VOAL

VOAL

Dy reflektime mbi dy refleksione te Jozef Radit Nga Thanas L. Gjika

June 19, 2020

Komentet

Mbi turizmin në Shqipëri, patriotët kujdestarë, për ata që e duan me zemër dhe ata që e shohin dhe e ndjejnë nga distanca vlerën e turizmit Nga Musa Sabedini

 

Ditëve të fundit është bërë çështje problematike krejt e panevojshme dhe madje për mua humbje kohe, mbi turizmin në Shqipëri, mbi propagandat e ulëta dhe mbi gjendjen reale në Shqipëri, dhe mbi faktet e pamohueshme që Shqipëria në të ardhmen duhet të përballet me gjendjen reale. Meqë brenda vitit sigurisht frekuentoj mbi 12 herë bregdetin shqiptar, e njoh mirë situatën atje dhe asnjë lajm, kronikë, apo dokumentar nuk mund ta dëmtojë apo pengojë shkuarjen e kosovarëve në Shqipëri. Kosovarët mund të pengohen, dëmtohen, torturohen vetëm nga sjelljet e vendasve, çmimet e pakontrolluara dhe lojërat e shpeshta me ndjenjat e pushuesve. Pra, Shqipëria duhet ta ndryshojë strategjinë mbi turizmin, sidomos ndaj kosovarëve, sepse nëse njëherë e ke mashtruar apo gënjyer kosovarin, ai nuk të harron lehtë ose anasjelltas. Vëllezërit tanë në Shqipëri duhet ta kuptojnë se ne bëjmë nga 4 deri në 8 orë rrugë të lodhur e me rreziqe të shumta për ta shijuar ujin e ngrohtë të bregdetit shqiptar. Liberalizimi i vizave e ka frenuar në një masë të madhe frekuentimin masiv të kosovarëve drejt bregdetit shqiptar, por kjo nuk zgjat shumë, sepse vlerat që i ka deti i Shqipërisë nuk i ka asnjë vend përreth. Krejt çka duhet të investohet nga shteti shqiptar është cilësia, vlera dhe mikpritja më e ngrohtë për pushuesit kosovarë. Kjo nuk do të thotë se ka munguar ose mungon mikpritja, por koha e sezonës kërkon një përkushtim dhe përgjegjësi më të avancuar, kundrejt kërkesave të pushuesve kosovarë.

Politikanë, gazetarë, qytetarë, vëzhgues pasivë, komentues të kotë në rrjetet sociale e të tjerë, ditëve të fundit janë marrë me një fenomen, që në dukje të parë duket shumë i ulët dhe pa asnjë fitore të taborëve të ndryshëm.

“Plazhet bosh”, “Mungojnë pushuesit kosovar”, “Çmimet e larta largojë pushuesit”, “Shezllonet me çmime astronomike”, pra janë vetëm disa nga titujt që u pushtuan nga portalet, duke mos e pasur asnjë fitim nga ky muhabet shterpë.

E vërteta është se mbi turizmin në Shqipëri duhet të flitet, duhet të debatohet shtruar dhe pa asnjë ngarkesë sepse Turizmi mendoj unë, pak a shumë është brengë e përbashkët, në këtë rast të kosovarëve si pushues dhe të vendasve si mikpritës.

Pra çështjen e trajtoj ose do ta orientoj në këtë pikë. Se turizmi në Shqipëri lëngon prej shumë vitesh nga gjëra të thjeshta, por shumë të domosdoshme për një pushues, kushdo qoftë ai dhe ky shpjegim imi as është ndërtuar nëpër laboratorët e Rusisë e Serbisë, siç kanë dëshirë ta përshkruajnë “patriotët kujdestarë” të të gjitha kohërave, që nuk pajtohen asnjëherë me ndonjë vlerësim, që ata mendojnë se dëmtohet Shqipëria.

Unë asnjëherë s`jam pajtuar edhe me këto videolojërat e momentit që bëhen virale në situata të ndryshme në bregdetin shqiptar.

Pushues do të ketë gjithmonë në Shqipëri dhe këtë fakt se ndalon askush, por ne mund të flasim për ngritjen e cilësisë së shërbimeve në Hotelierit, apartamentet private, plazhet që shpesh janë të papastra, mungesa e energjisë elektrike deri në 8 orë në ditë, mungesa e infrastrukturës, etj.

Kam frekuentuar ose qëndruar edhe në Hotele të 200 eurove për një natë, po edhe në Hotele nga 70 euro e tutje dhe asnjëherë se pash ose nuk e takova tek dera e Hotelit, një person apo shoqërues që do të thotë “Mirëserdhe zotëri”. Pse mungon ky gjest mikpritjeje asnjëherë se kam kuptuar.

Do të duhej që në rate të tilla një shoqërues të shprehet: ”Mirë se erdhe vëlla dhe kaloni çaste të mira në ambientet tona”, mungon ky detaj në çdo cep të bregdetit.

Duhet ta keni parasysh se pushuesi kosovar zgjohet në 5 të mëngjesit për të mbërri në plazh, vjen i lodhur, i rraskapitur dhe momenti i parë ose kontakti i parë atij i kërkohet pagesa dhe netët e qëndrimit.

Janë elemente dhe cikërrima periferike, por që kanë peshë tek pushuesit.

Më rastisi të jem natën finale të kampionatit evropian në Shëngjin. Një Hotel bukur luksoz ku hyra për të pirë kafe, mezi më shërbyen me arsyetimin se janë të rezervuara tavolinat. Ngula këmbë dhe qëndrova derisa e përfundova kafenë. Përballë ose në hyrje të Hotelit luksoz ishin hiç më pak se 30 thasë mbeturina, ndërsa ngjitur pothuajse pushuesi kosovar, që ishte me familje po kryente ushqimin e pasditës. Kjo nuk është propagandë as diçka që e dëmton turizmin, përkundrazi ua hap sytë pronarëve, që kujdesi ndaj klientëve duhet të jetë maksimal dhe jo të shihen apo trajtohen si punë leku.

Pa humbur kohë turizmin në Shqipëri mund të dëmtohet e lëndohet vetëm nga vendasit, pra nga personat e parë që kanë kontakt me pushuesit, këtu hynë kamerierët, stafi i Hotelit, mbikëqyrësi i plazhit, kuzhina dhe pjesa e ushqimit.

Shqipëria po ec shpejt, por krahas kësaj ajo duhet të kujdeset urgjentisht për cilësi në ushqime, cilësi në sjellje e mirësjellje, cilësi e shtim të sigurisë, kujdes maksimal në urgjenca mjekësore, shmangie e tollovi të trafikut, balanci i çmimeve ose ruajtja e tyre, sigurimi i energjisë elektrike, kujdestari 24 orë të largimit të mbeturinave nga kontejnerët, që kundërmojnë erë të tmerrshme.
Atëherë pse mos t`i debatojmë hapur këto situata absurdi dhe situata që me pak përgjegjësi institucionale dhe kujdes shtetëror mund të eliminohen.

Nuk besoj që ka ndonjë kosovar, me përjashtim të Agjencive Turistike, që tek e fundit e kanë biznes vajtje ardhjet në Shqipëri, dëshirojnë apo i gëzohen situatave kur plazhet mund të duken të zbrazëta.

Unë takova disa pronar të Hoteleve dhe më thanë me shqetësim se sivjet ka rënie të numrit të turistëve, krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo dukej qartë.

Tjetër janë dronët e Edi Ramës, i cili pa pikë nevoje mundohet të tregojë situatën ndryshe, në vend që Edi Rama, të investoj miliona në ngritjen e cilësisë së shërbimeve, të paktën në trotuaret publike, që duken jo të mirëmbajtur sa duhet dhe të krijoj e mundësoj rend e rregull edhe në trafik.

Më pëlqeu kolegu nga Tirana, Lutfi Dervishi i cili me shembuj konkretë kishte ngritur shqetësimin serioz të siç është shprehur ai :“Shkatërrimit të turizmit në jug” pikërisht nga pasoja e ngritjes së çmimeve.

E dëgjova edhe këtë teori se biznesmen nga Vlora kishin ardhur në Shëngjin dhe u kanë bërë presion Hoteleve të atjeshme që të ngrenë çmimet e dhomave dhe kjo më është argumentuar nga disa pronarë shumë seriozë.

Tani, a duhet të brengosemi për mungesën e pushuesve, që mund të jetë e përkohshme apo duhet të brengosemi për të gjitha ato shqetësime, e dilema që i prezantova më lart.

Bindja ime bazohet vetëm në gjetjet faktike që turizmi në Shqipëri ka nevojë për reforma hoteliere, komunikim modern dhe qasje në komunikim në të gjitha platformat.

Tani dhe një shembull shumë periferik, por që pushuesit kosovar i kushton shumë. Shumë Hotele kanë mungesë të recepcionistëve ose kanë mungesë stafi. Dhe nëse t`i thërret në tel ose viber apo whatsap, në 90% të rasteve nuk e hapin telefonin dhe të sugjerojnë që të shkruash mesazh.

