VOAL

VOAL

E vërteta dhe betejat mendore të intelektualëve – Nga Moikom ZEQO

July 31, 2017
blank

Komentet

blank

Tri përgjigje për veriun

Mimoza Sadiku

Mëngjesi i 29 majit zbardhi me grupe të serbëve lokalë që dolën para ndërtesave komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Arsyet: Ndalimi i kryetarëve të rinj shqiptarë të hyjnë në ndërtesat komunale dhe që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i banuar me shumicë serbe.

Kjo ishte protesta e dytë në katër ditët e fundit që serbët kanë mbajtur, pasi më 26 maj, kryetarët e rinj hynë në ndërtesa komunale, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Si erdhi deri këtu?

Gjithçka nisi në nëntor të vitit të kaluar, kur kryetarët e katër komunave në veri (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) nga Lista Serbe, partia që ka mbështetjen e Beogradi zyrtar, dhanë dorëheqje, në kuadër të dorëheqjeve kolektive të serbëve nga veriu, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme fillimisht u caktuan për në dhjetor, por incidenteve të armatosura dhe vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë në veri, ato u shtynë për 23 prill të këtij viti.

Në këto zgjedhje, Lista Serbe nuk mori pjesë, e popullsia serbe e bojkotoi procesin zgjedhor.

Ata që dolën në zgjedhje, zgjodhën katër kryetarë shqiptarë: Erden Atiq (Mitrovicë e Veriut), Izmir Zeqiri (Zubin Potok), Ilir Peci (Zveçan) dhe Lulzim Hetemi (Leposaviq).

Pse po kundërshtohen kryetarët e rinj?

Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, dhe ata në Beograd, kanë deklaruar se nuk i njohin kryetarët e rinj, të cilët, sipas tyre, kanë fituar “2-3 për qind” të votave.

Retorika u ashpërsua më 19 maj, kur në ndërtesën komunale të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, bëri betimin dhe nisi mandatin. Ndërtesa e kësaj komune, është e vetmja në veri, që gjendet në objekt të ndarë nga komunat paralele, që funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë.

Lista Serbe i dha ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri më 1 qershor, për të ndaluar, siç tha, “represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”.

Por, më 25 maj, tre kryetarët e tjerë të rinj të veriut bënë betimin në ndërtesa të tjera publike, për shkaqe sigurie.

Një ditë më pas, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ata shkuan në zyra. Ky veprim u kundërshtua nga serbët lokalë, të cilët u përleshën me Policinë. Autoritetet bënë të ditur se pesë policë u lënduan dhe u dogjën disa makina.

Që nga 26 maji, Policia e Kosovës ka ruajtur ndërtesat komunale.

Fundjava e 27 dhe 28 majit kaloi e qetë dhe pa incidente, ndërkaq më 29 maj, në veri, pas paralajmërimeve për protesta, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, shtoi prezencën.

Lista Serbe paraqiti tri kërkesa për tërheqjen e protestuesve: tërheqjen e njësive speciale, tërheqjen e kryetarëve të rinj, por edhe mundësinë e zëvendësimit të Policisë së Kosovës – që po ruajnë ndërtesat komunale – me trupat e KFOR-it.

Çfarë thanë zyrtarët e Kosovës, Serbisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare?

Bashkësia ndërkombëtare reagoi ashpër pasi kryetarët e rinj të komunave në veri hynë në ndërtesat komunale më 26 maj. Ndërkombëtarët e cilësuan si “hyrje me forcë” dhe i kërkuan Qeverisë së Kosovës që të mos e tensionojë më tej situatën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, reagoi ashpër, duke i kërkuar Kosovës t’i ndalë “masat e dhunshme”. Ai tha se veprimet e tilla do të rezultojnë me pasoja në raportet mes Uashingtonit dhe Prishtinës.

Edhe shtetet e QUINT-it (SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Itali dhe Gjermani) i dënuan ashpër veprimet e Qeverisë në Prishtinë dhe thanë se presin nga Kosova që të mos ndërmarrë masa të reja për “hyrje me forcë në ndërtesat komunale” në veri.

I përballur me reagimin e ndërkombëtarëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e mbrojti vendimin për shkuarjen e kryetarëve në ndërtesat komunale.

Ai deklaroi se e kupton shqetësimin e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, por theksoi se “çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese”.

Pas tensionimit të situatës në veri, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, urdhëroi ngritjen në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake të ushtrisë së tij. Ministria serbe e Mbrojtjes tha se njësitë ushtarake, pas këtij vendimi, do të dislokohen në drejtim të kufirit me Kosovën.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në mandat ka ofrimin e mjedisit të sigurt për të gjitha komunitetet, ka paralajmëruar se është i gatshëm “të ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme”.

blank

VOA: Tensione në veriun e Kosovës

VOA

Grupe qytetarësh serbë në veriun e Kosovës u mblodhën të hënën të hynin në ndërtesat e komunave, në të cilat kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, hynë të premten mes tensionesh dhe nën përcjelljen e policisë.

Forcat e policisë së Kosovës dhe trupat e KFOR-it të drejtuara nga NATO-ja kanë shtuar praninë e tyre para ndërtesave të komunave. Në Zveçan policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Të premten grupe qytetarësh serb u përplasën me policinë e Kosovës e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe të hyjnë në zyrat e tyre. Zhvillimet e së premtes nxitën reagime të ashpra nga Beogradi, i cili ngriti shkallën e gatishmërisë ushtarake.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dënuan qeverinë e Kosovës për hyrjen me forcë në ndërtesat e komunave.

Të dielën në mbrëmje fuqitë perëndimore, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, paralajmëruan “të gjitha palët kundër kërcënimeve ose veprimeve të tjera që mund të ndikojnë në një mjedis të sigurt, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe që mund të nxisin tensionet ose konflikt”.

Kryetarët e rinj të tri komunave të banuara me shumicë serbe, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, kundërshtohen nga serbët dhe përfaqësuesit politik të tyre, të cilët bojkotuan këtë proces zgjedhor.

Udhëheqësit e Listës Serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës, kërkuan të shtunën që Serbia të pezullojë të gjitha negociatat me qeverinë e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shtuar përpjekjet për të ndihmuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë, ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë.

Kosova dhe Serbia u pajtuan në muajin mars në Ohër të zbatojnë një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por tensionet vazhdojnë të mbeten të larta.

blank

VUÇIQ ËSHTË PASARDHËS I MILLOSHEVIQIT, KUR DO TA KUPTOJË BE POR EDHE SHBA Nga Luz Tomaj, SHBA

Kuptoni more, serbët në Kosovë i gëzojnë te gjitha të drejtat, madje janë të privilegjuar në krahasim me minoritetet tjera.

Në anen tjetër, serbët, sëpaku në Veri, nuk e respektojnë dhe as që e pranojnë shtetin e Kosoves, janë vetizoluar dhe, veprojnë vetem e vetem sipas udhëzimeve të Beogradit, konkretisht Vuçiqit.

Vuçiqi ishte ai I cili, gjatë luftes në Bosnje, klithte se nëse nji serb vritet, do vrasim 100 boshnjak.

Gjatë krimeve në Kosovë, Vuçiqi ishte minister në Kabinetin e kriminelitd Millosheviq ndërsa, Daçiqi ishte zëdhënës i Millosheviqit.

Tani, mu këta dy, janë figurat më të popullarizuara në Serbi.

Historia nuk e shenon se, në arenen ndërkombëtare, donji dialog ndërshtetëror është inicuar me askërkesen e shtetit aggressor, e shtetit gjenocidial.

BE dhe te tjerët, insistoin për njifar Associacioni.

Formimi i asociacioneve është proces i thjesht dhe normal, në suazat e legjislacionit të shtetit.
P

or, kjo çka serbët në Veri dhe Vuçiqi kërkoin, nuk është asociacion por process për qellime tjera të mosrrespektimit të shtetit.

