VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Corona Virusi, apo “vdekja e zezè”….?! – Nga AGRON SHABANI

By | March 25, 2020
2 Comments
  • author avatar
    Lexues i VOAL.Ch 2 months ago Reply

    Faleminderit zotri Agron Shabani, Agron Gjakova.
    Jeni vertete nje njeri i ditur. Te ruejt Zoti.

  • author avatar
    Agroni 2 months ago Reply

    Ju falemnderit me perulesi i nderuar Lexues!

    Te fala me zemer,
    Agroni, dv

Komentet

KRIMET E KOMUNIZMIT FILLUAN QË GJATË LUFTËS DHE U LIGJËRUAN ME GJYQIN SPECIAL 1945 – Nga Thanas L. Gjika

 

(Me rastin e 75-vjetorit të Gjyqit Special mars-prill 1945)

 

Gjatë këtij mars-prilli u mbushën 75 vjet nga koha kur u organizua Gjyqi Special i 60 intelektualëve shqiptarë prej komunistëve që sapo kishte ardhur në pushtet. Ky përvjetor kaloi me dy shkrime te websitet kujto.al dhe radiandradi.com. Miku im, i palodhshmi 91-vjeçar, Lek Pervizi – botuesi i revistës internetike Kuq e Zi, – më dërgoi për lexim kryeartikullin e tij të numërit që do të nxjerrë tani në qershor, ku përkujton disa ngjarje të Gjyqit Special dhe të internimeve. Ai më shprehu mërzinë e tij pse sivjet u shkrua shumë pak për këtë ngjarje shumë domethënëse për karakterin e diktaturës që u instalua në Shqipëri pas mbarimit të L2B. U ndjeva i turpëruar, sepse këtij gjyqi nuk i kisha kushtuar ndonjë shkrim. Hyra në Google ku gjeta shkrime e kujtime interesante të publikuar prej të dënuarve si Lazër Radi, prej vetë Lekës vëllai i të dënuarit Valentin Pervizi, prej studiuesve Çelo Hoxha e Kastriot Dervishi, prej gazetarit Kliton Nesturi, prej zonjës Rita Koka, vajza e kolonelit Sami Koka dhe prej Bedri Spahiut, Prokurorit të këtij gjyqi. Pasi lexova dhe dy faqe të gazetës Bashkimi të datës 14 prill 1945 vendosa të shkruaj këtë artikull të shkurtër për ta vlerësuar këtë ngjarje si një nga krimet e hershme të diktaturës komuniste shqiptare, pra ndryshe nga historianët zyrtarë të derisotëm.

* * *

Një qytetar që do të jetë i ndershëm me veten dhe shoqërinë, pasi ka lexuar e dëgjuar për shumë nga krimet e kohës së diktaturës komuniste, nuk ka si të mos i dënojë ato krime dhe vetë sistemin që i krijoi edhe pse në atë kohë mund të ketë qenë i manipuluar, gojëmbyllur dhe i pajtuar me sistemin, si kisha qenë dhe unë. Puna është se deri ku shkojmë në këtë qëndrim të ri kritik.

Qëndrimi që mbajmë ndaj krimeve të komunizmit është treguesi kryesor që dëshmon nëse mendësia jonë është vërtet demokratike, kur i dënojmë të gjitha krimet që në fillimet e tyre; apo është një mendësi gjysëm demokratike, kur dënojmë vetëm një pjesë të tyre.

Shumë prej intelektualëve, që morën formim në shkollat e kohës së diktaturës komuniste kanë evoluar lidhur me dënimin e sistemit diktatorial komunist, por për fat të keq shumica e tyre kanë mbetur në mes të rrugës. Them, kanë mbetur në mes të rrugës, sepse ata kanë pranuar dhe i dënojnë si krime të atij regjimi vetëm krimet që kreu diktatori Hoxha mbas shkëputjes nga miqësia me Bashkimin Sovjetik, kur ai për të mbajtur pushtetin dha dënime të rinj duke shpallur “tradhëtarë dhe armiq të partisë e të popullit” edhe bashkëpunëtorë të tij si: Koço Tashkon, Liri Belishovën, Teme Sejkon, etj. Mirëpo shumë intelektualë nuk e kuptojnë se vendimi sekret i dënimit të njerëzve që rrezikonin pushtetin e udhëheqësit të partisë u formulua e u zbatua menjëherë pas formimit të Partisë Komuniste Shqiptare. Në zbatim të këtij vendimi kanë qenë spiunimi i Qemal Stafës (5 maj 1942); vrasjet mbas shpine të partizanëve si Memo Meto, Xhemil Çakërri, Hydajet Micolli, Mynyr Xhindi, Raqi Qirinxhi, etj, që nuk u bindeshin qorrazi urdhrave të eprorëve. Ky vendim vijoi të zbatohej deri te vrasja e Kryeministrit Mehmet Shehu, Ministrave Beqir Balluku, Abdyl Këllezi, Kadri Hazbiu, etj.

Krimet e PKSh /PPSh-së janë një zinxhir i pashkëputur që nga krijimi i saj e deri te kapitullimi i regjimit komunist, kur u pushkatuan poetët Vilson Blloshmi e Genc Leka; kur u var poeti Havzi Nelaj; kur u vranë në kufi djemtë që donin të kalonin kufirin pasi ky veprim ishte shpallur prej Kuvendit Popullor si veprim që s’përbënte krim dhe nuk duhej dënuar; kur u dënuan të rinjtë që rrëzuan bustet e Stalinit e të Enverit, dhe së fundi u vranë demokratët e parë më 2 prill 1991 në Shkodër.

Për të gjykuar karakterin terrorist të PKSh-së nuk duhet të na ngatërrojë fakti se djemtë e rinj që “dolën malit” ishin djem e vajza idealistë shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e atdheut. Karakteri terrorist i PKSh-së ka ekzistuar që gjatë luftës në udhëheqjen e lartë të kësaj partie dhe jo në anëtarët e thjeshtë të saj, të cilët ishin idealistë romantikë e naivë politikë. Askush nuk e mohon Luftën Antifashiste që kreu populli ynë kundër pushtuesve të huaj fashistë e nazistë si një luftë të drejtë që ka qenë e është një veprim që e nderon popullin shqiptar. Po ashtu gjaku i dëshmorëve që ranë për liri është i shenjtë për të gjithë shqiptarët. Mirëpo vlerësimi i këtyre dukurive ka qenë i politizuar gjatë viteve të diktaturës komuniste dhe gjatë tranzicionit. Them, edhe gjatë kohës së tranzicionit, sepse historianët që hartuan “Historinë e Shqipërisë” të vitit 2009, dhe “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” (2008-2009) botime të Akademisë së Shkencave të RSh, nuk kanë bërë si duhet rishikimin e shumë nocioneve dhe vlerësimin e ngjarjeve që kanë marrë në analizë. Në këto botime Lufta Antifashiste e popullit tonë vijon të paraqitet si vepër e PKSh-së dhe nuk përmendet fakti se përveç Mujo Ulqinakut u vranë më 7 prill 1939 dhe 14 dëshmorë të tjerë (9 në Durrës, 1 në Sarandë, 1 në Shkodër, 1 në Vlorë dhe 1 në Berat). Po ashtu mohoen luftimet e para kundër pushtuesve italianë që i kryen forcat e ushtrisë mbretërore dhe i vijuan nacionalistët para formimit të PKSh-së. Më tej këto forca e vijuan luftën antifashiste bashkë me forcat partizane komuniste, me të cilat shkuan bashkë në Konferencën e Pezës (16 shtator 1942) dhe në Mbledhjen e Mukjes (2-3 gusht 1943).

