VOAL

VOAL

E VOGLA E NËNËS Nga Mimoza Meço

May 9, 2022
blank

Komentet

blank

SHALLI I LUTJEVE   POETË  HEBRENJ Interpretim i lirë:  Mimoza Erebara

 

2023, Tiranë / Onufri

 

Eshte nje vellim interesant qe sjell ne shqip nje poezi pak te njohur me autore moderne te letrsise hebraike. Ne fakt gjate procesit te strukturimit të ketij vellimi mendova se do ishte me mire qe autoret te viheshin sipas kronologjise se vitit te lindjes. Mendova gjithashtu se do ishte ineteresante qe te parfaqesoheshin edhe autore qe i perkisnin fillimeve te kesaj letersie, por gjate punes kuptova se per t’i sjelle denjesisht ne shqip ata, duhej nje pergatitje e madhe mbi njohjen e teksteve te shenjta per te kuptuar sa me mire idete qe percillen. E meqe nje gje e tille me mungonte, kam sjelle sa per ide vetem 5 autore te asaj periudhe, por qe kane rendesine e tyre ne vendosjen e themelit te letrsise moderne hebraikee ne te njejten kohe duke qene edhe mision i shenjte, duke e ruajtur gjuhen dhe konsitucionin shpirteror. Me tej vazhdoj me “baballaret” e kesaj letersie, me ata qe e revolucionarizuan kete letersi dhe per ta permbyllur me poetet bashkekohore, te cilet gjithashtu jane tejet intreresant.Per me tej eshte vezhgimi i shkurter historik qe i prezanton ata per lexuesin shqiptar, pjese e botimit. Mimoza Erebara

 

 

JUDA HALEVI (1085 – 1141)

O Zot!

O Zot! Emrin tënd

do të lëvdoj

Dhe mos u fsheh

Nga drejtësia jote

Unë kam dëgjuar,

Dhe besoj fort në ty,

As nuk do të pyes,

As nuk do të tundoj.

 

Shabat, dashuria ime

Përshëndes dashurinë time me verë dhe urime

Tri herë mirë se erdhe, Dita e Shtatë me gëzime!

 

Gjashtë janë skllevër -ditët e javës. Unë ndaj

Me ta kujdesje dhe,mundime

Megjithëse  barrat duken të lehta, unë i mbaj

Për hirin tuaj të ëmbël, Shabat, dashuria ime!

 

Në ditën e parë i mësuar në detyrë

Unë shkoj i kënaqur, as nuk kërkoj shpërblim,

Ruaj  buzëqeshjen tënde, gjatë gjithë kohës, dhe pres,

Ditën e bekuar nga Zoti, Shabat, dashuria ime!

 

A është dita e dytë e mërzitshme, dita e tretë e pandritur?

Ta fsheh diellin dhe yjet nga shikimi i ditës së katërt?

Çfarë më duhet mua, kush e ka dritën tënde,

orbitë e jetës sime?  Shabat, dashuria ime!

 

Tingëllojnë lajmet e gëzueshme të ditës së pestë:

“Nesër do të sjellë lirinë!”

Në agim si një skllav,në pragmbrëmje si  një mbret ,

Tryeza e Zotit pret, Shabat, dashuria ime!

 

Ditën e gjashtë zemra ime vërshon,

Çfarë prehjeje të lumtur do të njohë nata,

Kur në krahët e tu, mundi dhe mjerimi im

Janë harruar të gjitha, Shabat, dashuria ime!

 

Tani është muzg. Me dritë të ndritur, të kulluar

Nga një fytyrë e ëmbël, bota është e mbushur

Zhurma e zemrës sime është qetësuar

Sepse ke ardhur, Shabat, dashuria ime!

 

Sillni fruta dhe verë dhe uroni e këndoni të gëzuar,

mes thirrjesh: “Eja në paqe, o Dita e shtatë e bekuar!”

 

Himni për Ditën e Shlyerjes

Zot, shërbëtorët e tu të përulur dëgjojnë,

Lutës tani para Teje,

Ati ynë, nga lutja e fëmijëve të Tu,

ju lutem! Mos u ktheni!

 

Zot, populli Yt, i shtypur rëndë është,

Nga thellësia të përgjërohem;

Ati ynë, le të mos bëjmë gjë sot,

Qaj kot tani, para Teje.

 

Zot, fshije krenarinë tonë të keqe,

Të gjitha mëkatet tona;

Ati ynë, për hir të mëshirës Tënde,

Më fal, ju lutem!

 

Zot, nuk sjellim asnjë sakrificë,

Lutjet dhe lotët të përgjërohen;

Ati ynë, merr dhuratën që të bëjmë,

Zemra të penduara, para Teje.

 

Zot, delet e tua kanë ecur larg,

Mblidhini para vetes  ato;

Ati ynë, le të na dojë bariu Yt

Na udhëzo, ju lutem!

 

Zot, faljen Tënde për të gjithë

Që në të vërtetë, të lutemi Ty!

Ati ynë, gjatë  mbrëmjes

Tani gjeni hirin para Teje.

 

Zot, shërbëtorët e tu të përulur dëgjojnë,

Lutës tani para Teje;

Ati ynë, nga lutja e fëmijëve të Tu

Mos u ktheni, ju lutem!

 

EPHRAIM LUZZATTO  (1729 – 1792)

Tri vajza

Tri vajza ishin ulur

Rreth tryezës së saj

Ajo u lut te Krijuesi

Duke i  thënë:

“Më dhuro edhe mua djem

të lutem!”

Ai e dëgjoi dhe nxitoi pastaj,

Drejt saj,

Dhe ajo u ngjiz edhe një herë,

-Dhe lindi një djalë.

 

RACHEL LUZZATTO  MORPURGO   (1790 -1871)

As nuk kam bërë asgjë këtu që të më kishin futur në birucë (Zanafilla 40:15)

Oh, Lugina e shkretë

Oh! E shkretë luginë, shtrihet nën mjegull, errësirë, ​​

Deri kur do të më mbani të lidhur

nën pranga bronzi e me zinxhirë?

Unë do të doja të vdisja më mirë,

e të zgjidhja të banoja nën të Zotit hije

Se sa rri e vetmuar në thellësi të ujit që nga mali bie

Dhe kodrat e përjetshme t’i shikoj nga larg

Dhe lulet farfuritëse, me petalet e tyre shumëngjyrëshe

do të më dhurojnë përjetësi.

Unë do të marr krahët e shqiponjave, e do t’i ngre sytë,

Të vështroj diellin, e të ngre lart të prangosurin, ballin tim!

 

O qiej! sa të drejta përkëdheljet  tuaja mbi ballë,

Aty ku liria është, përjetësia patjetër do të shfaqet,

Ku erërat po fryjnë që tani, nëpër shkrepat tona në mal

 

NAPHTALI HERZ IMBER  (1856 – 1909)

Hatikvah / Shpresa

 

Për aq sa thellë në zemër

një shpirt hebre shumë dëshiron

dhe drejt Lindjes

sytë i kthen nga Sioni

shpresa jonë nuk do të humbasë

shpresa e dy mijë vjetëve

të jemi një komb i lirë në tokën tonë

tokën e Sionit dhe  Jeruzalemit

 

Hatikvah (hebraisht: הַתִּקְוָה, haTīqvā, [hatikˈva]; lit.‘Shpresa’) është himni kombëtar i Shtetit të Izraelit. Pjesë e poezisë hebraike të shekullit të 19-të, pasqyron dëshirën 2000-vjeçare të popullit hebre për t’u kthyer në Tokën e Izraelit dhe për ta rimarrë atë si një komb të lirë dhe sovran.

 

HAYIM NAHMAN BIALIK   (1873 – 1934)

Pas vdekjes sime

Di çfarë do thoni ju për mua:

Këtu është një burrë dhe një pamje, ai nuk është më

Ai vdiq shumë para kohës së tij

Muzika e jetës i ndaloi

Ah, trishtim! Këtu ka këngë të tjera për të,

Tani ai është i humbur,

Përgjithmonë.

 

Ah, dhimbje e madhe! Ai ka një violinë

E luan për t’i folur shpirtit

Që prej tij është zmbrapsur,

Sekreteve të zemrës,

Tingujt fuqishëm vibrojnë

Ai luan butësisht

me gishtat që kërcejnë

Mbi tela

Një të vetme melodi

Thellë, brenda zemrës së tij

 

Ah, trishtim!

Gjithë jetën e tij vrapoi drejt një kënge

Të qetë

Viteve për tingujt e

një zemre pikëlluese,

para se të pikëllohej vërtetë

Duke shpresuar se do ishte një dashnor

Ku zjarri i zemrës

Do digjte jo vetëm atë vetë,

Por edhe atë, që kurrë nuk erdhi.

 

E madhe kjo dhimbje,

Atje ku në vend të burrit- mbetet hija!

Ai nuk është më,

Muzika e jetës së tij ndaloi

Atje ku shkoi, një tjetër këngë ka për të

Tani ai është i humbur,

Përgjithmonë!

 

Vetëm

Erë e lehtë, në çdo gjë dritë e praruar

Këngë të reja pëshpëriten këtë mëngjes

Vetëm unë, zog i vogël, jam i detyruar

Nën këndin e Shekhina’s të hesht,të pres

 

Vetëm. Unë qëndroj vetëm këtë mëngjes

Në Shekhina’s-in këndthyer plot dritë

Dridhet zemra ime, unë e di, dhe frikën tret

Frikën e tejhumbur për të vetmin bir

 

U shtyva në çdo kreshtë drejt kërkimit

Dhe majtas e gjej në një qoshe të shkretë

Të fshehur si hije në shtëpinë e Studimit

Që në ditë-heshtje ndan dhimbjen e vet.

 

Shekhina’s-  fjale hebraike që do të thotë “banim” ose “vendbanim” i Zotit dhe tregon një vend. Ky koncept është i pranishëm në të gjitha fetë abrahamike, veçanërisht në judaizëm, krishterim dhe islam. Bibla hebraike përmend disa vende ku prania e Perëndisë ndihej dhe përjetohej si Shekhinah, duke përfshirë shkurret që digjej dhe renë që qëndronte në malin Sinai. Shekhinah shpesh përfytyrohej si një re ose si një shtyllë zjarri dhe quhej lavdia e Zotit

 

Bisku i tulatur  

Një bisk u tulat thellësisë së trungut

E në gjumë në palcën e tij u fashit

Kështu edhe unë në palcë të dimrit fjeta

Dhe fruti i ëmbël u poq gjatë lugut

– ç’të bëj tani me trungun tim në dritë?

Me biskun tim, ku mbahet fort jeta?

 

Fruti u poq dhe lulja gati iu harrua

Vetëm gjethja  nazike mbijetoi

Një ditë, nga këto të ashpra ditë,

Do çmendet dimrit shqota e tërbuar,

E do bjerë mbi lulen e pagojë

Ku në tokë do mbetet veç vdekje, hi

 

Netët memece në këtë çmendurirë

Pafundësisht ditës do t’i jepen

Pa përgjigje, duke më lënë shurdh,

Të vetëm, pa bisk, pa gjeth’, në errësirë,

Në palcën e ngrirë të trungut, në heshtje,

Kokëgjakosur pas të gurtit stoik mur.

 

Po, në rizgjim, në pranverë

Vetëm unë do jem zotëruesi, ai,

Që do hap zemrën e trungut që fle

Plot me bisqe të gjelbërt, gati të etertë,

pa gjemba gjakosës që në kërcell rrinë

Me të ëmblin frut  fshehur në gjeth.

 

SHAUL TCHERNICHOVSKY  (1875 – 1943)

Kredo

Qesh me të gjitha ëndrrat e mia pa kuptim!

Qeshni po unë do ta përsëris përsëri

se unë ende besoj fort tek njeriu,

ashtu siç besoj edhe tek ti.

 

Nga pasioni i etur i shpirtit të tij

lidhjet e lashta po derdhen: jetë!

sepse zemra ia dëshiron lirinë

sikur edhe buka për trupin mbetet

 

Shpirti im fisnik nuk mund të udhëhiqet

për hunde vetëm se aty me mua rri

sepse zemra ime beson e për njeriun nxitet

pasi prej tij ka lindur çdo fëmijë

 

Jeta, dashuria dhe energjia do të nxitojnë

në zemrat tona të fryhen dhe të rrahin,

derisa shpresat tona në parajsë të shkojnë

nga toka, nën këmbët tona, që kohën matin.

 

Shqiponja

Shqiponja! Një shqiponjë në male,

Një shqiponjë në male,

e lehtë dhe e ngadaltë –

Veç për një moment, ajo thjesht po kalonte pranë,

Deteve të kaltër lundrues, lazdrues,

që u zgjuan nën kënaqësinë e hyjnore

Nga zemra e diellit dhe e qiellit –

duke u rrotulluar pa fjalë,

në dritën e zjarrtë prore

 

Shqiponja! Një shqiponjë në male,

Një shqiponjë në male,

 

Trupi i hijshëm, pendët e errta,

krahët e gjerë dhe syri i ndritshëm,

Fluturon si një shigjetë me hark ajo,

duke u rrotulluar gjithë kujdes në qiell

Ndjekëse ndër shtigje e gjahut të ri

midis shkrepave e kërpudhave nën shi

 

Shqiponja! Një shqiponjë në male,

Një shqiponjë në male,

 

Rrëshqet hapësirash me prekje të mrekullueshme,

me krahë të mbyllur në qiell,

Ngrirë për një çast,

pastaj lëkundet si një gjilpërë e vetme, e ndriçueshme,

Ku dhe turbullimi më i vogël,

e çon atë drejt mjegullës në ag

 

Shqiponja! Një shqiponjë në male,

Një shqiponjë në male,

 

E lehtë dhe e ngadaltë,

duket në një çast ajo, që thjesht po kalon pranë,

Tokë, një shqiponjë është në male!

Nëpër fytyrën tënde hija e saj rrëshqet

Prej krahut  gjigand që përkëdhel,

malet e plotfuqishëm të Zotit që na sheh.

Voal.ch

blank

AKADEMIA E ZUZARËVE Poezi satirike nga Faruk Tasholli

 

Nga kohët e lashta kur dolën dituritë
Prinë njerëz të mençur bënë akademitë,
Çerdhe ku do ngriteshin me nderë dijetarë
Çerdhe që mbrapshtitë do t’i kthenin mbarë.

Por kush s’e ka prekur as kush s’e ka parë
Një akademi tjetër që prodhon zuzarë,
Zuzarë të lartësuar nga jugu e veriu
Që nga kokë e shkencës deri te bariu!

Ndër politikanë, klerikë, shkencëtarë
Ka po si nuk ka, me bollëk zuzarë.
Zuzarë që ta ndalin diellin në këtë jetë
Zuzarë që rrastë rrenën e bëjnë të vërtetë.

Zuzarë krye shtetit zuzarë parlamenti
Sa herë aty ngjiten poshtë rënkon vendi,
Zuzarë që s’i ndalë laurë as doganë
Zuzarë kokë urithësh që ta bëjnë hatanë.

Mos më thuani tash s’i njohim zuzarët
Që pas çdo beteje n’shesh dalin të parët?
Kur iu zihen pritat kthejnë kokën në bisht
Sa krenarë tërë jetën jetojnë zuzarisht!

O sa shumë na zgjati kjo stinë zuzarie
Ku s’njeh qeni t’zonë dreqi s’i bie n’fije;
Kur udhët e mbara i marrin shqiptarët
Shpatat nga këllëfet i qesin zuzarët!

 

blank

„Akademia e zuzarëve“ e autorit Faruk Tasholli – NJË KATARSIS ME THUMBA TË KËNDSHËM – Nga Driton Gashi

Recension për librin „Akademia e zuzarëve“ të autorit Faruk Tasholli
„Satiristi i mirë nuk mundet të peshojë, ai duhet të godasë“- shkruan gazetari, publicisti dhe shkrimtari i njohur gjerman Kurt Tucholsky në librin e tij „Fromme Gesänge“ (Këngë të devotshme“), botuar në vitin 1919.
Ky përkufizim i këtij autori të veçantë të letërsisë gjermane vlen padyshim deri në ditët e sotme: „Satira nuk duhet t’a kursejë askend, por të qëllojë secilin, nëse pretendon të jetë e mirë. Asaj i duhet provokimi, ekzagjerimi dhe thyerja e tabusë.“
Kurt Tucholsky me veprën e tij gjeniale më ra ndërmend duke lexuar librin e sapobotuar të poetit, publicistit e gazetarit tonë të madh Faruk Tashollit „Akademia e zuzarëve“. E mora para ca ditësh dhuratë nga autori dhe nuk kisha durim pa e lexuar me një frymë, me shumë emocione e me shumë të qeshura.
Një kënaqësi e vërtetë!
Një katarsis!
Një reflektim për fenomenet jo të mira që na përcjellin neve si komb këto vitet e fundit.
Një distancim emocional, duke i parë e përshkruar zhvillimet politike e shoqërore me një sy kritik, me një humor të këndshëm thumbues dhe me mjeshtërinë e duhur të një analize të thellë shpirtërore, në veçanti të të metave tona si komb.
Të shkruash në zhanrin e satirës, do të thotë të posedosh ndjesinë e duhur artistike të nivelit më të lartë dhe të jesh në gjendje që mllefin që ke brenda ta shndërrosh në humor. Gjermanët pohojnë se satira është „Königsdisziplin“ (disiplinë supreme) e të bërit art. Kjo aftësi e të shkruarit në fakt nuk mund të mësohet në shkollë ose në universitet, ose e ke dhuntinë nga natyra ose jo.
Faruk Tasholli dëshmon në këtë libër se si autor me përvojë tashmë ka arritur kulminacionin e tij prej krijuesi, duke argëtuar dhe thumbuar lexuesin me ironinë dhe sarkazmin e tij si për shembull në poezinë „Jemi popull fantastik“:
(…)
„Jemi popull rrimë nën hije,
kampion për kangë trimnie,
fluturojmë bre sipër reve,
tavolinave t’kafeneve!“
(…)
Ose me goditjet e forta në poezinë „Cirku politik“:
(…)
„Majë maleve t’Sharrit ç’po bie një tupan
A mbet kush n’Kosovë pa u ba politikan?
Sa për këtë zanat nuk duhet aq punë:
Kur bahet ai tjetri, pse s’e provoj unë?!
Ma mirë me m’thanë thiu se qe ky i ngrati
Gjithmonë mbret i botës mbeti vetëm fati!
A të shajnë gazetat e televizori
Po cilin prej marres jashtë e qiti vorri?!
(…)
Fenomenin e mizogjinisë tek shqiptarët Faruk Tasholli e përshkruan si vijon:
Burrni nëpër oda
Mos iu pickoi grajzi, nuk e tha veç hoxha:
„Gratë janë për kuzhinë e burrat për oda“!
Mirë kanë folë të mençmit: Kajtja ka korinë!
Shqiptarët në oda ndalën historinë!
Burrat musteqoka, burrat mjekërrgjatë
u mbyllën në oda vendosën për gratë,
vendosën për çikat me ka me çu dashni
kur me shku te burri kur m’u kthy n’gjini!
(…)
Përzgjedhja e temave nga autori duket të jetë e shumëllojshme. Por më shumë bie në sy përqëndrimi ke politika, si për shembull krekosja e politikanëve „me kravata rozë“, korrupsioni, paaftësia e tyre për të punuar si duhet, për të marrë vendime të dobishme për shoqërinë dhe për të çuar gjërat e rëndësishme përpara.
Jo vetëm politikanët, por edhe ne të gjithë e gjejmë veten pak a shumë në disa poezi, ndoshta edhe skuqemi pak nga turpi për disa të meta që kemi dhe me të cilat na konfronton Faruk Tasholli:
Lavdatat e tepërta që ja bëjmë vehtes sonë ose njëri-tjetrit.
Mbilartësimi i kombit tonë.
Xhelozia ndaj njëri-tjetrit.
Të qenit gjithmonë në rolin e viktimës dhe ikja nga përgjegjësia.
Joserioziteti në punë.
Përtacia.
Humbja e kohës së vlefshme.
Mendësia e stërvjetëruar.
Patriarkalizmi dhe mizogjinia.
Me të gjitha këto tema lexuesi ballafaqohet dhe argëtohet gjatë leximit të librit, por në disa raste edhe e qeshura i ndalet në fyt, pasi që autori ia arrin qëllimit të tij, si sensibilizimin për dukuritë negative shoqërore dhe demaskimin e botëkuptimeve rurale dhe mikroborgjeze, të cilat me dekada ose shekuj të tërë na përcjellin si komb.
Poezia satirike të argëton, të thumbon dhe nganjëherë edhe të dhemb.
Kurt Tucholsky, i cili nuk ka lejuar që t’i ndalohet shprehja e mendimit të lirë dhe për një kohë të gjatë ka jetuar në ekzil në Francë dhe në Suedi, zhvillimet politike dhe shoqërore në Gjermani i ka përcjellur nga distanca. Nga perspektiva e intelektualit të mërguar ai ka marrë pjesë aktivisht në diskursin publik në atdheun e tij dhe ka lënë pas veprat e tija të çmuara letrare, të cilat tashmë janë pjesë e trashëgimisë kulturore gjermane.
Edhe ne shqiptarët duhet të jemi krenarë që kemi intelektualë të kalibrit të Faruk Tashollit, i cili emocionalisht kurrë nuk është shkëputur nga Kosova. Në Aachen të Gjermanisë, një qytet me kulturë dhe traditë të lashtë, autori jeton dhe është integruar mirë tash tridhjetë vite. Ai shkruan poezi, prozë, publicistikë, satirë dhe tekste këngësh të njohura për këngëtarët më të mirë shqiptarë. Gjithashtu angazhohet në avansimin kulturor të komunitetit shqiptar.
Uroj që libri të ketë rrugëtim të mbarë, të lexohet sa më shumë nga të gjithë brezat dhe të nxirren mësimet e duhura. Autorit i uroj nga zemra shëndet e shumë suksese dhe e falënderoj për emocionet dhe kënaqësinë që na dhuron.
Faruk Tasholli
Akademia e zuzarëve
Poezi humoristike-satirike
LENA
Prishtinë, 2022
ISBN: 978-9951-29-184-2
blank

E FTOHTË DHE E ASHPËR- Poezi nga Franz Kafka – Përktheu Iljaz Bobaj

E ftohtë është dita sot dhe e ashpër.
Retë të ngrira,
erërat zvarritin të ftohtit.
Të ngrirë edhe njerëzit.
Hapat jehojnë si metal
mbi pllakat e bakrit
dhe retë vështrojnë
liqene të bardhë.
.
Në qytetin e vjetër janë ngritur,
shtëpiza krishtlindjesh me drita
dhe dritare shumëngjyrëshe që shohin,
në sheshin e vogël me borë.
Një burrë ecën heshtur,
në sheshin me borë me dritë hëne
dhe hijen e tij të madhe e fryn
era mbi shtëpizat.
.
Njerëz që kalojnë ura të errëta,
shkojnë me nxitim në meshë,
me dritat verbuese në duar.
Në qiellin gri kalojnë re,
mbi kishat,
me kambanare gjysmë të errëta.
Dikush, që mbështetet në mur,
sheh ujin e natës,
me duart e tij në gurët e lashtë.
blank

ËNDRRAT E MIA S’FLUTUROJNË MË- Poezi nga Besim Bokshi

Po më doli deti përpara
nga t’ia mbaj
.
Po më doli bora
gjurmët ku t’i fsheh
.
Vetëm shpezët e egra shpëtojnë
.
Ulërima po afrohet
Ëndrrat e mia s’fluturojnë më
blank

NATA PA FUND -Tregim nga SHKËLQIM HAJNO

Damo Kasneci ishte në moshë të tretë dhe tepër i thyer kur mësova kalvarin e tij. Ai rrinte më tepër i veçuar. Përtypte vetminë dhe kujtimet e së kaluarës në mokrën e vetëdijes.
Ç’mund të fshehë përtej palltos dimërore dhe kasketës prej meshini ky njeri, në barin e qytetit buzë lumit?

