VOAL

VOAL

Daut Gumeni: Ish i internuari në Kampin e Tepelenës tregon tmerret që pa: Vdisnin fëmijë dhe gratë e reja

April 7, 2018

Komentet

Nga Filbi te Havana: Depërtimi komunist në Perëndim, dje dhe sot- Nga KASTRIOT HAXHIAJ

 

Ditë më parë Departamenti amerikan i Shtetit publikoi një raport prej 99 faqesh mbi depërtimin e zbulimit të Kubës komuniste në qarqet më të larta të qeverisë amerikane.

Po t’i kthehemi historisë, kjo të kujton depërtimin e spiunazhit sovjetik në agjencinë britanike të zbulimit MI6 përmes Rrethit të Kembrixhit që minuan përpjeket e Perëndimit për rrëzimin e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës në Shqipëri.

Kur MI6 zbuloi në vitin 1951 se oficeri i tyre i atashuar pranë CIA-s në Uashington, Kim Filbi, ishte agjent sovjetik, bota perëndimore u përball me një nga mësimet më të hidhura të Luftës së Ftohtë: depërtimi komunist nuk godet vetëm nga jashtë, përmes spiunazhit klasik, por nga brenda — përmes njerëzve që vetë sistemi i beson me sekretet e tij më të ndjeshme.

Shtatëdhjetë e pesë vjet më vonë, një raport i Departamentit të Shteti, publikuar më 20 korrik 2026 nën Sekretarin Marco Rubio, ngre pikërisht të njëjtën pyetje për Kubën: sa thellë ka depërtuar një regjim i vogël komunist në strukturat e vendimmarrjes dhe të shoqërisë amerikane?

Të dyja rastet meritojnë të studiohen paralelisht— jo si përsëritje mekanike e historisë, por si dy momente të një modeli të njëjtë, me dallime që janë po aq mësimdhënëse sa ngjashmëritë.

Në 1949, MI6 e Britanisë dhe CIA amerikane (përmes degës së saj të posaçme, Office of Policy Coordination, nën Frank Wisner) nisën Operacionin Valuable/BGFIEND — përpjekja e parë madhore dhe testi i parë serioz anglo-amerikan kundër një regjimi komunist. Plani ishte i thjeshtë në letër, bashkëpunimi me grupe të armatosura mërgimtarësh shqiptarë — kryesisht nga radhët e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit për rrëzimin e Enver Hoxhës.

Në qendër të koordinimit mes MI6 dhe CIA-s qëndronte britaniku Filbi, i atashuar në Uashington nga tetori 1949 deri në qershor 1951. Filbi ishte agjent sovjetik i rekrutuar që në 1934, grupi i Kembrixhit. Prej postit të tij, kishte qasje në plane operacionale, data zbarkimi dhe identitete agjentësh — informacion që kalonte drejt Moskës dhe, prej andej, drejt Sigurimit të Shtetit shqiptar.

Pothuajse çdo grup i dërguar në Shqipëri ra në pritën e Sigurimit të Shtetit. Kjo pjesë e historisë — depërtimi i një agjenti sovjetik në nivelet më të larta të inteligjencës perëndimore — mbetet fakt i mbyllur, i dokumentuar nga arkivat e deklasifikuara të CIA-s dhe MI6 britanike, nga biografia e Ben Macintyre-t “A Spy Among Friends” (2014), dhe nga vetë kujtimet e Filbit, “My Silent War” (1968), edhe pse kjo e fundit trajtohet me rezervë pasi Filbi kishte interes ta fryente rolin e vet.

Por pikëpyetja qendron tek faktorët e tjerë…nëse Filbi ishte shkaku i vetëm. Libri më i plotë arkivor deri sot, “Operation Valuable Fiend” (2014) i Albert Lulushit, dhe dy studime akademike të 2024-ës (“Friends Disunited” në International History Review, dhe “Seven Critiques of the Orthodox Historiography of Operation BGFiend/Valuable” në Journal of Intelligence History) e kundërshtojnë tezën e shkakut të vetëm.

Ata tregojnë se në rrjetet e mërgimtarëve kishin depertuar elemente nga Sigurimi para se Filbi të kishte qasje. Se rreth 3.000 këshilltarë sovjetikë i dhanë regjimit të Hoxhës mbështetje kundër-zbulimi shumë më të fortë sesa supozohej në Uashington dhe Londër.

Raporti i Departamentit të Shtetit për Kubën prej 99-faqesh “Cuba: The Capital of 21st Century Communism”, publikuar ditë më parë,ndjek një logjikë paralele. Sipas raportit, sigurimi kubanez ka depërtuar në Perëndim për gati shtatë dekada.

Raporti ofron një terren solid faktik që është e krahasueshme drejtpërdrejt me rastin Filbi: rekrutimi i agjentëve brenda strukturave amerikane.

Ana Montes, ish-analiste e lartë e Agjencisë së Zbulimit Ushtarak (DIA), u dënua në 2002 pasi kishte spiunuar për Kubën për 16 vjet nga një nga postet më të ndjeshme të inteligjencës ushtarake amerikane.

Walter Kendall Myers, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit që kishte punuar edhe si profesor në SAIS, u dënua në 2010 për spiunazh në favor të Havanës.

Raporti pretendon gjithashtu se dhjetëra agjentë kubanë mbeten ende të paidentifikuar brenda qeverisë amerikane. Këto raste kanë dosje gjyqësore publike — janë depërtim i konfirmuar, në thelb i së njëjtës natyrë me atë të Filbit: një person i besuar që i shërben fshehurazi një qeverie komuniste.

Raporti i atribuon Kubës formësimin ideologjik të lëvizjeve si Panterat e Zeza, Weather Underground, dhe në ditët tona Antifës, apo grupe të tjera pas protestave të dhunshme në vend.

Vetë koha e publikimit — pak ditë pasi Sekretari Rubio kërkoi që udhëheqësit botërorë ta trajtojnë seriozisht kërcënimin e grupeve të majta të dhunshme — dhe konteksti politik i administratës së Presidentit Trump kundër komunizmit të kujtojnë periudhën e fillimit të Luftës së Ftohtë.

Paralelja mes dy rasteve funksionon në nivelin strukturor: të dy tregojnë se depërtimi komunist në institucionet perëndimore ka qenë fenomen real dhe i përsëritur, jo teori konspirative. Nga Filbi te Montes e Myers, kemi shembuj konkretë, të dokumentuar të njerëzve që kanë shërbyer fshehurazi në shërbim të qeverive komuniste nga brenda strukturave më të ndjeshme perëndimore.

“Mendimin tuaj, që Kosovës të mos i jepet statusi i republikës, ne e quajmë të drejtë dhe patriotik, një qëndrim të kundërt, ne do ta luftojmë…”- Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën, shtator 1970

Nga DASHNOR KALOÇI

 

Afro 20 e sa vite të shkuara, në një nga bisedat tona me studiuesin dhe historianin e njohur Sherif Delvina (“Mësues i Popullit”), së bashku dhe me dy miqtë e tij të ngushtë, profesor Luan Malltezi e Gani Demiri Ratkoceri (“Mësues i Popullit”, me origjinë nga Kosova, i ardhur në Shqipëri si emigrant politik në vitin 1961, ish-i burgosur në kampet e burgjet politike të Enver Hoxhës), Sherifi, i cili pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar më shumë në arkivat e shtetit dhe Bibliotekën Kombëtare, na thoshte se: “Enver Hoxha, jo vetëm, që nuk ka dashur kurrë që Kosova të kishte statusin e Republikës në kuadrin e Federatës Jugosllave, por ai ka luftuar me të gjitha mënyrat, që ajo gjë të mos bëhej realitet”! Duke na shpjeguar se; në rast se Kosova do gëzonte statusin e Republikës, ashtu si gjashtë republikat e tjera, Kosova do merrte vëmendje të madhe dhe do njihej shumë më tepër në arenën ndërkombëtare, duke eklipsuar kështu Shqipërinë komuniste të udhëhequr nga Enver Hoxha, e cila do dilte në plan të dytë si shtet. Nisur nga kjo, “mbështetja” që Shqipëria dhe Enver Hoxha i dhanë Kosovës pas demonstratave të marsit 1981, që Kosovës t’i jepej statusi i Republikës, ishte thjesht për konsum publik.

Kërkesës sonë, (profesor Luan Malltezit e Gani Ratkocerit), që të zhvillonim një intervistë në “Gazeta Shqiptare” (ku asokohe mbuloja rubrikën historike dossier), ku ai të na i shpjegonte publikisht më të zgjeruara ato që po na thoshte, Sherifi nuk pranonte në mënyrë kategorike, duke na thënë se: “Këto që po ju them, unë i kam me të dëgjuar dhe akoma nuk i kam gjetur akoma dokumentet arkivore në Arkivin Qendror të Shtetit, apo Ministrinë e Jashtme, por ju siguroj, që këto dokumente janë aty dhe nëse do i gjeni ndonjë ditë, do më jepni të drejtë.

Nuk mund të flas pa dokumente”!

Sigurisht që nuk e ngacmuam më që ato të na i thoshte publikisht në shtyp, pasi Sherifi ishte i prerë dhe ne ia njihnim mirë natyrën e tij. Sherifi na tregonte shumë ngjarje dhe histori nga më të ndryshmet, kryesisht me Enver Hoxhën, të cilin ai e kishte njohur që kur ishte fëmijë, (në periudhën e Luftës, 1939-1944), kur shkonte në shtëpinë e dajos së tij, Esat Dishnica, ku Enveri si mik i ngushtë e tepër kofidencial i tij, gjendej shpesh aty për dreka e për darka.

Po kështu, shumë nga ngjarjet dhe historitë që kishin të bënin me Enver Hoxhën, Sherifi i dinte nga ish-kryeministri Ibrahim Bej Biçaku, (dajua i nënës Sherifit), apo i ati, Neki Delvina, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë në periudhën e Monarkisë Zogut dhe vitet e para të pas Luftës, që u dënua me burg politik. Të gjitha këto ngjarje dhe histori, Sherifi i “mori me vete”, dhe nuk pranoi kurrë t’i bënte publike në media, edhe pse miku i tij i ngushtë, profesor Luan Malltezi, (apo autori i këtyre radhëve), i luteshin herë pas here, se ato duheshin publikuar në shtyp, pasi kishin interes publik!

Por, duke u kthyer në temën kryesore të këtij shkrimi, theksojmë se studiuesi dhe historiani i njohur Sherif Delvina, ka pasur plotësisht të drejtë lidhur me ato që na thoshte, pra: që Enver Hoxha nuk ka dashur kurrë që Kosova të fitonte statusin e Republikës, gjë e cila bëhet e ditur nga disa dokumente arkivore të nxjerra së fundmi nga Arkivi Qendror i Shtetit, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), me siglën “Tepër sekret” (tashmë të de klasifikuara), të cilat i përkasin vitit 1970, ku ndodhet edhe një proces-verbal i takimit të Enver Hoxhës me diplomatin Lik Seiti, të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë në Beograd.

Në të gjitha këto dokumente, ku për herë të parë hidhet dritë dhe bëhet e ditur zyrtarisht ajo që prej vitesh është përfolur gojarisht mbi lidhjet okulte të Enver Hoxhës me Josif Broz Titon, (mesazhet që i dërgonin njëri tjetrit nëpërmjet Fadil Hoxhës) si dhe proces-verbalin në fjalë, shkruhet e zeza mbi të bardhë, se; Enver Hoxha nuk ka dashur kurrë që Kosova të kishte statusin e Republikës, madje ka bërë të gjithë përpjekjet me aq sa ka mundur, që ajo gjë të mos ndodhte kurrë. Lidhur me këtë etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat publikohen për herë të parë dhe të plota (bashkë me faksimilet përkatëse), nga Memorie.al

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E TAKIMIT TË ENVER HOXHËS ME LIK SEITIN, TË NGARKUARIN ME PUNË TË REPUBLIKËS POPULLOR TË SHQIPËRISË NË BEOGRAD

TAKIMI I SEKRETARIT TË PARË TË KQ TË PPSH, SHOKUT ENVER HOXHA, ME TË NGARKUARIN ME PUNË TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË NË JUGOSLLAVI, LIK SEITIN, NË TIRANË, NË DATËN 19.9.1970

Në këtë takim merr pjesë dhe Sekretari i K.Q. të PPSH, shoku Ramiz Alia. Shoku Enver, pasi e pret dhe njihet me shokun Lik Seitin, e pyet atë në se e ka mësuar gjuhën serbo-kroatisht dhe, kur merr përgjigje se ai nuk e di dhe aq mirë, e porositi Likun ta mësojë, mbasi diplomati ynë është e domosdoshme ta mësojë mirë gjuhën e vendit ku është ngarkuar të shërbejë, aq më tepër në një shtet si Jugosllavia, ku është në fuqi një klikë tradhtare e marksizëm-leninizmit, ndryshe nuk lufton dot. Në përgjithësi ju diplomatët, vazhdoi shoku Enver, nuk bëni përpjekjet e duhura për mësimin e gjuhëve të huaja.

