VOAL

VOAL

Dokument, firma e Ramës- Arsyet pse po shembet Prestige resort

December 2, 2022

Komentet

MODI TEK PUTINI: NJË VIZITË KUNDËR – KINË Nga DANILO TAINO- Përktheu Eugjen Merlika

 

Jo, të mos gabojmë: Narendra Modi nuk është Viktor Orban. E vërtetë, kryeministri hindian është që dje në një vizitë dyditore tek Vladimir Putini. Ndërsa udhëheqësi hungarez ishte në ditët e shkuara, papritmas, ndërsa Budapesti ka kryesinë e rradhës së BE. Por ndërsa Orbani ka shkuar t’i puthë lepitkën, Modi është në Kremlin me shtatin e përfaqësuesit të një fuqie së paku të barabartë me Rusinë, e mbi të gjitha, me një strategji që është e kundërta e nënështrimit.

Është e qartë që Putini është i lumtur që të presë drejtuesin e një Vendi të madh: vë në dukje se Kina nuk është e vetmja bashkëbiseduese e rëndësishme e i dërgon një mesazh bashkëpunimi kombeve të Jugut Global, i të cilëve Hindia është një ndër udhëheqësit. Porse, mbas këtij fakti të dukshëm, ka një ide të politikës ndërkombëtare, të pjekur prej kohësh në Delhi, e cila themelohet mbi disa koncepte të qarta. I pari: kundërshtari kryesor është Kina, jo vetëm për kundërshtitë territoriale në kufirin himalajan ndërmjet dy Vendeve (ndeshja e fundit në 2020) por mbi të gjitha për zgjermin gjithënjë e më të madh të interesave të Pekinit në Azi e në Hindo-Paqësor. Interesa tregëtarë por edhe gjeopolitikë që marrin formë në një ndikim kinez në rritje në shumë vende të zonës: pak me premtime e pak me shtrëngime. Karrota dhe shkopi.

Koncepti i dytë i fortë i Delhit: nëse miqësia ndërmjet Putinit e Xi jinpingut do të fuqizohet edhe më shumë në një bllok aziatik, Hindia (e jo vetëm ajo) do të vihet para një trysnie të jashtzakonshme nga Pekini, të papërballueshme veçse me lëshim sovraniteti e pakësimi të vetë sigurisë. Modi në Kremlin, pra, ka synimin – jo të deklaruar por shumë të diskutuar në Hindi – të verë një pykë të vogël në marrëdhëniet mes Moskës e Pekinit: diçka që mund të bëhet e dobishme për Rusinë kur ajo të kuptojë se marrëdhënia, nga Vend i vogël, me Kinën është në kohë afatgjata, e padurueshme. Për më tepër udhëheqësi hindian vë ndonjë themel për të shmangur që Moska të qëndrojë nga ana e Pekinit, kur ky do të ndërmerrte ndonjë nismë kundër Hindisë. I ofron një shportë tjetër në mënyrë që Putini mos t’i depozitojë të gjitha vezët e tij në atë kineze.

Modi ka edhe interesa ekonomikë e ushtarakë për të takuar Putinin: blerjen e energjisë me çmim të ulët e furnizimet për ushtrinë, të lidhura me Rusinë prej dhjetëvjeçarësh. Por udhëtimi, i pari dypalësh që kryen jashtë, mbasi u rizgjodh për të tretën herë, është veçanërisht pjesë e strategjisë së prirur për të shmangur një bllok tejet të qëndrueshëm të formuar nga Rusia e Kina. Në heshtje është qortimi që i bëhet Shteteve të Bashkuar dhe Evropës që Delhi e përsërit shpesh: kini ndihmuar takimin e pabesë e të paudhë të dy fuqive agresive.

“Corriere della Sera”, 8 korrik 2024 Përktheu Eugjen Merlika

A MUND TË BËJMË PA LIRINË?- Nga BEPPE SEVERGNINI- Përktheu Eugjen Merlika

 

Është çmimi për t’u paguar sot në Francë; është rreziku në Gjermani; është kujdesi që duhet t’i kushtojmë Italisë. E po t’isha n’Amerikë do t’isha i shqetësuar.

Liria është tashmë një fjalë e mirë për çdo rast. Një koncept i përgjithshëm, një marifet për politikanët pa idera. Një guaskë e zbrazur.

Çfarë është liria? Të bërit e çdo gjëje që të vjen ndër mënd? Këtë mendojnë njerëzit e sipërfaqshëm, egoistët, skilet. Ushtroj gazetarinë prej dyzet vitesh. Sa herë më ka rënë rasti të bisedoj me këta njerëz? Skilet politike mëtojnë të quhen liberalë (liberalët e vërtetë detyrohen të heshtin; skilet ekonomike vetëquhen liberistë; skilet shoqërore paraqiten si libertarë (“Rripa sigurimi. kufij shpejtësie, ndalim pirje duhani, vaksina? Ne themi jo! Jemi për lirinë!”).

Liria është një gjë më serioze. Është mundësia e zgjedhjes duke respektuar të tjerët; është siguri të qënit i respektuar (nga ai që kemi pranë, nga autoriteti). Cili është problemi? Shoqëria demokratike që kemi ndërtuar është e papërsosur, e shuma e këtyre papërsosmërive, për ndonjërin, është kaqë ngacmuese sa të kërkohet alternativa: mospranimi i lirisë. Vetëm kështu shpjegohet zemërbutësia kundrejt diktatorëve, regjimeve, autokratëve ose synuesve të këtillë.

Kjo nuk është filozofi: është përmbledhja e belegut që kemi përpara. Është çmimi për t’u paguar sot në Francë; është rreziku në Gjermani; është kujdesi që duhet t’i kushtojmë Italisë. Ose përmirësojmë demokracitë tona, ose shumë janë të gatshëm të bëjnë pa ato. Për këtë përfundimi i votimeve në Mbretërinë e Bashkuar është qetësues: jo sepse kanë fituar laburistët, por sepse një forcë demokratike ka zëvendësuar një tjetër të tillë. Kështu funksionon.

Në Itali është folur pak – po thuajse fare – për vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, simbas të cilit Presidenti gëzon “një imunitet absolut” (23-939 Trump v United States-07/01/2024). A e dini se çfarë do të thotë? Që nuk është më i nënshtruar ndaj ligjit: mund të bëjë gjithçka që dëshiron, si një mbret i lashtë (ose si një autokrat i ri). Sonja Sottomayor, një gjykatëse që mendon ndryshe ka shkruajtur: “(Presidenti urdhëron Navy’s SEAL të vrasë një rival politik? I paprekshëm. Organizon një grusht Shteti ushtarak për të mbetur në pushtet? I paprekshëm. Merr para për të falur një të dënuar? I paprekshëm. I paprekshëm, i paprekshëm, i paprekshëm.

Po të isha amerikan , do të isha i shqetësuar. Fundi i lirisë fillon edhe kështu.

“Corriere della Sera”, 6 korrik 2024 Përktheu Eugjen Merlika

Washington Post: Atentati ndaj Trumpit, çfarë dihet për atentatorin

Një atentator në shtetin amerikan të Pensilvanisë qëlloi ndaj ish-presidentit Donald Trump gjatë një aktiviteti të fushatës zgjedhore. Policia Federale e SHBA FBI e klasifikoi incidentin si një tentativë vrasjeje.

