VOAL

VOAL

Dokumentet – A ishte PKSH projekti më i rëndësishëm antishqiptar i sllavëve? Ç’ndodhi në takimin e Barit

July 18, 2017
4 Comments
  • author avatar
    fadil 9 years ago Reply

    Ajo dihet sepse e djathta nuk ka qene ne nivelin e duhure plus qe u lidhe me fashistet e nazistet ose ndejten te menjanuare

Komentet

Mit’hat Araniti 48 vjet në burg, internim dhe dëbim! Intelektuali që përktheu mbi 200 libra në qeli dhe baraka

Mit’hat Araniti ishte jurist, publicist, pionier i prozës së shkurtër shqiptare në dialekt, një nga përfaqësuesit e brezit të intelektualëve të kohës, me prirje perëndimore.

 

I ati ishte ushtarak i lartë, kolonel, në vitet 1923-24- Ministër Lufte, më pas, deri më 1927, Kryetar i Gjyqit të Përhershëm Ushtarak. Shkollën fillore e kreu në Austri (Freistadt) dhe Korfuz (shkollë italiane), të mesmen në Itali (Pisa, Monte MarioRomë) ndërsa arsimin e lartë në degën juridik në Zagreb, Kroaci. Ka ushtruar profesionin e gjykatësit të paqes në Gjirokastër, Elbasan, Prizren (2 herë), Durrës. Për një dhjetëvjeçar (1934-1944) publicist dhe autor i njohur në shtypin satirik të kohës, i njohur me disa pseudonime artistike (Rrém Vogli, Jago Blini, Sufi Asmon Sufës), pionier i letërsisë dialektale shqiptare. Fushat ku Mit’hati ka lënë gjurmë dhe gjithmonë të një niveli të lartë sipas vlerësimit të studiuesve, janë dhe ato të krijimeve letrare dhe publicistike.

Në shtatorin e vitit 1935, në të përjavshme “Illyria” u shfaq një skicë “M’bojat m’Nurrës” e firmuar Rrem Vogli, pseudonimi me të cilin Mit’hat Araniti botoi një varg skicash humoristike të shkruara me dialekt tiranas. Më 1996, nën kujdesin e së bijës, Odeta Zhegu, iu botua përmbledhja “Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle: Skica humoristike dhe publicistikë”, ku përfshihen edhe poezitë dhe disa intervista dhe artikuj të viteve të fundit të jetës. Në parathënien e këtij botimi të Phoenix, Vedat Kokona e quan Mit’hat Aranitin “një dhurues i gazit”, ndoshta misioni më i vështirë për një shkrimtar. Siç tregojnë datat e botimeve, Mit’hat Araniti, ka qenë i pranishëm vazhdimisht në periodikët shqiptarë deri në vitin 1944 të arrestimit, kur botoi në Revistën Letrare, “Pa nrefim parti”, “një kryevepër e vogël e llojit të vet” dhe “flori në baltë”, sipas Kokonës.

ARRESTIMI

Mit’hat Araniti ka ushtruar profesionin e gjykatësit të Paqes në Gjirokastër 1940, pas një viti në Prizren. Mori pjesë në organizimin e Balli Kombëtar, më pas u kthye në Ministrinë e Drejtësisë, që e riemëroi në Prizren, më pas në Elbasan dhe në Durrës deri më 1943, kur doli në mal në radhët e çetave nacionaliste të zonës së Mallakastrës. Mori pjesë në përfaqësinë e Ballit në takimin ku u arrit Marrëveshja e Mukjes. Në fund të vitit 1943 emërohet shef personeli i Ministrisë së Brendshme. Së bashku me Musine Kokalarin dhe intelektualë të tjerë, krijuan në Tiranë Partinë socialdemokrate. Krerët e saj u vunë në shënjestër pa marrë ende pushtetin Fronti Nacional-Çlirimtar. Mit’hat Araniti kreu pothuaj 10 vjet burg (nëntor 1944-prill 1954).

Ai u arrestua tri ditë pas kryengritjes së Postribës, por urdhër arresti u lëshua tre muaj më vonë në dhjetor 1946. Ai u dënua si figurë e Ballit Kombëtar që mbronte tezën e Shqipërisë etnike siç u arrit marrëveshja në Mukje. U dënua me 10 vite burg, u lirua më 1951 Në momentin e arrestimit ishte Shef Personeli i Ministrisë së Drejtësisë. U arrestua me 21.11.1944 (akuza: si figurë e Ballit Kombëtar dhe për mbrojtjen e tezës së Shqipërisë etnike në Mbledhjen e Mukjes, ku mori pjesë). Kreu rreth 1 vit burg në Burrel, më pas në Burgun e Artizanatit, Tiranë, dhoma e përkthyesve, bashkë me Mirash Ivanajn, Lazër Radin, Mihal Sherkon, etj.. Doli nga burgu në prill 1954. Po atë ditë niset në internim, me vendimin nr. 1 të Komisionit të Internim- Dëbimeve.

Vuajti internimin nga prill 1954 deri në 1960 në 5-6 kampe në Kuç, Kurvelesh, Shtyllas e Radostimë, Fier, Gradishtë e Çermë, Lushnje). Lek Pervizi i ka kushtuar një shkrim me titull “Mit’hat Araniti-Bashkëvuejtës dhe mik i paharruar”, ku tregon që me Mit’hatin është njohur në Shtyllas dhe Radostinë të Fierit, ku këta të internuar i kishin aneksuar në kampin e të burgosurve dhe i kishin futur në punë bashkë me ta, për të hapur “një kanal faraonik”. Nga aty, Mit’hatin, Lekën e një grup intelektualësh të lartë, ish-funksionarësh dhe anëtarësh familjesh të njohura i dërguan në kampin e Kuçit, në Vlorë, që funksionoi në periudhën 1954-1958 e ku përbërja e të dënuarve, mund t’i jepte atij kampi emërtesën “Akademia e Kuçit”. U martua më 1959 në internim me znj.Agime Pipa (Araniti), ish-e burgosur politike (1946- 1950) në burgjet e Shkodrës. Më pas vuajti dëbimin nga 1960 deri në vdekje (29.11.1992) në Çermë e Dushk të Lushnjes. Gjatë gjithë periudhës së internimit dhe dëbimit punoi në bujqësi. Si shumë të internuar të tjerë, banesa e familjes ishte një barakë. U nda nga jeta më 29.11.1992 në Tiranë, pa arritur t’i shpërngulet gjendja civile nga vendet e dënimit. Për punën dhe veprimtarinë e tij patriotike e kulturore është dekoruar me titujt më të lartë pas vdekjes.

PËRKTHIMET

Mit’hat Araniti përktheu mbi 200 librave. Diktatura e burgosi dhe e internoi duke e detyruar të punonte në kushtet e qelisë apo barakave. Araniti zotëronte një sërë gjuhësh të huaja, të tilla si italishtja, gjermanishtja, frëngjishtja, anglishtja dhe serbokroatishtja. Në burg mësoi gjuhën ruse, ndërsa turqishten e kishte gjuhën e nënës, në moshën 61-vjeçare nisi të mësonte rumanishten. Përktheu me mëditje për Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe të Tiranës, në fushat e albanologjisë, arkeologjisë, numizmatikës, etimologjisë etj.. Punonte në banesën e tij, që do të thotë në barakën e tij. Një herë madje, një zjarr që përfshiu barakën, dogji gjithë përkthimet që kishte në dorë, apo të ruajtura aty. Ndër autorët e përkthyer prej tij futen Meyer, Russu, Krahe, Stipèeviè, De Simone, Jokli, Praschniker, Garaschanin, Benac, Ëalde, Von Hahn, Šufflay, Rendiè-Mioèeviè, Katièiè, Teodorova, Papazoglu, Schuchardt, Thalloczy, Kilian, Roman, etj. Përkthimet e daktilografuara zakonisht në katër kopje, janë bërë pjesë e fondeve të Bibliotekave Shkencore, së pari të Universitetit të Tiranës dhe më pas të Akademisë së Shkencave, i cili i porosiste përkthime deri para se të ndërronte jetë.

Përkthimi i tij i Fjalorit etimologjik të gjuhëve indoevropiane me tre vëllim, hartuar nga Alois Walde dhe Julius Pokorny nga gjermanishtja, qëndroi në dorëshkrim i pabotuar për dekada të tëra në Bibliotekën e Durrësit. Për mbi 9 vjet, tek Burgu i Tiranës, ka përkthyer (me të tjerët) gjithë legjislacionin e bazat teorike të funksionimit të shtetit. Mbi 200 tituj të përkthyer për 40 vjet në gjendje internimi e dëbimi (veç përkthimeve në burg për 10 vjet), krahas punës në bujqësi, nga 6-7 gjuhë të huaja, për Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe Tiranës, në fushat e albanologjisë, arkeologjisë, numizmatikës, etimologjisë, etj.. Mi’thati zotëronte shumë mirë italishten, gjermanishten, frëngjishten, anglishten, serbishten. Në burg mëson rusishten, ndërsa turqishten e kishte gjuhën e nënës. 61 vjeç mëson edhe rumanishten. Disa autorë albanologë të përkthyer Mayer, Russu, Krahe, Stipèeviè, de Simone, Jokli, Praschniker, Garaschanin, Benac, Walde, Hahn, Schufflay, Rendiè-Mioèeviè, Katièiè, Teodorova, Papazoglu, Schuckhardt, von Thalloczy, Kilian, Roman, etj. Më 1996 u botua përmbledhja e shkrimeve të tij letrare të periudhës 1934-1944, poezitë, si dhe disa intervista e artikuj të viteve të fundit të jetës, nën titullin “Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle”.Për punën dhe veprimtarinë e tij patriotike e kulturore, pas vdekjes, që i erdhi më 29.11.1992, është dekoruar me titujt e urdhrat më të lartë nga Presidenti i Republikës, si “Pishtar i Demokracisë”, “Naim Frashëri” e “Nderi i Kombit”.

/Gazeta Panorama 

Zbulohen dokumentet e rralla të vitit 1955: Sekretari i I-rë i ambasadës sovjetike bëri takim me mua në Kryeministri, më bëri 17 pyetje për…

Feja dhe besimet në Shqipëri, u paraqitën si shqetësim për regjimin komunist që në vitet e para të pasluftës. Besimi në Zot dhe të gjithë praktikat fetare nuk shkonin paralel me ideologjinë komuniste. Ndaj, drejtuesit e regjimit, të orientuar kryesisht nga Moska, kishin ndërmarrë herëpasherë disa ndërhyrje në politikat qeveritare ndaj feve, madje në disa raste edhe në çështjet e brendshme të komuniteteve. Enver Hoxha i kamuflonte ndërhyrjet e qeverisë së tij në punët e fesë, në emër të emancipimit të popullit. Dhe deri në vitin 1955, ishin bërë jo pak ndërhyrje. Por në vitin 1955, ndikimi i Bashkimit Sovjetik në çështjet e fesë në Shqipëri, kishte qenë mjaft i dukshëm.

 

Dy dokumente që ruhen në fondin arkivor të Këshillit të Ministrave në Arkivin Qendror të Shtetit, zbulojnë përveç ndikimit dhe ndërhyrjeve të Moskës në çështjet fetare në Shqipëri, edhe përmasat reale të “reformave” të regjimit komunist në drejtim të feve në vendin tonë.

Dokumenti i pari i cili mban datën 28 dhjetor 1955, është një raportim i vizitës së sekretarit të I-rë të Ambasadës Sovjetike, Vasil Siminev, në zyrat kryeministrisë në Tiranë, me 27 dhjetor 1955, i cili ka kërkuar shpjegime për një varg të gjatë çështjesh, që lidheshin me gjendjen e fesë në Shqipëri në vitin 1955. Reshat Gërmenji, kryetari i Komitetit për çështjet fetare e njoftonte kryeministrin Mehmet Shehu, për listën e kërkesave dhe pyetjeve që kishte drejtuar Vasil Siminev, rreth gjendjes së feve dhe besimeve në Shqipëri.

Ai interesohej se në ç’bazë ishte e organizuar feja dhe a kishte një ligj për fetë, a ishin autoqefale apo me lidhje nga jashtë, çfarë ndikimi kishin në popull, a merrnin subvencione nga shtetit apo si kontrollohej buxheti i tyre e, deri tek interesimi për mbajtjen e perçes, apo statistikat e sakta për përqindjen e popullsisë sipas besimeve në qytetet e mëdha…! Pyetjet që ai i drejton kryeministrit Mehmet Shehu, synojnë të zbulojnë përmasat reale të ndikimit të fesë në Shqipëri.

Mes listës së gjatë të pyetjeve të sekretarit rus, bie në sy interesimi i tij se; “çfarë kuadri kanë dhe a kanë shkollë për klerikë”? Kjo çështje është parë nga regjimi që nga kjo kohë e, deri në mbylljen e plotë të kishave dhe xhamive, si ”thembra e Akilit”, për të minimizuar maksimalisht forcën e komuniteteve fetare.

Dhe duket se kjo “detyre shtëpie” nga Moska, është zbatuar me rigorozitet prej Enver Hoxhës. Në vitin 1967, para se të niste goditjen finale, Enver Hoxha e veçon çështjen e kuadrit të fesë, si një shtyllë ku duhet të mbështetej regjimi, pasi pa kuadro dhe arsim fetar, fetë në Shqipëri gradualisht do të shkonin drejt eliminimit të tyre.

Pas këtij informacioni për këtë vizitë, Komiteti për Çështjet Fetare kishte përgatitur një raport të hollësishëm për gjendjen e feve në Shqipëri. Raporti është dokumenti i dytë për të cilin folëm më lart. Në të gjejmë të dhëna të vyera për statistikat e kësaj periudhe në drejtim të besimeve fetare, por edhe përmasat reale të tendencës të regjimit, për të ndërhyrë sa më thellë në punët e brendshme të komuniteteve fetare.

Më poshtë i sjellim ekskluzivisht dy dokumentet e dhjetorit 1955 për gjendjen e feve në Shqipëri, që zbulojnë një stacion të rëndësishëm në luftën kundër fesë, që përkon me kohën kur ndikimi i Moskës në regjimin komunist shqiptar, ishte në kulmin e tij.

Dokumenti i parë

INFORMACION MBI SEKRETARIN E I-rë TË AMBASADËS SOVJETIKE, QË KËRKON DISA TË DHËNA MBI FENË NË VENDIN TONË

                    SHOKU

             KRYEMINISTËR

Në datën 27/XII/1955 Sekretari i I-rë i Ambasadës Sovjetike Shoku Vasil Siminev, bëri takim me mua këtu në Kryeministri. Unë si përkthyes kisha Qemal Shehun.

Ay kërkoj disa të dhëna mbi fenë në vendin t’onë:

  1. Në ç’bazë është organizuar feja dhe a ka ligj?
  2. Sa lloj feje janë e si janë të organizuara?
  3. A janë autoqefale, apo jo, dhe a kanë lidhje nga jashtë?
  4. Influenca që kanë në popull?
  5. Çfarë kuadri kanë dhe a kanë shkollë për klerikë?
  6. Çfarë kulture kanë dhe kush ka më shumë?
  7. Ku e kanë marrë kulturën?
  8. A u jepet subvencion nga Shteti dhe pse u jepet?
  9. Nga kush i kanë të ardhurat e tyre?
  10. A ka ligjë që shteti duhet t’i ndihmojë?
  11. Si kontrollohet buxheti i tyre nga shteti?
  12. Kur kanë festa zyrtare dhe për vdekje, a u bien kambanave?
  13. Rajonet (qarqet) që janë më fetarë?
  14. Perçja që vazhdon, a është influencë fetare apo zakon?
  15. Nëse venë të rinj në kisha e xhamia?
  16. Në qytetet më të mëdhenj, cila fe ka popull më shumë?
  17. Si është vënë në praktikë propaganda anti-fetare nga ana shkencore?

Përveç pikës së parë, për pikat e tjera nuk i kam përgjigjur. Ai më tha kur do më përgjigjesh? Unë i thashë, do t’u njoftoj unë kur t’i bëj gati.

Lutemi më udhëzoni si do t’i përgjigjem, t’ja u jap të shkrojtur, apo të mbajnë shënime dhe a do t’u përgjigjem me hollësi pyetjeve.

Për propagandën anti-fetare me mjete shkencore si do t’i përgjigjem.

               Për Komitetin për çështje klerike:

                        (Reshat Gërmenji)

                              28/XII/1955

Më dt. 3/I/956, m’u kthye nga Shoku Beqir Balluku, duke ju dhënë një kopje

Dokumenti i dytë

                                                        R E L A C I O N

                                         MBI GJENDJEN E KISHËS NË SHQIPËRI

E gjithë Shqipëria ka një popullsi prej 1.394.310. Nga këto janë 71.20% mysliman, 18.56% orthodhoks, 10.18 katolik, 0.06 të ndryshëm.

1.Në ç’bazë është organizuar feja dhe a ka ligje.

Në Republikën Popullore të Shqipërisë, janë katër komunitete dhe pesë sekte fetare, të cilat kanë qenë të organizuar qysh prej kohe. Në vitin 1949, ka dalë dekret-ligja mbi komunitetet fetare Nr. 743 datë 26/XI/1949, që flet mbi organizimin e komuniteteve fetare.