Nuk është aspak mirë që ju të punoni kurdoherë me përkthyes. Një praktikë e tillë nuk na çon larg. Të jesh në një vend me shërbim dhe të mos dish gjuhën e tij, as shtypin nuk shfrytëzon dot. Mund të ndodhë që tjetri të të kërkojë për një bisedë urgjente, por po të mos e kesh përkthyesin aty, t’i thuash prit se tani nuk ka kush të na bëjë përkthimin, nuk është e hijshme. Shumë nga ju u mësuat të punoni me përkthyes, po kjo nuk duhet të vazhdojë më në të ardhmen. Çfarë thotë Fadil Hoxha, ka ndonjë çikë ndjenjë shqiptarizmi te ky njeri, se sa për marksist-leninist është tjetër pune, është shumë larg që ai të jetë i tillë.

SHOKU LIK SEITI: Nga takimi që pata me të më la përshtypjen e asaj që thatë më përpara, d.m.th. tek ai ekziston ndjenja e shqiptarizmit. Të them të drejtën, mua më bëri përshtypje pre-okupacioni i tij i madh për rininë, lidhur me mbajtjen e fotografive. Këtu ai theksoi se përsa i përket ndjenjave të njerëzve të moshuar, këto ne jemi në gjendje t’i dominojmë. Përsa i përket rinisë që është një masë më e gjerë dhe që manifeston hapur dashurinë për Shqipërinë dhe shokun Enver, e kemi më vështirë ta frenojmë atë në këtë vrull, jo se unë jam kundër dashurisë ndaj shokut Enver dhe mbajtjes së fotografisë së tij nga ana e rinisë kosovare, përkundrazi jam unë i pari që e dua më shumë se kushdo shokun Enver, por sepse kjo na prish punë. Ju e dini se unë edhe gjatë luftës, kur fotografia e shokut Enver filloi të hiqej tek ne, e vura në dijeni shokun Enver dhe ai më këshilloi me të drejtë që këtë çështje ta ngrija në Komitetin Krahinor të partisë të Kosovës.

SHOKU ENVER HOXHA: Mos do të thotë Fadili me këtë se rinia nuk duhet të ekzaltohet shumë, prandaj ngriti çështjen që fotografinë e Enverit të mos e mbajnë të rinjtë e të rejat?

SHOKU LIK SEITI: Ai la të kuptohej që, po të jetë puna për të mbajtur fotografinë e shokut Enver, atë do ta mbaj unë i pari, pastaj të tjerët. Kur ra fjala lidhur me eventualitetin e një agresioni kundër Shqipërisë, Fadili theksoi se ai personalisht do të jetë ushtar besnik i shokut Enver dhe se Kosova kurrë nuk do t’i kundërvihet Republikës Popullore të Shqipërisë. Pastaj më foli për përpjekjet që bën ai për të fituar Kosova autonominë. Këto përpjekje, siç më tha, i ka bërë që në kohën kur ishte në fuqi Rankoviçi, prandaj edhe ishte vënë në shenjë prej tij. Fadili atëhere kish gjetur kundërshtarë në këtë çështje, midis të cilëve Petër Stamboliqin.

SHOKU ENVER HOXHA: Ç’bën tani Stamboliqi?

SHOKU LIK SEITI: Tani ai është mënjanuar, po jo në atë shkallë si janë lenë mënjanë Tempua me shokë. Ndryshe është me Stamboliqin, këtë diku e aktivizojnë për të dorëzuar në emër të Titos ndonjë dekoratë, apo për të prerë shiritin me rastin e inaugurimit të ndonjë vepre etj.

SHOKU ENVER HOXHA: Po Tempua bën ndonjë punë, duket nëpër pritjet?

SHOKU LIK SEITI: Jo. Siç duket tani shkruan kujtimet.

SHOKU ENVER HOXHA: Po Koça Popoviçi?

SHOKU LIK SEITI: As ky. Edhe ky si Stamboliqi është.

SHOKU ENVER HOXHA: A e kanë nënpresident tani?

SHOKU LIK SEITI: Jo, me organizimin e ri jugosllavët nuk kanë fare nënpresident. Kryetari i Kuvendit Federativ, në formë kryen njëkohësisht edhe funksionin e nënpresidentit. Në këtë post është Milentije Popoviçi. Kur punohej për përgatitjet e Kongresit të 9-të, për disa kohë në Jugosllavi u bënë përpjekje për të nxjerrë Kardelin si zëvendës të Titos në kryesinë e Lidhjes së Komunistëve, po pati reagim nga të tjerët. Kështu, kur u mësua për funksionin e nënpresidentit të Lidhjes së Komunistëve, të gjithë të tjerët thanë ç’është kjo e panjohur. Prandaj, në Kongresin e 9-të të Lidhjes së Komunistëve Jugosllavë, nxorën nga udhëheqja të tërë të vjetrit. Titua mbajti vetëm Kardelin dhe ndonjë tjetër, por theksoi që midis tyre dhe të rinjve që hynë në udhëheqje nuk ka të parë e të dytë, të gjithë janë njëlloj.

SHOKU ENVER HOXHA: Po udhëheqësit kosovarë si i kanë marrëdhëniet me njëri-tjetrin? Kanë grindje midis tyre? Për shembull, si janë marrëdhëniet midis Fadil Hoxhës, Veli Devës, Ali Shukriut etj?

SHOKU LIK SEITI: Gjer tani nuk kemi dëgjuar asgjë serioze që të na ketë tërhequr vëmendjen, megjithatë gjëra të vogla midis tyre ka. Nga sa dimë, del sikur Fadili dhe Veliu janë një, kurse Xhavit Nimani me Ali Shukrinë janë më ndryshe. Kur ishte në fuqi Rankoviçi, Ali Shukriu pozitat i kishte më të forta se Fadili me Veliun. Sidoqoftë edhe këto gjëra të vogla që kanë ata midis tyre ne nuk i kemi akoma shumë të qarta e të argumentuara. Përsa i përket aktivizimit të krerëve shqiptarë të Kosovës me funksione të rëndësishme, nga ana e udhëheqjes jugosllave veprohet njëlloj si për njërin, ashtu edhe për tjetrin.

SHOKU ENVER HOXHA: Nga krerët shqiptarë të Kosovës, kush tregohet pro rrymës serbomadhe të Rankoviçit?

SHOKU LIK SEITI: Dyshime ka për Xhavit Nimanin dhe Ali Shukrinë, me gjithë këtë të fundit Titua e aktivizon mjaft, i ka dhënë edhe popullaritet.

SHOKU ENVER HOXHA: Është i vjetër nga mosha Aliu?

SHOKU LIK SEITI: Rreth 45-50 vjeç. Ky ka qenë edhe në Shqipëri. Midis gjithë të tjerëve Aliu është njeriu më i pregatitur për funksione qeveritare. Tani merret me ekonomi, e aktivizojnë sidomos në marrëdhëniet që ka Jugosllavia me vendet arabe.

SHOKU ENVER HOXHA: Kanë fëmijë këta dhe ç’qëndrim mbajnë?

SHOKU LIK SEITI: Të gjithë fëmijët e këtyre, gjatë manifestimeve patriotike që janë zhvilluar nga populli kosovar, kanë qenë pro flamurit dhe pro një autonomie më të gjerë të Kosovës. Veç kësaj, kur kanë ardhur në Jugosllavi skuadrat tona sportive, të gjithë këta elementë të rinj janë treguar të afruar dhe kanë shfaqur interesim për Shqipërinë. Në këtë drejtim, qëndrimi i djalit të Fadil Hoxhës është më i theksuar. Ky është edhe më serioz dhe qëndron vazhdimisht në Prishtinë me nënën e tij. Edhe vetë Fadili, me përjashtim të rasteve kur në qendër bëhet ndonjë mbledhje ose konferencë, kur autorizohet të bëjë ndonjë takim, apo e dërgojnë jashtë shtetit, pjesën më të madhe të kohës në Kosovë e kalon.

Në Kongresin e 9-të zgjedhjet e udhëheqjes kryesore u bënë në mënyrë të atillë që në përbërjen e saj të përfaqësoheshin në numër të barabartë të tëra republikat. Kjo u bë me qëllim ekuilibri të forcave. Kështu për çdo republikë u zgjodhën nga dy veta në Byronë Politike të Lidhjes dhe nga një për të dyja krahinat autonome. Nga sa na del nga shtypi dhe nga të dhënat e ndryshme që disponojmë, ashtu siç qëndron Fadili në Kosovë, edhe Kardeli pjesën më të madhe të kohës në Slloveni e kalon. Kështu veprojnë edhe udhëheqësit nga republikat e tjera, të cilët gjithashtu e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në vendlindjet e tyre dhe vetëm kur kanë mbledhje shkojnë në Beograd.

SHOKU ENVER HOXHA: Si qëndron Nikeziqi me shqiptarët?

SHOKU LIK SEITI: Kemi dëgjuar sikur i përkrah. Ai ka dhënë mjaft këshilla kur ka qenë në Kosovë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po Veselinoviçi me Tempon etj., me serbët janë?

SHOKU LIK SEITI: Po.

SHOKU ENVER HOXHA: Si mendon ti lidhur me bisedën që pate me Fadilin, e vlen t’i kthejmë ndonjë përgjigje? Ku të takoi ai ty?

SHOKU LIK SEITI: Më takoi një natë në pritjen që u dha në ambasadën sudaneze me rastin e vizitës që bëri në Jugosllavi kryetari i shtetit të Sudanit. Fadili në atë pritje qe bashkë me Ali Shukrinë, por ndofta, sepse s’më njihte mirë ose edhe për ta justifikuar takimin me mua, erdhën të dy së bashku. Mirë po me t’u takuar, Aliu u largua menjëherë, duke u justifikuar se i duhet të takohej me një tjetër. Fadili pra erdhi vet i dyti dhe takimi u bë në një pritje përpara syve të të gjithë të tjerëve. Sa mbetëm vetëm, u hoqëm të dy mënjanë dhe aty Fadili gjeti rastin për të më folur.

SHOKU ENVER HOXHA: Po Velinë, kur e ke takuar?

SHOKU LIK SEITI: Me Velinë kam biseduar në takimin e parë me Fadilin. Takimi me të u bë në kohën që po dilnin diplomatët nga stadiumi dhe zgjati gjithsej 2-3 minuta. Kështu, kur po largohesha edhe unë, u takova rastësisht me Fadilin, i cili i tha Veliut që ndodhej prapa nesh, eja të të takoj me të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë. Pas këtij takimi të shkurtër u ndamë me një herë.

SHOKU ENVER HOXHA: E, si thua, ç’mendon ti, e vlen t’i përgjigjemi Fadilit duke i dërguar nëpërmjet teje një përgjigje nga ana ime?

SHOKU LIK SEITI: Nga biseda që bëra me të kam përshtypjen se ai e pret një përgjigje.

SHOKU ENVER HOXHA: Konkretisht, ç’kërkonte ai nga unë, pse nga sa më kujtohet nga radiogrami që na ke dërguar, ai sikur të ka drejtuar pyetjen ç’mendon shoku Enver.

SHOKU LIK SEITI: Këtë pyetje ai e bëri kur ngriti problemin lidhur me lëvizjen e Rezak Shalës, i cili ishte për krijimin e republikës së shqiptarëve të Jugosllavisë. Fadili më tregoi se qe shprehur kundër një gjëje të tillë. Unë nga ana ime, theksoi ai, njoh vetëm një republikë shqiptare, Republikën Popullore të Shqipërisë. Personalisht kam qenë dhe jam, vazhdoi ai, për autonominë e plotë të Kosovës, prandaj nuk di si mendon shoku Enver për këtë çështje. Unë, tha ai, nuk e besoj që të jetë kundër.

SHOKU ENVER HOXHA: Ç’është ky Rezak Shala?

