VOAL

VOAL

Dr.Gjon Buçaj:Elmi Berisha ka vazhdue veprimet shkatërruese në Vatër, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktikën e padive gjyqsore – Intervistë me ish Kryetarin e Vatrës Dr.Gjon Buçaj

March 20, 2022

Komentet

Shkëlqimi dhe rënia e Vjosa Osmanit Nga Elida Buçpapaj

Për të shmangur rrjedhojat prej mungesës së plotë të komunikimit me publikun, çka i hap rrugëveprimi informimit talebanesk, kur diskrecioni politik midis aleatëve e ka humbur logjikën dhe vihen në rrezik institucionet e siguria kombëtare, iu lutem institucioneve të Kosovës, për keq a për mirë, siç e kërkon një shtet demokratik, të mbajnë lidhje dhe të informojnë publikun, sepse informimi në kohën e duhur ndihmon për të shmangur rreziqet ndaj shtetit dhe Republikës së Kosovës.

******

Tani po hap temën kur Presidentja e Republikës së Kosovës, e vuri aq në shqetësim Cim Pekën, i cili ishte gati t’i bënte thirrje Edi Ramës t’i dilte rishtas në mbrojtje Vjosa Osmanit, kësaj here jo nga Gjykata Speciale, me Prokurorë «sikarë», por nga qeveria Kurti 3, e cila «po e linçon Presidenten e Republikës» dhe «po e dënon me pushkatim».

E intervistuara Vjosa Osmani e denoncoi Qeverinë Kurti 3 me të cilën ishte shkrirë si sheqeri në ujë për pesë vjet e gjysëm duke deklaruar publikisht e insinuar eksplicitivisht se po linçohet e po kërcënohet me pushkatim nga qeveria që ajo e « ka ruajtur si sytë e ballit» «e tash paramendojeni çfarë do t’iu bëjnë të tjerëve», i qan hallin Vjosa Osmani Cim Pekës.

Sikur të qe e vërtetë për rastin në fjalë dhe për çdo rast duhej të vinim duart në kokë. Sepse në Hagë po gjykohen njerëz prej mbi pesë vitesh pasi në Kosovë janë ende të pazbardhura të gjitha vrasjet politike e tash institucioni i kreut të shtetit po «linçohet» e po kërcënohet me «pushkatim»!

Ky alarm si një narracion i telenovelave turke,  e furnizoi me karburant, me gjithë krizën në Lindjen e Afërme, makinerinë dizinformuese të Lirim Mehmetajt me shokë, për të demonizuar kryeministrin, kur në fakt Vjosa Osmani për pesë vjet e ka rujt si sytë e tash po don me ia nxjerrë sytë e ballit Albinit me gjithë qeveri!

Përse po e anatemon tani Vjosa qeverinë Kurti, përse po e paraqet si rrezik për popullin që e votoi?

Cilat ishin faktet ku mbështetej Vjosa Osmani? Kur për pesë vjet e gjysëm ajo me Albinin kanë shku si buka me t’lynin»

Cilat ishin provat?

Kur s’ka prova mbetet mllefi i Vjosa Osmanit se VV-Guxo nuk e kandiduan për një mandat të dytë.

Për kolltukun e saj Vjosa Osmanit nuk ia ndiu as për shtetin, as për Republikën, as për Sovranin e Kosovës që e kishte shpallur verdiktin më 28 Dhjetor, duke vendosur se cilët ishin fitimtarët e cilët humbësit e atyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të dytat brenda 10 muajsh, ata që populli i besoi dhe ata që nuk i besoi. Në zgjedhjet e 28 Dhjetorit Albini doli politikani më i votuar në historinë e Kosovës së pasluftës me mbi 400 mijë votues, duke e tejkaluar Vjosa Osmanin e zgjedhjeve të 2021.

Vjosa Osmani nuk deshi t’ia dinte për verdiktin dhe prej mllefit të kolltukut e pa ia ndjerë hiç për pasojat e shtetit të Kosovës, shpalli dekretin e shpërndarjes së Parlamentit dhe thirri partitë për të vendosur datën e zgjedhjeve, duke krijuar dyshimin se ky ishte një akt antikushtetues dhe Coup d’Etat, dmth grusht shteti, sipas të paktën dy prej konstitucionalistëve të rëndësishëm të Kosovës, dy ish Kryetarë të Gjykatës Kushtetuese.

Veprimi i shpërndarjes së parlamentit nga  Vjosa Osmanit ngjalli zhgënjim kudo ndër shqiptarë, por nga qeveria Kurti nuk u shpërfaq asnjë zemrim, asnjë pendim, asnjë reagim. Ndërsa Vjosa zjente, qeveria Kurti u tregua shumë korrekte me të, kur kaloi në kuvend Amandamentet nga Gjykata Kushtetuese të vitit 2011 për zgjedhjen e institucionit të presidentit me votim popullor, kur e kujtuara aq e vonuar ishte Vjosa Osmani, me përgjegjshmëri vonese direkte të Presidentes të Republikës, që do të na e shmangte këtë situatë dramatike të shtetit, që të kalojë nga zgjedhjet në zgjedhje dhe kur vendimi i shumicës, pra i Sovranit s’ka asnjë vlerë.

Vjosa Osmani me mllefin e saj se qeveria Kurti nuk e kandidoi për mandatin e dytë krijoi publikisht një konspiracion dhe vuri në lëvizje organet e sigurisë se jeta e saj ishte në rrezik prej statusit në rrjetin social të Halil Gecit, një Rugovisti, një patriot i Kosovës nga Familja Geci, i cili shkroi se «në Turqi për grusht shteti pushkatohesh», të cilin ai e korigjoi dhe publikisht u shpreh se natyrisht nuk kishte asgjë me Presidenten e Kosovës, se ai e ka mbështetur koalicionin, se e kishte mbvshtetur Vjosa Osmanin, porse ai nuk pranonte të shkelej Kushtetuta e Kosovës. 

Nuk jam absolutisht për statuse të tilla, jam totalisht kundër, aq më keq kur i shërbejnë vorbullave, por e vërteta është se pretendimet e Vjosa Osmanit për linçim e pushkatim janë të pabaza, Vjosa Osmani nuk është e kërcënuar nga Qeveria Kurti, aleati i saj, ky alarmn ngjan vetëm si një furtunë në gotë për të shpërqendruar vemendjen nga ajo që paralajmërojnë konstitucionalistët se Vjosa Osmani ka shkelur Kushtetutën dhe ka kryer një grusht shteti.

Pikërisht kur Presidentja e Republikës së Kosovës ka vënë në lëvizje shtetin për ta marrë në mbrojtje Vjosa Osmanin nga një status në rretin social i Rugovistit Halil Geci, ky institucion nuk ka mbajtur asnjë qendrim ndaj sulmeve e kërcënimeve të hapura të Aleksandar Vulin, ish nënkryeministër i Serbisë, ish shefi i BIA-s serbe e tje, i quajtur «njeriu i Moskës» kundër kryeministrit dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Mllefi dhe hakmarrja e Vjosa Osmanit drejtuar edhe kundër Lëvizjes Guxo, si ndërsim fushatash hipokrite largimi, me pretekstin e «linçimit e pushkatimit», janë farsë dhe anekdodë, fatkeqësi kush bie viktimë.

E vërteta që e pamë të gjithë live është se Vjosa Osmani prej grykësisë për kolltukun e karierën e saj personale, jo vetëm dogji aleancën që e zgjodhi Presidente të Republikës, por prej babëzisë së saj ajo goditi direkt interesin kombëtar dhe shtetin e Republikën e Kosovës, kur po na e thonë edhe Aleatët tanë Amerikanë se “zgjedhjet e reja në Kosovë nuk janë në interes të askujt” dhe natyrisht kjo solli disfatën politike më eklatante të Vjosa Osmanit që shumë zor se harrohet. Që nuk duhet të harrohet.

Edward Joseph: Zgjedhjet e reja në Kosovë nuk janë në interes të askujt

Imperativ i kohës Thirrja për Bashkim – Nga Isuf B.Bajrami

 Shqiptarë! Vështroni pas dhe shihni plagët që bartim mbi supet tona. Fragmentimi ka gërvishtur çdo cep të tokës dhe çdo cep të shpirtit tonë. Ka qytete që digjen nga rivaliteti i brendshëm, ka fshatra ku heshtja e indiferencës është më e egër se armiku. Ka zemra që rrinë të ngrira nga xhelozia dhe lakmia, ndërkohë që kombin e lëmë peng, të copëtuar dhe të dobët.

Kur një pjesë e kombit përpiqet të ngrejë krye, tjetra hesht. Kur një luftë për liri shpërthen, rivalitetet e brendshme e shkatërrojnë. Kur një shpresë fillon të rritet, ambicia personale e shpartallon. Çdo përpjekje për bashkim thyhet nga vetëdija e pabarabartë, nga inercia e ngurtë dhe nga tradhtia e heshtur.

Shihni rënien e besimit midis nesh: shqiptari tradhton shqiptarin, bashkëpunon me të huajin kundër vëllait të vet, dhe çdo akt egoist kthen plagët e vjetra në plagë të reja. Ky është mallkimi që jeton shekuj me rradhë, dhe secila kohë e kaluar e ka thelluar më shumë.

Dhe megjithatë, shpresimi nuk është i pamundur. Historia na tregon se vetëm ata që veprojnë me guxim dhe koordinim mund ta shndërrojnë mallkimin në bekim. Por guximi nuk është vetëm një ndjenjë; ai është veprim i vendosur, strategjik, i bashkuar dhe i disiplinuar.

Shqiptarë! Shihni pamjet e pasojave të heshtjes sonë:

• Ka qindra breza që largohen, sepse kombi nuk u dha mundësi të jetojnë të lirë.

• Ka institucione të shkatërruara nga rivalitetet dhe mungesa e përgjegjësisë.

• Ka kulturë dhe histori të harruar, gjuhë që ngrihen si flamuj të shuar.

• Ka tokë dhe burime të braktisura, duke u kthyer në pasuri të huaj dhe humbje të përhershme.

Por çdo plagë, çdo humbje dhe çdo dështim mund të shërbejë si dritë udhërrëfyese. Bashkimi nuk është ëndërr; ai është detyrë dhe urgjencë. Nuk është një zgjedhje për ata që janë të ndarë nga vetvetja; ai është detyrë për ata që duan të shohin një të ardhme.

Ribashkimi kërkon:

1. Unitet pa kompromis, që vendos kombin mbi çdo interes personal.

2. Veprim të koordinuar dhe strategjik, ku çdo hap, çdo vendim, çdo iniciativë është pjesë e një plani të përbashkët.

3. Përballje me historinë, ku çdo tradhti, çdo përçarje dhe çdo gabim shërben si mësim për të mos përsëritur dështimet.

4. Ruajtja e identitetit dhe kulturës, sepse pa gjuhë, histori dhe traditë nuk ka bashkim të qëndrueshëm.

5. Guxim dhe disiplinë kolektive, që shndërrojnë dobësinë në forcë dhe përçarjen në bashkëpunim.

Shqiptarë! Çdo vonesë, çdo heshtje, çdo përçarje shton mallkimin e shekujve. Çdo egoizëm ushqen dobësinë dhe forcon armiqtë. Por kush vepron, hap rrugën drejt epokës së bashkimit dhe fuqisë kombëtare. Le të ngrihemi bashkë!

Të vendosim zemrën mbi egoizmin, kombin mbi kolltukët, bashkimin mbi rivalitetin. Të shndërrojmë mallkimin në bekim, përçarjen në pajtim dhe dobësinë në forcë. Historia po na vështron. Koha për veprim është tani. Kush nuk vepron, mbetet peng i vetvetes. Kush vepron, krijon të ardhmen!

Vendi i Lekës;11.03.2026

Institutional Crisis and the Election of the President of the Republic of Kosovo: Critical Analysis and Juridical-Political Perspectives- By Isuf B.Bajrami

In Kosovo, what should never happen is happening: the inability to elect the President of the Republic, a phenomenon that highlights the weaknesses in institutional functioning and political accountability.

1. Political Incompetence and Boycotting by Deputies

• The opposition, scorned by the people of Kosovo, seeks primitive revenge by failing to present an alternative candidate and by not participating in parliamentary sessions, demonstrating complete political and national irresponsibility. This action undermines the lawful functioning of the institution, as Article 83 of the Constitution of Kosovo stipulates that the election of the President requires two rounds with a two-thirds majority and a third round with a simple majority[1].

The decisions of the Constitutional Court of Kosovo (GJK No. 03/11, 2011; KI 63/20, 2020) confirm that boycotts cannot prevent the continuation of the procedure[2].

• The majority, unable to overcome petty grievances and coordinate procedures, left the matter to the last minutes, showing lack of preparation and unfitness to finalize its spectacular victory in the last elections.

• Vjosa Osmani, “intoxicated” by the achievements of her first term, failed to build bridges of cooperation with both the majority and the opposition. Even when faced with a lack of support, she insisted on running for a second term, undoubtedly deserved, but without accounting for the labyrinths and immorality of parliamentary politics.

• Under these circumstances, in an entirely amateurish manner, only a few hours before the vote, when she realized she would not be elected head of state, she proposed constitutional amendments to institutionalize the direct election of the President by the people — a positive idea, but launched at the most inappropriate time. The outcome, of course, was predictable: immediate rejection favored by the timing of this proposal.