2. Sa lloj feje janë e si janë të organizuara.

Janë tre lloj feje; Mysliman, Orthodhoks e Katolik. Myslimanët ndahen në dy komunitete, të cilët janë Bektashinjtë që e kanë komunitet më vete, këta kanë qenë sekt, por më 1928 kryetari i bektashinjve që e kish qendrën në Stamboll (Turqi), në këtë vit u përzu nga Turqia dhe erdhi u vendos në Shqipëri, mbasi ky ishte shqiptar dhe fitoj të bëhet komunitet dhe botëror, i cili quhej Niazi Sali Dedej, ky ka qenë i zgjedhur nga gjithë besimtarët bektashianë të botës, ky është vrarë prej fashistëve Italianë, në vitin 1941.

Në komunitetin mysliman janë të varur pesë sekte fetare të tjerë, të cilët quhen Alveti, Rrufai, Kadri, Sadi e Tixhani. Të katër komunitetet janë të organizuarë, ku kanë nga një këshillë të përgjithshme, i cili është organi më i lartë i komunitetit, ky mblidhet njëherë në vit dhe merr vendime, për emërime ose pushime të kuadrove të larta (dioqezave) shikon dhe aprovon buxhetin vjetor. Të gjithë komunitetet kanë statutet dhe rregulloret administrative të tyre.

3. A janë autoqefale dhe a kanë lidhje nga jashtë.

Që të gjitha janë autoqefale, as njeri nuk kanë m’varie administrative nga jashtë. Katolikët para çlirimit Shqipërisë, kanë qenë të m’varur nga Papa i Romës, por në vitin 1952 dhe katolikët bënë statutin dhe rregulloren e tyre dhe administrohen vetë.

4. Influenca që kanë në popull.

Në pjesën më të madhe të popullit nuk kanë influence, qoftë si fe, qoftë si klerikë. Atë pakë influencë që kanë, e kanë më të shumtën në fshatarësinë e malësisë që janë me pakë kulturë dhe këtu e ka më shumë si fe, e si klerikë e kanë më të pakët influencën.

5. Ç’far kuadri kanë dhe a kanë shkolla për klerikë.

Si mbas rregullit të tyre, kuadrot kryesore i kanë të plotësuara, p.sh. myslimanët kanë kryetarin dhe tre kryemyftinj të zonave dhe 7 myftinjtë të qarqeve, si dhe 18 nën myftinjtë të rretheve.

Orthodhoksit kanë kryetarin (kryepiskopin) dhe 4 episkopë të dioqezave, si dhe 17 zv. lokalë.

Katolikët kanë kryetarin me një ndihmës ipeshkëv dhe 6 vikar kapitullarë.

Bektashinjtë kanë kryetarin (kryegjyshin) dhe 6 gjyshër të zonave. Nga klerikët e ulët në përgjithësi kanë mungesa, por sidomos më shumë orthodhoksit e katolikët.

Shkolla për klerikë ka vetëm komuniteti mysliman me 60 nxënës, ku vazhdojnë në ‘te 4 vjet. Nxënësit kur merren duhet të kenë mbaruar shkollën 7/vjeçare.

Në gjetjen e nxënësve nga viti në vit gjejnë vështirësi, më të shumtit që venë janë bij fetarësh.

Orthodhoksit e katolikët kanë marrë nga njerëzit që kanë qenë në fakultetin fetar e në seminare, pse para çlirimit katolikët kanë patur fakultet dhe orthodhoksit seminar.

6. Ç’far kulture kanë dhe kush ka më shumë.

Në përgjithësi me përjashtim të katolikëve, nga kultura janë të ulët. Kurse katolikët në përgjithësi i kanë me kulturë, pse të gjithë kanë teologji.

7. Ku e kanë marrë kulturën.

Myslimanët pjesa më e madhe e ka marrë në Shqipëri se ka patur shkolla fetare, pjesa tjetër e ka marrë kulturën në Turqi (Stamboll).

Orthodhoksit afro gjysmat e kanë marrë në Shqipëri me anë të seminareve, pjesa tjetër e ka marrë në Greqi e një pjesë e vogël Rumani.

Katolikët pjesa më e madhe e ka marrë në Itali dhe një pjesë në Gjermani e Shqipëri.

Bektashinjtë në përgjithësi janë autodidakt, nuk kanë patur shkolla bektashiane, një pjesë e vogël kanë nga pakë arsim shtetëror.

8. A u jepet subvencion nga shteti dhe pse u jepet.

Nga shteti u është dhënë subvencion, mbasi kanë qenë shumë ngushtë nga buxheti për plotësimin e rrogave të personelit dhe ky subvencion nga viti në vit, u është pakësuar.

9. Nga kush i kanë të ardhurat e tyre.

Të ardhurat i kanë nga një pjesë të vogël toke që u është lënë, nga qirat e një pjese godina të vogla që kanë dhe nga ndihmat e besimtarëve në rast festash, si dhe subvencioni i dhënë nga shteti.

10. A ka ligje që shteti duhet t’i ndihmojë.

Nuk ka ligje që kleri të ndihmohet, në statutet e tyre dhe në dekret-ligjën mbi komunitetet fetare, thuhet se eventualisht shteti mund t’u japë subvencion.

11. Si kontrollohet buxheti i tyre nga shteti.

Buxheti i tyre nuk kontrollohet nga shteti, por po të ketë të dhëna financa se ka vjedhje, ndërhyn dhe ja jep gjyqit, të tillë raste ka patur në komunitetin bektashian e mysliman.

12. Kur kanë festa zyrtare dhe për vdekje a u bien kambanave.

Rënien e kambanave e kanë patur shumë të ekzagjeruar gati tërë ditën binin kambanat, këtë e kanë patur më të zhvilluar katolikët, bile ka patur ankim nga populli.

Në vitin 1955 u është lënë që t’i bien kambanave si mbas rregullit të tyre, ditët e dielave dhe të kremteve që i kanë më të forta, të cilat janë 10 ditë në vit, për vdekje nuk i bien. Kjo është në qytete, kurse në katunde u është lënë si mbas rregullit të tyre.

13. Rajonet (qarqet) që janë më fetare.

Qarqet që janë më fetare është Shkodra, Elbasani, Durrësi, Tirana, Berati e Korça. Me përjashtim të Shkodrës dhe Elbasanit, qarqet e tjerë në qytet nuk janë shumë fetarë, si fetarë kanë popullsinë e katundeve.

14. Perçja që vazhdon është influencë fetare apo zakon.

Një pjesë e vogël grash që mbajnë perçe ka në Shkodër dhe në rrethin e Kavajës të qarkut Durrësit. Po të shikohen familjet e grave që mbajnë perçe, janë mjaft të ulët nga ana e kulturës, kështu që presioni fetar qysh prej kohe u ka mbetur zakon që të mbajnë perçe.

15. Në se venë të rinj në kisha e xhamia.

Para çlirimit sidomos në kishat dhe xhamirat vinin më shumë të rinj se sa pleq, kurse mbas çlirimit e këtej, janë pakësuar shumë vajtja e të rinjve e sidomos në xhamirat e kishat orthodhokse, kurse në kishat katolike, ka akoma nga të rinjtë që venë e sidomos më shumë në katundet e malësive.

16. Në qytetet më të mëdhenj cila fe ka popull më shumë.

Tirana 80% është myslimane, 16% orthodhokse, 4% katolike.

Shkodra 53% është katolike,45% myslimane, 2% orthodhokse.

Durrësi 81% është myslimane, 15% orthodhokse, 4% katolikë.

Elbasani është 90% mysliman, 9.6% orthodhoks, 0.4% katolikë.

Korça është 61% mysliman, 39% orthodhoks.

Gjirokastra është 60% orthodhoks, 40% myslimane.

Vlora është 62% myslimane, 28% orthodhokse.

Berati është 85% mysliman, 15% orthodhoks.

17. Si është vënë në praktikë propaganda anti-fetare nga ana e shkencës.

Për propagandën anti-fetare, kanë dalë libra (broshura) shkenca dhe feja, mbi katolicizmin, janë vënë në revistën ‘Hosteni’ dhe gazetën ‘Bashkimi’ disa klerikë me raste bërje nuskash ose për kënduarie të sëmurish. Në grumbuj punëtorësh (kampe e tjera) janë shpjeguar mbi fenomenet e natyrës (dielli, hëna, toka, shiu etj.) Kur ka patur filma si ‘Zekthi’ etj., janë propaganduarë që i ka frekuentuar masa më shumë. Memorie.al

Mes komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav, si u vra Emin Duraku më 1942! Të panjohurat e 4 dhjetorit

Emin Duraku lindi më 1918 në Gjakovë, ku kreu shkollën fillore në vendlindje. Ishte veprimtar, organizator dhe partizan i rezistencës antifashiste në Shqipëri dhe ishJugosllavi dhe “Hero i Popullit” pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Në vitin 1932 së bashku me disa shokë kalojnë kufirin ilegalisht dhe shkojnë në Shqipëri, me qëllim për të ndjekur mësimet në gjuhën amtare, meqë Jugosllavia monarkike jo vetëm që nuk lejonte shkollimin shqip, por ndëshkonte çdo përpjekje për ta mësuar atë. Gjendja e vështirë ekonomike që sundonte atje u pa me të arritur në Shqipëri, e cila ishte e njëjtë si në vendlindjen e tij të okupuar nga Mbretëria jugosllave.

Në Tiranë, regjistrohet në shkollën e mesme të qytetit nga e cila më 1935 edhe përjashtohet për shkak të angazhimin e tij në grupet revolucionare, majtiste, që vepronin në kuadër të Lëvizjes komuniste të kohës. Pas përjashtimit nga shkolla në Tiranë, shkon në Shkodër dhe atje vijon mësimet e shkollës së mesme. Më 1938 arrestohet nga regjimi zogist. Emind Duraku mohoi pjesëmarrjen në organizatë komuniste.

U dënua me tre vjet “për faje kundër rregullit shtetnor dhe ekonomik më 10 shkurt 1939. Pas 7 prillit doli nga burgu duke përfituar nga një dekret i mëkëmbësit Jacomoni. Me të dalë nga burgu, fillon vetë angazhimin në organizimin e rezistencës kundër pushtuesve italianë, të cilët kishin okupuar Shqipërinë. Pas pushtimit italian të Shqipërisë, raportohet ndër pjesëmarrësit e demonstratës së parë antifashiste me studentë dhe konviktorë të Shkodrës me flamurin shqiptar pa sëpatat e liktorit. Me Fadil Hoxhën u kthye në vendlindje në verën 1939. Punoi pranë Komitetit Krahinor të Partisë. Vasil Shanto i kishte kërkuar që të vendosnin kontaktet me komunistët kosovarë dhe t’i çonin literaturë.

Me Fadilin i raportojnë Miladin Popoviqit se mundësia për krijimin e Partisë Komuniste ishte nëse vinte ndihma e Partisë Komuniste Jugosllave. Miladini u premtoi ndihmën dhe u dha materiale propagandistike. Së bashku me disa shokë, me të cilët edhe kishte kryer shkollën e mesme në Shqipëri, në vitin 1939 kthehet në Gjakovë. Duke qenë se bindjet e tij politike i kishte orientuar në programin e Lëvizjes komuniste, ai kontakton disa anëtarë të Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Kosovë, si Bora Vukmiroviq dhe Milladin Popoviq, të cilët fillimisht i kishin qëndruar besnikë platformës së lirisë, barazisë dhe Vetëvendosjes së kombeve dhe kishin premtuar se ato do të realizoheshin pas çlirimit nga fashizmi.

KTHIMI NË SHQIPËRI

Emin Duraku sërish kalon kufirin dhe kthehet në Shkodër, ku merr pjesë në demonstratat antifashiste kundër pushtimit italian që u mbajtën më 28 nëntor të vitit 1939. Duke qenë se bie në sy si militant dhe i vendosur forcat fashiste e arrestojnë dhe e internojnë ishujt italianë Ventotene. Gjatë internimit studion literaturën marksiste dhe nga aty më 1941 i shoqëruar nga bashkëmendimtarët kthehet në Tiranë, me qëllim të krijimit të lidhjes me Partinë Komuniste të sapo ngritur në Shqipëri.

Së bashku me Miladin Popoviqin aktivizohen për përhapjen e pikëpamjeve komuniste në hapësirën e Vilajetit të Kosovës, që nënkuptonte Kosovës e sotme, Sanxhakun e kryesisht trojet etnike shqiptare nën regjimin jugosllav. Sipas disa të dhënave, Emin Duraku sërish vë kontakt me Partinë Komuniste të Jugosllavisë dhe ishte zgjedhur sekretari i komitetit organizativ. Ishte angazhuar aktivisht në përfshirjen e popullsisë shqiptare në organizatën e quajtur Lëvizja Çlirimtare e Popullit, duke i besuar verbërisht komunistëve jugosllave, të cilët shqiptarëve u premtonin liri, barazi e Vetëvendosje.

Në fillim të 1942, në Gjakovë me nismën e tij, të Fadil Hoxhës dhe disa komunistëve të tjerë u formua Komiteti Çlirimtar dhe ai u emërua Sekretar i tij. Në fund të vitit 1942, sipas direktivave të komitetit të Krahinës së Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit u zgjodh në Byronë e Komitetit krahinor. Në vjeshtë të vitit 1942, Emin Duraku kishte kontaktuar grupet komuniste në rrethin e Lypjanit. Në dhjetor të atij viti ndodhej në fshatin Suhadoll, në një rreth aktivistësh serbë, të cilët kohë më parë xhandarmëria shqiptare-italiane i kishte arrestuar dhe dënuar për posedim të armëve.

NË SHTËPINË E NJË SERBI

Pasi ishte konsideruar se qëndrimi i tij në Suhadoll ishte me rrezik, natën e 4 dhjetorit të vitit 1942, ai ishte vendosur në shtëpinë e një serbi të fshatit Grackë. Përcjellësi i tij serb, ishte kapur nga xhandarmëria dhe me qëllim për të shpëtuar kishte denoncuar vendin ku ndodhej Emin Durakun dhe grupi i komunistëve serbë. Atë natë, në Kuesturë kishte ndodhur, në detyrë, Ismail Dragusha, i cili e kishte njohur Emin Durakun, përmes një lidhjeje paraprake familjare dhe ishte përgatitur të nisej me qëllim për ta shpëtuar. Para se Ismail Dragusha të arrinte në Grackë të Vjetër, Kuestura italiane kishte rrethuar shtëpinë e serbit, ku ndodhej Emin Duraku, i cili në përpjekje për të ikur ishte futur në një oxhak, me qëllim që të mos zbulohej. Një ushtar italian e kishte goditur me armë, duke qenë se ai nuk ishte dorëzuar.

Emini ishte plagosur rëndë dhe Ismail Dragusha, që ishte nënkomandant i Kuesturës kishte urdhëruar që sa më parë ta dërgonin në Spitalin e Prishtinës. Emin Duraku iu kishte lutur Ismajlit, të cilin e njihte dhe i besonte, që ta niste për në Spitalin e Prizrenit, ku do të ishte afër familjes. Të pranishmit kishin konstatuar se plaga ishte e rëndë dhe rruga deri në Prizren ishte e gjatë për të mbijetuar. Në fund ia kishin plotësuar dëshirën, por pa arritur në Spital kishte vdekur më 5 dhjetor të vitit 1942. Në aktakuzën e regjimit komunist jugosllav kundër, Idriz Mehmetit nga fshati Banullë në vitin 1945, ai ishte akuzuar se me shumë të tjerë kishte marrë pjesë edhe në kapjen e Emin Durakut. Edhe pse dihej fare mirë se Emin Durakun e kishte plagosur ushtari italian Leone, po ashtu dihej se të gjithë xhandarët shqiptarë kishin bërë përpjekje ta shpëtonin, meqë ishte i njohur i Ismail Dragushës, komunistët serbë kishin dënuar me burg më shumë se 20 shqiptarë, të cilët ishin akuzuar se kanë marrë pjesë në zënien dhe plagosjen e tij.

Nga mesi i atyre që janë akuzuar për vrasjen e Emin Durakut dhe që janë ekzekutuar kanë qenë: Habib Emini, Hazir Selimi, nga Banulla, Kadri Bebë Ribari, meqë kishte qenë kryetar i komunës së Lypjanit në atë kohë, ishte dënuar me vdekje pushkatim, ndërsa me 20 vjet burg ishin dënuar Qerim Selimi, Selman Buja, pushkatim, vëllezërit Domaneku, dy prej tyre pushkatim, Idriz Mehmeti e shumë të tjerë. Emin Duraku ishte denoncuar nga komunistët serbë, vetëm sepse ishte anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, madje këtë fakt ata nuk e kanë mohuar asnjëherë gjatë akuzave publike nëpër gjyqe, që iu kanë bërë shqiptarëve, të cilët sipas tyre edhe e kanë vrarë Emin Durakun. Njësitë fashiste i bënë atentat, vdiq më pas në spitalin e Prizrenit. I rënë dëshmor për kauzën komuniste, një batalioni iu dha emri i tij. Me vdekjen e tij u bë dëshmor i kauzës komuniste, duke i dhënë emrin e tij një njësie partizane, ansambleve dhe shkollave.

/Gazeta Panorama 

115  VJET O DED  GJO’ LULI- Pergatiti Fritz RADOVANI: Pjesa V

 

DED  GJO’  LULI  (1840 – 1915)

PO EMNI I YT ASHT
I   PERJETSHEM!

IDEALIN  AI  E  LA  TË  SHKRUEM  ME  GJAK !

.Shkodër, me 29 Maji 1924.Etnit Françeskan të Shkodrës, mbas sa përpjekjesh, mujtën me sigurue  dhe me organizue ceremoninë e Tyne madhshtore të sjelljes në Shkoder të Eshtnave të Dedë Gjo’ Lulit dhe të Djalit të Tij, në Kishën Françeskane të Gjuhadolit. Ishte një popull i pafarë tek Kisha ku do të zhvillohej ceremonia mortore e Heroit.

