Netëve të zeza yjet xixëllojnë më shumë se kurrë,
por xixat s’ndriçojnë qiellin, as tokën,
as rrugën që më çoi në Perëndimin e Largët,
ku bëj duel me kaubojsit që ta shpojnë kokën.
Nuk dëgjoj dërdëllitjet për grushtin e shtetit,
s’u tkurra, as qava, se vdiq xhaxhi i ndritur,
yjet s’janë qirinj për vdekjen e mbretit,
zbulim: disidenca është pordhë e s’e kisha ditur.
Përtej këtij zbulimi, dyshoj se yjet,
nuk ndriçojnë as njëri-tjetrin, por veten,
prandaj, shpirtin tim, të arratisur,
e di ku është, çfarë bën e ku do prehet…