Befasoni ju ndërkombëtarët, me këmngulje inistoni dhe e favorizoni shtetin gjenocidial recidivist dhe liderët serb, tëcilet duhen edhe të përgjigjen si pjesëmarrës të drejtëpërdrejt të rrjetit të egzekutdimit të krimeve gjenocidiale në Kosovë.

 

Zgjohuni more dhe kuptone se, në çdo process madje eddhe ndërkombëtar, drejtësia duhet të vij në shprehje…..

Luz Tomaj, jurist, SHBA
05/26/2023

blank

Të përkrahet një eksponent i Millosheviqit, është e pakuptueshme dhe e pa justifikueshme- Nga SKËNDER MULLIQI

Rebelimi i minoritetit serb më direktivat e Vuqiqit po vazhdon. Po vazhdojnë incidentet e strukturave paralele kriminale serbe, që mos të lejojne vuarjën e rendit dhe të ligjit në veri.U rebeluan duke shkaktuar dhunë ndaj forcave policore të Kosoves, të cilët më të drejtë reaguan kur grupet huligane serbe të yshtura nga pushteti shovinist i Beogradit, nuk dështen ti lejojnë kryetarët e ri të komunave të vendosen në zyrat e tyre. Kjo është një presedan i paparë për një shtet sovran dhe të pavarur.

Por si u priten këto zhvillime dhe eskalimi i situatës nga çetniku Vuqiq , nga bota perëndimore? Reagoi së pari më duket ambasadori amerikan në Kosovë, i cili në vend që të jetë i ashpër më skenarin ogurzi serb, më incidente, gjuajtje armësh, djegje veturash dhe sulme të parreshtura ndaj organeve tona te rendit, kritikojë ashpër ndërhyrjen e policisë të Kosovës. Pastaj, si në kor të përbashkët pësuan reagimet , duke filluar nga Blinken i cili actin e ndërhyrjës të organeve tona të rendit, e dënojë më ashpërsinë më të madhe deri më dëmtim të mardhënjëve më SHBA-të. Reaguan edhe shtetet e KUNTITdhe BE për qudi duke e kritikuar Kosovën, e duke mbrojtur huliganizmin dhe shovenizmin serbomadh të Aleksander Vuqiqit, i cili përgatiti gjithqka që kjo të ndodhë pikërisht në ditën e protestës masovike të serbëve në Beograd.

Reagim parimor bëri Mbretëria e Bashkuar, e cila më të drejtë e fajësojë Serbinë e Vuqiqit. Mua më duket së gjithë këto reagime ndaj Kosovës për herë të parë ndoshta kaq ashpër, po bëhën nga frika e luftës në Ukrainë. Tjetër. Gjithë ky reagim së më bisedime duhet rregulluar gjithqka , është përgatitje për autonomi të zgjeruar për minoritetin serb. Mos rreshtimi nga ana e Kosovës, automatiksht të dërgon të mendimi së duhet të implementohet Asociacioni më kompetenca ekzekutive , që serbet pastaj, ti formojnë organet e veta ekzekutive, duke i hudhur si të pavlefsheme rezultatet e zgjdhjeve në katër komunat më shumicë serbe , të cilat u mbajten para disa ditësh. Nuk kuptohet ndryshe gjithë ky reagim i miqëve tanë të cilët radikalisht kan ndryshuar qendrim duke e përkrahur më shumë Serbinë, së sa Kosovën në bisedime të cilat po zhvillohen për normalizim të marrdhënjeve. Të përkrahet një eksponent i deri djeshem i Millosheviqit , i cili çdo ditë po e kërcënon Kosovën më luftë, kjo është e pakuptueshme dhe e pa justifikueshme. Një ditë kjo do tu kthehet si bumereng botes perëndimore , siq e tha analisti i njohur për çeshtje ballkanike, Janush Bugajski.

blank

“The Times”: Si spiunët ushtarakë ukrainas po mposhtin rivalët e tyre rusë

“The Times” i ka kushtuar një artikull situatës aktuale të luftës në Ukrainë.  Nëpërmjet një analize të gjatë fokusi është vendosur tek spiunët ushtarakë ukrainas.

Lufta midis inteligjencës ushtarake ukrainase dhe asaj ruse është kthyer një luftë brenda luftës.

blank

Në këtë luftë të dëshpëruar, bolshevikëve u duhej një agjenci që nuk ishte vetëm aty për të mbledhur informacione, por edhe për të luftuar një luftë, nga vrasja e komandantëve të armikut deri te hedhja në erë e linjave hekurudhore.

Inteligjenca ushtarake ruse ka përjetuar triumfe dhe katastrofa nën qeverisjen e Putinit.

 

Me pushtimin, megjithatë, inteligjenca ushtarake ruse duket se ka qenë po aq e gabuar sa pjesa tjetër e ushtrisë ruse.

Ata kishin një rrjet agjentësh të gatshëm të përpiqeshin të paralizonin zinxhirin komandues të Ukrainës, por nuk ishin të përgatitur për një luftë në shkallë të gjerë dhe as për gatishmërinë e ukrainasve për të vepruar me iniciativën e tyre, pa pritur urdhra nga lart.

Që atëherë, pikat e forta tradicionale të GRU janë neutralizuar. Rrjetet e saj të agjentëve në Ukrainë janë shkatërruar nga një fushatë e vendosur nga SBU, shërbimi ukrainas i sigurisë, me ndihmën e gjerë nga shërbimet perëndimore.

Spetsnaz i saj pësoi viktima të rënda në fazat e hershme të luftës, këmbësoria e lehtë shumë e specializuar e hedhur në luftime për të cilat ata nuk ishin të pajisur, thjesht sepse askush tjetër nuk ishte në dispozicion.

Aftësitë kibernetike janë penguar kryesisht nga një kombinim i zgjuarsisë ukrainase, ndihmës perëndimore (përfshirë ndihmën e paspecifikuar por të pranuar nga GCHQ) dhe mungesës së një strategjie të qartë ruse.

Udhëheqësi gjeneralmajor Kyrylo Budanov, është një ish-oficer në Spetsnaz të Ukrainës (ndryshe nga homologu i tij rus, admirali Igor Kostyukov, i cili ishte një analist i zbulimit detar), u plagos tre herë duke luftuar në Donbas.

Zelensky duket se i ka dhënë atij dorë të lirë për të nxitur telashe në Rusi, për të ‘torturuar’ Kremlinin dhe për t’i bërë rusët e zakonshëm të frikësohen se lufta po u kthehet në shtëpi.

Budanov ka një reputacion si një operator i pamëshirshëm, efektiv dhe me imagjinatë, dhe e njëjta gjë mund të thuhet për GUR në tërësi.

Megjithëse ka disa dëshmi të aktivizmit të brendshëm kundër luftës në Rusi, inteligjenca ushtarake ukrainase duket se qëndron pas sulmeve më të fundit sabotuese në vend.

Duke mos pasur një rrjet të gjerë agjentësh pas linjave të armikut, ajo është kthyer në forma të reja të papritura të rekrutimit.

Hakerët plaçkisin llogaritë bankare të pensionistëve rusë, të cilët më pas shantazhohen në zyrat e projektimit me bomba.

Disa nga grushtet më spektakolare të GUR-së janë ekzekutuar nga njerëz që me sa duket nuk e kishin idenë se po kryenin një mision.

Një oficer britanik i inteligjencës që ka punuar me GUR e quajti agjencinë “Mossad të Ukrainës”, duke e krahasuar atë me inteligjencën izraelite në atë që “kur ata ndjekin një objektiv, ata me të vërtetë do të bëjnë gjithçka që duhet”.

Rusët besnikë ndaj kauzës së Kievit  ose të paktën armiqësor ndaj Putinit – po rezultojnë gjithashtu të dobishëm.

Agjencia luan një rol kyç në legjionin e huaj të Ukrainës me vullnetarë nga e gjithë bota, por është veçanërisht e lidhur ngushtë me rusët që përbëjnë njësi të tilla si Trupat Vullnetare Ruse dhe Legjioni i Rusisë së Lirë.