2. Structural Problems: The Ahtisaari Package and the Role of the Minority

The implementation of the Ahtisaari Package is outdated, particularly regarding the blocking role of the 2% Serbian minority, which gives Belgrade influence over Kosovo’s state-building processes. Decisions of the Constitutional Court and recommendations from the Venice Commission suggest adjusting the minority’s role to prevent artificial obstructions while preserving minority rights without allowing their exploitation for political blockages[3].

3. Consequences of the Crisis and Early Elections

• Inevitably, Kosovo will go to early elections, causing electoral fatigue, political destabilization, and considerable economic damage.

• Future results are not expected to fundamentally change the political architecture, putting the country into a difficult electoral cycle where avoiding blockages will require strong legal mechanisms and political will.

4. Alternative Juridical-Political Ideas

The current institutional crisis shows that deputies’ boycotts and lack of coordination can lead to a blockade in electing the President, jeopardizing normal state functioning. Based on the Constitution of the Republic of Kosovo, the Rules of Procedure of the Assembly, and Constitutional Court decisions, concrete juridical-political mechanisms can be proposed:

4.1 Use of Simple Majority in the Third Round According to Article 83 of the Constitution of Kosovo, the President’s election requires a two-thirds majority in the first two rounds and a simple majority in the third round[1]. Constitutional Court decisions (GJK No. 03/11, 2011; KI 63/20, 2020) confirm that lack of full attendance due to boycotts cannot prevent the procedure[2].

Concrete proposal:

The Assembly should proceed with the vote in the third round even when the opposition boycotts, using the simple majority of present deputies.

4.2 International Facilitation and Monitoring Mechanisms

The Venice Commission and international practice suggest employing international missions for mediation in cases of institutional blockage[3].

Concrete proposal:

Engage an international monitoring mission to ensure opposition participation, aligned with the Constitution and national sovereignty, helping to respect procedures and prevent blockages.

4.3 Regulation of the Minority’s Role and Elimination of Intentional Blockages

The Serbian minority has the possibility of blocking under the Ahtisaari Package. Constitutional Court decisions and international recommendations suggest limiting this blocking influence. Concrete proposal: Amend laws and Assembly rules to ensure minority votes are respected without the possibility of intentional blocking, as reflected in Articles 40–50 of the Rules of Procedure of the Assembly, which regulate session and voting procedures[4].

4.4 Clear Deadlines and Procedures for Presidential Voting The Assembly’s Rules of Procedure establish legal deadlines for candidate nominations, sessions, and result reporting. Concrete proposal: • Publish nomination deadlines at least 30 days before the session;

• Set detailed dates for voting rounds;

• Provide detailed real-time reporting of results to avoid manipulation and political pressure.

4.5 Direct Election of the President as a Long-Term Alternative International experts recommend direct election of the President by citizens to reduce parliamentary blocking influence[5].

Concrete proposal:

Institutionalize the procedure through constitutional amendments, respecting representative democracy principles and international election standards. 5. Juridical-Political Benefits • Ensures uninterrupted functioning of the Assembly and institutions;

• Prevents artificial blockages and political manipulation;

• Increases institutional legitimacy and public trust;

• Complies with the Constitution, Rules of Procedure, and international standards;

• Maintains balance between minority rights and democratic majority.

6. Conclusion

Although Kosovo had the opportunity to reconfirm Vjosa Osmani as President, the combination of opposition boycott, majority unpreparedness, and structural weaknesses of the Ahtisaari Package caused a crisis that undermines institutional functioning, democratic legitimacy, and economic stability. Implementing alternative juridical-political ideas — including using simple majority, international mediation mechanisms, regulating minority roles, establishing clear procedures, and direct presidential election as a long-term solution — can ensure sustainable institutional functioning, respect for the law, and political stability. Ultimately, firm leadership, institutional legitimacy, and adherence to the Constitution are the key criteria for the President of the Republic of Kosovo.

Footnotes; [1] Constitution of the Republic of Kosovo, Article 83, “Election of the President of the Republic.” [2] Constitutional Court of Kosovo, Decisions GJK No. 03/11, 2011, and KI 63/20, 2020. [3] Venice Commission, Opinion on the Ahtisaari Package and the Electoral Process, 2008. [4] Rules of Procedure of the Assembly of the Republic of Kosovo, Articles 40–50, voting and deputy participation procedures. [5] Venice Commission, Recommendations on constitutional amendments regarding direct election of the President, 2020. The Land of Leka; 08.03.2026

Kriza institucionale dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës: Analizë kritike dhe perspektiva juridiko-politike- Nga Isuf B.Bajrami

 

Ne Kosovë po ndodh ajo që s’duhet të ndodhte kurrë: paaftësia për të zgjedhur Presidentin e Republikës, një fenomen që nxjerr në pah dobësitë e funksionimit institucional dhe përgjegjësisë politike.

1. Paaftësia politike dhe bojkotimi i deputetëve

• Opozita, e përbuzur nga populli i Kosovës, kërkon hakmarrje primitive duke mos nxjerrë një figurë alternative dhe me mosprezencë në sallën e Kuvendit, duke treguar papërgjegjshmëri totale politike e kombëtare.

Ky veprim cenon funksionimin ligjor të institucionit, pasi Neni 83 i Kushtetutës së Kosovës përcakton se zgjedhja e Presidentit kërkon dy raunde me shumicë të dy të tretave dhe një raund të tretë me shumicë të thjeshtë[1].

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (GJK nr. 03/11, 2011; KI 63/20, 2020) konfirmojnë se bojkotet nuk mund të pengojnë vazhdimin e procedurës[2].

• Mazhoranca, e paaftë për të tejkaluar qejfmbetjet dhe për të koordinuar procedurat, e la çështjen për minutat e fundit, duke dëshmuar mungesë përgatitjeje dhe papërshtatshmëri për të finalizuar fitoren e saj spektakolare në zgjedhjet e fundit.

• Vjosa Osmani, e “dehur” nga arritjet në mandatin e saj të parë, nuk arriti të ndërtojë ura bashkëpunimi as me mazhorancën dhe as me opozitën. Edhe kur u përball me mungesë mbështetjeje, ajo insistoi të kandidonte për një mandat të dytë, padyshim të merituar, por pa llogaritur labirinthet dhe amoralitetin e politikës.

• Në këto kushte, në mënyrë krejt amatoreske, vetëm disa orë para votimit, kur kupton se nuk do të zgjidhet në krye të shtetit, ajo kërkon ndryshime kushtetuese ku të sanksionohet zgjedhja e Presidentit nga populli — ide pozitive, por e lansuar në kohën më të papërshtatshme të mundshme. Rezultati, sigurisht, ishte i ditur: refuzim i menjëhershëm i favorizuar edhe nga momenti i kësaj kërkese.

2. Problemet strukturore: Pakoja e Ahtisarit dhe roli i pakicës

Implementimi i Pakos së Ahtisarit është i vjetëruar, sidomos për rolin bllokues të 2% të pakicës serbe, e cila i jep ndikim Beogradit mbi proceset shtetformuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias sugjerojnë rregullimin e rolit të pakicës për të shmangur pengimet artificiale, duke ruajtur të drejtat e pakicave, por pa lejuar shfrytëzimin e tyre për bllokime politike[3].

3. Pasojat e krizës dhe zgjedhjeve të parakohshme

• Pashmangshmërisht, Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke shkaktuar lodhje elektorale, destabilizim politik dhe dëme ekonomike të konsiderueshme.

• Rezultatet e ardhshme nuk pritet të ndryshojnë rrënjësisht arkitekturën politike, duke e futur vendin në një cikël të vështirë zgjedhor, ku shmangia e bllokimeve do të kërkojë mekanizma ligjorë të fortë dhe vullnet politik. 4. Ide alternative juridiko-politike

Kriza aktuale institucionale tregon se bojkotimi i deputetëve dhe mungesa e koordinimit politik mund të çojnë në bllokim të zgjedhjes së Presidentit, duke rrezikuar funksionimin normal të shtetit. Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, mund të propozohen mekanizma konkretë juridiko-politikë:

4.1 Përdorimi i shumicës së thjeshtë në raundin e tretë Sipas Nenit 83 të Kushtetutës së Kosovës, zgjedhja e Presidentit kërkon shumicë të dy të tretave në dy raunde të para dhe shumicë të thjeshtë në raundin e tretë[1]. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese (GJK nr. 03/11, 2011; KI 63/20, 2020) konfirmojnë se mungesa e pjesëmarrjes së plotë të deputetëve për shkak të bojkotit nuk mund të pengojë procedurën[2]. Propozim konkret: Kuvendi duhet të procedojë me votimin në raundin e tretë edhe në rastet kur opozita bojkoton, duke përdorur shumicën e thjeshtë të deputetëve të pranishëm.

4.2 Mekanizmat ndërkombëtarë për lehtësim dhe monitorim Komisioni i Venecias dhe praktika ndërkombëtare sugjerojnë përdorimin e misioneve ndërkombëtare për ndërmjetësim në rast bllokimi institucional[3]. Propozim konkret: Angazhimi i një misioni ndërkombëtar të monitorimit për të garantuar pjesëmarrjen e opozitës, të harmonizuar me Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit, duke ndihmuar në respektimin e procedurave dhe parandalimin e bllokimeve.

4.3 Rregullimi i rolit të pakicës dhe eliminimi i bllokimit të qëllimshëm Pakica serbe ka mundësinë e bllokimit në kuadër të Pakos së Ahtisarit. Vendimet e GJK-së dhe rekomandimet ndërkombëtare sugjerojnë kufizimin e këtij ndikimi bllokues. Propozim konkret: Amendimi i ligjit dhe rregullorës së Kuvendit për të sanksionuar që votat e pakicës të respektohen pa mundësi bllokimi të qëllimshëm. Kjo mund të përfshihet në Nenin 40-50 të Rregullores së Punës së Kuvendit, që rregullon procedurat e seancave dhe të votimit[4].

4.4 Afate dhe procedura të qarta për votimin e Presidentit Rregullorja e Kuvendit përcakton afate ligjore për nominimin e kandidatëve, mbajtjen e seancave dhe raportimin e rezultateve.

Propozim konkret:

• Publikimi i afateve për nominim të paktën 30 ditë përpara seancës;

• Caktimi i datave të detajuara për raundet e votimit;

• Raportim i detajuar i rezultateve në kohë reale për të shmangur manipulimet dhe presionin politik.

4.5 Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit si alternativë afatgjatë Ekspertët ndërkombëtarë rekomandojnë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga qytetarët për të shmangur ndikimin e bllokimeve parlamentare[5].

Propozim konkret:

Procedura të institucionalizohet përmes amendimeve kushtetuese, duke respektuar parimet e demokracisë përfaqësuese dhe standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

5. Përfitimet juridiko-politike

• Siguron funksionim të pandërprerë të Kuvendit dhe institucioneve;

• Parandalon bllokimet artificiale dhe manipulimet politike;

• Rrit legjitimitetin institucional dhe besimin e qytetarëve;

• Përputhet me Kushtetutën, rregulloren e Kuvendit dhe standardet ndërkombëtare;

• Mban të balancuar të drejtat e pakicave dhe shumicën demokratike.

6. Përfundim

Megjithëse Kosova ka pasur mundësi për të rikonfirmuar Vjosa Osmanin si Presidente, kombinimi i bojkotit të opozitës, papërgatitjes së mazhorancës dhe dobësive strukturore të Pakos së Ahtisarit ka shkaktuar një krizë që dëmton funksionimin institucional, legjitimitetin demokratik dhe stabilitetin ekonomik. Implementimi i ideve alternative juridiko-politike – përfshirë përdorimin e shumicës së thjeshtë, mekanizmat ndërkombëtarë të dialogut, rregullimin e rolit të pakicës, vendosjen e procedurave të qarta dhe zgjedhjen direkte të Presidentit si alternativë afatgjatë – mund të sigurojë funksionim të qëndrueshëm të institucioneve, respekt për ligjin dhe stabilitet politik. Në fund të fundit, qëndrimi i vendosur, legjitimiteti institucional dhe respektimi i Kushtetutës janë kriteret kryesore për një President të Republikës së Kosovës.

Fusnota ; [1] Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 83, “Zgjedhja e Presidentit të Republikës”. [2] Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Vendimet GJK nr. 03/11, 2011 dhe KI 63/20, 2020. [3] Komisioni i Venecias, Opinion mbi Pakon e Ahtisarit dhe procesin zgjedhor, 2008. [4] Rregullorja e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nenet 40–50, procedurat e votimit dhe pjesëmarrjes së deputetëve. [5] Komisioni i Venecias, Sugjerime për amendamente kushtetuese mbi zgjedhjen direkte të Presidentit, 2020.

