VOAL

VOAL

E sfidoi Covid-19, por u infektua: Donald Trumpi, si një përrallë morale – Nga FRANK BRUNI, New York Times

October 7, 2020
blank

Komentet

blank

Si u paguan me kartën e bankës së Klodian Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt- ‘Zbërthehen’ email-et, nga Milano, Vjena e deri në Bukuresht…

Kallëzimi i gazetarit Adriatik Doçi, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, është një tregues i fortë i korrupsionit në nivele të larta të qeverisë, që ka tronditur jo pak opinionin publik.

Në provat e siguruara nga gazetari Doçi vërehen disa emaile që shtetasi në kërkim Klodian Zoto, i ka kërkuar hoteleve me 5 yje, rezervime për ish-Ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe bashkëshorten e tij, Erjola Hoxha.

Prova e parë e dorëzuar nga gazetari është një e-mail ku hoteli luksoz në Vjenë “Starlight suiten hotel renngasse” ka konfirmuar pagesën e Klodian Zotos në vitin 2013 për qëndrimin e Arben Ahmetajt. Bashkangjitur provave, është dhe karta e kreditit e shtetasit Klodian Zoto.

Një tjetër rezervim është ai në Hotel Principe di Savoia, në Milano. Sipas emaileve të Zotos, ai ka rezervuar një dhomë Ambasador Suit për shtetasin Mirel Mërtiri, por në fakt i ftuar ka qenë ish-Ministri Arben Ahmetaj. Për këtë rezervim, në një nga hotelet më të mira të Milanos, Zoto ka paguar për Ahmetajn 1600 euro për 2 netë qëndrimi.

Në provën e tretë e paraqitur në kallëzimin e SPAK, është një tjetër email ku Zoto paguan një faturë në shtator të 2016 në Mandarine Oriental Hotel, sërish në Milano, por kësaj here për gruan e Arben Ahmetajt, znj. Erjola Hoxha. Nuk dihet sesa është pagesa e kryer për znj. Hoxha, por vetëm një natë qëndrimi në këtë hotel nis nga 1.500 euro deri në 8.000 euro për Suitën.

Në provën e katërt, është rezervimi i një hoteli sërish me 5 yje në Vjenë, tek Hotel Sans Souci Vienna, ku Zoto ka paguar vetëm për dy netë rreth 1180 euro.  Të njëjta rrjedhje të emaileve të Zotos vijojnë dhe për dy rezervime të tjera, ku i pari është për Grand Hotel Mariott në Bukuresht, dhe tjetri në Hotel Hermitage në Monte Carlo.

Për rezervimin e parë, Zoto ka paguar një Dhomë Matrimoniale për Arben Ahmetajn, në korrik të 2017 me vlerë 1767 euro. Udhëtimet përkojnë me datat para dhe pas dhënies së koncesionit të inceneratorit të Elbasanit, duke ngritur dyshime për korrupsion ndaj ish Ministrit të Financave.

Burimi: Top Channel

blank

‘Taulanti’- 58 orë e 50 minuta përgjime, prokuroria-gjykatës: Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova…

Nga Basir Çollaku/

Gjykata ka marrë një vendim për përgjime të disa numrave telefonash celularë, për ngjarjen e rëndë me pasojë vrasjen e tre personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve me 03/02/2016 në Elbasan, pas kërkesës së prokurorisë.

Nuk janë 46 orë e 50 minuta.

Përgjimi nis 12 orë më herët në orën 01:20 minuta të datës 04/02/2016.

Në total janë 58 orë e 50 minuta kohë e përgjuar, material ku përfshihet edhe numri i telefonit të shtetasit Taulant.

Përgjime, të cilat me kërkesë të mëvonshme të prokurorisë e vendim të gjykatës u kërkua të asgjësoheshin CD, jo vetëm ato të depozituara, por edhe në serverin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndonëse shkeljet proceduriale janë të shumta.

Në vendimin e parë, në listën e telefonave të përgjuar është dhe një tjetër emër, që sërish organi i procedurës nuk e saktëson si mbiemër, duke e lënë thjesht shtetasi Sokol. Ndoshta mund të jetë një emër i fortlakuar, lidhur me emra të pushtetit, për të cilin prokuroria, policia dhe gjykata kanë toleruar sa herë është shfaqur nëpër kallëzime.

Në vendimin nr. 88 datë 04/02/2016 ndër të tjera thuhet se:

“…Ndodhur në këto kushte nga ana e organit të procedurës është çmuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm mbështetur në prova se ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe personat e mësipërm mund të kenë dijeni për autorët e kryerjes së kësaj vepre penale…”

Vendimi i lejimi të përgjimit:

Me datë 03/02/2016, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr 229 i cili bën fjalë për vepra penale të “vrasje në rrethana të tjetra cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79 germa “dh” dhe “e” e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Nga të dhënat që i bashkëngjiten kërkesës së organit të prokurorisë rezulton se:

Me datë 03.02/2016, rreth orës 20.00, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, pikërisht në lokalin e shtetasit Agron Çapja, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, duke vrarë shtetasit Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli. Në këtyë ngjarje janë plagosur shtetasit Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar(Panajot) Rreshka, Florenc Çapja, dhe Arnold Çapja.

Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit, kanë marrë informacion si dhe kanë kryer veprimet hetimore për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automatik model 56 me Nr 11113214 me një krëhër pa fishekë, një krëhër automatiku model 56 me 26 copë fishekë, 72 copë gëzhoja model 56 me kapsolla të goditura si dhe 3 predha calibër 7.62 mm, të cilat janë dërguar për ekzaminimet përkatëse laboratorike

Sipas informacioneve paraprake lidhur me këtë vepër penale rezulton se dijeni mbi autorët e dyshuar të veprës penale mund të kenë shtetasit Ardian Çapja, Enver Çapja, Fejzulla Çapja , Bledear Muça si dhe lidhjet e tyre të ngushta Taulant dhe Sokol

Organi i procedurës gjatë kryerjes së veprimeve hetimore me qëllim marrjen dhe administrimin e provave për veprat penale të kryera ka vlerësuar të rëndësishme kryerjen e përgjimeve të bisedave dhe komunikimeve telefonike midis shtetasve. Gjithashtu organi i procedurës ka vlerësuar të rëndësishëm faktin se nga vonesa mund t’i vijë dëm i rëndë hetimeve në këtë procedim.

Në rrethanat e përshkruara më sipër me datë 04/02/2016, ora 01.00 prokurori ka vendosur lejimin e përgjimit të bisedave dhe komunikimeve për shtetasve të mësipërm.

Ndodhur në këto kushte nga ana e organit të procedurës është çmuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm mbështetur në prova se ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe personat e mësipërm mund të kenë dijeni për autorët e kryerjes së kësaj vepre penale.

…….

Me vendimin datë 04.02/2016 është autorizuar përgjimi dhe vlerësohet e nevojshme shtyrja e afateve të depozitimit të akteve në sekretari që lidhen me këtë përgjim deri në fund të hetimeve, pasi në të kundërt mund t’i vijë një dëm i rëndë hetimeve..

Me marrjen e kësaj kërkese, gjykata brenda 48 orëve nga marrja e këtij vendimi të prokurorit u shpreh lidhur me ligjshmërinë e themeltësinë e këtij veprimi të prokurorisë duke e vlerësuar atë si të ligjshëm nisur edhe nga parashtrimi që bëri prokurori rastit në gjykim.

Për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me përcaktimin e faktit dhe të veprës penale si dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale gjykata çmon se ka arsye të bazuara për të menduar se nga vonesa mund ti vijë dëm i rëndë hetimeve, prandaj çmohet pranimi i kërkesës së organit të prokurorisë bazuar në nenet 221 dhe 222 të Kodit të Procedurës Penale.

Rezulton se është gjykata ajo që vleftëson përgjimin, nisur nga fakti se ka arsye për të besuar se nga vonesa e dhënies së këtij vendimi mund ti vijë një dëm i rëndë hetimit. Në këtë kontekst drejt ka vepruar prokuroria që ka vendosur përgjimin e shtetasve të mësipërm me akt të motivuar, duke e njoftuar gjykatën brenda 24 orëve.

Per këto arsye, gjykata vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Elbasan.

Vleftësimin si të ligjshëm të vendimit të prokurorit datë 03/02/2016 ora 22:00 për lejimin e përgjimit të bisedave dhe komunikimeve telefonike për numrat celularë:

0692296145 që përdoret nga shtetasi Fejzullah Çapja.

0696738363 që përdoret nga shtetasi Bledar Muça.

0682055399 që përdoret nga shtetasi Taulant.

0697512756 që përdoret nga shtetasi Sokol.

0692296145 që përdoret nga një shtetas i afërm i familjes Çapja.

Përgjimi i lejuar të fillojë në orën 01:20 të datës 04/02/2016 dhe të përfundojë në të njëtën orë të datës 19/02/2016..

Shtyrjen e afatit të depozitimit të rezultateve të përgjimit në sekretari deri në përfundim të hetimeve

Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 10 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës nga I interesuari që ka ardhur në dijeni të përgjimit për shkelje të kritereve të parashikuara në nenin 221 të Kodit të Procedurës Penale.

U shpall sot me datë 05/02/2016….”

Prokuroria për të dalë nga kjo mesele me peshë pushteti, ka përdorur një argument të çuditshëm, lapsus, ku i gjithë ekipi hetimor dhe gjyqsor, nuk kanë mundur ta kuptojnë hollësinë apo trashësinë e veprimeve të tyre, ligjore proceduriale. Dy ditë më vonë e njëjta gjykatë me kërkesë të së njëjtës prokurori ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme dhe më pas asgjësimin për materialet e përgjuara në adresë të shtetasit Taulant. Ndonëse procedurialisht duheshin depozituar deri në fund të hetimeve për të konkluduar nëse kishte lidhje me çështjen për të cilën hetohej. Asgjësimi ka pamundësuar që të dhënat e marra nga përgjimet pas vendimit të gjykatës të shërbenin si prova. Vendimi i gjykatës ka prishur edhe burimin e provave, duke kërkuar asgjesimin e materialeve dhe në serverin e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, duk mos mundësuar nisjen e një procedimi penal…

blank

blank

blank

Berisha: Ja pse sulmi nga kamikazi pa eksploziv ishte skenar i Ramës

Në konferencën e përjavshme për shtyp, kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se sulmi ndaj tij është porositur nga Edi Rama.

“Unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës, Gerti Shehun. Por debatet e shumta, lidhur me ngjarjen, më detyrojnë të jem sot këtu para jush për këtë çështje. Për të sqaruar opinionin se pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës të këtij skenari.

Nuk e akuzoj Edi Ramën për motive dhe shkaqe politike. Jo. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo njeri që gabon, që akuzat e mia kanë këtë qëllim, mashtron veten dhe asgjë më shumë. Nuk e akuzoj aspak për faktin se policia nuk mbrojti protestën.

Unë e akuzoj Edi Ramën sepse Gerti Shehu është informator i policisë kriminale me emër, mbiemër dhe kod, dhe është përdorur nga Ardi Veliu. Ky informator është përdorur në dokumentet zyrtare për çmontimin e rrjeteve të drogës dhe si vesh për xhematin e xhamisë. Përhapja me shpejtësi e variantit të sëmurë psikik, dëshmon se Gerti Shehu është nën mbrojtjen totale të Edi Ramës, që ka porositur krimin e tij.

Unë e akuzoj Edi Ramën sepse për pacientin e Edi Ramës dhe klientin e Ardi Veliut, nuk ekziston asnjë dokument zyrtar që të faktojë se është i sëmurë i papërgjegjshëm. Përkundrazi ekziston vendim gjykate që e shpall ligjërisht plotësisht të përgjegjshëm dhe e dënon për goditjen e një personi tjetër.

Çfarë e shtyn Edi Ramën të shpallë Gerti Shehun nga kriminel, në të sëmurë psikik, kjo merret me mend. I sëmuri i Edi Ramës dhe klienti dhe gjitoni i Ardi Veliut është aq i sëmurë, sa ka rinovuar patentën, që nuk u lëshohet kurrë atyre me probleme mendore. I sëmuri i Edi Ramës, klienti dhe gjitoni i Ardi Veliut, është aq i sëmurë, sa ka marrë kredi në banka, akt që nuk ndodh kurrë për një të sëmurë psikik,” tha Berisha.

Atentati/ Berisha: Rama nuk feston kurrë pa një agresion, synonte t’i jepte opozitës goditje asgjësuese

Kryetari demokrat, Sali Berisha, sqaroi sot se pse Edi Rama porositi sulmin ndaj tij.

“Le t’i referohemi ngjarjes. Ju dhe çdo qytetar mund të thotë se i vetmi njeri që nuk ishte i interesuar për ngjarjen, ishte Edi Rama. Por ky gjykim vlen vetëm për njerëzit që mund të kontrollojnë urrejtjen e tyre. Por jo për Edi Ramën, që kurrë nuk feston një sukses pa një agresion verbal apo tjetër ndaj kundërshtarit. Çdo sukses ai e paraqet me moton: plastë armiku.

Këtë konstatim e kam shprehur me dhjetëra raste në parlament dhe studio televizive. Ai është unik në universin e njerëzve dhe personazheve që kam lexuar ndonjëherë. Po për këtë motiv dhe asnjë tjetër, Edi Rama festoi samitin e liderëve të BE me një akt antiligjor, atë të hedhjes në erë të resortit Prestige, të Irfan Hysenbelliut, të konstatuar armik prej tij. Një akt të tillë nuk e bën kurrë një njeri që kontrollon urrejtjen e tij,” tha Berisha.

“Pse Edi Rama, atë ditë të samitit, zgjodhi sulmin fizik ndaj Berishës, në kuadër të asgjësimit të opozitës së vërtetë? Edi Rama ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese. 

Ai mendoi se Sali Berisha nuk do ngjitej më në tribunë apo ai do udhëhiqte në zonën ku kërcënohej siguria e samitit, dhe kështu do u tregonte fytyrën e vërtetë, pjesëmarrësve në samit. Ose do të ndodhte që kamikazi i tij të vritej dhe në këtë mënyrë të damkoste opozitën si vrasëse para botës,” theksoi ai.

Berisha: Rama po e mbron Gerti Shehun se qëndron vetë pas skenarit

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp se kryeministri Edi Rama po e mbron agresorin Gerti Shehu sepse qëndron vetë pas këtij skenari.

“Pas këtij akti, ai mobilizoi makinerinë e tij për të zhurmuar krimin nga mëngjesi deri në darkë dhe për ta paraqitur autorin si të dezekuilibruar, duke harruar se vetëm tipa të tillë përzgjidhen për këto misione.

Policia përdori një dokument jozyrtar për këtë qëllim, me titullin: atij që mund t’i interesojë. Dokumente të kësaj natyre, policia nxjerr në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar agjentët apo informatorët e saj kur ata arrestohen së bashku me delinkuentë të tillë.

Një dokument i tillë nuk nxirret kurrë për një të sëmurë, që gëzon kodin më të lartë të sekretit. Ai ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale. Shteti i ka të përcaktuar me ligj kanalet zyrtare, që nuk janë respektuar në këtë rast. Ai është një dokument i paligjshëm dhe nuk mund të lëshohej kurrë nga një mjek.

Sepse vetëm mjeku pohon se këtë dokument ia ka dërguar edhe policisë. E kuptoni çfarë situate? I them zotit doktor që ke bërë gabimin më të madh. Ka procedura ligjore, se kur policisë i duhet, merr të dhënat e qytetarëve shqiptarë. Ka prokurori, ka gjykata, ka vendime.

Ju e dini se Gerti Shehu është arrestuar me katër të tjerë duke shpërndarë drogë, por policia nuk e ka dërguar në gjykatë, se ky ishte i infiltruari i saj. Një informator policie, ka një përzgjedhje të caktuar. Aktin e parë, që do bënte në rast se mësonte informacionin më të vogël për një tentativë të tillë, do informonte shefin.

Ata që thonë se është përdorur nga shërbime të huaja, nuk kanë asnjë fakt. Unë nuk është se nuk e di, por akuza të paqena nuk mund të ngre. Ky është një qëndrim i shtetit, i policisë.

Edi Rama po e mbron për llogari të shërbimeve të huaja? Jo, po e mbron sepse qëndron prapa skenarit,” tha Berisha.

Berisha: 6 dhjetori ishte triumf i opozitës, kauza jonë nuk vdes kurrë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se protesta e 6 dhjetorit ishte një triumf për opozitën.

“Për ta mbyllur, sulmi fizik i Edi Ramës, i porositur nga Edi Rama ndaj Sali Berishës, është një sulm tërësisht i porositur. Përpjekja e tij për të shuar çdo shpresë hetimi me makinerinë e tij propagandistike, e fajësojnë atë plotësisht dhe për herë të dytë.

Përdorimi i një dokumenti të paligjshëm pa asnjë vlerë ligjore, dëshmon edhe njëherë se autorë të vërtetë janë ata që po përpiqen të shpëtojnë kamikazin pa eksploziv nga barra e krimit. Së fundmi, lexoni deklarata që u bënë, që ishin të gatshme dhe u shpërndarë kudo nga zyra e Fugës.

Nuk jam këtu, absolutisht për t’u ndalur në mënyrë të veçantë te kjo, sepse ne jemi në një revolucion. Ajo që dua t’u them është se data 6 dhjetor ishte triumfi i opozitës.

Ishte triumfi në sensin, që i faktoi mbarë botës sesa të drejtë ka kjo opozitë në tezat dhe qëndrimet e saj. Ia them prapë sot, mund të godasësh një njeri, një njeri edhe mund të vritet. Por një kauzë nuk vdes kurrë.

E garantoj se opozita do i japë Edi Ramës të gjithë përgjigjen e merituar si një armik i egër i votës dhe lirive të shqiptarëve,” tha Berisha.

‘Shkarkimi’/ Berisha: Rama e flaku Yuri Kim si limon të shtrydhur, ne e toleruam sjelljen e saj për dy arsye

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi edhe deklaratën skandaloze të Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila njoftonte shkarkimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Ai tha se Kim e ka ndihmuar Edi Ramën vazhdimisht, kurse tani ai e flaku si limon i shtrydhur.

“Nuk u habita me deklaratën e Edi Ramës me zëdhënësen Xhaçka. Por me këtë rast dua të theksoj se kemi të bëjmë me një flakje të një limoni të shtrydhur.

Në 100 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve, nuk ka pasur ndonjëherë një diplomat amerikan që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane më shumë se Yuri Kim.

Sjelljet dhe veprimet e saj në Shqipëri nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore të vendeve të lira, me parimet dhe nenet e konventave ndërkombëtare të respektimit të sovranitetit të një vendi, të respektimit të ligjeve të një vendi, por mbi të gjitha të respektimit të vullnetit të qytetarëve të zgjedhur. Ajo zhvilloi një veprimtari tepër të padenjë për përfaqësuesin e një vendi të lirë, vendi partner, vendi mik.

I ka lejuar të thërrasë në radhë si të ishin ushtarë, deputetët e Kuvendit kundër Sali Berishës, duke i përpunuar dhe kërcënuar.

Kërcënimet, ofendimet e saj ndaj demokratëve, se do hanë bar nëse mbështesin Sali Berishën, dhunimi flagrant i sovranitetit të një vendi duke kërkuar mosfutjen e Sali Berishës në Kuvend, pasi kishte marrë mandatin nga sovrani, thirrjet ndaj elektoratit se kë duhet dhe kë nuk duhet të votojë, kundërshtimi i çdo konvente me kërcënimet ndaj gjyqësorit, këto janë akte të shëmtuara të saj, për të cilat garantoj se po të ishin dy faktorë, ndjenjat dhe admirimi i imi dhe mbështetësve të mi ndaj SHBA, dhe agresioni barbar rus ndaj Ukrainës, zonja në fjalë nuk do të ishte toleruar kurrë. Me protesta paqësore, paqësisht do të ishte kërkuar largimi i saj sa më shpejt nga Shqipëria,” tha Berisha.