FBI tani ka bërë të ditur edhe emrin e sulmuesit të supozuar. Thuhet se sulmuesi është Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç nga Bethel Park, Pensilvani.

Bethel Park është rreth 60 kilometra nga qyteti i Butler, ku u qëllua gjatë takimit të Trump me mbështetësit e tij, në kuadër të fushatës. Asgjë nuk dihet për motivin e Crooks.

“Hetuesit në thelb do të shkruajnë biografinë e tij, ata do të zbulojnë se cila ishte gjendja e tij mendore në pesë deri në dhjetë vitet e fundit, çfarë bëri, çfarë kishte planifikuar të bënte, nëse ai shkonte në shkollë”, tha eksperti hetues Steve Moore në kanali amerikan CNN.

Ata gjithashtu do të shikojnë nga afër besimin e tij fetar, financat e tij dhe të gjitha aktivitetet e tij në internet, si dhe të gjitha aspektet e tjera të rëndësishme të jetës së tij, tha ai.

Për më tepër, hetuesit duhet të zbulojnë shpejt nëse atentatori e kishte blerë ligjërisht armën e tij dhe ishte aktualisht i lejuar ta zotëronte atë.

Blerja e armëve të zjarrit, duke përfshirë armë gjysmë automatike dhe pushkë sulmi, është relativisht e lehtë në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një nga arsyet pse ka dukshëm më shumë krime me armë në SHBA.

Crooks u vra pas tentativës për vrasjen e Trump. Sipas Washington Post, i riu ishte anëtar i Partisë Republikane. Zgjedhjet presidenciale të këtij viti do të ishin të parat në të cilat ai kishte të drejtë të votonte.

Ai gjithashtu thuhet se ka dhuruar një shumë të vogël, 15 dollarë amerikanë (13 franga), për një grup të afërt me demokratët në janar 2021.

Babai i Crooks është i shtangur. Ai po përpiqet të kuptojë se “çfarë dreqin ka ndodhur. Ai nuk ka folur ende me hetuesit dhe di vetëm atë që ka lexuar dhe parë në media.

Ndërkohë në X po qarkullojnë foto dhe video të ndryshme që supozohet se tregojnë Thomas Matthew Crooks. Në një video, një i ri thotë se megjithëse i urren republikanët, dhe për rrjedhojë edhe Trumpin, nuk është ai sulmuesi. “Ju keni djalin e gabuar,” thotë burri në kamerë.

Në të njëjtën kohë, po qarkullojnë më shumë foto meshkujsh që supozohet se tregojnë atentatorin. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga autoritetet.

Kandidati presidencial Donald Trump tha se u godit në vesh gjatë të shtënave. Ndërkohë, një spektator në aktivitetin e fushatës zgjedhore u vra dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike, sipas Washington Post.

VOA: FBI identifikon të dyshuarin për atentatin ndaj ish presidentit Trump

FBI-ja identifikoi të dielën 20 vjeçarin Thomas Matthew Crooks si “subjektin e përfshirë” në atentatin e së shtunës ndaj ish presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, një nga aktet e profilit më të lartë të dhunës politike në disa dekada.

Agjencia e zbatimit të ligjit tha në një deklaratë të shkurtër se Crooks ishte nga Bethël Park i Pensilvanisë, rreth një orë me makinë nga vendi i tubimit politik ku zoti Trump u qëllua në vesh, ndërsa mbante një fjalim për fushatën.

Deklarata nuk dha hollësi të mëtejshme rreth të dyshuarit Crooks, i cili, sipas dëshmitarëve, hapi zjarr me një pushkë nga një çati aty pranë vendit të tubimit, përpara se të vritej nga zyrtarët e zbatimit të ligjit.

FBI tha se po zhvillohet një “hetim aktiv dhe i vazhdueshëm” rreth incidentit duke theksuar se kushdo që ka informacion, duhet të kontaktojë menjëherë autoritetet.

Të paktën një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë nga të shtënat, të cilat ndodhën në një hapësirë të madhe, të pambuluar në natyrë në Batlër të Pensilvanisë.

Më herët të dielën, Kevin Rojek, agjent i posaçëm i FBI-së i ngarkuar me zyrën në terren në Pittsburgh, u tha gazetarëve se “është e habitshme” që personi i armatosur qëlloi katër ose pesë herë përpara se të vritej.

“Aktualisht nuk kemi një motiv të identifikuar, megjithëse hetuesit tanë po punojnë pa u lodhur në përpjekje për të gjetur se cili ishte ai motiv”, tha agjenti Rojek, duke vënë në dukje se hetimi mund të zgjasë me muaj.

Në një postim në rrjetet sociale, ish presidenti Trump tha se ishte “mirë” pasi u qëllua me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë. Zoti Trump u lirua nga spitali të shtunën vonë.

“Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë”, theksoi ish presidenti Trump.

Ish-ministri britanik, MacShane: Serbia po përgatit sulme të reja në veri të Kosovës

Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën, ka folur për planet që po thur Serbia në veriun e Kosovës.

MacShane thotë se këto provokime janë fatkeqësisht pjesë e politikës serbe, e cila po përgatit sulme të reja, të njëjta me ato që ndodhën shtatorin e kaluar në Banjskë.

“Dua të them, fakti i qartë është se të gjithë e dinë se çfarë ndodhi, paraushtarakët erdhën fillimisht nga veriu i Kosovës, nga zonat serbe në veriun e Kosovës, organizuan një sulm, u vranë njerëz. Po, njerëzit do ta pranojnë këtë si të vërtetë të sigurt, fatkeqësisht këto provokime janë pjesërisht pjesë e politikës serbe”, u shpreh për EuronewsAlbania.

Në eksperiencën e tij të fundit në Brezovicë, MacShane tregoi se shqiptarët dhe serbët atje kanë jetuar mirë. Megjithatë pavarësisht kësaj Serbia po bën çmos për të zaptuar veriun e Kosovës.

“Serbia nuk mund të pranojë përfundimisht poshtërimin e saj nga mposhtja. Na pëlqen apo jo, shumë njerëz në Serbi, ende e shohin Kosovën në mënyrën që Franca e shihte Algjerinë 60-70 vite më parë, apo në mënyrën që Britania e shihte Irlandën 100 vite më parë”, tha ai.

Për Denis MacShane, Kosova shihet nga qeveria serbe si pjesë e saj e pandashme, “e si për fat të keq ende nuk është mundur të gjendet një urë komunikimi mes dy vendeve”.

“Dhe nuk kemi gjetur dikë në anën e Kosovës që ndoshta ka mundur të vendosë komunikim. E di që kjo është një kërkesë e madhe, sepse të gjithë në Kosovë, me të drejtë e shohin veten si viktima dhe serbët duhet të ndëshkohen. Por, nëse kjo gjuhë ndëshkimi dhe hakmarrjeje vazhdon, kam frikë se nuk do të ketë asnjë zgjidhje apo paqe”, tha ish-ministri britanik.sn

Vjedhja ‘monstruoze’ me inceneratorët dhe rruga e ‘mundimshme’ e SPAK-ut politik për të shmangur nga përgjegjësia Ramën e Veliajn

Dosja e Inceneratori të Tiranës ka qenë prova kryesore që tregon se SPAK është një prokurori politike dhe nuk heton e nuk ndërmerr asnjë veprim pa urdhër nga Rama e Veliaj.