Vendi i Lekës:08.03.2026

 

KLASA POLITIKE NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVË PO TRADHTON SHPRESËN DHE BESIMIN E SHQIPTARËVE PËR TË ARDHMEN – Nga Frank Shkreli

 

 

Deshta të them “Elita Politike Shqiptare”, por jo, se lexuesit e nderuar që kanë ndjekur shkrimet e mia modeste gjatë viteve e dinë se unë nuk kam menduar as besuar ndonjëherë, gjatë këtyre dekadave të fundit, por as pothuaj në gjysëm shekull komunizëm sllavo-aziatik — që bota shqiptare të ketë pasur një “elitë politike të mirëfilltë”. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, (2005) në kapacitetin tim si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtare Shqiptaro-Amerikanë, (NAAC) në Washington – jam shprehur se shqiptarët, në përgjithësi, nuk kanë qënë kurrë më të lirë se në fillim të këtij shekulli. Kam shprehur gjithashtu shpresën dhe dëshirën time, atëherë, se kishte ardhur koha për shqipot tona ta shfrytëzonin këtë moment historik, ashtuqë shqiptarët të bëhen sa më shpejt pjesë e Evropës demokratike dhe si dy shtete shqiptare, anëtarë të organizmave evro-atlantike.  Që Shqipëria të bëhej sa më parë anëtare e NATO-s, që Kosova të bëhej sa më shpejt shtet i pavarur, fillimisht, dhe më pas anëtare e NATO-s dhe, më në fund, dy shtetet shqiptare të bëheshin anëtare të Bashkimit Evropian. Një pjesë e madhe e realizimit të këtyre mundësive historike për kombin është në dorën e shqiptarëve për t’u arritur, jam shprehur me atë rast. “Unë besoj se shqiptarët e Ballkanit i pret një e ardhme shumë e ndritur”, ishte bindja dhe shpresa ime atëherë. “Kurrë më parë, Kombi shqiptar nuk ka patur më shumë liri, më shumë demokraci dhe e ardhmja e tij është shumë shpresëdhënëse”. Unë nuk isha i vetmi që mendoja kështu në fillim të çerekut të parë të shekullit XXI. Besimi dhe shpresat, në shumë qarqe kombëtare dhe ndërkombëtare, ishin në atë kohë, se shekulli XXI do të jetë, “Shekulli i Shqiptarëve”. Sot, një deklaratë e tillë do të dukej si një tallje.  Natyrisht, se edhe pikëpamjet e mia kanë ndryshuar gjatë 15-20-viteve të kaluara, në mënyrë drastike, dhe për më keq, në lidhje me tranzicionin e grabitur dhe për rolin e klasës politike në Shqipëri dhe Kosovë, që po dëbon shqiptarët nga trojet shqiptare.  Por, qe ku jemi sot!

 

Ja një përmbledhje të disa mendimeve të mia (me ndihmën e ai) të shprehura në shkrimet e shumta gjatë viteve si —  dhe në disa nga intervistat gjatë viteve mbi këtë subjekt, si një thirrje e kotë që binte në veshë të shurdhër – se nëqoftse vazhdohet kështu klasa politike shqiptare, në të dy anët e kufirit, në vend që t’i mbronte, po tradhton shpresën dhe besimin e një populli për një të ardhme më të mirë. Por, fatkeqsisht, qe ku jemi sot!

 

Kanë kaluar më shumë se tri dekada nga rënia e diktaturës komuniste në Shqipëri d he pothuaj dy dekada nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Dy momente historike që duhej të shënonin lindjen e një epoke të re për Kombin shqiptar: me demokraci të vërtetë, institucione të forta, liri e drejtësi dhe shtete të ssë drejtës që i shërbejnë  qytetarve shqiptarë dhe jo klasës politike në pushtet dhe interesave të tyre personale e partiake. Andaj një pyetje e rëndë vazhdon të rëndojë mbi ndërgjegjen kombëtare shqiptare: si është e mundur që shpresa e një populli për demokraci, liri,  drejtësi dhe mirëqenie të përfundojë në një krizë kaq të thellë besimi ndaj klasës politike shqiptare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë?

 

Sot, përballë realitetit të mjerueshëm politik në Shqipëri dhe në Kosovë, është e vështirë të mos pranohet një e vërtetë e hidhur se shpresa e madhe e shumicës së shqiptarëve dhe miqve të tyre ndërkombëtarë, në fillim të këtij në Ko, është  tradhtuar nga kjo klasë politike e recikluar që sot shihet qartë se ka dështuar në misionin e saj historik. Në vend që të ndërtonte shtetin, një pjesë e madhe e kësaj klase politike ndërtoi rrjete pushteti.  Në vend që të forconte institucionet e shtetit, politika shqiptare e këtyre dekadave, ajo i nënshtronte ato. Dhe në vend që të udhëhiqte shoqërinë drejt zhvillimit dhe dinjitetit kombëtar, e përdori shtetin si instrument për karrierë, klientelizëm, pasurim të vetin, dhe poste për familjarët dhe miqët e tyre.

 

Në Shqipëri, tranzicioni u kthye në një histori të pafund krizash politike, polarizimi ekstrem dhe korrupsioni sistemik, pasojë e regjimit diktatorial gjysëm shekullor, sllavo-komunist, gjurmët e të cilit shihen ende sot kudo me një prani në nivelet më të larta politike dhe administrative të shtetit shqiptar.  Politikanët e ricikluar, që në fushata zgjedhjesh, të blear e të shitura,  premtojnë liri, demokraci dhe drejtësi, kanë prodhuar sistemin politik aktual, ku pushteti qarkullon brenda të njëjtave rrethe politike dhe ekonomike. Emrat mund të ndryshojnë nga koha në kohë, partitë mund të ndërrojnë vendet në pushtet, por modeli  korruptiv dhe autoritar mbetet pothuajse i njëjtë, për faqe të zezë të Shqipërisë dhe të Kombit – një model i cili po përfundon me zbrasjen serioze të trojeve shqiptare, një fenomen, që nga përmasat, është i paparë në historinë e shqiptarëve.

 

Ndërkohë, në Kosovë shteti që lindi nga një sakrificë historike dhe me mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë kishte një mundësi të rrallë që të ndërtonte institucione të reja, të lira e demokratike, të pastra nga trashëgimia e korrupsionit dhe autoritarizmit të diktaturës sllavo-komuniste. Por, mjerisht edhe aty, shumë shpejt, politika u përfshi nga sëmundjet e njohura të rajonit: nepotizëm, luftë për pushtet, kapje të institucioneve dhe korrrupcion. Në Kosovë, megjithëse dihet se realiteti politik është deri diku ndryshe nga ai Shqipërisë dhe sfidat shtetformuese janë ende të pranishme, kriza e besimit ndaj elitës politike mbetet po aq e dukshme, sin ë shtetin amë. Përplasjet e brendshme politike, zgjedhjet e shpeshta, ndonëse të lira, nuk përfundojnë në qeveri të forta, ndërkohë që tensionet institucionale — si ato të ditëve të fundit — dhe akuzat për korrupsion po dëmtojnë besimin e qytetarëve tek institucionet që duhej të simbolizonin sakrificën dhe idealin e lirisë për një komb që ka vuajtur aq shumë e gjatë nën thundrën terroriste serbe.

 

Por klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë duhet të kuptojë se legjitimiteti nuk fitohet vetëm në zgjedhje, qofshin ato edhe të lira, por ai duhet të ruhet dhe të kultivohet përmes integritetit moral e kombëtar, transparencës dhe përgjegjësisë së politikës ndaj qytetarëve.

 

Shpresohej se një brez tjetër politikanësh do bënte më mirë se i pari. Ironia më e madhe është se edhe ata pak politikanë të brezit të rinj politikë, të cilët premtuan dhe duhej të përfaqësonin një ndryshim moral, politik dhe kulturor, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, shpesh përfunduan duke kopjuar të njëjtin model të para-ardhësve të tyre, megjithse pretendonin se do ta rrëzonin atë model sistemi qeverisës, por më kot. Pasojat e këtij dështimi në vazhdimëse, janë të rënda dhe të dukshme sot në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar.

 

Siç thashë më lartë, një ndër këto pasoja serioze, qindra mijëra shqiptarë kanë zgjedhur emigrimin si votën më të qartë të mosbesimit dhe humbjes së shpresës së tyre ndaj politikës aktuale të dështuar në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar.  Të rinjtë, që duhej të ishin energjia e zhvllimit, dhe intelektualët ndër më të mirët e Kombit, po largohen në masë nga Shqipëria dhe Kosova, njëkohësisht. Ndërkohë që institucionet qeveritare e shtetërore, perceptohen, me të drejtë, nga qytetarët, jo si garanci drejtësie, por si instrumente të interesave të politikës së ditës. Me këto fjalë, unë nuk po them asgjë të re, sepse, modestsisht, i kam thënë shpesh në të kaluarën, as nuk janë të reja për shqiptarët në Shqipëri e Kosovë, pasi janë ata që i vuajnë këto të vërteta të hidhura, nga dita në ditë, pa asnjë shpresë përmirësimi. Por, fatkqesisht, duhet të kujtojmë me dhimbje në zemër, se duke qenë dëshmitarë i zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri dhe në Kosovë, konstatojmë edhe sot, ashtu si 15-20 vjet më parë, se kjo ishte dhe mbetet tragjedia e tranzicionit shqiptar. Brezi aktual politik “post-komunist” ndër shqiptarët, që duhej të ndërtonte shtetin, të vendoste lirinë, drejtësinë dhe demokracinë e mohuar shqiptarëve për një kohë shumë të gjatë, po e përjetëson atë sistem politik të korruptuar e autoritar, ndërkohë që shpesh është kthyer në pengesën kryesore për themelimin e një shtetit modern demokratik, me një sistem politik të lirë, të drejtë e demokratik, për të mirën e të gjithë shqiptarëve, pa dallim.

 

Natyrisht se përgjegjësia për këtë gjëndje të krijuar, nuk është vetëm politike individuale por ajo përfshin pothuaj të gjitha veprimtaritë e jetës shoqërore, mbarë shoqërinë, pra. Problemi është bërë, tanimë, strukturor që prek pothuaj të gjitha nivelet e jetës së shqiptarëve. Është krijuar një sistem i ndërtuar mbi klientelizmin politik i cili me kontrollin partiak të institucioneve prodhon vazhdimisht të njëjtin rezultat: një elitë politike që manipulon dhe i mbijeton sistemit, ndërsa shoqëria mbetet në krizë të vazhdueshme besimi, përball emigrimit, largimit masiv nga trojet stërgjyshore – si alternativë e vetme e njerëve, ndonëse kundër vullnetit personal, familjar e kombëtar, jo e dëshiruar prej shumëve.

 

Megjithatë historia na mëson një gjë: asnjë sistem i padrejtë nuk është i përjetshëm.  Por, ndryshimi nuk do të vijë vetëm nga rotacioni i pushtetit, sepse tranzicioni shqiptar ka treguar se ndërrimi i partive shpesh nuk ndryshon pothuaj asgjë e sidomos jo kulturën e pushtetit. Pas 35-vjet, “post-komunizëm” në Shqipëri dhe pothuaj dy dekada pavarësi të Kosovës, ndryshimi i vërtetë dhe urgjent kërkon gjithashtu një transformim më të thellë. Kërkon institucione të pavarura, drejtësi që nuk i shërben politikës dhe një elitë të re që e sheh politikën si shërbim publik dhe jo si pronë personale.

 

Paradoksi është jo vetëm i dhimbshëm, por edhe pabesueshëm: dy shtete shqiptare që kanë kaluar përmes historive dramatike të vuajtjeve e të sakrificës kombëtare, sot përballen me një zhgënjim të thellë qytetar ndaj politikës. Në vend që të ndërtonin një kulturë të re politike, shumë aktorë të tranzicionit kanë riprodhuar modele të vjetra të pushtetit – centralizim të vendimmarrjes, klientelizëm dhe politizim të institucioneve dhe shkelje të lirive bazë të njeriut, siç është liria e .

Demokracia nuk mund të mbijetojë vetëm me retorikë patriotike apo me fjalime elektorale. Ajo kërkon institucione të forta, drejtësi të pavarur dhe një elitë politike që e kupton se pushteti është përgjegjësi, jo privilegj.

Sepse në fund të fundit, pyetja nuk është vetëm kush qeveris sot. Pyetja është shumë më e rëndë: a do të vazhdojë Kombi shqiptar të mbetet peng i një klase politike që, sot për sot, ka humbur besimin e qytetarëve të vet?  Patjetër që historia do të japë përgjigjen në kohën e duhur.  Por një gjë është e sigurt. Një shoqëri që humb besimin te politika – për mirë ose për keq, heret ose vonë — kërkon ta rindërtojë atë nga e para, por me pasoja të pa-parashikueshme për Kombin.

 

———–

Tradhtia e klasës politike

You’re viewing user-generated content that may be unverified or unsafe.

Report

Titull:
“Tranzicioni i tradhtuar: klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë përballë krizës së besimit”

Më shumë se tri dekada pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri dhe më shumë se dy dekada pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, një pyetje e rëndë vazhdon të rëndojë mbi ndërgjegjen kombëtare shqiptare: si është e mundur që shpresa e një populli për demokraci dhe mirëqenie të përfundojë në një krizë kaq të thellë besimi ndaj klasës politike?

Në fillim të viteve ’90 në Shqipëri dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët besuan se një epokë e re kishte filluar. Demokracia premtonte institucione të forta, drejtësi të barabartë dhe një ekonomi që do t’i jepte fund varfërisë dhe emigrimit masiv. Por sot realiteti politik në të dy shtetet shqiptare shpesh duket shumë larg atij premtimi historik.

Në Shqipëri, përplasjet e vazhdueshme politike, akuzat për korrupsion në nivelet më të larta të pushtetit dhe një klimë e përhershme mosbesimi mes institucioneve kanë krijuar një atmosferë polarizimi të thellë. Debati politik rrallëherë përqendrohet tek vizioni për zhvillimin e vendit; shumë shpesh ai reduktohet në një luftë për pushtet dhe kontroll institucional. Ndërkohë, largimi i vazhdueshëm i të rinjve nga vendi është bërë një nga plagët më të mëdha sociale të Shqipërisë moderne.

