VOAL

VOAL

Dëshmia e luleve… – Esé nga REX KASUMAJ

April 25, 2018

Komentet

Një ditëvjeshte në FLORIDA – Poezi nga Përparim Hysi

 
              1.
Në fushë  fëshërin bari
Flladi seç të tundë “jeletë”
Dalëngadalë  me ngjyrëari
Vjeshta vesh gjethet për rreth.
 
                2.
Një re bletësh gumëzhin rrotull
Edhe shkon mblidhet në pemë
Çof-çof dëgjoj   një çotër
Çotër është apo mëllenjë?
 
              3,
Tek zgjatem që të shoh
E të shuaj pak kureshtjen
Është një “mik” që mirë e njoh
Ndaj s’e mbaj dot buzëqeshjen.
 
                4.
Është një ketër që më”njeh”
Vjen nga unë,ma gjen shtëpinë
Dhe lodron ,sa më sheh
Se ma njeh me kohë miqësinë.
 
                5.
Nxjerrë nga qeska i hedh bukë
(Asnjëherë qeska s’rri bosh)
Tak e merr dhe i ka dukë
Dhe kënaqet (veç ta shohësh)
 
                 6.
Pastaj zë e më ndjek pas
Se s’ha bukën e përmbys kupën
S’ka më mik se sa një kafshë
Kafsha hallal ma ka bukën!
 
                 7.
Unë hedh sytë përmbi liqen
Është i mushur me shpezë plym!
Kjo ditëvjeshte më pëlqen
Kam një gas që  më  bën tym.
 
                 8.
SE më vijnë copëza nga fshati
Një peizazh që mirë e njoh
Ndaj nga buza s’ndahet  gazi
Kam aq gas,sa zë bëj “oh”!
9.
Këtë gas e hedh në vargje
Më vjen keq që s’jam piktor
Gati që t’ia marr me “saze”
Ky peizazh më bën gazmor.

 
                  10.
E harroj moshën që kam
Kjo ditëvjeshte në FLORIDA
Gati pezull më mban
Edhe vargjeve iu vu pika,
 
                            FLORIDA, 29 shtator 2011

POEMI PËR ÇAMËRINË- Nga ATDHE GECI

Tokë e Çamërisë, tokë e Shqipërisë së lashtë,
e lindur nga gjaku dhe prushi i qëndresës,
nga flakët e zemrës dhe nga gjuha e gjallë,
nga gjaku i derdhur në luftëra dhe beteja,
je bimë e rrënjës pellazge, në tokën ku jeton.

Greqia e sotme të shtyp me këmbë mbi bark,
ushqehet nga fushat tua dhe malet me kullota,
shtrihet gjërë e gjatë mbi tokat tënde me det,
duke mohuar ekzistencën tënde o Çamëri,
ajo të vodhi fustanellën po edhe fjalët shqipe?

Fol, tokë e lashtë e Çamërisë së atdheut, fol!
Çamëri, ku mbeti flamuri pellazg i luftërave?
Si u dogj dorëshkrimi i himnit të Pirro Burrit?
Si ndodhi që, nga shpallja «Shqipëria e re»,
të kryqëzohet me emër të panjohur më parë: Greqi?

Çamëri, ti që linde Zeusin, Pirron, Homerin,
ti që ishe në nivelin më të lartë të shpirtit njerëzor,
ti linde plejada të tëra trimash dhe filozofësh.
Hiq pluhurin e të pavërtetave të Greqisë,
ngrite flamurin kuqezi të Kadmit dhe të Ilirit!…

Nuk harrohen çamët, as Çamëria shqiptare,
nuk harrohen arvanët, as arvanitët e Moresë.
Dua që këto vargje të bëhen udhërrëfyes
për brezat që vijnë, si dëshmi e kujtesës,
se brenda Greqisë gjendet një Shqipëri,
Shqipëria, deri në Prevezë dhe në More!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2026