Përveç copëzimit të dosjes, moscilësimit të saj si grup i strukturuar kriminal, SPAK është kujdesur që për këtë mega-aferë korruptive, në të cilën Erion Veliaj është i përfshirë me firmë të tijën, ta shmangë atë nga hetimi.

Lajmërimi i njerëzve para nxjerrjes së urdhër-arresteve për inceneratorin e Tiranës edhe shmangia e Veliajt dëshmon edhe njëhërë faktin se kjo prokurori është e kapur politikisht.

Kohët e fundit është përfolur shpesh në media dhe në koridoret e politikës e drejtësisë se Edi Rama po kërkon nga SPAK që të merret vetëm me Veliajn për të larë venten, siç u përpoq të bënte me Arben Ahmetajn, por duket se Veliaj ka influenë thuajse të njëjtë me Ramën në këtë institucion.

Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK në verën e vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.

Disa muaj më parë, në Dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 masa sigurie.

Konkretisht është caktuar ‘arrest me burg’ për:

1- Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit,- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ Masa iu komunikua në burg

2- Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, – Akuzohet për ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor ‘Masa iu komunikua në burg

3- Mirel Mërtiri, pronari i Albteckenergy – Në kërkim – Akuzohet për ‘Mashtrim’ e ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’

4- Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, – Në kërkim – Akuzohet për  ‘Mashtrim’

5- Erjon Murataj, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës,- Në kërkim –  Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’

6- Bledar Karoli, ish-zyrtar i Ministrisë së Energjisë, arrestuar- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’

7- Taulant Tusha drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, i vetëdorëzuar- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’

8- Namik Simixhiu, ish anëtar i  Komisioni Prokurimit Inceneratorit të Tiranës, arrestuar- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’

9- Jetmir Llapaj punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, arrestuar- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’

Iu është komunikuar masa ‘Arrest shtëpie’:

10- Pëllumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’, masa ndaj u ankimua nga Apeli i Posaçëm, duke u rikthyer në burg. Abeshi u lirua të premten e 12 korikut, pas përfundimit të afatit të paraburgimit.

11- Alba Thoma, ish-Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit, – Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’

12- Valbona Ballgjini, anëtare e Komisionit të dhënies së koncesionit,- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’

13- Sidita Temali, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, – Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’

14- Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, – Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’

15- Silena Tola, punonjëse e Qendrës Kombëtare të Biznesit,- Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’.

Sot, Gjykata me kërkesë të prokurorit të SPAK, Dritan Prençi ka dhënë dhjetëra masa sigurie për gazetarin Endrit Habilaj, një nga njerëzit kryesorë të Mirel Mërtirit, Denisa Tollkuçin, Dashamir Ymerajn, Ilir Dedjan, Renardo Nallbani, administrtatorin Giuseppe Ciaffaglione dhe dy shtetas të huaj.

Kujtojmë se Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, në cilësinë e aksionerit dhe administratorit të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, janë nën hetim dhe në kërkim nga SPAK-u.

Siç shihet të gjithë të arrestuarit janë të niveleve të dyta e të treta, ose që nuk janë autorë të drejtpërdrejtë të ideimit, ngritjes dhe ekzekutimit të skemës së vjedhjes së miliona eurove nga xhepat e shqiptarëve.

Edhe Erion Veliaj u thirr në SPAK për të dëshmuar, por nga siguria që kishte e poshtëroi SPAK-un disa herë kur deklaronte se kam ardhur vetë dhe nuk më kanë thirrur. Guximi i Veliajt për të tallur publikisht  SPAK-un tregon shumë.

Edhe pse drejtësia thotë se Veliaj dhe familjarët e tij janë nën hetim pasuror. SPAK nuk ka mbyllur ende hetimet për inceneratorin e Tiranës, për të cilin priten masa të tjera në vijim.

Deri tani drejtësia po mundimshëm e me çdo mënyrë që të shmangë të pashmangshmen, Veliajn nga përgjegjësia, sesa do ta lejojë këtë kapoja kryesor i inceneratorëve, që është Edi Rama, që Veliaj të shmanget, kjo mbetet për t’u parë, por deri tani për mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet është e dukshme se të dy kanë influencë mbi SPAK. syri.net

Dosja Bollano- Himara, zonë e “nxehtë”. Si përfunduan në burg e nën hetim të gjithë Kryebashkiakët

Emisioni Në Shënjestër i gazetares Klodiana Lala në News24 ka trajtuar atë që ka ndodhur me Himarën, e cila prej më shumë se 1 viti nuk ka një kryebashkiak të zgjedhur, ndërsa në 4 gusht pritet të votohet për atë që do të drejtojë një prej bashkive, që ka prodhuar shumë tensione, qoftë edhe artificiale.

Himara, që nuk gjen qetësi edhe atëherë kur tonet nacionaliste fillojnë e tërhiqen dhe jeta duhet t’i rikthehet normalitetit.

Kur qytetarët kanë nevojë të marrin shërbim, por kur politika, duket se i ka mbërthyer në një retorikë të fortë me vetveten, por ku në krahun tjetër vazhdon të prodhojë drejtues të korruptuar dhe paralelisht destabilitet, në një nga zonat më të nxehta të Shqipërisë.

Me një kryetar të zgjedhur si Alfred Beleri në burg, i dënuar për krim zgjedhor, apo një ish-kryetar bashkie, Jorgo Goro sot në hetim dhe i arrestuar me urdhër nga SPAK si i dyshuar për përshirje në një skemë tjetërsimi pronash në bregdetin e shumëlakmuar.

 

Pasi në bashkëpunim me vartës të tij dhe zyrtarë të Kadastrës, kishte mundësuar nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të një shoqërie të zotëruar nga Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste Olta Xhaçka, ish ministre e Jashtme.

I njëjti që kishte fituar edhe statusin e investitorit strategjik të dhënë nga qeveria Rama.

Por si kur të mos mjaftonin këto dy emra kryebashkiakësh, të cilët si në asnjë rast të ngjashëm, i hapën në një farë mënyre varrin politik njëri-tjetrit, njëri i mbështetur nga maxhoranca socialiste që humbi zgjedhjet në Himarë dhe që kërkoi revansh me burgosjen për krim zgjedhor të Belerit, dhe ky i fundit që nga qelia denoncoi rivalin e tij Goro për falsifikim të dokumenteve të pronave, një rast i ngjashëm duket se ndodh tashmë me ata që janë kryetarët e komanduar të Bashkisë Himarë.

Të cilët në thelb duhet të ishin njerëzit më të ndershëm, më të papërlyer, për të drejtuar punët në këtë bashki derisa të zgjidhej një kryebashkiak i ri, por që në fakt nuk ka rezultuar aspak kështu.

Pasi mesa duket vesi për të futur duart në pronat e Himarës, qenka një sëmundje që kaploka pothuaj çdo politikan në këtë zonë të Shqipërisë të njohur për bregdetin e saj të lakmueshëm.

