VOAL

VOAL

DON  MATISH  LISNA – Nga Fritz RADOVANI

September 2, 2022
blank

Komentet

blank

Agime Pipa, një simbol qëndrese – Vuajtjet e grave në komunizëm Nga Fatbardha Mulleti Saraçi

 

Diktatura komuniste burgosi mijëra gra në Shqipëri, duke i trajtuar në mënyrë çnjerëzore, të mbyllura për muaj me radhë në biruca, pa asnjë kusht higjienik, të pambrojtura nga dhuna që hetuesit zgjidhnin të ushtronin, çfarë, në disa raste, bëri që ato të humbnin arsyen, siç është rasti i Barbara Orgockës. Por ka dhe nga ato, që pas daljes nga burgu e pas rrëzimit të diktaturës, me një kujtesë të mprehtë, kanë dëshmuar vuajtjet në biruca dhe kampe. Një nga ato është mësuesja Agime Pipa, që i ka shkruar ose i ka treguar në intervista këto kujtime.

Në një intervistë dhënë Fatbardha Mulleti Saraçit, Agime Pipa ka treguar sesi përndjekja e nisur me arrestimin, nuk iu nda gjithë jetës. Në këtë rrëfim, ajo nuk flet vetëm për vuajtjet e një gruaje në burgjet e diktaturës. Flet dhe për një nënë që vuante jashtë tyre, për të bijën, apo dhe grave të tjera, siç ishin motrat e saj që iu dënuan burrat dhe iu duhej të përballonin mjerimin ku regjimi i zhyti me dhunë, duke i pushuar nga puna e duke mos iu dhënë triska ushqimi.

 

Agime Pipa Aranitasi lindi në vitin 1924 në qytetin e Shkodrës, por origjina e prindërve të saj është nga Libohova e Gjirokastrës, prej ku familja e tyre ishte shpërngulur prej kohësh për në qytetin verior. Dy prindërit e Agimes, babai Seit Pipa, farmacist dhe Fatimja, shtëpiake, rritën dhe edukuan shtatë fëmijë, gjashtë vajza dhe një djalë. Dy motrat e mëdha mbaruan Institutin “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë, ndërsa të voglat, Fiqireti, Gjyli, Sinja dhe vëllai, Luani, ndoqën gjimnazin e shtetit në Shkodër. Agimja, e treta ndër vajza, mbaroi shkollën fillore si dhe katër klasë në shkollën e mesme “Donika Kastrioti” të qytetit të Shkodrës. Katër vitet e gjimnazit i ndoqi në Institutin Femëror të Tiranës, i quajtur atëherë Instituti “Nëna e Skënderbeut” në degën e liceut klasik. Ajo ishte me rezultate shumë të mira, aspironte të ndiqte universitetin por aspirata për shkollën e lartë nuk u realizua, sepse e ndoqi një tjetër fat…!

Ajo do të hynte pak më vonë në një shkollë tjetër, të errët, të thellë, të përgjakshme…! Agimja s’ishte implikuar ndonjëherë me komunistët në punët e tyre, duke kuptuar mirë qysh atëherë, se ku synonin ata dhe mbase për komunizmin, ajo kish dëgjuar kushërinjtë e saj të afërm, vëllezërit Myzafer e Arshi Pipa. Veç kësaj, ajo kishte lexuar artikuj e libra, që tregonin për komunizmin në Rusi dhe Revolucionin e Tetorit që e përgjaku atë vend.

Ishin ato libra që i hapën sytë e i treguan se ç’e priste në të ardhmen edhe vendin tonë, në vitet që do të pasonin. Në vitin 1945-‘46, Agimja u emërua arsimtare në dy shkolla fillore në qytetin e Shkodrës. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër, ajo me një zell të jashtëzakonshëm është përpjekur mjaft, për edukimin e fëmijëve, duke bashkëpunuar me nxënësit me lexime librash, si dhe në përpilimin e botimin e një reviste “Burimi” për të vegjlit, ku ajo bënte punën e redaktores.

Në mbledhjet e arsimit ajo ka mbrojtur me këmbëngulje individualitetin e nxënësit, që rrezikohej të ndrydhej, të dëmtohej nga teknika tendencioze, në hartimet e lëndëve shoqërore, të asaj kohe. Po atëherë e drejta, e vërteta s’kuptohej ose keqkuptohej, shtrembërohej, falsifikohej. Individi konsiderohej vegël, makinë për të zbatuar udhëzimet që vinin nga lart.

Nisur nga qëndrimi i saj dhe biografia e familjes, në atë kohë, njerëzit e Sigurimit të Shtetit, filluan e survejonin atë ashtu siç mbikëqyrnin çdo intelektual, që nuk bashkëpunonte me ta. Ajo nuk u thye nga presionet e tyre duke u qëndruar me shumë dinjitet, ashtu si gjithë rrethit i saj familjar, të cilët ishin mbrujtur e edukuar me një kulturë perëndimore, pasi shumë prej tyre kishin studiuar jashtë.

Në Kryengritjen e Postribës me 12 shtator 1946, Agimja u arrestua nga Sigurimi i Shtetit dhe ajo ishte e para vajzë, në burgun komunist të qytetit, me akuzën “për agjitacion e propaganda kundra pushtetit popullor”. Ajo qëndroi një vit e gjysmë në hetuesi, në dhomat bashkë me burrat, ose në gjendje izolimi. Në birucën me ujë të Degës së Brendshme të Shkodrës, pa asnjë shtroje, ajo vinte për jastëk strajcën ku kishte bukën e gojës dhe nën brinjë, këpucët me taban gome.

Mbas sa e sa seancash pyetjesh, nga oficerët e zellshëm të asaj Dege të Brendshme, ku shumica e tyre ishin përzgjedhur për shkak të indoktrinimit të tejskajshëm dhe karakterit të tyre kriminal, të cilët përdorën edhe korrentin elektrik, duke ja vënë në veshët e saj.

Në përfundim të procesit hetimor (me hetues Pjerin Kçira), gjyqi ndaj saj u zhvillua brenda Burgut të Kishës së Fretërve, pa pas fare avokat, ashtu siç e kërkonte ligji.

Në përfundim, kërkesa e Prokurorit ishte për ta dënuar me dhjetë vjet burgim, por Gjykata, duke parë se ndaj saj nuk kishte prova, vendosi për katër vjet, dënim të cilin ajo e kreu deri në fund, me vuajtje, por me qetësinë shpirtërore, (duke mbrojtur të vërtetën), pa marrë në qafë njeri, duke mohuar çdo implikim me të tjerët.

“Po ato monstra, – shprehej Agimja, – s’më dënuan për katër vjet, por për të gjithë jetën, pasi mbas lirimit nga burgu, në një survejim të vazhdueshme, na priste lufta për “ekzistencë”. Lidhur me këtë, Agimja vazhdonte rrëfimin e saj, duke u shprehur: “Kur u ktheva në shtëpi, familjen e gjeta në mjerim të madh.

Dy burrat e motrave, Ibrahim Dibra dhe Tefik Bekteshi, ishin në burgje. Motrat e mia shumë të vlerësuara më parë, ishin përjashtuar nga të gjitha shkollat, ishin të papuna, pa triska buke e ushqimi dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në të njëjtën kohë na kërkonin të paguanim “tatim jetik” siç quhej dhe ne kemi jetuar me punën e dorës.

Mbas kaq vitesh, kur i kujtoj se me sa durim e qendrës përballova ato vuajtje mizore, të burgut të Shkodrës, më shkon mendja tek nëna, që me motrat dhe vëllain, jetuan kalvarin tim, me vështirësitë ekstreme. Nëna ime s’iu nda dyerve të burgjeve, si për mua, ashtu edhe për Myzaferin, kushëririn tonë, që kishte qëndruar në Shkodër, pranë zyrës së tij avokatore.

Duke e parë shpesh tek dera e Degës së Punëve të Brendshme, me plaçka, ata të Sigurimit të Shtetit, mbasi kishin kryer krimin e zhdukjes fizike të Myzaferit, e thërrisnin nanë Fatimen, për t’ia konfirmuar zyrtarisht versionin e vrasjes, që ishte “për tentativë arratisjeje prej burgu”.

Me altruizmin që e karakterizonte gjithmonë gjatë gjithë jetës së saj, kjo nanë më doli përpara, si figurë madhore e si pikë referimi i virtyteve të larta.

Në momentet më të vështira, ime më ishte forcë e mbështetje, ishte shembull durimi dhe vetëmohimi. E pyes veten: ç’dhimbje do ta ketë therë shpirtin e saj, kur rrugës policët që do të më çonin nga një burg në tjetrin, e shtynë që të mos i afrohej së bijës, që po e shihte jashtë skëterrës mbas një viti.

Sa lot do të ketë derdhur, kur pa fundin tim, me një vrimë sa një kopsë, të thurur me fijet e flokëve të mi, ç’nënë heroinë paska qenë për me përballu me guxim, fatkeqësitë e terrorit komunist, që ra mbi fëmijët e saj?!

Mbas daljes nga burgu, u izolova në shtëpi, isha nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të agjentëve të Sigurimit të Shtetit, (që në burgje na thoshin se do t’i kishim më afër se këmishën e trupit, kurdo e kudo), kur isha jashtë mureve të burgut, kisha preokupacionin e vetëm, për të ndihmuar familjen për t’ia shpërblyer sakrificat dhe për të siguruar jetesën.

E kthyem shtëpinë në një punishte të vogël rrobaqepësie, punonim me kujdes, se na befasojshin kontrollet. Në kondita të tilla m’u duk krejt normale kur vendosa të martohesha me Mit’hat Aranitasin, intelektual i njohur, i cili mbas burgut, u internua në Çermë të Lushnjes.

E njëjta atmosferë lufte për mbijetesë, ndofta më e egër, por isha e lumtur që e doja atë, ishte njeri shumë i mirë. Bashkë me vajzën tonë të vetme Odetën, filluam pas Çermës, periudhën 30-vjeçare të dëbimit në Dushk.

Punova punëtore në bujqësi derisa dola në pension, bashkë me burrin Mit’hatin, i cili ndërkohë vazhdoi paralel edhe punën intelektuale. Jetuam në baraka, vuajtëm ankthin e fatit të fëmijës, presionet e vazhdueshme nga pushteti i diktaturës së proletariatit.

Por moralisht nuk u thyem kurrë. Aktualisht jetojmë pranë dhëndrit e vajzës në Tiranë, këtu vdiq dhe im shoq, ndërsa unë vazhdoj të banoj pranë tyre, në pritje te sistemimit nga shteti”.

Këtu mbaroi biseda ime me znj. Agime Pipa Aranitasi dhe teksa flisnim, unë dalloja qartë në fytyrën e saj vuajtjet dhe dhimbje, të cilat dukeshin sikur ishin të vulosura fort aty. Një vuajtje e gjatë, gati sa e tërë jeta e saj. Sytë e saj tregonin pak gëzim e, shumë vuajtje e dhimbje. Drama e një jete prej martireje të vërtetë. Po kur bisedoja me të, nga ata sy të përmbajtur, rrëzëllente një dritë plot ëmbëlsi, butësi e shpresë, që të ngrohte zemrën.

Shënim: Agime Pipa mbylli sytë në maj të vitit 2001. Fatbardha Saraçi Mulleti e ka botuar jetën e saj në librin “Dhimbja 2”, i cili bën pjesë në ciklin “Femrat shkodrane, të burgosurat politike të diktaturës komuniste”.

 

blank

Dëshmia e ish-ushtarakut për Pasha-Limanin më 1960: Kur ishin shtuar kontradiktat me rusët, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste u ngrit një marinar sovjetik…

Nga Gëzim Llojdia
Ushtari në Bazën Detare të Orikut, na e bëri me dorë. – D.m.th.; hyni në Bazën Detare të Pashalimanit. Kjo të gjithëve turistëve vendas dhe disa të huajve, u kujton skenat e filmit shqiptar: ”Ballë për ballë” që përshkruan çarjen e madhe në dimrin e vitit ’61. Si roman ”Dimri i madh”, përmbante më tepër vlerë historike dhe artistike. Turistët më kishin pyetur ku gjendeshin skenat e atij filmi. Nga porta e hyrjes deri në Orik, rruga tregonte shumë. Hyrja për në Orikun antik, dikur ka pasur një port hekuri, lyer me ngjyrë kafe. Shkolla e instruksionit, fusha e sportit dhe disa hekura në portin e jashtëm të Orikut, përpara godinave të shkollës së instruksionit, ishin disa shenja të mbetura nga xhirimi i filmit.

Në të majtë të zyrës, janë rreth 5 objekte arkeologjike të cilat, ishin ekspozuar nga gjetjet e bëra në vitet 1958-‘59 pas gërmimeve të para, nga ekspedita shqiptaro-sovjetike, e drejtuar nga Dhimosten Budina dhe Kabilina, kur ekspedita e parë nisi të gërmojë në Orik, ishin kthyer përmbys, të rrëzuara në mëshirë të fatit. Një arsye është sepse këto objekte, i mblodhën nga godinat ushtarake. Ushtarakët ishin kujdesur që këto objekte, të mos humbitnin dhe pasi kishin vënë ushtarët t’i lyenin me gëlqere të bardhë, i kishin vendosur përpara godinave për zbukurim. Aso kohe, me kovën e një skrepi me shumë kujdes, i sollëm përpara godinës, për t’u bërë pjesë e vendit nga ku ishin larguar, duke i ekspozuara përpara asaj.

Aty radhë-radhë vendoseshin automobilat, ata vinin për të vizituar Orikun, qytetin antik në Adriatik, për të cilin flet vet Cezari. Porti i përmendur prej Cezarit, është lokalizuar në lagunën 2.2 km. të gjatë dhe 1.2 km të gjerë, e cila ka formën e një trekëndëshi me bazë të drejtuar nga deti. Prej tij ajo ndahet nga një rrip ranor, në perëndim të cilin shkruan historia gjendet kodra e qytetit. Në ekstremin perëndimor po sipas kësaj kronike, bankina përshkohet prej një kanali, i cili e lidhte lagunën me detin. Në brendësi të lagunës, nën “pasqyrën e ujit”, shihen gjurmët e një muri 1.80 m. të gjerë, i cili lidhet me dy brigjet e saj.

Kemi të bëjmë me një bankinë për akostimin e anijeve e cila, duke u nisur nga gjerësia e lagunës në këtë vend, arrinte rreth 200 m. gjatësi. Oriku u ndërtua si port, që do të thotë urë lidhëse, për përtej e përkëtej, mes andej e këtej. Një qytet, port i vogël, në këmbë të Akrokerauneve ,(vargmali i rrufeve që fillojnë në Karaburun, vijojnë me majën Qorre, Pogonicën, majën e Shëndelliut 1404 m., Gjinikën – Qeparo, Dobrat -Kudhës). Është përmendur me këtë emërtim, nga autorët:(Hecat Fr 75 ap Steph B. sv;….. Herodi IX 92;.. Scyl P. 10;. Polyb vii 19;. Scymn 440;.. BEST Ad Dion 321;. Orikon, Ptol iii 14 § 2;…. Plin III 262).

 

Që kur në Orik, u vendos baza detare, rëndësia e këtij porti u pa se ishte tepër strategjike.

 

Prishja me rusët, solli ngjarjet në vitet ’60-të, që përshkruan mediumet e botës. Rreth këtyre ngjarjeve, bënë fjalë edhe filmi shqiptar: “Ballë për ballë”. Koha kur xhirimi në celuloid bëhej edhe në bazën e Pashalimanit, dikur quhej Orik, u përkiste fund viteve ’70-të,(1979). Sa realistë ishte një film artistik kushtuar një ngjarje historike e tregojnë ata, që kanë përjetuar ditët e atij dimri të vitit ‘61.

Sidoqoftë, filmi ishte një krijim artistik dhe duke njohur edhe kohën dhe propagandën e saj, duhet thënë se dozat e shtuara nuk e ngritën në një nivel më të lartë filmin. Sigurisht, që ai mbetej një krijim artistik në fund të fundit. Lidhur me këtë, na tregonte dikur, Stefan Miho ish-nënoficer që ka shërbyer për vite me radhë në atë bazë ushtarake detare.

blank

Zoti Miho, si ishte gjendja në bazën detare të Pashalimanit në vitet 60-të?
Vollodjan, që ne e respektonim si mikun e shtëpisë, por edhe si oficer, një ditë erdhi me një motor “Java” në pune i krekosur. Zbriti dhe na bëri përshtypje mënyra e qethjes se tij! Ai ishte i gjatë me një trup atleti, lozte shumë volejboll dhe basketboll, ishte biond, me pak flokë, por i qethur bollaboks. Oficerët rusë qetheshin lart nga mbrapa dhe nuk mbanin favorite. Vollodja, kishte lënë favorite dhe ne na u duk atë ditë i huaj, mendjemadh e liberal, i kapardisur me motor, ndryshe nga oficerët e tjerë, që vinin me një autobus nga Orikumi. Ai hyri në kabinet dhe doli jashtë e takoi Abedinin. Diçka po i thoshte me këmbë e me duar. Nuk mund të kuptonim gjë. Por Abedini, si shqiptar që ishte, njihej si i drejtë dhe i prerë, nuk bënte pas. Kësaj radhë, e pashë sikur e kishte disi pisk punën dhe s’kishte se çfarë t’i thoshte. Pas kësaj, ngjarjet rrodhën aq shpejt, saqë njerëzit filluan të ç’orientohen.

blank

Ç’ndodhi pra më pasë?
Atë pasdite, laborantet e klasave morën urdhër të hiqnin nga korridori i kabineteve, portretin mural të pikturuar të Hurshovit. I gjori Hrushov, me një të rënë të sqeparit, u bë copa e çika dhe shkoi në plehra! Më erdhi keq për punën, që kishte bërë piktori i silurit, i talentuari Jorgji Gjikopulli. Urdhri ishte dhënë nga lart. Kjo gjë u bë në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e efektivit, vetëm me asistimin e komandantit të togës, Selim Stepa.

Portreti i copëtuar i Nikita Hrushovit, përfundoi në kazanin e lloshrave! Të nesërmen, protesta ishte sa e madhe aq edhe qesharake, por edhe tinëzare, sepse veprimi u bë natën në fshehtësi dhe pa qenë marinarët e personeli sovjetik! Megjithatë, ata nuk kishin ndërmend të merreshin me aventurat tona dhe bënë mirë se u shmang edhe mundësia e ndonjë konflikti të armatosur. Me sa duket, kishin porosi nga eprorët e tyre. Portreti ishte larguar.

Vollodja, i bënte presion Abedinit, i cili sa e kishte marrë detyrën mbasi udhëheqja lart, pas arrestimit të Teme Sejkos, kishte marrë masat dhe krahas goditjes, që i bëri “grupit armiqësor dhe demaskimit” ndërmjet “gjyqit” në mënyrë të hapur para gjithë efektivit të Flotës, bëri dhe lëvizjet vertikale dhe horizontale të kuadrit, që të mos kishte asnjë tronditje në Flotë. Çdo gjë do të bëhej sipas parashikimeve të udhëheqjes dhe pa incidente. Atë ditë, Vollodja po i kërkonte llogari Abedinit për heqjen e portretit të Hrushovit nga kabineti dhe Abedini iu përgjigjej se: Në vend të tij, do të vendosej portreti i Stalinit të madh! Pas këtij shpjegimi, Vollodja u xhindos. Shtrëngoi dhëmbët dhe i tha: – “Ne kemi një qëllim të nxjerrim specialiste për Flotën, se çfarë bëjnë partitë tona, nuk na intereson shumë. Ne jemi ushtarake dhe kemi këtë detyrë”. –“Bravo Vollodja! Larg ushtria nga politika”, i thamë ne!

Një gjë është e sigurt: Hrushovi aplikoi dhe ndoqi një politike ndryshe nga paraardhësit e tij, si në aspektin e brendshëm, ashtu dhe ne aspektin e jashtëm. Vollodja ishte i përgatitur, me kulturë dhe kishte mbaruar dy akademi ushtarake. Abedini i ndodhur ngushtë në përgjigje i thotë: “Kanjeshno tavarish Vollodjat”. Heshtja pllakosi dhe secili shkoi në pozicionet e veta.

Vollodja shkoi të zhvillonte mbledhjen e mëngjesit nën drejtimin e Smirnovit, instruktorit të motoristëve, për të cilin ruaj konsideratat e mija më të larta, për thjeshtësinë, mënyrën e komunikimit me ne dhe ruajtjen e ekuilibrit, pasi më duket se ai ishte në mbështetje të plotë të partisë sonë, bile mendoj se mund të ishte dhe stalinist. Ai jo vetëm mbante qëndrime të mira me oficerët tanë dhe sidomos me instruktorin shqiptar, Jeton Baruti, i cili shkrihej me kapiten Smirnovin dhe bashkëpunonte me të, në të gjitha aspektet, por edhe se nuk lejoi incidente midis dy etniteteve në shkollë.

Ka pasur incidente të tjera?
Një nga masat ushtarake të marra pas kësaj, ishte fillimi i një aventure. Çdo darkë, ç’montonim nga klasa e artiljereve mitralozin e modelit 14.5 mm., e merrnim atë në krahë dhe ngjiteshim në majën e kodrës, afër me godinën e burgut. E montonim e mbushnim me kaseta me fishekë dhe qëndronim në gatishmëri, në luftë kundër armikut, që kishim përballë, bazës ruse të Katenlinkovit, ku në përbërjen e saj ishin baza e madhe dhe tetë nëndetëseve. Vet kjo bazë, mbante në kuvertën e saj armatime të kalibrave të rëndë, ku një predhë e topave të saj të binte në shkollë, do të nxirrte ujë të zi. Por ja që ne stërviteshim, për t’i bërë ballë këtij: “Elefanti rusë”.

Përkushtimi qe i madh. Në mëngjes, mbasi kishim ndenjur gjatë gjithë natës të veshur e pa gjumë, gati për luftë e çmontonim mitralozin e merrnim atë përsëri në krahë dhe e çonim në klasë, e montonin dhe kur vinte Vollodja, e gjente bazën materiale mësimore, gati për mësim. Kjo gjë vazhdoi për pesëmbëdhjetë ditë e pesëmbëdhjetë net rresht, deri sa u larguan sovjetikët nga Baza e Pashalimanit! Kjo detyrë na u besua ne marinarëve dhe nënoficerëve të shërbimit të detyrueshëm, ku disa ishin artiljerë të rinj. Ajo ishte një periudhe prove për ne, e cila u kalua me sukses. Kuadrot sovjetike, të detyruar nga masat e marra nga ana jonë dhe porosive të eprorëve të tyre, u bënë “qengja”. Pranë nesh kishte përfaqësues të Komitetit Qendror, të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët porosisnin vazhdimisht: “Ruhuni nga provokimet”.

Cili ishte incidenti që krijoi zhurmë në bazë?
Asnjëherë nuk mbaj mend të na kenë provokuar, rusët në atë kohë në shkollë, me përjashtim të një rasti kur shoferi i autobusit sovjetik, u përplas një ditë me një marinar, i cili herët në mëngjes kishte dalë me një karroce dore të mbushur me mbeturina, dhe i doli para shoferit, i cili mbasi e shmangu aksidentin, doli nga xhadeja dhe shkoi në buzë të detit pa problem, por që nga pala e jonë u bë e madhe. Me Vollodjën, bënim herë pas here biseda të lira si shokë. Ai vazhdimisht, na tregonte për instruktorin tonë, i cili qe martuar me një vajzë të vogël në moshë. Instruktori ynë ishte 15 vjet me i madh se ajo dhe Vollodja më thoshte: “Stefan, çe ka atë grua? Ajo duket si vajza e tij”!

Kështu ishte atëherë, oficerët e marinës, merrnin gratë më të bukura, sepse vajzat e mira thoshin; ose oficer ose inxhinier, por sidomos oficerët e marinës. ishin të lakmueshëm. Ndryshe nga Shkolla e Specialiteteve, Ofiçina e Silurave, e ndërtuar pranë asaj Mekanike të riparimit, 100 m. larg bregut te detit, shërbente për përgatitjen dhe furnizimin me silurë me ajër dhe akustikë të nëndetëseve. Përshtypje të veçantë kur u paraqita në detyrën e re, ishte se në hyrje të ofiçinës qëndronin dy roje, të kombësive e nënshtetësive të ndryshme, njëri sovjetik dhe tjetri shqiptar.

Të dy, të armatosur. Ata nuk lejonin ,që marinarët të hynin brenda pa lejen e eproreve. Stërvitja ishte ndërprerë. Roja sovjetike qëndronte nga e majta e derës me “Kallashnikov” në gjoks, kurse roja shqiptare, djathtas me “Karabinë” pranë këmbës armë me qëndrim serioz, gjithashtu në detyrën e rojës. I gjithë efektivi marinar shqiptaro-sovjetik, qëndronte mbi ofiçinë, në biseda të lira. Askush nuk do ta besoj pasi ka parë filmin, mirëpo e vërteta është disi ndryshe.

Filmi “Ballë për ballë”, është ndërtuar nga romani i Kadaresë mbi ngjarjet e viteve ’60-të në bazën e Pashalimanit, sa realistë është filmi?

Vërejta se politizimi i ngjarjeve të kohës aty, ishte më i vogël se në shkollë. Ata loznin e qeshnin, kënaqeshin, që nuk punonin. Njëra palë, tani e tutje, do të bëhej zot i mjeteve luftarake dhe tjetra gëzonte se do të largohej nga Shqipëria e, do të kthehej në vendin e vet. Gjuha e komunikimit midis marinarëve, ishte në lartësinë e nevojshme, kjo falë marrëdhënieve të mira e miqësore, që ekzistonin ndërmjet dy eprorëve kryesore të ofiçinës, kapiten Smirnovit dhe shefit të ofiçinës, Velo Azemit, i cili kishte mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik. Madje, aty ai edhe u martua me një vendase, lindi dhe një djalë me të, por që nuk e la qeveria sovjetike të largohej për ta marrë me vete për në Shqipëri, kur u bënë shkëputjet përfundimtare.

Smirnovi, disa herë e siguroi Velon se nga ai nuk do t’i vinte asnjë gjë e keqe dhe nuk do të prekte asgjë, si nga armatimi, ashtu dhe nga literatura përkatëse. Me sa di unë, kur vajta, gjeta gjithçka që nevojitej. Si tekstet për përgatitjen paraprake dhe përfundimtare të silurëve, librat mbi proceset teknologjike për riparimet e lehta dhe të mesme të tyre e, deri tek literatura përkatëse për aparaturat elektronike.

Filmi “Ballë për ballë, për mendimin tim, është i politizuar, dhe s’ka se si të mos jetë i tillë, se i shërbeu kohës dhe regjimit për momentin, për të mbajtur gjallë opinionin luftarak të detareve dhe kuadrove, por edhe më gjerë, sepse ne kishim një armik tjetër, krahas atij amerikan edhe atë sovjetik. Në film flitet se është bërë sabotazh, duke vjedhur disa ndezës të silurëve akustike, gjë që më duket diçka e pakuptimtë, për ta quajtur sabotazh, nga ana e tyre në Ofiçinën e silurëve, sepse ajo depo, ruhej dhe kontrollohej nga rojet e marinarëve shqiptare.