I pari filloi një inkursion simbolik ndërkufitar në rajonin Bryansk të Rusisë në mars dhe javën e kaluar, së bashku me Legjionin e Rusisë së Lirë, kryen një bastisje më serioze në rajonin e Belgorodit, i cili vrau një numër rojesh kufitare dhe policie, përpara se të tërhiqej përsëri në Ukrainë.

Megjithëse Kievi mohoi zyrtarisht çdo rol, duke pretenduar se njësitë ruse janë plotësisht të pavarura, në praktikë ato janë pjesë e ushtrisë ukrainase dhe nuk mund të kishin kryer një sulm të tillë pa miratimin e GUR dhe ndoshta me nxitjen e saj.

Ambicia në rritje e inteligjencës ushtarake ukrainase ka filluar të alarmojë disa vende perëndimore, edhe pse ato respektojnë profesionalizmin e saj.

Sipas raporteve të zbuluara të inteligjencës amerikane, CIA-s i është dashur të përpiqet të frenojë Budanovin nga disa sulme në Rusi dhe raportet e pakonfirmuara gjithashtu sugjerojnë se autoritetet moldave u kërkuan amerikanëve që ta paralajmëronin atë për përpjekjet për të nxitur telashe në rajonin e saj separatist të Transnistrisë, ku ruse “Paqeruajtësit” kontrollojnë një arsenal të madh armësh dhe municionesh të epokës sovjetike.

Për momentin, megjithatë, GUR mbetet në ballë të përpjekjeve të Ukrainës për ta bërë luftën sa më të dhimbshme për Kremlinin. Dhe me çdo sukses ylli i Budanov ngrihet më lart.bw

blank

Ish diplomati amerikan Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes, ende aktiv në çështjet botërore

VOA

Ish sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltari presidencial Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes këtë të shtunë, duke kapërcyer për jetëgjatësinë shumë bashkëkohës të tij politikë që udhëhoqën Shtetet e Bashkuara në një nga periudhat e saj më të trazuara, përfshirë presidencën e Richard Nixon-it dhe Luftën në Vietnam.

I lindur në Gjermani më 27 maj 1923, zoti Kissinger mbetet i njohur për rolin e tij kyç në politikën e jashtme amerikane të viteve 1960 dhe 1970, përfshirë përpjekjet e fundit për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Vietnami, që ndodhi pasi emri i tij ishte lidhur tashmë pazgjidhshmërisht me shumë prej veprimeve të diskutueshme të konfliktit.

Siç shkroi në gazetën “Washington Post” i biri, David Kissinger, ish diplomati do të festojë 100 vjetorin këtë javë me vizita në Nju Jork, Londër dhe vendlindjen e tij, qytetin Fürth, në Gjermani.

Përgjatë viteve të fundit, zoti Kissinger ka arritur të ruajë rolin e tij ndikues si një burrë shteti me përvojë të gjatë, tek udhëheqësit e Uashingtonit.

Ai ka këshilluar presidentë republikanë dhe demokratë, përfshirë Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së zotit Trump, ndërkohë që mban një sipërmarrje ndërkombëtare këshillimi, përmes të cilit mban fjalime me theksin gjerman që nuk e ka humbur që kurse u largua nga vendlindja e tij, për t’i shpëtuar regjimit nazist, së bashku me familjen, kur ishte ende adoleshent.

Gjatë këtij muaji, zoti Kissinger u shpreh se me hyrjen e Kinës në bisedime po shënohet një pikë kthese për luftën në Ukrainë. Ai i tha rrjetit televizv CBS News se pret që negociatat të përmbyllen “deri në fund të vitit”. Ai ka bërë thirrje për paqe përmes negociatave, për t’i dhënë fund konfliktit.

Zoti Kissinger është gjithashtu bashkëautor i një libri për inteligjencën artificiale, që doli në shitje në vitin 2021, i quajtur “Epoka e inteligjencës artificiale dhe e ardhmja jonë njerëzore”. Ai ka paralajmëruar se qeveritë duhet të përgatiten për rreziqet e mundshme që lidhen me teknologjinë.

Gjatë tetë viteve si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe sekretar shteti, zoti Kissinger u përfshi në ngjarje të rëndësishme të politikës së jashtme, përfshirë shembullin e parë të “diplomacisë së udhëtimeve” në kërkim të paqes në Lindjen e Mesme, negociatat sekrete me Kinën për të afruar marrëdhëniet e “ngrira” mes dy superfuqive në zhvillim dhe nxitjen e bisedimeve të paqes në Paris për t’i dhënë fund luftës në Vietnam dhe pranisë ushtarake amerikane atje.

Zoti Kissinger, së bashku me Presidentin Nixon, mbajtën gjithashtu peshën kryesore të kritikave të aleatëve amerikanë kur forcat komuniste të Vietnamit të Veriut morën kontrollin e kryeqytetit të Vietnamit Jugor, Saigon, në 1975, ndërsa personeli i mbetur amerikan u largua nga ai që tani njihet si qyteti Ho Chi Minh City.

Ai gjithashtu u akuzua si përgjegjës për zgjerimin e konfliktit në Laos dhe Kamboxhia, që bëri të mundur vendosjen e regjimit të gjenocidit të Kmerëve të Kuq që vrau rreth 2 milionë kamboxhianë.

Ai u njoh si nxitësi kryesor në periudhën e Detantes, një përpjekje diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik duke filluar nga viti 1967 deri në 1979 për të ulur tensionet e Luftës së Ftohtë përmes negociatave tregtare dhe të armëve.

Zoti Kissinger mbeti një nga këshilltarët më të besuar të Presidentit Nixon, gjatë administratës së tij nga viti 1969 deri në 1974, fuqia e tij vetëm sa u shtua, derisa për shkak të skandalit të përgjimeve (Watergate) ai dha dorëheqjen si president i 37 i Shteteve të Bashkuara.

Gerald Ford, i cili si zëvendëspresident u mori drejtimin e Zyrës Ovale pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, i dha zotit Kissinger “Medaljen Presidenciale të Lirisë” në vitin 1977, duke thënë se zoti Kissinger “ushtroi fuqinë e madhe të Amerikës me mençuri dhe dhembshuri në shërbim të paqes”.

blank

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë, kundërshton rekomandimin e mbylljes së veprimtarisë së këtij institicioni nga Ministria e Arsimit

“Ky Projektvendim shkel rëndë Ligjin nr. 80, për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, si dhe vetë Ligjin për Akademinë e Shkencave, nr. 53, 2019. Shkel parimet e lirisë akademike, shkakton një akt të rëndë antikombëtar duke shuar Akademinë e Studimeve Albanologjike e bashkë me to dhe institutet pjesë përbërëse të saj.”