Ku është përfolur shpesh për tjetërsime të shumta pronash, ku të përfshirë janë edhe politikanë në Tiranë.

Të cilët duke shfrytëzuar pozitën e tyre vendimarrëse, kanë mundur të shtrijnë duart e tyre edhe në këtë pjesë të rivierës shqiptare.

Gjë që është parë edhe te shkrirja e Kadastrës së këtij qyteti, ku drejtuesit e saj kanë dalë shpesh të përfshirë në këtë aferë.

Ashtu si edhe drejtuesi aktual i komanduar i Bashkisë Himarë, Arqile Bollano, i cili u komandua në këtë detyrë vetëm një muaj më parë, pas dorëheqjes nga drejtimi i Bashkisë problematike, të Blerina Balas.

Arqile Bollano dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme sipërfaqe të mëdha toke në bregdet.

Por si i pëfitoi Bollano, mijëra metra katrorë tokë në Himarë?

Sipas të dhënave, dosja ndaj Arqile Bollanos në dyshimet se ka përfituar padrejtësisht pronë u trasferua nga prokuroria e Vlorës në SPAK një muaj përpara se ai të mandatohej për të qenë kryetar i komanduar i Himarës.

Dosja Hetimore

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të dërguar për kompetencë nga Prokuroria e Vlorës ka regjistruar procedimin penal nr. 127, të vitit 2024, për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Hetimet zbuluan se një sërë procedurash për dhënien e tokës familjeve bujqësore nga Bashkia Himarë janë kryer në shkelje të ligjit dhe një prej familjeve përfituese ishte ajo e Arqile Bollanos.

Por si mundi familja Bollano, në këtë rast e kryetarit aktual të komanduar të Bashkisë Himarë, të shtinte në dorë këtë sipërfaqe të madhe toke?

Cila ishte procedura që u ndoq dhe a ushtroi kjo familje pushtetin e saj polttik, për të përfituar këtë pronë me vlerë qindra mijë euro?

Pse Prokuroria e Vlorës e mbajti kaq gjatë në sirtar këtë dosje dhe nuk e çoi për gjykim eksponentin e lartë politik të maxhorancës në Himarë.

A ishte ky një shpërblim që Bollano mori për kontributin e tij në punët e partisë?

Sipas dosjes hetimore gjithcka e ka zanafillën në vitin 2015.

Në kohën kur në bregdetin e Himarës nis procedura për për plotësimin me tokë, të familjeve që në vitin 1992, nga ndarja që iu bë këtë kohë sipas ligjit 7501 të tokave bujqësore, rezulton se kishin marrë tokë më pak se çfarë u takonte.

Ky mesa duket ishte edhe momenti i përfitimit nga famulja Bollano por edhe shumë të tjera, të cilat nëpërmjet kësaj procedure, përfitojnë mijëra metra katorë në mënyrë abuzive.

Dosja Hetimore

Si rezultat i veprimeve të Bashkisë Himarë, shtetasi Arqile Bollano ka përfituar sipas Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, datë 25 Gusht 2016, një sipërfaqe toke prej 4 263 m2. Kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme pasi hetimi ka provuar se shtetasi Arqile Bollano është trajtuar me tokë bujqësore bazuar në Ligjin ‘Për Tokën’ sipas AMTP, datë 8 Mars 1996, me sipërfaqe totale 7 700 m2.

E gjithë kjo procedurë e cila më pas përfundoi në një aferë korruptive, u krye në sytë e Këshillit Bashkiak të Himarës, që në vitin 2015 drejtohej nga Jorgo Goro.

Këshill Bashkiak që pasi shqyrtonte kërkesat e familjeve që pretendonin se në vitin 1992 kishin marrë më pak tokë bujqësore se çduhej, vendoste edhe se kush do të ishin përfituesit.

Në këtë rast edhe familja Bollano, pavarësisht se nga hetimet del se kjo tokë nuk i takonte aspak.

Por mesa duket duke shfrytëzuar afrimitetin me Partinë Socialiste që jo vetëm ishte në pushtet, por drejtonte edhe Bashkinë Himarë si dhe Këshillin Bashkiak, mundi ta kishte më të lehtë për ta shtënë në dorë këtë sipërfaqe toke.

Grafikë

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Jorgo Goro  në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, gjatë procesit të trajtimit të kërkesës së paraqitur nga shtetasi Arqile Bollano dhe më tej pajisjen e këtij shtetasi me aktin e marrjes së tokës në pronësi, ka kryer veprime/mosveprime në kundërshtim ligjin ‘Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore’, i ndryshuar, si dhe VKM ‘Për Përcaktimin e Procedurave të Plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi për Familjet Bujqësore në Fshatra e Ish-Kooperativave Bujqësore’, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Për këto arsye, ndaj Jorgo Goros krahas masës së parë të sigurisë për rastin e tjetërsimit të pronës së përfituar nga ish-deputeti socialist Artan Gaçi me kërkesë të SPAK u caktua nga gjykata një mase e re sigurie ‘arrest me burg’.

SPAK ndërkohë po heton për të identifikuar përgjegjësinë e personave të tjerë të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave, përfshirë dhe përfituesin e pronës Arqile Bollano.

Por siç e thamë Bollano nuk është as i pari dhe as i fundit nga zyrtarët lokalë në Himarë të lidhur me Partinë Socialiste, që dyshohet se ka përfituar në mënyrë të padrejtë pronë në bregdet.

Në një nga zonat më të përfolura për falsifikim të dokumenteve të pronësisë.

Jorgo Goro, i cili drejtoi për tre mandate Bashkinë Himarë dhe pretendoi edhe një të katërt përballë Fredi Belerit në zgjedhjet e vitit 2023, është një tjetër kryebashkiak që ndodhet nën masën e arresti me burg.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ka kryer tjetërsimin e sipërfaqeve të konsiderueshme të tokave shtet në Himarë

Kjo në favor të personave të lidhur me pushtetin, siç është edhe përfitimi nga shoqëria në pronësi të Artan Gaçit, bashkëshortit aktual të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Të cilit, iu sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 5 512 m2 truall, në zonën e lakmuar bregdetare të fshatit Gjilek në Dhërmi.

Sekuestro preventive e cila u vendos pas dyshimeve të krijuara nga SPAK, për falsifikim të akteve të marrjes në pronësi të kësaj parcele toke.

Ku i pari që trokiti në dyert e Prokurorisë së Vlorës, në vitin 2021, ishte Mihallaq Bonjaku, i cili pretendonte se i ishte vjedhur prona.

Ose më saktë një pjesë e pronës mbi të cilën Artan Gaçi, ishte shpallur ‘investitor strategjik’ dhe kishte nisur ndërtimin e një resorti luksoz.

Mihallaq Bonjaku

Maj 2021

Lidhur mbi mënyrën e fitimit të pronësisë si dhe titullit të pronësisë së shtetasit Foto Mëhilli, pretendimi im është se akti i marrjes së tokës në pronësi me nr.9677 që bën fjalë për një sipërfaqe prej 5 512 m2 të familjes Mëhilli, është falsifikuar.

