë”?

“Ne kemi 2 milion presidentë amerikanë të korporatave amerikane”, ia ktheu Skouras.

Goli i parë për Skouras! Sigurisht, Hrushovi nuk kishte ndërmend të lëshonte pe.

“Zoti Tikhonov, ngrihuni pak ju lutem”, urdhëroi kryeministri.

Nga një tavolinë në audiencë, Nikolai Tikhonov u ngrit.

“Kush është ai”? – pyeti Hrushovi. “Ai është punëtor, i cili u bë inxhinier metalurgjie…! Ai është drejtues fabrikash të mëdha kimike. Një e treta e mineralit që nxirret në Bashkimin Sovjetik vjen nga rajoni i tij. Atëhere, shoku grek, nuk është kjo mjaft për ju”?

“Jo”, ia ktheu Skouras. “Ky është monopol”.

“Është monopol i popullit”, replikoi Hrushovi. “Ai nuk posedon asgjë tjetër përveç pantallonave që vesh. Gjithçka i përket popullit”!

Më herët, Skouras i kish kujtuar audiencës se ndihma amerikane ndihmoi që të luftohej zija e bukës në Bashkimin Sovjetik në vitin 1922. Tani, Hrushovi i kujtoi Skouras se përpara se të dërgonin ndihmë, amerikanët kishin dërguar një ushtri për ta shuar revolucionin bolshevik. “Dhe jo vetëm amerikanët”, – shtoi ai. “Të gjitha vendet kapitaliste të Europës dhe të Amerikës marshuan drejt vendit tonë, për ta mbytur në pelena revolucionin e ri. Asnjë prej ushtarëve tanë nuk ka qenë kurrë në truallin amerikan, por ushtarët tuaj kanë qenë në atë rus. Këto janë faktet”.

Prapëseprapë, tha Hrushovi, nuk kishte asnjë urrejtje. “Edhe në këto rrethana”, tha ai, “akoma iu jemi mirënjohës për ndihmën që na dhatë”.

Pastaj Hrushovi tregoi përvojat e tij luftarake në Ushtrinë e Kuqe gjatë luftës civile ruse. “Isha në rajonin e Kubanit kur u ndeshëm me Ushtrinë e Bardhë dhe i hodhëm në Detin e Zi”, tha ai. “Jetoja në shtëpinë e një familjeje intelektuale borgjeze shumë interesante”.

Ja ku ishte, vazhdoi Hrushovi, një minator i paarsimuar me duart gjithë qymyr, ai dhe ushtarë të tjerë bolshevikë, shumë prej të cilëve të pashkollë, që ndanin shtëpinë me mësues dhe muzikantë. “Kujtoj të zonjën e shtëpisë që të më ketë pyetur: Më thoni, çfarë dini rreth baletit? Ju jeni një minator i thjeshtë, apo jo’? Të them të vërtetën, nuk dija asgjë rreth baletit. Jo vetëm që nuk kisha parë kurrë balet, por dhe nuk kisha parë as edhe një balerinë”.

Audienca qeshi.

“Nuk e dija se çfarë lloj gjelle ishte apo se me çfarë hahej”.

Kjo solli akoma më shumë të qeshura.

“Dhe u thashë: Prisni, gjithçka do të vijë. Do të kemi gjithçka, edhe balet””.

Edhe denigruesit e kuq të palodhur të shtypit Hearst e pranuan se “ai qe një moment pothuajse i rrallë”. Por sigurisht që Hrushovi nuk mund të ndalej aty. “Tani kam unë një pyetje për ju”, tha ai. “Cili vend ka baletin më të mirë? I juaji? Ju bile nuk keni asnjë trupë të përhershme opere apo baleti. Teatrot tuaj përdorin atë që u jepet nga të pasurit. Në vendin tonë është shteti ai që i jep paratë dhe baleti më i mirë është në Bashkimin Sovjetik. Ai është krenaria jonë”.

Ai vazhdoi të llomotisë më tej dhe më pas kërkoi falje për bezdisjen. Pas 45 minutash të folure, u duk se po i afrohej një mbylljeje të ëmbël. Pastaj iu kujtua Disneyland.

“Pikërisht tani m’u tha se nuk mund të shkoj në Disneyland”, shpalli ai. “Pyeta: “Pse jo? Çfarë ka ndodhur? Mos keni rampa lëshimi raketash atje”? Audienca qeshi.

“Vetëm dëgjoni”, tha ai. “Vetëm dëgjoni se çfarë m’u tha: Ne, domethënë autoritetet amerikane, nuk mund ta garantojmë sigurinë tuaj atje”.

Ngriti duart në stil estrade. Kjo i solli një të qeshur tjetër.

“Çfarë është kjo? Mos ka ndonjë epidemi kolere atje? Mos e kanë pushtuar vendin gangsterët atje? Policët tuaj janë aq të fortë sa ta lëvizin një dem duke e kapur nga brirët. Sigurisht që mund të rivendosin rend në qoftë se ka ndonjë gangster. Unë thashë: Do të doja shumë që ta shikoja Disneyland. Ata thonë: Ne nuk mund ta garantojmë sigurinë tuaj. Atëhere, çfarë duhet të bëj unë? Të kryer vetëvrasje”?!

Hrushovi po fillonte të dukej më shumë i zemëruar sesa i mërzitur. Grushtet e tij goditën ajrin rreth fytyrës së tij të kuqe. “Kjo është situata në të cilën e gjej veten”, tha ai. “Për mua, një situatë e tillë është e pakonceptueshme. Nuk mund të gjejë fjalët për t’ia shpjeguar këtë gjë popullit tim”.

Audienca u befasua. Vërtet po shikonin diktatorin 65-vjeçar të vendit më të madh të botës, që po shfrynte zemërimin pse nuk mund të shkonte? E ulur në audiencë, Nina Hrushova i tha David Niven, se ishte vërtet e mërzitur pse nuk mund të shikonte Disneyland. Kur dëgjoi këtë, Frank Sinatra, i cili ishte ulur në krah të zonjës Hrushov, u përkul dhe i pëshpëriti Niven në vesh.

“Në dreq policët”, tha Sinatra. – “Thuaj zonjës se ti dhe unë do t’i çojmë atje këtë pasdite”. Shumë shpejt, zemërimi i Hrushovit, në qoftë se qe ky ai që kishte, u zhduk. Ai llomotiti pak rreth faktit sesi ishte ngjeshur në një limuzinë të mbyllur në vend të një kabriolete të mirë e të freskët. Më pas, ai disi kërkoi falje: “Ndoshta do të thoni: Çfarë miku i vështirë qenka ky, por unë i besoj rregullit rus: Ha bukë e kripë, por thuaj gjithmonë atë që mendon. Më falni në qoftë se isha disi gjaknxehtë, por edhe temperatura këtu kontribuon në këtë. Gjithashtu, – iu kthye ai Skouras, – miku im grek më ngrohu”.

E çliruar nga ndryshimi i gjendjes shpirtërore, audienca duartrokiti. Skouras i shtrëngoi dorën Hrushovit, i ra shpatullave dhe të dy burrat trashaluqë e tullacë qeshën, ndërsa yjet, të cilët njohën një show të mirë kur e parë një të tillë, i shpërblyen ata me një duartrokitje entuziaste në këmbë.

Dreka mbaroi, Skouras e shoqëroi mikun e tij të ri drejt studios së zërit ku Can-Can po filmohej, duke pushuar së përshëndeturi yjet e ndryshëm gjatë rrugës. Kur hasi Marily Monroe në turmë, Skouras nxitoi që t’ia paraqiste atë kryeministrit, i cili kishte një parë një pamje të madhe me fytyrën e saj në një film rreth jetës amerikane në një ekspozitë amerikane në Moskë. Hrushovi i shtrëngoi dorën dhe i nguli sytë.

“Jeni një zonjë e re e bukur”, i tha duke qeshur.

Më vonë, ajo do të tregonte sesi ishte të shikoheshe me kujdes nga diktatori: “Më shikoi në mënyrën sesi një burrë shikon një grua”. Në atë moment, ajo reagoi ndaj shikimit të tij duke e informuar se ishte e martuar.

“Im shoq, Arthur Miller, iu dërgon përshëndetjet e tij”, u përgjigj ajo. “Duhet të ketë më shumë nga këto gjëra. Kjo do t’i ndihmonte të dyja vendet që ta kuptonin njëri tjetrin”.

Skouras e shoqëroi Hrushovin dhe familjen e tij drejt Sound Stage 8 dhe e ngjiti në një shkallare të drunjtë jo shumë të qëndrueshme, drejt një ambienti sipër skenës. Sinatra u shfaq në skenë i veshur me një kostum francez të fillimit të shekullit, kostumi i tij. Ai luante rolin e një avokati francez që bie në dashuri me një valltare, të luajtur nga Shirley MacLaine, e cila ishte arrestuar për luajtjen e një vallëzimi të ndaluar të quajtur cancan. “Ky është një film rreth shumë vajzash të bukura dhe tipave që i pëlqejnë shumë ato”, deklaroi Sinatra.

Duke dëgjuar përkthimin, Hrushovi buzëqeshi dhe duartrokiti.

“Më pas në këtë film, ne shkojmë në një saloon”, vazhdoi Sinatra. “Ky është një vend ku shkoni për të pirë”.

Hrushovi qeshi me këto fjalë. Dukej se po ia kalonte mirë.