***

 

Si ish-partizan, në vitet e para pas pas çlirimit të vendit, Damo Kasneci pranoi të shërbente me devotshmëri, si deri dje në luftë, edhe tani në qelitë e burgut në qytet. “Ështe një vend pune për njerëz shumë të besuar,- i patën thënë ata të komandës së vendit, dy prej të cilëve i njihte, pasi i kishte edhe në komandën e formacionit partizan ku bënte pjesë pak vite më parë.
– Nuk t’u tremb syri kurrë nga armiku. Por tani pushtetin e kemi ne. Ti, Damo, je nga më të besuarit. Tani aty ka nevojë atdheu për ty. Të ruash armiqtë që po i fusim një nga një brenda në ‘shtatë penxheret’. Bashkë me ata që ngritën armët kundër nesh në luftë, edhe ata të pasur që e futën floririn pesë pashë nën dhe për të mos ia dhënë popullit. Tani, vrima e miut 500 grosh për të gjithë!- kishte përfunduar dhënien e detyrës Dalip Batareja, i ngrysur si gjithmonë dhe kërcënues po aq.

Këto i ndërmendte Damo çdo ditë, tek bënte shërbimin sipas turnit ditën, po më tepër natën.
Godina e burgut në qytet ishte një ish-kazermë e ushtrisë italiane, ngjitur me qytetin. E përshtatur për qëllimin e ri, me dy-tri porta hekuri të rënda, që nga hyrja e deri në thellësi. Sallat e dikurshme ishin ndarë në copëza qelish për të burgosurit në të dy krahët e një korridori të gjatë.
Herë pas here aty, te porta e madhe e ish kazermës, ia behte skuadra e armatosur që sillte të rinj të burgosur ose merrte dikë nga fatzinjtë që dergjeshin nëpër qelidhomat. Ata që dilnin prej aty dihej që zakonisht pushkatoheshin pas një gjyqi të shpejtë. Ata që hynin të rinj, ende nuk e ëndërronin rrugën e kthimit. Për Damon, të gjithë e kishin shpresën e jetës të stampuar në fytyrën e dërmuar.
Tani jetët e atyre që kapërcenin pragun e portës së madhe të burgut nuk i kishte më në dorë vetëm Zoti, si dikur, por pushteti i ri të cilit i shërbente Damo. Shumë prej tyre ai nuk i njihte, disa po. I njihte që para kohës së luftës, kur punonte si shegert në qytet dhe ca të tjerë, që ishin më të paktë në numër, i kujtoheshin nga koha kur adoleshent punonte në fshatin Dobër, si shërbëtor në konakët e fisit të dëgjuar e të kamur Babani.
U befasua kur, mes të arrestuarve të rinj, kamioni shkarkoi edhe tre të sapoburgosur. Që të tre të lidhur. Njerin Damo e njihte mirë, si pjesëtarët e familjes së vet. Ishte pikërisht ai që dyshoi kur e pa së largu, pas karrocerisë së kamionit: Bilbil Babani, djali i madh i Zijait. Ai kishte studiuar në Itali dhe, ende pa mbaruar lufta, ishte kthyer në fshat. Zijai, tani kishte zënë shtratin e dergjej nga një sëmundje e gjatë, por ishte shpallur një nga kulakët e parë, edhe pse i kishte ndihmuar formacionet partizane me ushqime.
Siç kujtonte Damoja, për ndihmën e tyre flisnin të gjithë në ato vise. Tani familjes Babani pushteti i ri i kërkonte florinjtë, me të cilët Zijai dikur bënte tregti me ullinjtë dhe lëkurët e krahinës te italianët në skelën e Vlorës ose në Itali. O florinjtë, o kokën! O florinjtë, o djalin!

***

Të pasnesërmen e mbërritjes në kazermëburgun në periferi të qytetit, Damo kishte radhën për të çuar ushqim në qelinë e Bilbilit. Të gjithë ishin nga dy e nga tre në qeli, bujtësi i ri ishte fillikat.
Sapo u dëgjua zhurma shpirtgërryese e portës së hekurt dhe pa kokën e Damos, i burgosuri i ri u qetësua dhe i bëri shenjë të afrohej. Damo e pyeti për plagën në kokë.
– Ke dhimbje?
– Kam po nuk ka rëndësi. Dua të të them diçka po nuk di një gjë?
– Çfarë nuk di?- tha me zë të ulët Damo.
– Kanë rrjedhur shumë ujëra këto vite dhe nuk di nëse mund të të hapem për një hall.
– Të më hapesh, Bilbil, ne njihemi. Jemi pothuaj vërsnikë, një moshë. Kam ngrënë kaq vite bukën e konakut tuaj. Nuk e harroj bukën se më zë sytë!
Tjetri i bëri shenjë të afrohej edhe më.
– Ç’të kanë thënë?- e pyteti Damo të burgosurin.
– Do të më pushkatojnë, ka rrezik. Po me një kusht, më kanë thënë.
– Ç’kusht?
Tjetri afroi gavetën e alumintë të ushqimit pranë këmbëve mbi çimenton e dhëmbëzuar të dyshemesë së italianëve. Pastaj vuri gishtin tregues te buzët si për t’i thënë “shshëët!”.
– Ma jep besën që të vazhdoj?!
– Për atë bukë që kam ngrënë në konakët tuaj! Më zëntë sytë po s’e mbajta! Fol!
– Më kërkojnë të dorëzoj floririn! Vetëm unë e di ku është fshehur. Dua të shkoj në shtëpi, të flas me ta, të paguajnë avokatin për gjyqin tim, që është pas pesë ditësh. Në të kundërt, unë shkoj si shokët në pushkatim, në plumb!- dhe pa nga tjetri.
Një fashë drite kishte rënë si vjedhurazi nga frëngjija e qelisë mbi fytyrën e Damos. Çehreja i ishte skuqur e nxirë dhe ngjante me ngjyrën e kuqërremtë të bronxit. Kishte dëgjuar sy e veshë i menduar dhe hoqi në shpirt.

– Mos more!
Tjetri pa ngultazi nga bashkëbiseduesi, si të shikonte fillin e shpresës së jetës në duart, sytë dhe mendjen e tij. Pasoi një heshtje e rëndë. Në korridor dëgjoheshin vetëm çizmet e gardianëve të tjerë dhe tingëllima e frikshme e hekurave të qelive, që hapeshin e mbylleshin me një zhurmë të kobtë.
– Mendoje mirë, Damo! Tani koka ime është në dorën tënde,- dhe vuri të dyja duart në kokë.- Do e bën, do s’e bën!
Damo e vështroi në kokërdhokët e syrit ngultazi dhe prerë.
– Kur? Kur thua ti? Dhe si? Si e mendon?!
– Nëse unë iki nesër natën për në shtëpi, në orën dhjetë, me besë rikthehem në burg në turnin që ke ti. Në orën pesë të mëgjesit. Pa zbardhur mirë, mua më ke këtu ku jam tani, në qeli. Këtu ku jam tani!

Damo nuk foli. U mbyll në shpellën e mendimeve të tij dhe, pas pak, mori për nga dera e hekurt e qelisë. Bëri tri-katër hapa dhe u kthye:
– Do të them prap, por… Bëhu gati për nesër në darkë! Arrin dot?- dhe e pa me dyshim. Tjetri i bëri shenjë pohuese.
Damo tërhoqi si një murg i regjur manastiri portën e hekurt të qelisë.
Mbylli dritarezën e komunikimit të portës me çelës nga jashtë dhe u largua i përhumbur, në drejtim të hyrjes.

***

 

Damo kishte kaluar qindra netë të rënda në jetën e tij. Por ajo natë iu duk më e rënda, më e gjata dhe më e kobshmja nga të gjitha. Edhe ajo nata e rrethimit të skuadrës në një fshat, kur ishte partizan, iu soll ndërmend tek priste me sytë nga ora. Ajo natë e zezë pus, si sot, vërtet i çoi te fija e perit jetët e të gjithëve dhe gjysmat e shokëve u vranë. Por kjo e sotmja ishte më e rëndë akoma.
Ishte një natë dhjetori afër krishtlindjeve. Jashtë rigonte një shi i butë dhe i ftohtë. Dritat e qytetit aty pranë ndriçonin zbehtë. Damo shtrëngonte armën e ftohtë mbi një kapotë të vjetër ushtarake dhe mundohej të bënte të njëjtat lëvizje rutinë si çdo natë, por një tyrjelë së brendshmi e bënte të mos e mbante vendi.

Po sikur të mos vijë? Po sikur ta kapin, ndoshta në fshat, apo sikur t’i kenë zënë një pritë tek hyn për te konakët e Babanit? Po sikur t’ia mbathë e të arratiset jashtë kufirit? Se unë vërtet e njoh si racë trimi që e mbajnë fjalën, por jeta është e shtrenjtë dhe koka nuk ka çmim! As me flori! Po sikur… Dhe pastaj unë të shkoj nesër në orën pesë të mëngjesit me këmbët e mia në vendin e tij në qeli! Me gavetën e tij prej alumini. Kokë për kokë. Unë që isha edhe i besuar! Ai i komandës e vlerësoi trimërinë time, se nuk tutesha në luftë, ndaj edhe më zgjodhi,- thoshte me vete, si me një zë të brendshëm, me një tjetër Damo Kasneci.
“Shoku Damo, ështe një vend shumë i besuar vetëm për ty. Ndaj komanda ka menduar të shkosh ti, si njeri që të njohim vetë në zjarrin e luftës dhe je i besuari ynë.”
Ato fjalë i kujtonte pothuaj çdo natë tek bënte shërbimin në burgkazermën pranë qytetit.
“Nuk t’u tremb syri kurrë nga armiku, po tani e morëm ne pushtetin dhe ti, Damo, je nga më të besuarit. Tani aty ka nevojë atdheu për ty. Të ruash armiqtë që po i fusim një nga një brenda në ‘shtatë penxheret’.”
“Mua më vunë si i besuar, që t’i ruaj”…
Ora tre e mëngjesit.
Ecejaket para portës së burgut, po ato. Ishin bërë mijëra, po t’i numëronte.
Befas i vetoi një zë që bërtiste brenda tij: “Ti Damo Kasneci, i besuari ynë do të ruash armiqtë atje në qeli. Ata që ngritën armën kundër nesh në luftë, edhe ata që ishin të pasur dhe e futën floririn pesë pashë nën dhe, vetëm e vetëm që ta shpëtonin nga pushteti popullor që erdhi nga malet. Tani vrima e miut, pesëqind groshë, për të gjithë!”
“O perëndi!,- tha me vete. “Po ky zë? Pas pak iu kujtua se ishte Dalip Batareja. Edhe ti, Damo? Edhe ti na dole armik, more kasnec i armiqve? Si nuk të njohëm dot as në luftë? Si ndodhi kjo, more djalë? Pa na e thuaj. Të zuri gjumi? Si ta morën mendjen? Si? Me para? Me flori? Me pasuri? Si u shite, Damo Kasneci? Si? Si ia dhe shpirtin shejtanit?”

Ora katër e mëngjesit.
Breshëritë e pyetjeve ia sulmonin kokën si mizëri arrëzash. “Për sa kohë vajtje-ardhje bëhet Dobra? Dy-tri orë vajtja, dy-tri orë kthimi. Ja gjashtë! Ja shtatë! Do ishte kthyer tani!”
Një tjetër zë i buçiste në vesh: “Ç’i bërë vetes, more Damo! Ç’t’u desh, more njeri? More në qafë familjen, gruan edhe dy djemtë. Të bukur si drita! Për se? Për një fjalë goje, se nuk fitove gjë! Ti qofsh, o njeri! Ç’hata i bëre vetes me dorën tënde, me kokën tënde! Vuaj burgun tani, se atë që kërkove, e gjete! Këtë kërkove nëpër male, kur vure kokën në rrezik? Kur t’u plagos shoku në krah dhe e more në kurriz nën breshërinë e plumbave të gjermanëve, rrëshqanthi deri te shpella? Këtë?!”
Iu bë se njësia e tij partizane ishte rreshtuar në një lëndinë plot me lule të bardha. Përpara doli ai, i tmerrshmi Dalip Batareja. “Damon, kasnecin e armiqve tanë, do ta pështyni të gjithë, një për një. Ish partizani i flaktë, sot u bë tradhtar, i shitur te armiku!”
Në këtë kllapi e sipër, sytë e lodhur nga pagjumësia i kapën për një grimë, një figurinë hije, tej në cep të kazermëburgut. U kthjell në çast prej ëndrrës së frikshme. Ishte ai. Sipas fjalës së lënë, ngriti njërën dorë lart, drejt qiellit. Kjo ishte shenja.
“Erdhi! O perëndi! Të përgjërohem që nuk më le vetëm!- tha Damo Kasneci dhe fiku për pak çaste dritën e jashtme që fekste dobët mbi ballinën e burgkazermës. Në atë gjysmëterr, tjetri hyri përsëri me këmbët e veta në portën dhe qelinë e ferrit.
Damo Kasneci pa orën.
Ishte katër e gjysmë e mëngjesit. Tridhjetë minuta para afatit. “Faleminderit që e mbajte fjalën”,- tha zëri i brendshëm.

***

 

Pas natës më të gjatë të jetës së tij, Damo mësoi javën tjetër se Biblil Babani u mbrojt nga avokati dhe u dënua me 12 vite burg si kulak, se nuk kishte dorëzuar floririn e kërkuar. Por e shpëtoi jetën. Avokati kishte argmentuar se familja e të pandehurit kishte ndihmuar ekonomikisht në mënyrë të përsëritur luftën kundër pushtuesit. Dhe për këtë kishte paraqitur prova që nuk mohoheshin dot.

Ç’mund të fshehë nga jeta e tij, përtej palltos dimërore dhe kasketës prej meshini ky njeri, që rri i heshtur në barin e qytetin buzë lumit?
Gojëkyçur, modest dhe i pabujë, Damo Kasneci, në moshën e tretë të pensionit, të kujtonte ato molusqet përfund detit që ruajnë në thellësi të tyre diamante të çmuara, që nuk këmbehen as me ar.

__oOo___

blank

Doli nga shtypi Sofra e fjalës të autorit Neki Lulajt Nga Namik Selmani, shkrimtar

Sot me 02.02.2023,doli nga shtypi përmbledhja poetike me titull „Sofra e fjalës“ e autorit Neki Lulaj,me banim në Gjermani,botuar nga shtëpia botuese“Lena Graphic në Prishtinë me redaktor shkrimtarin Namik Selmani, dhe faqosjen nga Laura Shulejmaja,libri është i dizanuar nga piktori Demush R. Avdimetaj dhe Uran Limani.

Të gjithë jemi në një mendje se dalja e një librit shqip apo dhe në çdo gjuhë tjetër në glob, është dhe duhet të jetë festë e vërtetë. E vogël ose e madhe. Me tryeza të shtruara apo me urime interneti.

Me ceremoni të thjeshta brenda familjes apo brenda kolektivit. Me fishekzjarrë apo dhe e prekur nga duart e miqve që me të gjithë gjuhët e botës urojnë autorin, botuesin. redaktorin, familjen e tij.

E thjeshtë ose e shënuar në disa ditarë, e fiksuar në kronika televizive apo në shkrime gazetash. Kur është fjala për librat e poetëve që jetojnë e punojnë jashtë atdheut, në mërgim, kjo festë është më e madhe.

Më rrëzëllitëse.
Më e ndritshme

Më naimjane se secili prej nesh, me një gëzim të veçantë shqipshkruesi që i gëzohet lastarimit të shqipes në Gjermani, në Amerikë Kanada, Zvicër, Greqi, Angli, Itali. Madje deri në Australi, Japoni apo në Zelandën e Re ku gëlon gjaku i shprishur i shqiptarit. Kam vite që punoj me vargun brilant të poetit kombëtar Neki Lulaj. E kam me vete frymën e vargut të tij, ehon e tij klithmuese apo me gëzimin e lumturisë së tij. Kam krenarinë e tij kombëtare, po edhe atë shqetësim atdhetar që ai ka në secilin varg kur flitet për qëndrimin ndaj atdheut. Neki Lulaj 6 Nuk e fsheh që jam i privilegjuar, i lumtur, krenar, i ngazëllyer që jam ndërtë parët që e lexoj kumtin e kësaj poezie. Pa mëdyshje, them se dhe poezia ime është rritur krah asaj të Nekiut. Si dy vëllezër siamezë që mbase mund të kenë të ndryshme shenjat e gishtërinjve për në kontrollin rutinor të doganave, po kanë të njëjtin shpirt. Janë ngjizur në të njëjtat troje. Meqë jemi te kjo karakteristikë e poezisë së tij, dua të them se asnjë poet në Kosova nuk e ka këtë çamdashje në poezitë e tij. E bashkë me jehonën e tragjedisë çame shumë herë në vargun e poezive të tij të ndjera si është poezia „Klithma çame“.

Pa ejani, ejani këtu, or miq, në Çamëri!
Nëse doni shqiptari.
Nëse doni Skënderbeun
Se na rrjedh nëpër deje
Një lumë me dashuri.
Merrni dashurinë e bashkimit me mëmëdheun!

Me atë humanizëm të pashoq që derdhet në çdo varg të tij. Me atë atdhedashje që lëvrin në secilin damar të poezisë së tij, ai i jep poezisë një pasaportë të veçantë që kapërcen gjithë Doganat e Shpirtit njerëzor. Ka një të vërtetë mjaft të bukur dhe emocionuese që tregon për pjekurinë e poezisë së tij. Mjeshtra të mëdhenj të fjalës artistike shqipen si Artisti i Popullit Reshat Arbana, Demir Gjergji dhe fjalëarti Çun Lajçi në Kosovë kanë recituar mjaft poezi të poetit Neki Lulaj.

Duke i dëgjuar e ridëgjuar apo duke i parë edhe në planin artistik videoklipet e poezive të tij, e sheh se sa vlerë merr poezia e tij. Një poezi që lumturon poetin Lulaj për atë. Që lumturon familjen e tij aq sakrifikuese për këtë rrugë të artit të tij. Ajo që ka arritur poeti na japë dhe neve miqve të tij apo dhe mijëra Sofra e fjalës lexuesve në mbarë trojet shqiptare apo në kurbet një krenari të ligjshme për rrugën e artit të tij.

Tek i dëgjon ato, tek ndjen zërin gurgullues të aktorëve të mëdhenj, të vjen pranë poezia e Neki Lulajt, herë si kushtrim mëmëdhetar, herë si varg i malltë, herë si krua, tek ndjen zërin gurgullues të aktorëve të mëdhenj të vjen pranë poezia e Neki Lulajt, herë si kushtrim mëmëdhetar, herë si varg i malltë, herë si krua që çurgon ëmbël, herë pishtar i vlerave të reja artistike që ta bën shumë të ngrohtë rrugën ta bën më të lumtur gjerbimin e kafesë apo i jep edhe më shumë shije kafshatëssë bukës që të dërgon te puna.

Që të dërgon te spitali ku ke njeriun tënd të afërt që do një këshillë mjeku, një fjalë psikologu e sytë e tu kaq të lutshëm, marrin më shumë dritë, forcë, që frymëzojnë jetën e në këtë sinorë që rrallë i prek në jetë bashkë me urimin ndaj aktorëve i thua kumbarit të fjalës shqipe Neki Lulaj: „T’u rritë dera, o mik i fjalës shqipe“!

Ka një pikë qëndrimi poeti në Ulqin. Në Ulqinin që ka si fjongo Adriatikun e bukur. Duke lexuar e rilexuar poezinë e tij, e kupton se historia e emocioni që të japin brigjet ulqinakë, ullinjtë që qarkojnë këtë qytet e mbarë bregdetin, e ndjen se poezia e tij ngjizet brenda historisë dhe legjendës.

E të duket se ti ke një shtrat për ëndrrat e tua në këto brigje që dikur ishin Porta e Adriatikut. Legjendat ulqinake janë nga më të bukurat e trojeve shqiptare. Aty ku dikur në kalanë e Ulqinit pat qëndruar edhe Miguel de Cervantes.

E poeti Neki Lulaj që e njeh bukur mirë kodin e poezisë botërore, e merr shpesh frymëzimin dhe nga këto legjenda. Neki Lulaj Një poezi që ka ngjitur në vite shkallë të larta edhe pse në jetën e tij ka patur edhe vështirësi dhe halle.

Mes tyre dhe poezisë është sfida e fituar e tij. Mbase dhe fabula e legjendës së Bjeshkës së Rumisë e tregon më qartë mesazhin e saj.

Në kohë të lashta burrat e Ulqinit shkonin në një ditë të vitit në majën e Bjeshkës së Rumisë me një gur të rëndë në shpinën e tyre të përgjakur. Donin ta vinin atë gur në majën e bjeshkës që të ishin sa më afër zotit për t‘iu falur më afër zotit. Duke mos e harruar as Krajën,dhe fshatin Brisk i poshtëm prej nga mendohetse ka lindur Gjon Buzuku dhe prej nga rrjedhë familja e Josip Relës.

Edhe poezia e tij ka ngjitur shkallë të reja si e tregon dhe ky libër që sot e kemi në dorë e që duhet të kishte ardhur dhe më parë në libraritë e bibliotekat tona.

Poezia e tij ka një llij zgjimi të Rilindjes së shkollës. Duke jetuar mes Kosovës dhe Gjermanisë me statusin e dekadave si mësues, ai shumë poezia ia kushton shkolës, përparimit që mund të japë dituria për një komb.

Ka rënë një heshtje në rrugën drejt shkolle
Do të pushojnë pak zilet me tringëllima.
Xhamat e dritareve me pluhur do të ngarkohen
Ikën nxënësit si zogjtë që fluturojnë në lëndina.
Shumë dorështrëngime shoh në prag ndarjesh.
Kujtimet ruajnë fort enigmat e viteve.
Prek buzëqeshje e trishta si varg malesh.
Patkonjtë djersiten në ditët e stinëve.

Poezinë e Neki Lulaj ka një maturi të jashtëzakonshme. Ka një gjeografi të gjërë e kudo që ai prek trojet lë gjurmët e shkronjës së bukur shqipe. Dua të jem i besueshëm që ai kudo ngren kurora vargërore të mbushura me emocion, ku nuk harron kurrë që të sjellë e të mbajë gjuhën e pastër shqipe. Sofra e fjalës Nëse do ta shikonim librin si bashkësi fjalësh shqipe, Neki Lulaj ka meritën e madhe që përdor mjaft fjalë të rralla leksikore që përdoren pak në Kosovë e aq më shumë në emigracion ku ai jeton prej vitesh.

E fjalori i përdorur nga ai nuk është vetëm ai i fjalëve që si relike vihen në trarët e shtëpive tona apo në banakët e klubeve shqiptare të mbushura me kafedashës apo dhe cigaredashës, po ai i vë natyrshëm në poezitë e tij. Vështirë që të gjesh në librat poetikë një poet familjar si Nekiu.

Si mjeshtër i portretizimit ai shkruan shumë për familjen, për babain e nënën, për zonjën e tij Fetanete, për fëmijë e për nipër e mbesa. Nuk duhet të çuditemi që në vargun e poezive të këtij vëllimi të kemi disa poezi për mbesën Florinë që u nda para kohe nga jeta, në moshën e rinisë së saj të bukur. Për nipërit Learti,Ledri dhe Ariani dhe mbesat Leandra, Luana,Aurela dhe Adrola.