Ishte i pranishëm edhe Delegati Apostolik, Shkëlqësia e Tij, Imzot Ernesto Cozzi, i cili, në mes të ma tepër se 3000 qytetarëve shkodranë, e përcolli Dedë Gjo’ Lulin deri tek banesa e Tij e fundit ndër vorre të Rrëmajit.

FLAMURI 1911.

 

Morën pjesë edhe të gjitha autoritetet shtetnore të Shkodrës. Në oren 8.00 të mëngjesit, Provinçiali i Françeskanëve të Shqipnisë, At Pal Dodaj, filloi Meshën e organizueme për Fatosin e Maleve. Një orkestër e zgjedhun për këte rasë, me tingujt e saj të përmortshëm, e bani edhe ma të madhnueshme atë  ceremoni mortore.

Mbas Meshet zani i përmallshem dhe i fortë ku ishte ma i zgjedhuni mu në atë fidanishtë dijetarësh të pashoq, e që ligjëroi me solemnitet për jeten e Dedë Gjo’ Lulit, ishte predikatari i Madh At Anton Harapi.

Ndër tjera fraza Ai tha: “Sikuse Athena e Roma mbi gjak e eshtna të Fatosave ngrehën ndërtesën e Lirisë, ashtu për të mëkamun të Shqipnisë u lyp që gjaku i  kreshnikëvet të sterpikëte krepat e Maleve tona!… Mbas 400 vjetësh me çeten e vet lufton për të parën herë nën Flamurin e Shqipnisë, për Liri kombëtare…

Ai kje tri herë Fatos, se i fali Atdheut dy djelmët dhe veten, tue u ba Sheji i salvimit të xhonturqëve, të sllavëve e esadistëve … Ai së dyti provoi se bashkë me Atdhetarinë në gjoksin e Tij vloi edhe zelli për Fe…

Në Te vërtetohet fjala e popullit se ndihma e Zotit e pushka e Hotit e shpejtoi Lirinë Kombëtare…”

Në fund oratori At Harapi iu drejtue gjithë Shqiptarëve të të gjitha viseve, që emni i Fatosit të përjetësohet me një Monument.

Ishte shumë prekës për të pranishmit momenti kur At Antoni ju drejtue djalit të Luc Nishi, që ishte vra tue luftue trimnisht në luftën e rrebtë të Koplikut, kur i tha:

“…Të rritet i mirë se ka kujt i ngjet e ti japin zemër Bajrakut të vet Hotit, që edhe pse iu desht me hjekë ma keq sesa Bajrakëve të tjerë, me nder e me namin e Tij, ka me mbetë ndër ma të Parët Bajrakë të Shqipnisë!”

Banda e Bashkisë së qytetit vazhdoi me jonet e përmallëshme me vajtue pranë trupit të Heroit t’ Atdheut.

Arka me Eshtnat e Fatosit të Traboinit doli madhnisht nga Kisha Françeskane e mbulueme me Flamurin Kombëtar. Populli e mori në dorë në shenjë nderimi deri në vorrezat e Rrëmajit.

Procesionit i prini Banda e Gjimnazit të Fretënve e veshun kuq e zi, me veglat e stolisuna me shirita të zez, mbas të cilëve ishin përfaqsuesit e shoqnive të tjera.

Të rreshtuem në heshtje shkuen në drejtim të Kishës Kathedrale. Ndigjohej vetem muzika që bashkohej me jonet e kumbonëve të Kishave të qytetit që edhe ato në shenjë zije rrahnin në njëanë…

Njigjohej vetem një za, Zani i Atdheut që përherë të parë po i deshmonte nderimin e duhun Fatosit të vet mbas 7 vjetësh…

Mbas salikimit në Kishen Kathedrale procesioni u drejtue për në banesen e fundit në Rrëmaji.

I madh e i vogël po përcillnin Tre Burra të një shtëpisë njëheri…Prandej dhe lotët nuk mungonin mbas Arkës…, e cila ndiqej nga Banda e Gjimnazit të Fretenve.

Në Vorreza ajo me nderimin e duhun nga të pranishmit ekzekutoi me madhshti Hymnin tonë Kombëtar.

Mori fjalën edhe oratori Don Lazër Shantoja..,e mbas Tij, foli edhe kushrini i Dedë Gjo’ Lulit, Gjok Luli, i cili tha: Po të falem nderës me gjithë zemer moj Shkodër, për ket punë që ke ba, po ma teper po u falen nderës gurt’ e Hotit.

Tue mos ditë me kuvendë ma gjatë, po ju tham se nuk e kemi besue se i dini ju këto punë. Edhe unë po gëzohem me ju. 500 shtëpi që ka Hoti janë fikë e dalë në rrugë të madhe e, kaq jemi ba porsi ajo grueja e pakunorë, porsi ajo qyqja e zezë… Kushtrim…Zot!…

Kushtrim, Shqipni për 500 shtëpi Hot që jemi shkrepë rrugëve tue vdekë urije e, kemi derdhë gjakun me ba Shqipni!.. E, pasha Këta Eshtna që kemi para se edhe sa mashkuj që të kenë këto 500 shtëpi, kanë me vdekë për Shqipni!”… Tue mos mujtë ma me vazhdue hjekë kësulen prej kreje dhe e lëshon në tokë… në shenjë Betimi e Bese…

Populli u zhgreh në vajë.., dhe njeni mbas tjetrit i shternguen dorën Burrave e Grave të Hotit për kryeshndosh, të cilët të gjithë bashkë i bashkonte një gjak…Një Flamur!

Shkodra, edhe pse e lanun mbas dore,..,ka dijtë dhe di edhe sot, se kujt me i thanë Fatos, Shpëtimtar i Atdheut dhe me këndue: Njaj asht Fatos që tue luftue mbaron”…

( MALËSIA  ISHTE  VETEM  KUDHË…)

 

KOLË DEDË GJO’ LULI

    (1879 – 1918)   

– DEDË GJO’ LULI

  (1840 – 1915)   

 

– GERGJ DEDË GJO’ LULI

                                                                 (1890 – 1912)

 

“Ai kje tri herë Fatos, se i fali Atdheut dy djelmët dhe veten, tue u ba Sheji i salvimit të xhonturqëve, të sllavëve e esadistëve …”   At A.Harapi.

Shqipes së Gjergj Kastriotit…

I prenë kokat…I verbuen sytë…I shituen gjuhët…

I shporuen zemren…

I cunguen krahët… I këputën kambët…

I coptuen trupin… dhe i

… Gozhduen si Krishtin!..

Rrnoftë Shqipnia!

Melbourne, 11 Fruer 2026. Fundi i artikullit.

Historia e “jetimëve të Titanikut”- Ia rrëmbeu ish-gruas dy djemtë dhe hipi në anijen fatkeqe, “Lamtumira” e babait dhe letra që zbuloi të vërtetën

Helikat e anijes Carpathia ende rrotulloheshin kur ekuipazhi dalloi varkën e parë të shpëtimit që afrohej ngadalë. Një heshtje e rëndë mbuloi kuvertën, e thyer vetëm nga rënkimet dhe frymëmarrjet e atyre që kishin mbijetuar natën më vdekjeprurëse në Atlantikun e Veriut.
Mes dhjetëra të rriturve të rraskapitur, dy djem të vegjël me flokë të errët dhe sy të mëdhenj të mbushur me frikë binin menjëherë në sy. Ata ishin të mbështjellë me batanije, të ngjitur pas njëri-tjetrit, të paaftë të kuptonin gjuhën e shpëtimtarëve. Askush nuk i dinte emrat e tyre, askush nuk dinte si kishin përfunduar aty dhe pse nuk po thërrisnin prindërit e tyre. Në listën zyrtare të të mbijetuarve të Titanikut, ata u regjistruan si “Louis” dhe “Lolo”, emra përkëdhelës francezë që përdornin mes tyre. Historia do t’i njihte më vonë si “jetimët e Titanikut”.

Familja para tragjedisë
Historia e vëllezërve Michel Marcel Navratil, tre vjeç, dhe Edmond Navratil, vetëm dy vjeç, nis shumë përpara asaj nate fatale. Në qytetin e Nisë, në jug të Francës, familja Navratil po shpërbëhej pas një konflikti të gjatë ligjor. Babai i tyre, Michel Navratil, një rrobaqepës me origjinë sllovake, kishte humbur kujdestarinë e fëmijëve pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Marcelle Carretto. Fëmijët do të jetonin me nënën, ndërsa ai duhej të pranonte largimin përfundimtar nga jeta e tyre. Por Michel Navratil nuk e pranoi kurrë këtë vendim. Gjatë Pashkëve të vitit 1912, ai e bindi Marcelle-n që ta lejonte t’i merrte fëmijët për një fundjavë. Ajo nuk e dinte se ky do të ishte momenti i fundit që do t’i shihte në Francë.

Me identitete të rreme në Titanik
Nën maskën e një udhëtimi të zakonshëm, Navratil shiti pasuritë e tij, përgatiti dokumente me emra të rremë dhe bleu tre bileta të klasit të dytë për Titanikun. Në portin e Southampton-it, ai u regjistrua si “Louis M. Hoffman”, një i ve, që udhëtonte me dy djemtë e tij. Në kabinën e vogël, fëmijët flinin në të njëjtin shtrat dhe kalonin orë duke luajtur në korridore, gjithmonë nën vështrimin e babait. “Ne nuk e dinim se po iknim. Ai thjesht na mori dhe hipëm në tren”, do të tregonte vite më vonë Michel Marcel.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nata fatale
Më 14 prill 1912, udhëtimi u shndërrua në katastrofë. Titaniku u përplas me një ajsberg dhe fëmijët u zgjuan nga zhurma e fortë. Babai i tyre reagoi menjëherë. Veshi pallton, mori Edmondin në krahë dhe Mishelin për dore dhe doli në kuvertë. Mes kaosit dhe thirrjeve “gratë dhe fëmijët të parët”, ai e kuptoi se nuk do të mund të shpëtonte me ta. Para se t’i ndante, u përkul mbi ta dhe pëshpëriti: “Nëse më ndodh diçka, thuaji nënës sate se e doja.”. Një marinar i ndihmoi fëmijët të hipnin në varkën e shpëtimit nr. 14. Babai i tyre bëri një hap prapa dhe u zhduk mes turmës. Ishte hera e fundit që e panë.

“Jetimët e Titanikut”
Fëmijët u shpëtuan nga Carpathia dhe u çuan në infermierinë e anijes. Ata nuk flisnin, nuk qanin më, vetëm shtrëngonin njëri-tjetrin. Vetëm një pasagjer francez arriti të kuptonte emrat përkëdhelës që përsërisnin: “Louis” dhe “Lolo”. Në Nju Jork, fotografitë e tyre u botuan në gazetat më të mëdha të botës. Askush nuk po i kërkonte. Ata u bënë simbol i pafajësisë së humbur dhe të tragjedisë së Titanikut. Në Francë, nëna e tyre Marcelle Carretto i njohu menjëherë nëpër gazeta. Ajo kontaktoi Kryqin e Kuq dhe autoritetet, ndërsa procesi i ribashkimit zgjati javë të tëra.

Jeta pas Titanikut
Pas kthimit në Francë, jeta nuk ishte e lehtë. Historia e tyre ishte e njohur në gjithë Evropën. Marcelle u përpoq t’u siguronte një fëmijëri sa më normale. Michel Marcel u rrit me makthe dhe kujtime të paqarta nga ajo natë. Ai studioi filozofi, u bë profesor universiteti dhe i kushtoi jetën studimit të traumës. “Mbijetova sepse babai im më mbrojti. Ai nuk ishte kriminel, por një njeri i dëshpëruar”, do të thoshte ai më vonë. Edmondi zgjodhi një jetë më të qetë, larg vëmendjes publike. Ai vdiq në vitin 1953, vetëm 43 vjeç, në një aksident pranë detit. Dekada më vonë, Michel Marcel u kthye në vendin e fundosjes së Titanikut. “Është si të mbyllësh një rreth. Mendoj për babanë, për nënën dhe për vëllain tim”, tha ai. Historia e “jetimëve të Titanikut” mbetet edhe sot një nga kapitujt më prekës të tragjedisë që tronditi botën.bw

“Mehmeti shkon keq me Enverin, ka vajtur puna sa…”- Historia e konflikteve, zbulohet dokumenti i Sigurimit, korrik 1950: Mehmeti është izoluar në shtëpi, grindja vjen se ai thotë që të qëndrojmë me Stalinin

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al/ Historia e konflikteve, raporteve të acaruara dhe përplasjeve ndërmjet Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, e ka zanafillën që nga periudha e Luftës Antifashiste, kur diku aty nga maji i vitit 1943, Enveri i dërgoi një letër qarkorit komunist të Vlorës, (që drejtohej nga Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu), duke i urdhëruat ata për të shpartalluar “Grupin fraksionist” të Sadik Premtes dhe mbështetësve të tij. Sipas këtij urdhri, Hysni Kapo duhet ta vriste “Xhepin” (pseudonimi i Sadik Premtes) dhe Pali Terovën, që strehoheshin në fshatin Gjormë e Tragjas, kurse Mehmet Shehu gjithashtu duhet të arrestonte komandantin e Çetës Plakë të Vlorës, Neki Ymerin, (me pseudonimin “Vangjo”) dhe Xhemil Çakërin, që ishin në zonën e Mallakastrës.

Kjo gjë bëhet e ditur nga një dëshmi publike që na ka dhënë para disa vitesh, koloneli në pension, Idriz Seit Sadikaj, ish-shoku i fëmijërisë së Mehmet Shehut gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut në zonën e Mallakastrës dhe më pas “krahu i djathtë” i tij gjatë periudhës së Luftës Antifashiste, i cili mes të tjerash kujtonte: “Urdhri për likuidimin e Sadik Premtes, u muar që në qershorin e vitit 1942 në mbledhjen e Komitetit Qendror të PKSH-së nga Enver Hoxha dhe Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha. Ky vendim për eliminimin e Sadikut e Pali Terovës, në bazë të rregullave të partisë, duhej të punohej në të gjitha celulat komuniste, por në fakt ai nuk u punua kurrë.

Këtë gjë e ka pranuar dhe Mehmet Shehu në Konferencën e Parë të PKSH-së në Labinot, ku ai midis të tjerash është shprehur: ‘Në lidhje me fraksionin e ‘Xhepit’ në Vlorë, ne partizanët e Mallakastrës asokohe nuk kishim dijeni, sepse ai nuk u punua me ne komunistët. Unë atë gjë e mësova nga shoku im i ngushtë, Vllas Arapi, i cili ishte ndër kryesorët e krerëve komunistë të Vlorës’. Kur ndodheshim në Greshicë ne partizanët e Mallakstrës dhe ata të Vlorës, për të bashkëpunuar në lidhje me ‘Operacionin e Qershorit’ që do ndërmerrnin italianët, Mehmet Shehu na thërriti mua, Vllas Arapin, Neki Ymerin, Xhemil Çakërrin dhe S.G., duke na thënë se do të shkonim në një mbledhje partie në Klos. Rrugës duke ecur, Mehmeti na ndaloi mua dhe Vllasin e na tha: Po të thotë Partia të më arrestoni mua, sepse kam tradhtuar, a do ta bënit këtë gjë’?

Ne hezituam pak, pastaj i thamë; po. Ai vazhdoj më tej: Partia ka dhënë urdhër të arrestohet Neki Ymeri dhe Xhemil Çakërri, se kanë tradhtuar luftën dhe Partinë. Ata do të arrestohen dhe do t` i jepen gjyqit. Këtë detyrë do ta kryeni ju të dy dhe S.G. e Q.K’. Pas këtyre fjalëve, Vllasi insistoi duke thënë se si ishte e mundur ajo gjë?! Atëhere Mehmeti u detyrua e nxori nga xhepi urdhrin, të cilin e kishte firmosur Enver Hoxha me pseudonimin ‘Shpati’, i cili ishte shtypur me makinë shkrimi, me bojë ngjyrë gushë pëllumbi”, kujtonte Idriz Seiti, urdhrin që Enveri i kishte dhënë Mehmetit, për arrestimin e mbështetësve të Sadik Premtes.

Po si rrodhën ngjarjet më tej dhe a u zbatua urdhri i Enverit? Lidhur me këtë, kolonel Idriz Seiti, dëshmonte: “Sapo shkuam në Klos tek shtëpia e Bilbil Klosit, ne të katërt sipas urdhrit, arrestuam Nekiun e Xhemilin dhe i mbyllëm në një dhomë, ku më pas Mehmeti mori takim me ta. Më pas Mehmeti na caktoi një bazë sekrete, për t`i mbajtur ata në Çorush dhe përgjegjës i grupit isha unë. Përnjëherë, bashkë me shokët dhe dy të arrestuarit, u nisëm për në bazën e caktuar. Duke ecur na zuri mëngjesi dhe për t`u ruajtur, u futëm tek ‘Mulliri i Bektashit’, duke i thënë mullixhiut, se; ‘kishim disa materiale partie dhe do të kalonim ditën aty, pasi ishim të lodhur’.

