Drejtori ekzekutiv i Forumi Ekonomik Botëror, Børge Brende, njoftoi dorëheqjen e tij nga posti, pas publikimit të informacioneve që pretendonin se ai kishte pasur marrëdhënie me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein.
Në një deklaratë të publikuar të enjten, bashkëkryetarët e Forumit, André Hoffmann dhe Larry Fink, bënë të ditur se Alois Zwinggi do të marrë detyrën e drejtuesit dhe presidentit të përkohshëm.
“Bordi Drejtues do të mbikëqyrë procesin e tranzicionit të lidershipit, përfshirë planin për nisjen e një procedure të përshtatshme për përzgjedhjen e pasardhësit të përhershëm”, thuhet në deklaratë.
Forumi Ekonomik Botëror kishte njoftuar më herët gjatë këtij muaji se kishte nisur një hetim në lidhje me Brende. Zyrtari norvegjez kishte deklaruar atëherë se ishte “plotësisht i painformuar për të kaluarën dhe aktivitetet kriminale” të Jeffrey Epstein.
Në deklaratën e tij të së enjtes, Brende tha: “Pas një reflektimi të kujdesshëm, kam vendosur të largohem nga pozicioni i Presidentit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror”, pa bërë asnjë referencë ndaj Epstein.