SHOKU LIK SEITI: Ishte prokuror. Tani, pas orvatjes që bëri për krijimin e republikës, e kanë hequr.

SHOKU ENVER HOXHA: Po si t’u duk ty, këto pikëpamje që shprehu Fadili, i ka me dijeninë e udhëheqjes jugosllave, apo të vetat?

SHOKU LIK SEITI: Unë mendoj se i ka me dijeninë e udhëheqjes mbasi ai e vuri shumë theksin tek Titua, kur donte të më tregonte nga ndonjë agresion, por edhe në rast se vjen përsëri në fuqi sa shumë interesohet ky dhe si na ka këshilluar vazhdimisht ta duam Shqipërinë dhe shokun Enver, për arsye se atë e do një popull i tërë dhe tani autoriteti i Republikës Popullore të Shqipërisë është rritur shumë në botë. Këtë çështje ai e theksonte shumë. Çështja tjetër që preku Fadili doli nga një pyetje që i bëra unë lidhur me perspektivat e ngjarjeve në Jugosllavi pas vdekjes së Titos.

SHOKU ENVER HOXHA: Ç’tha ai, ç’mendon se mund të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos dhe si e ngriti këtë çështje?

SHOKU LIK SEITI: Pyetjen ia bëra unë kur Fadili tha që Titua interesohet shumë për shqiptarët në Kosovë. Dëshira jonë, vuri theksin ai, është që legatat e të dy vendeve t’i ngremë tani në rang ambasade, megjithëse duhet njohur se ka edhe kundërshtarë, siç janë forcat serbomadhe, që nuk e duan këtë gjë. Në këtë rast unë ia bëra pyetjen dhe ai u përgjigj se Titua që tani sa është gjallë, po punon që federata të mbetet e pandryshuar pas vdekjes së tij, po merr masa që as më vonë të mos dominojë shovinizmi serbomadh, as të ngrihet konfederata, siç ka pasur zëra, por as të mos jetë Jugosllavia një federatë e përqendruar, ku të dominojnë serbomëdhenjtë. Dhe kësaj pak a shumë po i arrihet. Duke ngritur problemin e udhëheqjes së Lidhjes Komuniste, ai theksoi se tashmë kjo është e siguruar, megjithëse mund të ngjallen forca për ta rrezikuar federatën.

SHOKU ENVER HOXHA: Me bindje i thoshte këto Fadili, apo si me gjysmë zëri? Si t’u duk, i thoshte me gjallëri, apo vetëm sa për t’i thënë se e kishin ngarkuar të t’i transmetonte? Ç’përshtypje pate ti prej tij në këtë kohë?

SHOKU LIK SEITI: Për Titon dhe vijën e tij, Fadili fliste me entuziazëm, në kuptimin që kosovarët ai i favorizon, kurse për Rankoviçin fliste me urrejtje, nga një herë bile edhe me nervozizëm dhe deklaroi se koha e tij nuk ka për të ardhur kurrë. Por unë nuk kuptova mirë premtimin e tij në se do të jetë ushtar besnik i shokut Enver jo vetëm po të rrezikohet Shqipëria nga ndonjë agresion, por edhe në rast se vjen përsëri në fuqi Rankoviçi, do të punojë ai që Kosova të mos i kundërvihet Republikës Popullore të Shqipërisë? Kjo mua më shpëtoi pa sqaruar, për arsye se në atë kohë vinin vërdallë nesh plot njerëz, midis të tjerëve edhe dy sovjetikë, njërin nga të cilët e njihte. Fadili në këtë rast tha që në fund të fundit ne do të bëjmë punën tonë, sado që të mos duan këta (për sovjetikët) që janë armiqtë tonë.

SHOKU ENVER HOXHA: Foli gjë Fadili për ndjenjat anti-serbe të popullit kosovar, kur përmendi ato ndjenja gjoja të ekzaltuara të rinisë kosovare?

SHOKU LIK SEITI: Nuk tha gjë.

SHOKU ENVER HOXHA: E do populli Fadilin?

SHOKU LIK SEITI: E do dhe tek ai duket se ka besim më shumë se tek cilido tjetër nga maskarenjtë e kalibrit të tij. Njerëzit për të flasin më mirë. Qarkullojnë edhe zëra sikur ai ka qenë kundërshtar i largimit të shqiptarëve jashtë Jugosllavisë.

SHOKU ENVER HOXHA: Ka kosovarë që kthehen tani nga Turqia në Jugosllavi?

SHOKU LIK SEITI: Këta gjer tani janë fare pak, gjithsej 3-4 veta. Kjo çështje po diskutohet midis dy vendeve, po thonë sikur nuk i lejojnë turqit. Megjithatë, nuk ka akoma gjë të qartë.

SHOKU ENVER HOXHA: Kur të vijë rasti ti duhet t’ia bësh kujtdo të qartë vijën tonë, sipas së cilës kosovarët e emigruar duhet të kthehen në vendin e në shtëpitë e tyre dhe në këtë drejtim të bëhen përpjekje që të mos u nxirren pengesa. Të bëhet e qartë se pikëpamja jonë është që jugosllavët t’i zhdukin pengesat që kanë vënë duke u kërkuar si kusht atyre shqiptarëve të emigruar që dëshirojnë të kthehen në Kosovë se duhet të disponojnë një sasi të hollash.

SHOKU LIK SEITI: Fadili pret përgjigje edhe lidhur me kthimin e legatës sonë në Beograd në rang ambasade.

SHOKU ENVER HOXHA: Po ja, sikur të t’i them ty disa gjëra që, për të qenë më preciz, unë i kam shkruar. Këto ti mund t’i kesh me vete, po Fadilit duhet t’ia thuash gojarisht, se ai me shokë nuk janë njerëz të sigurtë. Idetë, që po t’i jap të shkruara, janë mjaft konçize dhe për të dyja tablotë, edhe për vetë Fadilin personalisht, në rast se ai do të dëshirojë t’i mbajë vetë në mendje, edhe po të jetë që t’ia thotë Titos, pse ne e dimë që ai i Titos është dhe kjo s’na prish asnjë punë. Natyrisht, ti duhet të gjesh rastin për t’ia thënë këto ide kështu, në përgjithësi. Po më mirë le të t’i lexoj një herë, pastaj të shohim ç’mendim ke edhe ti:

“Duke vlerësuar bisedën që patëm bashkë, si dhe faktin që ju më dhatë të kuptoj se donit të dinit edhe mendimin e shokut Enver për çështjet që ngritët, kur isha në Tiranë, kërkova takim me shokun Enver dhe ia raportova gjithçka që më folët. Shoku Enver, më porositi t’ju sjell të falat e tij dhe t’ju përshëndes për ndjenjat e pastra patriotike, që janë karakteristike për shqiptarët, qofshin këta qytetarë të Republikës Popullore të Shqipërisë, qofshin të Kosovës. Shoku Enver ishte i prekur nga ajo që thatë ju se në rast rreziku për Republikën Popullore të Shqipërisë ju do të jeni përkrah tij. Shoku Enver, që ju njeh personalisht, nuk dyshon për këtë, sepse qëndrimi juaj për këtë problem është në vazhdën e traditave luftarake heroike të popullit tonë që ka luftuar në shekuj dhe në vazhdën e patriotizmit të lartë të popullit të Kosovës.

Ne ndjekim me vëmendje ndryshimet që kanë ndodhur në Kosovë, të drejtat që janë fituar në çështjen e gjuhës, të arsimit, në drejtim të administrimit etj. Padyshim këto janë fitore kundër korrenteve antishqiptare, rankoviçiane e serbo-madhe. Por, siç e thoni edhe vetë, s’është kjo e gjitha. Ka edhe shumë të drejta të tjera që duhet të fitojnë vëllezërit kosovarë. Mendimin tuaj për të mos pranuar krijimin e një Republike të dytë Shqiptare ne e quajmë të drejtë. Ky është qëndrim i drejtë dhe patriotik. Një qëndrim të kundërt Republika Popullore e Shqipërisë do ta luftojë me të gjitha forcat. Ne jemi dakord me mendimin tuaj se në botë ka vetëm një Republikë Popullore të Shqipërisë./ Memorie.al

Vitet e ankthit dhe të tmerrit- Memorialistikë nga ARIF EJUPI

 

Vitet 1998 dhe 1999 mbeten ndër periudhat më të rënda në historinë e popullit shqiptar të Kosovës. Ishin vite të mbushura me ankth, dhunë, vrasje, burgosje, dhunime, masakra, dëbime dhe shkatërrime.

Mijëra njerëz u vranë, u plagosën ose u detyruan të largoheshin nga shtëpitë dhe trojet e tyre. Toka u mbulua me gjak, ndërsa frika dhe dhimbja u bënë pjesë e jetës së përditshme.

Shkoi viti 1998 me mijëra e mijëra varre dhe plagë në trup. Toka u ul në gjak. Makineria e dhunës ishte tërbuar: vriste, gjymtonte, dhunonte, dëbonte dhe rrënonte gjithçka që gjente përpara.

 

Fshatra të tëra u dogjën, familje të tëra u shuan dhe mijëra njerëz mbetën pa strehë.

Në të njëjtën kohë, të verbrit dhe të shurdhrit e kancelarive evropiane vazhdonin me avazin e vjetër. Bënin sehir, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Reagimet ishin të vonuara dhe të pamjaftueshme, ndërsa tragjedia e popullsisë shqiptare thellohej çdo ditë.

Edhe viti 1999 filloi me gjëmë e me lumenj gjaku. Numri i viktimave rritej vazhdimisht. Ishte e pamundur të numëroheshin të gjitha kufomat dhe, në shumë vende, mungonin edhe njerëzit që do t’ua hapnin varret. Tmerri dhe llahtaria vazhdonin.

Njerëzit vriteshin, dhunoheshin dhe masakroheshin, ndërsa autorët e krimeve përpiqeshin t’ua humbnin gjurmët viktimave, duke i hedhur trupat e tyre në humnera, liqene e përrenj ose duke i transportuar larg vendeve ku ishin kryer krimet.

Në anën tjetër vazhdonte eksodi biblik i popullsisë shqiptare. Kolona të pafundme njerëzish detyroheshin të braktisnin shtëpitë e tyre. Kudo kishte të pastrehë, të uritur, të plagosur dhe të rraskapitur nga dhuna dhe rrugëtimi i gjatë.

Familjet ndaheshin, fëmijët humbnin prindërit, ndërsa të moshuarit vdisnin përgjatë rrugëve të dëbimit.

Kur errësira dukej se kishte mbuluar gjithçka dhe makineria e spastrimit etnik vazhdonte rrugën e saj shkatërrimtare, përtej Atlantikut erdhi drita e lirisë.

Udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e mbështetur nga aleatët e NATO-s, ndali dorën vrastare të regjimit të Sllobodan Millosheviçit, shpëtoi një popull nga shfarosja dhe i hapi Kosovës rrugën e lirisë.

Ky nuk ishte vetëm një intervenim ushtarak; ishte triumfi i ndërgjegjes njerëzore mbi krimin, i qytetërimit mbi barbarinë dhe i shpresës mbi dëshpërimin. Populli i Kosovës do ta ruajë përherë me mirënjohje kujtimin e këtij akti historik, që i dha fund një tragjedie dhe i mundësoi kthimin në vatrat e veta.

Krimet e kryera në Kosovë nuk ishin vetëm një tragjedi e një populli, por edhe një njollë e rëndë mbi ndërgjegjen e Evropës. Heshtja dhe reagimet e vonuara të bashkësisë ndërkombëtare nuk arritën ta ndalnin me kohë makinerinë e vrasjes, e cila për muaj të tërë mbolli terror, shkatërrim dhe vdekje.

Edhe sot, pas gjithë këtyre krimeve, në Beograd vazhdojnë të dëgjohen zëra që e arsyetojnë ose e relativizojnë politikën e spastrimit etnik të regjimit të atëhershëm.

Vetëm pak ditë më parë, ministrja serbe Snezhana Paunoviç deklaroi se, po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte “pastruar etnikisht” Kosovën.

Kjo deklaratë nuk përbën vetëm një fyerje ndaj shqiptarëve të Kosovës, por edhe një arsyetim të hapur të dëbimit të dhunshëm, të përndjekjes dhe të krimeve kundër njerëzimit.

Në vend që një gjuhë e tillë të dënohej pa mëdyshje, Ivica Daçiq doli në mbrojtje të saj, duke i cilësuar kritikat ndaj ministres si të padrejta dhe hipokrite. Kjo dëshmon se retorika që frymëzoi krimet e viteve 1998–1999 nuk i përket vetëm së kaluarës.

