Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vazhdoi kërcënimet e tij të pandërprera për një pushtim të Groenlandës dhe në një postim të ri sot (14 janar), deklaroi se “NATO duhet t’u thotë danezëve të dëbojnë rusët dhe kinezët nga Groenlanda tani”.
Në një postim në Truth Social, duke iu referuar Rusisë dhe Kinës, Trump shkroi:
“NATO: Thuaji Danimarkës t’i nxjerrë që këtej, TANI! Dy sajë (slita) me qen nuk do ta bëjnë dot! Vetëm SHBA-të mund ta bëjnë!!!”.

Më parë, presidenti amerikan tha se çdo gjë më pak se Groenlanda “në duart” e Shteteve të Bashkuara është “e papranueshme”, duke përsëritur kërkesën e tij për kontroll të territorit danez vetëm disa orë para një takimi në Shtëpinë e Bardhë mbi këtë çështje.
Ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës do të takohen me zëvendëspresidentin e SHBA-së J. D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në Shtëpinë e Bardhë më vonë sot, pas javësh kërcënimesh nga Trump.