VOAL

VOAL

Demiraj: Po ra Tahiri, do marrë me vete edhe ministra të tjerë

November 25, 2017

Komentet

UGSHPD: SHTËPIA E EVROPËS NË MES TË TIRANËS?!

Sot po marrim zgjedhjet.
Të shkuarën e shohim me sytë e së ardhmes!
Mbi pragmatizmin politik ndërtohet edhe skica e vizatimit si tablo pas zgjedhore shqiptare me mbajtjen e Samitit Evropian.
Ashtu vizatimi shpreh ndjesinë dokumentare të ngjarjes për t’ju rikthyer asaj sa herë që do t’u duhet studiuesve dhe gazetarëve se çfarë përfaqësoi ngritja e Shtëpisë së Evropës në mes të Tiranës, pyetjet që në skicë nuk mund të vizatohen janë të tejdukshme si mungesa e transparencës.
Ja disa pyetje pa ngjyrë?
E dha bashkia apo kryeministria vendimin per t’u ndërtuar?
Sa kushtoi?
Kush e ndërtoi?
…dhe më kryesorja: -Për sa kohë do të sa do të qëndrojë ky instalacion?
Kjo skicë nga LD-NY 25 shihet me syrin e një artisti  shqiptaro-amerikan jashtë asaj Tirane që gardhon Evropën.
Çfarëdo mesazhi që lajmet dhe sidomos propaganda qeveritare mundohet të shpërndajë për çdo nivel marrëdhëniesh dy e më shumë palëshe, në mes të një procesi zgjedhor ku edhe votat nuk janë numëruar, kuptimi i skicës është vetëm një.
Kryeministri mori zgjerim. Ai ka tani dy zyra. Një në godinën e kryeministrisë dhe një në shesh.
Duke shmangur çdo filtër lajmi dhe të mbetemi tek zbërthimi i interesave të Ramës autokrat dy janë çështjet e parashtruara:
Rama gjatë ndërtimit të Shtëpisë Evropiane në shesh, para takimit elektoral të Librazhdit:-“Nga  Sheshi Skënderbej nën hijen e vetë atij profetit të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastriotit ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Europës me datën 16 Maj dhe këtu po bëhet Shtëpia e Europës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qyteteve të Shqipërisë për Europën”
Rama gjatë një konference për shtyp më 16 Maj:-…zgjedhjet në Shqipëri janë shprehja e vullnetit të popullit 100%, jo 99%. Për pjesën tjetër, çfarëdo që duhet përmirësuar, do të duhet të bëhet, pa diskutim. Këtë kemi bërë, zgjedhje pas zgjedhje. Kështu e kemi përmirësuar procesin tonë, që nuk është ende si në Danimarkë, po është më i mirë se si ishte, dhe në pajtim me standardet e OSBE/ODIHR”.
Pra, sot po marrim zgjedhjet. Të shkuarën e shohim me sytë e së ardhmes!
Një gënjeshtër e madhe mes realitetit shqiptar të Shqipërisë së mplakur e të mpakur nga largimi prej keq qeverisjes, korrupsioni dhe kapaku i zgjedhjeve të pa numëruara me ditë prej problematikës, ishte videoja e mirëseardhjes me IA (Inteligjencën Artificiale), kushtuar vetes liderëve të Evropës.
Një fantazi që është bërë virale në rrjetet sociale nga RTSH dhe CNN që ndan Facebook-un e Ramës për Samitin dhe Turizmin, etj…etj.
Por ajo që mbetet thelbësorja mes kësaj gjetje interesante të IA (Inteligjencës Artificiale) dhe humorit të pëlqyeshëm e të pranueshëm nga të gjithë është, sarkazma që ndërtohet.
Teknologjia na mundësoi e dhe provën miqësore me Macron dhe Rama për ta parë inoçencën e këtij Samiti me idenë e hedhur në vitin 2022 mes tyre.
Ky është rotacioni?
Liderë të çimentuar në pushtet dhe Welcome to Albania duket si një ironi me demokracinë.
Welcome to Tirana, the  capital of Tyranny?
Mirë se vini në Tiranë, në kryeqytetin e Tiranisë, aty ku kryeministri ka zbritur zyrën ndërkombëtare me të njëjtin koncept vizatimesh përballë shtëpisë së qytetarëve me kryebashkiak në paraburgim.
Pyetja e qytetarëve tani është se me çfarë sysh po e shohim të përditshmen, 6 ditë pas zgjedhjeve?
17 Maj, 2025
 