Janë elegji të bukura, me vlerë encikloepdike ato që ai bën për të. Përtej pragut të familjes ai ngre përmendore poetike për mjaft personazhe të historisë, të artit të kulturës shqiptare. Edhe këtu ai ka bërë disa poezi për Ibrahim Rugovën që ai na e jep atë si personalitet të kulturës, të politikës, të poezisë së humanizmit. Të tilla janë poezitë ku ai flet për Pjetër Bogdanin, Ahmet Delinë, Fran Tanushin, Adem Istrefin,Jusuf Gërvallën, për Karl Gegën, Hasan Prishtinën, Sali Çeku, Gjon Buçaj, Basri Çabriqi, Elena Gjikën, Musë Hajdinin, për mësuesin e tij të parë që ai e quan me mjaft dashuri „Bacë“ E parë në mënyrë tërësore, poezia e tij është një buqetë për identitetin e shqiptarit kudo ku ai jeton në botë. Është një enciklpoedi e shpirtit të shqiptarit sa të vuajtur nga hallet që i dha historia aq dhe të fortë në mbijetesën e vet gjatë shekujve. Neki Lulaj Doemeos si përfaqësues i denjë i mërgimtarit shqiptar, poezia e tij nuk mund që t’i shmangej temës së mërgimit një sfidë që ka lidhje dhe me shqipen. Vargje të tillë të një poezie „Fjalët“ të bëjnë krenar e të rrënqethin gjer në palcën e palcës me mesazhin që ato japin:

Mik
Atje larg
Dielli i huaj
S`di si të jep shkëlqim
Në fletoret e tua
Merr ninullat e ëndrrave për së gjalli!
Qepallat u lodhën nga pagjumësia.
Përkëdhele gurin e tokës ku linde.
Merr përshtypjet e ditëve si kaltërsia!
Merr poezitë me vete
Që atje larg të prekësh rilindje!
Më tej në një poezi tjetër ai na e shpalos me ngjyra të tjera kurbetin
Këtu qielli dhe era janë të huaj
Zemra më vyshket në këtë mjegull deti
Lumturia është një këmishë e copëtuar.
Jeta leckë dhe mashtrim.
Asimilimi një egjër i vjetër.

Meritë e veçantë e librit të Nekiut është puna që ai ka bërë dhe bën me gjuhën. Është ai kod që duhet ta njohin poetët e vërtetë të çdo kombi.

 

Gjuha shqipe e shkruar në poezinë e tij Ndjehet e përkëdhelur, e ngrohtë. Sofra e fjalës 11 Edhe pse ai ka disa vjet larg Kosovës, larg vendlindjes së tij Bellës së Deçanit e Pejës, ai e mban të freskët gjuhën e vendlindjes, jo vetëm atë të komunikimit të përditshëm, po dhe fjalët e rralla. Ato që kanë ngjyrime të bukura për të ndërtuar figurat letrare. Janë këto fjalë që në një kohë të caktuar për të, por edhe për librat e botuara më parë mund të bëhen objekt studimi për gjuhëtarët.

Poezia e Nekiut ka një gjeografi të madhe të gjërë. Në këtë vëllim ai të dërgon në fshatin e lindjës në Bërliq, Deçan, Elbasan, Pogradec, Voskopojë, Prespë, Leskovik ,Përmet,Gjirokaster, Butrint, Sarandë ,Vlorë, Himarën, Manastir, Radoniq, Velani, Lumëbardh, Sharr, Shëngjin, Korçë, Belle, Paramithi, në Përroin e Batushës, në Lugun e Mrizit, Prizren, Elikon… E në çdo rrugëtim ai të njeh me historinë, lavdinë e betejave, me heronjtë e atdheut, me mallin e trojeve. Për një poet që jeton, shkruan, punon në trojet amtare kjo është mbase një gjë mjaft e zakonshme, madje e detyrueshme, por për një poet emigrant prej disa vitesh larg këtij trualli, kjo është një gjë e bukur, e lavdërueshme, obligative.

Kjo e shton mirënjohjen e çdo lexuesi kudo ku ai lexon këto libër. Nga ky thesar shkronjor doja të veçoja disa prej tyre shakllaben, çaçanik, lavroj, gërneçka, carani, kërrutur, xëx, agshol, sukë, çerjep, divanhane, galuc, flakareshë, majëkrahu, lazdrak, kokështjerrurit, etj Kjo i jep jo vetëm vlerë gjuhësore librit, por edhe vlerë të rrallë emocionale. Përtej këtyre temave gati universale si ato të vendlindjes, të luftës e të paqes, ai nuk harron se poeti nuk mund të bëhesh nëse nuk e ngjyen penën në temën e dashurisë.

Sa të ngrohta janë tpoezitë e tij me këtë temë. Vjen natyrshëm ndjenja për të.

Ti folenë e ke në kornizën e shpirtit që vuan
Dhe i jep gaz jetës e forcë të madhe dashurisë.
Ti rrufit jetën që të pret me mall të patreguar.
Ti, o imazhi i papërsëritur i gazit e lumturisë.
Eci pa u lodhur ditëve që vijnë plot diell e rreze
Plot lule, plot vrap, plot gaz që nuk mbaron.
Plot këngë që zgjojnë sa e sa mëngjese
Por edhe plot gjallëri e shi që parfumon.

Edhe nga forma ky libër ka një risi në krahasim me vëllimet e tij të mëparshme. Ai përdor poezi të ndryshme në formë ato me rimë që tregojnë se e njeh bukur mirë folklorin e kombit tone. Përdor vargun e lirë, vargjet e rimuar. Kjo larmi vargjesh e shoqëqruar edhe me një shqipe të pastër e pa gabime drejtshkrimore e bëjnë atë një libër të mirëpritur nga lexuesit.

Jeta e vepra e Nekiut tashmë si mik zemre më ka frymëzuar që në vite të bëj dhe mjaft poezi për të. Sot doja të kujtoja se ndjesia e poezisë së tij më kujton një fabul që ka ndodhur këtu e gati 100 vite më parë në një qytet të Austrisë. Mbase në Vjenën e valseve. Atë vit ishte një dimër i ftohtë, i borëruar dhe në qiellin e Vjenës po rralloheshin dhimbshëm zogjtë nga ngrirja. Kryetari i bashkisë së qytetit lëshoi një lutje, jo urdhër ligjor, që të gjithë qytetarët të hapnin dritaret e shtëpive të tyre e në dhomat e ngrohta të futeshin zogjtë e ftohur nga koha. Sipas tij qyteti i Vjenës nuk ishte më i bukur pa zogjtë e qiellit të tij. Dhe të gjithë e dëgjuan lutjen fisnike të tij. I futën në shtëpi dhe jetuan me to për disa ditë. Po, po, poezia e Nekiut është si një ngrohtësi qiellore që përherë do na e ngrohë zemrën. Sofra e fjalës

…Në një farë mënyre, përulem para sinqeritetit poetik të Neki Lulajt. Është një përulje që më bëhet një lloj pasqyre ku ti nuk sheh rrudhat e ballit tënd që t’i kanë vitet.

Ku ti nuk ndien trishtimin që të japin thinjat e shtuara, po sheh bukurinë e vargut tënd të pashkruar. Se vargun e bukur që ti e do të jetë jetëgjatë, të ëmbël, të bukur, nuk e bëjnë tastierat e kompjuterit apo të laptopëve të markës më të fundit, por e bën shpirti i madh i poetit, shpirti i njeriut. Është ai shpirt që sfidon verdhëllimin e parasë, çeqet e dollarëve apo të eurove, sofrat e mbushura me gjellë, pije e fruta.

E kur ai varg merr me vete dhe frymën tënde ti e beson se e vërteta është ajo prekje e dorezës së derës që, me një lëvizje të lehtë, të dërgon te rruga e zhurmshme ku ka makina avionë, tragete, lypsa, tregtarë, studentë, kriminelë, lajme luftrash. Apo një çast të fut te shtëpia jote ku ti mendon se të pret qetësia.

blank

Momente nga shtypshkronja „Lena Graphic“ ne Prishtinë

Boston, janar 2023

blank

Dëshmia nga Italia e poetit disident: Jam dëshmitar i shumë arrestimeve ‘në emër të popullit’ nga Sigurimi i Shtetit dhe pas çdo arrestimi, ne thoshim…

Rrëfimi i artistit Gëzim Hajdari: “Për momentin, nuk ka vend për mua në Shqipëri.

Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të luftoj për çlirimin përfundimtar të Shqipërisë, që të realizohet ëndrra e Etërve tanë të vërtetë, Themelues të Rilindjes Shqiptare, ajo ëndërr që u shkatërrua gati njëqind vjet më pare, me një grusht shteti të maskuar nga ‘errësira’, për të rikthyer në pushtet agjentët e tyre”.

blank

Z. Hajdari, na trego pak për veten, origjinën, familjen?
Unë kam lindur në vitin 1957, në Darsìa. (Lushnje), në Shqipëri, në një familje ish-pronarësh dhe tregtarësh, pasuritë e të cilëve u konfiskuan gjatë diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Në vitin 1930, familja ime zotëronte dy dyqane në qendër të qytetit të Lushnjës, një makinë, qindra hektarë tokë, pyje dhe bagëti. Babai im u bashkua me rezistencën partizane, kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Pas Luftës, studioi në Tiranë si topograf – kontabilist. Punoi për disa vite në zyrën e Gjendjes Civile në Lushnje, qytet ku lindi edhe nëna ime. Nuria, është një grua e thjeshtë dhe bujare. U rrit me murgesha italiane, të cilat kishin një manastir pranë shtëpisë së saj. Prindërit e tij punonin si fermerë. Unë jam shumë i lidhur me Nurien, e cila është gjithmonë e pranishëm në punën time.

 

Kur gjyshi im, Veli Hajdari u shpall kulak, drejtuesit e Partisë Komuniste, vendosën të shkarkonin babanë tim. Shtëpia e gjyshit tim frekuentohej nga dervishët, anëtarë të vëllazërisë mistike të Bektashianëve, pjesë e së cilës ishte edhe familja ime. Babai im, punoi gjatë gjithë jetës si bari lopësh, në Kooperativën Bujqësore komuniste, duke marrë në fund të muajit nga shteti, paratë që i mjaftonin për të blerë bukën e përditshme.

 

Çdo mëngjes, kur shkonte në ara, në thes, së bashku me darkën, Nuria i vinte një roman që ta lexonte. Ai ishte një lexues i shkëlqyer, i donte klasikët rusë, francezë dhe anglezë. Netët e dimrit, na tregonte sagat që kishte lexuar ditën. Rreth oxhakut, në heshtje, ne fëmijët dëgjonim të magjepsur.

blank

Shpesh, na prekte rrëfimi i tij, në dritën e zbehtë të qiririt duke na lotuar sytë. Rrëfimi më prekës ishte historia e Ana Kareninës. Një herë nëna ime, duke fshirë fytyrën, i tha: “Mjaft Riza me këto romane, fëmijët u prekën”. Por ai nuk pushoi kurrë së rrëfyeri, atë që lexonte gjatë ditës, duke u kujdesur për qetë. Çdo mbrëmje, uleshim rreth oxhakut, duke pritur me padurim të dëgjonim një sagë të re.

blank

Pjesa tjetër e jetës sime, i përket luftërave për liri dhe demokraci në vendin tim, denoncimeve kundër krimeve të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe kundër abuzimeve e spekulimeve të regjimeve të reja të maskuara, zhgënjimeve, kërcënimeve me vdekje, arratisjeve, internimeve, dënimeve, heshtja nga mafia politike dhe kulturore e Tiranës; më shumë se dymbëdhjetë vjet, zanate të ndryshme si punëtor për të mbijetuar, si në shtëpi ashtu edhe në Perëndim, studime të pafundme, udhëtime në Afrikë, Azi dhe hemisferën jugore, duke dëshmuar realitete të ndryshme dhe të harruara, shpesh duke rrezikuar edhe jetën time.

blank

Keni filluar të kompozoni poezi në moshë shumë të re, si lindi ky pasion?
Fillova të shkruaj në vitin e parë të shkollës së mesme, në moshën njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetëvjeçare. Personi që më bëri të dashurohesha me poezinë, ishte gjyshi im nga babai dhe më pas babai im, i cili na recitonte ne fëmijëve, para gjumit, këngët epike kushtuar luftëtarëve legjendar si “Muji dhe Halili”, “Gjergj Elez Alia” dhe “Ajkuna vajton djalin e saj Homerin”. Ndërsa kënga popullore, më bëri të dashurohesha me xhaxhain e nënës sime, Selimin.

Kur isha në shkollën e mesme në qytetin e Lushnjës, flija shpesh me gjyshërit nga nëna. Kjo ishte kur moti ishte i keq dhe nuk mund të kthehesha në fshat. Në atë kohë preferoja ta kaloja natën me gjyshërit e mi të moshuar. Gjyshi më donte shumë, i tha mamasë se i ngjaj. Vëllai i tij, Selimi, e kishte bërë nizamin, (siç quheshin turqisht ushtarët shqiptarë që luftonin në emër të Portës së lartë të Stambollit), gjatë sundimit të osmanëve në Ballkan.

Ai kishte luftuar në Iran dhe Irak për disa vite. Duke mos u martuar, ai jetoi pjesën tjetër të jetës me kujtimet e viteve të nizamit. Çdo person që takonte, i tregonte për jetën e tyre si ushtar, në shkretëtirat e largëta. Historitë e tij më magjepsën shumë. Shpesh Selimi, pasi më kishte treguar për udhëtimet e gjata nëpër shkretëtira, për stërvitjet e sforcuara, për betejat e egra me armiqtë e Perandorisë Osmane, për vdekjen e shokëve të tij ushtarë, filloi të këndonte me një zë të bukur, këngët që tregoi për të gjitha këto.

Gjithmonë e kam mbajtur me vete dashurinë e këngëve të nizamëve. Derisa një ditë vendosa ta përkthej në italisht këtë trashëgimi të paçmuar të popullit shqiptar. Vëllimi “I canti dei nizam”, “Këngët e nizamit”, u botua në vitin 2012, nga “BESA EDITRICE”.

Cilët kanë qenë autorët e parë që keni lexuar dhe cilët kanë lënë gjurmë tek ju?
Veprat e autorëve që kam lexuar gjatë frekuentimit të viteve të mesme dhe të para të Gjimnazit janë: “Le Quartine” nga Omar Khajam; “The Gulistan” nga Sadi Shiraz; “Anna Karenina” e Tolstoit, tregimet e ÇEHOVIT; tekstet e Pushkinit, Sergej Yesenin dhe Edurad Bagriçkij, “Djalli” i Lermontovit, “Gjethet e Barit” të Ëalt Ëihman, “Lagjet e botës”, nga Janis Ricos, “Dekameron”, i Boccacio, “Lucretius”, De Rerum Natura; “Ferri” nga Dante Aligeri; Galsëorthy “The Forsyte Saga”; tregime të shkurtra nga shkrimtari indian, Krishan Chander; “Kuq e Zi”, nga Stendal dhe poezitë e Heinrich Haine. Këta autorë të mëdhenj, të përkthyer me mjeshtëri në shqip, kanë shënuar përgjithmonë fatin tim si poet.

Si e keni përjetuar marrëdhënien me pasionin tuaj, poezinë, në vitet e regjimit komunist?
Vitet e regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës, do të mbeten gjithmonë mister për mua, por edhe për shqiptarët. Askush nga ne nuk e dinte se çfarë po ndodhte në zemër të pushtetit komunist, për të mos përmendur, kampet e internimit dhe burgjet. Asgjë nuk doli jashtë mureve të kufijve të diktaturës së proletariatit. Dhe ndoshta asgjë nuk do të dihet, duke qenë se gjysma tjetër e së vërtetës historike, fshihet në arkivat sekrete, tashmë të “pastruar” nga regjimet postkomuniste të Tiranës.

Pra, një poet si unë jetonte mes pasionit për poezinë dhe terrorit. Kur lufta e klasave u përshkallëzua, familja ime u etiketua “armike e Partisë Komuniste”, por kur lufta e klasave përjetoi një periudhë “pause” ne arritëm të jetonim pak më të qetë.

Unë jam dëshmitar i gjallë i shumë arrestimeve: “Në emër të popullit, ju jeni i arrestuar”, nga Sigurimi i Shtetit, Policia Sekrete Politike e regjimit. Pas çdo shtetasi të arrestuar, njerëzit pëshpëritnin: “Kush e di se kujt do t’i vij nesër radha”! Dikush mund të përfundonte edhe pas hekurave për, një “fjalë”, për një “metaforë” ose për një “ëndërr”.

Kam pasur shok klase në gjimnaz, Jozef Radin, djalin e intelektualit Lazër Radi, ish-politikan i përndjekur politik, i cili banonte në kampin e internimit të Savërit të Lushnjes. Herë pas here, para gjimnazit tim, kalonin vagonë ushtarake të ngarkuara me burra, gra e fëmijë të dëbuar. Ata erdhën nga të gjitha anët e vendit, për të kaluar pjesën tjetër të jetës në kampet e përqendrimit të qytetit tim. Ndërsa fugonët me xhamat e bllokuar nga hekurat, mbanin të burgosur politikë.

Ishte leximi i klasikëve që më “shpëtuan” dhe, në të njëjtën kohë, më zbutën vetëdijen si poet, në kohët e errëta të historisë shqiptare. Ndërsa peizazhi djerrë dhe mistik, i krahinës sime kodrinore të Darsisë më dha pak ngushëllim, në rininë time.

Kur vendosët të largoheni nga Shqipëria dhe cilat ishin arsyet që ju çuan në këtë zgjedhje?
Në dimrin e vitit 1991, isha një nga themeluesit e degëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane të qytetit të Lushnjës, parti opozitare dhe u zgjodha sekretar dege për republikanët në qytetin e sipërpërmendur. Unë jam bashkëthemelues i së përjavshmes opozitare “Ora e Fjalës”. Më vonë, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1992, dola kandidat për deputet në listat e Partisë Republikane, por nuk u zgjodha deputet.

Gjatë aktivitetit tim intensiv si politikan dhe gazetar opozitar, kam denoncuar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur krimet, abuzimet, korrupsionin ekonomik e kulturor, si dhe spekulimet e nomenklaturës së vjetër të regjimit të Enver Hoxhës dhe të fazës më të fundit postkomuniste. Gjithashtu, për këto arsye, pas kërcënimeve të përsëritura, u detyrova, në prill të vitit 1992, të ikja nga vendi im.

Në fund të fundit, unë e kuptove se i ashtuquajturi ndryshim demokratik shqiptar, nuk ishte gjë tjetër veçse një lojë e pistë e vendosur tashmë në tavolinë. Nomenklatura e vjetër komuniste e Enver Hoxhës, me ndihmën e “forcave të errëta” nga përtej oqeanit, ka marrë sërish në zotërim fuqinë politike, ekonomike dhe kulturore të vendit të shqiponjave.

Të ashtuquajturit ish-politikanë të përndjekur gjatë komunizmit, në vend që të themelonin partinë e tyre, për t’i hapur rrugën një ndryshimi rrënjësor në administratë, shoqëri dhe shtet, preferuan të ndajnë pushtetin dhe plaçkitjen, me xhelatët e tyre. Kështu u vra përfundimisht ëndrra për lirinë, demokracinë e vërtetë dhe sovranitetin e Shqipërisë.

Si kanë qenë vitet e para si emigrant?
Vitet e para në Itali, ishin shumë të vështira. Unë isha tridhjetë e pesë vjeç dhe duhej të filloja nga e para. Nuk kisha asnjë cent në xhep, para se të largohesha nga Durrësi, i kisha në xhep paratë e biletës me një drejtim. Kisha humbur gjithçka. I rrahur.

Për të mbijetuar, më duhej të punoja si pastruese stallash, xheniere, punëtore, asistentë printeri. Dhe ndërkohë, isha duke ndjekur një tjetër fakultet për Letërsinë Moderne në Universitetin Sapienza të Romës, duke paguar të gjitha tarifat e universitetit, si dhe qiranë e shtëpisë dhe ushqimin.

Ishte fillimi i viteve ’90-të. Shqipëria në atë kohë identifikohej me prostitutat, vrasësit, hajdutët, përdhunuesit. Një poet si unë, duhet të jetë tre herë më i mirë se kolegët e tij italianë dhe ata që kanë ardhur nga vende të tjera. Pyetjet provokuese për mua, si njeri i kulturës dhe qytetar shqiptar, ishin rend i ditës. Gjithashtu më duhej të shkruaja në shqip dhe italisht, pasi nuk kisha lexues shqiptarë.

Përmbledhjet e para poetike, i botova nga xhepi im. Nuk njihja asnjë botues italian. U deshën para dhe kohë për të shkuar dhe kontaktuar me botuesit në qytetet e mëdha. Punoja nga mëngjesi e kthehesha në mbrëmje dhe nuk mund të bëja asgjë. Është rasti për të treguar një fakt të trishtë, që më ka ndodhur në muajt e parë në Itali. Në atë kohë, bëja punë të çuditshme si punëtor, punëdhënësit herë më paguanin, herë jo.

Në muajt e parë gjeta strehë te disa bashkatdhetarë të mi. Shtëpia ku ata jetonin, u ishte ofruar nga Bashkia, kështu që ata nuk paguanin qira. Këta zotërinj më pritën në fillim, pastaj një ditë më nxorën nga shtëpia. I kërkova të qëndroja edhe disa javë që të gjeja një punë që, të më lejonte të merrja me qira një dhomë, por asgjë…! Mbaj mend që trokisja nëpër qytet shtëpi më shtëpi, duke kërkuar punë, por njerëzit sapo dëgjuan fjalën “shqiptar”, mbyllën derën, duke më thënë: “Ik, ju jeni hajdutë dhe kriminelë”!

Ndoshta kishin të drejtë, në fillim të viteve ’90-të, shqiptarët pushtuan faqet e para të lajmeve të krimit, në gazetat dhe mediat italiane. Derisa një ditë, gjeta punë si punëtor në një kompani të vogël ndërtimi. Më në fund arrita të gjej strehim në një gërmadhë që, nuk ishte banuar për gjysmë shekulli, ku qiraja ishte e ulët.

Pse zgjodhët të jetoni në Itali?
Zgjodha Italinë, sepse popujt tanë kanë ndarë të njëjtin fat gjatë historisë. Italia ka qenë gjithmonë porta e madhe që lidhi Shqipërinë me pjesën tjetër të Evropës. Dhe pastaj gjuha dhe kultura italiane, kanë qenë gjithmonë shumë të njohura. Nuk duhet harruar se, letërsia shqipe ka lindur në latinisht.

Cilat ishin atëherë marrëdhëniet që kishte me klasën intelektuale italiane dhe si ishte pritja?
Vitet e para për mua, ishin vite të përpjekjeve të mëdha, vuajtjeve dhe ankthit të madh ekzistencial. Nuk kishte kohë për të qenë “intelektual”. Intelektualë në Itali dhe jashtë saj, ishin poetët dhe shkrimtarët e realizmit socialist nga Tirana, të cilët së bashku me kolegët e tyre, të përndjekur deri dje gjatë regjimit komunist, u emëruan atashe kulturor, ambasadorë, drejtorë të Fondacionit Soros, ose u “strehuan” në Shtëpitë Botuese në vende të ndryshme të Evropës. Ata pak poetë si unë që, denoncuan publikisht abuzimet, korrupsionin dhe trafiqet mes mafias dhe pushtetarëve, u etiketuan si “armiq të Shqipërisë”.