Për ta kuptuar më qartë karakterin vrastar kriminal të udhëheqjes së PKSh / PPSh-së duhet të kemi parasysh faktin se kjo parti komuniste nuk u krijua si pasojë e zhvillimit të brendshëm të lëvizjes komuniste shqiptare, si ishin krijuar partitë e popujve të tjerë të Europës Lindore. PKSh-ja u formua prej të dërguarve të Partisë Komuniste Jugosllave, të cilët i imponuan partisë sonë një politikë që t’i shërbente së pari interesave dhe synimeve të PKJ-së dhe pastaj interesave të popullit shqiptar. Strategjia e fshehtë ka qenë që të punohej pa u shpallur botërisht për t’i kthyer Jugosllavisë territoret që ia kishte dhënë Shqipërisë Gjermania Naziste në korrik-gusht 1941 pasi ushtria gjermane theu armatën jugosllave dhe e shpërbëri atë shtet.

Këtu e kanë burimin krimet e para të PKSh-së si:

Mosmbajtja zi për dëshmorët e rënë në Luftën Antifashiste që nga 7 prilli deri më 7 nëntor 1941. Fakt që tregon se kjo parti e mohonte gjakun e dëshmorëve të rënë për liri para themelimit të saj.

Mospërmendja e fjalëve “Shqipëri etnike” dhe “Kosovë” në procesverbalin e mbledhjes së themelimit të PKSh-së. Fakt që zbulon se PKSh-ja nuk do ta njihte Shqipërinë etnike dhe nuk do ta shtrinte aktivitetin e vet organizativ, politik dhe ushtarak jashtë territorit të Shqipërisë Londineze.

Mospërmendja në atë procesverbal e fatit të territoreve shqiptare dhe të popullsisë shqiptare që i ishin bashkuar Shqipërisë mbas korrikut 1941 zbulon faktin se PKSh-ja ishte një parti vasale e PKJ-së dhe se do t’i shërbente interesave të shtetit jugosllav.

Mohimi i Marrëveshjes së Mukjes (2-3 gusht 1943) me ndërhyrjen e Miladin Popoviçit sepse aty ishte formuluar kërkesa për luftë të armatosur kundër pushtuesve të huaj dhe për ruajtjen e Shqipërisë etnike. Edhe ky fakt zbulon karakterin e varur të PKSh-së nga PKJ-ja.

Krimet e komunizmit duhet të kapen e të dënohen që në fillimet e veta. Krime terroriste meritojnë të quhen të gjithë aksionet e atentatorëve të forcave guerile që vrisnin pa gjyq nëpunës ose intelektualë sipas urdhrave që u jepte qarkori i PKSh-së.

Një krim tjetër i PKSh/ PPSh-së ka qenë dhe propaganda trushpëlarëse, që u përdor si pjesë e terrorit për ta trembur popullin dhe për ta mbajtur të nënshtruar, me synimin që të krijonte “njeriun e ri”, “çnjeriun” si e quajti Ismail Kadareja, që banorët e Shqipërisë të mos mendonin me kokën e vet, por të vepronin si robotë të bindur ndaj urdhërave të partisë.

Në serinë e krimeve të PKSh-së, nuk ka pse të mos cilësohet si i tillë dhe Gjyqi Special i mars-prillit 1945, i cili u sajua për të krijuar idenë se PKSh-ja pasi erdhi në pushtet u dha fund vrasjeve pa gjyq. Mirëpo ky gjyq dhe gjyqet e tjerë që u zhvilluan me urdhër të udhëheqjes së PKSh/ PPSh-së për kundërshtarët e regjimit, ose ata që mendoheshin si kundërshtarë të tij, ishin gjyqe me dëshmitarë të rremë. Në këto gjyqe, si ka thënë pas lirimit nga internimi Bedri Spahiu, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, rolin e gjykatësit dhe atë të prokurorit, i kryente udhëheqësi i partisë shtet.

Studiuesi Çelo Hoxha ka vënë në dukje se pasi u arrestuan në dhjetor 1944, 60 intelektualë shqiptarë pa asnjë fletë arresti a vendim gjykate, në gazetën “Bashkimi” filloi fushata propagandistike e partisë me parullat “Armiqtë e popullit i pret plumbi”, “Tradhëtarët në litar”, etj. Pra partia në pushtet nxiste përmes propagandës një frymë hakmarrëse ndaj të arrestuarve para se të krijonte seancat gjyqësore. Kjo fushatë të kujton vitet ’70 të shek. XX, kur Enver Hoxha pasi i arrestonte të quajturit “grupe armiqësorë” në kulturë, ushtri dhe ekonomi, kërkonte që gjithë punonjësit e Shqipërisë t’i dënonin pjesëtarët e këtyre grupeve nëpër mbledhje pa treguar prova e fakte (se prova e fakte nuk ekzistonin) dhe para se të jepeshin dënimet prej gjyqeve përkatës.

Në vitin 1945, në Shqipëri nuk kishte as Gjykatë e as Prokurori, por me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor u ngarkua si kryetar i procesit gjyqësor të jashtëzakonshëm Gjeneral Leitenant Koçi Xoxe dhe si Prokuror Bedri Spahiu. Me përjashtim të Halim Budos dhe Gaqo Floqit, që ishin gjyqtarë, të shtatë anëtarët e tjetë të së quajturës “Gjykata Speciale e Tiranës” që zhvilloi Gjyqin Special, bashkë me kryetarin dhe prokurorin, nuk kishin diploma të larta dhe as njohuri juridike.

Prokurori i akuzoi të arrestuarit “Kuislingë” pa ditur se të arrestuarit nuk kishin kryer asnjë veprim të ngjashëm me veprimin e Kuislingut të Norvegjisë. Ai i shpalli të 60 intelektualët e arrestuar “tradhëtarë të kombit” kur asnjëri prej tyre nuk kishte bërë ndonjë tradhëti.

U shpall tradhëtar Bahri Omari, kunati i Enver Hoxhës, njeriu që ishte kujdesur për rritjen dhe edukimin e këtij kunati dhe e kishte strehuar gjatë luftës. Në grupin e këtyre “tradhëtarëve” ishin dhe Aqif Përmeti e Kol Tromara miq e bashkëpunëtorë të Bahri Omarit që në vitin 1915 në mërgim. Aqif Përmeti kishte qenë komandanti i trupave vullnetare që dërgoi Federata PanShqiptare Vatra për të luftuar më 1920 kundër pushtuesve italianë. Kurse Kol Tromara në fjalën e tij të fundit, i tha prokurorit: “Ju keni plan të na vrisni. Por duhet ta dini se ne kemi punuar si patriotë për Shqipërinë dhe patriotë si ne do t’i duhen Shqipërisë, por nuk do t’i gjeni më”.