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Monitor: Shqipëria voton, formula vendos

Në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, përfaqësimin më të lartë e kanë votuesit e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, teksa shumë parti të vogla, pavarësisht votave të marra, nuk mund të çojnë mandate në Kuvend për shkak të formulës zgjedhore që u aplikua këtë herë “sistem proporcional rajonal”.

Të dhënat të përafërta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se një mandat i Partisë Socialiste në qeveri përfaqëson rreth 9,3 mijë votues, ndërsa një deputet i koalicionit opozitar përfaqëson mbi 10 mijë votues.

Në anën tjetër, Partia Koalicioni Euroatlantik e zotit Basha, ndonëse ka marrë rreth 20 mijë vota, nuk do të përfaqësohet në Kuvend. Në rast se këto vota do të ishin në krah të Partisë Socialiste do të përktheheshin në 4 mandate.

Më të penalizuar janë votuesit e “Nisma Shqipëria bëhet” që ka mbi 56 mijë vota dhe siguron vetëm një mandat në Kuvend. Nëse këto vota do të ishin të Partisë Socialiste do të përktheheshin në 6 mandate.

Përfaqësimi i ulët i alternativave të reja në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë vjen për shkak të formulës zgjedhore sistem proporcional rajonal, bazuar në metodologjinë “D’Hondt” që favorizon forcat e mëdha.

“Sistemi ynë është bërë proporcional lokal, për të penalizuar prurjet e reja. Në një sistem proporcional kombëtar partitë e reja do të kishin sukses dhe do të ishin përcaktuese për mazhorancat politike.

Në proporcional rajonal, PS mori 83 mandate, në proporcional kombëtar do të kishte 72-74 deputetë, partitë me 3% do të duhej të kishin 3-4 deputetë, në kushtet kur pragu ynë zgjedhor është nga 2021 vetëm 1%, më parë ishte 3%”, analizoi Afrim Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Studime Politike.

Neritan Sejamini, ekonomist dhe analist pohon se fakti është që ne kemi sistem zgjedhor rajonal, ku zgjedhjet janë të pavarura njëra nga tjetra. “Në fakt ne kemi 12 zgjedhje dhe jo një zgjedhje”.

Duke qenë se rajonet kanë popullsi krejtësisht të pabarabartë njëri me tjetrin—nga Kukësi me rreth 62 mijë banorë tek Tiranë me rreth 760 mijë banorë, pra mbi 12 herë më të madhe se Kukësi— dhe për rrjedhojë numër të ndryshëm mandatesh, nga 3 Kukësi në 37 Tirana— sistemi manifeston tre tipare kryesore, sqaron Sejamini:

  1. Favorizon partitë e mëdha në kurriz të partive të vogla. Partitë e vogla apo të reja nuk kanë asnjë mundësi të sigurojnë mandate jashtë Tiranës—do të duhej të fitonin të paktën rreth 7-8 për qind në Fier dhe mbi 10 për qind në çdo qark tjetër. Pra, ato konkurrojnë realisht vetëm në Tiranë.
  2. Favorizon përqendrimin lokal në dëm të shtrirjes kombëtare. Për shembull, një parti e vogël që merr rreth 12-13 mijë vota të gjitha në Tiranë (dhe asnjë votë në qarqet e tjera) siguron një deputet; ndërsa, në një rast ekstrem, një parti e vogël që merr 11 mijë vota në çdo qark, pra rreth 132 mijë në të gjithë Shqipërinë nuk siguron dot asnjë mandat.
  3. Krijon një shpërqendrim të madh mes votës kombëtare në zgjedhje dhe vendeve në Kuvend. Nëse gjykojmë vetëm nga rezultatet brenda vendit, PS mori rreth 52% të votës popullore por mori mbi 59% për qind të vendeve në Kuvend, ose 83 nga 72 mandate që do merrte në një sistem proporcional kombëtar dhe jo rajonal.

