VOAL

VOAL

Dështimi i ndërkombëtarëve të Tiranës – Nga Andi Bushati

October 26, 2022

Komentet

Thellohet mega-skandali me gjeneralin e shërbimit sekret- I implikuar edhe Taulant Balla, si shpërndahej kokaina nga karteli Sinaloa

Një hetim i ri shpërthyes tregojnë lidhjet e diskutueshme që rrethojnë gjeneralin Florian Coldea, ish-zëvendësdrejtorin e Shërbimit Informativ Rumun.

Këtë herë po flasim për lidhjet që ka me Shqipërinë.

Sipas informacioneve të marra nga Realitatea Plus, Florian Coldea është parë në restorante dhe hotele në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë takimeve me politikanë, biznesmenë apo persona të tjerë të diskutueshëm.

Në vitin 2020, në shtypin shqiptar doli një artikull për praninë e tij atje.

Gjenerali Coldea u takua 3 ditë më parë në Tiranë me politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë. Nuk dihet se çfarë bënte Coldea në Tiranë, pasi punët e fshehta dhe në hije janë çështje të profesionit të tij. Nga të dhënat që disponojnë mediat dyshohet se Florian Coldea është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, përveç drejtuesve të tjerë të Partisë Socialiste.

Një vit më vonë, në qershor 2021, Florian Coldea po kthehej në Tiranë, në një event në fushën e Softëare-it, i quajtur Code Camp. Inxhinierë softuerësh, zhvillues, arkitektë IT dhe profesionistë të IT-së u mblodhën këtu. Lista e folësve kryesorë u hap nga vetë Florian Coldea, i paraqitur si ekspert i sigurisë kibernetike.

Sipas informacioneve të marra nga Realitatea Plus, lidhja e Coldeas me shqiptarët është Taulant Balla, ministri aktual i Brendshëm atje, i cili në të kaluarën ka qenë dhe në mes të një skandali me akuza për plagjiaturë, edhe në vendin tonë (Rumani).

Për më tepër, sipas disa burimeve, nëpërmjet Taulant Ballës, Coldea dhe familja Soros kanë futur duart në Shqipëri. Kompanitë e familjes Soros kanë shtrirë pushtetin e tyre këtu.

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në pronësi të George dhe Alexander Soros është bërë jashtëzakonisht aktiv dhe me ndikim në Evropën Qendrore, dhe Shqipëria është një shembull, meqenëse është një vend i vogël dhe me një GDP jashtëzakonisht të ulët për frymë.

Image

Që prej vitit 2013, vendi qeveriset nga socialisti Edi Rama, një i afërm i familjes Soros. Në dekadat e fundit, fondacionet e tyre kanë investuar më shumë se 100 milionë dollarë në Shqipëri dhe kanë mbështetur ardhjen e Ramës në pushtet.

Gjithashtu, Alex Soros mori pjesë në samitin e Ukrainës në Tiranë në shkurt 2024, i ulur menjëherë pas kryeministrit shqiptar.

Opozita në këtë vend ka sinjalizuar se prania e tij atje është krejtësisht anormale.

Më herët, media të tjera rumune kanë shkruar se si Gjenerali rumun ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani ku shpërndahej kryesisht në zonat e pasura.

Sipas gazetës rumune, EVZ, gjenerali rumun ishte rekrutuar në këtë rrjet nga famëkeqi Dorian Duçka. Ndërmjetësja e kësaj historie të frikshme trafiku ishte e dashura e gjeneralit, e quajtur Marina Pandarof.

Gazeta ka publikuar edhe një foto ku shfaqet gjenerali së bashku me Dorian Duçkën dhe të dashurën e tij, të cilën mediat e etiketojnë si ‘biondja fatale’.

‘Fotoja është bërë në Berlin, ku të tre u takuan për të bërë pazare droge në zinxhirin Meksikë-Shqipëri-Bukuresht’. Siç mund ta shihni, gjenerali ishte shumë i dashuruar me bionden e tij fatale,’ shkruan gazeta.

Ndërkohë, Romania TV raporton se gjenerali kishte fituar një kontratë konsultimesh në Shqipëri, madje këshillonte edhe vetë Edi Ramën, të cilin televizioni e cilëson si ‘një nga politikanët më kontrovers në rajon’.

Mediat rumune: Dorian Duçka, njeriu që ndihmon Edi Ramën në marrëdhëniet e tij me biznesin dhe krimin

Dorian Duçka njihet për gazetarët shqiptarë si njeriu që ndihmon kryeministrin Edi Rama në marrëdhëniet e tij me biznesin dhe mjedisin kriminal shqiptar. Për shkak të afërsisë së tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama, karriera e Dorian Duçkës nuk ka qenë pa polemika, duke u dyshuar për dy raste korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar,’ raporton Romania TV.

Këtu historia bëhet edhe më interesante. Kjo për shkak se mediat rumune raportojnë se Edi Rama e ka vetë një lidhje direkte me kartelin më të rrezikshëm në planet, Sinaloa.

‘Në shtator 2022, gazeta meksikane ‘El Universal’ botoi një raport të forcave meksikane kundër drogës, sipas të cilit Karteli Sinaloa (dikur i udhëhequr nga famëkeqi Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán) krijoi një aleancë me mafien shqiptare, si rezultat i së cilës trafikantët meksikanë filluan të pastrojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri. Sipas autoriteteve meksikane, lideri i kartelit, Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar marrëdhënie të ngushta me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, biznesmenë të njohur shqiptarë me lidhje në nivel qeveritar. Lidhjet e tyre në nivel qeveritar janë pikërisht ai që mendoni ju, Dorian Duçka, njeriu i kryeministrit Edi Rama,’ raporton Romania TV.

Image

Më tej, gazeta EVZ shpjegon se ka një foto që shpjegon gjithçka.

‘Fotoja e bërë në vitin 2020, tregon se si tre persona—Mark Hauptmann, një ish-deputet i partisë CDU-CSU të Gjermanisë; Luftar Hysa, partner i kartelit Sinaloa; dhe Besnik Lulaj, një biznesmen i njohur shqiptar që zotëron Marina Bay, një firmë e madhe ndërtimi hotelesh dhe resortesh në Shqipëri, po largohen nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Dorian Duçka, i cili raportohet se është në kontakt me përfaqësues të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të kartelit meksikan, organizoi takimin, sipas mediave shqiptare. Ne e kemi përshkruar me detaje këtë tablo politike në Shqipëri që të kuptoni dhe shihni nivelin e korrupsionit në krye të shtetit dhe kuptoni më mirë pse, në këtë mjedis, Florian Coldea ia dilte si peshku në ujë në mjedisin e tij,’ raporton gazeta.

Në shkrim theksohet se jo vetëm kaq, por Edi Rama dhe Dorian Duçka kanë korruptuar edhe një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane. Bëhet fjalë për Charles McGonigal.