Megjithatë për momentin le ta pranojmë si një gjë të tillë dhe në qoftë se është bërë ajo, mund të bëhej në masë të madhe. Mjaftonte të merreshin dy tre arka dhe te gjitha silurat akustike, do të dilnin jashtë gatishmërisë, qofshin këto edhe detonatorë të minave KMD 1000. Në qoftë se është bërë, ajo mund të jetë bërë nga njerëz të rëndomte dhe pa aktivitet, thjesht për t’i bërë keq ndonjë shoku, por kurën e kurës, sabotimi të jetë koordinuar nga kapiten Smirnovi, apo i kurdisur nga shteti sovjetik. Më pas në krye të një grupi specialistesh, Skender Sulku shkoi në Kinë, për të marrë detonatorë të silurëve akustike dhe të minave KMD-1000, silurë, të cilat më vonë nuk di pse dolën jashtë armatimit. Ato u zëvendësuan me silurët elektrike.

Dëshmia e ish-nënoficerit, Stefan Miho: “Ja përse kryeministri shqiptar, Mehmet Shehu, erdhi në Pashaliman”?
Nga Shkolla nuk u shkëputa, por veja here pas herë dhe takohesha me shokë të vjetër e të rinj, që vinin atje. Fill mbas Kongresit të IV-të të Partisë, Enver Hoxha doli hapur kundër Hrushovit dhe në Mars të vitit 1961, vjen në Bazën Detare të Pashalimanit, Kryeministri i vendit Mehmet Shehu. Në atë kohë, efektivi sovjetik po përgatitej për t’u larguar. Ai erdhi për të zbërthyer direktivat e Kongresit të Partisë, për t’u dhënë një mësim të mirë sovjetikëve, për të qetësuar gjakrat, që sa ishin ndezur midis dy identiteteve, ruse e shqiptare, për t’i dhënë zemër efektivit tonë, se asgjë nuk do të ndodhte midis nesh, dhe se miqësia, do të vazhdonte si më parë.

Divergjenca do të kishte midis dy partive, ku e para partia jonë qëndronte fort në pozita të shëndosha të marksizëm-leninizmit, kurse e dyta, kishte rrëshqitur në revizionizëm. Nikita Hrushovi, ishte pajtuar me Titon, kreun e revizionizmit ndërkombëtar, kishte zbutur qëndrimin me amerikanet, të cilët në atë kohë e kishin detyruar të tërhiqte nga deti i Karaibeve raketat e destinuara për Kubën, dhe të tjera pehlivanllëqe të Hrushovit, të cilat u quajtën si zbutje e papranueshme nga partia e jonë, në planin ndërkombëtar të luftës së klasave, kurse në planin ideologjik, ajo e quajti largim nga parimet e marksiste-leniniste.

Tashmë koka e këtij revizionizmi, nuk do te ishte më Titua dhe as Jugosllavia, por Bashkimi Sovjetik, pra një e gjashta e botës, koka dhe udhëheqja e Kampit Socialist. Udhëheqja e partisë sonë në vend, që të binte në ujdi bëri të kundërtën. Ajo për parimet sakrifikoi miqësinë me ta, marrëveshjet civile dhe ushtarake, në dëmin e një populli të vuajtur e të vogël siç ishte vendi ynë, vetëm e vetëm për të mos shkelur parimet.

Por le të kthehemi tek Mehmet Shehu, i cili erdhi dhe hyri në sallën e kino-klubit të repartit, kapaciteti i të cilit i kalonte të shtatëqind vendet. Ai ishte mbushur plot e përplot me kuadro e marinarë, ku iu bë një pritje madhështore. Efektivi shqiptar, kishte shkuar në kino-klub më herët dhe kishte zënë vend, që nga fillimi e deri në fund të sallës, duke lënë nëpër rreshta disa vende bosh, për efektivin ushtarak sovjetik të Brigadës së Nëndetëseve. Ndryshe nga herët e tjera, ku rreshtat e para ishin të rezervuara dhe liheshin bosh për vëllezërit e mëdhenj, oficerët dhe marinarët sovjetik, kjo gjë nuk kish ndodhur në këtë rast.

Sovjetiket erdhën të organizuar për të marrë pjesë në këtë mbledhje, por zunë vendet bosh midis rreshtave, së bashku me marinarët dhe kuadrot shqiptare. E pazakontë kjo pritje për ta, por të detyruar, u ulën midis shqiptareve se, fundja fundit, miq ishim! Kur hyri Mehmet Shehu dhe u ngjit për në tribunë me një paraqitje pothuajse ushtarake, të gjithë u ngritën në këmbë dhe shpërthyen në brohoritje për partinë dhe shokun Enver. Ovacionet nuk kishin të mbaruar. Deshën, s’deshën sovjetikët, të detyruar edhe nga bërrylat e marinarëve shqiptare, ngriheshin e duartrokisnin edhe ata së bashku me ne.

Paraqitja e Mehmet Shehut në sallë, ngjalli nostalgjinë e figurës së Stalinit, aq sa një marinar rus, nga turma u dëgjua të bërtiste: “Oc blot kak Stalina, dhe i rrodhën lotët nga sytë”. Ai ishte gjeorgjian dhe dashuria e tij për Stalinin, ishte e madhe. Mehmeti atëherë e elektrizoi sallën me fjalimin e tij të famshëm, ku midis të tjerash theksoi: “Kush ka jetuar në një krevat me Titon, të nesërmen ai është mbarsur me revizionizëm! Kush ka ngrenë në një çanak me të, ai është ushqyer me revizionizmin e tij! -përkthyesi u mundua, por vet Mehmeti, e mori fjalën rusisht:

“Përktheje mirë”! Më vonë, ai vazhdoi: “Partia e jonë as nuk ka jetuar dhe as nuk ka ngrënë në një çanak me Titon, por ka qëndruar dhe do të qëndrojë fort në llogoren e marksizëm-leninizmit”.

Jehona e atij fjalimi u dha efektivave zemër dhe optimizëm se asgjë nuk kishte për të ndodhur në të ardhmen, përkundrazi Shqipëria me ndarjen përfundimtare me Bashkimin Sovjetik do të shpëtonte nga një panterë e zezë e botës sllavo-komuniste. Ajo synonte për ta bërë pronë të saj Bazën Detare të Pashalimanit.

Në maj, plasi incidenti i flamurit, i cili bëri bujë, të madhe, ku një detar sovjetik, ngriti flamurin e vet në Bazën Lundruese, ndërsa detari jonë, që e pa, i preu cimen dhe sherri u zgjidh, duke u ngritur të dy flamurët njëherësh, pranë njëri-tjetrit. Nuk pati më mosmarrëveshje midis efektivave. Bisedimet u zhvilluan midis ekspertëve të dyja vendeve, ku aty ka pasur edhe përplasje dhe sigurisht, që janë thënë shumë gjëra që ne nuk i dimë.

Rusët, nuk e kishin të lehtë të përballeshin me ne se mbi kokat e tyre, në Karaburun, kodrat e Orikumit, Sazanit e bregdetit të Vlorës, qëndronte artileria bregdetare, gati për çdo gjë, prandaj ata pranuan tërheqjen nga baza pa kushte. Largimi sovjetikeve nga Pashalimani në atë dimër, i veshur dhe frustruar me stofin artistik, duket krejt i ndryshëm nga realiteti dhe pasojat.

Me ikjen e sovjetikeve, jeta dalëngadalë u normalizua. Largimi i tyre nga Baza e Vlorës, ishte e justifikuar, sepse ata e kishin përmbushur misionin e vet. Efektivat e nëndetëseve i kishin dhënë detyrat e tyre kryesore të luftimit, në praninë e këshilltarëve sovjetikë, po kështu ofiçina e silurëve dhe shkolla e instruksionit, efektivat e tyre kishin marrë në dorëzim gjithë teknikën mësimore dhe luftarake dhe vazhdonin që ta përdornin atë me sukses. Në shenje hakmarrje, rusët tërhoqën tetë nëndetëse dhe bazën e Katelnikovit që, ishte pjesë përbërëse e armatimit te Traktatit të Varshavës.

Me disa anije tregtare ata morën edhe familjet e oficerëve, të përcjellë miqësisht, siç e ka zakon shqiptari, tepër korrektë. Ata u larguan, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Lart, shumë gjëra janë thënë të politizuara se, përcjellja e tyre ishte e ftohtë. Ata ikën, por ne mbetëm si të thuash jetime, para një teknike sa e vjetër në përdorim, aq edhe e re për ne, të cilën nuk e kishim parë ndonjëherë. E vjetër, sepse teknika luftarake që ngeli, kërkonte riparime të lehta, të mesme dhe kapitale, problem ky që u shfaq menjëherë sa ikën rusët, por dhe e re për ne, se eksperienca jonë, në përdorimin e mirëmbajtjen e anijeve, ishte e pakët.

Në ofiçinën e silurëve, shumë shpejtë i reduktuam silurët akustike. Mungonte eksperienca teorike dhe praktike për përgatitjen e tyre, dhe meqenëse ishim të pajisur me silurët më të vjetra elektrike të vitit 1946, u futën ato në përdorim për furnizimin e nëndetëseve, në aparatet e pasme të tyre. Ato ishin të fuqishme, por të pamanovrueshme për gjetjen e objektit dhe plasja e tyre, bëhej vetëm me anën e kontaktit, ndryshe nga silurët akustike, që shpërthente nëpërmjet fushës magnetike, por edhe me anën e kontaktit, gjithashtu, ajo e kërkonte objektin. Ky për ne në ofiçinën e silurës, ishte dështimi i parë për silurat akustike. Këtu u ndje edhe mungesa e parë e specialistëve sovjetikë.

Marinari Tonin Fishta nga Shkodra, ishte i përgatitur dhe sa herë që do të vinte puna, që do të dorëzonim silurët akustike në nëndetëse, ne marinarët, çoku bënim edhe zhurmë dhe Tonini me atë karakterin e tij impulsiv, nxehej dhe rrëmbente ndonjë çelës dhe e përplaste në tokë, në momentin e përgatitjes përfundimtare të silurës akustike, ku kërkohej qetësi e madhe për të kontrolluar sinjalet, që ajo i jepte gjatë lëvizjes për në objekt. Tonini kënaqej kur teknika akustike, në përfundim jepte provat e dëshiruara. Atëherë thoshte: “Tash merreni, ju rruat. Hajt ma faqen e bardhë, mos bëni ma zhurmë kur punojmë. A më dëgjon”?

Ai ishte teknik i mirë. Në bateritë e silurëve, një specialist me përvoje ishte nënoficer Nasip Xhuvani. Me kompresorët Dk 2, për prodhimin e ajrit, ishte Selman Alia. Ai jepte e merrte me ta dhe kur nuk i ecte puna thërriste oficer Tafil Maliqin, i cili ishte bërë mjeshtër i këtyre kompresorëve, që prodhonin më shumë se 200 kg/cm2 ajër. Tek silurët me ajër, shërbenin nënoficerët: Dino Nanaj, Bashkim Shehu dhe Pet Petushi. Me largimin e Toninit, u largua edhe “truri elektronik” i silurëve akustike. Nuk kishte marinar që ta zëvendësonte Toninin.

Ramadan Gerzena, që e zëvendësoi, nuk mundi të vazhdonte si Tonini, dhe silurët akustike pothuajse ngelën të vdekura. Atyre u bëhej vetëm shërbimi dhe asgjë më tepër. Lirimi i Toninit, krijoi një boshllëk për silurët akustike, megjithatë puna vazhdonte ashtu siç e thamë me lart. Që t’i jepje zgjidhje këtij problemi, duhej përkthyer literatura sovjetike. Inxhinier Kujtim Peci, një nga kuadrot më të mirë të Brigadës, iu fut punës për përkthimin dhe vënien në funksionim të aparaturave akustike, por e la atë përgjysmë dhe nuk di përse ndodhi një gjë e tillë. Më vonë, do t’i mateshim punëve së bashku me marinarët, duke realizuar edhe qitje te suksesshme me to.

Në 4 qershor 1961, Enver Hoxha, do të vinte në Bazën Detare të Pashalimanit dhe do të vuloste përfundimisht shkëputjen e Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik dhe gjithë Europa Lindore, që ishte nën varësinë e rusëve. Gjatë vizitës në bazë, Enver Hoxha përgëzoi efektivin, për qëndresën e tyre në mbështetje të strategjisë së partisë, njoftoi për shkëputjen përfundimtare politiko-ushtarake nga Moska, u dha zemër efektivit dhe gjithë popullit shqiptar se, asgjë nuk do të ndodhte nga shkëputja ushtarake me Bashkimin Sovjetik. /Memorie.al/

blank

Çfarë autonomie ka Tiroli i Jugut që po përmendet si model për asociacionin në Kosovë?

Kosova dhe Serbia arritën të shtunën një marrëveshje, ndonëse pa nënshkrim, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Tanimë, top diplomatët ndërkombëtarë po kërkojnë nga Kosova që të nisë “menjëherë” formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Megjithatë, asociacioni nuk përmendet në mënyrë eksplicite në Marrëveshje, por Neni 10 i saj kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kurse, neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, ndërkaq, thotë se Kosova dhe Serbi duhet të “sigurojnë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Javën e kaluar, Miroslav Lajçak ishte sqaruar nga Beogradi për 15 modelet evropiane që ekzistojnë për të drejtat e pakicave nacionale e të cilat si dokument ia kishte dorëzuar më 9 mars në Prishtinë, kryeministrit Albin Kurti.

Sipas të dërguarit të BE-së për dialog, Asociacioni duhet të krijohet në bazë të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë gjatë viteve 2013 dhe përkatësisht 2015.

Ndërkohë sot, kryediplomati austriak, Alexander Schallenberg, duke folur rreth Asociacionit, ka përmendur rastin e Tirolit Jugor.

“Ky është një vend që ka filluar të ekzistojë në vitin 1918, kur shembull një ministër francez, tha ‘Austria është ajo që mbetet’. Është një vend që ka pasur ndryshimet më të mëdha dhe sot jemi një nga vendet më të pasura ku njerëzit janë krenarë për gjithçka që është arritur. Shikoni Tirolin Jugor. Ka shembuj pozitivë dhe Austria është një prej tyre”, tha ai, gjatë një takimi me homolugun e tij serb, Ivica Daçiq.

Mes tjerash, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e kishte parë si zgjidhje një “non-paper“-in që ishte publikuar vitin e kaluar e që parasheh – ndër tjerash – themelimin e një “distrikti autonom të Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse.

Sipas këtij plani, “Distrikti Autonom i Kosovës Veriore” do ta kishte guvernatorin e saj në Qeverinë e Kosovës.

Kjo dukej se i kishte pëlqyer Viola von Cramonit, teksa shtonte se “Distrikti Autonom i Kosovës Veriore”, që përmendej në atë dokument, mund t’i zgjidhë problemet midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke pretenduar kështu, ajo e kishte bërë një krahasim me Tirolin Jugor në Itali.

“Ajo që propozohet në atë dokument [non-paper] duket si statusi i Tirolit Jugor në Itali që zgjidhi problemet bilatarele mes Italisë dhe Austrisë. Mund të jetë një model i suksesshëm, por duhet të jetë i personalizuar duke marrë specifikat e situatës në Kosovë. Të presim e të shohim, por unë i ftoj diplomacitë evropiane të rrisin shkallën e koordinimit për të evituar çdo keqkuptim”, pati thënë ajo.

Si është Tirolit Jugor në Itali?
Tiroli Jugor dikur ishte pjesë e perandorisë së gjerë Austro-Hungareze. Ai u aneksua nga Italia më 1918. Me gjithë përpjekjen e kryeministrit italian të asaj kohe, Benito Mussolinit për ta “italianizuar” zonën duke ndaluar gjermanishten dhe duke shtyrë fjalorin dhe kulturën italiane, vendasit kanë luftuar për lirinë e tyre edhe përmes sulmeve terroriste.

Aty, italishtfolësit janë pakicë. Letërnjoftimet e qytetarëve janë të ndryshme nga ato të Italisë; janë të gjelbra dhe të shkruara në italisht dhe gjermanisht. Flamuri lokal është kuq e bardhë me një shqiponjë perandorake të stilit austriak në mes.

Shkollat ​​janë të ndara sipas gjuhës amtare në mënyrë që fëmijët të rriten në botë të ndara. Kjo ka çuar në probleme integrimi midis komuniteteve të ndryshme.

Por kalimi i shumë viteve nga mosmarrëveshjet ka bërë që shumë prindër në atë rajon t’i nxisin fëmijët e tyre ta kryejnë shkollën e mesme gjermane, më pas shkollën e mesme italiane, në mënyrë që t’i mësojnë të dy gjuhët.

Shpërndarja e punëve publike bazohet në një sistem të rreptë të kuotave që merr parasysh përkatësinë etnike sipas regjistrimit.

Marrëveshja Mussolini-Hitler për Tirolin Jugor
Diktatori gjerman, Adolf Hitler kurrë nuk pretendoi ndonjë pjesë të Tirolit Jugor, as para aleancës me diktatorin italian, Benito Mussolinin, duke e pranuar pjesën gjermane të Tirolit Jugor si një zotërim të përhershëm të Italisë.

Në vitin 1939, të dy diktatorët për të zgjidhur ndonjë mosmarrëveshje të mëvonshme u morën vesh t’ia jepnin popullsisë gjermanfolëse një zgjedhje në Marrëveshjen e Opsionit të Tirolit Jugor: ata mund të emigronin në Gjermaninë fqinje (përfshirë Austrinë e aneksuar) ose të qëndronin në Itali dhe të pranonin italianizimin e plotë.

Popullsia e Tirolit Jugor ishte thellësisht e ndarë. Ata që donin të qëndronin (Dableiber) u dënuan si tradhtarë; ata që u larguan (Optanten), shumica, u konsideruan si nazistë. Kishte një plan për ta zhvendosur Optanten në Krime (të aneksuar në Gjermaninë e Madhe), por shumica u zhvendosën në Poloninë Perëndimore të aneksuar nga Gjermania, ku u dëbuan ose u vranë pas luftës. Për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, kjo marrëveshje u zbatua vetëm pjesërisht.

Në vitin 1939, Mussolini vendosi ta ndërtonte një Mur Alpin, një fortifikim ushtarak për ta mbrojtur kufirin tokësor verior të Italisë.

Marrëveshja e parë austro-italiane
Ndërsa aleatët e fuqishëm të Italisë kishin vendosur që krahina të mbetet pjesë e Italisë, Italia dhe Austria negociuan një marrëveshje më 1946, duke i njohur të drejtat e pakicës gjermane. Kjo çoi në krijimin e rajonit Trentino-Alto Adige. Gjermanishtja dhe italishtja u bënë të dyja gjuhë zyrtare dhe arsimi në gjuhën gjermane ishte i lejuar. Por meqenëse italianët ishin shumicë në rajon, vetëqeverisja e pakicës gjermane ishte e pamundur.

Së bashku me mbërritjen e emigrantëve të rinj italishtfolës, kjo çoi në pakënaqësi të forta midis Tirolit të Jugut, e cila kulmoi me akte terroriste të kryera nga Befreiungsausschuss Südtirol (BAS – Komiteti për çlirimin e Tirolit të Jugut). Në fazën e parë u shënjestruan vetëm ndërtesat publike dhe monumentet fashiste.

Çështja e Tirolit të Jugut u bë problem ndërkombëtar. Meqenëse zbatimi i marrëveshjes së pasluftës nuk u pa si i kënaqshëm nga qeveria austriake, çështja u bë shkak i fërkimeve të rëndësishme me Italinë dhe u mor përsipër nga Organizata e Kombeve të Bashkuara më 1960. Një raund i ri negociatash u zhvillua më 1961, të cilat rezultuan të pasuksesshme.

Marrëveshja e dytë
Përfundimisht, opinioni ndërkombëtar (sidomos austriak) e bënë qeverinë italiane ta konsideronte një “urdhër të dytë ligjor” dhe të negocionte një paketë reformash që prodhuan “Statutin e Autonomisë”. Marrëveshja e re u nënshkrua më 1969 nga Kurt Waldheim për Austrinë dhe Aldo Moro për Italinë. Ajo përcaktoi se mosmarrëveshjet në Tirolin e Jugut do të paraqiteshin për zgjidhje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, se krahina do të merrte një autonomi më të madhe brenda Italisë dhe se Austria nuk do të ndërhynte në punët e brendshme të Tirolit të Jugut. Marrëveshja qe gjerësisht e kënaqshme dhe tensionet separatiste shpejt u lehtësuan.

Statusi i ri autonom, i dhënë nga 1972 e tutje, ka rezultuar në një nivel të konsiderueshëm të vetëqeverisjes, gjithashtu për shkak të burimeve të mëdha financiare të provincës së Bolzano / Bozen, duke mbajtur pothuajse 90% të të gjitha taksave. U deshën edhe 20 vjet të tjera që reformat të zbatoheshin plotësisht, e fundit më 1992. Pas një debati në Parlament, Vjena e deklaroi mosmarrëveshjen të mbyllur. Më 18 qershor 1992, lirimi u nënshkrua nga Italia dhe Austria në New York, përpara ndërtesës së Kombeve të Bashkuara.

Sot, Tiroli Jugor është paqësor dhe provinca më e pasur italiane, duke gëzuar një shkallë të lartë të autonomisë. Ajo ka marrëdhënie të forta me shtetin austriak, veçanërisht që nga hyrja e Austrisë në vitin 1995 në Bashkimin Evropian, e cila ka çuar në një monedhë të përbashkët dhe një zhdukje de facto të kufijve.

I gjithë rajoni historik i Tirolit, që përfshin shtetin austriak të Tirolit formon një Euroregjion, një rajon i bashkëpunimit të intensifikuar ndërkufitar brenda BE-së, i quajtur “Tirol-Tirol Jugor-Trentino”, dhe është krijuar një parlament i përbashkët, megjithëse me kompetenca të kufizuara.

Në kohën e aneksimit, Tiroli i Jugut ishte i banuar nga një shumicë e madhe gjermanofolëse. Sipas regjistrimit të vitit 1910, i cili renditi katër grupe sipas gjuhës së tyre të folur, zona ishte e banuar nga rreth 89% gjermanishtfolës , 2.9% italisht dhe folës të gjuhëve të tjera të Perandorisë Austriake.

blank

Ana personale e konfliktit, Hysenbelliu: Me Lindën në telefon me pseudonime!

Nga Lapsi.al

Kur fadromat rrethuan ‘Prestige Resort’ për ta shembur vitin e kaluar, Lapsi i pa me imtësi dokumentet, me të cilat mbrohej Irfan Hysenbelliu. Rezultonte se vetë Rama kishte firmosur lejen e zhvillimit në KKRT-së për ndërtimin e hotelit dhe pishinave, që zaptonin më shumë se 4 mijë metra në bregun e detit. Rezultonte se Dallëndyshe Bici kishte hedhur firmën e saj në dokumentet që konfirmonin se godina ishte me leje.

E megjithatë, me fuqinë që u jep pushteti, të njëjtët vendosen që hoteli të hidhej në erë me dinamit, me pretekstin se nuk ishin paguar taksat. Ashtu ndodhi.

Nga këtu, pronari i News24, Irfan Hysenbelliu shpërtheu në akuza duke nxjerrë në publik disa aspekte personale të marrëdhënies së tij me Ramën, që në ndonjë rast dukeshin vendimtare për të kuptuar mësymjen e shtetit në Golem.

Në fillim nxori fotot e drekës me Ramën në Prestige Resort mes pishave të Golemit, bashkë me Taulant Ballën, Arben Ahmetaj, biznesmenin Behgjet Pacolli dhe ish-vartësin e tij në Kosovë Mentor Nazarko.

Kuptohej se kur drekonte me Irfanin në bregun e detit, Rama e bënte një sy qorr dhe një vesh shurdh. Nuk ishin problem për të as zaptimi i rërës së plazhit, as taksat e papaguara. Shteti dhe ligji vepronin vetëm tani që personalja ishte bërë e papëlqyeshme.

Mediat e Irfan Hysenbelliut u morën edhe me Taulant Ballën, i cili kishte ngrënë e kishte pirë qyl për dy muaj në suitën presidenciale të ‘Prestige resort’. Një nga sanitaret e hotelit tregoi se Balla kishte raste që hynte në kuzhinën e restorantit dhe gatuante bashkë me shefat.

‘Taulant Balla ka ndenjur me muaj, dy muaj te dhoma presidenciale, i kam shërbyer si pasha. Turp t’i vijë, Taulant Ballës të parit, Edi Ramës të dytit se ka ngrënë aty’ – tregonte gruaja për mikrofonin e News24, ditën që policia rrethoi hotelin.

Vetë Hysenbelliu foli për bashkëshorten e Edi Ramës, me të cilën kishte pasur njohje të vjetër. I kujtoi se si i ishte gjendur pranë në ditë të vështira, ndërkohë që ajo qante dhe i lutej për punë.

‘Për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë.

Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur’ u shpreh Hysenbelliu në dhjetor të vitit të kaluar.

Historia nuk përfundoi këtu, sepse rrethimi i tretë i policisë u bë në festën e Sulltan Novruzit, një ditë e veçantë për besimtarët bektashinj, pjesë e të cilëve është edhe Hysenbelliu. Me kokën e nxehtë nga pamjet e bllokimit të pronës me polici, ai ngacmoi sërish rrëfimin mbi eksperiencat personale me çiftin kryeministror.

Disa ditë më parë familja Hysenbelliu dhe familja Rama ishin shkëmbyer në një hotel në Athinë. Rama nuk e kishte mbajtur dot veten ndërsa shkëmbeheshin nëpër korridoret e hotelit.

‘Këto ditë isha rastësisht me familjen në një nga hotelet më të rëndësishme në Athinë, që nuk mund ta them për shkak të biznesit dhe qëlluam rastësisht, në një kat. Në një kat, rastësisht dhe aty shkëmbeheshim si ata të ‘Nëndetëses 105’.

Dhe kur rrija ulur në darke rastësisht kemi qenë në tavolinat ngjitur, mimikë e tij, i rrotulloheshin sytë dhe surrati, sa u ngrit dhe u largua. Edhe kur dilte në korridor, e humbiste. Vinte vërdallë në korridor. E humbiste. Pse e shqetëson kaq shumë atë njeri? Çfarë e bën të vuajë brenda?’ tregoi ai.

Një detaj tjetër interesant, në rrëfimin e Hysenbelliut ishte marrëdhënia që ai kishte pasur në të shkuarën me Linda Ramën. Sipas tij, komunikimet në celular i bënin me pseudonime, ndërsa zonja Rama kishte braktisur miqtë e saj si Ben Malaj, Bashkim Fino etj.

‘Si ka mundësi në një hotel kur shkëmbeheshim, si ka mundësi? Mirë mua, po çunit tim? Po nuses time? Po gruaja e vet? Që fëmija e saj është rritur me fëmijët e mi. Po gruaja e vet që më çoi dhe më prezantoi në Athinë me vëllain e vet dhe me vëllain e saj dhe fëmijët bënim pushimet? A ka një edukatë ajo femër? Ku i ka shokët e vet ajo femër? Ku është Ben Malaj që e ka pasur mik dhe e ka bërë të pijë ilaçe sot? Ku është Bashkim Fino që e ka pasur mik dhe nuk mori post kohët e fundit?