“Sistemet zgjedhore asnjëherë nuk janë përfaqësim automatik i përqindjes së votës popullore në vende në Kuvend.

Sikurse çdo sistem zgjedhor (kryesisht përmes vendosjes së pragjeve elektorale që variojnë nga 2-3% në 10-12% në disa raste të rralla) ndëshkojnë partitë shumë të vogla me qëllim për të shmangur fragmentizimin gati automatik të parlamenteve. Megjithatë, sistemi ynë mund të konsiderohet një sistem që ka nivel të lartë shtrembërimi të vullnetit të qytetarëve dhe të fatit të partive të vogla.

Ky shtrembërim bëhet më pak i kuptueshëm kur rajonalizimi ka humbur çdo sens praktik pasi shumica e deputetëve të qarqeve nuk kanë asnjë lidhje domethënëse me këto qarqe. Përkundrazi ke deputetë që qarkullojnë nga qarku në qark në zgjedhje të ndryshme. Në këto kushte një sistem proporcional kombëtar me një prag të ulët do të ishte sistem më i mirë se ky që kemi tani”, thotë Z.Sejamini.

Zoti Krasniqi shpjegon se në sistemet proporcionale legjitimiteti i forcës politike ka më shumë rëndësi sesa vota individuale. Demokracitë më të vjetra në botë janë mazhoritare.

Formula zgjedhore e Shqipërisë bazuar në sistemin proporcional aplikohet nga vende të BE si Spanja, Portugalia dhe Belgjika. Ky sistem në vende të vogla si Shqipëria i bën me stabël qeverinë në krahasim me vendet fqinjë që aplikojnë formula të tjera që favorizojnë shpërndarjen e votave në më shumë alternativa.

Mirëpo nga ana tjetër kjo metodë djeg votat e alternativave të reja duke mos i përfaqësuar në parlament. Sipas këtij sistemi një votë në Kukës në kuptimin e mandatit vlen më shumë se një votë në Tiranë. Formula ndihmon polarizimin politik dhe ndihmon në ruajtjen e duopolit PS- PD.

Zoti Krasniqi thotë se Shqipëria prej vitit 2008 vendi aplikon sistem proporcional. “Kjo ka bërë që aktualisht kemi deputet me mbi 21 mije vota apo edhe me 360 vota. Sistemi është çështje kompromisi, ndaj vota nuk e bën më të rëndësishëm dhe as më të dobët deputetin, por nënkupton se partia është institucion, ka sistem merite dhe llogaridhënie.

Ai analizon më tej, se tek ne jo vetëm se ky parakusht nuk respektohet, po partitë nuk veprojnë si institucione llogaridhënëse dhe meritokracie. Shqetësimi lidhet edhe me etiken dhe integritetin: mbi baze të cilit sovranitet dhe legjitimitet vepron një deputet që nuk votohet dhe nuk përfaqëson, dhe çfarë vlerë ka vota në vendimmarrje”.

Formula zgjedhore i bënte më efektive votat në qytetet e mëdha. Psh në Tiranë pragu efektiv për të fituar një mandat ishte 2%, ndërsa në Kukës ngjitej ne 19% sipas formulës. Në këtë mënyrë votat e partive të vogla vlenin vetëm në qarqet e mëdha, ndërsa të voglat mbeten pa përfaqësim.