“Por, largimi i saj, uroj dhe shpresoj se këtu del qartë se ka një lobim për këtë, megjithëse mund t’i ketë mbaruar mandati. Fakti që Rama njofton këtë proces, është i pashembullt në historinë 110-vjeçare të shtetit shqiptar,” shtoi Berisha.

Berisha: Revolucionet nuk vdesin kurrë, kjo është betejë për votën e lirë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se revolucionet nuk vdesin kurrë.

“Sot jam më i vendosur se kurrë për këtë udhëhequr këtë revolucion. Natyrisht triumfi kërkon në faza dhe kërkon kohën e duhur. Ne do e rrëzojmë regjimin me protesta, me larminë e mosbindjes civile. Revolucionet nuk vdesin kurrë. Mos harroni. Nuk ka paqe pa revolucione”.

“Kjo betejë është për votën e lirë, nuk është për karrigen e Sali Berishës në mënyrë absolute. Unë do bëj gjithçka që shqiptarët të votojnë. Pavarësisht bindjeve të tyre.  Edi Rama po përdor që tani makinerinë elektorale në shkelje flagrante të parimeve themelore ndërkombëtare. Prandaj unë do të vazhdoj betejën,” tha kreu demokrat.

“Edi Rama futi në dorë udhëheqjen e opozitës. Kjo mori fund. Ndërkohë, me rithemelimin e PD-së, u krijua një opozitë siç duhet të ishte. Kjo e tmerron Edi Ramën. Dhe zgjodhi atë moment, në mënyrën më diabolike, në mënyrë që t’i jepte një goditje fatale opozitës, imazhit, drejtimit të saj. Por llogaritë nuk i bëri. Përkundrazi, ajo iu kthye në atë që meriton dhe do i kthehet. Është një proces. Vazhdon ky proces,” theksoi ai.

Berisha foli edhe për çështjen e lirisë së medias.

“Edi Rama, nëse ti ndërmerr një hap kundër fjalës së lirë, këtë e ke kundër çdo qytetari shqiptar dhe dinjitetit të tij. Fjala e lirë është kushti më themelor i dinjitetit njerëzor dhe i lirisë së një njeriu. Nëse ti atakon, prish një resort, i cili me dokumente ka qenë me leje, por edhe pa leje janë këtu me dhjetëra pallate që po ndërtohen, edhe mund të bëhej një zgjidhje, atëherë ti e ke këtë kundër fjalës së lirë, se doje që fjalën e lirë ta fusje nën kontroll të plotë, siç u bë me Agon Channel, siç mund të pësojë, po e ndjek, ABC-ja. Endri Xhafon e larguan menjëherë pronari i ri. Largimi i Endri Xhafos është një lajm shumë i keq për atë media dhe për median shqiptare,” u shpreh kreu demokrat.

 

blank

UNE NUK JAM FOTOGRAFI ZOTI RAMA !!! Nga Merita Bekteshi Urbano

Dita e mbledhjes se Samitit Evropian ne Tirane, personalisht me zhgenjeu jashtë maset.

Nuk mund ta harroj lehte , servilizmi absurd deri ne miklim i kryeministrit tone ndaj liderve te Evropes. Nuk eshte e nevojshme te jesh shumë i shkolluar per te kuptuar .

Pse gjunjezohesh zoti Rama, çfare kerkojne shqiptaret. Siguri, ligj E DREJTESI , pune me rroga dinjitoze, taksa me te ulura, sherbime sociale dhe ndalimin e abuzimeve te oligarkise qe komandon ekonomine e tregut .

Keta probleme nuk I zgjidh Evropa. Evropa mund te beje presion sa te mundet per te zbatuar reformat antikorrupsion, Evropa mund te beje presion mbi kontrollin e kufijve , por nuk mund te regulloje problemet tona te brendshme.

Kryeminister i Shqiperise Edi Rama , me zhgenjeve. Ne ditet e para te qeverisjes tende , pata ca shpresa , edhe pse E DIJA qe komunizmi nuk eshte nje qeverisje qe krijon drejtesi , por vetem privilegje dhe rritje korrupsionit !

Ti paske le me rrisk themi neve nga veriu . Te erdhen fatkeqesite natyrore , si me porosi… Ndersa qendra e Shqiperise gjemonte nga to Veriu jetonte e vazhdon te jetoje nen fatkeqesine e hipokrizise komuniste e gjojaantikomuniste .

E thirra disa here perpara zgjedhjeve mikun tend, drejtorin e fondit te zhvillimit , e thirra nepermjet keshilltares se tij zonja Helga t’i tregoja hallet e qytetit tim , i realizova nje takim pune me romet e Shkodres, por ai nuk erdhi . Nuk ma vari . Ai me pyeti vetem per nje kusheri timin qe kishte vdeke nga kovid , qe kishte qene dhe mesues I tij. Kaq . Per te vdekur ne kemi shumë respekt,deri ne qeveri…..

Zoti kryeminister ! Premtove zhvillim , kishte qene kinezeri me dyer te hapura. Premtove zhvillim ,ndertove asfalt politik . Premtove drejtesi , por u trembe shum shpejt… se drejtesia mund te rrezonte pushtetin tend .

Premtove qendrim te drejte per ish pronaret , na I ktheve dosjet 30 vjecare , e na ridergove ne gjykatat pa zot shpije … .

Ti mund te gjunjezohesh sa te duash, por emigrimi ekonomik I shqiptareve , eshte fakti I rrenimit ekonomik te tyre qe vazhdon edhe me qeverine tuaj .
Ju mund te thoni , un sjam pronar biznesi per ti rrit rrogat , por ti mundesh te ulesh taksen e karburanteve , sic e bene dhe evropianet, ti munde te rrisje kontrollin ne fondet e zhvillimit dhe fizibilitetin e tyre . A ishin te prekshme keta fonde per qytetaret e thjeshte .

Asnje ekonomi tregu nuk mundt te mbeshtetet ne padrejtesi sepse eshte nje ballance shkencore . Ti kerkon te na mbushesh mendjen qe kapitalizmi eshte I padrejte , por un e di qe padrejtesine e krijuan politikanet shqiptare , te gjithe bashke, qe menduan se qeverisja eshte nje biznes . Ti nuk e luftove korrupsionin zoti kryeministe, ti e delegove !
SHEMBULLI TIPIK I PUSHTETIT AUTORITAR DHE PERKEQESIMIT TE DEMOKRACISE , AJO QE JU BASHKOI ME TE GJITHE POLITIKANET SHQIPTARE , ESHTE , ELIMINIMI PERFUNDIMTAR I TE DREJTES SE PRONES PRIVATE . EDHE ATE JA DELEGOVE NOTEREVE NE FORME TE PADREJTE !

blank

Një akt i shëmtuar që priret të destabilizojë- Nga REDI SHEHU

Që data 6 dhjetor do të linte gjurmë në vëmendjen e të gjithëve, kjo as që nuk kishte fare diskutim, por që të befasonte audiencat deri në atë masë sa të eklipsonte të gjithë ngjarjen më të rëndësishme politike, atë të Samitit BE Ballkani Perëndimor në Tiranë, këtë nuk e kishte imagjinuar askush. Pikërisht, në momentin kur i gjithë fokusi i secilit ishte përqendruar te koreografia e ngjyrave dhe estetikës me të cilën mazhoranca kishte përgatitur terrenin për këtë Samit, një ngjarje e pazakontë dhe tepër e shëmtuar ndodhi. Kreu i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, u godit nga një individ me grusht në fytyrë, duke i lënë këtij të fundit dëmtime jo të vogla. E gjithë ngjarja, e cila rrotullohej e përsëritur deri në budallallëk nga të gjitha mediat tona, krijoi një ndjenjë pështjellimi pse jo dhe frike rreth asaj që mund të ndodhte më pas. Siç edhe e pamë, z. Berisha arriti ta menaxhonte mirë situatën dhe vazhdoi me agjendën e tij pavarësisht ngjarjes.

Një shtetas me emrin Gert Shehu, i cili sipas raportimeve të para, kishte probleme mendore për të cilat edhe kurohej, arriti që 6 dhjetorin ta fuste në analet e politikës shqiptare si një nga ato ngjarje që të kthenin pas në fillimet e tranzicionit, thënë thjesht, një fluturim në të shkuarën tonë problematike. Ngjarja është e rëndë për shkak se u drejtua në dëm të një ishPresidenti, ish-Kryeministri dhe mbi të gjitha, në dëm të një 78-vjeçari. Fatkeqësisht, kjo ngjarje, përveç shumë precedentëve negativë që hapi, riktheu edhe një herë pas kaq shumë vitesh e përpjekjesh në favor të fjalës kundrejt dhunës, të rikthente dhunën si një mekanizëm, i cili mund t’i mbivendoset fjalës. Herën e parë, këtë fenomen pas kaq shume vitesh e pamë me 8 janar, kur dhuna ishte prezente në selinë e Partisë Demokratike, duke rrezikuar seriozisht jetët e njerëzve, dhe hera e dytë u manifestua me 6 dhjetor.

Shumë prej nesh menjëherë bombarduan veten me pyetje të tipit se pse kjo ngjarje duhej të ndodhte atë ditë, apo edhe se kush ishte përfituesi më i madh i saj? Në një logjikë të thjeshtë, asnjëri nga liderët kundërshtarë nuk do të ishin përfituesit e kësaj ngjarjeje. Z. Rama nuk do të ishte i interesuari që kjo ngjarje të ndodhte pikërisht në ditën më të rëndësishme të tijën si politikan. Për herë të parë në historinë e vet, Bashkimi Evropian organizon një Samit për Ballkanin Perëndimor jashtë territorit të vet në Ballkan dhe ekzaktësisht në Shqipëri. Gjithkush po të ishte në vendin e Kryeministrit Rama, do të ndjehej jo vetëm në lartësinë e maleve, por edhe do të bënte çmos që ashtu siç bllokoi makinat, edhe mizat të mos cenonin spektaklin e ngjyrave dhe estetikës shqiptare. Kjo, karshi liderëve evropianë të cilët estetikën e kanë “fe” të tyren. As z. Berisha nuk do të donte që kjo ngjarje të ndodhte, sepse ai për shkak të organizmit të një proteste shumë të debatueshme në një ditë të rëndësishme për Shqipërinë, ishte i kompletuar nga frika e çdo të papriture në ditën më të gabuar, e cila do ta ngarkonte atë politikisht me një barrë të rëndë karshi shqiptarëve.