SKENA TË ABSURDITETIT- Nga ARIF EJUPI

Të krimit, të gozhdimit,
të kërcënimit dhe të linçimit,
të gjakut dhe të varreve,
të tekave dhe të hakmarrjeve,
që prangojnë duar e këmbë,
që na bëjnë të na vijë turp
kur veten shohim në pasqyrë.
.
T’i thërrasim mendjes së turbulluar
e ndërgjegjes së rrënuar,
ta ndërpresim këtë ves të ndytë,
të mos ia nxjerrim njëri-tjetrit sytë!
.
Ç ‘është kjo çmenduri e ky absurditet?
Babai djalin vret e djali nënën,
burri gruan, vëllai vëllain,
shoku shokun, miku mikun.
Jemi çmendur dhe verbëruar,
duke u bërë dorë e zgjatur e armikut!
.
Ves i lig, ves i ndytë!
Nëpër shekuj i kemi nxjerrë
njëri-tjetrit sytë.
Lëmshit të krijuar
asnjëherë nuk i është gjetur filli!
.
Mjaft me vrasje!
Mjaft me varre!
Mjaft me urrejtje, dhunë e hakmarrje!
Të ndërpritet kjo çmenduri,
ky mjerim dhe kjo ngrënie e vetvetes!
.
Arif Ejupi
Gjenevë, 12 tetor 2026

Lisat nuk ikën- Poezi të reja nga Ismet TAHIRAJ

 

LIRSHËM MUND TË LËVIZIM

 

Mund të  lirshëm në Plluzhinë e

Ticë  më lashtësi arkeologjike

A po në Rezallë  as ndër varre  s’përmendet

Gjakmarrja  assesi plaga

Dhe Likovcin e UÇK-së tashë u vëhen

emrat e luftëtarëve ,fëmijëve

Dhe në Murgën e moç sa vet bota

Po  nuk  mund të  kalosh rrepësisht  është e ndaluar{

Deviçi   i përgjakur që  e dëgjoi  tërë bota

Aty verdikt  japin popat

Mund  të kalosh   lirshëm Radishën të  Banjë të Runikut

Ku Bozhoviqet  e përtrinjë  sehirin

Në  Kuqicë lëvizë  lirshëm   deri kisha  e jonë ,Kisha e Prekocit

Ligjet  na i vë  rrënja e Zubinpotoku

Po s’guxojmi  t’i prekim  dardhat e Dobrit

Në Mitrovicë , në Veri kismet bëjnë  dekorin

Lirshëm  po lëvizim mund të lëvizim

Nuk   na   pengon maçorri ….

 

NJË SERBE E SERTË

Një serbe e sertë

Siç janë vet serbet e sertë

Hidhi gurë mbi te veten çati

E çakërdisur me gjak ne sy

 

Shau pështymë

Lum jargësh në lendinë.

theu xhamin për mbrenda

As mendja s’ta pret

Nata tha ishte e qetë

Vazhdoi vajtimin sikur derdheshin retë.

Nata ishte futë

Dora ishte sekret.

Tha këtu s’ka kulturë

S’rrohet në miniaturë.

Serbja siç ishte vet

E sertë

Përrallisë e gogësinë

As kush s’ merr më vesh.

Siç vyshket gjethi

I kësaj vjeshte

Baltërave vajtim i saj

Shket

Ujërat i gjirizeve

E veshin me te vetin petk….

KRESHTAT NUK SHUHEN

 -Barikadat-

Luaj  më ,lëviz

Më tutje  , tutje

Se  fryma e re

Po i vret fytyra

Dhe leckamaneve u nderron ngjyrat.

 Po shi i idhët shi

Po bie tinez më rehati

Shkërmoq një  livaadh

Livadh  pak e urtak.

 

Luaj ,shih siç po i sheh

Barikadat    më  hije

Më dheun  prej varreve

Gëlqere na vënë  varrëve.

 

Plepat dikush ditën

Tjetëri natën

I sakatoi

Të përgjakur.