Mungesa e kamerierëve profesionist është shumë evidente dhe ata përbëjnë një pejzash të rëndësishëm të asaj që quhet turizëm me nivel cilësor. Kamarierët janë shumë “agresivë” dhe nuk kanë dëshirë të humbin shumë kohë me ty, sepse nuk e kanë mendjen fare aty, ata e shohin vetën të përkohshëm dhe jo si pjesë e pandashme e Hotelit, ku punon e paguhet.

Nga ky mal problemesh tani në sfond na dalin “mbrojtësit kujdestarë” ata patriotët me baterija që sulmojnë çdo personalitet, që jep një mendim ndryshe ose të paktën tregon gjendjen reale.

Unë nuk i thash, e as i përshkrova as 20% të defekteve, që ka turizmi në Shqipëri sepse për mua si do që të jetë gjendja atje, unë e dua e përjetojë dhe e ndjej bregdetin shqiptar.

Nëse pushuesi kosovar ose kushdo qoftë ai del herët në mëngjes, për të ecur skaj plazhit qysh në start do të bëhet nervoz sepse e sheh se asnjë nga plazhet nuk janë të pastruara, veti kjo shumë e dëmshme dhe neveritëse.

Ose kur në mbrëmje ke dëshirë për të ecur trotuareve publike, do të kënaqesh me kundërmimin e kontenjerëve të papastër. Të bëhemi real këto bashkitë e ato kompanitë publike, që paguhen nuk e kryejnë as 10% punën e tyre.

Jam i lidhur me atë hapësirë shqiptare dhe dëshirojë që ta shoh të ngritur e të avancuar çdo pjesë të bregdetit në Shqipëri, duke lejuar këtu edhe mendime ndryshe dhe ide e propozime, që mund të ndikojnë pozitivisht, për ta ndryshuar rrëmujën që po shkaktohet nga vetë vëllezërit tanë.

Unë kam përjetuar edhe momente e situata të pakëndshme, gjatë këtyre 24 viteve dhe nuk i takojë kategorisë së kolegëve të mi, që ngarendin pas reklamave dhe detin e shijojnë vetëm nga kafiteritë, thjesht flas nga përvoja ime e përjetuar, por pavarësisht kësaj bregdeti shqiptar për mua mbetet prioriteti kryesor sepse e dua me zemër, e dua me shpirt dhe nuk më bëjnë përshtypje tek e fundit finesat e vogla, anipse me pak syqeltësi ato mund të evitohen nga vëllezërit tanë.

Autori është themelues në Rajonipress dhe ligjërues në degën e Media dhe Komunikim në UBT

PERËNDIMI NË DËSHTIM- Nga PAOLO MIELI- Përktheu Eugjen Merlika

 

Çështje e një milimetri. Po të kishte shkuar në shenjë goditja e Thomas Matthew Crooks, Shtetet e Bashkuar do të ishin zhytur në një luftë civile. Me gjasë, me çështjen Biden ende në hava do të kishin dështuar edhe zgjedhjet presidenciale të parashikuara për 5 nëndorin e ardhshëm. E me sistemin e Shteteve të Bashkuar të paralizuar, i gjithë Perëndimi do të ishte gjunjëzuar. Më shumë se sa është tani. E pamundur, në gjëndjen e tanishme, që të dalë në dritë diçka e sigurtë rreth identitetit të “fshehtë” (duke hamendësuar që të jetë një) i shtënësit. Do të na furnizoheshin tregues të përkatësive të tij të shkuar për ditë të tëra. Për vite, për dhjetëvjeçarë. Mbetet e panjohura se si Crooks, i pajisur me një shënjestër shumë të mirë e një aftësi të padyshimtë të përdorimit të armëve, ka mundur të avitet i patrazuar në një distancë prej njëqindenjëzet metra nga shenja e shënuar, të vihej në pozicion zjarri e të shtinte. Edhe këtu do të gjejmë, siç ndodh gjithmonë, dhjetra njerëz që do të thonë se kanë parë, parashikuar, lajmëruar e nuk i kanë dëgjuar. Një skenar i stërnjohur, që secili prej nesh do t’i a përshtasë lehtësisht bindjeve të tij të hershme, shumë përpara sesa veprimi të kryhej.

Ndërsa ai që na duket i qartë është kuadri i përgjithshëm që qëndron në sfondin e atentatit ndaj Donald Trump-it. Prej vitesh një Perëndim i mbetur pa drejtues – duke bërë një përjashtim për Joe Biden pa marrë parasysh problemet e njohur – është në vështirësi kundrejt Kinës, Rusisë dhe Iranit që fitojnë idhtarë të grabitur në t’ashtuquajturin Jugë të botës. Kemi përmëndur fillimisht Kinën sepse është me Vendin e drejtuar nga Xi Jinpingu që do të arrihet në bejlegun përfundimtar. Pekini ndan letrat, blen zona të tëra ekonomike në çdo pjesë të globit, i hap dritën jeshile luftërave nga të cilat mendon se ka leverdi. Ka, veç të tjerave, në gjithë botën atllantike personalitete, që në mënyrë pak a shumë të hapur (gjithmonë në mënyrë të dukëshme, sidoqoftë) janë vënë në shërbim të saj. E ka përcaktuar takimin strategjik të ndeshjes së shekullit që qëndron në ripushtimin e Taivanit brënda e jo më larg se viti 2049. Mundësisht shumë më parë. Pa shprazur asnjë fishek nëse gjërat do të shkojnë siç janë duke shkuar.

Brënda asaj date Perëndimi dhe partnerët vartës të Kinës do të jenë përgjakur në luftëra pa mbarim, të tilla që kur të kërcasë ora e Taivanit, askush nuk do të dojë të dijë për luftime, raketa, ploja, as për Vënde ndërmjetës. Evropa ka treguar buzë ndodhisë ukrainase, se nga çfarë brumi është gatuar. Ndonjë e papritur e mirë ka ardhur nga Vendet fqinj të Rusisë, ka patur një qëndresë thelbësore të Britanisë së Madhe, pjesërisht të Gjermanisë e paparashikueshmërisht të Italisë (por deri pak ditë më parë). Për të tjerët lloqe, shtyrje dhe mungesë gatishmërie për të shpenzuar në armë të reja. Duke plotësuar gjithshka nga thirrje korale për paqë (pra për dorëzim), të pritura nga Putini me dashamirësi e ndonjëherë me ndonjë shenj talljeje.

Duke mbetur në kontinentin tonë duhet të përmendim pozitivisht figurat në krye të BE e të NATO-s, që janë treguar në lartësinë e kohëve. Të kompensuar nga dy drejtues, Orbani (në shoqëri të sllovakut Robert Fiko) për më tepër Erdogani (vetëm NATO), që me qejf kanë luajtur në spondë me trekëndshin e sipërpërmendur. Ndeshja, t’a themi sinqerisht nuk është mirë. Por mbetet e panjohura më e rëndësishme, ajo e Shteteve të Bashkuar. E këtu përqëndrohemi. Bideni, me të gjithë problemet mbi të cilët po kthehemi për herë të tretë, është treguar një shkëmb edhe se ndoshta tejet i matur në dërgimin e armëve Zelenskit në kohët kur i shërbenin. Me arsye shumë të mira, ju lutem. Nuk donte që t’i ngarkohej shpërthimi, qoftë edhe për shkak të ndonjë rrëmbimi ukrainas, të një lufte të vërtetë e vetiake me Rusinë.

Por Trumpi është e panjohura m’e madhe. Putini në çdo deklaratë të tij mundohet t’a paraqesë si një kukull të tij, sikur të ishte një lloj Marine Le Peni ose ndonjëri nga ata evropianë që kemi zënë në gojë e që prej kohësh janë vënë në dispozicion të kinezëve. Por njeriu, me trillet e tij mund të zbulohet një befasi. Nuk është e thënë që – duke u kthyer në Shtëpinë e Bardhë – do të kthehej në një zbatues të bindur të urdhërave ruse , iraniane e kineze. Vetëkuptohet: për sa na përket e quajmë Bidenin të besueshëm e Trumpin jo, absolutisht jo. Por për të shkuar në të sigurtën, në Moskë, Pekin e Teheran, një luftë civile që të përmbysë Shtetet e Bashkuar leverdis në çdo rast shumë më tepër se sa paparashikueshmëria e Trumpit.

Me këtë të jetë e qartë se nuk kemi ndërmënd të pohojmë se ata tre Vende ose të tjerë të lidhur me ta kishin diçka për të ndarë me atentatin e Butlerit në Pensilvani. Duam të themi se sikur e shtëna e Crooksit të kishte shkuar në shenjë, Kina, Rusia, dhe Irani do të kishin arsye për t’u gëzuar. Mundet që një kaos i madh në Washington të jetë më shumë i parapëlqyer edhe se vetë Donaldi.

PS. Debati politik mbi atentatin Trumpit këtu n’Itali u monopolizua nga një diskutim i zjarrtë mbi volinë e spostimit të një gazetari nga drejtimi i një emisioni të veçantë të kanalit 1 mbi rastin e ditës. Kjo po është një mënyrë për t’u treguar në lartësinë e kohëve në të cilat jetojmë.

“Corriere della Sera”, 14 korrik 2024 Përktheu Eugjen Merlika

VIDEO- Gazetari: Altin Dumani ‘urdhëron’ fshirjen e emisionit të kushuririt të tij me 12 vrasje!

