VOAL

VOAL

Drama “Natë me hënë” sipas novelës së Kadaresë Nga Mexhit Prençi

May 25, 2022

Komentet

MIRËNJOHJA SI VIRTYT NJERËZOR DHE INSTITUCION MORAL Nga Albert HABAZAJ

 

1. VLERËSIMI I SHOQËRISË


Nuk po rrëfej çfarë folën zonjat Eloina Tozaj, Eva Çipi, Zamira Agalliu dhe zotni Gani Rroshi, në ditën e vlerësimit tim shoqëror, sepse ishin fjalë të shkëlqyera, shumë, por unë i marr me rezerva, se s’i ngre dot. Unë thashë këto fjalë:
…Më bëtë me djersë Eva dhe Lona…Më bëtë të skuqem… Ku jam mësuar unë me këto. Pastaj, tani unë jam pensionist…
Trupi im është i brishtë të mbajë gjithë ato fjalë të mëdha, gjithë ato nderime të mëdha.
U jam mirënjohës zonja Suzana Rama Numani (ndërkohë dhe vajza e mikut tim), zotni Gani Rroshi, zonja Eva Çipi, profesoreshë e nderuar, gur i çmuar i Universitetit, bashkë me zonjën Eloina Tozaj Çipi!
Mirënjohje pa kufi! U përulem… U përulem me shpirt.
Unë nuk i kam qejf këto dekoratat, jam sinqerisht… Eqeremi, Ruzhdiu i dinë mirë këto gjëra. Dhe Zamira. Por ardhka një çast, që të “ngacmokan” njerëzit e mirë. Megjithatë, unë prapë do të kujtoj thënien e artë, mallkimin e shkodranit, që duhet të jetë në qendër të vëmendjes për të gjithë ne, misionarët, ambasadorët e paqes, ata njerëz që përçojnë tek të tjerët mirësi, paqe, dinjitet.
Shkodrani thotë: “Me t’hy vedi n’qef!”
Nga kjo ne duhet të ruhemi në jetë të jetëve, sa të kemi frymë dhe t’ua transmetojmë brezave.
Do të më falni për këtë figurën (pamjen e fytyrës) jo shumë simetrike, por në kurrizin e 65 viteve kam udhëtuar në këmbë, dhe kur koha më ka qëlluar me furtunë, dhe kur ajo më ka ndriçuar me diell, sepse, po s’qemë në këmbë, me dinjitet dhe faqebardhë kot që rrojmë.
Stafetën e traditës e kam mbajtur me nder, e përçoj dhe dua t’jua lë brezave. Si unë, edhe ju më mirë se unë, apo dhe si unë xhanëm jo keq.
Është familja e para.
Detyrat shtetërore mendoj se i kam bërë mirë. Dhe ato shoqërore, po ashtu mirë.
Detyrat familjare, që janë të parat dhe të fundit, sepse në familje lind dhe perëndon jeta, për të rilindur në ciklin e saj.
Janë drita, dielli, hëna. Janë në jetë të jetëve.
Edhe dy gjëra që në këtë jetë, deri tani, që do të riciklohet, siç e tha dhe Zamira, kam bërë, çfarë kam bërë…
– Një krenari që më mbush me dinjitet vetiak është HIMNI I UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI” VLORË, në 30-vjetorin e themelimit të tij. Dhe për këtë realizim, Eloinën, që ishte anëtare e komisionit në të dhjetëshet, në të dy 10-shet, e falënderoj për këmbënguljen, se kështu ishin…
– Po ashtu, një nga vlerat e rrënjës sime është grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, që është jo vetëm për vendlindjen time, jo vetëm për gratë, vajzat, nënat, mbesat, bijat, nuset tërbaçiote, por për mbarë femrën vlonjate, labe, shqiptare, sepse ende shoqëria jonë është shkëmbore e thepisur.
Dhe një herë dua të kujtoj thënien e Emanuel Kantit: “Mosmirënjohja është kuitensenca e poshtërsisë”.
Mirënjohja është virtyt njerëzor.
U falem!…


2. MESAZHE ME DRITË
Ju që vlerësoni mua [Federata e Paqes Universale] si Ambasador i Paqes me çertifikatën: “MIRËNJOHJE” (me rastin e daljes në pension) “Për kontributin e dhënë si studiues, bibliograf, poet, shkrimtar dhe recensues; si drejtor i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” pranë Universitetit “Ismail Qemali” dhe si kryetar i Shoqërisë së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë” – zonja Eva Çipi, Kryetare e Këshillit Rajonal të Paqes Vlorë dhe z. Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Paqes Universale – qofshi të bekuar nga Ylli i Mirësisë që shndrit Yjësinë e Paqes Universale, se ne misionarë drite jemi, se familja është shkolla e dashurisë dhe paqes, se standardi më i lartë i të jetuarit është jeta për hir të tjetrit.
Mesazhin tim për ju, në këtë ditë të veçantë të 4 Korrikut 2025 për mua, aq më tepër në këto kushte që jam, po e thur me këtë vjershëz të vogël, thurur me dashuri të madhe dhe mirënjohje të thellë:

Kur grindemi bëhemi pak
Kur duhemi bëhemi shumë,
Dyshoj e nuk jam i bindur në fakt
Si reflektojmë sot ti dhe unë…

Le t’i harrojmë ankesat gri, motra e vëllezër
Të dashurojmë të nesërmen çdo ditë,
Ngaqë kemi nevojë të ndihemi njerëz
Shkula zemrën, lart e ngrita, bëra dritë!…

*) Ky ishte “fjalimi” im, që fola me gojë atë mbrëmje të këtij 4 korriku që iku, aq e veçantë, vlerësuese dhe e çmuar për mua. Nuk mbajta atë që kisha përgatitur me letër. Nuk më pëlqeu ashtu. Kisha shumë emocione. Shumë.
Dhe një herë faleminderit Eva, Lona, Gani e Zana! Faleminderit Zamira Zamira Agalliu, Eqerem Canaj, Ruzhdi Bajrami, Anila Toto, Hava Mucaj, Genc Demiraj, Sokol Toto, Artan Islami, Veneranda Billa, Vera Zaho, Lela Qejvani, Kreshnik Çipi, të gjithëve ju, misionarë mirësie, u falënderoj nga zemra.
Patjetër kunatën time Aurela Abazaj dhe, të parën dhe të fundit Mejon, Meme Ribaj Habazaj – familja ime. Plotmëria.
Mirënjohje të gjithmonshme!… Ju falem!..

Ujë i Ftohtë, Vlorë, e premte, 4 Korrik 2025

Vepra e Pjetër Bogdanit, një monument letrar- Nga Ymer Çiraku

ExLibris

Pjetër Bogdani është i lindur në Gur të Hasit, sanxhaku i Dukagjinit, dioqeza e Prizrenit. Megjithë dilemave mes studiuesve për vitin e lindjes, si më pranë së vërtetës duket se mbetet viti 1625. Pra, ka lindur këtu e 400 vjet më parë. Të dhënat dëshmojnë se mësimet e para i mori nga i ungji Andre Bogdani, i cili, arriti të ishte arqipeshkëv i Shkupit. Pas studimeve të larta teologjike e filozofike në Romë, P. Bogdani merr titullin doktor dhe shërbeu si famulltar në Pult e Prizren e më pas ipeshkëv në Shkodër, deri sa e zëvendëson të ungjin në Shkup si arqipeshkëv.

Në studimin e thelluar kritik, që i ka bërë veprës së Bogdanit “Cuneus Prophetarum” (Çeta e Profetëve) botuar më 2015, studiuesja Anila Omari thekson se kjo vepër zë një vend të veçantë, si nga shkalla e përpunimit gjuhësor, ashtu edhe nga përmbajtja e larmishme dhe karakteri origjinal i saj. Prandaj gjykon se “Ajo është mbajtur, me të drejtë, si e para vepër origjinale, që shënoi fillimet e prozës letrare shqipe dhe që luajti rol parësor edhe në formimin e prozës shkencore shqipe.”

Me vlerat letrare që krijoi, P. Bogdani arriti nivelin më të lartë të kohës së vet – pikërisht në fazat më të hershme, atëhere kur nis të krijojë gradualisht profilin e saj letërsia shqipe. Pra, me krijimet e këtij personaliteti të shquar, letërsia shqipe arrin që të fitojë statusin letrar, e për pasojë, të fitojë edhe ritmin dhe modelin referencial të autoritetshëm për procesin letrar të mëpasëm/pritshëm. Që ai proces letrar, të ndiqte e të përcillej dora–dorës në rrjedhat normale të kërkimit e të zhvillimeve drejt hapësirave të reja. Kjo prirje inaguruese e çelur prej veprës së Bogdanit, sigurisht, që vlerësohet si një meritë e çmuar e këtij autori, megjithë modestinë aq prekëse, që ai vet e dëshmonte, kur i drejtohej lexuesit qysh në hyrjen e veprës “Cuneus Prophetarum” (Çeta e Profetëve), me përkujtesën lutëse e përdëllestare:  ”… që të më ndiejsh, nde gjeç fjalë, qi të trazon veshët. Por as dielli pa hije, as hâna pa tallaze mbë faqe nuk ânshtë…”

Kjo vepër (Çeta e Profetëve), është e përbërë nga dy pjesë. Pjesa e parë, përmban 182 faqe, kurse pjesa e dytë 162 faqe. Rëndësia e madhe që ky libër shfaq për botën shkencore e më gjerë, duket edhe nga fakti se deri më sot, si rrallë të ketë ndodhur në raste të tjera, kjo vepër ka njohur gjashtë botime, të bëra këto kronologjikisht në rrjedhë të 3-4 shekujve, si dhe në disa vende si: Itali, Shqipëri, Gjermani. Këto botime, kanë ngjallur interes të gjerë dhe janë përcjellë me interpretime të shumta në rrafshin letrar e gjuhësor – nga jo pak studiues të njohur, qofshin këta të huaj, por edhe ata shqiptarë si: Ndre Mjedja, Justin Rrota, Luigj Marlekaj, Ibrahim Rugova, Arshi Pipa, Injac Zamputi, Martin Camaj, Selman Riza, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti, Engjëll Sedaj, Anila Omari, Seit Mansaku etj.

Nga të dhënat e letërkëmbimeve të Bogdanit, dëshmohet se vepra ka qëndruar plot 10 vjet në dorëshkrim, deri në momentin e botimit të saj. Kjo erdhi për shkak të pritjes së lëshimit të lejes përkatëse dhe të sigurimit të fondeve financiare – për ta realizuar/finalizuar botimin e saj. Duket qartazi se autori e ka mbartur në vete për detyrë të rëndësishme dhe imediate përgatitjen dhe publikimin e një vepre të tillë. E vlerësuar si një mundësi kjo, për ta lëvruar dhe për ta mbajtur gjallë dhe të dokumentuar gjuhën shqipe, e cila, përndryshe – do të vihej rrezikshëm në pozita asimilimi, pasi ishte e rrezikuar jo pak kësaj kohe prej ushtrimit të ndikimit mbi të të gjuhëve të shkruara – qoftë të pushtuesit, apo qoftë atyre të fqinjëve. Pra, që shqiptari “…të marrë vesht dijenë mbë giuhë të vet”, sikundër shkruan Bogdani në parathënien e librit.

Të dy pjesët e librit, për vet funksionin e tyre, realizohen natyrshëm sipas koncepsionit të Biblës, duke përcjellë kështu narrativën dhe frymën e njohur teologjike të “Dhjatës së Vjetër” dhe të “Dhjatës së Re”. Por pikërisht vlera letrare e kësaj vepre, qëndron dhe zbulohet në ato pjesë, sado fragmentare qofshin, ku ato i tejkalojnë traditat e përshkrimeve dhe trajtimeve kanonike të librave të shenjtë dhe arrijnë, brenda caqeve/kornizave të tyre, që të modelojnë origjinalisht tekste me prirje për nga struktura të mirëfillta artistike. Në këto raste, figurat biblike dhe ngjarjet ku ata përfshihen, duket se i shpërthejnë kornizat e kohës të temave kanonike të trajtuara dhe fitojnë e përcjellin natyrshmërinë e sjelljeve dhe qëndrimeve reale njerëzore. Kështu, sakrifica biblike e Krishtit, raportet e shenjta të nënës Mari me të, të dishepujve e të kundërshtarëve të tij, është vrejtur nga studiuesit se në mjaft raste, arrihet që ato të jepen në tonet e mjediseve natyrale të jetës së drejtpërdrejtë shqiptare. (Shih: M. Camaj “Albanika” 1990/1, A. Plasari “HDT” 1994/4-5, I. Rugova “Vepra e Bogdanit” T.1990, E. Sedaj “Studime” Pr. 1997/3, S. Hamiti “Letërsia filobiblike”, 2003)

Sidomos cikli i poezive të “Sibilave”, arrin që ta shfaqë në mënyrën më të spikatur aktin krijues letrar të Bogdanit. Sibilat, janë figura femra, që përcjellin këshillat e zotrave dhe vijnë qysh nga mitologjia antike e deri në mesjetë, si profetesha, të cilat, tregojnë/rrëfejnë për çka ka ndodhur e do të ndodhë në fatin e heronjve dhe të vendeve. Edhe në veprën e tij, Bogdani i vendos këto figura, sigurisht brenda funksionit të shtjellimit të temave teologjike, por duke u dhënë këtyre temave ndërkaq një lirshmëri dhe hapësirë më të skajshme, duke u inkuadruar kësisoj në koncepsionin e këtyre teksturave në vargje – drejt ligjësive të krijimit të mirëfilltë letrar. Falë edhe kulturës së fituar e shijeve të tij, vrehet se poezitë, i ka ndërtuar sipas modelit të njohur në poezinë italiane të kohës, me strofa tetëvargëshe, si dhe njëmbëdhjetërrokëshe.