 

Dhe shtohën  kamionet

Më fytyrë lije

Si pela  më zgjebë

Hingëllin buriatë

 

E toka  ku  toka shkelim

Na  njeh frymën

Bekimin e nënave

Dhe varret e të parëve

 

Lisat  nuk ikën

As kreshtat  nuk shuhen

Prej  diellit deri të muzgu

Frymon  fryma e jonë

Sa frymon secili njeri mbi tokë

 

Kamionet bartin qefinin

E pështjell seciln kokë të tyre

Kosovë, ktheja emrin e vet Kosovës, Dardani- Poezi nga ATDHE GECI

Në atdheun  tim  të ndarë dhe të copëtuar
një  ëndërr në ëndërr  shtrihet  dhe zgjatet
një  ëndërr  në ëndërr  i  jep krah shpresës
një  ëndërr  në  ëndërr  i  shtohet flamurit

Kosovë, ktheja emrin e vet Kosovës,
Dardani, gjatë e kemi heshtur këtë emër
gjatë  kemi luftuar të çlirohemi, Kosova
na thërret, t´ia kthejmë emrin në Dardani

S´njoh vetëdije më të lartë se të bashkuar
dhe as realitet më të lartësuar se sa atdhe
tokë dardane  ku  unë  jam  lindur e rritur
me forcën e gjuhës e të  gjakut të këndoj!

Fol  tokë  fishtiane e dardanëve  të Ilirisë
tokë barletiane e naimiane e tërë Atdheut
kohë e së vërtetës së ëndërruar ka ardhur
i dremitur jam, po gjumë nuk  kam në sy!

Iliri e atdheut  nuk  shterron me pranvera
nesër  do  të  ketë stuhi, nëpër të duhet të
kalojmë!Kosovë, ky shkrim më vjen nga
zemra, Kosovë, emri im i dheut, Dardani!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2026

Lëshoma hisen time të Diellit, Vëlla- Nga Isuf B.Bajrami

Lëshoma hisen time të Diellit, vëlla, atë copëz drite që më takon, se unë jam bir i kësaj toke, dhe kjo tokë në zemër më këndon.

Lëshoma një rreze mbi vendlindje, një rreze mbi malin që na rriti, mbi lumin që dikur rridhte i pastër dhe fëmijërinë tonë e përcolli.

Vëlla, a e mban mend atë lumë? Atë ujë të kthjellët si loti, ku ne si fëmijë zhysnim duart dhe nuk dinim ç’ishte largimi?

A e mban mend zërin e tij, kur përplasej mbi gurët e bardhë? Sikur na tregonte një përrallë që vetëm fëmijët dinin ta dëgjonin.

Sot kthehem dhe e shoh me dhimbje.

Therra nëpër brigje, drunj të rrëzuar në shtrat, rrjedha e tij e penguar, dhe uji që kërkon një rrugë mes asaj që ne i kemi bërë.

E pyeta veten:

Ku shkoi lumi im?

Por pastaj e kuptova…

Lumi është aty.

Ne kemi ndryshuar.

Ne ia kemi zënë rrugën.

Ne ia kemi harruar këngën.

Dhe kur nisa ta pastroj, dikush më pyeti:

“Pse po e pastron lumin, vëlla?”

E heshta një çast.

Pastaj pashë ujin dhe m’u kujtua fëmijëria.

Iu kujtuan këmbët e mia të zbathura, zërat tanë mbi breg, verat e gjata, dhe ai ujë që na freskonte kur bota na dukej e madhe.

Dhe thashë:

“Sepse dikur ishte i pastër.”

“Lëre”, më thanë.

“Ka qenë gjithmonë kështu.”

Por jo, vëlla.

Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kështu e kemi bërë.

Dhe nëse dikur kemi gabuar, pse duhet t’ua lëmë gabimin edhe fëmijëve tanë?

Pse duhet t’u themi:

“Mos e prek lumin, sepse ne nuk e prekëm”?

Pse duhet t’u lëmë një shtrat lumi me therra në vend të një lumi me jetë?

Vëlla, unë nuk dua të luftoj me askënd.

Dua vetëm të hap një rrugë për ujin.

Dua t’i largoj ferrat që ia kanë mbytur brigjet.

Dua t’i heq drunjtë që ia kanë devijuar rrjedhën.

Dua ta dëgjoj përsëri atë këngën e vjetër që më ka mbetur në shpirt.

Sepse lumi nuk kërkon shumë.

Nuk kërkon pasuri.

Nuk kërkon lavdi.

Kërkon vetëm:

Të rrjedhë.