E si mund të quhej “tradhëtar e kuisling” Valentin Pervizi, njeriu që kishte mbaruar Akademinë Ushtarak në Itali dhe ishte kthyer në fund të vitit 1944 gjithë ëndrra për t’i shërbyer atdheut, por që ende nuk kishte filluar asnjë aktivitet. Po kështu nuk mund të pranohet ky epitet për gazetarin e talentuar Gjergj Bubani, që kishte rrezikuar aq shumë me shkrimet e tij për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Kurse si drejtor i Radio Tiranës më 7 prill ai i kishte bërë thirrje popullit për luftë kundër pushtimit italian. Ish-komunistja Kaliopi Prifti, që kishte punuar në Radio Tirana, gjatë vitit 1943, doli në gjyq si dëshmitare dhe tha se drejtori Gjergj Bubani e dinte ekzistencën e celulës së PKSh-në në institucionin e Radios dhe nuk e denoncoi. Por, si tregon gazetari Kliton Nesturi, deponimi i kësaj komunisteje nuk u mor parasysh. Ky intelektual u dënua jo se kishte bërë ndonjë krim a tradhëti ndaj popullit shqiptar, por sepse kishte mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Kosovës ndaj shtypjes jugosllave dhe dënimin e tij e kërkuan emisarët e Titos. Mirëpo antijugosllavi Gjergj Bubani nuk u lirua nga burgu as kur Enver Hoxha u prish me Titon dhe u lidh me Stalinin, sepse diktatori Hoxha nuk mund të pranonte se kishte gabuar në dënimet që dha me anë të Gjyqit Special më 1945, ashtu si nuk pranoi kurrë se bëri ndonjë gabim si drejtues i partisë.

Në kuadrin e 75-vjetorit të Gjyqit Special, shkrimtari dhe gazetari Jozef Radi e pasuroi në website-in e tij radiandradi.com duke shkruar për demostratën e parë antikomuniste të janarit 1945, organizuar prej 30 bashkëshorteve të atyre që ishin arrestuar pa vendim gjyqi. Këto gra të kapura dorë për dore ecën nga fundi i bulevardit të Tiranës (pranë burgut të ri) drejt qendrës, duke thirrur: “Burrat tanë janë të pafajshëm”!, “Lironi burrat tanë”!. Turmën e tyre e sulmoi një togë partizanësh, e cila arrestoi dy prej tyre, kurse të tjerat u larguan duke u fshehur nëpër shtëpitë tiranase. Midis këtyr grave demostruese ishin dhe Gjyslyme Leka dhe Vitore Radi, dy ish-nxënëse të Institutit Nëna Mbretëreshë, bashkënxënëse me Nexhmie Hoxhën (Xhunglini) dhe Fiqiret Shehun (Sanxhaktari).

Zonja Roza Koka, vajza e kolonelit Sami Koka, komandant i Xhandarmërisë Shqiptare gjatë pushtimit, njeriut që detyroi qeverinë shqiptare në shtator 1943 (pas kapitullimit të Italisë Fashiste) që t’u lidhte pension patriotik 13 dëshmorëve të rënë më 7 prill 1939, ka treguar akuzën që Bedri Spahiu i bëri babait të saj: “E dimë që ke punuar me drejtësi dhe se je njeri i ndrershëm, por nuk ta falim që nuk erdhe me ne”!  Pra Sami Koka u dënua me pushkatim jo se kishte kryer ndonjë krim, por sepse nuk kishte shkuar të luftonte krahas forcave partizane. Ky dënim kriminal të kujton aktin kriminal të Mehmet Shehu gjatë vitit 1943 kur pushkatoi pa gjyq 65 ballistëve lushnjarë të kapur rob, sepse këta nuk pranuan të bashkoheshin me Brigadën e Parë, po kërkuan të shkonin në shtëpitë e tyre.

Gjyqit Special të mars-prillit 1945 ia ka bërë vlerësimin vetë prokurori i tij, Bedri Spahiu, i cili në gazetën “Republika” qershor 1991, shkroi: “Duke kujtuar këto 46 vjet terrori, mizorie dhe mjerimi që ka kaluar populli im, mua më vjen turp që kam qenë prokuror i atij Gjyqi Special”. Pra ky dhënës i dënimeve ka pranuar se ai gjyq ishte një farsë e turpshme, një krim i shëmtuar.

Pas këtij denoncimi të Bedri Spahiut të vjen çudi se si qeveritë e tranzicionit dhe autorët e Historisë së Shqipërisë dhe të FESh-it të pas vitit 2000, nuk e kanë cilësuar dhe dënuar këtë gjyq si një ndër krimet e diktaturës komuniste.

Thelbësore në procesin e zhvillimit moral e shpirtëror të popullit tonë është të kuptojmë se pa dënuar krimet e komunizmit nuk mund të ecet përpara. Nuk ka ecje përpara sepse ndërgjegja e popullit tonë nuk gjen qetësi pa u dënuar ato krime. Dënimi i krimeve të komunizmit është një proces që ndihmon në pastrimin tonë. Dhe këtë pastrim shpirtëror e moral që sjell forcimin e unitetit tonë kombëtar duhet ta krijojmë vetë ne shqiptarët duke i dënuar të gjithë krimet e komnizmit, deuke i vlerësuar si meritojnë të përndjekurit e ndërgjegjes, pa pritur që këtë katarsë të na e bëjnë miqtë e huaj…

 

Synimet strategjike të Serbisë në Kosovë Nga Xhafer SHATRI

Ajo që nuk flitet asnjëherë në publik, por që përbën boshtin dhe thelbin e negociatave të Serbisë me Kosovën janë këto pika rëndësore strategjike:

Maja e Pançiqit Kjo Maje ndodhet në veri të Kosovës dhe, sipas disa dëshmive autoktone të pleqve të Shalës së Bajgorës, nga shqiptarët është quajtur deri vonë Maja e Madhe ose Maja e Diellit, për t’u shkrirë me kohën në versionin e imponuar serb: Maja e Milanit (Millanov Vrh), sipas Millan Obrenoviq, princ dhe sundimtar i Serbisë (1868-1882).

Në vitin 1951 Maja merr emrin e mjekut dhe botanistit Josif Pançiq.

Maja është e lartë 2017 m dhe me e madhja e masivit të Kopaonikut.

Nga kufiri me Kosovën, Majën e ndanë distanca prej 300 metrash.

Në Maje, është mauzelumi i Milan Obrenoviqit, më vonë i Josif Pançiqit, një bazë ushtarake e Serbisë, e cila vazhdon të jetë edhe sot, bashkë me radarët e fuqishëm, përmes të cilëve Serbia vazhdon të kontrollojë hapësirën ajrore të, gati, krejt Ballkanit.

Në rast të një normalizimi të marrëdhënieve me Kosovën, do të vlejnë normat ndërkombëtare të menagjimit të kufijve, sipas të cilave, nuk lejohet të ketë baza ushtarake në vijën kufitare.

Miniera e Trepçës Trepça është miniera më e madhe e plumbit, zinkut dhe argjentit në Evropë. Prandaj edhe interesi më i prekshëm strategjik, politik dhe ekonomik i Serbisë në Kosovë.

