Piktori Dan Gashi, miku i mirë i Presidentit Rugova
Dan Gashi u lind në vitin 1947, në Ujz – Gjakovë. Mësimin fillestar dhe të mesëm i mbaroi në Vendlindje. Në vitin 1969 emigron në Erlangen, Gjermani. Atje fillon mësimin e gjuhës vendore. Fillimisht punon në Erba-Erlangen, më vonë në Ndërmarrjen botuese “Pestalozzi Verlag”, në Erlangen. Natyra e punës e josh më shumë me letërsinë dhe pikturën. Përveç bashkatdhetarëve, ai takon dhe miqësohet edhe me veprimtarë gjermanë të kulturës dhe të artit. Bëhet pjesë e aktiviteteve kulturore e sportive. Viti 1973 shënon kohën kur ai i qaset me seriozitet pikturës dhe poezisë, sepse këto dy zhanre të artit i afron frymëzimi, ndjesia e hollë për jetën, natyrën. Koleksioni i dorëshkrimeve të kohës, janë tregues vetëfolës i punës së begatë krijuese të Dan Gashit.
Dan Gashi transferohet, për të punuar dhe jetuar, në qytetin e bukur e piktoresk, Baden-Baden, Gjermani. Fillon punën e re në Damler-Benz. Në vitet `70-80-a, aktivizohet në grupe folklorike kombëtare, duke u paraqitur, suksesshëm, në skenat e disa qyteteve në Gjermani, Francë e Zvicër. Përgjatë viteve `8O-90-a, angazhohet me përkushtim në çështjen kombëtare. Organizimi për ta ndihmuar Kosovën, begatimi i fondeve, për mbijetësë të popullit të Kosovës, janë pjesë e veprimtarisë të piktorit, poetit dhe njeriut të mirë Dan Gashit. Zgjedhja e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Nëndegën e Republikës të Baden-Würtemberg-ut, shton obligimet dhe angazhimet e tij organizative në nivel Gjermanie. Me atdhedashurinë e lindur dhe vullnetin e madh, Dan Gashi shkëlqeu në përgjegjësinë e tij. Ai ishte mik i mirë i Presidentit Rugova, e takonte pa protokoll dhe kontribuoi edhe materialisht, për akomodimin e Tij në Evropë.
Dan Gashi ka respektuar fort punën e kualifikuar, profesonale në firmën elitë, siç ishte “Damler-Benz”, që ne e shqipërojmë – Firma Mercdes -. Që andej edhe është pensionuar. Duke qenë shumë i vyeshëm dhe familjar i mirë, ai ka ka qenë racional në shfrytëzimin e kohës. Të paktën, tridhjetë vjetë ka pasur veprimtari aktive për çështjen tonë kombëtare, që, gjithësesi, ka pasur koston e vet në kohë. Piktura, poezia dhe sporti i Karatesë, kanë qenë pjesë e jetës së tij. Është nderuar me disa çmime për sportin luftarak të Karatesë.
Sportisti, Poeti dhe Piktori, Dan Gashi
Krijimet poetike i ka botuar në tri gjuhë: shqip, gjermanisht dhe rumanisht. Studjuesi dhe botuesi i suksesshëm, Baki Ymeri, vazhdues i denjë i Rilindasëve të Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit, është përkthyes i veprës poetike të Dan Gashit. Krijimet e tij, qofshin poetike, apo në pikturë, kanë individualitet të spikatur. Ai krijoi një model origjinal krijues, duke harmonizuar filozofinë krijuese të traditës, me atë bashkëkohore. Si në art, ashtu edhe në jetën e përditshme, qoftë familjare apo shoqërore, ai është sa tradicional, aq edhe modern, i integruar, në mënyrën më të mirë të mundshme, në shoqërinë gjermane. Dhe, kjo është diçka e rrallë, në mos unike, për moshën, brezin e tij, me peshën e 70 viteve.
Dan Gashi është anëtar, madje, në Kryesinë e Shoqatës “Kunst Zeit” (Koha e Artit), me qendër në qytetin e piktoresk Baden-Baden. Kjo është një Shoqatë e organizuar artistike dhe vepron mbi bazën e një plan-programi vjetor dhe afatgjatë. Galeria e saj është përzgjedhur “ACURA Klinik”, (Spitali Rehabilitues), hollet e tij, në katin e parë dhe të dytë. Përgjatë vitit Shoqata e piktorëve organizon 4 (katër) ekspozita, duke qendruar të hapura, gjegjësisht, të ekspozuara, secila nga tre muaj. Është një kontratë, një mirëkuptim afatgjatë në relacionin Shoqata e Piktorëve “Kunst Zeit” dhe “ACURA Klinik”, në Baden-Baden. Këtu janë banjot termale reumatike, më të njohura në Gjermani dhe jashtë saj. Dikur, njiheshin me emrin “Romische-Irische Bad”, ndërsa, sot” quhen “Karakalla Bad”. Andaj, vizitat turistike janë të shumta, masive.
Piktori dhe poeti Dan Gashi ka një veprimtari krijuese artistike gjysmë-shekullore. Gjatë kësaj kohe ka realizuar 80 ekspozita, si në Gjemani, Shqipëri, Kosovë, Moskë, Egjypt dhe gjetkë. Në pikturat e tij dominon peisazhi, natyra, qoftë nga vendlindja Kosovë, Shqipëria, por, edhe nga vende tjera, ku piktori është mrekulluar nga pamje magjepse, duke i hedhur në panel. Ekspozita e radhës është kjo e hapur në Baden-Baden, ku ishin ekspozuar 50 piktura dhe do të qendrojë e hapur për tre muaj. Në hapje morën pjesë përfaqësuesit e Shoqatës të Piktorëve “Kunst Zeit”, miq e dashamirë, familjarë të piktorit, artdashës, pacientët e Spitalit Rehabilitues dhe të tjerë.
Nga e djathta: Dan Gashi, Anette Setzler-Bändel, Neki Lulaj, Idriz Zeqiraj
Në hapje të Ekspozitës, fjalën e rastit e mbajti zonja Anette Setzler-Bändel, udhëheqëse e Qendrës Spitalore “ACURA”, në Baden-Baden: “Në emër të “ACURA-Klinik”, stafit ushëheqës dhe pacientëve tanë, ju përshëndes përzemërsisht, për ardhjen tuaj në Ekspozitën tonë “Arti bashkon Popujt”, të piktorit Dan Gashi.
Ky titull i Ekspozitës është programi i i tij. I lindur në Kosovë, i ardhur në Gjermani afër 50 vjet më parë, vazhdon t`i ekspozojë pikturat e tij brenda dhe jashtë Gjermanisë. Ai ka ekspozuar pikturat, artin pamor, jo vetëm në Vendlindje, por, në shumë vende, deri edhe në Moskë, në mjedise ekstravagante, si për shembull në Ambasadën e Republikës të Kosovës në Berlin dhe është nderuar me shumë çmime e mirënjohje.
Danin unë njoh që disa vite, të dy jemi në Shoqatën “Kunst Zeit”, në Baden-Baden, ku ai është anëtar i Kryesisë. Kështu që, gëzohem për pikturat-peisazhe të tij, të cilat zbukurojnë muret e “ACURA-KLINIK”, (Spitalit Rehabilitues), për tre muaj radhazi.
Në filim të viteve `70-a filloi të vjershërojë dhe të vizatojë. E filloi me artin e së bukurës, për të arritur ke bëmirësia, kur gjatë luftës në Kosovë, u pëkujdes për bashkatdhetarët e tij refugjatë masiv.
Veçanërisht më ka rënë në sy se disa nga pikturat e Ekspozitës, nuk kanë emra. Për mendimin tim, është e panevojshme, sepse bukuria e peisazheve flet vet: ndonjëherë me diell, ndonjëherë të mbuluar nga retë, herë hanë-plotë natën. Më duket sikur sodis natyrën nga dritarja, kur kaloj çdo ditë pranë pikturave të Danit.
Të uroj suksese për Ekspozitën tënde, e cila do të vazhdojë të jetë e hapur për vizitorët. Dhe, ju falenderoj të gjithëve, për ardhjen dhe vëmendjen. Dua ta falenderoj edhe burrin tim, Andreas Bändel, i cili, me dëshirën e Danit, ka marrë përsipër argëtimin muzokor, në hapje të kësaj Ekspozite dhe më 14 mars do ta mbajë një koncert, pikërisht, këtu, në mjediset e kësaj Pushimoreje-Rehabilituese, në nderim të veprimtarisë krijuese artistike të piktorit të talentuar, Dan Gashit.