“Ta shikojnë familjet të cilëve u ka vrarë djemtë se në çfarë kushte mbahet ky vrasës me pagesë nga SPAK-u, më saktë nga prokurorët Altin Dumani dhe Behar Dibra!” –  Këtë mesazh ka përçuar sot gazetari Flamur Vezaj duke publikuar një video dhe fotografi, të shfaqura kohët e fundit në Top Channel dhe që dëshmojnë kushtet reale në të cilat po jeton sot dhe po vazhdon edhe aktivitetin e tij kriminal duke vrarë, famëkeqi Nuredin Dumani.

Pamjet më poshtë nuk shfaqen më pas publikimit të tyre të parë dhe duket se një sy i mprehtë ka ndikuar që ato të zhduken nga sytë e publikut. Por gazetari me përvojë e ka një ide: “Këtë video e ka publikuar “Top Channel” por e kanë fshirë nga sistemi me ndërhyrjen e SPAK-ut dhe prokurorëve Dumani dhe Dibra besoj”, shkruan Vezaj. Ndiqni gjykimin e tij në vazhdim bashkë me skenat që i kanë drithëruar familjet e viktimave të vrasësit dhe jo vetëm ato.

“Ky që shikoni është Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë i 12 personave! – shkruan Flamur Vezaj. – Po, po, ka vrarë 12 persona dhe ka tentuar të vrasë 4 të tjerë! Këto krime janë ato që ai ka “rrëfyer” vetë, pasi prokurorët ende nuk kanë zbuluar të tjerat pas zbardhjes së SkyEcc etj.!

Ta shikojnë familjet të cilëve u ka vrarë djemtë se në çfarë kushte mbahet ky vrasës me pagesë nga SPAK-u, më saktë nga prokurorët Altin Dumani dhe Behar Dibra!

Pra, për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë, ky vrasës me pagesë, që nuk është treguar i sinqertë në disa raste, në qelinë e tij të paraburgimit 313, ka kompjuter, biseda Skype, telefon, kondicioner, gira, shtanga, televizor me programet e Digitalb etj.!

Me gjithë këto kushte luksoze, ai ka rrahur të burgosur tjerë dhe ka mundësi edhe të komunikojë me femra, t’i zërë “dashnore”, të kërcënojë apo të detyrojë të bëjnë punë për të, të vendosë gjoba, por edhe të flasë lirshëm me persona jashtë burgut!

Për të gjitha këto, ndaj tij ka një kallëzim në SPAK ku është denoncuar, e çfarë po bëhet me këtë kallëzim?!?

Pra, njeriu që ka bërë 12 vrasje kundrejt parave, ka ekzekutuar 12 të rinj, jeton në kushte luksi vetëm se ka pranuar t’i tregojë prokurorëve Dumani dhe Dibra krimet e tij! Përveç kushteve të luksit, ai do të përfitoi edhe një dënim të ulët në fund të gjykimit dhe do të dërgohet në një vend të sigurt për të vazhduar jetën i qetë!

Këtë video e ka publikuar “Top-Channel” por e kanë fshirë nga sistemi me ndërhyrjen e SPAK-ut dhe prokurorëve Dumani dhe Dibra besoj!

P. s. Unë kam një kërkesë: duke qenë se është shumë vapë, dërgojeni në një resort në jug ku ka edhe pishinë që të ndihet më i relaksuar që të kujtojë krimet që ka bërë e më pas t’i rendisë në letër!” përfundon gazetari.

Image

Image

Duaje Shqipërinë edhe kur atë e drejtojnë hajdutët e ‘Rilindjes’ – Nga Kim Mehmeti

Duaje Shqipërinë edhe atëherë kur treqind kilometrat nga Shkupi deri në Milot i kalon për tre orë, e njëzet kilometrat nga Miloti deri në Lezhë për dy orë, sepse atë e drejtojnë njerëz që nuk e kanë kuptuar se rrugët janë ‘damarët’ e tokës. Dhe se kur ato mbyllen, siç ndodhë shpesh në Shqipëri, atëherë shteti përjeton ‘infarkt’.

Vazhdo ta duash Shqipërinë edhe kur e dinë se gjysma e qeveritarëve të saj janë në burg. Dhe mos ia dëshiro zvogëlimin e numrit të pushuesve as kur e dinë se në bregdetin e saj jugorë ndërtojnë hotele e shtëpi luksoze edhe narko-mafiozët dhe hajdutët e Bashkisë së Tiranës, edhe atë jo pse duan ta zhvillojnë turizmin, por që t’i pastrojnë parat e pista dhe t’i fshehin ato që ia kanë vjedhur popullit.

Shqipërinë duhet dashur edhe më shumë sot kur ajo ka elita mjerane të pandjeshme ndaj fatit kolektiv të shqiptarëve. Pra sot  kur ‘mendimtarët” e saj të ‘pavarur’ i kalojnë pushimet në jug, ku japin nga njëqind euro për një shezllon, ngaqë Piktori ua paguan shtrenjtë heshtjen e të vërtetave si dhe, rolin e ‘vajtojcave’ të shtirura të përnatshme nëpër ekranet televizive.

Duaje pa kushte Shqipërinë edhe kur nuk mund të pushosh në bregdetin e saj jugorë, por në Velipojë, aty ku nuk të shoqërojnë djemtë me makina të shtrenjta që ua kanë blerë baballarët hajdutë, e as bukuroshet që në trup kanë më shumë silikon e botoksë se sa muskuj.
Pra Shqipërinë duhet dashur gjithmonë, edhe kur pushon mes   gjyshërve ‘skamnorë’ që asaj ia kanë dhuruar rininë, e që tani kujdesen për nipërit e mbesat e tyre si dhe, mes djemve e vajzave që i mbajnë për dore prindërit e tyre pleq, e të cilët nuk i freskon gjithaq uji i detit, sa kujdesi dhe dashuria e pasardhësve të tyre.

Duaje dhe ndihmoje edhe më shumë Shqipërinë e sotme, këtë që e drejtojnë hajdutët e ‘Rilindjes”, e të cilët ndaj saj sillen si piratët ndaj anijes që u ka rënë në duar: pasi ta plaçkitin, të duan edhe ta fundosin. Që kurrë as ata vetë të mos e marrin vesh se cili prej tyre çka dhe sa ka vjedhur prej saj.

Ish-kryegardiani: Trajtimi i Faton Hajrizit në burg që 15 vjeç në kohën e UNMIK-ut ishte abuziv!

Në foto, Faton Hajrizi i vrarë dje nga policia serbe

 

Prishtinë – Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi në “Lajmet e fundit” në RTK ka thënë se Faton Hajrizi nuk ka pasur ndonjë objektiv të caktuar apo ndonjë prapavijë në Serbi, por me gjasë pas arratisjes nga burgu i Smrekornicës është joshur nga të tjerët për të shkuar në një shtet evropian, duke kaluar përmes rrugëve të trafikimit të qenieve njerëzore, por që ka përfunduar siç është më se keqi.

Sipas Thaçit, trajtimi i Faton Hajrizit pasi është burgosur ka qenë abuziv. “Fatoni u arrestua rreth vitit 2000, në moshë të mitur, pasi vrau një ushtar rus dhe u dënua me shtatë vjet burg. Si i mitur ai duhej të trajtohej në Qendrën Korrektuese për të Mitur, por fatkeqësisht në atë kohë menaxhimin e ka bërë UNMIK-u dhe stafi vendas, që përbëhej kryesisht nga gardianët e ish-Jugosllavisë, të cilët në kuadër të shërbimit të tyre nuk kanë ditur se  çfarë nënkupton risocializim apo integrim në shoqëri, për shkak se vet sistemi i ka mësuar që ata të përdorin dhunën dhe në një farë forme përmes përdorimit të dhunës normal që nga një i mitur ka kaluar në një formë kriminalizimi. Ai ka qëndruar me të rritur, me njerëz që kanë qenë të dënuar me vite të tëra”, ka theksuar Thaçi.

Thaçi gjithashtu shpjegoi se Fatoni vuajti dënimin në qelitë e ngushta të Dubravës, ku qëndroi për tre vjet në qeli me përmasa 2 metra me 2.5 metra. “Institucionet pas luftës, misionet e huaja dhe njerëzit kompetent të kohës janë faktorë që ndikuan jo vetëm te Fatoni, por edhe te shumë të tjerë, ku përdorimi i dhunës dhe maltretimi ishte i përhapur. Si mund të qëndrojë një i mitur 15-16 vjeçar tri vite në qeli? Abuzim më të madh nuk ka”, shtoi Thaçi.

Sipas tij për dallim me trajtimin abuziv të Fatonit në atë kohë, në kohën e tij të shërbimit si drejtor por edhe tani regjimet aktuale korrektuese kategorizojnë të burgosurit në mënyrë të përshtatshme; femrat shkojnë në qendra për femra, të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan dhe të burgosurit e rrezikshmërisë së lartë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

‘Black Eagle’- Qeveria Rama ‘njësh’ me krimin, kush janë 2 bosët shqiptarë me lidhje politike

Dalin detaje të reja nga dosja e shumëpërfolur “Black Eagle” (Shqiponja e zezë), që ka çuar në shkatërrimin e një prej organizatave më të mëdha shqiptarë të trafikut të kokainës, ku mes të tjerash janë përmendur edhe lidhje politike dhe qeveritare në Shqipëri.

