VOAL

VOAL

Dosja “339”- Mijëra orë përgjime e filmime për trafikun e drogës, 12 të pandehur. Caktohet gjyqtari (emri)

June 3, 2019

Komentet

Dëshmia e trishtë e ish-të dënuarit politik: Kisha një muaj i mbyllur në qeli dhe uria po m’i gërryente zorrët

Shkëlqim Abazi

Kam lindur më 23. 12. 1951, në muajin e zi, të kohës së zisë, nën regjimin më të zi komunist. Më 23 shtator të vitit 1968, krye-hetuesi sadist, Llambi Gegeni, hetuesi xhahil Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, më sakatuan në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër, më çanë kokën, më qorruan njërin sy, më shurdhuan njërin vesh, mbasi më thyen disa brinjë, gjysmat e dhëmballëve dhe gishtin e madh të dorës së majtë, më 23 tetor 1968, më çuan në gjykatë, ku mjerani Faik Minarolli, më dha një dhjetëshe burg politik. Pasi më prenë gjysmën e dënimit, sepse isha ende minoren, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, më 23 nëntor 1968, më shpunë në kampin politik të Repsit dhe prej atje, më 23 shtator 1970, në kampin e Spaçit, ku më 23 maj të vitit 1973, në revoltën e të dënuarve politikë, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan me pushkatim, katër martirë; Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko.

Më 23 qershor 2013, humbi zgjedhjet Partia Demokratike, proces më se normal në demokracinë që mëtojmë. Por më 23 tetor 2013, Drejtori i Përgjithshëm i Qeverisë rilindase, dërgoi urdhrin Nr. 2203, datë 23.10.2013, për; Lirimin nga detyra të një punonjësi policie. Pra Providenca Hyjnore, u pleks me Providencën rilindase neokomuniste dhe, pikërisht më 23 më zëvendësuan, as më pak e as më shumë, po me ish-operativin e Sigurimit të Burgut të Burrelit. Ku do kishte më domethënëse se kaq?! Ish-i burgosuri politik, zëvendësohet nga ish-persekutori!

Autori

SHKËLQIM ABAZI

R E P S I

                                                         (Kampi i punës së detyruar)

Memuaristikë

E sikterisa skrromën e qelisë! Falenderova nga thellësia e zemrës Bajramin, atë burrë shtat-imët, fjalëpakë po punë shumë që bënte për të tjerët atë që s’e bëri kurrë për veten, pastaj u nisa për te jataku im, ku kisha një muaj pa u shtrirë. Ngjita shkallaret e drunjta dhe u ula mes shokëve të krahëve. Kur e gjenda aty, një ndjenjë e veçantë kënaqësie më kaploi shpirtin. M’u bë se isha kthyer në shtëpi, mbas një mërgimi të gjatë e të lodhshëm! “Çudi si u tjetërsoja robi! Edhe atë shtatëdhjetë centimetër territor, ku na kishin ngujuar me dhunë, ta konsiderokërka pronë, edhe kur kjo s’i përkiste individit po komandës së kampit! Po edhe dy fqinjët, deri dje të panjohur, t’i shohkërka si pjesëtarë familje”?!

Këto po bluaja atë moment, por s’pata kohë të shtyhesha më thellë sepse të njohur dhe të panjohur afroheshin, më jepnin dorën, më hidhnin një “të shkuara” apo “të shkume” sipas dialektit dhe iknin, t’iu linin radhën të tjerëve. Unë që s’e prisja gjë dhe këtë kallaballëk, iu shtrija dorën mekanikisht, përcillja të parin me një “tu rrit ndera” dhe prisja tjetrin më pas. S’më besohej që në aq pak kohë të isha bërë kaq i njohur! Por kisha qenë i gabuar, vargu pafund i vizitorëve të moshuar apo të sëmurë, që s’iu dija as emrin, më detyroi të ndryshoja mendim.

I ndryrë në qeli mendoja se për një muaj do më harronin edhe ata që më kish pjekur puna, jo më të tjerët! Por ngjarjet kishin rrjedhur ndryshe. Në kamp, gjestit tim, i kishin mveshur ngjyra nga më të çuditshmet. E kishin sjellë e përcjellë, e kishin gjykuar e stërgjykuar, e kishin tjerë gjatë muhabet pas muhabeti dhe në fund, efekti që kish prodhuar ky lajm kish marrë sens krejt të kundërt, me atë që mëtonin komanda; domethënë, të arrinin të intimidonin të rinjtë e tjerë nëpërmjet terrorit. Ngaqë pjesa e shëndoshë këtë gjest e merrnin si shembull pozitiv, ua servirnin rishtarëve si mënyra më e mirë të të vepruar, kur të gjendeshin në të njëjtët kushte apo nën presionin e spiunëve dhe imoralëve të futur nga operativi. Por kish dhe nga ata që e konsideronin këtë veprim një reagim ekstrem, të tejskajshëm, pothuajse çmendurak. Gjithsesi në interpretime, mbizotëronte opinioni pozitiv.

Siç do të më bindnin miqtë e mi, po edhe nga përvoja e viteve më pas, ky gjest ish kryer në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe kundër njeriut të duhur, që opinioni e konsideronte si eksponentin tipik të së keqes në kampe. Mësimi që pësoi Sali Nela, do kujtohej gjatë në jetën e burgjeve dhe do shërbente si një shembull i merituar, për të ngjashmit e vet në vese. Askush ndër ta s’do guxonte, t’iu binte më qafë të rinjve. Togfjalëshi “të pret qyreku kokës”, ose “ja te është qyreku!”, u futën si neologjizma në zhargonin e burgjeve. Madje një plakush trup-kërrusur që e shihja për herë të parë, kur më vizitoj pas biruce, uroj me një shprehje disi të çuditshme: – “T’ju rrojë qyreku, e me jetë të gjatë”!

Xha Sherefi, që ish gati ta kthente çdo fjalë në shaka e shpotiti; – “Or Gole, t’na rrnoj culli a qyreku”|? – “Po, qyreku a derman, se djalin e kemi të ri dhe e ka jetën përpara”! – ja ktheu plakushi gazmor. Kështu, për një muaj ngjarja kishte valuar në kazanin e thashethemnajës së burgut. Falë propagandës që udhëhiqnin pleqtë e mi, të fjalës autoritare të Dom Markut, nëpërmjet informacioneve të atyre që hynë e dolën gjatë atij muaji në biruca dhe që kishin treguar edhe për qëndrimin tim atje, qenkësha bërë i famshëm kot më së koti, pa asnjë synim për t’u bërë i tillë! Radio-burgu që s’rreshtte asnjëherë së shpërndarë lajme në gjithë universin e burgogradit Shqipëri, e kishte përçuar këtë famë, gati kudo ku kish të dënuar politikë.

Ky rast e kish kapërcyer orbitën e telave me gjemba të politikanëve dhe ishte futur edhe brenda rrethimeve, në kampet ordinere. Transmetimi i pazakontë, me mjete të pazakonta, e kish veshur ngjarjen me veti të pazakonta. Mbas lirimit nga burgu, vite më vonë kur kryeja shërbimin ushtarak në një repart pune në Shkodër, një grup zboristësh, duke lozur bixhoz, u grindën keqas me njeri tjetrin, dikush nga ata rrëmbeu qyrekun dhe e demonstroi si armë, që mund të përdorej për mbrojte, po edhe për të bërë drejtësi. Kjo u bë shkas që disa ish të dënuar ordinerë, të cilët ishin pjesë në lojë, përmendën historinë e “qyrekut” që e mbanin vath në vesh. Natyrisht, e mbështjellë me tisin e misterit, siç vishen legjendat, e kishin deformuar.

Në grumbull mes tyre, u gjend edhe një ish bashkëvuajtësi im, sapo dëgjoi të përmendej “qyreku”, më hodhi një vështrim kuptimplotë. Kur gjakrat u ftohën dhe lojtarët vazhduan lojën qetësisht, bashkëvuajtësi më tregoi historinë e “qyrekut”. Pa dashjen time, isha vënë në qendër të vëmendjes, gjë që më sikletosi së tepërmi. Kur të pranishmit e kuptuan se personi për të cilin flitej, isha unë, askush s’donte ta besonte, sepse thashethemnaja dhe radio burgu, më kishte tjetërsuar, më kishin mveshur me muskuj dhe figurën time delikate, e kishin shtënë nën një aparencë gjiganteske. Origjinali që kishin para syve, i zhgënjeu, ngaqë s’po shihnin “Herkulin” që supozonin.

Pavarësisht se si e pagova unë, gjesti dhe gjykimet rreth tij, më vlejtën tepër në vitet e mbetura të burgut. Askush s’tentoi të më ngacmonte së dyti, apo të më hidhte, qoftë edhe një fjalë të vetme. Fakti që një shesh “qyreku”, më kish shndërruar në vip, atëherë i thoshin garip, më mbrojti. Edhe pse asnjëherë s’u ndjeva i atillë, i kalova vitet e burgut, si një garip. Mbasi mbaruan përshëndoshjet dhe u larguan të shumtët, mbeta vetëm me pleqtë dhe fqinjët. Bajrami grumbulloi teshat që më dërguan në birucë ditën e parë, i lidhi shuk dhe u nis t’i përvëlonte me finjë.

– “Do t’i laj që t’ua kthejmë atyre që ua morëm”! – “Kush janë ata”? – pyeta me kureshtje. Doja t’i njihja, që t’iu shprehja mirënjohjen për sakrificën që bënë për mua. – “E ç’të duhet ty, kush janë”? – ma preu xha Esherefi. – “Thjeshtë, t’i falenderoja”! – ia ktheva. – “I kena falenderue na! S’të mjaftoka kjo”! – i ra shkurt. – “Të lutem Bajram, falënderoi edhe njëherë në emrin tim”! – iu drejtova patriotit. – “Mos kij merak, mbasi t’i laj do ta bëj”! – më siguroi ai. Sidoqoftë, i falenderova edhe njëherë me vete, gjithë ata që m’u gjendën në atë hall, siç vazhdoj t’i falenderoj pareshtur edhe sot: “Ju falenderoj pa përjashtim, të njohur e të panjohur, për gjithë ç’bëtë për mua ato çaste mjerimi! S’do t’ua harroj sa të kem frymë”!

Qëndrimi njëmujor në qeli, më kish rraskapitur. Mbas dushit dhe pak ushqimi që më sollën miqtë, ndihesha i drobolisur. M’u rënduan qepallat dhe një gjumë qorrollepsës, më koti. Vaska që e vuri re se po më kapiteshin sytë, duket u mor vesh me shenja me të tjerët, sepse pashë pleqtë që njëri pas tjetrit, të largoheshin në heshtje. Vet ai u mënjanua dhe më hodhi mbi shpatulla një velenxë të leshtë. Një muaj pa vënë brinjët mbi jatak, eshtrat e lënduara më ranë rehat dhe…! Fjeta…, u zhyta në një gjysmë-gjumë fantazmagorik.

Para syve m’u fanepsën ca figurina të përçudnuara, me ca surrate të shtrembët e vëngarashë, njëri më i shëmtuar se tjetri. Dikush hapte gojën si shpellë dhe ngërdheshej, një tjetër më ulërinte rrëzë veshit me ca britma skëterre, me sa i nxirrte gurmazi, të tjerë ende, hidheshin e përdridheshin në një valle groteske, të denjë për pjellat e FERRIT. Fantazmat e dala nga hiçi, të veshura me petka shumëngjyrëshe; të bardha, të zeza, të verdha, të kuqe që i ndërronin pareshtur, deri sa përfunduan me uniforma keptarësh; hiqnin vallen me radhë, duke zëvendësuar njëra-tjetrën. “O Zot, sa e frikshme kjo valle fantazmash”?!

Dikur një hije u shkëput nga rreshti dhe më ulëriu, sa më çau timpanin: “Or tëj, a t’ka pëlqy hoteli pa qera! Ndërsa një tjetër e pasoi: – “Ala tuj fjet, ky debil?! Mos don një kovë ujë mbi kry, a”?! Në gjumë do kem qenë? Apo duke ëndërruar? Një Zot e di”! Brofa sakaq i tmerruar, hodha sytë qepalla-qepur andej nga m’u bë se më vinte zëri. Kqyra për kovën me ujë. Asgjë. Mugëtirë. Kapanoni m’u vërtit përqark. Ula dorën mbi kofshë dhe pickova veten, deri sa më dhëmbi mishi. U bëra esëll. Mes korridorit, një polic ulërinte me sa zë kishte:

– “Or tëj, a s’të doli nji muj, a? Shpejt n’apel! Apo don ala, or tëj”! – më shungëlliu si fishkëllim gjarpëri, kërcënimi i fundit. “S’paskësha qenë në ëndërr, marramenthi m’i paska errur sytë”! Atë moment xha Esherefi, më kapi për krahësh të mos plandosesha përtokë: – “Kadal, or mec”! U përmenda, zbrita shkallaret dhe dola jashtë në shesh, ku ndjeva të më rrihte vrulli i të ftohtit mirditor. Ish ende herët, punëtorët s’ishin kthyer nga puna. Bëhej apeli i gjashtëqindëshve. Zakonisht pak para se të futeshin në kamp të tjerët, numëronin të këtushmit, që të mos e përsëritnin dy herë; jo se ndjenin dhimshuri për “armiqtë” e pushtetit, përkundrazi, por s’donin në këtë acar dimëror, t’i hapnin garramete vetes.

Kur mbaroj numërimi, tellalli thirri për ndarjen e gjellës. Unë s’e mora mundimin të vija te kazani, për të marrë atë lëtyrë neveritëse preshi pa pikë yndyre, jo se s’më hahej por thjeshtë isha i drobolisur. Ndaj, shpejt e në jatak, ku u shtriva sërish. Por këtë herë u mbulova me jorgan e batanije dhe pa e zgjatur, u zhyta në harresë të thellë. U zhduk bota fantazmagorike e ëndrrave, Leti ndehu velat e tymta. Dikur u zgjova. Jashtë mbi kodrat e Repsit, errësirë e plotë. Sa kisha fjetur? S’e di! Shumë? Mbase! Sa orë duhet të kish kaluar prej daljes nga qelia? Një përjetësi! S’e kisha idenë, nocioni kohë më ishte lajthitur keqas. Mbase do të ketë qenë shumë vonë. “Mos jam ende në birucë dhe s’po e kuptoj ku gjindem”?! Isha i çakorduar. “Eh ç’të bëka qelia! Qelia…, qelia”?!

Ishte ndëshkim i rëndë, jo vetëm pse shkaktonte dëme fizike, po më shumë të shkatërronte psiqikisht. Kam njohur mjaftë të ndëshkuar, që kur dilnin nga izolimi, edhe mbas një muaji e më tepër, vinin vërdallë nëpër kamp kuturu, si ujku qorr. Aq të trullosur ndiheshin, saqë shpesh ndodhte të humbnin edhe kujtesën, në vend që të drejtoheshin në kapanonit të tyre, përfundonin diku në një tjetër dhe kish bërë vaki, të shtriheshin në jatakë të huaj, me pandehmën se ishin në të tyrin. Hutaqët në kampe, i shpotisnin me shprehjen: “Qenke qorrollepsur, si të kesh dalë nga qelia” dhe kjo s’ishte pa bazë.

Edhe unë u zhyta në sindromën e këtij fenomeni, natyrisht jo në gradën sa të ngatërroja kapanonin apo shtratin, por në momente të caktuara, sillesha në shesh kot më së koti, apo nisesha të shkoja në nevojtore, e përfundoja në kuzhinën private, pa synim të caktuar dhe kur e kuptoja gabimin, qeshja me veten: “U qorrollepse, Çim djali”! pastaj mbasi tundja kryet, kthehesha për ku isha nisur. Dhe kjo s’më ndodhi vetëm njëherë. Çoroditjet e kësaj natyre dhe ato që vëreja te të tjerët, më bën të reflektoja:

“Duhet të gjej rrugën më të mirë të mundshme, të shmang ndëshkimet e kota. – Po të zuri? – më pyeste alter-egoja. – Po më zuri? Epo, ç’të bëj, do rezistoj”! – ja ktheja unë. Sidoqoftë, këtë idiomë i sugjerova vetes atë mëgjes të brymtë, që gjithsesi s’e pata të lehtë ta vija në zbatim, për shkak të rrethanave që të impononte ambienti dhe që s’vareshin nga vullneti yt. Po nga provokimet e të tjerëve, nga humori i policëve dhe ngacmimet e spiunëve, që të vardiste pas operativi i kampit.

Pra, grami që kishte zaptuar terrenin, duhej shkulur nga rrënja. Atë mëngjes të ftohtë dimri, megjithëse kish zbardhur s’po jepnin sinjalin për zgjim. “Ishalla iu ka ngecur ora”! se si me shkoi në mend ky budallallëk. – “Mendon se sot do na lenë rehat të pushojmë apo, do na mërzitin me kontroll, si çdo të dielë”? – zëri i dikujt që lëvizi nën mbuloja dhe i drejtohej fqinjin, më trandi. – “Një Zot e di! Dreqi ua merr vesh huqet këtyre”! – ia ktheu tjetri argjumësh. Përgjigja sikur e davariti perden e avullt që më ndehej në tru. U ktheva në jatak, në një krah xha Esherefi gërhiste me një sinkron të ngjirur, në anën tjetër, Vaska lëvizi nën velenxën thekë-varur.

S’fola, u shtriva sërish. “Ej djall o punë, s’thonë kot: biruca të nxjerrka fiqirin! Si?! Paskërka qenë e dielë dhe s’e paskësha ditur”?! “Mba mendjen bir-o, se kokërr gruri është dhe fiu, fluturon e ikën…”! U përpoqa t’i mbyllja sytë, po gjumi qe arratisur larg. Mendime të vagëllta, pa asnjë lidhje me realitetin, suleshin dhe përplaseshin në muret pa konture të odëzave të trurit dhe dilnin sosh, më rrëmujshëm seç kishin lyrë, pa lënë vraga. Pas pak nisën lëvizjet hyrje-dalje në derë. Në fillim pleqtë që vuanin nga koliti dhe postatet e më prapa edhe të tjerët.

U ngrita edhe unë, u vesha dhe si hodha krahëve xhaketën bëra për nga banjot. Kur pashë se te nevojtoret njerëzia prisnin radhën si mëngjesin e parë kur mbërrita këtu, m’u bë se kisha ri ardhur edhe njëherë rishtar. Kur i lirua një kthinë u futa, kreva nevojën dhe u çova për t’ia liruar tjetrit, që priste me shpinë kthyer ndaj meje. Zbrita te çezmat t’u hidhja dy grushta ujë syve; tashmë në oborr, lëvrinin grupe dyshe-treshe. Gumëzhimat dhe trokëllimave e nallaneve ë drunjta, përziheshin me zërat njerëzor e, zhurmonin sa të hiqnin trurin.

“Mirëmëngjesi! Si ke ndjeh? Kalimera! Dobro veçe! Bonzhur! Suonmatino! Gutmorgen!” përshëndesnin në të gjitha gjuhët e folura dhe gjithkush ikte në punën e vet. Duket shpejtonin ta shfrytëzonte këtë moment lirie, për të kryer nevojat më të ngutshme. Dikush në kuzhinë përvëlonte ujin për të regjur ndonjë kore bukë të tharë, një tjetër përgatiste papare me ca krodhe të thara, apo trahana, që në këtë athëtimë të acartë të ngrohte barkun, kurse teraqinjtë e kafesë, zienin xhezvet apo sapllakët e konservave nëpër vatrat e lira të zjarrit, apo me grumbuj lëmishtesh nëpër cepat e mbrojtur nga era. Por më të shumtët vërdalloseshin kot dhe lëpinin buzët.