Në ciklin e këtyre poezive, përfshihen njëmbëdhjetë krijime dhe seicili prej tyre, përmban një kallëzim më vete. Të përcjella prej çdo sibile, këto kallzime krijojnë së toku, një lloj tematike si prej mozaiku. Kjo strukturë mozaiku, arrin të krijohet – sepse çdonjera prej poezive, vërtet paraqitet si krijim më vete, por që ndërkaq, ato janë të konceptuara sado që veçmas, por në një trajtë të ndërlidhur, pra, si pjesë të së tërës.

Poezia dystrofëshe mbi krijimin e botës, është pikërisht ajo, e cila do ta mrekullonte aq shumë edhe Lasgush Poradecin, kur ky do të njihej sëpari me të, pikërisht asaj kohe, kur ishte ende student i ri në Vjenë. Në bibliotekat e saj, do ta shihte për herë të parë dhe do ta vlerësonte atë gjithë entusiazëm, madje si të krahasuar denjësisht e pa mëdyshje deri me krijimet e njohura kozmogonike hindase dhe hebraike. “Tekstin e Bogdanit e citova pas disa shënimesh që kam marrë në Vienë, vjeshtën e 1924–ës, kur pata gëzimin t`ia shëkoj me sy … t`ia çik me dorë… t`ia studioj dhe t`ia përpij “Cuneusin”-in në shpirtin tim për herë të parë. Përveç shënimesh të tjera gjuhësore, që më qëndruan për zemre, kam kopjuar një poezi kozmogonike, e cila, nga pikëpamja e koncepsionit origjinal, e idesë së fuqishme dhe e formës së veçantë të saj, jam i mendimit se duhet të konsiderohet si një monument letrar, jo vetëm i gjuhës shqipe, por i republikës së letrarëve përgjithësisht…, do të shkruajë L. Poradeci”. (Revista “Shkëndija”, 1942)

Përmes kësaj poezie, krijimi i botës përcillet nëpër shtjella dhe kontraste të përmasave kozmike, duke krijuar një tension e dramë të thellë – rreth raporteve të nënkuptuara të njeriut me gjithësinë, e cila, ka një pushtet të pazotërueshëm e të paparashikueshëm dot për të. Dhe kjo situatë, krijon atë gjendje të angësht, ku njeriu, me sa duket e ka pastaj fort të nevojshme që të ndërtojë lidhjet dhe referencat e tij me komunikime e besime të caktuara religjioze (apo dhe të tjera përtej tyre), aq të domosdoshme për të. Me qëllim, që ai pastaj të mund që të gjejë dhe të vendosë brenda vetes, paqen dhe ekuilibrin.

“Mbë Qiellt` nuk` ishte, as Yll, as Diellï,

Qi me dritetë vet zbardhen dritë të re,

As Hana delte me dy të rgjanta brï,

As prej Qiellshit vinte ndonji Reze për dhè,

As Dheu si Shqype nalt` qëndron e rï,

As niegullë me shi, as breshen, as Rëfé,

As Deti me Valë epte të madhe gjamë,

As lymenatë me Breg, ishin zanë”.

Át Justin Rrota, është ndër studiuesit e parë, që i është drejtuar shqyrtimit filologjik të veprës së Bogdanit, duke filluar qysh te një nga manualet më të hershme mbi historinë e letërsisë shqipe, të hartuar prej tij. (Át J. Rrota “Letratyra Shqype”, Shkodër, 1925). Si latinist dhe si njohës i thellë i teologjisë dhe i autorëve të vjetër, duke u marrë kohë pas kohe me botimin kritik dhe duke i shoqëruar me komente tekstet e tyre, ai ka meritën edhe për faktin se ka gjurmuar e ka sjellë për herë të parë në Shqipëri, më 1929, tri kopje fotografike të “Mesharit” të Gjon Buzukut. Ndërkohë, ka botuar mjaft studime mbi vlerat e kësaj vepre, si e para vepër e zbuluar deri më sot, e shkruar në gjuhën shqipe.

Duke hulumtuar e verifikuar nepër dokumentacionin e kohës, ai vë në dukje se vepra e Bogdanit, është e hartuar fillimisht në shqip dhe më pas, është përkthyer në italisht po prej autorit të saj, me kërkesën e censurës kishtare, e cila, e kishte të domosdoshme këtë përkthim, se nuk e kuptonte dot veprën e shkruar në gjuhën shqipe – për të gjykuar e vendosur pastaj për dhënien e lejes zyrtare për botimin dhe qarkullimin e saj. Nisur edhe prej vlerave letrare e gjuhësore që përcjell, J. Rrota ka pikëpamjen se kjo vepër: “… âsht monumenti mâ i pari i gjuhës shqype…” Analizat dhe interpretimet e këtij studiuesi, i dalluar për akribi të lartë shkencore, do të vrehen të thelluara më tej edhe te botimi “Shkrimtarët shqiptarë (1941, I-II), pjesë e kolanës së kontributeve të njohura akademike të “Institutit të Studimeve Shqiptare”. Kjo mbetet edhe vepra e parë mbi historinë e letërsisë shqipe e konceptuar dhe e hartuar në Shqipëri si një vepër kolektive, ku krahas atij vet (J. Rrota), bën pjesë një kastë studiuesish të tjerë mjaft të përgatitur si: Zef Valentini, Namik Ressuli, Karl Gurakuqi, Filip Fishta, Lumo Skëndo, Aleksandër Xhuvani, Rossolino Petrotta etj., nën drejtimin e Ernest Koliqit.

Po ashtu, studiuesi Eqrem Çabej e ka vlerësuar lart figurën e P. Bogdanit, e cila, sipas tij, qëndronte jo vetëm në lartësinë e kulturës teologjike të kohës, por që ai arrin të shfaqet edhe si shkrimtari shqiptar më i rëndësishëm, si nga madhëria e veprës që shkroi, si nga mendimet e thella derdhur në të, si nga gjuha e bukur e përdorur me mjeshtëri të madhe stilistike. E pikërisht prej këtyre vlerave: “…vepra e tij ka siguruar një vend të pavdekur në literaturën t`onë…”, do ta formulojë sintezën e tij Çabej (“Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe”, 1936, f. 29).  Pra, ai e vlerëson këtë kontribut bogdanian në dimensionin e shumëfishtë që shfaq, si një aktivitet i pandalur intelektual, që rrezaton njëherazi: dije fetare e filozofike, art, atdhetari, humanizëm dhe vyrtute të larta/përkora njerëzore.

Vepra e Bogdanit mbetet një korpus i pasur vlerash, prandaj edhe studiues të profileve të ndryshme, kanë hulumtuar dhe interpretuar nëpër hojet e saj, ide dhe kontribute të begata. Shtjefën Gjeçovi do ta dallojë mes të tjerëve, duke e shpallur jo pa entusiazëm dhe metaforikisht veprën bogdaniane si: “dritë të litëratyrës shqiptare…”, vepër që ia zbardhi faqen atdheut (HD, 1930/12).

Sipas kompetencave të tyre, studiuesit kanë vlerësuar këtu: kontribute letrare, gjuhësore, historike, kulturologjike, duke evidentuar pastaj sipas rastit, veçori estetike dhe stilistike të poezive origjinale dhe të përkthyera të Bogdanit, koncepte të tij mbi kozmogoninë, mbi humanizmin, mbi elementet didaktike të pëcjella përmes frymës moralistike të kësaj vepre, mbi veçoritë grafiko-ortografike dhe gjuhësore të saj, rreth letërkëmbimeve me hierarkitë kishtare dhe personalitete të kohës… Këto e mjaft këndvështrime të tjera studimore, kanë krijuar tashmë një arkiv të pasur interpretimesh dhe vlerësimesh substanciale mbi veprën bogdaniane, e cila, duket se vazhdon që të mbetet edhe sot e kësaj dite, mjaft grishëse për hulumtime të tjera/reja të pritshme. Sigurisht, që kjo është veti dhe privilegj i atyre veprave, të cilat, kanë mbetur tashmë të përcaktuara si gurë themeli në historinë etnokulturore të kombit. Pra, janë nga ato vepra me peshë të rëndë, që vazhdimisht rrezatojnë dhe vazhdimisht përcjellin nëpër breza vlera të gjithkohëshme.

Por studimi i gjerë monografik “Vepra e Bogdanit 1675-1685” i I. Rugovës, besojmë se mbetet nga studimet më kompleks e mjaft të sintetizuar – në qasjen ndaj kësaj figure dhe përcaktimit të rolit dhe të vendit që ai meriton, në panteonin e botës letrare dhe intelektuale shqiptare.

Duhet kujtuar se në kritikën letrare shqiptare, Ibrahim Rugova është nga zërat më të shquar. Këtë e dëshmon përballimi prej tij i disa prej temave kyçe në studimin e letërsisë shqipe, e dëshmon po ashtu thellësia, kompetenca e fushës, njohja dhe zbatimi i metodave interpretuese më të reja/më bashkëkohëse, si dhe ndjekja sistematike, me shije dhe intuitë selektimi të proceseve letrare. Është nga ata studiues, që tashmë mbetet i shenjuar/përcaktuar me disa arritje antologjike në korpusin e studimeve letrare shqiptare. Këtu hyjnë evidentimi sistematik i konceptit të tij për “refuzimin estetik” në letërsi – si domeni i vetmjaftueshëm për të verifikuar vlerat reale letrare; po kështu ndjekja prej tij e modelit të kritikut që priret për nga dekodimi i strukturave tekstore, duke i parë ato struktura si pjesë të sistemit letrar e jo në qarqe të mbyllura. Rugova është nga ata studiues të rafinuar, i cili, e ka të kalkuluar strategjinë e hulumtimit, me prirjen e modelimit përgjithësisht të një artikulimi në nivel teorik rreth krijimtarisë letrare, si dhe në njohjen dhe përcaktimin e drejtë hierarkik të atyre veprave letrare – që për nga vlerat e tyre përfaqësuese, i kapërxejnë kornizat kohore.

Studimi i tij monografik “Vepra e Bogadanit 1675-1685 (1982)”, do të vinte pas disa botimeve të mëparshme si: “Prekje lirike” (1971), “Kah teoria” (1978) e “Strategjia e kuptimit” (1980). Objekt studimi këtu bëhet vepraÇeta e profetëve(Cuneus Prophetarum) e P. Bogdanit, e cila, në botimin e saj të parë, u shtyp në Padova të Italisë, më 1685. Për nga struktura, studimi ndahet në dy pjesë: I. “Gjenetika e veprës” dhe II. “Analitika e veprës”. Seicila prej këtyre pjesëve, përmban një mori çështjesh/ tezash, ku vrehet një informacion i dendur letrar, filozofik, kulturor, religjioz, jetëshkrimor, bibliografik, historik, mjedisor, një informacion ky, që vjen prej kohës së shkrimit të veprës bogdaniane, por edhe i kohëve më të vonëshme, deri në bashkëkohësi. Pra, shqyrtimi i veprës, ndjek një trajektore të hapur, për ta bërë vërtet bindëse tezën e studiuesit se kjo vepër, jo vetëm që arriti t`i shfaqte në nivelin më të lartë për kohën vlerat e saj letrare, por që inaguron edhe themelin e humanizmit shqiptar dhe se në një farë mënyre, ajo mund të përcaktohet/vlerësohet si Komedia hyjnore shqiptare. Sikundër kanë vrejtur studiuesit, te ky studim, rindërtohet gjenetika dhe artikulohet në mënyrë bindëse analitika sistemore e këtij autori të hershëm shqiptar, i cili, me të drejtë, mund të përcaktohet i njëjtshëm me autorët e lëvizjeve humaniste europiane të kohës, qoftë për nga koha kur u shkrua, qoftë për nga idetë qarkulluese në të.