Në artikullin e sotëm, media belge “L’Echo” flet për dy prej shqiptarëve të dënuar me 9 vjet burg secili dhe zbulon emrat e tyre, pikërisht Indrit Kulaj 34 vjeç e Alfredo Hamzai 52 vjeç. Sipas mediave belge një tjetër gjyq do të zhvillohet për organizatën në Palma de Mallorca të Spanjës ku do të shihen edhe lidhjet e organizatës kriminale me personalitete të larta të politikës shqiptare.

Një natë korriku 2018, në portet e terminalit të qymyrit të Montoir-de-Bretagne, një komunë franceze pranë Saint-Nazaire. Doganat franceze inspektojnë një konteiner që mbërrin nga Surinami dhe bëjnë një zbulim: një mur të brendshëm të dyfishtë. Aty u gjetën 120 kilogramë kokainë të ndarë në pesë bukë, një telefon celular BlackBerry, një trap dhe një fener të blerë në dyqanin lokal Decathlon.

Drejtësia urdhëron hapjen e një hetimi flagrant dhe identifikon praninë e një Ford Kuga që i përket një farë Indrit Kulaj, mbajtës i një distinktivi vizitor të lëshuar nga porti i Dunkirkut. “Terminali” i tij GSM edhe në hotelin Ibis në qytet.

Prandaj, autoritetet franceze janë në kërkim. Ndaj këtij shqiptari të lindur në vitin 1990, me banim në Antwerp dhe tashmë i njohur për drejtësinë belge, lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai, në fakt, u dënua në vitin 2010, kur ishte 19 vjeç, me katër vjet burg për importimin e 23 kilogramëve kokainë nga një konteiner me banane në portin e madh flamand. Ishte një epokë krejtësisht tjetër, kur trafiku i kokainës në Antwerp ishte një zanat i brishtë. 14 vjet më vonë, kilogramët janë bërë ton dhe sasitë vjetore të kapjes së kokainës në Antëerp janë shumëzuar me më shumë se tridhjetë.

Afera “Shqiponja e Zezë”

Që nga ajo kohë, Indrit Kulaj është rikthyer në radarët e forcave policore europiane, si drejtues i një organizate të madhe kriminale, e cila importonte tonelata kokainë në Europë nëpërmjet Belgjikës, për përfitime kolosale. Në fund të qershorit, ai u dënua me nëntë vjet burg nga gjykata penale e Brukselit për një çështje të titulluar “Shqiponja e Zezë” nga prokuroria federale, përgjegjëse për çështjen. Kjo organizatë u orkestrua nga Indrit Kulaj dhe me ndihmën e të afërmve dhe togerëve të tij, nga qelitë e burgut në Barcelonë, më pas në Saint-Gilles, nëpërmjet kriptofonit të tij Sky ECC, thyerja e kodit të të cilit bëri të mundur ndriçimin e porosive të kësaj droge.

Fati i Kulaj ndryshoi pas zbulimit të 441 kilogramëve kokainë në një anije peshkimi marokene, e hipur nga policia në brigjet e Porto Rikos, në Karaibe , më 25 nëntor 2019. Policia spanjolle, në vendngjarje dhe në lidhje të përhershme me homologët e tyre belgë, është në dijeni të një takimi për dorëzim në një qendër tregtare në Tarragona, në jug të Barcelonës. Më 19 janar 2020, aty u arrestua Indrit Kulaj me një valixhe me para cash. Në furgonin e tij, të parkuar aty pranë, lëndë narkotike e fshehur në një fund të dyfishtë.

Shoh për Kulajn, burgosur para se të dënohej me katër vite burg nga Gjykata Penale e Barcelonës? Aspak .

Nga njëra anë, ai e di se mund të mbështetet te gruaja e tij Khesi, e cila megjithatë shqetësohet në një bisedë telefonike se shtypi e cilëson bashkëshortin e saj si një “zot droge”. “Po pse e kanë shkruar kështu zemër?”, shqetësohet ajo. “Po ç’di unë, i ekzagjerojnë gjërat për të bërë lajme”, përgjigjet i shoqi. Në telefonin e tij Sky-ECC, Kulak i dërgoi gruas së tij një foto të pesë pistoletave që i përkisnin, që besohet se kishin mbetur të fshehura në banesën e familjes. “A janë në shtëpi?” e pyet ajo burrin e saj. “Duhen zemër. U duhen djemve. Tani qe jam larguar kane filluar vjedhjet. Sa isha aty nuk kishte shanse te me vidhnin gjë , por jo me. Është për te mbrojtur veten dhe për punë, zemër.”

Mish i ngrirë dhe ngjitës ndërtimi në Paraguaj

Nga qelia e tij në Barcelonë, Kulaj planifikon edhe për të ardhmen. Dhe në veçanti rrugët e reja të importit. Një tjetër i burgosur me kombësi paraguajane i tha atij për një plan. Mjaft e shtrenjtë, sigurisht: kërkon një investim prej 250,000 eurosh në Paraguaj , në një fermë. Objektivi: të lidheni në terren me një anëtar të një ambasade për të krijuar nga e para një kompani importi/eksporti për sojë, qymyr dhe duhan, mish të ngrirë dhe ngjitës ndërtimi. Dy produktet e fundit kanë avantazhin që nuk bëjnë që skanerët e portit të reagojnë. Ai përfshin gjithashtu blerjen e një stacioni karburanti në tokë, i cili do të përdoret për të paketuar drogën dhe përzierjen e tyre me produktet e eksportuara në Evropë.

Megjithatë, planet faraonike të Indrit Kulajt prishen. Sepse policia belge po i jep një goditje të rëndë rrjetit të tij dhe po interesohet shumë më tepër për emrin e tij. Dhe kjo në veçanti më 30 shtator 2020, kur, në avenue Henri Conscience në Evere , u krye një kontroll në kutitë e garazhit ngjitur me kafenenë “Au Vieux Comptoir” , tashmë e mbyllur. Aty u gjetën 13 kilogramë kanabis, uniforma false policie, një tank zhytjeje dhe mbi të gjitha një seri e tërë kimikatesh për përpunimin e kokainës. Kutitë janë marrë me qera me emra të rremë, por aty pranë është thirrur një numër telefoni, ai i një farë Indrit Kulaj…

Një laborator përpunimi i kokainës i vihet flaka nga një cigare e fikur keq

Ajo që pasoi ishte një hetim veçanërisht i gjatë nga policia gjyqësore federale dhe zyra e prokurorisë federale, të quajtur “Shqiponja e Zezë”. Do të marrë një kthesë tjetër kur, në shkurt 2021, një përgjim i kryer ndaj Kulaj zbulon se lideri i organizatës kriminale i ka dhënë kodin e tij të kriptofonit Sky EÇ një bashkëpunëtori. Në gjendje për të “thyer” këtë kod, policia tani ka akses në të gjitha bisedat e tij, madje edhe më të vjetrat. Dhe mund të zbulojë të gjitha funksionet e organizimit të saj.

Për të organizuar trafikimin e tij, Kulaj kërkoi shërbimet e një prej bashkëpunëtorëve të tij të përjetshëm: Alfredo Hamzai . Gjithashtu shqiptar, burri ishte ai që kishte kontrollin e grupit në mungesë të drejtuesit të burgosur. Hamzai nuk është një njeri për t’u shqetësuar me detaje: ai u përgjua edhe përmes kriptofonit të tij Sky ECC, ai i sugjeroi një bashkëpunëtor të vriste partnerët e tij brazilianë: “Mbarojini, jam i turpëruar me brazilianët”.

Ishte ai që shpërtheu tërbimin e tij edhe ndaj një prej vartësve të grupit kriminal, një farë Emiliano, i cili shkaktoi në gusht 2020 zjarrin e një laboratori të përpunimit të kokainës në 244 rue Grey, në Ixelles, e gjithë kjo për një shuarje të dobët të një cigareje, në fund të natës.

Është edhe Hamzai që organizon pritjet e kokainës, herë me sukses, herë më pak, si kur në tetor 2021, një ton kokainë e hedhur në det do të humbasë për shkak të motit të keq… Përsëri ai që duhet të njohë dështimin. i kimistit të organizatës që shkaktoi zhdukjen e 35% të një importi të bazës së kokainës në një operacion të dështuar të transformimit të produktit, ndërsa humbja është zakonisht 12%. Rreziqet e një biznesi të rrezikshëm…

“Sapo u kapën…Më shumë se pesë tonë…”

Por më e keqja nuk ka ardhur ende. Më 3 qershor 2021, ishte konfiskimi më i madh i bërë ndonjëherë në portin e Antëerpen. Gati shtatë ton kokainë u zbuluan në një kontejner me banane të transportuar nga MSC Anisha R, e cila mbërriti nga Guayanaquil (Ekuador) më 31 maj. Bëhet fjalë për 93 pako të zeza që përmbajnë gjithsej 5779 bare kokainë, gjithsej 6889.6 kilogramë, me vlerë shitje më shumë se 200 milionë euro…Hamzai përmend sekuestrimin në Signal: “Sapo u kapën një orë më parë. më shumë se pesë tonë…” Një pjesë e madhe e këtij importi kokaine i përkiste grupit kriminal. Për ta, kjo është një humbje e vdekur.