Nëse keni dëshirë ta bleni ndonjë pikturë, kjo bëhet ke unë, nga e hëna deri të premtën, prej orës 8.oo deri 15.oo. Dhe, tani, pini nga një gotë, të sponzorizuar nga “ACURA” dhe shijoni ushqimet, që ka sjell artisti poet dhe piktor, Dan Gashi.
Ju uroj një mbremje të bukur dhe ju falemnderit shumë”,- e përmbylli fjalën e saj, të ëmbël dhe pëmbajtësore, udhëheqësja e Pushimores Rehabilituese, në Baden-Baden të Landit Baden-Würtemberg të Gjermanisë, Anette Setzler-Bändel.
Pjesëmarrësit i shikuan një nga një të 50 eksponatet e pikturave. Vendorët dhe pacientët kërkonin shpjegim nga autori për motivin, vendin dhe domëthënien e pikturave të veçanta. Piktor Gashi sqaronte modestisht, duke e ruajtur sensin e masës, i pakët në fjalë, por, i qartë në mendime, shpjegime. Një koktej i përgaditur nga Spitali dhe Autori i Ekspozitës, u shtrua në lokalin e hapur hotelier, në hollin ku ishin ekspozuar edhe pikturat.
Foto – kujtim nga një grup vizitorësh të Ekspoziës
Poeti i angazhuar, jo vetën në krijimtari poetike, por edhe në veprimtaritë e shumta kulturore të Mërgatës, Neki Lulaj, kishte ardhur së bashku me bashkëshortën, Fetaneten. Në emër të vizitorëve, ai përgëzoi Shoqatën e Piktorëve “Kunst Zeit” dhe piktorin e mirëmjohur, Dan Gashin, për organizimin e kësaj Ekspozite të mrekullueshme: “Kjo Ekspozitë e hapur sot, në 12 vjetorin e shuarjes fizike të Presidentit Ibrahim Rugova, 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe 500 vjetorin e vdekjes të Skënderbeut, të nderuar pjesëmarrës, Dan Gashi, me 50 pikturat e tij, ka shkrirë artin e shpirtit pamor dhe muzën poetike, e cila qenka mishëruar me piktorin, si mishi me kockën.
Andaj, po mburremi të gjithë, edhe ju, familjarët, me njeriun e palodhur, i cili depërtoi në kulturën gjermane, që sot e tre muaj më pas, kjo galeri të jetë e prezantuar për vizitorët shqiptarë, gjermanë dhe të nacionaliteteve tjera artdashëse, të cilët ndajnë kohë dhe ushqejnë shpirtin e tyre, me pikturat e bukura. Kjo na bënë nder ne, të gjithë popullit shqiptar dhe kulturës tonë.
Prandaj, të gjithë ne, së bashku, prindit tuaj dhe mikut tonë, t`i urojmë shëndet dhe punë të palodhur, si dhe mbarësi në jetë. Falenderoj nga zemra veprimtarin e palodhur Idriz Zeqiraj, i cili ka ndarë kohën dhe nga Mynihu i largët erdhi në Baden-Baden, që kësaj Ekspozite, këtij manifestimi kulturor, t`i japë sharmin artistik të tabanit kombëtar.
Piktori Dan Gashi ka në plan, që, në të ardhmen, të hapë një ekspozitë të Bukuresht, atje ku dikur jetoi Asdreni, Mitrush Kuteli, Noli, Viktor Eftimiu, Elena Gjika, Naum Veqilharxhi dhe ku u botuan, për herë të parë veprat e Naimit. Në Bukuresht ku jetuan edhe shumë atdhetarë korçarë, ku në nëntor të vitit 1912, fjeti Noli, në hotel “Kontinental”, ku ishin edhe 200 mysafirë, me ç`rast shqiptarët e Kolonisë të Bukureshtit mblodhën ndihma për Pavarësinë e Shqipërisë.
Edhe një herë, ju falenderoj nga zemra, në fund të këtij evenimenti kulturor”, – tha poeti Neki Lulaj, nënkryetar i Shoqatës të Krijuesëve Shqiptarë në Gjermani.
Çifti Fetanet e Neki Lulaj, sipër në pikturë – fshati Ujz i autorit Dan Gashit
Piktori Dan Gashi ende jeton në Baden-Baden me bashkëshortën Fazën, vajzat: Donika, Laura, Enisa, Janina dhe djalin e vetëm, sugarin Jonin, 13 vjeçar, i cili, asaj mbremje shoqërohej nga tezja Hatë e tij e shumëdashur.
Ekspozita e Dan Gashit vazhdon të frekuentohet nga vizitorë shqiptarë, gjermanë dhe nacionalitete të tjera në Baden-Baden dhe më gjerë. Jehona, interesimi për këtë ngjarje kulturore, vijon. Të paktën, deri tani, tri gazeta gjermane kanë shkruar dhe vlerësuar pozitivisht Ekspozitën, si një ngjarje të shënuar kulturore, në qytetin e Baden-Badenit.
Zotëri Andreas Bändel, me Kitaren e tij melodioze dhe zërin burrëror, këndoi disa këngë folklorike burimore gjermane, duke i dhënë sharm e hijeshi të veçantë, kësaj ngjarje kulturore-artistike.
Vitët e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar ishin vite kur diaspora shqiptare zhvillonte aktivitet kombëtar të pandërprerë,por edhe sigurimi shtetëror jugosllav kryente vrasje serike të pandërprera e sidomos tek atdhetarët shqiptar.Një plan i sofistikuar ishte pergatitur edhe për vrasjen e atdhetarve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka. Më,17 janar 1982 tash e 39 vite me parë në qytetin e Untergrupenbachut ku u vranë tre atdhetar shqiptar.Ajo që dihet se vrasja e tyre ishte vrasje politike për shkak të aktivitetit kombëtar që bënin.Por ajo që ka mbetur enigmë tash e 39 vite është fakti se kush ishin vrasësit?!
Kush kishte pasur lidhje me vrasësit dhe si është e mundur që sigurimi jugosllav të dinte lëvizjet e atdhetarëve shqiptar në shtetin mik në Gjermani?Kush e dinte se nga Zvicra kishte ardhur Kadri Zeka për ta bërë bashkimin e grupeve në një front te përbashkët kundër serbosllavisë?
A kishte në mesin e veprimtarëve persona që kishin bashkëpunuar me sigurimin jugosllav në vrasjen e atdhetarve shqiptar.A ishte ndonjë shqiptar i përfshirë në këtë vrasje që ishte punëtor i lartë, zyrtar i sigurimit shtetëror jugosllav që kishte përgatitur këtë vrasje.Janë shumë pyetje që kanë mbetur enigmë.Deri tash kemi përplasje të dy-tre përsonave që e akuzojnë njëri-tjetrin si pjesëmarrës në këtë vrasje,por që diçka konkrete ende nuk është thënë.Krismat në Untegrupenbach janë krisma që vranë tre atdhetar shqiptar por i ngritën moralin e vazhdimit të atdhetarizmit edhe mijëra të tjerëve.
Edhe Jusufi,Bardhoshi edhe Kadriu e donin jetën,poezinë,të bukurën dhe të madhërishmën por që jeta ju ndërpre në gjysmë se ata e donin Kosovën dhe Shqiptarin, ata nuk heshtën por ishinë në ballë të popullit për lirinë e Kosovës.Por fati i keq tek ne shqiptarët,është se gjithmonë lisat e mëdhenj janë rrëzuar nga pykat e drunjëve të tyre.E fatkeqësia qëndron se edhe në mesin e bashkëpuntorve të tyre apo bashkëpuntorve të shpifur paska pasur përsona që paskan përcjellur veprimtarinë e tyre atdhetare, dhe kanë lajmëruar sigurimin shtetëror jugosllav për lëvizjet atdhetare.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu u vranë fizikisht por veprimtaria e tyre mbeti e shkruar në historin e atdhetarizmit shqiptar në përpjekjet shekullore për lirinë Arbërore.Tash eshtrat e tre atdhetarëve shqiptar pushojnë në vendlindjen e tyre në atdhe, ku homazhe bëjnë mijëra qytetar.Tash e 39 vite në Kosovë ndodhën edhe shumë ngjarje historike fal qëndresës heroike shqiptare, dhe përkrahjes së miqëve ndërkombëtar, sot e kemi edhe shtetin e dytë shqiptar,por amaneti i heronjve te kombit ishte pak më i madh se Pavarësia e Kosovës, ata na lanë amanet bashkimin e trojeve shqiptare.Tre shqiptar atdhetar tash e 39 vite u vranë në Untegrupenbach por enigma mbeti e pazgjidhur.A do të zgjidhet kjo enigmë apo do të jetësohen fjalët e atdhetarit Jusuf Gervalla se nëse është shqiptar vrasësi mos u zbuloftë kurrë.
