VOAL

VOAL

De Biasi e përgënjeshtron largimin e tij: Jam martuar me Shqipërinë

October 16, 2015
blank

Komentet

blank

Boksieri Shpëtim Bajoku mposht serbin dhe fiton medaljen e artë

Boksierët e Kosovës po vazhdojnë me përgatitje dhe gara para Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023.

Këtë fundjavë ata morën pjesë në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petroviq”, të mbajtur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut për senior dhe të rinj.

Bursisti olimpik Paris 2024, Shpetim Bajoku, me dy fitore fitoi medaljen e artë, duke u vlerësuar edhe si ‘tekniku më i mirë’.

Në finale mundi serbin, Semiz Aliçiq, ish-kampion i Evropës për junior dhe çerekfinalist i Kampionatit Botëror për senior 2021.

Medalje të argjendtë fitoi Patriot Behami (një fitore), ndërsa të bronzta, Gentrit Gashi, Sali Hajdaraj dhe Benjamin Deva (për të rinj). syri.net

blank

23 gola për kokë, Uzuni si Lewandowski, Spanja vlerëson më të mirët

La Liga mbylli sezonin e rregullt ku dilemat kryesore ishin zgjidhur kohë më parë. Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Real Sociedad siguruan një biletë për në Champions, katër ekipeve i bashkohet edhe Sevilla si fituese e Europa League. Villareal dhe Betis shkojnë në Europa League sezonin e ri, ndërsa Osasuna do të luajë në Conference League.

Në sezonin e tij të parë në Spanjë, Robert Lewandowski u shpall kampion gjithashtu golashënuesi më i mirë i La Liga-s. Leva e mbylli sezonin e rregull me 23 gola, asnjë me penallti.

Me po aq gola e mbylli sezonin edhe Myrto Uzuni. “Bomberi” kuqezi ishte protagonist absolut me Granada-n duke u shpallur kampion në La Liga 2, gjithashtu golashënuesi më i mirë.bw

blank

Me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, si e festoi Milot Rashica titullin kampion në Turqi

Festë speciale për Milot Rashicën. Sulmuesi shqiptar i Kosovës, u kurorëzua me titullin kampion te Gallatasarai.

Rashica e festoi këtë moment special në karrierën e tij, me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe me këngën e famshme të Shkurte Fejzës.

Futbollisti shqiptar kishte me vete edhe dy djemtë që i qëndruan krah derisa u ngjit në skenën e organizuar.

Vlen të theksohet fakti se Gallatasarai fitoi ndeshjen e fundit kundër Fenerbahçes me rezultatin 3-0 duke u shpallur kampion i Superligës turke.

Në 26 ndeshje, 26-vjeçari i ka shënuar 4 gola për ekipin e tij.  syri.net

blank

Rrahmani feston titullin kampion në Itali me flamurin e Kosovës

Napoli e mbylli sonte sezonin 2022-2023 në Serie A, teksa titullin kampion e kishte siguruar disa javë më parë.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti mposhti mbrëmë Sampdorian, në ndeshjen e vlefshme për javën e 38-të dhe të fundit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2-0.

Pasi Napoli ishte vendas në ndeshjen e fundit të sezonit, këtij klubi iu dorëzua sonte trofeu.

Amir Rrahmani gjatë ceremonisë u pa duke festuar me flamurin e Kosovës.

Përfaqësuesi kosovar zhvilloi një sezon të shkëlqyer dhe dha kontribut të madh në suksesin e napolitanëve.