Konfiskimet e njëpasnjëshme i vënë në teh baronët belgo-shqiptarë. Dhe para së gjithash Kulaj. Megjithatë, ai kishte arsye për t’u gëzuar. Më 7 tetor 2021, ai u ekstradua përfundimisht nga Spanja dhe qelia e tij e burgut në Barcelonë , duke u kthyer përfundimisht në Belgjikë. Për të, do të jetë burgu i lashtë i Saint-Gilles, në ekzekutimin e një dënimi me katër vjet burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të Antëerpen.

Mikrofonat e vendosur në qelinë e tij të burgut lejojnë hetuesit ta ndjekin atë edhe më afër. Shokut të tij të qelisë, Kulaj hapet dhe shqetësohet për operacionet e policisë që po godasin komunitetin e trafikantëve të drogës. Por ai nuk dorëzohet: ai i thotë shokut të tij të burgosur se “pavarësisht se është në burg” , ai arrin të mbajë “50% deri në 60%” të aktivitetit të tij të zakonshëm . E gjithë kjo ndërsa përshkruan planet e saj të zgjerimit në Kolumbi dhe Ekuador.

Leja nga burgu monitorohet nga afër nga policia

Jashtë “puna” vazhdon , me Hamzain në krye. Më 8 tetor 2021, një ditë pas ekstradimit të Kulaj, bashkëpunëtori i tij mori një kontenier me “300 copë” në “188 Belfruco”, dok i specializuar për fruta dhe perime në portin e Antëerpen. Kontejneri me të vërtetë do të transferohet me kamion në Roterdam, kokaina do të shitet.

Megjithatë, rrjeta e thurur nga policia federale do të mbyllet së shpejti. Një nga laboratorët e nxjerrjes së kokainës të organizatës kriminale, me qendër në Zutendaal, në zonën e vogël artizanale të këtij qyteti të Limburgut, u çmontua në nëntor 2021. Por dita vendimtare ishte 14 shkurti 2022. Dita e pushimit të parë nga burgu i Inndrit Kulaj. Mezi duke u fshehur, ai pritet në këtë ditë të Shën Valentinit nga bashkëpunëtori i tij i preferuar, Alfredo Hamzai, i cili e pret para burgut Saint-Gilles në timonin e Renault Tëingo-s së tij. Së bashku, ata shkojnë në Antëerp për të bërë një turne në qytet dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm. Pa e kuptuar se po ndiqen nga afër nga policia.

Ishte të nesërmen që ajo vendosi të aktrojë. Dhe për të kryer, këtë 15 shkurt 2022, rreth dhjetë kërkime të ndryshme. Në shtëpinë e Hamzait, policia ka zbuluar 198.450 euro para të gatshme. Te Xhesi, partneri i Kulajt, 74.900 euro cash, Rolex, 17 kilogramë kokainë, armë zjarri dhe një fletore e çmuar kontabiliteti , të fshehura në një dhomë sekrete me hyrje të fshehur. Gjithashtu vizitohen kutitë dhe laboratorët. Po atë ditë, policia spanjolle veproi në bashkëpunim, me mbështetjen e Europolit. Në total, 600 oficerë policie u vendosën për të arrestuar 45 persona. Një operacion i madh.

“Kur burgjet janë sitë, nuk janë përgjigjja”

Dy vjet më vonë, Indrit Kulaj dhe Alfredo Hamzai, të shoqëruar nga rreth pesëmbëdhjetë bashkëpunëtorë, u dënuan me nga nëntë vjet burg, ndërsa prokuroria federale kërkoi njëzet vjet burg. Ishte në fund të qershorit dhe zyra e prokurorisë federale që atëherë ka apeluar, tha zëdhënësi i saj për L’Echo. Kryetari i gjykatës ka marrë parasysh “rrëfimet” dhe “keqardhjet” e bashkëpunëtorëve, duke rrëfyer shumicën e fakteve, ndërkohë që ata do të duhet të gjykohen edhe në Spanjë, në Palma de Mallorca, në një seksion që ka të bëjë me një shikim më nga afër të lidhjeve të supozuara midis organizatës kriminale dhe personaliteteve të larta politike shqiptare.

Ndaj Dimitri de Beco , avokati i Indrit Kulaj, pret të përjetojë një gjyq të dytë. Ai përshëndet punën e një gjyqtari “i cili zgjodhi një dënim të matur përballë rritjes mbresëlënëse të dënimeve të kërkuara. Burgu nuk është përgjigja për këtë fenomen, veçanërisht kur ato janë sita që nuk i pengojnë trafikantët të vazhdojnë punën e tyre atje. padyshim që duhet të rimendojmë dënimin,” thotë ai.

Nathalie Gallant , avokatja e Alfredo Hamzait, nga ana e saj mirëpret “gjykimin e matur të një gjyqtari që e njeh çështjen e tij dhe nuk e lejoi veten të tërhiqej në rrëshqitjen Sky-EÇ, duke mos kërkuar të bëjë një shembull”./ faktor.al

Presidenti Biden përballë ‘izolimit’ fizik dhe politik

VOA/Patsy Widakuswara

I infektuar me COVID-19, Presidenti Joe Biden po përballet me izolim fizik dhe politik në një moment kritik të fushatës së tij për një mandat të dytë presidencial. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, më shumë demokratë po i kërkojnë që të tërhiqet nga gara.

Republikanët u zotuan për unitet dhe mbështetje ndaj kandidatit të tyre për Shtëpinë e Bardhë, ish Presidentit Donald Trump, ndërsa i dhanë fund kuvendit kombëtar në Miluaki.

Për Presidentin Biden është një skenë më e vetmuar. Ai është izoluar në shtëpinë e tij në Dalauer pas ifektimit me COVID-19. Ndërkohë ligjvënës të lartë demokratë i kanë bërë thirrje zotit Biden që të tërhiqet nga gara. Analistët thonë se shanset e presidentit janë të zymta.

“Madje, demokratët nuk mund të vendosin nëse Biden-i është në një situatë problematike apo jo. Dhe nëse po, ta largojnë nga gara dhe në çfarë mënyre. Kjo është një çështje themelore. Nga ana tjetër, republikanët janë bashkuar dhe realizuan një kuvend të mirë. Donald Trump-i, pjesërisht për shkak të atentatit ndaj tij, ndoshta ka më shumë mbështetje publike sesa ka patur më parë”, thotë analisti Larry Sabato me Universitetin e Virxhinias.

Në rrugë private thuhet se presidenti po i dëgjon shqetësimet ndërsa publikisht po u reziston thirrjeve për t’u tërhequr nga gara.

“Kam treguar se di si t’i bëj gjërat për vendin, pavarësisht se u është thënë se ne nuk mund t’i realizonim. Por kemi ende për të bërë, dhe unë hezitoj të tërhiqem”, tha Presidenti Biden gjatë një interviste në kanalin televiziv BET.

65% e demokratëve thonë se zoti Biden duhet të largohet nga gara, sipas një ankete nga AP-NORC.

“Është kulmi i marrëzisë dhe injorancës të pretendosh se e di se kush do të fitojë dhe kush do të humbasë, bazuar në anketa që ndryshojnë vazhdimisht. Dhe t’i detyrosh kandidatët të tërhiqen, vetëm sepse mendoni se ata nuk mund të fitojnë”, thotë profesori Alan Lichtman me Universitetin Amerikan.

Sistemi “Keys to the White House” nga historiani presidencial Alan Lichtman ka parashikuar me saktësi që nga viti 1984 të gjitha rezultatet e zgjedhjeve, me përjashtim të një rasti. Ai thotë se demokratët duhet të qëndrojnë me zotin Biden.

Sistemi i profesorit Litchman nuk i merrr parasysh anketat. 70% e amerikanëve thonë se nuk janë të sigurtë që zoti Biden ka kapacitetin mendor për të qenë president ndërsa 51% mendojnë të njëjtën gjë për zotin Trump.

Nëse zoti Biden pranon të largohet, një skenar i mundshëm do të ishte që ai të mbështesë një kandidat tjetër. Nënpresidentja Kamala Harris do të ishte një zgjedhje logjike, të paktën nga ana financiare, sepse si pjesë e dyshes Biden-Harris, ajo do të trashëgonte fondet e mbledhura për fushatën presidenciale.

Vrasje, grabitje e shumë arratisje – Kush ishte Faton Hajrizi?

Doruntina Baliu

I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.

Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Në kohën e arratisjes së fundit nga Kosova, Faton Hajrizi përshkruhej si një i burgosur i disiplinuar, i cili madje kishte fituar të drejtën për të shkuar në shtëpi në fundjavë.

Nga vrasjet deri te vjedhja e telefonave – Për çfarë u akuzua Faton Hajrizi?

“U rrit në rrethana të mira familjare dhe shkoi mirë deri në kohën e luftës”.