Vrasësit që vranë atdhetarët shqiptar Jusuf Gervallën,Kadri Zekën dhe Bardhosh Gervallën, mund edhe mos të jenë shqiptar,por fakt i pamohushëm është, se pati edhe shqipfolës pjesë të këtij plani që u angazhuan si qenë besnik të sigurimit jugosllav, për ti vrarë tre atdhetarët shqiptar.
voal.ch – Është ndarë nga kjo jetë papritur në Gjermani mjekja shqiptare Eni Doko.
Eni Doko kish studiuar për Mjekësi në Universitetin e Tiranës, më pas kishte punuar pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ndërsa prej disa kohësh e ushtronte profesionin si mjeke specialiste psikiatre në Osnabrück, Germany.
Sipas lajmit nga policia e Oldenburg, Gjermani qytetarja Eni Doko, 34-vjeçare nga Bad Zwischenahn, pësoi një aksidenti të rëndë të enjten mbrëma, ndërsa vdiq në spital sot pas plagëve të rënda.
U prehtë në paqe shpirti i kësaj mjeke të re shqiptare, që kishte nisur një jetë shumë të suksesëshme profesionale në Gjermani, e cila iu ndërpre në mes.
Para dhjetë viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u nda nga jeta për të mos vdekur kurrë Kapidan Ndue Gjon Marku udhëheqësi i Blokut Kombëtar Independent dhe nacionalisti atdhetar i cili një jetë të tërë punoj e veproi që Shqipëria të jetë perëndimore e demokratike dhe jo në dorë të klyshave të Rusisë.
Kapidan Ndue Gjon Marku ishte një simbol i qëndresës shqiptare,ishtë një uragan i nacionalizmes i cili për rreth shtatë dekada qëndroj i pathyer,në rrugën e shenjët kombëtare,duke vazhduar me devotshmëri rrugën kombëtare të kapidanave të Mirditës për gjashtë shekuj histori.Kapidan Ndue Gjon Marku për asnjë moment nuk u thye,edhe atëherë kur me pushkë në dorë udhëhoqi Mirditën në luftë kundër bolshevizmit pansllavist,edhe atëherë kur më propozimin e vëllait Kapidan Mark Gjon Markut ishte caktuar që ta vazhdoj qëndresën e nacionalizmës shqiptare në mërgim,të cilën qëndresë e vazhdoj me përkushtimin më të madh një herë në Itali duke themeluar Organizatën Politiko-Kombëtare Blokun Kombëtar Independent,dhe duke ndihmuar përmes luftëtarve të ndryshme luftën në malet e Mirditës të udhëhequr nga dy vëllëzërit e ti kapidan Mark Gjon Marku dhe kapidan Llesh Gjon Marku.Edhe pas rënies heroike të dy vëllezërve Kapidan Ndou vazhdoj ta udhëheq nacionalizmen shqiptare,duke u vendosur në shtetin më mik të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai u shqua me pedantëri edhe përpos angazhimit në Blokun Kombëtar Independent bëri edhe shumë shkrime dhe botoj shumë artikuj me vlerë të madhe kombëtare duke e diskredituar haptas komunizmin në Shqipëri dhe duke dhënë fakte të pamohushme për luftën e Nacionalizmes shqiptare në mbarë Shqipërinë Etnike të udhëhequr nga Komandanti i përgjithshëm i kësaj lufte legjendari Kapidan Mark Gjon Marku.Kapidan Ndue Gjon Marku në vitin 2002 në New York e shkroj një libër enciklopedik për Mirditën me titull´´Mirdita Dera e Gjomarkut Kanuni´´, libër që është baza kryesore e shkrimit të Historisë së Mirditës në të ardhmën,apo brumi faktografik për një histori të mirëfilltë të Mirditës, e jo histori të fallsifikuar,siç e kanë bërë dhe po e bëjnë komunistët.
Kapidan Ndue Gjon Marku,la gjurmë të pashlyshme në mbrojtjen e nderit,burrnisë dhe tokës Arbnore e mbeti në historinë shqiptare si njëri ndër burrat më të mëdhenj që dha kombi ynë gjatë historisë shumëshekullore.
Në faqen e saj në facebook mjekja Elona Haubrich më 6 nëntor ka bërë këtë njoftim për mediat ku denoncon për përvetësim të shoqatës Aurora Dollenberg dhe gjithashtu bën me dije se ky denoncim është bërë dhe në Gjykatë ku pritet të merret një vendim.
“Të nderuar Kolege , Media e shkruar dhe e folur !
Po ju paraqes në mënyrë zyrtare : Aktivitetet e Federatës prej 2007 si dhe kontribuesit e saj ndër vite të dokumentuara me Foto dhe Video, kështu ju por edhe personazhe të medias të figurave të rëndësishme të informohen më tepër mbi Federatën , aktivitetet e saj dhe të njohim edhe kontribuesit deri tani vullnetarë.
Në 20 Tetor është bërë në mënyrë të paligjshme ndryshimi i Bordit Drejtues nga nje takim i jashtezakondshëm pa u njoftuar asnje mjek në prani te 6 personave përkatësisht (Eljona Istrefi Infermiere pa asnjë ditë Kontributi , Bashkëshorti i saj Admir Hoxha Infermier pa asnjë ditë Kontributi, Blerina Isufi Farmaciste pa asnjë ditë Kontributi, Florenca Spahiu Fizioterapiste pa asnjë ditë Kontributi, Götz Dollenberg Teknik Komputeri pa asnjë ditë Kontributi, Aurora Dollenberg Mjeke)me emërimin e
1.Zonja Aurora Dollenberg si Kryetare te Federates me një kontribut të reduktuar në Federatë shikoni listen më poshte , si dhe Emërimin e bashkëshortit të saj
2.Götz Dollenberg me profesion teknik Komputeri si Nënkryetar pa asnjë ditë Kontributi në Federatë
3. Eljona Istrefi Arketare me profesion Infermiere pa asnje dite kontributi duke marrë mundesinë e drejtimin dhe tē perfaqesimit të Federatës me histori 13 vjecare.
Aktualisht në bordin drejtues janë 3 persona ku dy jo te profesionit të mjekësisë dhe pa asnjë ditë kontributi. Këto ndryshime janë zhvilluar në rrugë jo të ligjshme kështu do ti lutesha medias të shkruar dhe të folur të mbajë distancë nga ky ndryshim i bordit deri në sqarimin e saj nga Gjykata në Bruanschweig.
Për të qartësuar opinionin publik këtu është lista e Kontribuesve të renditur sipas kontributit pasi po manipulohet me emrin e Federatës nga personazhe që nuk kane patur dhe nuk kanë lidhje me një Federatë Mjekësore vullnetare ku mbi 100 mjekë kanë bërë të mundur ndër vite të kontribojnë në shoqërinë shqiptare përmes mjekësisë.
1. Elona Meta( Interniste Gjermani) organizatore gjithësej në 50 aktivitete të Federatës
2. Ervis Davidhi (Internist Gjermani ) organizator gjithësej në 26 aktivitete të Federatës
3. Joana Seti (Kardiologe,Shqipëri) organizatore gjithësej në 23 aktivitete të Federates
4. Majlinda Tafa (Mjeke e përgjithshme Amerike) organizatore gjithësej në 21 aktivitete të Federatës.
5. Aurora Dollenberg (Mjeke Familje Gjermani) organizatore gjithësej në 18 aktivitete të Federatës.
6. Najada Stringa (Epidemiologe) organizatore gjithësej në 16 aktivitete të Federatës.
7. Viola (Konomi) Shano (Transfuziologe Shqipëri) organizatore gjithësej në 15 aktivitete të Federatës.
8. Albi Serjani (Internist Gjermani)organizator gjithësej në 13 aktivitete të Federatës.
9. Arjana Zerja (Mjeke Familje Shqipëri) organizatore gjithësej në 11 aktivitete të Federatës.
10. Migena Disha (Interniste Gjermani) organizatore gjithësej në 10 aktivitete të Federatës.
11. Lindita Lala (Neurologe Gjermani) organizatore gjithësej në 10 aktivitete të Federatës.
12. Denisa Golemi (Gjinekologe Shqipëri) organizatore gjithësej në 10 aktivitete të Federatës.
13. Vjola Halili (Mjeke Ligjore) organizatore gjithësej në 10 aktivitete të Federatës.
14. Eva Kurti organizatore gjithësej në 10 aktivitete të Federatës. 15.Klodian Caci (Radiolog në Shqipëri) organizator gjithësej në 10 aktivitete të Federatës.