Ku është Bujar (……) që rrinte me të, e di gjithë blloku që e ka pasur mik dhe sot vjen vërdallë dhe e katandisi psikologjikisht bredh nëpër kazinotë? Ku është? E thashë, e kam çuar unë te Ylli Çabiri, atëherë lutesh, qante e morën e hodhën në rrugë. E morën e hodhën! Rrinim bashkë. Kemi ndejtur bashkë me orë të tëra, me muaj. Pyesni shoqen e saj Silvën dhe kishim pseudonime që të komunikonim me njëri tjetrin. Unë e kisha ‘Iliri’. Ai ishte ‘Ladi’, tjetra ‘A….’. Pse ishin pseudonime?

Pse? E kam ndihmuar me shpirt! Pa pikë turpi surrati i saj atje në mes të hotelit as nuses time, asnjeri. Nusja u ngri ‘Si ka mundësi kjo femër që kemi ngrënë bukë bashkë?’ tha. Si ka mundësi që shkëmbeheshim bashkë në hotel dhe nuk ashtu? Që shkëmbeheshim në hotel dhe nuk ashtu?’ fliste i tronditur Hysenbelliu.

Por pronari i News24 nuk u kursyes as për një aspekt të panjohur, deri diku pervers të Ramës, i cili i kërkonte Hysenbelliut t’i sulmonte përmes mediave të tij ish-Ministrin e tij të Jashtëm në kohën që ishte vetë kryeministër. Hysenbelliu nuk e tha emrin, por kuptohej se ai iu referua Ditmir Bushatit.

‘Mund t’i them që nuk kam qenë nga ata botues që të bëja ato presione që ai do. Po u them vetëm për një ministër të jashtëm. Ai thoshte, merre bëji këtë transparencë. Beji transparencën deri në fund dhe këtë mesazh fshije. Si mund t’i bëja presion për transparencë kur ai bënte detyrën dhe kishte respektin më të madh me shtetet e ndryshme. Po ju them vetëm 0.01% të atyre që di’ rrëfeu Hysenbelliu.

Kuptohet se shkaqet e konfliktit mes Ramës dhe Hysenbelliut ndërthurin interesa biznesi, mediatike dhe politike, por ato personale nuk janë për t’u shpërfillur. Një dokument shtetëror e humb rëndësinë para mllefit personal dhe episodeve konfliktuale të së shkuarës, në përpjekjen për të gjetur nëse ka të drejtë njëri apo tjetri.

Ndërsa sot, dy familjet kalojnë heshturazi dhe shihen vëngër nëpër korridoret e urrejtjes, dje këta hanin dhe pinin, kalonin pushimet bashkë dhe përfitonin në mënyrë të ndërsjelltë nga pozitat e fuqishme që kishin në politikë, biznes dhe media. Prandaj dhe konflikti Rama-Hysenbelliu, më shumë se në leximin me lupë të dokumentave dhe me ballafaqimin e hapave të shtetit ligjor, i ngjan përplasjeve që funksionojnë përmes kodeve mafioze të prerjes në besë dhe hakmarrjes për inate personale./Lapsi.al-syri.net

blank

Norbert Jokli, zhdukja e dorëshkrimeve të albanologut Nga Arben Xhialli

Më 6-12 maj 1942 janë ditët e zhdukjes së Norbert Joklit.I pari që për 30 vjetorin e vdekjes, mori guximin ti kushtojë një homazh në gjuhën shqipe, këtij personaliteti të madh, që për gjithë jetën iu përkushtua tërësisht ҫështjes së gjuhës shqipe, të cilën autoritetet austriake e shihnin si një forcë të madhe në funksion të unifikimit dhe konsolidimit të kombit shqiptar, ishte nxënësi i tij Eqrem Ҫabej.Kush lexon qoftë edhe vetëm një herë homazhin e tij, të botuar në gazetën “Mësuesi” të 25 Tetorit të vitit 1972, do të mbetet me përshtypjen se figura e Joklit, edhe me përmasat e reduktuara me të cilat na e paraqet Ҫabej, nuk ka marrë ende vlerësimin e merituar nga shqiptarët, qofshin këta të letrave apo të politikës.Ҫabej, në këtë homazh apo edhe në shkrime të tjera, nuk na ka përcjellë gjithë ҫ’ka ditur për aktivitetin e Joklit.

Sipas dokumentave arkivore austriake, Jokli nuk ka qënë vetëm një Professor Extraordinarius, në fushën e gjuhëve Indo-Europiane, i orientuar nga shqipja, gjuhët Baltike dhe ato Sllave, por nga vitin 1937 ai mbante edhe titullin Hofrat, një lloj këshilltari i fshehtë, titull që jepej vetëm personaliteteve me shërbime të veҫanta për shtetin.

Për motive politike të kohës të ndërthurura këto ndoshta edhe me motive personale, që lidhen me rrethanat e punës së tij si albanolog, Ҫabej nuk na e bën të ditur këtë fakt të rëndësishëm. 

Ҫabej, nuk na e thotë, me gojën plot, se Norbert Jokli ishte albanologu më i madh i kohës, sikundër shprehet Lasgushi, të cilit Jokli i kishte mundësuar bursë studimi në Universitetin e Vjenës, apo edhe Profesor Karlo Taliavini, albanologu i shquar nga Universiteti i Padovës!

Vlerësimin personal për Joklin si albanolog, Ҫabej na e përcjell kur thotë se:“Ky është përfaqësuesi gjer tani i fundit në radhën Miklosich-Gustav Meyer-Pedersen-Jokl, një radhë dijetarësh, të cilët janë marrë me gjuhën shqipe drejtpërdrejt dhe vazhdimisht”, duke na lënë të nënkuptojmë se kësaj linje, që kishte nisur punën për një fjalor etimologjik të shqipes, që në kohën kur shqiptarët ishin nën sundimin otoman, por që ende nuk kishin arritur ta përfundonin, logjikisht do të duhej t’i bashkoheshin edhe studiues të tjerë për ta kurorëzuar atë.

Ndoshta, në kohën kur e ka shkruar homazhin, materialet që dispononte dhe puna e tij studimore, i kishin dhënë Ҫabejt sigurinë për ta pretenduar këtë kurorëzim.

Ҫabej, nuk na thotë se ishte pikërisht Jokli, personaliteti të cilin gjuhëtari dhe albanologu i shquar gjeman, Gustav Majer, por dhe albanologu hungarez, Baroni Ferenc Nopҫa, zgjodhën për t’i lënë trashëgimi punimet e tyre mbi fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe, me shpresën dhe besimin e plotë se me intelektin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, ai do të ishte personi që do të mund të finalizonte me sukses këtë vepër, që vetë Jokli kishte filluar ta konsideronte si qëllimin e jetës së tij.

Sot, ata që kanë lexuar për Joklin, e dinë se arkivi i tij personal me 3000 dokumenta, që ai i la trashëgimi për Bibliotekën Kombëtare Shqiptare, një dëshirë e tij kjo ende e paplotësuar, u konfiskua nga autoritetet gjermane në Prill të vitit 1942 dhe vetëm afërsisht 200 prej tyre i shpëtuan luftës dhe abuzimeve të tjera dhe sot ruhen në arkivat e Vjenës.

Ndër dokumentat e zhdukura të Joklit rezultojnë edhe dorëshkrimi i fjalorit etimologjik të shqipes, që i kishte dhuruar Gustav Majeri, si dhe dorëshkrimet e tij mbi fjalorin, të cilit ai i kishte përkushtuar të gjitha energjitë e 30 viteve pune kërkimore të pazakontë, të bërë nga një hebre skrupuloz si ai dhe për më tepër një vetmitar.

Pak e vështirë për ta besuar këtë zhdukje!

Një hebre, të cilit i ndërpriten të gjitha botimet apo ftesat për kumtesa në seminare dhe konferenca të organizuara nga institucionet shkencore gjermane, që në vitin 1932 me ardhjen në pushtet të Hitlerit!

Një hebre, të cilit mbas Anshlusit në Maj të vitit 1938, nuk i lejohet madje as hyrja në Fakultetin e Filozofisë, edhe mbas përpjekjeve të bëra pranë autoriteteve nga Dekani i tij, Viktor Kristian!

Një hebre, të cilit nuk i lejohet as të emigrojë nga Austria, për të punuar si Drejtor i Bibliotekës Kombëtare Shqiptare, ndoshta si një stacion tranzit për të vazhduar udhëtimin drejt Amerikës, edhe pas ndërhyrjes së Ministrit të Jashtëm të Duҫes, Kontit Ҫiano, pranë Ministrit të Jashtëm Gjerman, Fon Ribentrop!

Një hebre, pa trashëgimtarë biologjikë, që ndarjen nga librat e tij e konsideronte më të tmerrshme se ndarjen nga jeta, në një kohë kur edhe miqtë e tij e kanë kuptuar tashmë se Rajhu i Tretë po i kërcënohej me jetë!

Të mos e ketë menduar vallë, të gjejë një trashëgimtar që mund t’i besonte të paktën kryeveprën e tij, dhe kështu, shpirtërisht më i lehtësuar, t’i jepej fatit që i kishin përgatitur nazistët?!

Duket e pabesueshme.

Por a mund të ketë qënë ky shpëtimtar, nxënësi i tij i dikurshëm, Eqrem Ҫabej?!

Ҫabej, gëzonte gjithë simpatinë e Joklit, dhe nëpërmjet tij edhe të kolegëve të shquar si Paul Kreҫmer dhe Karl Poҫi, të cilët në vitin 1933 e kishin vlerësuar atë shkëlqyeshëm dhe nënshkruan diplomimin e tij me gradën doktor nga Universiteti i Vjenës.

Në vitin 1940 Ҫabej dërgohet për punë shkencore në Akademinë e Shkencave të Romës, nga Ministri i Arsimit Ernest Koliqi, i cili njihej personalisht me Joklin dhe me interesimin e Nolit, Fishtës dhe Konicës, mundësoi që qeveria e Mustafa Krujës t’i ofronte atij zyrtarisht punësim në Shqipëri, si Drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Në Romë, Ҫabej, që po punonte për Atlasin gjuhësor shqiptar, kishte arritur ndërkohë të evidentohej nga autoritetet si një person premtues, në atë nivel sa autoritet italiane, në vitin 1942 dhe më pas ato gjermane në vitin 1943, t’i propozonin atij dy herë postin e lartë të Ministrit të Arsimit në Shqipëri.

Të ketë qënë e gjitha kjo një rastësi?!

A mund të ishte Ҫabej, në rrethanat e krijuara gjatë kësaj kohe, personi që ka pasur dëshirën, nxitjen, arsyet dhe lehtësirat e nevojshme, për të realizuar shkëmbime të sigurta apo ndoshta edhe një takim fatlum lamtumire me Joklin?!

Ҫabej nuk na ndihmon që të gjejmë një përgjigje të këtyre pyetjeve.

Ajo që sot dimë me siguri është fakti se Ҫabej, në ndryshim nga shumë intelektualë të tjerë të formuar në Austri, i mbijetoi persekutimit komunist si “armiku i pushtetit popullor që me shkencë po i shërbente pushtetit”, duke botuar 7 vëllimet me Studime etimologjike në fushën e shqipes.

Për të shprehur mirënjohjen e tij më të thellë apo ndoshta si një lloj ndjese që nuk kishte mundur të ndajë gjithҫka dinte për Joklin, Ҫabej mbajti mbi kokë në shtratin e tij, deri ditën që mbylli sytë, një portret të Joklit që ai vetë ia kishte dhuruar.

Po a mund të ketë qënë portreti dhurata e vetme nga Jokli për të?!

Vetëm në vitin 2006, plot 26 vjet mbas vdekjes së Ҫabejt, na vjen lajmi se në arkivat e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë gjendet përkthimi që ai i kishte bërë veprës së Joklit, përkthimi që ҫuditërisht nuk mbante emrin e përkthyesit dhe që “gabimisht” ishte futur në një dosje me emër tjetër.

Si ka mbëritur vallë kjo vepër në duart e Ҫabejt?!

Ҫabej, nuk na e tha asnjëherë arsyen e plotë se përse dështuan të gjitha përpjekjet e bëra nga personalitetet e kohës në Austri, në Itali por edhe në Shqipëri, për ta shpëtuar Joklin, por ai mjaftohet të na thotë se:

“Albanalogu i madh mjerisht është zhdukur nga rrethi ynë. I përndjekur nga regjimi nazist për idetë e tij demokratike, ky, siç duket, u zhduk në maj të vitit 1942 prej këtij regjimi, në Vjenë, veçse hollësitë e vdekjes së tij nuk dihen. Me këtë dijetar albanistika humbet një përfaqësues të madh, atë që e pat zgjedhur studimin e shqipes për mision të jetës së tij. Përtej caqeve të dijes, edhe populli shqiptar humbet një burrë, i cili, duke rrahur me frymë objektive ravën shkencore, u bë njëkohësisht dhe indirekt një mbrojtës i të drejtave tona nacionale.”

Por, e vërteta është pak më ndryshe.

Sot është i njohur fakti se politika austriake para, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, konsiderohej nga Fyhreri si politikë tërësisht joluajale, karshi interesave gjermane, dhe si një nga shkaqet që ҫoi drejt shpartallimit të plotë të Rajhut të Dytë. Në Ballkan, Austria mbështeste me të gjitha mekanizmat e saj interesat kombëtare shqiptare.

Kësaj politike, Jokli i kishte vënë në shërbim dijet dhe kontaktet që ai kishte vendosur me shumë personalitete që kishin bërë karrierë në Shqipëri.

Ishte pikërisht kjo arsyeja, që mbas Anshlusit dhe mbas nënshkrimit të marrëveshjes së fshehtë bullgaro-gjermane, Hofrati Norbert Jokli, në vend që të nisej drejt Tiranës si Professor Extraordinarius, arrestohet nga Gestapo dhe niset drejt kampit nazist të vdekjes, në fshatin Trostenec i Vogël, afër Minskut.

Jokli nuk u përndoq nga nazistët vetëm për faktin që ishte një hebre, as për idetë e tij demokratike siҫ shkruan Ҫabej dhe as për veprën shkencore si albanolog.

Këtë fakt nuk na e thotë as Aleks Buda, ky nxënës i Joklit, që edhe pse nuk ja doli të diplomohej për letërsi në Universitetin e Vjenës, arriti që mbas Luftës së Dytë Botërore, si i besuar i Enver Hoxhës, të marrë përsipër të udhëheqë shkrimin e versionit të dytë të historisë së Shqipërisë, që në ndryshim nga versioni i Rilindjes, do duhej të ishte i pëlqyeshëm për politikën Ruse në Ballkan, politikë që zë fill që në shekullin XVII me Pjetrin e Madh dhe vazhdon e pandryshuar nga të gjithë sundimtarët e saj, sot e kësaj dite.

Kjo histori e re, nuk mud të vlerësonte Joklin ashtu siҫ e vlerësoi Mbreti Zog, i cili me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë, e priti në festimet e organizuara në Tiranë dhe e nderoi me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, urdhrin më të lartë të kohës.

Në Shqipërinë e sotme, vetëm Posta Shqiptare ka nderuar kujtimin e veprës së tij, me stampimin e një pulle postare në vitin 2012 dhe një rrugë e Tiranës, as 100 metra e gjatë, mban sot emrin “Norbert Jokli”. Sa pak!/exit.al

blank

Libri “IZRAELITËT NË SHQIPËRI”, Botime Çabej- Pjesa e tretë – IZRAELITËT NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE – Nga Josef Jakoel

“Shpëtimi i një jete të vetme njerëzore  është baras me shpëtimin e një bote të tërë.”
 Talmudi.

 

 

I. – IZRAELITËT GJATË PUSHTIMIT FASHIST ITALIAN

Në prag të pushtimit fashist italian të datës 7 Prill 1939, bashkësia izraelite e Shqipërisë numëronte rreth 33 familje me jo më shumë se 150 frymë. Grupi kryesor banonte në Vlorë, ku ishin 15 familje. Pastaj vinin Durrësi dhe Tirana dhe, me nga tri familje e poshtë, Gjirokastra, Delvina, Fieri, Shkodra e Kavaja. Në Lushnjë banonte i internuari Leo Tyri, pa familje.1)
Anëtarët e këtyre grupeve merreshin kryesisht me tregti, që shkonte nga tregtia e madhe me shumicë deri tek ajo me pakicë, madje edhe ambulantët në fshatra dhe me tezga në tregun e qyteteve. Veç atyre që merreshin me tregti kishte spedicionerë, komisionerë, një dentist në Vlorë, dy farmacistë në Shkodër, disa merreshin me artizanat dhe vetëm një nëpunës. Kishte edhe izraelitë të pajtuar në punë si çirakë të tregtarëve, izraelitë dhe jo izraelitë. Të paktë ishin njerëzit me arsim të lartë, por ishin mjaft ata që ndiqnin studimet e larta jashtë shtetit në universitete. Shumica ishin të shtresës së mesme qytetare.

Pas prillit të vitit 1941 numri i izraelitëve të Shqipërisë shkoi duke u rritur gradualisht për shkak të ardhjes në vend të shumë izraelitëve sidomos nga Jugosllavia e pushtuar, të cilët vinin në Shqipëri për të gjetur strehë e shpëtim nga persekutimet e nazistëve gjermanë. Kështu që numri i tyre u rrit deri në 600 frymë.2)

Fashistët italianë sapo zbarkuan në Shqipëri, krahas masave të tjera që morën për fashistizimin e vendit, morën masa diskriminuese edhe kundër elementit izraelit. Ata deklaruan se hebrenjtë nuk pranoheshin në radhët e partisë fashiste shqiptare. Mandej, ata hebrenj që ishin në moshë për të shkuar ushtarë nuk pranoheshin në radhët e ushtrisë shqiptare që ishte nën urdhrat e okupatorit. Kjo masë, edhe pse synonte të diskriminonte hebrenjtë, u pranua prej tyre me njëfarë lehtësimi, sepse ata nuk kishin kurrfarë dëshire për t’u regjistruar në partinë fashiste apo të shërbenin në ushtri nën urdhrat e pushtuesit armik.

Përveç këtyre, izraelitëve u ndalohej t’i ndiqnin studimet në universitetet italiane, madje nuk u lejohej qëndrimi në Itali. Para pushtimit tregtarët hebrenj bënin tregti me Italinë drejtpërdrejt në vendet e fabrikave. Pas 7 prillit, kur tregtia me Italinë u shtua dhe mori përmasa të mëdha, ata e bënin tregtinë me ndërmjetësinë e komisionerëve. Së fundi, izraelitët u përjashtuan nga çdo veprimtari socialkulturore dhe politike, siç ishin konkurset për vitrinat më të bukura, ftesa në kremtimet e festave zyrtare etj.3) Në këtë kohë bashkësia e mirëfilltë izraelite shqiptare jetonte e shqetësuar, e frikësuar dhe priste nga dita në ditë keqësimin e gjendjes së saj. Megjithatë izraelitët merreshin me punët e tyre të rëndomta dhe banonin në shtëpitë e tyre.

Para se Kosova të kalonte nën administrimin e qeverisë kuislinge shqiptare të atëhershme ajo mbeti për njëfarë kohe në duart e nazistëve. Këta filluan të zbatojnë kundër izraelitëve në ato vite po ato masa që po zbatonin në vendet e pushtuara të Europës. Izraelitët i detyruan të mbanin në krah një shirit stofi të bardhë, ku ishte shkruar me ngjyrë të zezë gërma “J”, që është germa e parë e fjalës “Jud”, e cila në gjuhën gjermane do të thotë “çifut”. Në letërnjoftimet e izraelitëve ishte e shtypur me ngjyrë të kuqe po ajo gërmë.4) Kështu izraelitët dalloheshin nga të tjerët në çdo kohë dhe pa mundim. Ata e kishin të ndaluar të mbyllnin derën e shtëpisë, si ditën ashtu dhe natën. Nazistët mund të hynin pa paralajmërim kurdoherë që u deshte qejfi.

Në Prishtinë punonin kuadro që ishin emëruar atje nga qeveria e atëhershme e Tiranës, ndër këta edhe prefekti. Në fillim atje ishin disa mjekë nga Shqipëria e mirëfilltë, por më vonë shumë prej tyre ia dolën që t’i transferonin në Shqipëri. Një nga mjekët që kishte mbetur atje në atë kohë ishte doktor Spiro Lito. Ky ishte dërguar në Kosovë për dënim si antifashist, në vazhdim të internimit dhe të burgosjes së tij në disa qytete të Italisë. Në mungesë të mjekëve të tjerë, ai kryente detyrën e drejtorit të spitalit, të mjekut të bashkisë, dhe si i tillë vizitonte edhe burgjet. Në Prishtinë ai ishte njohur dhe kishte marrëdhënie të mira me një mjek ushtarak italian, i cili ishte antifashist aq sa dhe ai vetë.

Në përgjigje të kërkesës së autoriteteve naziste të Mitrovicës, autoritetet kuislinge të Prishtinës kapën dhe hodhën në burg 60 izraelitë që kërkoheshin nga nazistët. Kushtet e burgut ku ishin mbyllur këta fatkeqë ishin të llahtarshme. Aty gëlonte morri. Përveç kësaj u shfaqën edhe sëmundje të shoqëruara me temperaturë. Për këtë arsye, doktor Lito u ngarkua nga autoritetet e vendit t’i vizitonte këta të sëmurë.

“Atëherë” kujton doktor Lito, “fola me mjekun italian dhe e binda që, krahas masave për zhdukjen e morrit, t’i raportonin prefektit se në burg kishte simptoma të tifos së morrit”. “Raportin e shpura vetë dhe ja dorëzova në dorë prefektit. Me fjalë të tërthorta i thashë atij që ne nuk duhet të pajtohemi me qëndrimet çnjerëzore të nazistëve karshi izraelitëve, se duhej hedhur poshtë kërkesa e tyre për dorëzimin e izraelitëve të burgosur. Prefekti pranoi se duhej penguar dorëzimi i izraelitëve në duart e xhelatëve të tyre që me siguri do t’i shfarosnin. Ai dha urdhër që këta të “sëmurë” të niseshin për në Shqipëri.

Kontingjenti i izraelitëve u dërgua në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si në Lushnjë, Shijak, Kavajë dhe Krujë. Në ato qytete ku Dr. Lito kishte shokë antifashistë të cilëve u besonte, ai i pajisi të sëmurët me letra me qëllim që shokët e tij t’u jepnin izraelitëve ndihmën që kishin nevojë. Një nga këta ishte juristi Grigor Gjika, i cili asokohe punonte në Krujë. “Të sëmurët i nisëm për në Shqipëri të pajisur me dokumente false. Gratë i veshën me dimitë dhe çarçafë që të mos njiheshin. Mbaj mend një grua që quhej Karolina Hercog (Bloh), e cila pas çlirimit mbeti në Shqipëri dhe u martua me Haxhi Herrin.”5)

Izraelitët e tjerë nga Kosova, si dhe një numër i madh shqiptarësh, serbësh, malazezësh etj., i internuan në vende të ndryshme: në Berat, Kavajë, Shijak, Lushnjë, Fier e në vende të tjera.
Disa prej izraelitëve të internuar në këto qytete kishin njerëz të njohur, madje edhe miq me të cilët kishin pasur lidhje qysh përpara luftës. Rast i tillë ishte dhe ai i disa izraelitëve, të cilët njiheshin dhe ishin lidhur me miqësi me gruan e Fatlli Imamit, që quhej Irena dhe ishte jugosllave. Disa izraelitë u lidhën menjëherë me të dhe me Fatlliun, dhe këta, pa ngurruar asnjë çast, i strehuan në shtëpinë e tyre, e cila ndodhej, si dhe sot, në Rrugën “Formimi i Partisë” Nr. 13.

Nga dita në ditë po rritej numri i izraelitëve që kërkonin strehë në shtëpinë e Fatlliut, aq sa shtëpia e tij nuk kishte më vend. Por Fatlliu dhe e shoqja nuk ua mbyllën derën. Ata menduan që në këtë punë fisnike të kërkonte ndihmën e ndonjë familjeje tjetër. Prandaj iu drejtua Haxhi Herrit. Ky në Tiranë kishte një motër, Nadiren, që ishte gruaja e Ali Bixhiut dhe që shtëpinë e kishte në atë rrugë që sot quhet Rruga e “4 Dëshmorëve” Nr. 19. Haxhiu kishte shtëpi shumë të madhe në fshatin Zall-Herr, rrëzë maleve në veri të Tiranës. Kështu emigrantët izraelitë vinin e fshiheshin në shtëpinë e Aliut dhe të Nadires dhe qëndronin aty derisa organizohej kalimi i tyre në fshatin Zall-Herr, që ishte në zonën e çliruar. Ndonjëherë njerëzit prisnin në shtëpinë e Aliut me ditë të tëra me ankth dhe frikë, sepse nuk ishte e lehtë të dilje nga qyteti i Tiranës përmes postblloqeve të panumërta të fashistëve. Në këtë kohë izraelitët visheshin me kostume tiranase, me brekushe e qeleshe, dhe gratë me dimitë e çarçafe. Kur vinte dita për të shkuar në fshat ata i shoqëronte Haxhiu vetë, ose njerëz që vinin nga fshati enkas për këtë qëllim. Duke ndjekur këtë rrugë, nga shtëpia e Nadires kaluan rreth 80 izraelitë. Në një rast puna ra në erë të fashistëve, të cilët erdhën për të bastisur shtëpinë, por Nadirja diti të shmangë zbulimin e atyre hebrenjve që ndodheshin në shtëpi.
Këta emigrantë u grumbulluan në shtëpinë e Haxhi Herrit në Zall-Herr. Shtëpia ishte e madhe. Aty u ngritën fjetore dhe kuzhina ku gatuhej për 80 frymë. Pas kapitullimit të Italisë fashiste në Zall-Herr erdhën edhe ushtarë italianë, të cilët u strehuan aty dhe jetonin bashkë me izraelitët. Ushqimet siguroheshin nga të zotët e shtëpisë, të cilët as kërkuan dhe as pranuan kurrfarë shpërblimi. Kur dëgjuan se nazistët po përgatisnin një operacion për në ato zona, izraelitët i shpunë në fshatra malore ende më të thella, siç ishte Bovilla etj. Aty qëndruan të fshehur në shtëpitë e katundarëve vendas derisa kaloi rreziku.6)

Në vitin 1940 erdhën në Jugosllavi nga Polonia Vjera Matuseviç bashkë me nënën, motrën e madhe Natasha, burrin e saj Leon Dzinçolskin me vëllanë e Leonit, Lav dhe me dy vajzat e Leonit: Marica dhe Ariana. Këta nga Jugosllavia erdhën në Tiranë, pastaj, sapo mbërritën nazistët, shkuan në Zall-Herr dhe u strehuan te fshatarët. Aty kujdesej për ta edhe Mikel Kilica. Ky vinte natën dhe u sillte ushqim.