Ashtu si njeriu kërkon të jetojë.

Ashtu si një fëmijë kërkon të rritet.

Ashtu si një vendlindje kërkon të mos harrohet.

Vëlla, mos ma thuaj:

“Pse po merresh me këtë?”

Më thuaj:

“Çfarë mund të bëjmë bashkë?”

Sepse një lumë nuk pastrohet me një dorë të vetme.

As një fshat nuk ringjallet me një zemër të vetme.

Na duhen duart tona.

Na duhen kujtimet tona.

Na duhet guximi për të mos thënë më:

“Kështu ka qenë gjithmonë.”

Sepse e ardhmja nuk ndërtohet duke ruajtur çdo gjë siç e gjetëm.

Ndonjëherë duhet të pastrojmë atë që kemi lënë pas.

Të hapim rrugën e mbyllur.

Të kthejmë ujin në shtratin e vet.

Të mbjellim aty ku kemi prerë.

Të shërojmë aty ku kemi plagosur.

Dhe mbi të gjitha, të mos kemi frikë të bëjmë një të mirë vetëm pse dikush pyet:

“Pse?”

Vëlla, unë e di pse.

Sepse ky lumë është një pjesë e fëmijërisë sime.

Sepse ky ujë ka prekur këmbët e mia.

Sepse këta gurë kanë dëgjuar të qeshurat tona.

Sepse këto brigje mbajnë gjurmët e hapave tanë.

Sepse vendlindja nuk është vetëm një vend në hartë.

Është ajo që të dhemb kur je larg.

Është ajo që të thërret kur askush tjetër nuk të thërret.

Është ajo që ta njeh zërin edhe pasi ke harruar si tingëllon vetë zëri yt.

Prandaj, vëlla, lëshoma hisen time të Diellit.

Mos ma mbyll dritën me fjalët e së kaluarës.

Mos ma mbyll rrugën me “kështu ka qenë”.

Lëre një rreze të bjerë mbi lumin tonë.

Lëre një rreze të hyjë nëpër degët e dendura.

Lëre ujin të marrë frymë.

Lëre lumin të këndojë.

E kur një ditë fëmijët tanë të vijnë këtu, të ulen pranë ujit, të zhysin duart në të dhe të pyesin:

“Kush e bëri lumin përsëri të pastër?”

Ne të mos tregojmë gishtin kah njëri-tjetri.

Le të themi vetëm:

“E bëmë bashkë.”

Dhe atëherë, vëlla, kur lumi të rrjedhë i lirë mes dy brigjeve të tij, kur bari të jetë përsëri i gjelbër, kur zogjtë të zbresin mbi ujë, kur fëmijët të qeshin në breg,

unë do të ulem pranë teje.

Do ta zhys dorën në ujë si dikur.

Dhe ndoshta për një çast do të harrojmë vitet që ikën.

Do të jemi përsëri fëmijë.

Dhe lumi do të na njohë.

Do të na thotë:

“Erdhët më në fund…”

E ne do t’i themi:

“Po, lumë. Erdhëm. Nuk erdhëm vetëm të të shohim. Erdhëm të ta kthejmë lirinë.”

E kur Dielli të bjerë mbi ujë dhe lumi të marrë ngjyrën e arit, do të të them ty, vëlla:

Lëshoma hisen time të Diellit. Jo më shumë se ç’më takon. Vetëm një rreze mbi vendlindjen time, një rreze mbi lumin tim, një rreze mbi kujtimet tona.

Sepse ajo dritë nuk është vetëm e imja.

Është e jona.

Dhe nëse e ndajmë me njëri-tjetrin, nuk pakësohet.

Shtohet.

Vendi i Lekës,07.10.2026

DASHURIA Poezi nga Marina Cvetaeva (8.10.1982-31.08.1941) E shqipëroi Elida Buçpapaj

Zjarr? Uragan? Tërmet?
Le të shkojmë më ngadalë…
Dhimbje e njohur si për sytë pëllëmba
e dorës dhe për buzët
emri i fëmijës tënd…

Mendjelehtësi—mëkat i dashur Poezi nga Marina Cvetaeva (8.10.1982-31.08.1941) E shqipëroi Elida Buçpapaj

Mendjelehtësi—mëkat i dashur

shoku im i dashur i udhëtimit dhe armiku im i dashur!