Nga krahasimi i  dokumentacionit të listës së përfituesve të tokës bujqësore në fshatin Gjilek, Dhërmi, shtetasi Foto Mëhilli ka përfituar tokë në pronësi me sipërfaqe totale prej 1200 m2, e cila për më tepër ka vendodhje tjetër me atë që ai pretendon sot.

Për këtë arsye kam depozituar ndër të tjera edhe dokumentin plan rilevimi, datë hartimi muaji shkurt 2019.

Por ndërsa Mihallaq Bonjaku, duket se i kishte humbur shpresat te drejtësia, nga brenda qelisë ku ndodhej i ndaluar me urdhër të SPAK për krim zgjedhor, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, kallëzoi biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshorten e tij Olta Xhaçka dhe kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

SPAK pas arrestimit të Goros dhe firmosjes së masave për disa zyrtarë të tjerë,

Prokuroria në muajin maj të këtij viti njoftoi se kishte sekuestruar edhe sipërfaqen tjetër prej 5080 metra katrorë tokë, mbi të cilën Artan Gaçi po zhvillon investimin strategjik.

SPAK

Ka dyshime se personat nën hetim kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5 080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Shtetasit nën hetim kanë tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila nuk i korrespondon rrethanave faktike në terren.

Ky planvendosje ka shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi këtë sipërfaqe toke, por edhe mbi atë prej 5 512 m2 të sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme.

E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, është në fakt pronësi shtet dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat.

Pra, duke përfshirë edhe Fredi Belerin, i dënuar për krim zgjedhor dhe dy drejtuesit e tjerë të Bashkisë, në këtë rast Goro i ndaluar dhe Bollano në hetim, të dy për tjetërsim të pronave në bregdet, Himara në këto dy vite më shumë ka prodhuar pranga se sa shërbim për qytetarët.

Aq sa edhe vetë politika këtu në Tiranë e ka të vështirë të gjejë një drejtues të duhur, të papërlyer në punë të tilla, për Himarën që edhe pa këtë korrupsion është mjaftueshëm e nxehtë si zonë.

Por që mesa duket edhe vetë politikës i interesojnë të tillë personazhe, për ta pasur me të kollajtë për të futur duart e saj të pista në këtë zonë, e cila është pasuri e lakmueshme për këdo.

A mund të përdoret neni i 25-të i Kushtetutës amerikane për zëvendësimin e Presidentit Biden?

VOA/Alex Gendler

Pas paraqitjes së tij të dobët në debatin e parë me ish Presidentin Donald Trump, Presidenti Joe Biden është përpjekur të sigurojë Partinë Demokrate për shanset e tij për të fituar zgjedhjet, moshën dhe aftësinë e tij për të qeverisur.

Megjithatë, thirrjet publike nga zyrtarë demokratë dhe donatorë për ta zëvendësuar atë, kanë ngritur pyetje lidhur me alternativat e mundshme për realizimin e një gjëje të tillë.

Njëra prej tyre është përdorimi i nenit të 25-të të Kushtetutës amerikane, i cili parashikon rastet e zëvendësimit të presidentit në detyrë.

Neni i 25-të është miratuar në vitin 1967.

Më parë, i vetmi statut përkatës ishte neni i dytë i kushtetutës, sipas së cilit nënpresidenti do të merrte detyrat presidenciale në rast të vdekjes, dorëheqjes apo në rastet kur një president nuk është në gjendje të përmbushë funksionet e tij.

Por ky nen kishte kufizime të mëdha. Ai nuk thoshte asgjë për zëvendësimin e nënpresidentit, as nuk sqaronte se si do të përcaktohej nëse një president është i paaftë për të qeverisur.

Mungesa e qartësisë ka shkaktuar probleme gjatë gjithë historisë së Shteteve të Bashkuara. James Garfield dhe Woodrow Wilson gjatë presidencave të tyre kishin periudha kur ishin kryesisht të paaftë për të qeverisur për shkak të mungesës së ligjeve për t’i dhënë detyrën nënpresidentit, ndërsa Presidenti në detyrë është ende gjallë.

Pas vrasjes së Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, pati një urgjencë më të madhe për të sqaruar ligjet dhe rregullat për këtë çështje.

Çfarë parashikon neni i 25-të

I propozuar në vitin 1965 nga Senatori Birch Bayh dhe i ratifikuar dy vjet më pas, neni i 25-të përmban katër seksione.

Seksioni i parë përsërit nenin e dytë të kushtetutës, por shkon më tej për të sqaruar se si në rast të mungesës së presidentit, nënpresidenti mund të bëhet president i ri i vendit dhe mund të marrë plotësisht kompetencat në cilësinë e ushtruesit të detyrës. Kjo nuk ishte parashikuar më parë dhe shkaktoi paqartësi kur nënpresidenti John Tyler zëvendësoi Presidentin William Henry Harrison.

Seksioni i dytë plotësoi një hendek kritik duke krijuar një procedurë për zëvendësimin e nënpresidentit, që parashikon emërimin e tij nga Presidenti dhe miratimin e kandidaturës së tij nga dy dhomat e Kongresit.

Rëndësia e këtij seksioni u dëshmua në vitin 1973, kur nënpresidenti Spiro Agnew dha dorëheqjen për shkak të akuzave për korrupsion. Në mungesë të një nënpresidenti dhe përballë hetimit për skandalin “Watergate”, Presidenti Richard Nixon, bazuar në ligjin e vitit 1947, do të mund të pasohej nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Carl Albert.

Në vend të kësaj, Presidenti Nixon shfrytëzoi nenin e 25-të për herë të parë në historinë e vendit për të emëruar Gerald Fordin në postin e nënpresidentit. Më pak se një vit më vonë, zoti Ford u bë president pas dorëheqjes së zotit Nixon.

Seksioni tretë i lejonte një presidenti të deklaronte paaftësinë për të qeverisur, duke njoftuar zyrtarisht udhëheqësit e Kongresit, dhe duke transferuar përkohësisht kompetencat dhe detyrat e tij në duart e nënpresidentit.

Një president gjithashtu mund ta përmbysë këtë vendim, duke njoftuar Kongresin se ai ka rifituar aftësinë për të ushtruar funksionet e tij.

Më parë, një marrëveshje e ngjashme ishte miratuar jozyrtarisht midis Presidentit Dwight D. Eisenhower dhe nënpresidentit Richard Nixon, në disa raste kur Eisenhower ishte shtruar në spital.

Që atëherë, seksioni i tretë është përdorur nga Ronald Reagan, George W. Bush dhe Joe Biden, në rastet kur ata u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike.

Kongresi ka fjalën e fundit

Seksioni i katërt është pjesa më e ndërlikuar e nenit të 25-të, në të cilin përcaktohet se kush tjetër përveç vetë presidentit mund ta shpallë presidentin të paaftë për të kryer detyrat zyrtare.

Teksti ia jep këtë të drejtë nënpresidentit, së bashku me shumicën e anëtarëve të kabinetit presidencial, megjithëse lejon gjithashtu Kongresin të caktojë zyrtarë të tjerë.

Kongresi gjithashtu ka fjalën e fundit nëse presidenti e kundërshton deklaratën dhe këmbëngul se është i aftë për të qëndruar në detyrë, duke patur të drejtën që me dy të tretat e votave të përcaktojë nëse presidenti është me të vërtetë i paaftë për të qeverisur.