Po atëherë, pse ndodhi? Përse në datën të jenë shërbime inteligjente të huaja kryesisht të vendeve aspak miqësore me ne, të cilët kanë gjetur datën dhe kohën e duhur për të shkaktuar një konflikt politik e më pas edhe civil mes shqiptarëve. Për ta bërë këtë, formula është e njohur, gjej një njeri me probleme psikike, përdorues të drogave, si dhe të dhunshëm.

Akuzat e opozitës se këtë e ka bërë Rama, duken jo vetëm pa një linjë logjike, por edhe sempliste të motivuara thjesht për konsum politik. Është pikërisht këtu që duhet të hyjë në lojë përgjegjshmëria, si dhe pjekuria e liderëve tanë kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla. Në vend që të presin me durim rezultatet e hetimeve, ata vrapojnë të bëjnë deklarata, të cilat ndezin edhe më shumë atmosferën përcëlluese politike, duke rrezikuar seriozisht destabilitetin e vendit. Një klasë politike e përgjegjshme, tregohet e pjekur dhe e kujdesshme që gjërat të mos precipitojnë në nivele të tilla alarmante sa të shkaktojnë një konflikt social me pasoja të paparashikueshme.

Z. Rama nuk kishte fare nevojë të porosiste sulmin ndaj kryetarit te opozitës, sepse ishte vetë protesta e organizuar prej këtij të fundit dhurata më mirë elektorale që i bënte kryeministrit në atë dite, kështu që nuk kishte fare nevojë të godiste opozitën kur të gjitha mediat ndërkombëtare ishin në Tiranë. Një sulm i pozitës ndaj opozitës në sy të këtyre mediave do të thoshte një akt vetëvrasjeje politike për mazhorancën. Prandaj, narrativja opozitare është krejt pa sens. Mos të harrojmë se në protestën e datës 12 nëntor, z. Berisha e shpalli Ramën armik të tijin. Ky cilësim është motivi perfekt për këdo që do të donte që në Shqipëri destabiliteti të ulej këmbëkryq në kohën kur e gjithë bota ndjehet e destabilizuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe ne si shqiptarë kemi shumë armiq që do ta donin këtë gjë me gjithë shpirt. Ja pse është shumë e rëndësishme që opozita të tregojë pjekurinë e duhur politike dhe të kontribuojë në gjënë më të rëndësishme që ka një vend, stabilitetin dhe prosperitetin. Nëse në 12 nëntor, deklarohej se nuk do të ketë më stabilitet dhe siguri në Shqipëri, nëse cenohet vota, kjo gjuhë e politikë sonë është melodi për armiqtë e shumtë që na rrethojnë.

blank

Si u themelua shteti shqiptar? Media greke: Me gjithë provat dërrmuese në favor të grekëve, Vorio Epiri në fund iu dha Shqipërisë

Me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, media e njohur greke, ‘Protothem.gr’, ka publikuar një shkrim me titull: “Si u arrit pavarësia e Shqipërisë”.

blank 

Media në fjalë pretendon se Shqipëria luftoi e fundit kundër Perandorisë Osmane pasi kishte frikë nga copëtimi nga vendet fqinje.

Në të njëjtën kohë Protothema.gr, pretendon se faktori ndërkomëbtar e Epirin e Veriut ia dha me pa të drejtë territorit shqiptar.

Shkrimi i plotë

Më 28 nëntor, Shqipëria festoi të ashtuquajturën ditë të pavarësisë. Në një artikull interesant në protothema.gr më 30/11/2022 lexojmë për festimet e emigrantëve shqiptarë, shumë prej të cilëve hipnin në makina luksoze, në Londër për festën e pavarësisë së vendit të tyre. Por si arritëm deri në këtë ditë, 28 nëntor 1912?

Çështja kontinentale veriore

Çështja kontinentale veriore doli në pah pas vitit 1881. Aspekti kryesor i saj ishte se grekët dhe shqiptarët pretendonin gjithmonë të njëjtin territor. Kontinenti verior i grekëve ishte Shqipëria jugore për shqiptarët. Natyrisht, opinionet greke bazoheshin në fakte reale: të drejta historike, afinitete kombëtare, racore dhe fetare, si dhe arsye strategjike.

Qëndrimi grek se kishte një shumicë ortodokse greke në Epirin e Veriut u kundërshtua nga shqiptarët, të cilët nga ana e tyre pretendonin pjesë të Epirit grek, me arsyetimin se ata ishin të banuar nga ortodoksë dhe myslimanë shqipfolës. Problemi lindi nga praktika osmane e klasifikimit të njerëzve sipas fesë së tyre.

Kjo taktikë e osmanëve për të përdorur fenë dhe jo ndërgjegjen kombëtare si kriter për përcaktimin e përkatësisë etnike, krijoi shumë mosmarrëveshje midis grekëve dhe shqiptarëve, ata prej të cilëve i përkisnin kishës ortodokse konsideroheshin grekë, ndërsa myslimanët klasifikoheshin si turq. Sundimi osman në Epir, ashtu siç ushtrohej ekskluzivisht nga shqiptarët myslimanë, synonte të ngatërronte qëllimisht kufijtë e Epirit dhe Shqipërisë, në një mënyrë që prekte interesat greke.

blank

Në Greqi, shumë donin, për arsye historike dhe të tjera, kufijtë e Greqisë të arrinin në lumin Genousos (Skoubi). Në kohët e lashta, ky lumë i veçantë ishte kufiri midis Epirit dhe Ilirisë. Përkundrazi, shqiptarët myslimanë, veçanërisht ata që jetonin në jug të Genusit, i zgjeruan kufijtë e shtetit shqiptar deri në Gjirin Ambrakian.

Përpjekjet për krijimin e një shteti binar greko-shqiptar mes viteve 1881 – 1908 nuk dhanë fryte. Vëmë re se ndër ata që luajtën në atë kohë në qasjen greko-shqiptare, ishte Ismail Kemal, një nga dy pionierët, së bashku me Luigi Gurakukin, të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor.

Revolucioni i Turqve të Rinj (1908)

Gjithçka ndryshoi pas revolucionit të xhonturqve në vitin 1908. Pozita e shqiptarëve në perandorinë osmane u diferencua dhe filloi nacionalizmi shqiptar. Brenda pak muajsh shqiptarët themeluan shkolla, klube dhe shoqata kulturore dhe botuan gazeta e revista. Xhonturqit, në vend që të kuptonin se shqiptarët mund të ishin aleatë të vlefshëm, në mënyrë të gabuar nxituan t’i konfliktonin ata, duke rezultuar në sulme të dhunshme që synonin turqizimin e Shqipërisë.

Kështu, nga vera e vitit 1909 deri në shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, zona të mëdha të Shqipërisë së Veriut ishin në një gjendje të vazhdueshme rebelimi. Kryengritësit shqiptarë shpresonin se revolucioni i tyre do të përhapej në të gjithë vendin dhe se do të pasonte ndërmjetësimi evropian dhe njohja e Shqipërisë. Por as në vitin 1911 dhe as më 1912 popullatat e Shqipërisë së Jugut nuk u revoltuan.

Në qershor të vitit 1911 në Epir u shfaqën grupe të armatosura greke si kundërpërgjigje ndaj atyre shqiptare. Por qeveria greke në udhëzimet e saj për agjentët e saj konsullorë në Epir dhe Shqipëri theksoi se këto grupe duhet të shpërbëhen dhe se nuk duhet t’u jepet asnjë ndihmë.

Ministria e Punëve të Jashtme greke, në një qarkore shumë të rëndësishme dërguar të gjitha konsullatat në Epir dhe në Shqipëri më 30 qershor 1911, theksonte se krijimi i një shteti të pavarur shqiptar i sjell dobi Greqisë, sepse shqiptarët do të ishin miq dhe aleatë besnikë. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme 1911, dosja E. 17007, Ministria e Punëve të Jashtme në Konsullatat e Epirit dhe Shqipërisë, Athinë 30 qershor 1911).

Natyrisht, mirëkuptimi i dëshiruar greko-shqiptar bazohej në supozimin se Turqia evropiane do të shpërbëhej. Me gjithë përpjekjet e nacionalistëve shqiptarë, midis shqiptarëve të jugut dhe epirotëve nuk pati asnjë rebelim. Epiri është territor grek dhe epirotianët ishin të kujdesshëm për t’u rebeluar, pasi rrezikonin të shiheshin si shqiptarë dhe jo si grekë.

blank

Përpjekje të reja për krijimin e një shteti greko-shqiptar u bënë në fillim të vitit 1911 nga Faik Konica, përfaqësues i bejlerëve shqiptarë dhe kleriku Fan Noli (i lindur në Trakinë Lindore Theofanis Stylianos Mavromatis). Por as ata nuk patën sukses, pasi situata kishte ndryshuar. Lufta e Italisë me Perandorinë Osmane, e cila filloi në vjeshtën e vitit 1911, u mundësoi shqiptarëve të organizonin një rebelim në shkallë të gjerë në pranverën e vitit 1912.

Revolucioni u organizua nga një grup aktorësh politikë shqiptarë në Stamboll, të cilët vendosën që rebelimi të fillonte nga Kosova dhe më pas të përhapej. Kështu në qershor të vitit 1912 banorët e rajoneve malore të Kosovës ngritën krye. Turqit, edhe pse luftuan kundër Italisë, dërguan trupa për të luftuar shqiptarët e Kosovës. Megjithatë, në disa raste këto trupa iu bashkuan shqiptarëve, duke ua lehtësuar detyrën këtyre të fundit.