‘Shtypi shqiptar pohon se ish-kreu i FBI-së ishte pranë Edi Ramës, i cili ishte përpjekur t’i organizonte politikanit shqiptar një takim me përfaqësuesit e një kompanie amerikane (pa emër) për të nisur një projekt antikorrupsion, një operacion i pa miratuar nga udhëheqja e FBI-së. Më shumë nga sa kemi treguar tashmë, sipas faqes shqiptare Syri.net, McGonigal jo vetëm që ka vizituar Shqipërinë, por ka regjistruar edhe një kompani në emër të tij në Tiranë. Fotoja e mëposhtme është publikuar nga Syri.net për të demonstruar lidhjet e trekëndëshit Edi Rama – Dorian Duçka – Charles McGonigal,’ shkruan gazeta.

Sipas Romania TV dhe medieve të tjera rumune, FBI po e heton intensivisht këtë rrjet të trafikut.

Burimi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në ‘bordello’ korrupsioni dhe është kthyer në problem për ndërkombëtarët

I ftuar në Task Force, ku u diskutua për vendimin e Apelit për rikthimin e Vulës së PD, analisti Genc Burimi e ka quajtur të drejtë vendimin dhe është shprehur se, “fatmirësisht drejtësia shqiptare ktheu të drejtën legale te e drejta reale”.

Burimi bëri një paralelizëm mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe simotrës së saj në Francë, partia e Degol-it, Shirakut, Sarkozisë…”kryetari i partisë, si Lulzim Basha, u mbyll në parti, mori vulën, çelësat dhe vendosi në kokën e tij të bëjë aleancë me partinë  e Le Pen pa konsultuar partinë, siç bëri Lulzim Bashan në shtator  të 2021, vendimi për të dëbuar Berishën, pa u konsultuar me partinë. Është një tragjedi që po vazhdon, sot në orë 19:00 del Lulzim Basha francez për të thënë pse e ka bërë. Prandaj them fatmirësisht, se do shikoni sot se sa qesharake është bërë në Shqipëri drejtësia me këtë vonesë, 2 vjet e ca, keni për ta parë që drejtësia franceze do ta zgjidhë shumë shpejt këtë. Komenti i dytë është që me Bashën mos u merrni më. Ai njeri, më e mira, ose më e keqja që mund të meritojë është mëshirë. E filloi karrierën me tradhëti dhe e përfundoi…tani është thjeshtë një kryetar shoqate, sepse as emër nuk ka tani. Ne në Francë këtë personazh e quajm mister ‘

‘Mr. Nobody’, është e vetmja fjalë që francezët e përdorin anglisht.”,- tha Burimi.

Më tej analisti foli edhe për drejtësinë, gjë të cilën e quajti të kapur dhe kjo do jetë sfida e ardhshme e opozitës për të garantuar që Shqipëria të shkojë në zgjedhje pa Ramën për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Amerikanët i dhanë Ramës dhe Bashës gjithçka, por sot ata janë përballë një fakti që kanë një parti të Berishës që peshon. Janë përballë një fakti që nuk mund ta evitojnë më. I dhanë Ramës gjithçka, i dhanë non grata-n për Berishën, i dhanë gjithçka edhe Bashës, i dhanë vulën… Dy vjet e gjysëm edhe Rama edhe Basha nuk arritën dot ta justifikojnë “besimin” e amerikanëve. Rama çfarë bëri, Rama në aspektin e brendshëm e bëri Shqipërinë një bordello korrupsioni, mafies, trafiqeve që po vendos sot në pozitë edhe aleatë të qeverive perëndimore, Gjermaninë, me pastrim parash në Shqipëri. Po ashtu edhe në planin e jashtëm Rama e ka kthyer në një bordello, jo në kuptimin francez, rrëmujë duke u zënë me aleatin më të madh të amerikanëve në Ballkan, Greqinë. Për çfarë u shëben ky mora këtyre, Rama po bëhet rrezik edhe për amerikanët. Vjen një moment që SHBA e kanë kuptuar se Berisha është një forcë e paevitueshme.”

VIDEO/ Sherr i dhunshëm në Parlamentin italian, plas grushti mes deputetëve

Një sherr i pazakontë mes deputetëve shpërtheu në Parlamentin italian këtë të mërkurë. Dhuna plasi gjatë diskutimit të një projektligji për autonomi të diferencuar ku deputeti e Lëvizjes “5 Yjet”, Leonardo Donno, po përpiqej t’i jepte një flamur trengjyrësh (flamuri italian) ministrit Calderoli, në shenjë proteste. Sigurimi i Parlamentit ndërhyri duke ndaluar Donnon, ndërsa ky i fundit u godit dhe u rrëzua përtokë nga deputetët kundërshtarë.


Më pas ai u largua nga salla e Parlamentit. Sipas asaj që u raportua nga Marco Grimaldi i Avs, ishte një anëtar i Lega Nord ai që goditi Donnon gjatë incidentit.

Menjëherë pas përplasjes është thirrur konferenca e kryetarëve të grupeve të Parlamentit italian, për të marrë vendimet e mëtejshme.

Si ndodhi incidenti i dhunshëm
Fillimisht kishte një protestë nga opozita kundër reformës së autonomisë së padiferencuar. Në sallë u vendosën flamujt e Italisë dhe u këndua himni kombëtar, ndërsa disa deputetë pushtuan karriget e ministrave duke thirrur “turp”, sipas asaj që raporton Ansa.

Seanca u ndërpre menjëherë.

Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.

(BalkanWeb)

Dikur të trishtuar, sot të mahnitur: Kosova në sytë e fotoreporterëve të luftës

Gentiana Kadrija

Vjeshtë, 1998. Disa shqiptarë të Kosovës, të zhvendosur nga lufta, po bëheshin gati të varrosnin një foshnje 5-javëshe, e cila kishte vdekur në mal.

Dëshmitar i kësaj ngjarjeje në Drenicë – pjesa qendrore e Kosovës – ishte fotoreporteri amerikan i luftës, Ron Haviv, i cili e dokumentoi përmes fotografisë.

 

Shqiptarë të Kosovës, që ikën nga shtëpitë e tyre, në Drenicë, duke larë xhenazen e një foshnjeje pesëjavëshe, që vdiq nga kushtet e papërshtatshme në malet e Kosovës, në vjeshtën e vitit 1998, para varrimit të saj.

Shqiptarë të Kosovës, që ikën nga shtëpitë e tyre, në Drenicë, duke larë xhenazen e një foshnjeje pesëjavëshe, që vdiq nga kushtet e papërshtatshme në malet e Kosovës, në vjeshtën e vitit 1998, para varrimit të saj.

 


Shqiptarë të Kosovës, që ikën nga shtëpitë e tyre, në Drenicë, duke larë xhenazen e një foshnjeje pesëjavëshe, që vdiq nga kushtet e papërshtatshme në malet e Kosovës, në vjeshtën e vitit 1998, para varrimit të saj.

Viti i njëjtë, rajoni i njëjtë. Civilë shqiptarë të ekzekutuar – në mesin e tyre edhe fëmijë.

Një djalë i tronditur duke shikuar të vrarët, që mund të ishin edhe familjarë të tij.

I ulur pranë edhe Wade Goddard, po ashtu fotoreporter i huaj.

Trupat e pajetë të Gentiana Delijajt, 7 vjeçe, dhe Donjeta Delijajt, 5 vjeçe, si dhe të nënës së tyre, në vendin ku ishin ekzekutuar nga policia speciale serbe në mëngjesin e 26 shtatorit 1998, në fshatin Abri e Poshtme.