Ti më spërkate të qeshura në sy

dhe venat me mazurka m’i spërkate.

 

Prej teje mos e ruaja unazën e martesës mësova

për këdo që Jeta do të më martonte!

Të filloja rastësisht nga fundi

dhe të mbaroja ende para fillimit.

 

Të isha si kërcell dhe si çeliku

në jetë ku kaq pak mund të bëjmë …

Të kuroja trishtimin me çokollatë

dhe të dukesha e qeshur në fytyrat e kalimtarëve!

Flijimi i Etëhem Haxhiademit nuk është vetëm i djeshëm – Ai vijon edhe sot nga vetë Akademia e Shkencave e Shqipërisë Nga Robert Martiko

TË PËRPIQESH TË FUTËSH NJË UNIVERS TË TËRË BRENDA NJË KOKRRE ARRE

Absurditeti i madh i një akademie, në mijëvjeçarin e tretë

Flijimi i Etëhem Haxhiademit nuk është vetëm i djeshëm. Ai vijon edhe sot nga vetë Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Ndërsa studimet akademike shqiptare mbeten të përqendruara kryesisht te dokumenti, biografia, gjuha, historia dhe arkivi, Bota e Ideve mbetet e patrajtuar. Pikërisht ajo Botë që ka qenë një nga forcat e mëdha të zhvillimit të Mendimit perëndimor dhe të ndryshimit të fatit të miliona njerëzve.

Paradoksi i madh është se Haxhiademi punoi pikërisht në këtë terren dhe çuditërisht ja mohojnë. Njeriu përballë fatit, Lirisë, fajit, Përgjegjësisë, së Mirës dhe së Keqes, është një përmasë e tij që nuk pranohet t’i njihet në asnjë mënyrë. Nuk ekziston as dëshira akademike më e vogël për ta njohur.

Në vend që horizonti akademik të zgjerohet për ta përfshirë, bota e Haxhiademit mbahet peng.

Është e mundur të zvogëlohet Haxhiademi vetëm në biografi, dokument dhe histori letrare? Kjo është sikur të përpiqesh të futësh një univers të tërë brenda një kokërr arre.

Është Bota e Ideve ajo që hap rrugën drejt vetë së ardhmes së shoqërisë shqiptare. Mbajtja peng e Mendimit të Haxhiademit brenda kufijve të vjetër, sot në Mijëvjeçarin e Tretë, është një absurditet i vërtetë akademik, kufij që mendimi perëndimor i ka flakur tutje prej shekujsh.

POR ATËHERË LIND NJË PYETJE AKOMA MË E MADHE

Po sikur nesër Skënderbeu të studiohet jo vetëm për betejat, aleancat, dokumentet dhe kronikat, por si një univers idesh mbi Lirinë, Dinjitetin, Përgjegjësinë, pushtetin, zgjedhjen dhe Njeriun? Çfarë do të ndodhë? Do të vazhdojë edhe Skënderbeu gjigant të futet brenda së njëjtës kokërr arre?

Sepse problemi nuk është më Haxhiademi. Problemi është vetë horizonti i kufizuar i Mendimit akademik shqiptar.

 

MË DUKET SE DO TË SHKOJ TË JETOJ ME KAFSHËT Nga Walt WHITMAN Përkthyer nga VASILIKA IFANDI

Më duket se do të shkoj të jetoj me kafshët. Ndalem dhe i vështroj.
Nuk janë të respektuara apo të palumtura.
.
Nuk robtohen, nuk ankohen për gjendjen e tyre,
nuk rrinë zgjuar natën për të qarë për mëkatet e tyre,
nuk më nervozojnë duke folur për detyrimin ndaj Zotit.
.
Asnjëra nuk është e pakënaqur,
asnjëra nuk është çmendur nga mania e pronësisë,
asnjëra nuk gjunjëzohet para tjetrës
apo para llojit të vet që ka jetuar mijëra vjet më parë.
.
.
Walt WHITMAN
.
4 Tetor Dita Botërore e Kafshëve

Nga Homeri te Borhesi- Poemë nga PETRAQ RISTO

1.
Pa rrugë
pa shtëpi
në një sy
të Homerit
po rri.

2.
Nga shtëpia e Homerit te shtëpia e Borhesit
miliona shkopinj: degë nga pemët e dritës
me sythe sysh, klorofil.
Degë me mallin për bilbila.