Autori i studimit mbi veprën e Bogdanit, rezulton të jetë sistematik në dhënien e informacionit, duke mos e parë tërë atë rrjet të dendur të dhënash thjesht si një bllok inventarizues, por në funksionin metodik – për t`iu dhënë sa më bindshëm mbështetje tezave e përfundimeve të veta të propozuara dhe ndërkaq, për ta dëshmuar atë përvujtëni të dijetarit, që di t`ua njohë dhe t`ua vlerësojë fort kontributet të tjerëve. Kështu, ai sjell në vëmendje studimet e autorëve të huaj, por edhe atyre shqiptarë përgjithësisht.

Në pjesën e parë të studimit, jepet një informacion i dendur rreth kontekstit historik e kulturor, ku u formua personaliteti i këtij humanisti të shquar, tek i cili, zotëronte një kulturë e pazakontë, pra, mjaft e gjerë, me njohje të thellë të veprave të dijetarëve të kohës, por edhe të qytetërimeve të lashta të lindjes, apo greke dhe romake. Studiuesi sjell në vëmendje dijet e plota që zotëronte Bogdani në filozofi, në kulturë e gjuhë, duke theksuar se ai ndërkaq, njihte gjuhët e vjetra: hebraishten, sirianishten, arabishten, greqishten e vjetër, latinishten, armenishten dhe po ashtu: italishten, gjermanishten e frengjishten. Pra, ishte një personalitet me formim të lartë e solid, tek i cili do të vinte natyrshëm edhe motivimi i shkrimit të një vepre tërësore dhe fondamentale për nga vlerat që ajo mbart, sikundër është “Çeta e profetëve”. Në këtë pjesë sillet informacion i hollësishëm edhe rreth gjashtë botimeve të kësaj vepre, gjatë tre shekujve, duke nisur nga ai i pari – në vitin 1685 në Itali, e deri tek ai më i fundit, i vitit 1977 në Gjermani. Këtu prezantohen fakte rreth situatave që shoqërojnë këto botime, duke nisur me lejet e kërkuara nga sekretaria e Kongregacionit, pastaj me luhatjet e titullit të veprës, me kontratat shtypshkrimore dhe raportet financiare e raportet me censurën.

Kurse në pjesën e dytë të studimit, formulohen disa nga tezat themelore, që besojmë se hidhen për herë të parë rreth veprës së Bogdanit. Kështu, krahas frymës dhe mistikës biblike, te vepra “Çeta e profetëve, Rugova vren edhe elemente të mirëfillta të ligjërimit artistik, me prirje e forcë abstraguese, emocionale dhe imagjinative, që e shtyjnë studiuesin ta gjykojë atë si “biografi të romanësuar”. Pra, ku shfaqen madje edhe konturet e romanit të parë shqiptar. “Veti kryesore e kësaj proze është se realizohet kryesisht përmes rrëfimit artistik në veta të ndryshme të ligjëratës dhe përmes saj, ngrihet figura e personazhit kryesor dhe e personazheve të tjerë … pastaj vend të rëndësishëm zë përshkrimi si teknikë artistike.” (I. Rugova, “Vepra e Bogdanit 1675-1685”, T.1990, f.193)

Duke e cilësuar këtë vepër si bërthamë të romanit të parë shqiptar, Rugova nxjerr në pah edhe dritën dhe shkëlqimin që shpaloset në të, duke arritur në bindjen se, shikuar në këtë plan, e gjithë vepra duket sëbrendshmi si një metaforë solare (diellore), ku çdo fenomen e gjykim kërkohet dhe vendoset brenda refleksit të dritës, të burimit të saj, diellit.

Një tezë e fortë është ajo e përcaktimit të veprës së Bogdanit si “fundament i modernitetit tonë intelektual e ekzistencial”. Këtë tezë jo pak intriguese, Rugova e argumenton me faktin se kemi të bëjmë me një nga ato vepra, që vërtet vlerësohen se parashtrojnë analiza e zgjidhje të rëndësishme, të cilat, me kalimin e kohës natyrshëm që edhe vjetërohen, por ama, që vlerësohen dhe mbartin vlera esenciale mbi të gjitha për shtytjet apo “stimulanset” paravajtëse, si i quan ai.

Pra, vepra të këtij formati të lartë çmohen për vlerat e pritshme, që ato i përcjellin nëpër epoka. Dhe pikërisht, vepra “Çeta e profetëve klasifikohet prej I. Rugovës, si vepra që dëshmohet sot për sot si: themeli i humanizmit shqiptar, i modernitetit intelektual, si bërthama e romanit të parë shqiptar, apo edhe deri si varianti – me referenca prej kryeveprash botërore. Prandaj e pati titulluar/shpallur jo pak guximshëm atë si: “Komedia hyjnore shqiptare”. Këto janë teza vërtet të guximshme e mjaft intriguese, të cilat, studiuesi arrin që t`ì përballojë në studimin e tij bindshëm, me një metodikë dhe me një pasion të ngulët hulumtues dhe interpretues.

Kanë kaluar katër shekuj dhe Pjetër Bogdani vazhdon që ta ruajë denjësisht figurën e prijësit të letërsisë shqipe në nivel mirëfilli estetik. Ai do të kujtohet edhe për metaforën ndofta më të hirshme e të pashoqe në meset letrare të përbotshme, për figurën e Krishtit:

“Nji bir të vetemë, qi Ama pat për mall

Se Dvekuni ja kthej, e ndore ja â gjall.

Me Diell veshun`, e mbathunë me Hanë…

Romeo Gurakuqi: monografia ime me titull “Shqipëria në ‘Luftën e Madhe’ (1914–1918)” është tashmë e përfunduar dhe gati për botim

Me kënaqësi ju njoftoj se monografia ime me titull “Shqipëria në ‘Luftën e Madhe’ (1914–1918)” është tashmë e përfunduar dhe gati për botim.
Dorëshkrimi është dorëzuar në sektorin e botimeve të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë në dhjetor 2024. Vepra është përgatitur në dy versione gjuhësore: shqip dhe anglisht.
Monografia “Shqipëria në “Luftën e Madhe”, 1914-1918” është një studim i realizuar në vijim të punës kërkimore për ndriçimin e historisë së viteve të fundit të Rilindjes dhe dy dekadave të para të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo monografi është shkruar në vazhdimësi të dy monografive të realizuara shumë kohë më parë, “Shqipëria 1911-1914”, “Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë, 1913-1914” dhe një papraprirje e munguar deri më tani për “Shqipëria dhe Çështja Shqiptare pas Luftës së Parë Botërore 1918-1921”.
Kjo monografi e fundit, e ripunuar, e zgjeruar, e ristrukturuar dhe e përkthyer në gjuhën angleze, do të botohet së afërmi në UK me titullin “Versailles Order and Making Albania 1918-1926” (Rendi i Versajës dhe Ribërja e Shqipërisë, 1918-1926).
Këto vepra janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për ndërtimin e një “Harte të Kuptimeve” të historisë shqiptare gjatë tre dekadave të para të shekullit XX.
Synimi im është të ndriçoj zhvillimet politike, diplomatike dhe kulturore të kësaj periudhe vendimtare, duke ndihmuar në formësimin e një kuptimi më të thellë dhe të strukturuar mbi rrugëtimin e shtetformimit shqiptar në një kontekst rajonal dhe ndërkombëtar.
Shqipëria në “Luftën e Madhe” 1914-1918” është më së pari një studim i përqëndruar në Historinë e Rrëzimit të Shtetit të Parë të Shqipërisë, (3 shtator 1914-28 shkurt 1916), ose në atë njihet ndryshe si Koha e Mbrapshtë e Shqipërisë. Së dyti, është një histori e marrëdhënieve ndërkombëtare mbi Shqipërinë për të gjithë përiudhën e Luftës së Parë Botërore, raporteve të veçanta në mes Italisë dhe Austro-Hungarisë, e qëllimeve të tyre pozitive dhe negative në fushën e politikës së jashtme, me fokus Shqipërinë.
Një vëmendje të veçantë u kam kushtuar analizës së pushtimeve të hapura të Greqisë, Italisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe tërheqjeve rrënimtare të Serbisë dhe Malit të Zi përmes Shqipërisë, në fund të vitit 1915 dhe fillim të vitit 1916.
Në dy kapitujt e fundit jam përpjekur të trajtoj administrimin austro-hungarez të dy të tretave të Shqipërisë dhe në formën e një epilogu vitet 1917-1918, administrimin italian dhe francez në zonat respektive të pushtimeve të tyre në Jug të kufirit zyrtar.
Ky është një studim i bazuar mbi kërkimin arkivor të pabotuar më parë, mbi dokumentacion arkivor të botuar dhe mbi arritjet e historiografisë mbi temën tonë dhe të ndërlidhurat me ate. Eshte nje kerkim i thelluar per te cilin kam perdorur teresisht burimet shqiptare, britanike, italiane, austro-hungareze dhe amerikane. Fale statusit si profesor vizitor ne LSE kam pasur mundesine te punoj mbi literaturen me te fundit mbi temen ne fjale dhe ate te nderlidhur me Nacionalizmin, Shtetin e Dobet, Marredheniet Nderkombetare, etj.
Në pikëpamje të historisë diplomatike, një vëmëndje të posaçme i kemi kushtuar zbulimit të qëndrimeve të dy fuqive adriatikase, Italisë, nga vera e vitit 1914 deri në hyrjen e saj në luftë në maj 1915, të Austro-Hungarisë, nga fillimi i Luftës së Madhe deri në ditët e “hallit të madh” të saj me aleatin e pasigurtë, Italinë, në pranverën 1915.
E gjitha kjo e lidhur me tratativat mes tyre, mes Italisë dhe vendeve të Antantës, për të pranuar copëtimin e Shqipërisë në funksion të mbajtjes së fuqisë apeninase të lidhur pas njerës ose tjetrës aleancë. Ky mision rezultoi i pamundur për Vjenën dhe fatlum për Antantën. Në Vjenë mbeti i ruajtur dhe i dokumentuar vetëm kjo kohë e lëkundjes së diplomacisë austro-hungareze në raport me traditën e përkrahjes së interesave kombëtare shqiptare. Përndryshe në Romë, nuk kishte vend për moral të lartë ndaj Shqipërisë. Cënimi i interesave kombëtare shqiptare kishte qenë frekuent, konstant, i alternuar me pozivitet të paqendrueshëm, bamirësi, mikpritje. Kështu, në qoftë se për klasën politike italiane, korigjimi ka ardhur me vonesë, ose ka qenë i pasigurtë në çdo kohë, për Vjenën zyrtare korigjimi ndodhi pak muaj me vonë, në të mirë të ribërjes administrative dhe kulturore të Shqipërisë mike.
Në fund, monografia mbyllet me konkluzionet që përbëjnë një studim mbi shtetin që shpërbëhet, nacionalizmin shqiptar dhe marrëdheniet ndërkombëtare mbi Shqipërinë ne vitet 1914-1918.
Une dua te falenderoj reçensentët e vepres: Prof. Dr. Nevila Nika, Prof. Dr. Afrim Krasniqi, Prof. Ass. Dr. Edmon Malaj.
Akademik Pellumb Xhufi, Artan R. Hoxha Ph.D. dhe Ardian Muhaj, Ph.D., per leximin e kapitujve te caktuar te kesaj vepre dhe verejtjet e tyre te cmueshme.
Prof. Ylljet Alicka dhe Marçel Hila per leximin dhe konsultimin e vepres.
PËRMBAJTJA E LËNDËS
HYRJE (5)
1.LARGIMI I MBRETIT WIED DHE ARDHJA E OTOMANISTËVE/EHLIKJAMISTËVE NË PUSHTET (10)
2.ESSADI DREJT DURRËSIT (30)
3.SHQIPËRIA E JUGUT, NGA PUSHTIMI VORIO-EPIROTIST NË PUSHTIMIN E HAPUR TË GREQISË (74)
4.PUSHTIMI ITALIAN I SAZANIT DHE I VLORËS. “ARSYETIMI” I PRISHJES SË STATUS-QUO-SË NË SHQIPËRI (102)
5.SHKODRA NËN ADMINISTRIMIN E KONSUJVE (130)
6.SHKODRA NË VORBULLËN E KAOSIT SHQIPTAR TË VITIT 1915 (155)
7. TENSIONI I MALIT TË ZI ME SHKODRËN DHE MALËSINË E MADHE (174)
8.RIPUSHTIMI SERB DHE MALAZEZ I SHQIPËRISË (188)
9.VENDIMARRJA POLITIKE NË VJENË NË LIDHJE ME BALLKANIN PERËNDIMOR DHE SHQIPËRINË PAS SHPËRTHIMIT TË LPB (225)
10.POLITIKA E JASHTME ITALIANE NDAJ SHQIPËRISË NË RAPORT ME A-H DHE ANTANTËN (238)
11. KOLAPSI I SERBISË, EVAKUIMI I USHTRISË SERBE NGA SHQIPËRIA BREGDETARE (279)
12.OFENSIVA E USHTRISË SË AUSTRO-HUNGARISË KUNDËR MALIT TË ZI DHE IMPAKTI MBI SHQIPËRINË E VERIUT (311)
13.SI E ARRITI VENDIMARRJEN PËR SULMIN FINAL MBI MALIN E ZI VJENA ZYRTARE? CILAT ISHIN PLANIFIKIMET E VJENËS MBI TË ARDHMEN E BALLKANIT PERËNDIMOR? (326)
14.PËRPARIMI I USHTRISË A-H NË SHQIPËRI. FATI I ESAD PASHË TOPTANIT. USHTRIA MBRETËRORE ITALIANE NË DURRËS: ÇLIRIMI I SHQIPËRISË, FUNDI I ANARKISË SË SHKAKTUAR NGA FORCAT KUNDËR-REVOLUCIONARE (335)
15.ÇLIRIMI I SHQIPËRISË PREJ USHTRISË PERANDORAKE DHE MBRETËRORE TË AUSTRO-HUNGARISË. ADMINISTRIMI I SHQIPËRISË DHE TROJEVE TË SAJ NGA SHTETI PROTEKTOR (353)
16. EPILOGU I NGJARJEVE NË SHQIPËRI NË VITET 1916-1918 (371)
17.PËRFUNDIME (392): Një lexim i rezultateve të kërkimit; Një
shteti sapolindur që pëson kolaps; Shkaqet e dështimit të Principatës së Shqipërisë; Dilema e Sigurisë; Historia e lindjes dhe zhvillimit të Nacionalizmit Shqiptar shekulli XIX deri në vitin 1920; Tipologjitë e Shtresave që impaktoi Rilindja Nacionale: Rasti i Shqipërisë vendosur brenda kornizës së analizës mbi tipologjitë e Nacionalizimit të Ernest Gellner dhe John Plamenatz.
BIBLIOGRAFIA (440)
INDEX (450)