Formula e re që u aplikua këtë vit ka penalizuar edhe opozitën, e cila humbur ka humbur rreth 9 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka fituar rreth 9 mandate. Ndryshimet ne Kodin zgjedhor vitin e kaluar rishpërndanë numrin e mandateve në qark, ku Tirana mori 1 më shumë, ndërsa Korçës ju hoq 1 mandat.

Formula rriti humbjen e votave nën pragun 1 %, të cilat me formulën e përkthehen kryesisht në karrige shtesë për partinë më të madhe./ B.Hoxha

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

BE planifikon të dyfishojë furnizimet me municione të kalibrit të rëndë në Ukrainë në vitin 2025

Bashkimi Evropian planifikon të dyfishojë dërgesat e municioneve të kalibrit të rëndë në Ukrainë gjatë këtij viti.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Robert Brieger, e bëri këtë deklaratë pas një takimi të shefave të mbrojtjes të BE-së që u mbajt në Bruksel.

“Qëllimi është të dërgohen 2 milionë fishekë municione të kalibrit të rëndë në vendin tuaj gjatë vitit aktual. Pra, bëhet fjalë për dyfishimin e sasisë së vitit të kaluar”, tha ai.

Sipas Brieger, BE-ja do t’i inkurajojë shtetet anëtare të prodhojnë dhe të sigurojnë më shumë municione për të përmbushur këtë qëllim.

“Ne përpiqemi të vendosim stimuj për shtetet anëtare që të sigurojnë më shumë, të prodhojnë edhe më shumë, duke përdorur kontratat e përcaktuara nga Agjensia Evropiane e Mbrojtjes. Por gjithashtu duke ngritur iniciativa të reja, qofshin ato financiare apo nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit me industrinë e mbrojtjes të Ukrainës”, shpjegoi kryetari i Komitetit Ushtarak të BE-së. bw

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar deklarata të forta në Tiranë ndaj BE-së ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Osmani tha se BE-ja po lëshon mesazhe të këqija për rajonin tonë, duke thënë se po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini dhe bllokohet Kosova.

Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së.

Më shumë kemi kërkesë sesa kemi shpresë. Kërkesat tona do të jenë të zëshme”, tha Osmani. sn

Osmani: Të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës para dialogut me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Tiranë, më 15 maj 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, para vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Më parë duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”, ka thënë Osmani në Tiranë, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin njëditor të Komunitetit Politik Evropian.

“Këtë e kam kërkuar edhe mbrëmë gjatë darkës së organizuar nga ana e BE-së, dhe do ta kërkoj edhe sot, sepse kjo do t’i jepte kredibilitet dialogut”, është shprehur presidentja e Kosovës.

Osmani ka thënë se “Kosova është gjithnjë e gatshme dhe konstruktive që të marrë pjesë në këtë proces”, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të Kosovës, në mënyrë që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Siç e dini këto masa lidhen me nevojën për t’i ulur tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Uroj që sa më shpejt do të ndodhë ky shtensionim. Pas shtensionimit mund të ecim përpara dhe t’i heqim masat”, ka thënë, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës.

Më herët, për Kosovën dhe Serbinë foli shkurt para gazetarëve në Tiranë edhe kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas.

“Presim normalizim të marrëdhënieve, sigurisht”, tha Kallas, para nisjes së samitit në Tiranë.

Presidentja e Kosovës, ndërkaq, foli edhe për kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE, teksa i bëri thirrje Brukselit që të bëjë veprime konkrete.

“Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE para 2 vjetëve, por, për fat të keq, ende nuk është shqyrtuar aplikimi nga BE-ja, për shkak të disa komplikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare”, ka thënë Osmani.

“Meqenëse ky është edhe samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian, ka ardhur koha që, përtej fjalëve të bukura që u drejtohen shteteve aspiruese për anëtarësim, të ketë veprime konkrete”, është shprehur ajo para gazetarëve.

“Është shumë me rëndësi që të kemi rezultate konkrete, në veçanti për shtete si Kosova, e cila është 100 për qind në linjë të plotë me vendimet e BE-së sa i përket politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë”, ka porositur Osmani.