Në fund të korrikut 1912 kryengritësit shqiptarë dominuan në veri të Shqipërisë, ndërsa më 12 gusht pushtuan Shkupin. Kështu osmanët u detyruan t’u jepnin privilegje. Më e rëndësishmja dhe vendimtare nga të gjitha ishte përcaktimi territorial i Shqipërisë, e cila deri atëherë ishte një zonë gjeografike pa kufij të saktë. Qeveria osmane pranoi që vilajetet e Shkodrës, të Janinës, të Kosovës dhe të Manastirit i përkisnin Shqipërisë. Kjo i alarmoi grekët, të cilët u bindën me një vonesë të qartë, se shqiptarët, në të njëjtën kohë që qeveria merrej me diskutime të kota me privatët (shqiptarë), po luftonin për krijimin e një shteti autonom në këto katër vilajete. Kjo rezulton nga arkivi i Ministrisë së Jashtme: A.Y.E., 1912, B – 42, nr. 1865, Konsulli i Përgjithshëm i Janinës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Janinë 28 gusht 1912.

Po pse dështoi krijimi i shtetit greko-shqiptar? Arsyeja kryesore ishte se grekët dhe shqiptarët pretendonin të njëjtën zonë, Epirin e Veriut. Kështu qasja greko-shqiptare ishte e pamundur. Por kishte edhe arsye të tjera: a) mungesa e udhëheqësve shqiptarë me autoritet të njohur në të gjithë vendin, b) përpjekjet e vazhdueshme të xhonturqve për të forcuar grindjet midis grekëve dhe shqiptarëve dhe c) ndërhyrja italo-austriake që synonte të parandalonte ndonjë grek. Bashkëpunimi shqiptar, sepse do të ishte pengesë për ambiciet e tyre në të njëjtin rajon.

blank

Luftërat Ballkanike

Qeveria greke inkurajoi krijimin e një shteti autonom shqiptar jashtë Epirit, por kuptoi se një Shqipëri autonome mund të bëhej instrument i Austrisë dhe Italisë. Megjithatë, shpërthimi i luftës së parë ballkanike në tetor 1912 ndryshoi në mënyrë drastike situatën. Nacionalistët shqiptarë u gjendën në një pozitë shumë të vështirë. Gradualisht u bë e qartë se aleatët ballkanikë synonin të copëtonin Shqipërinë.

Kështu krerët shqiptarë duke parë se Turqia do të humbiste luftën për të qetësuar Fuqitë e Mëdha deklaruan më 16 tetor 1912 se populli shqiptar nuk do të luftonte për të forcuar pushtetin osman në Ballkan, por për tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe deklaruan se shqiptarët do të luftonin, pranojnë për katër vilajetet e sipërpërmendura, vetëm qeverisje unitare (Burimi: Universiteti i Tiranës, “Historia e Shquiperise II”, f. 353-354, Tiranë 1965).

Pra, forcat shqiptare luftuan në anën e Turqisë, jo sepse donin vazhdimin e sundimit turk, por sepse besonin se së bashku me turqit mund të mbronin territorin e tyre dhe të parandalonin copëtimin e Shqipërisë së Madhe që ata parashikonin.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë – Roli i Austrisë dhe Italisë

Sukseset e aleatëve ballkanikë kundër turqve alarmuan perandorinë austro-hungareze, e cila pa se zhvillimi i pakufizuar i Shqipërisë ishte i lidhur me interesat e saj. Kështu Austria arriti në përfundimin se duhej të mbështeste krijimin e një Shqipërie të pavarur. Në fund të tetorit 1912, gjermanët dhe italianët ranë dakord me austriakët.

Por italianët nuk donin që asnjë pjesë e bregdetit shqiptar të kalonte në një vend tjetër, sepse kishin frikë se Austria do të pretendonte një pjesë për vete. Për Austrinë krijimi i një shteti të pavarur shqiptar ishte mënyra më e sigurt dhe më efektive për të shkëputur Serbinë nga Adriatik dhe për të bllokuar zgjerimin e saj drejt perëndimit.

Turqit, duke parë se ishin në një situatë të rëndë, kërkuan më 4 nëntor 1912 ndërmjetësimin e Fuqive të Mëdha për të arritur ndërprerjen e armiqësive. Të gjithë palët ndërluftuese e pranuan propozimin për armëpushim, me përjashtim të Greqisë, e cila deklaroi se insistonte në dorëzimin e Janinës dhe ruajtjen e bllokadës së bregdetit të Adriatikut me të drejtën e Neopsisë.

Ora 11:13 05.12.2022 Nacionalistët shqiptarë, duke parë se vazhdoi avancimi i grekëve në Epir dhe i serbëve drejt Adriatikut, vendosën të marrin masa për të shmangur copëtimin e vendit të tyre. Ismail Kemal (1844 – 1919), protagonist i debateve të viteve të mëparshme për krijimin e një shteti greko-shqiptar, ishte në Kostandinopojë si deputet i parlamentit xhonturq kur u shpall Lufta e Parë Ballkanike. Ismail Kemal Bej Vlora, i njohur më parë si Ismail Haki Bej Vlora, lindi në Vlorë dhe studioi në Shkollën Zosimaia në Janinë përpara se të vendosej në Stamboll në 1859.

Më pas ai mbajti poste të ndryshme në shtetin osman. Në fund të tetorit 1912, ai u largua nga Stambolli i shoqëruar nga Luigi Gurakuqi (1879 – 1925), një pasardhës i katalanasve të konvertuar në islam gjatë mbretit George, dhe me urdhër të turqve u nisën për në Vjenë. Aty u takuan me Ministrin e Jashtëm austriak Berthold, një Mishelene të frikshëm dhe ambasadorët e Britanisë dhe Italisë. Sipas dosjeve sekrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme austriake, më 15/11/1912 iu dha urdhri Qemalit dhe Gurakuqit që të niseshin për në Epir dhe të shpallnin pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë apo Durrës dhe në të njëjtën kohë të formonin qeverinë e parë të Shqipërisë.

Ishte nxitimi i italianëve për të penguar avancimin grek në Epir saqë më 10 nëntor 1912 propozuan shpalljen e Janinës, e rrethuar nga ushtria greke, si kryeqytet të shtetit shqiptar. Fatmirësisht, forcat e vogla e të shkathëta greke, mes të cilave kishte edhe shumë vullnetarë Kretanë dhe njësi guerile vendase, kishin avancuar drejt Vorio Epirit dhe në fund të nëntorit çliruan Himarën dhe zonën e Shën Sarandës.

Qemali dhe Gurakuqi, drejtor i Akademisë Pedagogjike të Elbasanit mbërritën më 21 nëntor 1912 në Durrës. Ata nuk mund të zbarkonin në Vlorë, pasi trupat greke ishin në periferi të qytetit. Por edhe në Durrës, Qemali, Gurakuqi dhe pjesa tjetër e shqiptarëve nuk mundën të qëndronin, pasi trupat serbe po i afroheshin qytetit për të siguruar daljen e vendit të tyre në Adriatik. Kështu Qemali caktoi Vlorën si vendtakim të ri. Aty më 28/11/1912 pa praninë e përfaqësuesve nga asnjë krahinë u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe u formua qeveria e parë shqiptare nën Ismail Qemalin. Ushtria greke kishte arritur tani në periferi të qytetit.

Por italianët madje e kërcënuan vendin Greqinë me luftë nëse do të pushtonte Vlorën. Qeveria Qemali ua bëri të njohur fuqive evropiane dhe Turqisë dhe dërgoi një delegacion në konferencën e ambasadorëve në Londër. Atje Qemali kërkoi krijimin e një shteti autonom shqiptar nën tutelën dhe suzerenitetin e sulltanit. Natyrisht, ostracizmi i turqve nga thuajse i gjithë Ballkani, më pas ndryshoi planet dhe më pas autonomia u kthye në një kërkesë për pavarësi të plotë.

Më në fund Shqipëria u shpall shtet sovran dhe i pavarur më 29 korrik 1913 me Traktatin e Londrës. U caktua një komision ndërkombëtar për të studiuar kushtet në të cilat shteti i ri do të zinte vendin e tij midis vendeve evropiane dhe sundimtar i Shqipërisë u zgjodh oficeri gjerman Princi i Wied-it. Kufijtë e Shqipërisë në jug u përcaktuan me protokollin e Firences të datës 4/17 dhjetor 1913, me të cilin do të vinin Delvina, Himara, Saranda, Tepelena, Premeti, si dhe Korça dhe Gjirokastra, që ishin çështjet kryesore të mosmarrëveshjes me Greqinë. nën Shqipëri.

Përbërja e popullsisë në Epirin e Veriut bazuar në të dhënat e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (1913 – 1914)

Por si ishte përbërja e popullsisë së Vorio Epirit në atë kohë? Le të shohim shifrat zyrtare të Komitetit Ndërkombëtar të Kontrollit Etnologjik deri më 28.04.1914. Administrata e Kazadave të Koricës (3 gjithsej): 40.080 grekë, 28.600 shqiptarë, gjithsej 60.680, 126 shkolla greke, 2 shqipe. Kazas Starovou: 1.326 grekë, 7.262 shqiptarë, gjithsej 8.588, 27 shkolla greke, asnjë shqipe. Kazas Kolonias: 14.269 grekë, 6.615 shqiptarë, gjithsej 20.884, 35 shkolla greke, asnjë shqipe. Kazas Argyrokastro: 26. 440 grekë, 15.000 shqiptarë, gjithsej 41.440, 124 shkolla greke, asnjë shqipe. Kazas Himaras: 8,188 grekë, 2,460 shqiptarë, gjithsej 10,648, 34 shkolla greke, asnjë shqipe. Kazas Delvinou: 19.295 grekë, 2.645 shqiptarë, gjithsej 21.940, 69 shkolla greke, asnjë shqipe. Kazas Leskovikiou: 7,455 grekë, 2,993 shqiptarë, gjithsej 10,448, 19 shkolla greke, asnjë shqipe. Kazas Tepeleniou: 8.093 grekë, 4.727 shqiptarë, gjithsej 12.820, 20 shkolla greke, asnjë shqipe. Kazas Premetis: 12.251 grekë, 10.823 shqiptarë, gjithsej 23.074, 62 shkolla greke, asnjë shqipe.