Në Kosovë, megjithëse realiteti politik është ndryshe dhe sfidat shtetformuese janë ende të pranishme, kriza e besimit ndaj elitës politike mbetet po aq e dukshme. Përplasjet e brendshme politike, tensionet institucionale dhe akuzat për korrupsion kanë dëmtuar shpesh besimin e qytetarëve tek institucionet që duhej të simbolizonin sakrificën dhe idealin e lirisë.

 

Paradoksi është i dhimbshëm: dy shtete shqiptare që kanë kaluar përmes historive dramatike të sakrificës kombëtare, sot përballen me një zhgënjim të thellë qytetar ndaj politikës. Në vend që të ndërtonin një kulturë të re politike, shumë aktorë të tranzicionit kanë riprodhuar modele të vjetra të pushtetit – centralizim të vendimmarrjes, klientelizëm dhe politizim të institucioneve.

Demokracia nuk mund të mbijetojë vetëm me retorikë patriotike apo me fjalime elektorale. Ajo kërkon institucione të forta, drejtësi të pavarur dhe një elitë politike që e kupton se pushteti është përgjegjësi, jo privilegj. Kur këto elemente mungojnë, shpresa qytetare fillon të zbehet.

Sot alarmi më i madh për të ardhmen shqiptare nuk është vetëm kriza ekonomike apo tensionet politike. Alarmi më i madh është emigracioni i vazhdueshëm dhe humbja e besimit tek politika. Një shoqëri ku të rinjtë nuk besojnë se mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre, është një shoqëri që rrezikon të humbasë energjinë e saj më të vlefshme.

Megjithatë, historia e shqiptarëve ka treguar se momentet e krizës shpesh janë edhe momente reflektimi. Klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë duhet të kuptojë se legjitimiteti nuk fitohet vetëm në zgjedhje, por ruhet përmes integritetit, transparencës dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

Sepse në fund, një e vërtetë mbetet e pamohueshme: një komb mund të përballojë shumë sfida historike, por nuk mund të përballojë pafundësisht zhgënjimin ndaj elitës së vet politike.

Tradhtia e klasës politike

You’re viewing user-generated content that may be unverified or unsafe.

Report

Titull:
“Tranzicioni i tradhtuar: klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë përballë krizës së besimit”

Më shumë se tri dekada pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri dhe më shumë se dy dekada pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, një pyetje e rëndë vazhdon të rëndojë mbi ndërgjegjen kombëtare shqiptare: si është e mundur që shpresa e një populli për demokraci dhe mirëqenie të përfundojë në një krizë kaq të thellë besimi ndaj klasës politike?

Në fillim të viteve ’90 në Shqipëri dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët besuan se një epokë e re kishte filluar. Demokracia premtonte institucione të forta, drejtësi të barabartë dhe një ekonomi që do t’i jepte fund varfërisë dhe emigrimit masiv. Por sot realiteti politik në të dy shtetet shqiptare shpesh duket shumë larg atij premtimi historik.

Në Shqipëri, përplasjet e vazhdueshme politike, akuzat për korrupsion në nivelet më të larta të pushtetit dhe një klimë e përhershme mosbesimi mes institucioneve kanë krijuar një atmosferë polarizimi të thellë. Debati politik rrallëherë përqendrohet tek vizioni për zhvillimin e vendit; shumë shpesh ai reduktohet në një luftë për pushtet dhe kontroll institucional. Ndërkohë, largimi i vazhdueshëm i të rinjve nga vendi është bërë një nga plagët më të mëdha sociale të Shqipërisë moderne.

Në Kosovë, megjithëse realiteti politik është ndryshe dhe sfidat shtetformuese janë ende të pranishme, kriza e besimit ndaj elitës politike mbetet po aq e dukshme. Përplasjet e brendshme politike, tensionet institucionale dhe akuzat për korrupsion kanë dëmtuar shpesh besimin e qytetarëve tek institucionet që duhej të simbolizonin sakrificën dhe idealin e lirisë.

Paradoksi është i dhimbshëm: dy shtete shqiptare që kanë kaluar përmes historive dramatike të sakrificës kombëtare, sot përballen me një zhgënjim të thellë qytetar ndaj politikës. Në vend që të ndërtonin një kulturë të re politike, shumë aktorë të tranzicionit kanë riprodhuar modele të vjetra të pushtetit – centralizim të vendimmarrjes, klientelizëm dhe politizim të institucioneve.

Demokracia nuk mund të mbijetojë vetëm me retorikë patriotike apo me fjalime elektorale. Ajo kërkon institucione të forta, drejtësi të pavarur dhe një elitë politike që e kupton se pushteti është përgjegjësi, jo privilegj. Kur këto elemente mungojnë, shpresa qytetare fillon të zbehet.

Sot alarmi më i madh për të ardhmen shqiptare nuk është vetëm kriza ekonomike apo tensionet politike. Alarmi më i madh është emigracioni i vazhdueshëm dhe humbja e besimit tek politika. Një shoqëri ku të rinjtë nuk besojnë se mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre, është një shoqëri që rrezikon të humbasë energjinë e saj më të vlefshme.

Megjithatë, historia e shqiptarëve ka treguar se momentet e krizës shpesh janë edhe momente reflektimi. Klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë duhet të kuptojë se legjitimiteti nuk fitohet vetëm në zgjedhje, por ruhet përmes integritetit, transparencës dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

Sepse në fund, një e vërtetë mbetet e pamohueshme: një komb mund të përballojë shumë sfida historike, por nuk mund të përballojë pafundësisht zhgënjimin ndaj elitës së vet politike.

 

Vjosa Osmani e humbi busullën Nga Elida Buçpapaj

Vjosa Osmani e ka ndërtuar karierën e saj prej gjithë jetës, nxënëse e studente e shkëlqyer, Rugoviste që vajzë e re, me ideale e ëndërra për Kosovën. Edhe pse e re në moshë, është dalluar për qendrimet koherente, konform premtimeve që nuk i përmbushte lidërshipi i LDK, nuk e ka votuar qeverinë e kryesuar nga kryetari i partisë së saj, nuk e ka votuar dhe as ka qenë në kuorum, kur Isa Mustafa i imponoi deputetët e tij të votonin Hashim Thaçin president.

Pikërisht ky rrugëtim aspak i lehtë, pa kompromise, me guxim dhe përkushtim kishin bërë që Vjosa Osmani të fitonte simpatinë e Kosovës dhe përtej kufijve të saj.

Personalisht bashkë me Donikën dhe Albinin i kam konsideruar trekëndëshin fatlum për Kosovën, Donikën dhe Vjosën i kam përcaktuar si garanci e funksionimit të qeverive Kurti, nën fushatat linçuese të skuadroneve të PDK.

Shihja me nervozitet konfidencialitetin midis saj dhe Edi Ramës, por e justifikoja si refleks i lidhjeve gjenetike të Kosovës me shtetin amë.

U habita pa masë, kur Vjosa Osmani angazhoi nga Shqipëria, një këshilltar mediokër, nga grupi i Lulzim Bashës, pra nën ndikimin e Ramës. Me këtë rast i shkrova, por nuk më ktheu përgjigje. As për korrektesë.

Vjosën e kam mbështetur si talent e shpresë frymëzuese për brezat e rinj të politikanëve që në fillimet e saj .

Vjosën e shihja si model edhe për gratë politikane të shtetit amë, që s’kanë personalitet, s’kanë as ndikim, as zërin e tyre, por mjaftohen t’i tregojnë besnikëri kryetarit të partisë.

Paraqitjet e suksesëshme të Vjosës nëpër metropolet e politikës Perëndimore duke lobuar për Kosovën dhe respekti që gëzonte merrte vemendjen dhe simpatinë nga gjithë shqiptarët mbarë.

Lexoja nëpër portalet e financuara nga PDK udhëtime të saj me grupin e këshilltarëve nëpër botë me shpenzime marramendëse prej 70 mijë Euro në një udhëtim, kur pensionet në Kosovë janë tepër të ulta, por mendoja se janë fushata propagandistike.

Bomba plasi kur po manifestohej për Hashim Thaçin, dhe Rama u shfaq në Prishtinë një ditë para organizimeve zyrtare të 17 shkurtit dhe nga tribuna akuzoi Gjykatën Speciale e mori në mbrojtje institucionin e Presidentes kërcënuar nga kjo Gjykatë! Zot i madh kaq poshtë të binte Vjosa Osmani, sa ta merrte në mbrojtje Edi Rama!

Një ditë më vonë Vjosa Osmani, ndryshe nga VV-Guxo, do të merrte vetë pjesë në manifestimin e organizuar në Prishtinë për Thaçin, ndërsa njëra nga këshilltaret e saj, Donika Kabaj do të kapej nga kamerat e televizioneve të Kosovës duke shkuar tek djali i Thaçit.

Koalicioni VV-Guxo paraprakisht u bë pjesë e Rezolutës në Kuvend inicuar nga PDK në mbështetje të Hagës, ndërsa prezenca e Vjosa Osmani u pa si shprehje e unitetit.

Tingëllon bukur apo jo!

Megjithatë tashmë ajo nuk i jep kujt llogari.

Sepse mbështetjen që ajo i jepte Hagës, do të duhej t’ia kushtëzonte PDK me kuorumin e presidentit.

Këtë e kërkonte interesi i shtetit të Republikës së Kosovës.

Pastaj na u desh të shqyenim sytë tek Bordi i Paqes, në një komunikim konfidencial midis saj dhe Edi Ramës, kryeministrit më të korruptuar të Europës, përtej sjelljes formale, duke e injoruar krejtësisht opozitën e shtetit amë.

Po ashtu Presidentja e Republikës së Kosovës e kaloi me indiferencë skandaloze kur Edi Rama etiketoi “sikar” Prokurorin e Hagës.

Zonja Presidente edhe 27 ditë në detyrë e kujt duhet t’i besojmë ne: drejtësisë apo Edi Ramës.

Bota ishte kthyer përmbys.

Megjithatë, paraqitjet jashtë konteksteve zyrtare të Vjosës me mikun e Vuçiqit dhe kundërshtarin e Kurtit, opinioni përpiqej t’i përcillte me sukseset e Vjosës nëpër botë, sepse klasa e re politike në Kosovë përkufizohet me integritet dhe pa skeletë në sirtarë.

Deri kur do të vazhdonte ky perceptim?

Deri kur po afrohej data për zgjedhjen apo rizgjedhjen e presidentit/tes.

Mungesa e një komunikimi transparent nga të gjitha palët, kishte shërbyer për të krijuar në opinion idenë se Vjosa do të rizgjidhej.

Shfrytëzimi deri në limitin fundor i afatit për të shpallur apo rishpallur kandidaten shterri durimin e këshilltareve të Vjosës, që dolën jashtë autokontrollit me deklarime në rrjet e media jashtë çdo komunikimi formal, duke tërhequr vemendjen.

Çfarë po ndodhte?

Meliza Haradinaj fliste në vetën e parë shumës, pastaj përmendte “mashtrim”, tjetra i referohej “gënjeshtrave”!

Pyeta veten po ç’i duhen Vjosa Osmanit këshilltare si ish ministrja e jashtme e qeverisë Hoti apo Donika Bujupi, të dyja nga nga AAK e Ramush Haradinajt.

Vjosa Osmani ka qenë vajzë e re dhe asnjëherë nuk ka rënë në nivelin e ulët të komunikimit të këshilltareve të saj, që dallohen për fotot si nga sallonet e modës.

Vjosa Osmani është dalluar për seriozitetin dhe saktësinë e qendrimeve të saj që gjithmonë ishin në valën pro interesave të Kosovës, mbështetur në argumenta të pakundërshtueshme.

Tash Vjosa Osmani e ka humbur busullën.

Kjo u pa kur VV-Guxo shpalli kandidatin për president dhe ajo fillimisht çoi të kalohej në Kuvend votimin popullor të presidentit aprovuar nga Gjykata Kushtetuese më 2011, që nuk mund të votohej, sepse presidentja i kishte djegur pesë vitet e presidencës pa i kushtuar vemendje asaj që do të ishte zgjidhje për të dhe ngërçet politike në Kuvend.

Në të njëjtën natë opozita do ta bojkotonte kuorumin, duke bërë që të dështonte raundi i parë i votimit të kandidatit për president, por kjo do të ishte mjaftueshëm që Vjosa Osmani pa u gëdhirë mirë, pa i menduar pasojat, duke dënuar e kërcëllyer dhëmbët, doli me dekretin të cilin konstitucionalistë e vlerësojnë antikushtetues, dhe shpalli shpërndarjen e parlamentit, kur institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë muaj që kanë nisur punën, pas një krize një vjeçare prej rolit obstruksionist e bllokues të opozitës kundër funksionimit të shtetit të së drejtës të Republikës së Kosovës.

Për hir të së vërtetës trekëndëshi Gërvalla- Kurti-Osmani ishte kthyer për opozitën në mision për ta shkatërruar.

Në Email-et tona vinin pa fund lajme dhe info dizinformuese kundër treshes që ishte perfekte sipas proverbit latin Omne trium perfectum.

Dhe ja arritën me Vjosa Osmanin.

Me një çmim kundër shtetit të Kosovës, sipas një regjie, që Beogradit i vjen shumë për shije.

Që po ashtu shoqërohet me rrënimin e imazhit të një politikaneje si yll në ngjitje me integritet dhe e guximshme, që rezulton se ka humbur busullën.