Në këtë mizëri ecejakesh, Secili kryente punën e vet, me rregullsi milingonash. Ndërsa unë, vetëm për kënaqësi vizuale, sorollatesha pa synim. Pas tridhjetë ditësh, arrija të shihja kaq njerëz bashkë. Ç’kënaqësi! Hyra mes vorbullës e po sodisja mizërinë. Për një muaj rresht kisha parë veç shokun e qelisë, po edhe atë, kur kisha, pastaj dy herë në ditë këmbehesha me policët, kur na hapnin derën për nevojat personale. Po aq herë shihja edhe ndihmës kuzhinierin, kur vinte ora që na sillte këllirën. Përjashto rastet, kur për probleme që s’vareshin prej nesh, shtohej numëri i ushtarakëve, domethënë atëherë kur duhej të forconim kurrizin, për të pritur breshërinë e kopaçeve apo të falenderonim Zotin, kur s’na lidhnin me tel bari, po vetëm me gjermanka. Pra, me këtë numër të kufizuar individësh, kisha ndarë muajin.

Kur u gjenda mes kaq shumë të ngjashmëve, midis këtij rrëmeti, se ç’m’u ndërmend legjenda për pazarin e famshëm të Roskovecit, ku si shitësit edhe blerësit, jepnin e merrnin me njeri tjetrin me britma dhe ulërima. Kush e kush të ulërinte më shumë, që t’ia kalonte shoqit dhe në fund, në vend të shisnin pulën, shisnin gruan, sepse kjo e fundit kish krrakërritur më fortë. Por nëse xhambazët e pazarit, me të shitur gomarin mashkull, për femër, ja mbathnin e zhdukeshin, këtu në ndryshim me kallaballëkun e tregut, askush s’mund të çante ferrën. Ishte e pamundur të delte jashtë rrethit edhe po të mërziteshe, edhe nëse rrëmuja e këtij pazari të nxirrte mendjen. Gjithkush detyrohej t’i nënshtrohej terapisë-burg dhe të vërtitej pafund, brenda këtij qerthulli, dopio-rrethim telash gjembaçë.

“Sa mendje të ndritura mund të kenë grumbulluar këtu? Sa profesione? Sa kombe? Sa raca? Sa gjuhë? Sa kanë kaluar në këtë derë? Sa do kalojnë ende? Sa do kenë vdekur? Sa do vdesin? Sa janë gjallë? Sa kanë degraduar? Sa do degradojnë”?! O Zot, më doli mendja! Afër një gjysmë ore u robtova me këto andralla, pa përgjigje. Me trurin tym, po sillesha kot, kur dëgjova dikë të më thërriste në emër. Ktheva kokën nga erdhi zëri, një fytyrë-vulash i panjohur po më avitej me hapa të shkurtër. Ishte fytyrë e paparë, sidoqoftë e prita.

E vështrova nga afër, portreti i tij s’më kujtonte asnjë. Burreci shtatshkurtër, me një nishan sa një pesëlekëshe aty ku bashkohet faqja me hundën, më buzëqeshi lehtë. Më zgjati dorën ftohtë, në distancë. Ky gjest zyrtar s’më ngrohu, madje mund të them, më preku në sedër. U mata njëherë të mos i përgjigjesha, po ndërrova mendje. – “Nga Ber-r-rati jeni ju”? – më pyeti në shumës, gjë që e zmadhoi edhe më distancën. Dëgjova “rr-në” grykore, ta theksonte fortë si francezët. – “Në mos gaboj, keni qenë i dënuar-r-r në izolim”? – vazhdoi vulashi, me “rr-në” që më gërrici veshin. – “Po, jam beratas dhe dje dola nga izolimi”! Ai dukej sikur po përtypej: – “Par-r-ra një jave, u lir-r-rua një i bur-r-rgosur i vjetër-r-r, që e kisha shumë mik, më ka lenë një por-r-rosi për-r-r ju”?

U topita, as në imagjinatë s’guxoja t’a kaloja idenë, se mund të gjendej ndokush të më linte diçka, apo të ndjente detyrim karshi meje; aq më tepër i burgosur i vjetër! Hamendësova për rastin; përjashtova pleqtë, që edhe mund të sakrifikonin diçka, por ata kishin edhe shumë vite burg mbi kurriz. Vetëm Sulua, patrioti im, lirohej pas ca muajsh, po edhe ai s’kish ndonjë prokopi të më linte. – “Ish një, që ish dënuar-r-r në moshën të r-r-re, par-rr-a shumë vitesh, tani mbas kaq kohësh, i erdhi r-r-radha të lir-r-rohet…”, – vulashi pushoi, por “rr”-të gërricnin ende.

– “Se kuptoj, ç’lidhje ka kjo me mua? – e ndërpreva. – Unë s’para kam miq këtu, s’kam mbushur as tre muaj, një nga këta e kalova në qeli, kështu vetëm dy muaj efektive më bëhen”! – vijova dyshues. Isha mosbesues, dyshova mos po më punonin ndonjë rreng, siç kisha dëgjuar të rrëfenin për pragmatistët. “Hej dreq, or ç’më pandeh mua ky vulashi, ndonjë zabërhan, që gërmon koshat e plehrave”?! por e kafshova gjuhën, si nxora këto fjalë. Gjithaq, serioziteti i xhuxhit përballë, s’të linte përshtypjen se mund të ish lojë. – “Po, mbase keni të dr-r-rejtë, por-r-r, meqë miku im e kish taksur-r-r, që kur-r-r të delte, sendet per-r-rsonale, do t’ia linte të dënuar-r-rit më të vogël, duket të r-r-ra në hise ty. T’i gëzosh! Do takohemi pas apelit”! – sërish në distancë, më ndeu dorën.

Bash atë moment, një zë i rrëmujshëm e la me dorën pezull: – “Or profesor, a ti ma paske grabit nxansin, mue? Kam tash nji sahat tuj e kërkue, m’ka fugue e asht pa hanger”?! – ishte xha Esherefi, me një lugë të madhe druri, që e tundëte në hava. – “Hajd or mec”! – por pa hedhur dy çapa, iu kthye vulashit: – “Or profesor, a s’po vjen ene ti me hangër dy lugë me na”?! “Qe besa, sot asht ftoht, e vet kam përvëlue do krande buke n’ujë t’valë, me nji fije t’lyn”. “Hajd çuno, hudhi kambët, asht tuj na prit Vaska”! – më urdhëroi mua dhe vrullshëm siç kish ardhur, u kthye e mori për nga kuzhina private. Unë dhe “profesori”, që u luhat për një çast, e ndoqëm pas.

S’e besoja që vulashi do të qe vërtetë profesor. “Tallet xha Esherefi! Ai edhe mua ma vulosi titullin asistent profesor! Po, kë ka lënë pa titull ai, vallë? Ç’i vë veshin! Të gjithëve ua ka dhënë nga një”! i dhashë dum, dhe moskokëçarës bëra teposhtë. Në një kënd të kuzhinës, pashë Vaskën që po sistemonte mbi dy copa tullash si mbi një piedestal, tenxheren e zezë dhe anash saj, rreth e qark ca ftona të veckël, si karrige liliputësh.

Zumë vend mbi to. “Profesori” ndenji pak si i mënjanuar, por xha Esherefi e ftoi së dyti dhe u ul edhe ai mbi një stol; mandej secili nxori lugën dhe nisëm të hanim. O ç’kënaqësi, të haje në grup! Kisha një muaj i veçuar! Urija po m’i gërryente zorrët. Për tridhjetë ditë, kisha ngjeruar vetëm presh dhe lakër, pa pikë t’lyni dhe gjithmonë akull të ftohta. Ndërsa tani që po fusja të ngrohtë në gojë, m’u mpinë nofullat dhe më dhembnin dhëmbët. Paparja sikur ma pruri shpirtin në vend. Këtë ndjesi e shpreha, ndaj dashje pa dashje, u shndërrua në temë që u rrah gjatë në atë rreth të ngushtë.

Kur i mori fjalën profesori, u shtanga: – “Askush s’ka të drejtë ta gjykoj një të uritur, pa e njohur vetë urine:! – kështu e nisi ai. Uria errëson edhe mendjet më të ndritura! Egërson të urtët, qetëson të egrit! Uria pjell mjerimin, injorancën, krimin, prostitucionin, degjenerimin. Por mbi të gjitha. prodhon një brez amorfësh, me personalitet të cungët. Barku bosh, boshatis edhe trurin! Uria ka ekzistuar përherë si fenomen social, që nga lashtësia deri në ditët tona. Me gogolin e saj, kanë spekuluar në çdo epokë. Filozofët materialist, si demagogë të paskrupuj, e kanë shfrytëzuar dhe e shfrytëzojnë edhe sot e kësaj dite, këtë fenomen malinj të shoqërisë, për të nxitur revolucione të dhunshëm, që të përmbysin sistemet politike. Memorie.al

Si u kontraktuan pa garë arkitektët e famshëm, për të dizajnuar planet dhe godinat historike të Tiranës

Kontrata sekrete, tenderë pa garë dhe projekte pa gjurmë pagesash në dizajnimin e planeve dhe godinave ikonike.

8 vjet më parë, në prill të vitit 2016, një grup gazetarësh nga Shqipëria vizituan Milanon, për t’u njohur me projektin e tarracave të gjelbra, projekt i aplikuar në qytetin verior të Italisë nga arkitekti Stefano Boeri. Takimi u facilitua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me qëllim njohjen e planit të ri, rregullues, të quajtur Tirana 2030, i dizajnuar po nga arkitekti Boeri. Kontraktimi i studios së njohur, italiane u parapri nga një takim në pranverën e vitit 2014, ku 32 arkitektë nga e gjithë bota erdhën me ftesë të kryeministrit, Edi Rama, për të dhënë ide në krijimin e projektit Tirana e Gjeneratës Tjetër. Të ftuarit në këtë vizitë rezultojnë të kenë dizajnuar një duzine veprash publike dhe janë autorë të kullave ikonike, që po pushtojnë vitet e fundit qiejt e kryeqytetit.

Nga ajo kohë e deri më sot emri i Stefano Boeri-t, Winnie Mass-it, Bjarke Ingles-it e të tjerë janë bërë të njohur për shqiptarët, ndërsa Tirana e qytete të tjera kanë marrë “dozat” e arkitekturës moderne, duke shkelur në disa raste mbi pasuri, që ishin pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit.

“Ka qenë një takim, ku janë mbledhur disa personalitete, që kishin kontribuuar një kohë për çështje të caktuara dhe ishte një përzierje mes specialistëve të huaj dhe atyre shqiptarë. Në fushën e trashëgimisë kulturore unë mendoj që i është dhënë më shumë prioritet ekspertizës dhe mendimit të huaj sesa shkollës vendase”, – thotë Auron Tare, anëtar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s.

Projektet e kullave, që mbajnë vulën e arkitektëve me famë botërore, kanë hapur prej disa vitesh një debat të madh në vend, që lidhet me shkeljen e rregullave urbanistike dhe me ndërtimin kaotik, por dhe dyshime të hapura nga disa hetime të autoriteteve të drejtësisë për burimin e financimit.

“Projektet e kullave nuk janë projekte estetike, për të lënë gjurmë në Shqipëri, por janë projekte, që certifikojnë një ekonomi, që vjen kryesisht nga paraja gri e që kërkon të stabilizohet dhe të hyjë në treg”, – shprehet Ervin Goci, pedagog në Universitetin e Tiranës dhe aktivist.

Agjencia për Media dhe Informim nuk iu përgjigj një kërkese për koment dhe e delegoi atë pranë Këshillit të Ministrave, i cili tha përmes koordinatores se, nuk mund të komentonte dhe se nuk shprehej mbi analiza, por vetëm mbi dokumente.

Boeri hap zyrë në Tiranë

Në dimrin e vitit 2022, në zemër të ish-Bllokut, arkitekti i famshëm, Stefano Boeri, vendos që të themelojë kompaninë e tij në Tiranë. Zyra është degë e studios me zyra në Milano, Itali, dhe shërben si bazë për të ofruar shërbime në projekte publike dhe private.

Qëllimi i biznesit është kryerja e studimeve të fizibilitetit dhe konsulencës në fushën arkitekturore, por i lejon vetes që “për arritjen e objektivave të shoqërisë, të kryejë të gjitha transaksionet tregtare, industriale të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme”, – thuhet në dokumentet e statutit të themelimit.

Të dhënat e siguruara nga INA Media tregojnë se Stefano Boeri është kontraktuar në projekte të rëndësishme në Tiranë, publike dhe private. Studio e tij bashkë me dy zyra të tjera është autore e Planit Rregullues, Tirana 2030. Ka dizajnuar projektin Tirana Riverside, që zhvillon zonën e rindërtimit në lagjen 5 Maji me atë të Bulevardit të Ri, është kontraktuar nga Fondi i Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan për Parkun Arkeologjik të Durrësit, si dhe ka projektuar ndërtimin e 3 shkollave në Tiranë, pjesë e projekteve Partneritet Publik-Privat për zhvillimin e infrastrukturës arsimore të kryeqytetit.

Vetëm për 3 nga këto kontrata sasia e të ardhurave nga paratë publike për studion e tij dhe kompanitë partnere kap vlerën 840 mijë euro. Sipas të dhënave të siguruara nga INA Media, në regjistrin e biznesit të Italisë zyra e Boeri-t, ku është pronar me 77% të aksioneve, ka dy degë, një në Itali dhe një në Shqipëri. Të ardhurat për vitin 2022 kapën vlerën 5.7 milionë euro, ku 40% e tyre janë gjeneruar në vende të Europës, që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian.

Të tjera dokumente tregojnë se kontrata, që zyra e arkitektit Boeri ka lidhur për projektin Tirana Riverside në prill të vitit 2020, është kryer pa garë dhe me negocim të drejtpërdrejtë, duke u justifikuar me emergjencën e tërmetit të vitit 2019. Ky standard nuk është ndjekur me shumicën e shërbimeve të konsulencës në Programin e Rindërtimit, të cilat kanë qenë me procedurë të kufizuar, por me garë.

Në gusht të vitit 2023, Son Engineering dhe Stefano Boeri shpallen fitues të konkursit të organizuar nga Bashkia e Tiranës për projektimin e një kulle në këtë zonë, në afërsi të Bulevardit të Ri të kryeqytetit.“Studio fituese dhe projekti i paraqitur do t’iu nënshtrohen procedurave të realizimit të projekt-zbatimit dhe të pajisjes me leje ndërtimi”, – thuhet në vendimin e komisionit të Bashkisë së Tiranës.

“Dy figurat më të rëndësishme në Itali, që ka afruar Rama, janë Casamonti dhe Boeri. U premtuan zero ndërtime. Përmes Boeri-t bënë projektin Tirana 2030, ku Boeri u përdor për të futur zhvillimin në densitet përmes lartësisë dhe idesë së pemëve në ballkone”, – thotë publicisti dhe aktivisti Fatos Lubonja.

Së fundmi, Studio Boeri bashkë me firmën lokale, Son Engineering, kanë fituar edhe tenderin e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për dizajnimin e godinës qendrore në Bulevardin Gjergj Fishta. Vlera e kontratës është 150 mijë euro, ku gjysma e kostos do të shkojë për planin e arkitekturës dhe drejtimin e projektit dhe pjesa tjetër për projektin e ndërtimit, atë elektrik dhe mekanik. Emrin e Boeri-t e mbajnë disa nga ndërtesat e reja, që janë ndërtuar në zonat kryesore të Tiranës, Blloku Cube, Blloku West Residence dhe Pylli Vertikal.

Lejet për këto tri ndërtesa të porositura nga kompanitë private janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili drejtohet nga kryeministri, Edi Rama. KKT merr vendime për të miratuar leje për projekte, të cilat nuk janë në përputhje me masterplanin e qytetit dhe planin e detajuar, vendor.

Në rastin e godinave të projektuara nga studio e Stefano Boeri-t, koeficienti i shfrytëzimit të sipërfaqes së ndërtimit e tejkalon atë të lejuar nga plani i përgjithshëm, që është hartuar po nga Boeri.

“Në vitet 2013-2014 unë bashkë me miqtë e mi e disa studentë në mënyrë vullnetare bëmë një identifikim të të gjitha vilave historike të qytetit dhe ia dhamë ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, që të bëhej mbrojtja e tyre. Ne bëmë një gabim shumë të madh, sepse i dhamë në dorë informacionet e nevojshme, që t’i prishte një pjesë të mirë për pallate dhe ashtu ndodhi”, – kujton Auron Tare.

Zyra e arkitektit Stefano Boeri nuk i është përgjigjur një kërkese për koment të drejtuar nga INA Media deri në publikimin e këtij shkrimi.

Plani francez, belgët dhe gjermanët

“Ideja e futjes së arkitektëve të huaj vjen me Edi Ramën si kryetar bashkie. Projekti i parë, që ka bërë për zhvillimin e Tiranës, ishte përtej bulevardit dhe Tirana do të mbetej historike në zonën qendrore. Ka një projekt të tillë, ku është, nuk e di. Ajo që ndryshoi, është se, duke qenë se interesat ekonomike ishin të lidhura me qendrën e Tiranës dhe ata që kishin blerë e investuar përreth, u ndryshua gjithçka dhe nisi ndryshimin e parë, duke përdorur të huajt”, – thotë Lubonja.

Plani Urbanistik i Tiranës i shtrin rrënjët dy dekada më parë, në një konkurs të zhvilluar në vitin 2003 nën koordinimin e Edi Ramës, asokohe kryebashkiak i qytetit. Plani i shpallur fitues ishte ai i francezëve të Architecture – Studio, ndërsa pjesëmarrës në garë ishin dhe gjermanët e Bolles &Wilson dhe firma belge 51N4E.

“Por, si projekt i miratuar, i pari është ai që quhet Plani francez, që parashikonte ngritjen e kullave në qendër; por atëherë projektuesi për kullat përzgjidhej me konkurs, ishte fillimi i pushtetit të Ramës dhe ishte më i kujdesshëm”, – shton Fatos Lubonja.

51N4E është angazhuar në dhjetëra projekte në Shqipëri, në hartimin dhe në mbikëqyrjen e Sheshit Skënderbej, atë të Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri, në atë të studimit të zhvillimit të disa zonave në Tiranë të kontraktuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe së fundi ka marrë pa garë, përmes procedurës me negocim pa shpallje, “Masterplanin për kompleksin sportiv të stadiumit Niko Dovana”, në Durrës, kontratë me vlerë 440 mijë euro.

“Nga ana estetike është shitur, që sheshi vjen në formën e piramidës, që qytetari ndihet Zot, por për mua përfundon i rrethuar në një pus me qiellgërvishtës”, – thotë Lubonja.

Kompania belge ka projektuar në të kaluarën projektin e lumit të Lanës, bllokun Noka dhe është autore e projekteve të kullës TID, ku ndodhet hotel Maritim Plazza, si dhe Book Buliding, një godinë që po ngrihet ngjitur monumentit të kulturës së kategorisë së parë, Kullës së Sahatit. Që prej vitit 2008 kompania ka themeluar një degë të saj në Tiranë, por nuk ka qenë shumë aktive në treg. Të ardhurat e saj nisin të pesëfishohen në vitin 2013, duke arritur në 100 mijë euro, ndërsa arkëtimet mesatare gjatë viteve të fundit kalojnë vlerën 500 mijë euro. Sipas bilancit të depozituar për vitin 2022, 51N4E arkëtoi 910 mijë euro dhe rezultoi me fitim 330 mijë euro pas taksave. Ndërsa brenda 10 viteve belgët kanë realizuar 5.3 milionë euro të ardhura me 1.8 milionë euro fitim neto.

Gjermanët e Bolles&Wilson e tregojnë Shqipërinë si një nga vendet partnere, kryesore në dizajnimin e projekteve dhe dhënies së konsulencave. Ata u shpallën fitues në vitin 2009 të konkursit për planin rregullues të Korçës dhe rezultojnë se kanë projektuar shumicën e restaurimeve në godinat publike të qytetit juglindor: kullën Red Sky në qendër, hartimin e projektit të teatrit Andon Zako Çajupi, të godinës së Bashkisë së Korçës, të Muzeut Ikonik dhe po kjo zyrë është autore e projektit të stadiumit të Shkodrës.