Ky seksion është i ngjashëm me procesin e ngritjes së akuzave për shkarkimin e një presidenti në detyrë, duke lejuar heqjen e Presidentit nga detyra nga zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Por ndryshe nga procesi i shkarkimit, seksioni i katërt i nenit të 25-të të Kushtetutës amerikane lejon vetëm që një president të pezullohet dhe jo të shkarkohet nga detyra, ndërsa nënpresidenti bëhet president në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Dhe ndërsa procesi i ngritjes së akuzave për shkarkim zbatohet për shkelje të rënda apo abuzim kompetencash presidenciale, neni i 25-të ka të bëjë me aftësinë për të ushtruar këto kompetenca.

Përkufizimi i paaftësisë, një çështje e hapur

Megjithatë, kushtet që përcaktojnë paaftësinë për të kryer detyrën e Presidentit janë lënë me qëllim të hapura. Ndërsa interpretimi më i qartë është një emergjencë shëndetësore, ekspertët kushtetues parashtruar skenarë të tjerë si rrëmbimi, dëmtimi i përkohshëm apo paaftësia ekstreme.

Në fakt, ka pak kufizime formale për atë që mund të konsiderohet paaftësi presidenciale për sa kohë që nënpresidenti, shumica e anëtarëve të kabinetit dhe një supershumicë e Kongresit mund të bien dakord për këtë.

Megjithëse seksioni i katërt nuk është përdorur kurrë, mundësia për këtë u ngrit pas sulmit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e zotit Trump më 6 janar 2021.

Demokratët dhe disa republikanë i bënë thirrje nënpresidentit Mike Pence që të zbatonte nenin e 25-të, duke përmendur mungesën e gatishmërisë nga Presidenti Trump për të ndërhyrë ose për të përdorur kompetencat e tij presidenciale për të ndalur trazirat.

Ndërsa neni i 25-të nuk u zbatua në këtë rast, demokratët nisën procedurat e ngritjes së akuzave për shkarkim në javën e fundit të presidencës së zotit Trump.

Tani, nënpresidentja Kamala Harris po përballet me thirrjet për të përdorur nenin e 25-të për ta larguar Presidentin Biden nga detyra dhe ligjvënësi republikan Chip Roy ka paraqitur në Dhomën e Përfqësuesve një rezolutë për nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Biden.

Por shumë prej thirrjeve kanë ardhur nga mbështetësit e Partisë Demokrate, të cilët argumentojnë se një veprim i tillë do të qetësonte votuesit, që janë të shqetësuar për moshën e zotit Biden dhe do t’i jepte nënpresidentes Harris më shumë legjitimitet për të hyrë në garën presidenciale si presidente në detyrë.

Megjithatë, Kushtetuta përcakton qëllimisht kushte shumë të forta për largimin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Për të parandaluar abuzimet partiake, hartuesit e nenit të 25-të vendosën që të vetmit njerëz që mund ta përdorin atë të jenë drejtuesit e administratës së presidentit, të cilët do të kishin më pak gjasa ta kundërshtonin atë.

Një nënpresident që planifikon të paraqesë në Kongres kërkesën për lirimin e Presidentit nga detyra mund të duhet të veprojë fshehurazi për të bindur anëtarë të mjaftueshëm të kabinetit për të nënshkruar propozimin, pasi presidenti mund të shkarkojë paraprakisht çdo anëtar të kabinetit që synon haptazi ta largojë atë nga detyra.

Për këtë arsye, hartuesit i dhanë Kongresit mundësinë e përcaktimit të një organi alternativ, si një panel mjekësor të pavarur apo një komision dypartiak që do të vendoste mbi çështjen e paaftësisë presidenciale së bashku me nënpresidentin.

Por deri më sot, ata nuk e kanë bërë këtë. Përdorimi i nenit të 25-të mbetet një hipotezë që nuk ka të ngjarë të ndodhë, megjithëse ekzistenca e tij mund të ketë ende ndikim në diskutimet e brendshme partiake.

Lejimi i të dënuarit Beleri të shkojë në PE, një skandal kur Berisha nuk lejohet të shkojë në parlamentin shqiptar – Nga GENC BURIMI

Kjo drejtësi apo kjo qeveri shqiptare që përbëjnë dy anet e të njëjtës medalje po humbasin dhe pikën më të fundit të moralit dhe dinjitetit në publik.

Shumë lajme zbulojnë sot se po realizohet ultimatumi i datës 16 korrik që kryeministri grek Micotaqis i vuri Edi Ramës: ose Fredi Beleri të lejohet atë ditë të shkojë të bëjë betimin në Parlamentin europian meqënëse tani është eurodeputet, ose Rama të gjejë « vrimë ku të futet ». Nëse ky ultimatum transformohet në realitetin e imponuar nga Greqia , Shteti shqiptar i parë në tërësinë e tij si Qeveri dhe Drejtësi nuk mund t’i bëjë bish kësaj pyetje uluritëse :

Si është e mundur që nje person i dënuar me dy vjet burg nga drejtësia shqiptare, Fredi Beleri, të autorizohet të shkojë në Parlamentin europian dhe të kryejë misionin e tij si i zgjedhur përpara atyre që e kanë zgjedhur në Europë, ndërsa i padënuari Sali Berisha, me asnjë ditë burg, nuk lejohet që edhe ai po ashtu të kryejë minimalisht funksioin e tij si i zgjedhur përpara zgjedhësve të tij shqiptarë! Ka diçka që nuk shkon në këtë paralele asimetrike, diçka që të fyen jo vetëm llogjikën dhe intelektin por dhe qënien si demos, si anëtar i një shoqërie demokratike ku shpreson se Shteti të respekton.

Pse disa zgjedhës, ate europianë trajtoihen në këtë histori sitë nënës dhe u lejohet të përfitojnë nga i zgjedhuri i tyre, europarlamentari Beleri ndonëse ky është shpallur kriminel nga drejtësia e një vendi sovran, ndërsa zgjedhësit shqiptare trajtohen si të njerkës bash nga qeveria dhe drejtësia shqiptare dhe nuk kanë të drejtë të përfitojnë edhe ata nga deputeti i tyre Sali Berisha!

Nëse kjo ndodh, kjo do të përbëjë një njollë të pashlyeshme në demokracinë e brishtë shqiptare. Kjo do të jetë një mohim i vetë demokracisë!  Për t’u pajtuar me Kryeministrin grek që po ngre Ëashingtonin dhe Brukselin kundra homologut të tij shqiptar, Edi Rama nuk e ka fare problem të sakrifikojë parimet bazë të demokracisë dhe vetë popullin shqiptar.