Vjosa Osmanit iu desh një jetë të krijonte personalitetin e saj e të fitonte simpatinë tek mbarë shqiptarët dhe do të mjaftonin një seri shfaqjesh që ajo ta humbiste shkëlqimin, shfaqje që binin ndesh dhe në dukje ishin absurde me vetë bindjet e saj e që kulmuan me një dekret famëkeq që i kundërvihet sistemit demokratik të Kosovës .

Lufta në Ukrainë dhe degradimi shpirtëror i rusëve- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Kur flitet për degradimin shpirtëror të individit, preket njëra nga temat më të rëndësishme të qenies njerëzore. Degradimi shpirtëror është një proces, në të cilin individi humbet ata orientues themelorë dhe moralë, të cilët përcaktojnë qëndrimin e tij gjatë marrjes së vendimeve me rëndësi jetësore. Kjo mund të ndodhë për disa arsye, të cilat kan të bëjnë jo vetëm me individin, por edhe me mjedisin shoqëror.

Arsyet kryesore të degradimit shpirtëror mund të jenë të ndryshme, por midis tyre mund të dallohen disa faktorë kryesorë. Njëri prej tyre mund të jetë ndikimi i mjedisit. Individi, që jeton në një mjedis, i cili shpërfill parimet morale, gradualisht fillon të ndikohet prej tyre. Si shembull mund të shërbejë mjedisi shoqëror, ku janë në lulëzim korrupioni dhe amoraliteti. Në këto kushte, individi, i papajisur me vlera të larta morale, mund të zhvishet nga parimet e drejtësisë dhe të dinjitetit peronal.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është  pamjftueshmëia e arsimimit dhe e edukimit. Që në moshë të vogël, individi duhet të orientohet se ç’është e mira dhe e keqja, ç’do të thotë të jesh i ndershëm dhe i përgjegjshëm.

Si faktor i tretë mund të përmenden problemet e brendshme të individit dhe krizat e mundshme. Humbja e kuptimit të jetës, depresioni, ndjenja e vetmisë dhe e paaftësisë, mund ta çojnë individin drejt degradimit shpirtëror.

Pasojat e degradimit shpirtëror mund të jenë të frikshme. Individi humbet aftësinë për të analizuar qëndrimet e veta. Në nivelin shoqëror, një gjë e tillë shfaqet me rritjen e kriminalitetit, individi ndikohet nga propaganda manipuluese, e cila e përdor për qëllimet e veta.

Agresioni rus në Ukrainë ka zbuluar degradimin  shpirtëror  në radhët e botës ruse.

Portali “Freedomification  është një platformë, në të cilën  pasqyrohen videomateriale të cilësisë së lartë, artikuj  dhe studime analitike, të cilat i kushtohen demaskimit të teknologjive manipuluese dhe pasqyrimit të realitetit faktik për ngjarjet në Ukrainë. Duke analizuar mijëra thënie, artikuj dhe videoregjistrime në rusisht dhe në anglisht, ky Portal nxjerr në dritë të diellit narrativat, kundërthëniet dhe mashtrimet në deklaratat zyrtare të autoriteteve ruse. Çdo material mbështetet në prova të sigurta dhe në burime, të verifikuara me hollësi. Njëri nga qëllimet kryesore të këtij Portali është shmangia e pasojave të mashtrimit të publikut me anë të propagandës, kur njërëzit e pranojnë pa kushte informacionin, pa një analizë kritike.

Në kohën kur mbarë bota po ndjek me tmerr agresionin e egër të Rusisë fashiste kundër Ukrainës, rusët e perceptojnë atë jo si tragjedi, por si një mundësi për përmirësimin e mirëqenies së vet, për një ndihmë financiare, për një makinë të re larëse, për një veturë, pra, për gjithçka, me shpresën se dikush do të kthehet ose jo nga fronti i luftës me rrogën e ushtarit, të siguruar me vrasjen e njerëzve paqësorë. Në këtë mes, më befasues nuk janë shifrat e viktimave ose krimet uhtarake, por fakti si shprehen për luftën disa familje ruse. Meshkujt shkojnë në frontin e luftës për të vrarë, me qëllim që të fitojnë rubla, kurse femrat – gratë, nënat, motrat e tyre – rrëfejnë për gjëra të tilla me buzëqeshje, kurse herë-herë me tallje. Lidhja e tyre me frontin e luftës reduktohet te shumat e parave që u kanë kaluar në nr. e llogarisë dhe te gjërat që kan blerë me ato para. Përsiatjet morale? Ndërgjegjja? Tmerri? Mungojnë krejtësisht. Egoizmi rus dhe mentaliteti perandorak e kanë bërë punën e vet. Gjatë diskutimeve për luftën në Ukrainë, shpeshherë lihet jashtë vëmendjes njëri nga elementet kryesore: baza psikologjiko-kulturore e shoqërisë ruse, e cila, gjatë shekujve, ka ardhur dhe është formuar nën ndikimin e ideve perandorake, e komplesit të inferioritetit dhe të mekanizmave mbrojtës, në raport me botën perëndimore. Të gjitha këto kanë krijuar egoizmin rus – një strukturë komplekse kjo e identitetit kolektiv, në të cilin dhuna, dominimi dhe ndjenja e racës së jashtëzakonshme, luajnë rolin kryesor. Perandoria ruse erdhi e u zhvillua për shkak të ekspansionit, por jo të modernizimit të brendshm. Çdo qindvjeçar kurorëzohej me pushtime territoresh të huaja, me nënshtrimin e popujve të tjerë dhe kultivimin e dhunshëm të kulturës, të gjuhës dhe të antivlerave ruse. Me kalimin e kohës, qe krijuar miti i “Rusisë së Madhe”. Kur gratë dhe nënat gëzohen për “marrjen e shpërblimit” për kufomën e njeriut të tyre, të sjellë nga fronti i luftës, kur dikush flet me buzëqeshje: “po, atje vrasin njerëz paqësor, por im shoq më bleu një sobë të re” (citohet sipas faqes së internetit “freedomification”. 05 qershor 2025), kjo do të thotë se në këtë mes kemi të bëjmë jo thjesht me një rënie morale të individit, por me një argument të degradimit kolektiv të botës ruse. Disa kanale komunikimi të Ukrainës zhvillojnë rregullisht biseda me qytetarë rusë, të cilët, në një mënyrë krejtësisht të çiltër, shpeshherë pa qenë të vetëdijshëm për absurditetet që nxjerrin nga goja, shprehin pikëpamjet e tyre.

Ja si shprehet një grua nga qarku i Krasnojarskut:

“Po pse, ukrainas nuk vriten? Vriten. Po ata vetë e filluan një gjë të tillë. Ne vetëm mbrojmë veten. Edhe im shoq tani do të ketë shtesë page për pjesëmarrje në luftë. Më në fund, do të blejmë një sobë të re” (po aty).

Nëna e një ushtari rus në moshë të re:

“Ai atje shkoi jo për të vrarë. Ai shkoi për para. Atij i dhanë një uniformë ushtrake, një armë dhe tani ai është ushtar. Më mirë kështu sesa të merrrej me vjedhje” (po aty).

Një grua për vrasjen e burrit:

“E po ç’të bëjmë, ai u vra, por tani ne kemi para” (po aty).

Bisedat telefonike me orë të tëra, që kanë regjistruar oficerët e zbulimit ukrainas, dëshmojnë se vuajtjet dhe vdekjet e njerëzve në frontin e luftës, në shumë familje ruse, janë kthyer në një llogari financiare pa kurrfarë shqetësimesh. Reagime të tilla, si: “e po mirë, së paku, do të përfitoj nj shumë prej shtatë milionë rublash”, ose “unë u shkriva gazit kur më thanë se pati humbur këmbën”, hasen më shpesh sesa mund të priste ndokush.

Shtrohet pyetja: pse ndodh kështu?

Përgjigjja gjendet në trashëgiminë e imperializmit sovjetik, ku, gjatë dhjetëvjeçarëve, jeta e njeriut s’kishte asnjë vlerë, në raport me interesat e shtetit; varfëria ishte një dukuri e përditshme dhe arsye për krenari, jo për rebelim; gruaja duhej të kryente detyrat që i takonin dhe të pranonte pa kushte vendimet e pushtetit.

Në çdo epokë dhe në çdo vend vihet re një konflikt mes ndërgjegjes dhe mbijetesës, midis etikës dhe rehatit. Por në Rusinë e shek XXI ky konflikt ka arritur majat dhe përfundimi lë pa mend madje gjithë vëzhguesit më cinikë

Kur shteti ndërmerr një luftë agresive, çfarë bën shoqëria ruse? Ajo shfrytëzon situatën për hir të parave, për hir të qetësisë, të rehatisë. Pra, në  vend të respektimit të normave të moralit, njeriu rus përsiat me vete:

“Por mua tani ma rritën rrogën”. “Burri im tani është në radhët e ushtrisë, ne, më në fund, do të kemi më shum ë para” (po aty).

      eroizmi nw Rusi Heroizmi n w radhwt e ruswv e iden tifikohetH

Heroizmi në radhët e rusëve identifikohet me dhunën, kurse dhuna me patriotizmin. Por një dukuri e tillë vihet re jo vetëm në radhët e ushtrisë. Edhe në radhët e popullsisë civile fillojnë të arsyetojnë sipas kategorive në vijim:

“Dora e rreptë është e vetmja zgjidhje, humanizmi është dobësi” (po aty).

      Këtu kemi të bëjmë me një deformim të vlerave, prandaj përjetimi i gjendjes shpirtërore të tjetrit konsiderohet tradhti, kurse forca, madje e tërbuar, vlerësohet si virtyti më i lartë.

Në Rusi lufta trajtohet jo thjesht si një agresion, por si nj narkotik nacional, i cili shkel mbi dhembjen sociale, mbi varfërinë dhe mbi dobësinë. Veçse pasojat janë trishtuese: shoqëria ruse shndërrohet në një makineri emocionale për hyjnizimin e dhunës.

Rusia, e qeverisur për një kohë të gjatë nën diktaturën e egër të carëve, të sekretarëve të përgjithshëm dhe të presidentëve, popullit i ka futur në gjak kultin karakteristik të dhunës. Për njerëzit, të zhveshur nga dinjiteti personal, të cilët jetojnë në varfëri, pa ndihmë mjekësore dhe mbrojtje elementare sociale, lufta, si një projekt nacional, vjen e shndërrohet jo vetëm në instrument kërcënimi ndaj botës, por edhe në një burim krenarie personale. Kjo është arsyeja që rusët, megjithëse janë të varfër dhe të poshtëruar nga shteti, rrëfejnë me krenari për tanket ruse, për armë bërthamore, madje rrëfejnë me një pasion të tillë, a thua se vetë, personalisht, jan ulur pranë pultit të raketës.

Perëndimi europian dhe Aleanca Veriatlantike duhet të kenë mirë parasysh se nëse mposhtet Ukraina, rreziku i Rusisë fashiste do t’u rokasë në derë, paçka se tellallët e Kremlinit u bien teneqeve të shpuara për politikë të përhershme “paqësore”. Nga radhët e tellallëve të Kremlinit, bie në sy përfaqësuesja e ministrisë së punëve të jashtme, Maria Zaharova, e cila, ca kohë më parë, pati deklaruar:

“Ne, në perspektivën historike, asnjëherë nuk jemi paraqitur si agresorë botërorë, ne nuk kemi filluar kurrfarë luftrash botërore” (Citohet sipas: Россия никогда не начинала войн, заявила Захарова (Rusia asnjëherë nuk ka filluar luftëra, deklaroi Zaharova). Faqja e internetit “Ria Novosti”. 12 shkurt 2026).

Këtij mashtrimi skandaloz i kundërvihet e vërteta historike. Në një tjetër informacion thuhet:

“С XVII-го века Россия развязывала более 50 агрессивных войн”  (Që prej shek. XVII, Rusia ka pasë shpërthyer më shumë se 50 luftëra agresive). [Citohett sipas: Alla Visotkina. “На какие страны нападала Россия: История конфликтов и агрессий” (Cilat vende ka pasë sulmuar Rusia: historia e konflikteve dhe e agresioneve). Faqja e internetit Davnjij Galiç”. 19 Nëntor 2025].

Perëndimi europian dhe Aleanca Veriatlantike duhet të kenë parasysh testamentin e perandorit rus Pjetri i Parë (1672-1725, i cili u ka pasë lënë porosi brezаve pasardhës  të pushtojnë  Europën.

Perëndimi europian dhe Aleanca Veriatlantike duhet të kenë parasysh se çfarë ka shkruar shkrimtari, publicisti dhe mendimtari rus, Ivan  Shmelov (1873-1950), autor i librit me titull “Солнце мёртвых” (Dielli i të vdekurve), të botuar në Paris në vitin 1923. Ja citati i tij:

“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë, nuk ka ndjesi për kurrfarë bukurie, është i pistë fizikisht dhe moralisht, gjatë qindravjeçarëve jeton në errësirë, në obskurantizëm dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël për diçka njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë, pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit” [Citohet sipas faqes së internetit “Адские новости (Lajme të reja nga skëterra). 19 shkurt 2015].