Për mua ishte të luftoja ditë e natë për të mbijetuar dhe ekzistuar në realitetin social dhe në kontekstin e ri kulturor. Më duhej gjithashtu ta mësoja gjuhën vetë dhe të lexoja shumë. Kam fjetur shumë pak. Unë refuzova një subvencion që më ofroi Komuna e Frosinones në fillim. Vendosa ta fitoj bukën e përditshme, me duart e mia dhe me djersën e ballit.

Në vitin 1993, një vit pas mbërritjes sime në Itali, botova përmbledhjen e parë dygjuhëshe, “Ombra di cane” (“Hije qeni”) me një botues të vogël, “Dismisuratesti”. Libri u prit shumë mirë nga lexuesit dhe kritikët. Më pas, vijuan “Erbamara” (“Bari hidhët”) dhe “Antologjia e shiut”.

Vetëm në vitet 1995-‘96, me botimin e “Sassi controvento” (“Gurë kundër erës”) dhe fitimin e çmimit të parë për poezi Ekstra, në Rimini, fillova të kem kontakte të shpeshta me botën e letërsisë. Ndërsa një vit më vonë, fitova çmimin “Eugenio Montale” me koleksionin “Corpo presente” (“Trup i pranishëm”).

Në vitin 2001, qyteti i Frosinone, më dha titullin “Qytetar Nderi”, për merita letrare. Meqë ra fjala, është me vend të falënderoj disa nga miqtë e mi intelektualë, si: Ciociarian si Amedeo Di Sora, Biagio Cacciola, Luciano Renna dhe Riccardo Mastrangeli, të cilët ishin pranë meje dhe me një ndihmë të madhe morale, në vitet e para të mërgimit tim Kiociarian.

Edhe pse në poezitë tuaja, perceptohet një zhgënjim i madh, Shqipëria është gjithmonë shumë e pranishme. Cilat janë marrëdhëniet që ka sot me Shqipërinë dhe me shqiptarët?
Mund të them se puna ime është një “enciklopedi” që përfshin aspekte të ndryshme të jetës, të ekzistencës, të misterit njerëzor dhe më gjerë. Rrugëtimi im njerëzor e letrar, i gjerë dhe kompleks, përshkon vende popuj, gjuhë, tradita, gjuhë, tradita, mite, legjenda, histori, gëzime, dhimbje, eros dhe thanatos.

Marrëdhënia ime me Shqipërinë dhe shqiptarët, zbret në kontakt me vendlindjen time, Darsìa dhe gjuhën amtare, të cilën fatkeqësisht sot një pjesë e kolegëve të mi po e masakrojnë në mënyrë çnjerëzore, sikur të mos mjaftonte një gjysmë shekulli terror, lufta e klasave, dënime, vrasje, kampe internimi, vjedhje pronash, bankë qendrore, pasuri të vendit, korrupsion, katastrofë mjedisore, trafik droge, shkelje urbanistike, shkatërrim të ekonomisë, administratës, gjendjes kulturore dhe shpirtërore.

Në poezinë tuaj perceptohet një universalitet i madh, kjo karakteristikë është e vështirë të gjendet tek të rinjtë bashkëkohorë, si e shihni rritjen eksponenciale të poetëve të bërë në Shqipëri?
Është herët të flitet për poezinë shqipe të të rinjve. Pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës, si në të gjitha fushat e jetës së përditshme, një farë konfuzioni mbretëron edhe në poezinë e brezit të ri. Do të duhen dekada për të kuptuar emrat e vërtetë dhe vlerat e vërteta poetike që do të jenë në gjendje t’i rezistojnë kohës dhe do të jenë pjesë e trashëgimisë letrare të kombit, si pjesë integrale e kujtesës kulturore të Evropës. Por mund të them se poezia femërore e brezit të ri, është më e mirë se ajo mashkullore.

Cili është “realizmi socialist” të cilit i referoheni shpesh?
I ashtuquajturi “realizëm socialist”, pra manifesti i artit partiak, është një metodë artistike dhe kulturore e lindur në Bashkimin Sovjetik në vitet 1930. Sipas këtij “kanuni”, vepra artistike duhej të kishte formë realiste dhe përmbajtje socialiste. Në Shqipëri, izolimi total nga pjesa tjetër e botës dhe mungesa e kontaktit me përvojat historike të avangardës letrare evropiane, e bënë marksizmin të vetmin parim estetik të poezisë dhe artit. E gjithë kjo, ndoqi diktatet dhe linjat e politikës kulturore të teorizuar nga doktrina marksiste-leniniste, e helmuar nga ideologjia dhe e marrë si model për një letërsi kombëtare dhe popullore, për vendet e Lindjes, e cila, në kundërshtim me idenë Gethean, i referohej një letërsie universale.

Për diktatorin Enver Hoxha, shkrimtari ishte thjesht një instrument në duart e Partisë për edukimin komunist të popullit, krahu i djathtë i pushtetit: për këtë arsye thuhej se: në Shqipëri, letërsia lindi në vitin 1941, me themelimin e Partisë Komuniste. Në fakt, ata që kundërshtonin këtë metodë, pushkatoheshin, burgoseshin dhe dërgoheshin në punë të detyruar për gjithë jetën. Gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, në burgje të ndryshme, u pushkatuan dhe vdiqën 148 intelektualë, artistë, shkrimtarë, poetë, politikanë, filozofë, juristë, përkthyes dhe profesorë të latinishtes e greqishtes. Poeti i fundit, i varur në trekëmbësh, ishte Havzi Nela, në vitin 1988. Terrori ishte një sistem, parimi mbi të cilin bazohej diktatura komuniste.

Ju konsideroheni si “poet mërgimtar”, e gjeni veten në këtë përkufizim?
Të jesh poet emigrant, nuk është një kufizim, por një formë globalizimi, na mëson komparatisti dhe shkrimtari i madh Armando Gnisci. Do të thotë t’i përkasim avangardës trans kulturore të Letërsisë Italiane dhe asaj botërore. Poeti mërgimtar i mëson të gjithëve, të jenë emigrantë, mërgimtarë dhe udhëtarë në një “qytetërim mestizo” në një botë që kreolizohet, për të ndarë së bashku fatet dhe të ardhmen. E ardhmja e gjuhës dhe e letërsisë italiane do t’u takojë pikërisht të rinjve mestizo, udhëtarësh, mërgimtarë e mërgimtarë, të cilët do t’i japin dinjitet gjuhës italiane, duke i rikthyer metaforat e saj një fije të vërtete dhe gjallëri gjuhës së saj të fjetur, të lodhur e të tredhur.

Si e përjetoni raportin mes gjuhës amtare dhe asaj të birësimit?
Unë shkruaj në të dyja gjuhët në të njëjtën kohë, kështu që jam një poet “poligam”. E torturoj veten shqip dhe shkruaj italisht dhe anasjelltas.

Sot jetojmë në epokën e migrimeve masive, çfarë mendoni për këtë fenomen?
Udhëtimi dhe migrimi janë pjesë e ADN-së së ekzistencës njerëzore. Në të vërtetë, historia njerëzore është bërë nga udhëtarët. Megjithatë, e gjithë kjo nuk ka të bëjë fare me migrimin masiv të sotëm. Ky fenomen dramatik në mijëvjeçarin e tretë, është pasojë e politikave kriminale të politikanëve dhe pushtetarëve tanë të korruptuar, lakmitarë dhe luftënxitës, të cilët ia kanë shitur veten “forcave të errëta” që përfitojnë duke shkatërruar vende, ekonomi, tradita, gjuhë, kultura, shtete dhe shpresat për të ardhmen e njerëzimit. Qëllimi i keq është që kaosi, korrupsioni, zhgënjimi, luftërat e përhershme dhe gjaku i pafajshëm mes njerëzve, të mbretërojnë në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës. Ata që denoncojnë këtë situate, etiketohen si armiq dhe anti-evropianë.

Keni menduar ndonjëherë të ktheheni në Shqipëri?
Fatkeqësisht Shqipëria ime nuk ekziston më, ajo vetëm ka ndryshuar duart. Që nga lindja e komunizmit e deri më sot, Shqipëria në thelb, nuk ka qenë kurrë e shqiptarëve pasi, pas ideologjisë komuniste dhe qeverive postkomuniste, qëndron dizajni politik i “forcave të errëta”, të cilat ata nuk i kanë pasur kurrë dhe vazhdojnë të mos kenë interes në Shqipëri, duke qenë e lirë dhe sovrane. Nga ana tjetër, mënyra e tyre e të vepruarit, pasqyron plotësisht metodën e lashtë të “shkopit dhe karotës”.
Më lejoni të shpjegoj: karota përbëhet nga para, pushtet, poste dhe zyra ministrore – qeveritare, bursa, punë për veten ose në familje, çmime letrare, nderime, shtetësi nderi etj. Shkurtimisht, karota është çmimi i nënshtrimit që pothuajse të gjithë politikanët dhe pseudo intelektualët, si dhe njerëzit e kulturës dhe akademikët, e kanë pranuar me kënaqësi. Nga ana tjetër, shkopi është trajtimi i rezervuar për burrat e vërtetë dhe intelektualët e lirë, të cilët, as nuk janë nënshtruar dhe as nuk janë kompromentuar, me fuqinë djallëzore që lëviz fijet e kukullave.

Për momentin, nuk ka vend për mua në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të luftoj për çlirimin përfundimtar të Shqipërisë, që të realizohet ëndrra e Etërve tanë të vërtetë, Themelues të Rilindjes Shqiptare, ajo ëndërr që u shkatërrua gati njëqind vjet më pare, me një grusht shteti të maskuar nga “errësira”, për të rikthyer në pushtet agjentët e tyre.

Kohë më parë, Shqipëria humbi aktorin e fundit më të madh Bujar Lako, e njihni njëri-tjetrin? Nëse po, cili është kujtimi i tij?
Nuk e kam njohur personalisht Bujar Lakon , i cili ishte aktor i lindur. Fatkeqësisht, aktorë si ai, përmendin vetëm një gjeni si Kadri Roshi, i cili ka lindur, jetuar dhe punuar nën regjimin komunist, ka qenë viktima e fatit të tyre: ata nuk kanë pasur mundësinë të konkurrojnë me botën e lirë. Por tashmë fakti që ai u shpëtua gjatë terrorit të kuq, ishte roli më i bukur që ai luajti në kinemanë mizore të jetës.

Gratë. Si i perceptoni ato dhe si e përjetoni universin femëror?
Për të shkruar nuk mjaftojnë vetëm përvoja, përjetimi i brendshëm, angazhimi, leximet, udhëtimet, përpjekjet, gëzimet e përditshme, poetit i duhen edhe femra lexuese. Sa më shumë femra “josh” një poet, aq më shumë vlerë merr poezia e tij. Vlera e poezisë së një poeti matet pikërisht nga numri i lexuesve femra që josh. Njohësi i vërtetë i poezisë nuk është kritiku, studiuesi apo akademiku, por gruaja. Vetëm lexuesja femër është në gjendje të vlerësojë nëse, një poezi ia vlen apo jo. Kështu që unë e përjetoj universin femëror, si poete por edhe si lexuese e poezisë së tyre…!

Si dhe ku e sheh të ardhmen Gëzim Hajdari? Dhe poezia?
E ardhmja? Shpresoj se po, dhe nëse e kemi, do të jetë poezia që fiton paqen, shpëton njerëzimin dhe ruan kujtesën, dhe jo luftërat e pista të Perëndimit. /Memorie.al/

blank

Eposi i Shqiptarëve Nga Epidamn Zeqo

O ju popull i dremitur
O ju popull i damkosur
Popull dam-dam!
Unë ky jam.
Jam Epidamn.

Unë jam Eposi i Shqiptarëve
Elegjia kundër “atdhetarëve!”

Historinë e kalëroj me kuaj
Mësoni tani o të mashtruar.
Kombi s’ndërtohet me qoka
Ujë s’pihet pa punuar toka!

S’po ju flas me gjuhë të huaj
Edhe pse krijoj tinguj me patkuaj.

Unë jam rima xixa-xixa –
Ju ndriçoj me pikëllim!
Fluturoni tani ju o viza
Ju o viza pa zgjatim!

Dëgjoni, dëgjoni o të mjerë
Mjaft u bëtë bashkë veç me të tjerë.
A nuk ju dhimbset Shqipëria?
Po fëmijët që s’dinë se ç’është liria?!

Na ishte njëherë…
Të ndarë përherë.
Besa, ç’besa?!
Gënjeshtër ndër-breza!

Bashkohuni pra më në fund!
Dilni nga ky gjumë – pus i zymtë!
Kur të duheni do të mësoni
Të jetoni e të krijoni.

Unë jam zëri i juaj
Përshëndetin Shqiptarë!
Bashkohuni o të verbuar
Dhe le të thonë, “Fëmijët
Diçka të paktën panë!”

 

blank

©️EZ2023

blank

MAURICE BLANCHOT: duke pritur filozofikisht VDEKJEN! MES HIÇIT ABSOLUT DHE KRIZES NERVORE …- Nga Skënder SHERIFI

Po e ndaj këtu me juve, një ndër eksperiencat e mia, më delirante dhe ekstravagante në Paris, me zotin Maurice Blanchot ( filozof, kritik dhe romancier francez, limit për psikiatri ? ) i cili në një mënyrë me siguri mjaft margjinale, sekrete, misterioze, sepse ishte Personalitet i mbyllur, e absolutisht jo komunikativ apo showmen, siç janë zakonisht figurat e mëdha franceze, në një reprezentim teatrorë permanent, para një publiku IKS, apo edhe hipotetik. Mirëpo, janë të mësuar ashtu, e kanë në A.D.N, dhe ju duhet për të luajtur, për të aktruar, se përndryshe, nuk bën ! … Pak kush e ka imponuar heshtjen në tavolinat e shoqërive elitare parisiane, pos ky vet dhe Samuel Beckett-i. Mirëpo, Blanchot-ja, ka qenë edhe më radikal, sesa zoti Mandiargues, ka ndikuar së paku 10 deri në 20 vite në konceptet mbi letërsinë dhe filozofinë franceze ( po themi mes vitëve 1950 dhe 1960 ). Motorri i tij, karburanti ideologjik, ka qenë VDEKJA … me një nihilizëm ekstrem të paparë. Bota e tij shpirtërore mund të përmbledhet me këto fjalë : Fjala minimale, ose më mirë heshtja … hiçi dhe asgjësia, sepse asgjë nuk ka rëndësi, nuk ka përjetësi, dhe është automatikisht e destinuar për t’u zhdukur dhe për t’u harruar, marrëdhënia e komplikuar me shkrimin: pse duhet me shkruar ? Raporti i mishëruar mes shkrimit dhe leximit, përmes një Lexuesi që është super i implikuar … dhe siç ju thash më parë, deri në heshtjen, zhdukjen dhe vdekjen përfundimtare, të cilën e presim si një çlirim apo një shpëtim.
Natyrisht, është një autorë komplet margjinal dhe i pa njohur fare nga publiku i gjërë francez, porse i respektuar dhe disa herë i adhuruar, apo i idolatruar si guru apo si tip modeli, nga një minoritet intelektualësh, të cilët përmes rrjetave të influencës që kanë pasur në Paris, e krijonin modën dhe reputacionin e Filanit apo të Fistekut.
Në Paris, me të piketuar dhe celebruar 10 Persona emblematikë të duhur, emra që i njeh çdokush dhe të cilët e gëzojnë një autoritet të padiskutueshëm në Kryeqytet, duke e ditur që ata Persona, e kanë automatikisht një ndikim gjigant dhe vendimtarë të thellë mbi shoqërinë kulturore elitare … ka mbaruar muhabeti … do jesh një Yll referencial mjaft i përmendur, pavarësisht se kush të lexon apo nuk të lexon, sesa do shitesh apo jo nëpër libraria ? Pra, rëndësia jote matet me idenë : a na ka sjellur zoti Maurice Blanchot diçka të ré tepër speciale, autentike dhe origjinale, në fushën e mendimit filozofik, kritik dhe analitik, apo në fushën e krijimtarisë letrare ? Mjafton me kaq, edhe nëse e kanë lexuar vetëm 200 veta në Paris ! Pra, kriteret do lidhen me përmbajtjen e veprës, peshën dhe rëndësinë eventuale të saj, e jo me bumbardimin publicitarë në TOP CHANEL, të zotit Ermal Mamaçi, Kloun apo Bufon publik, tani i metamorfozuar në shkrimtarë, në filozof, teolog dhe sociolog … kishit me thënë, që jemi para Michel Foucault, Jean Baudrillard, Michel Serres apo Edgar Morin … në një moment, i thua vetës : a jam në realitet apo në një delirium psishik ?

E pra, nuk kam asgjë kundër atij personi personalisht, ngaqë më duket bile Djalë simpatik, në përshtypjen e parë … mirëpo, nuk mund të pranohet ky stil konfuzioni permanent i çdo zhanri dhe i çdo fushe, përmes një komunikimi publicitarë i tepruar, gati prostitucionalë. Tani, problemi thelbësorë është që tek neve, askush nuk e thotë qartë, nuk i demaskon këto lloj posturash false dhe dezinformime, të cilat janë në fakt manipulime … dhe çdokujt prej nesh i dukën këto fenomene krejt normale.
E drogojnë një Popull me seriale turko-latine mizerabël dhe tani ai Popull dikur pas 10 vitesh, do mendon spontanisht, që ky qenka kulmi i Kinematografisë botërore, dhe do e refuzon kategorikisht, për mos me thënë do pshurrë pamëshirësisht në Antonionin, Mizogushin, Cassavettes, Jean Vigo, Bergmanin, Elia Kazanin, Orson Welles, Andrei Tarkovskin, etjerë … ! Kështu eliminohet gradualisht çdo kulturë !
Kulmi dhe referenca e këngës, janë në Kosovë dhe Shqipëri: atë çka shihet në kanalet televizive muzikore, ditë përditë … duke e injoruar komplet gjithë historinë gjigante të muzikës rock, soul, jazz, argëtuese apo elitare në botë. Pra, rroftë muzika bazike dhe ritmike binare, e klubëve, e plazhave dhe e diskotekave. Muzika tallava, e Pikë !
Tani, kur më tha Seghersi : « të pret javën që vjen Maurice Blanchot te shtëpia e tij … shko e takoje, se do jetë interesant ai konfrontim mes dy natyrave të kundërta … a ke lexuar diçka, ti Djalë ? » – Po, po, 3 libra, ku e shpallosë depresionin e tij tragjik ! A mos jam si Don Kishoti duke luftuar me Mullinjtë e erës ? Por mos u shqetëso fare, Pierre … do rezistoj, siç kanë rezistuar gjyshërat tanë nëpër Bjeshkët malësore, me krenari dhe dinjitet. Mos harron që jam djali yt shpirtërorë dhe djali i Shpend Sherifit nga Valbona, i cili ka qenë Von Karajani i Odave të Brukselit, me Mërgatën e Qyqëve, dhe nuk guxoj me këtë CV. për të dështuar. Dhe i vajta tek dera e tij, në një banesë të Parisit 4, mjaft qendrorë, dikund afër Place des Vosges, ku ka pas banuar Viktor Hugo, gjeniu i letrave franceze. I rash zilit tek zoti Blanchot … Sinqerisht, nuk e dija se çka do më priste, edhe pse e kisha idenë se çfarë lloj Personazhi është ? Kur e ripleqëroj sot me distancën kohore, i them vetes : me na pas pa ose filmuar dikush i jashtëm, do na kishin internuar të dyve në spitalin e famshëm parisian Saint-Anne, në sektorin e Psikiatrisë, dhe do ishte një teatër absurd « life » krejt falas dhe spontan, çka nuk do e kishte imagjinuar as vet Beckett-i, apo miku im Ionesco, ose hipoteza e tretë: – një delirium provokativ dadaist, sa për ta shokuar krejt dynjanë !
E çeli zoti Maurice ( Morisi ) derën dhe më tha :
Mirëdita zotëri, kush jeni dhe pse më pengoni, hup e mos të ju shoh !
Më falni zotëri Blanchot, por jam Skënder Sherifi, poeti albanez dhe më ka dërguar miku jonë i përbashkët Pierre Seghers tek ti për një vizitë. A ka folur
me juve paraprakisht në telefon ? Kam ardhur këtu tek ju, si mik potencial !
Nuk më kujtohet, por me leni rehat, se nuk ju njoh dhe nuk dua vizitorë të huaj në shtëpi. Nuk jam sëmurë … A jeni doktor, bandit i ardhur për të më vjedhur, torturuar … pse keni mbrri tek unë ? Zhdukuni sa më parë, se jam duke e kultivuar heshtjen dhe po e pres vdekjen … a më kuptoni ! Më lini rehat, se po e thras policinë …. A keni ardhur këtu, për të më destabilizuar ?

Cool my friend, se po më dhimbesh. Ke nevojë për një seancë meditimi tek
nëna Xhevahire, për ta bërë ndonjë zikër me disa Dervishë të kulluar !
Nuk e di se çka jeni duke thënë … tek jeni një i krisur tragjik dhe patetik.
Çudi që ju kanë lënë me shëtitur në liri … a po më largoheni nga shtëpia ?
Nuk besoj në asgjë, a more vesh dhe mos u lodhëni fare me mua, se nuk do nxerrni asgjë prej meje. Po kush ju ka dërguar këtu, e pse ? Për të më spiunuar, provokuar apo dhunuar ? Kthehuni sa më parë në xhunglat e Albanisë dhe ma harroni përfundimisht emrin. Do ja them dy fjalë Pierre Seghers-it … për çfarë arsye të ka dërguar tek unë ? Do jetë një plan makiavelik, me siguri !
Oh mik, i dashur Moris, ke pak problem me mend dhe me memorie, siç duket. A mos ke përjetuar ndonjë traumë, kur keni qenë fëmij ? A ta thras mikun tim
Jacques Lacan-in, për një konsultim me juve ! Zbrit në tokë, o Burrë …
Kam ardhur me të takuar si mik, dhe tek neve nëpër Alpet veriore, sipas traditave kanunore: miku pritet me respekt, por jo me sjelljet e një deliranti gjysmë psikotik. Çfarë halli ke ? Do ju hakmerresh frustrimëve të tua ?
Nuk të njoh ti zotëri, nuk dua me të pa, as me të takuar. M’u largon nga shtëpia. Nuk e di se për çfarë misioni ke ardhur tek unë … Po kush je saktësisht dhe pse më vjen mua, një aventurist nga Albania tek shtëpia, kur dëshiroj me qenë komplet i izoluar, në heshtje totale dhe duke e pritur vdekjen time të ardhshme. A nuk e kuptoni që po më pengoni … ? Mëshirë, mëshirë, ndihëm !
Zotëri Blanchot ! Le t’i kapim gjërat për së mbari, një nga një duke e ndjekur kronologjinë normale. Mua, më ka çue Pierre Seghersi tek ti për një vizitë miqësore, okay ? Pra, me të takuar ty si person dhe si autorë i madh dhe origjinal, i inteligjencës franceze nihiliste dhe depresive. Dakort ! Tani, leja një shans këtij takimi për t’u zhvilluar, le te takohemi fillimisht siç duhet dhe si burrat e Malësisë, sipas rregullave të Humanizmit shqiptaro-planetarë, e tani pastaj mundesh me menduar lirisht çka të duash mbi mua, për të më sharë, dhe denigruar pa problem. Por unë e kam për mision me të takuar miku im.
Dhe e kam për zakon për ta çuar misionin tim deri në fund, se është çeshtje parimi dhe respekti ndaj vetvetes dhe ndaj Pierre Seghers-it. A po më kupton.
Ju tek jeni edhe më i plasaritur në mend dhe në një gjendje të rëndë post komatike, sesa kam pas menduar … Nuk po ju kuptoj në esencë, por pasi po insistoni aq shumë, a më takuat këtu para derës time. Tani, a mundeni për t’u zhdukur se më keni lodhur dhe po e prisja vdekjen, kur më erdhet ju si lugat dhe provokatorë për të ma prishur qetësinë dhe koncentrimin. Pse, nuk keni ndjejtur në Albanie, por na keni ardhur këtu në Paris, për të na çregulluar komplet dhe prishur terezinë ? Kush ju ka paguar për këtë punë ? Çfarë shërbimi ju ka dërguar, e pse pikërisht tek unë ?
O mik : a vuani nga deliri i persekutimit ? Po pse i keni këto fiksime ? Keni probleme paranoje apo skizofrenie ? A keni praktikuar ndonjë meditim oriental ? E çka është kjo punë e juaja, në lidhje me vdekjen si obsesion ?