16.Ledian Hoxha( Kirurg në Shqipëri)organizator gjithësej në 10 aktivitete të Federatës.
17. Olta Treshnjeva organizatore gjithësej në 8 aktivitete të Federatës.
18.Ilda Fouquet (Stomatologe) organizatore gjithësej në 6 aktivitete të Federatës.
19. Jehona Krasniqi (Mjeke e përgjithshme në Kosovë) organizatore gjithësej në 6 aktivitete të Federatës.
20.Geriolda Topi (Endokrinologe,Suedi) organizatore gjithësej në 3 aktivitete të Federatës.
21. Besmir Sella (Absolvent i Mjekeve Gjermani( organizator gjithësej në 3 aktivitete të Federatës.
22.Adela Sulejmani (Mjeke Laboratori Itali) organizatore gjithësej në 2 aktivitete të Federatës.
23.Vedat Eljezi (Anestezist Francë) organizator gjithësej në 2 aktivitete të Federatës.
24.Prof Philip Caushaj (Kirurg i përgjithshëm Amerikë) organizator gjithësej në 2 aktivitete të Federatës.
25. Refet Nura (Internist Suedi )organizator gjithësej në 2 aktivitete të Federatës
26.Prof. Kita Sallabanda organizator gjithësej në 2 aktivitete të Federatës.
27.Prof.Gani Bajraktari (Kardiolog Kosovë) organizator gjithësej në 2 aktivitete të Federatës.
28.Valbona Selimaj (Pediatre) organizatore gjithësej në 2 aktivitete të Federatës.
29.Teni Kamberi (Anestezist) organizator gjithësej në 2 aktivitete të Federatës.
30.Leke Abdyli (Hematologe) organizatore gjithësej në 2 aktivitete të Federatës.
31.Ramadan Jashari (Kardiokirug )organizator gjithësej në 2 aktivitete të Federatës.
Mjekët me kontribut me një aktivitet janë shumë më tepër, por për efekt të mungesës së hapësirës nuk po përmenden, por janë në Tag këtu.
Unë Elona Meta siguroj që informacionet e sipërpërmendura janë të vërteta dhe të dokumentuara me video dhe Foto.”
Festat e fundvitit kanë bërë që mërgimtarë të shumtë t’ia mësyjnë Kosovës për t’i kaluar këto festa me familjarët e tyre, shkruan Express.
Vetëm gjatë ditës së sotme, 41 fluturime do të realizohen nga Zvicra dhe Gjermania drejt Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Sfida e jashtëzakonshme e pandemisë – turizmi i diasporës. 26 fluturime nga Zvicra vetëm sot për të arritur në Aeroportin e Prishtinës. 15 fluturime të tjera nga Gjermania. Ditëve në vijim: dhjetëra mijëra njerëz tjerë do të arrijnë në aeroportet e Shkupit ose Tiranës ose përmes veturave e autobusëve”, ka shkruar Selimi./Gazeta Express
Unë besoj dhe këndoj si ju për Gjilanin, me shpirt plot dallgë. Dhe s’mendoj të lotojë askush si unë tani për tani. Kosoven e njoh nga sofra që shtron mëngjes, drekë e darkë Dhe është një sofër e një fisnike shtruar me madhështi. Kosova shpirtin e mban të hapur dhe syri i ka gëzim përherë, Në të gjitha ditët, në të gjitha stinët mbjell e korr dashuri… Të ngrohtë e ka vatren për mikun që i troket në derë, Shqiptarinë brez pas brezi në djep e tundi dhe e mëkoi te çdo fëmi… Unë e di se ç’mendon kosovari dhe flet me fakte historike, Se toka që e ka nën këmbë është e tij qysh në Iliri Gjuha pellazge qysh në lashtesi mbeti rreze drite. Kjo tokë është Kosovë, asnjëherë s’ka qenë Serbi… Unë i di të gjitha dhe s’ka kush të më thotë më tepër Për kosovarin, rilind si Feniksi në çdo fjalë e shkronjë, Unë jam me zemër dhe shpirt brenda tij si askush tjetër për Kosovën, si bukën, nga mitet, vërtet çmitizoj. Une jam poete me vargje te çimentuar në çdo prag E themele në këtë tokë martire gjilaneze, kosovare, Dhe kurrë nuk do të mbetem në pyllin njerëzor një dru i thatë, Jam poete që flas e shkruaj veç në gjuhën Ilirjane… Amanet e kemi nga të parët të flasim me shqiptari, Kufij e gardhe të mos i kemi, se jemi më shumë se vllazëri, Le ta shkrijë çdo gjë të huaj shpirti ynë prej vullkani, Korçare jam, kosovare dhe shqiptare në këtë tokë plot madhështi k@dd
Lajm i zi nga Brukseli që përfshin Kombin shqiptar, vdekja e Dr. Myrteza Bajraktarit. një figurë e nderuar ne shkalle kombtare, dhe personalitet i shquar i patriotizmit të kulluar shqiptar. Përmatepër një ish i burgosur politik, i vendosur dhe i pamposhtur kurdoherë. Vdekja e tij ra e rendë mbi familjën dhe mbi shqiptarët e Belgjikës dhe mbi shoqatën e të burgosurve politike.
Veprimtar politik i shquar mësues. Lindi më 15 prill të vitit 1933, në qytetin e Gostivarit, në Maqedoni, ne një familje të përmendur për patriotizëm. Arsimin e mesëm e kreu në Tetovë e Shkup. Më 1952 filloi studimet për filozofi në Universitetin e Shkupit, ku krijoi organizatën nacionaliste «Shkëndija». Mbrojti mësimin e gjuhës shqipe ne shkollat shqiptare, dhe jo turqishtën. U arrestua më 12 janar të vitit 1953 dhe, pas torturash çnjerëzore në hetuesi, u dënua me 7 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në burgun e Idrizovës, në Shkup. Pas lirimit, më 1962 kaloi në Shqipëri. Pas muajsh hetuesie, u internua në kampin e Semanit për më tepër se katër vjet. Në vitin 1966 iu dha e drejta e studimit: mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Tiranës (1970). U emërua në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë, por me ndërhyrjen e Sigurimit u transferua në rrethin e Beratit, gjë që nuk e pranoi. U arrestua më 12 nëntor të vitit 1970 dhe më 28 qershor 1971, Gjykata e Rrethit të Tiranës e dënoi me 3 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë kundër R.P.SH.». Pas lirimit, iu mohua e drejta e ushtrimit të profesionit të mësusesit dhe u detyrua të bënte punë nga më të rëndat.U martua me zonjën Kimete violiniste e shquar e orkestrë kombëtare. Me te ai pati tre fëmijë. Në korrik të vitit 1990 krijoi grupin ilegal «Fronti Antikomunist Tanshqiptar». Në janar të vitit 1993, u emërua konsull i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane.Këtu Myrtezaj fitoii simpati e popullaritet ndër kosovarët, të cilët ia dinin shumë mirë renjët patriotike familjare dhe punën e tij për kauzën shqiptare. Ky popullaritet i doli keq, sepse e tërhoqën në Tiranë, si nëpunës në Ministrinë e jashtme. Figura e tij duket se i bente hijje dikuj. Kështu Myrtezaj detyrohet te largohet e të gjejë azil politik ne Mbretërinë Belge, ku u mirëprit e fitoi të drejtat. Ai menjeherëu inkaudrua ne shoqatën e isht të burgosurve politikë në Belgjikë. Një shoqatë e vogël por me përberje të fortë patriotizmi e nivel kulturor. Ne këto kushte Myrtezaj i përvishet shkrimeve, me karakter historik, e boton disa libra, e artikuj në shtyp. Kryesorja e punës së tij, është nxierrja bë dritë e të vërtetave historike, të mohuara, të fallsifikuara e të përdorura për interesa meskime partiake.. Vepra kryesore u botua me sukses, dhe përben një dokument shumë të rendësishëm për historiografinë shqiptare. Në Bruksel iu bene promovime per librat, dhe për çdo përvjetor iu festua ditëlidja, që për të ishin kënaqësi. Por mbi të rendobte semundja qe ai vuente nga shqetësime kardiake. Por edhe ne kushte të sëmundjes, ai tregonte nje kurajo të madhe qendrese, e nuk linte aktivitet e mbledhje pa qenë i pranishëm. Gjithashtu qejfi i tij të shoqërohej me miq e dashamirë intelektualë për një kafe e biseda kulturore. Kënaqësia e fubdit ishte ajo që i dha Komuna e tij, që organizoj 50-vjetorin e martesës së artë të qiftit. Ky gjest merrte dhe kuptimin e dekoratës si ish i burgosur e patriot që në Shqipëri nuk i iu dha as i jepej. Ndërsa ai semundjës i bente ballë me kurajo, erdhi Covid-19, që na mbylli të gjithëvve në shjtëpijat tona, pa guxuar të dalim jashtë. Fatkeqësih e zuri cid-19 dhe u shtrua ane spital. Problem! Nuk nguroji, dhe firmosi daljenj nga spitali. Më mire shkoj e vdes ne shtepi i rrethuar nga njerëzit e mi. Ishte gjesti i fundit burrëror e trimlnor i tij, ku dhe para vdekjës qendroi kryelartë, siç kishte qendruar gjithë jetën në kushtet e vështira ë kishte kaluar. Ardhja ne Mbretërinë e Belgjikës, në një shtet ku mbretëron liria e demokracia, i krijoi kushtet që ai të merrej me shkrime et botojë dhe libra me vlerë, për historin e Shqiptarve, ku pasqyrohen fakte të vërteta qe hedhdin poshte fallsifikimet qe janë berë nga historianët komunistë. Kjo ishte një përmbledhje e përafërt e jetës se këtij shqiptari të vërtetë, që vendi i tij e mohoi dhee detyroi tëlargohet në një vend të huaj.i, në Mbterinë e Belgjikës, ku u prit mirë e fitoi të gjithë të drejta jetësore e kujdes të veçante, i ndertuiar e respektar. e kryesisht nga ana e mjekësisë që i dha mundësi t’i zgjasë jetën deri 88 vjeç.