Trupat e pajetë të Gentiana Delijajt, 7 vjeçe, dhe Donjeta Delijajt, 5 vjeçe, si dhe të nënës së tyre, në vendin ku ishin ekzekutuar nga policia speciale serbe në mëngjesin e 26 shtatorit 1998, në fshatin Abri e Poshtme.

“Isha i shokuar. Nuk punova si zakonisht… I bëra disa fotografi, por ishte një nga gjërat më tronditëse që kisha parë… Fëmijë të ekzekutuar në pyll”, kujton sot Goddard për Radion Evropa e Lirë.

Dy kolegët raportuan për luftën e viteve 1998/99 në Kosovë – i pari për gazetën Newsweek, i dyti për New York Times dhe pastaj Newsweek.

Një çerek shekulli më vonë, rruga i solli sërish në Kosovë, në ngjarje për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit.

Të lumtur shprehen të dy me atë që shohin sot.

Ron Haviv gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, në Prishtinë, më 10 qershor 2024.

Ron Haviv gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, në Prishtinë, më 10 qershor 2024.

“Duke kuptuar mentalitetin e kosovarëve, qëndrueshmërinë e tyre, dëshirën e tyre për atdhe, për atdhe të suksesshëm… [nuk jam i befasuar sot]”, thotë Haviv për Radion Evropa e Lirë.

“Një numër shumë i madh i njerëzve të shpërngulur u kthyen në Kosovë [pas luftës], sapo patën mundësi, nuk qëndruan në Kanada, apo SHBA, apo Evropë… Kthimi i tyre në shtëpi tregoi se kjo do të ishte një histori e pashmangshme suksesi”, thotë ai.

Në rrugët e Prishtinës tregon se i kishte rënë në sy një pano me mbishkrimin “Ukraina e Lirë” – një mesazh ky i Kosovës për vendin e pushtuar nga Rusia.

Thotë se shpreson që edhe ukrainasit, një ditë, të jenë “të suksesshëm në tranzicion siç ka qenë Kosova”.

Fotoreporteri Wade Goddard gjatë një bisede me Radion Evropa e Lirë, në maj të 2024-tës.

Fotoreporteri Wade Goddard gjatë një bisede me Radion Evropa e Lirë, në maj të 2024-tës.

“I mahnitur” me, siç thotë, “transformimin dramatik” të vendit shprehet Goddard.

“Kur isha më 1999, qendra e Kosovës [Prishtina] ishte një qytet provincial, tani është një metropol, është e bukur”, thotë ai.

“Funeralet e fëmijëve, grave, civilëve…”

Para Kosovës, Haviv dhe Goddard kishin raportuar për luftërat e viteve ’90 edhe në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

E dinin se vrazhdësi e ngjashme i priste edhe në Kosovë.

“Nganjëherë ishte shumë brutale, nganjëherë shumë paqësore, varësisht se në cilin vend ndodheshe fizikisht”, thotë Haviv, atëkohë në mesin e 30-tave.

“Mund të vozisje në rrugën kryesore dhe të shihje majtas fshatra që digjeshin… mund të vozisje për dhjetë minuta të tjera dhe të shihje fëmijë duke luajtur jashtë”, kujton ai.

Përmes shumë fotografive të tij, bota mësoi për dhunën e forcave të atëhershme serbe kundër shqiptarëve të Kosovës – vrasjet, shpërnguljet, shkatërrimet e pronave…

Gra shqiptare të Kosovës duke qarë në një dhomë për disa fëmijë dhe babanë e tyre, të cilët po ktheheshin në territorin e Kosovës nga Shqipëria, kur u vranë nga forcat serbe, një kilometër larg shtëpisë së tyre, në Drenicë, Kosovë, më 12 korrik 1998.

Gra shqiptare të Kosovës duke qarë në një dhomë për disa fëmijë dhe babanë e tyre, të cilët po ktheheshin në territorin e Kosovës nga Shqipëria, kur u vranë nga forcat serbe, një kilometër larg shtëpisë së tyre, në Drenicë, Kosovë, më 12 korrik 1998.

Por, në kujtesën e Havivit vend të veçantë zënë “funeralet e fëmijëve, grave, civilëve…”.

“Kam biseduar me shumë, shumë njerëz, shumë ushtarë, shumë fëmijë, familje, për ëndrrat e tyre, shpresat e tyre, dëshirat e tyre… Njerëzit ishin të tronditur nga ajo që po u ndodhte”, thotë sot 59-vjeçari.

“Nuk e dija që fotografova Adem Jasharin”

Teksa flet për vitet e luftës, kolegu i tij, Goddard, kujton pashmangshëm një qëndrim në Drenicë, ku thotë se takoi themeluesin e Ushtrisë së atëhershme Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

“… por, gjatë intervistës, ai tha se ishte vëllai i Adem Jasharit dhe mendoj se këtë e bëri për qëllime sigurie”.

“Më vonë mora vesh se ishte Adem Jashari, sepse e njoha kur pashë [dhe fotografova] trupin e tij, pasi u vra muaj më vonë”, thotë Goddard.

Atëkohë në fillim të 30-tave, edhe ai dokumentoi ndodhi anekënd Kosovës – nga protestat e studentëve në Prishtinë, civilët e vrarë në zonën e Drenicës, fëmijët e uritur, ushtarët në vijën e frontit, pronat e shkatërruara e deri te kampet e refugjatëve.

“Kur e kujtoj Kosovën, në mendje i kam fëmijët e vrarë dhe imazhet e njerëzve që vuanin”, thotë fotografi me prejardhje nga Zelanda e Re.

“Kujtimet e asaj dhimbjeje dhe vuajtjeje nëpër të cilat kaluan kosovarët, [janë të paharrueshme]…”, thotë ai.

Shqiptarë të Kosovës duke kërkuar strehim në një pyll, nga frika e më shumë sulmeve nga forcat serbe, më 1 mars 1999.

Shqiptarë të Kosovës duke kërkuar strehim në një pyll, nga frika e më shumë sulmeve nga forcat serbe, më 1 mars 1999.

Nga vendi atëkohë në luftë, Goddard dhe Haviv u larguan në fund të marsit ’99, kur NATO-ja nisi bombardimet e caqeve të ushtrisë serbe, me qëllim ndaljen e dhunës në Kosovë.

Dy fotoreporterët u zhvendosën përtej kufijve, për të dokumentuar refugjatët kosovarë në Shqipëri dhe në Maqedoninë e atëhershme.

Ishin me qindra mijëra të vendosur në kampe e në shtëpi private.

Haviv kujton se disa fëmijë në një kamp në Kukës të Shqipërisë – pak kilometra larg kufirit me Kosovën – i vizitonte shpesh.

“Ata dhe familjet e tyre po përpiqeshin të mbijetonin”, thotë ai.

Refugjatë shqiptarë nga Kosova, të dëbuar nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe, duke marrë bukë nga pjesa e pasme e një kamioni, në një rrugë në qytetin e Kukësit, në Shqipëri.

Refugjatë shqiptarë nga Kosova, të dëbuar nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe, duke marrë bukë nga pjesa e pasme e një kamioni, në një rrugë në qytetin e Kukësit, në Shqipëri.