Nga shtëpia e Homerit te shtëpia e Borhesit
i mblodha shkopinjtë e të verbërve (të vdekur e të gjallë)
Na mbillni, thërrisnin, na mbillni anës rrugëve.

Borhesi dhe Homeri
dy pika
të një vije të rrallë.

3.
Të vdekurit shkruajnë libra me alfabetin e barit,
vargje bari mbi Trojë dhe në sytë e Homerit,
kapituj të blertë në mençurinë e Borhesit,
ku njerëzit kthehen në hije prej dheu,
e ku brenda secilit vrapon një sozi.

Të vdekurit shkruajnë libra e ne përpiqemi të lexojmë,
të gatshëm për të vdekur që të na lexojnë të tjerët.

4.
Rërë e zhgënjyer nga floriri.
Hije e zhgënjyer nga drita.
Si vesa e qumështit,
pikuar nga gjiri,
pikon,
Aleksandria,
nga librat.

5.
Pse janë të shtrirë s’mund të quhen të mundur të vdekurit.

6.
Fishkëllej motivin e njohur nga të gjithë,
në çastet kur mbledhim supet.

7.
Në Shqipëri
bari është bërë
për t’u shkelur,
lulet për t’u këputur
dhe njerëzit
për t’u vrarë.
Zeroja paska vlerë,
te zeroja
kemi varret…

8.
Sytë e të verbërve
veç zero
nuk janë.

9.
Dhe i verbëri
i ka lotët
pasuri,
natyrisht dhe unë,
që hyj te njerëzit
me një sy.

10.
Nga shtëpia e Homerit te shtëpia e Borhesit,
i mblodha shkopinjtë e të verbërve (të vdekur e të gjallë).

Borhesi dhe Homeri: dy pika të një vije të rrallë.