Ajo vazhdon të shfaqet edhe sot në jetën politike serbe, e veshur me petkun e nacionalizmit dhe të mohimit të së vërtetës.

Prandaj, kujtesa historike nuk është hakmarrje, por detyrim moral. Viktimat duhet të kujtohen me dinjitet, krimet duhet të dokumentohen me përgjegjësi, ndërsa mohimi dhe relativizimi i tyre duhet të kundërshtohen me të vërtetën. Popujt ndërtojnë paqen vetëm kur kanë guximin të përballen me të kaluarën e tyre.

Historia ka dëshmuar se askush nuk mund t’i shpëtojë përgjithmonë përgjegjësisë për krimet e kryera. Drejtësia mund të vonojë, por ajo nuk shuhet. Dhe, siç e thotë një thënie popullore: “Mos i nxirrni punë hyjneshës në fron”, sepse ajo, herët a vonë, ua tregon vendin atyre që përpiqen të ndërtojnë pushtetin mbi gjakun, vuajtjen dhe fatkeqësinë e njerëzve të pafajshëm.

Ka borxhe që nuk shlyhen kurrë. Njëri prej tyre është borxhi ynë ndaj djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata pa e lëkundur qerpikun ia falën rininë, gjakun dhe jetën lirisë së atdheut. Emrat e tyre jetojnë në kujtesën e kombit dhe në historinë e Kosovës së lirë.

Arif Ejupi
Gjenevë, më 18 korrik 2026

Kronologjia e lëvizjes nacionaliste në Malësinë e Gjakovës- Nga KASTRIOT HAXHIAJ

 

1940–1941: Kontakti i parë britanik (Section D, SIS)

Prill 1940 — Section D (degë e shërbimit sekret britanik SIS) fillon të ndërtojë rrjete rezistence anti-italiane në Shqipëri dhe Kosovë të koordinuara përmes bazës në Beograd.

Prill 1941 — Gani Kryeziu udhëheq një forcë nga Kosova në Shqipëri, ndërkohë që Gjermania pushton Jugosllavinë. Aksioni shpërbëhet brenda ditësh. Dëshmitari britanik i vetëm në terren, Maj. Dayrell Oakley-Hill (kujtime të pabotuara deri 2002), thotë se prania e madhe e trupave jugosllave e dëmtoi mbështetjen popullore shqiptare — një variant që bie ndesh me atë të botuar nga Julian Amery në vitin 1948.

(Baza britanike e përcjelljes së informacionit në Itali do të akuzohej më pas nga agjentët britanik të dërguar në Shqipëri për vonesa apo mospërputhje)

1943–1944: Misioni britanik SOE dhe lëvizja Kryeziu në bazën e Ali Brahimit në Zherkë të Bytyçit

Tetor 1943 — Oficerët britanikë SOE Neil “Billy” McLean dhe David Smiley hidhen me parashutë në Shqipëri; më vonë bashkohen Julian Amery, Peter Kemp, dhe Maj. Anthony “Tony” Simcox. (Burimi: Bailey 2003; dosjet SOE, TNA HS 5/73, HS 5/126)

Shtabi nacionalist vendoset në kullën e vëllezërve Ali, Zenel dhe Halil Brahimi në Zherkë të Bytyçit, Tropojë. Lëvizjen e udhëheqin Gani, Said dhe Hasan Kryeziu; këshilltar politik: Llazar “Zai” Fundo.

31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944

Konferenca e Bujanit në Tropojë/Malësia e Gjakovës. Delegatë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe Jugosllavisë miratojnë bashkimin e ardhshëm Kosovë-Shqipëri pas luftës — rezolutë e braktisur më vonë nga Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha nën udhëheqjen e Beogradit, (tradhti kombëtare sllavo komuniste, shënim i autorit)

Qershor 1944 — Takimi ndërmjet nacionalistëve dhe komunistëve në Markaj të Tropojës ku lëvizja nacionaliste nuk pranoi shkrirjen me lëvizjen sllavo komuniste.

Korrik 1944 — Takimi vendimtar në Valbonë, Tropojë

Komunistët kërkojnë që lëvizja Kryeziu-Brahimi të sulmonte Plavën (kundër nacionalistëve shqiptarë atje). Ali Brahimi dhe lëvizja refuzojnë kategorikisht dhe shkëpusin çdo kominikim.

Menjëherë pas refuzimit komunistët ekzekutojnë Atë Lekë Lulin, përfaqësues të Legalitetit, pasi kishte kundërshtuar qëndrimin pro-jugosllav të komunistëve shqiptarë.

8 gusht 1944 — Enver Hoxha i dërgon radiogram Liri Gegës, duke urdhëruar eliminimin e Zai Fundos, në koordinim me pjesën jugosllave (Dushan, Rade); Fadil Hoxha kishte dhënë pëqimin.

10 shtator 1944 — Enver Hoxha urdhëron shkatërrimin e “reaksionit” Kryeziu-Brahimi për të parandaluar formimin e një qeverie nacionaliste ku Kosova do të ishte pjesë e Shqipërisë pas luftës me pëlqimin e Londrës dhe Uashingtonit.

19 shtator 1944 —Enver Hoxha dërgon Shefqet Peçin me brigadën e tij në Bytyç; arrestohen Said Kryeziu, Zai Fundo, dhe Maj. Anthony Simcox në shtabin e Kryezinjve, majën Dobrejt.

20 shtator 1944 — Fundo torturohet deri në vdekje; Simcox dëshmitar (fakte të shkruara më vonë në letrat e tij të ruajtura në Imperial War Museum, Londër).

Simcox dhe Said Kryeziu lirohen pas ndërhyrjes britanike, largohen për në Itali.

Pas arrestimeve — forcat gjermane sulmojnë Bytyçin: masakër dhe djegie e Zherkës, përfshirë kullën e Ali Brahimit (~300 shtëpi të djegura). Vriten Xhemal dhe Zeqir Brahimi (nipat e Ali Brahimit) dhe dhjetëra të tjerë, mes tyre gra dhe fëmijë.

1945 — Gani Kryeziu kapet nga partizanët shqiptarë, dorëzohet te komunistët jugosllavë. (Robert Elsie; Enver Hoxha, Kujtime)

1949 — Ali Brahimi detyrohet të arratiset nga Shqipëria. Gani Kryeziu themelon “Lidhjen e Refugjatëve Politikë Shqiptarë” në Prizren.

24 tetor 1949 — (CIA-RDP82-00457R003600100001-4)

Rreth 500 shqiptarë kalojnë nga Shqipëria në Jugosllavi. Një grup prej 20-vetësh i kryesuar nga Ali Brahimi bie në pritë dhe tradhtohet ndërsa ishte nisur për në Nikaj. Shumica e infiltrimeve synonin zonat e Tropojës dhe Kukësit.

(Burim: CIA Reading Room)

1951 — Ali Brahimi kthehet fshehurazi për të marrë familjen; mbesa e tij, Bute Zenelja (18 vjeçe), vritet nga komunistët në kufi.

1952 — Gani Kryeziu ndërron jetë. (Burim:Elsie)

1980 — Ali Brahimi ndërron jetë në Bruksel dhe varroset në Gjakovë, siç e kishte lënë amanet.

Dokumente të deklasifikuara

CIA CREST: CIA-RDP82-00457R003600100001-4, “Alleged Yugoslav Operations into Albania. TNA/PRO (Kew), seria SOE “HS”: HS 5/73, HS 5/126, HS 5/135, HS 5/72, HW 19/244 https://discovery.nationalarchives.gov.uk

Roderick Bailey, The Special Operations Executive (SOE) and British policy towards wartime resistance in Albania University of Edinburgh.

Ali Brahimi dhe vëllezërit Kryeziu – epopeja e Malësisë së Gjakovës në luftën kundër nazizmit dhe komunizmit- Nga KASTRIOT HAXHIAJ



Kulla e vëllezërve Ali, Zenel dhe Halil Brahimi në Zherkë të Bytyçit në Tropojë ishte shtabi i lëvizjes nacionaliste të Malësisë së Gjakovës. Vëllezërit Gani, Said dhe Hasan Kryeziu udhëhoqën një lëvizje të fuqishme, të pavarur e të armatosur antinaziste përmes një mbështetje të fuqishme popullore në aleancë me misionin britanik dhe amerikan.

Kjo lëvizje nacionaliste ishte rreshtuar hapur krahas aleatëve anglo-amerikanë. Pranë shtabit të Gani Kryeziut qëndronte misioni ushtarak britanik (SOE) i udhëhequr nga koloneli anglez Billy McLean dhe majori Anthony Simcox.

Ata synonin një Shqipëri etnike, demokratike dhe të lirë nga ndikimi komunisto-sllav, duke pasur si këshilltar politik intelektualin e njohur Llazar (Zai) Fundo.

Fuqizimi dhe popullariteti i kësaj lëvizje nacionaliste përbënte kërcënim për komunistët jugosllavë dhe shqiptarë si dhe për pushtuesit nazistë duke marrë parasysh edhe mbështetjen anglo-amerikane dhe furnizimin e tyre me armë dhe pajisje që vinin nga ajri.

Peter Cemp me (SOE) operacionet klandestine britanike do të shkruante më pas lidhur me zhgënjimin e tij për mosveprimin e Frontit Nacional Çlirimtar të komunistëve të Hoxhës dhe Mugoshës kundër nazizmit. Ai përmend një fakt kur Mehmet Shehu me 800 partizanë refuzoi të godiste 20 ushtarë gjermanë, duke e bërë të qartë se komunistët shqiptarë po përpiqeshin të ruanin forcat për një lufte të ardhshme me nacionalistët.

Kemp e konsideronte Shehun kriminel dhe LANÇ-in si një grumbull vrasësish që merakoseshin më shumë për sulmimin ndaj grupeve rivale partizane sesa për të luftuar gjermanët. (No Colours or Crest …libër i botuar në vitin 1958)

Lëvizja Kryeziu dhe Ali Brahimi nuk e pranuan propozimin e Hoxhës dhe Mugoshës për shkrirjen e forcave nacionaliste me ato partizane, nën komandën komuniste. Kjo binte ndesh me parimet e tyre për një Shqipëri etnike çka do të eliminonte nacionalistët dhe përpjekjet e tyre për Kosovën.

Lëvizja nacionaliste Kryeziu veproi në mënyrë të pavarur duke organizuar aksione kundër gjermanëve në shumë pjesë të Malësisë së Gjakovës.

Pas takimit me komunistët në Markaj në qershor 1944 do të ndodhte pika kulmore e takimit të korrikut në Valbonë ku komunistët i kërkuan lëvizjes nacionaliste që të sulmonte Plavën dhe rrjedhimisht vrasjen e nacionalistëve shqiptarë atje. Lëvizja Kryeziu dhe Ali Brahimi refuzuan kategorikisht. Një ditë më vonë komunistët ekzekutuan pabesisht klerikun Padër Lekë Luli, përfaqësues i Legalitetit në bisedime, pasi kishte kundërshtuar qendrimin pro sllav të komunistëve shqiptarë.

Në bashkëpunim me majorin britanik Anthony Simcox (SOE) nacionalistet hartuan një plan të detajuar për fillimin e kryengritjes në Kosovë. Të udhëhequr nga ky objektiv i rëndësishëm, në gusht-shtator 1944 forcat Kryeziu arritën nivelin më të lartë të organizimit dhe të veprimit luftarak, duke e nxjerrë edhe më në pah talentin dhe aftësitë drejtuese ushtarake të komandantit Gani Kryeziu, nivelin e lartë politik dhe organizativ të Saidit, mendjen e ndritur dhe objektivitetin e Fundos, si dhe trimërinë dhe aftësitë e Hasan Kryeziut, Ali Brahim Zherkës, Selim Malë Dulës, Mehmet Ali Bajraktarit etj., që komanduan këto forca në fushë-betejat kundër nazi-fashistëve — sipas studiuesit të njohur Dodë Progni.

Në radiogramin dërguar Liri Gegës, datë 8.08,1944 Enver Hoxha udhëzonte eliminimin e Zai Fundos pasi kishte rënë dakord me Dushanin, Raden dhe ishte njoftuar edhe Fadil Hoxha.