Gëzim, lumturi…

NATO-ja i ndërpreu bombardimet më 10 qershor të ’99-ës, pasi Serbia ishte dakorduar t’i tërhiqte forcat e saj nga Kosova.

Dy ditë më vonë, nisi dislokimin një mision paqeruajtës në vend, i udhëhequr nga NATO-ja.

Teksa ushtarët e huaj mbërrinin, ktheheshin edhe refugjatët. E, bashkë me ta edhe dy fotoreporterët e huaj.

“Më kujtohet Dita e Çlirimit kur trupat kaluan… Kishte gëzim dhe lumturi. Ishte diametralisht e kundërt me kohën kur fotografoja në Kukës, kur njerëzit po iknin [nga Kosova]…”, thotë Haviv.

Shqiptarë të Kosovës duke festuar pas ardhjes së forcave të NATO-s dhe kthimit të tyre në Kosovë, më 29 qershor 1999.

Shqiptarë të Kosovës duke festuar pas ardhjes së forcave të NATO-s dhe kthimit të tyre në Kosovë, më 29 qershor 1999.

“Unë, vërtet, nuk e di se si ndjehesha, nuk më kujtohet… vetëm mblidhja informacione…”, thotë në anën tjetër Goddard.

“Të gjithë dolën në rrugë për t’i përshëndetur dhe takuar [ushtarët] gjermanë teksa kalonin nëpër Prizren. Jam i sigurt se në të gjithë kufijtë ishte njësoj. Më kujtohet lumturia e njerëzve… Më kujtohet që i kam parë edhe forcat ushtarake serbe [duke u larguar nga Kosova]… Ne i kaluam ata”, thotë Goddard.

Ushtarët gjermanë të NATO-s priten si heronj nga shqiptarët e Kosovës në qytetin e Prizenit, më 13 qershor 1999.

Ushtarët gjermanë të NATO-s priten si heronj nga shqiptarët e Kosovës në qytetin e Prizenit, më 13 qershor 1999.

Haviv shpreh bindjen sot se raportimi që bënë gazetarët – qofshin vendas apo ndërkombëtarë – gjatë luftës në Kosovë, ndikoi në shpejtësinë e veprimeve të fuqive të mëdha, për të ndalur luftën.

“Mendoj se Kosova është në të vërtetë një nga shembujt më të qartë të fuqisë së gazetarisë”, thotë ai.

Kosova doli nga lufta me mbi 13.000 njerëz të vrarë; me mijëra të zhdukur, mbi 1.600 prej të cilëve janë ende të pagjetur; me mijëra të dhunuar; me mijëra të plagosur…

Fotografitë e këtyre ndodhive dhe të tjerave, Haviv i ka të përmbledhura në librin “Gjaku dhe mjalti: Një revistë e luftës në Ballkan”, që u botua në vitin 2000.

Haviv, i cili jeton në SHBA, udhëheq edhe një fondacion që ka mision transformimin e gazetarisë vizuale.

“Demokracia e vërtetë duhet të ketë një shtyp të lirë dhe të arsimuar, një shtyp që punon me integritet, që fotografitë të besohen, që audienca të besojë në lajmet që po shikon”, thotë Haviv.

Libri fotografik "Lufta e Kosovës", i autorit Wade Goddard.

Libri fotografik “Lufta e Kosovës”, i autorit Wade Goddard.

Goddard sot jeton në Kroaci, ku ka të hapur një muze fotografish.

Vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës mbi 25 vjet më parë, ai i dokumentoi në librin e tij “Lufta e Kosovës”, i cili u publikua në vitin 2018.

“Gentiana 7 vjeçe dhe Donjeta Deliu 5 vjeçe u ekzekutuan bashkë me nënën e tyre mëngjesin e 26 shtatorit në fshatin Abri… Forcat serbe qëlluan gra dhe fëmijë nga afër, derisa ata përpiqeshin të iknin”, është një pjesë e përshkrimit që Goddard i vuri njërës prej fotografive që dokumenton një ngjarje të ’98-ës. Radio Evropa e Lirë

NJË PERIUDHË E VËSHTIRË PËR KIEVIN- Nga PAOLO MIELI- Përktheu Eugjen Merlika

 

Lajme të këqija vijnë për Kievin nga përfundimet e votimeve evropiane. Shumica e rrjeshtuar në dobi të Ukrainës në thelb ka qëndruar, por përparimi i të djathtave më skajore ka shkaktuar tek neve ndonjë lëkundje jo të lehtë tërmetore e në Rusi një gjëndje dalldie. I pari e ka ngritur gotën Marat Bashirov, i vetshpallur që në 2014 kryeministër i Republikës popullore të Luganskut: “Ditë e bukur” ka thënë, “Në Kremlin po hapin shishet e shampanjës”. Ata rezultate ”prishin dukshëm klimën e konferencës zvicerano – ukrainase e të takimit të nivelit të lartë të NATO-s”. Dhe përbëjnë provën se “qytetarët evropianë nuk duan të luftojnë kundër Rusisë”. Humbjet e Makronit e të Scholzit, simbas shumë të njohurit Dimitër Medvjedev, “janë një pasqyrim i pazotësisë politike të tyre në mbështetje të autoriteteve ukrainase”. Për më tepër, ka shtuar Medvjedevi duke i shkelur syrin të djathtave më skajore, “të politikave të tyre idiote ekonomike dhe të imigrimit”. Dhimitër Peshkov është treguar i bindur se partitë e së djathtës skajore “do t’i shkelin këmbët” atyre që duan të vazhdojnë të mbështesin Zelenksin. E kështu me rradhë.

Bën përshtypje që lëvdata dhe inkurajime (herë herë edhe financime) partive që hymnizojnë esesët vijnë nga një Vend që, prej dy vitesh e katër muajsh, kryen çdo ditë ploja me qëllim të “çnazifikojë” Ukrainën.

Ndërmjet mbështetësve të çështjes ruse (në emër të paqes, merret vesh) të jetë ndonjë – makar një antifashist i sinqertë – që të shkandullohet nga ky solidaritet i hapur forcave që haptas i thërrasin përvojës hitleriane. Ndonjëri – me që ra fjala – nga ata që dy vjet më parë me të drejtë u lebetitën në prani të simboleve naziste të pikturuar mbi krahët e luftëtarëve të batalionit Azov, apo të riabilitimit të Stepan Banderës, në emërimin e një sheshi apo të një rruge, asnjë prej tyre nuk i ka vënë re fjalëve të kërshërimta të Bashirovit, Medvjedevit, Peshkovit apo shumë të tjerëve “çnazifikues” besnikë të Putinit.

Gjenerali Roberto Vannacci do të jetë ai që do të mbajë lart flamurin e “paqësorizmit” italian në Parlamentin e ri evropian. Më i votuari ndërmjet mbështetësve – simbas asaj që ai vetë deklaron – i “arsyeve të papës Francesco” (e, natyrisht të Matteo Salvinit). Përballë tij, për këtë mision do të kishte më shumë tituj – për shembull ish drejtori i Avvenire-s Marco Tarquinio kandidat në listat e PD – “populli i paqës” u tregua më pak bujar duke bërë të rrezikojë gazetarin e shquar, të mbetej i përjashtuar nga lista e të zgjedhurve. Në të njëjtën mënyrë ky trup zgjedhor që në social apo në media letre shprehet me ngulm për ndërprerjen e furnizimeve me armë qëndrestarëve ukrainas, këta zgjedhës, thonim, nuk janë treguar mirënjohës kundrejt më luftarakëve për vetë çështjen e tyre: Michele Santoro, Jasmine Cristallo, Ginevra Bompiani, karikaturisti Vauro, Raniero La Valle. Si shpërblim Vannacci mund të bashkëndajë – gjithnji në Parlamentin evropian – barrikadat kundër Zelenski me Cecilia Stradën, Ilaria Salis e hamendësojmë me Pasquale Tridico që ka fituar një vend në Strasburg në sajë të L5Y.