Kjo ishte një ndër fjalitë përshkruese për historinë jetësore të Faton Hajrizit, nga fshati Klinë e Ulët në Skenderaj, në një dokument gjyqësor të vitit 2001.

Ky dokument është më i hershmi në historinë penale të Hajrizit që nisi në fillim të vitit 2000, pak muaj pasi kishte përfunduar lufta mes forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Radio Evropa e Lirë nga Gjykatat e Kosovës, ai ishte dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata të ndryshme për vepra që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje.

Faton Hajrizi njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000. Atë kohë ai ishte 15-vjeçar.

Siç përshkruhet në një vendim të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, vrasja kishte ndodhur në një nga sheshet e Skenderajt, pasi Hajrizi fillimisht ia kishte marrë armën ushtarit dhe më pas e kishte plagosur.

Ushtari me inicialet I.K më pas vdiq më 2 mars të atij viti nga plagët e marra.

Hajrizi ishte paraburgosur në qendra të ndryshme paraburgimi që nga fillimi i vitit 2000, ndërsa me një aktvendim të marsit të vitit 2001, atij i ishte shqiptuar një “masë edukuese” prej një deri në pesë vjet, që do të vendosej me saktësi më vonë.

Me këtë masë, ai do të dërgohej me një “Qendër Edukimi” dhe “do të ishte nën mbikëqyrje të një ekipi profesional”.

Nuk dihet se ku saktësisht ishte dërguar Hajrizi pas këtij vendimi.

Por, në disa intervista që ai i kishte dhënë muajt e fundit për mediat e Kosovës, ai pretendon se ishte dërguar në vazhdimësi në Qendra Korrektuese së bashku me të rritur dhe jo me të mitur, kategori së cilës i takonte në atë kohë.

Faton Hajrizi në një intervistë për Betimin për Drejtësi, të transmetuar në Kohavision, gjatë kohës sa po vuante dënimin në Burgun e Dubravës më 04.05.2024

Faton Hajrizi në një intervistë për Betimin për Drejtësi, të transmetuar në Kohavision, gjatë kohës sa po vuante dënimin në Burgun e Dubravës më 04.05.2024

Përveç për vrasjen e ushtarit, në aktvendimin e vitit 2001, Hajrizi u dënua edhe për një rast të tentim-vrasjes, tri raste të vjedhjeve kryesisht të pjesëve të veturave, dhe dy raste të keqpërdorimit të veturave (shfrytëzim pa leje të tyre).

Të gjitha këto vepra, sipas gjykatës, u kryen kryesisht nga fillimi i vitit 2000 deri në fillimin e vitit 2001, në Skenderaj, Drenas, Prishtinë dhe Mitrovicë e Jugut.

Vendimi i dytë gjyqësor për Faton Hajrizin u mor sërish nga Gjykata e atëhershme e Qarkut në Mitrovicë, më 24 janar të vitit 2008.

Kësaj here ai u dënua për dy vepra të grabitjes së armatosur, që sipas gjykatës, i bëri në bashkëpunim me dikë tjetër me iniciale B.B, në vitin 2006, në Skenderaj.

Në këto grabitje, ata morën para, telefona, cigare e mbushje telefoni.

Hajrizi u dënua, po ashtu, për armëmbajtje pa leje.

Atij iu shqiptua dënimi me gjashtë vjet burgim dhe iu konfiskuan armë.

Në kohën e dënimit ai kishte qenë duke qëndruar në paraburgim nga maji i vitit 2006.

Gjykata Themelore në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se Faton Hajrizi ishte dënuar edhe nga kjo gjykatë në vitin 2019, për vrasje në tentativë.

Këtë herë ai ishte dënuar me një vit burgim.

REL-i nuk ka arritur të sigurojë të dhëna nga gjykatat e tjera vendore në lidhje me raste të mundshme penale apo dënime të Faton Hajrizit.

“Nga dritarja e tualetit e ventilatori”- arratisjet e Faton Hajrizit

Hajrizi besohet të jetë arratisur për rreth 9 herë nga institucionet korrektuese të Kosovës, ndonëse Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) nuk e ka konfirmuar numrin e saktë. Madje, ai ka deklaruar për mediat në Kosovë që ka ikur edhe nga baza ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel.

SHKK-ja, kishte thënë se deri në kohën e arratisjes, në korrik të vitit 2024, Faton Hajrizi kishte mbajtur 17 vjet e 5 muaj të dënimit të tij me burgim, ndërsa i mbeteshin edhe 7 vjet e 6 muaj burgim.

Viti 2000

Shumë pak kohë pasi ishte burgosur për herë të parë, Hajrizi arriti të arratisej nga vendi ku po mbahej.

Shumica e arratisjeve të tij, të paktën tri ose katër, kishin ndodhur rreth vitit 2000, siç përshkruhet nga dokumentet zyrtare dhe nga vetë Hajrizi në intervistat e dhëna për media.

“Vetëm në gjykatë jam trajtuar si i mitur, jo në burgje”, kishte thënë Hajrizi në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”, të transmetuar në Kohavision.

Sipas tij, arratisjen e parë e kishte kryer nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën Veriore rreth orës 5 të mëngjesit, duke dalë nga dritarja e tualetit.

Në arratisje të tjera, Hajrizi pretendonte se kishte prerë edhe grilat me sharra të kontrabanduara nga jashtë, si dhe kishte përdorur ventilatorin si dalje.

Vetë Gjykata e Qarkut në Mitrovicën e Veriut në aktvendimin për dënimin e tij më 2001, përmend se 15-vjeçari në atë kohë ishte arratisur një herë nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë në mars të vitit 2000 dhe një herë tjetër në nëntor të atij viti, në Qendrën e Paraburgimit në Skenderaj.

Ndonëse nuk e saktëson numrin, në vendim po ashtu thuhet se “i paraburgosuri bëri përpjekje dhe ia doli të shpëtonte disa herë nga burgu”.

Viti 2005

Një arratisje tjetër e Faton Hajrizit përshkruhet në një raport të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Sipas këtij raporti, Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Pejës në gusht të vitit 2005 dhe më pas ishte kapur sërish në tetor të vitit 2006.

“Ai mbeti në paraburgim në fund të vitit (2006)”, thuhet në raport.

Viti 2007

Së bashku me gjashtë persona të tjerë, Faton Hajrizi ishte arratisur edhe nga Burgu i Dubravës, në Istog.

Sipas raportimeve të mediave në atë kohë, “pasi kishin kaluar rrethojat e burgut, shtatë të burgosurit janë pritur nga persona të tjerë, të cilët kanë filluar të shtënat kundër rojave të burgut”.

Viti 2012

Kësaj radhe në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Faton Hajrizi u arratis gjatë shëtitjes ditore.

Sipas raportimeve, ai kishte kapërcyer murin e oborrit, duke “u kapur për një ulluk të ujit të shirave dhe përmes telave gjemborë disa rrathësh, ka kërcyer nga muri i lartë disa metra”.

“Tri krisma nga pistoleta ‘Glock 19’ e gardianit kanë alarmuar situatën dhe shumë shpejt gardianë e policë janë vënë në ndjekje të të arratisurit”, kishte deklaruar atëherë Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, për mediumin Kallxo.com.

Viti 2024

Të paktën në muajt e fundit, Faton Hajrizi po qëndronte në burgun e “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, që do të thotë në masa të ulëta sigurie.

Sipas zyrtarëve të SHKK-së, ai kishte shfrytëzuar disa herë të drejtën për të shkuar në shtëpi gjatë fundjavës dhe madje kishte bërë kërkesë për të bërë punë jashtë institucionet korrektues.

Arratisja e tij kishte ndodhur më 6 korrik rreth orës 1 pas mesnate.

“Zyrtarët korrektues janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve, pasi dyshohet se nuk e kanë vërejtur me kohë largimin e të dënuarit përmes monitorimit të kamerave”, ishte thënë në komunikatën e SHKK-së.

Kërkesa e Policisë së Kosovës për bashkëpunim për gjetjen e Faton Hajrizit që ishte arratisur nga burgu në Smrekonicë.

Kërkesa e Policisë së Kosovës për bashkëpunim për gjetjen e Faton Hajrizit që ishte arratisur nga burgu në Smrekonicë.

Arratisja e tij pastaj bëri bujë në rrjetet sociale pasi Hajrizi postonte video kryesisht në platformën TikTok, duke sfiduar institucionet që po e kërkonin.

“Nuk mund të më kapni”, ishte mesazhi dominues nëpër video.

Vrasja e policit në Serbi dhe arratisja e fundit e Hajrizit

Pas arratisjes së fundit më 6 korrik, vendndodhja e Hajrizit nuk u dit për një kohë.

Emri i tij nisi të përmendej sërish më 18 korrik, kur në Serbi u raportua vrasja e një zyrtari policor, në qytetin perëndimor të Lloznicës.

Sipas dyshimeve fillestare, dorasi kishte ikur, ndërsa në vendngjarje ishin gjetur dokumentet e një personi të quajtur Artan Hajrizi.

Më vonë u mësua se Artani ishte vëllai i Fatonit, i cili u paraqit nga Gjermania duke pretenduar se i vëllai ia kishte vjedhur dokumentet për t’ia përdorur për arratisje.