Meqenëse aty ranë në erë të nazistëve, Mikeli u mor vesh me dhespotin ortodoks të Beratit (Visarion Xhuvani), i cili i strehoi në manastirin e Ardenicës, afër Libofshës në Lushnjë. Ky dhespot i pajisi ata me dokumente false. Por dhe atje i diktuan, prandaj erdhën në Tiranë, ku u strehuan në shtëpinë e Vasil Bidoshit, ku qëndruan të fshehur deri në çlirimin e Shqipërisë.7)

Në atë kohë u arratis nga Maqedonia inxhinieri i ri Marko Menahem. Familja e tij ishte internuar dhe më vonë u shfaros nga nazifashistët. Ai vetë u strehua në Elbasan dhe shpëtoi falë sakrificës së familjes Nosi, të cilët e fshehën Markon në fabrikën, pronë e familjes, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Më vonë ai u martua me Yllka Hamzaraj dhe banoi në Tiranë deri në muajin mars 1991. Në këtë kohë ai bashkë me tri vajzat e tij të martuara u vendos në Izrael.

Në Tiranë erdhi dhe u strehua edhe familja e Mosha Mandilit, që vinte nga Novi Pazar i Vojvodinës. Mosha ishte fotograf dhe deri atëherë e ushtronte profesionin në Beograd. Pas peripecive të ndryshme, familja e tij u vendos në Kavajë. Kur kapitulloi Italia erdhi në Tiranë, ku vetë Mosha punoi si punëtor fotograf tek i ati i Refik Veselit, që kishte një fotostudio. Kur forcat e armatosura të Gjermanisë naziste pushtuan Shqipërinë, Refik Veseli, 17 vjeç në atë kohë, që e dinte që miqtë e tij izraelitë ishin në rrezik për vdekje, menjëherë i tha Mosha Mandilit se do të ishte mirë që familja të largohej nga Tirana dhe të fshihej në Krujë. Refiku e shoqëroi Moshën në Krujë dhe e strehoi atë me gjithë familje në shtëpinë e tij, ku qëndroi deri në çlirim.8) Për qëndrimin e tyre, me 23 dhjetor 1987 Refik Veseli dhe prindërit e tij u dekoruan nga Yad Vashem me medaljen “Fisnik mes Kombeve” dhe me 23 korrik 1990 në Rrugën e Fisnikeve në Yad Vashem u mboll një pemë që mban emrin e tyre.

Një pjesë e rëndësishme e emigrantëve izraelitë të ardhur nga Jugosllavia ishin vendosur me banim të detyruar nga autoritetet fashiste në Berat. Për fatin e tyre të mirë, njerëzit e këtij qyteti i pritën me krahë hapur, u çelën atyre dyert e shtëpive, i fshehën, i ruajtën dhe i shpëtuan tërësisht pa asnjë humbje. Njihet emri i mjaft familjeve të Beratit që kanë shpëtuar familje të tëra izraelitësh. Ndër këta përmendim ato të Hasan Xhufit, Hiqmet Çipit, Lilo Xhimitikut, Halil Frashërit, Syrja Dhëmbit, Mexhit Shenianit, Faik Nallbanit, Rexhep Lazit, Abdullah Shkodranit, Xhevdet Gjergjanit, Mino Daros, Mehmet Xhezos etj. Pritja e tyre ka qenë shumë e ngrohtë, saqë shumë herë dy familje, e bujtësit dhe e të bujturit, shkriheshin e bëheshin si një familje e vetme.

Në këtë kohë ndodhi që në familjen e Xhevdet Gjergjanit kishin një foshnje mashkull, kurse izraelitja Sara Hadi lindi një vajzë. Meqë nëna e djalit nuk kishte qumësht për ta ushqyer të birin, këtë e mori përsipër Sara. Në bazë të zakonit të vendit këto dy foshnje të ushqyera nga i njëjti person konsiderohen motër e vëlla. Ky fakt tregon se mikpritja e shqiptarit arrin deri atje sa mikun ta quajë pjesëtar të familjes së vet.

Të tilla raste strehimi janë të panumërta. Mihal Lekatari nga Kavaja strehoi Milica Konfortin dhe vëllanë e saj Naftali. Jo vetëm aq, por një mbrëmja ai hyri në zyrën e gjendjes civile të një lokaliteti afër Kavajës dhe mori me vete një numër të madh letërnjoftimesh, të cilat më pas u plotësuan me emra të rremë, dhe ua shpërndanë hebrenjve për t’u mundësuar atyre kësisoj që të shpërguleshin dhe të fshiheshin aty ku të ndiheshin më të sigurt. Tol Dodi, po nga Kavaja, mbajti në shtëpinë e tij Josef Adixhes. Vëllezërit Gjata në Fier strehuan Moza Baharin, Avdulla Shkodrani në Berat strehoi David Rashelin, dhe Xhevat Bekteshi në Shkodër ruajti Josha Babukoviçin. Nina dhe Shalon Adixhes mbajnë mend vetëm emrin e të zotit të shtëpisë që i bujti në Shkodër: e quanin Agostin Çiftja, i cili kishte dy vajza, Çezarinën dhe Xhovanën.

Në Shqipëri u strehuan edhe të tjerë që kalonin fshehurazi kufirin me Bullgarinë e atëhershme, që shtrihej deri në kufi me Shqipërinë Juglindore. Ata u dorëzoheshin postave të kufirit dhe deklaronin se ishte më mirë të vdisnin aty në kufi sesa t’i kthenin mbrapsht. Disa prej tyre njihnin okulistin e dëgjuar Kristo Kristidhi, i cili i strehoi në shtëpinë e tij dhe tek disa miq të tjerë. Ishin rreth dhjetë emigrantë dhe e njihnin doktor Kristidhin qysh para se të fillonte lufta.

Gjatë kohës së pushtimit fashist izraelitët kanë kaluar rreziqe që në atë kohë nuk i njohën. Kështu p.sh. me Urdhrin Nr. 8, datë 28.2.1942, Kryesia e Këshillit të Ministrave e qeverisë së atëhershme thoshte që izraelitët që kishin hyrë në tokën shqiptare nga Serbia duhet t’u dorëzoheshin autoriteteve ushtarake gjermane të pushtimit të Serbisë. Në zbatim të këtij urdhri, u kërkua nga komunat e Shqipërisë së Mesme që të njoftonin nëse në komuna e tyre kishte izraelitë të tillë. Por kryepleqtë e disa komunave, si të Shupalit, Zall-Herrit, Petrelës, Shëngjergjit të Tiranës deklaruan me firmë e me vulë se në zonat e tyre nuk kishte asnjë izraelit, megjithëse kishte plot të tillë.

Në Shqipëri jetonte në atë kohë dhe izraeliti Leo Tyr. Ky kishte ardhur në Shqipëri nga Gjermania qysh në vitet ’30 kur në Gjermani kishin nisur përndjekjet e izraelitëve. Tyri ishte njeri i shkathët, i zgjuar, i thjeshtë e i drejtpërdrejtë, bindës, dhe i rrahur nga jeta. Edhe kur ishte në Gjermani i kishte luftuar nazistët hapur nëpërmjet gazetave lokale. Unë kam lexuar një artikull gazete ku Tyri polemizonte Goebelsin, i cili më vonë u bë ministri famëkeq i propagandës naziste. Tyri kishte gruan e tij, Elsa, dhe dy fëmijë. Më i madhi kishte shkuar qysh atëherë në Palestinë (kështu quhej atëherë Izraeli), dhe studionte aty për agronom. Më i vogli quhej Arno. Por në Shqipëri Tyri kishte ardhur vetëm, sepse familja e tij, Elsa dhe Arno, i kishte mbetur në një kamp përqendrimi në Jugosllavi. Megjithatë, Tyri, me ndihmën e miqve shqiptarë të panumërt, arriti atë që shumë pak kanë arritur të bëjnë: i shpëtoi njerëzit e tij nga thonjtë e nazistëve dhe i solli në Lushnjë, ku banonte dhe vetë. Si Elsa ashtu dhe Arno, që ishin në gjendje të vështirë shëndetësore, kanë banuar gjatë si “mysafirë” në shtëpinë tonë.

Për t’u ardhur në ndihmë izraelitëve, Tyri arriti të miqësohej me disa personalitete të asaj kohe. U njoh edhe me Legatin Apostolik (përfaqësues i Papës pranë një qeverie) në Shqipëri, që asokohe ishte imzot Leone Nigris. Me anën e këtij, Tyri synonte të nxiste ndërhyrjen e Papës në favor të izraelitëve të persekutuar. Prandaj nëpërmjet tij ai i ishte drejtuar me letra Papës së atëhershëm, Pius XII, që ishte i njohur për ndjenjat e tij profashiste dhe pronaziste. Por koha tregoi se këto ndërhyrje të Tyrit drejtuar legatit apostolik mbetën fare pa fryt. Siç e vuri në dukje më vonë një udhëheqës i shtetit izraelit, ky Papë “nuk tundi as edhe gishtin e vogël” për të penguar gjenocidin që në atë kohë nazistët po zbatonin nëpër kampe të shfarosjes për të arritur atë që ata e quanin “zgjidhje përfundimtare të çështjes çifute”.

Leo Tyri me gjithë familje shpëtoi gjallë nga dora e nazifashistëve. Pas çlirimit të Shqipërisë ai u largua nga vendi ynë dhe shkoi në Izrael. Në vitet ’50 ai u caktua këshilltar në ambasadën e Izraelit në Romë. Kurdoherë ka ruajtur të gjallë ndjenjën e dashurisë dhe të mirënjohjes për popullin shqiptar në mes të të cilit kishte kaluar më se 10 vjet të stuhisë fashiste e naziste. Edhe në Romë vazhdoi t’i ndihmojë ata izraelitë të cilët nga Shqipëria shkuan në Izrael.

Në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare izraelitët pa asnjë ngurrim morën anën e popullit shqiptar. Në këtë luftë që bëhej për çlirimin e Shqipërisë ata shikonin edhe shpëtimin e tyre. Të rinjtë merrnin pjesë në veprimtaritë ilegale të kohës, shpërndanin trakte, merrnin pjesë në demonstrata dhe ndihmonin për furnizimin e partizanëve me armë, ushqime dhe veshmbathje.

* * *

 

Duke e menduar thellë unë nuk di se si ta cilësoj qëndrimin e italianëve karshi izraelitëve, si në Itali si dhe në Shqipëri. Është e vërtetë se, sapo erdhën në Shqipëri, ata zbatuan disa kufizime diskriminuese dhe unë i përmenda ato. Morën edhe masa për internimin e izraelitëve të ardhur nga Serbia. Në të vërtetë, përveç shprehjeve bombastike që ishin tipike të fjalorit fashist, ata në heshtje i lanë izraelitët që të merreshin me punët e veta. Madje edhe masa e internimit e zbatuar kundër izraelitëve të ardhur nga Serbia mund të quhet edhe si mjet për t’i mbrojtur ata nga rreziku. Edhe në Itali ata i shanin izraelitët dhe zbatuan kundër tyre një sërë masash poshtëruese për të krijuar përshtypjen se këto ata i bënin për të treguar se ishin dakord me nazistët. Në të vërtetë ata sajuan disa pretekste për të shpëtuar shumë izraelitë nga përndjekjet e nazistëve.

 

Autoritetet zyrtare fashiste të Vlorës tregonin karshi izraelitëve njëfarë rezervimi, kurse qytetarët italianë që kishim afër, qoftë të ardhurit në kohën e pushtimit, qoftë edhe ata që banonin në Vlorë që nga Lufta e Parë Botërore u sollën me izraelitët pa asnjë shfaqje diskriminimi. Kështu për shembull, në Vlorë ka punuar si rrobaqepës Augusto Akolji [Accogli] dhe gruaja e tij, Maria. Këta ishin franko-levantinë, domethënë italianë të ardhur nga Azia e Vogël pas luftës turko-greke. Dinin greqishten dhe u lidhën me miqësi me izraelitët. Kur në Shqipëri zbarkuan italianët, qëndrimi i tyre nuk pësoi asnjë ndryshim. Kështu p.sh., kur fashistët arrestuan Rafael Jakoelin, me akuzën që ndihmonte lëvizjen Nacional-Çlirimtare, pyetën Auguston çfarë mendimi kishte për personin e këtij izraeliti. Ai u dha informatat më të mira, të cilat lehtësuan shumë për lirimin e tij. Afër shtëpisë sonë banonte një familje tjetër italiane e ardhur në Vlorë në vitet e Luftës së Parë Botërore. Burrat punonin si karropunues, kurse gratë lanin livaret e marinarëve italianë të garnizonit italian të Sazanit. Marrëdhëniet e izraelitëve me këto familje ishin të shkëlqyera. Ata hynin e dilnin në shtëpitë izraelite si në shtëpinë e tyre. Qëndrimi i tyre kundrejt izraelitëve nuk pësoi asnjë ndryshim kur në Shqipëri zbarkuan fashistët. Të tilla kanë qenë marrëdhëniet tona edhe me italianët e tjerë që banonin në Vlorë.

I përzemërt ka qenë qëndrimi ndaj izraelitëve edhe i ushtarëve italianë. Kishim një familje në Vlorë që quhej Gramenja, me 4 djem e 5 vajza. Edhe me këta ishim si një shtëpi. Vajza izraelite kishin shoqëri me vajzat e tyre. Unë kisha mik të ngushtë djalin e tyre Françesko, ushtar i thjeshtë. Ishte moshatar me mua dhe shkonim shumë mirë. Aty nga fundi i vitit 1942 unë u arrestova nga karabinieria italiane në rrethana që do të tregoj më tutje. Ato ditë në Vlorë u pushkatuan katër të rinj, të cilët janë katër martirët e Vlorës. Ndër këta ishte edhe Astrit Kokoshi, të cilin e kishin arrestuar një natë përpara pushkatimit. Në Vlorë u përhap lajmi i zi i masakrimit të këtyre katër trimave. Tre nga këta njiheshin, sepse ishin vlonjatë, kurse i katërti nuk njihej, sepse ishte nga një fshat i rrethit. Meqë i katërti nuk përmendej me emër, u përhap fjala se ai paskam qenë unë. Në këtë rast u duk dashuria që ushqente Françesko për mua. Ai u bë copë derisa vërtetoi që unë isha gjallë dhe vazhdoi përpjekjet derisa më liruan nga hetuesia, edhe pse e kishte nuhatur se nuk isha i papërfshirë në luftën antifashiste që kishte ndërmarrë populli.

Në vitin 1942 në Greqi plasi një uri e madhe. Njerëzit vdisnin rrugëve nga uria. Ne menduam që t’u vinin në ndihmë njerëzve tanë që banonin atje, në mënyrë të veçantë disa izraelitëve të Athinës që jetonin në kushte me të vërtetë tragjike. Ishte një oficer italian me origjinë shqiptare (arbëreshe) me gradë kapiten i ushtrisë i quajtur Koncistre, i cili mori përsipër dhe u shpuri atyre disa pako me ushqime disa herë. Ai komandonte autokolonën ushtarake që nisej nga Vlora dhe përshkonte të gjithë Greqinë dhe shkonte deri në Athinë, duke u shpëtuar jetën dhjetëra njerëzve të uritur.

Ne kishim në Vlorë një dentistin tonë, Ilia Matathia. Për t’u kuruar te ky vinin plot italianë, ndër të cilët dhe oficerë madhorë. Ata e dinin se ky ishte izraelit dhe nuk linin raste pa i thënë se kjo ishte një hollësi që ata nuk i prekte fare. Faktet më detyrojnë t’i dalloj mirë italianët nga fashistët. Në fund të fundit nga italianët asnjëri ndër izraelitët nuk pësoi dëm. Kështu, ndërsa kam urryer fashistët, ushtarët dhe civilët italianë i kam quajtur “simpatikë dhe relativisht të mirë e njerëzorë”, siç kam quajtur edhe një gazetar amerikan.

Të gjithë izraelitët e Shqipërisë, vendas e të ardhur, e panë me simpati Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar, sepse ajo synonte të shkatërrohej fashizmi, të çlirohej populli shqiptar dhe bashkë me atë të gjithë të çliroheshin edhe izraelitët. Izraelitët e Vlorës e të tjerë, secili sipas mundësive të tij, e ndihmonin lëvizjen. Kush shpërndante trakte, të tjerët mbanin fshehur në dyqanet e tyre partizanë ilegalë, kush jepte të holla, të tjerë veshmbathje, ilaçe e ushqime.9)

Ato ditë në Vlorë u krye një atentat kundër një marshalli të karabinierisë italiane, i cili ishte treguar veçanërisht i egër karshi njerëzve të Lëvizjes Nacional Çlirimtare që binin në dorën e tij. Po atë ditë një italian, fqinji ynë, denoncoi në kuesturë se atentatori ishte fshehur në shtëpinë time. Prandaj karabinieria vendosi që të më arrestonte.

Një natë, vonë, milicët shqiptarë bashkëpunëtorë të fashistëve erdhën në shtëpinë tonë dhe kërkuan të hynin brenda. Ata filluan t’i binin derës me forcë dhe kërkuan nga fqinja, që të na bindte të hapnim derën. Por ata nuk e dinin që ajo ishte izraelite dhe ajo nisi të thërriste: “Rafael… lo! Hape derën…lo!…” Nga kjo ne kuptuam se ne nuk duhej ta hapnim derën kurrsesi sepse fjala “lo” në hebraisht do të thotë “jo” në shqip. Sapo i dëgjuam, ne jo vetëm nuk e hapëm derën, por ikëm nga shtëpia nga një derë e pasme dhe u fshehëm në shtëpitë e fqinjëve shqiptarë. Milicët u futën në shtëpi nga një dritare që ishte pa hekura dhe filluan grabitjen sistematike. Morën sa deshën dhe çfarë deshën dhe pastaj ikën duke lënë të hapura dyert, dritaret dhe dritat elektrike. Pak më vonë kaloi andej një patrullë e ushtrisë italiane, e cila kur pa se të gjitha dyert ishin të hapura, filloi t’i thërrasë të zotët e shtëpisë. Sapo dëgjuam se po flitej italisht, ne erdhëm në shtëpi dhe i sqaruam ushtarët për sa kishte ndodhur. Atëherë i pari i tyre kërkoi që të shkonin me të në karabinieri për të denoncuar faktin. Për të bërë denoncimin e rastit shkova dhe unë dhe ia parashtrova komandantit të postës së karabinierisë ngjarjen ashtu siç kishte ndodhur. Ai përpiloi procesverbalin e rastit dhe më ftoi të nënshkruaja. Veçse kur dëgjoi emrin tim qëndrimi i tij ndryshoi rrënjësisht. Më tha tekstualisht se më kërkonte në qiell dhe më gjeti në tokë, madje kisha shkuar vetë në dorën e tij si breshka te nallbani. Meqenëse unë nuk po kuptoja se ku e kishte fjalën, ai më tha se isha i arrestuar me akuzën se kisha strehuar atentatorin që kishte bërë atentatin kundër mareshalit të karabinierisë atë mëngjes. Pa e zgjatur më ai më futi në një birucë që kishte vetëm një frëngji të vogël te dera. Biruca ishte aq e errët saqë unë nuk dalloja dot një njeri të shtrirë përtokë që po rënkonte, sepse karabinierët e kishin rrahur për vdekje. Kurrë nuk mora vesh dot se kush ishte ai njeri, sepse të nesërmen, ashtu gjysmë të vdekur siç ishte, karabinierët e hoqën nga biruca dhe e shpunë kushedi se ku.

Pak pas mesnatës sollën në birucë ku isha dhe unë edhe shokun tim, Astrit Kokoshin. Atë e kishin arrestuar po atë natë. Të nesërmen në mëngjes karabinierët e morën. Më vonë mora vesh se e kishin pushkatuar, ashtu pa gjyq, bashkë me tre shokë të tjerë. Ishte një raprezalje. Këta janë katër dëshmorët e Vlorës

Me gjithë këto përndjekje, izraelitët nuk hoqën dorë nga veprimtaria e tyre në mbështetje të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare shqiptare. Në atë kohë unë u bëra vëllam, sipas zakonit të moçëm shqiptar, me Guri Manxharin, i cili ishte militant komunist dhe pjesëmarrës i luftës çlirimtare. Në sajë të lidhjes që krijova me të (që vazhdon e padobësuar edhe sot pas pesëdhjetë vjetësh), unë u lidha ende më shumë me Lëvizjen Nacional-Çlirimtare.

Firma jonë “Levi-Jakoel” kishte një veturë që e përdorte për punët e saja. Po afrohej dita e martesës së Guriut, i cili merrte nuse nga fshati Lepenicë, relativisht afër me fshatin e tij që quhej Gumenicë. Me pretekst se makina do të shkonte të merrte nusen, atë e pajisëm me leje qarkullimi të posaçme, sepse ato zona ishin nën regjim të fortë shtetrrethimi. Shoferin që e drejtonte, Çoban Shehun, e kishim të besimit. Kur do të nisej për në fshat, makinën e ngarkuam me material të ndryshme që u duhej atyre që luftonin maleve. Pas disa ditësh fashistët pikasën punën që kishte bërë makina, dhe pa u thelluar më shumë, arrestuan babanë tim, Rafael Jakoel, i cili nuk dinte asgjë për këto punë.

Babain, Rafaelin, e hoqën nga Vlora dhe për tre muaj ne nuk e gjenim dot. E kërkuam në burgun e ri të Tiranës, i cili ato ditë ishte mbushur plot e përplot me patriotë të arrestuar. E kërkuam më kot edhe në kampin fatkeq të Porto Romanos, në veri të qytetit të Durrësit, që kishte fituar nam të keq për vuajtjet e tmerrshme që hiqnin patriotët e arrestuar e të internuar aty. Pas shumë përpjekjesh më në fund e gjetëm. E mbanin të mbyllur në një kazermë ushtarake afër urës së Dajlanit, që ishte në të hyrë të qytetit të Durrësit. Përfundimisht Rafaelin e liruan pas pesë muajsh. Për lirimin e tij ndihmoi shumë Leo Tyri me anë të “miqve” të tij italianë jofashistë. Po ashtu, ndikuan fjalët e mira që foli për Rafaelin Augusto Akolji, për të cilin folëm më lart.

Por, me gjithë këto ndjekje, përsëri izraelitët nuk e pushuan punën e tyre në favor të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare.

blank blank blank blank blank blank

 

2. – IZRAELITËT E SHQIPËRISË GJATË PUSHTIMIT NAZIST GJERMAN

 

Në mbrëmjen e datës 25 korrik 1943 radioja italiane transmetoi lajmin e dorëheqjes së diktatorit fashist Benito Mussolini. Atë natë kënduam dhe pimë si asnjëherë tjetër gjatë pushtimit. Por prapë gëzonim me zë të ulët, se kishim ende frikë se mos bisha naziste na kafshonte. Populli shqiptar kishte kaluar një përvojë të hidhur të egërsisë naziste. Disa javë më parë, një kolonë e ushtrisë gjermane shfarosi për raprezalje thuajse të gjithë banorër e fshatit të Borovës, në jug të qytetit të Korçës.

Izraelitët e dinin çfarë kishte ndodhur në të ashtuquajturën Natë të Kristaleve [Kristallnacht], kur nazistët iu sulën izraelitëve, i masakruan dhe u shkatërruan dyqane e vitrina. Qysh në atë kohë në Shqipëri kishin kaluar shumë refugjatë izraelitë që iknin të tmerruar nga Gjermania dhe kërkonin strehë. Ata na përshkruanin me tmerr çfarë u kishin parë sytë para se të vinin e gjenin paqë në Shqipëri dhe të gjithë na këshillonin që, sa nuk ishte vonë, të hiqnim dorë nga çdo veprimtari, të mblidhnim sa mund të mblidhnim nga pasuria dhe të iknim nga Europa. Ata e dinin se një ditë gjermanët do të shtriheshin deri në viset tona. Dhe kur këta erdhën, izraelitët e Shqipërisë ishin fare të papërgatitur dhe vetëm solidariteti i shqiptarëve i shpëtoi. Por nuk ndodhi kështu për të gjithë.

Familja Arditi, e cila banonte në Shkodër, atëherë ishte e përbërë nga kryefamiljari Zhak, nga e shoqja Luna Russo, nga një vajzë Luçia dhe nga katër djem: Moisiu, i cili banonte me familje në Durrës e pastaj në Tiranë, Leoni, Dario dhe Ugo. Leoni kishte mbaruar për farmacist në Siena të Italisë dhe në vitin 1942 hapi farmaci në Shkodër. Dario kishte filluar studimet për mjekësi në Grenoble të Francës, por i ndërpreu për shkak të luftës dhe u kthye në Shkodër. Ugo, i cili kishte prirje të theksuara për muzikë filloi studimet për violinë në konservatorin e Firences. Por edhe ai, për shkak të luftës, i ndërpreu studimet dhe u kthye në Shkodër. Ishte fjala për një familje të ngritur nga pikëpamja kulturore dhe artdashëse. Në librin e Nasho Jorgaqit për heroin e popullit shqiptar Qemal Stafa, autori thotë se “Qemali pat një shok me vlerë, Dario Arditin, me të cilin studionin bashkë në një klasë të gjimnazit. Ai vinte nga një familje me kulturë muzikore, kishte njohuri të thella për teorinë dhe historinë e muzikës e bashkë me dy vëllezërit e tjerë i binte violinës. Ishte violinist me talent. Ai u bë edhe drejtuesi i orkestrës së gjimnazit. Qemali do t’i detyrohet shumë Darios, i cili me durim e dashamirësi, e udhëhoqi në botën e mrekullueshme të tingujve. Falë ndihmës së tij, Qemali fitoi bazat e një kulture të shëndoshë muzikore dhe zhvilloi më tej shprehitë si instrumentist. Bashkë me Darion, ai ndoqi nëpërmjet radios mjaft opera e koncerte të kohës. Nga Dario heroi mësoi shumë mbi jetën e kompozitorëve e këngëtarëve të shquar…”
Shumë njerëz të njohur dhe miq të familjes i kishin këshilluar që të fshiheshin për të mos rënë në dorë të gjermanëve. Disa u kishin propozuar t’i strehonin dhe t’i fshihnin, por ata përgjigjeshin se nuk kishte nevojë të fshiheshin, sepse në Shkodër kishin vetëm miq dhe asnjë armik. Por pak para largimit të gjermanëve nga Shkodra – tregon Moisi, i vetmi pjesëtar i familjes që shpëtoi – Gestapoja, me anë të një spiuni, arrestoi përpara Darion, pastaj pjesëtarët e tjerë dhe në fund të atin… I nisën për në kampin e përqendrimit në Prishtinë. Të atin e nisën disa ditë më vonë. Mbas çlirimit ai u kthye në Shkodër në gjendje të keqe dhe mbas dy vjetësh vdiq. Të tjerët i vranë gjatë rrugës për në Prishtinë… Tre vëllezërit, nëna dhe motra nuk u kthyen më… Dario u shpall dëshmor i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare shqiptare, kurse pjesëtarët e tjerë viktima të luftës.10)

Izraelitët e ardhur nga Jugosllavia i kishin ende të freskëta tmerret që kishin kaluar gjatë atyre ditëve që jetuan nën thundrën e nazistëve. Prandaj ata nuk humbën kohë. Në muajin gusht ose shtator, 6 prej tyre erdhën në Vlorë, ku kishte familje izraelite. Ata i morën në shtëpinë e tij dentisti Ilia Matathia. “Ishin kaq të dërrmuar, – tregon Krisia, gruaja e Ilias, – saqë u lashë dhomën time për fjetje. Disa nga ne të shtëpisë shkuam për të fjetur te njerëzit e fisit e disa të tjerë flinin përdhe”. Pas disa ditësh izraelitët vendas u morën vesh me një shofer që quhej Vasil Liza, i cili mori përsipër që këta refugjatë t’i çonte shëndoshë e mirë në Dhërmi, që ishte zonë e çliruar. Dhe kështu u bë. Në ato ditë i gjithë Bregu ishte çliruar nga italianët, të cilët kishin dorëzuar armët dhe mbaheshin aty në pritje që t’i nisnin me motobarkë në Itali. Për të gjitha këto kujdesej çeta partizane e Bregut me komandant Minella Kolekën (i cili organizoi edhe shpëtimin e refugjatëve izraelitë). Shoferi i shpuri refugjatët në Dhërmi dhe i çoi në lagjen Gjilekë. Aty ata u strehuan në pritje që të gjendej motobarka që do t’i çonte në Otranto të Italisë, ku ndërkohë kishin mbritur trupat aleate. Dhe kështu u bë.11)

Po me aq me vendosmëri veproi Natan Shahter. Ky ishte izraelit nga Kishinjevi i Rumanisë dhe vazhdonte studimet për mjekësi në një universitet italian. Pak përpara kapitullimit të Italisë ai, me pasaportë rumune, erdhi në Shqipëri. Nuk iu shfaq asnjërit, por qysh në ditët e para ai jetoi, si të thuash, në ilegalitet. Punonte si hamall dhe flinte në një nënshkallë të një godine gjysmë të rrënuar të Pazarit të Vjetër të Tiranës. Sapo erdhën gjermanët ai doli partizan në mal dhe luftoi atje deri në çlirimin e Shqipërisë. U kthye si mjek i ushtrisë shqiptare me gradë kapiten.