Bolles&Wilson është kontraktuar gjatë kohës kur Bashkia e Korçës drejtohej nga socialisti Niko Peleshi, ndërsa ka vijuar bashkëpunimin dhe me pasardhësin e tij, Sotiraq Filon. Firma gjithashtu ka fituar projekte të mbështetura nga Rilindja Urbane, të cilat në harkun kohor të viteve 2015-2017 ishin në portofolin e zëvendëskryeministrit, Niko Peleshi.

Kompania është kontraktuar edhe për dy projekte nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, njëri i fituar me procedurë të negociuar, pa garë dhe te tjetra është zgjedhur fituese, edhe pse ka dhënë ofertën më të lartë. Bolles&Wilson është autore e projektit të shtesës 33 kate pranë Hotel Tiranës dhe një godine me 27 kate në rrugën Gramoz Pashko.

“Këto zyra ishin novatore në vitin 2000, por me kalimin e viteve tregu jonë ka arkitektë të zotë, që janë diplomuar jashtë dhe brenda vendit”, – thotë Kreshnik Merxhani, pedagog i Arkitekturës në Universitetin e Tiranës.

51N4E dhe Bolles&Wilson nuk komentuan mbi një kërkesë të dërguar nga INA Media lidhur me mënyrën e zgjerimit të tyre në tregun vendas.

Piramida e Tiranës dhe Teatri Kombëtar

Arkitekti holandez, Winnie Mass, partner i studios MVRDV, e vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitet kur kryeministri, Edi Rama, nisi ngjyrosjen e fasadave të pallateve të qytetit si kryebashkiak i Tiranës. Ai ishte autor në vitin 2008 i planit të Sheshit Skënderbej, i financuar nga bashkia dhe qeveria e Kuvajtit, por ideja e këtij projekti nuk gjeti zbatim për shkak të kundërshtive politike. Mass u kthye sërish në Tiranë në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë është autor i projekteve të shumta, private dhe i planit të restaurimit të Piramidës. Piramida u mbështet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i cili kontraktoi MVRDV në vitin 2018 për restaurimin e mauzoleut të ndërtuar në nder të diktatorit Enver Hoxha. Ideja ishte që ndërtesa të ishte e hapur dhe e prekshme për të gjithë. Në brendësi të saj projektohej që të operonte një qendër trajnimi në fushën e teknologjisë dhe të inovacionit për të rinjtë.

Një burim konfidencial, që ishte në brendësi të procedurës së përzgjedhjes së studios fituese të piramidës, i tha INA Medias që Fondi Amerikan për Zhvillim ka patur në dispozicion një listë me tri studio ndërkombëtare, për të bërë përzgjedhjen e projektuesit të Piramidës, njëra prej të cilave ishte MRDV, me arkitekt Winnie Mass. Kjo listë, sipas të njëjtit burim, iu ishte vënë në dispozicion nga kryeministri, Edi Rama.

Projekti i restaurimit të Piramidës u zbatua nga kompania vendase, Fusha, por, nëse punimet ndërtimore iu nënshtruan rregullave të prokurimit publik, pasi një pjesë e fondeve ishin të buxhetit të shtetit, për pagesën dhe kontraktimin e projektit nga AADF nuk ka gjurmë të procedurës dhe as të fondeve të paguara. AADF e trajtoi informacionin e kërkuar nga INA Media dhe procedurën si “konfidenciale”.

“AADF e ka të pamundur ndarjen e informacioneve konfidenciale të kontratës, si vlera e saj, pa pëlqimin e palës tjetër”, – thuhet në përgjigje.

“Ajo godinë nuk mund të përçudnohej dhe të kthehej në një vend me kioska betoni. Duhet të ishte kthyer në gjendjen primare, si një objekt kushtuar diktaturës dhe autoritetit komunist. Godinat, si kjo po, zhduken me një shpejtësi të madhe, duke fshirë memorien e kësaj periudhe”, – thotë Auron Tare.

Studio MVRDV është kontraktuar për të ndërtuar edhe një nga godinat më të larta në kryeqytet, Down Town One, ku klient i kompanisë është Kastrati Construction. Godina u projektua fillimisht për një ndërtesë me 37 kate mbi tokë për qëllime rezidenciale dhe për zyra, por pas nisjes së ndërtimit projekti devijoi në shtesë katesh, të cilat janë destinuar për hotel. Një tjetër projekt i holandezëve në qendrën e qytetit është Kulla e Skënderbeut, anash Hotel Tiranës, e dizajnuar me tiparet e heroit kombëtar. Më parë kompania është kontraktuar nga firma Eurocol për qendrën tregtare Toptani dhe po nga Gener 2 për projektin fillestar të kullave te Liqeni Artificial, i cili nuk u zbatua sipas idesë së tyre.

MVRDV tha në një përgjigje se informacionet lidhur me pagesat dhe me marrëdhëniet e saj, kontraktore trajtohen si “konfidenciale”.

“Kur sjell një emër ndërkombëtar, ai nuk vjen, nëse nuk paguhet në vlerën që kërkon.

Fakti që kanë ardhur, do të thotë që është paguar mirë, sidomos kur kemi të bëjmë me arkitektë me emër”, – sqaron Kreshnik Merxhani.

Në vitin 2010 Shqipëria është vizituar edhe nga arkitekti danez, Bjarke Ingles, ky i fundit zotëron grupin BIG, një studio ndërkombëtare në fushën e arkitekturës. Ingles projektoi vite më parë Muzeun e Tolerancës Fetare, një ide që nuk u realizua për shkak të përplasjeve politike mes bashkisë së drejtuar nga socialistët dhe qeverisë demokrate.

Danezi u rikthye në Tiranë një dekadë më pas dhe në vitin 2017 u kontraktua nga kompania Fusha për të projektuar Teatrin Kombëtar. Plani u kontestua nga artistë, aktivistë, organizata ndërkombëtare dhe nga partitë e opozitës. Dokumentet e procedurës së ndërtimit të teatrit me PPP, ku Fusha do të merrte tokën publike për kulla dhe do të financonte teatrin, ngrenë dyshime se procedura ishte e paracaktuar, ndërsa arkitekti, i rekomanduar.

“Kur u prish teatri, nuk kishte projekt, ishte pa projekt, sepse kishte vetëm projekt-ide, një render! Si mund të nisësh prishjen, pa bërë projektin teknik, që të dish kostot se sa do të kushtojë ndërtimi? U nis për teatër dhe aty do të ketë restorant, qendër tregtare dhe teatër!”, – thotë pedagogu Ervin Goci.

Teatri u shemb mbrëmjen e 17 majit të vitit 2020 në kulmin e izolimit të pandemisë Covid-19, ndërsa bashkia hapi një tender për projektimin e tij, i cili ka të njëjtin dizajn me atë të Ingles-it.

Fitues të kontratës në Shqipëri ishin A&E Engineering dhe FM Ingegneria, me vlerë kontrate 720 mijë euro.

“Më i ndershmi në historinë e teatrit doli Rama, sepse tha që do ta prishte, që kur ishte ministër Kulture dhe e bëri. Të gjithë të tjerët luajtën teatër. Teatri ishte pjesë e një ansambli të tërë, të projektuar në vitet `30 dhe i përkiste periudhës fashiste dhe asaj të mbretërisë dhe duhet të ruhej, për më tepër që ka dhe një memorie kolektive të brezit, që e kanë jetuar atë kohë”, – thotë Auron Tare.

Studio BIG nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga INA Media.

Instalacioni te Kryeministria, pa gjurmë pagesash

Në mbledhjen e datës 27 korrik të vitit 2022, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për instalacionin Parku Eden në oborrin e godinës së tij, i cili ngarkon Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritetin zbatues. Në bazë të këtij vendimi, FSHZH-së duhet t’i kalojnë nga buxheti i shtetit 5.1 milionë euro, për të kontraktuar kompaninë, që do të punojë mbi konceptin e krijuar nga Precht Studio dhe të detajuar nga Agjencia e Planifikimit të Territorit dhe nga Instituti i Ndërtimit.

Dy bashkëshortë të rinj, që jetojnë në Alpet e Austrisë, janë themelues të një kompanie novatore në fushën e arkitekturës.

Projekti i tyre, i parë në Shqipëri, instalacioni, është i veshur me hije, pasi nuk ka asnjë gjurmë të pagesës për këtë studio në sistemin publik të Thesarit të Shtetit apo procedurë për kontraktimin e saj. Ndërtimi po bëhet nga kompania Fusha, e cila u shpall fituese për një vlerë punimesh prej 4.7 milionë eurosh dhe lidhi kontratën në shkurt të vitit të shkuar.

INA Media dërgoi një kërkesë për informacion pranë Kryeministrisë lidhur me procedurat e kontraktimit dhe shumën e paguar për Precht Studio, por përgjigjja e vetme, e dërguar ishte vendimi i Këshillit të Ministrave, që ngarkon Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zbatimin e tij. FSHZH tha pas një kërkese për informacion se “nuk e disponon dokumentacionin e procedurës dhe lidhjes së kontratës me Studio Precht, pasi është ngarkuar si njësi zbatuese për kryerjen e procedurës së prokurimit”.

INA Media depozitoi një ankesë në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, e cila mbeti pa përgjigje dhe në muajin mars dërgoi një kërkesë të re, për ta pyetur Kryeministrinë, nëse projekti është donacion apo është i kontraktuar nga shteti shqiptar. Sërish në përgjigje Kryeministria dërgon vendimin, që angazhon FSHZH si autoritet zbatues të instalacionit. Pas një ankese të dytë pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit, Kryeministria sqaron se, “paketa e projektit teknik, shoqëruar me preventivin, janë hartuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në bashkëpunim me Institutin e Ndërtimit”.

Por, dokumentet e siguruara nga INA Media tregojnë se koncepti i projekt-idesë u krijua nga Precht. Precht Studio rezulton të ketë dizajnuar në Shqipëri një kompleks të quajtur 1 mijë ishujt, i cili ka si qëllim ndërtimin e një rezidence banimi në zonën e Lundrës, ku ndërthuret bimësia me punimet e drurit.

Ideja e 1 mijë ishujve ka marrë në verën e vitit 2023 lejen e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, me zhvillues firmën Agroblend, në pronësi të Hava dhe Fiqiri Ismailit. Ky i fundit ka drejtuar për 4 mandate Bashkinë e Vorës nën logon e Partisë Demokratike.

I pyetur në lidhje me projektin z. Ismaili tha se, “nuk ia ka rekomanduar askush Studion Precht, por ishte një zgjedhje e fëmijëve, që e kishin zbuluar në internet, ndërsa shtoi se nuk dinte asnjë detaj për projektin në oborrin e Kryeministrisë”.

Studio Precht nuk iu përgjigj dy kërkesave për informacion të dërguara nga INA Media.

“Kur një zyrë arkitektësh të huaj përzgjidhet për të bërë projektin e një vepre publike, edhe në rastet kur ka zhvillim konkursi, shohim që më pas janë të njëjtët, që janë autorë edhe të projekteve të mëdha, siç janë kullat. Pra, bëhen pjesë e një enturazhi ose klientele të caktuar”, – thotë pedagogu Merxhani.

Casamonti dhe Cebra dominojnë në kullat e reja

Profesori italian i arkitekturës, Marco Casamonti, mori si punë të parë në Shqipëri projektimin e kullës Forever Green përballë Kishës Ortodokse e më pas stadiumin Air Albania. Në atë kohë pati një debat të madh në Shqipëri lidhur me shembjen e objektit të vjetër, që ishte pjesë e ansamblit të Bosio-s, arkitektit italian, që ka projektuar një sërë ndërtesash në qendrën e qytetit gjatë pushtimit fashist, të shpallur “monument kulture”.

“Kemi bërë protestë të madhe për stadiumin dhe madje ka ardhur dhe një arkitekt shumë i rëndësishëm italian, sepse stadiumi ishte pjesë e arkitekturës së pushtimit fashist. Casamonti dhe Boeri nuk kanë patur asnjë lloj ndjeshmërie, as kur u shkatërrua arkitektura italiane”, – thotë Lubonja.

Marco Casamonti u kontraktua nga kompania Albstar, e cila e ndërtoi me paratë e saj stadiumin, në këmbim të një kulle brenda tij me qëllim hotelerinë dhe ambientet tregtare. Që nga viti 2016 dhe deri më sot, arkitekti Marco Casamonti, përmes studios Archea Albania, ka projektuar disa projekte publike e private. Zyra është kontraktuar përmes një procedure me negocim të drejtpërdrejtë për përgatitjen e planit të detajuar, vendor në zonën e Kombinatit kundrejt vlerës 200 mijë euro dhe është fituese e tenderit për masterplanin ajror të aeroportit të Vlorës bashkë me një firmë lokale.

“Si cilësi godine është punuar mirë, por mendoj që stadiumi i ri duhet të ishte bërë diku tjetër dhe i vjetri të ruhej si pjesë e trashëgimisë kulturore të Tiranës dhe të ishte një stadium për atletikën, për shembull”, – shton Tare.

Më 1 gusht 2023, projekti i Marco Casamonti-t është pajisur me leje për të ndërtuar një kullë 25 kate në rrugën Liman Kaba, i kontraktuar nga firma Unico Construction. Ai është po ashtu autor i projekteve të biznesmenit Lefter Sota, Forever Green, për ndërtimin e një hoteli me 12 kate në zonën e ish-Bllokut dhe një kulle 30 kate në lagjen Don Bosko. Dy projekte të tjera janë në Bulevardin e Ri dhe në Bulevardin Gjergj Fishta për të ndërtuar godina me 56 dhe 44 kate. Casamonti është dhe autor i 6 godinave, që po ndërtohen në brendësi të Liqenit Artificial në zonën e hotelit Mak Albania, Tirana Lake.

“Duhet të kuptoni gjeografinë e punës së arkitektëve me famë. Ata arkitektë nuk janë në vende ku shkojnë investitorë të zakonshëm të këtij vendi, por aty ku parapërgatitet terreni për investitorë me shifra të larta”, – thotë Merxhani.

Dy vitet e fundit në kryeqytet ka hyrë me projekte edhe studio daneze, Cebra, e cila është përzgjedhur fituese në një konkurs për të projektuar kullën më të lartë që do të ndërtohet në kryeqytet, Mali i Tiranës. Danezët rezultojnë të kenë lidhur kontratë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për planin e detyruar, vendor të Kompleksit Sportiv Skënderbeu dhe ri-zhvillimin e stadiumit të futbollit në Korçë kundrejt vlerës 338 mijë euro.

“Arkitektët e huaj nuk preken fare për imazhin e një vendi si Shqipëria, plus pagesa, që marrin, është shumë e konsiderueshme. Ne jemi për ta modeli i Azerbajxhanit dhe vendeve të ngjashme në Azinë Qendrore”, – thotë Goci.

Mes urisë për ndërtesa gjithnjë e më të larta, pasqyra e të dhënave të censusit tregoi se ritmi i shtimit të familjeve në kryeqytet nuk është më i lartë se 1200 të tilla në vit, çka ngre dyshime për nevojën e investimeve në këtë sektor. I vetmi model i adaptuar, që Tirana ka marrë nga Perëndimi, nuk është as ai financiar, ai i mjedisit apo ai i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, por vetëm huazimi i emrave të arkitektëve të tyre, të famshëm.

“Për mua ndërtimi i kullave është një sistem piramidal, që mbështetet te paratë e pista. Aty është përgjigjja dhe pasqyra e gjithçkaje që po ndodh në vendin tonë. Unë i kam parë vetë, që aty natën nuk ka drita, janë bosh!”, – thotë Lubonja.

“E gjithë ekonomia jonë bazohet te ndërtimi dhe te betoni. Kush do ta mbajë koston, që po prodhojnë këto ndërtime në qytet? Koston e ndotjes, të shëndetit, të mirëmbajtjes dhe të trafikut?”, – përfundon Ervin Goci.

Marrë nga INA

1969 “La Nación”, Santiago (Kili): “Aventurierët” me Bekim Fehmiun është më shumë se një film brutal…

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Korrik 2024

Gazeta kiliane “La Nación” ka botuar, të dielën e 7 shtatorit 1969, në faqen n°22, një shkrim për filmin “The Adventurers – Aventurierët” me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një film shumë brutal (i vrazhdë), por jo vetëm kaq

Nga Barry Norman

“The Adventurers – Aventurierët”, një roman i Harold Robbins, ka qenë baza për realizimin e një prej filmave më të vrazhdë në kujtesë, por, sipas producentit dhe regjisorit të tij, Lewis Gilbert, e gjithë dhuna dhe seksi në film është funksion i gjuhës kinematografike dhe jo thjesht për të tërhequr publikun. Diçka që është padyshim e siguruar nëse kemi parasysh se në tre vitet që nga shfaqja e romanit, tashmë janë shitur 9 milionë kopje.

Gilbert-i ka udhëtuar 250 mijë kilometra për të mbledhur një kastë prej 300 aktorësh të 22 kombësive të ndryshme dhe 12 mijë ekstra. Në mesin e këtyre të fundit, edhe pse për qëllime rreptësisht kinematografike, përfshihen edhe dy prostituta.

Deri tani regjisori ka filmuar në Nju Jork dhe Itali, përdhunime, orgji, joshje, skena mes lezbikeve e gjëra të tilla. E cila për shumë mund të duket si përzierja e zakonshme : mëkat nën diell, epsh nën pluhur. Është një film tjetër i këtij lloji apo synimet e tij janë të ndryshme ? Rekordi i Gilbert – veprat e tij përfshijnë “Alfie” – vërteton se ai është serioz në lidhje me punën e tij në këtë drejtim.

Në rregull. Filmi është komercial. Si ta mohojmë atë. Me këtë çmim, duhet të jetë (Deri tani filmi kushton rreth 13 milionë dollarë). Por nuk e kuptoj pse nuk mund të realizohet artistikisht. Sigurisht që në film ka shumë seks dhe dhunë, por ne mundohemi ta paraqesim në mënyrë serioze, si pjesë përbërëse të historisë. Unë nuk jam i interesuar vetëm për një blockbuster. 

Playboy amerikanojugor

Intriga e filmit flet për një playboy të Amerikës Latine. I pashëm, atletik dhe idealist, ai e kalon gjysmën e kohës në shtratet italiane dhe gjysmën tjetër duke ndihmuar në krijimin e një evolucioni në vendlindjen e tij, Kolumbinë. Duket sikur Porfirio Rubirosa të ishte bashkuar si një person i vetëm me Fidel Kastron.

Në parim është një temë mjaft serioze — thekson Gilbert —, ka kontraste të arritura shumë mirë. Njerëzit e pasur të botës në krahasim me një nga vendet më të varfra në botë. Përveç kësaj, ne i kemi lejuar vetes të bëjmë disa ndryshime në lidhje me romanin e Robbins…

Dhe kjo e fundit është e vërtetë. Historia origjinale është një përzierje jashtëzakonisht brutale e seksit dhe dhunës. E papërshtatshme për kinemanë.

Megjithatë, Gilbert bëri gjithçka në vendimin për t’ia dhënë rolin kryesor aktorit jugosllav Bekim Fehmiu. Ky aktor, emri i të cilit duket se është marrë nga “Një mijë e një netë”, është zbuluar rastësisht nga gruaja e regjisorit. Ajo e pa atë të aktronte në një film modest jugosllav dhe mendoi se kjo ishte ajo që kërkonte i shoqi. Nuk e kishte gabim.

Ky është njeriu që më duhet! Bërtiti Gilbert kur e pa atë.

Sigurisht që Fehmiu duhej të mësonte anglisht për dhjetë javë për të luajtur rolin.

Para se të vendoste për jugosllavin, Gilbert pa dhjetëra aktorë. Dhe ai është i vendosur të anulojë filmin nëse Fehmiu nuk e përfundon punën e tij në mënyrë plotësisht të kënaqshme.