Këto vlerësime për popullin rus janë bërë më shumë se një shekull më parë. Por populli rus i tillë ka mbetur, deri edhe në ditët tona. Ai vazhdon të zvarritet para agait të Kremlinit. Ky është fakt i pamohueshëm, të cilin e vërteton më së miri një tjetër figurë e njohur ruse. Kjo është Valeria Novodvorskaja (1950-2014), disidente sovjetike, publiciste dhe politikane opozitare ruse. Ajo ka deklaruar:

“Gjithë jetën jam  munduar të mos e lë populin të zvarritet në gjunjë, ta ngre më këmbë, por ai ka lindur për t’u zvarritur [Citohet sipas: 13 самых громких фраз Валерии Новодворской, которые войдут в историю (13 fraza të famshme të Valiria Novodvorskajas, të cilat do të hyjnë në histori). Faqja e internetit vokrug svjeta”. 21 Nëntor 2023).

Kaliforni, 08 Mars 2026

———-0———-

Mëshirë për Vjosën, ish mbretëreshën që u kthye në shërbëtore!!!- Nga HYSEN ARAPI

Mos ia merrni për të madhe znj Vjosa Osmani!
Sinqerisht ajo as nuk e di se çfarë ka bërë në inat e sipër. Sikur për një çast të mendonte se, me shpërndarjen e parlamentit në ato kushte, po konsumonte një grusht shteti , se ky veprim ishte një kurth ku e kishin futur e që përputhej me skemat e Beogradit për destabilizimin e Kosovës, jam i bindur se nuk do ta kishte bërë kurrë atë veprim.
Për më tepër paraprakisht ajo duhet konsideruar tashmë si viktimë e ambicjeve të saj të sëmura dhe si e përdorura e madhe e segmenteve antishqiptare qofshin këta në hapësirat shqiptare, por dhe ato ndërkombëtare.
Mëshirë për Vjosën, ish mbretëreshën që u kthye në shërbëtore!!!

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstatojë diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës- Nga Mr.Sc.Refik Hasani

 

Artikuulli është një hulumtim që shqyrton  pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, vështrim, historik, dhe normative me jurisprudencë të konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën  OKB-së, krahasime identike me një padi të ushtruar, për trajtim e shqyrtim gati identik mbi pasivizimin e adresës së një Shtetasi të përkatësisë së Minoriteteve në Republikën e Sllovenisë.

 

Duke përdorur një qasje studimore, artikulli argumenton se veprimi  i Serbisë, përbën shkeljen e te drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, prandaj  me të drejtë është konstatim i bazar se është një spastrim etnik-diskriminim sistematik.

 

Pasivizimin, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  mbi   spastrimin etnik-diskriminimi, duhet kuptuar është si pasoj që prodhon efekte, përtej administrative, nuk posedoj dokumente identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor,  pa asnjë të drejtë të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën  OKB-së. Nuk mundë të votoj e të jem i  votuar, humbi të drejtën të kem qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, humbi të drejtat civile, humbi të drejtën të blejë ose të shesë, humbi të drejtën të regjistrojë, e trashëgojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, do të humbi përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani. Serbia përmes  pasivizimit të adresave, po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zyrtarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin.

 

Serbia  vazhdon ti shkel, cenon, mohon, diskriminon të drejtat themelore individuale dhe të drejtat kolektive, andaj   është miratuar një Rezolutë, më 8 korrik  2022,  nga Parlamenti Evropian, që kërkohet hetim për pasivizimin e e adresave për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  mbi   spastrimin etnik-diskriminim sistematik, dhe  do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021, teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga EuroDeputetët.

Parlamenti Evropian, për pasivizimin e e adresave mbi   spastrimin etnik-diskriminim, më shumë se një dekad vazhdimisht ngritet diskutim me fakte e prova, e së fundi Parlamenti Evropian, edhe në raportin e 2 majit 2025, e thekson qartë se e denoncojnë  spastrimin etnik-diskriminim sistemik ndaj shqiptarëve në Jug të Serbisë, që raporti e cekë anulimi i adresave të tyre të banimit i privon ata nga e drejta e votës, qasja në kujdesin shëndetësor dhe dokumentet personale.

Me shumë ndikim e relevancë ndërkombëtare është nga Parlamenti Evropian, pastaj në vazhdën e kësaj është prezentuar  edhe projektligji-REZOLUTË, e iniciuar nga Kongresmeni Amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili  më 21 janar 2026, në  mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-s, duke propozim me arsyetim të bazuar  Rezolutën me numër H.R. 6411.

 

Padia e ushtruar më   2 mars 2026, në Gjykatë Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, edhe pse është deponuar duke u rexhistruar në Gjykatë për një individë, por në raste të tillë, pasi bëhet fjalë për shkelje të të drejtave themelore të njeriut,  ka  shkelje të Akteve e Konventave të BE-së, dhe atyre ndëkombëtare, përbëjn një  cenim e shkakton një  mohim në realizimin e të drejtave elementare të njeriut, në shumë fusha,e sistematike.

 

Gjykata Evropiane në Strasburg, pas shtjellimit të shumë  provave, të mjaftueshme, këtë e ndihmojn edhe raportime të mediava kredibile ndërkombëtare, që kan realizuar dhjetra  hulumtime investigative, ndihmesë përbën, se disa organizata për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Serbi pastaj ka raporte, nga Organizata për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Evrop. Kjo Gjykatë i posedon faktet, dhe do të vendosë që të gjithë të prekurit, palët e dëmtuara të kompensohen lidhur me këtë çështje dhe të ndalohet veprimi, procesi administrativë diskriminues apo mekanizmi i pasivizimit të adresave nga Serbia,  si një  spastrim etnik-diskriminim,ndaj shqiptarëve.

 

Gjykata Evropiane në Strasburg, do të përfshij edhe raportimet e parreshtura të vetë OSBE-së, pa harruar edhe punime e trajtesa si hulumtime të nivelit  shkencor e Akademike, që e potencojnë me fakte e referenca  që pasivizimi i adresave nuk është veprim individual apo i izoluar, por vetë aparati adminsitrativ i Serbisë, si një mekanizëm i ndërtuar apostafat,  me një qëllim për arritjen e një objektivi- spastrimin e heshtur etnik-diskriminimin, shtetëror të Serbisë i cili është duke pasivizuar adresat në mënyrë alarmante, janë të bllokuar totalisht nga pasivizimi i adresave.

 

Kujtoj opinionin e gjërë, sipas shenimeve që posedohen dhe jan të qasshme, edhe në Republikën e Sllovenisë një padi e ushtruar, për trajtim e shqyrtim gati identik mbi pasivizimin e adresës së një Shtetasi të përkatësisë së Minoriteteve në këtë Shtet, Gjykata e Strasburgit,ka nxjerr një vendim të plotëfuqishëm  dhe është dënuar Sllovenia, me 3% të buxhetit lidhur me mekanizmin e pasivizimit të cilët ata kanë bërë ndaj Minoriteteve të tyre.

 

Pasivizimi  selektiv vetëm për shqiptarë i adresave në Serbi, me theks të posaqëm për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  është një   spastrim etnik-diskriminim, dhe kjo dukuri që përballen shqiptarët  është se përfaqëson edhe fatin e 25 mijë  qytetarëve Shqiptarë, jo vetëm të këtij Rajoni, por vlen së praktikuari vetëm për Shqiptarët edhe gjithëandëj Serbisë.

Në vendimin final të nxjerrë,  nga  Gjykata Evropiane e Strasburgut, pas argumentimeve gjatë seancave, dhe shkresave që ju drejtohen instancave më të larta të Serbisë, dhe kjo nënkupton beteja  e triumf, një sfidë në pritje që t’i jap fund spastrimit etnik-diskriminimit, jo vetëm për shqiptarët e dëmtuar si të sanksionuar në Krahinën që përfshin Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por gjithë shqiptarëve të Serbisë, që jan ballafaquar në pasivizimin e adresave.

 

Rezoluta e miratuar, më 8 korrik  2022,  nga Parlamenti Evropian, dhe projektligji-REZOLUTË, me numër H.R. 6411, më 21 janar 2026, nga SHBA-ja, tani më   2 mars 2026 Gjykata Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, regjistron  padin me dëshmi e fakte të bollshme e të pakentestueshme  mbi shkeljet sistematike që i jan bër shtetasit të Serbisë që i përket nacionalitet etnik-autokton Shqiptarë    znj.Teuta Fazliut, nga Bujanoci, e cila nuk është ndaluar me betejat ligjore burokratike e sfiduese  së ankimimeve dhe inicimeve të procedurave mbi pasivizimin.

Të gjithë këto faktorë tregojnë, se egzistojn se padia e ushtruar më 2 mars 2026, në Gjykatën Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, lidhur me pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ka gjasa reale  të çojë drejt një konstatim në diskriminimin në pasivizimin e adresave-si një pastrim Etnik.

7 mars 2026

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…- Nga AUREL DASARETI

 

Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më letra në gazetat shqipe, jeta do të humbasë shumë nga drita dhe ngrohtësia e saj për tokën e të parëve të mi.

***

Unë nuk kam lindur dhe nuk jetoj në vendet e copëtuara shqiptare Shqipëri, Kosovë, Kosovën Lindore, FYROM, Sanxhak, Çamëri, kështu që marr informacione për atë që po ndodh atje nga të tjerët. Dhe sigurisht, ndonjëherë ato nuk janë të sakta.

(PS: Edhe prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e mi, kanë lindur jashtë vendit dhe nuk kanë jetuar në trojet shqiptare)

Meqenëse nuk kam lindur dhe nuk jetoj në tokat shqiptare, është e kuptueshme që më mungon një pasqyrë faktike, pasi termi “tradhtar” shpesh përdoret emocionalisht ose politikisht i ngarkuar në debatin shoqëror, në vend që të jetë i saktë ligjërisht.

Si përmbledhje: Nuk ka një “listë” publike tradhtarësh në tokën shqiptare të Kosovës sot. Si rrjedhojë, Akuzat e bëra në mediat sociale ose në debatin politik jashtë sistemit ligjor nuk kanë bazë faktike dhe ligjore.

Por dihet gjerësisht se kush janë hajdutët, tradhtarët, mercenarët, jashtëtokësorët e vërtetë…

Konkretisht, deri tani nuk e kam ditur se edhe Vjosa Osmani është tradhtare dhe bashkëpunon kundër shqiptarëve me hajdutin, kriminelin, mercenarin dhe tradhtarin më të pistë që njeh historia e vërtetë e shtetit amë, Shqipërisë, Edvin Kristaq Ramën.   

Dhe, nëse kjo qëndron 100%, atëherë kuptohet se nuk dua të dëgjoj më për të.

***

PS: jam nga ata që kam shkruar me miliona herë për pisllëqet e Rama nudistit, dashnorit të kryekriminelit – sllavo/serbit Vuçiç.

Një sqarim: E kam trajtuar artikullin tim:

“Kriminelë ekonomikë, analfabetë dhe tradhtarë në kuvendin jofunksional të Kosovës, të maskuar si deputetë-përfaqësues” bazuar në njohuritë e mia teorike dhe përvojën time nga luftërat, psikologjia e sjelljes dhe shkenca ushtarake (shkenca luftarake), dhe kuptohet që përmbajtja bazohet në logjikë të shëndoshë se si duhet të veprojnë vendet normale demokratike në këto kohë kur bota po digjet nga luftërat masive, ku mbretëron e keqja e madhe. Sigurisht, kam përmendur pozitivisht shembullin e Vjosa Osmanit, e cila, sipas informacioneve të fundit nuk meriton përmbajtje. Por, tema ishte siguria e popullit tim, Vjosën e përmenda vetëm si ilustrim, tema nuk ka të bëjë aspak për Vjosën- nuk më intereson aspak se kush sundon atje, më intereson vetëm vendi, sigurimi, ardhmëria e Kombit shqiptar, trojeve shqiptare që mjerisht shpopullohen nga shqiptarët etnik dhe zëvendësohen me të huaj. Ku ta di unë saktësisht se çka ndodhë atje larg 1 milion kilometra prej vendit ku jetoj unë pasi 99,9% për qind e mediave shqipfolëse janë Bullshit. Megjithatë, është një fakt i padiskutueshëm se shumica e përfaqësuesve në Kuvendin e Kosovës janë të këqij, pasi i kam dhënë artikullit titullin aktual. Sigurisht, kjo shprehje faktike u drejtohet vetëm atyre krijesave që kanë mizën nën kapelë, dhe jo patriotëve.

Nëse hiqet emri i Vjosës nga artikulli, Vjosa e cila (sipas informatave të fundit) bashkëpunon me kriminelin shqipfolës Edvin Kristaq Rama kundër interesave të Kombit shqiptar, pjesa tjetër është në nivel profesional – kombëtar.

PS: Gjatë luftërave në Kosovë, Kosovën Lindore dhe IRJM, luftëra në të cilat sllavo-ortodoksët “maqedonë” të rrejshëm dhe serbo-çetnikët kryen masakra dhe gjenocide ndaj popullit liridashës të cilit i takoj edhe unë, jam gjithashtu një nga ata patriotë që dhashë shumë para, djersë dhe aktivitet tjetër, si dhe disa artikuj në 2 mediat prestigjioze perëndimore – për të mbështetur kauzën, shpëtimin e kombit të cilit i përkas gjenetikisht.