“Grabitin zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë”- PD protestë sot në Bulevardin e Ri

Partia Demokratike mban sot protestën e paralajmëruar më parë nga kryedemokrati Sali Berisha si një akt ndaj manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve, duke i quajtur procesin më të grabitur ndonjëherë në historinë shqiptare.

Fillimisht policia refuzoi kërkesën e PD, me arsyetimin se vendi ku tubimi pritej të mbahej ishte shumë pranë vendit ku do të organizoheshin aktivitetet në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Megjithatë, ditën e djeshme u arrit një dakordësi mes policisë dhe PD, dhe protesta e demokratëve do të mbahet në Bulevardin e Ri.

Kjo zonë do të merret përsipër nga policia e kryeqytetit duke garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit. bw

Njoftimi përfundimtar- Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Pavarësisht Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet të premten e 16 majit në Tiranë, Partia Demokratike është e vendosur në mbajtjen e protestës gjatë kësaj dite.

U përfol se mund të kishte një spostim nga Bulevardi “Zogu i Parë” në një vend tjetër, por nuk do të ketë asnjë zhvendosje, teksa disa qindra metra më larg në sheshin “Skënderbej” janë në aktivitet liderët europianë.

Policia i refuzoi lejen për protestë te Zogu i Parë, madje u ndryshua edhe posteri, por PD është e vendosur që t’i shkojë deri në fund ashtu siç lajmëroi në fillim.

Nesër protesta do të zhvillohet te Bulevardi Zogu i Parë, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, ora 17:00. Ky është njoftimi përfundimtar. bw

UGSHPD: Ku janë rreth 100 mijë vota të emigrantëve që kërkuan të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025?- Nga ALBA KEPI

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës me statusin vëzhgues si organizatë media pranë KQZ në zgjedhjet politike të 11 majit, ngren shqetësimin mbi të drejtën e munguar të votës së rreth 100 mijë emigrantëve shqiptarë që kërkuan të jenë pjesë e votimit përmes sistemit postal si votues nga jashtë.

Në bazë të të dhënave të analizuara nga UGSHPD., më 6 mars 2025 në ditën e afatit të regjistrimit pranë platformës PER të KQZ, ishin 294,155 kërkesa të emigrantëve.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionsit të Diasporës verifikoi se vetëm 245 935 mijë prej tyre u pranuan duke lënë jashtë 48 220 emigrantë që kërkuan të votojnë,

Kërkesa e tyre nuk u pranua.

Pse nuk u mundësua?

Mjaft emigrantë denoncuan këtë fakt, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të tyre për t’u regjistruar në këtë platformë me dokumente shqiptare qoftë dhe të skaduara, siç u këshillonte informacioni i shpërndarë nga të gjitha forcat politike.

Në fazën e dytë të procesit të dërgimit të zarfeve me skedat e votimit në adresat e emigrantëve shqiptarë, UGSHPD dokumenton se  nga 245.935 zarfe të dërguara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, 227.097 u morën në dorëzim nga emigrantët e 18 838 prej tyre nuk mbërritën kurrë në adresat e tyre. Pra, në këtë fazë të dytë janë totalisht 51 056 zarfe dhe emigrantë që për motive të panjohuara nuk u mundësuan në votim.

Pse u privuan nga kjo e drejtë?

Kush mban përgjegjësi për këtë anomali e mohim të së drejtës së tyre kushtetuese?

Duke mbledhur numrin e zarfeve të pa mbërritur kurrë në shtëpitë e emigrantëve, dhe numrin e emigrantëve që u privuan nga vota për motive të paqarta nga sistemi i regjistrimit, figurojnë totalisht 99 276 votues shqiptarë të diasporës që iu mohua kjo e drejtë.

Por nuk mbaron këtu.