Ndër disa përmetarë është ende i gjallë kujtimi i një familjeje që ishte strehuar në fshatin Kosovë të rrethit të Përmetit. Ajo rrinte e fshehur atje dhe kurdoherë që nazistët bënin operacione ushtarake, fshati, më parë se të kujdesej për vete, merrte masa për t’i fshehur familjet mike në shpella ku armiku nuk i arrinte dot.12)

I ngjashëm është edhe rasti i një familjeje të strehuar në Korçë nga familja e Isuf Panaritit. Pjesëtarët e familjes rrinin fshehur në Korçë, kurse kryetari i saj doli malit me partizanët dhe merrej me furnizimin e çetës. Sapo u çlirua Korça, familja u bashkua përsëri dhe më vonë u largua për në Selanik. Ajo mbajti lidhje me Isuf Panaritin.13)

Një tjetër episod që tregon më së miri qëndrimin e popullit shqiptar karshi izraelitëve është odiseja e familjes së Manuel Rubenit. Kjo familje përbëhej nga kryefamiljari Manuel, nga e shoqja Lea, vëllai i saj Abraham, vëllai tjetër më i vogël Isak (Zhak) dhe nga katër vajzat, Berta, Rifka, Matilda dhe Rashela. Pas bombardimit të Beogradit nga aviacioni nazist, sapo u krijuan mundësitë, familja erdhi në Durrës dhe që këtu shkoi në Kavajë. Me rekomandimin e njësitit guerril të Kavajës, me përjashtim të Abrahamit, të tjerët shkuan dhe u strehuan në çetën e Pezës.

Komisari i çetës asokohe ishte Sal Verdha. Në vitin 1943 Isak Rubeni u dërgua nga çeta me mision në Tiranë, ku hyri ilegalisht; por këtu u zbulua nga nazistët, të cilët e arrestuan dhe e zhdukën në një kamp përqendrimi në afërsi të Beogradit. (Më vonë familja e gjeti varrin e tij. Ai është shpallur dëshmor i popullit jugosllav). Kur filloi operacioni i dimrit më 1943, familja u largua nga Peza dhe erdhi në Tiranë, ku u strehua në një shtëpi të rrugës që sot quhet “Ali Bakushi”, në të cilën atë kohë banonte Ismail Zenuni. Aty nga fillimi i vitit 1944, gjermanët e pikasën familjen, por nuk arritën ta kapnin. Përpara rrezikut, familjen e tërhoqi menjëherë Ismail Zenuni dhe e strehoi në shtëpinë e tij. Të nesërmen, të maskuar si katundarë tiranas, Ismaili i çoi ata në fshatin Zall-Herr dhe i shpërndau nëpër familje të fshatit. Që këtej Ismaili i shpuri në Muhur, fshat afër qytetit të Peshkopisë. Aty familja qëndroi deri sa u çlirua Tirana. Ismaili u çonte vazhdimisht ushqime nga Tirana dhe i ngarkonte me kuaj e mushka, sepse mungonte komunikacioni automobilistik dhe terreni ishte i thyer e malor. Shumë herë Ismailit i ishte dashur të pajisej me leje nga autoritetet partizane si për vete ashtu dhe për ushqimet, sepse fshati ishte në zonë të çliruar.

Kjo gjendje vazhdoi deri në kohën kur partizanët zunë vend në rrethinat e Tiranës dhe po përgatiteshin të shpërthenin sulmin që çoi në çlirimin e qytetit. Fillimisht Ismaili deshte t’i sillte në fshatin Shkozë, pak kilometra në lindje të kryeqytetit, por pati frikë se mos gjermanët bënin ndonjë inkursion të rrufeshëm dhe i kapnin. Prandaj i solli në fshatin Klos. Aty komanda partizane e vendit u siguroi atyre strehë dhe gratë e familjes punonin për të përgatitur triko e çorape për partizanët. Sapo u çlirua Tirana, familja erdhi aty dhe pak më vonë u nis për në Jugosllavi, me përjashtim të Bertës, e cila u martua me Ismail Zenunin.14).

Kur nazistët shkelën për herë të parë në Gjirokastër, ata kërkuan njerëz që të flisnin gjuhën e tyre. Ndër këta gjetën doktor Vasil Labovitin, kirurg në atë qytet, njeri me cilësi të larta morale dhe antifashist. Një nga pyetjet e para që i bënë ishte nëse në Gjirokastër kishte izraelitë. Megjithëse në qytet jetonin të tillë dhe të gjithë e dinin këtë, ai u tha që s’kishte, dhe nazistët nuk thelluan më shumë. [Shyqyri dhe Xhemile Budo dhe familja e tyre në Durrës strehuan familjen e Haim Batinos].

Në Vlorë, Qamil Xhyheri, mik i vjetër i disa familjeve izraelite, mori dhe fshehu në shtëpinë e tij Eftimi dhe Viktor Jakoelin, Riketa Matathian dhe Rexhina Ganin. Me ndonjë ndërprerje të shkurtër, këta qëndruan aty deri në çlirim, nën kujdesin e bijës së Qamilit, Sado Xhyheri, e cila ishte e një moshe me ta. Familja Sareta u strehua te Veli Fetahu, kurse familja e Moisi dhe Marko Matathias u strehuan tek miku i tyre Selim Hyseni, në fshatin Panaja disa kilometra në veri të Vlorës.

Moisi Solomoni u strehua nga Jakup Kokeli, nga fshati Vërmik, në zonat e thella malore të Vlorës. Pjesa tjetër e familjes nuk lëvizi nga shtëpia, përveç se kur errësohej, kur shkonin tek fqinjët, sidomos në shtëpinë e mikut të tyre Andon Mone.

Familjet e Nesim Joseko Solomonit dhe Ilia Solomonit shkuan në fshatin Treblovë të Vlorës dhe u strehuan në shtëpinë e Çize Ismailit dhe të Nuro Hoxhës. Në të njëjtën shtëpi u fsheh edhe familja e Aneta Josef Negrinit dhe e Avram Moisi Solomonit. Për të parandaluar çdo rrezik në shtëpi u gërmua një bodrum që mund të strehonte të gjithë të strehuarit. Ata ishin rreth 17 veta dhe qëndruan në shtëpinë e Nuro Hoxhës përreth tre muaj.

Një familje izraelite që banonte në Delvinë, familja e Menahem Jomtovit, kaloi në zonën e çliruar Theollogos të rrethit të Sarandës dhe aty qëndroi deri në çlirimin e të gjithë vendit. Familja e Josef Kohenit nga Delvina u strehua në zonën e çliruar në Dhivër të Sarandës.

Familjet Batino dhe e Isak Kohenit, që banonin në Durrës në fillim, mbetën aty. Pastaj shkuan në Tiranë. Kur Durrësi u zbraz me urdhër të ushtrisë gjermane, një pjesë të mallit të firmës ata e çuan në Krujë, ku kishin marrë me qira disa dhoma në shtëpinë e Hasan Ram Xhixhës. Në shtator 1943 familja Batino dhe Leon Jakoeli me nënën e tij 70-vjeçare shkuan për t’u fshehur në Krujë, në shtëpinë e Hasanit. U zgjodh Kruja sepse ishte një qytet larg nga rrugët e komunikacionit që përdoreshin nga gjermanët, si edhe sepse aty kishin plot njerëz të besës që do t’i mbronin po të paraqitej nevoja. [Po në Krujë në shtëpinë e Sulejman Meçes u fshehën për muaj me radhë dhe u shpëtuan tre vëllezërit Batino dhe familjet e tyre.]

Një ditë hyri në Krujë ushtria italiane e përbërë nga një brigadë që kishte qendrën në qytetin e Burrelit. Ata zunë vend në kodrat e Krastës, afër qytetit, në perëndim të tij. Aty hapën llogore dhe i fortifikuan ato. Të nesërmen fluturoi mbi Krujë një aeroplan gjerman, ndoshta për t’i vëzhguar fortifikimet. Nga poshtë ushtarët italianë e gjuajtën me kundërajrorë. Menjëherë avioni ktheu rrugë dhe vazhdoi fluturimin në drejtim të Tiranës. Të nesërmen plasi zjarri i artilerisë gjermane, e cila gjuante si Krastën ashtu dhe qytetin. Banorët filluan të iknin nëpër malet përreth. Kështu bënë edhe izraelitët e strehuar, të cilët u nisën të shoqëruar nga qytetarë miq të armatosur me pushkë të gjata. Bashkë me refugjatë të tjerë natën e parë e kaluan në një fshat që quhej Bret, dhe në një tjetër që quhej Picrragë. Natën e dytë e kaluan në fshatin Vinjollë, thellë në malësi. Edhe pse të tjerët nuk i njihnin, megjithëse ishin të shumtë në numër, fshatarët i pritën me atë bujari që karakterizon mikpritjen e shqiptarit.

Pas një lufte të ashpër, gjermanët zaptuan Krujën. Ata u sollën me ushtarakët italianë me një egërsi të paparë. Ne pamë me sy ushtarë të gjymtuar, të hedhur anës rrugës, që rënkonin nga plagët e rënda që kishin marrë, dhe askush nuk kujdesej për ta. Madje disa ushtarë gjermanë gajaseshin së qeshuri kur i shikonin në atë gjendje.

Pasi zaptuan qytetin, nazistët lajmëruan se beteja kishte marrë fund, se Kruja ishte “çliruar” dhe se banorët mund të ktheheshin pa ndrojtje në qytet. Dhe kështu njerëzit i hynë rrugës për kthim dhe, bashkë me ta, edhe izraelitët. Sapo hynë në qytet, izraelitët u lajmëruan se nazistët kishin pikasur shtëpinë ku ata ishin strehuar, ishin sulur drejt saj, shpërthyen dhomat dhe gjetën mall dhe plaçka. Përveç këtyre gjetën edhe një arkë të madhe plot me libra fetarë hebraikë. Ata sekuestruan çdo gjë, u vunë zjarrin librave dhe filluan t’i kërkonin izraelitët. Ndërkaq, një mik i tyre, Met Ndreu, i shpuri në një shtëpi të veçuar nga qyteti dhe i fshehu aty.15)

Më vonë familjet Batino dhe Kohen shkuan në Tiranë, por u kthyen përsëri në Krujë dhe u strehuan në shtëpinë e Ismail Meçes, ku qëndruan deri në Çlirim. Për njëfarë kohe, një pjesë e këtyre familjeve u strehuan në shtëpinë e Liçinëve në fshatin Luz të Kavajës.

Tri familjet izraelite që banonin në Gjirokastër, Vituli, një pjesë e familjes Batino dhe familja e Matathia e Samuel Kofinës nuk lëvizën nga Gjirokastra. Ndoshta nazistët u besuan fjalëve të doktor Labovitit, por me siguri ata nuk pësuan gjë sepse banonin në mes të lagjeve të qytetit, të rrethuar nga familje vendase dhe sidomos nga vullneti i këtyre familjeve për t’u dalë zot për t’i shpëtuar nga duart e nazistëve. Në fakt këto tri familje shpëtuan pa asnjë humbje.16)

Në Vlorë muajt e fundit të vitit 1943 kaluan me frikë, por pa u vërtetuar ndonjë ngjarje e veçantë për izraelitët. Hallet filluan pas Vitit të Ri, pra në fillim të vitit 1944. Një ditë në fillim të atij viti u shpall në qytet shtetrrethimi: për një ditë të tërë asnjë nuk mund të dilte nga shtëpia. Gjatë asaj nate dhe në orët e para të mëngjesit gjermanët bënë arrestime në masë të qytetarëve vlonjatë. Ata i kapnin në bazë të listave të parapërgatitura dhe i nxirrnin nga shtëpia ashtu siç ishin, përgjumshëm. Disa i morën të veshur me pizhama, të tjerë fare zbathur. Këta njerëz i nisën për në kampet e shfarosjes në Gjermani. Disa nga ata i pushkatuan në Resnjë të Jugosllavisë, në të dalë të qytetit të Ohrit.17) Pas Çlirimit kufomat e tyre qeveria shqiptare i solli në Vlorë. Nga të tjerët shpëtuan fare pak. Nga më shumë se 700 persona të rrëmbyer shpëtuan shumë pak. Ende sot më kujtohet me tmerr ajo ditë kur erdhën në Vlorë mandatet për vdekjen e tyre dhe qyteti u mbush me lajmërime të përzishme. Për ditë të tëra në shtëpitë e këtyre martirëve njerëzia shkonin për t’u bërë ngushëllimet familjeve të tyre.

Por për çudi ndër të arrestuarit nuk kishte asnjë izraelit. Herën e parë kapën Elisaf Avram Ganin, porse kur po e shpinin në vendin ku po grumbullonin të arrestuarit, atë e njohu dikush, i cili ndërhyri dhe e liroi, e futi në një shtëpi ku ndenji derisa kaloi rreziku.18) Duhet theksuar se, me urdhër të të zotit të shtëpisë, dera qëndroi e hapur ditë e natë në dispozicion të izraelitëve, të cilët mund të strehoheshin e fshiheshin sa herë që e ndjenin veten në rrezik. Raste të tilla nuk munguan as më vonë.

Kur erdhi dita e tmerrshme e 4 shkurtit 1944 , në të cilën nazistët masakruan rreth 90 veta të kryeqytetit, ne ishim në Tiranë. Aty ishim edhe me 24 shkurt, kur u shpall shtetrrethimi e njerëzit i mbyllën në shtëpi dhe gjermanët bastisën krejt qytetin. Bashkëpunëtorët dhe veglat e tyre na gjetën brenda në shtëpinë ku banonim, nga ishte krejtësisht e pamundur që të largoheshim me shpejtësi. Ata na morën dokumentet personale dhe na thanë se duhej të venim t’i tërhiqnim pas 2-3 ditësh në një postkomandë që ishte atëherë në Rrugën e Pishës.

Ne nuk shkuam fare, sepse e dinim se po të hynim aty nuk do dilnim më të lirë. Kishim miq që punonin në zyrën e gjendjes civile, të cilët aty për aty na pajisën me letërnjoftim fals, me fotografi e me vulë por pa emër. Secili nga ne e plotësoi letërnjoftimin e vet me emër të sajuar. Unë, Josef Jakoel i biri i Rafaelit, u bëra Isuf Jakupi, i biri i Refatit…

Që ato ditë u shpërndamë prapë. Unë bashkë me motrën shkuam fshehurazi në Kavajë dhe u strehuam në shtëpi të Shyqyri Myrtos.19) Kushëriri im, Abraham Eliasaf Gani, u strehua në fshatin Mukje, ku e dërgoi një mik i quajtur Beqir Qoqja. Para se të shkonte në fshat, Abrahami i dorëzoi Beqirit, që u kishte gjetur një shtëpi pranë të afërmve të vet atje, një shumë të madhe në lekë letër dhe në monedha ari. Këto para Beqiri ia ktheu Abrahamit deri në lekun e fundit sapo ay u kthye në Tiranë pas çlirimit të qytetit.20) Njëri nga ne u kthye në Vlorë dhe tre të tjerë u arrestuan nga nazistët. Këta ishin vëllezërit Rafael dhe Moisi Nesim Levi dhe Nesim Eliasaf Gani.

Për t’i shpëtuar të rinjtë nga dora e nazistëve të moshuarit tanë menduan se mund t’i ndihmonte vetëm një njeri: Eqrem Vlora, i cili ishte asokohe ministër i Tokave të Çliruara (Kosova), dhe mbante lidhje me gjeneralin gjerman Fitzthum. Prandaj i shkuan në shtëpi dhe ia treguan të gjitha me hollësi. Pasi i dëgjoi me kujdes, ai u tha se, të djeshmen, aty ku rrinin ata rrinte famëkeqi komandant i Gestapos për Shqipërinë gjenerali Fitzthum. Ato çaste ai lozte me dorën në xhep dhe andej vinin tinguj metalikë. Kur Eqremi e pyeti ç’ishte ajo zhurmë, gjenerali nxori dorën nga xhepi dhe e kishte plot me monedha ari. Kur Eqremi e pyeti se ku i kishte gjetur ato monedha, ai i tha se po të jesh i zoti edhe në kohë lufte mund të fitosh para të tilla. Kur mbaroi këtë tregim Eqremi e hodhi fjalën gjetiu dhe priti reagimin e dy dëgjuesve të tij. Këta e kuptuan fare mirë dhe, me fjalë të tilla të tërthorta, iu lutën Eqremit që të ndërmjetësonte që paratë e arta të gjeneralit të shtoheshin. Ai u tha të mos bëheshin merak dhe të shkonin e të prisnin në Vlorë lajme të reja. Ndërkaq të burgosurit i dërguan në rrugë klandestine një letër vëllait të tyre, Josef (Pepe) Levi, në të cilën i thoshnin që u pa puna e tyre, por të merreshin masa për t’i shpëtuar izraelitët e tjerë dhe pjesën tjetër të familjes nga rreziku nazist. Pas disa ditësh erdhën në Vlorë dy të dërguar të Fitzthumit. Njëri ishte famëkeqi Amster, izraelit, vegël e Gestapos dhe armik i betuar i hebrenjve të Prishtinës, tjetri një izraelit i moshuar, i cili ishte vënë në shërbim të nazistëve vetëm sepse i kishte hyrë tmerri në palcë.

Këta dy “të dërguar” njoftuan ultimatumin e nazistit: kaq para flori për lirimin e këtyre të rinjve dhe kaq për mundimin e tyre. Dhe u dhanë 10 ditë afat, ndryshe të rinjtë… Kur i pyetën se ç’garanci kishin se pas derdhjes së të hollave të rinjtë do të liroheshin, ata u përgjigjën se garanci ishte vetëm fjala e gjermanëve… Me kaq e mbyllën dhe shkuan e ikën. Erdhën ditën e caktuar, morën aq sa kishin kërkuar, pyetën se ku t’i sillnin djemtë dhe ikën prapë. Mund të duket e habitshme, por djemtë i liruan dhe i shpunë atje ku u kishin thënë të moshuarit tanë, Mateo Matathia dhe Rafael Jakoel.21) Vështirë është të shpjegohet kjo “korrektësi” e nazistëve, të cilët nuk i kishin zakon sjellje të tilla. Po ja, kështu ndodhi.

Afërsisht në atë kohë izraelitët e Vlorës kaluan edhe një tmerr tjetër. Ngjitur me shtëpitë e Josef (Pepe) Levit gjermanët kishin rekuizuar shtëpinë e dëshmorit Lef Sallata. Pa ditur se aty pranë banonte një familje izraelite, një ditë ata dërguan një ushtar, me lutje që të zotët e shtëpisë t’u jepnin hua disa gota pijesh. Të nesërmen gotat i kthyen përsëri. Pa kaluar java ata dërguan përsëri ushtarin me urdhër të një oficeri madhor që tek ai të paraqitej Pepe Levi. Vetëkuptohej se ky urdhër nuk ishte për të mirë, prandaj izraelitët u tronditën. Pepja shkoi. E pritën dy oficerë, njëri në këmbë dhe tjetri i ulur në kolltuk. I pari i foli Pepes frëngjisht dhe, pa e zgjatur, i kërkoi që të bëhej informator i nazistëve. Kërkonin “vetëm” që ai t’u raportonte atyre gjithçka që flitej në qytet, kush ishte i përfshirë në Luftën Çlirimtare dhe informacione të tjera “të thjeshta”. Aty për aty Pepja tha se nuk i kënaqte dot, sepse ai ishte njeri që shkonte nga dyqani në shtëpi dhe nga shtëpia në dyqan. Mirëpo ata i dhanë afat të mendohej mirë, sepse ndryshe…

Çështja u bisedua me të gjithë pjestarët e bashkësisë izraelite që ato ditë ishin ende në Vlorë dhe të gjithë miratuan sjelljen e Pepes. Pavarësisht nga ç’mund t’u punonin nazistët izraelitëve, këta kurrë nuk do t’i ngulnin thikën në shpinë atij populli në mes të të cilit kishin 100 vjet që po jetonin, të dashur e respektuar, aq më tepër kur ky popull po i ruante dhe po i mbronte duke vënë në rrezik edhe jetën.

Ditën e caktuar në shtëpinë e Pepes ishin mbledhur disa izraelitë dhe rrinin si në një shtëpi ku kishte trokitur vdekja. Kur erdhi ora, Pepe u la amanet atyre gruan dhe vajzën e tij të mitur, pesëvjeçare. U puth e u përqafua me të gjithë dhe u nis sikur po shkonte drejt vdekjes. Atë e pritën në të njëjtën dhomë po ata dy oficerë gjermanë të herës së mëparshme. Kur e pyetën çfarë kishte vendosur, Pepja u përsëriti atë që u kish thënë herën tjetër. Kur oficeri që fliste me Pepen ia përktheu këto fjalë oficerit tjetër, ky u tërbua nga inati dhe pyeti a e dinte ky “çifut” kush ishin ata? Pepja, që e kuptonte disi gjermanishten, i tha fjalë për fjalë që e dinte se ishte përpara dy oficerëve gjermanë dhe se i bënte thirrje nderit të tyre si oficerë që të mos i binin në qafë një njeriu si ai që asnjëherë s’kishte dëmtuar asnjeri dhe të mos i kërkonin gjëra që ishin krejt të papranueshme për ndërgjegjen e tij. Unë prapë nuk e shpjegoj dot si ndodhi, por gjermanët e lanë të ikte. Izraelitët që po prisnin me ankth në shtëpinë e Pepes nuk u besonin syve kur e panë atë të kthehej i zbehtë si i vdekur, por i gjallë dhe i lirë. Që atë ditë, kurdoherë që një nga oficerët gjermanë takonte rrugës Pepen, e nderonte atë ushtarakisht duke përplasur takat e çizmeve. S’është dhe kaq keq kur një oficer i racës eprore i sillej në këtë mënyrë një “çifuti të fëlliqur”.22)

Pak kohë më vonë gjermanët filluan nga puna për t’i larë hesapet me izraelitët e Vlorës. Ata vunë në qarkullim një fletushkë me titull “Çudi me Zotin”, që kishte qarkulluar edhe në qytete të tjera. Në këtë fletushkë, ata çuditeshin me Zotin që kishte shpallur si “popull të zgjedhur” këtë popull maskarenjsh, fajdexhinjsh, bolshevikësh etj. si këto. Pas kësaj, ata me kërcënime e premtime nxitën disa të burgosur ordinerë të burgut të Vlorës dhe këta nxorën një “trakt”, ku shkruhej se nuk ishte e tolerueshme që të kishte ende izraelitë që vazhdonin spekullimet e tyre armiqësore në një kohë që Europa po i lante hesapet me njerëz si ata. Këtë trakt e lexuan shumë veta, e lexuan edhe izraelitët e Vlorës, e lexuan edhe shumë banorë të qytetit. Disa nga këta njerëz nga paria e qytetit u mblodhën në prefekturë dhe e biseduan çështjen me prefektin, fjala e të cilit asokohe dëgjohej shumë nga nazistët. Prefekti ishte Vizhdan Risilia. Ata që e shtruan çështjen ishin Qamil Xhyheri dhe Muhedin Haxhiu, bir i udhëheqësit të shquar të luftës së Vlorës kundër italianëve, Osman Haxhiu. Në ato e sipër përpara godinës së prefekturës kaluan dy izraelitë, Mateo Matathia dhe Pepe Levi, kokëulur dhe të helmuar. Ata që ishin mbledhur në prefekturë dërguan një njeri që i ftoi të shkonin te prefekti. Aty izraelitët dëgjuan Qamilin dhe Muhedinin që i thanë Vizhdanit që “do të ishte më mirë për ne që t’i shikonim me sytë tona gratë, motrat dhe bijat tona të çnderohen nga nazistët sesa të lejojmë që t’u bëhej turpi e të pritej në besë miku, që t’u dëmtohej qoftë edhe një qime floku vëllezërve të tyre izraelitë…” Ata u shprehën tekstualisht me këto fjalë.23)

Prefekti, që ishte i predispozuar që t’i ndihmonte izraelitët, premtoi se nga ana e tij nuk do të linte asnjë përpjekje pa bërë në favor të izraelitëve, por tha gjithashtu se gjermani gjerman është dhe ata e dëgjonin atë deri në njëfarë pike, por në fund të fundit ata bënin si t’u thoshte koka. Kështu që i këshilloi që njëkohësisht të ndërhynin edhe pranë qeverisë në Tiranë dhe të kërkonin edhe përkrahjen e saj. Mateo Matathia dhe Rafaeli Jakoeli u nisën për në Tiranë… Shkuan dhe u takuan në shtëpinë e tij me Behxhet Shapatin, që atëherë ishte kryetar i komunitetit mysliman shqiptar.