Si i dyshuar për vrasje, Fatoni ishte në kërkim nga autoritetet serbe për disa orë, derisa Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ai ishte vrarë derisa po ikte nga Policia.

Megjithatë, ministri serb i Punëve të Brendshme, Daçiq, tha se autoritetet serbe do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e vëllait të tij, Artan Hajrizi, që sipas tij dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë rast.

Radio Evropa e Lirë

Vrasja në Loznicë të Serbisë – shumë gjëra të paqarta!- Nga Bahri Cani, DW

Prej mëngjesit jam duke përcjellë edhe unë ngjarjen me vrasjen e një polici serb (në foto) dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë, në afërsi të kufirit me Bosnjë-Hercegovinën. Dhe t’ju them të drejtën shumë gjëra kanë qenë dhe akoma janë të paqarta.

Deri tani dihet saktë vetëm se një polic është vrarë dhe një është plagosur, ndërsa në makinën që po e transportonte vrasësin e dyshuar janë gjetur dokumentat e personit Artan Hajrizi. Por Artani është lajmëruar menjëherë nga Gjermania, ku ka qenë edhe në polici. Dmth. ai nuk ka qenë në Serbi.

Ai thotë se vëllai i tij Fatoni ia paska vjedhur dokumentat, nga banesa, që i bie se Faton Hajrizi i arratisur nga burgu para pak ditësh paska qenë në Gjermani dhe i paska vjedhur dokumentet, është kthyer pastaj në Kosovë, apo Preshevë, apo ku di unë… dhe prapë ka dashur të kalojë nëpër Serbi, drejt B-H, ku e paska zënë belaja – nëse vërtet ka qenë Fatoni në veturë?

Tani po lexoja edhe një deklaratë të policit të plagosur për mediat serbe ku ka goxha shumë paqartësi dhe është bukur në kundërshtim me deklaratat e para të autoriteteve dhe informacionet e mediave serbe. Ai citohet të ketë thënë madje ata i kanë shkuar mbrapa makinës së dyshuar, e kanë ndalur dhe se policët kanë shtënë edhe me armë në drejtim të vrasësit…

Sidoqoftë, ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq dhe mediat serbe tërë ditën po flasin e shkruajnë për një sulm terrorist. Por sinqerisht, këtu akoma ka tepër mjegull dhe gjëra të paqarta.

Ndaj edhe nuk kam dashur gjatë gjithë ditës të publikojë asnjë informacion, sepse e di që ngjarjet e tilla mund të tensionojnë gjendjen, mund t’ia fusin frikën edhe kalimtarëve normalë, por edhe mërgimtarëve, që udhëtojnë nëpër Serbi.

Prandaj, miq të dashur, më mirë është të presim deri sa nuk sqarohem gjërat dhe të mos bini pre e propagandave dhe rrenave të ndryshme!

Image

Image

Televizioni publik gjerman: Spitalet në gjendje skandaloze, mjekët ikin nga Shqipëria se nuk shohin të ardhme

Rrjeti publik televiziv gjerman, ARD, publikoi një reportazh për arratisjen e mjekëve të rinj nga Shqipëria. Destinacioni kryesor i tyre është Gjermania.

ARD raporton mjekët e rinj nuk shohin asnjë të ardhme në Shqipëri.

Sipas ARD, pyetja e parë që u bëhet mjekëve të rinj në Shqipëri është: kur do të largohesh ti?’

Dea Guri, e cila studion mjekësi në Tiranë, thotë për ARD se perspektiva nuk premton shumë.

“Të rinjtë nuk paguhen mirë. Paga minimale shkon 700 deri në 800 euro. Përveç kësaj mungojnë pajisjet diagnostikuese dhe investimet në spitale dhe qendrat shëndetësore. Një mjek i ri është përballë shumë sfidave. Kushtet në spitale janë skandaloze”, thotë ajo.

“Çdo njeri që mbetet në Shqipëri duhet të luftojë shumë. Askush nuk e lë Shqipërinë me dëshirë. Askush nuk do të shkojë në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër”

Sipas ARD, gjithmonë e më pak mjekë po ngelen në Shqipëri. Sipas OECD, në BE ka mesatarisht 5 mjekë për 1 mijë banorë. Në Shqipëri janë më pak se 2.

ARD ka ndjekur edhe mjekun e ri, Malbor Duka, i cili braktis Shqipërinë për të shkuar në Gjermani.

Malbor Duka po studion prej muajsh për të shkuar në Gjermani si mjek. Sipas ARD, ai nuk e ka ndërgjegjen e pastër, pasi e di se me largimin e tij, në Shqipëri do ketë një mjek më pak.

“Zgjedhja ime e parë është Shqipëria, nëse do të ishin kushtet, nuk do e lija vendin, sepse i përkas këtij vendi. Por jam në një pikë të jetës sime që duhet të marrë një vendim për të ardhmen time”, thotë ai, teksa largohet nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë. sn

Bedri Çoku: Rikthimi i Ismail Qemalit

 

“Rikthimi i Ismail Qemalit” nga përtej jeta, e lexova me një frymë në romanin e bijës së shquar të Kaninës, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, shkrimtares Vilhelme Vranari (Haxhiraj), një penë e rrallë në historinë e letërsisë sonë, e cila për 16 vjet ka nxjerrë nga shtypi mbi tridhjetë libra, romane, novela tregime, ese, etj. Pa llogaritur artikujt e saj “të dëshpëruar” posaçërisht për mbrothësinë e vendit në tranzicionin e tejzgjatur të demokracisë së ashtuquajtur parlamentare, pluraliste. E lexova me një frymë aspak i nxitur nga parathëniet, në këtë libër, të dy njerëzve të shquar të mendimit intelektual, përkatësisht Dr. Fatmir Terziu dhe Prof. Dr. Eshref Ymeri, të cilët, të them të drejtën, si njerëz të lartësuar në fushën e letërsisë, janë përpjekur boll, si e si, të pajtojnë ose të përqasin figurën madhore të Ismail Qemal Bej Vlorës, me përshkrimin e penës të së talentuarës Vranari, portretizimin që ajo i bën artistikisht njërit prej personaliteteve më të mëdha e të vështirë të kombit tonë, por gjithsesi, në mënyrë lavdëruese.

Pa guxuar as njeri, as tjetri të hyjë tek nevoja që ka pasur shkrimtarja për të ngritur nga varri “Babanë e Kombit” dhe t’i rrëfehet atij (nëpërmjet gojës së dy të rinjve) për gjithçka ka ndodhur e po ndodh sot me popullin, për të cilin ai sakrifikoi e bëri aq shumë sa ishte gjallë e me këmbët mbi tokë. Në promovimin e këtij libri, i pari i këtij lloji, i cili ka meritën e padiskutueshme që na i sjellë të gjallë, artistikisht madhështorin Ismail Qemal Bej Vlorën, ndoshta jo në lartësinë e një diplomati apo shtetari të rangut që ishte ai për kohën, por të një prindi apo të një edukatori, që na ngushëllon, miklon me këshillat dhe porositë e mençura e të ngrohta të një plaku fisnik e atdhetar. Në fjalën time që m’u rezervua me respekt në atë tubimin e jashtëzakonshëm, me pedagogët dhe studentët e universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, nuk i thashë të gjitha fjalët e mia të zemrës për këtë vepër të mrekullueshme artistike me vlera të rralla edukuese për brezin e ri. Vetëm se ishte koha e kufizuar, siç më thanë. Më ngelën pa thënë, p.sh. se romani në fjalë nuk ishte shkruar vetëm me qëllim për të risjellë Ismail Qemal Bej Vlorën, në memorien e lexuesve të dashur të shkrimtares, dekoruar me Urdhrin “Mjeshtri i madh i penës”, por një nevojë e domosdoshme e saj për t’u rrëfyer për brengat dhe problemet e mëdha që ka pasur e ka populli ynë qysh nga shpallja e Pavarësisë, me të cilat shkrimtarja u përballë dhe po përballet vetë dhimbshëm. Duke iu rrëfyer “Babait të Kombit”, shkrimtarja beson se tek ai mund të gjejë njeriun e vetëm që do ta kuptonte, si askush tjetër i vdekur apo i gjallë, marrë aq shumë me punët e kombit e të shtetit shqiptar. E ardhur nga një familje historike e popullit të vet, stërmbesë e Aranitit të madh, vjehrrit të Skënderbeut legjendar, ajo nuk rreket të na përsërisë në librin e shkruar gjëra që i tregon historia, ndryshe nuk do të kishte marrë guximin për të na i sjellë formuesin e kombit e të shtetit të parë shqipwtar, ashtu siç e donte ajo.