Shëndet, kalofshi mirë, Aurel Dasareti

07.03.2026

Parliamentary Blockades and the Election of the President in the Republic of Kosovo (2008–2026) – By Isuf B.Bajrami

 

After the declaration of independence in 2008, the Republic of Kosovo faced significant institutional and political challenges. The consolidation of democratic institutions, the creation of an effective governance system, and respect for the Constitution of the country were essential priorities for the new state’s stability.¹ The political process was characterized by a fragile balance between the governing majority and the opposition, with political parties often using various mechanisms to exert pressure and maintain or gain influence on the state agenda.²

One of the most visible instruments of this dynamic was parliamentary blockade, which consisted of:

• Refusal to verify parliamentary mandates;³

• Boycotting votes for the Speaker of the Assembly, Prime Ministers, and the President;⁴

• Non-voting on the budget and international agreements.⁵

These actions directly affected the functioning of institutions and often created tensions at the citizen level, becoming a political pressure instrument aimed at compromise or weakening the winning majority.⁶ The motives of the opposition for using blockades varied: sometimes to prevent institutional functioning, sometimes to hinder specific reforms, such as in the justice sector; and often to provoke new parliamentary elections that could favor their interests.⁷ This phenomenon was not unique to Kosovo; comparative analysis shows that opposition parties in parliamentary democracies often use similar instruments to negotiate political influence or restore the balance of power.⁸ Parliamentary blockades cannot be considered merely bureaucratic obstacles but a political strategy that requires broad institutional and legal understanding.⁹

To understand their impact and how they can be addressed, it is necessary to analyze:

1. The form, causes, and motives of the blockades, as well as the political context after elections.¹⁰

2. The constitutional framework regulating voting and quorum in the Assembly, including the method of electing the President.¹¹

3. International standards and legal precedents providing guidance for managing parliamentary crises.¹²

4. Alternative solutions to prevent blockades, including electronic voting, political arbitration, and the option of direct election of the President by citizens.¹³

1: Form, Causes, and Political Motivation of Parliamentary Blockades

1.1 Forms of Blockades Parliamentary blockades in Kosovo have taken several main forms:

• Refusal to verify parliamentary mandates – prevents the establishment of the Assembly and the start of institutional work.¹⁴

• Boycotting votes for the Speaker of the Assembly, Prime Ministers, and the President – uses quorum and required majority as a political pressure tool.¹⁵

• Refusal to vote on the budget and international agreements – creates financial crisis and social dissatisfaction.¹⁶

1.2 Causes of Blockades

The main cause is linked to the opposition’s political strategy to obstruct the governing majority and seek compromise or influence in the political process after election losses or to protect certain party interests.¹⁷

1.3 Political Motivation The political motives of blockades include:

• Preventing the functioning of institutions to create pressure on the winning majority.¹⁸

• Increasing social and economic dissatisfaction to weaken government legitimacy.¹⁹

• Blocking justice reforms or key policies to control the political agenda.²⁰

• Provoking new parliamentary elections when the majority’s failure could favor the opposition.²¹

2: Constitutional Framework for Electing the President According to Articles 82–85 of the Constitution of the Republic of Kosovo:

• The President is elected by the Assembly through secret ballot in three rounds.²²

• The first rounds require a qualified majority of 80 votes; the third round requires a simple majority of 61 votes.²³

• The minimum quorum for starting and conducting the vote is 80 deputies.²⁴

• In case of failure to elect, the Assembly is dissolved, and new parliamentary elections are held.²⁵

3: International Standards International organizations such as OSCE/ODIHR and the Council of Europe emphasize:

• Quorum and the required majority should ensure legitimacy, not be exploited for political obstruction.²⁶

• Blockades should be resolved through political negotiations and legal mechanisms, respecting the democratic process.²⁷

4: Legal Interpretation and Precedents The decision of the Constitutional Court of Kosovo (2011) on the election of Behgjet Pacolli emphasized that the quorum must be present throughout the procedure. Due to the lack of quorum, the election was declared unconstitutional and resolved through compromise with the election of Atifete Jahjaga.²⁸,²⁹

This precedent underscores the importance of respecting the Constitution for institutional legitimacy.³⁰ 5: Chronology of Blockades and Political Motives (2008–2026)

• 2008: Declaration of independence and the election of Fatmir Sejdiu without obstacles.³¹

• 2011: The election of Pacolli challenged legally; the opposition used refusal to reach political compromise.³²

• 2016: Blockade and boycott against the election of Hashim Thaçi, using quorum as a pressure tool.³³

• 2021: Election of Vjosa Osmani only after participation of opposition deputies to reach minimal quorum.³⁴

• 2025: After February 9 elections, deputies of losing parties refuse to verify mandates.³⁵

• March–August 2025: Refusal to vote for Albulena Haxhiu, the 2026 budget, and international agreements; blocking the vote for Albin Kurti and Glauk Konjufca.³⁶,³⁷

• December 28, 2025: New parliamentary elections; Vetëvendosje wins 51.1% of votes.³⁸

• February 2026: Formation of Kurti 3 Government, budget and institutions unblocked.³⁹

• March 2026: Opposition attempt to block the election of the President due to lack of quorum.⁴⁰

6: Legal Analysis • Quorum ensures legitimacy but can be used as a political pressure tool.⁴¹

• Required majority is a mechanism for consensus but may block the process without compromise.⁴²

• International standards require that legal mechanisms do not prevent the normal functioning of the Assembly and preserve democratic legitimacy.⁴³

7: Legal and Alternative Solutions to Prevent Parliamentary Blockades

7.1 Constitutional Mechanisms

• Dissolution of the Assembly in case of failure to elect the President within procedures and without quorum.⁴⁴

• Continuation of sessions to ensure completion of the voting process.⁴⁵

• Assembly Rules allow setting mandatory deadlines and internal procedures to avoid delays.⁴⁶

7.2 Alternative Legal Solutions

• Electronic or remote voting to ensure quorum.⁴⁷

• Political arbitration mechanisms and interparty committees for compromise.⁴⁸

• Procedural sanctions for deputies obstructing the Assembly.⁴⁹

7.3 Option of Direct Presidential Elections Democratic advantages:

• Reduces the impact of parliamentary blockades.⁵⁰

• Increases democratic legitimacy with a direct mandate from citizens.⁵¹

• Ensures transparency and political accountability.⁵²

Legal and constitutional implications:

• Review of Presidential powers to maintain balance of powers.⁵³

• Provision for majority and voting rounds for full legitimacy.⁵⁴

• Backup procedures in case of no majority in the first round.⁵⁵

• Maintaining balance between executive and legislative powers.⁵⁶

International standards:

• OSCE/ODIHR and Council of Europe emphasize democratic legitimacy and institutional stability.⁵⁷,⁵⁸

• Practices in France, Ireland, and Austria show that direct elections minimize the impact of parliamentary blockades.⁵⁹

Recommendations for Kosovo:

• Draft constitutional amendments for term, powers, and limitations of the President.⁶⁰

• Clear electoral procedures, including a second round and absolute majority.⁶¹

• Ensuring balance of powers.⁶²

• Integration of legal and administrative control mechanisms.⁶³

8: Conclusion

The process of electing the President in Kosovo (2008–2026) illustrates the importance of quorum, required majority, and adherence to the Constitution. Parliamentary blockades were politically motivated to pressure the majority, but constitutional mechanisms and legal precedents ensured the unblocking of institutions and democratic functioning of the state. Alternative solutions, including electronic voting, political arbitration, and direct election of the President by citizens, can provide mechanisms to avoid future blockades and strengthen institutional stability.⁶⁴

Footnotes

1. Constitution of the Republic of Kosovo, Articles 82–85. 2. Rules of Procedure of the Assembly of the Republic of Kosovo, provisions on continuous sessions. 3. Ibid., rules on deadlines and mandatory votes. 4. OSCE/ODIHR, E-Voting Guidelines for Parliamentary Systems. 5. Council of Europe, Political Mediation in Parliamentary Crises, 2019. 6. OSCE/ODIHR, Code of Good Practice in Electoral Matters, Article II.2. 7. Comparative studies: France, Ireland, USA – Legitimacy and Stability in Presidential Elections. 8. OSCE/ODIHR, Direct Presidential Elections Guidelines. 9. Constitutional analysis of Kosovo, the role of the President as a figure of unity. 10. Voting procedures and rounds, international practice. 11. Backup mechanisms in case of no majority. 12. Analysis of balance among powers. 13. OSCE/ODIHR, Direct Presidential Elections Guidelines. 14. Council of Europe, Guidelines on Presidential Elections and Institutional Stability, 2021. 15. Comparative studies: France, Ireland, Austria. 16. Legal analysis and recommendations for Kosovo. 17. Declaration of independence and election of Fatmir Sejdiu, 2008. 18. Election of Behgjet Pacolli and legal challenges, 2011. 19. Blockade and boycott against Hashim Thaçi’s election, 2016. 20. Election of Vjosa Osmani and participation of opposition deputies, 2021. 21. After February 9 elections, refusal to verify mandates, 2025. 22. Refusal to vote for Albulena Haxhiu, March–August 2025. 23. Blocking the vote for Albin Kurti and Glauk Konjufca, March–August 2025. 24. New parliamentary elections; Vetëvendosje wins 51.1% of votes, December 28, 2025. 25. Opposition attempt to block the election of the President, March 2026. 26. Analysis of quorum as a political pressure instrument. 27. Required majority and mechanisms for consensus. 28. International standards for normal Assembly functioning. 29. Constitutional Court decisions on failure to elect the President. 30. Continuation of sessions to ensure voting. 31. Deadlines and internal procedures according to Assembly Rules. 32. Electronic or remote voting to ensure quorum. 33. Political arbitration mechanisms and interparty committees for compromise. 34. Procedural sanctions for deputies obstructing the Assembly. 35. Reducing the impact of parliamentary blockades through direct presidential election. 36. Increasing democratic legitimacy with direct mandate from citizens. 37. Ensuring transparency and political accountability. 38. Review of Presidential powers to maintain balance of powers. 39. Provision for majority and voting rounds for full legitimacy. 40. Backup procedures in case of no majority in the first round. 41. Maintaining balance between executive and legislative powers. 42. Democratic legitimacy and institutional stability according to OSCE/ODIHR. 43. Practice of France for direct Presidential elections. 44. Practice of Ireland for direct Presidential elections. 45. Practice of Austria for direct Presidential elections. 46. Drafting constitutional amendments for term, powers, and limitations of the President. 47. Clear electoral procedures, including second round and absolute majority. 48. Ensuring balance of powers. 49. Integration of legal and administrative control mechanisms. 50. Historical context of refusal to verify mandates. 51. Boycotting votes for Speaker, Prime Ministers, and President. 52. Refusal to vote on budget and international agreements. 53. Comparative analysis with parliamentary democracies. 54. Political pressure instrument for compromise. 55. International standards for quorum and majority. 56. Legal decisions of the Constitutional Court of Kosovo. 57. Precedents for presidential election. 58. Impact of blockades on institutional legitimacy. 59. Alternative solutions to avoid blockades. 60. Electronic voting and arbitration mechanisms. 61. Option of direct presidential election. 62. Democratic advantages of direct election. 63. Legal and constitutional implications of direct election. 64. Recommendations for Kosovo based on international standards and legal precedents.

The Land of Leka; 06.03.2026

 

Bllokadat Parlamentare dhe Zgjedhja e Presidentit në Republikën e Kosovës (2008–2026)- Nga Isuf B.Bajrami

Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Republika e Kosovës u përball me sfida të rëndësishme institucionale dhe politike. Konsolidimi i institucioneve demokratike, krijimi i një sistemi efektiv të qeverisjes dhe respektimi i Kushtetutës së vendit ishin prioritete thelbësore për stabilitetin e shtetit të ri.¹

Procesi politik u karakterizua nga një ekuilibër i brishtë midis shumicës qeverisëse dhe opozitës, ku partitë politike shpesh përdornin mekanizma të ndryshëm për të ushtruar presion dhe për të ruajtur ose fituar influencë mbi agjendën e shtetit.²

Një nga instrumentet më të dukshme të kësaj dinamike ishte bllokada parlamentare, e cila përbëhej nga:

• Refuzimi për të verifikuar mandatet parlamentare;³

• Boykotimi i votave për Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrat dhe Presidentin;⁴

• Mosvotimi për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.⁵

Këto veprime ndikuan drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve dhe shpesh krijuan tensione në nivel qytetar, duke u bërë një instrument presioni politik me qëllim kompromisin ose dobësimin e shumicës fituese.⁶ Motivet e opozitës për përdorimin e bllokadave ndryshonin: ndonjëherë për të penguar funksionimin institucional, ndonjëherë për të penguar reforma të caktuara, si në sektorin e drejtësisë; dhe shpesh për të nxitur zgjedhje të reja parlamentare që mund të favorizonin interesat e tyre.⁷ Ky fenomen nuk ishte unik për Kosovën; analiza komparative tregon se partitë opozitare në demokracitë parlamentare shpesh përdorin instrumente të ngjashme për të negociuar influencë politike ose për të rivendosur ekuilibrin e pushtetit.⁸ Bllokadat parlamentare nuk mund të konsiderohen thjesht si pengesa burokratike, por si një strategji politike që kërkon kuptim të gjerë institucional dhe ligjor.⁹

Për të kuptuar ndikimin e tyre dhe mënyrën se si mund të adresohen, është e nevojshme të analizohet:

1. Forma, shkaqet dhe motivet e bllokadave, si dhe konteksti politik pas zgjedhjeve.¹⁰

2. Kuadri kushtetues që rregullon votimin dhe kuorumin në Kuvend, duke përfshirë mënyrën e zgjedhjes së Presidentit.¹¹

3. Standardet ndërkombëtare dhe precedentët ligjorë që japin udhëzime për menaxhimin e krizave parlamentare.¹²

4. Zgjidhje alternative për parandalimin e bllokadave, përfshirë votimin elektronik, arbitrazhin politik dhe mundësinë e zgjedhjes direkte të Presidentit nga qytetarët.¹³

1: Forma, Shkaqet dhe Motivimi Politik i Bllokadave Parlamentare 1.