Korrik, 1995 – dhjetor, 1998

ÇARÇIKUA- Tregim nga Përparim Hysi

             Sot jam nisur në dasëm dhe në krah kam Xha MYRTEN që është mjaltë e sheqer nga goja. I  moshuar (po  kur thotë dhe vet:-Jam moshatar me këtë dorakun ku  “fshtetem” una),por burrë shumë i mençëm që nuk i bie fjala për tokë.  Digjo, ti   “dhaskali i xhixhait”,në dasëm po shkojmë,po dhe nga një”gjyle do vërvitim”,se jemi  vetëm. Po shkoj në dasëm dhe veç dhëndërrit dhe nuses,e di ti”dhaskal” se kush gëzonet më shumë? Dhe pa pritur përgjigje nga unë, vazhdon: kalamanjtë.  ata do cicërojnë si harabelat në pyll. Ore,- m’u kthye prapë,- una nuk bëj muhabet pa bereqet,jo,or jo, por t’i vëmë kokë  muhabetit: kalamanjët gëzonen se do hanë bukë të ngrunjët sot.  Se u mbiu “ibreti” në barkut. u bënë kaps,për këtë trokëdheu që do na hajë një e nga një,nuk gavnjej una,se jam nga”mosha  e dorakut”una.  E di una,dhaskal, që  ti nuk e “njac” dot gjuhën si una, se ta presin me gërshërë, dhe una e kam ngrënë çahirin dhe pres “selametin”.  Ndaloi për një çast dhe tha:- Mos kujto se e lëshoj kaq gjatë  gjuhën me gjithë dynjanë, por ty të jam bërë teslim dhe ndaj po e zbraz shpyrtin.  E dëgjoja me prudencë  Xha MYRTEN që vetëm me kaq fjalë,pohonte një realitet aq të dhimbshëm që gjithkush e shihte, por nuk fliste dot.
Mbrritëm në dasëm. U ula ngjitur me Xha  MYRTEN dhe,sakaq, ia thanë sazet. Shiko,-më tha Xha MYRTJA,- qy që bën dasmën, ka shkuar dhe ka marrë saze, tujte nga Berati, se andej dhe vet ka marrë nusen nga ajo anë. Me demek e “ka vrarë” lopa. Epo ne, në fshatin tënë, e kemi patur,si të shkruar mbi gur:” Kaun që e vret lopa,e therim”. Ia dhashë të  qeshurit,me këto”gjyle” që vërvit xha MYRTJA.
                                                        *
– Qeshë mbrëmë për aheng dhe,kur ua thoshin këta, sazexhinjtë, sazeve,ranë përmbys me burra e me gra. Qe”thjatro” e shkuar “thjatros”, Sazeve vu,por kënga nga vet ata të gjallin të vdekurit. Hë më të lumtë,o çun  që m’i ke gjetur, se u kërnaqëm! Të kishe qenë mbrëma,  do hidheshe përpjetë. Seç kishin një defxhi, që e hidhte vallen përmbi sofër. Apo nuk bënte ojna si ato” xhigijat” që çfarë të them. Pas ahengut,këmbëve për në shtëpi, kur dëgjoj Kasëmin e Zeqos,t’i thotë të vëllait, Brahimit.
– Braçe, nesër nuk do i marrim gratë  në dasëm, se  a i pe,ata”xhindët e Beratit”, na luajtën gratë nga fiqiri. Tha Kasëmi, por ku do venë”qyqmanët” pa gratë. Në ardhësh me ty,se ajo”sterranikja” ime ka ikur në atë dynjanë tjetër.
Epo të rrojnë evlatët,o Xha MYRTE, e mbajta me gajret unë.
Filloi rakia me dolli dhe Xha MYRTJA, si më i vjetri ngriti një dolli dhe,pa i mbaruar shëndetet,tha:” Rrofsh,ju miqtë nga Berati se na kërnaqët shpyrtrat!  Merrjani njëherë  ashtu siç dini vet.
Ai ,me gërnetë, mori gotën e rakisë dhe pasi uroi të zotin e dasmës,vazhdoi me çiftin që martohesh dhe në fund,tha: ” Për  të kënaqur këtë  xhaxhan, do marrim një valle të kënduar!*
XHa MYRTJA,epo valle të kënduar nga burrat,këtej nga anët tona,sikur nuk ka. Muana nuk ma ha buza atë kulaç.
Kur tak brofi një çun nga ata të sazeve,doil në mes dasmorëve që qenë rreth e rrotull.Priti avazin nga sazet dhe, sakaq përkuli pak trupin dhe zgjati dorën, sikur priste dikë.