Por unë mendoj se po ia dalim mirë — thekson Gilbert — Bekimi ka atë lloj “egërsie” që kërkon roli… Përveç kësaj, ai është një aktor 100 % serioz. Ai mendon se ky film është artistik. Ai nuk pranon që është komercial…

Fehmiu, 32 vjeç, nuk ka luajtur më parë jashtë Jugosllavisë. Dhe ai thotë se nuk do të punonte në një film nëse nuk do të realizohej ashtu siç është (duhet).

La Stampa (1989) Intervista me Ismail Kadarenë në Milano rreth librit të ri “Kush e solli Doruntinën?” dhe mesazhi për Kosovën

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Korrik 2024

“La Stampa” ka botuar, të premten e 26 majit 1989, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Ismail Kadarenë në Milano rreth librit të tij të ri ”Kush e solli Doruntinën?”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Takimi në Milano me shkrimtarin Ismail Kadare rreth librit të ri

Fati shqiptar në një thriller

Milano — “Ju italianët flisni më shumë për Mozambikun se sa për Shqipërinë”. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare nuk tregon as habi dhe as qortim “Përkundrazi, ju jeni popullorë te ne. Ne e duam artin, letërsinë dhe kinemanë tuaj. Ne e njohim muzikën tuaj, përfshirë atë të Festivalit të Sanremos”.

Kadareja e di se shumë italianë nuk e kanë parë kurrë vendin e tij, madje as në fotografi. Shqipëria këtu duket e largët, ekzotike, Kadare duhet ta dijë se edhe Shqipëria ka njëfarë përgjegjësie në këtë gjendje. Gjithçka e izoluar, e mbyllur. Ky është të paktën imazhi konvencional. “Saktësisht, konvencional. Ne nga ana tjetër jemi normalë. Sigurisht që shkëputëm marrëdhëniet me BRSS-në 30 vjet më parë. Nuk kemi ende marrëdhënie diplomatike. Por ne kemi marrëdhënie të mira me vendet e tjera”. Me vendet e Evropës Lindore, Perëndimore apo vetëm Evropës? “Evropën dhe kaq”.

Kadare flet për tokën (vendin) e tij të panjohur në Itali dhe peizazhet në jetën e tij. Detin e bukur. Dhe shtëpia e madhe në Gjirokastër ku ka jetuar kur ishte fëmijë : “Për mua ishte një shtëpi e madhe, me dhoma të mëdha dhe plot mistere. Ndoshta që atëherë, në ato hapësira pa kufi, lindi pasioni im për paqartësinë (ambiguitetin – dykuptimësinë). Librat e mi kanë një erë historie dhe legjendash, imagjinate të mundshme”. Ashtu si ky roman, që ndodhet tani në libraritë tona : Kush e solli Doruntinën? (Longanesi).

“E kam shkruar dhjetë vjet më parë, duke u nisur nga një legjendë mesjetare”. Një vajzë, Doruntina, po martohej në një fshat të largët, trembëdhjetë ditë më këmbë. Nëna e saj jep pëlqimin sepse një nga nëntë djemtë e saj, Kostandini, i premton : “Mos u shqetëso, do të ta sjell në shtëpi sapo të të marrë malli për të”. Në vend të kësaj, Kostandini vdes dhe të gjithë vëllezërit e tij vdesin. Doruntina nuk di më asgjë për familjen e saj dhe as në shtëpinë e vjetër nuk ka më ndonjë lajm. Nëna plakë mbi varrin e Kostandinit thotë këto fjalë : “Tani që jam plotësisht e vetmuar në botë, meqë nuk e ke mbajtur premtimin tënd, dheu mos të të përthithë kurrë”.

Një natë trokasin në derën e nënës së vjetër. Është Doruntina. “Kush të solli?” “Kostandini”, “Por ai vdiq tre vite më parë”. Dy gratë i nënshtrohen misterit. Fillojnë hetimet. Kapiten Stresi rindërton disa faza të atij udhëtimi të kthimit, të cilin Doruntina çuditërisht dukej se e kishte realizuar vetëm në atë kohë, në kujtimin e “një nate të pafundme, mes mijëra yjeve që vraponin në tufa nëpër qiell”.  Dhe gjatë rrugës, mbi një kalë të vetëm, ajo vuri re disa herë se “flokët e burrit nuk ishin vetëm të mbuluara me pluhur, por edhe me baltë të sapotharë dhe se trupi i tij lëshonte një erë dheu të lagur”.

Kush ishte ky kalorës? A kishte lëvizur vërtet Kostandini gurin e varrit dhe kishte shkuar të merrte motrën e tij? Apo ishte një mashtrues? Po sikur Doruntina t’i kishte sajuar të gjitha? Në fund, kapiten Stresi zhvillon teorinë e tij mbi “besën”, fjalën që i ka dhënë nënës Kostandini në jetë. Çfarë rëndësie ka nëse ishte apo jo vetë Kostandini që e solli Doruntinën? Gjithsesi ishte ai, Kostandini. Ajo që duhet të bie në sy është respektimi i përbashkët i një ligji që nuk është shkruar në zemrat e të gjithëve. Aty ku një nuk arrin, mbërrijnë të tjerët. Nuk ka më bindje individuale ndaj një ligji të jashtëm, jo më gjykata dhe altarë të ndryshueshëm dhe grindavecë. Shqipëria, e vogël dhe gjithmonë në rrezik Shqipëria, gati e “kapur në ves”, dje si sot, “mes dy botëve, Perëndimit dhe Lindjes”, sheh lindjen e një njeriu të ri në “petkun transparent”, që di të përshtatet me ligjet “të qenësishme në vetë njeriun, të paprekshme dhe të padukshme”. Falë kësaj “besës”, besnikërisë fitimtare ndaj ligjeve më të fshehta e të vërteta, Shqipëria do të mund të dalë e padëmtuar nga vorbulla mes dy botëve të Perëndimit dhe Lindjes.

Ismail Kadare nuk insiston shumë në këtë vizion të heroizmit individual dhe shoqëror. Rrëfimi i tij është para së gjithash një thriller i lehtë dhe mahnitës. Dhe atëherë ndoshta Kadare e konsideron këtë vizion si të vjetëruar. Ai tashmë është shprehur se për të sot Shqipëria është “normale”. Nga ana tjetër, secili roman i tij lindi nga takimi i momenteve të ashpra historiko-politike dhe shpikjes (imagjinatës) së lirë. Ashtu si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (Longanesi), ku një gjeneral italian kthehet në Shqipëri njëzet vjet pas konfliktit, në kërkim të trupave të ushtarëve të tij për t’i sjellë përsëri në atdhe. Ashtu si “Daullet e shiut” (përsëri Longanesi), një afresk i fuqishëm i rrethimit turk të shekullit të pesëmbëdhjetë në Shqipëri, një metaforë për lakun bashkëkohor sovjetik. Gjithashtu tema mbizotëruese në “Muzgu i perëndive të stepës” (Sei).

Tani është çështja e Kosovës, e diskutueshme mes serbëve dhe shqiptarëve. Ismail Kadare thotë : “Ne shqiptarët e Shqipërisë jemi tre milionë. Dy milionë shqiptarë të tjerë jetojnë jashtë Shqipërisë. Kryesisht në Kosovë. Kjo është e gjitha. Megjithatë, ne duhet të shkojmë drejt një ure miqësie në Ballkan. Nëse dikush më pas sugjeron se Kosova është e trazuar sepse atje po mbërrijnë petrodollarët islamikë, kjo është marrëzi, thjesht marrëzi”.

Kadare në Milano merr pjesë në “Takimin e parë me intelektualë nga jugu i Mesdheut”, promovuar nga Arci Nova. Ai është 53 vjeç. Jeton me paratë që i fiton nga shitja e librave jashtë shtetit. Ndër shkrimtarët bashkëkohorë italianë ai preferon Sciascia-n. Ai jeton në Tiranë me gruan dhe dy vajzat në një apartament pa dhomat e mëdha të fëmijërisë. “Por dritaret kanë pamje nga parku pranë sheshit Skënderbe, heroi kombëtar i Shqipërisë.”

Claudio Altarocca

EDITH  DURHAM MRETNESHA E MALEVE- Nga Fritz RADOVANI: PJESA E DYTË

 

 

EDITH DURHAM

(188 – 1944)

 

Malësorët e Veriut e thirrën Miss Edit Durham: “Mretnesha e Maleve”!

Një epitet jo vetem i nderuem po, edhe i merituem plotsisht nga Ajo!

As para Edith Durham dhe as mbas Saj, askush si Ajo, nuk e ka vue këtu kamben si Ajo Angleze e Nderueme dhe aq mirënjohëse ndaj Shqiptarve!

Studjuesja e palodhur dhe mikja e Alpeve Shqiptare anglezja Miss Edith Durham, për qytetin e Shkodrës ka shkrue tue cilsue si askush tjeter: “Shkodra më mrekullonAi ashtë qyteti ma i mirë në Botë“!

Shkodra, ka një histori të lashtë e të lavdishme tue kenë njëheresh një nga kryeqendrat e kulturës së qytetënimit Shqiptar. Asht e themelueme në shekullin IV para Krishtit. Ajo arrijti lulëzimin e vet gjatë sundimit të mbretit Gent, kohë në të cilen Ajo u ba dhe kryeqendër e Ilirisë së vjeter. 

Në shekullin III para Krishtit preu monedhat e para të vetat Shqiptare.

Në shek XVIII u kthye në një nga qendrat e randësishme tregtare, që patne shtrimje gjeografike në disa kontinente të Botës së atëhershme. 

Ndersa në Shekullin e XX, na rikthehemi edhe njëherë tek studjuesja Miss Edith Durham ose tek ”Mretnesha e Maleve të Veriut”.Miss Edith Durhami ishte një zonjë angleze qi flet ma shumë se pesë gjuhë dhe ka pa shumë vënde. Ajo ka udhtue gjashtë herë në Ballkan. Ndersa tek Ajo,  vendi që ka lanë kujtime të pashlyeshme ishte Shqipnia e Veriut!

Edith Durham në kujtimet e Saja të jep pershtypjen se ka jetue shumë e shumë vite në krahinat Veriore e kryesisht në Malësitë e atyne Alpeve, ku  Ajo u prit dhe asht percjellë simbas zakoneve t’ atyne Alpeve aq të bukra.

Prej momentit kur Ajo ju afrue portares së Bajraktarit atje naltë Alpeve, u krijue idea se Ajo e njifte mirë ate krahinë që, as nuk e kishte shkelë kurr në jeten e Saj, po Shpirtnisht Ate e lidhte një mister i perjetshëm. E ndoshta, sa Ajo vuni kamben në prakun e kullës së Bajraktarit Vermoshit ushtuen Malet e Veriut, tue shkrepë si rrfeja prej shpatit në shpat’ e tue i dhanë kushtrimin Atyne Bjeshkëve të Nêmuna se “Ju erdhi Mretnesha!”.

A thue vetem një cung lisit ju shtue atij zjarmi që ishte i pashuem nder sa e sa shekuj, prej asaj kohë kur simbas Kanunit të Lekës, jo vetem ai oxhak rrethohej prej Burrave t’ armatosun, po një Malsi e tanë brofte në kambë e pa ju tutë syni vraponte mbas Flamurit të Kastriotit të Madh!

Bash njashtu ushtuene Malet kur aty pranë atij oxhaku vuni kamben Ajo Mike e Madhe e Popullit Shqiptar,Miss Edith Durham, dhe Bajraktari me një dashni e respekt të posaçem, vuni doren në zemer e me një buzqeshje të ambel i tha Miss Durham-it: “Urdhno e ulu e, mirë se t’ ka prue Zoti!”

E Miss Edith Durham prej atij çasti nuk dijte ma me dallue se cila shtëpi në këte Botë asht ajo ku rriti shtatin apo, Ajo u ba “Mretnesha e Maleve”!

E nuk vonoi aty afer në një sofer rrumbullake nuk mungonte ma asgja nga duertë e Burrneshave të shtëpisë që e ftuen me gëzim Miss Durham: “Hajde, urdhno, mirë se erdhe në konakun tone!”, e Edith Durham u ulë si t’ ishte në shtëpinë e vet në Londer. Ambjenti e bani  n’ çast pervete.

Ndoshta, Ajo asnjëherë nuk e kishte provue thanjen: “Urdhno, bukë e krypë e zemer!”, që Malet tona kreshnike e ftojnë Mikun me ngranë bash si t’ ishte një pjestare e familjes së tyne, jo me fustan por me xhubletë!

Buka në sofer ishte e freskët dhe e gatueme nga stajanica në mengjes pa dalë drita, ndersa gota e tamlit të freskët ishte mbushë pak orë perpara, kur nuset ishin çue dhe kishin mjelë delet e shtëpisë. Gjithshka ishte e kandshme dhe e paster, me të pasë lezet Shpirti kur ndigjoheshin vetem urime dhe pershndetje aq sa miqësore, aq edhe plot dashni të zjarrtë. E aty nder ata sofra të shtrueme aq bukur e me shije, asnjëherë nuk dij se mungonte fjala e ambel dhe buzqeshja miqësore apo, sherbimi vllaznor ndaj mikut, e sodomos, kur pastertia Shpirtnore asht në krye të vendit.

Asht e pabesueshme mjeshtria e atyne që pergatisin qingjin e pjekun në hell ose gjelat e skuqun në prush kur në sofer kanë miq. Asht shumë e  çuditëshme sesi ato krahina  njohin në mënyrë aq të saktë shijet e burrit, grues a të fëmijve, tue ua pershtatë moshave të tyne aq bukur e me andje.

Gjithshka me masë dhe me shije ashtusi e kerkon zakoni nder ato sofra.

E mbasi janë shkrepë edhe gotat pothuej në mbyllje plaku që asht në krye të vendit, i ban me shenjë njenes prej nuseve që asht tue sherbye në kambë e menjëherë vjen vena e ambelcina karakteristike e atyne maleve.

Ata që nuk e kanë provue Mazen e Çapres, e tham me bindje se, nuk e kanë dijtë asnjëherë kush asht ambelsina e zonave të Maleve të Veriut të Shqipnisë, dhe çka asht ajo Mazë krejtë e panjoftun sa bjen nder fusha?

Unë me të vertetë që e kam provue Mazen e Çapres në shtëpinë e Nikollit në Theth dhe, sot mbas 50 e sa vjetësh prap nuk e harroj shijen e saj! Po jam i bindun se ashtu si unë që e kujtoj edhe sot, me siguri do ta gjeni dikund të shkrrueme nder kujtimet e Atyne Maleve, që ka lanë dikund në shkrimet e veta Miss Edith Durham, Mretnesha e Malsisë së Veriut!

            Melbourne, 20 Korrik 2024.                                                                                                                                              

Përvjetori i atentatit ndaj Adolf Hitlerit! Hakmarrja ndaj oficerit gjerman, çfarë ndodhi me familjen e tij

Më 20 korrik 1944 oficeri gjerman Stauffenberg vendosi një valixhe dokumentash pranë Adolf Hitlerit në shtabin e tij. Bomba shpërtheu, por Hitleri shpëtoi rastësisht. Cili ishte skenari i përgatitur dhe pse dështoi ai? Atentate të dështuara ndaj Hitlerit kishte pasur edhe më parë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por asnjëri prej tyre nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen, sa sulmi i dështuar me bombë i 20 korrikut 1944 në të ashtuquajturin shtab i përgjithshëm i udhëheqësit, afër Rastenburgut në Prusinë lindore.

Më korrik 1944 oficeri Claus Schenk Graf von Stauffenberg niset në orën tetë të mëngjesit në drejtim të shtabit qendror të “Führerit”- Hitlerit. Qëllimi i tij: Vrasja e Adolf Hitlerit me një bombë. Momenti është i përshtatshëm: Në funksionin e shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë në gadishmëri ai duhet të raportojë para Hitlerit. Por plani dështoi. Historiani Tuchel thotë se ishte baraka ajo që i shpëtoi jetën Hitlerit, sikur atentati të kishte ndodhur në një bunker, me mure të betonizuar, “atëherë Hitleri nuk do të kishte mbijetuar dot.”

Operacioni i spastrimit

Pas dështimit të atentatit fillon fushata hakmarrëse kundër grupit organizator. Hitleri deklaron, se komplotistët do të përndiqen pa mëshirë dhe se ndërkohë Claus Schenk Graf von Stauffenberg dhe tre të besuarit e tij kishin vdekur. Fëmijët e atentatorit u rrëmbyen nga Gestapo dhe u dërguan në një jetimore të posaçme. Mbrëmjen e 21 korrikut Stauffenberg-u si dhe tre bashkëpunëtorët e tij të përbetuar u pushkatuan.

Fëmijët e atentatorit të Hitlerit Claus Graf Schenk von Stauffenberg u rrëmbyen nga Gestapo dhe u dërguan në një jetimore të posaçme.

 

Radioja njofton: “Ndaj Udhëheqësit është kryer sot një atentat me eksploziv. Përveç plagëve të lehta nga djegia si dhe hematomave ai nuk ka pësuar asgjë tjetër. Ai ka filluar punën menjëherë dhe sipas planit, priti Duçen në një bisedë të gjatë përbashkët”. Kur bëhet i ditur ky lajm nga valët e radios së Rahjut , dëgjuesit nuk mund kurrsesi ta besonin se ishte e vërtetë. Kushdo që dyshonte mbi vdekjen e tij, mundi të sigurohej një ditë më pas duke e dëgjuar që Hitleri i kish mbijetuar atentatit me bombën e fshehur në një çantë dosjesh.

Në propagandën zyrtare atentati i 20 korrikut 1944 nënvleftësohet si një akt dëshpërimi. Por në të vërtetë Hitleri dhe pasuesit fanatikë të tij shqetësoheshin për moralin e trupës në luftë dhe për cilësinë e korpusit të oficerëve. Në javët dhe muajt që pasuan u arrestuan rreth 1000 burra dhe gra, të cilët regjimi nazist i akuzoi për pjesëmarrje në hartimin e planeve për përmbysje. Reth 200 nga të arrestuarit dënohen me vdekje nga i ashtuquajturi gjygj popullor me kryegyjqtarin Roland Freisler nën akuzën tradhti e lartë ndaj shtetit.

“Në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe”

Guximin për rezistencë aktive asokohe e kishin vetëm pak njerëz. Ndër ta bënte pjesë edhe oficeri ordinancë Ewald-Heinrich von Kleist, i ati i të cilit gjithashtu kish qenë i involvuar në planet për atentat dhe ishte ekzekutuar me varje prej nazistëve. I riu von Klajst, i shpëtoi vdekjes falë disa rrethanave të favorshme, ndonëse ai qysh në orët e para kish qenë pranë Graf von Stauffenberg dhe kish marrë pjesë aktive në komplot.