Bazeni minerar i Trepçës shtrihet në një territor të madh, ndërkaq rezervat e saj të paprekshme llogariten me shifra marramendëse prej të paktën 100 miliardë euro.

Cilado qoftë vlera ekonomike e këtij bazeni minerar, rëndësia gjeopolitike është edhe më e madhe: krijimi i një territori të pastër serb në mes Kosovës dhe Sanxhakut…

Njëri prej shkaqeve kryesore pse disa vende Përendimore, përfshirë, së fundi, edhe segmente në SHBA, kanë pranuar ndarjen e Kosovës, qëndron te informacionet interne që ua ka servuar atyre Serbia, e sipas të cilave është e domosdoshme që kufiri mes Sanxhakut dhe Kosovës të kontrollohet krejtësisht dhe përgjithmonë nga Serbia dhe qytetarë të militarizuar serbë, gjoja për t’u këputur e ashtuquajtura Transversale e Gjelbërt Stamboll-Shkup-Prishtinë-Novi Pazar-Sarajevë…, një shpifje e suksesshme e propagandës diabolike serbe.

Liqeni i Gazivodës, Ujmani… Lumi Ibër është lumi më i madh i Kosovës, ndërkaq, Ujmani apo Liqeni i Gazivodës është rezervoari më i madh ujor i vendit me gjithsejt 11.9 km2 sipërfaqe dhe thellësi deri në 105 m. Cënimi në çfarëdo forme i kësaj pasurie strategjike, përmes të cilit furnizohet me ujë krejt Kosova Qendrore dhe termocentralet e Obiliçit, paraqet rrezik tepër të madh për të ardhmen e Kosovës.

Siç dihet, sidomos në Lindjen e Mesme janë shkaktuar lufta të tmershme jo gjithaç për burimet e naftës sa për të kontrolluar burimet e ujit; Rrafshnalta e Golanit në Siri ( e zaptuar nga Izraeli më 1967), prej nga kontrollohet Liqeni i Tibrit e lumi Jordan…, ndërsa në Irak është luftuar dhe luftohet akoma për lumenjtë Tigri e Eufrati…

Të pranosh administrimin e Ujmanit nga Serbia apo nga kushdoqoftë tjetër është e njëjta gjë si administrimi i Srebërnicës nga serbët ose administrimi Brçkos nga ndërkombëtarët. Në të dyja rastet Dodiku me shokë tallen për çdo ditë dhe shtypin pamëshirshëm popullsinë autoktone e të gjakosur boshnjake.

Maja e Moknës Bjeshkët e Moknës shtrihen në pjesën veripërendimore të Kosovës, mu në kufi me Sanxhakun. Maja e këtyre bjeshkëve, e njohur si Maja e Moknës, ndodhet shumisht në territorin e Kosovës. Ajo ka një lartësi mbidetare prej 1902 m. Prej kësaj Majeje shihet, si në pëllëmbë të dorës, e tërë Kosova dhe Sanxhaku.

Gjatë viteve 1982-1984, në Majën e Moknës, është ndërtuar një bazë moderne ushtarake me një labirint të shpeshtë tunelesh, me heliodrom dhe me një antenë të fuqishme vëzhgimi.

Gjatë luftës, prej Majës së Moknës ushtria serbe ka granatuar me raketa Rrafshin e Podgurit dhe Drenicën.

Më 24 mars 1999, në orën 9h15, forcat e Natos e kanë bombarduar këtë bazë ushtarake.

Pas Luftës kjo bazë është plaçkitur deri në gozhdën e fundit dhe paria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjëherë qoftë edhe hapin më të vogël për të mbrojtur këtë pasuri të çmueshme.

Kishat, exterritorialiteti Në negociatat e Thaçit me Vuçiqin është biseduar gjerësisht edhe për dhënien e, të paktën, 5 manastireve ortodokse statusi i eksterritorialitetit. Në këtë rast këto manastire dhe pronat përreth që u janë dhënë do të jenë jashtë çdo kontrolli të autoriteteve të Kosovës. Kjo praktikisht është një formë e rrezikshme e bosnjëzimit të Kosovës. Përfundim Kryeministri i Jugosllavisë së parë, Nikolla Pashiq, kur u bind se nuk mund ta ndalnin njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë si shtet i pavarur dha një premtim, që Serbia i ka mbetur besnike deri sot (Parafrazim): Do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të mbetet përgjithmonë një shtet i dobët, i çorganizuar dhe i destabilizuar.

E njëjta formulë tashmë po aplikohet kundër Kosovës. Negociatat për ndarjen e saj janë në këtë funksion. Plani antishqiptar Thaçi-Vuçiq ishte në rrugë për t’u realizuar dhe këtë e dëshmojnë shumë argumente kokëforta. Ja disa prej tyre: Përpjekja e pushtetarëve të Kosovës që eshtrat e Isa Boletinit të mos rivarrosen te Kulla e Tij në Boletin, por në Vlorë ose në Isniq (1), intervistat e Thaçit dhënë gazetës “Le monde“ (2), që ishte hollësisht në rrjedhë të bisedimeve, dhe televizionit Fr24 (3), në të cilat kryetari i Kosovës avokon qartaz copëtimin e vendit.

Përndryshe, “korrigjimi“ i kufijve, siç e quan Hashim Thaçi copëtimin e Kosovës, në rrafshin ushtarak do t’i krijonte Serbisë një epërsi të jashtëzakonshme strategjike, sepse do ta zhveshte Kosovën nga çdo mundësi mbrojtjeje dhe kundërsulmi. Ndërkaq, ky copëtim domosdo do të çonte edhe te masakrimi territorial dhe defaktorizimi përgjithmonë i Kosovës Lindore.

Ngjarjet e vitit 2004 dhe Raporti i Dick Martit, ku roli i Hashim Thaçit ishte dhe është parësor, janë investimi më i suksesshëm i Serbisë në Kosovën e pasluftës, në thelb të të cilit ishte synimi strategjik për ndarjen e Kosovës.

Kjo nuk do të mund të bëhej ndryshe pos duke pasur përballë përfaqësues të Kosovës që e kanë jo vetëm bishtin por edhe shpirtin e zënë me derë.

 

Madeleine Albright mbi autoritarizmin dhe luftën kundër virusit – Nga Madeleine Albright, The Economist*

Amerika duhet të ri-angazhohet me pjesën tjetër të botës për të rikthyer besimin në të ardhmen

Në filmin e vitit 1951, “Dita kur Toka u ndal”, vizitorët nga gjithësia (kozmosi) kërcënojnë të shkatërrojnë planetin tonë nëse Lindja dhe Perëndimi nuk bien dakord të ndalojnë rivalitetin e tyre të rrezikshëm ushtarak. Si ilustrim, qytetarët e huaj e drejtojnë paralajmërimin e tyre te shkencëtarët nga të dy palët, në të cilët ata kanë më shumë shpresë se tek politikanët. Njerëzimi mund të shpëtohet, sugjerojnë ata, vetëm nëse qeveriset nga arsyeja e shëndoshë; një ndërgjegjësim i një qëllimi të përbashkët duhet t’i tejkalojë pasionet fisnore.