Pasi i dëgjoi ai u premtoi se do të ndërhynte pranë autoriteteve të larta shqiptare në favor të izraelitëve. Ndërkaq u tha të mos iknin nga shtëpia e tij, por ta kalonin natën aty, sepse nuk dihej ç’mund të ndodhte po të shkonin nëpër hotele dhe t’i pikasin nazistët. Të nesërmen Bexhet Shapati u takua me Mehdi Frashërin, që asokohe ishte një nga katër anëtarët e Këshillit të Regjencës. Ky u tha izraelitëve të shkonin pas dy ditësh të takoheshin me Ministrin e Punëve të Brendshme që në atë kohë ishte Xhafer Deva. Izraelitët e dinin se kush ishte ky Xhafer Deva, (i edukuar me të ashtuquajturën, “deutsche-kultur”, bashkëpunëtor me nazistët), armik i izraelitëve, (i njohur për ashpërsinë dhe kasaphanën e 4 shkurtit), dhe patën përshtypjen se po i dërgonin në gojën e ujkut.

Ditën e caktuar Mateo dhe Rafaeli shkuan në takim. Xhafer Deva i priti mirë, i dëgjoi me kujdes dhe u tha se gjermanët kishin kërkuar prej kohe nga autoritetet shqiptare që t’u dorëzonin izraelitët, por qeveria shqiptare kurrsesi nuk kishte pranuar (dhe e kishte konsideruar këtë si ndërhyrje në punët e brendëshme). Dhe Xhaferi vazhdoi duke thënë se sa të ishte në fuqi kjo qeveri izraelitët nuk duhesh të trembeshin, por kur qeveria do të mendonte të shpëtonte kokën e saj edhe izraelitët duhet të mendonin të shpëtonin kokën e tyre.24)

Para pranverës së atij viti gjermanët bënë një operacion në Malësinë e Shëngjergjit të Tiranës dhe në operacion e sipër kapën doktor Kalmarin, i cili kishte kërkuar nga qeveria të emërohej atje mjek i zonës. Por atë e shpëtoi Fuat Dibra, i cili ishte edhe ai një nga anëtarët e Këshillit të Regjencës dhe pacient i doktor Kalmarit.25)

Aty nga vera e vitit 1944 unë dhe motra vazhdonim të rrinim të fshehur në shtëpinë e Shyqyri Myrtos në Kavajë. Një natë erdhën aty nazistët dhe filluan t’i bien derës me kondak të pushkës dhe ulërinin që të hapej dera. Menduam se dikush do të kishte spiunuar. Por të zotët e shtëpisë nuk e hapën derën derisa mua më morën derë më derë dhe më fshehën në një shtëpi tjetër. Pastaj hapën derën e shtëpisë. Nazistët e kontrolluan atë, por pa rezultat. Motra ime nuk lëvizi nga shtëpia dhe qëndroi bashkë me gratë e shtëpisë e veshur si kavajase.26)

Pastaj erdhi rreziku i fundit. Nazistët kishin përgatitur listat e izraelitëve të qytetit të Vlorës dhe mendonin t’i arrestonin ata në agim të asaj dite që do të largoheshin. Për fatin tonë partizanët kishin zbritur qysh në mbrëmje në kodrat e Kuzbabasë dhe të Budakut dhe ja filluan vallen dhe këngës, ashtu siç e kishin bërë zakon në prag të shpërthimit të sulmit. Mesa duket, për të shpëtuar nga humbjet e tjera në vend që të niseshin në mëngjes, nazistët ikën aty nga mesnata. Kështu që izraelitët e Vlorës shpëtuan nga ky rrezik.

Siç dihet, Vlora u çlirua më përpara se Kavaja. Para çlirimit të Kavajës, në kohën që gjermanët po largoheshin, ata qëndruan një natë në qytet për të marrë veten nga sa kishin pësuar në Peqin nga sulmet e partizanëve. Para se të largoheshin lanë në pazarin e qytetit një makinë me brenda një ushtar të vrarë. Duke mos ditur si qëndronte puna, qyteti u alarmua dhe njerëzit po niseshin për të shkuar në fshatrat e zonës së lirë. Më përpara se të mendonin për fëmijët e tyre, të zotët e shtëpisë u kujdesën që t’i shpëtonin dy izraelitët që strehoheshin aty, mua dhe motrën time. U vendos që të shkonim në Vlorën e çliruar. Kështu fshehurazi u gjend një qiraxhi me kafshët e tij, ngarkuam ato pak gjëra që kishim dhe u nisëm. Natën e parë e kaluam në fshatin Ballute, tek një mik i Osman Dakës. Të nesërmen, në kohën që po shkonim në drejtim të Vilë Bashtovës, aty ku lumi Shkumbin derdhet në det, disa avionë britanikë filluan t’i mitralonin kolonat gjermane që po tërhiqeshin.

Pak më vonë u dëgjuan disa plasje të fuqishme. Nazistët po hidhnin në erë urën e madhe të Rrogozhinës. Shkumbinin e kaluam me disa trape të vegjël si govata, kurse kuajt i tërhiqnim nga kapistra. Kështu kaluam në zonën e çliruar, ku u takuam me partizanët dhe u përqafuam me ta. Kishim shpëtuar.27)

*
* *

Ka njerëz që përpiqen të njollosin me shpifje të ulëta qëndrimin fisnik dhe burrëror që mbajti populli shqiptar karshi izraelitëve duke i shpëtuar ata nga duart e nazistëve. Këta njerëz thonë se ky qëndrim i shqiptarëve karshi izraelitëve ka qenë i diktuar nga interesi, sepse izraelitët kishin para që të pagonin përkrahjen që u jepej. Nuk përjashtohet fakti që ndonjë izraelit të ketë pasur para, por këtu nuk është fjala për t’i përballuar nevojat jetësore të një periudhe të shkurtër kohe. Këtu është fjala për muaj e vite me radhë. Më shpesh këta emigrantë izraelitë të ikur me ngut dhe në rrethana tragjike nga vendi i tyre kanë ardhur në Shqipëri vetëm me rrobat e trupit. Kurdoherë që ishte e mundur ata punonin që të nxirrnin kotheren e bukës. Kishte izraelitë që në kohën e pushtimit italian punonin si fotografë, të tjerët merreshin me tregti ambulante, dikush tjetër punonte si çirak e kështu e me radhë. Po kur e shkelën nazistët vendin, u pre çdo mundësi pune, sepse izraelitëve u desh të fshiheshin në qytete e fshatra, ku rrinin mbyllur që të mos binin në dorë të armikut gjakatar. Ka dokumente që provojnë gjendjen ekonomike të tyre të dobët. Në kohën kur disa emigrantë izraelitë hynë në Shqipëri, janë mbajtur procesverbale nga autoritetet kufitare. Në to shkruhet se, përveç rrobave të trupit, ata nuk kishin asgjë tjetër.

Prefektura e Durrësit më 5 korrik 1943 njoftonte Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se katër familje izraelite që duhej të dërgoheshin nga Kruja në Lushnjë nuk kishin as me se t’i paguanin shpenzimet e udhëtimit. Disa emigrantë izraelitë të ardhur nga Prishtina, nga Shkupi etj., u trajtuan si refugjatë dhe atyre u është akorduar një kuotë ditore për ushqim. Edhe më keq paraqitej gjendja e atyre izraelitëve që u arratisën nga shtetet fqinj. Disa prej tyre u detyruan t’i kërkojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme që t’i lejonte të shkonin në Tiranë për të shitur plaçka shtëpiake për të përballuar ushqimin ditor.

Përkundrazi, ka shumë raste kur shqiptarët jo vetëm që nuk kërkuan shpërblime, por as që i pranuan ato. Po ashtu ka raste që shqiptarët kthyen të paprekura sendet me vlerë që izraelitët u kishin besuar kur po bëheshin gati të arratiseshin fshatrave. Më sipër përmenda rastin e Avram Eliasaf Ganiut, të cilit Beqir Qoqja ia ktheu paratë letër e flori që ai i kishte besuar në prag të daljes në ilegalitet. Po ashtu ndodhi edhe me Nadire Bixhiun, e cila ruajti dhe ktheu të paprekura sendet që i kishin besuar izraelitët. Por ka edhe më.

Edhe çamët shqiptarë janë. Jetonte në Çamëri bashkë me familjen e tij izraeliti Haim David, i cili merrej me tregti. Kur puna u shtrëngua, Haimi mendoi që ishte më mirë që të shkonte familjarisht në Janinë. Përpara se të nisej, i besoi disa plaçka të vyera mikut të tij, Haxhi Mulla Deliu. Haimi u internua me gjithë familje dhe nuk u kthye më nga internimi. Por Haxhiu e dinte se Haimi kishte në Vlorë një vajzë të martuar, Zhaneta Solomoni. Sapo u krijuan kushtet Haxhiu i solli plaçkat në Vlorë dhe ia dorëzoi asaj.28)

Një rast si ky ndodhi dhe në Athinë. Para se të fshihej, izraeliti vlonjat Samuel Matathia i besoi mikut të tij të vjetër familjar, avokatit të mirënjohur Vangjel Qirko, sendet me vlerë që kishte. Më vonë Samuelin e morën me gjithë gruan e tij, Sarina, dhe asnjë nga këta nuk u kthye më. Pas çlirimit, Vangjeli u dorëzoi dy djemve të Samuelit sendet që u kishte besuar i ati i tyre.29)

Siç thamë, në Vlorë prefekt ishte për një kohë Vizhdan Risilia, njeri që i shkonte shumë fjala te gjermanët. Ai kishte luajtur rol me rëndësi në shpëtimin e izraelitëve të Vlorës dhe ishte e natyrshme që këta të ushqenin mirënjohje karshi tij. Kohë më parë në një dyqan izraelit kishin ardhur gratë e familjes së Vizhdanit për të blerë stofa për një pajë. Disa ditë më vonë Vizhdani erdhi në atë dyqan dhe kërkoi t’i paraqitej llogaria për ta likuiduar atë. Por një nga pronarët e dyqanit, Pepe Levi, i tha se pagesa nuk ishte problem dhe se puna priste. Dhe po ky Vizhdan, që kishte në dorë t’u punonte izraelitëve të njëqind të këqijat, për herë të parë u nxeh dhe foli kështu: “Shiko Pepe Levi, të kam pasur dhe të kam mik, dhe më duket se këtë ta tregova me fakte. Por, nëse e mendon se e bëra për para, gabohesh. Më nxirr llogarinë, ndryshe do të bëhem armik.” Dhe e shleu detyrimin deri në qindarkën e fundit.

Si shpjegohet, pra, qëndrimi që ka mbajtur populli shqiptar me izraelitët e “tij”? Shqiptari e ka të rrënjosur thellë ndjenjën e mikpritjes dhe të besës. “Po të hini miku në shtëpi, gjak me të pas do t’i thuash “mirë se erdhe”. Kështu porosit neni 620 i Kanunit të Lekë Dukagjinit, që ka qenë kushtetutë e vërtetë shqiptare. Ky është qëndrimi që duhet mbajtur edhe me armikun. Merret me mend ç’qëndrim duhet mbajtur me atë që të vjen si mik dhe të kërkon ndihmë për të shpëtuar kokën nga armiqtë. “Shpia e shqiptarit ashtë e Zotit dhe e mikut”, kështu porosit neni 602 i po atij kanuni.

Këto përmend shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadareja në veprën e tij “Eskili, ky humbës i madh” kur trajton ndjenjën i mikpritjes dhe të besës së popullit shqiptar.

Përçarja racore, fetare dhe kombëtare ka qenë mjet i përdorur nga armiqtë gjatë shekujve për t’i përçarë shqiptarët. Por shqiptarët nuk kanë rënë në kurthet e tij. Ai të tjerët i ka quajtur si veten, pavarësisht nga feja, raca, kombësia apo mendimi politik. Këto janë ndjenja të rrënjosura prej shekujsh në shpirtin e tij dhe që aty ia ka formuar më tej lëvizja madhështore e Rilindjes. “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Kushdo që ka jetuar në këtë truall, qoftë edhe i huaj këtu është pritur e trajtuar nga shqiptari si mik.

Historia na jep plot shembuj për qëndrimin e shqiptarit karshi të huajit. Shembull i gjallë janë italianët që mbetën në Vlorë pas Luftës së Parë Botërore. Ata ishin aty në vitin 1920, kur shqiptarët hynë në luftë kundër italianëve për të çliruar Vlorën nga pushtimi i ushtrisë së tyre. Por vlonjatët as u hakmorën dhe as i trajtuan keq, përkundrazi i lanë të jetonin në mes tyre.

Kështu ndodhi edhe në vitin 1943. Më 7 prill 1939 Italia fashiste shkeli Shqipërinë, e shkretoi dhe e dogji me operacione ushtarake. Shqiptarët kishin arsye që të hakmerreshin kundër tyre.

Megjithatë, kur në shtator 1943 ushtria italiane dorëzoi armët, ata që ranë në dorë të shqiptarëve gjetën ndihmë, përkrahje dhe strehim derisa erdhi koha të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Kurdoherë Shqipëria është zgjedhur nga shumë të huaj si vend me popull të frymëzuar me ndjenja fisnike, të besës dhe të mikpritjes. Profesor Fejzi Hoxha, në veprën e tij “Zhvillimi i mjekësisë në Shqipëri” thotë: “Më 1848 shumë mjekë italianë, të trembur nga luftërat e revolucionit që zhvillohej në vendin e tyre… erdhën në vendin tonë. “Dhe më poshtë: “Disa vjet më vonë aty rreth viteve 1860-1861, kur në Itali zhvilloheshin luftërat për bashkimin e vendit, të tjerë mjekë italianë erdhën e kërkuan strehim në Shqipëri”. “Rreth vitit 1870, kur mbreti i Italisë pushtoi Romën, disa mjekë u arratisën nga Italia dhe një pjesë e tyre u vendosën në Shqipëri…” I tillë është populli shqiptar.

*
* *

Ne, izraelitët e Shqipërisë, ata që erdhën këtu për të shpëtuar jetën e tyre dhe izraelitët e mbarë botës, jemi dëshmitarë të shpëtimit të izraelitëve që u ndodhën në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur qytetërimi po njollosej dhe po merrej nëpër këmbë me sadizëm nga barbarët më gjakatarë të historisë njerëzore, këtu po shtjellohej kjo ngjarje që është epope. Shqipëria, ky vend “me katër gurë”, siç e kishte quajtur një mbret që nuk ngurroi të dërgonte trupat e tij për ta dhunuar, po i jepte Europës dhe botës një shembull që nuk do të harrohet kurrë.

[Nga ana tjetër shumë prej izraelitëve të ardhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dolën malit dhe u bashkuan me forcat liridashëse antifashiste shqiptare. Ata bënin pjesë në formacionet antifashiste dhe luftuan me armë në dorë kundër pushtuesit të urryer nazist gjerman. Nëntë prej tyre dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë dhe u është dhënë Statusi i Dëshmorit që shpreh faktin se shqiptarët strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë, por edhe hebrenjtë dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.

Emrat e tyre janë:

1. David Jehuda Kohen; 2. Jakov Avramoviç; 3. Josef Solomon Konforti; 4. Josef Davis Bivas; 5. Zhak (Isak) Emanuel Ruben; 6. Leo Tyjeri; 7. Jakov Josef Bahar; 8. Baruh Isak Baruh; 9. Dario Zhak Arditi.

Emrat e këtyre dëshmorëve të atdheut sot gjënden në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, në stendën e hebrenjve e cila ndodhet në pavijonin e Luftës Nacional Çlirimtare].

Ne izraelitët e Shqipërisë shpëtuam nga tmerri i përndjekjes naziste, por njerëzit tanë të panumërt, që u ndodhën në vende të tjera, mbetën në kampet e shfarosjes të bërë hi në furrat e krematoriumeve.

Në muajt e parë të vitit 1944, kur furia naziste ishte në kulmin e saj, erdhën dhe shpëtuan në Shqipëri tri familje tona nga Greqia. Por këtë fat nuk e patën qindra e qindra njerëz të familjeve tona që banonin në vende të ndryshme të botës dhe Europës dhe veçanërisht në Greqi. Ndër të tjera, në bashkësitë e Janinës dhe të Korfuzit izraelitët e Shqipërisë kanë pasur të afërmit e tyre. Nuk ka familje izraelite të Shqipërisë që të mos ketë pasur humbje në njerëz në këtë holokaust të popullit izraelit. Vështirë është të radhiten familjet që pësuan humbje të tilla. Por ka disa shembuj që përshkruajnë mirë madhësinë e tragjedisë që na preku edhe ne, izraelitët e Shqipërisë. Familja e Zhaneta Haim Solomonit ishte e përbërë nga 28 frymë: nga këta shpëtuan vetëm dy. Po ashtu ndodhi me familjen e Zoi Solomonit, e cila humbi njëherësh 18 veta.

Humbën në këtë humnerë disa vajza izraelite shqiptare të martuara në Korfuz. Ishte Eftihia Rafael Matathia (Jakoel), 25 vjeçe, e cila humbi së bashku me burrin dhe dy fëmijët e saj, Nison 5 vjeç dhe Linon 2 vjeç. Humbi Fortunata, e bija e Biro Kantozit, bashkë me burrin, Isak Mizan, dhe fëmijën e tyre. Humbi motra e Baruh Levit, Eftihia, bashkë me burrin dhe fëmijën e sapolindur, Ester. Përveç Eftihisë, motrës sime, ne të familjes humbëm xhaxhanë Simantov bashkë me gruan dhe dy fëmijë të mitur, vajzën 7 vjeç dhe djalin 6 vjeç. Humbëm dajën Samuel Matathia tok me gruan e tij, Sarina. Ai ishte jo vetëm nderi i familjes, por edhe i tërë bashkësisë. Humbi edhe Eftihia, e motra e Baruh Levit. Dhe vargu mund të vazhdojë pa mbarim.

E vetmja që shpëtoi nga vajzat tona të martuara në Greqi ka qenë Fortunia, e bija e Ilia Vitulit nga bashkësia izraelita e Gjirokastrës. [Në njërën nga llërat e krahut kishte të damkosur numrin si e internuar në kampin e përqëndrimit dhe kur na rrëfente ç’kish hequr, ne e dëgjonim të tmerruar. Në atë ferr ajo humbi bashkëshortin e saj].

Mandatet për humbjen e tyre erdhën fillimisht të mjegullta. Ato shoqëroheshin me hollësi të pabesueshme, të cilat nuk lejonin të ndjehej dhimbja në tërë madhësinë e saj. Thuhej se i kishin transportuar me tren nga njëri cep i Europës tek tjetri, të mbyllur si kafshë nëpër vagona, se i kishin kaluar nga dhomat e shfarosjes, ku u vranë me gazra, fjalë e fundit e teknikës kimike gjermane.

Flitej se kufomat i digjnin në furra, se hiri dërgohej në Gjermani për t’u përdorur si pleh kimik. U fol për eksperimente të bëra në njerëz të gjallë. U fol për abazhure të ndërtuara me lëkurë njeriu.

Para këtyre hollësive njerëzit mbeteshin të shtangur dhe nënat nuk mund të derdhin asnjë lot. Pastaj erdhën pamjet. Fotografi togjesh me kufoma njerëzore të hedhura njëra mbi tjetrën, ku duar e koka, këmbë e trupa njerëzore formonin një të tërë. Erdhën fotografi që tregonin oxhaqe nga ku dilte tym i zi, tym i shkaktuar nga djegia e njeriut. Duke i parë, të dukej sikur ndjeje erën e mishit të djegur.

Ndërgjegja e njeriut nuk mund t’i pranonte dot ngjarje të tilla, prandaj nuk i besonte. Prindërit thoshin se nuk kishte mundësi që fëmijët e tyre të kishin vdekur në të tillë mënyra çnjerëzore.

Prandaj nuk e pranonin vdekjen e tyre dhe vazhdonin të shpresonin se lajme të tilla ishin pjellë e fantazive të sëmura.

Por thellë në zemrat e tyre dhembja i brente dhe dalëngadalë shpresës ia zinte vendin realiteti i zi. Mua më kujtohet një ngjarje që ndodhi në shtëpinë tonë. Për njëzetepesë vjet me radhë në shtëpi nuk u fol fare për motrën dhe për fëmijët e saj të mitur, të zhdukur. Erdhi dita e vdekjes së babait tonë. Ky ishte njeri i fortë dhe i mbyllur, i matur në gëzime e hidhërime. Por kur erdhi çasti i fundit e pashë si nxorri nga mbulesa dorën e nderur si për të shtrënguar një dorë tjetër. Në fytyrë i shkëlqeu një buzëqeshje prej fëmije, e ëmbël dhe e lumtur. Dhe dëgjova që i fliste së bijës: “Moj Eftihi, moj bijë e babait, ç’u bëre kaq kohë. Si nuk na dërgove edhe një fjalë që të na qetësoje”. Unë u hodha dhe i zura dorën, ja shtrëngova dhe i thashë: “Luftë ka qenë baba”. “Mirë moj bijë, shyqyr që na erdhe shëndoshë. Të shkuara të harruara”. Dhe pas pak dha shpirt.

Kështu kanë dhembur dhe kanë vuajtur mijëra e mijëra njerëz të tjerë dhe nuk na dilnin lotët kur matnim vuajtjet e një populli të tërë. “S’të qaj dot bijë e mëmës”, thoshte hera herës nëna ime, “sepse kam frikë se mos fyej nënat e tjera që pësuan atë që pësova unë”.

* * *

Ndofta do dukej e çuditshme që, duke shkruar historinë e izraelitëve të Shqipërisë, të merrem, me një izraelit austriak. Por ja çfarë shkruhet për të në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar “Jokl Norbert (1877-1942). Gjuhëtar Austriak, indoEuropianist që ja kushtoi tërë jetën e tij studimit të gjuhës shqipe.

….. Në punimet e Norbert Joklit u trajtuan me thellësi rreptësi shkencore e objektivitet çështje të rëndësishme të historisë së jashtme e të brendëshme të gjuhës shqipe, në veçanti gjurmimi i burimit të gjuhës shqipe.

…. Mbrojti autoktoninë e shqiptarëve, po duke e vendosur djepin e parë të tyre në Dardaninë e lashtë, Kosova e sotme.

…. Me pushtimin e Austrisë nga nazizmi gjerman më 1939, u përndoq, u dërgua në një kamp përqendrimi, ku dhe vdiq.”

Edhe pse nuk bënte pjesë në bashkësinë izraelite të Shqipërisë, unë besoj se është detyra jonë të kujtojmë figurën e tij, sepse ai bëri për popullin shqiptar atë që pak të huaj të tjerë kanë bërë.

Unë ia drejtoj mendimin tim plotë respekt dhe mirënjohje këtij personaliteti të shquar. Sikur ta parandiente, ai, me punën e tij ka falënderuar paraprakisht popullin bujar shqiptar për atë që do të bënte në një të ardhme të afërt për t’i mbrojtur vëllezërit të gjakut izraelit.

*
* *

Kohë më parë kam lexuar dhe përkthyer në gjuhën shqipe historinë e kampit të shfarosjes të Treblinkës. (Zhan Fransua Stanier: Treblinka). Libri tregon historinë plot vuajtje të shfarosjes të izraelitëve të Vilnias e më pas të Polonisë dhe të vendeve të ndryshme të Europës. Është një varg episodesh të panumërta, dhe secili mund të shërbejë si bazë për një roman më vete.

Midis këtyre ngjarjeve më la mbresa të thella tregimi i odisesë të një çifti të sapomartuar të rinjsh izraelitë polakë. Dy bashkëshortët u arratisën për të shpëtuar nga kthetrat naziste, rravguan pa ndërprerje e plot me shqetësim. Edhe banorët e fshatrave të humbura në thellësi të pyjeve i dëbonin sapo mësonin që ishin izraelitë. Një ditë, një fshatar i atyre viseve, duke i dëbuar u sugjeroi që mund të gjenin prehje vetëm në kampin e Treblinkës. Të shkrehur e të dëshpëruar dy të rinjtë u paraqitën në dyert e asaj skëterre, u treguan rojeve kush ishin dhe këta i arrestuan dhe aty për aty i pushkatuan. Ranë duke u mbajtur për dore.

Duke lexuar këtë tregim më lindi befas mendimi që të krahasoj qëndrimin e këtyre fshatarëve me qëndrimin e mbajtur nga shqiptarët. Ndofta edhe kjo ka qenë një nga shkaqet që më nxitën që ta shkruaj historinë tonë, të izraelitëve të Shqipërisë.

*
* *

Unë nuk jam shkrimtar dhe as historian. I mblodha këto të dhëna aq sa munda dhe i hodha në letër duke ditur se të tilla episode si ato që tregohen këtu ka të panumërta. I shkrova me sinqeritet e me dhembje dhe po me këto ndjenja po e mbyll.

Jam krenar që në dejet e mia rrjedh gjaku i stërmunduar i Abrahamit, Isakut dhe Jakovit. Jam po aq krenar që linda, u rrita, punova dhe u mplaka në gji të popullit shpirtmadh shqiptar dhe fisnik.

Duke mbaruar po ndahem nga ty lexues, shqiptar qofsh apo izraelit dhe të përshëndes me fjalën e bukur izraelite “shalom” që do të thotë paqe, duke sjellur njëkohësisht pëllëmbën e dorës së djathtë në gjoks, afër zemrës ashtu siç bën Biri i Shqipes kur të thotë: “Shpia asht e zotit dhe e mikut. Hyre vëlla! mik të kam përjetë.”

 

JOKL Norbert (1877-1942). Gjuhëtar austriak, indoEuropianist, që ia kushtoi tërë jetën e tij studimit të gjuhës shqipe.

Punoi si bibliotekar në bibliotekën e Universit të Vjenës, duke dhënë njëkohësisht mësim si pedagog i jashtëm për shqipen, baltishten etj. Me pushtimin e Austrisë nga nazizmi gjerman më 1939, u përndoq, u dërgua në një kamp përqendrimi, ku edhe vdiq.

Lëvroi fusha të ndryshme të gjuhësisë shqipe, në radhë të parë studimet etimologjike e fjalëformimin, marrëdhëniet e shqipes me gjuhë të tjera, fonetikën e morfologjinë historike të saj. Si vëllim më vete arriti të botonte vetëm: Studime për etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes (1911), dhe Gjurmime gjuhësore e historike-kulturore nga lëmi i shqipes (1923). Hartoi studime të shumta, që u botuan në përmbledhje e organe shkencore të ndryshme, disa edhe pas vdekjes. Mbajti për më se një të katërt shekulli (1916-1940) rubrikën e bibliografisë për gjuhën shqipe në organin vjetor ndërkombëtar “Indogermanisches Jahrbuch”.

Në punimet e N. J. u trajtuan me thellësi, rreptësi shkencore e objektivitet çështje të rëndësishme të historisë së jashtme e të brendshme të gjuhës shqipe, në veçanti gjurmimi i burimit të gjuhës shqipe. Ai dha vështrime të ngjeshura të ilirishtes, trakishtes e shqipes, shqyrtoi marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e lashta jogreke të Ballkanit dhe shtjelloi tezën e tij të prejardhjes së gjuhës shqipe, duke u përpjekur të bëjë një sintezë të tezave ilire e trake. Mbrojti autoktoninë e shqiptarëve, po duke e vendosur djepin e parë të tyre në Dardaninë e lashtë, Kosova e sotme.