Në fazën e tretë të mbylljes së procesit të dorëzimit të zarfeve me votë pranë Qendrës së KZAZ për votuesit nga jashtë, UGSHPD, dokumentoi me fotografi e video se 2657 zarfe mbërritën në këtë qendër numërimi me probleme si mungesë skede votimi, mungesë zarfi A o zarfi B, zarfa të lagur, zarfe të grisura, zarfe të hapura o zarfe jo të emigrantëve por të adresuar diku tjetër.

Të gjitha këto u pozionuan në kutitë të posacme për t’u numëruar në mbyllje të numërimit të çdo qarku përkatës.
Po ashtu u dokumentuan dhe rreth 2500 zarfe të tjera të kthyera pas nga DHL.

E duke mbledhur shumën e mëparshme të emigrantëve të regjistruar  që nuk iu dha e drejta e votës me numrin e zarfeve të kthyer pas apo me probleme, janë gjithsej 104 433 emigrantë e vota e tyre e munguar nga jashtë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

E drejta e votës është një e drejtë e sanksionuar nga Kushtetua shqiptare për çdo shtetas shqiptar jashtë e brenda kufijve dhe e garantuar nga të gjitha Konventat Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Kur ajo limitohet o pengohet, minohet demokracia.

UGSHPD: ALO?… NUMRI I GJELBËR (SPAK 0800-04-05)

 
Rastësia e 10 ditëve përpara çeljes së fushatës e bëri kryeministrin Rama që deklarata e tij të merrej si gënjeshtra e 1 Prillit.
me përjashtim të celulave brenda dhe në diasporë ai vulosi minimin e procesit zgjedhor.
Në agjencinë zyrtare të propagandës ATSH, e cila sot mbledh dhe një tjetër samit ndërkombëtar për “të vërtetën” zbulohet qartazi se në çfarë pozite të vështirë janë gazetaria profesionale në raport me censurën dhe me propagandën.
Deklarata e Ramës:-“Patronazhistët i kemi ngritur në nivel tjetër. J’ua kemi thënë këtyre që shajnë mos i ngacmoni se motivohen më shumë, mos i cysni se janë ambicioz të mëdhenj dhe janë shumë të fokusuar te kjo punë. U pëlqen shumë kjo punë dhe janë vërtetë qeliza të PS-së. Kush nuk është në PS nuk e kupton se për çfarë po flas dhe flet përçart pastaj”.
Ky ishte paralajmërimi i 1 Prillit që nuk ishte një gënjeshtër.
Profesionalisht “Task Force”, ka fondin më të madh të gjurmëve digjitale/PROVAVE në GLOB se si patronazhimi nga një force politike shemb demokracinë dhe shtetin.
Ngrihuni në nivelin e diturisë dhe të së vërtetës për ta shëruar /çliruar nga korrupsioni Shqipërinë. Ballafaqoni të vërtetën me mashtrimin.
Makineria e Rilindjes Socialiste ju ka paralajmëruar edhe me recetën e farmacistit-Rama që në vit më parë, 27 Maj, 2024.
Dokumentacioni dhe gjurma digjitale janë prova për shëmtinë e zgjedhjeve te 11 Majit 2025 dhe mundësia për të mbrojtur teza akademike në sferën e hetimit dhe të drejtësisë.
SPAK-u është ilaçi i hidhur qe ose e pi o vdes!*
Alo?!… Numri i Gjelbër i SPAK-ut?!….
 
pip…pip…piiiiiiiiiiiip…
 
Ju lutem provoni edhe një herë në 2029.
Ju faleminderit.
_____________
 
* 1 Prill, 2025- ATSH Rama: Përballë kemi çeta, patronazhistët janë qeliza të PS
 
* 27 Maj 2024- një titull qendror i gjithë gazetave dhe mediave online duke përfshirë dhe ato me pavarurat që me lejimin e shtypit të lire në Shqipëri. “SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi ose vdes. Kush e pi një herë po dhe një herë jo, jo nuk ka shans të vetë-pastrohet por vetëm zgjat agoninë e tyre dhe tretet siç po treteni tek rrugica e shpresës. Nuk e ndalin dot si nuk u ndal reforma në drejtësi nuk ndalet as kjo. Prandaj thirrja ime është votojeni draftin e rezolutës, po nuk e gjetët këtë forcë mos e bojkotoni nesër komisionin hetimor”.
 
