MOLLËT E BAHÇES SIME
.
Vjel mollët e bahçes sime
një e nga një unë ato i vjelë,
kujtoj mollët e vendlindjes sime,
në Drenicën e bukur plot me diell.
.
Janë edhe këto mollë të mira,
të ëmbla dhe majhoshe janë,
i pëlqejnë fëmijët dhe të rriturit,
flladet i ëmbëlsojnë e shije kanë.
.
Edhe të tjerët këtu i pëlqejnë,
më thonë “mollë të ëmbla prodhon”,
ata i vlerësojnë dhe më lëvdojnë,
ku më rreh mendja, dot s`e thonë.
.
Mendja më rreh në Drenicën time,
atje mollët i bëja ëmbëloshe,
eh, ato mollë kanë tjetër aromë,
janë të vendlindjes sime arbërore.
.
Janë mollë të selitura nga gjyshërit,
me ndjenjën e punës dhe të
lirisë,
janë mollë flakë – kuqe si flamuri,
janë varieteti më i mirë i ëmbëlsisë.
.
E MIRA ËSHTË LULE E BUKUR
.
Të gjitha stinët janë të bukura,
secila prej tyre ka vendin e vetë,
por ne të parën kemi pranverën,
në atë stinë natyra vellon hedh.
.
E mira pëlqehet dhe respektohet,
si një lule pranvere ajo lulëzon,
të bëjmë të mira në këtë jetë,
mirësia lule jetën zbukuron.
.
Me lule nderojmë dëshmorët,
me lule urojmë në festa dhe gëzime,
lule i dhurojmë vajzës kur martohet,
lule dhurojmë për ditëlindje…
.
Lulja ka dhe gjemba, doemos,
në vaj asgjë nuk kalon,
gjithsesi lulja është mirësi,
që ne dhe botën e gëzon.