Më 10 shtator Enver Hoxha urdhëron shkatërrimin dhe vrasjen e “reaksionit” të brendshëm (Kryeziu- Ali Brahimi) pasi rrezikonte bashkimin me “reaksionin” e Kosovës dhe nën mbështetjen e britanikëve mund të formonin një qeveri.

Më 19 shtator 1944, Enver Hoxha dërgon në Bytyç Shefqet Peçin me brigadën e tij, i cili, pasi u ngjit në majën Dobrejt ku ishte shtabi i Kryezinjve, arrestoi Said Kryeziun, Zai Fundon dhe majorin anglez Anthony Simcox.

Pas ndërhyrjes së anglezëve Anthony dhe Saidi u lejuan të largohen drejt Italisë. Llazar (Zai) Fundon e torturuan për vdekje.

Kjo goditje pas shpine nga komunistët u shoqërua nga një ndërhyrje brutale e nazistëve në Bytyç duke vrarë, masakruar dhe djegur Zherkën. Gjermanët vranë dy nipat e Ali Brahimit,dajat e mi, Xhemalin dhe Zeqirin dhe dogjën kullën shekullore mes 300 shtëpive të tjera. Vranë burra, gra dhe fëmijë. I njëjti skenar ndodhi më pas edhe në Gjakovë ndaj nacionalistëve.

Sulmi nga komunistët shqiptarë dhe jugosllavë dhe nga ana tjetër gjermanët çoi në shpërbërjen e lëvizjes Kryeziu. Ganiu e udhëzoi Ali Brahimin që të shmangte vëllavrasjen duke mos u hakmarrur. Me ndërmjetësimin e britanikëve Ali Brahimi mori komandën e Batalionit të dytë të Brigadës së 25 duke udhëhequr betejat kundër gjermanëve deri në Sanxhak dhe refuzuar luftën në Drenicë kundër Shaban Polluzhës.

Pas çlirimit të Shqipërisë, në vitin 1949 Ali Brahimi detyrohet të arratiset për t’i shpëtuar dorës gjakatare të komunistëve shqiptarë. Në vitin 1951 kthehet në rrugë klandestine për të marrë familjen në Zherkë dhe në kufi vritet nga komunistët vajza e vëllait të tij, Bute Zenelja 18 vjeçare. Gruaja e Alisë dhe djali Mehmeti mbetën pas. Ai u vëndos në Bruksel ku ndërroi jetë në vitin 1980 dhe u varros në Gjakovë, siç e kishte lënë amanet.

Djali Mehmeti u rrit në internime, u martua në internim dhe fëmijët e tij lindën në internim. Mehmet Alia u vendos në Bruksel pas rënies së komunizmit dhe ndërroi jetë në vitin 2020.

Gjyshi im, Halil Brahimi të cilit gjermanët i vranë dy djemtë Xhemalin dhe Zeqirin la pas gruan Fatën e cila u vendos në Nju Jork me djalin Imerin dhe Bardhen. Vajza tjetër, Sofe (nëna ime) mbeti në ferrin komunist shqiptar dhe u takua për herë të parë me vëllain dhe motrën pas 50 vitesh ndarje në vitin 1991.

Djali i Zenel Brahimit, Musa u vendos gjithashtu në Nju Jork. Shumë të tjerë mbetën pas dhe ndërruan jetë në ferrin komunist shqiptar. Nga ky fis janë mbi 500 trashëgimtarë që jetojnë vetëm në Shtetet e Bashkuara pa numëruar ata që janë në Evropë.

Pasojat e bashkëpunimit mes nazistëve dhe komunistëve shqiptarë e jugosllavë janë prezente edhe sot në trojet shqiptare.

Analiza për revistën italiane: ‘Albanian Files’ tregon se Rama është ‘Kumbari’ që ka kontroll absolut mbi Shqipërinë

Kryeministri i kontestuar po e transformon Shqipërinë ndërtesë pas ndërtese: me një sërë arkitektësh yje të huaj, asnjë shqiptar, dhe me ligje shumë lejuese. Libri ‘The Albanian Files’ e tregon këtë qartë.

Nga Lajdi Sulaj, RIVISTA STUDIO

 

 

Ndërsa sheshet shqiptare po ngjyrosen rozë dhe po vlojnë prej më shumë se një muaji në një protestë popullore spontane dhe të pandalshme – një mobilizim kolektiv pa precedent në tridhjetë vitet e fundit – brenda institucioneve zhvillohet një narrativë krejt e kundërt, e bazuar në vetëlavdërim.

Ky paradoks u materializua më 3 qershor në Tiranë, gjatë inaugurimit të edicionit të dytë të festivalit të arkitekturës ‘Bread and Heart’, me prezantimin e librit ‘The Albanian Files’ (Lars Müller Publishers, redaktuar nga Anneke Abhelakh). Tetëqind faqe, 523 projekte arkitekturore, gjashtëdhjetë studio ndërkombëtare të përfshira: shifrat e katalogut tregojnë një transformim të paprecedentë. Miliona metra katrorë po riformësojnë territorin shqiptar, nga veriu në jug. Megjithatë, ky botim monumental tregon vetëm majën e ajsbergut: ndërhyrjet që nuk dokumentohen janë shumë më të shumta se ato të përfshira në vëllim, duke përshkruar një transformim territorial edhe më të gjerë.

Në një intervistë të fundit për ‘Financial Times’, kryeministri Edi Rama i hodhi poshtë me indinjatë akuzat se është “Kumbari” që ka kontroll absolut mbi vendin, duke ftuar këdo që të sjellë prova. E megjithatë, kjo provë duket se gjendet pikërisht mes faqeve të ‘The Albanian Files’.

Një libër që në dukje i kushtohet arkitekturës përfundon duke u bërë manifesti i një modeli politik, në të cilin kryeministri shfaqet si regjisori kryesor i transformimit urban të Shqipërisë.

Historia na mëson se arkitektura ka qenë gjithmonë një nga instrumentet e privilegjuara të pushtetit. Qytetet nuk janë vetëm hapësirë: ato formësojnë identitetin dhe kulturën e një populli. Rasti shqiptar e përditëson këtë koncept, duke e shndërruar të gjithë vendin në një laborator eksperimentimi të besuar emrave më të mëdhenj të arkitekturës ndërkombëtare.

Vetë redaktorja Anneke Abhelakh pranon, që në faqet e para të librit, se është e pamundur “të ndash arkitekturën nga pushteti” në kontekstin shqiptar. Duke cituar librin ‘The Edifice Complex’ të Deyan Sudjic, ajo kujton se ndërtesat shërbejnë për të bërë përshtypje, për të përfaqësuar ambicien e atyre që qeverisin dhe se vendimet që po riformësojnë vendin udhëhiqen “në mënyrë të pamohueshme nga oportunizmi”.

Shumë arki-starë, asnjë konkurs

Arkitektura nuk bëhet vetëm një instrument i transformimit urban, por firmat e arkitektëve të famshëm funksionojnë edhe si kartëvizitë. Prestigji kulturor i arkitekturës bashkëkohore përdoret për të ndërtuar rrëfimin e një Shqipërie moderne, të hapur dhe dinamike, ndërkohë që në planin e brendshëm po rritet konflikti mbi mënyrën se si po realizohet ky transformim.

Në faqet e ‘The Albanian Files’, marrëdhënia mes pushtetit politik dhe arkitekturës del qartë nga dëshmitë e vetë projektuesve. Shumë prej tyre tregojnë se nuk kanë ardhur në Shqipëri përmes konkurseve publike, thirrjeve apo procedurave transparente, por falë kontakteve personale me kryeministrin.

Ka nga ata që rrëfejnë se kanë marrë një mesazh në Instagram drejtpërdrejt nga Rama, duke fituar më pas një kontratë për një vepër publike me vlerë katër milionë euro; të tjerë kujtojnë një telefonatë personale nga “Edi” pas një shkëmbimi të thjeshtë kontaktesh; madje edhe një fitues i Çmimit Pritzker përshkruan të njëjtën mënyrë veprimi.

Planifikimi urban duket kështu se zhvendoset nga dimensioni demokratik në atë privat, duke zëvendësuar instrumentet e transparencës administrative me marrëdhënie personale.

Domethënëse është edhe letra që një partner i studios OMA i dërgoi kryeministrit. Duke e falënderuar për kushtet veçanërisht të favorshme që u ofroheshin projektuesve ndërkombëtarë, ai shkonte deri aty sa të shprehte në mënyrë provokuese dëshirën për anulimin e zgjedhjeve të ardhshme dhe vendosjen e një presidencë të përjetshme. Rama më pas e minimizoi tekstin duke e quajtur thjesht një provokim satirik. Megjithatë, në kontekstin e përgjithshëm që paraqet libri, episodi merr një kuptim ogurzi.

Pasoja më e dukshme e këtij modeli “ndërkombëtar” është përjashtimi pothuajse i plotë i arkitektëve shqiptarë. Në 523 projektet e mbledhura në libër nuk figuron asnjë autor vendas.

Në parathënie, Rama e përkufizon Shqipërinë si “shkollën më të madhe të arkitekturës në ajër të hapur”, duke argumentuar se profesionistët e rinj shqiptarë mund të mësojnë duke punuar krah studiove të mëdha të huaja. Por në arkitekturë, të mësuarit nuk mund të zëvendësojë autorësinë.

Ta kufizosh një brez të tërë vetëm në rolin e bashkëpunëtorëve të arki-starëve do të thotë t’i mohosh vendit mundësinë për të zhvilluar kulturën e vet të projektimit. Rreziku konkret është që territori ynë të shndërrohet në një atlas “qytetesh të padukshme” dhe skenografish urbane të përbëra nga imazhe abstrakte, forma të zbrazëta dhe sugjerime estetike të lëmuara, të vendosura artificialisht në kontekstin shqiptar.

‘The Albanian Files’ dokumenton një gjeografi të qartë të investimeve, një zgjerim pothuajse tërësisht të orientuar drejt kullave shumëfunksionale, komplekseve rezidenciale luksoze dhe resorteve turistike, ndërsa ndërhyrjet e destinuara për hapësirat publike dhe infrastrukturën sociale mbeten në plan të dytë.

Ndërsa katalogu kremton komplekse rezidenciale ekskluzive dhe horizonte të reja urbane, Shqipëria vazhdon të vuajë nga mungesa kronike e programeve të banesave sociale, infrastruktura e pamjaftueshme dhe shërbime thelbësore që mbeten ende të paarritshme në shumë zona të vendit.

Lagje pa standardet minimale urbanistike, territore të izoluara nga lidhje të papërshtatshme rrugore dhe banesa pa shërbimet bazë bashkëjetojnë me ndërtimin e “perlave” të reja të destinuara për tregun e pasurive të paluajtshme luksoze.

Është e vështirë të thuhet se kjo përfaqëson prioritetin e një vendi që ende përballet me dobësi të thella infrastrukturore.

Në shumë raste, për më tepër, identiteti i porositësve nuk përmendet nga studiot e arkitekturës, duke ngritur pikëpyetje mbi origjinën e kapitaleve dhe transparencën e këtyre operacioneve të pasurive të paluajtshme.

Nga zona natyrore të mbrojtura në parcela ndërtimi

Ajo që e bën të mundur këtë transformim është edhe një rishikim i thellë i kuadrit ligjor.

Ligji i ri për Zonat e Mbrojtura (Ligji nr. 21/2024), i cili sot kundërshtohet nga protestat popullore, i lejon Këshillit të Ministrave të autorizojë ndërhyrje turistike brenda parqeve kombëtare dhe zonave bregdetare që më parë gëzonin mbrojtje.

Atij i shtohet edhe Ligji nr. 55/2015 për Investimet Strategjike, i cili parashikon procedura të përshpejtuara, ul ndjeshëm afatet e miratimeve dhe madje lejon edhe shpronësime për interes publik në favor të subjekteve private.

Falë këtij lloji ndryshimesh ligjore, zona si laguna e Nartës ose territori i Zvërnecit mund të ulen në status mbrojtjeje dhe t’u ofrohen si parcela ndërtimi kapitaleve të mëdha ndërkombëtare.

Shembulli më i debatueshëm është megaprojekti shumëmiliardësh i promovuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilët synojnë të ndërtojnë resorte luksoze dhe mijëra njësi banimi pikërisht përgjatë këtyre ekosistemeve të brishta.

Nuk është rastësi që simboli i protestës së madhe popullore është bërë pikërisht flamingoja, shpendi i mbrojtur që jeton në lagunë dhe që sot mishëron rezistencën kundër përparimit të spekulimit ndërtimor.