FJALA E BOTUESIT BUJAR HUDHRI NË PËRVJETORIN E PARË TË KADARESË

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Është privilegj dhe nder të flas para jush në përvjetorin e parë të ikjes së Kadaresë. Ndërkohë, e ndiej se sa e vështirë, e trishtueshme qenka për mua, si botuesi i tij, pikërisht në këtë orë të paradites kur niseshim për në kafenenë e tij të preferuar. Një ritual që vazhdoi me vite.
Por, përpara se të flas për marrëdhënien time me Kadarenë, e ndiej një detyrim moral të përmend dy emra shumë të rëndësishëm që kanë ndikuar në jetën dhe veprën e tij.

E para është Helena Kadare, dashuria dhe gruaja e jetës së tij. Helena është njeriu im më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote dhe ndaj të cilës ndihem i detyruar për gjithçka. Janë fjalët e tij, thënë në fund të jetës si një kurorë për këtë marrëdhënie të gjatë mes tyre, që nisi nga dashuria e të dyve për letërsinë. Kultura shqiptare do t’i jetë mirënjohëse zonjës Kadare, përjetë.
Emri i dytë është i Klod Dyranit, legjenda e botimit francez, i cili nuk ishte thjesht botuesi, por miku i tij besnik, mbrojtësi i tij dhe përfaqësuesi i perëndimit, që diti t’i japë në kohë mesazhin e qartë udhëheqjes komuniste shqiptare se ishin mjaft të vëmendshëm ndaj asaj ç’mund t’i ndodhte Kadaresë.
Shtëpa botuese është shtëpia e dytë e shkrimtarit, në rastin më të mirë, është shtëpia e vërtetë e shkrimtarit. Do ta dëgjoja për herë të parë nga Kadare këtë fjali e cila ishte përcaktuese në këtë bashkëpunim jo të zakonshëm midis një autori botëror dhe një botuesi të ri, në moshë dhe profesion, këtu e tridhjetë vjet të shkuara.
Sikundër shtëpia e shqiptarit (e botuesit, do të saktësoja) është e zotit dhe mikut. Zoti, apo Hyu për këtë shtëpi ka qenë dhe mbetet vetëm një: gjeniu Kadare. Mysafirët apo miqtë, kanë qenë dhe janë të gjithë shkrimtarët e tjerë të letërsisë shqipe.
Në këtë rrugëtim të gjatë, pata fatin e lumtur të shihja nga afër mbretërinë e krijimit pranë një gjeniu si Kadare. Dhe për t’ia sjellë lexuesit magjinë e tij në formën e librit, në këto vite të vështira të tranzicionit e kam parë botimin thjesht si art.
Kam qenë i përfshirë kryekreje në një botë që sfidonte grinë e përditshmërisë, dhe më ka mbajtur në këmbë besimi te letërsia e Kadaresë. Një besim i ngjashëm si besimi tek hyjnia, po të perifrazoja një shprehje të tij.
Korriku i këtij viti erdhi po aq i nxehtë sa ditën që iku Kadare. Nëse ka diçka që nuk mund t’i përfytyroj pranë njera tjetrës, është pikërisht moti i nxehtë dhe emri i tij. Shkrimtarit që në veprën e tij përshkruan shiun, dëborën dhe acarin, pikërisht, kjo vapë i kujtonte një kontinent tjetër. Ia kam ulur disa gradë temperaturën Shqipërisë në veprën time, më thoshte shpesh.
Nga ajo ditë e një korrikut të kaluar, më kanë mbetur të pashlyera në kujtesë pamja e valixheve në sallonin e apartamentit, gati për udhëtim e radhës. Kështu e përfytyroj përherë, në fluturim drejt planetit letërsi, por, tashmë pa kthim. Dhimbja për ikjen e tij do të kalojë, por thesari që ka lënë për ne dhe brezat që do të vijnë, në çdo vend dhe gjuhë të botës, do të mbesë përjetësisht.
Sikundër ka thënë një poet i madh, një vepër e bukur arti është një gëzim i përjetshëm.

EROTIKA E VIOLINÇELËS NGA BALLKANI NË DOWN TOWN NË CHICAGO – Mbresë koncertale – Nga Visar Zhiti

Ishte emocionuese – një violinçelë që këndonte, rinore, vallëzuese plot pasion dhe elegancë, mbresëlënëse për shumë gjatë – me dritat dhe ngjyrat marramendëse të skenës…
Në “Chicago Theatre” violinçeslisti kroat, Stjepan Hauser, i njohur botërisht me emrin HAUSER dha një koncert.
Ështe nga Ballkani, thashë, kroatët janë dhe ilirë… duhet parë, më tha ime shoqe, Eda, dhe porosditi dy bileta, herët…. Më pëlqejnë rradhët e gjata para teatrit ashtu si në muzeume, në librarira… janë dhe si e kundërta e rradhëve të dikurshme në atdhe për të blerë bukën a qumëshin a copën mujore të mishit, është sfida e mrekullueshme dhe… dhe… për mua është dhe hakmarrja ndaj rreshtave të trishta të të burgosurve, ku isha, kur na numëronin a na çonin në punën e detyruar në minierë… nga ajo errësirë në vezullimet e dritave të teatrit..
Po hynim në një tjetër botë, në atë të artit, ngjante me shumë me të ardhmen që ëndërronim. Ndërkaq “Chicago Theatre” është mbi njëshekullor, i ndërtuar në vitin 1921, kur në këtë kohë atdheu ishte bërë skena e rrezikshme e një copëtimi të ri dhe në qytetin e rinisë
time të parë, në sarajet që i ngjanin ngrehinës së një teatri, ishte mbledhur ai që në histori quhet “Kongresi i Lushnjës” për të shpëtuar vendin. Jetike ishte mbëshetja e SHBA….
Po unë po shkoja në koncert, dreqi e marrtë dhe jo në konferencë me historianë…
Me turmave të bukura në “Chicago Theatre” do të kishte dhe shqiptarë, patjetër, i takuam nën ata shandanët e mëdhenj si planete.
Ngazëllyese e gjitha, me një lloj estetike mallëngjimi, jo vetëm prej largësisë…
Ky teatër ka parë artistë të mëdhenj, por rrallë skena e tij është bërë “kaq trupore dhe kaq shpirtërore”, – po thoshin… Po dhe unë si ballkanas në Chicago do të doja të thosha diçka…
Një koncert fantastik… si një poemë, dramë, mall… ishte si një natë dashurie…
Hauser nuk dha thjesht tinguj, por ndjesi. Ai e bëri muzikën të ndizet si zjarr dhe të përkëdhelë si puhi. Nuk mbaroi me duartrokitjet, por vazhdoi si dridhërimë melodioze dhe në ditët më pas.
Hauser e bëri violinçelin e tij të vallëzojë si vetë muzika në telat e violonçelës, por edhe në sytë dhe gjestet e spektatorëve. Ai jo vetëm interpretoi, por bëri dashuri me violinçelën e tij, në sytë e një publiku që nuk u skandalizua, por u rrëmbye në ekstazë.
Në sfond qëndronte një orkestër e gjallë, që shumëfishonte emocionin e çdo fraze muzikore të violinçelit. Kishte dhe një këngëtare të njohur,
soprania australiano-amerikane Amy Manford, zëri i së cilës e bëri skenën të kumbojë si kambanë dhe ajo që njihet si “violinistja e yjeve”, amerikania, Caroline Campbell, që hyri në dialog me violinçelin.
Në qendër të gjithë universit skenik ishte violinçela dhe Hauseri i saj. E merrte midis këmb:eve, jo si vegël muzikore, por si një grua. E përkëdhelur nga gishtat virtuozë dhe harku që herë rrëshqiste butë, si zgjatim i ethëruar i dorës dhe herë godiste me pasion të vërtetë erotik.
Meloditë vërshoni si psherëtimë, si ofshamë, si klithmë, si thirrje, si këngë – ku çdo tingull ishte një puthje, bëheshin përqafim, shpërthim ndjenjash. Dhe kur ai u shtri mbi skenë, me violinçelën sipër dukej sikur bota kishte ndryshuar gravitetin dhe ishte nënshtruar ndjeshmërisë përmbysëse të trupit artistik.
Dritat që shoqëronin shfaqjen, nuk ishin thjesht inxhineri ndriçimi,  ashtu herë të zbehta si vegimet, pastaj të fuqishme si flakadanë të pasionit,
shpërthyese si një festë krijuan vallëzim dritash në harmoni me gjuhën e trupit muzikor.
Ngjyrat ndërronin nga bluja melankolike tek e kuqja e dashurisë, e blerta pranverore, e verdha e mesditave, përsipër harku i violinçelit që
zhbënte ndarje mes skenës dhe sallës.
Publiku u bë pjesë e spktaklit magjepsës. Po këndonte së bashku me violinçelën nën një dihatje të përbashkët këngë të njohura, klasike, italiane, amerikane, botërore. Dukej sikur çdo njeri në sallë mbante brenda vetes një violinçelë të padukshme që dridhej në harmoni me
shpirtin e Hauserit.
Bir i Ballkanit, jo larg Shqipërisë sime, po thosha prapë me vete.
Rrënjët kroate që zgjaten si kordat e violinçelit e shkojnë thellë në Ilirinë tonë, përzjehen… një afërsi që nuk është vetëm gjeografike, por edhe
shpirtërore. Vijmë nga ai truall i ndjeshëm e i pasionuar që ka lindur dhimbje dhe yje, tragjedi dhe artistë të shndritshëm.
Me gjak të lashtë dhe frymë moderne, Hauseri është një prej tyre – një zë që flet gjuhën e përjetshme të shpirtit me muzikë.

Lexoj që është formuar në akademitë më të mira evropiane, përfshirë Royal Academy of Music në Londër, ai ka shpërthyer skenave ndërkombëtare – fillimisht si pjesë e duetit 2Cellos, sot si artist solo, me një identitet që tejkalon kufijtë e muzikës klasike duke thyer skemat e zakonshme të interpretimit dhe i ka dhënë violinçelës jo vetëm një zë të tijin, por dhe një trup identitar.