 
 
 
14 Maj, 2025
 
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

 

Zgjedhjet 2025- Tkurret elektorati? Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.

Të dhënat zyrtare nga KQZ referojnë se votuesit e brendshëm kishin rënie të fortë në Qarkun e Beratit me 17%, e ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me rënie 16%.

Këto qarqe prej vitesh po përjetojnë kombinimin të faktorëve të emigracionit të vazhdueshëm dhe plakjes së popullsisë, duke reduktuar bazën e votuesve rezidentë.

Rënia ka si faktor kryesor emigracionin, pasi sipas të dhënave të Eurostat, në vitet 2022 dhe 2023 kishin emigruar nga Shqipëria në vendet e BE-së rreth 100 mijë persona.

Nga gjithsej 1,661,176 votues brenda vendit në vitin 2021, këtë vit, në kutitë e votimit u paraqitën 1,461,899 qytetarë ose ‑12 % në nivel kombëtar.

Tirana është qarku me peshën më të madhe me rreth 449, 667 votues më 2025, me rënie 7,8 % në krahasim me 2021. Me gjithë rënien, Tirana përfaqëson 30,8% të elektoratit aktiv nga 29,4% në 2021, duke forcuar rolin vendimtar të kryeqytetit.

Në qarqet e tjera të mëdha Fier, Durrës dhe Elbasan, rënia ishte dyshifrore (shiko grafikun e mëposhtëm). Këto qarqe humbën së bashku mbi 70 000 votues.

Në qarqet e Veriut, Kukës, rënia ishte 10%, Në Lezhë 9.3%, në Dibër rreth 10% dhe në Shkodër 15%. Kukësi ka rënie më të ulët pasi ka pësuar valë të fortë emigracioni para 2021, ndërsa në qarqet e tjera, si Shkodra, ikja e popullsisë ka qenë konstante.

Sipas të dhënave të Cens 2023, Shkodra ishte qarku me rënien më të madhe të popullsisë në krahasim me 2011.

Numri i votuesve nuk lidhet plotësisht me numrin e popullsisë mbi 18 vjeç, pasi shumë persona nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur marrin pjesë në votime.

Popullsia e vendit është një tregues dinamik që ndryshon në bazë të lindjeve, vdekjeve, emigracionit etj., por krahasimi i dy të dhënave fikse mbi numrin e votuesve tregon një trend rritës të tkurrjes së popullsisë në vend.

Sondazhet kanë treguar mosbesim të lartë të të rinjve ndaj ofertës partiake, duke bërë që shumë prej tyre të mos marrin pjesë në zgjedhje. Kjo tendencë mund të jetë rritur më tej më 2025.

Faktorët ekonomikë gjithashtu me rritjen e kostos së jetesës dhe mungesa e incentivave sociale ulën interesin për pjesëmarrje në votime.

Migrimi i brendshëm i paregjistruar e shton hendekun midis listave dhe realitetit duke bërë që qytetarët figurojnë por nuk votojnë.

Lodhja politike dhe mungesa e alternativave konsiderohet si arsye tjetër që po pakëson votuesit, duke shtuar mosbesimin se vota sjell ndryshim real.

Nëse tendenca nuk frenohet, partitë do të përballen me një elektorat gjithnjë e më të vogël dhe më të përqendruar në kryeqytet, ndërsa legjitimicteti i proceseve zgjedhore do të varet gjithnjë e më shumë nga përfshirja reale e diasporës dhe përditësimi i regjistrave civilë./ Monitor

Vjosa Osmani i kërkon Presidentit të Këshillit të BE: Aplikimi i Kosovës në Bashkimin Europian të mos mbetet një dokument i arkivuar

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vizioni i presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa, për zgjerimin e BE-së si projekt me rëndësi strategjike që forcon paqen në tërë kontinentin, është më i domosdoshëm se kurrë.