Filmimi filloi; radhët u formuan dhe pas një numri vallëzimi që nuk la kurrfarë dyshimi se pse cancan dikur ishte ndaluar, shumë spektatorë, amerikanë dhe rusë, ngritën supet: Pse zgjodhën këtë për Hrushovin?

“Qe zgjedhja më e keqe e imagjinueshme”, kujton më pas Wiley T. Buchanan, Shefi i Protokollit i Departamentit të Shtetit. “Kur kërcimtari futet në fundin e MacLaine dhe del duke mbajtur ato që duket se janë mbathjet e kuqe të saj, amerikanët e pranishëm ia dhanë një psherëtime tmerri të dëgjueshme, ndërsa rusët qëndruan stoikë, duke disa-provuar në heshtje”.

Më vonë, Hrushovi do ta denonconte kërcimin si gjë pornografike, megjithëse në ato momente dukej mjaft i kënaqur. “Po e shikoja me vëmendje”, thotë Richard Townsend Davies i Departamentit të Shtetit, “dhe dukej sikur po e shijonte çka po shihte”.

Sergei Khrushchev, i biri i kryeministrit, nuk është dhe aq i sigurtë. “Ndoshta babai ishte i interesuar, por më pas filloi të mendonte: Çfarë do të thotë kjo”? – kujton ai. “Për shkak se Skouras qe shumë miqësor, babai nuk e mendoi atë si ndonjë provokim politik, por nuk kishte shpjegim. Ajo ishte thjesht jeta amerikane”. Sergei mblodhi shpatullat, më pas shtoi: “Ndoshta Hrushovi e pëlqeu, por do të thoja për të sigurtë: Nëna nuk e pëlqeu”.

Pak çaste më vonë, Hrushovi hipi në një limuzinë të gjatë të zezë me bishta të mbrapëm të gjatë. Lodge rrëshqiti pas tij. Limuzina eci përpara, duke fituar me ngadalë shpejtësi. Duke e prishur Disneyland, guidat e Hrushovit u shtrënguan që të dilnin me një plan të ri. Në vend të tij, ata e dërguan kryeministrin në një tur në vende ku po bëheshin ndërtime të reja. Hrushovi nuk shkoi asnjëherë në Disneyland.

Peter Carlson ka kaluar 22 vite tek Washington Post si editorialist dhe gazetar për gjëra të veçanta. Ai jeton në Rockville të shtetit Maryland. / Memorie.al

“Nëse nuk i përgjigjeni thirrjes për t’u regjistruar në bataljonët partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia…” Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

Kolë Terova, 48 vjeç, i gjendur mes dy zjarreve, kërcënimit të partizanëve nga një anë, por edhe me te vëllanë, i cili e kishte emrin si i kërkuar në listat e gjermanëve, ai përshkruan me detaje pozicionin e tij të vështirë si viktimë. Ky dokument tregon qartë metodat e mobilizimit me forcë të shumë shqiptarëve gjatë vitit 1944, por edhe arsyen e një vale të madhe dezertimesh të mëvonshme, ende pa mbaruar Lufta, pasi ata kuptuan se viktimë në këtë luftë nuk do të ishin pushtuesit por vetë shqiptarët dhe ata ishin kthyer me forcë në një makinë vëllavrasëse.

Kolë Terova, ishte 48 vjeç në fund të Luftës, ndërsa kishte marrë një varg thirrjesh kërcënuese për t’u mobilizuar në radhët e partizanëve, në shtator 1944. Pas kërcënimeve deri edhe me jetë, ai vendos të shkruajë një letër, drejtuesve komunistë në Shtabin e përgjithshëm, ku zbulon gjithë tablonë e mobilizimit me forcë, të plaçkitjeve dhe djegieve që ndodhnin në fshatra e qytete prej brigadave partizane, dhe terrorit, para të cilit gjendeshin shqiptarët e thjeshtë e të pafajshëm si ai, të cilët nuk kishin mundësi për shkak të moshës a sëmundjeve të dilnin në mal e të luftonin.

I gjendur mes dy zjarreve, kërcënimit të partizanëve por edhe si i kërkuar në listat e gjermanëve, ai përshkruan me detaje pozicionin e tij të vështirë si viktimë. Ky dokument tregon qartë metodat e mobilizimit me forcë të shumë shqiptarëve gjatë vitit 1944, por edhe arsyen e një vale të madhe dezertimesh të mëvonshme, ende pa mbaruar Lufta, pasi ata kuptuan se viktimë në këtë luftë nuk do të ishin pushtuesit por vetë shqiptarët dhe se ata dashje pa dashje ishin kthyer me forcë në një makinë vëllavrasëse. Ja letra e tij:

15 shtator 1944

SHTABIT NACIONAL ÇLIRIMTAR

Unë i nënshkruari Kola Llazo Terova, lindur në katundin Terovë dhe banues prej më shumë se 25 vjet në qytetin Korçë, kam nderin t’Ju paraqit lutjen që vijon:

Sot më datë 15 Shtator 1944 dhe më ora 12 para dite, mu dorëzua këtu në Korçë një letër e dërguar prej Komandantit të Bataljonit Brig. XV Amdi Babanit, të cilën po e përshkruaj tekstualisht si vijon:

V. F. L. P.

15/IX/1944

shokut Kostë Tërova

Për mobilizimin që u bë në Tërovë Këshilla e Katundit Tërovë caktojë edhe për Kollan që të vijë ushtar, qoftë se nuk vjen sot do t’ju merret malli bagëtia shtëpia, do t’u digjet dhe juve do të shkoni drejt Gjyqit Popullit,

shoku Amdi Babani

Kom: Bat. Brig. XV.

Gjitha’shtu me këtë datë mu dorëzua dhe një letër tjetër dërguarë nga shoku Pirro, i cili ndodhet afron prej 2 vjet në katundin Tërovë si vijon:

“Vëllazëria Tërova qe kundër kur ka filluarë lëvizja Nacional Çlirimtare e deri sot, familja tuaj nuku e ka ndihmuar luftën siç duhet, sa u kemi hequr vërejtjen shumë herë por ju nuku ini bindur mos kujtoni se do ju heqim vërejtjen dhe tjetër herë jo! por do të arrestoji dhe do të shkoni të gjykohej pranë Shtabit.

Në katundin t’uaj kanë ardhur bataljona partizane, e gjithë fshati ka hequr baza, i kanë larë, i kanë ndërruar, ju kanë bërë gjithë shërbimet, vetëm shtëpia t’uaj ka qëndruarë e ftohtë karshi luftës t’onë; baza s’ka hequr, partizanët nuk i ka larë as i ka ndërruar, sa herë janë bërë fushata në bukë e të tjera, nuk kini dhënë, po Ju lajmërojmë që të mos hiqni as një qillo fasule misër grurë, bar prej fshatit t’uaj, duhet ta lini në fshat, kështu është urdhri i Partisë, nuk duhet të shkojë as një koqe bereqet në shtrofkat ku sundun armiku “Nazizmi”;

Në qoftë se nuku i përgjgji këtyre fjalëve, merren masa të rrepta, lufta t’onë kërkon ndihma njerëzore dhe materiale e jo spektatorë sehirxhinj”!

15 /9/1944

të fala Partizane Pirrro

d.v.

Po me këtë datë na dërgojë një letër dhe këshilla e katundit Tërovë si vijon:

“Me urdhër të Brigadës XV Këshilla Nacional-çlirimtare e Katundit Tërovë, vendosi mobilizimin e 8 personavet midis këtyre 8 u caktua dhe Kola Llazo Tërova, që të shkojë sa ma parë në radhët e Batalionit Brigadës XV-të, si kundër shkuhanë fshatarët e tij. Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë”.

Me keq’ardhje Ju njoftojë se një letër e tillë nuku më mbesohej që të vinte nga një Komandant sidomos e adresuarë në një pjesëtar i një familje e cila ka qëndruarë e përpiktë në Ideologjinë e Partisë dhe ka dhënë ndihmat ekonomike dhe morale të konsideruëshmenë Partinë; të cilat ndihma në rast nevoje munt t’i provojmë me dokumenta, gjith’ashtu dhe vëllaj im Kosta në çdo rast që është thërritur në no një mbledhje publike prej autoriteteve të vëdit, ka qenë një nga të paktit persona që ka folur kundra Ballit duke përkrahur Partinë, pa marrë parasysh rreziqet dhe kjo provohet në listën që i është dhënë komandës gjermane që t’arestojë.

Njëkohësisht Ju njoftojmë se dhe në kohën e lëmit kur ndodhesha në katunt për të ndihmuar vëllanë t’im, kur kryetarët e çetave të Ballit rodhë në Katundin Tërovë, të cilët përveç që na grabitnë bereqet dhe të holla si neve ashtu dhe katundarët, rekrutuan me zor 22 djem të Katundit të cilën e konstatova vetë dhe kundërshtova dhe për këtë arsye më goditnë dhe më muarë nënë vërejtje katër dit resht dhe mbasi paguamë një shumë t’hollash më dhanë një lejë për katër dit, dhe kështu unë së bashku me vëllanë t’em u detyrova të largohemi nga Katundi, duke lënë gjithë pasurinë në mëshirën e çetave të ballit gati njëzet ditë.

Letra e Komandantit më njofton se unë duhet të paraqitem në Komandën e nalt-përmendur brenda ditës, d.m.th. brenda një kohe ma pak se 5-6 orëve, dhe në rast të kundërt do të marrë masa ekstreme, jo vetëm kundrejt meje, por edhe kundra vëllajt t’im Kosta.