Ky bashkim ndërmjet së majtës paqësore dhe gjeneral Vannaccit – në llogari të të cilit, të jetë e qartë, nuk rezultojnë as vlerësime publike dhe as pagesa nga ana e rusëve – është kremtuar në tv nga një përqafim (së largu) ndërmjet tij dhe Angelo D’Orsit. Profesor D’Orsi, edhe ai, duhet thënë në mënyrë po aq të qartë, pa marrë përgëzime apo financime nga Moska – lufton burrërisht e ndonjëherë me argumentë bindës në ballin paqësor.

Ajo që habit është ndieshmëria e pakët e paqësorëve tanë kundrejt përparimit të partive të djathta, edhe skajore, dhe kënaqësia e dukëshme kur shikojnë të poshtëruar udhëheqësit evropianë, të cilët pak ditë më parë kremtuan tetëdhjetëvjetorin e zbarkimit në Normandi. Një zbarkim, rëndësia e të cilit, ndërmjet të tjerash është vënë në lojë në disa botime që çojnë në rrjeshtimin e tyre.
E gjithë kjo është shoqëruar nga një urim – edhe ai i hapur – që tjetri personazh i pranishëm në Normandi, presidenti Shteteve të Bashkuar Joe Biden, të humbë zgjedhjet e nëndorit në dobi të kundërshtarit Donald Trump, që ai po, do të dinte të gjente “paqën” sa hap e mbyll sytë. Nuk guxojmë as t’a përfytyrojmë në çfarë kushtesh për Zelenskin dhe për ata që kanë luftuar deri sot për pavarësinë e integritetin territorial të Vendit të tyre.

Nga ky kuadër i vogël nxjerrim mësimin se Evropa (ajo që, mbas votimeve, mbetet në këmbë nga Evropa) ka katër muaj kohë – nga tashti e deri në nëndor – për t’u vënë në rregull me vetveten. Kështu për t’u gjendur kur të mbahen votimet presidentore në Shtetet e Bashkuar (dhe ka ende ndonjë arsye për të qënë pohenikë) e gatëshme për të bërë pjesën e vet deri në fund. E mund të dilte jashtë diçka e mirë, përtej Ukrainës, për vetë Evropën. Do të thotë për t’ardhmen tonë.

“Corriere della Sera”, 12 qershor 2024 Përktheu Eugjen Merlika

Kryeministri Kurti në 146-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit:

Idealet politike të Lidhjes së Prizrenit të na frymëzojnë në rrugëtimin drejt avancimit të interesave të përbashkëta e forcimit politik e ushtarak, ekonomik e kulturor të shteteve tona

 

Prizren, 10 qershor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë dhe ishte njëri nga folësit kryesore të ngjarjes së organizuar në Prizren për 146-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që këtë vit po mbahet në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit.

Në fjalën e tij, ai tha se Lidhja Shqiptare e Prizrenit paraqet gur themelin e përpjekjeve tona për pavarësi, e cila më pas u kurorëzua me datat e 28 Nëntorit të vitit 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, e 96 vite më pas, me 17 shkurt 2008, me shpalljen e pavarësinë e Kosovës, duke e realizuar kësisoj një pjesë të programit të Lidhjes, që nuk u arrit të plotësohet në vitin 1912.

“Të ballafaquar nga vendimet e marra në Traktatet e nënshkruara në Evropë, përfaqësues të territoreve të banuara me shqiptarë, u mblodhën në Prizren dhe e themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Një organizatë kjo politike dhe ushtarake mbarë-shqiptare, në mbrojtje të drejtave shqiptare, duke përcaktuar parimet themelore për një jetë të organizuar kolektive e politike në epokën moderne. Kjo është hera e parë në histori kur shqiptarët po flisnin me një zë, pa dallim krahine e feje, duke shprehur kërkesën themelore dhe universale për vetëvendosje dhe për ruajtjen nga copëtimi i territoreve të banuara me shqiptarë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në 25-vjetorin e çlirimit dhe 146-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ai po ashtu solli në kujtesë faktin që me 27 mars të vitit 1999, forcat ushtarake serbe me eksplozivë e rrënuan dhe dogjën ndërtesën, duke i rrënuar edhe shtatoret e Abdyl Frashërit dhe të Ymer Prizrenit, si një përpjekje tjetër e Serbisë, e dimensionit të gjenocidit kulturor, për të zhdukur gjurmët e historisë shqiptare vrasjet masive dhe zhdukjen e kufomave. Gjatë agresionit të shtetit serb brenda periudhës shkurt 1998 – qershor 1999 janë shkatërruar së paku 1800 monumente të trashëgimisë kulturore; janë plaçkitur mbi 3000 objekte arkeologjike dhe etnografike, e dokumentacion arkivor; dhe janë djegur mbi 1.7 milion libra në bibliotekat publike. Ky veprim në bazë të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, është vlerësuar si Krim Kundër Njerëzimit.

E megjithatë, “as shtypja mbi njëshekullore, plaçkitja, djegia e rrënimi, nuk kanë arritur të asgjësojnë besimin dhe luftën tonë për liri”, theksoi kryeministri.

Ai bëri thirrje që të vazhdojmë me përkushtim, bashkëpunimin e ngushtë për avancimin e vlerave të demokracisë, drejtësisë e të barazisë në vendet tona e shtetet tona, si dhe punën pa kusht, drejt integrimit së bashku të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Aleancën Veriatlantike e në Bashkimin Evropian, si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve dhe e kombeve fqinjë me ne.

“Idealet politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit le të na frymëzojnë sot në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt avancimit të interesave të përbashkëta e forcimit politik e ushtarak, ekonomik e kulturor të shteteve tona”, tha ai në fund të fjalës së tij.