DEKLARATË PËR SHTYP
Tiranë, më 27.05.2023

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike u mblodh sot me urgjencë për të diskutuar raportin përfundimtar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Mbi kontrollin e pajtueshmërisë së veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi” i datës 25.05.2023, i cili rekomandon mbylljen e veprimtarisë së këtij institicioni si institucion i arsimit të lartë të llojit “Akademi”. Veç kësaj, nga dita e djeshme ka qarkulluar në media një formë e Projektvendimit të Këshillit të Ministrave “Për Mbylljen e Veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Riorganizmin e Njësive kryesore të saj”. Për sa më sipër, Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike, pas mbledhjes së sotme doli me një deklaratë për shtyp ku sqarohet se Projektvendimi për Mbylljen e Veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Riorganizminn e Njësive kryesore të saj shkakton sa më poshtë:
1. Shkelet ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, duke krijuar precedentin e rrezikshëm të mbylljes së pabazuar të një Institucioni Publik të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor dhe për më tepër sot, të së vetmes Akademi Albanologjike. Konkretisht ASA nuk është njoftuar për këtë Projektvendim, dhe së dyti, sipas Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, është Senati i ASA-s, i vetmi institucion që duhet të shprehet për fatin juridik të ASA-s. Deklarojmë se Senati vijimisht si dhe sot, është shprehur dhe shprehet kundër mbylljes së ASA-s.
2. Mbyllja e ASA-s shkakton pushimin e mbi 45 marrëveshjeve ndërkombëtare, ku ky institucion është palë si IAL, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka tagër t’i mbartë.
3. Shuhen Institutet duke i shndërruar ato në njësi kërkimore, që sipas nenit 19 të ligjit për Akademinë e Shkencave, janë ose njësi dyvjeçare ose afatgjata, pra me kohë të kufizuar.
4. Vendosjen nën kontroll të dijes akademike në lëmejt e albanologjisë, pasiqë struktura organizative e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH), është krejtësisht e centralizuar në duar të Kryesisë së Akademisë së Shkencave.
5. Ndërpret karrierën e afro 100 studiueve, pasiqë Ligji për Akademinë e Shkencave, nr. 53, 2019 nuk parashikon në asnjë klauzolë as procedurën e punësimit në Akademinë e Shkencave, e jo më vijimin e karrierës akademike.
6. Ndërpret studimet doktorale të studentëve pranë ASA-s.
7. Referimi te neni 19, është i pabazë kur bëhet me propozim nga MAS, pasi ky nen nuk parashikon të merret si referencë ligjore nga një institucion jashtë Akademisë së Shkencave.
Sa më sipër, konstatojmë se ky Projektvendim shkel rëndë Ligjin nr. 80, për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, si dhe vetë Ligjin për Akademinë e Shkencave, nr. 53, 2019. Shkel parimet e lirisë akademike, shkakton një akt të rëndë antikombëtar duke shuar Akademinë e Studimeve Albanologjike e bashkë me to dhe institutet pjesë përbërëse të saj.

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike

blank

Deri kur kështu? Ku je Anton Çeta, shumë po na mungon?!- Nga FRAN GJOKA

 

“ O njerëz !
Zgjidhni rrugën e jetës ,zgjidhni rrugën e dashurisë njerëzore,të shpresës.
Zgjidhni rrugën e besimit tek e nesërmja , zgjidhni rrugën e së mirës.
Ju përket juve e vetëm juve ta zgjidhni “
Leo Bascagli

Gjakmarrja në Shqipëri vijon si qëmoti

Gjakmarrja është një fenomen mjaft i përhapur po aq sa edhe i përfolur, sidomos në zonën e veriut. Shumë studime janë realizuar lidhur me këtë fenomen negativ, shumë analiza janë bërë dhe shumë statistika janë hartuar megjithatë ende nuk janë ofruar alternativa për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj plagë shumëvjeçare të shoqërisë sonë. Gjakmarrja është një fenomen tipik i shoqërive njerëzore ku ligji nuk ka forcë ose shteti nuk e quan përgjegjësi të vetën shuarjen e konflikteve të tilla. Në jetëgjatësinë e këtij fenomeni nuk ka ndikuar vetëm pasiviteti i organizmave shtetërore, por edhe mungesa e ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare e, mbi të gjitha, asaj të zonave veriore, ku rëndom zbatohet Kanuni, por që këto ligje të vjetra kanunore janë vetëm mbetje të pavlefshme të një mentaliteti shekullor. Kanuni është ai që i ka dhënë jetë dhe e ka ushqyer gjakmarrjen ndër vite. Ky është një sllogan mbi të cilin njerëzit nuk duan të thellohen shumë dhe shumica në thelb nuk e njohin dhe nuk e zbatojnë atë, por flasin dhe veprojnë sipas ligjeve kanunore. Në pamje të parë, Kanuni aq i përfolshëm, aq i egër dhe aktualisht aq i zhvlerësuar në hijeshinë e tij shekullore, ka nisur të funksionojë si një meritë e një mendjemprehtësie të lashtë. Kanuni, fatkeqësisht, në vend që të vlerësohet si trashëgimi kulturore, ai urrehet dhe zbatohet sipas interesave personale. Në vend që të ruhet si një pasuri e kombit shqiptar, e cila ka pasur një rol specifik dhe të rëndësishëm në funksionim e shoqërive të disa shekujve më parë, ai përdoret akoma edhe sot në shekullin XXI. Ndërkohë me qindra të ngujuar presin ditën e shpagimit dhe ditën e ekzekutimit, as shteti, as shoqëria nuk kanë gjetur asnjë rrugëdalje për të kapërcyer këtë dramë që po mban peng mijëra banorë të vendit tonë, qindra fëmijë jo vetëm nuk kanë mundësi të ndjekin shkollat, por rrezikojnë të mbesin me pasoja të rënda psikologjike për jetën.

Kanuni nuk është film, por realitet i egër e dëshpërues

Gjakmarrja e sotme shqiptare jo vetëm po shkatërron aktualisht mijëra jetë, por psikologjikisht ka shkatërruar peizazhin e traditës, duke krijuar në mendjen e njerëzve humnera të shumta tradicionale dhe kulturore. Si të gjithë edhe unë kam dëgjuar në përgjithësi për këtë fenomen dhe ndjeshmëria ime nuk ka qenë aq e fortë sa është dhe vazhdon të jetë tani. Vazhdimisht kam dëgjuar të flitet për fëmijë të ngujuar, prindër të privuar nga të drejtat themelore të njeriut, nga e drejta për të qenë të lirë, e megjithatë nuk kam mundur ta kuptoj realisht ndikimin shumë të fuqishëm të këtij problemi aq të prekshëm në vendin tonë. Vetëm pasi kam qenë pjesë aktive e shumë projekteve në favor të familjeve të ngujuara, vetëm pasi kam qenë një njohës i drejtpërdrejtë i individëve, të cilët janë pjesë e kësaj fatkeqësie, vetëm pasi kam parë dhimbjen e të mohuarit të të drejtës për të jetuar, arrita të kuptoj se sa thellë qëndron problematika e këtij fenomeni në jetën tonë.Kanuni nuk është film, por realitet i egër e dëshpërues.

Kam parë mënyrën se si jetojnë familje të ngujuara, kam dëgjuar rrëfimet e tyre të sinqerta, të dëshpëruara, rrëfime nga prindërit, rrëfime nga fëmijët, të cilët me lotë në sy, me pafajësinë e tyre dhe me shpresën që një ditë çdo gjë të jetë ndryshe, duke besuar tek shteti dhe tek shoqëria të mund të gëzojnë të drejta të njëjta me bashkëmoshatërt e tyre. Të dëgjosh të flitet për gjakmarrjen dhe të jesh njohës aktiv, ndërhyrës i drejtëpërdrejtë në ketë plagë të shoqërisë janë dy gjëra krejt të ndryshme. Fakti që kam marrë pjesë në shumë tryeza të rrumbullakta, takime, diskutime dhe trajnime të ndryshme, në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, kam marrë pjesë në projekte të hartuara më ndihmën e tyre, më ka bërë shumë më të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni. Shumë është abuzuar me termin dhe përhapjen e fenomenit të gjakmarrjes, aq sa njerëzit ndoshta janë lodhur së dëgjuari, por unë mendoj se asnjëherë nuk është e tepërt të trajtohet dhe analizohet kjo problematike, po ashtu asnjëherë nuk është vonë për të ndërmarrë hapa konkrete në zgjidhjen e këtij fenomeni shqetësues. Duke iu referuar pasojave negative të këtij fenomeni, mbi të gjitha atyre psikologjike, duhet të theksojmë rolin e rëndësishëm që ka punonjësi social në mbështetjen morale dhe psikologjike ndaj tyre. Jam i mendimit se sa më shumë të përflitet, të shqyrtohet dhe të diskutohet në median e shkruar dhe vizive, në takime dhe në konferenca ky problem, aq më tepër shoqëria do të ndërgjegjësohet dhe do të bëhet më e ndjeshme kundrejt kësaj plage të rëndë të shoqërisë dhe do të jenë më të motivuar për të ndërmarrë hapa konkret.

Ç`thotë Edit Durham për kanunin shqiptar?