Unë e di mirë se deri tash të tilla masa nuku janë marrë kundrejt atyre që kanë qenë armiqtë më të fort të Partisë dhe qe kanë bërë masakra dhe grabitje popullit pa përjashtim, dhe habitem si Komandanti në fjalë të marrë masa të tilla kundrejt një personi si i nënshkruari, pa patur as më të voglin shkak, gjith’ashtu dhe Këshilla e Katundit Terovë pa patur asnjë të drejtë që të veprojë dhë të vendosë mi personin tim, ka vendosur dhe ka paraqitur listën e vullnetarëve ku më ka përmbledhur dhe mua pa pyhetur dhe pa patur as më të voglën të drejtë, mbasi unë nuk mvarem prej Këshillës të katundit Tërovë për të cilën nuk kisha të drejtë ta zgjithnja, por vetëm kam të drejtë të mar pjesë në zgjedhjet e këshillit të mallës time në qytetin e Korçës.

I nënshkruari i datë lindjes 1896, i cili jam përjashtuar nga shërbimi ushtarak që në kohërat e para dhe që nuk e kam kryer shërbimin ushtarak, dhe njëkohësisht nga burime ma se të sigurta, nuk kemi mësuarë deri më sot që Shtabi të ketë marrë nënë armë persona që nuk kanë kryher shërbimin ushtarak dhe në moshën 48 vjeç.

Në rast se Shtabi ka vendosur mobilizimin të përgjithshme dhe të thërresë nënë-armë gjithë shokët e kategorisë time dhe të moshës sime këtu në qytet, ose të marrë parasysh listën që vendos Këshilla e Katundit, e cila pa patur as më të voglën të drejtë të vendosë për persona që banojnë jashtë rrethit, të mar pjesë si gjithë shokët e minj.

Letra e dërguarë nga shoku Pirro na idhron pa masë se është informuarë shumë keq, se si thamë ma nalt neve e dimë që kur doherë që na është kërkuarë ndihma si në Katund ashtu dhe këtu në Korçë, nuku kemi refuzuarë kurrë por kemi marrë pjesë volentarisht dhe me dëshirë të plotë dhe kemi përkrahur luftën dhe Partinë, gjith’ashtu kemi ndimuharë dhe po ndihmojmë disa familje të cilat kanë nevojë si në bereqet ashtu dhe në t’holla.

Ju njoftojmë se përveç arësyheve të nalt-përmendura si kundër mbesojë se do të jenë në dijeninë t’Uaj, se në një listë që i është paraqitur komandës gjermane figuron dhe vëllaj tim Kosta, i cili ka ma tepër se një javë që po fshihet, prandaj, me largimin tim duhet të mbyllim magazenë t’onë, gjë e cila do të bjerë më një njëherë në sy t’okupatorit i cili pa tjetër do të marrë masa ma të repta jo vetëm kundrejt neve të dyve personave të nalt-përmendur por dhe kundrejt familjes e cila ose duhet të zhduket krejt prej qytetit ose të qëdrojë të arrestohet, gjë e cila nuk shpresojmë të gjendet e arsyeshme as prej vetë Shtabit.

Lutemi prandaj, të kini mirësinë që mbasi të këqyret cështja në fjalë, në rast se ka mundësi të na njoftohet përfundimi dhe njëkohësisht të lajmërohet Komandanti, Këshilla dhe shoku Pirro që të mos merren masat si ma sipër pa patur as më të voglën të drejtë dhe arësyhe./ Memorie.al.

Arkivoli me tulla brenda më 1965! Si i rekrutonte Sigurimi për misione jashtë vendit ata që dinin gjuhë të huaja

 

PËLLUMB VREKA

Viti 1965. Arkivoli me trupin e djalit të komshiut mbërriti në oborrin para pallatit. Një histori sa e trishtueshme aq edhe misterioze. Ne banonim në një apartament dhomë e kuzhinë, krahas gjashtë apartamenteve të tjera. Të gjitha njëkatëshe, godinë e ndërtuar nga italianët, përballë kishim një pallat trekatësh që e quanin, pallati italian, ngjyrë të kaltër. Të gjitha familjet që banonin në godinën njëkatëshe ishin kuadro të Ministrisë Punëve të Shtetit, e quajtur rëndom, Sigurimi i Shtetit, pavarësisht se aty operonte edhe Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës. Banesat ishin pa pagesë, njëra nga privilegjet që kishin oficerët e Ministrisë Punëve të Brendshme. Këto godina ndodheshin në pjesën e poshtme të murit rrethues të Kinostudios. Të gjitha hyrjet ishin të kompletuara për një banim normal. Unë isha në vitin e fundit të shkollës shtatë vjeçare “Bajram Curri”, mësuese kujdestare kishim një zonjë grua, Ida Harshova, me ato flokë të shkurtra e me një bluzë (që më është fiksuar mirë) ngjyrë rozë material “Deve” quhej atëherë. Drejtor shkolle kishim Filip Ndocaj, babai i Engjëll Ndocajt, sot gazetar në Radio Televizionin Shqiptar. Filipi ishte një burrë i hedhur, buzagaz dhe mbante një pardesy bezhë të pa mbërthyer e kur ecte i hapej si “parashutë”. Nejse, arkivoli u soll në oborr të pallatit me një makinë tip “Zuk” që rëndom përdorej për shpërndarjen e druve me metro kub për qytetarët nëpër adresa. Kurioziteti ishte i madh, në oborr u mblodhën me dhjetëra njerëz. Gjithkush mundohej të shikonte momentin kur të hapej kapaku i arkivolit, mirëpo kjo mundësi nuk na u dha, as neve sehirxhinjve dhe më e forta, as edhe familjarëve të të ndjerit.

Arkivoli nuk u lejua të hapej së pari sepse atë e shoqëronin dy persona me kostum e kravatë dhe së dyti, ai ishte i gozhduar mirë! Familjarët e lajmëruar për mbërritjen as nuk protestuan e as vunë kujën për birin e tyre, ç’ka të jepte të kuptoje që ata ishin “Porositur” të rrinin “Urtë”. Kështu pas disa minutash qëndrimi dhe grumbullimit të familjarëve e fare fisit, me një ecje të ngadaltë prapa “Zukut” u drejtuan për në varreza ku u varros pa ndonjë ceremoni të veçantë.

HISTORIA E USHTARIT

E vërteta qëndron në faktin që djaloshi i ndjerë ishte ushtar në kufi në zonën e Prushit në rrethin e Kukësit. Siç thoshin edhe komshinjtë që e njihnin mirë, ai ishte një djalë inteligjent, gjimnazin (Çajupi) e kishte mbaruar me nota të shkëlqyera. Zotëronte perfekt, gjuhën angleze të cilën e kishte mësuar si autodidakt, me një vullnet të fortë. Por thashethemet tregonin një histori misterioze të vrasjes në kufi të djaloshit. Thuhej se nga viti i dytë i shërbimit, ku ushtar, gjatë patrullimit të vijës kufitare, një grup prej tre vetash, në pjesën ku mbaronte “Kloni” takohej me një ushtar të palës Jugosllave. Teoria konspirative për të vazhdonte me pikasjen e njërit prej kolegëve të tij që ky takohej fshehurazi me ushtarin kufitar Jugosllav. Siç ndodhte rëndom e përherë në Ushtri, Polici e Kufi, ushtari zbulues njofton Shefin e Sigurimit të Repartit për sa kish parë. (Çdo repart kishte veç partisë edhe dy ostre, operative të sigurimit si syri vigjilent i përhershëm). Thashethemnaja, vazhdonte me mbajtjen nën vëzhgim të ushtarit “Tradhtar”, të cilin një moment, të një dite, kolegu e pikasi kur hodhi armën matanë klonit dhe me një zvarritje poshtë telave të klonit po mundohej të dilte matanë, ku ishte dhe momenti kur ushtari survejues e pikasi dhe pa asnjë paralajmërim hapi zjarr duke e lënë të vdekur në vend. Urdhri për vrasjen e dezertorëve apo të kalimit të kufirit të shtetasve ka qenë në fuqi deri në përmbysjen e pushtetit të Ramiz Alisë. Ushtari i vrarë pas kësaj, gjithmonë sipas historisë tymnajë të shpërndarë gjithandej, u soll me “Zuk”-un në shtëpi kurse ushtari ekzekutues i tradhtarit imagjinar, u dekorua me medaljen “Për merita në mbrojtje të kufirit të R.P.S.SH”!

Takimi me babain e Kondos

Viti 1996. Unë kisha, aso kohe edhe një biznes në sektorin e supermarketit. Im atë vinte shpesh nga Fieri, ku edhe banonte familja jonë, për të qëndruar dy apo tre ditë. Ndërronte ambient nga malli por edhe nga halli sepse ajri në Fier qysh kur u ndërtua, ndotej nga aroma që shpërndante azotiku i Fierit (era squfur), dhe kjo i bënte dëm shëndetit. Nejse, në supermarket kisha një zyrë të quajtur të punës dhe po pinim kafe duke bërë dhe muhabet. Në një moment hyn në zyrë njëra nga shitëset e më thotë:

– Shef, ka ardhur një zotni e kërkon t’ju takojë.

– Sille brenda, shpejtova unë. Hyri zotëria e pasi u përshëndetëm e ftova të ulej.

– Urdhëroni zotni, – e pyeta,

– Me se mund t’ju ndihmoj?

– Unë-, vazhdoi mysafiri,

– Jam babai i Aleksandër Kondos, kampionit të ngritjes së peshave.