Kudo del në pah e njëjta logjikë: zhvillimi i pasurive të paluajtshme mbizotëron sistematikisht mbi mbrojtjen e peizazhit, biodiversitetit dhe interesit të përgjithshëm.

Në fakt, problemi nuk është cilësia e ndërtesave individuale. Shumë nga projektet e përfshira në këtë vëllim janë hartuar nga disa prej studiove më të mira të arkitekturës në botë dhe, të marra veçmas, mund të kenë një vlerë të padiskutueshme arkitekturore.

Por një qytet nuk është thjesht shuma e ndërtesave ikonike.

Urbanistika përfaqëson një dialog midis peizazhit, shërbimeve, hapësirave publike, mjedisit dhe nevojave kolektive.

Kur ky ekuilibër prishet, edhe arkitektura më e mirë bëhet pjesë e problemit.

Slogani i famshëm “less is more” (“më pak është më shumë”), në Shqipëri shndërrohet në mënyrë të ngathët në “more is more” (“më shumë është më shumë”), duke rrezikuar ta kthejë ekselencën arkitekturore, të thirrur nga Kryeministri, në një kostum elegant pas të cilit fshihen pabarazi të thella territoriale.

Një energji e re

Pikërisht në këtë kontekst duhet lexuar protesta e javëve të fundit, një mobilizim në të cilin sheshet shqiptare nuk kundërshtojnë vetëm rrokaqiejt individualë apo kërcënimin ndaj ekosistemeve të lagunës së Nartës, por kërkojnë të drejtën demokratike për të marrë pjesë në vendimet që transformojnë vendin, në vend që t’i pësojnë ato në mënyrë pasive.

Kjo revoltë i jep zë një pakënaqësie shumë më të gjerë: megjithëse Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit mesatarisht me 3,1% në vit nga 2013 deri në 2024 falë ndërtimit dhe turizmit, pabarazitë janë rritur ndjeshëm që nga vitet 2010.

Pasuria vazhdon të mbetet e përqendruar në duart e pak njerëzve, ndërsa popullsia përballet me paga mesatare të ngrira mes 700 dhe 800 eurosh dhe më shumë se një e pesta e punëtorëve merr një pagë minimale prej vetëm 390 eurosh.

Kjo pabarazi ekonomike, e kombinuar me perceptimin e përhapur për korrupsionin dhe mangësitë në sistemin shëndetësor dhe atë të drejtësisë, e ka rrëzuar besimin ndaj institucioneve publike në vetëm 11,6% (më pak se gjysma e mesatares së Ballkanit) dhe ka nxitur një eksod dramatik, gjatë të cilit në pesëmbëdhjetë vitet e fundit janë larguar 700.000 njerëz, ndërsa 74% e të rinjve nën 30 vjeç deklarojnë ende se duan të emigrojnë.

Përballë kësaj pakënaqësie të përhapur, Kryeministri priret ta shpjegojë çdo kritikë si ndërhyrje të jashtme, një shenjë e një klase politike gjithnjë e më të paaftë për t’u përballur me kontradiktat e veta.

Më 4 korrik, ditën e ditëlindjes së Edi Ramës, ndërsa arkitektë nga e gjithë bota festonin figurën e Kryeministrit, sheshet vazhdonin të mbusheshin me njerëz që kërkonin dorëheqjen e tij.

Në këtë mobilizim ekziston një paradoks i thellë: njeriu që sot kundërshtohet për modelin e tij politik është i njëjti që, në fillim të angazhimit të tij publik në vitet ’90, u imponua në skenën publike si një artist avangardë, një intelektual anti-sistem dhe një ministër Kulture që premtonte demokratizimin e hapësirës kolektive kundër trashëgimisë së autoritarizmit.

Pas tre dekadash, ai projekt çlirimi urban duket se është shndërruar në të kundërtën e tij.

Për këtë arsye, kjo revoltë nuk është thjesht politike.

Është protesta spontane e një brezi të ri që ndihet i tradhtuar dhe është lodhur nga një qeveri që ka pushuar së menduari për mirëqenien e qytetarëve të saj.

Është një mobilizim i udhëhequr nga të rinj që duan të nisin gjithçka nga e para dhe kërkojnë dorëheqjen e të gjithë klasës politike, duke dalë në rrugë për të denoncuar korrupsionin sistemik, pushtetin e pakufizuar të oligarkëve dhe ndërhyrjen e investitorëve që vendosin fitimet e tyre private mbi interesat e kombit.

Është refuzimi i vendosur për t’u shtypur nga tridhjetë vjet retorikë tepër të centralizuar; është zgjimi i një ndërgjegjeje kolektive që i kundërvihet heshtjes dhe nuk pranon më që toka e vet të reduktohet në një mall shkëmbimi.

Kur mbërrij në fund të ‘The Albanian Files’, e gjej veten pezull në një lloj limboje, mes interesit për ndryshimin dhe shqetësimit për atë që Shqipëria rrezikon të bëhet.

Shikoj këto faqe dhe pyes veten nëse vendi që lashë tridhjetë vjet më parë është ende i njëjti që gjej sot; nëse më përket ende apo nëse tashmë është bërë pronë e të tjerëve.

Ndjehet një ndjesi e ndryshme, pothuajse e dhimbshme, kur sheh transformimin e vendit tënd të origjinës dhe kupton, ditë pas dite, se je përjashtuar plotësisht nga zhvillimi i tij.

Është zhgënjimi i thellë i të qenit dëshmitar i një metamorfoze epokale që duket se nuk e parashikon praninë tonë.

Megjithatë, brezat e rinj që prej më shumë se një muaji po dalin në sheshe tregojnë se Shqipëria më në fund po zgjohet.

Është një energji e re, e vetëdijshme dhe e guximshme, që kërkon vendin e saj në të ardhmen.

Pikërisht prej këtej, prej kësaj ndërgjegjeje kolektive të rizgjuar, Shqipëria duhet ta nisë sërish.

Nga këtu lind shpresa se mund të fillojmë përsëri, së bashku, të projektojmë qytetet tona.

“Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda dhe polici qëlloi me pistoletë, se…”- Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990

Nga DASHNOR KALOÇI

 

Plot 36 vjet më parë, në fundin e qershorit dhe fillimin e korrikut 1990, me mijra shtetas shqiptarë, kryesisht nga Tirana, por dhe nga rrethe të ndryshme të vendit, thyen kangjellat dhe muret e ambasadave të huaja dhe u futën brenda rrethimit të tyre, duke kërkuar strehim politik e, me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria. Lidhur me këto ngjarje që tashmë njihen si “Ngjarja e ambasadave të 2 korrikut 1990”, që nga ajo kohë e më pas, për gati 35 vite me radhë është folur dhe shkruar shumë, si me dëshmi të personave që u futën nëpër ambasada, apo dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit të asaj kohe, shefa policie etej, po ashtu dhe me dokumenta arkivore, kryesisht të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit, pjesë e fondit të ish-Komitetit Qendror të PPSH-së.

Por edhe pas publikimit të dhjetëra shkrimeve, ende dhe sot nuk janë zbardhur të gjitha ato çka ndodhën ato ditë të nxehta korriku në Tiranë, si p.sh. cilët ishin shtetasit e parë që u futën në ambasada, si nisi përplasja me policinë, cilët ishin personat që u arrestuan, etj. etj. Nisur nga kjo, për të hedhur sadopak dritë mbi ato ngjarje, në këtë shkrim po publikojmë disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme ku janë komunikatat operative sekrete (tashmë të de klasifikuara) ku grupet e drejtimit të Ministrisë së Brendshme, kanë shënuar pothuaj të gjitha ato që kanë ndodhur ato ditë me ambasadat, apo dhe trazirat nëpër kampet dhe burgjet politike, të cilët u solidarizuan me me ngjarjet e 2 korrikut. Këto dokumente publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

DOKUMENTI ARKIVOR ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 2 KORRIK 1990, PËR INCIDENTIN TE AMBASADA GJERMANE ME AUTOMJETIN QË TENTOI TË FUTEJ BRENDA, ME PESË PERSONA NË KARROCERINË E SAJ

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Tiranë, më 2.7.1990

DEGA E PËRGJITHSHME

KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 154

TIRANË

Më datën 1.7.1990, prapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina “Robur”, TR 01-928, tentoi të hynte brenda në ambasadë, duke ardhur në drejtim të policit të shërbimit, me qëllim për ta shtypur. Polici qëlloi dy herë me pistoletë, në këtë kohë, mjeti fërkohet në faqe të murit ku katër pesë veta, dalin sipër kabinës dhe nga karroceria e mbuluar e u futën në ambasadë. Mbi mjet gjendën disa njolla gjaku.

PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

HAKI LIÇAJ

DOKUMENTI ARKIVOR ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 3 KORRIK 1990, PËR ARRESTIMET E DISA PERSONAVE QË TENTUAN TË HYNIN NË DISA AMBASADËN TIRANË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Tiranë, më 3.7.1990

DEGA E PËRGJITHSHME

KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 155

TIRANË

Më datën 2.7.1889, u ndalua Luan Bektash Kokona, vjeç 18, i pa zënë me punë, për arsye se ka kundërshtuar me dhunë punëtorin e Policisë, në kohën që po futej në ambasadën hungareze.

Më datën 2.7.1889, u ndalua Ramazan Sejfulla Zifi, vjeç 36, shofer në Komunale, për arsye se ka goditur punëtorin e policisë kur ky tentoj të futej në ambasadën turke.

Më datën 2.7.1889, u ndalua Sokol Xhemal Qordezi, vjeç 29, punëtor në fabrikën e këpucëve, për arsye se ka goditur për shkak të detyrës punëtorin e policisë kur tentoj të futej në ambasadë.

PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

ASTRIT MEHJA

DOKUMENTI ARKIVOR ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 3 KORRIK 1990, PËR ARRESTIMET E DISA PERSONAVE NË TIRANË, ME AKUZËN PËR PËRMBYSJE TË PUSHTETIT POPULLOR DHE ORGANIZIM KUNDËRREVOLUCIONAR PARA AMBASADAVE

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Tiranë, më 3.7.1990

DEGA E PËRGJITHSHME

KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 156

TIRANË

Më datën 3.7.1889, u ndalua Xhevdet Sami Agolli, vjeç 33, punëtor në Kombinatin Ushqimor, Ilmi Sami Agolli, vjeç 26, punëtor, Arjan Isa Mançe, vjeç 26, shofer në Komunale, Lefter Mazllëm Ferhati, vjeç 24, punëtor në Kombinatin e Drurit, Napolon Ligor Aleksi, vjeç 27, punëtor në Komunale, për arsye se kanë marrë pjesë në organizimin për përmbysjen e pushtetit popullor dhe kanë kundërshtuar me dhunë përfaqësuesit e pushtetit.

Më datën 3.7.1990, u ndalua Ardian Stefan Konomi, vjeç 24, i pa zënë me punë, i dënuar njëherë, për aryse se ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së Repartit 326, Avdio Sherif Lekaj, vjeç 21, punëtor në minierë, për arsye se ka marrë pjesë në organizimin kundërrevolucionar para ambasadave, Ilia Petrit Beshiri, vjeç 30, punëtor në Dekorin Funeral, i dënuar katër herë për krime të ndryshme, Shkëlqim Dalip Halili, roje në Kampin e Pionierëve, për organizim kundërrevolucionar para ambasadave.

Më datën 3.7.1990, brenda murit rrethues të ambasadës kubvaneze, është hedhur eksploziv dhe si pasojë janë thyer disa xhama të ambasadës. Për këtë u ndaluan Përparim Isak Kadria, vjeç 38, shofer në Parkun e Industri-Minierave, i dënuar një herë, Agim Isak Sadria, vjeç 35, punëtor në ndërmarrjen Artistike, Muharrem, Ramazan Thorra, vjeç 51, punëtor në Uzinën “Partizani” i dënuar tre herë.

PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

GËZIM ISUFI

DOKUMENTI ARKIVOR ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 3 KORRIK 1990, PËR ARRESTIMET E DISA PERSONAVE NË TIRANË DHE TË DËNUARIT POLITIK TË BURGUT TË KOSOVËS SË LESHNJES QË U SOLIDARIZUAN ME NGJARJET E AMBASADAVE

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Tiranë, më 7.7.1990

DEGA E PËRGJITHSHME

KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 158

TIRANË

Më datën 6.7.1990, u ndalua Përparim Isa Dodi, vjeç 29, punëtor, për arsye se ka kundërshtuar dhe fyer punëtorin e policisë, për shkak detyre.