Ceremonia e titullit të kampionit u transmetua drejtpërdrejt edhe nga kanali zyrtar i Serie A në “YouTube”. syri.net

blank

VIDEO- “Përshëndetja e mbretit”, Italia nderon Ibrën, “San Siro” shpërthen në lot

988 ndeshje si profesionit, 573 gola në të gjithë kompeticionet. Bota e futbollit përshëndet një nga futbollistët më të rëndësishëm në dy dekadat e fundit. Zlatan Ibrahimovic i jep lamtumirën futbollit të luajtur, tërhiqet dhe këtë e bën në “San Siro” përballë tifozëve kuqezi më të cilët krijojë një lidhje shumë të fortë. 163 ndeshje, 93 gola me fanellën e “djallit”. Pikërisht në sfidën e fundit të Serie A, atë kundër Verona, Ibra mbylli karrierën mes lotëve të tifozëve, por edhe të lojtarëve:

 

“Ka ardhur momenti t’i them mirupafshim futbollit, por jo Milanit. Më keni mirëpritur krahëhapur gjithnjë, do të jem milanist gjatë gjithë jetës”, u shpreh fillimisht Ibra duke shtuar: “Ka qenë një karrierë e gjatë që më ka dhënë forcë, adrenalinë dhe emocione për të vijuar. Kjo ishte dita e fundit si profesionist. Dua të falënderoj Milanin dhe të gjithë ekipet e tjera me të cilat kam luajtur. Dua të falënderoj përfaqësuesen suedeze dhe njerëzit që më kanë ndihur në karrierë. Për të ardhmen nuk kam menduar, të shohim, tani vjen kapitulli i radhës në jetë”, u shpreh ndër të tjera Zlatan Ibrahimovic:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Përshëndetja e mbreti”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport që i kushton faqen e parë legjendës suedeze.BW

https://youtu.be/C8Xy-l-ULTc

blank

Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon procedura disiplinore kundër Gjokoviqit

Radio Evropa e Lirë

 

Autoritetet olimpike të Kosovës kërkuan nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që të hapë procedura disiplinore kundër tenistit serb, Novak Gjokoviq, për, siç thanë, nxitje të tensioneve politike me deklaratën e tij se “Kosova është zemra e Serbisë”, të bërë në turneun French Open.

Gjokoviq e shkroi mesazhin në një objektiv kamere pas fitores së tij në rundin e parë, të hënën.

Në këtë ditë, 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në përleshjet me protestuesit serbë në qytetin Zveçan – pjesa veriore e Kosovës.

Autoritetet serbe thanë se 52 protestues u lënduan në përleshje.

Dhuna shpërtheu pasi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, morën detyrën.

Gjokoviq tha se është kundër çdo lloji të konfliktit, por mbrojti deklaratën e tij, ndërsa situatën në Kosovë e përshkroi si “precedent”.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se “Gjokoviq ka promovuar sërish propagandën e nacionalistëve serbë dhe ka përdorur platformën sportive për ta bërë këtë”, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Deklaratat e mëtejshme, pas ndeshjes, të bëra nga një personazh i tillë publik, pa asnjë ndjenjë pendimi, rezultojnë drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të tensioneve dhe dhunës midis dy vendeve”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar duhet ta hetojë rastin, duke hapur procedura disiplinore kundër sportistit.

Ministrja e Sportit e Francës, Amelie Oudea-Castera, vendi i së cilës do t’i organizojë Lojërat Olimpike verore në Paris, vitin e ardhshëm, tha se mesazhi i Gjokoviqit ishte qartazi “i pavend”.

“Ekziston një parim i neutralitetit për fushën e lojës. Kur keni mesazhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mesazhe që i bashkojnë njerëzit rreth vlerave universale, një person sportiv është i lirë t’i shprehë ato”, tha Oudea-Castera për televizionin francez.

“Por, në këtë rast, ishte një mesazh shumë aktivist, shumë politik. Nuk duhet të përfshiheni, sidomos në rrethanat aktuale, dhe nuk duhet të përsëritet më”, shtoi ajo.

Gjokoviq tha se nuk zmbrapset dhe se të njëjtën do ta bënte sërish.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk ka dalë ende me ndonjë koment.

Të martën, Federata e Tenisit e Kosovës tha se komentet e Gjokoviqit janë për “keqardhje.

blank

70 vjet më parë u pushtua Everesti

VOAL- Më 29 maj 1953, neozelandezi Edmund Hillary (1919-2008) dhe nepalezi Tenzing Norgay (1914-1986) hynë zyrtarisht në librat e historisë: ata ishin njerëzit e parë që arritën majën e Everestit, majës më të lartë në botë. Ata u ngjitën nga Kreshta Juglindore, nga ana e Nepalit, duke kaluar përmes Kollit të Jugut, edhe falë rrugës së ndjekur më parë nga një grup alpinistësh zviceranë.