– Po, po, – e ndërpreva unë, ka qenë i famshëm.

– Problemi qëndron – vazhdoi ai, – se ne kemi kohë që mundohemi të grumbullojmë donacione për të bërë shumën e duhur e për ta sjellë trupin në Shqipëri.

Pas aksidentit që i ndodhi në SHBA, po mundët edhe ju të na jepni një kontribut, do t’ua dinim për nder.

– Po – ia thashë, pa e zgjatur, – Hapa sirtarin mora tetëqind dollarë dhe ja dhashë pa hezitim.

– Shumë faleminderit, – tha i ati dhe pasi u ngrit na përshëndeti e falënderoi, u largua.

– Eh, theu heshtjen babai, – i ziu ai, akoma beson se aksidenti i të birit që i mori jetën, ishte i rastësishëm!! Babai punonte akoma në Organet e Sigurimit të Shtetit.

– Pse, – u bëra unë kurioz, – Si është historia e këtij Aleksandër Kondos? Në fakt duhet theksuar një detaj shumë i rëndësishëm që, trupin e Aleksandrit e solli në Shqipëri Qeveria Shqiptare, ndërsa paratë e grumbulluara i mori i ati i tij! Ndodh edhe kështu!

– Dëgjo mor djalë, vazhdoi im atë. Qetë-qetë, a të kujtohet historia e atij ushtarit që kishim komshi dhe që e vranë në kufi, në tentativë për t’u arratisur?

– Po, po, më kujtohet, por atëherë u çuditëm të gjithë që nuk i lejuan familjarët të hapnin arkivolin e që e kishin mbuluar me një batanije ushtrie.

– Epo, duhet të dish pak më shumë. Për faktin e çuditshëm e të jashtëzakonshëm që nuk u lejuan familjarët të hapnin arkivolin e birit të tyre. Ai djalë ishte i talentuar, i zgjuar dhe njohës perfekt i gjuhës angleze. Për këta tipa, Sigurimi i Shtetit bënte gjithçka t’i fuste në dorë për t’i përdorur jashtë shtetit për shërbime të ndryshme, këta quheshin “Agjentë të fjetur”.

ARRATISJA E PANAJOT PLAKUT

Sigurimi i përpunonte, i udhëzonte, i pajiste me dokumente të rregullta, interesohej deri sa këta të asimiloheshin me shoqërinë për rreth. Dhe ai djalë, pësoi të njëjtin fat. As u vra e as u arratis. Arkivoli kishte brenda… tulla!! Kur elementë publikë të rëndësishëm me funksione partiake, arratiseshin jashtë vendit, sidomos në Jugosllavi e Greqi, propaganda e shtetit pritës nuk reshte pa i mëshuar faktit që Shqipëria është një shtet Diktatorial, pa liri të fjalës, etj., etj.. Tipik është rasti i arratisjes së Panajot Plakut në Jugosllavi, i cili pas arratisjes fliste për natë, në radio-Jugosllavia, kundër Pushtetit Popullor. Kjo e tërbonte partinë në pushtet dhe si person që paraqiste rrezikshmëri për Republikën Socialiste të Shqipërisë, duhej të eliminohej me patjetër. Për të zbatuar këtë detyrë, viheshin në punë të ashtuquajturit “Agjentë të fjetur”. Dhe faktikisht, Panajot Plaku u gjet i vdekur në dhomën e hotelit ku dhe e kishte sistemuar Agjentura e UDB-së.

REFUZIMI I VILSON BLLOSHMIT

Ose rasti tjetër me kushërinjtë Blloshmi, në Elbasan, Vilson dhe Genci. Vilsoni ishte shumë më inteligjent, i zgjuar por, dhe parimor, krahasuar me Gencin. Ai ishte autodidakt i gjuhës Franceze, përkthente shkëlqyeshëm libra të ndryshme, falë pasionit të tij edhe këtu u fut në lojë për rekrutim, Sigurimi i Shtetit, të cilit ju bë ofertë deri edhe nga Kadri Hazbiu, personalisht për t’i shërbyer Sigurimit duke e dërguar me shërbim në Belgjikë. Sigurimi nuk nguroi t’i përmendte edhe faktin që fisi i Blloshmajve ishin të shpallur “Kulakë” nga Pushteti Popullor. Mirëpo Vilsoni i trembur pikërisht nga Biografia e tij, gjykoi për ndonjë hakmarrje nga Pushteti Popullor dhe refuzoi rekrutimin për t’u vënë në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Kaq u desh, të refuzojë bashkëpunimin aso kohe, ishte si vetëvrasje. Për këtë, Sigurimi u hakmor pa pasur nevojë për “Agjentë të fshehur” por i eliminoi të dy, duke i pushkatuar.

HISTORIA E KAMPIONIT

Këto ishin variacione të punëve të Sigurimit të Shtetit. Ndërsa historia e Aleksandër Kondis, është më komplekse, nuk ishte thjesht arratisje e një qytetari. Në ekipin Dinamo, ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ashtu siç ishte edhe ekipi i Partizanit, ekipi i Ushtrisë Popullore, Aleksandri kish një shok të ngushtë A. Sukniqi, me origjinë malazeze, i cili mbante lidhje me fisin e tij dhe… Fisi i tij kujdesej nga UDB-ja, për mbarëvajtjen e Sukniqit si ngritës peshash model. Sukniqi, e mbante afër, Aleksandrin, i jepte edhe rroba të ardhura nga Jugosllavia, (shteti Shqiptar nuk e pengonte këtë gjë, por kujdesej për propagandën me to), gjithashtu i kish dhënë një orë “Atlantik” dhe një “Areta” etj. kështu Sukniqi kish për detyrë që të përpunonte patjetër Aleksandrin si një figurë me emër në Shqipëri e aq më tepër oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

– Ti, Sandri, – Je njeri me emër, kampion në Shqipëri por, trajtimin nuk na e bëjnë, nuk na vlerësojnë, jashtë vlerësohen sportistët, edhe me emër, edhe me shpërblime edhe me dhurata etj. etj.

– E, ç’duhet të bëjmë, ç’mendon ti për këtë situatë?

Dhe sukniqi i tregoi variantin që kishte kohë që e përpunonte, kur të shkonin në Mal të Zi, në Kampionatin Ballkanik që po afronte, kur ekipi të niset për këtu, ne qëndrojmë atje, tek njerëzit e mi, i kam marrë të gjitha masat. Ata na presin etj., etj..

/Gazeta Panorama 

“Në Burrel gjeta edhe babanë, u bëmë atë e bir në burg, po vdiste se qe plak, as gatuante e as ishte në gjendje t’i shërbente vetes, aq sa…” Dëshmia e trishtë e Sezari Maliles nga Gjirokastra

Në familjen e Veliko Maliles në Gjirokastër gjithë jeta do të përmbysej ditën që ai do të arrestohej. Viti 1947 do të shënonte fundin e jetës së tyre të qetë e të lumtur. Ai ishte një prej tregtarëve më të pasur të Gjirokastrës, por regjimi komunist e kishte piketuar që në ditët e para për ta arrestuar e, për t’i rrëmbyer gjithë pasurinë. E akuzojnë si pjesë të një grupi armiqësor prej pesë vetash, me në krye Baba Kamberin e Beratit, Babain e Teqes së Suhës. Nga ai grup, u dha dënim me vdekje për Baba Kamberin, i cili u pushkatua ndërsa Veliko Malile dhe Milto Lito, ishin dënuar me burgim të përjetshëm.

Torturat në hetuesi do ishin të tmerrshme dhe arsyeja e vërtetë e tyre ishte dorëzimi i floririt. Veç tij në tortura kishin përfshirë dhe të shoqen, për të cilën Sezar Malile dëshmon se “Nënës i kanë futur edhe macen në dimit, që të dorëzonte paratë”.

Veliko Malile do të burgosej fillimisht në burgun e Gjirokastrës, ku do të mbahej i izoluar për 2 vjet dhe më pas do të dërgohej në burgun e Burrelit. Në familjen e tij gjithçka do të merrte tatëpjetën, në korrik të 1949-ës kur do të arrestohej edhe i biri, Sezari, i cili do të mbahej në hetuesi për afro 10 muaj e më pas do të dënohej për tentativë arratisjeje me 12 vjet burg.

Një pjesë të dënimit, Sezari do e kalonte në kampet e tmerrshme të punës së detyruar në Maliq dhe Kavajë, por pjesën tjetër të dënimit ai do ta kryente në Burrel, në burgun, ku prej shumë kohësh qëndronte i izoluar edhe babai i tij i moshuar. Sezari e kujton kështu takimin me të atin në burgun e Burrelit:

“Në Burrel gjeta edhe babanë. U bëmë atë e bir në burg. Po vdiste. Qe plak; as gatuante, e as ishte në gjendje t’i shërbente vetes. Shumë i rënë. Dhe i porosiste ata të shtëpisë që të kujdeseshin për mua, për djalin. ‘Bjerini djalit mbrapa, se unë e kaloj’, – u thoshte i gjori. Sakrifica! Por kur shkova unë në Burrel, u rregulluam disi se gatuaja unë, i laja rrobat dhe kujdesesha për të”.

Sezari qëndroi në burgun e Burrelit për 3 vjet e gjysëm, deri në dhjetor të vitit 1957. Kushtet e tmerrshme të jetesës aty, ai i përshkruan me këto rreshta: “Burreli ishte shumë i rëndë, fillimisht se qe i mbipopulluar. Dhomat ishin të ngarkuara atje ku nuk bëhej. E dyta, përdorimi i banjos ishte shumë i zorshëm. Mundësia për të kryer nevojat, ishte shumë i kufizuar. Për atë punë, kishin vënë dy qypa në fund të dhomës.