Epilog

Me gjithë provat dërrmuese në favor të grekëve, Vorio Epiri në fund iu dha Shqipërisë. Qeveritë greke vlerësuan keq disponimin e shqiptarëve dhe u shpenzuan në diskutime të pakuptimta për një shtet greko-shqiptar, në të njëjtën kohë që nacionalistët shqiptarë e shikonin Janinën si kryeqytetin e shtetit të tyre të ri. Në fillim të Luftës së Parë Ballkanike, Ushtria e Thesalisë kishte shtatë divizione dhe Ushtria e Epirit një, e përbërë nga 10.000 burra.

Misioni kryesor i ushtrisë së Epirit ishte të formonte krahun perëndimor të pjesës më të madhe të forcave greke që do të avanconin në Maqedoni dhe misioni i saj sulmues ishte të pushtonte lartësitë e Gribovës nga ku turqit bombarduan Artën në 1897 dhe të forconte atje duke përdorur si më shumë forca turke mund.

Është sugjeruar se nëse nuk do të vonohej kaq shumë kapja e Janinës, trupat greke mund të kishin arritur në lumin Genousos, përpara çdo aksioni shqiptar. Aty do të takoheshin me trupat e Serbisë dhe Malit të Zi. Megjithatë, besojmë se ndërhyrja e Austro-Hungarisë dhe Italisë do ta vështirësonte një gjë të tillë. Në fund të fundit, me ndërhyrjen e austriakëve dhe italianëve, serbët u tërhoqën nga Durrësi dhe malazezët nga Shkodra.

E sigurt është se shqiptarët përfituan shkëlqyeshëm nga rrethanat dhe ndihmën e Fuqive të Mëdha dhe shpallën autonominë e tyre më 28/11/1912. Një vit më vonë, Vorio Epiri, me gjithë provat dërrmuese që mbrojnë koncesionin e tij ndaj Greqisë, iu dha Shqipërisë dhe fatkeqësisht u verifikuan parashikimet më të këqija për helenizimin e Vorio Epirit…

blank

EuReporter: Lideri i opozitës goditet në protestën kundër qeverisë

Një nga mediat më të rëndësishme të Brukselit, EuReporter, shkruan sot se lideri i opozitës shqiptare u godit në fytyrë ndërsa po marshonte për të protestuar.

“Sali Berisha, kreu i opozitës shqiptare, u godit nga një vëzhgues mashkull, ndërsa po drejtonte nj grup mbështetësish në qendër të Tiranës në mbështetje të protestave antiqeveritare që po zhvilloheshin njëkohësisht me një samit të BE.

Tirana ishte mikpritëse e samitit të parë BE-Ballkan. Aty morën pjesë liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Berisha, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, po ecte përpara mbështetësve të tij që po valëvisnin flamujt e BE-së dhe Shqipërisë. Një burrë iu afrua Berishës dhe e goditi me grusht në fytyrë.

Berisha u gjakos, por ai iu drejtua protestuesve në sheshin kryesor, ndërsa policia vëzhgonte me pajisje kundër trazirave,” shkruan agjencia.

“Kombi ynë po zhduket… ky është kërcënimi më i keq ekzistencial i Shqipërisë në historinë e saj,” tha Berisha.

Sipas agjencisë, Berisha e siguroi turmën se do të shpëtonin Shqipërinë, duke premtuar se do t’i jepte fund varfërisë dhe krimit që po i dëbojnë njerëzit nga vendi. syri.net

blank

FJALORI I 8 DHJETORIT 1990, SI TERMINOLOGJI E LIRISË- Nga dr. Mujë Buçpapaj

Tetë dhjetori 1990 bëri një rregullim të historisë. Nëse tirani kishte menduar se kishte fashitur çdo shpresë për trazirë, 8 dhjetori dha shembullin e kryengritjes. Një natë ndau historinë. Rebeluesit ndaj sistemit, një grusht djemsh dhe vajzash studentë konviktorë, kapercyen rregullin. Dolën nga godinat e errëta të Qytetit “Studenti” për t’iu drejtuar kryeqytetit më një shpërfillje ndaj sistemit të hekurit dhe dhunës.

Ata ngjitën në majë të natës dritën e guximit. Përpara kishin sistemin e dikaturës së proletariatit, sampistët, anëtarët e byrosë, pleq të rrjedhur dhe mizorë, strukturat e krimit të fshehtë, skuadrilet e pushkatimit pa gjygj, ushtrinë dhe urrejtjen ndaj lirisë.

Tetë dhjetori prodhoi lirinë, forcën e ecjes dhe sëndertimit të fjalorit të ri politik.

Tashmë fjala komitet qëndror ishte një përqeshje, ndërsa kalec vetëm një nofkë. Një byrosit ishte një matuf, ndërsa një polic një mjeran i pashpresë. Një pjesë e shoqerisë kishte dalë nga rreshti dhe gjendej në rrugë në kërkim të Europës. Shoqëria e kazermës po shpërbëhej. Slloganet “E duam Shqipërië si gjithë Europa” dhe “Liri –Demokraci” e tronditën nga themelet komitetin qendoror te Partisë Komuniste dhe Sigurimin e shtetit. Liri, Demokraci, Barazi, NATO, Perendim dhe Mosbindje, është fjalori i ri i tetë dhjetorit.

Ajo natë me gjithë sponatanitetin e saj, zuri të papërgatitur sistemin e dikaturës së proletariatit. Në mesnatën e 8 dhjetorit 1990, kur skuadra të dhunshme të regjimit ngritën dorë kundër Azem Hajdarit dhe bashkëstudentëve të tij, Partia e Punës së Shqipërisë me gjithë strukturat e saj, e vendosi vetën në anën e kundërt të historisë.

Ky nuk është një detaj i vogël. Është krejt historia e PS-së, ndaj pluralizmit. Më saktë mospranimi i tij, kundërshtimi nervoz që zë fill me 8 dhjetor 1990.

Përleshja kishte filluar për jetë a vdekje, mes dy sistemeve, në mes dy formacioneve, edhe pse më të pabarabartat në botë. Njëkohësisht më të ndryshme. Studentët kishin vetëm ëndërrat e lirisë dhe zemrat e forta, ndërsa PPSH-ja kishte mekanizmat e dhunës që do të ndërsente mbi studentët.Që nga ky moment bashkstudentet e Azem Hajdarit nuk ishin më konviktorë të thjeshtë që e kishin ngrysyr atë natë pa darkë dhe në errësirë, por luftëtarë të lirisë, ndësa ata që ishin në anën tjetër, Muri i kalbur i Berlinit, zgjatimi i telave me gjemba që kishin mbajtur të izlouar vendin për gati 50 vjet.

Atëherë kur gati na kishin lënë shpresat për një ndryshim, studentet ndezën zjarrin ku gjërat do të shiheshin më mirë.

Presidenti Komunist Ramzia Alia, një vit pas rënjes së Murit të Berlinit dhe prerjes së kokës së Çausheskut, dukej qartë se po mashtronte. Ai nuk kishte qëllim të iniconte reforma që preknin thelbin e sistemit, por vetëm të reformonte atë, ta bënte më të manovrueshëm në kushtet e reja botërore. Siç thuhej atëherë “një farë Kube në breg të Adriatikut.” Por studentët nuk mendonin kështu. Thirrjet e Alisë se “Shqipëria nuk është as lindje as perendim”, apo “një rast i vencantë,” ishin qesharake. Fjalimet e tij të fshehta në Byronë Politike se “edhe bar do të hamë edhe gjak do të derdhim” ishin kobndjellëse. Përpjekjet e tij për të ruajtur edhe Enver Hoxhën edhe sitemin socialist ishin antihistorike.Ato nuk mund të çonin në pluralizëm dhe bash për këtë shkak studentët kishin ngritur krye, duke formuluar terminologjinë e lirisë gjatë një procesi të vështirë të matjes së forcave.Me studentët kishte shumë faktorë. Me regjimin thuajse asnjë. Për studentët ato ditë dhjetori fjala revolucion ishte si fjala “dashuri”, apo “ta rrezojmë regjimin komunist”, ishte e ngjashme me një si “a do latë darke”, fjala “Poshtë Nexhmije Hoxha”, ishte pak a shumë si “ zonjushe a deshiron të bëjmë një vallëzim bashkë”, një rregull rutinë i mbremjeve strike të organziatës së rinisë komuniste në fakultete. Fjala “Poshtë regjimi komunist” ishte tamam si, “kjo supë e mencës shtatë nuk hahet, pse nuk kërkojmë diçka tjetër më të mire nga qendra.”

Ky ishte fjalori i ri që lindi papritmas me 8 dhjetor, por që mund të kishte lindur edhe me 14 janar 1990 në Shkodër kur u rrëzua busti i Stalinit, me 2 korrik 1990 kur u thyen ambasadat në Tiranë, apo në fund të tetorit 1990 kur vendin e braktisi Ismail Kadareja, në shënjë proteste ndaj regjimit. Por mllefit shoqëror i duhej pak kohë për t’u përgatitur për 8 dhjetorin, siç i duhet një guzhinjeri të mirë për të përgatitur një gosti. Ky ishte banketi që studentët i kishin rezervuar regjimit, e thartë, biles e hidhur për byroistët, për bllokmenët, për dinastinë komuniste, por e nevojshme që vendi të dilte nga izolimi, censura, përjashtimi kombëtar dhe vetëshkatrrimi.

Faktori SHBA, rënja e Murit të Berlinit, deshtimi i regjimeve socialiste përgjatë Europës Lindore, rrënimi ekonomik, papunësia, varfëria ekstreme, kriza e bukës dhe zija e ushqimit, ishin kundër sistemit. Shqipëria reale ishte kundër regjimit, Presidenti Amerikan Bush dhe “Zëri i Amerikës”, ishin kundër regjimit.