Në këtë ngjarje, gjatë të cilës u shfaqë edhe një ekspozitë e organizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore, të pranishëm ishin krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtues e përfaqësues tjerë të institucioneve shtetërore e lokale, e përfaqësues politikë të Preshevës e Bujanocit.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

E nderuara, znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës,
I nderuari, z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Të nderuar zëvendëskryeministra të Qeverisë, Besnik Bislimi, Donika Gërvalla – Schwarz dhe Emilija Rexhepi,
Të nderuar ministra të Qeverisë, deputetë të Kuvendit, zëvendësministra, drejtues e përfaqësues të institucioneve shtetërore e lokale,
Të nderuar udhëheqës të Preshevës e të Bujanocit, Ardita Sinani dhe Nagip Arifi,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,

Po takohemi sot në Prizrenin e lashtë, për të shënuar një datë të rëndësishme historike, atë të 10 qershorit 1878. Këtu, 146 vjet më parë, u mbajt Kuvendi me përfaqësues nga të gjitha viset shqiptare, dhe u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

E theksojmë këtë, Prizrenin e lashtë, si togfjalësh sepse zbulimi arkeologjik i vitit të kaluar, vetëm 200 metra larg prej këtu, tregoi që Prizreni, ky ma i bukuri vend, është tetë shekuj më i vjetër sesa që kemi pandehur më herët.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit paraqet ngjarjen historike, kur gjatë pjesës së dytë të shekullit XIX janë vënë themelet e formimit të shtetit shqiptar. Të ballafaquar nga vendimet e marra në Traktatet e nënshkruara në Evropë, përfaqësues të territoreve të banuara me shqiptarë, u mblodhën në Prizren dhe e themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Një organizatë kjo politike dhe ushtarake mbarë-shqiptare, në mbrojtje të drejtave shqiptare, duke përcaktuar parimet themelore për një jetë të organizuar kolektive e politike në epokën moderne.

Kjo është hera e parë në histori kur shqiptarët po flisnin me një zë, pa dallim krahine e feje, duke shprehur kërkesën themelore dhe universale për vetëvendosje dhe për mbrojtjen dhe ruajtjen nga copëtimi i territoreve të banuara me shqiptarë.

Kjo ngjarje historike, ka qenë gur themel i përpjekjeve tona për pavarësi, e cila më pas u kurorëzua me datat e 28 Nëntorit të vitit 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, e 96 vjet më pas, me 17 shkurt 2008, me shpalljen e pavarësinë e Kosovës, duke e realizuar kësisoj një pjesë të programit të Lidhjes, që nuk u arrit të plotësohet në vitin 1912.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ndër dekada e ndër vite, ka vazhduar të na frymëzojë në përpjekjet e popullit shqiptar për pavarësi dhe shtet-formim. E ky Kompleks ka qenë vendtakim e simbol për kombin shqiptar, duke dëftuar rrënjët e lindjes së shtetit shqiptar dhe intencën historike për bashkim kombëtar.

Sot, kur Kosova po e shënon edhe 25-vjetorin e çlirimit nga okupimi dhe gjenocidi i Serbisë, nuk mund të mos e kujtojmë faktin që ishte pikërisht Rezidenca e Lidhjes së Prizrenit, e cila u shkatërrua në mënyrë barbare nga forcat e armatosura serbe, si objekt i trashëgimisë kulturore, si rezidencë e rezistencës, e që ndodhur prapa meje e para jush.

Në mbrëmjen e 27 marsit të vitit 1999, forcat ushtarake serbe me eksplozivë e rrënuan dhe dogjën këtë ndërtesë, duke i rrënuar edhe shtatoret e Abdyl Frashërit e të Ymer Prizrenit. Përpjekjet e shtetit serb për të zhdukur gjurmët e historisë shqiptare nuk janë ndalur vetëm te vrasjet masive dhe zhdukjet e kufomave, por ka pasur edhe dimensionin e gjenocidit kulturor, duke shënjestruar monumentet me vlerë që përfaqësojnë historinë e identitetin tonë kombëtar, të gjitha vatrat e rezistencës sonë si objekte të trashëgimisë kulturore.

Gjatë agresionit të shtetit serb brenda periudhës shkurt 1998 – qershor 1999 janë shkatërruar së paku 1,800 monumente të trashëgimisë kulturore; janë plaçkitur mbi 3,000 objekte arkeologjike dhe etnografike, e dokumentacion arkivor; dhe janë djegur mbi 1.7 milion libra në bibliotekat publike. Ky veprim në bazë të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, është vlerësuar si Krim Kundër Njerëzimit.

Por, as shtypja mbi njëshekullore, plaçkitja, djegia e rrënimi, nuk kanë arritur të asgjësojnë besimin dhe luftën tonë për liri. Rezistenca e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Rezidenca e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ashtu sikurse populli ynë, është ri ngritur si një feniks që rilind në mënyrë të lavdishme nga hiri dhe fluturon më tutje, edhe si politikë edhe si kulturë. Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vazhdon të ruaj historinë shqiptare shumëshekullore, e cila do të prezantohet e bartet brez pas brezi, me tërë pasurinë dhe shumëllojshmërinë e saj.

Andaj, sot përvjetori i Lidhjes së Prizrenit na ka bërë bashkë, krerë institucionesh nga Kosova, nga Shqipëria, nga trevat e banuara me shqiptarë, përfaqësues nga vendet e rajonit jo vetëm për të nderuar e kujtuar këtë ngjarje historike, por njëkohësisht edhe për të vlerësuar situatën ku ndodhemi tash, nevojat për t’i tejkaluar sfidat e përbashkëta, dhe aspiratat për të trasuar të ardhmen tonë njësoj të përbashkët.

Ne duhet të vazhdojmë me përkushtim, bashkëpunimin e ngushtë për avancimin e vlerave të demokracisë, drejtësisë e të barazisë në vendet tona e shtetet tona. Duhet të vazhdojmë punën pa kusht, drejt integrimit së bashku të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Aleancën Veriatlantike e në Bashkimin Evropian, si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve dhe e kombeve fqinje me ne.

Idealet politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit le të na frymëzojnë sot në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt avancimit të interesave të përbashkëta e forcimit politik e ushtarak, ekonomik e kulturor të shteteve tona.

Ju falemnderit e gëzuar!

(Zyra e Kryeministrit)

‘Më ndryshoi jetën’, ushtari i KFOR-it kujton hyrjen në Kosovë para 25 vitesh: Jam mirënjohës për…

Kenneth Andresen, një prej ushtarëve të KFOR-it, ka kujtuar pritjen që iu bë përpara 25 vitesh nga populli i Kosovës, më 12 qershor të vitit 1999.

Me anë të një postimi në “X”, ai shkruan se ky moment i ndryshoi jetën, teksa gjithashtu është mirënjohës për miqtë dhe kolegët nga Kosova.

“Sot, 25 vjet më parë: më 12 qershor 1999, KFOR-i mbërriti në Kosovë dhe u prit nga mijëra njerëz përgjatë rrugëve. Unë shërbeva si oficer shtypi me KFOR-in nga korriku 1999 deri në janar 2000. Kjo ndryshoi jetën time. Jam mirënjohës për të gjithë miqtë dhe kolegët në/nga Kosova!”, shkroi Andreseni në “X”.

Jargët e Ramës për Rugovën në Prishtinë – Nga Ndriçim Kulla

Esat Pasha modern i Shqipërisë ishte në Prishtinë, i ftuar në një aktivitet me titull “Rugova dhe Perëndimi”, ku u bënë disa kumtesa edhe për Dr. Ibrahim Rugovën me rastin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

Nuk e di statusin e ftesës  e tij, si piktor, si kritik arti apo si kryeministër i Shqipërisë, po të mos harrojmë se ai është edhe miku i ngushtë i zemrës së Aleksandër Vuçiçit, gjithashtu dhe kryeministri i një shteti shqiptar, që i vuri sanksione i pari Kosovës rreth një vit më parë në kundërshtim flagrant me vullnetin e popullit të tij.

Pjesëmarrja e këtij zuzari duhej të bëhej sensacion për të gjitha këto arsye, por sidomos për  fjalimin e tij vlerësues për Ibrahim Rugovën.