Për të gjithë. Pleqtë kishin nga një pagure; ata urinonin në pagure. Plaku urinonte në pagure, se nuk ishte në gjendje të priste te radha e qypit: që ta merrte qypin, të shkonte e ta pastronte në banjo, ta lante e ta sillte prapë në dhomë, gjë që e bënim gjatë kohës së pushimit kur dilnim në oborr. Kështu që ai që ishte plak, përdorte paguren. Ne të tjerët përdornim qypin, aq sa qypi mbushej fytas.

Por, kur ndodhte që thyhej qypi, çfarë të bënim ne? Kur thyhej qypi, fekalet merrnin dheun dhe ne nuk kishim një leckë që ta mblidhnim. I binim derës dhe nuk na e hapte kush. Kjo qe më e tmerrshmja e Burrelit: qypi. Dhe e dalura jashtë ishte një tjetër problem: një orë në mëngjes, një orë pasdite”.

27 dhjetori i vitit 1957, do të shënonte fundin e burgut për Sezar Malilen. Duhej të ishte i gëzuar, por a ishte e mundur kjo? Në burg po linte të atin e moshuar, i cili ende nuk e kishte përfunduar dënimin, ndërsa jashtë e priste një jetë tmerrësisht e vështirë. I ati do të qëndronte edhe një vit tjetër në burg, ndërsa vetë i duhej të gjente një strehë dhe një punë.

“Babain e lashë në burg. Kur erdha në Tiranë, kërkova pasaportizim por nuk ma dhanë. Më dëbuan e më shpunë në Kavajë. Vajta në Kavajë me dyshekë në krahë. Në kriporen e Kavajës. Ku të rrija? Parà e gjë nuk kisha. Ku do të futesha? Aty në kripore, ishte një ndërtesë; punoja dhe strehohesha aty… Babai doli nga burgu një vit pas meje.

Unë isha në Kavajë atë kohë. Pas një viti, më në fund kisha arritur të zija një dhomë. Kur erdhi babai, erdhi edhe nëna e cila deri atëherë rrinte te vëllai. Kështu që krijova folenë aty. Avash-avash, me nga një leckë me nga një gjë, sikur u bëmë pak shtëpi. Morëm ca lëvozhga misri dhe bëmë minderet, se s’kishim as mindere”.

Për Sezarin internimi apo dëbimi ishte edhe më i vështirë se periudha e burgut.

“Nuk dija ku të shkoja. Në dorë të Zotit. Po të të internonin, shkatërroheshe krejtësisht. Shkatërrohej shtëpia. Kur të fusnin në burg, shtëpia ngelej, foleja ngelej. Pra internimi ishte shkatërrim. Dita më e zezë ajo ka qenë”./ Memorie.al

PREJ  AT GJERGJ FISHTES O.F.M. 28  NANDOR  1913. – Pergatiti Fritz RADOVANI        

 

At Fishta FLAMURIN E SHQIPNISE 8 m. e vuni ne kompanjelin e Fretenve.

               Pervjetori i ngritjes së Flamurit të Pamvarsisë në vend qi me kenë ditë gëzimi për Poetin asht ditë vaji e ankimi. Dasitë e anmiqsitë në mes të vetë jetës politike shqyptare e të krahinave të ndryshme, të shitunit e shumë Shqyptarve propagandës së huej e deri luftat vëllaznore janë historia e atij viti.

Nji notë karakteristike malinkonije prandej e rrëmben Zanen e Fishtës, e cila ankon, mjerohet, brigon, nxitë e shpreson, për me mujtë me trandë e me prekë zemrën e Shqyptarve, tue i drejtue nga atdhédashunija e vertetë. Kanga kjé botue së pari në “H.D.” Dhetor 1913, në rasë të përvjetorit Flamurit.

Komenti: At Viktor VOLAJ O.F.M.

 

  1. Oj Zanë, t’ këndojm…t’ vajtojm, deshta me thanun;

 

Pse sod ditë kanget s’ asht per mue e tye.

Po ç’ gzim kjo ditë né mundet me na dhanun,

Kur, qé, mbas nji motmoti q’ i u pelqye

Evropës Shqyptarin zot n’ shpi t’ vet me e lanun

E kuj, posë Hyut, m ’ketë jetë mos me i sherbye,

Shqyptari i dám prap me vetvedi gjindet

E shk’ asht ma zi, prej vedit edhe s’ bindet?….

  1. E ku kjo punë kisht’ ndodhë posë se n’ Shqypni,

 

Qi ‘i popull, s’ parit dalun prej robnimit,

Per nji motmot të rrijë ai n’ anarki

E t’ bahet prralla e gazi i rruzullimit,

Ké i zoti s’ asht ai sod m’ u vue m’ hulli,

Edhe me u thanë anmiqve e t’ tanë njerzimit:

“Un ktu sundoj! M ’ketë shkamb mue m’ vuni Zoti

E kndej nuk luej, pa u shuemun stina e moti”!?

  1. Ah! T’ mjerët na, t’ mjerët! E sod, me ‘i pecë të kuqe

 

E me ‘i orrl duem qi Shqyptarija e mjera

T’dalë vedit n’ dritë, si vedit çilë n’ bubuqe

Nji drandofille e njomë, kur kthen prendvera….

Jo, jo, Shqyptarë! Por banje flamrin duqe

E zhytnje n’ Dri t’ mos t’ a zhvillojë kurr era.

Flamri Kombtar nuk ka shka ban nder né,

Po kjé se dashtuni nuk kem’ p’ r Atdhé

  1. E, drue dashtni p’r Atdhé nuk ka Shqyptari;

Me gjasë, s’ çan kryet Shqyptari per komb t’ vet,

As per njatë gjuhë t’ ambel qi i la i Pari,

As pse Shqypnija n’ vedi u ba sod shtet;

Pse e shoh se veç atje, ku xhixhillon ari

Pa frymë e tue dihatun vrap ai nget:

Si Krishtin shiti Juda Iskarjotë,

Drue Atdheu nder né po shitet p’r zallotë…

5            A thue mos fola keq?…Po lypi t’ falun;

 

Perse ktu vetë me fye nuk due kurrkendin.

E pse asht mirë fjalen n’ zemer t’ fryt m’e ndalun,

Por njai, qi të liruem me e pasë s’ do vendin,

A prej se s’ mundet vetë m’ shkamb t’ naltë me dalun,

A prej se tjervet s’ don m’ u a lshuemun rendin

A thue ai s’ asht Judë? Po, kambë e krye Iskarjota!,

E pra, ksi nipash ka ‘dhe shum Kastriota…

  1. E po p’r ata, qi, zyre e nderë harrue,

Qi, marre e turp kaherë flakrue mbas shpinet,

M’ visar t’ Atdheut me t’ huejë shkojn tue tregtue

(Kush ndyt mbas Frankut rrejtë, kush mbas Sterlinet

Kush pse Dinari teper i asht lakmue),

E Atdhén prej s’ huejësh me e qitun duen bashtinet,

Thue edhe per ta ndokuj do t’ i hijë çuda,

Kur thom, se nuk janë tjeter, veç se Juda?…

  1. Po, Juda janë, e gjinde janë trathtarë,

Porsi njata, qi n’ mend prej s’ huejësh mahitun,

Varzat e djelmt, – e para uzdajë shqyptare –

Me ndjesi t’ hueja n’ shkollë i çojn me i rritun,

Tue lanë mbas doret t’ amblen gjuhë amtare,

Pa t’ cillen kombi s’ mundet n’ dritë me u qitun;

E me çakrrija t’ mbetna shkret mbas tregut,

E lanë me u rrejtë nipnin e Skanderbegut.

  1. O Skanderbeg Kastrjota! O rrfé mizore!

Serbjani i mnishem, po ké votra pshtetun,

Nipavet t’ vet u flet m’ lahutë zatore,

Sa forcë e anmikut pit nen shpatë t’ ka mbetun:

Por nipat t’u n’ Shqypni sod nder msojtore,

(Ku gjuha shqype hin si fmij i gjetun….)

As emni, ndoshta, nuk e dijn si t’ quhet;

Pse tjerë fatosa aty me zanë u duhet.

  1.  Veç po, njat’ emen t’ and t’ bekuem, t’ madhnueshem,

Si t’ huejë, si nipa t’u, dijm me t’ a quejtun,

Kur ndonji lash dobijet fort t’ ngatrrueshem

Me té duem me zhgatrrue, e kur me vuejtun

Duem ndonji kundershtim, qi n’ vend t’ naltueshem

S’ na lên m’u kapë mbas dshirit t’onë të pruejtun:

Nen emen t’and, po, t’ gjith atëherë na strukmi,

Kur atdhetarë n’ sy t’ kombit duem qi t’ dukmi.

  1. Ah! Jo; kangë gzimit sod, moj Zanë, nuk due!

Sod un due qi kah fjalët e mija t’ dalin,

Si rrkajë Vullkanit t’ shkojn tue gurgullue:

T’ shkojn tue  therun, si thika qi thér djalin

E vetem ambel m’ prehen t’ nanës pushue:

T’ bumbullojn, po, si rrféja, qi trandë malin;

Pse teper keq Shqypnija e ngratë ka ngelun,

Teper pa nderë pse nami i saj asht shkelun.