Mullixhiu që nuk na njihte si fytyra por vetëm si emra, dyshoi tek ne dhe shkoi në fshat e lajmëroi kryetarin e Këshillit, Brahim Rexhepi, e disa partizanë të ‘Çetës Plakë’ të Vlorës, që ishin strehuar në fshat. Pas kësaj Brahim Rexhepi me partizanët vlonjatë, Bendo Asllani dhe Hydajet Micoli (‘Dysheku’), etj., na rrethuan mullirin dhe kërkuan që ne të dorëzoheshim, pasi ishte hapur fjala që në mulli ishin futur spiunë. Unë i`u prezantova nga dritarja se kush isha dhe pas meje u foli dhe Neki Ymeri (‘Vangjo’), i cili u tha: Ne jemi fajtor, se kemi tradhtuar partinë’. Nuk e di nëse i dëgjuan ata këto fjalë, por pas kësaj krisi pushka në drejtimin tonë.

Ne qëllonim sa për t`i trembur, që të mos futeshin brenda, sepse urdhrin nga Mehmeti e kishim që dy të arrestuarit nuk duhet t`i dorëzonim të gjallë, përveçse Hysni Kapos dhe vetë Mehmetit. Teksa ata na qëllonin duke na sharë: Dilni spiunët e m…., Hydajet Micoli tentoi të futej brenda në mulli, duke sulmuar me granata dhe M. Islami e qëlloi dhe e vrau. Pas kësaj, situata u acarua shumë dhe nga zhurma e armëve, u bë alarm dhe aty u mblodhën populli i fshatrave përreth, si dhe çeta e Martallozit e komanduar nga Namik Xhafa e Arif Hasko. Pas kësaj ata vendosën që ta digjnin mullirin dhe hipën në çati, duke hequr tjegullat dhe na bënin thirrje që të dorëzoheshim.

Duke mos pasur rrugë tjetër shpëtimi, unë vendosa që bashkë me të arrestuarit, të dilnim nga kanali i ujit që kishte mulliri. Teksa po dilnim, Nekiu me Xhemilin, dolën nga porta e mullirit që ishte e hapur dhe nga plumbat që vinin drejt nesh, Xhemili mbeti i vrarë në vend, kurse Nekiu u plagos në dorë. Unë dhe shokët e mi qëlluam formalisht në drejtim të tyre. Teksa po largoheshim, unë u ndesha me Brahim Rexhepin, i cili më njohu dhe u tha atyre që ishin në çati, që të ndalonin zjarrin. Pas kësaj unë kërkova e bëmë një takim me komandantët e çetave territoriale që ishin aty dhe ramë në një mëndje, se e gjitha ajo ishte një mosmarrëveshje dhe vrasja e ‘Milos’ e Micolit, ishte aksidentale.

Ne kërkuam Neki Ymerin që e kishin marrë në besë fshatarët e Kutës, por ata na e dhanë vetëm kur erdhi Mehmeti në mëngjes. Nekiun e mbajtëm të arrestuar disa ditë, deri sa i`u bë gjyqi, i cili ja fali jetën, pasi ai bëri autokritikë. Më pas Nekiu shkoi në Vlorë dhe u bashkua me Sadik Premten, që e kishte burrin e motrës”, kujtonte Idriz Seiti, incidentin e “Mullirit të Bektashit”, ku mbetën të vrarë, Xhemil Çakërri dhe Hydajet Micoli.

Dëshmia e Seitit: “Hysni Kapo rrëmbeu Pali Terovën”!

Sipas dëshmive të Idriz Seit Sadikaj, incidenti te “Mulliri i Bektashit”, e acaroi shumë situatën në Vlorë tek Sadik Premtja dhe mbështetësit e tij. Lidhur me këtë, ai kujtonte: “Sipas urdhrit të Enverit, Hysni Kapo mori përsipër pushkatimin pa gjyq të Sadik Premtes dhe Pali Terovës. Hysniu shkoi në Tragjas ku rrinte i strehuar Pali Terova dhe i tha atij, se duhet të shkonte me të në një mbledhje me komunistët, pa ja treguar vendin se ku. Kur mbërritën në malin e Tragjasit, Hysniu i tha Palit, që t`i shkruante një letër Sadik Premtes, që ai të vinte aty dhe letra u nis me një korrier.

Në atë kohë që Hysniu mori Pali Terovën, Abaz Fejzo (gjeneral-kolonel, “Hero i Popullit”, vdiq në burgun e Burrelit, i dënuar si “armik i popullit”), dyshoi dhe shkoi menjëherë për të lajmëruar Sadik Premten në shtëpinë e tij në Gjorëm. Abazi u takua rrugës me Sadikun, pasi ai e kishte marrë letrën e Pali Terovës dhe po shkonte në vendin ku e kërkonte ai. Pas takimit, ata menjëherë e kuptuan hilenë e Hysniut dhe menjëherë dhanë alarmin në Gjorëm, Lepenicë e Brataj, se njeriu i tyre, Pali Terova, ishte rrëmbyer nga Hysni Kapo! Pas kësaj, banorët e këtyre fshatrave të armatosur, shkuan dhe e rrethuan Hysni Kapon duke i thënë që ta lëshonte Pali Terovën, pasi ai ishte në besën e tyre dhe ata nuk mund ta mbanin dot atë turp! Hysniu, nga presioni i tyre, u detyrua dhe e lëshoi Pali Terovën.

Mbas kësaj, Hysniu shkoi në Tërbaç të arrestonte Vehbi Hoxhën (gjeneral-major, “Hero i Popullit”) ku dhe ndaj tij përdori të njëjtën metodë, si me Pali Terovën. Vehbiu dyshoi dhe nuk pranoi të shkonte me Hysniun, duke i thënë që mbledhjen ta bënin aty, pasi ata merrnin përsipër lajmërimin e të gjithë shokëve. Ata e kërcënuan dhe e detyruan Hysniun, që të mos lëvizte që aty dhe e mbajtën në arrest. Hysniu mezi mundi që të ikte prej andej, pasi njerëzit e Sadik Premtes, ishin shumë të acaruar nga veprimet e tija për rrëmbimin e Palit dhe tentativën për t’a përsëritur atë gjë me Vehbi Hoxhën! Pas kësaj tentativa për shpartallimin e ‘Grupit fraksionist’ të Sadik Premtes e pasuesve të tij, dështoi dhe Enver Hoxha erdhi vetë nga Tirana në Vlorë, ku dha urdhër të prerë për ekzekutimin e tyre.

Në atë kohë Sadik Premtja, Pali Terova dhe njerëzit e tij, krijuan një njësit më vete dhe luftonin, si kundër italianëve ashtu dhe kundër komunistëve të Qarkorit Komunist të Vlorës, që i ndiqnin kudo. Nisur nga kjo, Enver Hoxha dha urdhër për krijimin e një njësiti partizan special, që do gjurmonte dhe ekzekutonte Sadikun, Terovën, dhe Neki Ymerin. Pas kësaj, gjatë një prite të këtij njësiti, mbeti i vrarë Neki Ymeri, (“Vangjo”), kurse nga ana tjetër mbeti i vrarë komandanti i njësitit Shyqëri Alimerko”, kujtonte Idriz Seiti, dështimin e aksioneve për shpartallimin e “Grupit fraksionist” të cilat sipas urdhrit të Enver Hoxhës, i kishin marrë përsipër Mehmeti me Hysniun.

Idriz Seiti: “Hysniu sabotoi urdhrin e Enverit”!

Po si u pritën asokohe këto ngjarje tek partizanët e Vlorës dhe Mallakastrës? Lidhur me këtë, Idriz Seiti tregonte: “Dështimi i shpartallimit të fraksionit të Sadik Premtes, ku bënin pjesë dhe Neki Ymeri, Xhemil e Qazim Çakërri, Pali Terova, Vehbi Hoxha, Arif Hasko etj., na u njoftua ne komunistëve dhe popullit të atyre zonave.

Nga bisedat që bëja me Vllas Arapin dhe shokët e tjerë, nxirrej konkluzioni se: Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu, e kishin sabotuar me dashje urdhrin e Enver Hoxhës, për likuidimin fizik të fraksionistëve, sepse si Hysniu, ashtu dhe Mehmeti, e kishin shumë të lehtë për t`i ekzekutuar fraksionistët, por ata nuk e bënë atë, sepse përveç njohjeve dhe miqësive familjare që kishin në ato zona, ishin edhe kundër vijës terroriste që Enveri po ndiqte në atë kohë për eliminimin e kundërshtarëve të tij. Por Enver Hoxha e vuri ‘vath në vesh’ dhe nuk do t`ua harronte kollaj atë moszbatim urdhri, si Hysniut, ashtu dhe Mehmetit…”, – dëshmonte Idriz Seiti, mbi ato ngjarje dhe përshtypjet e komunistëve të thjeshtë për Hysni Kapon e Mehmet Shehun.

Letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën, 1944

Lidhur me sa bën fjalë në dëshminë e tij Idriz Seit Sadikaj, pra mbi zanafillën e përplasjes së Enverit me Mehmetin, për problemin e “Grupit fraksionist të Vlorës” me në krye Sadik Premten, vërtetohet edhe nga një dokument arkivor i cili i përket datës 10 dhjetor të vitit 1944, ku ndodhet një letër e shkruar nga Mehmet Shehu (me shkrim dore) dërguar Enver Hoxhës, ku mes të tjerash thuhet: “Qysh përpara Konferencës së vendit, që u mbajt në Labinot, unë isha sekretar organizativ i Qarkorit të Vlorës. Në Labinot mora direktiva për të asgjësuar ‘Xhepin’, që kishte kurdisur komplotin kundër Partisë. Por meqenëse në atë kohë ‘Xhepi’ punonte në Mallakastër, dhe largimi i tij nga Vlora e pati vënë në dyshim familjen, ky përfitoi nga rasti dhe më kërkoi leje për të shkuar për disa ditë në shtëpi.

Unë i dhashë leje për pesë ditë që të qetësohej familja e tij. Ky, gabimi im, shkaktoi që ‘Xhepi’ të na shpëtojë nga duart aty për aty. Pas gjyqit që u zhvillua kundër fraksionistëve, unë u hoqa nga përgjegjësia si organizativ pa asnjë shpjegim, pa asnjë sqarim. Jo vetëm kjo, porse aty-këtu ndiheshin fjalë se unë nuk kisha ditur si ta mbroja Partinë…! Heqja e përgjegjësisë që kisha, për mua konsiderohet si masë e Partisë karshi meje, dhe mosdhënia shpjegim mbi këtë masë, më ka lënë të pakënaqur.

Gjendja ime u bë kritike dhe tragjike, dy herë kam vënë koburen përpara për të përfunduar njëherë e mirë në mënyrën më të turpshme për një komunist, të zhdukja veten time. Të vajtuarit si foshnjë, ishte bërë një zakon dhe i vetmi mjet shfryrjeje ngushëlluese për mua…! Kushdo që reflekton pak mbi këtë gjendjen time tragjike, mund të pyesë dhe duhet të pyesë se si është e mundur që unë të kem mbërritur në një gjendje të këtillë, cilat janë shkaqet e kësaj gjendjeje.

Në Përmet, në vend që shokët e Komitetit Qendror ta bënin këtë pyetje seriozisht, në vend që të më ndihmonin për t’u shprehur lirisht e pa kërcënime, për të thënë atë që mund ta quaja si të vërtetë, ata, në të kundërtën, më morën, më torturuan shpirtërisht, ma mbyllën gojën e më flakën prapë atje ku isha në ferrin prej nga vija. E kur shoqja ime, Fiqreti, që ishte më afër se kushdo tjetër tek unë, më shihte duke vuajtur si ndonjë foshnjë. Atëherë cilat janë shkaqet”?

Përveç dokumentit arkivor ku ndodhet letra e shkruar nga Mehmet Shehu në dhjetorin e vitit 1944, ku shikohen qartë fërkimet, kontradiktat dhe përplasja e tij me Enver Hoxhën (edhe pse Mehmeti nuk e përmend me emër), ato përplasje nuk u mbyllën me aq, përkundrazi vazhduan më tej, madje deri në vitin 1950, kur Mehmeti mbante funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme, që e kishte marrë që nga 30 tetori i vitit 1948, duke zëvendësuar Nesti Kerenxhin.

Lidhur me këtë, në dëshminë e tij publike, (për autorin e këtij shkrimi), ndërmjet të tjerash Idriz Seit Sadikaj dëshmonte: “Aty nga viti 1950, kontradiktat ndërmjet Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut u acaruan aq shumë, sa që Mehmeti iku nga Tirana dhe shkoi në fshatin e tij në Çorush, ku u mbyll në shtëpi, i ruajtur nga besnikët e tij, ish-partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese, që bënin roje me radhë në kodrat për rreth fshatit. Kur dikush nga ata e pyeti: po sikur të vijnë këtu, çfarë do bësh? Mehmeti iu përgjigj: do marr pushkën e do luftoj dhe kurrë nuk do bie i gjallë në duart e tyre”!

Kjo dëshmi publike e Idriz Seit Sadikaj, mbi kontradiktat e Mehmet Shehut me Enver Hoxhën, apo më saktë me raportet e tyre tepër të acaruara hera herës, të cilat do të “sheshoheshin” përfundimisht vetëm në natën e 18 dhjetorit 1981, duket se kanë brenda mjaft të vërteta, pasi ajo konfirmohet deri diku edhe me këtë dokument arkivor sekret (i nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme) që i përket datës 3 korrik të vitit 1950, i cili publikohet për herë të parë, bashkë me faksimilen përkatëse nga Memorie.al

DOKUMENTI ARKIVOR ME RAPORT- INFORMACIONIN E DREJTORISË SË SIGURIMIT TË DATËS 3 KORRIK 1950, DËRGUAR KOMITETIT QENDROR TË PPSH, LIDHUR ME KOMENTET E TOGER HALIM HODAJ, PËR KONFLIKTIN NDËRMJET ENVER HOXHËS DHE MEHMET SHEHUT

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                 V.F. – L.P.

MINISTRIA E P. TË BRENDSHME                                 Tiranë më 3.VII.1950

                                                TIRANË

Nr. Prot.

Lënda: DREJTORISË SË SIGURIMIT

                                                  INFORMACION – DITE

Për datën 1. 2. 3. / VII/ 1950

Toger Halim Hodaj, në dispozicion të Drejtorisë së Personelit të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, në lidhje me luftën e Koresë, ka thënë: “Lufta u hap nga Koreja e Veriut dhe jo nga Koreja e Jugut, siç thonë gazetat e këtyre. Kundër komunizmit janë ngritur 53 shtete dhe se Japoni të gjithë komunistët i kanë burgosur dhe nuk kanë lënë asnjë jashtë.

Trupat ruse kanë ardhur në Bullgari nga shkaku i luftës. Pastaj tha se Mehmet Shehu shkon shumë keq me Enverin, kaq sa ka vajtur puna, hiqe, t’a heq. Për këtë Mehmeti është izoluar brenda në shtëpi. Kjo grindje vjen se Mehmeti thotë që të qëndrojmë deri në fund me Mustaqen (Shokun Stalin), kurse Enveri me të tjerët kërkon t’a ndryshojë punën dhe të lidhet me Perëndimin.

Mehmeti këta i quan tradhtarë dhe nga që është izoluar në shtëpi dhe aktet për t’i firmosur i shkojnë në shtëpi. Enverin e kanë thirrur në Moskë, por ky nuk ka vajtur se ka frikë se mos ja bëjnë si Dimitrovit, të cilin e thirrën në Moskë dhe nga ana tjetër e çuan në kamp, ku e helmuan dhe e balsamosën. Enveri këtë gjë nuk e ha dhe prandaj nuk shkon.

Ushtar Musa Tura, efektiv i Regjimentit të tankeve (armik), ka thënë: “Kot themi se Kampi i Paqes çdo ditë po forcohet si shtyllë graniti, por po të shohim, kjo nuk është e vërtetë; Mao Tse Tungu po u del nga duart, pse nga që e kuptoj se kjo rrugë ishte shumë e dëmshme, e kthehu politikën ashtu siç e bëri edhe Titua më parë.

Për këtë gazetat e Amerikës dhe të Anglisë po e ngrenë lart Mao Tse Tungun, pse po tregohet kokë e madhe politike dhe nuk pranoi të bëhesh koloni e Bashkimit Sovjetik dhe t’i çonte çdo prodhim Mustaqes (Shokut Stalin).

Një rast tjetër, duke biseduar me ushtar Nexhidet Libohova, në lidhje me Fermën e Kamzës, tha: “Pushteti i sotëm, nuk është i shumicës, por i një klike sunduese. Me tokën e fermës, mund të ushqeheshin mijra fshatarë dhe punëtorë, por meqenëse kjo pasuri është në duart të një klike, e cila sundon, ndodh e kundërta; d.m.th., ne vuajmë./ Memorie.al

“Gjatë shetitjeve në rrugët e Gjirokastrës, Enveri përshëndeste dhe takonte ata që i njihte dhe kur e pyeti Alizotin: pa më thuaj a ke ndonjë hall, ai…” Historia e panjohur me librarin e famshëm të qytetit

Prof. Dr. JORGO BULO

“S’IA DAL DOT ME TË QARË, PO ME TË KËNDUAR”

Në Gjirokastër ndenja 13 vjet mësues gjimnazi, e Alizoti më mbeti 13 vjet ndër njerëzit e përzemërt e të mençur. Puna e tij e ditës, që mbante familjen, qe e rrethuar nga kultura e librave që shiste. Por ai së pari kish shpirtin të kulturuar. Nuk e pëlqente shtetin e kohës dhe arsyet e tij qenë sipër nivelit në tërësi të njerëzve të zakontë rrotull tij. Kjo ftohtësirë me shtetin rrinte brenda shpirtit të tij, e palexueshme në dukje. Ajo dallohej jo te fjalët që shajnë, por te heshtja mospërfillëse, që për të qe dhe shenjë fisnikërie.