Ora e gjykimit kishte ardhur dhe Azem Hajdari ishte një gjykatës i rreptë, por i drejtë. Gjykimi i tij vazhdon edhe sot ndaj Partisë Socialste që u gjend atëherë në anën e kundërt të historisë. Ai bëri thirrje të ecnin përpara, të shëmbnin sistemin gjakatar i cili po mbante Shqipërinë larg proçesve europiane. “Dominoja e fundit”, siç e quante nga Zeri i Amerikes gazetari Elez Biberaj Shqipërinë e asaj kohe, po binte. Pas katër ditë protetstash do të lindte edhe Partia Demokratike. Fjalori i tetë dhjetorit do të bëhej terminologji e lirisë dhe e Shqipërisë europiane, do të bëhej pjesë njerëzore e Partisë Demokratike. Prandaj fjala antimitig e formuluar nga socialistët për përkujtimin e tij, fiks 32 vjet më vonë, është një kërkim i gabuar.

Tetë dhjetori ishte vetëm një miting-protestë ndaj regjimit komunist dhe ai i përkiste studentëve, të cilët katër ditë më vonë themeluan Partinë Demokratike. Zhargoni i dhjetorit, tashmë ka ndryshuar gjithçka. Përveç terminologjisë së mirësjelljes që u përdor për herë të parë pas gati 50 vjetësh, si “zonjë “ dhe “zotrinj”, pas 8 dhjetorit 1990, slloganet “Miting”, “Shkojmë në miting”, apo “Si shkoi mitingu ” u shndërrua në një fjalor të ri të njerëzve të PD-së, të krejt qytetarëve shqiptarë. Ndërsa antonimi “antimiting” është një terminolgji e Partisë se Punes, është një kundërvënje.
Pra fjala miting për herë të parë u përdor nga demokratët në dhjetor 1990, kursë fjala antimiting u përdor për herë të parë nga burokracia puniste në janar 1991, duke u bërë në vazhdim një praktikë e saj kundër PD-së. Qysh prej 11 janarit 1991 kur PS do të organizonte antimitugun e parë në Tropojë (për shkak se dy udhëheqësit kryesore të PD-së, Sali Berisha dhe Azem Hajdari ishin nga Tropoja), deri me sot, dhjetor 2022, termi antimiting ka mbetur në fjalorin e vjetër të PS-së.

Kujtimi i 8 dhjetor 2020, është një rikthimim tek 8 dhjetori 1990, tek fjalori dhe terminologjia e lirisë që prodhoi ajo datë fatlume e historisë tonë të re. Kjo ditë i therret të rinjtë shqiptarë për të reflektuar thellë jo vetëm për fjalorin e lirisë dhe terminilogjinë përkatëse, por edhe për dështimin e demokracisë për kthimin e saj në një fjalë mashtruese që nuk ka asnjë ngjyrim nga kuptimi themelor që unë dhe bezi im i patëm dhënë në dhjetor 1990.

blank

Kryekomunari i Ulqinit vizitë Berishës në PD: Je simbol i trevës sonë. Solidarizohemi me ju kundër dhunës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur në një takim kryetarin e komunës së Ulqinit dhe një delegacion shoqërues.

“Populli i Ulqinit iu ka simbol”, i ka thënë në hyrje të bisdës Omer Bajraktari duke shprehur në vijim solidaritetin kryetarit demokrat për sulmin e programuar politik para protestës së 6 dhjetorit.

Berisha e ka falenderuar kryekomunarin për vizitën dhe shprehjen e mbështetjes vëllazërore dhe biseda ka kaluar te sfidat e faktorit shqiptar në Shqipëri, Mal të zi dhe në gjithë Ballkanin.

“Na duhet fqinjësi e mirë me Malin e Zi”, ka thënë Berisha duke u ndalur në rëndësinë e trevave shqiptare atje për historinë e Shqipërisë. “Ndryshe nga vendet e tjera, që e kanë nxjerrë nga letërsia, shqiptarët e kanë nxerrë nga huta Rilindjen dhe  ndergjegjen kombëtare”, ka thënë Berisha duke kujtuar përpjekjet e trevave shqiptare, Plaves fhe Gucise tashmë jashtë kufijve, për mëvetësinë e Shqipërisë.

Berisha ka kujtuar se në vitin 2013, Shqipëria ia kalonte Malit të zi për nivelin e rrogave, ndërsa sot Mali i Zi ka rrogat me te larta ne rajon ndersa Shqiperia aktualisht i ka rrogat 20-30% përqidn më të ulëta se Kosova, duke u renditur e fundit në rajon.

Kryetari i Ulqinit ka shprehur shqetësimin për mungesën e një pike doganore në anën shqiptare në Zogaj të Shkodrës, duke e informuar kryetarin e PDse malazeët e kanë hapur në anën e tyre.

Në fund të një bisede me nota solidariteti dhe vëllazërie, zoti Bajraktari e ka ftuar zotin Berisha për të vizituar Komunën e Ulqinit ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi. syri.net

  • blank
blank

6 dhjetori i atentatit ndaj Berishës me sytë e 8 dhjetorit të studentëve – Nga Ndriçim Kulla

Qielli i së vërtetës mbi goditjen e paprecedentë të liderit të opozitës në një miting paqësor, ka filluar të kthjellohet e të qartësohet çdo orë, nga retë e mjegullimit të propagandës qeveritare. Gjithçka tashmë duket e bardhë mbi të zezë, dhe kjo është pikërisht ajo që duhet thënë e duhet reflektuar: kuptimi më i thellë dhe më i ndërgjegjshëm i çdo shqiptari, pa dallim partiak, ndaj një ngjarje të tillë. Janë shumë shenja që djallëzisht dhe me regji, duke mos mundur të ndalojnë të vërtetën, tashmë po kërkojnë ta vogëlojnë dhe parëndësojnë incidentin, që në fakt, nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit, me një fuqi të tillë pamjeje live, në ditën për diell dhe në sy të të gjithë popullit. Kanë ndodhur rrahje, incidente me gjakosje ose dhe më keq, edhe vrasje, por që sidoqoftë nuk kanë pasur këtë mundësi mbulimi të menjëhershëm ( live dhe online në të gjitha llojet e kanaleve të komunikimit) të kronikës së një gjakosje të paralajmëruar, si në romanin e famshëm të Markezit.

Ja, kjo është e bardha e parë mbi të zezën që duhet kuptuar. Regjimit dhe Edi Ramës kjo i duhej parësisht, goditja në sy të të gjithëve i liderit të padiskutueshëm të historisë shqiptare të të gjithë këtyre dekadave. Është një strategji frikësimi, një sinjal me prapavijë destabilizimi, të filluar tashmë të përshkallëzohet këto kohët e fundit, për të arritur kulmin në këtë akt burracakërie të paparë. U fillua me burracakërinë e sharjes dhe ofendimit të gjithë popullit opozitar në parlament, me një grusht verbal fjalësh që nuk kanë asnjë bazë racionale pse të përdoreshin në atë kontekst. U vazhdua me një grusht selektiv tritoli ndaj medies dhe biznesit, në një mënyrë aspak të një mendje të shëndoshë që nuk do të lërë një pamje monstruoze, të frikshme shkatërrimi, një ditë përpara ngjarjes më të madhe të Shqipërisë evropiane, samitit të BE. Dhe u vazhdua me grushtin fizik ndaj liderit historik të demokratëve, mu  në gjirin e aq shumë simpatizantëve, enkas për të ndezur zjarrin e hakmarjes së tyre. Një mendje e shëndoshë, e kthjellët, shqiptar-dashëse i kishte të gjitha mundësitë që ti shmangte, ti anashkalonte e mënjanonte të gjithë këto dimensione të dhunës, në prag dhe në ditën e tij më të madhe të propagandës.

Aq më tepër që në ligjërimin e Ramës për opozitën termat janë gjithmonë zvogëlues, shpërfillës e përbuzës: opozitë e përçarë, e katandisur si mos më keq, opozitë e shitur me rubla, plak qyqar që nuk do të dalë në pension, etj, etj. Atëherë, pse vallë i gjithë ky përshkallëzim i paprecedentë dhe irracional, hakmarrës dhe i sëmurë, ndaj liderit të opozitës? E vërteta e një njeriu aspak budalla,  përkundrazi të kthjellët, të sigurt e shumë të disiplinuar në kryerjen e veprimit më të vogël, që mund t’ia shkatërronte qëllimin, tashmë nuk mund të fshihet me shoshën e një të marri, me kartelë, me të cilin tallen njerëzit në tik-tok. Rëndësia e veprimit, duhet të marrë përmasën e duhur, dhe të dëgjohet e vërteta e një njeriu që ka marrë patentë, kredi, që është liruar nga një dënim i rëndë burgimi, para disa muajsh, etj.

Shumë indicio e shenja bëjnë prova që rrëfejnë se grushti që është hedhur tinëzisht është hakmarrja e verbër e një njeriu që ka frikë nga opozita dhe suksesi që ajo po korr në popull. Ai gjak që nuk çoi në asnjë rebelim apo destabilizim, e tmerroi akoma dhe më tepër, sepse i hoqi shumë fisha të altoparlantit të propagandës së tij për një Berishë të dhunës së vjetër dhe brutale të së shkuarës.

Po akoma dhe më shumë fisha besimi, i hoqi arsyes dhe ndërgjegjes së popullit shqiptar, qëndrimi gati mos-përfillës dhe qëllimisht zvogëlues i rolit dhe funksionit të vërtetë që kryen zoti Berisha, për opozitën e bashkuar, për frontin opozitar, si lideri historik dhe real i saj, ne raport me ambasadën e shtetit amerikan, për të cilin në kemi mirënjohje zemre, jete dhe shpirti. Se si mund të jetë një deputet i thjeshtë Berisha paqësor dhe i grushtuar në boulevard kur ai është realisht dhe i vërtet është kryetari i opozitës që shpuri shqipërinë në NATO dhe realizoi procese të pa fundme ekonomike ,kulturore,arsimore dhe demokratike,ish president dhe ish kryeministër?!. Askush, as mendja më e çartur nuk arrin ta perceptojë përveç kryeministrit që ka dhënë kontribute të pa llogaritshme për të lobuar për ta bërë”non grata”, por gjithashtu edhe ambasadorja Juri Kim ,e cila edhe në këtë flagranc çnjerëzore dhe antidemokratike duket qartë ,se megjithëse foli në mënyrë anonime po vazhdon arrogancën, madje edhe më fort me filozofinë e ushqimit me barë ,që i ka rezervuar popullit opozitar këtu e një vit më parë.