Kujtimi i tij mbetët i pahharuar, të një shqiptari të vertetë, patriot i kulluar dhe intelektal i lartë. Nder i vendlinjës, nder i familjës, ndër i atdheut, nder i të përdjekurve politikë, nder i Kombit Shqiptar.
Familjës së të ndjerit Myrteza B ajraktari, gruas e femijeve si dhe të afërmve të tjerë, u shperhim ngushullimet tona me te thella për vndarjen nga jeta njeriut më të dashur e të shtrejtë të tyre.
Kujtimi i tij qoftë i pëjetshëm.
Pushoftë në paqë.
Me këtë rast dhe revistës Kuq e Zi ku ai ishte bashkëpuntor, i bie të mbajë zi e të presë ngushullime, veçanërisht drejtori Lek Pervizi, mik i ngushtë dhe i pandarë; me një njohje e respekt qyshë në vitin 1966, kur u njohën për herë të parë, në kushtet e diktaturës, dhe u takuan përsëri pas 40 vjet në Bruksel, me një miqësi të pathyeshme. Zi edhe për Shoqatën e të perdjekurve ,në Belgjikë dhe Shqiëri, dhe gjithë miqtë e patriotët, shokë burgjesh e kampesh, në Shqpëri e Kosovë.
Pasi që atdhetarët shqiptar në Prizren pas 552 vitësh fituan kundër qarqeve pro-serbe dhe pro-turke kanë filluar ta ngrehin krye spiunët pro-serb dhe ata pro-turk.Te jemi real unë kam menduar më herët se më shumë kemi spiun pro-turk se pro-serb.Por mendimi im ishte i gabuar.Më dolën më shumë pro- serb në mesin e të cilëve hyn edhe Tomë Gashi për të cilin tash publikisht dihet se ka qenë spiun i Serbisë, dhe si duket ende është duke e vazhduar punën e spiunit.Për Tomën një jurist i madh i Kosovës pasi që nuk jeton më nuk deshiroj t´ia përmendi emrin më patë thënë se e kemi juristin më të dobët në Kosovë.Toma pas rrahjes qe i kanë bërë rrugëve të Prishtinës si duket ka mbetur me pasoja të mëdha psiqike.Kjo shihet kur flet pa asnjë kontroll psikologjik,kjo shihet kur fyen debatuesit në mënyrën më të ulët.Sikur të jetonte në perëndim këtij do t´ia merrnin licensën e avokatit dhe do ta mbyllnin në një repart neuropsikioatrik të tipit të mbyllur.Se paku një vit do ta mbanin në një gjendje ku ushqimin edhe bukën do t´ia jepnin nga dritarja apo nga telat.Sa të dobët e ka mendimin ky spiun sa që dëshiron qe edhe shqiponjën dykrenare që e ka Gjergj Kastrioti në gjoks t´ia fal Turqisë,edhe përkrenaren t´ia fal Turqisë,edhe aktin diplomatik evropian t´ia fal Turqisë edhe veshjet princore evropiane t´ia fal Turqisë.Tipat e tillë e kanë sjellur në këtë gjendje Kosoven tash e 20 vjet.Tomë, unë e kam sjellur Gjergj Kastriotin- Skënderbeun në Prizren.E kam sjellur një Gjergj Kastriot real dhe jo mitik.Tash ne shqiptarët e kemi Gjergj Kastriotin real në Prizren me një pamje të një mbreti perëndimor dhe jo me veshje lindore siç ka qenë deri me tash.Unë nuk e kam thyer mitin e real socializmit vetëm në këtë skulpturë por e kam thyer edhe në rishkrimin e historisë shqiptare ku se bashku me historianët idealist, kemi botuar 20 vepra shkencore dhe enciklopedike të shkrimit të Historisë shqiptare.Jam politikan i CDU-së në Gjermani dhe tani jam në mandatin e dytë të këshilltarit në një qytet në Gjermani në Kiel që ka 250 mijë banorë.Për të gjithë adhuruesit e kombit shqiptar po ju sjelli një këngë të mrekullushme që këndohet për historinë e Mirditës: ” Lavdi paç dera e Gjomarkut”,që ishte ide e imja më një zë te mrekullueshëm të Paulin Gegës, me një orkestrim të Roland Çukës dhe me një tekst të shkëlqyeshëm të Amarildo Vokrrit .Vetëm kur të pastrohen trojet shqiptare nga pro-serbët dhe pro-turqit shqiptaria do të ecë përpara.E në Prizren më, 28 nëntor 2020 fitoi Shqiptaria.Vdekje tradhtarve, liri shqiptarëve
Pasi që atdhetarët shqiptar në Prizren pas 552 vitësh fituan kundër qarqeve pro-serbe dhe pro-turke kanë filluar ta ngrehin krye spiunët pro-serb dhe ata pro-turk.Te jemi real unë kam menduar më herët se më shumë kemi spiun pro-turk se pro-serb.Por mendimi im ishte i gabuar.Më dolën më shumë pro- serb në mesin e të cilëve hyn edhe Tomë Gashi për të cilin tash publikisht dihet se ka qenë spiun i Serbisë, dhe si duket ende është duke e vazhduar punën e spiunit.Për Tomën një jurist i madh i Kosovës pasi që nuk jeton më nuk deshiroj t´ia përmendi emrin më patë thënë se e kemi juristin më të dobët në Kosovë.Toma pas rrahjes qe i kanë bërë rrugëve të Prishtinës si duket ka mbetur me pasoja të mëdha psiqike.Kjo shihet kur flet pa asnjë kontroll psikologjik,kjo shihet kur fyen debatuesit në mënyrën më të ulët.Sikur të jetonte në perëndim këtij do t´ia merrnin licensën e avokatit dhe do ta mbyllnin në një repart neuropsikioatrik të tipit të mbyllur.Se paku një vit do ta mbanin në një gjendje ku ushqimin edhe bukën do t´ia jepnin nga dritarja apo nga telat.Sa të dobët e ka mendimin ky spiun sa që dëshiron qe edhe shqiponjën dykrenare që e ka Gjergj Kastrioti në gjoks t´ia fal Turqisë,edhe përkrenaren t´ia fal Turqisë,edhe aktin diplomatik evropian t´ia fal Turqisë edhe veshjet princore evropiane t´ia fal Turqisë.Tipat e tillë e kanë sjellur në këtë gjendje Kosoven tash e 20 vjet.Tomë, unë e kam sjellur Gjergj Kastriotin- Skënderbeun në Prizren.E kam sjellur një Gjergj Kastriot real dhe jo mitik.Tash ne shqiptarët e kemi Gjergj Kastriotin real në Prizren me një pamje të një mbreti perëndimor dhe jo me veshje lindore siç ka qenë deri me tash.Unë nuk e kam thyer mitin e real socializmit vetëm në këtë skulpturë por e kam thyer edhe në rishkrimin e historisë shqiptare ku se bashku me historianët idealist, kemi botuar 20 vepra shkencore dhe enciklopedike të shkrimit të Historisë shqiptare.Jam politikan i CDU-së në Gjermani dhe tani jam në mandatin e dytë të këshilltarit në një qytet në Gjermani në Kiel që ka 250 mijë banorë.Për të gjithë adhuruesit e kombit shqiptar po ju sjelli një këngë të mrekullushme që këndohet për historinë e Mirditës: ” Lavdi paç dera e Gjomarkut”,që ishte ide e imja më një zë te mrekullueshëm të Paulin Gegës, me një orkestrim të Roland Çukës dhe me një tekst të shkëlqyeshëm të Amarildo Vokrrit .Vetëm kur të pastrohen trojet shqiptare nga pro-serbët dhe pro-turqit shqiptaria do të ecë përpara.E në Prizren më, 28 nëntor 2020 fitoi Shqiptaria.Vdekje tradhtarve, liri shqiptarëve!