Gjakmarrja, në konceptin e ngushtë, është trajtuar si një hakmarrje “gjak për gjak” midis dy familjesh, apo dy personash, ku të afërmit e viktimës përpiqen te hakmerren për vrasjen e tij, duke vrarë autorin apo dikë nga familja e tij. Një familje e tërë mban përgjegjësi për veprimin e cilitdo anëtar të saj. Edhe studiuesja e njohur Edith Durham, gjatë udhëtimit nëpër Shqipërinë e Veriut, e ka vënë re këtë fenomen të tmerrshëm antinjerëzore, por që zbatohej nën trysninë e disa ligjeve kanunore të hekurta, shpesh edhe krahinore. Madje ajo kishte takuar edhe dy gjaksorë të cilët sapo kishin marrë gjakun. Ja si shkruan për njërin prej tyre: “…Ishte një djalosh i gjatë, zeshkan, që dukej ende fëmijë. I heshtur dhe i tronditur, dukej sikur e kishte vënë poshtë fati…”. E fati i tij tashmë dihej. Por duhet ditur se në periudhën kur shkruan studiuesja e njohur vërtet kishte hakmarrje, por të gjitha veprimet bazoheshin në Kanun, asgjë jashtë kodeve zakonore. Për këtë mjafton të citojmë momente nga kujtimet e saj: “…në Kanunin e Lekë Dukagjinit ka rregulla, të cilave u duhet bindur. Sipas tij, edhe burri, i cili ka gjak borxh, në rrethana të caktuara, nuk mund të vritej.
Ai që ka gjak dhe ai që detyrohet të pagujë gjak bëjnë një armëpushim, mund të betohen për paqe gjersa të mblidhen të korrat ose në rast lufte. Ja pra, që në rrethana të caktuara kuvendi është i detyruar. Ja një fakt tjetër nga e njëjta autore: “… Një natë e kalova në shtëpinë e njërit që ishte në gjak. Vëllezërit, të cilët na pritën, dolën dhe bërtitën në të katër anët: “Kemi miq!…pas kësaj u kthyen për të festuar në siguri një mbrëmje të qetë”. Edhe pse shumë aspekte të hakmarrjes ngjajnë me konceptin e drejtësisë, hakmarrja ka një fokus më të padrejtë dhe ndëshkues në krahasim më të. Ndërsa drejtësia në përgjithësi nënkupton veprimet e ndërmarra dhe të mbështetura nga një sistem i etikes, ose në emër të etikës së shumicës. Hakmarrja në përgjithësi nënkupton veprimet të ndërmarra nga një individ ose grup i ngushtë personash, jashtë kufijve të sjelljes gjyqësore ose etike njerëzore. Fenomeni i të miturve “të ngujuar” dhënë ndryshe në gjuhën letrare “të mbyllur në shtëpi”, është i gjerë dhe i ndryshëm dhe mbi të gjitha nuk mund të analizohet i vetëm, sepse ai bën pjesë në një sistem shoqërorë të vjetër, që akoma sot mbijeton në Shqipëri. Nuk mjafton që të hysh në realitetin e qindrave fëmijëve të mbyllur brenda katër murëve pa ndjerë ndërgjegjën tënde të rebelohet, siç ndodh shpesh me ne shqiptarët. Duhet të hysh brenda problemit, ta përjetosh atë me të gjithë kompleksitetin që ai paraqet dhe të ndërgjegjësohemi, duhet të nisemi nga kanuni për t’u orientuar në reflektimin tonë, jo me një përçarje të tipit juridik, por duke u përpjekur të kuptojmë, para se të gjithash, se çfarë është ajo që e bën këtë “kod” të vjetër me shekuj, diçka aq të rëndësishme, nga e cila s’mund të heqin dorë shqiptarët.

Po gratë dhe fëmijët ç` faj kanë?

Në se merr insiativën humane të vizitosh një familje të ngujuar do të konstatosh se ajo jeton në kushte të papërballueshme për jetën, duke u ballafaquar me mungesa të shumta të karakterit ekonomik, shëndetësor, edukativ etj. Më të prekurit në këtë rast padyshim janë gratë dhe fëmijët, si pjesa më e pambrojtur e shoqërisë sonë. Gratë në familjet e ngujuara nga gjakmarrja janë viktimat e vërtëta të saj. Ato, megjithëse janë “të lira”, pasi zakoni dhe kanuni nuk lejon vrasjen e tyre për gjakmarrje, janë pjesë më e përsekutuar dhe e dhunuar e familjes. Ato duhet të kryejnë të gjitha punët e shtëpisë në mungesë të burrave, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur. Po ashtu edhe fëmijët sidomos ata meshkuj, janë një tjetër viktimë e dhimbshme e gjakmarrjes. Ata duhet të jetojnë plotësisht të izoluar në shtëpitë e ngujuara, gjë që do të thotë të mos shkojnë në shkollë, të mos luajnë me moshatarët e tyre, të mos argëtohen. Të rriten me psikozën se ata duhet të mbrojnë familjen, duhet ta mbrojnë nderin e saj, duhet të vrasin të tjerët për gjakmarrje dhe duhet të vriten edhe vetë. Në këto kushte fëmijët rriten të varfër, të pashkolluar të egër dhe hakmarrës. Një fëmijë 11-vjeçar, i quajtur Nikolin, i intervistuar nga BBC, familja e të cilit ka qenë në grindje me një tjetër për 30 vitet e fundit, thotë se ai ka ëndërr që një ditë të shkoje në shkollë. “Unë e imagjinoj se është një vend i bukur, me libra, karrige, dhe një derrasë të zezë. E imagjinoj shkollën të mbushur me fëmijë të tjerë të moshës sime që mësojnë, luajnë dhe këndojnë…”.Dhe pas këtyre meditimeve nga brenda qenies së gjithkujt thërret protesta ? Po gratë dhe fëmijët ç ‘faje kanë? Po kjo shoqëria jonë që traumatizohet dhe therorizohet nga lajmet e faqeve të para të gazetave dhe lajmet e televizioneve, çfarë faji ka?

Spektri i problemeve sociale shqetësuese për shoqërinë shqiptare sot është mjaft i gjerë, por ajo që është bërë një plagë e rëndë, jo vetëm për veriun e Shqipërisë dhe po merr jetë njerëzish të pafajshëm është gjakmarrja dhe ngujimi i fëmijëve nga krimi i saj. Gjakmarrja, ky fenomen i ndaluar me dhunë nga regjimi komunist, por që arriti të rishfaqej hapur në periudhën e tranzicionit kryesisht për rrjedhojë të shpërthimit të depove të armatimit gjatë trazirave të vitit 1997, armatosjes së popullatës dhe mangësive në legjislacionin shqiptar, solli për pasoja edhe zgjidhjen e konflikteve në vetëgjygjësi. Pra, secili duhet të gjejë veten në nenet e këtij kodi shoqëror në kushtet e mungesës së gjithë strukturave qeveritare dhe shtetërore. Shqiptarët të përkulur vite me radhë nën thundrën e sistemit diktatorial vërtetuan se kishin humbur nocionet “besë”, “fe” dhe “zakon”. Ndryshe s’ka si të ndodhte që në një gazetë të fundvitit 1998 të shkruhej me shkronja të mëdha: “…Në veri 764 familje janë në gjak dhe mbi 1120 janë të ngujuara në kulla”. Kjo është një dobësi e strukturave shtetërore, sepse atje ku nuk vepron ligji, duhet të veprojë Kanuni e atje ku nuk vepron Kanuni dhe as ligji, vepron anarkia. Deri kur kështu?

Shteti, institucionet dhe shoqatat bëjnë vetëm statistika!?
Ku je Anton Çeta, shumë pa na mungon?