Në atë mjedis me atë shtypje shteti e me atë psikologji njerëzish të rëndomtë rrotull, të shaje qe njëlloj si të ecje në udhë tërë baltë, prej nga dilje zbathur pa këpucë, apo të mbaje gojën hapur lart, për të pritur yjet si karamele! Heroizmi gjer në flijim qe gjë tjetër e, për rrethana të tjera sipas tij. Alizoti qe në paqe me vetveten, i heshtur me zyrtarët, i afruar me njerëzit, tërë humor me miqtë e besuar. E tillë, jeta i kalonte rrethuar brenda librave me mençurinë e tërë botës.

Unë i kisha nxënës tre fëmijët e tij, njëri më i mirë se tjetri e, ata më shtonin rastet e takimit me të atin. Në librarinë në udhën qendrore mes qytetit, parada e njerëzve që ecnin në punë të vet, i kalonte vetiu para syve. S’kish asnjë ndërhyrje në jetën e tyre, veç tek ata shihte sadopak gjendjen shpirtërore të qytetit. Ngjiteshin më të lartë si për dasmë e, vareshin më të poshtë si në varreza…! Jeta ecte njëlloj para syve të tij e ai qëndronte gjithmonë me dinjitet herë hallemadh i ditës, herë filozof i një kohe të papërcaktuar për atë qytet..

Aty, herë lart herë poshtë, ecja dhe unë me çantën e mësuesit në sqetull. Fytyra e tij e ëmbël, të ftonte prapa qelqeve të dritareve t’i hyje brenda. Hyja me kënaqësinë e sigurt se do dëgjoja diçka të re të mençur. Ende pa folur, fytyra e tij kish mirësi të çiltër e humor. Midis librave që i mbushnin raftet ai qe një “libër” më vete, që endej mes tyre për t’i rregulluar më mirë e, t’ua afronte në duar pa kuptuar atyre që hynin aty. Shumë vetë librin e blinin nga turpi, se po ta kthenin në sy të të tjerëve, qe ulje burrërie!

Në buzë si fjalë të para kish humorin. Jetonte në qytetin ku njerëzit në thjeshtësinë e tyre kishin mirësi, ndërsa shteti prodhonte ligësi. Meqë asaj ligësie, e cila viktimën e ngjiste gjer te burgu i kalasë lart, ai s’kish ç’i bënte, e ngarkonte mbi humor që njerëzit, si pa dashjen e tij, ta lexonin më qartë. Ishte qyteti ku samari i hamallit qe më njerëzor se “Gaz”-i i komitetit.

Te Alizoti këto mund t’i mësoje saktë. Sigurisht ai dinte me kë fliste. Nga rruga, ai dukej brenda përtej qelqeve herë si pikturë e errët surrealiste, herë si nikoqir shtëpie që mbante libra e, i fliste me emër intim secilës. Me intelektualët sillej serioz e me kulturë. Me të vegjlit ulej i përzemërt, si gratë kur u hedhin thërrime zogjve. U tregonte pikturat e librave të tyre e, ua shpjegonte sadopak. Ata që hynin kot i ndiqte me sy, si për t’u qarë hallin. Dikush hynte me trasta nga pazari, e së pari i pyeste me humor, për çmimet e tyre! Dikujt i ra pa e vënë re një kartëmonedhë e Alizoti iu lut ta ngrinte, se fshesën atë ditë ia kish marrë e shoqja në shtëpi!

Një kryetari kooperative posa hyri, sytë i mbenë te libri poetik “Fije Bari” i Uitmanit. Po e shihte me vëmendje ngaqë po vinte dhe dimri dhe ai kish përgjegjësi për sigurimin e ushqimit të bagëtive. Alizoti e ndiqte me bisht syri. “Ai bar, pse është ‘fije bari’ dhe nuk është bar i plotë, siç e do bagëtia jonë”?! “Se është bar i zgjedhur” – ia ktheu Alizoti. –“Ku rritet ai”? –“Në Amerikë, por libri të mëson që ai ‘bar’ mund të rritet dhe këtu. Fëmijëve u bën mirë”! –“S’të kuptoj” – ia ktheu kryetari.

-“Blejua fëmijëve në shkollë dhe ata të mësojnë, për vete e për bagëtinë. Si ta kesh lexuar, eja të më thuash! Tregojua dhe kooperativave të tjera”! Ai s’e zgjati më tej; bleu tri libra, pa dhe njëherë mos dallonte qartë fijet e barit në ballinë, tundi kokën me dy mëndje, i futi në trastë dhe u largua.

-“Si do bësh me të, kur ta mësojë se ç’ka brenda”? – e pyeta mikun tim. Ai qeshi: “Ti e dëgjove, nuk gënjeva gjëkund, u bën mirë shkollarëve. Pastaj nganjëherë e do dhe kështu ky milet! Kur s’di të gjykojë, pse nxitohet të flasë”.

Më tregoi ngjarjen tjetër: “Dje më erdhi kryetari i Lidhjes, Shuteriqi. Librin e tij ‘Kënga në Minierë’, që e ka shkruar si i qarkulluar në Mirditë, vera e ka zverdhur dhe dimri e ka zhubrosur. S’e merr njeri. Autori hyri me dy zyrtarë. Bëra sikur s’e njoha. Pa librat e tij në raft, s’i pëlqeu gjendja dhe befas më pyeti për të kaluar radhën: ‘Si i keni punët’? Hiç, ia ktheva, ‘Kënga në Minierë’, më mbeti në derë! Ndenja serioz si i paditur. Ai ktheu krahët e u largua.

Zyrtari më foli me qortim: ‘Nuk e di cili është ai, që i fyeve librin’?! Unë nuk jam gjendje civile, të di e të njoh sa hyjnë këtu! Pastaj njeriu, e ka me librin e tij, nëse e mburr apo e fyen të zotin! Unë jam Ali-Zoti për veten time”. Qeshi përsëri me vete. “Ora 12. Eja të rrufisim një kafe”! Mbylli librarinë e dolëm. – “Nuk të shteron humori, i thashë, nga e ke këtë”? –“Nga kënga juaj labe, që më pëlqen aq shumë: ‘S’ia dal dot me të qarë, po me të kënduar’. Te kjo polifoni sikur më ka gjetur strehë shpirti”.

Për fëmijët e tij, nuk më pyeste kurrë se si shkonin! Një ditë më tha në merak: “Kam një habi a shqetësim: më duket se historinë kombëtare, bëmat e të parëve, veçanërisht kundër grekut, që e kemi në kufi, fëmijët i marrin të cunguara! Nuk arrij ta kuptoj, pse në gjimnaz historinë e japin vetëm mësues grekë, njeri pas tjetrit. Kush i kurdis këto!? Ti i sheh vetë, se i ke afër! E pyeta një ditë fëmijën për pushtimin nga grekët të Gjirokastrës më 1940, si hoqën flamurin tonë e, vunë të tyre. Fëmija hapte sytë, si në një ëndërr të stisur”!

Pastaj shtoi: “Kam frikë se dhe po dolën mirë në maturë, bursat i komandon prapë një grek, mbyllur çuditërisht te mbiemri ‘Çami’, si të ngjitur nga dikush! Sidoqoftë këto i dinë të tjerët e i zgjidhin ata vetë” – mbylli me asnjanësi të mençur shqetësimin e vet. I befasuar në gjetjen e tij, unë mblodha supet e po gërmoja më tej kujtesën time! – “Këto s’t’i thashë që t’i ngresh në Këshillin Pedagogjik, – shtoi me humor, – se si lab ti edhe këtë mund ta shkrepësh”! Qeshi me çiltërsi e porositi dhe nga një gotë.

Siç erdhi udhëzimi nga lart, edhe në atë rreth u bë batërdia kundër fesë dhe kulteve të tyre. Befas një pijetore në anë-udhë zbukuroi tabelën, ku shkroi me bukurshkrim “KAFE”. Po meqë guri qe i ngushtë, shkroi “KA” lart dhe “FE” poshtë, dhe që nga larg lexohej; “Ka – fe”. Të zotin, që e kish bërë, e thirri Partia, pastaj Sigurimi…! Sekretari më i frikshëm i Komitetit, me terror në sytë gati të bardhë, shkon te Alizoti e, pasi u hodhi sytë ca librave, i tha: “Fjala ‘Zot’ te emri yt, është kundër vijës së Partisë! Si e mban ende ti, në këtë frymë revolucionare?! Ke dhe fëmijë të zgjuar në gjimnaz” (ai vetë kish nxënëse një vajzë inteligjente e të shkëlqyer në tërë dukuritë e një vajze).

Alizoti i ndodhur ngushtë iu përgjigj qetësisht: “Unë s’kam faj për emrin tim, shoku B, ma vunë prindit, kur nuk kish lerë partia e im atë nuk e kish parashikuar këtë! Por kam një pyetje; Fjala ‘Zot’, është e barabartë me fjalën ‘Zonjë’”? Pa kuptuar ku do dilte, sekretari e pohoi: “Njëlloj, ‘Zot’ mashkull, ‘Zonjë’ femër”. – “Ahere, – shtoi qetë e me edukatë Alizoti, – po t’i ndryshohet emri Heroinës – ‘Zonjës’ Çurre, pas saj do ta ndryshoj dhe unë”!? Sekretari s’gjeti fjalë në përgjigje, shfryu ritmikisht hundët në zakon të tij e, u largua duke mërmëritur në inat një përgjigje, që doli ta piqte me shokët.

Dilja nga shkolla e kaloja para librarisë së tij. Ai më priste siç dukej. Më pa e më thirri me gazetën “Drita” në dorë. E hapi e tha me gëzim të pa fshehur: “Udhëheqësi flet për Monumentin e Pavarësisë, udhëzon tre skulptorët e mburr dhe baladën tënde për Selam Musanë. Unë tani ta kam frikën, – shtoi papritur. U gëzova e po e shihja në sy, çdo më udhëzonte ai mua! – “Fitove krahë të fluturosh, të shkosh më në fund në Tiranë se boll u telendise këtu…!

Veç tani je në shenjë nga çiftet e ziliqarëve! Tani duhet të ruhesh! Natyrës tënde të çiltër ia kam frikën! More vetullat, por mos humbasësh sytë”! Brenda gëzimit të natyrshëm që ndjeva, këshilla e tij m’u duk teorike, si një fjalë-urtë e thënë për të gjithë njësoj e, që rreziku ndahet nga pak te të gjithë, si çështje fati, në fund të fundit.

Në qytet vjen Udhëheqësi i vendit. Me bastun luksi në dorë, kalon pak dhe nëpër kalldrëmet e qytetit qetë qetë Enver Hoxha, rrethuar nga zyrtarë të çdo lloji. Trotuaret qenë mbushur me njerëz, që e shihnin shumica me krenari e adhurim, të tjerë me kureshtje. Kur shihte të njohur, ai e takonte apo e përshëndeste, sipas kujtesës për secilin. Para librarisë së tij rrinte dhe Alizoti. Sa e pa, Udhëheqësi i thirri në gjuhën e vendit: “Alizot!..”. Ky kaq deshi e, u nis mes njerëzve ta takonte.

U përqafuan bashkë, pastaj Enveri e pyeti për fëmijët e për punën. Për çdo pyetje Alizoti, edhe pa qenë mirë, thoshte vetëm; “mirë”. Fotografët po i merrnin në dhjetëra pamje nga tërë anët e me tërë ngjyrat. Në fund Enveri e pyeti dhe një herë: “Domethënë s’ke ndonjë hall”! Duke buzëqeshur lehtë Alizoti iu përgjigj si me një intimitet, që ia lejoi vetë vetes së tij: “Tani që na panë bashkë, shoku Enver, për ca kohë s’do kem dhe aq halle”. Ai buzëqeshi e u ndanë.

Ngjarja kaloi gojë më gojë, duke marrë dhe shtesa a zbukurime të tjera nga kureshtarët. Alizoti kërkoi nga njerëzit e Komitetit t’i jepnin ndonjë fotografi ku kishin dalë bashkë, po asnjeri s’ia dha. Ato kishin shkuar në duar të Sigurimit, ku Alizoti mbetej gjer në fund i huaj. Dikush i tha: “Bëre një lojë pa na pyetur. Mund edhe të dënohesh”! Ai ia ktheu: “E kam këtu në bllok porosinë që më dha, për çdo ankesë!..”! Zyrtari bëri sikur s’kish ndodhur gjë me të e, u largua.

U nisa për në Tiranë familjarisht. U takova me të e më dhuroi një fletore të mirë shënimesh, me kapak të zi e anash të kuqe, nga të kohës së Mbretit Zog: “Shkruaji këtu vitet që kalove në këtë qytet. Dhe të mirat dhe të ligat, u duhen njerëzve që t’i dine”!

Ai vazhdoi punën aty mes librave, gjithmonë në paqe me veten e tij.

Gjenevë, dhjetor 2010

GAQO VESHI (“HYSKE BOROBOJKA”)

LIBRARI ENCIKLOPEDI

Në kujtim të librashitësit Alizot Emiri

Sa herë shkoj në Gjirokastër, me mallin për vitet e rinisë të kaluara në atë qytet, kur zbres nga “Qafa e Pazarit” për në “Sheshin e Çerçizit”, në mënyrë krejt të pavetëdijshme kthej kokën djathtas, sikur pres të shoh Alizot Emirin në librarinë e tij dhe sikur pres të më rekomandojë një libër të ri që ka dalë.

Ajo librari, shtetërore kur e kam njohur unë, ka mbetur e identifikuar me emrin e Alizot Emirit, sepse ai nuk ishte thjesht një “librar”, por një institucion, pa të cilin, ne që kemi bërë shkollën dhe kemi punuar në Gjirokastër, nuk mund ta kuptojmë formimin tonë dhe qasjen ndaj librit, si ushqimin bazë të plazmimit tonë kulturor e qytetar. Libri dhe Alizot Emiri kanë mbetur një, të lidhur ngushtë në përfytyrimin tonë edhe sot pas më se gjysmë shekulli nga njohja e parë me Alizotin dhe librarinë e tij.

Duhet të isha në vitin e parë të shkollës së mesme “Asim Zeneli” kur një ditë hyra në librari, ndoshta më shumë për të parë, se sa për të blerë ndonjë libër, ndonëse nuk kushtonin shtrenjtë, por jo dhe lirë për një konviktor që ndiqte studimet me bursën e shtetit. Me ndrojtjen sikur hyja në një tempull, u çlirova kur ndesha në buzëqeshjen e librarit, që nuk më la të gjendesha keq.

Përkundrazi, doli jashtë banakut, dhe zuri të pyeste nga vija e ku studioja, se ç’libra kisha lexuar, cili qe shkrimtari më i preferuar dhe ç’më interesonte. Kur i thashë se vija nga Sheperi, menjëherë filloi të më fliste për Çajupin dhe më rekomandoi të merrja botim e ri të “Baba Tomorit”, përgatitur nga Prof. Dh.S.Shuteriqi, por ndërsa i tregova se si sheperjot kisha botimin e parë të vitit 1902, pashë që i pëlqeu kjo dhe më pyeti ç’kisha lexuar nga Noli dhe nga përkthimet e tij. Mua më kish rënë në dorë vetëm “Histori e Skënderbeut”, “Makbethi” dhe “Ligjëron Fan Noli” me ligjërata të tij, mbledhur nga Lefter Dilo. Atëherë nxori nga poshtë banakut “Rubairat” e Omar Khajamit, botimin e vitit 1926 dhe më tha:

– “Ky nuk është një libër që shitet, lexoje dhe ktheje kur ta mbarosh. Do të të pëlqejë”.

Unë nuk dija si ta falënderoja, jo vetëm për librin e çmuar që më dha, por sidomos për besimin që tregoi ndaj meje. “Rubairat” nuk ishte një libër i ndaluar, por as i rekomanduar nga shkolla për lexim. Unë dhe disa shokë konviktorë të dhomës e përpimë dhe kur ia ktheva e folëm rreth librit, më habiti njohja që kishte për të dhe për personalitetin e Omar Khajamit. Mund të them se qysh nga ajo ditë u bëmë miq dhe kur kaloja përpara librarisë së tij, po të mos kthehesha vetë, do të më thërriste ai. Në mos më rekomandonte ndonjë libër të ri, do të hapte një temë rreth letërsisë, rreth ndonjë autori, ose ngjarjeje a debati të jetës letrare.

Alizoti të linte përshtypjen se s’linte gjë pa lexuar. Sapo dilte një libër i ri, sidomos një përkthim i ri nga Balzaku apo nga Dantja, nga Molieri, nga Dikensi ose nga Remarku, ai ishte në gjendje të fliste për të. Më vonë arrita të kuptoj se një pjesë të mirë të librave që përktheheshin, ai i kishte lexuar më parë në gjuhët që njihte, kurse librave të rinj të letërsisë shqipe, sapo vinin, ai u bënte një lexim diagonal, por kishte aftësinë të kapte thelbin e mesazhit e të subjektit të tyre dhe ndonjë hollësi që e përdorte si “grackë”, për të nxitur kuriozitetin tënd që ta lexoje.

Alizot Emiri nuk ishte një librar i zakonshëm, jo vetëm për kulturën që kish fituar më shumë si autodidakt, por dhe për mënyrën dhe “didaktikën” e paraqitjes së librit te lexuesit, te lexuesit e thjeshtë po e po, por dhe te lexuesit e kualifikuar. Ai e ndjente veten të sigurt e të barabartë me ta; më shumë mateshim ne kur bisedonim me të se sa ai me ne.