Kur do të dalë nga burgu Gjergj Kastrioti i Lezhës
Ka kohë që Bashkia e Lezhës e ka dhënë një ide shumë të qëlluar që të vendosët një Monument i Gjergj Kastriotit në Lezhë.Vërtetë u gëzova se vendvarrimi i Gjergj Kastriotit ka vetëm një bust të vogël.Është për vajtim.Iniciativa e Bashkisë së Lezhës filloi shumë mbarë dhe u ndërtua një monument shumë i bukur.Ky monument u provua të vendosët në Lezhë por Edi Rama dhe Erdogani kishin dhënë urdhër se është e ndaluar që të vendosët ky monument në Lezhë.Është fatkeqësi se sot e asaj dite ky monument i Gjergj Kastriotit ka mbetur i burgosur në pranga në një burg të errët. Gjergj Kastrioti i Lezhës po hyn në vitin e tretë të burgut.Kisha ftuar Agron Gjekmarkajn para se te mirrët me Monumentin e Gjergj Kastriotit në Prizren që të pys shefin e ti, Edi Ramën se sa vjet burg i ka dhënë Erdogani Gjergj Kastriotit në Tiranë, dhe a ka mundësi që ai të dalë nga ky burg dhe të vendosët në Lezhën historike.Agron Gjekmarkaj pse bre burrë nuk mirresh me Gjergji Kastriotin e burgosur?!
Unë për Gjergj Kastriotin e Prizrenit do të kërkoj tre ekspertë ndërkombëtar që të bëjnë ekspertizën.Nga një skulptor gjerman,italian dhe anglez.Në bazë të vendimit të tyre kemi me vepruar.Nuk kemi me vepru në bazë të eksperteve të realizmit socialist të Tiranës e Prishtinës të cilët për interesa te tyre private janë në gjendje çdo gjë të shpallin jashtë vlerës artistike që nuk është e kornizave të realizmit socialist.Agron Gjekmarkaj më vjen keq se qenke shumë i cekët në njohjen historike.Përkrenarja nuk përcakton ushtarin osman por kalorësin perëndimor,shqiponja nuk e përcakton ushtarin otoman por e përcakton arbërorin Gjergj Kastrioti,veshjet mbretërore të kalorësit perëndimor nuk përcaktojnë ushtarin otoman por e përcaktojnë mbretin perëndimor.Pra, të gjitha këto elemente i ka Monumenti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren.Prandaj sa pashë ju jeni marrur vetëm me leshin e Gjergj Kastriotit që ka në mjekërr.Nuk e di që ka ndonjë ekspert të leshit në botën shqiptare por më vjen mirë që ju jeni i pari.Por sa di lesh në mjekërr kanë burrat e të gjitha kombeve dhe këtu nuk mundeni të bëni vlerësimin përmes mjekrrës dhe leshit se a është apo jo Gjergj Kastrioti. Agron, unë jam mirditor i rrënjes se vjetër Arbërore dhe i takoj familjes se Llesh Kokës bajraktarit të Oroshit që ka udhëheq luftën krahas Kapidanit të Mirditës kundër Perendorisë Osmane, dhe më dhemb shpirti kur e shoh në burg qe tre vjet Gjergj Kastriotin e Lezhës një skulpturë vërtetë gjigante ku e kanë burgosur Edi Rama dhe Erdogani.Banu burrë e bane një shkrim për këtë çështje dhe jo të kritikosh për gjërat që nuk i njeh fare. “Qeshem në punë të njerëzve veq pse smuj me kja!“, thoshte Lord Bajroni kurse “Jezu Krishti thoshte Fali o Zot se nuk dijnë çka bëjnë!”.
Siena është një qytet i vogël në Toskana të Italisë, një qytet me zanafillë në agimet etruske, me histori shumë shekullore, qytet i shquar për vlerat kulturore, artistike, arsimore, muzikore, etnografike dhe me jetë sociale dhe intelektuale tepër aktive. Ne Sienen e vogël janë dy universitete dhe akademia e muzikës.
Siena është qytet hirosh, harmonioz, mikëpritës, miqësor, festoz, misterioz dhe mitik,është qytet profan dhe i shenjtënë të njëjtën kohë, është qytet me traditë të lashtëorganizimi me kontrada, që ende funksionojnëme statute e rregullore autonome, me flamurin dhe hymnin e vet sejcila prej tyre.
Në qendër të qytetit është sheshi “il Campo”, altari i kultit senez, i qytetërimit, i historisë seneze, i shpirtit luftarak, i fitoreve dhe i humbjeve, i gëzimeve dhe i hidhërimeve; sheshi i nostalgjisë dhe i krenarisë seneze; sheshi madhështor ku zhvillohet “Il Palio”, gara e famëshme kalorsiake, e vetmia garë në botë, që zgjat me tre xhiro në pesë minuta dhe ku paguajnë fitimtarët.
Të shkruash për Sienën është ndërmarrje e vështirë, është iluzion, sepse sa më shumë ta njohish e të gërmosh në jetën e brendëshme dhe në sekretet e Sienës, aq më shumë zbulon vlera dhe mistere. Prej 28 vitesh që jetoj në Siena,në këtë realitet të bukurqytetar, shoqëror, historik dhe kulturor, kam mundur të zbuloj, se ky qytet fisnik e mikëpritës, përmban dhe një pjesë tё historisë e të kulturës shqiptare, një thesar të vertetë me vlera historike. Krahas pranisë së kaherëshme të shqiptarëve, në komunën e Sienës dhe në komunat e tjeratë Provicnës, jetojnë mbi 3000 shqiptarë, banorë të rinj, të ardhur nga vera e vitit 1991 dhe në vazhdim, nje komuniteti integruar denjësisht në jetën seneze. Ndonëse shqiptarët përbëjnë numerin më të madh tëekstrakomintarëve në Provincën e Sienës, mbetet ende komuniteti më i pa organizuar, në ndryshim nga komunitet shqiptare në rajonet e tjera të Italisë, si ata të Romës, Milanos, Torinos, Breshias, Bolonjës, Udines, Firences, Pulias, Napolit etj, të cilët kanë themeluarshoqata dhe fondacione, me aktivitete dhe konferencakultrore, me hapje shkollash në gjuhën shqipe për fëmijët, me organizmin eaktiviteteve artistike dhe sportive, me organizim manifestimesh për kremtimin e ngjarjeve kulminante të historisë tonë kombëtare, si për festat e Pavaresise dhe të çlirimit etj.