Në fund të vitit të kaluar, një virus i vogël filloi të transmetojë një mesazh të ngjashëm. Si përgjigje, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u kërkoi luftëtarëve kudo që ishin t’i pezullonin konfliktet e dhunshme. “Duhet të ketë vetëm një luftë në botën tonë sot,” tha ai, “lufta jonë e përbashkët kundër COVID-19.”

Deklarata elokuente e Z. Guterres gjeneroi më shumë mbështetje verbale sesa ndaljen e luftimeve. Askush nuk u befasua nga kjo gjë. Përgjatë historisë, njerëzit kanë shfaqur një tendencë dëshpëruese për përballje atëherë kur logjika e shëndoshë do të thoshte se ata duhen bërë bashkë. Dhe vitet e fundit, shumë krerë qeveritarë janë distancuar nga i gjithë koncepti i bashkëpunimit global.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është më i zjarrti midis një grupi telashexhinjsh hiper-nacionalistë që thonë se ndërvarësia është një iluzion i krijuar nga intelektualët për të shkatërruar sovranitetin e shtetit dhe për t’ua plaçkitur njerëzve identitetin e tyre. Kjo tezë është e pakuptimtë, por mund të jetë politikë e dobishme. Në vend të frenimit të pasioneve fisnore, këta oportunistë shfrytëzojnë frikën e ndjekësve të tyre për të rritur fuqinë e tyre.

Bota po paguan një çmim të lartë për këto skajshmëri autoritare. Nuk është rastësi që pandemia filloi në një vend ku qeveria nuk ka besim te njerëzit e saj, shtyp rrjedhën e lirë të informacionit dhe parandalon që zyrtarët e saj, përfshirë profesionistët shëndetësorë, të flasin të vërtetën.

Nuk është gjithashtu rastësi që shumë prej vendeve që janë përballur efektivisht me virusin janë demokraci të forta, përfshirë Gjermaninë, Islandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Tajvanin dhe Finlandën (të gjitha këto vende të udhëhequra, siç po ndodh, nga gratë). Këto dhe shembuj të tjerë tregojnë se rrjedha e lirë e informacionit, debati i bazuar në fakte mbi opsionet e politikave, vetë-organizimi vullnetar i shoqërisë civile dhe angazhimi i hapur midis qeverisë dhe njerëzve janë pasuri esenciale në luftimin e pandemisë.

Për të qenë të sigurt, kur përballemi me emergjencë shëndetësore publike ne kemi nevojë që qeveritë të veprojnë me vendosmëri për të mbrojtur të mirën e përbashkët. Nuk është antidemokratike të mbyllësh shkolla dhe restorante, të kufizosh masa njerëzish, të menaxhosh udhëtimet, të urdhërosh prodhimin e pajisjeve mjekësore dhe të ngjashme. Sidoqoftë, ekziston një dallim i qartë midis përdorimit të fuqisë dhe abuzimit të tij. Kryeministri i Hungarisë, për shembull, e ka mirëpritur këtë krizë për të anashkaluar parlamentin dhe për të kufizuar lirinë e mediave.

Nëse lihen të pakontrolluara, praktikat e tilla do të dëmtojnë demokracinë në të gjithë botën. Kjo na përkujton shumë fillimet e viteve ’30 kur Depresioni i Madh minonte besimin në qeveritë konvencionale dhe pasioni nacionalist çoi në vrasjen e miliona njerëzve.

Demokracitë dhe demokratët “d” të vogël (një person që mban pikëpamje demokratike; jo domosdoshmërisht dikush që është anëtar i “Partisë Demokratike” të një shteti) në çdo shoqëri duhet të alarmohen para këtij kërcënimi. Ne duhet fuqishëm të konfirmojmë vlefshmërinë e qëndrueshme të të drejtave dhe lirive të fituara me shumë vështirësi. Ne duhet të shpërfaqim përpjekjet për të përdorur emergjencën aktuale si një arsyetim për të shkaktuar dëme të përhershme në institucionet demokratike. Më tej, ne duhet të punojmë bashkërisht për të arritur atë që asnjë vend nuk mund ta realizojë vetë – fitoren ndaj virusit.

Një nga rreziqet e mëdha të paraqitura nga liderët autoritarë është se ata kërkojnë legjitimitet duke kërkuar monopol aftësish dhe muskujsh, të nevojshme për të mbrojtur shtetet e tyre. Kjo iu lë atyre më pak mundësi sesa homologët demokratikë qe të pranojnë, e lëre më të nënvizojnë, vlerën e bashkëpunimit me të tjerët. Përkundrazi, ata i trajtojnë apelet për mirësjellje ndërkombëtare si shenja të dobësisë ose tradhtisë.

Mirëpo pandemia na përkujton se bota moderne kërkon udhëheqje të fortë në çdo nivel. Për të arritur sukses kundër virusit dhe kërcënimeve të tjera që i shpërfillin kufijtë ndërkombëtarë, shtetet demokratike duhet të ndihmojnë në ringjalljen e një mirëkuptimi themelor ndërkombëtar: duke punuar në mënyrë kreative me të tjerët, secili shtet mund të korrë përfitime.

Kjo nuk do të thotë, që demokracia ofron një garanci të një udhëheqjeje të sofistifikuar. Në Amerikë, pandemia ka ekspozuar më tej mangësitë tashmë të theksuara në besueshmërinë dhe aftësitë e banorit aktual të Shtëpisë së Bardhë. Por virtyti më i madh i demokracisë është fleksibiliteti i tij dhe aftësia për të korrigjuar vetveten. Zgjedhjet amerikane në nëntor janë më pak se gjashtë muaj larg.

Kur udhëhiqet siç duhet, Amerika mund të bëjë akoma më shumë se çdo vend tjetër për të lëvizur botën në drejtimin e duhur. Një Amerikë që e ka rikthyer zërin e saj të vërtetë mund ti ndihmojë njerëzit kudo për t’i kundërshtuar zaptuesit e pafre të pushtetit, autoritarë dhe diktatorë të mundshëm. Mund të punojë ngushtë me aleatët demokratikë për ti mbështetur ata që përpiqen ti mirëmbajnë të drejtat e tyre, zërat e tyre dhe dinjitetin e tyre. Amerika mund të bëjë shkencën dhe arsyen, jo duke përfituar në kurriz të shkathtësive të rrejshme në raport me rivalin (one-upmanship), edhe një herë bazë për vendimmarrje globale. Mund të themi, me pak fjalë, për të rikthyer besimin tonë kolektiv në të ardhmen.

Në Samitin e Gjenevës në vitin 1985, ku Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbatchev u takuan për herë të parë, presidenti amerikan ia shtroi udhëheqësit sovjetik një pyetje që po e shqetësonte një kohë të gjatë. “A do të na ndihmonit,” pyeti ai, “nëse Shtetet e Bashkuara sulmohen papritmas nga gjithësia (kosmosi)?” Gorbatchev u përgjigj pa hezituar. “Pa dyshim,” tha ai. “Edhe ne po ashtu,” u përgjigj Reagan.

Dialogu dhe solidariteti midis kundërshtarëve, atëherë, kur përballet me pyetje të tipit “Dita kur Toka u ndal”, është një kujtesë e dobishme për ne tani. Dhe sapo kriza me COVID të qetësohet, kombet do të përballen me rreziqe të tjera që kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar, duke filluar nga ndryshimet klimatike deri tek terrorizmi. Ashtu sikurse Reagan, ata do të pyesin njëri-tjetrin: “A do të na ndihmonit?”