Si njëri ndër të paktit e mbijetuar, në vitin 1994 ai foli në një intervistë mbi motivet e tij duke marrë shkas nga 50 vjetori i dështimit të atentatit ndaj Adolf Hitlerit. “Mua më ka tmerruar dhe torturuar mendimi, që të gjitha këto krime ushtroheshin në emër të gjermanëve. Unë i thoja vetes, se nuk është e mundur që të mos i tregohet botës, se në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe.”/DW

Zbulohen dokumentet sekrete të vitit 1964: Ish-kreu i Gestapos hitleriane s’ka vdekur, ai jeton në Shqipëri

Dashnor Kaloçi

“Nën emrin Abedin Beqir Nakoshiri, Myleri është drejtor i Seksionit të Jashtëm Perëndimor, pranë Shërbimit të Zbulimit Sekret Shqiptar dhe jeton në ‘Bllokun’ e udhëheqjes në Tiranë e, te Hotel ‘Adriatiku’ në Durrës” –

Aty nga fundi i vitit 1963 dhe fillimi 1964-ës, disa nga gazetat e revistat më të mëdha të Gjermanisë Perëndimore, si; “Suddetutsche Zeitung”, “Stern” etj., botuan një sërë artikujsh, ku thuhej se; Hajnrih Myler, ish-kreu i Gestapos, Obergruppenfurher-SS dhe Gjeneral i Vaffen-SS, Shef i shërbimit të VI (Gestapos), pranë shërbimeve të sigurimit të Rajhut në Berlin, dhe Shef direkt i Adolf Ajhmanit, nuk kishte vdekur dhe se nga viti 1945 e deri në 1955-ën, jetonte në Moskë, ku kishte punuar nën urdhrat e Stalinit, Berias, dhe Malenkovit. Ndërsa nga viti 1955 e, deri në 1956-ën, ai kishte punuar në Budapest dhe se tani aktualisht, (viti 1964) ai, është në shërbimin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

Madje në shtypin në fjalë gjermano-perëndimor, nga të cilat më pas u nxitën të shkruanin edhe gazeta e revista të vendeve të ndryshme të Europës Lindore, si “Veçerniki” e Bratisllavës në Çekosllavaki, etj., jepnin edhe detaje mbi jetën e punën e ish-kreut të Gestapos hitleriane në Shqipëri, ku mes të tjerash thuhej se: “Ish – shefi i Gestapos 63 vjeç, jeton në Shqipëri, që nga viti 1956.

Njohuritë e tij, çmohen lart në Tiranë. Tani ai quhet, Abedin Beqir Nakoshiri, dhe ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Pas botimit të këtij informacioni, sigurisht do t’i duhet që të ndërrojë identitet. Nakoshiri Myler, është Drejtor i Seksionit të Jashtëm Perëndimor, pranë Shërbimit të Zbulimit Shqiptar. Nakoshiri-Myler, jeton në kryeqytetin Tiranë, sidomos në lagjen më të madhe dhe të mbyllur hermetike, të quajtur ‘Bllok’, ku jetojnë të gjithë funksionarët e lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtarët e qeverisë dhe ushtrisë shqiptare.

Myleri banon këtu, në një godinë luksoze, i veçuar nga qendra e Tiranës, por në një mënyrë pak më të ekspozuar për pjesën tjetër të popullsisë. Por ai, ka dëshirë të frekuentojë hotelin luksoz ‘Adriatik’, ku shijon konjak francez e gjithashtu pëlqen gjithnjë edhe konjakun ‘Hennessy’. Ishte po kjo markë, që e zbuloi dhe e dekonspiroi një vit më parë, nga disa bashkë-atdhetarë të tij, gjermano-lindor, që punonin si specialistë në Portin e Durrësit”.

Sa më sipër, shkrimet e shtypit gjermano-perëndimor dhe më gjerë atij europian, patën një jehonë të madhe, aq sa, përpara selisë së ambasadës shqiptare të akredituar në Vjenë të Austrisë, u zhvilluan disa demonstrata, ku protestues të shumtë i bënin thirrje qeverisë shqiptare, që të dorëzonte Mylerin, pranë autoriteteve përkatëse të drejtësisë gjermano-perëndimore.

Po kështu, në shkrimet në fjalë të shtypit gjermano-perëndimor, analistë të ndryshëm, u bënin thirrje disa krerëve të shteteve, si Valter Ulbrihtit të Gjermanisë Lindore, që të bënte presion te diktatori shqiptar, Enver Hoxha, për të dorëzuar ish-kreun e Gestapos hitleriane, Hajnrih Mylerin.

Po kështu përveç kësaj, lidhur me “çështjen Myler”, në drejtim të Tiranës zyrtare dhe udhëheqjes së lartë të PPSH-së, u drejtuan shumë letra nga Shoqata të Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, të Gjermanisë, Francës etj., të cilat i kërkonin qeverisë shqiptare, që t’u jepte sqarime lidhur me akuzat e bëra nga shtypi gjermano-perëndimor, etj., nëse ish-kreu i Gestapos hitleriane, gjeneral-leijtnant, Hajnrih Myler, ndodhej në Shqipëri. Të gjitha këto, e detyruan Tiranën zyrtare, që të reagonte duke dhënë një përgjigje, me anë të Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe gazetës “Zëri i Popullit”

Lidhur me këto, etj. bëhet e ditur nga një sërë dokumentesh arkivore sekrete (tashmë prej kohësh të de-klasifikuara) që ndodhen në arkivat e shtetit shqiptar (Arkivi Qendror i Shtetit, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arkivi Ministrisë së Brendshme), të cilat publikohen për herë të parë (me faksimilet përkatëse), nga Memorie.al., në disa numra të saj.

ARTIKULLI I REVISTËS GJERMANO-PERËNDIMORE “STERN”, NË VITIN 1964, PËR ISH-KREUN E GESTAPOS, HAJNRIH MYLER, QË FSHIHEJ NË SHQIPËRI DHE PUNONTE PËR ENVER HOXHËN

 “STERN”

                                          Agjenti i GESTAPOSË, M U LL E R, jeton në Shqipëri

 Nga Peter Stahle

Myler, kreu i Gestapos, Obergruppenfurher-SS dhe Gjeneral i Vaffen-SS, Shef i shërbimit të VI (Gestapos) pranë shërbimeve të sigurimit të Rajhut në Berlin, dhe Shef direkt i Adolf Ajhmanit, nuk ka vdekur. Nga viti 1945 e deri në vitin 1955 Myler, jetonte në Moskë ku punonte nën urdhrat e Stalinit, Berias, dhe Malenkovit.

Nga viti 1955 e deri në 1956 ai, ka punuar në Budapest. Tani ai, është në shërbimin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Këto ditë qeveria gjermane, u ndriçua nga Shërbimi i Spiunazhit (Zbulimi) të një vendi të Europës Perëndimore, mbi çështjen e Mylerit.

Ministrat e Bonit, mësuan atë që revista “Stern” botoi sot. Gruaja e Mylerit, djali i tij, si dhe sekretarja e tij e fundit, jetojnë në Mynih. Ata, nuk e dinë se Hajnrih Myler, është gjallë. Me qindra ish – agjentë të Gestapos, janë marrë në pyetje dhe janë dënuar, që nga mbarimi i Luftës.

Adolf Ajhman për t’u mbrojtur, kishte pretenduar se Myleri i kishte dhënë të gjitha urdhrat për kryerjen e mizorive. Hajnrih Myler, ishte njeriu më i fuqishëm në shërbim të sigurimit të Rajhut. Ai dha urdhër deri në 1 maj, që të bëheshin arrestime dhe internime në kampet e përqendrimit, të bëheshin trajtime speciale gjatë marrjeve në pyetje dhe ekzekutimeve.

Rudolf Franz Hoss, komandanti i kampit të shfarosjes në Aushvic, i ekzekutuar nga polakët në 1947, në shënimet e tij ka thënë “Myler ka ekzekutuar me gjakftohtësi të gjitha masat e nevojshme nga Reichfyhrer SS, Himleri, për sigurimin e Rajhut”.

Në tetor të vitit 1963, ndërsa flitej përsëri mbi zhdukjen e Mylerit, gazeta “Suddetutsche Zeitung”, shkruante në lidhje me këtë çështje: “Ish-shefi i Adolf Ajhmanit, ekzekutuar në Izrael, ka rënduar ndërgjegjen e tij, me një numër aq të madh krimesh të tmerrshme, gjatë 12 vjetëve që ishte në shërbim të Rajhut të III, saqë çështja nëse rron apo jo, duhet të trondisë me miliona njerëz.

“Stern” mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ish shefi i Gestapos 63 vjeç, jeton në Shqipëri, që nga viti 1956. Ai ndodhet nën mbrojtjen speciale të diktatorit Enver Hoxha, në shërbim të të cilit ndodhet sot, ashtu siç i kishte shërbyer me radhë Hitlerit, Himlerit, Hajndrihut, dhe Stalinit. Sot Shqipëria, mike e Kinës së kuqe, përfiton nga lidhjet që Hajnrih Myler, ka me ish – shokët e tij të vjetër SS dhe Gestapos, në botën e jashtme.

Njohuritë e tij, çmohen lart në Tiranë. Tani ai quhet, Abedin Beqir Nakoshiri, dhe ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Pas botimit të këtij informacioni, sigurisht do t’i duhet që të ndërrojë identitet. Nakoshiri Myler, është Drejtor i Seksionit të Jashtëm Perëndimor, pranë Shërbimit të Zbulimit Shqiptar.

Midis vendeve perëndimore, Shqipëria dogmatike numëron gjithashtu shtete komuniste, si Jugosllavinë dhe Gjermaninë Lindore. Këto janë fushat e veprimit më të rëndësishme për Mylerin, në kohën e tanishme. Myleri është Kapiten i Sigurimit të Shtetit. Pozita e tij në hierarkinë e Policisë Politike, korrespondon me atë të Gjeneralit.

Nakoshiri-Myler, jeton në kryeqytetin Tiranë, sidomos në lagjen më të madhe dhe të mbyllur hermetike, “Bllok”, ku jetojnë të gjithë funksionarët e lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtarët e qeverisë dhe ushtrisë shqiptare. Një rrugë transversal, që s’ka emër dhe shkëputet nga bulevardi “Shqipëria e Re”, përbën të vetmen hyrje në këtë geto funksionarësh, të ruajtur fuqimisht.

Ndërtesat në shumicën e tyre janë 2-3 katëshe të mbuluara me çati të sheshta ku ndodhen shumë banesa. Myleri jeton vetëm në banesën e tij, rrethuar nga gratuatë të tjerë të lartë të Shërbimit Sekret Shqiptar, por pa miq. Në kohën kur jetonte në Berlin, sekretarja e tij, ishte njëkohësisht dhe mikja e tij.

Meqë banesa dhe vendi i punës së tij, ndodhen në një territor të rrethuar, nga kjo zonë mezi largohet. I vetmi çast zbavitjeje në jetën e Mylerit, është se në verë ai, i kalon pushimet së bashku me udhëheqësit e partisë dhe qeverisë, në Durrës. Ky qytet është porti më i rëndësishëm i vendit, dhe njëkohësisht qendra më e madhe balneare në breg të Adriatikut.

Myleri banon këtu, në një godinë luksoze, i veçuar nga qendra e Tiranës, por në një mënyrë pak më të ekspozuar për pjesën tjetër të popullsisë. Por Hajnrih Myler, ka dëshirë të frekuentojë hotelin luksoz “Adriatik”, ku shijon konjak francez. Ai pëlqen gjithnjë konjakun “Hennessy”. Ishte po kjo markë, që e zbuloi një vit më parë.

Bavarezi Hajnrih Myler, dallohet me një të parë nga shqiptarët vendas. Ai, tani është tullac, ka fytyrë të verdhë, ballë tërë kocka, dhe nofulla të dala. Por kreu i Gestapos Myler, tradhtoi vetveten. Një ditë kur një grup gjermano-lindorësh po rrinin në hotel “Adriatik”, si këshilltarë për projektet detare, Nakoshiri-Myler, filloi të flasë gjermanisht, pasi kishte pirë disa gota me konjak.

Kjo ndodhi në vitin 1962. Midis inxhinierëve gjermano-lindorë, ishte dhe Fritz Breitling (ky quhet ndryshe, por autori për arsye sigurie, nuk mund t’ja publikojë dot emrin). Komunisti i vjetër Breitling, punonte deri në verën e vitit 1963 në Durrës, me urdhër të qeverisë së RDGJ-së.

Ai, e takoi Mylerin shumë herë. Pas shumë bisedash, u sigurua për identitetin e shefit të Gestapos, në saj të pyetje të bëra dhe fjalëve të shumta të Mylerit. Bashkëpuntori i SED Breitlingu, informoi Shërbimin Sekret gjermano-lindor (STASI) mbi zbulimin sensacional. Por STASI, urdhëroi që të mbahej heshtja më absolute. Dhe kishte arsye të forta.

Prej shumë vitesh Myleri, bashkëpunonte me shërbimin sekret të Ulbrihut, kështu që shumë ish – funksionarë të lartë SS, SD, dhe Gestapos, ndodheshin në pozita determinuese (ashtu si edhe në zonën tjetër). ‘Stern’ mund ta thotë njeriun ndërlidhës më me rëndësi të Mylerit, atë e quajnë Karl Valbach dhe është shefi i STASI-t në Magdenburg.

Por emri i tij i vërtetë, është Sanitzer. Është 51 vjeç. Në atë kohë, ish – si Hauptsturmfurher SS dhe shef i Shërbimit të Gestapos në Vjenë. Sanitzer, i cili në vitin 1945 u caktua Sturmbanfurher, është prej shumë kohësh i afër i Mylerit, në shërbimin e të cilit kishte drejtuar prej shumë kohësh seksionin A 2, ashtu si dhe Ajhmani.

Mbas lufte u dënua me burgim të përjetshëm, në zonën sovjetike të Austrisë. U zhduk në vitin 1955 dhe u shfaq përsëri në zonën sovjetike, me një emër tjetër. Vetëm një grup i vogël i SED, ishte në dijeni të ekzistencës dhe aktivitetit të Mylerit të Gestapos.

Myleri ka 18 vjet e 8 muaj, që kërkohet nga miq SS, agjentë të Gestapos, të rehabilituar, shërbimet e fshehta, dhe gazetarë në mbarë botën. Atë e kishin parë ditët e para të majit të vitit 1945. Më 3 maj të vitit 1945, Myleri kaloi së bashku me dy shokë në anën e rusëve, të cilët e morën në shërbim të tyren meqenëse ai dinte shumë për shërbimet e fshehta të Perëndimit.

Shumë supozime mbi zhdukjen e Mylerit, i afroheshin të vërtetës. Valter Shelenberg, shef i SD dhe Brigaddenfurher SS, vdekur në Torino në vitin 1952, në kujtimet e tij flet për një oficer i kthyer, pasi kishte qenë rob lufte te rusët, tregoi se Myleri kish kaluar në anën e rusëve, në vitin 1945.

E kishte parë në Moskë në 1948. Shelenbergu, nuk u çudit për këtë gjë. Dr Vilhelm Hotl, ish – Obersturmbanfurher SS, dhe shef i Shërbimit të Mbrojtjes Juglindore (Ballkanin), flet për një lajm jo të vërtetuar sipas të cilit, ish – funksionarë të Gestapos, qenkan dukur në zonën lindore të Gjermanisë dhe që qenkan stërvitur në Bashkimin Sovjetik, nga Myleri.

Ky doktor Vilhelm Hotl, i cili disa vjet më parë botoi me emrin Valter Hagen në Austri, një libër me titull; “Fronti i Fshehtë”, në të cilin flet për organizata, personalitete, dhe veprime, të shërbimit sekret gjerman, tani drejton një shkollë private, në Bas Aussee.

Por ai ka gjithashtu një punë tjetër. Hotl, punon në shërbimet e Visentalit, shef i Qendrës së Dokumentacionit Hebre në Vjenë. Visentali, i atribuon vetes meritën se ka zbuluar Ajhmanin. Ka arsye që lënë të supozohet se ai, bashkëpunon ngushtë me shërbimin sekret izraelit. Kjo është arsyeja që Vilhelm Hotl, di shumë gjëra për shokët e tij të vjetër, por nuk trazohet.

Simon Visentali deklaroi se; shefi i Gestapos Myler, duhet të ndodhet në Bllokun Lindor. Një gjë është e sigurt, që përpara mbarimit të Luftës, Myleri kishte shfaqur admirimin e tij, për metodat e Stalinit, duke folur për këtë gjë me shokët e tij. Sipas informatave që disponojmë tani, ka të ngjarë që Hajnrih Myleri, kishte siguruar informata që në kohën e nazizmit, gjë që e lejuan të kalonte pa probleme në vitin 1945, në anën e rusëve.

Me gjithë aktivitetin gjakatar në kohën e Rajhut të III-të, Myler nuk ishte konsideruar nga kolegët e tij, si nacional-socialist i vërtetë. Në parti ai kishte hyrë në vitin 1939 dhe besonte vetëm në një gjë: Në pushtetin e policisë të cilin, e konsideronte absolutisht të përsosur (skedar madhështor ku duhet të ishte i regjistruar çdo qytetar gjerman).

Myleri e kishte impresionuar Himlerin në Bavari, për faktin se studionte organizimin dhe aktivitetin e policisë sekrete sovjetike. Më vonë Myleri pranoi, se po përpiqej ta drejtonte Gestapon, sipas modelit sovjetik.

Në kujtimet e tij, Shelenbergu deklaron se Myleri, i kishte thënë në pranverën e vitit 1943, se “S’mund të bëj asgjë, por jam i bindur se Stalini është në rrugë të drejtë. Është shumë më superior se udhëheqësit perëndimorë dhe se ne duhet të shpejtonim, që të binim në ujdi me të”. Në saj të këtyre kontakteve krejt të veçanta, Myler mundi të rregullohej personalisht me Stalinin.

Gestapo e tij, kishte një seksion të ngarkuar që të ndiqte lidhjet telegrafike të agjentëve sovjetikë me qendrën e Moskës, për të zbuluar kështu urdhrat e dhëna nga Moska agjentëve të saj, dhe të çorientonte shërbimin sekret sovjetik, në saj të një përzierje të stërholluar informatash të sakta dhe jo të sakta.

Vetëm në vitin 1944, 300 agjentë sovjetikë u arrestuan dhe u zëvendësuan nga njerëzit e Gestapos. Ishte Dr. Hans Kristian Sholz, miku i Mylerit, që e udhëhiqte këtë aksion. Dr. Vilhelm Hotl, ishte shumë afër të vërtetës, kur bënte supozimet e tij.

Ai mendon se ka shumë mundësi që Myleri, me ndërmjetësinë e bashkëpunëtorëve besnikë, të ketë përdorur një nga këto linja të shumta telegrafike, të seksionit të lartpërmendur, për të hyrë në kontakt me sovjetikët para përmbysjes, që t’ju jepte informata të sakta. Po ne çfarë shohim?! Së bashku me Hajnrih Mylerin, Dr. Sholzi kaloi në anën e sovjetikëve.

Por ai mbeti në Berlin, ku vdiq pas pak kohësh, në maj të vitit 1945. Hajnrih Myler u dërgua në Moskë, ku u mor në pyetje, dhe ndërkaq u kamuflua. Komunistët e vjetër gjermanë, ndërkohë dalëngadalë po ktheheshin në Berlin, nga mërgimi rus, nuk duhet të dinin asgjë për këtë. Vetë Stalini, nuk mund t’i lejonte vetes që të njoftonte menjëherë pas mbarimit të Luftës, se kishte kapur njërin nga 6 kriminelët kryesorë të regjimit nazist.

Nëse duam t’i karakterizojmë kështu Hitlerin, Himlerin, Heindrihun, Kalterbrunerin, Mylerin, dhe Ajhmanin, dhe se donte ta fuste në shërbim të tij. Por pak kohë pas mbarimit të Luftës, Stalini deklaroi se: “Ne kemi në dorë disa gjermanë, për të cilët bota do thoshte fjalën e saj, po ta dinte se për cilët është fjala”. Myler u mor në Shërbimin Sekret, pranë Shërbimit të Lartë të Sigurimit të Shtetit.

Për jashtë, ai s’kishte përgjegjësi të veçantë, por kishte një funksion të veçantë determinues, në reformën dhe strukturën e policisë dhe spiunëve, pranë Ministrisë së Brendshme. Beria, shefi i Policisë Sekrete Sovjetike, ishte i pari dhe shefi më me rëndësi i Mylerit. Pas vdekjes së Stalinit në Mars të vitit 1953, funksionarë të lartë dhe ministra të Moskës, iu vërsulën Berias, pasi ai dinte shumë dhe e likuiduan.

Por aktiviteti i Mylerit nuk u ndërpre, pasi pasuesit e Stalinit, nuk i bënë asnjë të keqe. Myleri, çmohej në cilësinë e tij, si ekspert i policisë. Stacioni i tjetër i mëvonshëm i Mylerit, ishte Budapesti. Është e vërtetë se në Hungari, duhet të zbatoheshin metoda të rrepta policore, por atje nuk kishte sa duhet policë të përsosur.