Në Siena shqiptarët jetojnë sejcili me vehte. Nje nder aktivitetet e quajtura shoqërore është takimi ne klubet e shqiptarëve, por dhe këto me diferencime, pasi njerinnuk e frekuentojnë, sepse pronaret që e kanë këtë bar, nuk pranojnë të flitet në shqip, një tjetër në qendë ka çmime për turistet, kështu preferojnë barine Benjaminit dhe barin e Mirkos. Më shpesh këto bare freuentohen të shtunave dhe të djelave. Njëtë shtune paradite, bashkë me Ruzhdiun shkuam të pijme kafè te bari i Mirkos. Kur arrijtëm gjetëm Arianin, Ilirin dheLeon, që po pinin nga një birrëdhe po diskutonin me pasion për ndeshjet e kampionatit të futbollit që zhvilloheshin të djelën. Në nje tavolinë tjetër ishte një grup zhurmëmadh, që më shumë grindeshin, se sa diskutonin për politikën shqiptare dhe me tej kosovari Ramadan trup madh e fjalpak, anadaj e therrasin Rambo. Ai ishte me dy kolegët e punës.
Me që unë dhe Ruzhdiu nuk jemi tifoza dhe nuk i pëlqejmë debatet politike, u ulëm në një tavolinë veçan, ku na shërbeu kafete Enkelejda bashkëshortja e Mirkos. Ndërkohë, me telefonoi Çim Kalia, i cili më pyeti ku ndodhesha, se donte të vinte të më takonte me një mikun tim të vjetër, që kishte ardhur nga Elbasani. Nuk më tregoi kush ishte, donte të ma bente surprizë. Pas një gjysëm ore erdhi Çimi, ishe me Engjell Suvarinë, miku i rinisë, i mirënjohur nga të gjithe si arbitri më simpatik, korrekt dhe paanshëm në drejtimin e ndeshjeve të futbollit. U përshendetëm me mall dhe filluam bisedën duke kujtuar vitet e shkuara. Kaq u desh dhe të gjithë erdhën e u mblodhën rreth tavolinës tonë. Filluan pyetjet pa mbarim, Arjani e ngacmonte duke insistuar se nuk ka refer të paanshëm, Leo përkundrazi i bënte komplimmenta, duke i kujtuar, kur kishte arbitruar ndeshjen Besa e Kavajës kundër Partizanit, që kishte fituar Besa dy me zero. Kështu me rrëfime dhe humor, biseda u ndez këndshëm dhe tepër miqësore. Engjëlli u integrua ne bisedat dhe me qetësi e mirësi iu përgjigjej pytjeve të shumta, shpesh të shoqëruara me rrëfenja të lidhur me ndeshjet. Kur e pyeti Iliri në se kishte arbitruar ndonjë ndeshje ndërkombëtare, Engjëlli tregoi se ishte ndër të parët shqiptarë arbitër i FIFA-s dhe se fillimisht ishte aktivizuar si anësor në disa ndeshje me arbitrin italian Pierluixhi Kolina, me të cilin kishte ruajtur raporte miqësie dhe vazhdimisht shkëmbenin letra, ndërsa në vitin 1987 kishte drejtuar ndeshjen ekupës të kampioneve në Zvicër. Ishte ndeshja për kualifikimin për çerek finalet, mes kampionessë Zvicrës “Neutchâtel Xamax” dhe Real Madridit.Kur dëgjuan për Real Madridin, të gjithë i kërkuan të tregonte për këtëndeshje. Engjelli tregoi se kjo ishte ndeshja, që u fitua 2 : 0 nga skuadra zvicerane, ndërsa në ndeshjen e kthimit, fitoi Real Madridi 3 : 0, që u kualifikua, madje fitoi dhe ndeshjet e tjera, doli në finale dhe fitoi kupën e kampioneve për sezonin 1986 – 1987.
Ne vazhdim Engjelli tregoi se para se te nisesh për në Zvicër, kishte shkuar ne ndermarrjen Artsistike “Migjeni” ku kishte blerë tre flamuj nga ato qe vendosen ne tavoline dhe një bucelëme shqiponjën të gdhendur ne njeren anë dhe keshtjella e Krujes ne anen tjeter. Keto dhurata simbolike do t’ua dhuronte dy anësorëve njeri skocez e tjetri austriak, ndërsa bucelën me flamurin do t’ia dhuronte vëzhguesit të FIFA-s.
– U sistemova në hotelin “Le Cafè de l’Aubier” në qendër të qytetit, i cili shtrihej buzë liqenit Neutchâtel,- tregoi Engjelli. Në darkë, kur u takova me dy anesorët dhe ato në të njejtin hotel, ua dhurova flamujt, por dhe ata kishin përgatitur dhurata simbolike me punime artistike të vendeve te tyre. Te dielën paradite i vendosa mbi tavolinë flamurin dhe bucelën të mbeshtjella me një celofan transparent dhe dola të bëja një shetitje në qytet, ku mbreteronte një pasterti dhe rregull mahnitës. Kalova para shatrivanit të bukur Neuburg dhe vizitova muzeun etnografik. Një mrekulli e vërtetë. U ktheva në hotel dhe pasi hengra drekën u ngjita në dhomë. Por çfarë të shihja !!!! Mungonte flamuri dhe mbi tavolinë ishte një letër me një shënim në gjermanisht, që nuk e kuptova, por në fund ishte shkruar fjala Vlora. Nuk po kuptoja ç’hynte Vlora ?? I nevrikosur zbrita të sporteli dhe iu drejtova punonjësit të recepsionit, i fola në italisht, por ai ngriti supet dhe bëri shenjë me dorë, se nuk kuptonte çfarë i thoja, në fakt unë e kish ngritur shumë zërin, duke i thënë se kishin vjedhur flamurin e vendit tim (furto, bandiera del mio paese) dhe ia përsërita disa herë. Ndërkohë i drejtova letrën, që kisha gjetur mbi tavolinë e lexoi, buzqeshi dhe pasi më tha vetëm Ok, mori telefonin dhe foli me dikë. Pas bisedës së shkurtër më bëri shenjë të ulesha ne poltornën e hollit. Kështu ndejta rreth gjysëm orënë pritje, kur hyri një grua e re, e cila erdhi drejt meje e më përshendeti në shqip:
– Tung zotni, unë jam Vlora, jam prej Kosove, nga Prizreni. Punoj pastruese në hotel. Të kam lanë një letër, për me të tregu se flamurin e Shqypnisë e mora unë, pasi na jena të deshiruem me pas këtë flamur në shtëpi.Besoj se nuk je zemëruar me mue, – me foli me perzemërsi dhe me ndrojtje.
I befasuar, por dhe i çliruar nga inati që më kishte pushtuar, u ngrita në këmbë, i dhashë dorën dhe i thashë.
– Jo mos burrneshë, nuk jam zemëruar me ty, por me që nuk e kuptoj gjermanishten, nuk po kuptoja pse ishte çdukur flamuri. Mbajeni e më gëzon, që ky flaamur do të vendoset në shtëpinë e një familje patriotësh kosovar.
– Me mue është dhe burri dhe ai dëshiron me të takue e me të përshendet, a ta therras? – me pyeti me ndrojtje.
– Të vij, pse jo, shko e sille ta takoj – i thashë.
Erdhi dhe i shoqi, quhej Frederik, punonte infermjer në spitalin e qytetit. Ishte burrë i qeshur e hokatar.
– Une po prisja ta denoncoje Vlorën për hajne e të shpetoja ca kohë prej pushtetit te saj, por jam burrë pa fat, se zotnia e juaj e fali, ani i dhuroi dhe flamurin, – tha Frederiku duke qeshur.
Pas kësaj bisede miqësore, u ndamë paqësisht. Unë u ngjita në dhomë të pushoja pak para ndeshjes, ndërsa Vlora dhe Frederiku ikën me kerkesat insistuese, që pas ndeshjes të shkoja për darkë në shtëpinë e tyre.
Pasi përfundoi këtë rrëfenjë të bukur, Ariani tërë kureshtje e pyeti Engjellin?
– Ajo zonja Vlora pse e shkruajti letrën në gjermanisht, kur mund ta shkruante në shqip?
– Nuk ka asnjë enigmë në këtë ngjarje, është shumë me thjeshtë sa dyshohet. Ajo punonte me një kolege, qëfliste gjermanisht dhe për të mos krijuar keqinterpetime e shkruajti në gjermanisht dhe ia tregoi përmbajtjen e letrës, që të mos e trajtonte si vjedhje e flamurit, problemi isha unë që nuk dija gjermanisht e nuk kuptoja çfarë ishte ky mesazh, – spjegoi Engjelli.
Ndërkohë që po diskutonim a veproi mirë, apo veproi keq Vlora, Rambo kosovari u ngrit e shkoi të makina e tij dhe pas pak u kthye me një kuti kartoni, që ia dha Engjellit dhe i tha:
– Asht një dhuratë e vogël prej meje, prej Vlorës dhe Frederikut.