Shiko zotëri Sherif apo IKS, se nuk ju njoh … jam duke e pritur vdekjen, a po më kupton ? Dua me dialoguar direkt me vdekjen time, me e programuar gjer në detaje, me e menduar, filozofuar gjer në sekondën e fundit, me e përjetuar i koncentruar në maksimum … për të mos e lënë për të më marrur ashtu befas me surprizë. Dua ta shoh sy ndër sy, kur do më vjen dhe për t’u konfrontuar direkt me të, në një luftë apo dialog titanesk … a po më kuptoni ? Prandaj, çdo gjë e jashtme, sikurse vizita e juaj, telefonatat, dëtyrimet shoqërore, takimet, mua më pengojnë, më destabilizojnë dhe më nxerin nga koncentrimi im, nga heshtja dhe izolimi, se tani kam për mision prioritare vetëm vdekjen dhe më duhet për t’ia kushtuar gjithë atë energji që më ka ngelur … e jo me humbur kohën kot me ty, si një përfaqësues i çmendurisë ballkanike.
Ha … ha … ha … po pse, zoti Blanchot … ti, e përfaqësonë harmoninë apo ekuilibrin përendimorë, sipas teje ? Neve, me të vërtetë, jemi të frakturuar dhe të mjegullosur, por e pranojmë dhe e menaxhojmë, nganjëherë, edhe e ironizojmë atë realitet atavik. Kurse, ti me plot seriozitet dhe solemnitet, dhe pa asnjë distancë kritike, je në një delir absurd të paparë. Neve bile e kemi atë kapacitet për ta shndërruar absurditetin tonë në vepër arti, sikurse Milan Kundera me librin « La Plaisanterie – Shakaja » ose Dritero Agolli « Shkëlqimi dhe rrënia e shokut Zulo « ose tek « Pallati i Ëndrrave « të Kadaresë, ose tek veprat kryesore të Franz Kafkës. Por ti vet, zoti Moris, nuk e ke fare atë aftësi. Sepse, je i zhytur në atë kaos tragjik dhe e kultivon ti vet gjithë atë delir absurd, si ushëqim të përditshëm. Nuk e ke fare atë distancën e autorëve të shtetëve të lindjes, të cilët kanë qenë të dëtyruar me zigzaguar mes censurave dhe totalitarizmit komunist. Jeni si fëmijët e përkëledhur, zoti Blanchot, me plot defekte dhe kaprice borxheze, që janë për mua, gati lukse artistokratike.
A po më leni në qetësi zoti Sherif, për ta pritur vdekjen si njeri i koncentruar dhe i vetëdijëshëm. Jam në etapën e fundit të jetës time … nuk dua zhurëm as pengesa. Vetëm qetësi … Njerëzit dhe aktivetet e jashtme më irritojnë !
Okay, mirë … po vi edhe unë dhe po e pres vdekjen me ty, atëherë ! Le ta përjetojmë së bashku këtë eksperiencë unike … diçka speciale dhe ekstreme, edhe për mua. Shyqyr, që nuk më sheh familja ime, se do ishin sëmurë !
Hajde Sherif, hyn, merre një karrigë, ulu në këtë çoshe dhe mos fol fare, asnjë fjalë, a more vesh, nuk dua me ta dëgjuar zërin … heshtje dhe koncentrim total. Po dialogojmë me vdekjen, po e presim … okay … jemi dakort !
Pa problem Moris, do e presim së bashku si Burrat, stoikisht si aziatikët, si personazhet e Mitologjisë greke në Odisenë … Ja vlen, sepse Beckett-i, e priste Godonë, i cili nuk vinte kurrë, ndërsa neve, po e presim së paku vdekjen, e cila me siguri do na vjen dikur ! Pra, neve jemi dikushi, jemi heronj të kohërave moderne apo jo ? Si thoni ?
A po e mbyllni gojën more idiot, nuk mund të ndaleni pa folur, si gjithë ata të Shtetëve të Jugut … e keni të kultivuar zhurmën dhe siperfaqësinë e gjërave.

Në thelb, nuk e ke keq miku im … Jemi të abonuar në spektakël dhe në lojëra rolesh kolektive. Nuk e kemi kultivuar thellësisht botën intime individuale. Kemi qenë gjithmonë në shërbim të dikujt: ose tek një i huaj, si të shitur, ose të një kauze, ideologjie, shpessherë absurde, e cila na ka larguar komplet nga vetvetja, ose në shërbim të materializmit dhe të pasurisë ekonomike … pra,
po zoti Blanchot …. çdoherë jashtë vetvetës dhe shpirtit tonë sekret ! Por unë, si eksepcion, kam dalur prej asaj skeme intuitivisht dhe fatmirësisht. Bile,
çuditemi me veten, sesi e kam arritur këtë lloj revolucioni radikal ! Sepse, është mjaft lehtë për ta thënë në teori, por jo aq evidente për ta realizuar në praktikën jetësore të përditshme. Qetësia dhe meditimi janë fusha misterioze.
Tani, heshtje komplet, të lutem … silenzio dhe le ta presim vdekjen, okay ?
Më fal zoti Blanchot : a e keni një gotë verë të kuqe ?
Pse të kuqe ? Jeni komunist ? E kam një konjak të vjetëruar, që ma ka pas ofruar një mik i ngushtë, zoti Jacques Derrida, a e njihni ?
Po, po, e njoh … ai e ka pas shpërbërë komplet filozofinë, ndërsa unë, Poezinë.
Na sillë çka të duash, se truri donë benzinë miku im …
Unë ha në minimum, se jam aset, si Fakirat indian … e urrej ushëqimin.
Po e di, e urren çdo gjë, duke filluar me jetën. E urren tokën, njerëzit, diellin, dritën, natyrën, vetën …. po çka të ka bërë Jeta miku im Blanchot ? Pse e ke gjithë atë urrejtje, pse donë për t’u hakmarrur ndaj saj, pse e ke zgjedhur vdekjen ? Kjo është një vuajtje e madhe për ty, një tragjedi e thellë !
E çka po të duhet ty, ajo punë ? A mos jeni psikolog, rrëfimtarë ? Më takon mua ajo punë … a ta presim seriozisht vdekjen apo jo, ose dil prej shtëpie ?
Miku im, është hera e parë që dikush me nivelin tënd kulturorë ma thotë një idiotësi të tillë dhe po më vjen keq, sepse ti i beson asaj punë. Po kush rrinë me orë, me ditë dhe me vite, si ti, duke pretenduar që po e pret vdekjen, për t’u ballafaquar direkt me të, sy ndër sy dhe për ta pasur një dialog konstruktiv me të ? Kjo është tamam një skeç humoristik për të vdekur duke qeshur …
Vdekja vjen si pika e fundit e jetës, për ta përfunduar një udhëtim, një histori, një film jetësorë tokësorë, për ta vendosur fjalën « The END – ose pikën e fundit « dhe me kaq ka mbaruar filmi yt personal dhe intim … pikë ! Dhe dihet që do vjen si suprizë, pa leje as paralajmërim, por do vjen për të na marrur në orën dhe sekondën që është e shkruar dhe e programuar, dhe aty, nuk ka fare kohë për shumë dialog, as filozofi, miku im … sepse, ka ardhur fundi i procesit jetësorë dhe do shuhet çdo gjë, do fiket drita dhe ditën e mirë. Pra, vdekja do ta ketë gjithmonë për neve si Qenie të gjalla tokësore, fjalën e fundit, pikën e shenjëzimit të fundit, dhe do e konkludon jetën tonë, si çdo jetë njerëzore, me një pikëpyetje të pa përgjigje, me një enigëm, me një mister dhe një sekret.
Pra, nuk ke se çka pret, as se çka dialogonë … se nuk do ja len askujt atë shans.
Na duhet me jetuar me atë pjesë sekreti dhe misteri, me atë pikëpyetje ?
Tek neve, mund ta shprehë atë gjë, edhe një Plak malësorë i pa shkollë !

Po ku i dinë ti të gjitha këto punë ? Jeni një komb filozofësh ? Unë kam këtë program timin, për ta pritur vdekjen, në një ballafaqim jetësorë ultim. A të pengon kjo gjë ? Pse nuk e vazhdon programin tënd në Mesdhé duke u rrezitur me disa femra përreth ?
Nuk më pengon o mik, por më dhimbesh, sepse jeni në një rrugë të gabuar.
Doni me zotëruar çka nuk zotërohet, sepse ashtu është krijuar jeta tokësore, me ligjet e Zotit apo të Natyrës dhe ti pretendon për t’i thyer … Kjo tregon që je me një ego të sëmurë gjigante, një megalomani demoniake, e fshehur brenda një pseudo modestie false, një krenari absurde dhe pa themel … Kjo është si me thënë unë tani « dua ta posedoj formulën mbi sekretin e jetës, e gjallërive tokësore … pra, me ja marrur atë të drejtë Zotit, apo Natyrës, kurse na ka krijuar neve tokësorët, qeniet njerëzore me plot limite, dhe kufi fizik dhe mendorë. Ju ndoshta nuk e kuptoni, se mund të shkojmë deri në një pikë apo kufi të caktuar, miku im Blanchot … por jo, më andej, se përndryshe, do flakosemi si IKARI që i është afruar për së tepërmi diellit. Edhe truri jonë, e ka një limit, apo jo … a funksionon vetëm me 10 apo 20 përqind të kapacitetit të tij biologjik. Tani, të gjitha këto ligje, sipas teja, a na kanë ardhur kotë ? Për qejf do kisha fluturuar tani si Shqiponjë dhe do e kisha pa vetën në Hënë apo në Mars ! Pra, ka gjëra të mundura apo të pamundura, të arritshme apo të pa arritshme. Mund të jetojmë dhe 1 milion vite, i nderuar Moris, por do e kemi gjithmonë një plafon, një kufi, një limit, përtej të cilit nuk do mundemi për të shkuar, sepse na është komplet e ndaluar, dhe na është e paraprogramuar, e shënuar që në fillim, në përbërjen tonë fizike, biologjike. Kemi lindur me këto kufizime, për të mos shkuar më larg se kjo pikë e caktuar ! Dhe na duhet për ta pranuar dhe me zbritur me këmbë në tokë, me qenë pak më modest ….
Nuk më intereson fare modestia, e dua absolutën, kontrollin total mbi jetën time, eliminimim e parazitimëve të jashtme toksike. Nuk jam në zhurëm apo
tollovi permanente, sikurse ju të Jugut, që nuk e duroni 1 minutë heshtje.
Të kuptoj zoti Blanchot dhe e ke pjesërisht me të drejtë. Por nuk ekziston ai kontroll absolut mbi jetën, siç po thua ti, sepse së pari, i kemi disa kufi që ti përmenda më parë, dhe së dyti, jemi së paku 50 përqind të ushëqyer nga bota subkoshiente, të cilën nuk e njohim fare dhe e cila ngelet e huaj, apo si enigmë brenda nesh. Pra, jetojmë me atë mister, me atë iceberg të padukshëm, por që është pjesë enigmatike e jona. Ti, a i ke lexuar sikurse unë, për t’iu përgjigjur hallëve të mia intime, Psikoanalistat e mëdhenj botërorë ? Gjithëkush e donë në ëndrrën e tij ideale, absolutën, perfeksionin, harmoninë hyjnore, urtësinë sublime dhe divine, bukurinë marramendëse … dhe artistat madhorë, më shumë se çdokush … lexoje Rembonë, dëgjoje Mozartin, Maria Callas, Miles Davis, shikoje Vermeer-in, Rembrandt-in … Porse janë gjëra të pa arritshme !
Por, mund t’iu afrohemi deri dikund … porse, do ngelëm çdoherë të pa plotësuar, të pa përkryer, të pa kënaqur 100 përqind, se siç duket, jemi të ndërtuar qëllimisht ashtu nga fuqia superiore. Ti, nuk e pranon, por e ke gabim  miku im. Ti nuk e zotëron as vetminë tënde deri në fund, as asgjësinë ose hiçin ekzistencial. Sepse, kur e filozofon thellësisht : edhe ai hiç është diçka ?
Ma definon asgjësinë në një mënyrë të qartë zotëri Blanchot ? Cilat janë konturet e saj ? Nuk do mundesh, se t’i shpalosi disa kundër argumente, o i nderuar mik. Po ashtu, nuk i besoj « ateizimit radikal 100 përqind » se më duket posturë false, e pamundur. Se prapë, kur thua « nuk besoj në asgjë « siç thonin marksistat, edhe ajo asgjë e tyre, është diçka … Pra, në botën e gjallë dhe të lëvizshme, nuk mundet me ekzistuar fjala apo koncepti « asgjë «, sepse për mua, ngelet vetëm diçka misterioze akoma e pa emëruar ! Kaq ! Vrima e zezë, pafundësia kozmike, lindja dhe vdekja e yjëve … e plot të tjera fenomene astronomike, që i studiojnë shkencëtarët … janë sot për sot enigma kozmike misterioze, çudira, pikëpyetje, sepse nuk e kanë akoma një përgjigje, por dikur do ta kenë pjesërisht … Mirëpo, jo çdo gjë, Mister Moris … sepse, në jetën tonë tokësore, sa të ketë Njerëz mbi këtë tokë, aq të bukur dhe të shemtuar, me fajin tonë dhe po ashtu tëndin: do na ngelin deshëm apo nuk deshëm disa pyetje pa asnjë përgjigje … dhe nuk duhet që ta mundojmë trurin kot, aty ku nuk ja vlen. Kemi lindur dhe do vdesim të gjithë me një pjesë enigme dhe misteri … dhe ndoshta do na vijnë disa përgjigje pas vdekjes tonë, por kush e garanton ? Le t’i besojmë më mirë misterit tonë … Kemi nevojë edhe neve për përralla sikurse fëmijët. Por dije që një pjesë e shpjegimëve do na shpëtojnë !
Ti ke nevojë, sepse je një adoleshent i vonuar, i cili përqesh dhe ironizon çdo gjë. E merr jetën për lojë, kurse është tragjike … Kur do rritesh zoti Sherif ?
Kurrë, se më irriton pseudo-serioziteti pompoz i të rriturëve, posturat e tyre false, kinse dinë çdo gjë, kurse në realitet, nuk e zotërojnë të dhjetën e asaj që e pretendojnë. Ju, më duki mua mjaft tragjik dhe patetik, me iluzionet që i ushëqeni … Po miku im, Jeta është aty si një dhuratë që na është ofruar, për ta shijuar, kuptuar, vnue në pyetje, por së pari për ta gëzuar dhe përjetuar, se jemi vetëm kalimtarë, udhëtarë këtu dhe koha na kalon super shpejt, sa çelë dhe mbyllë syrin … dhe kur e konstaton fundin është tepër vonë. Po, zotëri, e marrë jetën si një lojë, një komedi dhe një tragjedi, fifty-fifty, si një film, si një aventurë njerëzore, gjeografike, fizike, emocionale dhe mendore … dhe dikur vjen fjala FUND, pa e përfunduar fare gjithë çka kemi pasur mendjen për ta përfunduar. Por duhet me ja dorëzuar atë Jetë, atij që na ka ofruar, ndoshta Zotit, Natyrës, Fuqisë superiore, me kaluar përtej i papërkryer, e jo siç thua ti,
asgjësisë, miku im ( se nuk ka asnjë sens, ajo punë ! ) Fillon dhe mbyllet një cikël, qarkullon dhe lëvizë një energji, transformohet, metamorfozohet në diçka tjetër, kalon këtu dhe aty, por nuk dihet qysh, sepse aty, jemi në misterin e gjërave, në epiqendrën e gjenezave krijuese … e jo në idiotësinë e nihilistëve
A të gjithë albanezët janë sikurse ti ? A mundesh me heshtur dhe me e pritur me mua vdekjen në këtë karrigë ? Asnjë fjalë, a more vesh, more i shkretë ?

Më erdhi për të qeshur me gaz, por u mbajta stoikisht. Isha i ulur në atë karrigë, që ma rikujtonte Ioneskon në teatrin absurd, mikun tim rumun francez, me plot humor.
U koncentrova si budistat, duke tentuar për ta zbrazur trurin tim komplet, prej çdo ideje, dëshire, ëndrre, për të mbrri në atë vakuum, në atë boshësi totale, ku zhurma më e vogël të tingëllon sikurse tupani i çiganëve në vesh. « Shet Up », Mister Sherifi, i thash vetvetes dhe prite vdekjen me këtë të luajtur mendsh. E shikoja Maurice Blancho-në, ulur në një tjetër karrigë në këndin tjetër të dhomës, si një Mumie, në prag të dekompozimit. Tentoja për ta kuptuar, për ta deshifruar, për t’ia prekur pak intimitetin, misterin e tij ekzistencial, për ta pa se çka fsheh pas posturave dhe maskave nihiliste, se cila është dhimbja e tij tokësore, a mos ka lindur dallash, a mos ka pasur problem me nënën e tij, me babain … pse ka mbrri në këtë shkallë tragjike duke qenë lexues i palodhshëm dhe nihilist radikal, i thirrur nga Thanatosi, ose pulsi i vdekjes, kurse unë, isha i thirrur nga Fellini, në cirkuset romake i rrethuar me disa Klouna, popull vital, madona dhe kurva, ose nga Marcel Pagnoli, për ta pi një Pastis në një tarracë të Provancës në Bregun e Azurit, dhe luajtur « Petanka – ose gogulla » me fshatarët dhe peshkatarët e rrethinave, nën një diell gjeneroz, ca femra sublime që u flontonte fustani nën erë, mes koncertit të gjinkallave. E kam kuptuar në një moment, sepse ka eksploduar i mjeri Vincent Van Gogh në këtë atmosferë vërbuese, ngaqë vinte nga errësirat e veriut, qielli gri i ngarkuar me re të zeza, dhe i ngopur me shira, kanalet depresive, qeniet e mbyllura që qarkullojnë si mekanika të pa shpirt.
Pra, i dehur në ektrem nga drita, dielli, ambientet e jugut, i shkreti Piktor, nuk e ka përballuar. Si unë nëpër Bjeshkët e Nicës me Italinë përballë, në gjithë atë lartësi dhe bukuri sublime, gati irreale, isha në një kulm mbi 2000 metra, ku ishte një peizhazh panoramik kilometrik gjigant jashtë çdo fjale … poshtë ishin retë e shtruara si një tapi kotoni, leshi, mëndafshi, si një borë e bardhë … nuk e pajshe fare tokën, as fundin, dhe më kapi një emocion i rrallë, disa dridhje, pulse enigmatike, diçka që më tërhiqte dhe më ftonte për t’u zhytur të poshtë, në atë tepi reshë sublime, rreth atij peizhazhi hynorë … sa për të qenë edhe unë pjesë e atij perfeksioni, e asaj bukurie, e asaj pafundësie apo përjetësie dhe u zgjova, me idenë, a të kërcej apo jo ? Por e kisha një shok përreth dhe më briti duke më thënë: « Skender, kujdes, kthehu prapa, se forca gravitacionale është e rrezikshme dhe e fuqishme …. ! » dhe nuk e di pse,
por instinkti më rikthej në realitetin dhe në kufirin tim tokësorë. Porse, në atë moment, më duket që e kam kuptuar një enigëm, një sekret të Jetës njerëzore. Sesi lëvizin brenda nesh pulset, energjitë, sesi shprehen dhe sesi duhet për të reaguar ?
Tani jam që një gjysmë ore, duke e pritur vdekjen, ulur në këtë karrigë me një farë Maurice Blanchot … Kush e beson ? Me më pas pa Babai im, do më kishte internuar ose pushkatuar në ora 6 të mëngjesit, çka do e kisha pranuar, me kusht që me na pas pikturuar Francisco Goya, që të jetë si dëshmi artistike për dikur më vonë. I thash vetës: « po pse, më ka çuar Pierre Seghersi, te ky Njeri jashtë çdo norme normale ? »
Për të më provuar dhe studiuar me siguri, për ta ditur se deri ku mund të shkoj. Po, është një farë shkolle dhe ja vlen me siguri më tepër sesa Universiteti i Prishtinës.

Kur je ashtu si çapini i palëvizshëm dhe i ulur fiks në një vend, në një heshtje radikale, pa asnjë fjalë, dhe super i koncentruar në boshësi dhe me syrin që regjistron dhe analizon çdo gjë përreth teje … koha të duket e pafundme, dhe 10 minuta të ngjajnë sikurse ke kaluar 1 orë ! Mirëpo, dikur pas një gjysmë ore të mirë, shpërthej zoti Blanchot nga nervat, filloj për të britur dhe sharë me zë të madh, dhe erdhi në një mënyrë krejt të papritur deri tek unë, akoma ulur në karrigën time, për të ma shtrënguar fytin me duarët e tij të molisura …. Waou, what’s happend herë ?
Çka do me thënë kjo punë ? Po çka është duke ndodhur këtu ? Çka e ka gjetur këtë Njeri ? A mos e pickoj një gjarpër Kobra, apo një insekt helmues i amazonisë ?
Bullshit, më duhet për të reaguar me kujdes dhe me pjekuri si Burrat ! Se po na vjen Policia parisiane dhe do na qet punë dhe telashe … dhe do i vjen raporti policor pastaj edhe Pierre Seghers-it … dhe ku me e ditur sesi do reagojnë Babai im ndaj meje ? Jam super i privilegjuar në Paris, dhe tani me ma sabotuar atë qendrim, Maurice Blanchot-ja, është diçka tepër e rëndë për mua … Pleqëroje këtë situatë delirante zoti Sherifi … thirre Muharrem Bajraktarin, Ali Binakun, Avdyl Qerimin, Nezir Spahiun, Nik Sokolin dhe vendosë se çka me bërë me këtë filozof të çmendur ?
Imagjinojeni këtë histori të paparë në një spektakël teatri ! Ha … ha … ha ….
E perceptoj nënën Xhevahire duke më thënë: » Mos u frikëson fare, se e ke Zotin me vete dhe gjithë Baballarët e Shqipërisë … Sheh Ahmed Shkodrën, Azreti Pirin, Sheh Xhemajlin, Sheh Mehdinin, Dervish Luzhën, Rexhep Belin, Sheh Rashidin në Marok.
Thank you nëna Xhevahire … merre një kafe turke ! Dhe po ua përshruaj pak skenën.
Sherif, jeni i djallëzuar, i rrezikshëm, më keni droguar, hipnotizuar, destabilizuar, keni një energji satanike, nuk e di se ku jam as kush jam … ? Britma dhe sharje, kriza … më duhet për t’iu mbytur, a e kuptoni, se kështu do shpëton edhe shoqëria. Pse keni ardhur, për të më shktatërruar, kush ju ka dërguar ? Kush jeni dhe nga dreqin vini … duhet të zhdukëni nga Franca për gjithmonë. Jeni një guru, një magjistarë i pamëshirshëm. Kam marrur mësysh.
Më fal zoti Blanchot … por a mundeni për të m’i hequr duart tuaja nga qafa ?
Jo, se më duhet për t’iu mbytur, a e kuptoni ? Më keni destabilizuar … e pse ?
Ngadalë, o zotëri Moris, ti ke lindur i destabilizuar, nuk të kam bërë asgjë, i ke të gjitha këto në imagjinatën tënde, se ti ashtu e interpreton, e mendon dhe pastaj e beson … si kinezët e Mao Ce Dungut, apo ruset e Stalinit që u besonin rrenëve të tyre, duke i përseritur me qindëra herë. A ishim të ulur të dy në një karrigë, duke pritur vdekjen ? Tani, të lutëm miku im, jeni plak dhe filozof i njohur këtu në Francë, por m’i heq duart nga qafa dhe mos më dëtyron me të brutalizuar, se unë i dua dhe i respektoj parimisht moshat e pjekura. Okay ?
Po çka më ka ndodhur pra, dhe ti kush je ? Çka më keni bërë ? Magji, shejtani, marabutizëm albanez, sehire ?
Asgjë miku im, por qetësohuni … kam qenë ulur përballë teje, siç më keni propozuar ju. Por dikur keni shpërthyer në irracionalitet komplet … e pse ? Ndoshta i keni interpretuar energjitë, valët dhe atmosferat negativisht ?