Në Hungari Myleri, qëndroi vetëm 15 muaj. Filloi kryengritja. Është e vërtetë se popullit nuk ju dha liria, por imituesit më të përsosur të Stalinit, u detyruan të tërhiqen. “Dallga e re falëse” në Hungari, e hodhi Mylerin përfundimisht në Shqipëri, në një nga kështjellat e fundit të stalinizmit.

Mbrojtësi i tij u bë, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Mehmet Shehu, si Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, Kryetari i këtij vendi dhe dora e djathtë e udhëheqësit të Partisë, Enver Hoxha. Myleri e kishte njohur Shehun në Hungari. Myleri, u mor në “Shërbimin e Zbulimit” shqiptar.

Me emrin e kapiten Nakoshirit, ai ndodhet nën urdhrat e mbrojtësit të tij. Disa muaj më parë, vetëm disa nga qeveritë e vendeve komuniste, janë informuar mbi faktin se kapiten Nakoshiri, është i njëjti me shefin e Gestapos së regjimit hitlerian, si Jugosllavia, Polonia, dhe Çekosllovakia.

Sidomos drejtësia polake dhe çeke, dëshirojnë me të madhe që të dënohet sa më parë, njeriu që furnizoi me “material njerëzor”, kampet e përqendrimit. Edhe shërbimet sekrete të këtyre vendeve, nuk e kanë parashikuar, dhe nuk e shohin mundësinë, për të nxjerrë legalisht ose ilegalisht Mylerin, nga Shqipëria.

Myleri e ruan veten e tij, ashtu si dikur për sigurimin e tij dhe për sigurimin e kalimeve në kufi. Republika Demokratike Gjermane, e Valter Ulbrihtit, ka marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Si shtet gjerman i njohur nga Lindja, ajo mund të kërkojë dorëzimin e qytetarit gjerman, Hajnrih Myler, që kërkohet për krime.

Krimet e kryera nga Myleri, kalojnë në parashkrim vetëm më 8 maj 1965. Valter Ulbriht, nuk ka pasur kurrë rast më të mirë, për të treguar nëse e ka seriozisht “antifashizmin” e tij. Austria gjithashtu, ka marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Austria gjithashtu mund të kërkojë dorëzimin e Hajnrih Mylerit. Memorie.al

Ish i dënuari politik: Nga veprimet e ndyra të atij imorali, m’u errën sytë dhe ia lëshova lopatën mbi krye…

Shkëlqim Abazi

Kam lindur më 23. 12. 1951, në muajin e zi, të kohës së zisë, nën regjimin më të zi komunist. Më 23 shtator të vitit 1968, krye-hetuesi sadist, Llambi Gegeni, hetuesi xhahil Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, më sakatuan në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër, më çanë kokën, më qorruan njërin sy, më shurdhuan njërin vesh, mbasi më thyen disa brinjë, gjysmat e dhëmballëve dhe gishtin e madh të dorës së majtë, më 23 tetor 1968, më çuan në gjykatë, ku mjerani Faik Minarolli, më dha një dhjetëshe burg politik. Pasi më prenë gjysmën e dënimit, sepse isha ende minoren, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, më 23 nëntor 1968, më shpunë në kampin politik të Repsit dhe prej atje, më 23 shtator 1970, në kampin e Spaçit, ku më 23 maj të vitit 1973, në revoltën e të dënuarve politikë, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan me pushkatim, katër martirë; Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko.

Më 23 qershor 2013, humbi zgjedhjet Partia Demokratike, proces më se normal në demokracinë që mëtojmë. Por më 23 tetor 2013, Drejtori i Përgjithshëm i Qeverisë rilindase, dërgoi urdhrin Nr. 2203, datë 23.10.2013, për; Lirimin nga detyra të një punonjësi policie. Pra Providenca Hyjnore, u pleks me Providencën rilindase neokomuniste dhe, pikërisht më 23 më zëvendësuan, as më pak e as më shumë, po me ish-operativin e Sigurimit të Burgut të Burrelit. Ku do kishte më domethënëse se kaq?! Ish-i burgosuri politik, zëvendësohet nga ish-persekutori!

          Autori

                   SHKËLQIM ABAZI

                                                                               R E P S I

                                                               (Kampi i punës së detyruar)

Memuaristikë

Këta tipa shëtitës treteshin si kripa në ujë, sa në kampe, sa në birucat e Degëve të Brendshme. Po ashtu si kripa, linin pas vazhdën e ndyrësisë së tyre, që s’ish e vështirë ta dalloje. Nga ngjyra e zbehtë e fytyrës, e mora me mend menjëherë, sapo do ish kthyer nga ndonjë “shërbim” makabër, ku me siguri s’dihej kujt mund t’i kish bërë gropën, duke e mashtruar të pranonte fajësi të pabëra, apo do i kish dalë ndokujt dëshmitar i rremë. Urrejtja po më vlonte përbrenda, megjithatë tentova ta shmangia: – “O Sali Nela, hiqmu qafe! Vërtetë surratin s’ta kam parë, po bëmat t’i njoh mirë! S’ka të burgosur që s’i njeh pisllëqet dhe horrllëqet e tua! Ndaj largomu, se do mallkosh ditën, kur ke lindur”! – e kërcënova dhe mendja po kërkonte një zgjidhje me shpejtësi maksimale.

– “Ehu-uu, sa kam kaluar në zdrukth si puna jote, unë! – m’u trimërua. – Pse o, ti do më shpëtoç mua”! – me një dorë vazhdonte të më përkëdhelte faqen, ndërsa me tjetrën, nisi të masturbohej. – “S’jam mësuar me sorra të zgjebosura unë, o kuçkë! Dua mish thëllëze! Dre-dre, zoçkat kalojnë njëherë te unë, pastaj te të tjerët”! – dhe vazhdonte masturbimin. Ndërsa truri kërkonte udhëzgjidhje, si mes një vizioni të përtymur, m’u faneps figura kokorroçe e Muharrem Dylit, me duart të kryqëzuara mbi gjoks. Në thellësi të kafkës, më gjëmuan fjalët e tij: “Jemi në xhungël këtu, or babuç….të ngacmoi, mbytja i pari, se po ndodhi ndryshe, ta la…, dëgjo vllaçkon ti”!

E mora vendimin. Lopatën me dhe, e derdha në gropë. Me shpejtësi rrufeje e ngrita lartë, pastaj ja lëshova mbi krye personit që masturbohej mbi mua, me sa më hante krahu. Një krisëm e shurdhët si jehona e mbytur e thesit të bykut, kur e shkundin me shkop, u pasua nga një klithmë e mprehtë, që ushtoi në tërë hapësirën e laboratorit. I godituri u shemb së prapthi pas pirgut me dhe të freskët, e përpëlitej, ndërsa unë vazhdoja të shtija e të shtija, kuturu.

Tingulli i metalit që përplasej mbi gurishte, u përzje me ulërimat dhe kaptoi kubenë e lartë të godinës, jehona rikthehej e shumëfishuar te unë. Më uturinin veshët nga këto zhurma të nakatosura, të cilat nxitën ndoshta më instiktin kafshëror. M’u lëbyrën sytë e vazhdoja të qëlloja, në hava. Nga pozicioni ku gjendesha, e kisha të pamundur të godisja saktësisht, se gjatësia e bishtit, ishte i limituar. Bëra të dilja jashtë gropës, po ajo ish e thellë, s’ja mbërrita. Atëherë e shtriva krahun më tepër, deri sa nga tingulli, dallova se duhej të shukej mbi kurm njeriu.

Inati më kish eklipsuar orbitat e trurit, ndjenjat qenë mpirë, logjika s’funksiononte. Papritmas nga vetëmbrojtës, isha shndërruar në grabitqar, që pavetëdijshëm e instinktivisht për mbijetesë, isha gati të shqyeja çdo të ngjashëm, që të më delte para. Sa herë kujtoj ato çaste, përfytyroj njeriun dhe kafshën, ngjashmëritë e diferencat mes tyre. Konkluzioni më rezulton paksa konfuz; kufiri ndarës mes njërës gjendje dhe tjetrës, s’është kushedi se sa i qartë; thjeshtë vetëm arsyeja e bën dallimin. Po zhvishe njeriun nga logjika dhe automatikisht, përfton kafshën më mizore.

Në analizën që jam rrekur t’i bëjë këtij rasti, kam arritur të gjejë anët e padukshme të karakterit njerëzor, apo shtazërinë humane. Nxite këtë veti-ves te kafsha-njeri, stimulo unin primitiv dhe ke përftuar kainin modern. Këto metoda i instrumentalizojnë popujt, të egërsohen deri në shtazëri kundër njeri tjetrit. Njeriut të qytetëruar, si qenia më perfekte mendërisht, po dhe më e manipulueshme shpirtërisht, vëri ballë arsyen e mos arsyes dhe në një farë mënyre, i ke injektuar drogën, i ke induktuar egërsinë, papandehur e ke shndërruar në antropofag.

Kjo e shpjegon faktin se si i ndërsejnë të panjohurit, se si e detyrojnë ushtarin në llogore, të kthehet në instrument vrastar; që të urrej me gjithë forcën e shpirtin, kundërshtarin në llogoren tjetër përkarshi, pa e ditur aspak cili është dhe si është? Pa u përplasur kurrë personalisht, pa shkëmbyer asnjëherë ndonjë fyerje të ndërsjellët, pa pasur ndonjëherë kontradikta individuale. Në fund, pa pikë dhembshurie humane, pa ndjenjën më minimale të mëshirës, shpojnë kurmet e njeri-tjetrit, me majën e mprehtë të bajonetës, si të ishin manekinë.

Sërish për të shpjeguar këtë fenomen, më vjen në ndihmë defiçenca e intelektit apo veti-vesi më i spikatur i kafshës-njeri. Mjafton që te individi të stimulosh sinergjinë negative dhe i ke eklipsuar logjikën! Preki sedrën e sëmurë dhe qenien e arsyeshme njeri, e ke transformuar në subjektin më të egër, në një minotaur me rrezikshmëri eksplozive, që pa mëdyshje e meriton të eliminohet nga faqja e dheut. Nën shtysën e këtyre instinkteve vrastarë, kafsha-njeri, zhduk të ngjashmin e vet, vëllai vret vëllanë, babai djalin, mëma birin, gruaja burrin e anasjelltas, madje kjo meduzë njëmijë krerëshe, ndihet krenare për triumfin ndaj të ngjashmit, si të përmbushte një detyrim hyjnor, pothuajse të shenjtë. Kështu lindin kainët!

Ulërimat e mprehta, të shoqëruara me britmat e thekshme që nxirrte i rrëzuari, tërhoqën vëmendjen e të tjerëve në sallat pranë. Ata, të tromaksur u sulën brenda e diç flisnin me zë të lartë. Por unë s’kuptoja asgjë nga ç’thoshin. Një hije m’u afrua, më zgjati dorën, por s’e përcaktova dot cili qe. E zura atë dorë të shtrirë, i dhashë trupit përpjetë, me ndihmën e gjunjëve mbështetur në paretet anësore të gropës, mbërrita të dilja jashtë. Sapo u dhashë në sipërfaqe, rrëmbeva bishtit të parë që më zuri dora dhe u lëshova mbi të plandosurin që vazhdonte ulërimat. Vegla kish qëlluar kazma qylyke, me çek të mprehtë.

Kur maja e kazmës iu drejtua fytyrës, personi i mbuluar me gjak, shtrirë nën këmbët e mia, çakërriti sytë. O Zot, ç’kokordhokë të zgurdulluar, të shqyer nga tmerri, njëkohësisht urryes e lutës deri në përgjërim! Toidho, sytë e një kau që pret t’a therin. Asnjëherë më në jetë, s’më ka rastisur të shoh shkëndijim të tillë. Ata sy të xhamtë, të terrorizuar deri në tmerr, më stepën një çast, me kazmën në ajër. Por nën shtysën e instinktit shtazarak, e lëshova mbi atë surrat të shpërfytyruar, pa asnjë grimë pishmëndi. Neveria përzierë me marazin, i kishin kyçur gjithë dyert e arsyes, inati i verbër dhe fyerja e paprecedentë, e kishin bjerrë logjikën.

Kazma u plas dhe u zhyt e tëra! Mandej një zhurmë qelqi që thyhet, shpoi trurin. “Ja çava kafkën”! – ulërita i ngopur me krimin tim, pastaj hapa shuplakat dhe e lëshova bishti që gjer atë moment, e shtrëngoja ethshëm. – “Ngriheni, vendoseni diku, me trupin drejt”! – urdhëroi dikush. “Në arkë-mort, atje e ka vendi qelbësira! Madje, më mirë, zhyteni te kjo gropa që hapa unë! Mbulojani kërmën, të mos qelbë dynjanë”! – mendova se kisha folur, po vetëm kisha përsiatur.

Poshtë këmbëve, një kurm të gjakosur lëvrinte si të kthenin në krah, një berr të therur, për t’i fryrë lëkurën që ta rripnin më lehtë. Por berri ish gjallë! Përpëlitej dhe ende s’i kish dalë shpirti! Ulërimat vazhduan të mbushnin kubenë. Gjithsesi, kishte shpëtuar. Në momentin final, dikush më kish dhënë të shtymën, kazma kish devijuar dhe ish zhytur në një arkë dërrase, nga ku erdhi krisma e qelqit që thyhet. Padyshim, ndonjë pajisje hidrosanitare, ish martirizuar, në vend të pederastit. Viktima i shpëtoi paq eliminimet përfundimtar, po edhe unë i shpëtoja ri dënimit të sigurt. Se kush qe shpëtimtari i dyfishtë, edhe sot mbas dyzetetre vitesh, s’kam arritur ta mësoj. Por sidoqoftë, do ta kisha kryer atë krim, si një kanibal i vërtetë, pa brehej ndërgjegje.

Madje, e kreva! Ato çaste isha tërësisht i bindur, se ndërmerrja veprimin më të drejtë. Vetëdija nuk funksiononte. Më zunë përkrahësh e më drejtuan diku. Se kush dhe për ku, s’e mora vesh. Hidhja këmbët si somnambul, pas xhindeve që më kishin zaptuar. Di-kund, më plasën mbi një stol dhoge. Para, boshllëk pacak. Një lloj perde e ndehur ngjyrë gjaku, tendosur nuk e di nga ç’dorë e padukshme, m’a kuqëloi shikimin. Mbase, ish vërtetë gjak! Por ishte shumë, shumë! Një det i tërë, një glob, madje një qiell dhe një galaktikë e tërë e kuqe! Asnjëherë më parë, s’kisha parë kaq shumë gjak! Gjak gjithandej, që rridhte, e rridhte nga vrimat kozmike.

M’u ndërmend vetja i vogël, me sherret fëmijërore e të adoleshencës, që përfundonin zakonisht me nga një flakërimë surratit, apo e shumta me një pizgë gjaku nën hundë. Si nëpër mjegull, shikimin m’a përthithi një zjarr i kuq, i largët e i paarritshëm, një tip rrezeje që projektohej mbi një ekran gjigant. Ndjesia, se gjithë kjo po shtjellohej mbi një beze të një skene abstrakte, në një sallë teatri absurd dhe që s’kishte asnjë lidhje me mua, më mposhti. U shkreha pa frymë, i drobitur dhe krejt apatik. Sytë më përcëllonin nga flaka e largët, që mbërrinte nga ekrani eterik, ndërsa në veshë më shungullonin pareshtur klithma dhe ulërima, si të ishin sinjale te ardhura nga përtej-bota.

Më shkundën për supesh. M’u drodh gjithë shtati, si të më kish përshkuar tej e tej një rryme elektrike. Nën efektin elektroshok, hapa sytë. Kur ç’të shohë! Gjendesha mbi stol në kovaçhanën e Qazimit! Zjarri s’qe pjellë fantazie, po i njëmendët! Forxha e Qazimit flakëronte, ndërsa vet Qazimi e të tjerët, rrinin mendueshëm, si të mpirë. Ja, çibuku i Qazimit shkëndijonte e tymonte! Pra, ishin njerëz realë, me mish e me eshtra, jo aktorë moviolash. Se kush më zgjati një cigare të ndezur e, ma vuri në buzë. E thitha me eks, mushkrit m’u mbushën me tym. Tymi kundër tymit! “Xhi-hi-i-xhi”! Helmi kundër helmit! Rreth dy muaj më parë, e kisha lënë duhanin, por çastin kur e thitha, m’u bë si ta kisha shuar të fundit para pesë minutash. Ajo cigare e hequr me babëzi ato momente dramatike, më ktheu në realitet, po do mbetej një ves i tej zgjatur, që do më ndiqte pas edhe në ditën e sotme, kur hedh këto shënime.

Dikush hoqi peliçen dhe ma hodhi krahëve: “Në qeli bën shumë ftohtë, vishe se do të duhet! Me xhaketë doku, nuk shtyhet një muaj birucë”! – “Birucë”? – fola përçart. “Po, or ta marsha, e ç’pret tjetër? Apo, don dekorata”?! Ai që foli, hoqi opingat e zhvesh çorapet e leshta, m’u avit dhe si më zhvati prej këmbëve llastikat e mia dhe pecet e pista, m’u shkreh: – “Vishi, pra, ti kënke veç n’pece”! E lashë të vepronte, pa e kuptuar ç’po ndodhte. Isha i trullosur, akoma s’isha ndërgjegjësuar për ç’kisha bërë dhe, as për ç’më priste pas kësaj.

Një tjetër më zgjati një qese duhan, po cili? S’e fiksova. Dukej, isha krejt i paaftë, të dalloja fytyrat e bashkëvuajtësve. “Fute këtë zhaken në xhep, se do të duhet atje”! – foli dhe e rrasi qesuken në xhepin e xhaketës sime. Edhe një tjetër, bëri të njëjtë gjë. Pasi nxori nga kutia një grusht duhan, bashkë me një defter letra, e derdhi në një qeskë lëkure që ia zgjatën: – “Merre edhe kët, se s’i dihet, po të mbajtën një muaj, të del mënd e kresë pa duhan! – “Në birucë?! O Zot”! Veprimet e bashkëvuajtësve, më kujtuan se shpejt do përfundoja në qeli.

Ishte ndëshkimi i parë, s’e kisha provuar ndonjëherë. Mungesa e eksperiencës, ngërthyer me terrorin psikologjik për të panjohurën që më priste, më bëri esëll. Mendova për orët, ditët, muajin dhe pastaj, për ri dënimin… e zemra m’u drithërua. “O Zot i Madh! Ç’më gjeti, mua të mjerin”?! Kisha dëgjuar të thoshin: “Këtu të dënojnë kot së koti edhe dy, edhe tri herë! Këta mezi ç’presin, të shtojnë dënim mbi dënime”! Po për çfarë se?! Për kë duhej të m’i shtonin mundimet! Për një pederast të ndyrë? O Zot! Nga kjo turbullirë ku po zhytesha, më nxori një bubullimë:

– “Të lumshin durt, ej burr, ç’m’i bane hakun atij çeni! E ka dasht prej kohet, aj pederasti! Po, t’na kishe thirr na, bre, se ti je i ri”! – “Ç’të kem bërë, vallë”?! S’po kthjellohesha dot, as për atë që bëra, as për atë që më priste. – “Njitash, sikur kanë ardh! – shtoi dikush. – Kan me t’lidh, po mos u nep, mbaje vedin! Fundja e më së fundi, t’tanë i kena hjek kto halle”! -Ç’ka m’i ba, të zuni kusuri! S’je as i pari, as i mbrapmi”! – u hodh një tjetër. – “Veç dita e parë asht nji fije e hidhët, ma von ke me pas ene t’jerë! Qetsohu, he burr, jan tuj ardhë”!