Fenomene të tilla ndodhën edhe në qarkun e Lezhës e më gjërë. Pati vrasje, hakamarrje të vjetra e të reja, grindje, zënie e ngatërresa. Karakteri i tyre ishte i ndryshëm. Shumë vrasje u bënë për hakmarrje, por pati edhe për çështje pronësie, çështje nderi dhe zënie të rastit ose, siç thuhet sot, “motive të dobëta”. Kështu mjaft individë nuk patën parasysh as rregullat më elementare të Knaunit. Shumica e atyre që vrasin, Kanunin e konsiderojnë si kompleks rregullash, ku thuhet se “po vrave, të vrasin”, pa marrë parasysh pasojat e tjera që vijnë më pas si djegien e shtëpisë, dëbimin nga fshati, gjobat e ndryshme dhe në varësi të aktit të kryer mund edhe të…falesh. Por në të vërtetë gjatë kësaj periudhe Kanuni u përdor gabimisht si sfond nxitës për të marrë gjakun.
Ky krim i shëmtuar ka prekur tashmë rrethin apo prefekturën e Shkodrës, zonën veriore të vendit dhe që nuk ka masë gjykimi kur arrin të ndalet edhe tek fëmijët apo gratë, duke shkelur rëndë parimet bazë të Kanunit. Çfarë janë këto doke dhe zakone mesjetare që po qeverisin shoqërinë shqiptare sot, sidomos në veri, në mënyrë barbare, ku ndihet zgjedha e tyre e rëndë antishoqërore mesjetare. Ato po pengojnë e dëmtojnë rëndë shoqerinë tonë të eci në rrugën e demokracisë, prandaj puna për parandalimin e krimit është një detyrë e mprehtë dhe aktuale e shoqërisë civile, e ligjit dhe e shtetit. Familjet, kur përballen me problemin e ngujimit, tentojnë të fshihen dhe të mos shfaqen përpara autoriteteve shtetërore apo përfaqësuesëve të shoqatave të ndryshme humanitare. Ato shpesh i ndërrojnë vendbanimet e tyre dhe nuk e tregojnë vendodhjen e re, nuk i regjistrojnë fëmijët në shkolla etj. Ky fakt e bën më të komplikuar evidentimin e tyre dhe shpesh të pamundur nxjerrjen e të dhënave të sakta. Të dhënat dhe shifrat e nxjerra nga organet shtetërore apo nga organizatat e interesuara për këtë problem shpesh mund të fryhen apo zvogëlohen për qëllime të ndryshme.

Zgjidhja e konflikteve kërkon një shqyrtim kritik të alternativave të ndryshme dhe të mundshme si dhe një angazhim me veprime konkrete të njerëzve, shoqërisë apo dhe shtetit. Në se përpjekjet dhe përkushtimi i atyre njerëzve që merren me pajtim dhe shuarjen e konflikteve bazohen në njohuri dhe vlera, atëherë mund të themi se ata përfshihen në një veprim shoqëror të dëshirueshëm dhe rezultatet mund të jenë të prishtme. Në këtë mënyrë, e gjithë kjo shënon një rrugë të suksesshme drejt rritjes së vlerave pozitive të personalitetit të këtyre njerëzve, e cila pastaj do të përdoret për pajtim dhe ndërmjetësim. Sa nevojë kemi për Anton Çetën? Na duhet shumë sot ai njeri me shpirt të madh dhe human. Ky popull ka nevojë për shumë Anton Çeta. Ata na duhen në shtëpi, në fis, në rrugë, në fshat, në lagje, në qytet, në krahinë…

Gjendja aktuale shoqërore në veri dhe ne jug të Shqiperisë është sot shqetesuese dhe akoma nuk duket se po gjendet një zgjidhje efikase, ose më mirë akoma nuk duket se po bëhen përpjekje serioze dhe konkrete. Kantidatet per kryetar bashkie u vardallisen ne tere Shqiperine dhe ne programin e tyre nuk u shkoi ndermend lufta ndaj gjakmarrjes. E gjitha kjo situatë vjen si pasojë e pushtetit akoma të fuqishëm të Kanunit, i cili në mënyrë të pakuptueshmë vazhdon të keqinterpretohet, duke i dhënë jetë gjakmarrjes. Vleren dhe pushtetin e kanunit e kanë rritur dhe mbajtur gjallë edhe disa faktorë të ndryshëm, sidomos roli indiferent i vetë shtetit shqiptar. Mungesa e pushtetit të ligjit ka qenë një ndër arsyet kryesore që lejuan rikthimin e rregullave të vjetra kanunore.

Kanuni i risjellë në këto zona më tepër ndikon negativisht se sa po rregullon marrdheniet shoqërore.

Shoqata të ndryshme janë përpjekur që nëpërmjet veprimtarive sensibilizuese të bindin shqiptarët se konfliktet zgjidhen nga shteti dhe se nuk është çështje vetëm e tyre, kështu që duhet të besojnë në fuqinë e ligjit të shtetit dhe duhët të pranojnë format e tij të zgjidhjes, të besojmë në drejtësinë e tij. Meqë shteti ka dështuar në të shumtën e rasteve në zbatimin e kodit penal dhe shqiptarët e kanë të vështirë të lejojnë padrejtsitë dhe hakmarrjen, e shohin si zgjidhjen me efikase zbatimin e normave zakonore. Pavarësisht numrit të madh të pajtimeve nga misionet e pajtimit që veprojnë në disa zona, numri i ngujimeve vjen gjithmonë në rritje dhe akoma nuk shihet diçka konkrete. Pasojat e ngujimit nuk janë vetëm ekonomike, por edhe psikologjike dhe populli shqiptar do të vuajë plaget e saj ndoshta për shumë kohë. Sa fëmije mbesin analfabetë, sa jetë këputen në mes e sa njerëz bëjnë sikur asgjë nuk ndodh? Fenomeni i të “Të ngujuarit” përbën një nga problemet kyç të Shqipërisë, por që çuditërisht shteti ynë po bën veshin e shurdhër dhe gjithçka mbetet në dorën e shoqatave dhe organizatave joqeveritare humanitare. Lind pyetja: -A janë kontributet e tyre të mjaftueshme? Njohja e gjendjes aktuale të vrasjeve të ndodhura, të familjeve të ngujuara, problemeve psikosociale apo ekonomike të tyre e bën më të dobishëm dhe të pazëvëndësueshëm rolin e punonjësit social. Megjithatë punonjësi social nuk mund të punojë vetëm, prandaj duhet para së gjithash ndërhyrja e shtetit shqiptar në zgjidhjen e kësaj çeshtje.

Shoqatat dhe organizatat vazhdojnë të bëjnë përpjekjet e tyre, por nuk mjaftojnë.

Statistikat tregojnë se numri i familjeve të ngujuara, numri i vrasjeve të kryera në emër të gjakmarrjes, numri i fëmijëve që nuk ndjekin shkollën po vjen gjithnjë duke u rritur. Kjo është frikësuese, por në të njëjtën kohë dhe paralajmëruese për masat imediate që duhet të merren në të ardhmen. Populli shqiptar duhet të mobilizojë gjithë potencialin fizik e mendor dhe intelektual për ndalimin e gjakderdhjes, kësaj epidemie që vjen nga thellësitë e shekujve për të sfiduar kulturën dhe qytetërimin tonë të sotëm si shtet europian. Partitë, organizatat e shoqatat duhet të udhëhiqen nga interesat kombëtare dhe bazamenti i këtyre interesave, padyshim është forcimi i unitetit kombëtar. Vallë a mund të ketë unitet dhe bashkim, kur ne shqiptarët nuk jemi tolerantë e për rrjedhojë vrasim njëri-tjetrin? Rinia shqiptare, pjesa më vitale e kombit tonë, gjaku i së cilës është tepër i çmuar, duhet mësuar që t’i ruajë armët për të mbrojtur trojet e të parëve dhe jo për të mbjellë hakmarrjen. Kërkoni dashuri dhe do ta gjeni. Arma më e fuqishme në shoqërinë tonë të sotme është dashuria. Ne shqiptarët nuk kemi qenë e as nuk jemi barbarë. Bota i njohu paraardhësit tanë, si burra të besës e bujarisë. Duhet të jemi trashëgimtarë të denjë të tyre. Kurse, qeveritarët, parlamentarët, institucionet dhe njerëzit e ligjit “s`duhet të lajnë duart si Pilati!” Sepse, duket se ata po mendojnë më shumë për rogat e tyre, sesa për shqiptarët që po vriten rrugëve dhe shesheve të Shqipërisë apo që po marrin rrugën drejt arratisë…!

blank

blank

Mirdita asht rrezja e lirisë dhe qytetërimit!- Nga Artan Lleshi Gjomarkaj, Mirditë

 

 

 

I Dashur e i shtrejti Komb.