Përgjigja do të tregojë nëse ne nuk kemi mësuar asgjë nga kriza aktuale, ose – siç do të preferoja të besoja – e ka rizgjuar logjikën që, duke qëndruar së bashku, ne mund të rifillojmë progresin drejt një bote më paqësore, më të prosperuar dhe më të sigurt.

*Madeleine Albright ka qenë Sekretare Amerikane e Shtetit në vitet 1997-2001

POPULL – A JE DIKU KENDEJ PARI…! – Nga Reshat Nurboja

 

Kur PUSHTETET nuk i frikësohen reagimit dhe veprimit të popullit parimisht gjithmonë janë kriminale…

Andaj, edhe mocioni per rreximin e qeverisë në kohë pandemie botërore, edhe falja e tendenca në vazhdim per me falë qindra e qindra kilometra katror tjera të territorit të shtetit, e edhe vendimi per formimin e Gjykatës Speciale njëetnike per denimin dhe baltosjen e luftës së UÇK-së dhe çmimin e paguar për çlirim e liri, me 13.000 të vrarë, mijëra të tjerë të burgosur e të plagosur e sidomos me qindra milion euro të parasë së popullit të vjedhura e të keqperdorura deshmojnë se pushtetet e deritashme 20 vjeçare në Kosovë as mall se kanë berë popullin e lere me eventualisht ta respektojnë ose të i frikësohen…!

ËSHTË FAKT se deri sa pushtetet nuk i frikësohen popullit në ato vende lulëzon dhe mbizotron krimi dhe kriminelet…! Thuhet dhe konstatohet se “kur mungon macja, minjtë hedhin valle”… Andaj, në vendet e tilla popullata me të drejtë nuk shpreh gadishmeri dhe vullnet të jeton, por IKË, dhe ate sa më larg vendeve ku minjët hedhin valle e kendojnë… Ikin drejt atyre vendeve ku minjëve i dihet apo i tregohet se ku e kanë vendin…!

Kujdes! Portalët anonimë për anonimët, por janë edhe shkelës të ligjit ! Nga Elida Buçpapaj

Ose kush i gllabëron projektet në Zvicër ?

*****************

Portalët anonimë janë për anonimët!

Portalët anonimë janë edhe shkelës të ligjit, edhe anonimët që i shfrytëzojnë për t’u shpallur yje të mediokritetit!

Por kujdes! Sfungjeri është i ngopur nga tejmbushja !

Kush pranon të promovohet prej portaleve anonimë, t’i përdorë si PR apo të bashkëpunojë me ta është njëlloj shkelës ligji!

Që të jetë një portal legjitim, së pari duhet të ketë transparencë, të dihet se kush e boton,

bashkë me stafin e gazetarëve që duhet të jenë profesionistë.

Ka institucione përkatëse që vërtetojnë profesionalizmin e gazetarëve.

Amatorizmi nuk është profesionalizëm. Është hobby deri sa nuk është profiter.

Kur një amator përfiton projekte atëherë është abuzues, shkelës ligji.

Kthemi tek portalët. Botuesi i një portali mund të mos jetë i fushës, mund të jetë mecenat, bamirës, biznesmen

por ai duhet të jetë i pavarur politikisht dhe të angazhojë ekip profesionistësh të identifikuar me emër dhe mbiemër.

Kush reklamohet apo jep intervista nëpër portalë pa botues dhe pa gazetarë,

atëherë është thjesht jo vetëm një trushplarës/e, por edhe manipulator/e!

Ne shqiptarët jetojmë në një kohë shumë absurde kur shtetet rumpallë në Shqipëri dhe Kosovë me diplomaci rumpallë në diasporë

kanë pas vetesh kopenë e anonimatit profiter, të cilën e promovojnë ose me trofe qeveritare

ose nëpër televizione që varen prej politikës apo nëpër portale anonimë –

por kjo praktikë ushtrohet rëndomë edhe nga të profesionistët e televizioneve të Tiranës,

që shkelin mbi të vërtetën dhe keqinformojnë publikun,

sepse pa asnjë lloj verifikimi bëhen pjesë e falsifikimit dhe trushplarjes kolektive.

Ka ardhur koha t’i themi “jo” këtij lloj protagonizmi pa protagonizëm,

që nuk prodhon asnjë vlerë përveçse është në mënyrë eksplicite korrupsion në xhepin e anonimit

apo të dikush-askushit që ka monopolin e projekteve!

Shqiptarët janë shembull suksesi në fusha të ndryshme ku kontribuojnë në Perëndim

ata identifikohen me vlerat që krijojnë,

e njëjta gjë vlen edhe me artistët të cilët ne i shohim jo vetëm në skenat botërore,

ka edhe plot artistë shqiptarë që fitojnë jetën e tyre me dinjitet,

në kontakt direkt me publikun shqiptar në Shqipëri, Kosovë,

por edhe me publikun e diasporës,

nuk kam parasysh klubet, por festat, gëzimet familjare dhe rrallë sallat e koncerteve !

Që shesin artin e tyre ! Sepse me atë jetojnë!

Që meritojnë mbështetje por nuk përfitojnë asgjë.

I tillë është organizimi, i mbrapshtë.

Sepse të gjitha projektet i akaparon mediokriteti, injoranca dhe anonimiteti !

Një ftesë e kam për rrjetin social,

që të mos kthehet në bagëti, që të ketë respekt për veten!

T’i mbrojë shijet e krijuara por edhe të jetë koshient

se i shërben të mirës, duke qenë qytetar i përgjegjshëm !

A meriton të pëlqehet shëmtimi, surrugatoja,

apoteoza e vulgares a nuk duhet t’ju sjellë  nauzea  –

sepse është në antitezë të plotë me artin, të vërtetën, fjalën  –

apo me të bukurën, universale që është e perceputueshme me pesë shqisa!

Ka një dallim të madh midis qytetarëve dhe turmës!

Qytetarët pëlqejnë vlerën, turma mediokritetin.

Mediokriteti shihet si  shkëlqim nga sytë e publikut mediokër, thotë Joseph Joubert !

Andaj ju lutem dhe ju ftoj  të identifikoheni me “qytetarin”.

 

 

 

Pse i stopuan Vjosën e Albinin, pse e rrëzuan Republikën? – Nga Xhafer Shatri

 

Konkrerisht, pse cubat e Kosovës e shkelën brutalisht vullnetin e qytetarëve të shprehur masivisht me 6 tetorit 2019?