E hapi kutinë dhe brenda ishte flamuri i Republikës së Kosovës dhe u ngrit në këmbë dhe e përqafoj Rambo kosovarin dhe në të gjithë e përgëzuan për këtë veprim fisnikërie e repsekti.
– Zotni Engjell, Vlora që të mori flamurin asht kushërina ime, asht vajza e axhës tim, e unë po ta kthej respektin tand, duke të dhurue flamurin e Kosovës tonë.
Ne shqiptarët kemi dy flamuj – thanë njëzëri Engjelli dhe Ramadani.
Fillimisht më vjen mirë që Monumenti i parë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren ka ngjallur debate të mëdha.Këtë e shikoj si normale sepse e kemi Monumentin e parë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në të gjitha trojet etnike shqiptare, jashtë vlerave të realizmit socialist.Kjo i ka tërbuar të gjithë ata historian të artit dhe skulptor të cilët nuk mundën që të dalin jashtë vlerave të realizmitë socialist.
Sa i përket porosisë së monumentit si historian i mesjetës, kur e kam bërë porosinë i kam sugjeruar autorit që ti ketë katër elemente që do ti cekë më poshtë:
1.Përkrenaren ku edhe e ka në kokë,
2.Aktin diplomatik apo volume mesjetare që e ka poashtu në dorë,
3.Shqiponjën që e ka në gjoks dhe
4.Veshjën e një kalorsi mesjetar perëndimor që e kanë pasur mbretërit perëndimor në këtë periudhë kohore.
Të gjitha këto elemente i posedon monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren. Këto u thanë edhe në debatin që organizoj Top Channel. Më këtë deshiroj të theksoi se Monumenti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut nuk ka fare të bëj me pamje otomane.Anën artisitike ja kemi lënë autorit të punimit.Natyrisht edhe autori si skulptor e historian që është ka lexuar shumë literaturë historike, gjë që mund të ketë lexuar edhe kronikat osmane që është krejt e natyrshme për një skulptor dhe historian.Por ajo që po shoh nëpër debate është se kritikëve të artit si dhe skulptorve me idetë e realizmit socialist në Tiranë dhe Prishtinë ju ka ikur zogu nga dora pa e parë fare.Problemi qëndron se me këtë skulpturën autentike të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren, janë thyer klishet e komunizmit në aspektin e skulpturës.
Prizreni qyteti i cili historikisht ka një traditë të gjatë të vlerave kulturore në shumë lëmi të jetës kulturore si në art,poezi,prozë dhe shumë aspekte të tjera të artit të shkruar ka vite që është duke lënguar në mungesë të një arti të mirëfilltë.Qyteti i cili është i shquar për dhënien e shumë ideve të kulturës që më pas janë shpërndarë në të gjitha pjesët e Kosovës ka mbetur në heshtje kulturore.Kjo heshtje kulturore paraqet edhe nxënien e frymës kombëtare sepse shpesh herë gjatë rrugëtimeve letrare-poetike, poetët, shkrimtarët dhe romansierët kanë paraqitur rrugën e orientimit të popullit shqiptar përmes aktivizimit të muzave letrare. Muza këto që janë bërë shpesh pikë e orientim i të rinjeve dhe të rejave për ta dashur dhe nderuar vendin ku janë lindur dhe rritur.
Ky qytet ku me bukurinë e rrjedhës së Lumbardhit asnjëherë nuk ka mbetur pa aktivizimin e muzës poetike edhe në këto momente të një jetë burgu që po kalon bota e në veçanti Kosova gjeti mënyra që përmes “Shpatës së Fjalës” ta bëjë aktivizimin e një manifestimi vjetor poetik dhe letrar, që do të shërben si bazament për ta ringjallur letërsinë e vërtetë shqiptare jo vetëm në Prizren por edhe në të gjitha trojet etnike shqiptare.Ideatori i këtij manifestimi letrar poeti e publicisti Enver Sulaj që shquhet me poezinë e tij me vargje të latuara dhe gatuara më një brum letrar dhe që ecën përpara përmes thirrjes së muzës, ku paraqet shqetësimet e një gjenerate të tërë për kohën që po jetojmë. Në fjalën përshendetëse që është edhe fillimi i këtij projekti kombëtar që do të jetë i pervjetshëm dhe do të organizohet më, 6 maj në datëlindjen e heroit më të madh shqiptar Gjergj Kastriotit -Skënderbeut iu drejtua të pranishmeve me këtë mesazh emocional që jep shpresë, se ky manifestim poetik është duke u ndërtuar në baza të shëndosha letrare ku thotë:”Ështëkënaqësi për mua që sot bashkë me ju po e formësojnë dhe po i hapim udhë edhe një aktiviteti letrar-poetik të titulluar “Shpata e Fjalës” të organizohej në fillim të majit, me rastin e kremtimit të datëlindjes së kryetrimit tonë Gjergj Kastrioti –Skënderbeu por që shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19″.
Pandemia ka vështirësuar gjithçka në jetën tonë por nuk e ka zbehur dëshirën për ta dashur jetën, kënaqësitë e saj dhe artin që na ndihmon të ngadhnjejmë mbi zymtësinë e vështirësitë.Prandaj nuk ka motiv më të fuqishëm se ky për të bërë hapa të vegjël por me dashuri të madhe siç do të thoshte Nënë Tereza.
Pse Shpata e Fjalës?
Shpata e Skënderbeut për ne shqiptarët është sikur Shandani i Hebrenjëve të cilin e përshkruan Stefan Cvajgu.Ky shandan qëndron i varrosur për ta fshehur nga armiqtë të cilët një ditë të rëndë menduan se ua kishin rrëmbyer por koha tregoj se zhdukja qe mister dhe çdo herë dikush e rikthen në jetë.Në anën tjetër shpata e Skënderbeut është e pranishme në kujtesën dhe jetën tonë edhe fizikisht.Welt Museum në Vjenë ku ruhet bashkë me përkrenarën e Skënderbeut do të duhej të ishte një vend pelegrinazhi ku ne gjejmë lidhjen tonë me historinë, lavdinë, vlerat dhe qytetrimin perëndimor pjesë e të cilit jemi historikisht e gjeografikisht dhe shpresojmë edhe politikisht sepse ne jemi Evropë dhe nuk kemi strehë tjetër.E para ishte fjala thuhët në libra të shenjët për krijuesit letrar, fjala kufizohët me hyjnorën, është figurë që shpreh shpirtin dhe botën e tij, shqetësimet dhe ëndrrat që kacafytën me realitetin.In magnis satis voluisse(në punë të mëdha mjafton të dëshirosh) thoshin latinët e vjetër.Përtej dëshirave çdo herë mbetën përpjekjët të cilat janë gjurmët e ecjeve, rrezimit e ngritjeve. “Shpata e Fjalës “le të mbetët jo vetëm Metaforë për mprehtësinë, saktësinë, guximin dhe antikonformizmin me antivlerën por edhe pjesë e përpjekjeve në fushën e kulturës dhe përkushtimit të cilin e keni dëshmuar bashkë.
Edhe pjesëmarrja e poeteve nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe pjesëmarrja e Jurisë që përfaqësohej nga ana e shkrimtarëve tash me emër siq janë: Petrit Palushi,Sali Bashota e Selajdin Krasniqi, i dhanë vlera këtij manifestimi letrar.Kjo ide ishte përkrahur nga Minsitria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.Tre fituesit në këtë manifestim Skënder Berisha, Trendalina Omuri e Maxhun Osmanaj, vetëm që i dhanë shije këtij manifestimi letrar,por fitues ishin të gjithë ata poetë nga të gjitha trojet shqiptare që i dërguan poezitë e tyre.Që një manifestim i lindur të rritët e të burrërohet duhet pasur durim, ku duhet punuar më përkushtim dhe duhet zgjedhur vlerat poetike që e qojnë përpara një organizim letrar.E njëra ndër format me të mira të dërgimit përpara të këtij manifestimi poetik dhe letrar është botimi i përvjetëshëm i poezive të zgjedhura, në një vëllim të përbashkët.Kur shpatat bashkohën e kanë vringëllimën më të madhe kurse kur fjalët poetike bëhen bashkë tek “Shpata e Fjalës” ato e bëjnë qetësimin e shpirtrave në këtë botë të trazuar që ka nevojë për pak qetësi shpirtërore.
Komentet