Po asistojmë në momentin simbolik sesi shfryhet Edi Rama, si një gjel të cilit Greqia ia shkuli puplat një nga një dhe që sillet tani në mënyrën më burracake që mund të egzistojë , autorizon politikanin e Greqisë të shkojë tek të zgjedhësit grek dhe shkel me këmbë politikanin shqiptar duke mos i lejuar atij, ndonëse i padënuar të bëjë poltikë pranë zgjedhësve shqiptarë. A imagjinihet Biden dhe Drejtësia amerikane të pengojë Trumpin të bëjë politikë jo vetëm kur ishe nën hetim por as dhe tani që ish presidenti figuron si i dënuar. Fakti është se Drejtësia dhe qeveria shqiptare në menyrën më të perulët po përgatiten sipas shumë burimeve të lajmeve të organizojnë transferimin e një të burgosuri deri në Strasburg thjesht për t’iu nënshtruar Greqisë. Cfarë justifikimi do të gjejnë tani ata që nuk e lejojnë Berishën, i padënuar fare të shkojë në këmbë vetëm 500 metra deri në Kuvendin e shqiptarëve ku dhe ai të betohet se do të vazhdojë deri në fund luften e tij politike kundra këtij  sistemi kleptokratik e aspak demokratik !

Po aq fyes qe dhe angazhimi i menjehershëm i drejtësisë shqiptare të përshpejtojë hetimin ndaj ish ministrit Beqja sapo rezultoi se ky ka prekur interesat e taksapaguesve europiane. Por, kur bëhet fjala për dëmet e pësuara nga taksapaguesit shqiptarë të vjedhur dhe të grabitur edhe ata nga koncesionet dhjetëra milionëshe të ministrisë së shendetësisë, Drejtësia shqiptare nuk tregon po të njëjtin  zell qe ndërmerr për të shërbyer taksapaguesin europian! C’është ky vend ku dy kategori qytetarësh jane krijuar, ata europianë dhe ata shqiptarë. Të të diskriminojnë në tokë të huaj edhe ndodh, dhe këtë do kish bërë pa teklif Le Pen po të kish marrë pushtetin në dorë në Francë.

Por që të ndodhë e kundërta, të diskriminohesh në vendin tend sepse prioriteti i jepet zgjedhësve europianë, ky është një rekord kobzi që vetëm Shqipëria e Edi Ramës e mban.

Ndaj nuk duhet toleruar transferimi i Fredi Belerit në Parlamentin e Europës pa lejuar më parë Berishën të rivërë dhe ai këmbën në Parlementin e Shqipërisë. Nëse kjo ndodh për njërin dhe nuk lejohet për tjetrin, për këtë arsye por edhe për shumë te tjera në aeroportin Nënë Tereza të Tiranës duhet të gdhendet me germa të mëdha për tokësorë dhe jashtetokësorë që vijnë në Shqipëri : Këtu, Ligjin e bën Maliqi .

Kush mund të zëvëndësojë Presidentin Biden në garën për President

VOA/Scott Stearns

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden po refuzon thirrjet e disa zyrtarëve të rëndësishëm të partisë së tij për të hequr dorë nga gara. Thirrjet filluan pas debatit të parë me kandidatin e pritshëm republikan Donald Trump muajin e kaluar, ku ai pati një paraqitje të dobët. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns njofton mbi kandidatët e mundshëm që mund të zëvëndësojnë zotin Biden nëse ai vendos të tërhiqet nga gara për një mandat të dytë.

Presidenti Joe Biden është i sigurt se do të fitojë.

“Unë mendoj se jam personi më i kualifikuar për të kandiduar për president”, tha zoti Biden.

Pas vështirësive në debat në fund të muajit të kaluar, disa zyrtarë të partisë po i bëjnë thirrje të tërhiqet nga gara zgjedhore.

Por pas muajsh zgjedhjesh brenda partisë, demokratët nuk mund ta detyrojnë atë të largohet, thotë drejtori i Qendrës për Politikë të Universitetit të Virxhinias, Larry Sabato.

“Ka vetëm një mënyrë që një kandidat të largohet. I emëruari duhet të vendosë vetë të mos kandidojë përpara konventës. Ai duhet të krijojë mundësinë që Komiteti Kombëtar Demokratik të vendosë gjatë kuvendit”, thotë zoti Sabato.

Nëse zoti Biden tërhiqet, nënpresidentja Kamala Harris kryeson listën e demokratëve për ta zëvendësuar atë.

Zonja Harris tregoi besnikërinë e saj duke i ofruar përkrahje Presidentit.

“Të mos harrojmë që vetëm njëri prej kandidatëve e ka përkrahjen e nënpresidentes së tij dhe ai është Joe Biden”, tha zonja Harris duke theksuar vendimin e ish nënpresidentit Mike Pence që të mos e përkrahë kandidaturën e zotit Trump.

Megjithatë kandidatura e zonjës Harris mund të ndihmojë me votuesit e pavarur, thotë profesori i shkencave politike të Universitetit të Kalifornisë Jugore, Christian Grose.

“Po të shohësh sondazhet, ajo që tregon se zonja Harris mund të ketë shanse më të mira se zoti Biden është fakti se ka më shumë të pavarur që janë të pavendosur për të për momentin. Ajo mund t’i bindë ata, ndërsa zoti Biden mund të mos t’i bëjë dot për vete”, thotë zoti Grose.

Në listën jozyrtare të njerëzve që mund të zëvendësojnë zotin Biden është edhe guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Ai thotë se mbështet zotin Biden ndërsa mori pjesë në tubimin zgjedhor të Presidentit në Miçigan javën e kaluar.

“Rezultatet janë ato që kanë rëndësi dhe ai i ka siguruar ato. Ne nuk na duhet një aktor, na duhet një komandant të përgjithshëm”, thotë zoti Newsom.

Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, gjithashtu përmendet si zëvendësuese e mundshme e zotit Bidenit. Ajo gjithashtu thotë se mbështet presidentin.

Zonja Whitmer u rizgjodh në një shtet të rëndësishëm për zgjedhjet. Ajo vazhdon të ketë popullaritet për shkak të përkrahjes për sindikatat dhe përpjekjet për të luftuar dhunën nga armët e zjarrit.

“Javë pas jave në Amerikë, po shohim lajme të zymta për shkak të dhunës me armë që ka shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme kudo në vend”, tha zonja Whitmer.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, është më pak i njohur në nivel kombëtar, por ai është një politikan popullor në një rajon jugor të mbizotëruar nga politika republikane.

J. B. Pritzker, guvernatori i Ilinoisit ku mbahet kuvendi i demokratëve të këtij viti, ka pasuri të madhe dhe do të kishte mundësi të vetëfinanconte pjesën më të madhe të asaj që do të ishte një garë presidenciale e minutës së fundit.

Në listë është edhe ish-zonja e parë Michelle Obama, e cila ka refuzuar vazhdimisht mundësinë për të kandiduar. Ajo megjithatë mbetët e preferuar për shumë votues. Sondazhi i Reuters-Ipsos-it javën e kaluar tregoi se ndërsa kandidatët Biden dhe Trump ishin në një barazim, Michelle Obama është dhjet më lart se zoti Trump. Analisti Larry Sabato thotë se nuk ka mundësi që ajo të kandidojë.

“Ajo është shumë e zgjuar që pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë të dëshirojë të kthehet, aq më pak të bëhet presidente. Ne mund të spekulojmë për emra, por ajo që ka rëndësi është se kush ka ambicie të mëdha ose aftësinë për të mbledhur para dhe mundësinë për të siguruar një shumicë në konventë”, thotë zoti Sabato.

