Edi Rama e ka humbur fare pusullën! Po i shket toka nën këmbë.
Sillet me Amerikën sikur me ato gratë e tija, dmth sikur ta ketë Amerikën vartëse, dmth si me ato ministreshat, si me atë superministreshën e tij Yuri Kim, o tempora o mores, se me zvkryeministreshën nuk ia mban.
Në një takim zyrtar ku prezantohej një park eolik, ai ia kishte caktuar vendin së Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn pranë Belinda Ballukut, të superakuzuarës nga SPAK. E këtij provokimi, që dëshmon se Rama ka humbur autokontrollin, pa marrë para sysh se vendi i shqiponjave është anëtar i NATO-s i shtoi provokimin me gojën e tij dhe gjuhën e Vuçiqit se “për Kinën, Shqipëria është pikë mjalti”.
Dhe nuk kaloi pak dhe sfida Edi Ramës i erdhi sy për sy dhe aty për aty, si nuk ia kishte prerë hiç mendja!
Iu futën të dyja këmbët në një atlete, kur e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn postoi në faqen zyrtare të Ambasadës takimin që posa kishte patur me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pritet vendimi i këtij institucioni më 22 janar.
Zonja Nancy VanHorn i shoqëron fotot shumë të përzemërta me Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji me shënimin si më poshtë: “Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë.”
Pra vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhen direkt me interesat Amerikane!