Çfarë e bëri të papërsëritshme atë mbërmje? Po edhe marrëdhënia trupore me violinçelën, që s’ishte më një instrument, por një grua, një
dashuri, një jetë. Ai përdori atë për të prodhuar muzikë – po dhe muzikën për ta prekur atë. Dhe ajo kumboi…
Ai nuk “luan”, ai jeton me violinçelën.
Chicagos – një qytet që di të dëgjojë dhe të duartrokasë artin, ai i ofroi më shumë se një performancë klasike, por një ritual sensualiteti muzikor. Herë e ngrinte harkun si dirigjent që komandon orkestrën, herë si një shpatë, ku mundeshin të gjitha heshtjet. Violinçeli i Hauserit është dashuri, duel, përqafim, lutje dhe zjarr. Dhe magjia e tij, në Chicago apo kudo tjetër, shenjon një arritje që arrin kufijtë e legjendës.
Duartrokitjet shpërthenin si një liri kolektive, të gjithë ndjenin se kishin përjetuar jo thjesht një koncert, por një jetë, një bashkim dhe shkrirje të vetes me artin, në një padukshmëri mrekullie, një epifani ndjenje, një muzikë që prek njeriun atje ku asgjë tjetër nuk mund të arrijë.
Duhet të ishe ti këtu, bir, – mërmërisja si një violinçel i mallëngjyer. Dhe s’kisha aspak druajtjen se mund të të shikonin
lotët, ku xixëllonin shandanë ëndrrash.

U PROMOVUA NË AKADEMINË E SHKENCAVE LIBRI I RI ME POEZI I JAHO MARGJEKËS, “LUTJE NË KOHËN E SIZIFIT”- Nga ELDA KECI

SHTËPIA BOTUESE “NACIONAL” ORGANIZOI MBRËMJEN E SË MERKURES NË SALLËN “ALEKS BUDA” TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË PROMOVIMIN E LIBRIT TË RI ME POEZI TË POETIT TË NJOHUR JAHO MARGJEKA, ME TITULL “LUTJE NË KOHËN E SIZIFIT”.
Shtëpia Botuese “Nacional” organizoi mbrëmjen e së merkurës, 18 qershor 2025, në Sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, promovimin e librit të ri me poezi të poetit të njohur Jaho Margjeka, me titullin “Lutje në kohën e Sizifit”.
Në këtë veprimtari morën pjesë poetë, shkrimtarë, profesorë universiteti, kritikë letrarë dhe miq të poetit, si dhe lexues të përhershëm të krijimtarisë së tij. Moderimi i veprimtarisë u realizua me mjeshtëri nga gazetari i njohur Defrim Methasani.
Në fjalën e tij, poeti dhe studiuesi i letërsisë dr. Mujë Buçpapaj, botues i Shtëpisë Botuese “Nacional” dhe i gazetës letrare me të njëjtin emër, theksoi rëndësinë e këtij botimi brenda kontekstit të letërsisë shqipe bashkëkohore. Ai e cilësoi “Lutje në kohën e Sizifit” si një ngjarje të rëndësishme estetike dhe një kontribut të vyer në diskursin liriko-reflektiv të poezisë shqiptare të dekadave të fundit. Sipas Buçpapajt, Margjeka, me një intuitë të veçantë poetike dhe ndjeshmëri ekzistenciale, ofron një panoramë të qartë të zhvillimit të stilit dhe tematikës së tij, duke ndërtuar një zë poetik të dallueshëm dhe të identifikueshëm në peizazhin letrar kombëtar.
Vëllimi përmban vlera të shumta poetike, kulturore dhe gjuhësore. Strukturimi në cikle konceptuale, qasja estetike e përpiktë dhe poezia e kondensuar dëshmojnë mjeshtërinë e autorit në masë, ritëm dhe përmbajtje. Poezia e Margjekës është më shumë se përjetim emocional; ajo është një reflektim filozofik mbi qenien, kohën, dashurinë dhe mungesën, duke lëvizur ndërmjet baladës dhe tensionit bashkëkohor, mitit dhe realitetit. Kështu krijohet një univers poetik i veçantë, i cili i flet si lexuesit të zakonshëm, ashtu edhe studiuesit të përkushtuar.
Libri përfaqëson një akt poetik të thellë që ndërthur frymën tradicionale ballkanike me përjetimin universal njerëzor. Simbolika e Sizifit shërben si një metaforë e tensionit metafizik dhe moral, duke portretizuar njeriun modern që kërkon kuptim dhe shpëtim në absurditetin e jetës. Ky ciklizëm poetik lidh përvojën individuale me kujtesën kolektive.
Në kohën kur poezia shpesh rrezikon të bëhet sipërfaqësore ose e influencuar nga estetikat e konsumit kulturor, Margjeka mbetet i palëkundur në kërkimin e fjalës me peshë semantike dhe shpirtërore. Ai e njeh fuqinë e fjalës si mjet për të shprehur të pathënën dhe për të shpëtuar nga harresa thelbin e përvojës njerëzore.
Në poezinë e tij, lexuesi ballafaqohet me përjetimet më të thella të njeriut bashkëkohor – nga humbjet intime te pasiguritë kolektive, nga dashuria te vetmia ekzistenciale. Me këtë vepër, Jaho Margjeka konfirmon identitetin e tij letrar dhe ngjitet një shkallë më lart në hierarkinë e poezisë shqipe moderne, duke qenë një zë i fortë dhe i veçantë në rrjedhat shpesh të turbullta të shprehjes poetike bashkëkohore.
Jaho Margjeka i përket traditës së pasur poetike të Tropojës – një qendër me rëndësi të veçantë në letërsinë shqipe. Tradita e Malsisë së Gjakovës dhe e Alpeve, me poezinë dhe poemat epike pagane të Mujit dhe Halilit, përbën një trashëgimi të çmuar kulturore, e cila është krahasuar me epokat më të mëdha të letërsisë botërore. “Shkolla poetike e Tropojës” ka frymëzuar breza poetësh që prej viteve ’70, duke formuar emra të njohur si Anton Papleka, Mehmet Elezi, Hamit Aliaj, Skënder Buçpapaj, dhe të tjerë.
Në promovim u shprehën mendime të ndryshme për vlerat e librit.
Profesoresha e letërsisë dhe kritika letrare, Mimoza Erebara, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e strukturës kompozicionale të librit, duke vlerësuar mënyrën se si ciklet poetike ndërthuren për të ndërtuar një narrativë të thellë tematike dhe filozofike. Ajo e vlerësoi poezinë e Jaho Margjekës si një poezi të përmbushur me drejtësi estetike, përmbajtje shpirtërore dhe mendim të thellë, që arrin të bashkojë emocionin me reflektimin intelektual. Erebara nënvizoi se vëllimi i ri shfaq një poezi të pjekur, e cila sfidon lehtësinë dhe sipërfaqësinë e shumë krijimeve bashkëkohore, duke ofruar një zë të qartë dhe të fuqishëm brenda skenës së poezisë shqipe. Përmbledhje e mendimit të Mimoza Erebarës mbi “Lutje në kohën e Sizifit. Në poezinë e Jaho Margjekës, etja për jetë është po aq një kërkim për thelbin e ekzistencës njerëzore, sa edhe një përpjekje për të përballuar misteret e shpirtit dhe betejat e pafundme të jetës, të cilat janë simbolizuar me figurën mitologjike të Sizifit. Sizifi për autorin nuk është thjesht një individ, por një përfaqësues i shoqërisë së sotme, i një sistemi që lufton për të kapërcyer të pamundurën.
Koha në këtë vëllim nuk është thjesht kronologjike, por kozmike dhe filozofike, duke u shndërruar në një dimension ku lutja merr një rëndësi të thellë dhe mistike. Për Margjekën, lutja është një domosdoshmëri njerëzore, një akt që përmban shpresë, dashuri dhe kërkim për paqe, edhe pse ky rrugëtim duket i pafund dhe shpesh i pafat, si ai i Sizifit.
Libri përmban një reflektim të thellë mbi jetën, ekzistencën dhe ndjeshmëritë njerëzore, ku mitologjia dhe realiteti bashkëjetojnë përmes një stili poetik të fuqishëm, i cili mbart filozofi dhe emocione universale, si dashuria për nënën dhe përpjekjet për të kuptuar vetveten dhe botën.
Në thelb, “Lutje në kohën e Sizifit” është një poezi e përjetimit njerëzor, një dialog me kohën, me vetveten dhe me botën, një lutje e vazhdueshme për kuptim dhe harmoni në një botë të ndërlikuar.”
Shkrimtari dhe kritiku letrar Çerçiz Loloçi, në rolin e recensentit të librit, evidentoi rëndësinë e ndarjes së veprës në tetë cikle, një zgjedhje që sipas tij i jep librit një forcë estetike dhe një strukturë të mirëorganizuara, e cila e bën leximin më të pasur dhe më të thellë. Ai theksoi se Jaho Margjeka përfaqëson me dinjitet “shkollën poetike të Tropojës” – një traditë e njohur dhe e respektuar në nivel kombëtar dhe më gjerë, e cila ka dhënë poetë me ndikim të madh në letërsinë shqipe. Loloç theksoi se poezia e Margjekës mban gjallë këtë traditë duke e pasuruar atë me një ndjeshmëri bashkëkohore dhe një stil të spikatur personal.
Poeti dhe studiuesi Pandeli Koçi, në fjalën e tij, analizoi vlerat autentike të krijimtarisë së Jaho Margjekës, duke vënë në pah stilin e tij të veçantë krijues dhe figuracionin poetik që e karakterizon. Koçi u ndal në veçoritë stilistike dhe tematike të vëllimit, si dhe në simbolikën e pasur që përdor autori për të ndërtuar një botë poetike me dimensione të thella shpirtërore dhe filozofike. Ai gjithashtu e rikonfirmoi rëndësinë e “shkollës poetike të Tropojës” në kontekstin e letërsisë shqipe, duke përmendur emrat e mëdhenj të kësaj tradite që e kanë formuar dhe frymëzuar poezinë shqipe bashkëkohore. Në këtë kuadër, Pandeli Koçi vlerësoi se Jaho Margjeka është një prej zërave më të fortë dhe më të respektuar që vijon këtë trashëgimi me përkushtim dhe krijimtari të lartë artistike.
Në vijim, gazetarja Kozeta Hoxha lexoi me mjeshtëri disa poezi të zgjedhura nga libri, shoqëruar nga interpretimi muzikor i instrumentistit Edmon Manacaku nga RTSH.
Shkrimtari Kliton Nesturi lexoi një mesazh për veprimtarinë, të dërguar nga poeti dhe studiuesi i njohur Skënder Buçpapaj nga Zvicra, ku përshëndet arritjet e librit dhe kontributin e Jaho Margjekës në poezinë shqipe.
Mjeshtri i madh Halil Rama foli për vlerat e librit dhe për përkushtimin profesional të Shtëpisë Botuese “Nacional” në promovimin e autorëve shqiptarë.Ai ngriti lart lirbin dhe autorin e tij.
Shkrimtari Shefki Hysa vlerësoi rëndësinë e poezisë së Jaho Margjekës në traditën e Tropojës dhe në poezinë kombëtare, duke e cilësuar atë si një personalitet të spikatur të letërsisë bashkëkohore.
Poetesha dhe përkthyesja Bujana Malaj ndau mbresat e saj personale për poetin, duke folur për rrugëtimin e tij poetik dhe vlerat njerëzore dhe letrare, si dhe duke falënderuar Shtëpinë Botuese “Nacional” për përkushtimin e treguar në promovimin e shkrimtarëve shqiptarë.
Në përmbyllje, autori Jaho Margjeka falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe përfshirjen, Shtëpinë Botuese “Nacional” për botimin cilësor, botuesin Mujë Buçpapaj, recensentët Çerçiz Loloçi dhe Mimoza Erebara, poetin dhe studiuesin e mirenjohur Skender Buçpapaj, per parathenien e librit, si dhe autoren e kopertinës nga Nacional, Xhina Palko. Mbrëmja përfundoi me nënshkrimin e autografëve për lexuesit e shumtë që kishin mbushur sallën e madhe të Akademisë së Shkencave. Veprimtaria u ndoq nga disa televizione kryesore te Tiranes.
ELDA KECI
*Fotot u realizuan nga mjeshtri Kristaq Janushi

Dita e Çlirimit i bashkoi krijuesit e Pejës- Nga Florim Zeqa

 

Biblioteka “Azem Shkreli” në bashkëpunim me Shoqatën e Krijuesve Letrarë organizoi një manifestim të veçantë letrar për nder të Ditës së Çlirimit të Pejës.