Me fantazinë e shfrenuar të një artisteje e ngre nga gjumi shekullor burrin e madh të shtetit shqiptar dhe e shëtit nëpër rrugët e Vlorës, jo pa qëllim. Që ai të shohë ndryshimin e madh të vendlindjes, por ndërkohë edhe të mësojë ç’ka ndodhur me Shqipërinë dhe shqiptarët, gjatë kohës që ka munguar. Ndoshta për të parë ato gjëra që nuk mundi t’i bënte në kohën e tij, por edhe për ato që duheshin bërë ndryshe ose edhe për ato që janë bërë gabim. Mjeshtëria e shkrimtares nuk qëndron tek aftësia e saj për të na treguar pamjen apo karakterin e vërtetë të njeriut që bëri epokë në historinë e kombit tonë, por tek interesi që ka lexuesi çfarë ai na thotë për të “Djeshmen” dhe si reflekton ndaj të tashmes. Ky është, mendoj unë, sekreti që shkrimtarja na e mban fshehur mjeshtërisht midis dialogëve të Ismail Qemal Bej Vlorës, me dy të rinjtë, njeri prej të cilëve është student i universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. I trishtuar nga rrëfimet e studentit për çka i tregon lidhur me regjimet, nëpër të cilët shqiptarët kaluan këto njëqind vjet dhe nga koha e largimit të tij nga kjo jetë, diktatura komuniste e trishtoi më shumë babanë e kombit. Por si burrë i mençëm e me përvojë të madhe që ishte, përgjigjet:
– Të mençurit nuk thonë kot, “Ruaju nga lufta brenda llojit, sepse është e tmerrshme, pasi të çon në urrejtje dhe hakmarrje pa fund”. Kam parasysh tmerret që po më thua dhe ndjehem tejet i tronditur. Tani e kam të qartë mosbesimin tuaj tek e tashmja dhe e nesërmja. Kur të kanë bërë një mijë e një të zeza, edhe kur të troket lumturia, që ndoshta vetëm njëherë të vjen në jetë, ti ke frikë t’ia hapësh derën menjëherë. E marrë me mend se sa e vështirë është t’ia nisësh sërish nga e para në këto kushte pasigurie. Janë pikërisht këto padrejtësi që hasen në rrugën e jetës sonë – vazhdon studenti – shkaku që shqiptarët ndjehen të lodhur, të drobitur e të zhgënjyer. Ndaj vjen një çast dhe kërkojnë drejtësinë dhe dashurinë e munguar në kohë. Po ku, ku ta gjejnë vallë? Nuk dinë më se kujt t’i besojnë, sepse jo vetëm i kanë mashtruar, por edhe janë vetëmashtruar nga njohja e pamjaftueshme e realitetit.
– Duket haptazi, se ju keni nevojë për dashuri, i përgjigjet burri i mençëm. Që të shembet ky mur betoni, krijuar mes këtij realiteti dhe ndërgjegjes së ndotur, çdo njeri duhet të shohë brenda vetes, për të zbuluar gabimet e veta. Atëherë është në gjendje t’i bëjë mirë vetes dhe t’u bëjë mirë edhe të tjerëve.
-Po për vuajtjet çnjerëzore kush do të përgjigjet vallë? (Në diktaturë, B. Çoku). Njerëzve u iku jeta, rinia, u ngriu buzëqeshja, u venitën ëndrrat, iu shuan shpresat, nuk e njohën kurrë lumturinë, madje nuk dinin më edhe pse merrnin frymë.


– Bir, në të gjithë historinë botërore tragjeditë e kombeve të vegjël dalin nga portat e shteteve të mëdha. Mjerë kush është i vogël dhe lum kush është i duruar…
Jo më kot, autorja provokon bisedat të tilla me këtë temë, me babanë e kombit, pikërisht stërmbesa e shqiptarëve të shquar, të cilën e ka lajtmotivin e të gjithë përmbajtjes së romanit, sepse “gjuha shkon te dhëmbi që dhëmbë”. Pse, kujt tjetër mund t’i ankohej kjo grua me zemër të madhe e kombit të vet, padyshim nga më të shquarat ndër gratë e talentuara dhe humane që ka nxjerr toka jonë, teksa ende nuk e ka gjetur qetësinë shpirtërore për të provuar, mes atyre shqiptarëve që, posi ajo vuajtën kalvarin e regjimit komunist, se një ditë e vërteta dhe drejtësia do të triumfojë? Unë kam shpresë dhe besim se në të ardhmen shkrimtarja do të vazhdojë të na mallëngjej e të na edukojë me praninë e Ismail Qemal Bej Vlorës, duke “shëtitur” me të edhe jashtë nahisë së Vlorës e Kaninës së bukur, ndër vise të tjerë po kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse erdhi koha, më së fundi, që t’i kemi kaq pranë paraardhësit tanë të shquar, me fjalët dhe këshillat e tyre shumë të vyera për një të ardhme më të ndritur.

Policia serbe në kërkim të Faton Hajrizit që dyshohet për vrasjen e policit

Një polic serb afër vendit ku ka ndodhur incidenti më 18 korrik.

 

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë të premten se është në kërkim të vazhdueshëm të Faton Hajrizit, të dyshuarit për vrasjen e një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri, më 18 korrik, në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e ka publikuar fotografinë e Hajrizit dhe u ka bërë thirrje edhe qytetarëve për bashkëpunim.

Autoritetet janë duke kryer kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi besohet se sulmuesi mund të jetë nisur në atë drejtim, ka raportuar Radio Televizioni i Serbisë (RTS) më 19 korrik.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët janë të përfshirë në kërkim.

Sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur veturën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor.

Sulmuesi është raportuar të ketë sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë, dhe më pas ka ikur.

Autoritetet serbe e kanë konsideruar sulmin si terrorist.

“Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar do ta konsiderojë rastin si një akt terrorist, sepse është një sulm ndaj zyrtarëve”, ka thënë të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e lëshuar në Kosovë në emër të Artan Hajrizit (1991) dhe një letërnjoftim i tij gjerman.

Daçiq ka thënë se po verifikohet nëse personi të cilit i janë gjetur dokumentet është vëllai i Artan Hajrizit, Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu në Kosovë, ditë më parë.

Artan Hajrizi ka thënë të enjten për mediat në Kosovë se ndodhet në Gjermani dhe se vëllai i tij, Fatoni, ia ka vjedhur pasaportën.

Ndihmësdrejtori i policisë serbe, Dragan Vasileviq, ka thënë për RTS-në se policia gjermane është kontaktuar përmes Interpolit dhe se identiteti i të dyshuarit ende nuk është “konfirmuar saktë”.

Ai ka thënë se autoritetet e sigurisë në Serbi po bashkëpunojnë “shumë mirë me ato të Republikës Sërpska në Bosnje -Hercegovinë, me ato të Kroacisë dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Kush janë Artan dhe Faton Hajrizi?

Artan Hajrizi, një profil që u bë publik nga autoritetet e Serbisë si i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor në Serbi, është vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu në Kosovë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime brenda familjes.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajzirit (sipas autoriteteve të Serbisë), i lindur më 1991, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Radio Evropa e Lirë ka analizuar disa nga profilet e shumta të Artan Hajrizit, në rrjetet sociale që konfirmojnë lidhjen e tij me Faton Hajrizin. REL-i po ashtu ka biseduar edhe me burime brenda familjes që kanë konfirmuar se Artani dhe Fatoni janë vëllezër.

Një prej profileve të Artan Hajrizit në rrjetin social Facebook.

Një prej profileve të Artan Hajrizit në rrjetin social Facebook.

Ky burim pretendon se “Artani gjendet në Gjermani dhe se sot ka njoftuar se dokumentet e tij nuk janë në banesë”.

“Artani nuk ka njohuri dhe as nuk ka qenë në rast. Atij i ka humbur pasaporta”.

Kontakti me Artanin nga REL-i nuk ka qenë i mundshëm deri në publikimin e këtij teksti.

Artan Hajrizi foli publikisht të enjten për portalin Insajderi përmes një videolidhjeje.

Artani, i cili pretendoi që gjendej në polici në Gjermani, tha se vëllai i tij e kishte vizituar për disa orë dhe se ia ka vjedhur dokumentet e tij identifikuese.

“Ai ka shkuar para dy ditësh. Unë dokumentet i kam lajmëruar të humbura. Unë nuk jam fajtor për këtë punë”, tha Artani në këtë incizim.

Ai tha se nuk ka pasur kontakt me vëllain e tij që nga ajo kohë.

Gjatë ditës, mediat vendore kanë raportuar po ashtu se kanë biseduar me babanë e Artanit, Mustafë Hajrizi, i cili citohet të ketë thënë se “Fatoni ia ka vjedhur pasaportën Artanit”.

Asnjë nga këto pretendime nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet e Kosovës.

Faton Hajrizi, i dënuar për disa vepra penale në Kosovë, ishte arratisur ditë më parë nga Burgu i Smrekonicës në Kosovë.

Ai ka histori të arratisjeve të shpeshta nga burgjet kosovare.

Hajrizi fillimisht është dënuar në janar të vitit 2000 për vrasjen e një ushtari rus në qendër të Skenderajt, kur ishte vetëm 15-vjeçar. Për këtë vrasje është dënuar me 6 vjet burgim.

Sipas Daçiqit një person është arrestuar lidhur me këtë rast në Bijeljina të Bosnje e Hercegovinës.

Ai ka thënë se i arrestuari dyshohet se ka “transportuar vrasësin nga Presheva në Lloznicë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që të mos politizohet ky rast. Radio Evropa e Lirë

 


Send this to a friend