Tani, çdo gjë është në rregull … ja mora me delikatesë të dy duart rreth qafës time dhe ja vendosa rreth trupit të tij … ja fërkova ballin, fytyrën dhe e shtrëngova qetësisht, duke e ditur shumë mirë, që i urren kontaktet fizike.
Porse nuk reagoj … ju stabilizue frymëmarrja, dhe filloj për të lotuar, duke thënë: » nuk e di se çka ka ndodhur me mua, jam i frikësuar nga vetvetja dhe nga ju ? » Dhe duke e pa dëshprimin e tij gjer në atë shkallë, sinqerisht m’u dhimb ai Njeri … dhe e mora kohën e duhur për ta stabilizuar. Ishte për mua,
dëtyrë humane. I thash me zë të ulët neutral si Zvicëra, që i pastronte parat e nazistëve nëpër bankat e saj …. « eja këtu dhe të ulemi të dy qetësisht dhe miqësisht në këtë kolltuk, po marr diçka në frigjider për të pi, okay … eja ! »
Tani duke qenë ulur pranë ti, në një kolltuk për 3 veta, i propozova intuitivisht: shtrijë këmbët në këtë karrigë mbi këtë jastuk, ma jepni dorën tuaj të majtë, mbylleni komplet sytë, rrini në gjendje meditative apo kontemplative, si në një  seancë relaksacioni … okay, zoti Moris ? Dhe tani, ose heshtëni pa problem,  ose shprehuni, atë çka ju vjen juve spontanisht në mend, pa filtrim fare, pra,
vetëm veproni lirisht si të doni. Dhe çuditërisht, m’i pranoj të gjitha kushtet pa  i diskutuar fare, ngaqë tani « autoriteti » pas krizës së tij, kishte kaluar nga ana  ime dhe dëtyrimisht e pranonte. Mirëpo, më erdhi super mirë … se e dija që  do ta ketë një efekt për më vonë. Mund të them që kemi qëndruar ashtu pa  folur me siguri rreth 40 minuta, saqë edhe mua më zuni një farë klape.
Dikur i çeli sytë dhe më tha : » zoti Sherif, tani e ndiej vetën mjaft mirë dhe të  lehtësuar. Jeni psikolog ? Në të cilin kabinet veproni ? Faleminderit shumë … Me juve, kam hezituar gjithmonë mes të çmendurit total dhe gjeniut të rrallë ? Po kush jeni saktësisht, e çka është ai Popull … a janë të gjithë Filozofë dhe  Psikolog sikurse tij … keni diçka special më duket në Albanie ? Mundesh për të
ardhur kur të duash tek unë, por me anoncim dhe paralajmërim 2 javë përpara se kam shumë angazhime intelektuale të shkallës së lartë. Aurevoir Sherif !
Ah, na ka ndodhur një aventurë e paparë … a jeni dakort. Tani, jemi të lidhur  për gjithmonë së bashku me një energji misterioze tokësore dhe mbitokësore.
Po, zoti Blanchot, e vërtetë, mirë e keni … diçka na ka lidhur së bashku. Porse duhet debatuar dhe shpjeguar. Nganjëherë, polet e kundërta komunikojnë dhe e kanë një lloj tërheqje njëri ndaj tjetrit. Kemi përjetuar forcat racionale dhe irracionale, dritën dhe hijën, gëzimin dhe idhnimin, ferrin dhe parajsën e Sartrit … nuk është çkado dhe nuk i jipet çdokujt ajo mundësi. Ka qenë e shkruar dhe është bërë sebep miku jonë Seghersi ! Nuk e di saktësisht se çka të kam sjellur, Moris, por do ta kesh kujtim të përjetshëm nga unë ? Bile të falënderoj përzemërsisht, për atë çka më ke sjellur edhe ti me botën tënde ultra speciale, sepse sinqerisht ka qenë sfidë e madhe për mua, dhe ka qenë diçka gati destabilizuese, por për fat, e kam një strukturë të fortë tokësore dhe malësore dhe e kam universin tim të theksuar për t’u përgjigjur. Përndryshe, mos me qenë aspak i përgatitur, je një personalitet tepër i rrezikshëm. E pse ?

Sepse, gjithë ai nihilizëm i yti aq radikal, ajo energjia e zezë tepër dëshpëruese për një Person pak delikat dhe i pavendosur, që mund të luhatet shpejt këndej dhe andej, mund ta çon drejt depresionit dhe vetëvrasjes. Pra, jeni një shkollë
autorësh dhe filozofësh francez që e zhvilloni këtë univers të pashpresë fare, dhe asgjësinë totale, me atë përgjigjen përfundimtare : zhdukja radikale …
Atherë imagjinojeni efektin që mund të keni tek Rinia franceze apo evropiane.
Unë nuk mund t’ia këshilloj çdokujt, pa kujdes as përgjegjësi, leximin e gjithë veprimtarisë të juaj. Por, mua më ke pasuruar me një botë, që nuk e kam pas
njohur dhe përjetuar më parë, dhe me një eksperiencë sinqerisht befasuese, e cila për fatin tonë, na u përfundua mirë dhe me sukses reciprok. A je dakort ?
Po, Sherif, edhe ti më ke humanizuar gati jashtë dëshirës time koshiente dhe cerebrale, por nuk kam mujtur me të rezistuar … e ke një humanizëm ngjitës, si sëmundjet infektuese. Ja vlen kontakti me ty, por është super i lodhshëm dhe i komplikuar … me ke harxhuar tepër energji … Mos harron se isha duke e pritur vdekjen dhe ma ke çrregulluar komplet programin tim paraprak.
Ndoshta, zoti Blanchot, por më në fund, je pasuruar me diçka të ré, pra, ke fituar diçka, apo jo ? Dhe a ja ka vlejtur për ty ? Pastaj, harroje, o Burrë atë fiksim me vdekjen … leri gjërat që të vijnë krejt natyrshëm. Mos i prit, mos i programon fare … Prite, jetën, diellin, qejfin, ndonjë gjellë gastronomike, një masazh me një tailandeze, një birrë me mua në një tarracë të Parisit … okay ?
Vdekja vepron dhe avancon për çdo minutë, a po e sheh, kemi vdekur të dy duke folur së bashku këto 2 orë e gjysmë, por pa dhimbje, pa stërmundim të kotë. Pse duhet ta ngarkojmë trurin tonë pikë së koti me atë gjë, tepër misterioze dhe pa ndonjë përgjigje. Kush na erdhi për të na thënë se çka ndodhi pas vdekjes ? Këtu është çeshtje besimi, mund t’i formulojmë disa hipoteza personale, por jo më tepër ! Unë i kam të miat dhe ti të tuat !
Ditën e mirë … do vish për të më folur për vendin tuaj Albaninë ?
Po, po … mirë u pafshim, i dashuri mik tokësorë !
Tani, më duhet për t’ua dhënë disa informacione biografike dhe bibliografike mbi Maurice Blanchot, se krejt kot nuk e ka lënë një gjurmë intelektuale në sferën kulturore franceze. Por edhe ky, si shumë të tjerë, është një margjinal madhorë !
Miku im Moris ( pa e ngatërruar me cigarën Philip Morris ose me vizatuesin e librave Lucky Luke ) ka lindur në një fshat të humbur të Francës, Quain ( Devrouze ) në Saône et Loire. Siç ua kam thënë në fillim, në aspektin kulturorë, e ka lënë një gjurmë, sepse ka qenë emër referencialë, së pari në Francë, dhe pastaj në botën Amerikane ( USA ) nëpër kampuset e Universitetëve madhore amerikane, dhe vepra e tij, ka ndikuar çuditërisht, ndoshta nga radikaliteti i saj, tek ai grupi i intelektualëve prestigjioz, i cili është quajtur përtej Atlantikut – « The French Theory » me disa autorë, filozofë, psikologë dhe sociologë, të cilët kanë propozuar një vizion analitik të botës, përmes një teknike dekonstruktiviste, ultra kritike, pastaj edhe strukturaliste, ose fenomenologjike, etjera … por me atë idenë bazë të dekonstruksionit të çdo mendimi teorik, çdo shkolle, çdo rryme e institucionalizuar … çka më ka lënë gjurma edhe mua personalisht ( pra, mos me u pajtuar lehtësisht dhe me vendosur çdo gjë në pyetje, me e gjetur kundra-punktin, çelsin e të gjitha paradokëseve, për ta pa se çka qendron dhe çka nuk qendron, ku gjendet pika e ekuilibrit ? … çka e kërkon një integritet intelektual, gati të pakompromis dhe të pamëshirshëm ) dhe tani, ajo shkollë franceze, që amerikanët e kanë emëruar « The French Theory » ka dominuar prej nga vitet 70 dhe aq më tepër 80 dhe deri në vitet 2000, në të gjitha fushat e inteligjencës nëpër Universitetet e famshme amerikane, ku disa Profesorë francez kanë dhënë leksione dhe janë trajtuar gati si Yje ose si Guru. Kemi emra të famshëm, bile disa prej tyre i kam pas njohur edhe unë në Paris, sikurse Gilles Deleuze, Jacques Derrida, Félix Guattari, Simone de Beauvoir, Louis Althusser, Jean Baudrillard, Michel Foucault, Claude Lévi-Strauss, Julia Kristeva, Jacques Lacan, Jean François Lyotard … ndërsa në Amerikë, liderët janë Judith Butler, Stanley Fisch, Edward Saïd, Richard Rorty, Frederic Jameson … pa e harruar Ali Hajdarin, Mehmet Ramën dhe Hajrullah Sahitin, dekonstruktivistat alternativ të odave të Brukselit, që kanë tundur Berlin-in.
Ideja qendrore që i lidh të gjithë është përafërsisht kjo, sipas pleqërisë time në Kullën e Hoxhëve të Junikut, ku ka qenë disa kohë i strehuar edhe Azem Bejta me Shote Galicën … Ta dëgjojmë 5 minuta Dervish Saqën dhe Feriz Krasniqin ! kritika e subjektit në fjalë dhe e vazhdimësisë historike rileximi i thelluar dhe kritik i Freud-it, i Nieçës dhe i Heidegger-it kritika e kritikës, dhe e traditës filozofike gjermane, çka do të thotë, një lloj rileximi ose ri-interpretimi i ri i filozofisë ( përmes metodës të ré franceze )
Kurse në pozicionimet e tia politike dhe shoqërore, Maurice Blanchot, ka qenë tepër i errët, kontradiktorë, komplet i paqartë, dhe mund të them lirisht, i pa sinqertë. Duke notuar mes bashkëpunimit aktiv me ektremin e djathë nacionalist dhe racist, në kohën e Mareshal Petain-it, brenda një qeverie pro naziste gjermane, ndërsa Charles de Gaulle – e bënte thirrjen e tij të famshme, në Londër me 18 qërshor 1940 për t’i ftuar francezët në rezistencë aktive kundër Hitlerit. Ka qenë antikomunist dhe anti-parlamentarë. Ka punuar nëpër institucione, në shtyp dhe në botime, komplet të financuara direkt nga regjimi pro nazist, i Vichy-së. Mirëpo, nga ana tjetër, duke qenë i afërt me atë pushtet kolaboracionist, do me thënë krejt qartë, tradhëtarë ndaj kauzës kombëtare franceze ( të cilën e përfaqësonte De Goli ) i ka ndihmuar disa miq të ndjekur nga ai regjim dhe i ka strehuar apo shpëtuar nga deportacioni dhe më vonë kampet. Do me thënë, i ka bërë disa gjeste humane pozitive si individ. Dikur, më vonë militon aktivisht kundër luftës së Algjerisë, dhe në maj 1968, prononcohet kundër Charles de Gaulle-it, dhe iu afrohet lëvizjeve të majta pro komuniste. Tani, ku qëndron sinqeriteti, ku qëndron kalkulimi, hipokrizia dhe oportunizmi ? Kjo është një pikëpyetje e madhe, që nuk mund ta zgjidhim këtu ! Porse ja ka kushtuar gjithë jetën e tij Letërsisë, mendimit intelektualë dhe heshtjes … kjo është diçka krejt autentike !
Tani, unë nuk jam për të gjykuar njerëzit aq lehtë, pa fakte dhe dëmbe madhore.
Sepse, nisem nga ideja e ndershme: po në të njejtat kushte ekstreme dhe delikate, gjatë një pushtimi të huaj të dhunshëm dhe totalitarë … a do kishim qenë edhe neve aq dinjitoz dhe të moralshëm, dhe si do kishim vepruar konkretisht ? Sinqerisht, nuk i dihet … prandaj, nuk duhet për t’u ngutur për t’u prononcuar definitivisht mbi disa Persona, jo pse i kanë pasur disa defekte apo ligësi evidente. Duhet për ta pa, së pari, si prioritet, a i ka bërë dikujt IKS keq apo dëmb, ose a ja ka pa dikush sherrin ? Natyrisht, që mund ta ndjekim në disa raste interesin tonë dhe mund të veprojmë si oportunista … por duhet ta shohim kontekstin, deri në të cilin kufi veprojmë, dhe a i bëjmë dikujt tjetër dëmb apo jo ? Edhe pse mua, në thelb nuk më pëlqejnë fare këto lloj sjelljesh, sepse jam i edukuar në principe, në parime, në dinjitet, krenari dhe në burrërri … porse, e kam një shkallë tolerence në brendësinë time ndaj të tjerëve.
Maurice Blanchot lind me 22 shtator 1907, nga një familje borgjeze. Është i shenjës Virgjër në horoskopin përendimorë dhe Dhi në horoskopin kinez … ha … ha … ha …
Babai i tij është një katolik tradicional i kultivuar dhe pronarë i madh tokash nëpër Francë. Punon si profesor dhe edukatorë me fëmijtë e familjeve elitare të borgjezisë dhe artistokracisë franceze dhe natyrisht e inicion djalin e tij në art dhe në kulturë.
E studion filozofinë në Strasbourg dhe gjermanishtën. Shëtitë me një shkop luksi me kokë prej argjenti … Merret me grupin « Action Française », një lëvizje mbretërore, ultra nacionaliste e ekstremit të djathtë, degë e shtëpise apo familjes orleaneze ( nga Orléans ), ndërsa neve merremi me Zogun dhe me Abaz Kupin në Shqipëri. E takon në Alzacë, zotin Emmanuel Levinas, filozof i famshëm me origjinë lituaneze, por hebrej, i lindur në Kaunas, dhe i cili, si babai im, ishte në atë kohë monarshist. Ngaqë, ishte i vetmi mik i tij i afërt, që kishte dhe me të cilin komunikonte lirëshëm dhe pa shumë protokoll, duke e pasur para sysh, që Moris-i, është një personalitet atipik mjaft i veçantë dhe i vetmuar, e familjarizon me letërsinë franceze, sidomos me Marcel Proust-in, dhe Paul Valéry-në, autorë më klasik dhe ultra cerebral, sepse, nuk ka shumë prirje për aventurat eksperimentale dadaiste dhe surrealiste. Ndërsa, miku lituanez e frymëzon me të gjithë filozofët gjerman, të cilët i njeh perfekt.
Në vitin 1928, e lexon librin emblematik të Martin Heidegger-it : « Être et Temps »
ose « Qenia dhe Koha – Sein und Zeit ! » dhe ajo vepër është një lloj elektroshoku për të, një shkundje intelektuale e thellë dhe e përjetshme. Diplomohet në Sorbonë në vitin 1930, duke e propozuar si temë : « koncepti i dogmatizmit tek Skeptikët «.
Më vonë, i vazhdon studimet e Mjekësisë në spitalin e njohur Saint-Anne, me një specializim në neurologji dhe psikiatri … çka sipas eksperiencës time personale me të, nuk e ka ndihmuar aq shumë. Bile habitem sot, me atë konstatim, që shumë figura prestigjioze të kulturës dhe të artit në Francë, kanë pas studiuar Mjekësinë, çka më duket shumë larg botës së tyre krijuese … por është një fenomen interesant.
Pas vitit 1931, Maurice Blanchot bashkëpunon me revistat e të djathtës konservatore dhe të rrymave pak më ekstreme, sikurse « La revue universelle – Les cahiers mensuels – Réaction pour l’ordre et le Journal des débats » ku propozon artikuj informativ dhe kritika letrare. Do bëhet bile edhe kryeredaktor i kësaj të fundit, deri në mbylljen e saj në vitin 1944. Me Jean Pierre Maxence dhe Thierry Maulnier,