Ndërkaq mbërrinin gumëzhima të zhurmëta, me tone të ngritur, që afroheshin përherë e më pranë. Rrëmbyeshëm, një turmë policësh hynë në kovaçhanë; njeri u shkëput e m’u qas: “I d’nuem, a tëj e ke ba kët gjamë”?! – “Or shtazë, ke dasht me vra njeri, tëj”?! – m’u trus një tjetër. – “Zëne, or Ndrec, t’i futim nji t’lidhme, me e m’sue si vritet robi”! Ndreca m’u afrua me një shuk teli në dorë. Tre të tjerët, më kapën për krahësh dhe më kthyen me fytyrë për muri.

– “Jak, hej, a s’po e lidhim njitu? Për ideal, kena ene darët e Qazimit për m’e shtërngue paq”! – ai që foli, u zgjat mbi sergjen. – “Ç’je tuj bo, or shoq?! Argalit e mia jan me punue, jo me lidh rob”! – u fut në mes Qazim Vula, që deri ato çaste për shkak të dëgjimit të rënduar/ s’kish kuptuar qartë ç’po ndodhte. – “Or Frrok, qite jashtë kriminelin”! – urdhëroi ai që duhej të ish mbi tjerët. Më kllaposën ligësht, krahë e kofshë, gati havadan më hoqën rëshqanth, aq sa edhe këmbët s’më prekën në tokë. Ashtu zvarrë, u drejtuan për nga dera e dy kampeve.

Ky demonstrim force më kthjelloi, u ndërgjegjësova për pasojën. Kur i pashë të merrnin drejt hyrjes, mendova se iu shpëtova torturave të lidhjes pas shtyllës: “Epo, gjysma e së keqes, do më fusin një dajak dhe pastaj në birucë”! ngushëllova veten. Por isha gabuar. Me t’iu afruar portës, ata stopuan e më shtrinë përmbys. Më përdrodhën duart mbas shpine e, fytyrën m’a ngjeshën mbi llucën shkrirë nga thumbat e këpucëve. Diçka e mprehtë më preu në kyçet duarve, dhimbja therëse, m’u ngjit deri në zemër.

– “Or Jak, shtrëngoja në zero, ta marr vesht nji ky picirruku, si vritet robi. Pesha e disa trupave e gozhdët e kundrave, sa s’po më nxirrnin shpirtir – “Ndrec a, ç’ka ba nji ky, bre”?! – njoha zërin e Mark “mustakuqit”, siç quanin ne të dënuarit, për shkak të mustaqeve të verdha, që i përdridh për merak. Mark “mustakuqin”, e mbanin për policin më të mirë, të paktën s’ishte dhunshëm me të dënuarit. – “Mark a, shihe nji kët spurdhjakun, ka dasht me vra Salën, bre”! – i ktheu Ndreca. – “Kë Sal, o? Ah-ahh, at b…q…, at’ shkërdhatën, pederastin? – shprehi habi Marku. – Për njikët e keni lidh, a”?!

– “Po, or shoq, a e din se asht mik i operativit, hej”?! – iu përgjigj tjetri. – “Po, qe besa, e dij mir boll! Por dij q’asht ene imoral, or shoq! Ç’m’ paska ba hakun, burra”! – “Pruhu, Mark, ik bre, na len t’bajm punën”! Me fytyrën mes baltës, dëgjova hapat e Mark “mustakuqit” të bënin tej, ndërsa të tjerët mbaruan lidhjen, më ngritën në këmbë e, më kthyen drej shtyllës elektrike, nën karakollit të rojës.

Më dhanë një shqelm në të pasmet, që u pasua nga një i dytë dhe nga një e shtyme e beftë, pas kurrizit. Këmbët m’u ngatërruan ke-qazi me njëra tjetrën. Duke u kalamendur, iu drejtova trungut të shtyllës si flurudhë dhe me siguri do kisha pësuar dëme serioze, sikur para përplasjes fatale të mos bëja përpjekje mbinjerëzore. Zhepova paksa në një krah. Koka shpëtoi, por e pësoi supi. Një dhimbje llahtarë, më sëmboi në zemër. Duket, klavikula kish marr krisje. U plasa pa ndjenja mbi një gëmushë trëndafilash të egër. Humba në eter.

Atëbotë, i pandërgjegjshëm për veprimet e mëtejshme që ndërmorën me trupin tim, s’kuptova se ç’u bë. Më pas, kur do vija në vete, i mora me mend. Ata, më kishin kryqëzuar atyllës, ashtu të kllaposur, më kishin braktisur në mëshirë të llohës. Më shumë do më rrëfenin bashkëvuajtësit, kur dola nga biruca. Ata e kishin ndjekur skenën nga lartësia e kodrës, ku çdo detaj, dukej si në pëllëmbë të dorës. Nuk di të them saktësisht, sa kohë duhet të kem nusëruar kështu. Por, ndjeva mbi fytyrë të më përplasej një gulsh i ftohtë uji, nakatosur me gjilpërëza që m’u ngulën në mish. Nofullat dridheshin e dhëmbët trokëllinin pareshtur.

Llohja e shiu më rrihte me pareshtur. Rrymat e forta të luginës së Fanit, rrëmbenin dhe vërtisnin në furinë e tyre çmendurake valët e ujit mbi kurmin tim. I ftohti i kthente pikëzat në thumba akulli, që jepnin mes fishkëllimave të thekëve të një kamxhiku. Pozicioni kllaposur pas shtyllës, e dyfishoi torturën, s’arrija të lëvizja krahët, as këmbët, asnjë pjesë të trupit. Nga dhimbjet therëse, arrita të gjej se më kishin lidhur trefish; te supet poshtë qafës, te duart në bel, poshtë gjunjëve, te kërcinjtë. Dridhërima më kaploi çdo qelizë, ndjeja të ftohtin kur zhytej e mbërrinte palcë.

Peliçja që më veshën shokët pak para se të më rrëmbenin policët, u bë mburoja e parë për ujin, që s’arriti të depërtonte deri në mish. Kishte kaluar mbi gjysma e ditës së punës. Këtë e kuptova kur pashë rojet vertikale të togës së ushtarëve, që zëvendësonin njeri tjetrin nëpër oklle. Në burgje, s’lejonin sahat për të matur kohën. Sikur donin të na thonin; “Për ju, ka ndaluar ora! Koha juaj matet me vite e dhjetëvjeçarë!” Nocioni “orë dhe kohë”, ish bërë shpesh objekt talljesh, mes të dënuarve dhe policëve.

Në një rast në Spaç, miku im Esat Kalaj, duke iu referuar orës si objekt dhe kohës si nocion, u tall hidhët me policin më të ashpër, po edhe më injorantin në burgjet politike, Preng Rrapin. – “Iku ora, or tëj”! – ish ankuar polic Ndreca. – “Sa ka shkue, or Ndrec”! – e kish pyetur tjetri. – “Tash ka kapërcye dymbëdhjetë e kacafiu”! – ia kthen i pari. – “Qe besa, paska shkue vonë”! – shfreu ai që kish pyetur. “Të d’nuem, lueni, se na xuni darka”! – urdhëroi zëlartë Preng Rrapi, me kapadaillëkun prej budallai.

– “S’na duhet vakti, neve, po jeta”! – ja kish kthyer Esat Kala. – “Or tëj, orën e kena na, ju veç prangat keni”! – e kërcënoi Prenga dhe me gishtin tregues, i binte xhamit të një sahati rroskop, lidhur pas kyçit të dorës, me një rrip letre. – “M’a gëzofsh, juve u ka mbetur ora, por ne kemi kohën në dispozicion”! – ja pat kthyer Esati, duke aluduar për të ardhmen që shpresonte se na përkiste ne dhe ideve tona. – “Hekrat, bre, n’birucë, or tëj! Don m’u tall surrati i jot”! – iu kërcënua kapter Prenga dhe Esati përfundoi, një muaj në izolim.

Në mungesë të orës, të dënuarit kishin shpikur ca metoda origjinale, që në kushte lirie, s’mund të imagjinohen sepse s’i hyjnë në punë askujt. Gjatë muajve të verës, kur dita ishte me diell, ora e të burgosurve, ishte fare e thjeshtë; një kunj i ngulur mes një rrethi të ngjashëm me fushën e sahatit, gjithë vijën e harkuar e ndanin në dymbëdhjetë pjesë të barabarta, që t’i korrespondonin secila një numri. Aq mjeshtëri kishin fituar ata në këtë zeje, saqë në çdo moment të ditës me diell, duke ndjekur lëvizjen e hijes së kunjit, të jepnin me saktësi orën, madje edhe minutën, po t’ua kërkoje. Ora diellore e burgut, mund të krahasohej, për saktësinë e saj, me etalonin e Londrës.

Kam qenë prezent në një rast, kur kujunxhiu nga Durrësi Fran Shiroka, fitoi bastin me disa inxhinierë të lirë. Mbasi u kontrolluan dhjetë orë “Superatllantik” e “Pobieda”, secila prej tyre, ish disa sekonda para apo prapa, kurse kunji i Franit, ishte fiks, i pagabueshëm asnjë sekondë. Shpërblimi prej dy paketash cigare “Partizani”, ishte vërtetë simbolik, por i merituar. Të dënuarit në burgje, kishin edhe aleatë të tjerë, që në rrjedhën e viteve, ishin bërë edhe sahat, edhe miq të pandarë.

Këta sipas rastit, mund të ishin kafshë, shpendë, po edhe zvarranikë: si kali çalaman i Bedenit të Kavajës, lejleku i plagosur i kanaleve kulluese të Thumanës, dallëndyshja e Burrelit, pulëbardha e Skrofotinës, po më tipiku, ai që do 3 në historinë e burgologjisë shqiptare, si qeni i parë antikomunist, “Tartarini”, këlyshi i Spaçit, që në revoltën e 21 majit 1973, përfundoi i dënuar me vdekje, me pushkatim.

Por sipas vendit, aleati mund të edhe një hardhucë, një bretkosë apo një mi, etj. Këta aleatë ishin afruar aq shumë me miqtë e tyre të dënuar, si rrjedhojë e trajtimit me dashuri dhe përkushtim të këtyre të fundit, saqë çdo ditë në orarin i prisnin që t’i shoqëronin, nga kampi në punë, dhe anasjelltas. Ndoshta kur të vij radha, mund t’i përmendim, si ato të ditëve me re dhe në dimër kur moti kish llohë, të dënuarit orientoheshim nëpërmjet veprimeve të togave ushtarake. Ndiqnim me vëmendje rojet, kur zëvendësoheshin nëpër karakolle. Kur ishte ftohtë ushtarët i ndërronin çdo katër orë, ndërsa kur bënte shumë-shumë ngricë, çdo dy orë./ Memorie.al

Diario Crónica (1969) Jehonë në Argjentinë për filmin “Unë kam takuar ciganë të lumtur” me aktorin e madh Bekim Fehmiu

Burimi : Diario Crónica, e enjte, 12 qershor 1969, faqe n°20

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Korrik 2024

“Diario Crónica” ka botuar, të enjten e 12 qershorit 1969, në faqen n°20, një shkrim për filmin e suksesshëm “Unë kam takuar ciganë të lumtur” me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Luxor : suksesi cigan

Burimi : Diario Crónica, e enjte, 12 qershor 1969, faqe n°20

Filmi “Unë kam takuar ciganë të lumtur ose Mbledhësi i puplave” ka hyrë në javën e dytë të shfaqjeve – ngjarje që na gëzon për cilësinë e shkëlqyer të filmit – në kinemanë Luxor, me aktorin e madh Bekim Fehmiu dhe Olivera Vučo në rolet kryesore. Kompania Kinematografike “Norma” njofton se të shtunën do të ofrohet shfaqja e filmit në orët e vona të natës nën kujdesin e Shoqatës së Kronikave Kinematografika të Argjentinës.

Katër presidentë amerikanë janë vrarë, të tjerë janë plagosur dhe sulmuar gjatë historisë

VOA/Marrë nga Associated Press

Përpara atentatit të së shtunës ndaj ish presidentit Donald Trump, ka pasur raste të shumta të dhunës politike që synonin presidentët amerikanë, ish-presidentët dhe kandidatët presidencialë të partive kryesore.

Një vështrim mbi disa nga atentatet dhe përpjekjet për vrasje që kanë ndodhur që nga themelimi i kombit në vitin 1776.

ABRAHAM LINCOLN, presidenti i 16-të

Abraham Lincoln ishte presidenti i parë që u vra, i qëlluar nga John Wilkes Booth më 14 prill 1865, ndërsa ai dhe gruaja e tij, Mary Todd Lincoln, po ndiqnin një shfaqje të komedisë “Kushëriri ynë amerikan” në teatrin Ford në Uashington.

Ai u dërgua në një shtëpi përballë teatrit për trajtim mjekësor pasi u qëllua në pjesën e pasme të kokës. Ai vdiq të nesërmen në mëngjes. Mbështetja e tij për të drejtat e zezakëve është përmendur si një motiv për vrasjen e tij.

Abraham Lincoln u pasua nga zëvendëspresidenti Andrew Johnson.

Atentatori Booth u qëllua dhe u vra më 26 prill 1865, pasi u gjet i fshehur në një hambar pranë Bowling Green të Virxhinias.

JAMES GARFIELD, presidenti i 20-të

James Garfield ishte presidenti i dytë që u vra, gjashtë muaj pas mori detyrën. Ai po ecte nëpër një stacion treni në Uashington më 2 korrik të vitit 1881, për të kapur një tren për në New England, kur u qëllua nga atentatori Charles Guiteau.

Alexander Graham Bell, shpikësi i telefonit, u përpoq pa sukses të gjejë plumbin në gjoksin e presidentit Garfield duke përdorur një pajisje që ai e kishte projektuar posaçërisht për presidentin. I plagosur për vdekje presidenti Garfiel qëndroi i shtrirë në Shtëpinë e Bardhë për disa javë, por vdiq në shtator, pasi u dërgua në bregun e Nju Xhersit.

Ai u pasua nga nënpresidenti Chester Arthur.

Atentatori Guiteau u shpall fajtor dhe u ekzekutua në qershor të vitit 1882.

WILLIAM McKINLEY, presidenti i 25-të

William McKinley u qëllua pasi mbajti një fjalim në Buffalo tw Nju Jorkut, me 6 shtator të vitit 1901. Ai po shtrëngonte duart me njerëzit kur një burrë e qëlloi dy herë në gjoks nga afërsia. Mjekët kishin pritur që presidenti McKinley të shërohej, por më pas u shfaq gangrena rreth plagëve.

Presidenti McKinley vdiq më 14 shtator të vitit 1901, gjashtë muaj pas fillimit të mandatit të tij të dytë.

Ai u pasua nga nënpresidenti Theodore Roosevelt.

Leon F. Czolgosz, një i papunë, 28-vjeçar, banor i Detroitit, pranoi se kishte kryer sulmin. Ai u shpall fajtor në gjyq dhe u dënua me vdekje në karrigen elektrike më 29 tetor të vitit 1901.

FRANKLIN D. ROOSEVELT, presidenti i 32-të

Franklin D. Roosevelt, në atë kohë president i zgjedhur, sapo kishte përfunduar një fjalim në Miami nga pjesa e pasme e një makine të hapur, kur u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Ai nuk u plagos nga të shtënat në shkurt tw vitit 1933 që vranë kryebashkiakun e Çikagos, Anton Cermak.

Guiseppe Zangara u shpall fajtor për sulmin dhe u dënua me vdekje.

HARRY S. TRUMAN, presidenti i 33-të

Harry Truman po qëndronte në Blair House, përballë Shtëpisë së Bardhë, në nëntor të vitit 1950, kur dy persona të armatosur hynë brenda.

Presidenti Truman nuk u plagos, por një polic i Shtëpisë së Bardhë dhe një nga sulmuesit u vranë në një shkëmbim zjarri. Dy policë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë u plagosën.

Oscar Callazo u arrestua dhe u dënua me vdekje. Në vitin 1952, presidenti Truman e ndryshoi dënimin me burgim të përjetshëm. Ai u lirua nga burgu në vitin 1979 nga presidenti Jimmy Carter.

JOHN F. KENNEDY, presidenti i 35-të

John Kennedy u qëllua për vdekje nga një vrasës i fshehur i armatosur me një pushkë teksa vizitoi Dallasin në nëntor të vitit 1963 me zonjën e parë Jacqueline Kennedy. Të shtënat shpërthyen teksa autokolona e presidentit kaloi nëpër Dealey Plaza në qendër të Dallasit.

John Kennedy u dërgua me urgjencë në Spitalin Memorial Parkland, ku vdiq pas pak.

Ai u pasua nga zëvendëspresidenti Lyndon B. Johnson, i cili u betua në një sallë konferencash në bordin e Air Force One. Ai është i vetmi president që bëri betimin në avion.

Disa orë pas atentatit, policia arrestoi Lee Harvey Oswaldin, i cili dy ditë më vonë ndwrsa po dërgohej nga selia e policisë në burgun e qarkut, u qëllua për vdekje nga pronari i një klubi të natës në Dallas, Jack Ruby.

GERALD FORD, presidenti i 38-të

Gerald Ford u përball me dy tentativa për vrasje brenda javësh në vitin 1975, por kaloi pa dëme.

Në përpjekjen e parë, presidenti Ford ishte rrugës për në një takim me guvernatorin e Kalifornisë në Sacramento, kur dishepulli i Charles Manson, Lynette “Squeaky” Fromme, çau mes një turme në rrugë, nxori një pistoletë gjysmë automatike dhe ia drejtoi presidentit. Arma nuk shkrepi.

Fromme u dënua me burg dhe u lirua në vitin 2009.

Vetëm 17 ditë më vonë një grua tjetër, Sara Jane Moore, u përball me presidentin Ford jashtë një hoteli në San Francisko. Ajo qëlloi me armë dhe dështoi të qëllonte presidentin. Një kalimtar rasti e zuri nga krahu teksa po përpiqej të qëllonte sërish.

Sara Jane Moore u dërgua me burgim dhe u lirua në vitin 2007.

RONALD REAGAN, presidenti i 40-të

Ronald Reagan po largohej nga një fjalim në Uashington, po ecte drejt autokolonës së tij kur u qëllua nga John Hinckley Jr., i cili ishte në turmë.

Presidenti Reagan u shërua nga plagët e pësuara në marsin e vitit 1981. Tre persona të tjerë u qëlluan, përfshirë sekretarin e tij të shtypit, James Brady, i cili ishte pjesërisht i paralizuar si pasojë e plagëve.

John Hinckley u arrestua dhe u mbyll në një spital psikiatrik pasi një juri e shpalli atë të pafajshëm për shkak të gjendjes mendore. Në vitin 2022, Hinckley u lirua nga mbikëqyrja pasi një gjykatës përcaktoi se ai “nuk ishte më një rrezik për veten ose të tjerët”.

GEORGE W. BUSH, presidenti i 43-të

George W. Bush po merrte pjesë në një tubim në Tbilisi në vitin 2005 me presidentin gjeorgjian Mikhail Saakashvili, kur një granatë dore u hodh drejt tij.

Të dy burrat ishin pas një mburoje antiplumb kur granata, e mbështjellë me leckë, ra rreth 30 metra larg tyre. Granata nuk shpërtheu.

Vladimir Arutyunian u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

THEODORE ROOSEVELT, kandidat për president

Ish presidenti u qëllua në Milwaukee në vitin 1912 gjatë fushatës për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, ku kishte shërbyer më parë për dy mandate si president.

Letrat e palosura dhe një këllëf metalik i syzeve në xhepin e z. Roosevelt me sa duket e dobësuan goditjen e plumbit dhe ai nuk u plagos rëndë.

John Schrank u arrestua dhe e kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij në spitalet e shëndetit mendor.

ROBERT F. KENNEDY, kandidat për president

Robert Kennedy po synonte emërimin e Demokratëve kur u vra në një hotel në Los Anxhelos, pak kohë pasi mbajti fjalimin e tij të fitores në zgjedhjet paraprake në Kaliforni të vitit 1968.