Dhe si në çdo rast, një qasje e skajshme, jo vetëm që  është e pavërtetë, por dhe e dëmshme. Ajo zbulon qartë dhe hapur, si e bardha mbi të zezë,  sintoninë e ambasadores  me qasjen zvogëluese dhe shpërfillëse  që mban kryeministri ndaj opozitës. Gjuha e dhunës verbale në parlament, gjuha e tritolit të një resorti që dihet se   ushqen fjalën e lirë duan një përgjigje të ndërgjegjshme nga çdo shqiptar, i çdo partie qoftë. Paprekshmëria e opozitës është e shenjtë, është demokracia vetë, e gjallë dhe reale, ndaj dhe përgjigja përtej se morale, juridike dhe civile, duhet të jetë dhe politike. Politike, parësisht nga aleatët tanë më të mëdhenj, BE dhe SHBA, në mënyrat dhe fuqitë e tyre të drejta dhe të drejtpërdrejta. Kjo është ajo që gjaku në fytyrën e Berishës kërkon urgjentisht: qartësim, ndërgjegjësim, veprim të koordinuar politik, në emër të një populli që ndihet tërësisht i dhunuar në liritë e tij më themelore. Kompleksi i inferioritetit të një regjimi, më 6 dhjetor, arriti majën e përshkallëzimit të vet, veç në dukje, superior,  dhe sot, më 8 Dhjetor, në ditën e lirisë studentore, ai duhet të ndërgjegjësojë çdo njeri të arsyeshëm se fundi i tij ka nisur. E ardhmja është në sytë tanë, shumë më përpara se ajo të ndodhë, thotë Rilke. E ajo që sytë tanë shohin sot në këtë ditë feste, është që ai do të shkërmoqet me gjithë fuqinë e mëkatit, ligësisë dhe hajdutërisë së vet.

blank

Sulmi kriminal ndaj Berishës, paralajmërim shumë serioz i riaktivizimit të krimit politik – Nga HYSEN ARAPI

Ndjej keqardhje dhe dhimbje njëkohësisht për sulmin kriminal ndaj Dr.Berishës. Ajo që ndodhi duhet të konsiderohet si një goditje që i ndodhi çdo njeriu të ndershëm, por dhe një paralajmërim shumë serioz i riaktivizimit te krimit politik, që pa e kuptuar po sponsorizohet fuqishem nga media, politika , mafia etj .

Ai krim e ka zanafillën në parlament, në dhunën verbale dhe atë të kartonave ,pa folur për shkrepjen e armëve apo grushtet,ku sa herë që mbrohet interesi kombëtar dhe ai qytetar,ka një reaksion të jashtëzakonshëm.

Ne fatkeqësisht nuk kemi mësuar asgjë nga historia jonë e trishtë. Krimineleve jo në pak raste në 110 vitet e fundit, u kemi ngritur hymne , buste e lapidarë, u kemi thurur e kënduar këngë patriotike, i kemi promovuar kudo duke i veshur petkun e “heroit”, duke i bere kështu nje shërbim të çmuar krimit të sotëm politik.

Kjo situatë duhet të marrë fund para se shoqëria jonë të bjerë në kolaps dhe të vihet nën pushtetin e plotë të krimit. U dha një sinjal i rrezikshëm . Duhet reflektuar e ndaluar me çdo kusht e me çdo çmim një situatë e tillë.

blank

Kush e qelloi në të vertete Berishen? Nga Rob Kore

Me duket irrelevant, diskutimi rreth personit qe goditi me grusht Berishen.
Eshte me kartele apo jo, nuk ka asnje rendesi.
Berishen e goditi retorika politike.
Kudo, duke filluar qe nga Amerika e deri në Shqiperi retorika politike eshte ajo qe shpesh here çon në krim politik.
E majta shkelqen në kete pike dhe eshte e pakonkurueshme nga asnje force tjeter.
Në Amerike jane qelluar 6 presidente per shkak te retorikes se forte politike.
Nga keta, 5 ishin republikane.
(Kennedyn e eleminoi CIA).
Shumica e ketyre akteve ju vishen njerezve me probleme mendore.
Por në fakt, nuk ka shume lidhje ky fakt.
Shumica kane qene normale.
Ajo qe ka lidhje eshte se e majta i paraqet të gjithe presidentet republikane si fashiste.
Duke filluar qe nga Lincoln e deri tek gjithe keta të fundit qe kemi jetuar ne, Reagan, Bushet, dhe Trump, jane quajtur dhe jane demonizuar non stop si fashiste.
Etiketime të tilla natyrisht qe bejne efekt në trurin e disa njerezve “pa tru”, të cilet mendojne se bejne heroin.
Jane qelluar presidentet me të mire; Lincoln, Garfield, McKinnley, Th. Roosvelt, Kennedy, Reagan.
Njerezit e thjeshte gabojne kur thone të gjithe politikanet jane njelloj.
Ky eshte nje shabllon i perhapur nga vete politikanet, sepse faji kolektiv eshte faji i askujt.
Nuk ka as politikane, as parti politike qe jane njelloj.
Holliwood doli me koken e prere të Trump qe kullonte gjak.
Nuk ka dale ndonjehere ndonje i Holliwood me koken e prere te Obames.
As nuk do guxonte ndonje republikan i çmendur të tentonte të asasinonte Obamen, siç tentoi krahu tjeter me Lincoln, Reagan etj.
Perkundrazi republikanet kane qene dhe jane të kujdesshem qe Obama të trajtohet me kujdes, si presidenti i pare me ngjyre qe ishte .
Po te guxonte dikush te dilte me koken e prere të Obames, do ishte ndeshkuar shume rende jo vetem nga e majta, por edhe vete republikanet do ta kishin denuar veprimin.
Eshte veprim shume mizor , duke ditur qe Trump kishte nje djale 12 vjeç qe shikonte në televizor koken e prere të të jatit qe kullonte gjak.
Po ashtu, republikanet bene diçka qe e majta nuk do e bente kurre.
Ata e dorezuan( lexo: tradhetuan) Trump, duke lejuar vjedhjen e zgjedhjeve.
E bene për të mbrojtur reputacionin e Amerikes, sepse e majta e kishte dhene të qarte mesazhin nepermjet liderave, senatoreve dhe kongresmeneve, se do ta digjte Ameriken, nqse Trump do rizgjidhej .
Për 6 muaj të tera dogjen, shkaterruan dhe bastisen me mijera biznese, dyqane, ndertesa shteterore si dhe vrane e plagosen me dhjetra police.
E njejta ndodh edhe në Shqiperi.
Demonizimi qe i eshte bere Berishes çoi në kete akt.
Retorika e Edi Rames se Berisha eshte nje i vdekur, retorika e Yuri Kim duke i bere presion PD qe të largojne Berishen ose perndryshe do hane bar, shpallja non-grata nga Blinken me informacione jo serioze të marra nga kundershtaret e Berishes , si dhe urrejtja e pamotivuar dhe e pamënçur, qe treguan Bashistet ndaj Berishes, jane aresyet qe motivuan agresorin.
Qendrimi i publikut ndaj ketij akti.
Në shumice publiku shqiptar reagoi pozitivisht.
Biles edhe nje pjese e mire e anti-Berishisteve e denuan kete akt dhune.
Njerezit pro-Berishes mendojne qe eshte nje veprim i kurdisur nga Rama.
Edhe mundet, por une besoj se eshte me shume veper e sherbimeve të fshehta.
Berisha eshte njeriu i cili ka folur publikisht, por me shume ka vepruar edhe në prapaskene nepermjet disa kongresmeneve republikane, kunder Ballkanit të hapur.
Ai eshte njeriu i cili demaskoi planin Rama-Thaçi-Vucic per veriun e Kosoves.
Non-grata e Blinken dhe agresiviteti i Yuri Kim ndaj Berishes shpjegohen vetem me kete qendrim të palekundur te Berishes ndaj kesaj çeshtje.
Perse duhej non-grata për nje politikan shqiptar, i cili kishte 8 vjet në opozite?
Kush ishte rreziku për Ameriken, qe i hoqi të drejten Berishes për të udhetuar në Amerike?
Nje veprim non-sens per Blinken, por qe rezultoi shume i demshem për Shqiperine.
Të mos harrojme se Blinken eshte njeri i afert me Soros, nga njerezit e të cilit u dergua në DASH dosja me thashetheme gazetash kunder Berishes.
Duhet të dime se gjate gjithe ketyre viteve Beogradi ka punuar shume me lobime në Washington dhe Bruksel.
Ata ja kane arritur qe t’i mbushin mendjen Amerikes dhe Europes se bombardimi i nje kryeqyteti europian ishte gabim.
Biden vizitoi Beogradin kur ishte zv/president dhe në nje fare menyre kerkoi falje.
Veriu i Kosoves vazhdon edhe mbetet nje problem serioz për ceshtjen kombetare.
Serbet e kane deklaruar publikisht qe ata nuk do të pushojne kurre se luftuari për ta ndryshuar statusin e Kosoves.
Propaganda e tyre vazhdon të jete qe Kosova eshte djepi i Serbise.
Prandaj , Berisha duhet mbeshtetur.
Nuk behet fjale për politikanin Berisha, behet fjale për ceshtjen kombetare.
Politikanin Berisha do ta gjykoje historia.
Bashkekohesit nuk gjykojne dot drejt, sepse të gjithe jemi nen efektin e propagandes dhe fake news.

Send this to a friend