 

Peja festoj ditën e çlirimit

 

Ditën e premte, më 13 qershor 2025, në Bibliotekën “Azem Shkreli”, nën patronatin e drejtoreshës znj. Shengyl Kelmendi Gashi , u mbajt një Orë Letrare me krijues të rinj, për të nderuar Ditën e Çlirimit të Kosovës dhe 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës së Pejës.

 

Vargje plot emocione dhe krenarie kombëtare

 

Në këtë aktivitet morën pjesë poetë, shkrimtarë dhe të rinj të talentuar nga rajoni i Pejës. Fillimisht moderatorja e kësaj ore letrare, drejtoresha e Bibliotekës Rajonale “Azem Shkreli” në Pejë, profesoresha Shengyl Kelmendi Gashi i përshendeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet kulturor duke ju uruar mirëseardhjen në këtë aktivitet të mbushur me ndjenja krenarie në nderim të ditës së çlirimit të qytetit të Pejës, ditë e cila shënoi fundin e një periudhe të dhimbshme dhe fillimin e një epoke të re të shpresës dhe shtetndërtimit.

Vargjeve të poetve të mirënjohur, pjesmarrës të kësaj ore letrare ju paraprinë poezitë e nxënësve të shkollave fillore të Pejës, të cilat kishin karakter garues.

Në këtë aktivitet letrar, përmes vargjeve të shkruara autoriale dhe të deklamuara në nivel të lartë artistik nga nxënësit, sollën emocione dhe ndjenja të thella shpirtërore tek pjesëmarrësit  e Orë Letrare, përmes të cilave u përkujtua sakrifica e shumë brezave që sollën lirinë e vendit tonë.

Të rinjët janë zëri i shpresës dhe garanca më e fuqishme e së ardhmes që po ndërtohet më përkushtim dhe dashuri për Republikën e Kosovës.

Juria profesionale e përbërë nga krijues të dalluar të Shoqatës së Krijuesve të Rinj, vlerësoi me kujdes çdo tekst dhe përformancë të nxënësve pjesëmarrës të kësaj gare poetike.

Pas një vlerësimi profesional dhe me kritere letrare, Juria tre anëtarëshe: Nagjije Kastrati, Rrustem Gërguri dhe Rijad Berisha i shpallën fituesit e kësaj gare letrare si në vijim:

Çmimi i Parë: Ema Nikqi – Shkolla Fillore “Xhemal Kada”

Çmimi i Dytë: Kelmend Selimaj – Shkolla Fillore “Vaso Pashë Shkodrani”

Çmimi i Tretë: Freska Kaliqani – Shkolla Fillore “8 Marsi”

Në realitet, të gjithë krijuesit e rinj, pjesëmarrës të kësaj gare letrare ishin fitues të vërtetë, të cilët paraqesin shpresë për një zhvillim të hovshëm kulturor dhe  artistik në komunën e Pejës dhe mabrë Kosovën!

Në përfundim të këtij aktiviteti u ndanë mirënjohje për autorët që kanë kontribuar me krijimtari të vlershme për pasurimin e fondit tonë letrar dhe kulturor të Bibliotekës “Azem Shkreli” në Pejë: Besim Perjuci,  Osman Shala, Riza Dreshaj, Rrustem Gërguri,  Jakup Kaspolli, Naxhije Kastrati, Kumrije Shala, Arbënesha Kelmendi Draga, Ajete Pavataj,  Suhejla Agaj, Esat Loshaj, Rexhep Dedushaj, Rijad Berisha, Sherif Krasniqi, Ramush Nikçi, Agim Deva, Marigona Zekaj Kelmendi,  Prend Buzhala .

I ftuar special i këtij evenimenti kulturor ishte publicisti Florim Zeqa me qëndrim të përkohshëm në Itali, i cili me këtë rast prezantoj me poezinë e tij “Endërra për Atdhe” dhe e pasuroj fondin e bibliotekës me krijimet e tij letrare.

Në ndërkohë, që juria përgatiste vendimin, penat e arta të krijimtarisë letrare, poetët e pranishëm në këtë aktivitet kulturor u ftuan të ndajnë me publikun vargje që i kushtohen lirisë dhe vendit, duke sjellë emocione, përjetime dhe nderime kombëtare për të kaluarën e lavdishme të popullit tonë.

Kjo orë letrare ishte një dëshmi se fjala artistike mund të shndërrohet në urë lidhëse mes brezave, duke mbjellë kujtesë dhe frymëzim, shpresë dhe dashuri për atdhe.

Biblioteka “Azem Shkreli” ditën e premte u kthye në arenë frymëzimi për të rinjtë dhe një moment nostalgjie për krijuesit veteranë të cilët evokuan kujtimet e kohëve të vështira, por krenare të trasimit të rrugës së lirisë për brezat e rinj. Kurse krijuesit e rinj na dhuruan emocione të thella me fjalët dhe shprehjet e tyre artistike, që ringjallën kujtimet dhe sakrificat e dhimbshme të viteve të krenarisë sonë kombëtare.

Poezitë, esetë dhe tregimet e përgatitura nga nxënësit ishin aq emocionuese saqë na nxorën lotë mallëngjimi. Poezitë e tyre ishin të bukura dhe të fuqishme, të mbushura me emocione dhe dashuri për vendin tonë.

Pa dyshim, ky sukses i nxënësve është fryt i punës së mësuesve dhe pedagogëve, të cilët i kanë udhëhequr nxënësit drejt zhvillimit të talentit krijues dhe artistik. Ky takim letrar m’a përforcoj bindjen se rinia jonë do të jetë gardiane e zgjuar e mbrojtjes së lirisë dhe të pavarësisë së shtetit tonë.

Historinë duhet ta shkruajmë drejt dhe me gjakëftohësi për t’i informuar brezat e ardhshëm për luftën heroike të UÇK-së dhe ndihmën e pakursyer të trupave të NATO-s, në krye me SHBA-të, të cilat na ndihmuan të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

 

 

Ky aktivitet kulturor ishte i një rëndësie të veçantë për ne poetët, shkrimtarët, historianët dhe gazetarët e rinj. Ajo çka është më e rëndësishmja, aktivitetet e këtilla i largojnë nxënësit nga dukuritë negative që për fat të keq janë bërë dukuri e shëmtuar e Kosovës 26 vite pas çlirimi!

 

 

 

Biblioteka “Azem Shkreli” në bashkëpunim me Shoqatën e Krijuesve Letrar organizoi një manifestim të veçantë letrar për nder të Ditës së Çlirimit të Pejës.

 

Peja festoj ditën e çlirimit

 

Ditën e premte, më 13 qershor 2025, në Bibliotekën “Azem Shkreli”, nën patronatin e drejtoreshës znj. Shengyl Kelmendi Gashi , u mbajt një Orë Letrare me krijues të rinj, për të nderuar Ditën e Çlirimit të Kosovës dhe 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës së Pejës.

 

Vargje plot emocione dhe krenarie kombëtare

 

Në këtë aktivitet morën pjesë poetë, shkrimtarë dhe të rinj të talentuar nga rajoni i Pejës. Fillimisht moderatorja e kësaj ore letrare, drejtoresha e Bibliotekës Rajonale “Azem Shkreli” në Pejë, profesoresha Shengyl Kelmendi Gashi i përshendeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet kulturor duke ju uruar mirëseardhjen në këtë aktivitet të mbushur me ndjenja krenarie në nderim të ditës së çlirimit të qytetit të Pejës, ditë e cila shënoi fundin e një periudhe të dhimbshme dhe fillimin e një epoke të re të shpresës dhe shtetndërtimit.

Vargjeve të poetve të mirënjohur, pjesmarrës të kësaj ore letrare ju paraprinë poezitë e nxënësve të shkollave fillore të Pejës, të cilat kishin karakter garues.

Në këtë aktivitet letrar, përmes vargjeve të shkruara autoriale dhe të deklamuara në nivel të lartë artistik nga nxënësit, sollën emocione dhe ndjenja të thella shpirtërore tek pjesëmarrësit  e Orë Letrare, përmes të cilave u përkujtua sakrifica e shumë brezave që sollën lirinë e vendit tonë.

Të rinjët janë zëri i shpresës dhe garanca më e fuqishme e së ardhmes që po ndërtohet më përkushtim dhe dashuri për Republikën e Kosovës.

Juria profesionale e përbërë nga krijues të dalluar të Shoqatës së Krijuesve të Rinj, vlerësoi me kujdes çdo tekst dhe përformancë të nxënësve pjesëmarrës të kësaj gare poetike.

Pas një vlerësimi profesional dhe me kritere letrare, Juria tre anëtarëshe: Nagjije Kastrati, Rrustem Gërguri dhe Rijad Berisha i shpallën fituesit e kësaj gare letrare si në vijim:

Çmimi i Parë: Ema Nikqi – Shkolla Fillore “Xhemal Kada”

Çmimi i Dytë: Kelmend Selimaj – Shkolla Fillore “Vaso Pashë Shkodrani”

Çmimi i Tretë: Freska Kaliqani – Shkolla Fillore “8 Marsi”

Në realitet, të gjithë krijuesit e rinj, pjesëmarrës të kësaj gare letrare ishin fitues të vërtetë, të cilët paraqesin shpresë për një zhvillim të hovshëm kulturor dhe  artistik në komunën e Pejës dhe mabrë Kosovën!

Në përfundim të këtij aktiviteti u ndanë mirënjohje për autorët që kanë kontribuar me krijimtari të vlershme për pasurimin e fondit tonë letrar dhe kulturor të Bibliotekës “Azem Shkreli” në Pejë: Besim Perjuci,  Osman Shala, Riza Dreshaj, Rrustem Gërguri,  Jakup Kaspolli, Naxhije Kastrati, Kumrije Shala, Arbënesha Kelmendi Draga, Ajete Pavataj,  Suhejla Agaj, Esat Loshaj, Rexhep Dedushaj, Rijad Berisha, Sherif Krasniqi, Ramush Nikçi, Agim Deva, Marigona Zekaj Kelmendi,  Prend Buzhala .

I ftuar special i këtij evenimenti kulturor ishte publicisti Florim Zeqa me qëndrim të përkohshëm në Itali, i cili me këtë rast prezantoj me poezinë e tij “Endërra për Atdhe” dhe e pasuroj fondin e bibliotekës me krijimet e tij letrare.

Në ndërkohë, që juria përgatiste vendimin, penat e arta të krijimtarisë letrare, poetët e pranishëm në këtë aktivitet kulturor u ftuan të ndajnë me publikun vargje që i kushtohen lirisë dhe vendit, duke sjellë emocione, përjetime dhe nderime kombëtare për të kaluarën e lavdishme të popullit tonë.

Kjo orë letrare ishte një dëshmi se fjala artistike mund të shndërrohet në urë lidhëse mes brezave, duke mbjellë kujtesë dhe frymëzim, shpresë dhe dashuri për atdhe.

Biblioteka “Azem Shkreli” ditën e premte u kthye në arenë frymëzimi për të rinjtë dhe një moment nostalgjie për krijuesit veteranë të cilët evokuan kujtimet e kohëve të vështira, por krenare të trasimit të rrugës së lirisë për brezat e rinj. Kurse krijuesit e rinj na dhuruan emocione të thella me fjalët dhe shprehjet e tyre artistike, që ringjallën kujtimet dhe sakrificat e dhimbshme të viteve të krenarisë sonë kombëtare.

Poezitë, esetë dhe tregimet e përgatitura nga nxënësit ishin aq emocionuese saqë na nxorën lotë mallëngjimi. Poezitë e tyre ishin të bukura dhe të fuqishme, të mbushura me emocione dhe dashuri për vendin tonë.

Pa dyshim, ky sukses i nxënësve është fryt i punës së mësuesve dhe pedagogëve, të cilët i kanë udhëhequr nxënësit drejt zhvillimit të talentit krijues dhe artistik. Ky takim letrar m’a përforcoj bindjen se rinia jonë do të jetë gardiane e zgjuar e mbrojtjes së lirisë dhe të pavarësisë së shtetit tonë.

Historinë duhet ta shkruajmë drejt dhe me gjakëftohësi për t’i informuar brezat e ardhshëm për luftën heroike të UÇK-së dhe ndihmën e pakursyer të trupave të NATO-s, në krye me SHBA-të, të cilat na ndihmuan të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

 

Ky aktivitet kulturor ishte i një rëndësie të veçantë për ne poetët, shkrimtarët, historianët dhe gazetarët e rinj. Ajo çka është më e rëndësishmja, aktivitetet e këtilla i largojnë nxënësit nga dukuritë negative që për fat të keq janë bërë dukuri e shëmtuar e Kosovës 26 vite pas çlirimi!