Të dy qëndruan në 8849 metra për 15 minuta. Ishin vitet e ekspeditave të mëdha, vetëm mendoni se për ndërmarrjen u mobilizuan 350 derëtarë, 20 sherpa dhe u transportuan tonelata provizione. Për ngjitjen në stilin alpin dhe pa oksigjen, do të duhet të presim mbërritjen në majat e mëdha të Reinhold Messner dhe Peter Habeler, të cilët pushtuan majën më të lartë në botë në vitin 1978.

Kanë kaluar 70 vjet nga ngjitja e madhe që e lejoi njeriun të pushtojë atë që deri atëherë nuk ishte. Gjatë dekadave, ekspeditat në Everest dhe në përgjithësi në majat e larta të Himalajeve kanë mundur të llogarisin në përparim të madh, si në aspektin material ashtu edhe në atë logjistik. Një biznes i vërtetë sot i shoqëron këto sipërmarrje, të cilat mund të jenë pothuajse brenda mundësive të të gjithëve. Për vite me radhë, imazhet e bombolave ​​të braktisura të oksigjenit përgjatë rrugës së ngjitjes në Everest, mbetjet në kampin bazë, ideja e një mali që shfrytëzohet kanë shkaktuar diskutime.

Kësaj i shtohet edhe ndryshimi i klimës që i bën ngjitjet më të rrezikshme: në prill tre udhërrëfyes nepalezë humbën jetën pasi u pushtuan nga një bllok akulli. rsi-eb

blank

Mbrëmje magjike për Myrto Uzunin pas ngjitjes në La Liga, ylli shqiptar i propozon për martesë partneres në mesin e fushës

Mbrëmja e 27 majit të vitit 2023 do të mbetet një kujtim special për Myrto Uzunin.

Si të mos mjaftonte shpallja kampion me Granadën, ngjitja në La Liga si dhe “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar, vendosi të prodhonte një tjetër “eurogol”, por kësaj here për sa i përket jetës private.

Uzuni kishte përgatitur një plan special, teksa propozoi për martesë partneren e tij Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.

Një moment tepër special, që është duke bërë edhe xhiron e rrjetit.

 

blankblank
blank

 

“Uarda do të martohesh me mua”? Ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë.

 

blank

Nën hetim për trukimin e ndeshjes, Granit Xhaka rezulton i pastër

Granit Xhaka është liruar nga çdo akuzë për përfshirje trukim të basteve sportive, pas kartonit të verdhë që mori në fitoren 4-1 të Arsenalit në Leeds, 17 muaj më parë. Hetimet e shumta për këtë çështje kanë përfunduar dhe futbollisti me origjinë shqiptare rezulton i pastër.

Komisioni i Lojërave të Fatit dhe Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e hetuan Xhaçkën për një bast prej 52,000 £ të vendosur se ai do të merrtë një karton të verdhë në 10 minutat e fundit të ndeshjes së luajtur në dhjetor 2021.

Skuadra e Mikel Artetës ishte 3-0 në momentin kur Xhaka u ndëshkua më karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner për vonesa në lojë. Xhaka vonoi rreth 20 sekonda për marrjen e një goditje dënimi, çka e detyroi gjyqtarin ta ndëshkonte me karton të verdhë.