Kështu që libraria e Alizot Emirit ishte bërë si të thuash “teqeja” ku faleshim të gjithë, jo vetëm nxënës të shkollave të Gjirokastrës, jo vetëm mësues të gjuhës e të letërsisë, por specialistë të fushave të ndryshme, mjekë, inxhinierë, juristë, ekonomistë, agronomë, por dhe qytetarë e fshatarë të thjeshtë. Ai kishte intuitën e rrallë t’i rekomandonte secilit atë libër që do t’i hynte në punë, por dhe që u përshtatej shijeve të çdo kategorie lexuesish.

Alizot Emiri ka mbetur i paharruar në kujtesën tonë si një personazh i veçantë dhe i dashur. Ai ishte një bashkëbisedues i këndshëm, me një inteligjencë të rrallë, me një humor spontan që i buronte së brendshmi, ironik, disa herë dhe i hidhur, por gjithsesi i qeshur dhe fin. Sikur të mblidheshin gjithë thëniet, batutat, meseletë dhe para-volitë e Alizot Emirit, do të dilte një libër i rrallë i mençurisë popullore. Uroj që këtë ta bëjnë, në mos e kanë bërë, djemtë e vet, që të ruhet jo vetëm kujtimi, por dhe shpirti i tij. / Memorie.al

“Alizot Emiri ishte një njeri i respektuar Gjirokastër, atë dhe familjen e tij e njihte i madh e i vogël pasi…”- Dëshmia e Prof.Muzafer Xhaxhiut, për librarin e famshëm të qytetit të gurtë

Kur ne, fëmijët e Alizotit, tregonim në ambiente të gëzueshme shoqërore “historitë” e Zotes (Alizotit), na ka qëlluar të na pyesin shpeshherë: – “A i keni shkruar? Jo! Sa keq, do të humbasin…! Kush duhet ta bëjë”?  Dhe jemi ndjerë gjithnjë e me shumë fajtorë.

Në qoftë se duhej bërë, ne duhej ta bënim. Po a mund t’i shkruanim ne?! “Jo çdo njeri, që di shkrim e këndim, mund të shkruajë libra”, – thoshte Zotia, sa herë kalonte nëpër duar libra të dobët. Kur po bisedonim me njëri – tjetrin, ne fëmijët e Zotes, për këtë “detyrim”- për Librin, natyrshëm e ndjenim veten përballë paaftësisë për ta kryer. Nuk ishte punë për ne! Me “metrin” e Zotes, ne ishim të paaftë ta shkruanim këtë libër.

– “Po nuk shkon, që ne fëmijët të shprehemi për babain tonë me të tilla vlerësime”! – u mundova të justifikoj unë formulimin. Ata të dy insistuan. E hoqëm epitetin “i thjeshtë”, por ne fëmijët përsëri hezituam të shtojmë epitete. –“Le të mbetet më mirë kujtimi i Alizot Emirit vetëm me vlerësimet, që i bëjnë miqtë e shokët e tij, pa mbi vlerësimet e natyrshme të fëmijëve”.

Megjithëse mbaruam së shkruari, biseda vazhdoi natyrshëm. Ishte kujtimi i jetës së trazuar plot përplasje, aksidente, sfida e gëzime, që kaloi Alizoti, të cilat e bënë të meditonte Dritëronë e të gjente ngjashmëri në të edhe zonja Sadie.

Biseduam më pas për sojllinjtë e për sojsëzët, që bashkëjetojnë në shoqërinë njerëzore në çdo kohë, ku sojsëzët u hipin në kurriz sojllinjve dhe gjithsesi ankohen, edhe pse janë kaluar. Biseduam për mosmirënjohjen aq dëshpëruese me të cilën paguhen nderet e mëdha, të bëra me shpirtmirësi nga sojllinjtë. –“Eeeeh…”!!!

E vlente psherëtimën! Dhe në këto raste Sadia shkonte drejt e tek Dritëroi i ulur, përulej mbi kokën e tij, i kapte fytyrën me të dy duart dhe e puthte në ballë. E bënte aq natyrshëm këtë veprim! Prania ime nuk ishte pengesë për këtë rit të bukur e shumë njerëzor në moshën e tyre . Unë e admiroja përherë e më shumë këtë gjest hyjnor!

Tamam kur ndonjë kujtim e dëshpëronte Dritëroin, kur shqetësimi i tij rritej, ajo, që ia ndiqte me vëmendje gjendjen shpirtërore, shkonte dhe i puthte ballin. Më dukej sikur ai lloj kontakti ishte çudibërës, dhe Dritëroi menjëherë çlirohej…!

Ky veprim aq i gjetur më ngjante me urimet që na bënte gjyshja e nëna, kur ishim të vegjël: “Ju maaarrsha të keqen”!

Dhe mendova: ka pasur shumë të drejtë Dritëroi, që i ka kënduar Sadies, “xhindes” shkodrane, këtij engjëlli mbrojtës.

– “Sillna dhe nga një gotë”! – i tha Dritëroi. Donte ta çukisnim, megjithëse mosha 80 vjeçare ia kishte vështirësuar lëvizjen e dorës. U ndjeva edhe më shumë si djalë shtëpie. Gota e parë ishte gota e mikpritjes, e sajdisjes. Gota e dytë ishte e muhabetit, ishte e Alizotit! Së paku ta ngjaja babanë për rakinë!

– “Kam shkruar ca vargje për ato që biseduam. Do t’i gjej- tha Dritëroi dhe po kërkonte nëpër letra…! -.Ja, më duket se është kjo:

Përulja e madhe

“S’gjen dhimbje më të madhe, në ke parë

Njerinë e ndershëm në mjerim e vaj,

Kur lutet i përulur, zemërvrarë,

Dhe ndihmë e shpresë pret nga maskaraj”.

Eeh, çfarë pene do duhej për të përshkruar atë që përjetova unë! Sigurisht isha personi i gabuar në vendin e duhur. Duke hedhur këto rreshta jam ndjerë jo vetëm i pa aftë, dhe kjo është plotësisht e justifikuar, por dhe i pasjellshëm, kur e kam shkruar emrin e Dritëroit thjesht, pa asnjë përcaktor, si; “Zoti Dritëro”, “Xha Dritëro”, etj.

Këto përcaktorë i kanë bërë gjithmonë më të respektuar emrat e më të moshuarve. Përcaktorët më ngjajnë me piedestalin mbi të cilin ngrihen monumente – emrat e të moshuarve. Dhe sa madhështi u japin monumenteve piedestalet! Çudi, me emrin e Dritëroit, në kënd-vështrimin tim, këta lloj përcaktorësh, përkundrazi, nuk përbëjnë aspak një piedestal! Si është e mundur?! Si mund të shpjegohet kjo?!

Ndoshta nga që ky emër përfaqëson një nga malet më të larta të kulturës kombëtare. Nuk mund të vihet mali mbi piedestal! Emri DRITËRO, e ka brenda vetes piedestalin!

NË RADHËN E TË PARËVE…!

– Pjesa e dytë e bisedës me Dritëroin, dt. 09 shkurt 2011:

Në qoftë se do të kishte një mundësi, që të bëhej një histori e librarëve shqiptarë, unë në radhën e të parëve do të vendosja Alizotin. Pse?

E para, Ai e njihte vlerën e librit dhe e njihte historinë e librit. Në historinë e shpikjeve të njerëzimit, thuhet se dy shpikje të mëdha kanë qenë të parat: shpikja e rrotës dhe shpikja e librit. Asgjë nuk mund të lëvizë pa levë dhe pa rrotë në natyrë dhe asgjë nuk mund të lëvizë në mendje pa libër. Këto Alizoti i dinte, prandaj kishte nderim dhe dashuri për librin.

E dyta, si rrjedhim i të parës, Ai, librarinë e tij, që ishte një lokal i vogël, nuk e shikonte si një shitore të zakonshme zarzavatesh, apo kinkalerish, por si një qelizë, si një bërthamë kulture dhe gjithë ç’kishte brenda këtij lokali, ai i njihte si një bibliotekë shtëpie, siç kam unë në një dhomë bibliotekën time, që njoh jo vetëm vlerën e librave, por edhe vendin ku zënë radhë këto libra dhe prandaj Alizoti, kur vinte ndonjë dashamirës libri për të blerë diçka, i tregonte këtij dashamirësi vlerat e çdo rafti libri.

Tani, në ditët tona, mua më vjen keq që nuk ka librarë të tillë. E shohin librin siç shohin një patate, një presh, një hudhër apo një këmishë me një kravatë me lulka.

E treta, Alizoti i shikonte blerësit e librave me syrin e një psikologu. Fjala vjen, një fëmijë apo një plak e orientonte se çfarë libra i përshtateshin këtyre kategorive dhe, në të njëjtën kohë, nuk i fyente, por u thoshte merrni ç’të doni, por këto gjëra që po ju them unë i kam nga përvoja.

Për moshat e rritura nuk kishte ndonjë këmbëngulje cilat libra do merrnin. Ai vetëm rekomandonte, por për fëmijët tregohej shumë i kujdesshëm dhe i sjellshëm dhe me takt pedagogu, duke u thënë: kur të rriteni këto libra, që kërkoni do të jenë shumë të vlefshëm për ju.

Këto mendime që thashë, megjithëse pak të zgjatura, i kam si rrjedhojë e njohjes sime me Alizotin që në moshën e rinisë dhe më vonë.

Unë ju falënderoj ju që më bëtë të kujtoj Alizotin, që e kisha mik të ngushtë, që kur veja me shërbim si gazetar në Gjirokastër, nuk rrija pa e takuar edhe në librari edhe në kafe, dhe në shëtitje. Ai, siç e kam thënë dhe në fillim, ishte një nga njerëzit më të këndshëm në biseda. Dinte shumë historira dhe ishte një pa triot i ndershëm.

Prof. MUZAFER XHAXHIU: NJË JETË E LIDHUR ME LIBRIN

(Disa kujtime mbi Alizot Emirin)

Nga kujtimet e shumta që kam për qytetin e fëmijërisë dhe rinisë time, Gjirokastrën dhe njerëzit e saj, mbresa të veçanta më ka lënë dhe ajo librari e vogël që ndodhej në rrugicën që çonte ne dyqanin e madh të Zigait, e ku prej andej shkoje në lagjen “Hazmurat”. Ishte kjo libraria e vetme e qytetit që mbahej nga Alizot Emiri, libràri me emër në Gjirokastër, një njeri me reputacion të veçantë.

Isha në moshë të vogël atëhere, ndoshta në klasat e fillores, kur kam vizituar për herë të parë librarinë e Alizotit, që në Gjirokastër të gjithë e thërrisnin Zote. I doja librat dhe më pëlqente të lexoja historitë dhe tregimet e kohës.

Lexoja shumë me ëndje dhe kërshëri çdo gjë që botohej në atë kohë, e kjo më detyronte që si fëmijë e më vonë si adoleshent, të shkoja shpesh pas shkolle në librarinë e Zotes e të zhytesha në ato rafte të mbushura plot me libra dhe revista, kryesisht në gjuhën italiane. Do të gjeja atje libra historikë, romane e tregime me aventura, të cilët Alizoti nuk e di se nga i siguronte për të furnizuar librarinë e tij.

Së bashku me një shokun tim të klasës, Koço Mihon, që u bë më vonë një arkitekt i mirënjohur në qytetin e Durrësit, do të shkonim shpesh në librarinë e Alizotit dhe si gjithmonë do ta gjenim atë në shoqërinë e ndonjë miku të tij duke qeshur e treguar histori, që ne ende nuk i kuptonim.

Na priste buzagaz e na lejonte të ngacmonim nëpër rafte për të gjetur diçka të bukur për moshën. Shpesh na udhëzonte se çfarë mund të merrnim për të lexuar. Kur nuk kishim parà për të blerë, na lejonte të lexonim atje në një qoshe e nuk na trazonte.

Lexonim ndoshta dhe me orë derisa të mbaronim një fashikull libri (atëherë shumë romane botoheshin në fashikuj, të ndarë në pjesë), pastaj shfletonim ndonjë revistë italiane, gjuhë të cilën e mësonim në gjimnaz. Vonë largoheshim duke e përshëndetur dhe falënderuar për sa bënte për ne. Nuk i vinte keq që ndonjëherë nuk blinim asgjë, sepse e kuptonte që nuk mund të blinim çdo libër të ri që na pëlqente.

Vëllai i Zotes, Myfit Emiri ishte një shoku im i gjimnazit, i cili punonte bashkë me të në librari. Të dy vëllezërit kujdeseshin dhe e mbanin librarinë me pasionin më të madh. Me Myfitin, si vërsnik që ishim, shoqëroheshim shpesh, ishte një djalë i gjallë dhe i zgjuar, fliste shumë mirë italisht dhe kishte dëshirë të studionte dhe lexonte. Më kujtohet shumë mirë edhe babai i këtyre dy vëllezërve. Ishte një burrë i urtë dhe trupvogël, e thërrisnin Braçe dhe, si postier që ishte, e njihte mirë e gjithë Gjirokastra.

Familja Emiri në atë kohë banonte në lagjen “Palorto”, në të njëjtën lagje ku banonte edhe familja ime. Në kohën e luftës në familjen e tyre, ndodhi një fatkeqësi e rëndë. Kur nazistët hynë në Gjirokastër, shumë njerëz u larguan për t’u ngjitur në “Kucullë”. Ndërkohë nazistët i qëlluan egërsisht me murtaja dhe midis shumë viktimave të këtij sulmi, mbeti i vrarë edhe shoku e miku im, Mufit Emiri.

Më kujtohet se të dy vëllezërit, ishin njerëz shumë të mirë, të dashur e të edukuar. Alizoti shquhej për një humor të hollë dhe thumbues. Në kohën që rrija e lexoja në librarinë e tij, shpesh dëgjoja të qeshura dhe gaze pa masë, ndoshta sepse Zotja shpotiste ndonjë vizitor që hynte në librari. Në vitet ’30-të, libraria e tij ishte një vend takimi për shumë njerëz, kryesisht intelektualë të qytetit.

Në vitin 1938, kur isha 17 vjeç, u largova nga Gjirokastra për të vazhduar gjimnazin në Tiranë. Vite më vonë, kur shkoja në qytetin e lindjes, tashmë burrë në moshë të pjekur, midis shumë të njohurve do të takoja në librarinë e tij edhe Alizotin. Libraria tani ndodhej në një vend tjetër, në rrugën që të çonte në sheshin e Çerçizit, në qafën e Pazarit. Atëhere më erdhi keq që libraria e fëmijërisë sime, nuk kishte mbetur më po ajo.

Takoheshim e bisedonim me mall, duke kujtuar kohën e shkuar, flisnim për librat e vjetër e të rinj, njerëzit dhe ngjarjet e qytetit. Shpesh, kur shoqëroja ndonjë shkrimtar apo profesor të huaj dhe kur udhëtonim për në Gjirokastër, do të kthehesha pak edhe tek Alizoti e, atje do i shpjegoja mikut të huaj, se ky person ka qenë librari i parë dhe i vetëm i këtij qyteti të bukur e kulturëdashës, dhe që është një personazh i mirënjohur në të gjithë qytetin.

Alizot Emiri ishte një njeri i respektuar në të gjithë Gjirokastrën dhe atë, ashtu si edhe familjen e tij, e njihte atje i madh e i vogël. Ishte një njeri i dashur e hokatar, me një humor të hollë e shpotitës që shpesh ne si fëmijë që ishim atëhere, duhej të lodhnim mendjen për të kuptuar se çfarë donte të thoshte. Ai ende kujtohet si një njeri i respektuar dhe një personazh i veçantë i jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës”.Memorie.al

Djalëria komuniste e viteve ’40 dhe një shprehje shkodrane: “I urti ç’ka di nuk flet, i marri ç’ka flet nuk di”

“Letrarët me parzmore” dhe vjersha e Sejfulla Malëshovës si debat mes Selahudin Totos dhe Gjon Shllakut në prag të diktaturës

“Në t’ardhmen na kemi me pas turp të kërkojmë liri shtypi e mendimi. Me kamt tona kemi me shkue drejt robnisë tonë. E shka asht ma zi ka me u zmadhue aq fort mënija shekullore në mes elementesh sa të huejt mezi kanë me prit me futë hundët në punët tona e na e dime atëbotë se shka na gjen”. Ky parashikim i Gjon Shllakut, shkruar në revistën “Hylli i Dritës” në fundin e vitit 1944, është përgjigje për një artikull të Selahudin Totos në gazetën “Bota e Re”. Debati midis dy mendimtarëve të rëndësishëm të kohës, në dy media të ndryshme, lidhej me një vjershë të Sejfulla Malëshovës, i cili i thurte vargje të zjarrta ideve komuniste. Sejfulla Malëshova shkruante me pseudonimin Lame Kodra, ndërsa Gjon Shllaku me pseudonimin Gjin Shpata.

“Gjer më sot pakë fjalë është bërë për librin ‘Vjersha’ që botoi Lame Kodra. Vetëm një recension në ‘Botën e Re’ nga Pashko Gjeçi dhe një artikull i nxituar në ‘Bashkimi’ i paraqitën publikut këto vjersha që kanë ndezur zemërat e mijëra partizanëve të Lëvizjes sonë Nacional-Çlirimtare.