INTERVISTA- Flet Marius Dobresku: Ismail Kadarenë e kam të afërt, e kisha profesor në fakultet! Kam përkthyer 33 veprat e tij! Komunitet shqiptar në Rumani? Nga 30 mijë, kanë mbetur vetëm 650

ENTELA BINJAKU/ Studiuesi dhe përkthyesi nga Rumania, Marius Dobrescu apelon shqiptarët se nuk duhet t’i harrojnë asnjëherë intelektualët atdhetarë që kanë ndërtuar me mundim dhe zgjuarsi Shqipërinë e sotme.

 

Përmes kësaj interviste për gazetën “Panorama” z. Dobrescu thotë se librat janë thesari i mençurisë së një populli ndaj nuk duhet ta injorojmë këtë pasuri! Studiuesi dhe përkthyesi rumun flet për vendlindjen e tij qytetin e Brwilas, për lidhjen me veprat e Kadaresë në veçanti, por dhe me letërsinë shqipe në përgjithësi, për lavdinë e dikurshme të komunitetit shqiptar të Rumanisë, për atë pakicë shqiptare që sot është thjesht nuk është më.

Z.Dobresku, shumë nga ne janë në dijeni të plotë të lidhjes suaj me Shqipërinë, me letërsinë shqiptare, me autorin e shquar Kadare. Por ndoshta jo kaq shumë dinë që ju jeni nga Brwila, një qytet me rëndësi për historinë e Shqipërisë…Aty ku ka jetuar Veqilharxhi…Çfarë mund të na thoni për këtë figurë të rëndësishme për historinë e të dy popujve tanë?

Personalisht, kam lindur në Brwila, një qytet i madh buzë Danubit, në jug-lindje të Rumanisë. Ky qytet ka qenë gjithmonë një creuzet etnik, d.mth., një përzierje etnike, duke filluar nga mesjeta deri sot. Administrata osmane ka sjellë këtu, që nga shekulli XVI, përfaqësues të popullsive të ndryshme të perandorisë. Ndaj në qytetin e Brwilas kanë bashkëjetuar në kushte të mira turq, greke, italianë, hebrenj, rusë, maqedonas, shqiptarë, bullgarë e kështu me radhë. Unë vetë kam pasur në shkollë, në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, shokë nga këto pakica kombëtare. Kështu që për mua s’ka qenë diçka e pazakontë fakti se këtu ka jetuar dhe punuar para 200 vitesh një familje shqiptare. E kam fjalën për familjen Veqilharxhi. Kur them këtë kam parasysh jo vetëm Naumin, por edhe pjesëtarët e tjerë të kësaj familjeje.

Midis tyre, një farë Kostandin Veqilharxhi, ungji i Naumit, pronar dhe njeri i pasur, i cili ka pasur një post të lartë në administratën e qytetit në vitet 30 të shekullit XIX. Kur isha fare i ri kam studiuar në arkivin e qytetit tim disa dokumente të lidhura me familjen e Naumit. Përfundimet e kësaj pune shkencore i paraqita në Seminarin për kulturën shqiptare të vitit 1978, në Pejë, kur u botua një fletore rreth studimeve të mia. Në fakt, në arkivin e qytetit nuk kishte shumë dëshmi mbi familjen e Veqilharxhit. Megjithatë, kam zgjidhur një problem që edhe sot e kësaj dite është ende i paqartë në historiografinë shqiptare: vdekja e Naumit. Dokumenti ishte një ankesë e një fqinji të familjes së rilindësit tonë, i cili flet për vejushën e “të ndjerit Naum”, dokument që kishte datën “1845”. Pra, në atë vit dihej në qytetin e Brwilës se Naumi kishte vdekur.

Ku dhe në ç’kushte, kjo nuk thuhej në tekst. Biblioteka e Akademisë Rumune ka në koleksionet e veta “Evetarin” e Naumit, të cilin e kam shfletuar disa herë kur kam pasur rastin. Mund të them se alfabeti i tij ishte i vështirë, shumë i ndërlikuar, i pamundur për t´u vënë në zbatim në kushtet e një shoqërie shqiptare të prapambetur siç ishte ajo e mesit të shekullit XIX. Sidomos në një krahinë ku zotëronin gjuha dhe alfabeti grek, siç ishte jugu i Shqipërisë. Shumë më revolucionare, më largpamëse ishte qarkorja e tij, atje ku Naumi tregohet një intelektual përparimtar, i cili kupton se shoqëria mund të përparojë vetëm me anën e dijes, e shkollës dhe e qytetërimit. Këtu, Naimi tregohet njeri i kohës sonë dhe meriton ta përmendim me dashuri dhe respekt.

Në dijeninë tuaj, e ka nderuar Shqipëria kontributin e Veqilharxhit, sa njihet roli i tij për kulturën kombëtare? Po shqiptarët a kanë interes ta vizitojnë qytetin e Brwilas?

Kur isha student në Tiranë kam dëgjuar për herë të parë për Naumin dhe veprimtarinë e tij patriotike. Që të jem i sinqertë, në atë kohë nuk e kisha shumë të qartë pozitën zyrtare, të ideologëve të kohës, mbi këtë personazh historik. Besoj se kontributi i tij në zhvillimin e mendimit patriotik ishte nënvlerësuar. Por, sipas mendimit tim, shqiptarët nuk duhet t’i harrojnë asnjëherë intelektualët atdhetarë që kanë ndërtuar me mundim dhe zgjuarsi Shqipërinë e sotme. “Atdheu im është gjuha rumune”, ka shkruar një poet rumun dhe unë mund të them të njëjtën gjë për gjuhën shqipe.

Për sa i përket pyetjes tjetër, mund t’ju them se në vitin 2018, me ndihmën e ambasadës së Shqipërisë në Bukuresht dhe të autoriteteve lokale, u përurua në Brwila busti i Naum Veqilharxhit, veprimtari ku mora pjesë dhe fola edhe unë. Ashtu siç ju thashë, Brwila është edhe në shekullin tonë një qytet polietnik, ku moderniteti i shekullit XXI nuk mund të fshijë hijeshinë e veçantë të qytetit ballkanik, plot aromë bliri, buzë Danubit… Po ashtu, nuk dua të harroj Panait Istrati, shkrimtarin më ballkanik të letërsisë rumune, atë të cilin francezi Romain Rolland e ka quajtur “një Gorki ballkanik”. Pra, në Brwila shqiptarët do të ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre.

Ju keni qenë shumë afër komunitetit shqiptar përmes kontributit tuaj në ALAR. Si është sot situata e pakicës shqiptare në Rumani. Janë të shumtë njerëzit që nuk kanë thuajse fare dijeni për situatën aktuale. Sipas jush çfarë ka mbetur sot nga lavdia e dikurshme e kolonisë shqiptare të Bukureshtit?

Fjalët e mia do t’ju befasojnë: nuk ka më komunitet shqiptar në Rumani! Në regjistrimin e fundit të popullsisë, para tri vjetësh, u regjistruan si shqiptarë vetëm 650 persona! Dhe ata janë shumë të shpërndarë në territorin e Rumanisë. Ka disa qindra përfaqësues të familjeve të vjetra, disa dhjetëra ish-studentë të viteve ’90 të mbetur këtu dhe kaq. Zyrtarisht (dhe çuditërisht mund të them), ka një “shoqatë të shqiptarëve të Rumanisë”, një fantazmë qesharake në vendin ku, paralufte, komuniteti shqiptar i Rumanisë numëronte mbi 30 mijë njerëz.

Kjo shoqatë, e kryesuar nga një grup individësh me origjinë rumune, financohet bujarisht nga shteti rumun dhe përdor këtë financim vetëm për interesat e tyre personale. Patjetër që në grupin udhëheqës bën pjesë edhe një familje shqiptare, nga Pogradeci, e cila loz rolin e “bishtit të sëpatës”, siç i themi ne. D.mth., kur flasim për lavdinë e dikurshme të këtij komuniteti mund t’i referohemi vetëm së kaluarës!

Duke përkthyer letërsinë shqiptare në rumanisht, ju keni dhënë një kontribut të shquar në njohjen nga populli rumun, të shpirtit ballkanik shqiptar. Çfarë jeni duke punuar aktualisht?

Kam botuar, vetëm nga Ismail Kadareja, 33 vëllime, me mbi 50 vepra të ndryshme. Fillova në vitet ’80 me “Kronikë në gur” dhe vazhdova deri sot e kësaj dite.  Përurimi i fundit, në shkurt të këtij viti, ka sjellë para lexuesit rumun librin “Pesha e kryqit”, libër-dokument ku Ismaili dëshmon mbi vështirësitë e jetës së shkrimtarit në regjimin diktatorial të viteve ’50-’90 të shekullit të kaluar. Vepra e Kadaresë, filozofia e tij krijuese janë vlerësuar shumë nga lexuesit rumunë, për shkak se vetë kemi jetuar në diktaturë gati 45 vjet. Përveç kësaj, si ballkanas që jemi, kemi shumë gjëra që na afrojnë, zakone të përbashkëta, një kulturë të tërë popullore, një psikologji të përafërt etj.

Tani që Kadareja është ndarë nga jeta, cili është raporti juaj me veprën e tij?

Ashtu siç ju thashë, po vazhdoj me përkthimet nga Ismaili. Kohët e fundit kam mbaruar një roman shumë të bukur, “E penguara”, i cili do të botohet tek “Humanitas” vitin që vjen. Kadarenë e kam të afërt sepse e kisha profesor në vitin e tretë të fakultetit, por kam punuar edhe me shkrimtarë të tjerë shqiptarë, nga Shqipëria dhe Kosova. Për shembull vitin e kaluar doli nga shtypi libri i Ag Apollonit “Një fije shkrepse…”, që flet për masakrat serbe në Kosovë. Ag Apolloni është një mik i Rumanisë, me të kam kaluar çaste të bukura dhe interesante në Bukuresht vitin e kaluar. Po ashtu, kam botuar një antologji të poezisë shqipe të ditëve tona, ku janë disa poete të shquar nga Kosova, si: Eqrem Basha (për të cilin kam një vlerësim të veçantë), Ali Podrimja, Besim Bokshi, Agim Vinca, Esad Mekuli, Sali Bashota, Radije Hoxha etj. Dua t’ju them se në prill të këtij viti kam udhëtuar në Tiranë dhe kam vizituar varrezat e Tufinës, ku prehet i madhi Kadare. I vura një lule te koka dhe ju luta Zotit të mbajë afër tij shkrimtarin më të madh shqiptar.

Sipas jush si është pritur në Rumani vepra e Kadaresë? Cila mendoni se është vepra më e pëlqyer nga lexuesi rumun?

Kadare ka hyrë në Rumani me romanin e tij më të njohur, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Përkthimi i parë u botua në vitin 1974 dhe është vepra e Foqion Miçaços, i biri i një familje të vjetër shqiptare. Pastaj e përktheva edhe unë, më 2003, dhe puna ime u vlerësua nga Lidhja e Shkrimtareve të Rumanisë me Çmimin e parë për përkthim në po atë vit. Që atëherë, janë publikuar katër ribotime. Kjo tregon popullaritetin e këtij romani. Por kritika rumune iu është referuar edhe librave të tjerë të Ismailit, që u botuan vit për vit në Bukuresht.

Cili është mesazhi juaj për lexuesit shqiptarë?

Mesazhi im për lexuesit e kësaj interviste, sidomos për të rinjtë, është: Lexoni, mos e braktisni leximin! Librat janë thesari i mençurisë së një populli. Të mos e injorojmë këtë pasuri!

/Gazeta Panorama

MIKËPRITJE MADHËSHTORE E HELENA KADARESË NË GJAKOVË (“ Zëri i heshtur i letërsisë dhe kujtesës shqiptare”)- Nga TAHIR BEZHANI

Nga aktiviteti i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë

 

Me 04. Qershor 2025 Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, në bashkëpunim me Rotary Club Gjakova, organizuan një takim të shumëpritur e të mirëpritur me figurën madhore të lerave shqipe, zonjën Elena Kadare, bashkëshortja e te ndjerit, Ismail Kadare. Takimi u organizua në sallën e bukur të Shkollës së Muzikës në Gjakovë, në orët e pasdites, për arsye të temperaturave të larta që dominuan këto ditë në qytetin tonë. Interesimi i qytetarëve ishte tejet i lartë sa që nuk kishin mbetur vende të zbrazëta në sallë. Figura madhore e zonjës Elena Kadare, kishte zgjuar interesim tek qytetarët e Gjakovës e jo vetëm, duke e ndier si privilegj prezencën e saj në mesin e tyre. Në fillim u lexuan citate nga librat e z. Elena, përcjellë me flaute dhe piano nga nxënësit e kësaj shkolle.