Fillimisht u dyshua për lidhje të Xhakës me krimin e organizuar, por ajo çështje tani është pushuar për shkak të mungesës së provave./dita

blank

Shuhet legjenda meksikane e futbollit, luajti në pesë Kupa Bote

Legjenda e futbollit meksikan, Antonio Carbajal, futbollisti i parë që ka luajtur në pesë Kupa Bote, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. I njohur si “La Tota”, portieri ka luajtur në turnetë e Brazilit 1950, Zvicrës 1954, Suedisë 1958, Kilit 1962 dhe Anglisë 1966. Carbajal mbajti i vetëm rekordin për 32 vjet derisa u barazua me Lothar Matthaus i Gjermanisë në 1998. Ai zhvilloi 48 paraqitje për vendin e tij, 11 prej të cilave në Kupat e Botës, përveç 409 paraqitjeve në nivel klubesh. Shumicën e karrierës së tij 18-vjeçare si lojtar e kaloi në skuadrën meksikane Club Leon, ku luajti 364 ndeshje gjatë një qëndrimi 16-vjeçar. Klubi tha se do të hapte dyert e stadiumit të enjten për të lejuar tifozët të bëjnë nderimet e tyre për Carbajal, i njohur gjithashtu si “El Cinco Copas”.dita

blank

Mark Zuckerberg përleshet me një arbitër dhe fiton medalje në ndeshjet jiu jitsu

Mark Zuckerberg nuk e merr lehtë humbjen në asnjë nivel dhe e njëjta gjë ndodhi dhe në turneun e parë të jiu jitsu ku mori pjesë, ku madje u përlesh me një gjyqtar për të marrë medalje në këtë event.

Turneu në të cilin mori pjesë shefi i Metës u zhvillua fundjavën e kaluar në Redwood City të Kalifornisë.

Ndeshja e parë, e 38-vjeçarit Zuckerberg nuk pati rezultatin që do të donte me mospranimin e rezultatit dhe përplasjen publike me arbitrin. Për shkak të vendimit të arbitrit dy minuta pas fillimit të ndeshjes se Zuckerberg kishte hequr dorë dhe për këtë arsye fitorja duhej t’i shkonte kundërshtarit të tij, shefi i Metas nuk e pranoi rezultatin dhe kërkoj të sfidonte arbitrin.

Në videon e ndeshjes Zuckerberg shihet të jetë me shpinë në parket për kohën më të gjatë te ndeshjes, por ai nuk e pranoi vendimin e arbitrit i cili pas ankesave njoftoi se ndeshja kishte përfunduar 0-0.

Pasi kapërceu këtë “pengesë”, Zuckerberg më në fund fitoi medalje të arta dhe të argjendta në garat ku mori pjesë.

Siç shihet në fotot që Zuckerberg ka postuar plot gëzim në Instagram, shefi i Meta ka konkurruar në të dy ndeshjet, në të cilat atletët veshin uniforma të bardha dhe një rrip për të treguar nivelin e tyre – dhe ndeshjet No-Gi të jiu jitsu braziliane.

“Kam konkurruar në turneun tim të parë jiu jitsu dhe kam fituar disa medalje për ekipin Guerrilla Jiu Jitsu,” ka shkruar Zuckerberg në fotot e tij.

Miliarderi 38-vjeçar i vlerësoi trajnerët e tij Dave Carilli, Kai “The Shadow” Wu dhe James Terry për fitoret e tij.bw

blank

Bilanc i rëndë në Napoli, festa kthehet në tragjedi, një i vrarë dhe disa të plagosur

Në Napoli, një qytet i terë në ekstazë festoi deri në orët e para të mëngjesit titullit e tretë në Serie A. 33 vite pritje ishin shumë për një qytet që jeton me futbollin. Jo gjithçka shkoi mirë, pasi një person mbeti i vdekur gjatë festimeve, i qëlluar me armë zjarri. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë pasi çështja është nën hetim.

 

Katër persona të tjerë pësuan dëmtime në duar gjatë shpërthimit të fishekzjarrëve. Një vajzë 20-vjeçare është e shtruar në një spital të Napolit në gjendje të rëndë, në rrezik jete, si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

 

Një bilanc negativ u shënua edhe në Udine, ku tifozët u përplasën ndërmjet tyre në fushë, dhe jashtë sajë. Tetë persona janë dëmtuar jo rëndë gjatë festimeve në fushë, ku mes tifozëve të Napolit u futën edhe ultrasit e Udineses duke u përleshur ndërmjet tyre. Në total sipas autoriteteve lokale 15 persona janë dëmtuar para, gjatë dhe pas ndeshjes në Udine.bw


Send this to a friend