Nëse zoti Biden qëndron në garë, spekulimet për emra të tjerë mund të vazhdojnë deri në kuvendin e Partisë Demokrate që mbahet në gusht në Çikago.

Goli 30 milionë euro në Tunelin e Llogarasë – Nga Klodian Tomorri

Ekipi kombëtar i Turqisë humbi shansin e kualifikimit historik në gjysmëfinalen e Europianit të futbollit teksa u mund me rezultatin e ngushtë 2 me 1 nga Holanda. Por golin që nuk arritën ta bënin dot të zgjedhurit e Montelës, e realizuan dy kompani turke në Shqipëri.

Madje në minutat shtesë. Dhe ky ishte një gol me vlerë 30 milionë euro.

Në mars të vitit 2021, qeveria shqiptare tenderoi për herë të parë ndërtimin e tunelit të Llogarasë me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro me kursin e sotëm. Në tender u paraqitën 6 oferta ku më e ulëta ishte ajo e kompanisë shqiptare Gjoka Konstruksion me 14 miliardë lekë ose 140 milionë euro. Por ministria e Infrastrukturës e anulloi tenderin me arsyen zyrtare se asnjëra nga ofertat nuk ishte e përshtatshme.

Tuneli i ritenderua në korrik të vitit 2021. Qeveria shpalli fitues të garës bashkimin e dy kompanive turke, por këtë herë me vlerën 17 miliardë lekë ose 170 milionë euro. Pra 30 milionë euro më shumë se oferta në tenderin e parë që u anullua. Ajo që ndodhi më pas është manual i pastër brokerimi në punët publike.

Kapitali analizoi bilancet e shoqërisë ndërtuese të tunelit të Llogarasë nga fillimi i punimeve në vitin 2021 dhe deri në fund të vitit të kaluar. Numrat e bilancit janë reflektim i pastër i asaj që ndodhi me dy tenderat.

Në vitin 2021 shoqëria Intekar-ASL faturoi 5.85 milionë euro të ardhura nga buxheti i shtetit për ndërtimin e tunelit. Në po të njëjtin vit shpenzimet totale të saj ishin 4.7 milionë euro, ndërsa diferenca prej 1.1 milionë euro ishte fitimi.

Por nga 4.7 milionë euro shpenzime, 99.9 për qind ishin të klasifikuara në zërin e shpenzimeve të tjera. Këto janë nënkontraktimet. Pra praktikisht kompania vetëm ka marrë para nga shteti dhe ka nënkontraktuar punën.

E njëjta situatë rezulton edhe në vitin e dytë të ndërtimit. Për vitin 2022, shoqëria Intekar-ASL faturoi 53 milionë euro të ardhura nga buxheti i shtetit. Shpenzimet totale të saj ishin 43.5 milionë euro. Diferenca prej 9.4 milionë euro ishte fitimi i realizuar nga kompania. Edhe në këtë vit nga 43.5 milionë euro shpenzime totale, 43 milionë euro ishin sërish në zërin e shpenzimeve të tjera. Pra 99 për qind nënkontraktim.

Për vitin e tretë të operimit, kompania faturoi 73 milionë euro nga shteti. Shpenzimet totale të saj rezultuan 60 milionë euro dhe diferenca prej 13 milionë eurosh ishte fitimi. Sërish edhe në këtë bilanc kompania klasifikoi në zërin e shpenzimeve të tjera, 58.5 milionë euro ose 97.5 për qind e totalit të shpenzimeve.

Numrat e tregojnë të gjithë historinë. Në tre vitet 2021-2023, kompania ndërtuese e tunelit ka shpenzuar gjithsej për rrogat e punëtorëve të saj që po ndërtojnë veprën vetëm 2.1 milionë euro ose 1.6 për qind e totalit të të ardhurave të faturuara nga shteti. Për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo mjafton vetëm një krahasim me një tjetër kompani turke, në një tjetër vepër të madhe publike në Shqipëri.

Në vitin 2009, konsorciumi turko-amerikan Bechtel-Enka, që ndërtoi rrugën e Kombit, shpenzoi 53 milionë euro si rroga për punonjësit e saj ose 16.5 për qind të të ardhurave dhe nënkontraktoi vetëm 39 milionë euro punime tek të tretët ose rreth 12 për qind të të ardhurave. Këto diferenca kanë vetëm një arsye. Bechtel-Enka ndërtonte vet kurse Intekar-ASL thjesht nënkontrakton. Për ironi tek kompania, që dha ofertën më të ulët në tenderin e parë të anulluar, të cilën e detyruan të tërhiqej.

Dhe tani llogaria e tarifës së suksesit. Në tre vitet e operimit të tij, konsorciumi turk ka regjistruar 24 milionë euro fitime. Bilanci i 2024-ës duhet ende të mbyllet. Por ruajtja e raporteve tregon se fitimi total i Intekar-Asl në tunelin e Llogarasë do të shkojë rrumbullak 30 milionë euro. Pikërisht sa diferenca mes vlerës me të cilën këto dy kompani fituan kontratën dhe ofertës më të ulët në tenderin e parë të anulluar.

Pra, me pak fjalë, ajo që ka ndodhur është kjo. Tuneli i Llogarasë u ndërtua nga kompania që dha ofertën 140 milionë euro në tenderin e parë të anulluar. Vetëm me një ndryshim. Qytetarët shqiptarë paguan 170 milionë euro, pasi 30 milionë shkuan si divident në Ankara.

Kjo është tarifa më e madhe e suksesit që është regjistruar ndonjëherë në një punë publike në Shqipëri. Një gol 30 milionë euro, që u gatua në hotelet e Ankarasë. Atëherë kur qeveria udhëtonte shpesh në viset e Anadollit duke i thënë popullit se ishte me mision patrotik për të gjetur vaksinat.

Mediat gjermane: Mijëra demonstrues të zemëruar kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe lirimin e Berishës

Shumë media gjermane i kanë bërë jehonë protestës së djeshme në Tiranë.

Gazeta e madhe gjermane, Frankfurter Allgemeine shkruan se mijëra protestues të zemëruar kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës dhe lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha.

“Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit shqiptar Tiranë të enjten kundër kryeministrit Edi Rama. Kundërshtarët e qeverisë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Demonstruesit e zemëruar hodhën mjete ndezëse në godinën e qeverisë shqiptare dhe zyrën e një kryetari bashkie që i përket Partisë Socialiste të Ramës. Zjarret janë shuar dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Kundërshtarët e qeverisë kërkojnë lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Lideri i opozitës ndodhet në arrest shtëpie nën dyshimin për korrupsion. “Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku lideri i opozitës është nën arrest politik pa asnjë fakt apo provë”, tha Berisha përmes video-lidhjes. “Edi Rama do një Shqipëri pa shqiptarë, pa opozitë dhe pa drejtësi”.

Prokurorët nuk kanë vendosur ende nëse do të ngrenë zyrtarisht akuza ndaj Berishës. Berisha mohon të gjitha akuzat dhe akuzon Ramën se po hakmerret për të heshtur kundërshtarët. Rama nga ana e tij i mohon akuzat,” raporton gazeta gjermane. sn


Send this to a friend