Xha MYRTJA, i paduruar, më  tha:- Po ky,birbollani, pse e njacë dorën,kot si koti, se, sipas avazit, zor se do t’i dalë”ortak”.  “Birbollani” ia tha me zë të lartë: ” Do këndoj një këngë vaji dhe,sakaq dorën e varur, e mbërtheu një grua. E mbërtheu dhe tek,e hidhte vallen,priti “birbollanin” që vazhdoi”të më qani me”oi”,kjo jo vetëm e hidhte vallen,po u bënte jehonë me,nota vaji,”oi,-oi “. U pataks mileti,- tha Xha  MYRTJA.Kjo që ia mban është ÇARÇIKUA,nusja e shtëpisë. Është nga ajo anë, ndaj doli në”mejdan”, E sheh atë plakën e moshuar? Është Hatixheja,e vjehrra e ÇARÇIKOS,që ka ulur kokën nga turpi, se vete,mu në  mes gjithë dasmorëve dhe kapë dorën e atij”birbollanit” që nuk e ka as fis dhe farë.  Valttari:- Këtë këngë të ma mbajë,kush ka hunmbur dashuri!! Oi-oi me sytë me lot ÇARÇIKUA.  Epo vallet kanë dhe atë”yrnekun” e tyre,- më tha XHa  MYRTJA. Pa të shohim e bëjmë sehir,kur të mbarojë vallja. Dhe vërtet: vallja mbaroi dhe ÇARÇIKUA, sakaq,u pushtua me botin.  Aha, mori si ters kjo punë! Dhaskal,pushtohen këtej nga ne,nëse gruaja kërcen me vëllan a një kushëri të afërt,por jo kështu nuk mban ujë  pilafi,- u nxeh xha MYRTJA. Dhe vërtet,siç ndodhi më vonë, nuk po mbante”ujë pilafi”! Pas nja dy këngëve të tjera, prapë “birbollani”. Tani këngë,po me dy zëra. Burri ia thoshte dhe gruaja ia mbante. Ia tha ky:-  U pupu ç’më bëre ,… po kush tjetër e dinte nga gratë veç ÇARÇIKOS? Sa ia tha “birbollani”:-Upupu ç’më bëre…  Ajo.”O moj kusurmadhe!” AI:”Perondat e rënda…Ajo:”Në zëmër m’i kalle”. –  Aha,- tha xha MYRTJA,- po luan qeni i kallajxhiut. Më duket si “qemane e Nastradinit” që nga prapa ma ka avazin. ia thoshin apo nuk ia thoshin. Kurdisur zërat si me porosi dhe dasmorët u shqyen së qeshurit. Gratë shkulnin faqet,tek shihnin Hatixhenë që krrusesh sikur kish bërë turp. I shoqi i ÇARÇIKOS as që e bënte qefin qeder,se në një dasëm qe  sevdallisur me të,kur kryente shërbimin ushtarak andej nga Poliçani i Beratit.  Epo,- më tha xha MYRTJA,- e di si i themi ne kësaj:”Ha-ha,bëjnë krushqit! Ha-ha dhe nusja!  Po nusja duhet të jetë me terbijet,po mbahet në hudut  ÇARÇIKUA.?
                                                                              *
Po dilnin në një valle dyshe,dy dasmorë.Ja,shikoi,-tha xha   MYRTJA,- të kënaqet shpyrti.Pas tyre,një çift grash:” Opo ja,opaja,tarinana dhe vazhdonin”.Ja, ky është lezet,- tha Xha MYRTJA, jo vjen nga “fshati i botës”,si ky”birbollani” dhe ty nuk të qasin në fshat,më kërkonte dhe “qiqra”, Tek prisnim të vinte nusja, ai, i gërnetës, e mori  fjalën prapë. Tha:- Ju falnderojmë dhe,ndërsa presim të vijë nusja,ky çuni ynë dhe ajo nusja juaj,që është nga ana jonë dhe i njeh këngët e vallet tona, do marrin një”valle të kënduar”, Njerëzit duartrokitën, se edhe valltar i zoti,por dhe “shakator”.  Bukurinë ia jepte dhe ÇARÇIKUA që nuk e hante thatë,qoftë nga vallja dhe qoftë për”ojna”.
Doli”birbollani”, u përkul dhe zgjati dorën.
– Kush troket në portët-o?
Ajo:- Një fiçorr i vogël-o
-Pa e pyesni,se çfarë do?
– Kërkon dorën e zonjës-o.
-Sa bën dora e zonjës-o?
– Gjysma e napolonit-o…
Dhe prapë u pushtuan.
Prapë duartrokitje dhe,sakaq,mbriti nusja. Tani hareja arriti kulmin. Valle e këngë dhe,më së fundi, secili u kthye në shtëpinë e vet.
                                                         *
Të neërmen qe ditë e hënë dhe mu tek gardhi i shkollës,mbledhur brigada për të shkuar në punë dhe njëra nga gratëë e plasi “bombën”.
–  Moj gra a e dini seç ka ndodhur? ÇARÇIKUA,nuse e Hatixhes, ka ikur fshehur me atë botin!!!  Me demek, në valle,i ka dhënë isharet ai boti. Pupu!- bën të tjerat. E dëgjova dhe unë dhe thashë;- Ku je o XHA MYRTE,se “qemania e Nastradinit” e mori avazin që prisje.* ka ndodhur aty mesviteve ’80-të shekullit që iku.
** I jam përmbajtur  të folurës dialektike të XHa mYRTES.
*** ibret-është fjala për misrin ibrid me të cilën ushqeheshih në fshat,sado që prodhonin grurë më  shumë se sa misër.

                                                     Tiranë,4 tetor 2026

Send this to a friend