Kennedy ishte një senator amerikan nga Nju Jorku dhe vëllai i presidentit John F. Kennedy, i cili u vra pesë vjet më herët.

Pesë persona të tjerë u plagosën nga të shtënat.

Sirhan Sirhan u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me vdekje. Kjo u ndryshua në burgim të përjetshëm.

GEORGE C. WALLACE, kandidat për president

George Wallace po synonte emërimin si kandidat presidencial nga demokratët kur u qëllua gjatë një ndalese fushate në Maryland në vitin 1972, një incident që e la atë të paralizuar nga beli e poshtë.

Zoti Wallace, guvernator i Alabamës, ishte i njohur për pikëpamjet e tij segregacioniste, nga të cilat më vonë hoqi dorë.

Arthur Bremer u dënua me burgim pas sulmit dhe u lirua në vitin 2007.

Nga Truman e Kennedy te Reagan e Trump, atentatet më të bujshme në politikën amerikane- Ç’na tregon historia

Sulmi me armë ndaj Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani është konsideruar nga shërbimet sekrete si atentati më serioz ndaj një Presidenti apo ish-Presidenti amerikan që nga viti 1981.

Më 30 mars 1981, Presidenti Ronald Reagan u qëllua jashtë hotelit Hilton në Washington, D.C., nga John Hinckley Jr. Ky sulm ndodhi vetëm disa muaj pasi Reagan kishte marrë detyrën si President i SHBA-së, dhe u bë një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe të tronditshme të dekadës.

Reagan u plagos rëndë, por mbijetoi. Tre persona të tjerë u plagosën: James Brady (sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë), Thomas Delahanty (oficer policie), dhe Timothy McCarthy (agjent i Shërbimit Sekret). Ngjarja përforcoi imazhin e Reagan si një lider i fortë dhe ndihmoi në rritjen e popullaritetit të tij. Sulmi gjithashtu çoi në ndryshime në ligjet e sigurisë dhe përforcimin e masave mbrojtëse për presidentin.

Sulmi me armë që ndodhi ndaj Donald Trump është i fundit në një seri sulmesh që kanë ndodhur përgjatë dekadave ndaj figurave politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në janar të 2011 u sulmua me armë anëtarja e Dhomës Përfaqësuese, Gabriell Gifords. Sulmi ndodhi në qytetin Takson, në shtetin jugperëndimor Arizona të Shteteve të Bashkuara. Ajo sapo kishte përfunduar bisedën e saj me banorët lokalë, si pjesë e një nisme të re të Partisë Demokratike e quajtur “Kongresi në këndin tuaj”, kur një person i armatosur e kishte shkrepur armën kundër saj në kokë. Ajo u plagos në gjendje kritike.

Nga ky sulm u vranë gjashtë persona, disa të tjerë u plagosën, ndërsa Amerika u shokua. Policia e ka arrestuar të armatosurin e dyshuar. Anëtari i fundit i Kongresit ishte vrarë para 30 vjetësh.

Ishte 18 nëntori i vitit 1978, kur anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA-ve, Leo Rajan, demokrat nga Kalifornia, ishte në mes të udhëtimit të tij për në Guajana, shtet në pjesën veriore të Afrikës së Jugut.

Ai dhe stafi i tij po zhvillonin hetime për raportet se kulti amerikan, i quajtur Tempulli i Popullit, fillimisht me prejardhje nga rajoni i distriktit kongresional të Rajanit në San Francisko, ishte rivendosur në këtë hapësirë dhe po i mbante njerëzit kundër vullnetit të tyre.

Ai u tha anëtarëve të kultit se ishin të lirë të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara së bashku me të.

Por, Leo Rajan dhe përcjellësit e tij ishin sulmuar nga anëtarët e Tempullit të Popullit, afër vendit Xhonstaun.

Capture1
Capture1

Atentatet

Leo Rajan dhe katër persona të tjerë u vranë. Më vonë, më se 900 pjesëtarë të Tempullit të Popullit bënë vetëvrasje masive, në ngjarjen e njohur me emrin “Masakra Xhonstaun”.

Para atentatit kundër zotit Rajan, anëtari i fundit i Kongresit që ishte vrarë në atë kohë, ishte senatori Robert Kenedi, që po synonte nominimin presidencial në Partinë Demokratike, në vitin 1968.

Pasi kishte arritur një fitore madhore në Kaliforni, më 6 qershor të vitit 1968, Kenedi mbajti një fjalim të paluhatshëm dhe u vra disa momente më vonë nga Sirhan Sirhan, një palestinezo-amerikan, i cili pati thënë se ishte i motivuar nga zemërimi i tij për politikën e Kenedit ndaj Lindjes së Mesme.

Më tepër se tri dekada para vrasjes së Robert Kenedit, një tjetër senator me ambicie presidenciale, Huej Long, nga Luiziana, ishte vrarë. Atë e kishte vrarë nipi i kundërshtarit të tij të ashpër politik.

Xhejms Hinds, që e kishte përfaqësuar Arkanzasin menjëherë pas Luftës Civile Amerikane, ishte vrarë nga një anëtar i Ku Klux Klan, gjatë një ngjarjeje publike në vitin 1868.

Pak minuta para vrasjes së presidentit Xhon F. Kenedi, 22 nëntor 1963.

Vrasjet e presidentëve janë më tepër të njohura, e veçanërisht vrasja e ish-presidentit Xhon F. Kenedi, i cili ishte vrarë në Dallas të shtetit Teksas, në nëntor të vitit 1963.

Në atë kohë, televizionet e kishin ndërprerë programin e tyre të rregullt për ta dhënë lajmin e vrasjes.

Ja se si u bë kjo në rrjetin CBS, kur u ndërpre një program argëtues:

“Në Dallas të Teksasit, tri herë u qëllua konvoji i veturave të presidentit Kenedi, në qendër të Dallasit. Raportet e para thonë se presidenti Kenedi është plagosur seriozisht nga këto të shtëna”, pati raportuar CBS, në nëntor të vitit 1963.

Vrasja e Xhon Kenedit pati ndikim të gjatë në shumë amerikanë. Njerëzit qanin hapur nëpër rrugë, shkollat ishin mbyllur, ndërsa tubime përkujtimi të menjëhershme ishin mbajtur në shumë qytete.

Tre presidentë të tjerë po ashtu janë vrarë: Abraham Linkoln në vitin 1865, Uilliam Mekinli më 1901 dhe Xhejms Garfild në vitin 1881.

Disa presidentë të tjerë u shpëtuan atentateve. Kjo i ka ndodhur dhe ish-presidentit Ronald Reagan, i cili ishte qëlluar në qafë, më 30 mars, 1981, pas vetëm 69 ditësh në presidencë. Zoti Regan i kishte shpëtuar atentatit, edhe pse kishte humbur gjysmën e gjakut të tij.

Në vitin 1975, kundër ish-presidentit Gerard Ford ishin ndërmarrë dy sulme me armë gjatë një muaji.

Në vitin 1950, dy nacionalistë portorikanë ishin përpjekur të vrisnin presidentin Heri Truman. U shkëmbye zjarr me sigurinë e zotit Truman, por nuk ia dolën ta qëllojnë presidentin. bw

MARY EDITH  DURHAM E  SHKODRA  EUROPJANE- Nga Fritz EADOVANI: PJESA E PARË

MARY EDITH DURHAM

(1863 – 1944)

 

Kështu e thirri Edith Durham Shkodren në 1901: “Shkodra Europjane!”

Mary Edith Arthur DURHAM ishte vajza e madhe prej tetë fëmijve që kishte një mjek kirurg i njohun në Londer Arthuro Durham. Në moshë të vogel u çfaqën tek kjo vajzë prirjet per art. Talenti i saj i dha drejtim që në moshë të vogel drejtë Akademisë së njoftun Mretnore t’ Arteve.

Vdekja e Babës Arthur i hapi probleme mbasi kishte edhe nanen e smurë dhe i duhej kujdes i madh per ate. E kjo nuk ishte punë ditësh po vitesh.

Kur Edith ishte në moshen 37 vjeçare, mjekët e këshilluene që do t’ ishte mirë me ba një pushim jashta  Londres, që të qetsohej. E ashtu bani!

U nis fillimisht në Triestë e prej aty me një anije të Austrisë, pronarit të njoftun Llojd, udhtoi drejtë Kotorrit e në Cetinë të Malit të Zi. Ishte muej Gusht i vitit 1900, kur Edith shkruen: “Kur xuna përherë të parë një fill të lamshit ballkanik, pa kuptue se sa thellë do të ngatërroheshe ma vonë dhe, aq ma pak, se si ky lamsh do të mplekste ma në fund gjithë botën”.

VIZITA E PARË E MARY EDITH DURHAM NË SHQIPNI

 

Mbas një qendrimi disamujor në Mal të Zi, u nis per vizitë në Shqipni.

Ishte viti 1901 kur Edith Durham viziton perherë të parë Shqipninë dhe u vendos në qytetin e Shkodres, per të cilin Ajo ka shkrue: ‘U mahnita nga energjia dhe origjinaliteti i popullit Shqiptar… “Shkodra më bani për vete. Kishte ngjyrë, jetë, art. Banorët ishin miqësorë dhe të aftë dhe, nuk e kalonin kohën tue pi raki apo tue u sorollatë poshtë e përpjetë rrugave, si në Cetinë. Kishte mbi vete diçka të njerëzishme”.

Mendoj se:“Miss Edith DURHAM asht personi ma i Nderuem jo Shqiptar, që ka vizitue Shkodren në Shek. XX, dhe ka vlersue tej mase qytetarët e atij Qyteti Hero si asnjë i huej, që ka shkelë aso kohe në kalldramet e rrugave të Shkodres së nderueme të Ilirisë së vjeter pranë Rozafës!”

Në Shkoder Ajo u vendos në shtëpinë e Mark Shantojës, i cili ma vonë u ba shoqnuesi i saj në udhëtimet e viseve të Veriut Shqiptar. Gjatë këtyne udhëtimeve ajo mblodhi dhe shënoi ngjarje e histori si dhe fotografoi afër pothuaj çdo aspekt të jetës së fshatëve malore, tue grumbullue një arkiv të pasun nga trashigimia kulturore shekullore e qytetit të vjeter.

Mary Edith Durham që në momentet e para të ardhjes në Shqipni tregon se Ajo asht shumë e perkushtueme per çështjen Shqiptare.

Mbas Luftës së Parë Botnore Edith Durham u kthye në Londer dhe në vitin 1918, ishte sekretare e Shoqatës Angli – Shqipni që u themelue nga Aubrey Herbert në Londer, per mbrojtjen e të drejtave të Shqiptarve.

Edith Durham u perpoq per njohjen e Shqipnisë në Lidhje të Kombeve.

U angazhue kryesisht në vitin 1920 si Mike e Shqiptarve, dhe qendroi pa u shkëputë asnjëherë nga mbrojtja e të drejtave të tyne deri në vdekje.

Në vitin 1939 Ajo ishte 76 vjeç dhe doli me pankartë në rrugët e Londres, të shkrueme anglisht: “Larg duertë prej Shqipnisë!”. Ishte dishka krejt’ e paparashikueshme nga londinezët një qendrim i këtillë i Saj!

Edit Durham në moshen 81 vjeçare, me 15 Nandor 1944, u nda kso jete!

Po, Emni i Saj mbeti i Perjetshem në Zemrat e Shqiptarve me Veprat që Edith Durham i ka lanë të shkrueme Popullit Shqiptar aq të dashtun me disa episode të panjoftuna po të perjetëshme në zhvillimet e Tij historike.

Në 25 vjetë Ajo i la Popullit Anglez dhe Shqiptar këto Vepra që kurr nuk do të shlyhen nga kujtesa historike dhe publiçistike e Shekullit XX:

“Nëpër tokat e serbëve” (1904). “Brenga e Ballkanit” (1905), “Shqipnia e Epërme” (1909), “Lufta për Shkodren” (1914), “Njëzet vjet ngatërresa Ballkanike” (1920) dhe “Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve” (1928), pa shenue këtu publiçistiken e shkelqyeshme të Miss Mary Edth Durham.

Asht shumë interesante që Edith Durham erdhi krejt rastësisht tek ne në Shqipni dhe në një kohë aq të shkurtë ka shpreh kur ishte këtu si dhe në librat e Saja, mendime të vlefshme per kulturen tonë dhe trashigiminë e saj e, posaçerisht per Shqipninë e Veriut dhe malsorët e Alpeve tona.

Ajo jo vetem jep mendime të vlefshme per krahinat tona të Veriut po, ajo që ka një randësi të madhe per ne, asht se shqiptarët dhe të huejt do të mësojnë nga Ajo disa të vërteta nga historia e tyne, dhe shumë të dhana për kombin, për trashëgiminë tonë kulturore, për qëndrimet e sjelljet e fqinjëve dhe të Fuqive të Mëdha në fillim të shek. XX, si dhe në vazhdim kundrejt Shqipnisë, tokave té saja dhe qeverisjes sonë. Referencat e Saja janë udhzime të vlefshme per studjuesit tonë të ardhëshem në të gjitha fushat e ndryshme shkencore dhe kryesisht ato historike e gjuhësore.

Edith Durham u njoh me popullin tonë e Ajo u ba, jo vetëm dashamirse e  shpirtit dhe e kulturës së tij, jo vetëm një përshkruese dhe studjuese e traditave dhe e ngjarjeve të tij, jo vetëm një flamurtare e flaktë e të drejtave të Popullit Shqiptar, por edhe pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë e pershkrimit saktë të disa ngjarjeve si kroniste besnike e tyne, me një fjalë, Ajo ishte një luftëtare e dejë dhe e zjarrtë e çështjes Shqiptare.
Me qëllime të caktueme  nënvleftësuese të krijimtarisë së Saj ka shumë pseudoshkencëtarë që e cilsojnë Atë nder shkrimet e veta si shqiptarofile dhe me epitete të tjera, nga i vetmi qellim që asht një “mëkat” që Ajo e kishte, sepse ushqente simpati e ndjenja të sinqerta ndaj popullit Shqiptar, tue vue vedin perballë në mbrojtje të së vërtetës historike dhe të çeshtjës Shqiptare.

Ajo ishte me të vërtetë një e huej proshqiptare por asnjëherë nuk ishte armiqësore me popujt serb e atë malazez, por ishte kundër politikës së tyne gjithnjë pushtuese ndaj trojeve Shqiptare. Sa ishte gjallë, epiteteve të këtilla që i venin të huejtë kurr nuk ju asht pergjegjë, përkundrazi, miqësinë me Popullin Shqiptar e konsideronte një fat të madh, që Ate e bante edhe ma krenare dhe të lumtun në jeten e Saj. Edith Durham ishte rast i rrallë me një përkushtimi të këtillë ndaj fateve të një populli mik.

Ndoshta ndikonte edhe ajo që pernatyrë kje intelektuale e guximshme.
Edith Durham ishte parimore e mbi të gjitha guximtare. Ajo nuk kishte paragjykime ndaj popujve të tjerë ballkanikë, por i gjykonte çështjet me drejtësi. Ajo tue veshtrue popujt e Ballkanit, i cili popullohej nga sllavët dhe shqiptarët arriti të kuptonte shumë mirë intrigat, mbrapaskenat dhe veprimet djallëzore të serbëve dhe malazezëve ndaj Popullit Shqiptar.

E ato ngjarje dalin të sakta nga pershkrimet e historianit Nail Draga, i cili shpjegon sesi Mit’hat Frashëri, që në vitin 1914 në gazetën “Liri e Shqipërisë” shkruente: “Miss Durhamit, shkrimtares angleze, duhet t’i shprehim mirënjohjen më të madhe dhe t’i blejmë një penë të florinjtë për të mirat që ka bërë ndaj Shqipërisë”.

***
Mbas ramies së diktaturës dhe miratimit të pluralizmit në Shqipni nga viti 1992 e ma vonë, kanë fillue të botohen veprat e Edit Durham, të plota pa çensurë. Duhet cilsue puna plot pasion e profesionalizëm e shtëpive botuese si ARGETA –LMG, Camaj-Pipaj, Arbëria, Dituria etj., në botimin e veprave të Edith Durham të plota  dhe të përkthyeme në shqip.

Veprimtaria e saj hulumtuese e botuese ka kenë nxitje nga autoritete të ndryshme shkencore e kulturore, ku i janë kushtue artikuj, studime e botime të veçanta. Në gamën e këtyre botimeve bajnë pjesë: Afrim Q.Karagjozi, Mary Edith Durham,Tiranë, 2012, Medina Çoba, Mary Edith Durham dhe Shqiptarët, Tetovë, 2014,Marcus Tanner, Mbretëresha e Malësisë-Edith Durham dhe Ballkani, Prishtinë, 2017 etj.

Tue analizue jetën dhe veprimtarinë e Edith Durham, del se Ajo ishte grue e fortë, me kurajo, energjike, e dhanun mbas historisë, të shkruemit e saktë të saj dhe pikturës. Pra, ishte një grue ndryshe nga të tjerat.

Në vend të jetës së qetë dhe angazhimeve artistike Durham zgjodhi të kundërten, sepse jeta e saj nga koha kur la Anglinë, mori tjetër kthesë. Për 20 vjet Ajo jetoi në Ballkan. Punoi tue mbledhë materiale historike, tue i shkrue nder librat e saja e tue pikturue nder revista të kohes vepra me vlerë dhe të perjetëshme nder Shekuj.

Mblodhi folklorin dhe trashëgiminë kulturore të zonave ku qëndroi. Ajo ju përkushtue shpirtnisht çështjes Shqiptare. Aty ku i shkeli kamba e ku qëndroi në viset Shqiptare u mirëprit nga Malsorët Shqiptarë.

Sot dokumentat e saja mbahen në Muzeun e Njerëzimit (Museum of Mankind). Instituti Mbretëror Antropologjik (The Royal Anthropological Institute) në Londër ruen shumë prej tyne, ndërsa koleksioni i madh me bizhuteri të grumbullueme në Ballkan ndodhet në Muzeun e Oksfordit e atë të Halifaksit. Po ashtu dhe Muzeu Banfield ka një mostër prezentuese rreth jetës dhe veprimtarisë së saj të plotë.

Në Ulqin ka një rrugë me emnin e saj. Ajo ishte e pranishme edhe në Ulqin, ku në shkrimet e saj disaherë e ka trajtue Ulqinin, e madje ka pikturue edhe një rrugë në këtë qytet në drejtim të Ranës e Kalasë, gja që ka kenë motiv i mjaftueshëm që një rrugë të emërtohet me emnin e saj,

Edith DURHAM për shqiptarët:

Gjithnjë Ajo thonte dhe shkruente se:

“Ai asht zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tanë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit asht vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Mretit Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepsave Shqiptarë.

Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë Shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme – siç thotë Mis Durhami – shumica e formësimeve artistike që prap bahen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetuna në varrezat e tyne parahistorike, sa që sëbashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëgue nga Ilirët e lashtë.

Pastërtia shtëpiake e Shqiptarit mund të jetë një shembull për shumë të tjerë.” Asht shumë interesant mënyra e vezhgimit t’ Edith Durham. Ajo ka sy të mprehtë e të jep pershtypjen se “asgja nuk i shpeton synit Saj”!

Jeta dhe veprat e Edith Durham janë të doemosdoshme që medoemos sot të studjohen nga rinia Shqiptare dhe të vehen në jetë nga Shqiptarët!

Edith DURHAM asht e vetmja shkrimtare në Botë, që e ka vlersue dhe, që e ka cilsue në shkrimet e Saja “Shkodren Europjane” si asnjëtjeter!

Vlera e veprave qendron se Edith DURHAM asnjëherë nuk ka gabue!

            Vazhdon Pjesa e Dytë.

            Melbourne, 13 Korrik 2024.

 


Send this to a friend