Këtë manifestim të veçantë në Gjakovë, e begatoi edhe prezenca e ministres në detyrë, znj. Arbrie Nagavci, e cila, me fjalë të ngrohta, falënderoi znj. Helena Kadare për prezencën e saj në Gjakovë.
Fjalën për hapjen e këtij manifestimi e mori kryetari i SHI. “Jakova”,z. Ruzhi Sefa, i cili potencoi vlerat e rralla letrare e jetësore të zonjës Elena Kadare, duke cilësuar atë si “Zëri i heshtur i letërsisë dhe kujtesës shqiptare”. Më tutje, Ruzhdi Sefa, Elena Kadare, e cilësoi si një ”simbol që qëndron përballë stuhive-një grua që ka ditur të mbajë ekuilibrin përkrah një gjeniu si Ismail Kadare.” Qyteti i Gjakovës, qytet i dijes, i rezistencës dhe i kulturës ,i ka dhënë gjithmonë zë gruas që mendon, krijon dhe qëndron. Në këtë frymë, kjo mbrëmje është më shumë se një ngjarje letrare-është një akt simbolik, ku gratë e këtij qyteti takohen me një tjetër grua që për dekada ka mishëruar vlerat më të thella të qëndrueshmërisë, finesës dhe kujtesës sonë kolektive, ceki z. Ruzhdi Sefa.


Ruzhdi Sefa me fjalën përshëndetëse.

Me rastin e ndarjes së mirënjohjes nga Shoqata e Intelektualëve nga Shoqata e Intelektualëve të “Jakova”,z. Ruzhdi Sefa, me respekt të thellë dhe emocione dëshirash, iu drejtua z. Eelena Kadare me këto fjalë:” Mirë se erdhe znj. Helena Kadare, dhe faleminderit që e nderon me praninë tënde këtë natë që i përket fjalës, kulturës, kujtesës dhe vlerës”. Nga të pranishmit në sallë, fjalët e z. Ruzhdi u përcjellën me duartrokitje të gjata, duke iu bashkangjitur respektit dhe konsideratës për praninë e znj. Helena Kadare në Gjakovë.
Në Mirënjohjen e ndarë nga SHI.”Jakova” për znj. Helena Kadare, motivacioni i cekur reflekton gjithë respektin dhe dashurinë e qytetarëve të Gjakovës, ndaj kësaj figure madhore të letrave shqipe. Shkruhet:” Për zërin e saj të qetë, por të fuqishëm, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe, dhe për dritën që i ka dhënë fjalës, kujtesës dhe shpirtit të kulturës sonë”.

Me rastin e marrjes së Mirënjohjes nga ana znj. Elena Kadare, ajo iu drejtua z. Ruzhdi dhe publikut me fjalët tejet të ngrohta duke thënë:
“Faleminderit për ftesën! Shoqata juaj meriton çdo fjalë vlerësimi-për vizionin, guximin dhe përkushtimin që tregoni në promovimin e kulturës, mendimit dhe fuqizimit të gruas në shoqëri. Iniciativa si kjo e bëjnë Gjakovën dhe gjithë hapësirën shqiptare më të pasur shpirtërisht”. Përsëri duartrokitje të gjata nga audienca.
Në vazhdim të këtij manifestimi të rrallë në Gjakovë, pjesa tjetër i kaloi për moderim Prof. Teuta Lama-Hoda, e cila, ulur përballë znj. Kadare, iu drejtua me disa pyetje të ndjeshme për jetën dhe veprën e saj, vështirësitë dhe sfidat jetësore, duke u bazuar në biografinë e lexuar dhe veprat e shkruara, duke u ndërlidhur me murin e disa nga citatet e nxjerra nga veprat e saj. Shkrimtarja e mirënjohur, znj. Elena Kadare, iu përgjigj me mjaft shkathtësi shumë pyetjeve të prof.. Teuta Lama-Hoda, si për kujtesën, heshtjes në letërsi dhe përvojës personale. Ishin të mahnitshme përgjigjet e saja dhe shpesh krijonte atmosferë me të qeshura, kur ndërlidhte punën krijuese me të madhin Ismail Kadare.

Prof. Teuta lama- Hoda me Elena Kadaren
Ishte mjaft interesante dhe indikativë prezenca e një makine shkrimi, disa gjëra që rikujtojnë një kohë të kaluar, një shami, një qiri, një kuti bizhuterie ku ruhen gjërat e kujtesës ndër vite. Në këtë rast, znj. Kadare Kujtoi kohen kur me aso makine shkruante me gishtat e saj librat e Ismal Kadares së famshëm, ndërsa shamia, siç ceki ajo, ia kujtonte kohën e nënës kur i thoshte që të punoi me dorë qëndisje e gjëra tjera të nusnisë . Edhe sot jam e irrituar nga gjilpëra, tha ajo!… Ndërsa qiri i ndezur e emocionoi duke ia kujtuar kohët në errësire dhe vuajtjet e popullit pa drita në Shqipëri.( Duartrokitje të gjata nga audienca në sallë).

Prezenca e znj. Helena Kadare në Gjakovë, u përcoll nga disa mjete të informimit publik, si TV Syri, RTK,TV-21 etj. që tregon mjaft për interesimin e publikut në organizimin e manifestimeve të tilla.
Gjakova din, mundet dhe vepron në momentet e duhura për ta kënaqur shijen e qytetarëve të saj, sepse, është e njohur për dinamizmin e jetës kulturore dhe shkathtësitë në shumë fusha të jetës në përgjithësi.

Gjakovë,
05.06.2025

Helena Kadare për Gjakovën: Me këtë qytet, më lidh diçka që as vet nuk di ta them, ndoshta historia  Nga Iliriana Pylla

Një ngjarje të veçantë kulturore, me pjesëmarrjen e shkrimtares së njohur Helena Kadare organizoi Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dhe Rotary Club, në Gjakovë. Ishte një bashkëbisedim me qytetarët mbi letërsinë, rolin e gruas në shoqëri dhe kujtesën e një epoke të ndërlikuar me temën: “Helena Kadare: Zëri i heshtur i letërsisë dhe kujtesës shqiptare”. Kadare në bashkëbisedim me adhuruesit e fjalës së shkruar ndau përvoja personale dhe reflektime mbi krijimtarinë, heshtjen dhe sfidat e jetës së saj si grua dhe autore.

“Kam udhëtuar shumë, kam qenë në shumë takime, por nuk e di pse, me këtë qytet, më lidh diçka që as vet nuk di ta them, dhe ta shpjegoj pse, po ndoshta është historia ky qytet me kaq kulturë me kaq tradita, dhe kaq i vuajtur. Vazhdimisht kam ndjekur ato tmerre që kanë kaluar Kosova sigurish,t por në veqanti Gjakova”, ka thënë Kadare.

Ajo ka theksuar se, në periudhën e luftës në Kosovë, Ismaili braktisi punën dhe u angazhua tej mase takoi personalitete me ndikim nëpër kancelari të rëndësishme, dhe u ka folur për situatën në Kosovë.

“Ismaili për herë të parë ka lënë punën e tij që ai e quante të shenjtë, punën e të shkruarit, do me thënë, pa bërë atë dy orëshin e gjysëm, se aq punonte në ditë, për atë ishte një jetë e pa pranushme. Për herë të parë e kam parë që braktisi punën dhe u dha vetëm për drejtimin se çfarë mund të bënte ai për Kosovën. U angazhua tej mase duke takuar personalitete me ndikim nëpër kancelari të rëndësishme, duke folur për situatën në Kosovë”, ka shtuar ajo.

Shkrimtarja e njohur në këtë bashkëbisedim me gjakovarët, ka folur edhe për sakrificat dhe vetmohimin e heshtur që kishte zgjedhur siç tha, pa ndonjë pendesë duke u distancuar nga shumë privilegje, vetëm që bashkëshorti i saj të ecë e të vë në letër gjithë fuqinë e fjalës dhe mendimit të tij.

Nga ana tjetër, prof. Ruzhdi Sefa, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” ndau mirënjohje për shkrimtaren me motivacionin që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e letërisë shqipe.

“Mirënjohje për zonjën Helena Kadare, për zërin e saj të qetë por të fuqishëm që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e letërisë shqipe, dhe për dritën që i ka dhënë Tiranës, kujtesës dhe shpirtit të kulturës sonë”, ka thënë Sefa.

Teuta Lama Hoda udhëheqëse dhe ndër organizatoret e kësaj mbrëmje artistike mes tjerash tha se ndihen të nderuar që kanë mes tyre shkrimtaren, të cilën e çmuan prej shumë dekadash e që rrallë herë kanë pasur fatin ta takojnë.

“Je gruaja e parë që botoi roman në Shqipëri, pas luftës. Jeta jote me Ismailin, sfidat e përditshme, durimi, dashuria për fjalën, janë histori që na frymëzojnë dhe që na mësojnë se sa shumë mund të bësh edhe kur rrethanat nuk janë lehtësuese”, ka thënë mes tjerash Lama-Hoda.

Helena Kadare autore e librave “Një lindje e vështirë”, “Një grua nga Tirana”, “Bashkëshortët”, “Kohë e pamjaftueshme”, “Krimineli nga Kadizi”, etj. duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve ka zbuluar se pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare, ka gjetur një ditar personal të tij të viteve të rinisë, por siç tha ajo, aty ka rrëfime tejet personale që nuk mendon se duhet botuar.

Ky aktivitet u mbështet nga dr. Agron Abrashi një mjek, filantrop i cili është shqiptari i parë nga Kosova që ka hapur ordinancë mjekësore në Zvicër. Ai gëzon mirënjohje dhe respekt të gjerë nga komuniteti shqiptar atje dhe jo vetëm.

5 qershor 2025
Prishtinë

‘Një Jetë Bardi – Sejdi Berisha’- Nga Neki Lula

 

Se shpejti në tregun e leximit dhe në duart e lexuesit të pasionuar do të dalë libri i ri,dorëzuar për shtyp të “Lena Graphic Desing “në Prishtinë Libri është puna e bashkë autorve Neki Lulaj dhe Agim Desku, me kryeredaktor Prend Buzhala ,kushtuar publicistit, gazetarit,shkrimtarit,poetit të ndier Sejdi Berishës “Një jetë Bardi”
Në librin në fjalë janë përfshirë disa autor të cilët me rastin e amëshimit të papritur te Sejdiut kanë bërë kumtesa , shkrime të ndryshme dhe telegrame ngushëllimi.
Në librin e bashkëautorve Lulaj Desku, kanë marrë pjesë me kumtesat e tyre edhe këta autor:
Dr. Shyqeri Galica, Kryetar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës,poeti Agim Desku,shkrimtari dhe ideatori i librit Neki Lulaj, nipi i Sejdiut Hasan Hulaj, dhënderri Arbër Bytyçi,shrimtari Tahir Bezhani, nga Gjakova, njeri nga miqet me te afert te Sejdiut për afer dy dekadat e fundit,poeti tropojan dhe Kryetari i Lidhjës së Shkrimtarëve të Tropojës Lulzim Logu,shkrimtari Prend Buzhala, aktori Ismet Krasniqi, krijuesi Sherif Bllaca,poeti Idriz Berisha,dr. Dem Nikçi,shkrimtari Bedri Tahiri,publicisti Shaqir Foniqi,shkrimtari Namik Selmani,shkrimtari Sadri Morina,publicisti dhe shkrimtari Skënder Buçpapaj,shkrimtari Mikel Gojani, poeti Maxhun Osmanaj,shkrimtarja Migena Orllati ,kryetari i Lidhjës së Shkrimtarëve të Jakovës Muharrem Kurti, shrimtarja Mevlyde Mejzini etj.
Në libër janë përfshirë disa telegrame ngushëllimi dhe shumë gjëra të tjera interesante për jetën dhe veprimtarinë kulturore dhe jetësore të mikut tonë krjuesit tani më të amëshuar Sejdi Berisha.
Do veçoja vetëm një telegram ngushëllimi nga dr.Fatmir Terziu,shkrimtar, dhe publicist në Londer”…Sejdi Berisha,poeti hulumtues dhe studijuesi i vlerave shqiptare në Pejën historike e më gjerë mbetet një nga figurat qendrore të krijimtaris sot.
Ai ktheu dhimbjët në frymëzim e plagët në mençuri kohe”
Vepra e tij s’do koment.
Neki Lulaj miku im i çmuar ”Malli për ty po me rëndon ditë e më shumë si një thes me plumba ngarkuar mbi supet e mia shtatëdhjetë vjeçare”
Ballinën e librit e punuar me një mjeshtri të rrallë e kam dhuratë nga mbesa e Sejdiut znj.Gresa Arbër Bytyçi!


Send this to a friend