Duke ecur në rrugën e hapur nga H. Pedersen (shih), në studimin e shqipes N.J. i kushtoi vëmendjen më të madhe elementit vendës, në radhë të parë elementit trashëgimor indoEuropian. Ai i çoi mjaft përpara gjurmimet etimologjike shqiptare. Me to u hodh dritë e qartë mbi shumë fjalë të shqipes, u rishikuan mjaft etimologji, duke u provuar karakteri vendës i mjaft elementeve të mbajtura si huazime. Vdekja tragjike nuk e la N.J. t’i përqendronte arritjet e tij në vepra madhore përgjithësuese.

 

Josef Rafael Jakoel

Lindi në Vlorë në vitin 1922. Është bir i Rafaelit dhe i Sandrës Matathia.

Shkollën fillore e kreu në Vlorë dhe të mesmen në Institutin Teknik Tregëtar Italian në Korfuz. Studimet universitare i mbaroi në Universitetin e Tiranës.

Ka punuar si financier, pedagog në shkolla bujqësore dhe pedagog në fakultetin e agronomisë të Institutit të Lartë Bujqësor të Tiranës.

Qysh nga viti 1982 është në pension.

Shënime për kapitullin “Bashkësitë izraelite në Shqipëri që nga kohët e lashta deri në prag të shekullit XVIII

1). – Apollodori, Biblioteca, III, 39, faqe 11.
2). – Scymni, Orbis Descriptio, v. 437.
3). – Straboni: Geografica, VII, 321.
4). – Shtipçeviç. Ilirët. Prishtinë 1980 faqe 46.
5). – Bonfante. Who were the Philistines? në “American Journal of Archaelogy, vol. 50 (1946) faqe 251 etl.
6). – Josephus Flavius “Histoires des Juifs”, shkruar me titull “Antiquités Judaiques, Paris 1600, Tome premier, Chapitre V faqe 477
7). – Gazeta “Israelitische vollentilalt fur di Shvarc 20.IV.1990.
8). – Selim Islami dhe Kristo Frashëri: Historia e Shqipërisë, vëllim i parë, Tiranë 1959, faqe 123.
9). – Engjëll Koliqi. Bisedë radiofonike e datës 20.8.1990 nga Radio Vatikani.
10). – Rae Dalven. The Jews of Joanina. Botues Cadmus Press, Filadelfia, shtypur në Greqi në vitin 1990. Kapitulli “History” faqe 3.
11). – Jakov Milaj: Raca Shqiptare. Botues Ismail Malosmani, Tiranë 1944.
12). – Alain Ducellier: La façade marittime de l’Albanie au moyen age: Durazzo et Valona du XI au XV siecle. Botuar në Thesaloniki nga Instituti i Studimeve Ballkanike në 1981, faqe 425.
13). – Alain Ducellier: vepër e cituar faqe 282.
14). – Alain Ducellier, vepër e cituar faqe 528.
15). – Alain Ducellier, vepër e cituar faqe 528.
16). – Idem si më lart.
17). – Alain Ducellier: vepër e cituar faqe 531.
18). – Fjalori Enciklopedik Shqiptar, zëri “Çifutët e Shqipërisë” faqe 159.
19). – Selim Islami e Kristo Frashëri: vepër e cituar faqe 344.
20). – Fjalori Enciklopedik Shqiptar, zëri “Çifutët e Shqipërisë”.
21). – Idem si më lart.
22). – S. Islami, K. Frashëri; vepër e cituar faqe 344.
23). – Gazeta Israelitische rohenbllat für di Shvaic date 20.IV.1990.
24). – Finnbert: Isreael.
25). – B. Tendler: Studim maket i bërë në vitin 1990.]
26). – Jakov Milaj, vepër e cituar.
27). – Fjalori Enciklopedik Shqiptar: Zëri “Aleksandër Moisiu”.

Shënime për kapitullin IZRAELITËT NË SHQIPËRI NGA SHEKULLI XIX DERI NË PRAG TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE.

1). – Rae Dalven: The Jews of Joanina. Botim Cadmus Press, Filadelfia, shtypur në Greqi. Kapitulli “History” faqe 27.
2). – Profesor Fejzi Hoxha: “Njoftime historike mbi zhvillimin e mjekësisë në Shqipëri” Tiranë 1962.
3). – Profesor Fejzi Hoxha, vepër e cituar.
4). – Sipas dëshmisë së shkruar që Niqita Averbahu i dërgoi autorit më 25.7.1990.
5). – Sipas dëshmisë së Leks Thanit dhënë autorit në muajin Gusht 1990 dhe nga Anastas Dhimitri, veteran i luftës nga fshati Dhërmi i rrethit të Vlorës.
6). – Profesor Kadri Kërçiku: Zhvillimi i shëndetësisë në Shkodër gjatë shekujve XVIII-XIX. Tiranë 1962 faqe 240.
7). – Profesor Fejzi Hoxha: Vepër e cituar, faqe 184.
8). – Profesor Kadri Kërçiku, vepër e cituar.
9). – Dëshmi e shkruar e Moisi Arditit dhënë autorit në letrën e tij të datës 5 gusht 1990.
10). – Nga dëshmia e sipërpërmendur e Moisi Arditit.
11). – Profesor Kadri Kërçiku, vepër e cituar.
12). – “Izrail”, stihia qe ikones”. Botim në gjuhën greke i Drejtorisë së informatave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, faqe 36.
13). – Profesor Fejzi Hoxha. Njoftime historike mbi zhvillimin e shëndetësisë në Shqipëri”, Tiranë 1962, faqe 93.
14). – Shih “Izrail, stihia qe ikones, faqe 30.
15). – Rae Dalven. The Jews of Joanina. Botim Cadmus Press, shtypur në Greqi në 1990. “Hyrje”, faqe XI.
16). – Rae Dalven, vepër e cituar, hyrje, faqe XI.
17). – Marcus Xathan Adler. “The itinerary of Beniamin of Tudela”. (New York 1965).
18). – Rae Dalven, vepër e cituar, “hyrje”, faqe 18.
19). – Rae Dalven, vepër e cituar, “hyrje”, faqe 20.
20). – Rae Dalven, Kapitulli History faqe XI.
21). – Rae Dalven, f. 112.
22). – D. Salamanga, referuar nga Rae Dalven në veprën e cituar, faqe 106.
23). – Rae Dalven, vepër e cituar, faqe 155.
24). – Rae Dalven, po aty, f. 152
25). – Arben Puto: Nëpër analet e diplomacisë angleze, botim i dytë (i ripunuar). – Shtëpia Botuese “8 nëntori” Tiranë 1980, faqet 102-103 dhe 104.

Shënime për kapitullin IZRAELITËT NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE.

1). – Të dhënat janë nxjerrë në gusht 1990 nga një përllogaritje e bërë për familjet izraelite të Shqipërisë dhe pjesëtarët e tyre më 7 Prill 1939.
2). – Fondi i Prefekturës së Durrësit. Akti 40/41 rez. datë 26.6.1943 Arkiva Qëndrore e Shtetit.
3). – Dëshmi e njëzëshme e izraelitëve që i kanë jetuar vetë ngjarjet.
4). – Broshura “The holocaust”, Botim i Institutit Yad Vashem, Jeruzalem faqe 21.-
5). – Dëshmi e Dr. Spiro Litos dhënë autorit në muajin Gusht 1990.
6). – Dëshmi e Nadire Bixhiut dhënë autorit në muajin Korrik 1990.
7). – Dëshmi e Vjera Matuseviç Milica dhe e Mikel Milicës dhënë autorit në muajin dhjetor 1990.
8). – Artikull i gazetës amerikane “Chicago Sun Times” datë 26.7.1990. Gazeta Zëri i Popullit 15 Shtator 1990.
9). – Ngjarje e jetuar nga vetë autori.
10). – Dëshmi e shkruar e Moisi Arditit, i vetmi anëtar i familjes Arditi që shpëtoi nga masakra e familjes së tij.
11). – Dëshmi e shkruar e ish partizanit të çetës së bregdetit Paskal Andoni nga fshati Vuno i rrethit të Vlorës.
12). – Dëshmi e veteranit Polikron Tamburit nga Përmeti dhënë autorit në qershor 1990.
13). – Letra e Isac Katalonit, burr’ i Fridës që shpëtoi në sajë të ndihmës së Isuf Panaritit. Letra është dërguar nga i përmenduri Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë më 15 Tetor 1990.
14). – Dëshmi e Berta Zenunit (Ruben) dhe e të shoqit Ismail Zenunit dhënë autorit në gusht 1990.
15). – Ngjarje e jetuar nga vetë autori.
16). – Dëshmi e Zhak Ilia Vitulit, pjesëtar i familjes Vituli nga Gjirokastra dhënë autorit në muajin Shtator 1990.
17). – Vendi i pushkatimit u vizitua nga autori në vitin 1946 me porosi të Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare (B.R.A.SH.).
18). – Dëshmi e Ilia Ganiut, bir’ i Eliasafit.
19). – Dëshmi e Shyqyri Abdulla Myrtos dhe Josef Rafael Jakoelit dërguar Institutit Yad Vashem në Jeruzalem në Tetor 1990
20). – Dëshmi e Beqir Qoqes dhe e Avram Eliasaf Ganiut dhënë institucionit Yad Vashem në Tetor 1990.
21). – Dëshmi e protagonistëve të ngjarjes Rafael Nesim Levi, Moisi Nesim Levi dhe Nesim Eliasaf Gani.
22). – Dëshmi e antarve të bashkësisë izraelite të Vlorës dhe e Josef (Pepe) Levit i cili e ka jetuar ngjarjen personalisht.
23). – Dëshmi e Sado Qamil Xhyherit (Dajlanit) dhe e Avdyl Muhedin Haxhiut dërguar institucionit Yad Vashem në Jeruzalem në Tetor 1990
24). – Dëshmi e pjesëtarëve të bashkësisë izraelite të Vlorës të cilët e jetuan ngjarjen personalisht.
25). – Nga tregimet e dr. Ludovik Kalmarit bërë autorit.
26). – Dëshmi e përmendur e Shyqyri Myrtos dhe Josef Jakoelit.
27). – Ngjarje e jetuar personalisht nga autori.
28). – Dëshmi e Zhaneta Sollomonit, e bija e Haim Davidit dhënë autorit në muajin shtator 1990 e mbështetur nga Safet Dako që kanë jetuar ngjarjen personalisht.
29). – Dëshmi e Eftihia Gilbermanit, kunatë e Samuel Matathias dhënë autorit në korrik 1988.-

 

blankblankblankblankblankblank

 

 

 

Izraelitët në Shqipëri – Pjesa e parë – BASHKËSITË IZRAELITE NË SHQIPËRI QË NGA KOHËT E LASHTA DERI NË PRAG TË SHEKULLIT XVIII Nga Josef Jakoel

 

 

 

Libri “IZRAELITËT NË SHQIPËRI” NGA SHEKULLI XIX DERI NË PRAG TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE Nga Josef Jakoel

blank

Të posa diplomuarit e Shkollës Teknike Amerikane të Tiranës, viti 1926

Të posa diplumuarit e Shkollës Teknike Amerikane të Tiranës, në vitin 1926. Shumë prej tyre u burgosën, vdiqën në hetuesi apo u pushkatuan nga regjimi komunist. Në foto janë: Sami Ahmeti, Xheladin Baci, Hil Berisha, Stavro Bojaxhi, Pashko Brahimi, Hajdar Daka, Mark Dindi, Qemal Dobi, Dervish Duma, Vlash Dushniku, Fetah Fetiu, Beqir Haçi, Shaqir Kadia, Qazim Kastrati, Luigj Komaski, Rexh Meta, Hajredin Muhaxhiri, Islam Ndreu, Zef Qerraxhiu, Kostaq Stefa, Haiz Thanasi, Masar Toro, Zyhdi Isufi. (Nga dokumentat e Kastriot Dervishit)

blank

blank

“Në Degën e Brendshme të Shkodrës, u paraqita si major i Sigurimit, i dërguar me shërbim nga Kadri Hazbiu”/ Dëshmia e Xhaferr Kananit, që sfidoi regjimin komunist

Xhaferr Kanani, personazhi i rrallë, në rrëfimin e tij për aventurën tejet të rrezikshme që ai ndërmori në vitin 1960, atë të vetshpallurit oficer i Sigurimit të Shtetit dhe më pas të prezantimin me “kolegët” në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës dhe atë të Durrësit.

Edhe pas gati pesë dekadash nga ajo kohë, ai çuditej për mungesën e vigjilencës atje, pikërisht në strofkën, ku thureshin planet për arrestimet, torturat, persekutimet, burgosjet e internimet e dhjetëra shkodranëve.

Xhaferri do të bëfasohej nga prezantimi dhe pritja e ngrohtë që i bënë drejtuesit më të lartë të Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, duke filluar na kryetari, kolonel Feçor Shehun, shefi i Policisë, kolonel Skënder Vinçani, shefi i Sigurimit, nënkolonel Hysen Hoxhati, etj. Pasi u bë i njohur në Shkodër, ai vendosi të vazhdonte lojën e tij të rrezikshme edhe në qytetin e Durrësit.

Shkodra do t’i jepte Xhaferr Kananit, majorit të rremë, kënaqësinë e shoqërimit të kryeministrit Mehmet Shehu, i cili vizitoi qytetin verior, në verën e vitit 1960, ndërsa, Durrësi, shoqërimin e Enver Hoxhës, gjatë përcjelljes që kreu i Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, i shoqëruar nga pjesa më e madhe e anëtarëve të Byrosë Politike, kishin ardhur në qytetin bregdetar për të përcjellë, Moris Torezin, kreun e Partisë Komuniste të Francës, pas vizitës disa ditore që ai kishte bërë në vendin tonë .

Historinë e “inspektimit të tij, si i dërguar special i ministrit Kadri Hazbiu” në Shkodër dhe Durrës, janë përshkruar me detaje dhe hollësira nga vetë personazhi i shkrimit tonë, Xhaferr Kanani, në këtë intervistë të tij të gjatë, që do publikohet në disa numra.

Z. Kanani, si rrodhën ngjarjet më pas, kur ju shkuat në Shkodër dhe pasi u prezantuat si oficer i Sigurimit, u kërkuat mendim disa “kolegëve” tuaj, për fejesën që do bënit me një vajzë nga ai qytet?

Kapteri Petro Gori, tashmë mik dhe dashamirësi im, shkoi në Degën e Punëve të Brendshme dhe u raportoi shefave të tij, atë që i kishte ndodhur, pra takimin me mua. Pak a shumë, ai u kishte thënë se; gjatë punës së tij, duhej të merrej edhe me një problem, pra do të më ndihmonte mua, “kapiten të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, për fejesën me një vajzë, të cilën ai e njihte. Kolonel Skënder Vinçani, ia raportoi menjëherë këtë histori kryetarit, Feçor Shehu, i cili urdhëroi vartësit e tij, që të më njoftonin se duhet të paraqitesha urgjentisht në Degën e Punëve të Brendshme dhe ta bisedonim këtë gjë bashkërisht.

 

Kapteri më takoi te Kafja e Madhe dhe më transmetoi urdhrin e eprorëve të tij. Me pak frikë dhe droje shkova, por gjithnjë më bënte përshtypje fakti, që për një fjalë goje, kapteri shkon dhe raporton. M’u duk pak e habitshme se, si mund të ndodhte kështu kur, kisha tjetër përshtypje nga jashtë, për Sigurimin e Shtetit.

blank

Shkuat në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës?

blank

Po. Kjo është edhe më e rënde. Shkuam në Degë dhe kapteri më përcolli deri te hyrja dhe ndenji jashtë, ndërsa unë hyra brenda dhe oficeri i rojës, më shpuri tek eprori më i lartë i tij. Në zyrën ku shkova, gjeta pesë persona: Kolonel Feçor Shehun, kryetar i Degës, kolonel Mit’hat Zaçen, nënkryetar i Degës, kolonel Skënder Vinçanin, shef i Policisë së Degës dhe dy nënkolonelët, Hysen Hoxhati dhe Mehmet Sinica, njeri shef i Sigurimit dhe tjetri komandant i Policisë.

Të pestë këta persona, i përshëndeta sapo hyra në zyrë dhe po prisja të dëgjoja se përse me kishin thirrur. Pasi më kthyen përshëndetjen, më thanë të ulesha në karrige. Pas kësaj, kuptova se ajo që po përjetoja, nuk ishte një lojë që do të më kushtonte prangat, por e kishin marrë të mirëqenë gënjeshtrën time. Fjala i takonte Feçorit dhe ai menjëherë më pyeti, nëse isha oficer i Ministrisë së Brendshme. Unë pohova lehtas. Më pas e mori fjalën me një pyetje Hysen Hoxhati, i cili më pyeti, nëse punoja me Muço Saliun.

Edhe pse nuk e njihja fare këtë të fundit, përsëri, ashtu si edhe më parë pohova. Hyseni, si i Sigurimit që ishte, vijoi me një pyetje provokuese, duke dashur të dinte se si e kishte gruan Muçoja. I thashë se ashtu vazhdonte të ishte, e paqejf. Kjo përgjigje më doli natyrshëm dhe e mblodha mendjen se po të më arrestonin, s’kishte problem, pasi vetëm kaq do të ndodhte, do të prishej loja ime dhe meqë ajo ishte në hapat e parë, dënimi do të ishte më i lehtë. Pasi kalova provën e parë, nisi seria e dytë e pyetjeve, që kishin të bënin me aventurën time rinore.

Feçor Shehu, vazhdoi me një tjetër pyetje, pasi donte të dinte nëse doja të fejohesha në Shkodër. Dhashë përsëri një përgjigje pohuese. Ai më tha se në raste të tilla, oficerët e Ministrisë së Brendshme, marrin autorizim nga ministri. I thashë se e dija këtë, por ngaqë nuk e kisha përfunduar ende problemin, ndaj dhe nuk kisha shkuar ta takoja atë personalisht. Kjo e bindi Feçorin, i cili më pas urdhëroi nënkolonel Hysen Hoxhatin, për t’u marrë me këtë problem.

Ideja ishte që ai duhet të verifikonte çdo gjë në lidhje me biografinë e vajzës. Hysen Hoxhati, autorizoi dy oficerë të Sigurimit të merreshin me këtë verifikim. Dy oficerët, raportuan më pas, së biografia ishte e pastër dhe u autorizua kryerja e kësaj fejese. Ceremonia u bë më pjesëmarrjen e kuadrove të Degës së Punëve të Brendshme. Këtu u bënë edhe disa fotografi, që më pas rezultuan prova të fuqishme kundër meje dhe të tjerëve që ishin në to.

Sa kohë qëndruat në Shkodër dhe ku strehoheshit?

Si për herë të parë, qëndrova në atë qytet 15 dite. Herë kam fjetur në turizëm, por shumë herë më kanë marrë në shtëpitë e tyre oficerët e Degës së Brendshme. Njerëzit atje janë shumë mikpritës, nuk dija ku të shkoja më parë, pasi më ftonin të gjithë të sapo njohurit.

Sa herë keni hyrë gjatë kësaj kohe në Degën e Punëve të Brendshme?

Disa herë. Më merrnin dhe më pyesnin tashmë si njeriun e tyre për ndonjë problem dhe unë jepja mendimin tim. Nga “kolegët” unë mësoja shumë gjëra të rëndësishme dhe sekrete, dhe eprorët e tyre, kur më pyesnin, u thosha ato që m’i kishin thënë vartësit e tyre. Ky ishte një veprim që më shërbeu, ta shtyja ca aventurën time.

Kur shkonit në Degë, a ju kërkoi kush dokument identifikimi, apo të tjera që tregonin se kush ishe në të vërtetë?

Jo, ky ishte dhe gabimi i tyre, i cili u bë problem më pas. Edhe unë vetë nuk e kuptoja se si kisha mundur të krijoja kaq shumë siguri për ta se isha ai që kisha deklaruar dhe jo personi “asgjë” që realisht isha.

Asnjëherë nuk e keni veshur gjatë kësaj kohe uniformën e oficerit?

Të jem i sinqertë, as që doja ta vishja, por rrethana e solli që duhet të bëja një foto oficer dhe më duhej një xhaketë me gradën e kapitenit të parë, se ashtu isha vetë deklaruar. Këtë nder ia kërkova Vasil Semës. Ai ishte kapiten i parë në Degë dhe e krijova situatën e tillë që ai, nuk mund të më refuzonte. E mora xhaketën, edhe pse kishte shumë dekorata, dhe bëra foto, e kjo ndodhet edhe sot e kësaj dite në dosjen time hetimore. Në qershor, kur u bënë disa gradime, i dhashë vetes gradën major. Dhe që nga ajo kohë më thërrisnin major. Pra isha rritur në gradë, si dhe të tjerët.

A keni ndonjë kujtim të veçantë nga qëndrimi juaj si oficer Sigurimi në Shkodër?

Kam shumë kujtime, por do të veçoja shoqërimin e kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehu. Ishte qershori i vitit 1960. Po qëndroja te posta e policisë të Ura e Baçallekut. Vura re se erdhën “Gaz”-ët e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës. Vura re kolonelin Skënder Vinçani dhe nënkolonelin Hysen Hoxhati, shumë policë dhe oficerë Sigurimi.

Befas Vinçani, më pyeti se a e dija se ishte duke ardhur Mehmet Shehu në një vizite zyrtare. I thashë se e dija dhe kështu rihyra në lojën e besimit të tyre. Vinçani më tha se, nga kodrat e Bushatit e deri në Baçallek e ruanin forcat e drejtuara nga Sulo Skëndaj, kurse nga atje e këndej duhet ta merrnin në mbrojtje personalitetin e asaj kohe forcat e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës.

Koloneli më kërkoi mendim edhe për mënyrën e organizimit të shërbimeve dhe fola ato që mendoja. Aty e pritëm dhe kryeministrin. Me disa të tjerë, e shoqërova deri në Shtëpinë e Pritjes. Unë, shoferi i kryeministrit dhe shoqëruesi i tij, Mit’hat Gjondeda, shkuam në Shirokë dhe hëngrëm darkë. Më pas, me makinën e tyre u ktheva në hotel.

“Incidenti në Durrës i gruas së oficerit të Sigurimit me Enverin, kur kthehej nga përcjellja e Moris Torezit”

“Majori” i Sigurimit tregon ngjarjen interesante të korrikut të vitit 1960, kur drejtuesi i shtetit shqiptar të asaj kohe shoqëronte në ikje kreun e PK-së të Francës

Historia e rrallë e Xhaferr Kananit, që u vetëshpall i dërguari special i Kadri Hazbiut në Degët e Punëve të Brendshme në Shkodër dhe Durrës, vazhdon me incidente dhe takime interesante. Pas vizitës së Mehmet Shehut në Shkodër, ai do të asistonte në një tjetër ngjarje, atë të ankesës që një grua i bëri Enverit, ndërsa ky, kishte shoqëruar deri në port Moris Torezin, kreun e Partisë Komuniste të Francës. Kanani do të ishte protagonist edhe në disa situata të arrestimeve për akuza të pabazuara, të cilat, i zgjidhi në favor të personave të akuzuar. Në rrëfimin e tij, 65-vjeçari zbulon disa të meta dhe dobësi të armës më të lavdishme të sistemit të asaj kohe, Sigurimit të Shtetit.

Sa ditë qëndroi Mehmet Shehu në Shkodër?

Ndenji një ditë e gjysmë. Ai takoi drejtuesit e atij rrethi, Sule Bahollin, Bilal Parrucën dhe të tjerë drejtues atje. Pastaj ai iku dhe me grupin e shoqërimit të tij ika edhe unë deri në Vorë dhe prej andej në Durrës.

Në Shkodër ju vinit shpesh tashmë si major i vetëshpallur i Sigurimit të Shtetit. A ju kujtohet ndonjë rast kur ju është kërkuar të ndërhyni apo të jepni mendim për personat e arrestuar?

Nuk ka qenë vetëm një rast, por shumë të tillë. Do të mundohem të sjell në kujtesë disa raste ku ndërhyrja ime ka qenë deçizive, pra ka shpëtuar njerëz nga burgu. Doja të isha i mirë me atë kontingjent, pasi e dija se nesër do të isha unë si ata, me atë aventurë që kisha nisur dhe që nuk do të zgjaste shumë. Më kujtohet puna e një kapteri të Postës Kufitare të Zogajt. Dy djem që shkonin vazhdimisht të luanin futboll me ushtarët e postës ishin arratisur në Malin e Zi.

Tani ku situata është e tillë, nis hetimi për veprimtarinë e tyre, pra e kam fjalën ku rrinin, me kë rrinin deri edhe ku luanin. Kishte rezultuar se ata kishin shkuar të luanin në postën kufitare dhe diskutohej se vajtja e tyre atje, kishte qenë e qëllimshme për të parë regjimin e ruajtjes së kufirit.

Kështu u gërmua edhe për të nxjerrë përgjegjësitë dhe dihet se “topi” mbetet në hallkën e fundit të kapteri, i cili në të vërtetë, i kishte lënë djemtë e fshatit të futeshin në postë. Kur vajta me rastin e festës së Kufirit, bashkë me “kolegët” e mi të Degës së Punëve të Brendshme në Postën Kufitare, iu thashë atyre që, djemtë nuk kishin shkuar për herë të parë në postë dhe të luanin me ushtarët, ndaj mendoja se nuk duhej ta arrestonin kapterin. Në fakt kështu u bë.

A ka pasur rast tjetër?

Jo vetëm një, por edhe shumë të tjerë, por do të them edhe rastin e lirimit të dy djemve nga Shkodra, që notonin në liqen shumë thellë dhe Sigurimi mendonte se ata synonin të arratiseshin. Kur i pashë dhe mësova për atë që akuzoheshin, u thashë se, përderisa nuk kishte fakte që të provonin dëshirën e tyre për arratisje, e mira do të ishte të liroheshin. Më ka mbetur në kujtesë edhe një rast tjetër që, lidhet me akuzën që ishte ngritur për një oficer, se gjoja donte të arratisej në Mal të Zi.

Ai në fakt kishte shkuar të njerëzit e vet në Hot dhe atje ishte arrestuar. Në fakt sapo mësova se si ishte puna, prisja rastin që të më kërkonin mendim dhe kur më pyetën, u thashë se oficeri duhej të lirohej, pasi ai nuk ishte kapur në pjesën e klonit, madje as në afërsi të tij, por në Hot, e kështu nuk u mor më kush me akuzat ndaj oficerit.

Durrësi ishte “baza” juaj. Po dita e parë e qëndrimit atje pas kthimit nga Shkodra si oficer i vetëshpallur i Sigurimit, ju kujtohet?

Më kujtohet mirë. Që në fillim, “rezidenca” ime ishte porti, e gjithnjë rrija afër tij. Atje isha njohur me disa oficerë të Degës që, kishin shërbyer dikur në Shkodër dhe më pas ishin transferuar. Këta oficerë e dinin që isha fejuar në Shkodër se, njihnin disa nga njerëzit e vajzës. Nëpërmjet këtyre, u prezantova edhe me disa oficerë të tjerë të Degës së Punëve të Brendshme Durrës.

Në këtë qytet m’u la më shumë hapësirë veprimi. Në Degën e Durrësit, ishin edhe disa oficerë nga Jugu, si Kapllan Shehu, apo dhe të tjerë. Ata menduan se unë isha Xhemal Shehu, një kolonel i ushtrisë, me të cilin nuk njihesha, por më vonë kuptova se më kishin ngatërruar me të. Edhe në gjyq, këta oficerë u justifikuan me faktin se ngjaja me Xhemalin. Hajde merre vesh këtë punë tani.