  1. Oh vaj! Oh kob! Oh marré e turp per né!

Sot sheklli mbarë prir synin prej Shqyptarvet,

Me pa si perkujdesmi per Atdhé;

E si u dishmojm me punë na kundershtarvet

Se jemi t’ zott me u lidhë me bésë e fé

Edhe vetë me sundue vendin e t’ Parvet:

E na, harû e si polipa deti,

Veç hapim syt me shkye ndoi ‘i send per veti!…

  1. Shqyptarë! Shqyptarë! Ndigjoni, pashë Zotin!

Pa ju kurr s’ mundet n’ dritë me dalë Shqypnija:

A thue, pra, n’ terr po e lini m’e shkue motin,

Tash qi dergoi t’ bardhë fatin Perendija

Flamur me ngrehun n’ vedi? E Gjergj Kastriotin

E t’ Parët, a thue, kshtu do t’ korisë nipnija,

Ké shoq me shoq enè s’ kem’ ra na n’ fije?

Ké vémë fitimin para çdo Shqypnije?

  1. Ah! Jo, Shqyptarë, jo; mos e lshoni doret

Shqypnin e mjerë, – ketë Atmè t’uej t’ Bekueme

E cilla sod, pervujtë si vashë kunoret,

S’ parit po hin nder fise t’ qytetnueme.

A thue pse teper t’ ngushta i ka terthoret

M’e lanë me dnesë prap nen kambë t’ huej t’ poshtnueme?

Ma e vogel se Rusija pat kenë Sparta,

Por nami i saj asht shkrue me shkrola t’ arta.

  1.      Ah! Ktu, Shqyptarë, po, ktu, e m’ vorr t’ Kastrjotit

Per rreth Flamurit t’onë t’ gjith t’ bahmi ‘i vlla,

Edhe t’ apim shoshojt besen e Zotit

Se per Atdhé na kem’ m’u orvatë pa da.

Tue shkri per té të gjitha ditt e motit:

Se para t’ gjith në vorr na kem’ me u kja,

Se e lamë Shqypnin me e shkelë prap themra e huej.

Posë Zotit n’ qiellë, s’ do t’ i sherbejm mâ kuej.

_____________________________________________________________

                     Botue 1913.

 

Shenim FR:

              Origjinali asht në librin Lirika të At Gj Fishtes.

“HISTORI TË PASHKRUARA”- QËNDRIME TEJET NACIONALISTE NË DISTANCË 50 VITESH- Nga MËRGIM KORҪA

 

Një mik i imi që në fëmijëri si edhe komunist i bindur që në moshë shumë të re, më 1985-ën, atëhere kur as nuk mund të mendoje lidhur me një kolaps total të komunizmit në të gjitha vëndet e Kampit t’ashtuquajturit Socialist, i mërzitur si edhe i zhgënjyer në maksimum se si ishin marrë nëpër këmbë pikërisht ato të drejta njerëzore dhe norma demokratike që propaganda komuniste i reklamonte me të madhe, më pati thënë: … “lus Zotin që sa të rroj të mos ketë përmbysje të këtij sistemi sepse po të ngjasë një gjë e tillë do të bëhet një kasaphanë dhe gjaku do të shkojë deri në gju! Si qëndroi pak i menduar, vazhdoi … dhe e keqja është se atyre që do t’a bëjnë kasaphanën  ne komunistët, me sjelljet dhe veprimet  tona, u a kemi dhënë të drejtën që t’a bëjnë atë…!

                Tashti, ai ish komunist e ndjen akoma më të rëndë përgjegjësinë morale ndaj popullit të tij, si njeri i ndershëm që është, spese komunizmi u përmbys dhe jo vetëm që nuk pati vetëgjyqësi, por aq më keqas drejtësia nuk veproi fare  ndaj atyre që, edhe me ligjet e kohës së monizmit duhej të pëgjigjeshin rëndë penalisht. Pikërisht këtu qëndron edhe paradoksi i madh. Ata që e kaluan tërë jetën ndër kampe imternimesh si bij baballarësh të cilët edhe ata nga ana e tyre u pushkatuan fare padrejtësisht, nuk donin të përsëriteshin të njëjtat skenare të padrejta!. Ata kërkonin veç drejtësi për ç’ishtë bërë ndaj tyre, Mirëpo e ashtuquajtura drejtësi e vendosur nga të vetequajturit  demokratë që gjë tjetër nuk ishin veç ish komunistë, çdo gjë mund të ishte por jo drejtësi!

E pashë të udhës t’a bëj këtë hyrje vetëm e vetëm për të theksuar se populli fali, të persekutuarit nuk deshën hakmarrje, por kurrsesi  nuk duhet lejuar që harresa t’a mbulojë me vellon e saj historinë makabre 50 – vjeçare  se në të kundërtë shumë kollaj, mbas ndonja dy brezash, aventurierë politikë mund të  veprojnë që së rishmi të përsëritet ai kob i mallkuar!

                E tashti hyjmë në temën e mirëfilltë të shkrimit.

Më 15 gusht të këtij viti mbushen plot 50 vite që nga dita kur u ekzekutuan në Shkodër Ndue Pali edhe Caf Meti. Rastësia i bashkoi ata në bangën e t’akuzuarve. Nduen, sepse kishte qenë anëtar i Qëndrorit të Ballit Kombëtar, kurse Cafin sepse kishte qenë nënoficer. Përse u dënua me dënimin kapital Ndueja? Sepse që në fillimin e seancës i u drejtua Aranit Ҫelës:   “E kërkojshim  na në Shkollën Tregtare të Vlonës spiunin e fashistave e sot ai spiun, prej podiumit të prokurorit po na dënon si  fashistë”! Ndërsa Nduen e gjykonte ish shoku i tij i shkollës, përbindëshi që edhe fytyrën si të një karikature njeriu e kish, të cilit autori popullor anonim ia ngriti këngën e cila këndohej me gjithë terrorin e pashoq që ushtrohej. Ja edhe disa vargje që nuk i kam harruar ende sot:

Zêmër zjerm si shkamb granitit

                                                                                Ja xîn faqen Aranitit.

                                                                                Prokuror je me detyrë,

                                                                                Por ti je shqyptar paftyrë,

                                                                                Dje spiû t’paten fashistat,

Sot xhelat te komunistat.

Ti po vret e bán shka t’thonë

Kur t’pendohesh do t’jet’ vonë!

                Ndue Pali ende nuk i kishte mbushur të 25 vitet e rinisë. Akuza për të si edhe Cafin ishte stereotipe: “Tradhëtarë të popullit që e keni shitur Atdheun tek të huajtë”.

                Tashti e ndjej për detyrë të prekim  së bashku me lexuesin momentet nga më kulmoret të jetës së Ndue Palit. Si student i Shkollës Tregtare të Vlorës ndjenjat e tij anti – italiane  i përhapte në të gjithë bashkënxënësit. Pasoja? Dy vite e gjysmë internim në Ventotene të Italisë. Kur të internuarit i detyrojnë të përshëndesin romanamente (përshëndetja fashiste me krah të shtrirë) i vetmi që nuk pranoi t’a ngrinte krahun qe Ndue Pali. (Kjo e vërtetë që e dijnë të gjithë ish t’internuarit, i shtrembërohet në gjyq nga dëshmitari i tij i akuzës Sadik Bekteshi, të cilit natyrisht i digjte burracakllëku i tij, që e akuzon Nduen se paskish pranuar të nderonte alla fashiste), Kur Ndueja lirohet nga internimi, si anëtar i Qëndrorit të Ballit Kombëtar që ishte, dërgohet në Dukagjinin e tij ku në të nëntë Bajraqet përhap  edhe propagandon idetë e nacionalizmës  si edhe Dekalogun e Ballit,

Mbas hyrjes së komunistëve në Shkodër, qëndroi ilegal në malet e Dukagjinit që e lindi dhe e rriti. Në ato kohë qeveria shpalli një amnisti për të arratisurit dhe, me pabesinë që e karakterizonte që atëherë edhe në vazhdim, ndërmjet të tjerëve që u dorëzuan e arrestoi edhe Ndue Palin. Përgjatë gjyqit që u zhvillua, nuk merrej vesh nëse akuzues ishte inkuizitori Aranit Ҫela apo denuncues i sistemit, Ndue Mirashi.

Mbas dënimit me vdekje, në fjalën e fundit që u jepej të pandehurve që të kërkonin mëshirë, Ndue Pali tha: “Nuk âsht tue më frigue dënimi kapital që po më nepni prokuror, se jam i pastër para Popullit e Kombit t’êm e kto janë kah më mjaftojnë”!

Në gjoks Ndueja kishte një distintiv të Dedë Thanit (që i a kishte dhënë Lec Gjeka), ku në fushë të kuqe ishte një zhgabë e zezë. Kur vanë t’i merrnin Nduen me gjithë Cafin për t’i ekzekutuar, hyri në qeli komandanti i togës ekzekutimit Zoi Shkurti dhe deshi t’ia shkulte Ndues nga gjoksi distinktivin. Ndueja i ngriti dy duart e prangosura dhe e goditi me frorcë në kokë Zoin i cili u përplas për tokë. Në atë çast e filluan së bashku me Cafin atë përleshje që është bërë legjendare si lufta e dy të lidhurveme pranga kundër togës së armatosur! Rezultati? Katër nga xhelatët mbetën të vrarë. Njeri nga ushtarët e Divizionit Mbrojtjes nga kulla e rojesi briti Ndues “nuk ke se ku të shkosh o Ndue Pali se tani t’a mora shpirtin”. Dhe trimi i u përgjigj “Ti je kah m’a han,,,,,. Se vetëm trupin mundesh me m’a vrá  po kurrë jo shpirtin t’êm”! Në atë çast ora ishte shtatë. Të nesërmen në gazetë ishte  shkruar “Dje në orën pesë u ekzekutuan armiqtë  Ndue Mirashi e Caf Meti.