Të fliste Edi Rama për Ibrahim Rugovën me fjalë të bukura, kur nga goja e tij kishte zbrazur vetë acid për Rugovën, kjo duhej të ishte e pamundur. Për Ibrahim Rugovën në kohën e tij, ai s’kishte pasur asgjë për të thënë përveç helmit.

Për njerëzit ai flet vetëm kur kanë lidhje me pushtetin e tij, vartësinë ose konjukturat që kanë lidhje me të.

“Ç’ekziston, ai e kthen në rrënojë – jo për hir të rrënojës, por për hir të rrugës që të çon deri atje”. A thua vërtet kjo të nis me  rrugë të keqe për të menduar se si e realizoi ai progresin?!

Ai ishte më gënjeshtar se kurrë. Adhurimi  dhe vlerësim për një figurë të  kombit shqiptarë që  kishte neveri t’ia zinte emrin në gojë?! Sepse nuk mund të prekte dot as majën e atyre që kishte parë në  ëndrrat e tij prej atyre që kishte bërë Rugova.

Kjo është një pastërma që nuk vihet në gojë se të helmon.

Ia do puna sigurisht, që të përdorë fabulën e Nastradinit me bistakun e rrushit, i cili e urinoi fillimisht, pastaj iu kthye një nga një kokrrave të rrushit. Janë episode të gjirizit të tij politik.

Ai ka 30 vjet me radhë që Ibrahim Rugovën e vështronte shtrëmbër dhe me zili. Nuk foli kurrë mirë për të, jo vetëm si figurë publike, por as si kryeministër.

Rugova ishte nga ata njerëz, që për ne shqiptarët solli një diell  të ri rrezatues në këto kohë moderne. Por Rugova i zinte diellin në fantazinë e  egoizmit të tij të tmerrshëm.

Dikur me Hashim Thaçin dhe të tjerë donte ta zhbënte atë që kishte krijuar Rugova me Fehmi Aganin dhe luftëtarët e tjerë të UÇK- së.

Koha po e rivlerëson Rugovën dhe po e kthen tek dashuria e shqiptarëve  me vizionin e madh paqësor që pati mes furtunave të përgjakshme të Milosheviçit  dhe  mikut të tij Aleksandër Vuçiç .

Në Prishtinë ai  shkoi të thoshte disa fjalë për Rugovën. Dhe e quajti Rugovën një njeri të jashtëzakonshëm me vullnet që çante gurin.

“Hapu dhe’, të futem!” – thoshte gjyshja ime kur dëgjonte ndonjë të pathënë, si këto ndodhitë me episode kameleonësh të Edi Ramës. “Hapu dhe’, se nuk kam ku të futem!” – përsëriste gjyshja ime labe kur dëgjonte ndonjë të pabërë vaki më parë, si këto që po ndodhin me kryeministrin tonë autokrat poshtë e lart Shqipërisë, poshtë e lart Kosovës, por sidomos  në Beograd e përpjetë.

Por gjyshja ime nuk ishte njëherë nga Mirdita, njëherë nga Shkodra, njëherë nga Durrësi, njëherë katolike, njëherë ortodokse etj . Ishte vetëm ajo që ishte: një grua e thjeshtë labe ga një fshat i jugut të Shqipërisë dhe kishte vetëm atë besim që ishte midis islamit dhe krishtërimit dhe atë që thoshte e thoshte vërtet dhe ato që citoj  i parkasin mençurisë së saj, edhe pse jetonte ndershmërisht në anonimatin e saj.

Të rikthehesh tek Rugova me një pasion të shtirur, siç bëri Edi Rama i tridhjetë e ca viteve të  duket jo vetëm e pabesueshme, por të duket se qielli kërkon të përplaset tokën.

Histori të tilla, elita intelektuale e majtë ose e djathtë, nuk i kapërcen dot.

Histori të tilla të bëjnë të ndalesh në rrugë për pabesueshmërinë e tyre të pakapërcyeshme. Por autokratit i ka ndodhur diçka  në qenien e tij në raport me zullumet që ka bërë, se kjo nuk është punë reflektimi, mbasi ai ka provuar se urren çdokënd në këtë botë dhe çdo gjë që bën, mendon të ushqejë përjetësinë e pushtetit.

Të jetë kjo sjellje, një progres i piktorit, në  vlerësimin si vendimmarrës autoritarist, kthimi i syve të mendjes te Dr. Ibrahim Rugova i sotëm, që në fakt nuk ekziston në mbresat dhe kujtimin e tij?

Unë jam i bindur se jo. Ai nuk është provuar kurrë në asnjë rast se ka një ndjeshmëri vlerësimi për njerëzit që punojnë, që krijojnë, që shkruajnë dhe bëjnë vepra për kombin.

Nuk e di nëse mund të ketë thënë ndonjëherë për një njeri në jetë se “ky është punëtor”. Vlerësimi për njerëzit atë e vret dhe nuk mund ta bëjë kurrë.

Vetëm kur bëhet fjalë për pushtetin ai ngrihet në këmbë dhe çfarë nuk bën. Pushteti është vrima e zezë ku ai rrotullon dhe vërtit çdo interes.

Fjalët e Edi  Ramës në Prishtinë për Rugovën ishin jargë.

REL: Kosova shënon 25-vjetorin e Çlirimit

Një ushtar britanik duke mbajtur në duar fëmijë kosovarë në Prishtinë më 13 qershor 1999, një ditë pas hyrjes së trupave të parë në Kosovë.

Kosova sot e shënon 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, shkroi në rrjetin social X se ndihet mirënjohës për 25 vjet paqe në Kosovë.

Clinton është nderuar në Kosovë për kontributin e tij në çlirimin e vendit. Në Prishtinë, në sheshin e emëruar për nder të Clintonit ndodhet edhe një shtatore e tij, ndërsa aty afër është hapur edhe një dyqan rrobash i emëruar Hillary, për nder të Zonjës së Parë të atëhershme të SHBA-së, Hillary Clinton.

Clinton luajti rol kyç në çlirimin e Kosovës më 1999, pasi punoi me aleatët e tjerë të NATO-s për ndërmarrë veprime ushtarake në mbrojtje të popullit të Kosovës.

“Mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi shënuar fitore – për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë”, tha Clinton 25 vjet më parë.

Për nder të Ditës së Çlirimit, do të mbahen disa ceremoni të ndryshme në vend, përfshirë një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës mëngjesin e sotëm.

Më vonë gjatë ditës, në sheshin e kryeqytetit do të bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Rezoluta 1244 e OKB-së në Kosovë vendosi administratën e përkohshme të OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë transitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Ajo, po ashtu, siguroi bazën ligjore për vendosjen e 50.000 trupave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja për ta siguruar paqen në Kosovë, që njëherësh ishte edhe misioni më i madh paqeruajtës i Aleancës veriatlantike.

Vendosjes së trupave paqeruajtëse i parapriu Marrëveshja Teknike e Kumanovës, që parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999.

Ushtarët e parë që u futën brenda territorit të Kosovës më 1999 ishin pjesëtarë të ushtrisë norvegjeze. Ata ishin pjesë forcave paqeruajtëse nga 36 vende të botës – prej të cilëve 30.000 ishin të shteteve të NATO-s – që erdhën në Kosovë.