Mbani mend ndonjë incident ku ju është dashur të mbani qëndrim ndaj ndonjë personi ose, të jepnit mendim për rastin?

Më kujtohet mirë një incident, që më pas u fry shumë, pra u bë problem. Atë ditë në Durrës ishte gjithë udhëheqja e Shqipërisë, pasi përcillte pas një vizite në Tiranë, Moris Torezin, kreun e Partisë Komuniste franceze. Situata ishte e vështirë pasi, marrëdhëniet me ish-Bashkimin Sovjetik ishin ftohur dhe me sa mbaj mend, vizita e tij u bë aty nga korriku i vitit 1960. Gjendesha mes oficerëve të Degës së Punëve të Brendshme të Durrësit kur, Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe të tjerë, po shoqëronin Torezin.

Kur ai u largua, drejtuesit më të lartë të asaj kohe të Shqipërisë, po ktheheshin për te makinat e tyre. Në këtë kohë, një grua u shkëput nga turma dhe i doli përpara Enver Hoxhës e i tha atij diçka. Kjo bëri bujë dhe shumë shpejt u sqarua se, gruaja ishte e shoqja e një oficeri të Degës së Durrësit, që shërbente në sektorin e Kufirit, kishte gradën major dhe ishte nga fshatrat e Gjirokastrës. Gruan e morën dhe e shoqëruan. Ajo i kishte qarë hallin Enverit për strehim, pasi jetonin në një barake dhe në kushte shumë të vështira.

Më pas gruaja u la e lirë dhe ndërhyra që t’ia kthenin dinjitetin në vend, ta çonin atje ku e kishin marrë. Në këtë kohë, ndërsa unë isha me kapitenin V.S., vjen Kryetari i Degës së Durrësit, Kopi Niko i cili, i drejtohet me arrogancë kapitenit dhe i kërkonte llogari pse ai e kishte lënë gruan të shqetësonte udhëheqësin. Ai iu përgjigj qetë se, kishte qenë larg dhe se atje kishin qenë të tjerë, më pas ai e prezanton me mua. Ne ishim duke pirë kafe te klubi “Detari” dhe pas përgjigjes, kryetari i Degës i tha kapitenit se, duhet të paraqitej në Degë pasi kishin mbledhje.

Kopi nisi të bisedojë me mua. Ai më pyeti për detyrën në zonën e plazhit. Nisi të me bënte një bisedë, që e mora si provokim, lidhur me një shok të Byrosë Politike, i cili ishte në rezidencën e plazhit dhe kishte rekomandim nga mjeku për të bërë çdo ditë 2-3 kilometër në këmbë. Më pyeti nëse kishte ndonjë shok të mirë me vete. Unë i thashë se kishte jo një por disa dhe më vonë mësova se, në atë bisedë, bëhej fjalë për Gogo Nushin. Kështu nisi miqësia me Kopi Nikon, Kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Durrësit. Duke ndenjur me kolonel Kopi Nikon, vjen Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Rrethit të Durrësit.

Kopi më prezantoi me të me shumë pompozitet. I tha se isha një kuadër me rëndësi dhe se për muajt e verës, do të operoja në plazh. Sami Gjebrea më dha edhe disa porosi, që lidheshin me problemet e të huajve në plazh, sidomos për turistët gjermane dhe polake. Sami Gjebrea, nisi të analizojë veprimin e gruas që i doli para Enver Hoxhës dhe tha se, fajin për këtë, e kishte shoku ynë ushtarak. Unë, duke e justifikuar oficerin, i thashë se i shoqi nuk ka ditur asgjë, se po ta dinte, nuk do ta lejonte një gjë të tillë, se ishte shok i mirë.

Kolonel Kopit, iu bë qejfi për përgjigjen që i dhashë Sekretarit të Parë dhe më mori mua në makinë dhe shkuam në Degë ku, u tha disa oficerëve se unë isha i Ministrisë së Brendshme dhe se në zonën e portit dhe atë të plazhit, ata mund të ndeshnin shumë oficerë, por se asnjë prej tyre nuk ishte si unë. E kjo ishte e vërtetë, se unë isha i vetëshpallur, të tjerët ishin në rregull, të emëruar. Madje ai iu tha se, për çdo gjë, duhet të më raportonin mua dhe ata e zbatuan urdhrin e tij.

Pas pak i kërkova leje kolonelit për të shkuar në hotel “Vollaga” dhe ai urdhëroi që të bisedohej me drejtorin, për të rezervuar për mua dhomën më të mirë. Meqë tashmë isha njohur me Operativët e Sigurimit të Plazhit të Durrësit, nisa të mësoja shumë sekrete të detyrave të tyre dhe madje jepja dhe mendim për zgjidhjen e situatave, gjë që nisa ta bëja me dëshirë se kisha filluar t’ia merrja dorën. /memorie.al/

blank

The United States Daily (1928)- Pesë teatro filmash që funksionojnë në Mbretërinë e Shqipërisë : kapaciteti dhe vendndodhja e tyre

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Mars 2023

“The United States Daily” ka botuar, të premten e 12 tetorit 1928, në faqen n°2, një shkrim rreth teatrove që funksiononin asokohe në mbretërinë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

Pesë teatro që funksionojnë në Mbretërinë e Shqipërisë

Burimi : The United States Daily, e premte, 12 tetor 1928, f.2
Burimi : The United States Daily, e premte, 12 tetor 1928, f.2

Mbretëria e Shqipërisë ka vetëm pesë teatro filmash, thuhet në një raport të atasheut tregtar amerikan në Athinë, i bërë publik nga Departamenti i Tregtisë. Raporti vijon në tekstin e plotë :

Të pesë teatrot kanë një kapacitet total prej 2200 vendesh. Vetëm një nga këto teatro jep një shfaqje të rregullt ditore; dy japin shfaqje katër ditë gjatë çdo jave dhe dy janë të kufizuara në shfaqje dy herë në javë.

Teatri Majestic në Korçë, me 800 vende, është salla më e madhe e filmave në Shqipëri. Korça ka edhe Teatrin Luka, me rreth 400 vende.

Teatri “Berati”, 200 vende, ndodhet në Berat, “Shkodra”, 300 vende, ndodhet në Shkodër, dhe Nasional, 500 vende, ndodhet në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë.

blank

VDEKJA E NJI PATRIOTIT TË ÇQUAR: RAUF FICO-s – Shtypi i kohës 23 Janar 1944

 

Ditën e Djelë më 23 Kallnor 1944, me shpejtin e vetëtimës u-hapë në Kryeqytet lajmi i zi i vdekjes së papritur të Shk. Tij Rauf Ficos; të gjithë ndjen në zëmbra hidhërimin e nji humbjes së madhe qi prekë thellësisht jo vetëm familjen, miqët e dashamirët e tij por drejt për drejt Kombin e Atdheun, mbasi në këto kohëra tepër kritike personalitete të larta si i ndyeri Fico i nevojiten vendit dhe Shtetit për të kryerë sa e sa shërbime të rëndësishme.

I tërë populli, pari e vegjëli të ç’do kategorije u rënditën në shtëpin e të ndyerit, për të marrë dijeni e për të ngushëlluar Familjen e tij; të gjithë njerzija ishin të piklluar thellësisht, të gjithë nëmonin mortjen e mallkuar qi pa mëshirë iu hoqi nga mesi tyre të dashurin Rauf Fico.

Nuk donjin t’a mbesonin: iu vinte mirë qi t’a digjonin se lajmi i mandatës së zezë ishte një e rreme! Por mjerisht jo! procesi i pashlyeshme i Ligjit suprem të naturës ishte zbatuar; aji Patriot i çquar që tërë jetën nuk u kursye për të mirën e vendit, popullit e Shtetit nga një atak i pa-pritur të mbrenshëm i kishte mbyllur syt duke iu shtruar gjumit mysterioz të përjetshëm; s’kishte ngelur më as një shpresë për veç durimit e bindjes para së thënës vet-urdhnonjëse!

Rauf Fico Vdiq! e Familjes, miqëve e dashamirëve aqë të shumë i’u la kujtim dashurin e Tij të shquar, sjelljet e Tija plot virtute. por Kombit e Atdhent si trashigim shërbimet e Tij të nalta.
Të nesërmen më 24 Kallnuer, ditën e Hënë, nga ana e Shtetit u shvillua ceremonia madhështore e Funeralit, ku muarën pjesë autoritetet e nalta shtetnore, ushtarake e civile, fetare e populli mbar; pranë shtëpisë të ndyerit ishin rreshtuar dy kompani ushtarësh me në krye bandën e tyre e cilla n’ora dy pas dreke e përcillte Kufomën e të ndyerit Rauf Ficos me hymnë të piklluarshëm deri në xhamin e Sulejman Pashës Mbasi u-banë faljet e zakonshme fetare, në emër të qeverisë Mbretnore mbajti një fjalë tepër të përmallëshme Shk. e Tij Dhimitër Beratti e më pas në emën të Kryeqytetit i ngarkuar prej Kryetarit të Bashkisë mori fjalën Shk. e Tij Ferit Vokopola; që të dy oratorët përmendën me përpikëni e pikëllime cillësit e shquara, virtutet e lartë dhe shërbimet e shkëlqyera të ndyerit Rauf Ficos. Pas tubarimit të ligjeratave kortezhi u-nis për vorrezë me gjithë qi binte shiu të gjithë autoritetet e naltë, miq e dashamirë e i tërë populli e përcolli më këmbë në heshtje e me lot në sy, deri në Banesën e fundit ku n’emën të rinisë shqiptare mbajti nji fjalë tepër të prekshme e mallëngjimtare Z. Manush Peshkëpija.

Me vdekjen e Rauf Ficos familja e Tij humbi shtyllën e shkëlqyer të dashurisë, miqët nji shok qi do t’a ndjejn përjetë dëmin moral të madhë q’i gjét, populli humbi një shërbëtorin e tij besnik, por Shteti mbeti i mangut nga një Personalitet fë lartë. Rivista «Njeriu» merrë pjesë shpirtnisht në këtë humbje të madhe, dhe i dërgonë ngushëllimet më të thella e të përzembërta Familjes së të ndyerit, djemëve, bijave e fare fisit të piklluar. (Revista “Njeriu”, janar 1944) ( Ky material u mor nga profili në rrjetin social i Kastriot Dervishit)

blank

 

blank

Ja teksti i Marrëveshjes së Asosacionit të 2015 që e nënshkroi Isa Mustafa si kryeministër ndërsa Hashim Thaçi nënkryeministër

Marrëveshja për Asociacionin / Bashkësinë e komunave serbe
Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore
Korniza ligjore
1) Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një Asociacion/Bashkësi i komunave siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Ligjet e Kosovës.
2) Në bazë të Marrëveshjes së Parë, e cila njeh karakterin e tij të veçantë, Qeveria e Kosovës do të aprovojë një dekret drejtpërdrejtë të aplikueshëm, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Bashkësia/Asociacioni do të jetë entitet legal i definuar nga statuti i tij, që do të përbëhet së paku nga elementet e mëposhtme:
3) Statuti do të aprovohet nga kuvendi themelues të përbëra nga anëtarët e votuar të kuvendeve të komunave pjesëmarrëse.
Objektivat
4) Në përputhje me Marrëveshjen e Parë, Asociacioni/Bashkësia do ti ketë objektivat e tij kryesore në ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për:
a) fuqizimin e demokracisë lokale;
b) ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale;
c) ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit;
d ) ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale;
e) ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural;
g) aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë;
h) zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore;
i) promovon, shpërndanë, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore;
j) ofron shërbime për anëtarët e tij në përputhje me Ligjet e Kosovës;
k) vlerëson ofrimin e shërbimeve publike të anëtarëve të tij dhe banorëve të tyre në mënyrë që të përkrah Bashkësinë/Asociacionin në formësimin e qëndrimeve të interesit të përbashkët për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore;
l) bën monitorimin kur kërkohet për zbatimin e objektivave të tij;
m) vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare.
5) Bashkësia/Asociacioni do të ushtrojë kompetenca tjera shtesë siç mund tu delegohen nga autoritetet qendrore.
Struktura organizative
6) Asociacioni/Bashkësia do ti ketë organet si në vijim:
a) një kuvend si trup suprem, i përbërë nga përfaqësues të emëruar prej anëtarëve të zgjedhur nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse. Kuvendi do të ketë të drejtë të miratojë amendamentet e statutit, rregulloren e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme dhe udhëzimet administrative në pajtim me statutin dhe ndërlidhur me objektivat e tij.
Të gjitha amendamentet e statutit, rregullorja e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme dhe vendimet e aprovuara nga kuvendi do të jenë të aplikueshme për anëtarët e tij, përveç nëse njëri nga anëtarët formalisht merr vendim tjetër.
b) një president, i cili do ta përfaqësojë Bashkësinë/Asociacionin përfshirë pran autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës. Presidenti do të ndihmohet nga zëvendëspresidenti. Presidentin dhe zëvendëspresidentin do ti zgjedh kuvendi në mesin e anëtarëve të kuvendeve komunale pjesëmarrëse dhe kryetarëve të komunave të tyre.
c) një këshill i përbërë nga më së shumti 30 anëtarë nga banorët e komunave pjesëmarrëse, përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse; Këshilli është një trup këshillëdhënës i cili jep udhëzime për punën e Asociacionit/Bashkësisë.
d) një bord i përbërë nga 7 anëtarë të votuar në kuvend nga mesi i kryetarëve të komunave dhe banorët e komunave pjesëmarrëse, përbërja e saktë do të definohet në statut, me të drejtë të marrjes së vendimeve të nevojshme për menaxhimin ditor të Bashkësisë/Asociacionit. Anëtarët e bordit do të përkrahen në punën e tyre nga kolegjiumet profesionale të përbëra nga ekspertë, të ndara në mbulimin e atyre fushave të cilat bien nën objektivat dhe detyrat e Asociacionit/Bashkësisë. Statuti do të definoj numrin e kolegjiumeve profesionale dhe detyrimet e tyre ndaj anëtarëve të bordit.
e) një administratë e udhëhequr nga shefi i administratës i cili emërohet nga dhe i raporton bordit, që do të ndihmojë punën e Bashkësisë/Asociacionit posaçërisht të bordit dhe të presidentit. Stafi i administratës do të përfitoj nga statusi i të punësuarve, në përputhje me Ligjet e Kosovës, duke përfshirë Ligjin e punës dhe Ligjin mbi shërbimin civil duke u mundësuar atyre të ushtrojnë detyrat e tyre administrative. Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë mund të vendosin të përdorin një numër të të punësuarve për të përkrahur Bashkësinë/Asociacionin në përmbushjen e objektivave të tij.
f) një zyre e ankesave me mandat të shqyrtimit të ankesave që kanë të bëjnë me objektivat e tij.
7) selia e Bashkësisë/Asociacionit do të përcaktohet në statut.
Marrëdhëniet me autoritetet qendrore
😎 Asociacioni/Bashkësia do të punojë me autoritet qendrore në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndarjes së informatave.
9) Asociacioni/Bashkësia do të promovoj interesat e komunitetit serb të Kosovës në relacionet me autoritet qendrore.
10) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të propozoj, në përputhje me Ligjet e Kosovës, amendamente për legjislacionin dhe rregulloret tjera relevante për përmbushjen e objektivave të tij.
11) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të inicioj apo të marr pjesë në procedurat para gjykatave kompetente duke përshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kundër çfarëdo akti apo vendimi të cilitdo institucion e që ndikon në ushtrimin e fuqive të Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me statutin e tij.
12) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të nominoj përfaqësues në organet/trupat kompetente të qeverisë qendrore duke përfshirë Këshillin konsultativ për komunitete. Në përmbushje të funksionit monitorues të paraparë me marrëveshjen e parë, përfaqësuesi i Asociacionit/Bashkësisë do të ketë të drejtë qasjeje në informata nga autoritetet qendrore në përputhje me Ligjet e Kosovës.
13) duke vepruar në emër të Asociacionit/Bashkësisë, katër kryetarët e komunave veriore do ti ofrojnë Ministrisë së Brendshme një listë të kandidatëve për nominim si komandant i policisë regjionale, siç përcaktohet në nenin 9 të Marrëveshjes së parë.
Kapaciteti legal
14) Asociacioni/Bashkësia do të pajiset me kapacite të nevojshme legale sipas Ligjeve të Kosovës që të ushtroj objektivat e tij, duke përfshirë të drejtën e posedimit të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, të bashkëpronësisë së kompanive të cilat ofrojnë shërbime lokale në kuadër të fushëveprimit të Asociacionit/Bashkësisë dhe të lidhë kontrata, përfshirë kontrata të punës.
15) në bazë të Marrëveshjes së parë Asociacioni/Bashkësia konsiderohet i themeluar, pas miratimit të dekretit, për qëllimin e objektivave të tij.
Buxheti dhe përkrahja
16) Asociacioni/Bashkësia do ta ketë buxhetin e tij, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës e llogaridhënies dhe dispozitave të Ligjit mbi prokurimin publik.
Këto parime posaçërisht do të vlejnë për kanalizimin e fondeve, përfshirë ato në 17d.
shpenzimet do të jenë subjekt i auditimit nga autoritet kompetente, përfshirë Auditorin Gjeneral.
17) Asociacioni/Bashkësia do të financohet nga:
a) kontributet e anëtarëve të tij;
b) të hyrat dhe të ardhurat nga shërbimet e ofruara prej Asociacionit/Bashkësisë, kompanitë e tij, apo të nxjerra nga asetet e tij të luajtshme dhe të paluajtshme;
c) transferet nga autoritet qendrore;
d) kontributet, grantet, donacionet si dhe përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe nga Republika e Serbisë; Bashkësia/Asociacioni do të lirohet nga detyrimet dhe taksat në kryerjen e objektivave të tij, në të njëjtën formë sikurse komunat pjesëmarrëse.
Dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare
18) Asociacioni/Bashkësia do të jetë i hapur për cilëndo komunë tjetër, me kusht që anëtarët të pajtohen.
19) Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm me vendim të kuvendit të tij të miratuar me shumicën e 2/3 të anëtarëve të tij.
20) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të ketë simbolet e tij zyrtare (stemën dhe flamurin), në përputhje me Ligjet e Kosovës.
21) Statuti i Asociacionit/Bashkësisë do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do të paraqitet në Dialogun e Nivelit të Lartë brenda 4 muajve nga dita e arritjes së marrëveshjes së këtyre parimeve elementeve, me lehtësim sipas nevojës, duke përfshirë atë të Ministrisë së Qeverisjes Lokale. Statuti do të vërtetohet me dekret pas marrëveshjes në Dialog. Cilido amendament që do të prezantohet nga Asociacioni/Bashkësia do të vërtetohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
22) Brenda një viti nga aprovimi i statutit të Asociacionit/Bashkësisë, do të bëhet shqyrtimi i implementimit të tij duke përfshirë ato në lidhje me nenin 5 të Marrëveshjes së Parë.
* Përkthim jo-zyrtar, i shpërndarë për mediat nga zyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës
blank

Dëshmia e trishtë e Petro Markos: “Ndërsa të dy ishin dënuar me vdekje dhe prisnin ekzekutimin, aty hynë hetuesit xhelatë të pashpirt, të cilët u thanë…”

Nga A. Çano   

 

Memorie.al / Inxhinieri kimist, që kishte studiuar në Grac dhe Mynih dhe ishte përfaqësues i firmës farmaceutike “Bayer” në Shqipëri, Asim Abdurrahmani u torturua ditë me radhë derisa u dënua me vdekje. Në të njëjtin gjyq, u dënua me pushkatim dhe Gjush Deda, Ejëll Çoba dhe Petro Marko, të arrestuar gjatë asaj kohe, të cilët rrëfejnë ditët e fundit të Asimit dhe Gjushit, deri kur erdhën t’i merrnin për t’i pushkatuar duke iu thënë: “Ngrihuni se drekën e mbaroni në atë botë”.  

Edhe pse kishte luftuar kundër fashizmit, ishte burgosur dhe internuar, Petro Marko nuk u shpëtoi burgjeve komuniste në Shqipëri, duke u arrestuar më 15 maj 1947, si agjent i anglo-amerikanëve. Në birucën e katit të poshtëm të Burgut të Vjetër në Tiranë, ku e futën pas arrestimit, gjeti Asim Abdurrahmanin, dhëndrin e Bedri Pejanit, shkodranin Gjush Deda dhe Asllan Ypin. Asimi dhe Gjushi ishin dënuar me vdekje. Ishin gjykuar, siç shkruan Ejëll Çoba, në librin e tij me kujtime “Jetë e humbun”, së bashku me Sali Vuçiternin dhe Musa Gjylbegun.

Prokurori, kishte kërkuar dënim me vdekje për Gjushin dhe dënim me burgim të përjetshëm, për gjithë të tjerët. Të nesërmen, kryetari i gjyqit, i kishte dorëzuar një letër Ministrisë së Brendshme dhe kishte lexuar një letër ku përmendte emrat e të gjithë të dorëzuarave, kurse për Asimin thoshte se: “e kishin kap”, atëherë prokurori kishte kërkuar dënimin me vdekje dhe për Asimin.

E vërteta ishte që Asimi, pasi ishte arratisur kishte menduar të dorëzohej, por pastaj kishte ndërruar mendje dhe ishte fshehur. Partizanët kishin rrethuar shtëpinë ku fshihej ai dhe pasi kishin nxjerrë banorët që nuk e kallëzonin, kishin goditur me armë shtëpinë. Pas tri ditësh, Asimi kishte trokitur nga vendi i ngushtë ku rrinte prej tri ditësh, pa bukë e ujë dhe ishte dorëzuar.

Nga duart e partizanëve, kishte rënë fill në duart e Sigurimit. E akuzonin se kishte bashkëpunuar me pushtuesin. “I çfarë lloji mund të ishte ky bashkëpunim unë nuk e di. As nuk kisha dëgjuar që të ishte marrë ndonjëherë me politikë”, shkruan Ejëll Çoba. Asimi kishte studiuar inxhinieri kimike në Grac e Mynih, kishte qenë Konsull Nderi në Austri dhe punonte si farmacist në Shqipëri, ku ishte përfaqësues i firmës farmaceutike “Bayer”.

Ejëll Çoba, e ka bërë hetuesinë në të njëjtën kohë me Asimin, me të njëjtin hetues, madje dhe kanë ndarë të njëjtën birucë gjatë kohës që merreshin në pyetje dhe torturoheshin. Ai tregon se; Asimi kishte nisur të shfaqte shenja lodhjeje, fliste me vete me zë të lartë dhe bënte lëvizje të kota. Kur Ejëlli kishte tentuar ta ndihmonte, roja që e pa nga sporteli, e rrahu me dru, sa u lodh. Pas torturave, Asimi doli në gjyq. Fillimisht mendoi që i shpëtoi jeta, por të nesërmen, u vendos dënimi i tij me vdekje.

Bashkë me të dënuarin tjetër me vdekje, Gjush Deda, i futën në kamion për t’i çuar drejt Burgut të Vjetër të Tiranës ku, do të prisnin ekzekutimin.

“Për të dy më erdhi keq shumë se, e dija se asnjëri nuk kishte pasur as zotësinë, as mundësinë, me vepru kundër Lëvizjes. Ndërsa kamioni i mbyllur me hekura, po merrte Gjush Dedën dhe Asim Abdrrahmanin, pashë Gjushin që po i thoshte prokurorit: “Zoti prokuror, si u bë kjo punë”?, kurse Asimi shikonte nga dritaret e burgut, sigurisht për t’i thënë lamtumirë ndonjë shoku”, shkruan Ejëll Çoba. Në Burgun e Vjetër, ndërsa prisnin ekzekutimin, i gjeti Petro Marko. Në kujtimet e tij, që familja i ka përmbledhur më pas në librin “Retë dhe gurët”, (botim i OMSCA-1),shkrimtari përshkruan takimin dhe bisedat me ta, deri te çasti i fundit, para se t’i merrnin për t’i pushkatuar.

Kur kishte hyrë në birucë, pas habisë së të dënuarve që edhe Petro Markon e kishin arrestuar, Asimi i kishte thënë: “Më kanë dënuar me vdekje! Nuk e di pse…! Unë Babushin (Bedri Pejanin) nuk mund ta mohoja, se e kam vjehërr…! Pastaj, pse jam përfaqësues i shoqërisë farmaceutike gjermane “Bajer”, nuk është ndonjë krim”. Bedri Pejanin, nënshkruesin e Pavarësisë, komunistët shqiptarë ia dorëzuan atyre jugosllavë dhe ai ndërroi jetë, në rrethana misterioze në spital në Prizren, sipas shumë dyshimeve, i helmuar.

Pas disa ditësh, në atë qeli zhvillohet një nga skenat e shumta makabre të burgjeve të diktaturës, që jo gjithmonë kanë pasur dëshmitar një shkrimtar për t’i treguar. Ndërsa ishin ulur këmbëkryq, duke ngrënë ushqimet që u kishin sjellë të afërmit, si shkruan Petro Marko në kujtimet e tij, në birucë u futën oficerët e Sigurimit, Haznedari dhe Stavri Xhara, “të zellshëm për ofendime dhe tortura nga më çnjerëzoret”.

“-Ti, Asim Abudrahmani dhe ti Gjush Deda, ngrihuni”!

Nuk e di si guxova dhe fola: Dale të mbarojmë drekën…! Tani sapo u shtruam!

-Pusho ti, agjent i fëlliqur! Ju ngrihuni, se drekën e mbaroni në atë botë.

Shtangëm. Gjush Deda, trim, tha:

-Asim, ngrihu! Të shpëtojmë nga kjo pjellë e keqe që ka lindur ky vend fatkeq, i pushtuar nga Titoja, që ka këtu si xhelat Enverin!

Më erdhi të ulërija kur pashë Stavrin ta godiste me këmbë në kokë dhe ta shante.

-Ngrihuni!

Gjush Deda i tha Asimit:

-Mos u ligështo. Mbaju burrë, se ne bëjmë pjesë te kurbanet, në ato mijëra kurbane që Enver Hoxha, i ther për perëndinë e tij Tito.

Përsëri Stavri e goditi rëndë. E hoqi zvarrë. Me Asimin u përqafuam me lot në sy. Dëgjova:

-Në dalçi gjallë këtej, thoni se vdesim të pafajshëm!

Dera u mbyll. Unë dhe Asllani ndenjëm në këmbë me lot në sy, ndërsa radioja, shpërndante me zë të lartë me anë të megafonit të vënë në oborr të burgut “Orën gazmore” dhe i bënte të qeshnin ata që e dëgjonin.

Ishte edhe kjo një nga ato mijëra skena makabre që kam parë gjatë gjithë jetës”.

Ishte data 8 qershor 1947. Deri sa doli nga burgu më 15 maj 1950, Petro Marko, do të bëhej dëshmitar edhe i shumë të dënuarve të tjerë që burgoseshin dhe vriteshin ende pa e kuptuar arsyen dhe arsyeja do mungonte përjetësisht. /Memorie.al


Send this to a friend