Më datën 6.7.1990, u ndalua Julja Petrit Kruja, vjeç 29, punëtore, e dënuar njëherë, Pëllumb Ramadan Petriti, vjeç 32, i dënuar 12 herë për krime të ndryshme, Sulejamn Neshit Dervishi, vjeç 29, punëtor, i dënuar tyre herë, dhe Mehdi Refik Hidri, vjeç 30, i pa zënë në punë, i dënuar tre herë, për arsye se kanë qëlluar me gurë punonjësin e policisë tek ambasada kineze.

LUSHNJË

Më datën 5.7.1990, të dënuarit politik të Repartit 318 Kosovë, refuzuan ngrënien e darkës. Po kështu refuzuan ngrënien e ushqimit të garantuar të datës 5 dhe 6. Arsyeja është shenjë e solidarizimit me veprimet e ndodhura në 2.7.1990, në ambasadat e Tiranës. Kërkojmë takim me ministrin e Drejtësisë dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë.

Më datën 6.7.1990, në Repartin 318 Kosovë, kur u dha në televizor fjala e shokut Ramiz Alia në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, shumë të dënuar politikë mbajtën qëndrim negative deri në mbylljen e televizorit dhe u shprehën negativisht ndaj udhëheqjes së Partisë dhe të Shtetit./ Memorie.al

Histori- 1444: Beteja e Torviollit, triumfi i parë madhor i Skënderbeut mbi Perandorinë Osmane

Më 29 qershor 1444 u zhvillua Beteja e Torviollit, e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme, përballja e parë e madhe ushtarake në të cilën Gjergj Kastrioti-Skënderbeu shënoi një fitore vendimtare ndaj Perandorisë Osmane.

Vetëm pak muaj më parë, në mars të po atij viti, Skënderbeu kishte bashkuar princat arbërorë në Besëlidhjen e Lezhës, duke krijuar një front të përbashkët kundër pushtimit osman. Ky bashkim u pa si një kërcënim serioz nga Sulltan Murati II, i cili reagoi menjëherë duke dërguar drejt Arbërisë një ushtri prej rreth 25 mijë ushtarësh, të komanduar nga një prej gjeneralëve më të aftë të tij, Ali Pasha i Shkupit.

I njohur mirë me strategjitë ushtarake osmane, pasi kishte shërbyer për vite me radhë si komandant në ushtrinë e sulltanit, Skënderbeu kishte parashikuar lëvizjet e kundërshtarit. Me një forcë prej rreth 15 mijë luftëtarësh, ai zgjodhi me kujdes fushën e Torviollit për përballjen vendimtare.

Dy ushtritë ngritën kampet përballë njëra-tjetrës. Në agimin e 29 qershorit, Ali Pasha, duke parë forcat shqiptare të vendosura në rrëzë të një kodre, besoi se përballë kishte një kundërshtar të lehtë për t’u mposhtur dhe urdhëroi sulmin frontal me të gjithë ushtrinë. Pikërisht këtë priste Skënderbeu. Një pjesë e trupave të tij ishte fshehur në pyjet përreth, pas krahëve të ushtrisë osmane. Në momentin vendimtar ai dha sinjalin për sulm dhe luftëtarët shqiptarë goditën befas nga prapavija, ndërsa forcat kryesore përballuan sulmin nga fronti.

Manovra rezultoi shkatërruese për osmanët. Sipas kronikave të kohës, rreth 22 mijë ushtarë osmanë mbetën të vrarë ose jashtë luftimit, ndërsa Ali Pasha arriti të shpëtonte me shumë vështirësi. Nga ana tjetër, humbjet shqiptare ishin shumë më të vogla, vetëm disa qindra luftëtarë.

Fitorja e Torviollit pati jehonë të jashtëzakonshme. Ajo forcoi Besëlidhjen e Lezhës dhe besimin e princave shqiptarë te bashkimi, ngriti moralin e popujve të krishterë në Evropë dhe rrëzoi mitin e pathyeshmërisë së ushtrive osmane. Kjo u konsiderua fitorja më e madhe e krishterimit ndaj Perandorisë Osmane në atë periudhë, duke e shndërruar Skënderbeun në një nga figurat më të shquara ushtarake të shekullit XV. Njëkohësisht, beteja shënoi fillimin e një rezistence të pandërprerë 25-vjeçare, gjatë së cilës Gjergj Kastrioti-Skënderbeu do të mbetej simboli i luftës për lirinë e Arbërisë.

“Ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë pasi…” Zbulohet plani i Titos i janarit 1944, për bashkimin e federatës së tij me Shqipërinë

Jo pak qytetarë të ish- Federatës tashmë kanë nostalgji për Jugosllavinë, pasi e konsiderojnë se kanë jetuar më të lumtur dhe më të sigurt, ndërsa shumë të tjerë besojnë se Jugosllavia ishte një krijim artificial, citohet media sllave. Por pak nga këta e marrin me mend sesi do ishte fati i Jugosllavisë pasi pak shans ka pasur publiku për të njohur planin e vërtetë të Josip Broz Titos. Disa historianë besojnë se Tito donte një Jugosllavi edhe më të madhe sesa është thënë, e më të fuqishme, e cila nuk do ishte vetëm një fuqi rajonale, por një e tillë edhe në mbarë botën.

Federata Ballkanike, skema e Beogradit për të përfshirë edhe Shqipërinë në Jugosllavi, madje edhe Bullgarinë, tani mund të duket qesharake, por në atë kohë ajo gati u bë realitet. Përpjekjet kishin filluar herët, madje që para luftës, kurse në plenumin e jashtëzakonshëm të Beratit, Enver Hoxha do vihesh me shpatulla pas muri nga emisarët jugosllavë dhe përkrahësit e tyre gjoja për pozicionin e tij ndaj Ballit Kombëtar, por që në fakt synonte një qëllim tjetër…!

Ishte koha kur emisarët jugosllavë po e tepronin por përpjekjet për ta futur plotësisht nën sqetull Partinë Komuniste Shqiptare dhe Hoxhën po bëheshin realisht cinike. Ndërkohë parulla për Konfederatën Ballkanike po zinte vend në retorikën e udhëheqjes serbe dhe shërbeu si taktikë edhe për qëllimin final: përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavi. Ndërkohë deri vonë me Hoxhën do të luajnë me kartën e Kosovës dhe vetë-zgjedhjen e saj.

Historiania Sabrina Ramet për Blicin serb do të thotë se Jugosllavia nën Titon ka kërkuar për të krijuar një Jugosllavinë integrale, e cila do të përfshinte zonën përreth kufirit të Jugosllavisë: Greqi, Thrakë, Shqipërinë, Bullgarinë, por së paku edhe një pjesë të Karinthias austriake, si dhe të gjithë provincën italiane të Friuli Venezia Giulia.

Në mesin e mbështetësve të irredentizmit jugosllav ishin madje edhe monarkistët dhe republikanët qysh në epokën para krijimit të Jugosllavisë në vitin 1918. Sabina Ramet gjithashtu i referohet deklaratës së politikanit Svetozar Pribæevia, që pohonte se Jugosllavia duhet të shtrihet “nga lumi Soca, deri në Selanik”.

Ndoshta Jugosllavgjërat më të çuditshme në këtë hartë janë territoret e listuara si pjesë e Jugosllavisë, ku bëjnë pjesë edhe Bullgaria dhe Shqipëria. Megjithatë, nga historiania serbe thuhet se: lëvizja politike Zveno në Bullgari mbështeti idenë e përfshirjes së Bullgarisë dhe Shqipërisë të shtetit të përbashkët të sllavëve të Jugut. Lëvizja Zveno ka marrë pjesë në grushtin e shtetit në Bullgari në vitin 1934.

Ata kërkuan një aleancë me Francën, si edhe përfshirjen e Bullgarisë në Jugosllavi. Edhe qeveria britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore ka mbështetur idenë e krijimit të një Jugosllavie të Madhe në përgjigje të aderimit të Bullgarisë tek Fuqitë e Boshtit. Pas Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia e Titos njoftoi se zotëronte të drejtat për Triesten dhe të gjithë Karýncinë, duke përfshirë Karinthian austriake.

“Ne e kemi shpëtuar Karinthian, por kushtet ndërkombëtare ishin të tilla që ne duhet ta linim përkohësisht. Karinthia është e jona dhe ne do të luftojmë për të”, ka dërguar mesazh Tito në administratën e vet. Por në fakt teoritë jugosllave çalojnë, pasi në vitet 1944-1955, faktori sovjetik vendos në Shqipëri, Bullgari, Hungari, Rumani, Jugosllavi etj.

BRSS-ja ka në terren, madje në shumicën e vendeve, përveç Shqipërisë, njësitë e Ushtrisë së Kuqe, kurse vendet e çliruara prej tyre gati administroheshin nga komandat ushtarake sovjetike. Ndërkohë që në vendet ish-pjesëmarrëse të “Boshtit”, si në Bullgari, Hungari dhe Rumani, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të aleatëve, përfaqësuesit sovjetikë, kanë dorë të lirë për gjithçka.

Në një dokument “Tepër sekret”, dokumenti nr. 1, datë 10 janar 1944 me titull “Promemorie”, flasin kaq shumë në Perëndim. Prandaj, linja jonë për këtë problem duhet të mbetet negative. Ideatori i ndryshimeve ekonomike jugosllave Kardel në një raport të titulluar: “Për situatën politike në Jugosllavi”, do shprehej: “Për sa i përket perspektivës, ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë”.

Ai shpjegon hapat që duhet të ndiqen me Shqipërinë dhe pse nuk janë pjekur momentet për bashkim, por flitet për Paktin për Ndihmën Reciproke, “i cili mund të nënshkruhet brenda një kohe të shkurtër”. Do kalojnë kohë dhe viti 1946 u bë viti i krijimit formal të bashkëpunimit Jugosllavi – Shqipëri, pasi u nënshkrua Traktati për Miqësinë, Bashkëpunimin dhe Ndihmën Reciproke me afat 20 vjeçar, duke shtuar këtu edhe mundësinë e zgjatjes automatikisht për pesë vjet, nëse do kishte performancë të mirë. Shqipëria gjatë vitit 1946 do të lidhë 21 marrëveshje, ndërsa viti pasardhës, 1947, u pasua nga marrëveshje të tjera.

Shqipëria e vogël e dërrmuar nga lufta, do ishte ndërmjet dy kalkulimeve të llogaritura me kujdes nga jugosllavët: të shkonte në konfederatë ose bashkim me Jugosllavinë. Të dyja një minus i madh për vendin. Për fat po vinte viti 1948, kur marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë do të do të merrnin të çarën e madhe. Vendin e Jugosllavisë në botën komuniste e zuri Bullgaria, ndërsa Shqipëria i ishte nënshtruar plotësisht kontrollit komunist të Krahut Lindor në Moskë.

Për fat historia do ta ndihë Shqipërinë, pasi krijimi në shtator 1947 i Byrosë Informative, e në janar të vitit 1949 formimi i KNER, do për-shpallte etapat e reja për krijimin e bllokut sovjetik dhe si rrjedhojë edhe kurs tjetër për Shqipërinë. Për fat, tashmë sigurohej krejt shmangia nga rreziku sllav dhe ëndrra e Titos për të bërë konfederatën ballkanike./ Memorie.al

Dossier: Sherr sot në GJKKO mes ish-Presidentit Ilir Meta e ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi – Meta: Shatku njeri i UDB – Kryemadhi: Mjaft me llafet e Dumanit e Blushit

Gjyqi i themelit për Metën dhe Kryemadhin, avokati i ish-deputetes

Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më! Mos u merr me llafe grash

Këtë të mërkurë, 24 qershor, në GJKKO është duke u zhvilluar seanca ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, ku dy janë të pranishëm në sallën e gjyqit.

 

Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë

Ish-Presidenti Ilir Meta është përplasur verbalisht me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi gjatë seancës gjyqësore të mbajtur sot.

Meta tha se nuk ka dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke shtuar se ajo e di vetë historinë e mesazheve.

Ndërsa Kryemadhi është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk duhet të flasë bazë thashethemesh e llafesh grash, apo fjalët që i sjell Dumani.

Përplasja në sallën e gjyqit:

Meta: Nuk ekziston asnjë lloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. As me Theodhori Çamin, që e ka mbiemrin Çami, po ka therur çamë. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi.”