Nevoja për hapa të guximshëm është jo thjesht një opsion, por domosdoshmëri. Është koha që kjo të refkletohet përtej fjalëve, por edhe me hapa konkretë.

Ndërsa Vjosa Osmani ka kërkuar t’i hapet përfundimisht rruga e Kosovës drejt BE-së.

“Shpresojmë që shtetet anëtare që më në fund të pajtohen që të hiqen masat që po dëmtojnë qytetarët tonë. Çdo minutë më shumë me masat në fuqi, një fuqi larg jetësimit të ëndrrës europiane. Vonesë më shumë të zgjerimit. Është koha përfundimtare të trajtohet aplikimi me prioritet dhe të mandatohet edhe komisioni”.

Ajo kërkoi që aplikimi i Kosovës në BE të mos mbetet një dokument i arkivuar.bw

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Kompani nga vende si Vietnami, Serbia dhe Turqia, të akuzuara se ndihmojnë në furnizimin e ushtrisë ruse me mallra, gjithashtu do të përballen me kufizime.

 

Radio Evropa e Lirë

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, duke goditur “flotën në hije” të Rusisë, ndërkohë që Evropa po kërcënon me ndëshkim shtesë, nëse Moska nuk pajtohet për armëpushim në Ukrainë.

Masat e reja kundër Kremlinit – pra paketa e 17 e sanksioneve nga BE-ja që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 – ishin përgatitur para se liderët evropianë ta jepnin ultimatumin e fundit për Moskën lidhur me përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për paqe në Ukrainë.

Diplomatët – që përfaqësojnë 27 shtetet anëtare të BE-së – e miratuan paketën në e re një takim në Bruksel, sipas presidencës polake të bllokut.

Paketa, e cila pritet të miratohet zyrtarisht të martën që vjen, përfshin futjen në listën e zezë të rreth 200 cisternave të naftës që përdoren për t’i shmangur kufizimet ndaj eksporteve të naftës ruse.

Kompani nga vende si Vietnami, Serbia dhe Turqia, të akuzuara se ndihmojnë në furnizimin e ushtrisë ruse me mallra, gjithashtu do të përballen me kufizime.

Dhjetëra zyrtarë rusë do t’i shtohen listës prej gati 2.400 personash dhe entitetesh që tashmë përballen me ndalime vizash dhe ngrirje pasurish.

Paketa përfshin gjithashtu sanksione ndaj individëve rusë për sulme kibernetike, shkelje të të drejtave të njeriut dhe akte sabotimi në Evropë.

Zyrtarët e pranojnë se paketa e re e sanksioneve ndaj Moskës është relativisht i kufizuar krahasuar me paketat e mëparshme, pasi BE-së po i vështirësohet puna të arrijë pajtueshmëri për objektivat.

Përveç këtyre masave, liderët e BE-së e kanë kërcënuar Rusisë me “sanksione të mëdha”, nëse ajo nuk e pranon një propozim të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për armëpushim 30-ditor në Ukrainë.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e paralajmëroi Rusinë të martën se do të përballet me sanksione të tjera evropiane nëse nuk ka “përparim të mirëfilltë” këtë javë drejt paqes në Ukrainë.

Merz i bëri thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të ulet në tavolinën e bisedimeve për të folur për armëpushimin dhe për paqen në Ukrainë, bashkë me presidentin Volodymyr Zelensky, në Stamboll, të enjten.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se mund të marrë pjesë në bisedimet në Turqi nëse Putin dhe Zelensky ulen në tryezë, por deri tani nuk ka pasur asnjë shenjë nga Kremlini se Putin do të marrë pjesë.


Send this to a friend