Arben Ahmetaj rikthehet në Çim Peka Live me një ‘mal’ me dosje kundër Edi Ramës.
Të enjten në orën 20:45, shqiptarët do mund të ndjekin në SYRI TV intervistën e radhës së ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj.
“Dosje, dosje, dosje, dosje, dosje të audituara, të shpjeguara dhe të publikuara sot në këtë intervistë, të cilat kanë një surrat nga mbrapa, i cili është përfituesi Edi Rama,” thotë moderatori i njohur Çim Peka.
Kjo intervistë vjen në kohën kur laku në qafën e Edi Ramës është ngushtuar shumë. Kujtojmë se intervistat e Ahmetajt në ‘Çim Peka Live’ kanë shërbyer si një arsye e fortë për ngushtimin e këtij laku.
Mos harroni të ndiqni intervistën të enjten në orën 20:45 në SYRI Televizion.