Që rrethi i ngushtë i letrarëve tanë pothua se ka heshtur, kjo mund të ketë dhe shpjegimet e saj. Vepra krijuese e Lame Kodrës është diçka e re në letërsinë tonë. Ajo është pjella e frymës së re që shohëm sot ndër ne. Lame Kodra nuk ka shkruar sipas shijes së rretheve tona të ngushta. Ai jetën e tij ia ka kushtuar popullit dhe ka sakrifikuar çdo gjë që historinë ta bëjë vetë populli dhe jo rrethet e ngushta të ‘të zgjedhurve’. Kjo përpjekje pasqyrohet si drita e diellit edhe në vjershat e tij. Në këto derdhet me një lirizëm të kulluar e të fuqishëm aspirata shekullore për liri e popullit tonë. Nga kjo rrjedh edhe kontradikta që këto u bënë burim frymëzimi për zemërat e fshatarëve, punëtorëve dhe të rinisë sonë liridashëse, më tepër se sa për rrethet e ngushta të intelektualëve të shkëputur nga populli. Mua më duket se s’ka gëzim më të madh për një poet kur shikon se krijimet e tij ndezin zemrën e një populli për liri.

Me këtë nuk dua të them se vjershat e Lame Kodrës janë popullore në kuptimin e vjershave të një bardi. Përkundrazi, në disa, si në ‘Bilbilejtë’, ‘Kremlini’, ‘Poeti rebel’ etj., gjejmë dorën e një mjeshtri në artin poetik. Ajo që dua të theksoj është realizma e mprehtë shoqërore e pendës së tij. Kjo duket në vjershën ‘Si e dua Shqipërinë’.

E vërteta është se artisti nuk mund t’i shpëtojë kohës së tij. Për Lame Kodrën ideja qendrore e gjithë frymëzimeve është liria e popullit nga i huaji dhe nga forcat feudale dhe obskurantiste të brendshme. Është kjo ide qendrore që ndjen thellë, e cila i buçet herë-herë me vrullin e një katarakti. Në ‘Poeti rebel’ kemi një ritëm të lehtë e të rrëmbyer, që i përshtatet një rebeli në malet tona”, shkruan Selahudin Toto.

Të tjerw emra të spikatur në publicistikën e kohës kishin publikuar artikuj për lëvizjen komuniste dhe Sejfulla Malëshovën. Vasfi Samimi ishte një prej tyre. Ishte një ndër intelektualët e shquar të kohës. Shkruante artikuj në gazeta si “Bashkimi i Kombit” me pseudonimin Agim Shkëndija. Ai shkruante një artikull të ngjashëm me lavde madhështore për djalërinë komuniste të Shqipërisë së vitit 1944. Në artikullin me titull “Misioni historik i djalërisë shqiptare”, Vasfi Samimi, më 18 janar 1944, shkruante ndër të tjera:

“Djalëria shqiptare sot nderohet më tepër se kurrë nga i gjithë populli, aq sa një gjë e këtillë nuk është parë asnjëherë në historinë tonë. Këto lule të njoma të fisit arbnor janë në gjendje shpirtërore e mendore që të kuptojnë thellësisht tingëllimën e melankolisë e të tragjedisë që jehojnë në të katër anët e atdheut, sepse ky brez prej katër vjet me radhë jetoi i lidhur ngushtësisht me popullin, në të gjitha vuajtjet, mjerimet dhe lotët…”

Në të njëjtën gazetë, pra “Bashkimi i Kombit”, do të shkruante me vlerësime të larta edhe publicisti tjetër i njohur i kohës, Kasëm Bajrami. Me titullin “Ç’kërkon rinia?!”, botuar më 27 janar 1944, ai theksonte ndër të tjera:

“Duhet të kuptojmë kohën e shpirtin e rinisë. Duhet të njohim botën që rinia vijëzon përpara vetes. Duhet të ecim me kohën. Rinia kërkon ndërtimin e botës së re të shkëputur nga prangat e fanatizmave, të nepotizmit, të regjionalizimit, të kapitalizmit të tërbuar, të feudalizmit shekullor. Rinia kërkon të ndërtojë botën e solidaritetit, atë të vëllaznimit, botën e socializmit.”

Për të gjitha këto mendime të shprehura nga këta gazetarë që shkruanin në atë kohë në mbështetje të djalërisë dhe ideve komuniste, “Hylli i Dritës” tërhiqte vëmendjen, me artikujt që publikoheshin her pas here. Në një artikull të rubrikës së përhershme “Jehona e Shtypit”, autori Gjon Shllaku argumentonte krejt të kundërtën e asaj çfarë shkruhej te “Bota e Re”.

Artikulli “Jehona e shtypit” analizon ndikimin e ideve komuniste te gazetarët e kohës. Me një farë kritike, autori shënjestron disa gazetarë që shpallën gatishmërinë për të lënë penën e për të rrokur armët në luftë për çlirimin e atdheut.

“E keqja ndër ne asht se çdo njëri e ndien veten shpëtimtar i atdheut. Prandaj shumë nga shkrimtarët tanë hodhën penën e rrokën shpatën. Nga puna e përpjekja e tyne në lamën strategjike e ushtarake, po kemi përfundime ma se tragjike. Gjysmën e Shqipnisë e dogjëm e gjysmën tjetër kemi mbetë me dyshim: ta djegim a mos ta djegim?

Letrarët me parzmore e përkrenare le të bajnë punën e vet. Ne kemi guxim të japim këshilla. Por gëzim i madh ka me qenë për ne kur t’i rrokim për parzëm këta kingja të butë që braktisën grigjën.

Kur deri letrarëve u kërceu gjaku në krye e nuk mund pritën me ba ata shka banë, shka do të thomi për turmën amorfe shqiptare, për gjithë ata malokë, injorantë, vagabondë që trajtojnë masën e murrme antihistorike shqiptare?”

Në vazhdim të analizës së “Hyllit të Dritës”, evidentohet një parashikim për të ardhmen e shtypit shqiptar nën regjimin komunist. Problematika e nisur qysh para çlirimit konstatohet në analizën e mëposhtme:

“Por le të mendojnë shqiptarët se shka bahet sot ka me pasë pasoja të idhta për ne. Në t’ardhmen na kemi me pas turp të kërkojmë liri shtypi e mendimi. Me kamt tona kemi me shkue drejt robnisë tonë. E shka asht ma zi ka me u zmadhue aq fort mënija shekullore në mes elementesh sa të huejt mezi kanë me prit me futë hundët në punët tona e na e dime atëbotë se shka na gjen.

Intelektualët e njerëzit e artit të Shqipnisë le të bijnë në fije. Menditë vetjake e kolektive, në mos mujshin me i zhdukë, t’i lanë për ma vonë se asht në rrezik kombi.

Shpresa e kombit, si pat kenë thirrë ndër ne në këto dhjetë vjetët e fundit rinia jonë, asht tu ringjallë e frymëzue edhe të rritunit e deri pleqt, me e kujtue vetin si të jetojshin gjithnji në atë moshë: lum, lumi un, vetëm pse nuk kursehen në lavde të teprueme kundrejt kësaj breznije që sot e ka vu aq fort në mendim kombin e shtetin tonë…

Por rinia aq fort e lavdërueme, aq fort e adhurueme, na paraqitet sot e damë ndër llogore të ndryshme, prej kah njiherë, me plumba që vringëllojnë, ndihet edhe fjala ‘tradhtarë’, me të cilën gjuhen pjesët kundërshtare ndërmjet vetit. Kush nuk mendon këtë tradhti në dritën e këtij fakti le të heshtë ma mirë, pse asht i verbët e nuk mundet me pa, as asht radhitun shpirtërisht në njërën ndër këto llogore të çiluna”, shkruan Gjin Shpata(Gjon Shllaku) në revistën Hulli I Dritës në vitin 1944.

Koha do ta vërtetonte shumë shpejt profecinë e Gjon Shllakut dhe “Hyllit të Dritës”. Sepse të gjithë këta autorë që i thurën lavde ideve komuniste përfunduan si “armiq të popullit” dhe u dënuan me pushkatim apo me shumë vite burg. Sigurisht, bashkë me ta ose para tyre do të dënoheshin Gjon Shllaku dhe të gjithë autorët e “Hyllit të Dritës”, të cilët paralajmëruan shumë herët se çfarë e priste Shqipërinë nga komunizmi.

Megjithëse mbështetës të djalërisë komuniste, Samimi dhe Bajrami do të shpalleshin armiq të popullit nga regjimi komunist qysh në muajt e parë të marrjes së pushtetit. Vasfi Samimi u arrestua më 15 dhjetor 1944, u gjykua në procesin e “Gjyqit Special” dhe u dënua me 3 vjet burg, i akuzuar për veprën që kishte shkruar në vitin 1943 “Nëna Kosovë – Shqipëria e vërtetë”. Dita e gjyqit të tij do të botohej në gazetën “Bashkimi”, ku kishte punuar si gazetar dhe ku kishte thurur lavde për djalërinë komuniste.

“Kryetari i gjyqit (Koçi Xoxe): – Pse e ke botuar atë librin ‘Nëna Kosovë’ që merret me propagandë?
I pandehuri (dr. Vasfiu): – Unë librin ‘Nëna Kosovë’ e kam shkruar me plot ndërgjegje dhe përgjegjësinë për përmbajtjen e tij e marr vetë. Këtë libër e kam shkruar si një shqiptar dhe ka një stil human…
– Keni bërë propagandë… jeni armik i popullit…”

Edhe Kasëm Bajrami, gjithashtu mbështetës i dikurshëm i lëvizjes së rinisë komuniste, do të burgosej nga diktatura. Në listën e Gjyqit Special do të përfshiheshin edhe gazetarë e publicistë të njohur si Fiqri Llagami apo Lazër Radi. Më pas lista e gazetarëve të vrarë e të burgosur do të shtohej me emra të tjerë të njohur, në procese gjyqësore të sajuara me dëshmitarë të rremë dhe akuza false.

Ndërsa Sejfulla Malëshova do të dënohej gjithashtu nga regjimi si oportunist dhe devijim drejt ideve të djathta. Ai vuajti disa vite internim  dhe do të përfundonte si magazinier dhe shites samarësh. Megjithatë, nuk pati të njëjtin ndëshkim si bashkëkohësit e tij. Selahudin Toto do të dënohej me pushkatim në vitin 1947 dhe lista e vrasjeve dhe burgosjeve të “armiqve të popullit” do të shtohej me shpejtësi nën diktaturën komuniste, derisa të shuhej çdo zë i lirë brenda territorit shqiptar.

The Iraq Times (1961) Intervista ekskluzive me Ylvi Lulon, ambasadorin e Shqipërisë në Bagdad, rreth tre viteve që kaloi në Irak

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 shkurt 2026

The Iraq Times” ka botuar, të martën e 8 gushtit 1961, në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me Ylvi Lulon, ambasadorin e Shqipërisë në Bagdad rreth tre viteve që kaloi në Irak, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

I dërguari shqiptar vlerëson politikën miqësore të Irakut

Z. Ylvi Lulo, Ambasador i Republikës Popullore të Shqipërisë në Bagdad, deklaroi në një intervistë për INA-n se gjatë tre viteve që kaloi në Irak, ai vërejti një transformim të madh të sjellë nga Revolucioni i 14 Korrikut në fushat kulturore, politike, shoqërore dhe ekonomike.

Tani mund të pohoj se Iraku i Revolucionit ka arritur të qëndrojë mbi këmbët e veta,” tha ai.

Z. Lulo u largua dje nga Bagdadi për në Shqipëri për të marrë një detyrë tjetër në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai shtoi se roli kryesor në këtë përparim i atribuohet udhëheqjes së vendit, në krye me Kryeministrin Abdul Karim Qassim, i cili punon pa pushim, ditë e natë, për të mirën dhe përparimin e Republikës së Irakut dhe për rritjen e prestigjit të saj. Mund të themi se ai i ka arritur objektivat e tij,” theksoi ai.

Ish-ambasadori shqiptar vazhdoi duke thënë se Republika e Irakut ka fituar prestigjin dhe respektin që meriton ndër shtetet e botës. “Sigurisht, ka nga ata që nuk e dëshirojnë këtë përparim për Irakun. Armiqtë e tij duan që Iraku të kthehet në rrugën e mëparshme të nënshtrimit ndaj imperializmit dhe të mbetet nën mëshirën e tij. Një proverb shqiptar thotë : Kur sheh armikun që të kritikon me zemërim, do të thotë se je në rrugën e drejtë.

Z. Lulo shprehu më tej admirimin e tij për Irakun, duke thënë : “Unë largohem nga Iraku me përshtypje shumë të mira dhe mund të pohoj se gjithmonë do të jem një mik i Irakut. Qëndrimi im në Bagdad më mundësoi të krijoj një vlerësim të thellë për Republikën e Irakut. Gjeta një ngjashmëri të madhe midis popullit irakian dhe atij shqiptar për nga natyra dhe zakonet. Populli irakian më la një përshtypje shumë të mirë; e gjeta inteligjent, të aftë dhe thellësisht të interesuar për të ardhmen e tij, të cilën ka vendosur ta ndërtojë vetë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentit të INA-s lidhur me politikën neutrale të ndjekur nga Qeveria e Irakut, z. Lulo tha : “Politika e ndjekur nga Qeveria e Irakut është e drejtë. Ajo synon miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të tyre.

Duke komentuar akuzat e drejtuara nga qarqe të caktuara kundër Kryeministrit Abdul Karim Qassim, ambasadori shqiptar deklaroi : “Te Kryeministri Abdul Karim Qassim kam gjetur energji të madhe dhe patriotizëm. Ai punon vazhdimisht për të ardhmen e vendit të tij, për mirëqenien e popullit irakian dhe për forcimin e lidhjeve të miqësisë me popujt e tjerë. Imperialistët vazhdojnë sulmet e tyre sepse ngjarjet nuk janë në favorin e tyre. Ata kërkojnë të vënë pengesa në rrugën e përparimit të Irakut, por jam i sigurt se nuk do të arrijnë asgjë.

I pyetur për arritjet më të rëndësishme të qeverisë revolucionare, z. Lulo tha : “Gjatë tre viteve të fundit janë bërë përpjekje të mëdha. Megjithatë, mendoj se arritja më e rëndësishme është transformimi i individit irakian. Iraku i sotëm nuk është ai i djeshmi; ai është bërë më i interesuar për të ardhmen e tij. Besoj se kjo është arritja më e madhe.

Ai shtoi se udhëheqja ka përcaktuar qartë rrugën përpara për popullin irakian. “Në të kaluarën, Iraku drejtohej nga njerëz që nuk ishin të interesuar për çështjet e tij apo për të ardhmen e tij. Sot, mundësitë po i vihen në dispozicion popullit falë udhëheqjes kombëtare.

Lidhur me marrëdhëniet midis Irakut dhe Shqipërisë, z. Lulo shprehu kënaqësinë e tij, duke deklaruar : “Që nga Revolucioni i 14 Korrikut, kemi vërejtur se zyrtarët irakianë janë të prirur të vendosin marrëdhënie miqësore midis dy vendeve tona.” Ai përmendi gjithashtu marrëveshjet e përfunduara midis Irakut dhe Shqipërisë.

I pyetur për qëndrimin e Shqipërisë ndaj bazave imperialiste në Kuvajt dhe në vende të tjera arabe, z. Lulo tha : “Ne punojmë për paqe dhe miqësi, por jemi kundër forcave ushtarake imperialiste. Jemi të bindur se politika e ndjekur nga Republika e Irakut është në të njëjtën linjë—kundër imperializmit dhe në favor të çlirimit të popujve. Kjo politikë është e drejtë dhe shërben për të mirën e të gjithë popujve të botës.

Duke folur për luftën e Tunizisë për çlirimin e Bizertës, ai tha : “Bizerta është pjesë e Tunizisë dhe duhet t’i kthehet atdheut tunizian.

Në lidhje me njohjen e Qeverisë së Përkohshme Algjeriane nga Shqipëria, z. Lulo shpjegoi : “Shqipëria e njeh Qeverinë Algjeriane përmes qëndrimit të saj në forumet ndërkombëtare dhe përmes mbështetjes së vazhdueshme që i jep çështjes algjeriane.

Duke u ndalur te çështja palestineze, ai e përshkroi Izraelin si majën e heshtës së imperializmit në Lindjen e Mesme dhe deklaroi : “Qeveria shqiptare ka qenë dhe vazhdon të qëndrojë në krah të shteteve arabe në këtë çështje.

Së fundi, i pyetur nëse tensionet aktuale botërore mund të çojnë në një luftë të tretë botërore, ai tha : “Situata botërore është vërtet e paqëndrueshme. Çështje si Laosi, Berlini dhe Bizerta vazhdojnë, sepse imperializmi nuk dëshiron të heqë dorë nga bazat e tij, gjë që krijon tensione ndërkombëtare. Imperializmi ka frikë se do t’i humbasë këto baza, ndërkohë që ne shohim forcat e paqes duke u forcuar dita-ditës.” — INA.

La Tribune de Genève (1930) Ndarja e tokave në Shqipëri — Reforma agrare në kohën e Mbretit Zog I

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 janar 2026

La Tribune de Genève” ka botuar, të shtunën e 30 gushtit 1930, në ballinë, një shkrim asokohe rreth reformës agrare në Mbretërinë shqiptare, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ndarja e tokave në Shqipëri

Burimi : La Tribune de Genève, e shtunë, 30 gusht 1930, ballinë.
Burimi : La Tribune de Genève, e shtunë, 30 gusht 1930, ballinë.

Një ligj i miratuar së fundmi nga qeveria shqiptare vendos parimin dhe përcakton rregullat e një përpjekjeje të gjerë për reformë agrare, përmes shpronësimit të pronave të papunuara. Që tani e tutje, të gjitha tokat, qofshin në pronësi të shtetit, të autoriteteve apo të individëve privatë, mund të shpronësohen në favor të përfituesve të rinj. Përjashtohen vetëm tokat me vreshta, ullishte, pemishte ose pyje, si edhe ato që kanë burime minerale apo vendburime mineralesh.