Sepse në negociatat e ardhshme me Serbinë, kjo ka kërkuar me këmbëngulje të ketë përballë njerëz që i ka në dorë;

Sepse një qeveri reformatore rrezikonte seriozisht interesat e oligarkëve të Kosovës, interesat e atyre që ua kanë vjedhur rriskun edhe gjeneratave që akoma nuk kanë lindur…

Sepse do të nxjerreshin para drejtësisë vrasësit e Behadin Hallaçit, Ahmet Kasniqit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Shaban Manajt, Ekrem Rexhës dhe shumë të tjerëve…;

Sepse do të zbuloheshin dhe do të ndiqeshin penalisht ata që i keqpërdorën dhe tjetërsuan Fondin e 3% dhe Fondin Vendlindja Thërret;

Sepse mënyra më e lehtë për ta nënshtruar një popull, është kur atij ia vret shpresën…;

Se do të futeshin në burg ata që nënshkruan marrëveshje të rrezikshme për Kosovën dhe cënuan seriozisht integritetin territorial të saj;

Sepse, vetëm duke krijuar një atmosferë kaosi, mund të copëtohet Kosova dhe Hashim Thaçi t’i shpëtojë burgut…;

Sepse mbajtja e zgjedhjeve do ta çonte rrjetin e Thaçit brenda LDK-së në bërllogun e historisë dhe do ta kthente LDK në shtratin e natyrshëm shtetformues, ndërsa kollon kusurin e partive të tjera të Hashim Thaçit do t’i defaktorizonte si me i shkundë tërmeti…;

Sepse do të futeshin në burg ata që shkatërruan Telekomin e Kosovës, KEK-un, Trepçën, ata që shitën asetët e Kosovës dhe i vodhën të hollat e qytetarëve;

Sepse do të demaskoheshin dhe do të dënoheshin ata që shkatërruan sistemin e drejtësisë, të arsimit, të shëndetësisë;

Sepse do t’u konfiskohej pasuria atyre që e kanë plaçkitur buxhetin e Kosovës;

Sepse kapësit e shtetit do t’i provonin prangat në duar dhe burgimin e gjatë;

Sepse Kosova do të çlirohej njëherë e mirë nga cubat dhe shtetrrënuesit e saj…

STOP DHUNIMIT TË STRUKTURAVE TË LDK-SË! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Proklamohet bujshëm se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së është organi më i lartë i partisë! Mashtrim, gënjeshtër publike! Si delegat i tri kuvendeve zgjedhore të LDK-së, unë kam parë në sallën e Kuvendit figura njerëzish të robotizuar, të cilët nuk kanë të drejtë fjale, votimi demokratik, por vetëm aprovim aklamativ të emrave listorë, pa konkurrencë.
     Kryesinë e LDK-së, ligjërisht, duhet ta zgjedhë Këshilli i Përgjithshëm, por, kjo nuk ndodhë! Ajo nuk po i nënshtrohet votës së lirë, votës së fshehtë demokratike. Si e tillë, i mungon legjitimiteti.
     Logjikisht, kandidatët për deputetë, duhet të propozohen nga baza e partisë, t`i nënshtrohen votimit me konkurrencë në Këshillin e Përgjithshëm. Por kjo nuk po ndodh! Përkundrazi, e gjithë vendimmarrja partiake është koncentruar ke kryetari dhe rrethi vicioz i tij. Kryetari dhe grupi i tij vendosin për anëtarët e Kryesisë, të Këshillit të Përgjithshëm, për kandidatë për deputetë. Vendosin për koalicione, për ministra, zëvendësministra, për drejtorë e zëvendësa, pra, për gjithçka.
      Rrjedhimisht, strukturat e partisë janë në shërbim të kryetarit dhe klanit të tij, tashmë, fort të koracuar. Dhe, sa herë që ka zëra të arsyeshëm, për reforma partiake, vjen kundërpërgjigja shantazhuese se “e ndajmë LDK-në!” Kështu ndodhi edhe në mbledhjen ku ishte planifikuar zgjedhja e kandidatit për kryeministër-re dhe të Kryesisë së ngushtë. Thënë troç, ata që ishin pozicionuar pas kryetarit, vite me radhë, pa e provuar fare votën e fshehtë demokratike. Synimi përspektiv i tyre, trashëgimi i postit të kryetarit të LDK-së, si zakonisht, me marrëveshje dhe vulosje me votim të tufëzuar aklamativ, blegtoral!
     Refuzimi për ta tufëzuar votën në Mocionin e Mosbesimit, të disa anëtarëve të Kryesisë dhe të ndoca deputetëve, u prit me simpati nga anëtarësia, elektorati i LDK-së dhe me anatemë nga klani brenda Kryesisë. Presioni, shantazhi ndaj “heretikëve”, ishte dhe vazhdon të jetë i madh, që, tani, ta pranojnë koalicionin e turpshëm të LDK-së, me partitë-banda të PAN-it. Kjo na sjell ndërmend “Fletë-rrufetë” e kohës të Enverit në Shqipëri.
          Retrospektivë:
     Vitet `50-a. Profesor Selman Riza, anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, pjesë e grupit atentatorë të shefit të Kosovës, Milladin Popoviçit, i shkuar në Shqipëri, i burgosur për këtë vrasje, së bashku me Qazim Vulën, ky i dënuar më 20 vjet burg.
     Në vitet `60-a, pedagog në Universitetin e Tiranës. Një student i porositur, provokon, përgjatë ligjëratës Profesor Rizën me pyetjen:
-“Profesor, cili është kontributi i shokut Stalin për gjuhën shqipe?!”
-“Shoku student, e di ku e ke hallin. Por, unë jam Selman Riza nga Gjakova, Kosovë dhe për mua nuk ka pyetje tabu. Andaj, të përgjigjëm se Stalini nuk ka dhënë asnjë kontribut dhe nuk ka asnjë lidhje me gjuhën shqipe”.
      Të nesërmen, në hollin e Fakultetit Histori-Filologji, ishte vënë “Fletë-rrufeja”, me akuzën se “profesor Selman Riza nuk e njeh rolin e shokut Stalin për gjuhën shqipe”. Një koleg i thotë:
-“Profesor, lexoni në stendë “Fletë-Rrufenë” për ju!”
-Profesor Riza: “Unë jam mësues, me presin studentët për leksion . Nuk lexoj kurrë “Fletë-rrufetë”.
     Në çast u njoftua Enver Hoxha, se Profesor Riza nuk denjoi as ta lexojë “Fletë-rrufenë”. Enveri, me të cilin kishin qenë kolegë në mësimdhënie, në Liceun e Korçës, në vitet `30-a, urdhëroi: “Internoni qenin!” Dhe, urdhëri u zbatua, Profesori internohet në vendin klasik të izolimit, në Berat.
     Vitet `70-a. Rastësisht, përballë Profesor Rizës, para Bibliotekës Kombëtare, në Bulevardin e Tiranës.
“- Dukësh i shqetësuar”, – më tha Profesori.
– Po, shumë, Profesor, – gjegjëm unë.
– “Jetën duhet pranuar e jetuar, ashtu siç rrjedhë. Mund të internohesh, por, edhe të arrestohesh, burgosesh e dënohesh. Shpresa e vetme është mosha e re dhe ndoshta i shpëton më të keqës. Qëndro me dinjitet, si djalë Kosove”, – më tha, veç tjerash, Profesor Selman Riza.
Dhe, lotët i rrëshqitën faqeve Profesorit. U ndamë të përlotur të dy, për t´u mos u parë kurrë më.
     Gjithçka rrodhi siç e parashikoi Profesori. Të nesërmen më internuan në Berat, pikërisht, në dhomën, ku i kishte kaluar 5(pesë) vitet e internimit Profesor Selman Riza. Pastaj, më arrestuan, më dënuan.
     Ajo që më bëri përshtypje, nga biseda e shkurtër me Profesorin, ishte se Ai i dinte rrethanat e mia, kushtet e vëna nga Partia, mundësinë e shpëtimit, në rast të reflektimit. Në të kundërtën, pasojat e refuzimit, ishin fatale. Dhe, megjithatë, nuk kërkoi tërheqjen, kompromisin tim. Ndërkohë që, lotët e tij flisnin për dhimbjen që ndjente për fatin tim. Dhe, shprehja lapidare: “Qëndro me dinjitet, si djalë Kosove”, u bë moto e kurajo e jetës sime të vrazhdët, deri në skajmëri.
     Qëllimshëm solla rastin e “Fletë-Rrufesë”, kundër Profesor Selman Rizës. Ngjajshëm vepron edhe klani brenda Kryesisë të LDK-së. Në vend të “Fletë-Rrufeve”, përdorë takimet me Kryesinë selektive.  Merr vendime fatale për LDK-në, por, edhe për Kosovën. Pastaj, kërkon aprovim unanim nga Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm, deputetët, kryetarët e Degëve të LDK-së. Për të pabindurit, fillon presioni, shantazhi, duke përçarë e prishë miqësira, në mes të kuadrove, pjesë e strukturave të partisë.
     E njëjta taktikë është ndjekur për aprovimin e “Zajednicës”, për Demarkacionin, për koalicionin konspirativ, të pistë me PDK-në, për bërjen e Hashimit president, dhe, së fundi, për Mocionin e Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, për koalicionin me PAN-in!
     Është i njëjti klan, brenda Kryesisë Qëndrore, me disa mungesa e shtesa, përgjatë 15 viteve, që është vënë, tërësisht, në shërbim të Hashim Thaçit dhe të krijesës së tij, PAN. Është një shërbim puthadorë, servil dhe skajmërisht poshtërues, që ka përtokur e përdhosur Partinë, dikur, krenare të Presidentit Rugova.
          