Të dashtuna gërma të njoma të Abetares; Fort e çmuara rrudhë e shpirtit mbi troje, I dashtun flamur , e shtrejta Liri!

Sivjet , ndër sofrat e votrat e Mirditës gjeti besë kujtesa e zanafillës , gjet kuptim rrugtimi i njiqind viteve , qyshkur Shqipria formoj shtet e ligj dhe Mirdita nuk provoj e lire ta gzonte dritën e diellit prej shtypjes.

Do të ishte vjeti 1416 kur lindi ky emër nën hije të nji tube lisash e do të trashëgohej me nder nga të zgjuar e të fortë trima. Katër shekuj pas mbretnimit të Mbretit Gjon , Kalanë e Rozafës e zaptuen deri në kthim të Lleshit të Zi nga Janina e kater shekuj pas amshimit te Kryetrimit Gjergj , nji njolle ruse përlau ballkanin e pushkatoj ndër djepa ma të qeshunit fëmijë, katër stinët e nji viti i bani sllavi dimën për Mirditën në të dyzetën vjet të shekullit të ri e të katër Vilajetet ranë nën poshtrimin e Partisë se Punës së cilës Mirdita i rezistoj  ma shum se çdo tempull.U vranë nga katër trupa për çdo zarm e u burgosën nga katër femijë për çdo kullë por edhe Liria paska katër duar., nji palë duar të vetes e nji palë duar të vetë Zotit.

Ky vend ka vuajtun e asht shplakue.Pushka e pabesë  më 1919 i mori Mirditës princin ma të rrall të saj Preng Bib Dodën e Mirdita ra në ditë të zezë por nuk u dorëzue.Misionin kapidanor të Preng Pashës si nje vazhdimësi e Kapidan Gjon Markut dhe Bib Dodës do ta vazhdonin Kapidan Marka Gjoni si kapidan i Mirditës dhe i biri i të vellate , kapidan Preng Llesh Gjoni si deputet i Mirditës deri sa dera e Gjomarkut te zgjonte nga djepat dritat e shpresës së Mirditës kapidanat Mark e Llesh Gjomarkaj.

Ata u zgjuen por u vranë.Kulshedra ruse ju zu pritë viganëve të Mirditës duke vra e pre kapidane e luftetar , meshtarë e abatë dhe e coptoj Mirditën ne katër shtate të përgjakuna për ta nënshtrue e për ta mbushun me burgje komuniste e giotina , për ti heq pasuni , fe e besim ne Zot , për ti heq pronë e atë pak pasuni çdo votre e për ti marre nderin , pyjet , nentokën e artë Mirditës se gjashteqind vjetëve Mirditë.

Sivjet asht zgjue Mirdita prej shtratit te plagëve të shum koheve mbi Mirditë.

Ajo hapi sytë , foli e i tha ”Jo,, Partisë së Punës , Nji ditë pas festes së Shën Llezhdrit , më 14 Maj Mirdita belbëzoj për së pari nga shtrati i tretjes e i tha “Jo,, sundimit komunist por Mirdita e zgjuar mes ethesh ka nevojë për uji në ball të saj , ka nevojë për burra krah nji filizi të pashoq bajraktar i cili i kthej nderin dhe bukurinë e vjedhun Mirditës e trojeve të saj.

Mirdita ka nevojë sot për mbështetjen e të gjithë mirditasve kudo që ndodhen , në Zvicër , Gjermani , Suedi e Amerikë .Bajini nji pyetje vetes.Pse ndodheni larg trojeve e s’kam nevoje për përgjigje.

Ja ku erdhi ora me tregue.Mirdita tregoj hapur se nuk e do komunizmin dhe asht radha juej me tregue sa e keni dasht e e doni Mirditë.

Hapeni kët fjalë në gjithë botën

Mirdita i tha “Jo,, Partisë së Punës sepse Mirdita asht rreze Lirie e rreze Flamuri.

Hapeni këtë fjalë e nëpër Oda , kuvende , festa e kongrese e vendosni nji gur mbi themel të lanë përgjys.

U drejtohem mbarë Diasporës kudo që ndodhet.Mirdita pret edhe ju si asnji mot tjetër.

Me mall për të gjitha rrethanat e vjetra të trungut e familjes , me shum dashuri për të gjitha rranjët e Mirditës dhe me urimet ma të pērzemërta për bajraktarin Albert Mëlyshi tashma qytetar i Pare i Mirditës Tonë!

blank

Situatë e qetë në veriun e Kosovës pas përplasjeve të së premtes

VOA

Situata në veriun e Kosovës duket e qetë të shtunën një ditë pasi grupe qytetarësh serb u përplasën me policinë e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre. Zhvillimet nxitën tensione me Serbinë e cila ngriti shkallën e gatishmërisë së trupave ushtarake si dhe reagimin e ashpër të diplomacisë perëndimore e cila dënoi veprimet e autoriteteve të Kosovës.

Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë” shkroi të shtunën në rrjetete sociale kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke u bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, “të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve”,

Policia hodhi gaz lotsjellës të premten në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë grupet e serbëve lokalë që hodhën gurë e shashka mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine. Policia tha se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve. Po Ashtu pati dëmtim makinash të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Rreth 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore në një spital lokal duke u ankuar për lëndime të lehta dhe ndikimin e gazit lotsjellës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç urdhëroi trupat serbe të viheshin në “gjendje të lartë gatishmërie” dhe lëvizjen e tyre drejt kufirit me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Ai mblodhi të shtunën Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilin u tha se forcat paqeruajtëse të NATO-s “nuk e kanë kryer punën e vet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Republika e Serbisë do të jetë e vendosur dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj”, thuhet në një deklaratë të lëshuar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Presidenti serb kritikoi të premten mbrëma vendet perëndimore se po dënojnë veprimet e Prishtinës, “por vetëm pasi shqiptarët arritën të kryejnë atë që kishin vendosur”.

Të shtunën i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, arriti në Kosovë për takime me udhëheqës të qeverisë, forcave paqeruajtëse të NATO-s, EULEX-it dhe serbëve lokalë për të diskutuar për situatën.

Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme”, shkroi ai duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për të zbatuar menjëherë marrëveshjet e arritura.

NATO-ja u bëri thirrje institucioneve të Kosovës të shtensionojnë menjëherë situatën në veri. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha se aleanca u bën thirrje “të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë syçelë dhe të ofrojë mjedis të sigurt”.

Një muaj më parë autoritetet e Kosovës organizuan zgjedhjet për kryetarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri me gjithë refuzimin e subjekteve politike serbe që të marrin pjesë në proces pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës dhe zyrtarët në Beograd kundërshtojnë rezultatin e këtij procesi zgjedhor.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shtuar përpjekjet për të ndihmuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë, ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë.

Kosova dhe Serbia u pajtuan në muajin mars në Ohër të zbatojnë një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por tensionet vazhdojnë të mbeten të larta.

Marrëveshja Kosovë – Serbi, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe ata për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

blank

‘Piranjat’ zbulojnë skemën, Veliaj ‘trafikoi’ votues nga rrethet në Tiranë

Në prag fushate partitë politike zgjedhin të përdorin metoda aspak të ndershme për të rritur numrin e votuesve. Një nga këto metodat është zhvendosja e popullsisë nga një vend në tjetrin për të mbledhur sa më shumë vota.

Emisioni investigativ ‘Piranjat’ ka pasyruar se sa thjeshtë aplikohet kjo metodë në kryeqytet nëpërmjet disa deklaratash noteriale.