Maurice Blanchot-ja, do e fuqizon bukur shumë të djathtën nacionaliste franceze, e cila do ketë shumë hapësirë dhe do ta shtrijë influencën e saj, gjatë atyre vitëve. Në vitet 1936 dhe 37, do bashkëpunon aktivisht në revistat e reja të këtyre dy shokëve të tij Maxence dhe Maulnier « Combat – dhe l’Insurgé » në të cilat do e luftojnë ashpërsisht të majtën franceze dhe zotin Léon Blum. Miku jonë Moris, ua propozon 2 shkrime në javë dhe e mbivlerëson autorin e djathtë të njohur francez Charles Maurras, të cilin e konsideron si një referencë madhore për unitetin nacional francez, dhe propozon bashkimin e të gjitha lëvizjeve të djathta brenda Hekzagonit.
Më vjen për të qeshur, sepse jemi me vite dritë larg, botës time anarshiste, e pra, e kam pasur një lidhje të fortë dhe të çuditshme me atë njeri. Këto, janë misteret e dialogut njerëzorë, pikërisht nëse ngelet njerëzorë në thelb, pa ja imponuar të tjetrit idetë e tua. Porse, në jetën praktike, është diçka tepër e rrallë dhe e komplikuar për t’u realizuar. Kur e mendoj sot me distancën kohore : kam qenë dhe jam akoma sot, eksepcionalisht i hapur, kurioz dhe tolerant në thelb, i sigurt në vetvete, në çka jam unë me universin tim intim, por m’intereson për t’i njohur edhe të tjerët që nuk janë sikurse unë dhe nganjëherë në antipodët e mia, 1 milion kilometra larg me distancë. Për ta pa se kush janë dhe si mund të dialogohet pozitivisht me ta, çka mund të shkëmbejmë tek e fundit, çka na ndanë dhe çka na bashkon ? Ndoshta, ngaqë jam kurioz dhe humanist në shpirt. I them vetës, « a mos ka diçka njerëzore te çdo njeri, edhe më i shemtuari, çka nuk ja falë aspak poshtërsitë e tij, sipas meje, por le t’ia gjejmë atë pjesën njerëzore nëse e ka dikund ? » Pastaj, e kam atë forcë dhe atë karakter në vete të lindur, atë liri ekstreme të ofruar si dhuratë e Zotit … dhe e di mirë që askush në botë, nuk m’i ka ndryshuar bindjet e mia esenciale. Kam ngelur në vijat e mëdha ai që kam qenë prej nga mosha 14 vjeçare, kur kam pas filluar për të shkruar … e sot, po i afrohemi 70-t’shit ! Po pra, kam ndejtur gjithë jetën time, me çfarëdo Njeri apo Personaliteti klasik, barok, surrealist, dadaist, ekspresionist, abstraksionist, neorealist, naturalist, strukturalist, dekonstruktivist, ekzistencialist, absurd, tragjik, nihilist, diellor, provokativ, delirant, kokainoman, hashishoman, erotoman, sado-mazokisht, fetishisht, situacionist, maoist, komunist, trotskist, fashist, nacionalist, zogist, blokist, liberal, homoseksual, pedofil, narkoman, incestoman, bohem, borgjez, aristokrat, proletarë, fshatarë, kloshard, kapitalist, internacionalist, milioner dhe miliarder, mizerabilist, depresiv, romantik, bitnik, rrok dhe pop, rap dhe slam, soul and jazz, eksperimentalist dhe avanguardist, epik dhe rapsodik … dhe gjithë kjo ka qenë për mua një përvojë jetësore, e cila nuk mund të paguhet me lek, as me çfarëdo shkolle apo diplome universitare. Sepse, të gjithë këto specie njerëzore, të afërta apo të kundërta me mua, dikund më kanë pasuruar, inspiruar dhe konsoliduar në bindjet e mia personale autentike. Kanë qenë një lloj pasqyre, ku e kam pa vetën dhe të tjerët në një mënyrë pak më objektive, dhe jo si shpeshherë tek neve shqiptarët, me 100 paragjykime absurde, të kota dhe të pa argumentuara. Unë, së paku, jam ballafaquar dhe konfrontuar me njerëz, ashtu siç kanë qenë dhe kam mësuar diçka prej tyre. A po e shihni edhe juve tani … Zoti Maurice Blanchot ka qenë komplet antiteza ime, me vite dritë larg universit tim.
Me logjikë, asgjë nuk do më lidhte me atë lloj Njeriu dhe nuk do u takonim kurrë.
Por sot, sikurse dje, e falënderoj babain tim shpirtërorë Pierre Seghers-in, që m’i ka propozuar gjithë këto takime, të cilat kanë qenë të gjitha edhe provime personale, sfida, jo aq të lehta për t’i menaxhuar me sukses. Bile këtu me Blanchot-në, kemi qenë në prag të eksplodimit dhe të dështimit absolut. Por, më kanë shpëtuar ato antenat e mia speciale, ai zëri i brendshëm i lashtësive shqiptare, jehona e Valbonës, fjalët e pleqëve nëpër Oda, lutjet e nënës Xhevahire, fryma dhe porosia e të parëve.
Imagjinojeni, një tip që shpërthen papritmas në një krizë irracionale dhe që vjen me të kopur duke t’i shtijë thonjtë në fyt … është situatë e rëndë ekstreme, prej të cilës duhet që të nxirresh diqysh … ose me dhunë, me boksa dhe sqelma ( çka nuk shkonte me një plak dhe një figurë intelektualë, por as nga edukata bazë që kisha ) ose me diplomaci alla Sherifi, porse nuk kisha shkuar në shkollat e Makiavelit, të Çurçillit apo të Mitterranit. Pra, me Blanchot-në, kemi qenë shumë afër incidentit, i cili mund të ishte edhe tragjik … çka nuk më ka ndodhur me askënd tjetër në Paris, dhe pra, kam përjetuar gjithëfarë eksperiencash ekstravagante, por me plot humor, cinizëm dhe provokacion, brenda një lloj lirie të pakufi, një kurioziteti dhe një pafajësi fëminore ( hajde, e ta provoj, kot e për qejf, pa u implikuar vet shpirtërisht apo emocionalisht, si aktor siperfaqësorë, por më tepër si spektatorë dhe analist i vetvetes dhe i situatës që po m’ofrohet … dhe ta shoh se çka do ndodh, a ja vlen, apo nuk ja vlen … çka më ka sjellur mua personalisht, ajo eksperiencë përtej normales ? ) sepse, gjithë puna, ishte për mua, për të mos u dëmtuar psiçikisht, për ta ruajtur me çdo kusht dhe në çdo situatë ekuilibrin, mendimin kritik dhe humorin.
Le t’i rikthemi me bicikletën e Eddy Merksit, që ka fituar disa herë gjiron e Francës, te biografia e mikut tim Moris … ku në dreqin, e lamë ?… se ma ka pas premtuar një tepsi me flijë, me një kos shtëpie biologjik, mesa e jonë Bute Gjonbalaj. Bravo, se ke nderuar fisin Krasniqe dhe Këlmend !
Në vitin 1940, pas 8 vitëve shkrim dhe modifikim, e përfundon librin ( pseudo roman filozofik që nuk është fare roman në thelb ) « Thomas l’Obscur – Tomasi i errët, i turbullt, i pakuptueshëm » të cilin e boton tek Gallimard. Libri i referohet Heraklitit, filozofi grek presokratik, por edhe librit të autorit anglez Thomas Hardy, i botuar në vitin 1895 dhe pastaj në Francë në vitin 1901 me titullin: » Jude l’obscur – Judi i errët apo i turbullt » i cili përmes aventurave të Judit, një autodidakt komplet i shthurrur, e kritikon martesën dhe institucionet fetare dhe e predikon lirinë seksuale, të drejtën e grave dhe të mëshkujve për të sprovuar aventurat e tyre, dhe për të divorcuar nëse ju konvenon. Vepra e krijon një skandal publik deri në atë shkallë, ku pëshkopi anglez i qytetin Exeter e djeg veprën në publik. Autori Thomas Hardy, i traumatizuar nga reagimet ndaj veprës së tij, e len përfundimitisht romanin dhe gjatë vitëve që i kanë ngelur do merret vetëm me Poezi. Kurse, më vonë në vitin 1914, do vjen autori D.H. Lauwrence, për ta rihabilituar këtë vepër – Judi i errët – me një ese analitik të botuar dhe disa vlerësime mbi Thomas Hardy-në. Mirëpo, në librin e Maurice Blanchot-së,  personazhi i Tomas-it, është neutral, i ftohtë, gati i pa personalitet të caktuar, nuk dihet asgjë mbi të, përpos emrit, është i fragmentuar … dhe libri fillon me një frazë enigmatike : » Toma ishte ulur dhe shikonte detin … dhe më vonë – mendoj, pra nuk ekzistoj – e kundërta e René Descartes. Bile 10 vite pas, në 1950, do e riboton një tjetër version të ri të këtij romani … i cili është ndoshta vepra më emblematike e zotit Blanchot. Jemi në një Njerëzim të dëshpëruar dhe të coptuar, ku çdokush prej nesh është i zhytur në merzinë, mungesat dhe vetminë e thellë afektive. Në vitin 1940, do e mbështetë Mareshalin Pétain, duke bashkëpunuar përsëri në disa revista të djathta nacionaliste sikurse : « aux écoutes, dhe jeune France » Por, paralelisht, Morisi, do e ndihmon Paul Lévy ( autor, dhe drejtor organi shtypi me emër evident hebrej ) nga persekutimet naziste dhe vishiste franceze, po ashtu edhe Emmanuel Levinas-in, me familjen e tij. Në ato vite, e takon autorin e njohur francez Georges Bataille dhe shoqën e tij, Denise Rollin, me të cilën do e përjeton një aventurë cerebralo-erotike.
Gjorgji do ja lexon veprën e tij « Eksperienca e mbrendshme – L’expérience intérieure » duke i thënë, që ka qenë pjesërisht e frymëzuar nga libri i juaj « Tomasi i errët » dhe libri do botohet në vitin 1943 te Gallimard, me një ribotim të modifikuar në vitin 1954. Pastaj, në vitin 1944, Maurice Blanchot rikthehet në fshatin e tij në Quain, ku do deklaron: « kam shpëtuar kot, se ishin duke më pushkatuar gjermanët dhe e kam pa vdekjen me sy … dhe tash e pas, më përcjell kudo që do shkoj, jam si një kufomë e gjallë ! » Nuk dihet natyrisht sesa është e vërtetë, se nuk ka dëshmi të tjera mbi këtë fakt, porse kur e kam pas takuar unë, mund ta konfirmoj që ishte duke jetuar intimisht me vdekjen e kolisur në tru. Mirëpo, tani pas vitit 1945 dhe luftës së dytë botërore, fitimi i aleatëve dhe humbja e nazizmit hitlerian …. problem i madh : çka me bërë me gjithë këta bashkëpunëtorë të regjimit pro gjerman të Mareshalit Pétain, sidomos në sferat intelektuale dhe artistike të Francës, dhe si me i trajtuar ?
Kush do pushkatohet si shembull për zi, kush do burgoset, si tradhëtarë dhe kolaboracionist, kush do shpëtojnë përmes disa mbështetjeve miqësore të forta ?
Ka qenë një periudhë mjaft delikate dhe perverse në thelb. Dhe çuditërisht, Maurice Blanchot, do del nga kjo vorbull dhe do shpëton, ku me e ditur pse ? Do e mohon angazhimin e tij aktiv pro Pétain dhe ultra nacionalizmin e djathtë … dhe tani, do pranohet si kritikë letrarë madhorë dhe anëtarë kryesorë i skenës letrare franceze.
Në vitin 1945 do jetë anëtarë i çmimit të kritikëve, bashkë me Marcel Arland, André Billy, Jean Grenier, Emile Henriot, Robert Kemp, Frédéric Lefèvre, Gabriel Marcel dhe Jean Pauhlan … dhe i çmimit La Pléiade bashkë me Joé Bousquet, Paul Eluard, Albert Camus, André Malraux, Raymond Queneau, e Jean Paul Sartre, shumica prej tyre, personalitete të majta. Imagjinojeni tani, se çfarë kërcimi radikal, nga një ekstremi në tjetrin, si t’ishte diçka krejt normale ! Por, i ka funksionuar … dhe mbaroj muhabeti me aq … nuk i ka kërkuar askush prej tyre më tepër llogari, së paku morale ! Dhe tani, miku im nihilist do bashkëpunon me revistat revolucionare të majta dhe anti-kolonialiste, sikurse : » Combat – Les Lettres françaises – L’Arche – e themeluar nga autori i njohur André Gide në Alger në vitin 1944 – Jean Amrouche dhe Jacques Lassaigne – dhe pastaj – Les Temps Modernes – e themeluar në vitin 1945 nga filozofi i famshëm ekzistencialist Jean Paul Sartre dhe shoqja e tij Simone de Beauvoir, ikona e librit – Seksi i dytë, i cili konsiderohet akoma sot, si një ndër Manifestet bazë të kauzës feministe. « Po ashtu shkruan edhe në revisten filozofike të krijuar nga miku i tij Georges Bataille në vitin 1946 – « Critique ».
Nga viti 1947 distancohet bukur shumë nga Paris-i, ku e mban një apartament të vogël për çdo rast, por jeton më tepër në Èze sur Mer, nga regioni i Nices, nëpër Alpet maritime, ku isha unë dikur i mbyllur në çelizën numër 32, të Monastirit të Saorges për 30 ditë meditim, me disa fretër, që më zgjonin në ora 6 të mengjesit për t’i kryer lutjet e para të ditës, dhe ju përgjigjësha me një kovë ujë mbi krye. I thash drejtorit – « shiko, miku im … para orës 10, nuk i përgjigjem askujt, as gjyshit tim me u zgjuar nga varri … kam biologjinë e artistit, okay ? Pas kafës dublo ekspres, do vi me prashitur me juve në kopshtë, për të mbjellur ca perime. » Morisi e vazhdon veprën e ti, pa asnjë të dhënun biografike dhe e boton romanin e tij të fundit –
« Le très haut – shumë e larta … në vitin 1948, ku e përshkruan një murtajë në një vend të caktuar, tamam si Albert Camus në veprën e tij të famshme « La Peste » dhe reagimet e njerëzve, duke e ditur që ajo epidemi mund ta simbolizojnë çdo fuqi pushtuese totalitare sikurse fashizmin apo komunizmin, një invadues i huaj, etjera. Pra, notojmë mes urretjes, bashkëpunimit, dëshpërimit, spiunimit, dhunës, perversitetit, hipokrizisë, moralizimit, besimit në diçka superiore dhe madhore … Bile titulli – « i larti « ka diçka biblike, sepse në Ungjillë, i thotë engjulli Marisë: « djali i të mbi lartit – pra, i Zotit, le fils du très haut « … porse, Maurice Blanchot e refuzon çdo kategorizim dhe e konsideron që libri është vepër në vete, pa nevojë etiketimi.
Blanchot-ja, thotë « libri nuk i takon asnjë zhanri, i takon vetëm letërsisë ! » Jam mjaft dakort me të, sepse, edhe mua, më kanë pas irrituar me kohë, zhanret, kategoritë, familjet, grupet, etiketimet, sepse instinkti im më drejtonte spontanisht nga liria absolute ekstreme dhe e pa limit, dhe diçka më shtynte spontanisht, për të dalur nga të gjitha kuadrat dhe kornizat e saktuara. Pastaj, e boton në vitin 1957, « Le Dernier Homme « roman meditativ dhe filozofik, ku përmes 3 personazheve fiktive kryesore, Maurice Blanchot i shprehë të gjitha pyetjet dhe shqetësimet e tij mbi ekzistencën njerëzore mbi këtë tokë. Me kaq, do i jep fund romanit dhe do boton vetëm disa tregime, një studim mbi Lautréamont dhe Sade, të botuar në vitin 1949, dhe një volumë të dytë të teksteve të tij kritike, i cili quhet: » Pjesa e Zjarrit – La part du Feu » po ashtu në 1949.
Rikthehet në Paris pas vitit 1957 dhe lidhet me Robert Antelme, shoqin e Marguerite Duras, një rezistent francez, i cili ka shpëtuar nga kampet naziste të tmerrshme në Dachau dhe Buchenvald. Tani, Maurice Blanchot hyn gradualisht në heshtje dhe në një lloj vetmie, e cila i duket esenciale. Takon shumë pak njerëz, përpos Durasin, Antelmin dhe Dionys Mascolo, me origjinë italiane, eseist, rezistent dhe militant komunist, i cili është po ashtu dashnori i autorës Marguerite Duras, amatore e njohur e erotizmit evropiano-aziatik, dhe e hamshorëve të rastit, tek banesa e saj
rue Saint-Benoit, ku pasi që i rash zilës për ta pi një kafe me të, më erdhi poshtë tek dera komplet e dehur në ora 14 pasdite … dhe më tha: » keni ardhur për të më kërcyer, zotëri ? » dhe i thash : » – Jo, me filozofuar dhe me ndarë pleqëri ! » Më tha :« më fal, por herën tjetër, se më duhet për të fjetur ! » Okay, buena note, signora !
Kanë marrur pjesë të gjithë bashkë me Presidentin francez François Mitterrand, në një lëvizje të rezistencës. Dhe e kanë pas ruajtur atë farë miqësie besnike së bashku, edhe kur ka qenë 14 vite në Elizé, duke e dirigjuar shtetin. I donte me të vërtetë njerëzit e artit dhe të kulturës, ngaqë e konsideronte vetën, si një autorë i dështuar dhe i kufizuar, në krahasim me talentin e lindur të atyre autorëve, që ai vet, i konsideronte si gjigant dhe super të kompletuar. Më kujtohet kur e ka pas marrur me vete, si shoqe, autoren aventuriere dhe të droguar Françoise Sagan, në një vizitë presidenciale zyrtare në disa shtete të Amerikës Latine, dhe i thoshte stafit të tij – mos harroni për ta furnizuar me kokainë, aq sa ka nevojë … por në një moment, arriti gati në prag të overdozës dhe e ka pas marrur komplet ai në dorë shërimin dhe trajtimin e çeshtjes së saj, ngaqë, na u alarmuan disa media franceze ( po çka po ndodh me Françoise Saganin, e cila është duke e shoqëruar Presidentin tonë francez në një udhëtim zyrtarë ? ) dhe ju tha – « mos u lodhëni, se është shumë më mirë, dhe e kemi punën nën kontroll … është autore madhore, shoqja ime, dhe lexojani më mirë librat, se do ju hanë kalukënxha ! » Kurse Maurice Blanchot, e firmosë Manifestin e 121-shit, mbi të drejtën për ta refuzuar për t’u angazhuar direkt në luften e Algjerisë. Në vitet 1960, e propozon krijimin e një reviste letrare ndërkombëtare ( La Revue Internationale ) të cilën do e mban gjer në vitin 1964, me idenë që të jenë prezent gjithë autorët botërorë me eksperiencat e tyre respektive, me një kryqëzim përvojash dhe historish të ndryshme, të cilat do e pasurojnë pa tjetër letërsinë. Autori francez i njohur por margjinal, Louis Réné des Forêts, dhe Vittorini do jenë shtyllat e revistës, dhe nganjëherë do jenë prezent edhe Italo Calvino, Roland Barthes, Michel Butor apo Günter Grass.
Në vitin 1962 : do botohet vepra e tij emblematike – « L’attente, l’oubli – Pritja dhe harresa » ose teoria e shkrimit fragmentarë, të coptuar. Imagjinone logjiken e veprës së tij gati radikale « qysh kur ka pas filluar për të pritur ? Kur e ka ndie vetën të lirë për të pritur, duke e humbur gradualisht dëshirën për diçka precize, për të mbrri deri në fundin e dëshirës për çdo gjë ekzistuese. Pra, pritja fillon kur nuk ka asgjë për të pritur, bile as fundin e pritjes. Pritja mohon dhe e shkatërron atë që është duke e pritur. Se më në fund, pritja nuk pret asgjë ! » Ja pra, kush është zoti Blanchot?
Më thoshte: « duhet me ikur nga origjina e jonë për t’u bërë vetvetja … ose – për mua shkrimtari nuk ka biografi, sepse jeta e tij nuk më intereson fare … ka vetëm vepra, nëse i ka ? » M’u ka dashur pak kohë, për t’i analizuar qetësisht këto nocione.
Në çdo gjë, ishte i mprehtë dhe radikal, i pamëshirëshëm, mjaft anti-human, komplet jashtë botës emocionale apo afektive, kështu që më dëtyronte për ta marrur pozicionimin e kundërt, për ta provokuar dhe dhunuar deri dikund, por në mënyrën time, duke shpresuar që do e pranon, pa dalur mendsh … ishte çeshtje dozazhi !

Por më kanë ngelur disa gjëra akoma në tru, sepse ishte aty për të zveshur dhe për t’i hequr totalisht iluzionet e fundit, shpresat mbi diçka, për të përballuar me hiçin tënd nudo … pra, diçka deri dikund mjaft sadiste në aspektin psikologjik dhe intelektualë. Prandaj, nuk e imagjinoj një student të ri dhe të papjekur, të pa eksperimentuar, apo ndonjë të kompleksuar plot dyshime dhe frustrime, para një Personaliteti të tillë, sikurse Maurice Blanchot … sepse, është si me shkuar në një seancë masakri moral dhe shpirtërorë, deri në një shkallë, ku nuk do ta rimarish vetveten për shumë kohë, ose ndoshta edhe kurrë ! E kam menduar atë çeshtjen e origjinës : ai vinte nga një mes borgjez, katolikë tradicionalë dhe rigoroz, konformist dhe natyrisht të djathë, mos edhe më ekstrem … me çdo gjë të kodifikuar dhe të ritualizuar, si në ushtri.
Kështu që natyrisht, me atë farë bagazhi atavik familjarë, me ato lloj gjenesh do shkon spontanisht nga lëvizjet e tipit fashist, ultra nacionalist dhe racist dhe do bëhet kolaboracionist ( angazhimi i tij si gazetarë dhe opinionist i dëgjuar ). Mirëpo, dikur do i sheh ai vet rezultatet praktike të asaj ideologjie politike, progromet, kampet, padrejtësitë, masakrat, internimet … dhe pas çlirimit në vitin 1945: jam i sigurt, që ai vet e ndien vetën fajtorë të pafalshëm, dhe e vuan shpirtërisht atë gabim fatal, të angazhimit të tij në rrugën e gabuar. Dhe patjetër, pret që do ta dënojnë me vdekje si tradhëtarë dhe bashkëpunëtorë i regjimit pro nazist, ose që ta burgosin, dhe e pranon me atë anën katolike të trashëguar, sepse duhet për ta paguar fajin.
A ju kujtohet epizodi kur ishin gjermanet gati duke e pushkatuar në fshatin e tij, porse nuk ndodhi … Dhe tani, prapë nuk po ndodh asgjë dhe po e lirojnë, si të ishte i pafajshëm nga çdo dënim, kurse ai vet, e dinë super mirë, që nuk e meriton atë trajtim tepër të favorshëm, sepse është fajtorë tragjik dhe që diqysh duhet për ta paguar atë faj … por qysh ? Kjo është dilema e Maurice Blanchot-së … plaga e tij jetësore. Pra, origjina ime familjare, më çoj për ta zgjedhur rrugën e gabuar fashiste.
Dhe tani, pasi që shpëtova, po i largohem radikalisht asaj origjine muti, për ta gjetur përfundimisht vetveten … ose « kush jam unë Maurice Blanchot-ja, si individë ? Çka dua, çka mendoj, çka synoj, çka më tërheq … pavarësisht familjes dhe origjinës time ? Dhe tani, automatikisht do shkon për ta përqafuar ekstremin tjetër të majtë, komunist, trotskist, majin 68, anti kolonializmin … pra, gjithë çka e kundërshton angazhimin e tij fillestarë dhe familjen e tij, ose origjinën ! Por e sheh që edhe ky lloj pozicionimi është ekstrem, pak i sforcuar dhe i ekzagjeruar, dhe më në fund, e zgjedh vetminë, heshtjen, asetizmin, radikalizmin intelektual, asgjësinë dhe vdekjen, e cila do e çliron përfundimisht nga gjithë këto kontradikta themelore. Dhe unë isha pasqyra e tij akuzatore në një mënyrë indirekte, por edhe kujtesa apo dëshmia e një humaniteti të harruar. Tani, po e kuptoj më mirë, se çka na ka pas lidhur, dhe pse ka dashur për të më zhdukur, por edhe për të më afruar ? I thoja edhe unë vetës, por jo në mënyrën e tij aq radikale : « me pas qenë besnikërisht i afërt me rrugën e familjes apo të origjinës time malësore dhe kanunore, dhe me ju pas përmbajtur me çdo kusht atyre rregullave … nuk do isha bërë kurrë Skënder Sherifi, i sotit, nuk do mend. Por dikush tjetër IKS … me siguri një tip i rëndomtë brenda Tufe, pa ndonjë veçansi !