Një sërë kushtesh e zbutin ose e shtyjnë zbatimin e rreptë të ligjit. Pronarët do të ruajnë një pronë prej 40 hektarësh, e cila shtohet me pesë hektarë për çdo fëmijë, duke përfshirë banesat dhe objektet e shfrytëzimit. Gjithashtu, pronës së mbetur do t’i shtohen edhe dhjetë hektarë kullota.

Për më tepër, shpronësimi do të zbatohet menjëherë vetëm për një të tretën e pronës ; dy të tretat e tjera do t’u lihen pronarëve për një periudhë pesëmbëdhjetëvjeçare dhe do t’u mbeten atyre nëse i vënë në punë. Në të kundërt, shpronësimi do të bëhet përfundimtar.

Së fundi, tokat e shpronësuara do të shoqërohen me një dëmshpërblim prej 20 frangash për hektar, i përfaqësuar nga aksione të Bankës Bujqësore. Është krijuar gjithashtu një sistem krediti për t’u dhënë paradhënie si pronarëve, ashtu edhe përfituesve të rinj, me qëllim përmirësimet ose instalimet që do të jenë të thirrur të realizojnë.

Ellenzék (1938) “Nëse doni të shihni Shqipërinë e vërtetë…” — Udhëtim në Burgajet (Mat), vendlindjen e Zogut të Parë, me rastin e dasmës mbretërore

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Janar 2026

Gazeta e hungarezëve të Rumanisë “Ellenzék” ka botuar, me 3 korrik 1938, në faqen n°8, rrëfimin e udhëtimit asokohe në vendlindjen e Mbretit Zog (Burgajet, Mat) me rastin e martesës me trëndafilin e bardhë të Hungarisë (Mbretëreshën Geraldinë), të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Legjenda e lindjes së Zogut të Parë, Mbretit të shqiptarëve

Burgajet (në malet e Matit), korrik.

“Parisi nuk është Franca” — u thotë të huajve çdo francez.

Dhe Tirana — nuk është Shqipëria.

Por unë e pranoj, e lashë të më pëlqente Tirana. Me të kaluarën e saj të shumëngjyrshme dhe të tashmen e paqartë, me bulevardet e gjera dhe ministritë moderne pranë xhamive, me lagjet e pazareve të përthyer, kishat dhe ndërtesat e çrregullta, me romët e saj shumëngjyrësh dhe vajzat që po bëhen europiane. Më pëlqyen sekretarët e ministrive që flisnin frëngjisht, në sytë e të cilëve akoma digjej flaka e së kaluarës, poetët revolucionarë apo opozitarë, karrocierët e tyre të ashpër, por të besueshëm ; më pëlqyen shkollat, ku fëmijë të dobët, por ambiciozë përpiqeshin të bëheshin të denjë për të ardhmen e Shqipërisë ; më pëlqyen kafetë me pamje të errët dhe të dyshimtë — më pëlqeu Tirana, sepse është një koleksion i shumëngjyrshëm i së kaluarës dhe të tashmes shqiptare.

— Por nëse doni të shihni Shqipërinë e vërtetë, ngjituni në male.

Këtë këshillë e kisha dëgjuar një mijë herë. Prandaj iu binda dhe u nisa përsëri drejt maleve shqiptare. Udhëtuam me makinë. Një nga krenaritë e qeverisë shqiptare është se gjatë pesë viteve të fundit janë ndërtuar 3.000 kilometra rrugë. Nëse mendojmë se ndërtimi i një rruge tetë metra të gjerë (natyrisht pa prishje betoni) në terrenin e tmerrshëm malor kushton 80.000 franga ari për kilometër, pra rreth 5 milionë lei, atëherë duhet t’i shohim me më shumë mirëkuptim rrugët automobilistike të shtruara me zhavorr të trashë, jo krejtësisht të lëmuara, por të gjera dhe patjetër të kalueshme, që lidhin fushën shqiptare me zonat malore. Kudo ura të reja, viadukte, parmakë rrugësh. Të gjitha këto nuk ekzistonin dhjetë vjet më parë. Atëherë ishte rrezik për jetën të kaloje mbi dërrasat prej druri që po shembeshin, mbi përrenjtë malorë që vërshonin e ndonjëherë fryheshin deri në disa kilometra gjerësi dhe që, kur u tekej, merrnin me vete gjithçka, madje edhe atë që ndodhej në atë çast mbi dërrasë.

Tani, megjithatë, me goma më të mira, ngjitemi relativisht rehat nga Shkodra, përmes Krujës, deri në luginën e lumit Fan. Pas një dite e gjysmë me makinë dhe kalërim, arrijmë në malet e vërteta, ku kodrat e buta të Burrelit dhe Burgajetit valëviten rrëzë dëborës dy mijë metra të lartë. Atje, prej nga dy dekada më parë, nga kështjella e lashtë e Burgajetit e Xhemal Pashës, u nis një i ri njëzetvjeçar për të fituar pavarësinë e Shqipërisë — dhe prej të cilit u bë mbreti i parë i Shqipërisë.

Në vendlindjen e Zogut I

Jemi në tokën e Mbretit Zog I, në rajonin ku emri Zog nderohet veçanërisht.

Atje, gjatë tre ditëve të festimeve të dasmës, njëqind deri në njëzet mijë të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në ajër, të qëlluara nga banorët entuziastë të Matit, dhe gjashtëdhjetë mijë të ftuar u ulën në tryezat e shtruara me shumë pasuri që gjyshi i mbretit, Princi Xhemal, (ndoshta e ka fjalën për Xhelal Zogun, vëllain e Mbretit Zog) kishte përgatitur për popullin e tij.

Sepse Mbreti Zog është “profet në vendlindjen e vet”. Është e vërtetë se mbretin nuk e lidhin me bashkëfshatarët e tij vetëm fijet sentimentale, jo vetëm krenaria e banorëve të krahinës, por edhe një diplomaci e mençur, tipikisht shqiptare, të cilën mbreti e zbaton para së gjithash ndaj njerëzve të vet. Bijtë e kësaj krahine gëzojnë trajtim të veçantë në ushtri. Ish-krerët e fiseve të tyre janë të gjithë oficerë shtabi të ushtrisë dhe, në fillim të çdo muaji, në adjutanturën mbretërore pranë pallatit, marrin rrogën e tyre dhe të njësive që komandojnë.

Në viset e tjera të Shqipërisë gjithashtu, por sidomos në krahinën e maleve të Matit, sistemi feudal jeton ende pothuajse i pacënuar : populli i ndjek me besnikëri udhëheqësit e tij. E kujtdo që i është besnik prijësi, atë e ndjekin edhe çetat. E pra, në krahinën e Matit, si çetat ashtu edhe prijësit janë besnikë të Mbretit Zog. Madje edhe familjet e mëdha që dikur ishin rivalët e tij, sot janë nënshtruar dhe janë mbështetës besnikë të tij.

Por në këtë krahinë, disi, fshatari është më krenar dhe zotëria është më zotëri. Sikur në shtëpitë e mëdha të fermave, të shpërndara nëpër lugina, të jetonin vetëm fisnikë, sepse secila prej tyre është si një kështjellë e vogël, një fortifikim i pavarur. Këto male këtu flasin të gjitha për lavdinë e familjes Zogu. Dhe nuk është çudi, sepse çdo kthesë rruge, çdo qafë mali apo shteg malor mban kujtimin e betejave të famshme kundër pushtuesve turq ose serbë, në të cilat familja Zogu udhëhiqte luftëtarët shqiptarë.

Të gdhendura në shkëmbinjtë e maleve, shkronja dhjetë deri në pesëmbëdhjetë metra të larta ose edhe më të mëdha formojnë : “R. Z. I.” — “Rroft Zogu I.” — Rroftë Mbreti Zog I!

Oriz me mish, çorbë, petulla me mjaltë…

Në shtëpitë e asaj krahine të mrekullueshme, ku hyra si mysafir, e ndjeva përsëri atë ndjenjë që e kisha ndier shpesh që nga ardhja ime ; sikur po ecja në një tokë që e dua prej kohësh. Kur vizitova shkollën fillore, pata përshtypjen se ndodhesha në një shkollë fshatare të fushës ; fëmijët këndonin në shqip një melodi të njohur mirë:

“Fluturo, fluturo, zog i vogël…”

Kur po shfletoja librin e vizitorëve në manastirin Rubiguti (Rubikut), njëri pas tjetrit hasja emra shqiptarë dhe hungarezë, si edhe oficerë dhe ushtarë hungarezë që kaluan këtu gjatë luftës… Vëllezërit e Rubigutit (Rubikut) gjithashtu kënduan këngë… Në të njëjtin manastir, fola edhe hungarisht me një marangoz nga “Sombori”.

Kudo ku shkel, ndeshem me traditat e monarkisë së vjetër dhe kujtimet hungareze ; kjo traditë përzihet me traditat turke dhe shqiptare. Sigurisht, shoh vetëm burra, sepse gratë, gjatë pritjes së mysafirëve, qëndrojnë në shtëpinë e grave.

Ulur mbi qilima me lesh dhie të shtruar, tymosim cigare, pimë kafe dhe pritësi im na tregon histori. Për beteja, vepra heroike, fitore dhe humbje. “Kështu ka qenë, kështu ndodhi, Allahu e ka urdhëruar kështu, Allahu ose Shpëtimtari ka urdhëruar kështu…” — besimet fetare këtu përzihen, traditat bashkohen, dhe nuk është e rrallë të gjesh një të krishterë që jeton sipas zakoneve myslimane, ose një mysliman që feston edhe ditët e shenjta të të krishterëve.

Pas kafes, natyrisht, duhet të hamë. Ata sjellin tashmë enën për larjen e duarve, tavolinën (sofrën) e ulët dhe të rrumbullakët të mbushur me specialitetet vendase : mish me oriz, çorbë, petulla me mjaltë. I hamë pa ceremoni, në sofrën e madhe, me dorë ose me pirun.

Hafuz Musaj, imami i Burgajetit, tregon…

Kështu ecim nga shtëpia në shtëpi nëpër lagje. Të gjithë i kemi vizituar dhe dëgjuar. Vetëm një person nuk arritëm ta gjenim: Hafuz Musaj, imami i Burgajetit. Pavarësisht se shkuam drejt shtëpisë së tij, ishte ditë e premte, dhe ai kishte shkuar të falej në xhaminë e Burrelit.

Fatmirësisht, u takuam papritmas me të në një nga shtegtimet malore. Hoxha i vjetër, me mjekër, i mençur, me çallmë dhe mahnitës, zbriti nga kali, shtriu qilimin e lutjes mbi një shkëmb, ne u ulëm pranë tij, rreth tij pak a shumë : hungarezë dhe anglezë, shqiptarë dhe mysafirë, të rinj dhe të moshuar, gazetarë dhe fshatarë, udhëtarë dhe bari dhish. Përreth nesh shtrihen male të pafundme. Dhitë kullosnin në kodrat e largëta. Një djalosh rom i mban dhitë e tij afër dhe më pas gjithashtu ai u ul pranë nesh — për të dëgjuar tregimet.

Dhe legjenda e lidnjes së Mbretit Zog shpaloset ngadalë para nesh :

— Lart, në majën e maleve të Burgajetit, në kështjellën e tij të vjetër, jetonte një pasha. Emri i tij ishte Xhemal Ismaili ; kudo flitej për guximin e tij dhe fuqinë e shpatës së tij. Ai gjithashtu nderohej nga bashkëfshatarët e tij, deri sa u martua. Sepse Xhemal Pasha nuk ndoqi traditën e lashtë dhe nuk shkoi në një vend të largët për të marrë gruan. Kjo nuk iu fal në luginën e Matit, dhe mbrëmjeve pranë zjarrit flisnin shumë për këtë nëpërmjet pëshpëritjesh.

Por pashai ishte një njeri këmbëngulës, dhe kur gruaja e tij e parë vdiq, përsëri kërkoi një bashkëshorte nga fshatrat e afërta. Por kjo martesë e dytë nuk pati fat. Pashai shpejt mbeti sërish beqar. Dhe atëherë Xhemal Pasha i tha njeriut të tij të dashur, Mehmet Rizvanit :

— Hip mbi kalë, Mehmet Rizvani, dhe përgatitu për udhëtim. Do të zgjasë tre ditë e tre netë udhëtimi yt deri në Tiranë. Atje jeton familja Toptani, pasuria dhe bollëku i të cilëve kanë përhapur famën e tyre larg. Shko të vizitosh shtëpinë e Adem Toptanit dhe kërko vajzën e tij për mua. Por, pasi Toptanët janë një racë mendjemadhe dhe krenare, nëse nuk të japin vajzën, shko edhe në shtëpinë e Emin Bej Toptanit. Ai gjithashtu është Toptan ; ndonëse jo nga dega kryesore, kam dëgjuar shumë gjëra të mira për vajzën e tij, Sadijen. Ai ndoshta është më pak mëndjemadh se Toptanët e tjerë, të cilët rrallë martohen me të huajt, për të mos shpërndarë pasurinë e madhe të Toptanëve. Por Emin Beu nuk përfiton nga pasuria dhe ndoshta do të të japë vajzën.

Gjithçka ndodhi ashtu siç e parashikoi mençuria e Xhemal Pashës. Adem Toptani qeshi dhe e largoi të dërguarin e Pashait jo aq të pasur. Por ai u prit me ujë, kripë dhe bukë në shtëpinë e Emin Beut dhe të nesërmen ai mundi t’i sillte lajmin e mirë zotërisë së tij : ai do të kishte për grua vajzën e Emin Beut…

Lotët e Sadijes rridhnin gjatë udhëtimit nga Tirana deri në Burgajet. Ajo nuk gëzohej për burrin që mençuria e babait të saj ia kishte caktuar. “Çfarë njeriu i vjetër duhet të jetë Xhemal Pasha, që unë të bëhem gruaja e tij e tretë!” — mendoi ajo.

Por me të mbërritur në kështjellën e Burgajetit, zemra e Sadijes u mbush me gëzim. Atje, duke e pritur te porta, ishte një luftëtar i ri dhe i pashëm : burri i saj.

Sadija lindi një djalë.

Një vit pas martesës, erdhi në jetë fëmija i parë. Xhemal Pasha i ftoi fisnikët e rajonit të Matit në një festë të madhe, duke pritur mbërritjen e trashëgimtarit. Por fisnikët që ishin mbledhur për festën u larguan të trishtuar : fëmija i parë ishte një vajzë.

Kur Sadija u bekua me një fëmijë për herë të dytë në kështjellën e Burgajetit, Xhemal Pasha nuk ftoi asnjë mysafir. Megjithatë, këtë herë kishte arsye për gëzim : lindi Ahmet Zogu, mbreti i ardhshëm i Shqipërisë.

Që në fëmijëri, djali i Xhemal Pashës tregoi vullnet të madh.

Ai ishte mezi gjashtë vjeç kur dëgjonte çdo mbrëmje në haremin e nënës së tij për rrëfimet e Musa Eushait (Eusajt ose Tushës), tradhtarit. Musa Eushai (Eusajt ose Tushës) ishte një mik i dashur i Xhemal Pashës. Por ai i tradhtoi vëllezërit e tij te turqit. Ai u kap rob dhe u var.

Atë natë, një zog ogurzi cicëroi nën dritaren e Zogut të vogël. Djali i vogël i zgjoi shërbëtorët dhe u nis për ta ndjekur. Sepse ky zog ogurzi mund të ishte vetëm shpirti i transmigruar i Musa Eusajt (Tushës). Ata e ndoqën deri në agim, derisa gjetën gjurmët e tij. Por djali gjashtëvjeçar nuk do të shkonte në shtrat derisa të kapej zogu. Në të njëjtën pemë ku Musa Eusaj (Tusha) ishte varur dikur dhe ku zogu cicëronte, Zogu e vari zogun ogurzi. Sepse vetëm në këtë mënyrë ai dhe familja e tij mund të gjenin paqe.

Djali me vullnet të fortë u bë po ashtu një burrë me vullnet të fortë. Në vitin 1914, në moshën nëntëmbëdhjetë vjeç, ai hyri në oborrin e sundimtarit të atëhershëm të përkohshëm, Princ Vidit, me veshje të bukura shqiptare. Zogu u soll me besnikëri ndaj princit, pa u ekspozuar shumë ndaj tij. Princi Vidi nuk mundi ta mbante fronin e huaj dhe kryetari i ri shqiptar u bë komandanti i përgjithshëm i të gjitha trupave vullnetare shqiptare – atyre që luftuan zyrtarisht në anën e ushtrisë austro-hungareze, por bëmat e të cilave nuk u vlerësuan mjaftueshëm në Vjenë. Zogu u thirr në Vjenë dhe u mbajt atje deri në fund të luftës. Ai nuk ishte tamam i burgosur, por as nuk mund të kthehej në shtëpi.

Në fund të luftës, ai u bë Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Ylli i tij kishte filluar të ngjitej që nga viti 1920. Në vitin 1922, ai shtypi një kryengritje dhe u zgjodh Kryeministër. Në vitin 1925, ai u bë President i Republikës. Në vitin 1928, Asambleja Kushtetuese vendosi të rivendoste monarkinë dhe Zogut iu ofrua kurora mbretërore. Kështu, ai u bë mbreti i parë kombëtar i Shqipërisë së pavarur.


Send this to a friend