Zv Kryeministrja dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz ka dënuar në Twitter glorifikimin dhe shpalljen ditë zie nga Beogradi të terroristëve që vranë policin e Kosovës Afrim Bunjakun duke shkelur sovranitetin e shtetit të pavarur:
“Glorifikimi i terrorizmit nxit pa ndryshim më shumë dhunë dhe duhet refuzuar me vendosmëri.
Vendimi i Serbisë për të shpallur ditë zie për terroristët e neutralizuar nga policia e Kosovës në përgjigje të një sulmi terrorist vdekjeprurës,
kërkon dënim universal dhe të qartë.”