Më 12 qershor bëhen 25 vjet nga dita kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë.

Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre i më shumë se 800.000 refugjatëve, persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë e tyre, që po strehoheshin në kampe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-a ndodhi pas gati një dekade përpjekjesh diplomatike ndërkombëtare për t’i ndalur luftërat në ish-Jugosllavi. Në Kosovë, asaj i parapriu Konferenca e Rambujesë dhe e Parisit, ku Serbia refuzoi kompromisin që të ndalte dhunën e forcave të saj në Kosovë.

Në luftën e viteve 1998-’99 janë vrarë më shumë se 13.000 persona dhe janë zhdukur më shumë se 6.000 persona.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.

Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

Ndër ta ishte edhe Slobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Sipas të dhënave, më shumë se 1.600 persona konsiderohen ende të pagjetur.

Njëzetepesë vjet pas hyrjes në Kosovë, numri i trupave të KFOR-it është zvogëluar dhe aktualisht në vend janë mbi 4 mijë trupa nga 28 shtete të botës.

VOA: Kosovë, një çerek shekulli nga dita e çlirimit

Edlira Bllaca

Kosova po shënon të mërkurën 25 vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999 trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja hynë në Kosovë prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë kjo kremtohet si dita e lirisë së Kosovës.

NATO-ja vlerësohet se ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm jo vetëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt por edhe rindërtimin e Kosovës, e cila doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e rreth 5 mijë të zhdukur.

Ndonëse roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësohet thelbësor në çlirimin e vendit, Kosova po e shënon sot një çerekshekulli nga ajo ditë në një periudhë të asaj që duket si një zbehje në marrëdhënien e qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mospajtimet kryesore lidhen me mos hedhjen e hapave nga qeveria e Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që e la Kosovën jashtë agjendës së takimit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës muajin e kaluar, ku pritej të votohej për anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

Ekspertët thonë se diplomacia perëndimore është e zhgënjyer me qeverinë e Kosovës ndërsa tërheqin vërejtjen se mbështetja e aleatëve ndërkombëtarë mbetet thelbësore në rrugën e Kosovës drejt integrimit të plotë euroatlantik.

Kosova mbetet e fundit në rajon në proceset integruese ndërsa përparimi i saj në këtë drejtim është i lidhur ngushtë edhe me zbatimin e marrëveshjes së vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Por tensionet e vazhdueshme me Serbinë, posaçërisht rreth zhvillimeve në veri të vendit, duket sikur e kanë zhvendosur vëmendjen nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje drejt menaxhimit të krizave.

Nga 50 mijë trupa të NATO-s sa u vendosën 25 vjet më parë në Kosovë, numri i tyre është zvogëluar vit pas viti. Por, vitin e kaluar NATO-ja vendosi trupa shtesë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, të cilat kanë bërë që Kosova të përballet me një nga krizat më të thella në marrëdhëniet e saj me aleatët perëndimorë.

25 vjet pas luftës, Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës e cila u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e vendeve kryesore perëndimore.

Të dyja vendet janë pajtuar në Bruksel dhe Ohër mbi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por tensionet mbeten të larta duke shtuar shqetësimin e diplomacisë perëndimore për mundësinë e ripërtëritjes së konflikteve në rajon.

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt eksporteve dhe jo…

Për menaxherin e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas modeli ekonomik i vendit ka nevojë për transformim, duke u orientuar nga eksportet dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe jo nga sektori i ndërtimit dhe konsumit. Gjatë fjalës përshëndetëse të mbajtur në workshopin “Inxhinieria e qëndrueshme në 360 gradë” e zhvilluar në Tiranë nga Italian Trade Agency (ITA) në bashkëpunim me Shoqatën e Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Konsulencës Teknike- Ekonomike në Itali (OICE), teksa vlerësoi pozitivisht trendin rritës të ekonomisë dhe uljes së varfërisë, theksoi se Shqipërisë i nevojitet një modeli i ri ekonomik për të shtuar produktivitetin dhe vendet e punës.

“Nëse do të shihni përbërjen e GDP-së, peshën kryesore e zë sektori i ndërtimit dhe konsumi. Që Shqipëria të zhvendoset nga niveli i mesëm në nivelin e lartë të të ardhurave për frymë, duhet të ndodhë një transformim. Duhet të zhvendoset nga pagat e ulëta dhe produktiviteti i ulët, te prodhimi me vlerë të shtuar më të lartë dhe më i orientuar nga eksportet. Fokusi duhet të jetë në shfrytëzimin e burimeve natyrore për rritjen e produktivitetit dhe të investimeve. Pra që të ndodhë transformimi nga ndërtimi dhe konsumi, ekonomia duhet të orientohet drejt rritjes së eksporteve”.

Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas u ndal edhe te problematika e fuqisë punëtore, ku sipas tij në bashkëpunim me qeverinë po punohet për rritjen e cilësisë së edukimit të të rinjve dhe në sektorin shëndetësor. “Për sa i përket fuqisë punëtore, ne e dimë që në Shqipëri ashtu si në shumë vende të tjera të rajonit po humbet me shpejtësi një pjesë e konsiderueshme e kapitalit njerëzor. Plazhet e bukura apo malet nuk janë burimi i Shqipërisë, është kapitali njerëzor burimi i saj, njerëzit e talentuar të këtij vendi, sidomos të rinjtë.

Kontributi i tyre është i rëndësishëm për rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe ardhjen e kompanive të huaja. Por kjo është një gjë për të cilën ne të gjithë se bashku duhet të bëjmë më shumë. Nga ana jonë jemi duke punuar me qeverinë për të rritur cilësinë e edukimit të të rinjve në shkollat profesionale dhe në universitete. Gjithashtu po punojmë edhe në sektorin e shëndetësisë, pasi është shumë e rëndësishme të krijojmë oportunitet që popullata të qëndrojë në Shqipëri.

Tre janë prioritet e Bankës Botërore në Shqipëri: E para është të krijohen vende pune, dhe me paga të larta. Ka vende punë në sektorin e ndërtimit, në sektorin katering, por nuk ofrohen vende pune në sektorë të tjerë. Prioriteti i dytë është kapitali human. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për vendin, por ehe për kompanitë e huaja që vijnë në Shqipëri. Prioriteti i tretë është rimëkëmbja e vendit, pas goditjeve nga tërmetit të 2019-s, pandemia e Covid-19 apo kriza energjetike”, pohoi ai.

Mbajtja e forumit në Tiranë për infrastrukturën, mori shkas nga zhvillimi i dukshëm i viteve të fundit i arritur në ketë sektor dhe perspektivat e mëtejshme të rritjes që lidhen me programet e investimeve të qeverisë në funksion të anëtarësimit të ardhshëm të Shqipërisë në BE. Ndër të tjera, nisma synoi forcimin e ndërsjellë të bashkëpunimit për ofrimin e eksperiencës të sipërmarrësve italianë ndaj atyre shqiptarë dhe nga Kosova për adoptimin standardeve europiane, në projektime inxhinierike me qëndrueshmëri ekologjike, si për veprat publike dhe investime private që po zhvillohen në Shqipëri./Monitor


Send this to a friend