                Për t’u dhënë fund fakteve, përpara se të merremi me pak komentim, në Zallin e lumit Kir kur u thanë të thonin fjalën e tyre  të fundit para skuadrës së pushkatimit, Ndueja tha:

“Nuk më vjen keq aspak pse un sot po pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokë shqyptare mbas pesë vjet vuajtjesh prej fashistash e nazistash. Shqypnia rrnon edhe pa Ndue Palin. Por nji fjalë due me i a drejtue rinisë nacionaliste: punoni deri në dekë t’uejën për nji Shqypni indipendente e me baza shoqnore moderne e demokratike. Rrnoftë Shqypnia e Shqyptarve. Të fala familjes”. Kjo fjalë e fundit e Ndue Palit më është dhënë t’a kopjoj nga i vëllai  tij, i mirënjohuri futbollist i përfaqësueses tonë Pal Mirashi, siç e kishte nxjerrë ai integralishtnga Arkivi i Shtetit)

Unë personalisht nuk di  se me ç’epitet t’i përcaktoj këto fjalë të fundit të një djaloshi njëzet’e pesëvjeçar përpara togës së pushkatimit. Vetë lexuesi le t’a gjejë një cilësor të përshtatshëm  si t’i a thotë zemra!

Nisur nga fakti se për gati gjysmë shekulli historia u manipulua dhe u shkrua ashtu si e donin pushtetarët, është më se e qartë  se u mendua që edhe Ndue Pali së bashku me të gjithë ata që i edukuan dhe i frymëzuan atë me gjithë shokë, do të harroheshin. Por hesapet i bënë gabim. Kujtesa e popullit, kënga e tij si edhe trashëgimia gojore e gjyshërve nipave si edhe mbesave, nuk do të lenë të shkelet mbi gjakun e këtyre viganëve të nacionalizmës mbi të cilët hodhën baltë sa deshën dhe akoma duan të bëjnë lloj, lloj spekullimesh pikërisht ata që kontribuan aktivisht që këto figura të poshtëroheshin!

Në mesin e muajit gusht 1995, mbasi trupat e të ndjerëve Ndues edhe Cafit ishin prehur për 48 vite në gropën e përbashkët dhe po bëheshin përgatitjet t’i rivarrosnin me nderet që u takonin, vete Pal Mirashi, i vëllai i Ndue Palit, tek familja e Caf Metit dhe u thotë : “Kam ardhë me nji propozim. Êm vëlla Ndoja si edhe vëllau e baba i juej Cafi  u gjykuen s’bashkut, u dënuen s’bashkut, luftuen s’bashkut, u pushkatuen s’bashkut, edhe s’bashku  kanë katërdhet’e tetë vjet që prehen në të njajtën gropë. Pse t’i ndajmë ?  t’i  rivarrosim në të njajtin vorr nji të kshtenë e nji mysliman si simbole t’atdhedashunisë e cila për hir t’Atdheut nuk merr parasysh dallime fetare!  Mos t’a harrojmë Patër Gjergjin e madh, atdhetarin t’cilit komunistat i vunë lloj lloj epitetesh si tradhtar, qi moton e tij e kish: Për Atdhé e për Fé!

Dhe ashtu u bë. Më 14 gusht të vitit 1995 u rivarrosën me nderime në të njëjtin varr Ndue Pali me gjitthë Caf Metin dhe shërbesa fetare, tek i njëjti varr, u bë si nga prifti dhe nga hoxha.

Nuk mundem t’a kaloj në heshtje një përfundim që duhet nxjerrë. Nga errësira e inkuizicionit komunist Ndue Pali i bën thirrje rinisë për të punuar për një Shqipëri demokratike. Pesëdhjetë vite më vonë Pal Mirashi propozon mos të bëjnë dallime fetare në rivarrim. A nuk i përshkon si një fill’ i  kuq këto dy veprime të këtyre dy vëllezërve nacionalistë dashuria dhe përkushtimi atdhetar?

Në mbyllje, natyrshëm më vijnë në mëndje pyetje si:

-Kur e emëruan Aranit Ҫelën të përfaqësonte të drejtat e njeriut në forume ndërkombëtare, i dukej vetja i shpotitur dhe sa komik që ishte?

-Pas një jetetë filluar me spiunime dhe të vazhduar me krime deri në fund, vallë e vret ajo hije e zbehtë e ndërgjegjes së strukur dhe e ndrydhur thellë në shpirtin e tij?

-A i dalin përpara si hije Ndue Pali me shokë të cilëve, tani që po i vjen fundi, mbase do të donte t’u kërkonte falje? Ndonëse rapsodi e ka thënë në këngën e tij:

Kur t’pendohesh do t’jet’vonë!

“HISTORI TË PASHKRUARA”- PO I PRET SARISALLTËKU PLAK TË VIJNË E TË PREHEN NË KËMBËT E TIJ  ELENA DHE PETRIT MERLIKA- Nga MËRGIM KORҪA

Elena dhe Petrit Merlika

Amaneti që la Petrit Merlika para se të vdiste; … kur të vinte koha, t’a varrosnin në Krujën e tij të dashur. E ky amanet, domosdo do t’i plotësohet, kur kushtet do t’a lejojnë,  që së bashku me shoqen besnike të jetës tokësore gjithë vuajtje, Elenën, t’i transportojnë për në banesën e fundit n’Atdhé!

E mbaroi udhëtimin përgjatë tralektores tokësore në dhjetorin e vitit 2003, i filluar ai në shkurtin e 1915-ës, e tashti shpirti i tij ndjek atë flurudhë e cila për sytë njerëzorë ështt’e padukëshme por bën pjesë në harmonin’e përgjithëshme që drejtohet nga Regjenti i Gjithësisë, Zoti vetë! Pak vite jete normale  gëzoi ai dhe shumë, të panumërta qenë vitet e vuajtjeve e të dhunës imponuar që hoqi mbi kurriz i mjeri. Vetëm tridhjetë vitet e para të jetës tij qenë vite të njeriut të lirë, ashtu siç i takojnë çdo krijese njerëzore që nga lindja. Edhe njëmbëdhjetë vitet e fundit të jetës vërtet jetoi i lirë, në dhe të huaj, por në pamundësi t’i shijonte.

Kurse ajo pjesë jete r cila ishte vërtet për t’u shijuar, ato dyzet’e shtatë vite përgjatë të cilëve njeriu është produltiv dhe mundet t’i shijojë, e detyruan t’i kalonte i dhunuar, i nëpërkëmbur dhe i pafuqishëm të reagonte ndaj vuajtjeve që veç tij po kalonte e gjithë familja e tij! Shkelje të të drejtave të njeriut, madje shkelje të skajëshme e quajnë sot një të  njëmitën e dhunës që i imponuan Petritit dhe familjes së tij, pikërisht autorët e asaj dhune, po t’u bëhet atyre sot! Dhe kanë të drejtë,  plotësisht të drejtë nga ana njerëzore . E këtë pohim e bëj më se sinqerisht! Vetëm se e quajnë shkelje po t’a kenë ata thikën nga ana e tehut në dorë, kurse sa kohë që ata e kishin dorezën nga dora, ishte zbatim i drejtë  lufte klasash! Kjo është sa paradoksale edhe e ulët!

Po sjell tashti një kujtim të vogël, tejet të parëndësishëm, krahasuar  me dhunën pasuese që hoqi mbi kurriz Petrit Merlika me gjithë familje në vazhdim. Sapo u vendosën në Tiranë forcat partizane, ndër veprimet e para të tyre qe edhe njoftimi familjes së Petrit Merlikës t’a lironin menjëherë sjtëpinë  pronë të tyre. Dhe fati e desh që ndërsa familja Merlika largohej nga shtëpia e tyre, familja e gjeneral Spiro Moisiut erdhi të banonte në të, Më ka pasë treguar e ndjera Elena me gojën e saj, se një djalë i familjes Moisiu rreth gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i veshur me uniformë partizane e ndiqte dhomë më dhomë se mos merrte gjë nga shtëpia. Ai djalë, sot President i Republikës, nuk e besoj se i ka harruar ata çaste. Nga ana tjetër shpresoj se  mbase kujtimi i padrejtësisë atëherëshme ka lënë gjurmë tek ndërgjegja e tij që sot ai, me postin që ka, të mos lejojë të vazhdojn’e të nëpërkëmben të drejtat e pronës!

Duke marrë shkas tashti nga jeta e Petrit Merlikës e duke e ndjekur atë përgjatë hullisë detyruar në të cilën e drejtuan dhunshëm zbatuesit e paprincip të luftës së +klasave, unë shtroj pyetjen logjike: kush qe humbësi dhe e cilës përmasë qe humbja? Mos ishin vallë humbësit Petrit Merlika me shokë apo humbëse qe Shqipëria? Vërtet viktimat ishin humbësit e jetës tyre, por shikuar në këtë aspekt thjeshtë personal, autorët e luftës së klasave si edhe zbatuesit e tyre të paprincip, si të tillë deklarojnë sot se … ndonjë gabim është bërë në ekzagjerim të luftës së klasave … Po ky problem do analizuar në gjithë shtrirjen e tij e jo duke e reduktuar në raste personale. Po me që i ndjeri Petrit Merlika qe njeri i specializuarnë fushë shkencash egzakte, e trajtojmë problemin duke e kundruar në mënyrë fare sipërfaqësore, vetëm këtë kategori specialistësh.

