18 Prill 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) dënon dhunën e egër policore në protestën e mbrëmshme të 17 prillit kundër qytetarëve dhe veçanërisht ndaj gazetarëve Felix Bilani dhe Aulon Kalaja, që u detyruan të shkonin në spital për të marrë ndihmë profesionale. Kundër Aulonit u përdor shkopi policor duke u goditur pas kokës, ndërsa kundër fotoreporterit Felix Bilani spraj ariu mbi fytyrë, duke dëmtuar shikimin dhe frymëmarrjen, dhunë që atyre ua bëri të pamundur të mbulonin protestën.
Policia e Shtetit shkeli Kushtetutën e vendit, sepse, si institucion i pavarur, duhet të garantojë mbarëvajtjen e protestave e t’i mbrojë gazetarët dhe jo t’i sulmojë hapur përpara kamerave të ndezura. Dy gazetarët e njohur, Felix Bilani dhe Aulon Kalaja, sulmohen qëllimshëm nga Policia e Shtetit, që i dhunon fizikisht, duke tejkaluar kompetencat. Nga ruajtëse e rendit publik, ajo u shndërrua në polici e dhunës dhe e kryeministrit Edi Rama, që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Ishte kjo Polici e Shtetit që e ndihmonte Edi Ramën të manipulonte zgjedhjet, është kjo Polici e Shtetit që iu kundërvihet opozitës dhe gazetarëve me dhunë fizike, gaz lotësellës dhe shkopinj gome.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) shpreh indinjatën e thellë ndaj dhunës ushtruar nga Policia e Shtetit e cila në mënyrë sproporcionale dhe të qëllimshme iu sul protestuesve dhe gazetarëve, duke u bërë palë me Kryeministrin. Protestat e opozitës kërkojnë largimin e qeverisë më të korruptuar të Europës që drejtohet nga Edi Rama dhe zëvendësimin me një qeveri teknike që do të krijonte kushte për zgjedhje të lira e të ndershme.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve si IFJ, RSF, EFJ etj që të ndikojnë për ndaljen e dhunës nga Policia e Shtetit në Shqipëri kundër opozitës dhe gazetarëve të Shqipërisë, që duket si një republikë Banane dhe jo vend anëtar i NATO-s.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje NATOs dhe BE-së që të marrin masat dhe të ndalin regjime hibride si ky i Edi Ramës, në kundërshtim të hapur me standardet e vlerave që ka Perëndimi.
Është në interesin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në gjithë Europën, që në Ballkan të kemi shtete me demokraci të konsoliduar të shtetit të së drejtës dhe jo autokratë e diktatorë që për pushtetin e tyre nuk i llogarisin qytetarët dhe i shohin si plaçkë tregu. Jo më kot Shqipëria nën regjimin e Edi Ramës është shpopulluar nga më tepër se një milionë qytetarë, sepse kjo qeverisje nuk u garanton qytetarëve një jetë të denjë me meritokraci dhe shtet të së drejtës.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje liderëve të SHBA dhe BE-së që të mos mbyllin sytë ndaj një regjimi si ai i Edi Ramës, i cili u gjunjëzohet në mënyrën më banale të mundëshme liderëve të BE, ndërsa i shkel me këmbë qytetarë e Shqipërisë.
Keni shembullin e Iranit, se si u lejua që të instalohej në Iran një regjim barbar ajatollahësh, ndërsa sot populli iranian dhe sidomos rinia iraniane është viktima më e dhimbshme e një diktature, që nuk po e shkulni dot.
























Kjo asht një rihapje vatre zjarri në Ballkan me formimin e Jugosllavis së Re, meqë dështoi Jugosllavia e formuem nga Franca e tash kartat i lot Bismarku antishqiptar(Merkel), që u thoshte patriotve shqyptar: “Shkoni në Stamboll ju shqiptarët se jeni barbar musliman.”
Kjo asht loja e Bismarkes antishqiptare e Merkelit që pasi e banën zhubën Veriun e Afrikës me eksperimentin ,,pranvera arabe,,……….tash Shqipnia duhet të futet ne spiralen e luftrave me Serbinë, që të përkrahun nga Gjermania e bismarkes dhe e Francës me Londrën për me plotsua projektet sllave për interesat e tyne.
““Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka sjellë formulën “Varësi pozitive”, e cila mund të ndikojë në shtensionimin e konflikteve etnike në rajon. Por në fakt kjo do të ishte një rilindje e Jugosllavisë së vjetër, sigurisht vetëm si union doganor dhe transporti.
Pa Kroacinë e Slloveninë që janë pjesë e BE. Por këtë herë bashkë me Shqipërinë. Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia -dotë kishim pra një union të shteteve pasuese më të varfra të Jugosllavisë. Mund ta kuptosh pse Beogradit i pëlqen një gjë e tillë. Nënjë konstelacion të tillë, Serbia do të ishte një peshë e rëndë.”
ME KETE KONTEKST SHTET QE AKTULISHTE JANE PJESE E BASHKIMIT EVROPIANE PO TREGOJNE QE KRIZA EKONOMIKE QE KA MBERTHYER EVROPE NJE DITE MUNDE TE KENE NJE SURPRIZE DHE CILA DO JETE KJO SHPERBERJA E BASHKIMIT EVROPIAN PER SA PERKET ZHVILLIMIT TE UNIONIT DOGANORE BALLKANIKE LIDER I TAKON TE JETE SHQIPRIS SEPSE KA 365 KIMETRA LINEARE DETE DHE PJESA TJETER E BALLKANI QE NUK JANE PJESE E BASHKIMIT E EVROPIANE NUK E KANE NJE FAVOR TE TILLE PRANDAJ I BEJEME THIRRJE BASHKIMIT EVROPIA QE TE MOS TREGOHET KAQ NAIVE ME BALLKANIN SEPSE NUK KA NEVOJE PER NJE ZGJIDHJE AFAT SKURTER DHE TE PAQENDRUSHME POR NJE ZGJIDHJE AFAT GJATE DHE TE QENDRUESHME