Pra, e kuptoj mjaft mirë mendimin e Moris-it ! E ka me të drejtë, por jo deri në atë shkallë radikale, sepse unë e kam ruajtur moralisht dhe shpirtërisht një lloj besnikërie ndaj origjinës time familjare, dhe po ashtu ndaj gjenezës etnike. Edhe pse, kam evoluar në një mënyrë individualiste me rregullat e mia personale dhe brenda lirisë së lirë, në botën evropiane, duke iu larguar natyrisht komplet ligjeve familjare apo kodëve të origjinës … sidomos në Paris, nuk u bënte fjalë ! Por i kam ruajtur dhe respektuar në kujtesë, në bagazhin tim kulturorë dhe i kam aplikuar nëpër Oda me shqiptarët tradicionalë dhe zakonorë. Këtu është dallimi mes meje dhe Blanchot-së.
Por, ai e ka mirë kur thotë, që për të qenë 100 përqind vetvetja, duhet për t’i ikur origjinës, për të dalur nga familja, fshati, qyteti, shteti, dhe për ta parë botën, për të sprovuar gjëra të tjera të reja. Prandaj, shumica prej nesh janë akoma tëpër të kufizuar, të parashikueshëm dhe shumë provincialë, se ju mungon horizonti, dimensioni multikulturorë internacionalë. Dhe kur disa eksepcione e kanë për fat, porse është diçka e rrallë … e kanë shpeshherë kundër gjenezës dhe origjinës së tyre, të cilën e kanë fshirë komplet nga kompleksi, me idenë që ajo pjesë e tyre shqiptare është nule, e pavlefshme, primitive dhe që nuk bën fare për ta përmendur, porse duhet për ta shlyer komplet prej kujtese. Tani, do jemi evropianë dhe amerikanë, si ata të Londrës dhe të Los Angjelesit, dhe do veprojmë sikurse ata dhe pikë ! Dhe pikërisht aty qëndron për mua problemi, mungesa e ekuilibrit, vakuumi identitarë shqiptarë, defiçiti kulturorë kombëtarë, flotimi në diçka virtuale por të pa definuar dhe e cila nuk korrespondon fare me çka jemi neve, në esencën tonë familjare dhe shqiptare. Jemi modern dhe të kohës … PO ! Të talentuar individualisht … PO ! Kemi suksese këtu dhe aty, si Persona privat … PO ! Mirëpo, nuk jemi të strukturuar dhe të pozicionuar qartë si Komb, si Popull shqiptarë, dhe jemi vetëm Klona, Klouna cirku, aktorë të shoqërisë së spektaklit, qenie virtuale moderne në dukje, por në realitet pa ndonjë memorie apo histori precize të caktuar … pra kopjojmë shumë mirë atë çka e shohin dhe adaptohemi për mrekulli, por pa qenë kurrë në esencë 100 përqind vetvetja dhe autentik në botën tonë thelbësore … mirëpo edhe në kopjim, duhet ditur që nuk ju afrohemi aziatikëve, që janë kryemjeshtra të çdo kopjimi planetarë, porse ata e kanë të ruajtur, të incizuar dikund, të arkivuar nëpër biblioteka dhe institucionet e tyre, një kujtesë, një traditë dhe një histori milenare, në të cilen, në asnjë mënyrë, nuk pshurrin sikurse neve … porse e ruajnë dhe e mbajnë prapë si referencë të tyre me krenari, edhe pse nuk e aplikojnë fare sot nëpër qytete dhe megalopole siç janë Tokyo apo Shangai, ngaqë preferojnë edhe ata për t’i kopjuar amerikanët … por historinë e kanë prezente kudo nëpër muzeumet dhe tempujt e tyre. Kurse neve : më thoni, ku e kemi ?
Tani në vitin 1968 : Maurice Blanchot takon Jacques Derrida, Gilles Deleuze, Roland Barthes dhe Sim Smajlin, gjendar i Zogut nga fshati Pecmarkaj. Merr pjesë në sfilatat dhe bisedimet e Komitetit « Autorët dhe Studentët « dhe në vitin 1969, e boton një vepër tjetër emblematike: » L’entretien infini – Bisedimi i pafundshëm « ku i ka mbledhur të gjitha tekstet analitike të vitëve 1953 – 1965 … dhe në vitin 1980 « L’écriture du désastre – Shkrimi i katastrofës, apo i rrënimit «
Libri i tij narativ i fundit do botohet në vitin 1994 , me titullin: « L’instant de ma mort – ose Momenti i vdekjes time » Do izolohet aq më shumë … do boton aty këtu ndonjë vepër kritike me analizat e tij mbi autorët apo filozofët. Dhe në 2001 e boton veprën, « Une voix venue d’ailleurs – Një zë i ardhur nga një sferë tjetër « ku ka shkrime të tia mbi Michel Foucault, Louis René des Forêts, Paul Célan, etjerë … Tani pozicionohet në favorin e të drejtave të Popullit hebrej dhe për të drejtat ligjore të qiftave homeseksualë, ose kundër ligjeve të mëparshme Pasqua-Debré.
I avancuar në moshë, e mban lidhjen akoma me 3 – 4 shokë kryesorë, siç ishin Emmanuel Levinas, Robert Antelme, Dionys Mascolo dhe Jacques Derrida.
Vdes në moshën 95 vjeçare në vitin 2003 dhe varroset në Mesnil Saint-Denis në regjionin e Yvelines, ku pushon edhe vëllai i tij arkitekt René Blanchot.
Në veprimtarinë e tij, pa hyrë fare në detaje, i kemi 15 libra që mund të klasifikohen fiktivisht si Romane apo Tregime të shkurtëra. Porse janë vepra alla Blanchot … me filozofi, autobiografi, autofiksion, introspeksion, mendime dhe analiza, kështu që ana e tyre narative është më tepër minimale, apo krejt formale.
Pastaj, në fushën poetike dhe analitike të eseve studimorë: i ka botuar rreth 25 vepra. Për shembull mbi Markezin e Sades, Lautreamoni, Michel Foucault, Henri Michaux, Joel Bousquet, Franz Kafka …
Nuk do i numërojmë të gjithë artikujt që i ka pas botuar nëpër gazetat dhe revistat e djathta dhe të ekstremit të djathtë nacionalist.
Mirëpo, duhet ditur që janë shkruar disa Libra ese studimorë mbi veprimtarinë letrare dhe kritike të zotit Maurice Blanchot, dhe kot nuk janë shkruar … Kjo e tregon rëndësinë dhe ndikimin që ka pasur vepra e tij në meset kulturore franceze gjatë disa vitëve. Paradoksi i tij, sikurse i disa të tjerëve është që ka qenë një figurë dominante por edhe margjinale në sferat kulturore. Por konkretisht, janë shkruar imagjinojeni rreth 60 vepra studimore mbi këtë autorë … ja disa prej tyre, që mund t’i gjeni vet nëpër biblioteka : Roger Laporte – Bernard Noël – Pierre Madaule – Georges Préli – Henri Meschonnic – Françoise Colin – Daniel Dobbels – Anne Lise Schulte Nordholt – Christophe Bident – Jean Philippe Miraux – Jacques Derrida ( me 2 vepra analitike ) – Manola Antonieli – Philippe Fries – Marlène Zarader – François Dominique – Thomas Régnier – Laurent Dubreuil – Eric Hoppenot – Daniel Willems … etjerë.
Në panteonin e tij letrarë, referencat kryesore, autorët me të cilët ka dialoguar, për nga veprat e tyre … kemi romantikët gjerman me Hölderlin dhe Rilke, po ashtu edhe filozofët gjerman me Heidegger-in, Hegel-in dhe Nieçen, pastaj kemi Marcel Proust-in, Stéphane Mallarmé, Paul Valéry, Franz Kafka, Sade, Lautréamont, Antonin Artaud dhe Henri Michaux. Kurse tek rrethi shoqërorë, me njerëzit që i ka takuar dhe me të cilët ka shkëmbyer diçka me vlerë, kemi René Char, Jean Pauhan, Jean Paul Sartre, Michel Leiris, Pierre Klossowski, Michel Foucault, Louis René des Forêts, etjerë …
Kjo është gjurma që e ka lënë ky Njeri në jetën e tij në Francë, por edhe në rangun ndërkombëtarë. Unë ja kam pas lexuar shkrimet kritike dhe një pseudo roman …
22.
Sinqerisht, më ka pas impresionuar radikalizmi dhe nihilizmi i tij, gjithë ajo energji e zezë dhe ajo tërheqje ndaj hiçit, asgjësisë dhe ai obsesion ose fiksim ndaj vdekjes.
M’u ka dashur kohë për ta kuptuar arsyen, apo çelsin e atij lloj qendrimi tepër auto shkatërrues, por duke e ndërtuar paralelisht një vepër mjaft të konsoliduar ?
Ishte disa paradoksale … « çdo gjë e meriton zhdukjen dhe duhet të zhduket, por unë po vazhdoj për të lënë sa më shumë gjurma dhe dëshmi ! « Pastaj, me ka pas befasuar ajo ironi ekzistenciale, si të ishte diçka e shkruar nga lart. Pse të gjitha këto personalitete të frymëzuara nga negativiteti, absurdi, asgjësia, pritja boshe, hiçi, vdekja, shkatërrimi, zhdukja, shlyera e çdo shprese apo iluzioni … Njerëz të cilët na propozojnë një botë komplet të zezë e cila të çon automatikisht, nëse nuk je super i fortë dhe i përgatitur mirë, gjer në depresion dhe vetvrasje : pse kanë jetuar të gjithë aq gjatë, përmbi moshës 80 vjeçare dhe disa jo larg 1 shekulli, mbi 90 vjeç ?
E kam përshtypjen që ky ka qenë ndoshta vet dënimi i jetës ndaj tyre, me atë idenë : « a jeni ju ata që e mohoni, e shani, e përbuzni, e kritikoni jetën që zoti apo natyra ua ka ofruar si dhuratë për të ndërtuar diçka pozitive … a jeni ju ata që pshurrni mbi të dhe që ju propozini Njerëzve për t’u zhdukur dhe për t’u auto-shkatërruar, ngaqë asgjë mbi këtë tokë, nuk vlen dhe kjo jetë është komplet boshe, absurde dhe e kotë, sipas jush … Okay : pra, kjo Jetë, do ju dënon të gjithëve për ta jetuar në depresion dhe dhimbje apo torturë mendore kronike gjer në fund, dhe sa më gjatë … kështu, që do jetoni si mumie gjer në moshen 80 – 90 vjeçare dhe do e paguani mirë faturën tokësore ndaj kësaj jete, të cilën e urreni ! » Kështu, e kam kuptuar unë rrugëtimin e tyre … sepse, më rikujtohen mirë të gjitha ato figura madhore që i kam pas takuar në Paris. Mirëpo, duhet pranuar që me Maurice Blanchot-në, kam përjetuar diçka të rrallë dhe tepër speciale, që natyrisht do e mbajë në mend për gjithmonë. Waouw, çfarë lufte titaneske dhe gati heroike, kur e rimendoj sot ! Porse kam ruajtur atë gjurmë, atë kujtim dhe atë mësim madhorë prej tij, duke qendruar në esencë, si gjithmonë, vetvetja … Kur jam rikthyer tek Pierre Seghersi dhe ja kam shpjeguar në detaje gjithë çka ka ndodhur mes nesh … ka qeshur dhe lotuar nga gëzimi, duke më përqafuar me admirim, duke më thënë: « bravo të qoftë, ti djalë … je i vetmi tip në botë, që ka arritur ta destabilizojnë Maurice Blanchot-në … je i madh, poet i lindur, jam krenar që të kam me vete dhe ta heq kapelën … me çka mund ta mbaroj qejfin tani, sepse ke harxhuar me siguri një energji kolosale. » Po mirë e ke, Pierre … a të shkojmë në një klub jazzi dhe t’i marrim disa meze me pak verë ? Më duhet një stazh tek Dervishet e Turqisë apo të Iranit, tek Tibetianët apo Indianët, nëpër Tempujt dhe kopshtet japoneze, në një stan me bagëti dhe ca çobanë nëpër Bjeshkët e Valbonës, për t’u pastruar nga të gjitha këto toksina parisiane, me gjithë këta të çmendur gjenialë, dhe për të rilindur me një energji diellore të ré … Përqafime, zoti Maurice !
Mos na nxiej edhe botën tjetër, qysh na ke nxi tokën, a more vesh ? Adios Amigo !

Me datën 1 shkurt 2023 në Bruksel

blank

Dashuria kishte ngrirë Tregim nga BEDRI ALIMEHMETI

 

 

Tregim

Në atë orë, përgjatë ranishtes së bregut, frekuentuesit e xhiros së mbrëmjes ishin rralluar. Në pistën e Shtëpisë së Pushimit të Punëtorëve me siguri vallëzohej, sepse orkestra gjëmonte. Mua më pëlqeu të mbaja vesh.

– Aman dhe ti, – ia bëri komshia ime, me të cilën pak minuta më parë i kishim lënë burrat duke lozur letra në verandën e kabinës, – ç’dëgjon?! Mbrëmje vallëzimi i thënçin!

Në atë çast ndjeva të ftohtë dhe mbulova llërët e zhveshura me pëllëmbë.

– Mbërdhin, – vijoi, – pse nuk more një triko të lehtë? Unë nuk lëviz mbrëmjeve në plazh pa një gjë krahëve. Ja këtë, e lehtë është, prej pambuku, por më mbron mirë. Bregu i detit ka shumë lagështirë.

Pas kësaj u ndal dhe shtoi:

– Apo nuk do të mbulosh fluturat e fustanit! Ua sa i bukur! Nuk ta vura re. Sonte e ke veshur për herë të parë? Ku e ke qepur? Vetë?.

– Jo, kam vjehrrën rrobaqepëse të mbaruar.

– Sa mirë! Lum ti! Por ajo punon në shtëpi; ka klientelë besoj?

– Jo, jo, është modeliste në byronë e modeleve. Në shtëpi nuk punon fare. Mjaft kam punuar, thotë. Vetëm kur afrojnë pushimet, na bën gati për në plazh: mua, kunatën tjetër, të bijën e martuar dhe fëmijët. I ka duart të arta. Edhe kostumin e banjos ajo ma ka qepur.

– Vërtet? Po ti ke dy (apo tre) në mos gabohem. Një vishnje, një bojëqielli dhe tjetrin me lule të vockla. Këto t’i kam parë. Të tre të rrinë në mënyrë perfekte. Cilin nga këto të ka qepur?

– Që të tre.

– Ua, po më habit!

– Me ty se kam problem fare, më thotë; ç’t’i bëj sime bije që nga viti në vit shton peshë; kurse ti e ke trupin shumë të rregullt, s’luan fare nga vendi.

– Konstatim i saktë. Ta them sinqerisht, jo për të të bërë qejfin ti je vërtet nga ato femra që edhe me një fustan basme (madje nga ato më të lirat 95 lekë metri) bie në sy dhe tërheq vëmendjen e të gjithve.

– Uuu mjaft!

– Ky është një realitet që konstatohet fare lehtë. Apo jo?! Unë e ti e kemi parë prej kohësh njëra-tjetrën dhe këto që them nuk janë vetëm të miat.

– Po edhe ju nuk jeni më poshtë nga unë.

– Nuk them, por unë nuk i lë kusur modës; e ndjek hap pas hapi, kurse ti jo. Unë, e zhveshur jam tepër joshëse për meshkujt, kurse e veshur, nëse nuk përdor rroba të modës së fundit me tendencë sigurisht, ëhë, nuk m’i hedh sytë asnjë. Të them të drejtën, e vuaj shumë pavëmendshmërinë e meshkujve. Dua të bie gjithnjë në sy. Domosdoshmërisht të jem në qendër të vëmendjes. Kurse ti je krejt ndryshe. Madje, edhe tualet nuk bën shumë, por bie në sy; tërheq vëmendjen e të tjerëve. Ke ndonjë formulë kështu?

– Posi kam.

– Po hë na e thuaj.

Kishim ecur goxha, kishim lënë pas Shtëpinë e Pushimit të Kuadrove, atë të Punëtorëve dhe ishim thuajse pranë turizmit të madh, hotel “Adriatikut”, që shndriste nga dritat e shumta; si të qe një anije gjigante, krahasuar sigurisht me “Breshkën” e famshme dhe kabinat si kuvli në anë të tij.

– Gjyshja ime nga nëna, – ngava bisedën, – një grua vërtet zonjë, me kulturë të gjerë, bijë e një avokati me emër, e cila Shkollën e Mesme e kishte kryer në Itali, në vitet 30, kurse universitetin nuk kishte arritur ta përfundonte, ngaqë i ati kishte ndërruar jetë papritmas. Për këtë arsye qe detyruar të kthehet në atdhe. Dëgjo, moj bijë, më pati thënë në atë kohë kur unë sapo i thosha “lamtumirë” Adoleshencës. Një grua e bukur duhet të ketë parasysh tri gjëra: Së pari, ajo nuk ka nevojë të vishet sipas modës. Së dyti, edhe tualetin e bën të lehtë; nuk i lipset fare një makiazh i tepruar. Dhe, së treti, nuk përdor kurrë taka super të larta. Ajo duhet të karakterizohet nga serioziteti dhe dinjiteti.

– Vërtet filozofe. Kush e di sa e mirë do të ketë qenë e re!

– Yll, e di kujt i thonë, yll fare. Të shohësh fotografitë e saj, të ikën mendja! Të ka rastisur të shikosh foto të artisteve të viteve 30 apo 40; bie fjala si Greta Garbo, Pola Negri, Marlen Dihtrich, apo Ingrid Bergman. Nuk u lë gjë mangut. Kur jetonte, sepse ka gati njëzet vite që ka ndërruar jetë, duke më treguar fotot e ngacmoja. O nëna, i thosha sa e bukur ke qenë, moj nëna; po pse nuk u bëre artiste? Në Itali posi, jo një herë më kanë lutur, po nuk më linte im atë.

– Nagjason me të?

– Gjithnjë më thoshte: Kopja ime je, moj çupë, gjë mangut s’më ke lënë.

Në këtë kohë nga shkallët e “Adriatikut” po zbriste plot zhurmë e rrëmujë një grup të rinjsh, që hargaliseshin me njëri-tjetrin. Të gjithë flisnin me zë të lartë, (sigurisht nga pija); dikush këndonte një këngë të pakuptimtë, të cilën sapo e linte ai, dëgjohej zëri si fishkëllimë i një vajze, që e pasonte. Tre djem dhe nja katër vajza (aq bëheshin) veshur bukur. Kujtova mos ishin ndonjë grup turistësh (nga ata maksistë-leninistët nga Vendet Skandinave) që vitet e fundit vinin shpesh.

– Janë ata, të bllokut, – foli me zë të ulët fqinja, – Nuk i njohe?!

– Absolutisht, jo.

– Unë, të gjithë, – u hodh ajo dhe ndërkohë u kthyem për andej nga kishim ardhur, – kanë qenë më të shumtë në numur. Tashmë janë përgjysmuar. Fillimisht ndodhi kështu në vitin 1974 pas eliminimit të “Grupit Puçist” në Ushtri, më pas vijoi me “sabotatorët në Ekonomi”, për të kulmuar më 1981 me vetëvrasjen e kryeministrit dhe pushkatimet e…..

Ajo fliste duke përmendur emra byroistësh, ministrash e gjeneralësh të pushkatuar. Mua m’u kujtua një shoqe e klasës, martuar me djalin e një ministri, të cilën edhe pse kishte një fëmijë e detyruan të divorcohej nga i shoqi.

– Kë do ti më shumë partinë, apo djalin e armikut të popullit?! – i kishin thënë në dikasterin ku punonte.

– Me djalin e tradhëtarit, apo me partin?! Mos e zgjat, ndaje mendjen, – i qe vërsulur inatosur keqas i ati në shtëpi, pasi kishte vënë re tek ajo shenja hezitimi.

– Ja, e sheh atë bjonden me flokë të kapur nga pas, – vijoi fqinja, – që i është peshuar në krah atij djalit?! Me atë jam ngatërruar një herë. Jemi zënë keqas; desh ia shkula flokët.

– Uaa! Po pse?!

– Ishte mpleksur me një të dashurin tim. Vite më parë, kuptohet. Ai ishte një nga djemtë e bukur të Tiranës, nga ata të “Broduejt”. Një ditë më kap një shoqja ime e më thotë se i kishte parë duke u ngjitur nga kodrat e liqenit. E di si u bëra?! Xhind fare. Vajzë e një ministri ajo. Mua të ma punojë ky, thashë. Harroi që më erdhi gati një vit para e mbrapa. Ishte mësuar ai; i dija jo pak histori. Por me mua i ngeci sharra në gozhdë. Në ato vite unë thuajse gjatë gjithë Verës rrija në plazh. Filloja nga pesëmbëdhjetëditëshi i parë i korrikut me xhaxhin. Dyjavëshin tjetër me tezen; nuk më linin dy vajzat e saj; ishin më të mëdha se unë; më donin fort. Kështu me radhë, një javë te daja, pesë ditë te mbesat e mamit, derisa vinte dyjavëshi i fundgushtit, kur si zakonisht shkonim e gjithë familja. Atë verë ai bukuroshi nuk m’u nda; këtu mbiu, mbi ranishte, gjatë gjithë kohës.

Jam habitur kur një shoku im i shkollës, që kishte muhabet me të, më tregoi një ditë se vetëm për të mos m’u ndarë mua e kishte shtyrë dyjavëshin e plazhit vetëm me një mijë lekë! E tmerrshme; hante vetëm një vakt në ditë! Të them të drejtën, m’u dhimbs, ndonëse isha e bindur që, nxitur nga dhimbja kurrë nuk do të bëhesha e tij. Madje dhe për veten time nuk do të pranoja kurrë që dikush të më dashuronte ngaqë kishte ndjerë dhimbje për mua. Për të mos u zgjatur, më vonë ashtu u rrokullisën punët dhe u lidhëm me njëri-tjetrin. Tani të të tregoj se ç’i bëra asaj biondes, vajzës së ministrit. Nuk desha t’ia dija fare. I vajta në fakultet te gjuhët e huaja. E ruajta kur doli dhe i zura rrugën.

– Çfarë ke? – më tha, – përse më zë rrugën?!

– Unë nuk kam gjë me ty, po ti çfarë ke me mua?

– Unë me ty! – bëri të habiturën, – ua, je në vete! Nuk të njoh fare.

– Të njoh unë, – i thashë dhe ia numurova.

– Ohu nuk dua të të dëgjoj! Kështu thonë shumë vajza nga inati, – ma preu fjalën dhe m’u shmang.

Desh më iku. Aty menjëherë e zura nga flokët.

– Ua mami! – e ngriti zërin dhe sakaq u afruan dy shoqe të saj, me të cilat sapo ishte ndarë.

– Çfarë inati, thua, – iu vërsula dhe e ngjesha në rrëzë të murit, – më të madh inatin e kam unë, ngaqë ai është i dashuri im.

– Uh, po ai më dashuron mua!

– Po mua s’më ka lënë ende. Të më kishte lënë po. Po të pashë më me të, do të të mbys fare. Dhe ia nduka flokët keqas, por ndërhynë dy shoqet e saj që nuk më lanë.

Nuk po u besoja veshëve nga ç’thoshte. Madje, qe e kotë, në ato çaste nuk kishte forcë ta ndalonte në ato që shprehte. Nëpër buzë i rëndonte keqas emri i saj. Madje aq të fortë e pati rëndesën sa u detyrua të lëshojë një epitet fyes për atë. Unë u drodha. Sikur të mos e kisha dëgjuar atë fjalë, me siguri do t’i hidhja dorën në qafë me dhemshurinë e një motre, dhe për t’i thënë diçka, në ato çaste do të zgjidhja një fjali që t’i shkonte në unison me përplasjen e buzëve.

– Mbas kësaj iu vërvita atij bukuroshit,- vijoj e ndezur në kulm; aq sa më frikësoi disi. – E gjeta te “Broduej”, aty ku rrinte zakonisht, mbështetur në pervazin e mermertë të vitrinës së Farmacisë Nr.3. I bëra me shenjë të më ndiqte në atë rrugicën përballë, ku mblidhen zakonisht futbollistët e Tironës, pranë llustraxhiut. E tërhoqa deri në fund të saj dhe nuk i kam lënë gjë pa thënë. Ia numurova të gjitha një për një. Deshte të fliste, të shfajësohej; nuk e lashë. Vetëm kur më ra niveli i tonit arriti të shprehet:

– Kishte shumë kohë që më provokonte. Një herë e dy nuk ia vara fare. Por, kur mbërriti deri aty sa të më quante impotent (madje të shkonte edhe më tej) duke thënë se isha pederast, iu sula.

– E asgjësove? Ishte pyetja ime. Një e tundur koke lart poshtë, shoqëruar me pulitjen e ëmbël të syve, qe përgjigja pohuese e tij. Ika e lashë aty. Një javë të tërë nuk u takuam. Erdhi, nuk m’u nda. Kërkoi falje. Ra në gjunjë para meje. Qau, derdhi lot.

– Nuk e bëj e nuk e përsëris më. Më fal shpirt! Më fal zemër! Të betohem nuk do të ndodhë më.

Një përgjërim i pafund.

– Si të ndahemi ne, për kapriçion e një femre?! Nuk ka kuptim.

Kështu i kishte thënë ajo: “Të kam pasur fiksim. Asgjë më tepër”.

Si përfundim, nisëm të dalim sërish bashkë. Dalje i thënçin. Dashuria jonë kishte ngrirë kallkan fund e krye. Akujt që e kishin ngërthyer ishte e pamundur të shkriheshin. Mbas ca kohësh në paqe të plotë, i dhamë fund. Secili në punën e tij. Me kaq mbaroi gjithçka.

 

 

blank

Intervista me Kadarenë- Vajza e shkrimtarit shpërthen ndaj Ben Blushit: Bisedë e rëndomtë private në një kafene, e ka publikuar pa marrë pëlqimin e bashkëbiseduesit

Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare ka reaguar pas publikimit të një bisede në formë interviste nga Ben Blushi me babain e saj dhe botuesen e tij Alda Bardhyli.

Pas zërave të shumtë ditët e fundit mbi këtë bisedë të publikuar në ditëlindjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Besiana Kadare shkruan se Ben Blushi, në fakt, ka krijuar një intervistë, pa dijeninë e të atit, bazuar në një bisedë të rëndomtë private që ka zhvilluar rastësisht në një kafene me Kadarenë dhe shoqëruesen e tij, A. Bardhyli.

 

Sipas saj, Blushi ka abuzuar me besimin që iu akordua dhe e quan një gjest imoral dhe të paligjshëm.

blank

DEKLARATA E PLOTË
Duke qenë se plot miq e të njohur më kanë pyetur këto ditë nëse Kadareja vërtetë i ka dhënë një intervistë Ben Blushit, dua të sqaroj publikisht se Ben Blushi, në fakt, ka krijuar një intervistë, pa dijeninë e tim ati, bazuar në një bisedë të rëndomtë private që ka zhvilluar rastësisht në një kafene me Kadarenë dhe shoqëruesen e tij, A. Bardhyli.

 

Kohë më pas, Ben Blushi e ka publikuar bisedën në formë “interviste”, pa marre pëlqimin e bashkëbiseduesit, duke abuzuar kështu me besimin që iu akordua dhe me “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete të paditura. Një gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshëm.
Fatkeqësisht është bërë praktikë tashmë që gjithfarë njerëzish shpresojnë të bëjnë publicitet, duke u përpjekur të shfrytëzojnë në forma të ndryshme figurën e Kadaresë dhe kontaktin me të. Duke pasur parasysh moshën e thyer të tim ati, çdo përpjekje e këtij lloji është vërtet mjerane.

blank


Send this to a friend