Abdyl Sharra si edhe kolegët e tij Kujtim Beqiri, Vasil Mano, innxhinjer  Zyma, Sulo Klosi, Riza Alizoti apo Selaudin Toto, të gjithë të diplomuar me rezultate maksimale n’unuversitete me emër europiane, kush inxhenjer ndërtimi, tjetri gjeolog e kush specialist nafte, u pushkatuan ose u varën si sabotatorë. Selaudin Totua qe nxënës i zgjedhur i të famëshmit Enriko Fermi që desh t’a mbante asistent të tijin e Selaudini nuk pranoi se desh t’i shërbente atdheut! Kujtim Beqirit më 1976-ën i u ekspozua fotografia në Universitetin e Vjenës si yll i atij univeriteti, (ku një herë në 50 vite që nga krijimi i universitetit ekspozohej një fotografi e tillë). Të gjithë këta specialistë u kundërviheshin  teknikëve jugosllavë me guximin si edhe përgjegjësinë teknike të specialistëve atdhedashës, pa e ditur se ato vlera të tyre do të përbënin corpus delictin e tyre.! Profesor Zuberin e famshëm, zbuluesin e pellgjeve naftëmbajtëse nëntokësore të Bakusë, Iranit, Irakut, Arabisë Saudite, etj. e solli në Shqipëri inxhenjer Andrea Xega, gjeollogu i shkëlqyer që kishte qënë student i zgjedhur i profesor Zuberit. E Zuberi zbuloi vëndburimet e Kuçovës edhe Patosit. Si përfundoi ky personalitet botëror? E vdiqën me shqelma në qeli në syt’ e Petro Markos, shkrmtarit të dëgjuar dhe mikut të Petrit Merlikës, që ishte i varur nga sqetullat në hekurat e dritares qelisë. Të gjitha këto Petro Mrkua i ka pohuar botërisht në faqet 479 – 480 të librit të tij “Intervistë me vetveten” (Retë dhe Gurët), botim i shtëpisë botuese Omsca-1 – viti 2000. Ai gjithashtu kujton një bisedë të tijën në qeli me prof. Zuberin i cili i kishte thënë një ditë: “A e di se këtu ja Enveri ja Koçi janë agjentë të huaj, besoj të Jugosllavisë. Se nuk lanë imtelektual të gjallë, me qëllim që ata të sjellin të tyret.”

                Edhe Andrea Xegën  e kalbën në burg! Prandaj Petrit Merlika, i diplomuari në elektro-hidro-energjitikë në universitetin e Grenoblit dhe i specializuar në universitetin e Friburgut në Zvicër, ëndrrën e tij t’a shfrytëzonte energjin’e lumenjve që kryq e tërthor e përshkojnë vëndin tonë, kurrë nuk mundi t’a realizojë dhe ngeli vetëm dëshirë e tij- Kjo sepse ata që e minuan vëndin tonë nga themelet nuk e deshën një gjë të tillë dhe Petritin, mbasi e kalbën për pesëmbëdhjetyë vite në burg, e katandisën t’internuar edhe për trdhjetë vite të tjerë duke qen’i detyruar t’u paraqitej rojeve dy herë në ditë! E cili ishte faji zyrtar i Petritit? Se në vitin 1945 kishte biseduar me dy a tre vetë  që do të qe mirë të formohej një parti opzitare që zgjedhësit të kishin më shumë se një mundësi votimi. Ky qe faji fatal  i tij. Dakord. E pranojmë për një çast se ky mendim paska përbërë faj. E pranojmë edhe faktin se ky person u paska dashur të dënohet e të vuajë aq sa vuajtjet e Mandelës duken qesharake para vuajtjeve të Petrit Merlikës. Po të gjykojmë drejtë e me objektivitet: mirë Petrit Merlika që së paku mbeti gjallë, po gjith’ata specialistë që edhe u pushkatuan ose u varën vetëm e vetëm se sllavi e desh një asgjësim të tillë, në këtë mes kush  qe humbësi m’i madh, ata të mjerët vetë, apo Shqipëria?Për të rritur një brez të tillë specialistësh duhen rreth 30 deri 40 vite punë. U zhdukën ata si pasojë e nënshtrimit total të drejtuesve shqiptarë ndaj trysnisë ideologjike sllave.

Gazeta Bashkimi e datës 25 shtator 1947 pikon gjak. Lexojmë në të kalimim ku njoftohet se:

“ … prokurori i popullit  Josif Pashko  bëri pretencën e tij kundra tradhëtarëve  dhe kërkoi  dënimin në litar për Shefqet Bejën, Riza Alizotin dhe Sulo Klosin … “, dhe mëndja në mmënyrë të pashmangëshme na shkon tek zoti Gramoz Pashko  i cili, kur ia lëvizën eshtrat e t’et nga varret e dëshmorëve për në varrezat civile, këtë lëvizje  e quajti publikisht gjest makabër! Dakord, e pranojmë këtë pohim për një çast, po veprimin e t’et që dënonte intelektualë e speecialistë nga më të shquarit e vëndit me dënime kapitale vetëm e vetëm t’u shkonte në vënd jugosllavëve qëllimi i tyre antishqiptar, atë veprim si e quan sot zoti Pashko?  Mos e quan gabime që edhe u vërtetuan asokohe? Po ç’emër do t’i vemë këngës që këndonte rapsodi popullor:

Enver  – Koçi ka parë ëndërr/ Shqipërinë nuse e Titon dhëndërr,

                Në shtëpi të bukur e të gjanë / Beograd e deri në Tiranë …

                Kaq tamam fluturimthi, rreth së kaluarës. Vijmë tashti tek e sotmja. Edhe në dhjetorin e vitit 2003 kemi një Petri Merlikë  i cili ndonëse i dhunuardhe i nëpërkëmbur tërë jetën nga diktatura, i mëkuar siç qe nga mësimet e t’et, patriotit dhe ghuhëtarit të shquar Mustafa Merlika Kruja, kërkon të varroset në qytetin e tij të Krujës. Petritit jetën, me padrejtësi të skajëshme ia bënë skëterrë në vëndin e tij, por ai prapseprap n’atë dhé e kërkon prehjen: nuk ia ka fajin dheu po ia kanë njerëzit. Dhe paradoksi m’i madh është fakti që edhe sot pinjojt e Ramiz Alisë, njërit prej arkitektëve të vrasjeve masive të të rinjve kosovarë, pjesëmarrës aktiv në vendimet famëkeqe kriminale të zhdukjes intelektualëve si Petrit Merlika me shokë, ai që deri në ekstrem e shtyu dorën e ndihmës ndaj kombit tonë që iu shtri nga Shtrausi , ai që edhe në çastin e fundit urdhëroi të shtihej  me zjarr kundra popullit , në këtë mijëvjeçar të ri vazhdojnë dhe e lenë popullin pa energji elekktrike, pa ujë, pa punë e pastaj gjoja çuditen përse  njerëzit e kërkojnë shpëtimin përtej Adriatikut madje duke rrezikuar jetët e tyre!

Prandaj shtrohet me të drejtë pyetja logjike: me paralizimin e të gjithë brezave të intelektualëve dhe specialistëve si Petrit Merlika me shokë, ca duke i varur në litar, ca duke i pushkatuar e të tjerët duke i detyruar të qëndrojnë tërë jetën në karroca invalidësh, humbjen më të madhe e pësuan ata apo atdheu i tyre Shqipëria? Vetëm se mendoi që pluralizmi do  të qe e mira e shtytjes përpara të vëndit, Petrit Nerlika u dënua i vdekur mes të gjallëve dhe e tërë energjia potenciale e brezit të tij u hodh në greminë !Kurse tashti pluralizëm, asocim dhe bashkëpunum me Amerikën pa le me perëndimin’  janë fjalët e modës! Sa ironi, sa tragjedi dhe sa gjak përmban ky kundrim

Më 4 maj 1913 krijohet Krijohet Shtabi i Pergjithshëm i ushtrisë kombetare shqiptare, Ali Shefqet Shkupi është shef i Shtabit Nga Hysen Arapi

4 Maj 1913!
Krijohet Shtabi i Pergjithshëm i ushtrisë kombetare shqiptare , ku Ismail Qemali, me propozim te ministrit te mbrojtjes Mehmet Pashë Dërralla,dekreton major Ali Shefqet Shkupin si shef te atij shtabi. Ali Shefqet Shkupi ishte nje ushtarak brilant, dhe një patriot i madh,i cili kishte mbaruar akademine ushtarake ne Stamboll, ne nje klasë e madje në një bangë me Mustafa Qemal Ataturkun. Roli i tij në organizimin e ushtrise shqiptare si ne Vlore, ashtu dhe nen qeverisjen e Vidit apo dhe ne 1920 ,kur u riemerua shef i shtabit te pergjithshem ,mbetet historik ,ku veç te tjerash shkelqen me ndihmen dhe udhezimet e tij per shtabin e luftes se Vlores ,rezultati i së cilës ishte largimi perfundimtar i italianeve nga Vlora.
Nderim vepres se shefit te pare te shtabit te pergjithshem te ushtrisë shqiptare, Ali Shefqet Shkupi!

Send this to a friend