Sipas ‘Piranjat’, dy persona, ku njëri prej tyre është punonjës i Bashkisë Tiranë, i kanë lëshuar me qira 3 banesat e tyre, në Njësinë Administrative nr. 7 dhe 8 banorëve që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, përveç faktit që janë punonjës të Bashkisë Tiranë.

Për koincidencë, këto kontrata qira dhënieje janë nënshkruar nga 17-21 marsi i këtij viti.

Pra, pak ditë para zgjedhjeve.

Besim Allmeta, banues në Bërxullë të Vorës, Ilic Maçi dhe Klodian Dalliu nga Babrroi i Kamzës, Dorjan Sula, banues në Bathore dhe Genci Allushi nga Librazhdi, do të qëndrojnë mbi një vit te apartamentet e Fatjon Dhulit, konkretisht te hyrja 7/6, seksioni C dhe kati 1, seksion A.

Por, realisht kjo hyrje qëndron e mbyllur, pasi askush nuk e frekuenton atë.

Për ta kuptuar përse nuk banojnë aty, siç thuhet edhe në kontratë, ‘Piranjat’ janë nisur drejt banesave të tyre reale. Dhe të gjithë këto persona e pohuan, se nuk banojnë në Tiranë, por thjesht kanë pasaportizimin te njësia 7.

Fatjon Dhuli, drejtor sektori në Bashkinë Tiranë pohon se këto persona janë të afërmit e tij.

’Kanë qenë të afërmit e mi. Kanë jetuar me mua. Momentalisht kanë dalë, kanë shkuar në punë. Ku qendron probemi se kanë jetuar me mua? Kam hapësirë. E konfirmoj që kanë jetuar dhe po jetojnë. Po jetojnë me mua, janë familjarët e mi, krushqi. Nëse ta kanë pohuar ata që jetojnë atje, ç’të duhet vërtetimi im?

Ndërsa Hysni Karaj pati një reagim krejt tjetër duke u justifikuar se nuk i kujtoheshin si raste.

Por pas kësaj përballje, ai kërcënoi grupin e xhirimit në telefon.

‘Piranjat’ e përfunduan misionin e tyre me transmetimin e këtij problemi, tani është radha e autoriteteve ligjore që të marrin masat e duhura. syri.net

blank

Veliaj, Toma, Gjylameti, të gjithë emrat që dalin në dosjen e Milena Derajt

Nisi si një rast pengmarrje ndaj një 30-vjeçare tiranase në Shkodër, por shumë shpejt u zbulua se bëhet fjalë për një mashtrim qindra mijëra euro.

Historia e Milena Deraj, e cila po paraqitet e copëzuar këto ditë për publikun, tregon atë pjesë të nëntokës, ku mashtrues, persona me precedentë penale, njerëz me influencë politike e në drejtësi, bëhen bashkë, ose të paktën duket se bëhen bashkë, për të zgjidhur disa halle të rënda penale në gjykatë.

Personazhi kryesor është Milena Deraj.

Ajo pretendon se është marrë peng nga familja Ferracaku në Shkodër, e cila kërkon të zgjidhë problemin e familjarëve të saj, të cilët janë përfshirë në përplasje të armatosura me viktima e të plagosur.

Nga ana tjetër, familja Ferracaku mohon të ketë marrë peng vajzën, por pretendojnë se janë mashtruar prej saj, për një shumë prej 340 mijë euro.

Deraj, nëpërmjet një mikeshës së saj, Elira Shyti, njihet me Abedin Ferracakun nga Shkodra. Ai vetë dhe njerëz të afërt të tij kanë probleme të hapura në prokurorinë dhe Gjykatën e Shkodrës.

Milena Deraj u premton se do të ndërhyjë që familjari Ferracaku t’i shpëtoi burgimit të përjetshëm, për atë që konsiderohet si “masakra e Velipojës”, ndodhur në vitin 2021.

Ajo paraqet kredenciale të besueshme. Ka foto nga takime publike me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një prej njerëzve më me pushtet në Shqipëri.

Ka punuar në Bankën e Shqipërisë. Ka qenë sekretare e deputetes socialiste, Blerina Gjylameti dhe kjo e fundit për një kohë ka qenë bashkëkryetare e Partisë Socialiste të Tiranës.

Ajo deklaron se bashkëshorti i saj punon në kryeministri dhe ka lidhje të forta në Ministrinë e Brendshme.

Deraj deklaron se njeh edhe Tom Doshin, i cili me manovra tepër të dyshimta, ka fituar pushtet të gjerë politik.

Deraj thotë se njeh edhe personazhe të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.

Dosja hetimore, për aq sa është bërë publike, tregon se, më së paku ish-prokurori hyn dhe del në këtë histori vetëm nga fjalët e të dyshuarës Milena Deraj.

Me të gjithë këtë “bagazh” emrash, 30-vjeçarja duket se është treguar bindëse për familjen shkodrane Ferracaku.

Diku në vitin 2021, Milena Deraj, nëpërmjet mikeshës së saj, Elira Shyti, vihet në kontakt me Abedin Ferracakun. Këtij të fundi i premton se do ta ndihmojë familjen e tij për t’i shpëtuar penaliteteve të rënda në gjykatë për “masakrën e Velipojës”.

Në fillim të vitit 2022, Abedin Ferracaku komunikon në rrjetin “Signal” me Milena Deraj. Ata takohen në Tiranë dhe Ferracaku i dorëzon 30-vjeçares një shumë prej 80 mijë euro.

Në muaj e mëpasëm, Deraj dhe Ferracaku takohen në Shkodër e Tiranë, ku shkodrani dorëzon edhe pjesën tjetër të shumës.

Pak kohë më vonë, Milena komunikon me Abedin Ferracakun.

Sipas saj, Ferracakët nuk kanë pranuar kthimin e shumës pas, por kanë kërkuar që ajo të mbarojë punën e marrë përsipër.

Në maj të këtij viti, shkodranët, të ndierë të mashtruar, fillimisht kontaktojnë me Elira Shytin dhe më tej Milena Deraj, ku i kërkojnë që të sqarojnë çështjen e parave.

Takohen në Tiranë dhe shkojnë direkt tek zyra e Tom Doshit, në hotel “Koloseum”. Toma i njihte të dyja palët dhe ata shpresuan që të gjenin një zgjidhje në zyrën e tij.

Doshi nuk ishte në zyrë, pasi po mbyllte fushatën elektorale në Shkodër. Grupi, i përbërë nga Abedin Ferracaku, Milena Deraj, Elira Shyti dhe Afërdita Ferracaku nisen drejt Shkodrës, në të njëjtin automjet, ku, siç u tha mes tyre, do të takonin Tomën.

Milena u tha hetuesve se, pa arritur në Shkodër, makina devijoi rrugën dhe u ndal pranë një shtëpie të veçuar. Aty, sipas saj, familjarët Ferracaku e kanë mbajtur peng për rreth 3 orë, ku i kanë kërkuar që t’u kthente jo vetëm borxhin prej 340 mijë euro, por edhe 200 mijë euro të tjera. Mesa duket, kjo shuma shtesë duhet të ketë qenë “interesi” për shumën që Ferracakët kanë gjetur “rrotull” në Shkodër.

Milena pranon se ajo nuk është dhunuar fizikisht, por është kërcënuar me fjalë dhe me pistoleta. Më tej, – pranon ajo – është lënë e lirë, me premtimin se do të kthejë borxhin e kërkuar.

Pasi është “çliruar”, Milena Deraj bën kallëzim në Policinë e Tiranës për pengmarrje ndaj Abedin Ferracakut.

Hetimet e zhvilluara nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës zbuluan se, “pengmarrja”, edhe nëse është e vërtetë, ka pasur si bazë mashtrimin e Milena Deraj.

Për momentin, Milena Deraj u vendos në “arrest me burg” nga gjykata e Tiranës, nën dyshimet e mashtrimit me pasoja të rënda.

Hetimi sapo ka nisur dhe ndoshta, rezultati do të tregojë se historia shkon akoma më thellë se sa ka dalë deri më tani në sipërfaqe./ Boldnews.al


Send this to a friend