Në këtë moment, Monika Kryemadhi i përgjigjet: “Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”

Pasi gjykata i tërheq vëmendje, Kryemadhi thotë: “Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”

Duke iu referuar deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, që ndodhet në sallë.
Gjykata: Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni.

Këtë të mërkurë, 24 qershor, në GJKKO është duke u zhvilluar seanca ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, ku dy janë të pranishëm në sallën e gjyqit.

Gjatë seancës avokati i Monika Kryemadhit nuk ka hyrë ende në sallë. Redi Llanaj, ashtu si në seancën e shkuar nuk lejohet të hyjë pasi nuk pranon t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë.

Esmeralda Rama, do jetë përfaqësuese ligjore e Monika Kryemadhit në seancën e kësaj të mërkure, pasi sërish Redi Llanaj pati probleme në skanimin e sendeve të tij personale.

Ndërkohë avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani kundërshton akuzat e ngritura nga SPAK.

“Kallëzimi penal i parë nuk ishte për zotin Meta, ishte për Sali Berishën dhe kabinetin e tij për koncesionin, jo individualisht. Më pas çuditërisht u kallëzua edhe Meta nga Romeo Kara. CEZ DIA është një ndërmarrje shtetërore. DIA është një kompani amerikane.  Meta nuk është përmendur kurrë. Akuza është bërë për të goditur Metën. Në 15 faqe përmblidhet çështja e shekullit, pastaj faqet e tjera janë për t’u mbushur. Kjo është luftë politike.

Dhe luftën politike, nuk mund ta materializosh me akuzë, sidomos për një akuzë të rëndë për korrupsion. Në 2009, kur është shkruar mesazhi që pretendon akuza ‘Deri nesër më duhen 200 mijë’, nuk ekziston në dosje, dhe asokohe Meta nuk ishte funksionar publik, ishte deputet opozitar. Ku është subjekti i posaçëm që akuzohet për korrupsion pasiv? Meta ishte një deputet i thjeshtë që vinte vërdallë aty… si këta sot. Nuk ishte ministër apo zyrtar i lartë. CEZ DIA është një statistikë, një episod për të dënuar Meta. Dhe këto janë përpiluar në akuzë”, tha Cakrani.

Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht të vitit të shkuar, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Më herët, me anë të një letre dërguar kreut të SPAK, Klodian Braho, ai ka kërkuar publikimin e kontratës së lobimit të LSI-së në SHBA, duke pretenduar se mbajtja sekret e dokumenteve po i pamundëson mbrojtjen në gjykatë.

Ish-Presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi është nën masën e “detyrim për paraqitje”.

Dosja e tij dhe Kryemadhit është ndarë në dy pjesë. Për Metën e Kryemadhin gjykimi do vijoj më vete me procedurë të zakonshme, ndërsa është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar nga Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi.

“Më sillni personin që e ka nisur” Meta mohon në GJKKO mesazhin për 200 mijë Euro

 

Këtë të mërkurë në GJKKO po zhvillohet seanca e themelit ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Të dy janë të pranishëm në sallën e gjyqit.

Gjatë seancës, Meta ka vijuar vetëmbrojtjen, duke u ndalur te çështja CEZ-DIA. Ai ka hedhur poshtë deklarimet e bëra nga Dritan Prifti, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“Do bëj dy plotësime për CEZ DIA. Gënjeshtrat e Dritan Priftit janë mes nesh. Ky ka thënë që jam përfshirë unë te CEZ DIA. Ka një email që i ka dërguar Ervis Mataj më 16 prill. I ka shkruar avokatit që kjo puna e DIA-s është korruptive. Nuk përmendet as emri im, as emri i Berishës. Ky Dritan Prifti thotë që “nuk kam firmosur kurrë, mund ta kem takuar…”, deklaroi ish-presidenti.

Meta përmendi gjithashtu dëshminë e një prej ish-drejtuesve të CEZ, Josef Heisek. Sipas tij, Heisek ka deklaruar në vitin 2011 se nuk e njihte Kastriot Ismailajn, ndërsa më vonë ka thënë se prezantimi ishte bërë nga Qazim Tepshi, ambasadori i Shqipërisë në Çeki.

“Në dëshminë e tij, z. Heisek në 2011 thotë:
Nuk e njoh personin që më prezantoi CEZ DIA. Më pas, në 2014, kujton se ia prezantoi Qazim Tepshi. Ishin disa kompani, ka thënë ai, dhe ne morëm disa të dhëna për DIA-n. Ajo që na bindi ishte DIA amerikane”, citon Meta.

Sipas dëshmive të administruara në dosjet hetimore dhe në arbitrazh, Qazim Tepshi, në atë kohë ambasador i Shqipërisë në Çeki, ka qenë personi që ka prezantuar biznesmenin Kastriot Ismailaj me drejtuesit e kompanisë CEZ në Pragë.

Më tej, Meta kundërshtoi edhe pretendimin e SPAK lidhur me një mesazh të vitit 2009 për shumën “200 mijë”. Ai tha se nuk ka prova që mesazhi të jetë dërguar prej tij dhe se një gjë e tillë nuk rezulton në dosje.

“Më sill mua patronazhistin që e ka nisur. Është shumë e thjeshtë me teknologjinë që ka avancuar që të niset një mesazh i tillë. Unë isha në opozitë. Është e pamundur që unë të nisja një mesazh të tillë për diçka që do të ndodhte 14 muaj më pas.”, deklaroi Meta.

Gjyqi i themelit për Metën dhe Kryemadhin, avokati i ish-deputetes ngelet jashtë sallës së gjyqit; s’pranoi kontrollin e çantës

Ditën e sotme do të mbahet gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi në Gjykatën e Posaçme.

Mësohet se avokati i Kryemadhit nuk ka hyrë ende në sallë, pasi Redi Llanaj, ashtu si në seancën e shkuar, nuk lejohet të hyjë pasi nuk pranon t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë.

Kujtojmë se edhe më herët, GJKKO e la në burg ish-presidentin, pavarësisht se ai kishte ofruar 50 mijë euro garanci pasurore.

Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje./pamfleti

The Daily Telegraph (1941) Rrëfimi i dentistit serb, tashmë pronar hoteli në Australi, për Mbretin Zog

 

Burimi : The Sphere, e shtunë, 8 shtator 1928, faqe n°8

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Maj 2026

 

The Daily Telegraph (Sidnej)” ka botuar, të dielën e 13 prillit 1941, në faqen n°7, rrëfimin e veçantë asokohe të një dentisti serb për Mbretin Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Dikur i mbushi dhëmbët Mbretit

 

Burimi : The Daily Telegraph (Sidnej), e diel, 13 prill 1941, faqe n°7.

Një dentist serb, i cili kuroi Mbretin Zog, mbretin në ekzil të Shqipërisë, në një dhomë hoteli 15 vjet më parë, sot drejton një hotel privat në Sidnej.

 

Ai është z. Branislav Andrejevitch (që e quan veten z. B. Anderson), menaxher i Hotelit Privat Subway, në rrugën Randle, pranë Stacionit Qendror Hekurudhor.

 

Në vitin 1926, kur ushtronte profesionin në Beograd, ai u thirr për të vizituar Ahmet Beg Zogun, Presidentin e Republikës Shqiptare, në Tiranë, kryeqytet.

 

Deri në vitin 1928, Ahmet Beg Zogu nuk ishte shpallur Mbret.

 

Në atë kohë pothuajse nuk kishte fare dentistë në Shqipëri”, tha dje z. Andrejevitch.

 

E trajtova Zogun për një muaj në dhomën time të hotelit dhe i bëra pesë mbushje prej ari. Ai kishte dhëmbë të mirë.

 

  1. Andrejevitch lindi në Beograd, kryeqytetin jugosllav, dhe u trajnua si dentist në Berlin ;

 

Babai i tij, një kompozitor serb, u martua me një vajzë nga Sidneji, zonjushën Evelyn Bulley, kur ai bëri një turne në Australi në vitin 1883 me një grup austriak.

DOSJA- Nga Europa në Amerikën Latine, dalin FOTOT e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës

Në dokumenta janë përmenduar Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama dhe Elton Memeti, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në takime të ndryshme të organizuara në vende të Evropës dhe Amerikës.

 

TIRANË– Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e grupit kriminal, ku të përfshirë janë disa biznesmenë, mes tyre edhe Artur Shehu. Sipas dosjes, autoritetet e drejtësisë spanjolle kanë paraqitur të dhëna në kuadër të një hetimi penal që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Në dokumenta janë përmenduar Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama dhe Elton Memeti, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në takime të ndryshme të organizuara në vende të Evropës dhe Amerikës. Artur Shehu rezulton të ketë marrë pjesë në disa takime në Belgjikë me Alfredo Hamzain dhe djalin e tij, Arten Hamzai. Në këto takime, sipas autoriteteve, ai shoqërohej edhe nga Elton Memeti.

Sipas hetimeve, ai ka qenë i pranishëm në takime të zhvilluara në Spanjë, Monako, Gjermani dhe Aruba, së bashku me persona të tjerë të përfshirë në dosje. Po ashtu, sipas letërporosisë së autoriteteve spanjolle rezulton se Adrian Rama është hetuar si person që, nëpërmjet ndërmjetësimit të Arben Ismailajt, ka komunikuar me Alfredo Hamzain, i njohur edhe me emrat Genc Bedini dhe Genci Tanasi, për të koordinuar detajet e një operacioni të trafikimit të narkotikëve.

Adrian Rama ka marrë pjesë në takime të zhvilluara në Majorka me Bashkim Osmanin, Toni Lipajn, Artur Shehun, Arben Ismailajn dhe persona të tjerë. Gjithashtu autoritetet spanjolle theksojnë se ai shoqërohej shpesh nga Elton Memeti dhe se ka qenë pjesë edhe e një takimi të zhvilluar në Monako me Artur Shehun, Arben Ismailajn dhe Alfredo Hamzain.

PJESË NGA HETIMI – “Nga autoritetet e Spanjës janë paraqitur të dhëna në lidhje me personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti për shkallën e pjesëmarrjes së tyre në takimet e ndryshme të konstatuara gjatë hetimit, me theks të veçantë te takimet e zhvilluara në lidhje me trafikim të kokainës nga Surinami në Evropë. Ai merr pjesë në disa takime në Belgjikë me shtetasin Alfredo Hamzai dhe djalin e tij, Arten Hamzai. Edhe në këto takime është i shoqëruar nga personi nën hetim Elton Memeti.

Personi nën hetim Artur Shehu, është hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018 si pjesëmarrës në takime të ndryshme të zhvilluara në vende të ndryshme në Evropë dhe Amerikë, me qëllim blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Ashtu si Adrian Rama, Artur Shehu merr pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, ndër të tjera, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Në këto takime, ndër të tjera dhe në shkallë të ndryshme pjesëmarrjeje, marrin pjesë shtetasi Adrian Rama, Elton Memeti, Erjon Rama, Leonard Bishaj, Bujar Shehaj, Alfredo Hamzai, Pullumb Petriti.

Elton Memeti, është hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018 si pjesëmarrës në takime të ndryshme të zhvilluara në vende të ndryshme në Evropë dhe Amerikë, me qëllim blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Personi i lidhur direkt me Artur Shehun dhe Adrian Ramën, të cilët realizojnë të shoqëruar në takimet e tyre. Ashtu si Adrian Rama, Elton Memeti merr pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, ndër të tjera, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë…

Sipas të dhënave të letërporosisë së autoriteteve të drejtësisë spanjolle përfitohen këto të dhëna për secilin prej personave nën hetim: Personi nën hetim Adrian Rama është hetuar në kuadër të procedimit penal me nr. 1069/2018 si person që nëpërmjet ndërmjetësimit të Arben Ismailajt, ka komunikuar me Alfredo Hamzain alias Genc Bedini alias Genci Tanasi, me qëllim saktësimin e detajeve të një operacioni të trafikimit të narkotikëve. Ai ka marrë pjesë në takime në Majorka me shtetasin Bashkim Osmani (shtetas i Kosovës), Toni Lipaj, Artur Shehu, Arben Ismailaj e të tjerë. Personi nën hetim Adrian Rama është i shoqëruar nga personi nën hetim Elton Memeti, ai ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Monako me Artur Shehun, Arben Ismailajn dhe Alfredo Hamzain./Dosja.al

DOSJA/ Nga Europa në Amerikën Latine, dalin FOTOT e takimeve të

 

 


Send this to a friend