1 Forma të Bllokadave Bllokadat parlamentare në Kosovë kanë marrë disa forma kryesore:

• Refuzimi për të verifikuar mandatet parlamentare – pengon themelimin e Kuvendit dhe fillimin e punës institucionale.¹⁴

• Boykotimi i votave për Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrat dhe Presidentin – përdor kuorumin dhe shumicën e kërkuar si instrument presioni politik.¹⁵

• Refuzimi për të votuar buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare – krijon krizë financiare dhe pakënaqësi sociale.¹⁶

1.2 Shkaqet e Bllokadave Shkaku kryesor lidhet me strategjinë politike të opozitës për të penguar shumicën qeverisëse dhe për të kërkuar kompromis ose influencë në procesin politik pas humbjeve zgjedhore ose për të mbrojtur interesa të caktuara partiake.¹⁷

 

1.3 Motivimi Politik

 

Motivet politike të bllokadave përfshijnë:

• Parandalimi i funksionimit të institucioneve për të krijuar presion mbi shumicën fituese.¹⁸

• Rritja e pakënaqësisë sociale dhe ekonomike për të dobësuar legjitimitetin e qeverisë.¹⁹

• Bllokimi i reformave në drejtësi ose politikave kyçe për të kontrolluar agjendën politike.²⁰

• Provokimi i zgjedhjeve të reja parlamentare kur dështimi i shumicës mund të favorizojë opozitën.²¹

2: Kuadri Kushtetues për Zgjedhjen e Presidentit Sipas Neneve 82–85 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:

• Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë në tre raunde.²²

• Raundet e para kërkojnë shumicë të kualifikuar prej 80 votash; raundi i tretë kërkon shumicë të thjeshtë prej 61 votash.²³

• Kuorumi minimal për fillimin dhe zhvillimin e votimit është 80 deputetë.²⁴

• Në rast dështimi për të zgjedhur, Kuvendi shpërbëhet dhe mbahen zgjedhje të reja parlamentare.²⁵

3: Standardet Ndërkombëtare Organizata ndërkombëtare si OSBE/ODIHR dhe Këshilli i Evropës theksojnë:

• Kuorumi dhe shumica e kërkuar duhet të garantojnë legjitimitet, jo të përdoren për pengesë politike.²⁶

• Bllokadat duhet të zgjidhen përmes negociatave politike dhe mekanizmave ligjorë, duke respektuar procesin demokratik.²⁷

4: Interpretimi Ligjor dhe Precedentët Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (2011) për zgjedhjen e Behgjet Pacollit theksoi se kuorumi duhet të jetë prezent gjatë gjithë procedurës. Për shkak të mungesës së kuorumit, zgjedhja u shpall e pabazuar në Kushtetutë dhe u zgjidh përmes kompromisit me zgjedhjen e Atifete Jahjagës.²⁸,²⁹

 

Ky precedent nënvizon rëndësinë e respektimit të Kushtetutës për legjitimitetin institucional.³⁰ 5: Kronologjia e Bllokadave dhe Motivet Politike (2008–2026)

 

• 2008: Shpallja e pavarësisë dhe zgjedhja e Fatmir Sejdiut pa pengesa.³¹

• 2011: Zgjedhja e Pacollit sfidohet ligjërisht; opozita përdori refuzimin për të arritur kompromis politik.³²

• 2016: Bllokada dhe boykot ndaj zgjedhjes së Hashim Thaçit, duke përdorur kuorumin si instrument presioni.³³

• 2021: Zgjedhja e Vjosa Osmanit vetëm pas pjesëmarrjes së deputetëve opozitarë për të arritur kuorumin minimal.³⁴

• 2025: Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, deputetët e partive humbëse refuzojnë të verifikojnë mandatet.³⁵

• Mars–Gusht 2025: Refuzim për të votuar për Albulena Haxhiun, buxhetin e 2026 dhe marrëveshjet ndërkombëtare; bllokimi i votës për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.³⁶,³⁷

• 28 Dhjetor 2025: Zgjedhje të reja parlamentare; Vetëvendosje fiton 51.1% të votave.³⁸

• Shkurt 2026: Formimi i Qeverisë Kurti 3, buxheti dhe institucionet lirohen nga bllokadat.³⁹

• Mars 2026: Përpjekje e opozitës për të bllokuar zgjedhjen e Presidentit për shkak të mungesës së kuorumit.⁴⁰

6: Analiza Ligjore

• Kuorumi siguron legjitimitet, por mund të përdoret si instrument presioni politik.⁴¹

• Shumica e kërkuar është një mekanizëm për konsensus, por mund të bllokojë procesin pa kompromis.⁴²

• Standardet ndërkombëtare kërkojnë që mekanizmat ligjorë të mos pengojnë funksionimin normal të Kuvendit dhe të ruajnë legjitimitetin demokratik.⁴³

7: Zgjidhje Ligjore dhe Alternative për Parandalimin e Bllokadave Parlamentare

7.1 Mekanizmat Kushtetues

• Shpërbërja e Kuvendit në rast të dështimit për të zgjedhur Presidentin brenda procedurave dhe pa kuorum.⁴⁴

• Vazhdimi i seancave për të siguruar përfundimin e procesit të votimit.⁴⁵

• Rregullat e Kuvendit lejojnë vendosjen e afateve të detyrueshme dhe procedurave të brendshme për të shmangur vonesat.⁴⁶

7.2 Zgjidhje Ligjore Alternative

• Votimi elektronik ose nga distanca për të siguruar kuorumin.⁴⁷

• Mekanizma arbitrazhi politik dhe komitete ndërpartiake për kompromis.⁴⁸

• Sanksione procedurale për deputetët që pengojnë Kuvendin.⁴⁹

7.3 Opsioni i Zgjedhjeve Direkte Presidenciale Avantazhet demokratike:

• Redukton ndikimin e bllokadave parlamentare.⁵⁰

• Rrit legjitimitetin demokratik me mandat direkt nga qytetarët.⁵¹

• Siguron transparencë dhe përgjegjshmëri politike.⁵²

Implikimet ligjore dhe kushtetuese:

• Rishikimi i kompetencave të Presidentit për të ruajtur ekuilibrin e pushteteve.⁵³

• Parashikimi për shumicë dhe raunde votimi për legjitimitet të plotë.⁵⁴

• Procedura rezervë në rast të mungesës së shumicës në raundin e parë.⁵⁵

• Ruajtja e ekuilibrit midis pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.⁵⁶

Standardet ndërkombëtare:

• OSBE/ODIHR dhe Këshilli i Evropës theksojnë legjitimitetin demokratik dhe stabilitetin institucional.⁵⁷,⁵⁸

• Praktikat në Francë, Irlandë dhe Austri tregojnë se zgjedhjet direkte minimizojnë ndikimin e bllokadave parlamentare.⁵⁹

Rekomandime për Kosovën:

• Hartimi i ndryshimeve kushtetuese për mandat, kompetenca dhe kufizimet e Presidentit.⁶⁰

• Procedura zgjedhore të qarta, përfshirë raund të dytë dhe shumicë absolute.⁶¹

• Sigurimi i ekuilibrit të pushteteve.⁶²

• Integrimi i mekanizmave ligjorë dhe administrativë të kontrollit.⁶³

8: Konkluzioni Procesi i zgjedhjes së Presidentit në Kosovë (2008–2026) ilustron rëndësinë e kuorumit, shumicës së kërkuar dhe respektimin e Kushtetutës. Bllokadat parlamentare ishin të motivuara politikisht për të ushtruar presion mbi shumicën, por mekanizmat kushtetues dhe precedentët ligjorë siguruan heqjen e bllokadave ndaj institucioneve dhe funksionimin demokratik të shtetit. Zgjidhjet alternative, përfshirë votimin elektronik, arbitrazhin politik dhe zgjedhjen direkte të Presidentit nga qytetarët, mund të sigurojnë mekanizma për të shmangur bllokadat e ardhshme dhe për të forcuar stabilitetin institucional.⁶⁴

Fusnota

1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Nenet 82–85. 2. Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dispozitat mbi seancat e vazhdueshme. 3. Ibid., rregullat për afatet dhe votat e detyrueshme. 4. OSBE/ODIHR, Udhëzime për Votimin Elektronik në Sistemet Parlamentare. 5. Këshilli i Evropës, Ndërmjetësimi Politik në Krizat Parlamentare, 2019. 6. OSBE/ODIHR, Kodi i Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore, Neni II.2. 7. Studime komparative: Franca, Irlanda, SHBA – Legjitimiteti dhe Stabiliteti në Zgjedhjet Presidenciale. 8. OSBE/ODIHR, Udhëzime për Zgjedhjet Direkte Presidenciale. 9. Analizë kushtetuese e Kosovës, roli i Presidentit si figurë unifikimi. 10. Procedurat e votimit dhe raundet, praktikë ndërkombëtare. 11. Mekanizmat rezervë në rast të mungesës së shumicës. 12. Analiza e ekuilibrit midis pushteteve. 13. OSBE/ODIHR, Udhëzime për Zgjedhjet Direkte Presidenciale. 14. Këshilli i Evropës, Udhëzime mbi Zgjedhjet Presidenciale dhe Stabilitetin Institucional, 2021. 15. Studime komparative: Franca, Irlanda, Austri. 16. Analiza ligjore dhe rekomandime për Kosovën. 17. Shpallja e pavarësisë dhe zgjedhja e Fatmir Sejdiut, 2008. 18. Zgjedhja e Behgjet Pacollit dhe sfidat ligjore, 2011. 19. Bllokada dhe boykoti ndaj zgjedhjes së Hashim Thaçit, 2016. 20. Zgjedhja e Vjosa Osmanit dhe pjesëmarrja e deputetëve opozitarë, 2021. 21. Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, refuzimi për të verifikuar mandatet, 2025. 22. Refuzimi për të votuar për Albulena Haxhiun, Mars–Gusht 2025. 23. Bllokimi i votës për Albin Kurti dhe Glauk Konjufcën, Mars–Gusht 2025. 24. Zgjedhje të reja parlamentare; Vetëvendosje fiton 51.1% të votave, 28 Dhjetor 2025. 25. Përpjekje e opozitës për të bllokuar zgjedhjen e Presidentit, Mars 2026. 26. Analiza e kuorumit si instrument presioni politik. 27. Shumica e kërkuar dhe mekanizmat për konsensus. 28. Standardet ndërkombëtare për funksionimin normal të Kuvendit. 29. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dështimin në zgjedhjen e Presidentit. 30. Vazhdojë e seancave për sigurimin e votimit. 31. Afatet dhe procedurat e brendshme sipas Rregullave të Kuvendit. 32. Votimi elektronik ose nga distanca për sigurimin e kuorumit. 33. Mekanizma arbitrazhi politik dhe komitete ndërpartiake për kompromis. 34. Sanksione procedurale për deputetët që pengojnë Kuvendin. 35. Reduktimi i ndikimit të bllokadave parlamentare përmes zgjedhjes direkte të Presidentit. 36. Rritja e legjitimitetit demokratik me mandat direkt nga qytetarët. 37. Sigurimi i transparencës dhe përgjegjshmërisë politike. 38. Rishikimi i kompetencave të Presidentit për të ruajtur ekuilibrin e pushteteve. 39. Parashikimi për shumicë dhe raundet e votimit për legjitimitet të plotë. 40. Procedurat rezervë në rast të mungesës së shumicës në raundin e parë. 41. Ruajtja e ekuilibrit midis pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. 42. Legjitimiteti demokratik dhe stabiliteti institucional sipas OSBE/ODIHR. 43. Praktika e Francës për zgjedhje direkte presidenciale. 44. Praktika e Irlandës për zgjedhje direkte presidenciale. 45. Praktika e Austrisë për zgjedhje direkte presidenciale. 46. Hartimi i ndryshimeve kushtetuese për mandat, kompetenca dhe kufizimet e Presidentit. 47. Procedura zgjedhore të qarta, duke përfshirë raund të dytë dhe shumicë absolute. 48. Sigurimi i ekuilibrit të pushteteve. 49. Integrimi i mekanizmave ligjorë dhe administrativë të kontrollit. 50. Konteksti historik i refuzimit për të verifikuar mandatet. 51. Boykotimi i votave për Kryetarin, Kryeministrat dhe Presidentin. 52. Refuzimi për të votuar për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare. 53. Analiza komparative me demokracitë parlamentare. 54. Instrument presioni politik për kompromis. 55. Standardet ndërkombëtare për kuorumin dhe shumicën. 56. Vendimet ligjore të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. 57. Precedentët për zgjedhjen presidenciale. 58. Ndikimi i bllokadave në legjitimitetin institucional. 59. Zgjidhje alternative për të shmangur bllokadat. 60. Votimi elektronik dhe mekanizmat e arbitrazhit. 61. Opsioni i zgjedhjes direkte presidenciale. 62. Avantazhet demokratike të zgjedhjes direkte. 63. Implikimet ligjore dhe kushtetuese të zgjedhjes direkte. 64. Rekomandimet për Kosovën bazuar në standardet ndërkombëtare dhe precedentët ligjorë.

Vendi i Lekës;06.03.2026


Send this to a friend