        Një mijë herë JO, koalicionit me PAN-istët
     Populli thotë: “Kujdes nga lavdat e armikut!” PAN-i lavdëron, deri në hymnizim kreun e LDK-së, Isa Mustafa, me klanin e tij, ndërkohë anatemon përfaqësuesen e reformatorëve, Vjosë Osmanin me shokë. Tashmë, forcohet bindja se kjo “çorbë e thartuar”, është gatuar nga binomi Hashimi-Isa. Rrjedhimisht, lindin edhe dyshime shtesë, deri te katapultimi fillestar!
     Deklarata kontraverse e akademik Mustafës, se “populli nuk zgjedh qeverinë, por, deputetët”, ngjalli reagime. Ndërkohë që shantazhimi kriminal i të gjitha strukturave të LDK-së, me theks të veçantë, mbi deputetët, të cilët, edhe pse janë zgjedhur nga populli, kanë integritet, për të vendosur sipas vullnetit të tyre, jashtë çdo trysnie e shantazhi. Kreu i LDK-së dhe klani i tij, janë shantazhues agresivë dhe kërkojnë tufëzimin e votës, pra, votë unanime, në shërbim të Hashimit dhe të PAN-it të tij. Kësaj praktike kriminale, presioni e shantazhimi, ndaj strukturave të LDK-së, duhet kundërvënë, stopuar, madje, me çdo çmim.
     E turpshme thirrja se Mocionin e votuan 82 deputetë, kur dihet përbërja super-kriminale e Parlamentit të Kosovës. Të paktën 1/4 e tyre janë me akuza bazike të krimit dhe të korrupsionit, hajnisë zyrtare. Shto këtu 20 deputetët e minoriteteve, pakicave, të cilët “e hanë bukën e Kosovës dhe bëjnë davanë, lutjen për Serbinë dhe Turqinë!” Çfarë vlere ka shumësia e deputetëve, të cilët votojnë me dirigjim nga krerët partiakë, pavarësisht bindjeve të tyre personale! Ndërkohë që të gjitha sondazhet dëshmojnë se nga 85 deri 91 % e popullit, rrëzimin e qeverisë LVV-LDK e konsiderojnë si vepër të binomit Isa-Hashim dhe të Serbisë. Dhe, janë kundër krijimit të çfarëdo qeverie hibride, pa fituesin e zgjedhjeve, në rastin konkret LVV.
     “Yryshi” i ndërmarrë nga klani brenda Kryesisë të LDK-së, i cili i faturohet, fiktivisht, rrejshëm, LDK-së, është papërgjegjësi mizore. Edhe nëse një të lënduar të këtë, nga kjo nismë e jashtëligjshme, LDK-ja do të penalizohet moralisht. Andaj, për aktin final, deputetët e LDK-së, të cilët janë të përzgjedhur nga vota e fshehtë demokratike e popullit, mund të jenë nderi i çdo parlamenti botëror, duhet ta japin votën kundër, me arsyetimin bindës se “nuk i shërbejmë më Hashim presidentit, Isa Mustafës dhe Serbisë!”
     Krijimi i një qeverie, me partnerë të kriminalizuar, me arsyetimin bajat, të zgjyrosur, “për t`i çuar para proceset në Kosovë”, janë broçkulla mashtruese. Kështu kanë thënë edhe Pacolli i AKR-së, Shpendi i PSD-së, Rudinë Hajdari, bija e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit, e cila, së fundi, u puth me vrasësit e babait, duke u bërë paterica të partive të krimit.
     LDK-ja është në krizë të thellë institucionale e morale. Deputetët e LDK-së duhet të frymëzohen nga stoicizmi, qëndresa e Profesor Selman Rizës, kundërshtia e leximit të “Fletë-Rrufesë”, rast unik në Shqipëri dhe Kinë, mund t`ia vuloste edhe jetën. LDK-ja duhet t`i kthehet vetëvetës, të përgaditët për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor brenda-partiak. Kuadrotë të legjitimohen, duke u përballur me debatin e shpenguar, konkurrencën e ndershme dhe votën e fshehtë demokratike, ashtu siç bëri Dega e LDK-së në Prizren, Dega e LDK-së në Gjermani, në Kuvendin e 9-të të tyre. Të përgaditet për zgjedhjet e pritshme qendrore e lokale, për të dalë e parë dhe jo bisht i PAN-it. Turrja aktuale, pas pushtetit të pistë, ka dëmtuar dhe vështirësuar edhe fitoren në zgjedhjet komunale. Për humbjen eventuale, fajtor është klani branda Kryesisë Qendrore dhe jo kuadrot vendorë.
     Mos mashtroni anëtarësinë, elektoratin, popullin se deputetët e LDK-së, se “dje votuan kundër kryeministrit Mustafa e sot janë edhe kundër Hotit kryeministër!” Jo, ata kanë qenë kundër koalicionit me PDK-në atëherë dhe kundër koalicionit me AAK-në e NISMA sot. Dhe, në të dy rastet kanë qenë dhe mbetën kundër edhe strukturat e partisë, anëtarësia, elektorati, madje, tani, edhe populli.
     Jo rrallë dëgjohen zëra të çjerrë, për linçime e përjashtime nga LDK-ja, të ndoca kuadrove të sprovuar, madje, nga të dy palët në kundërthënie. Përflitet edhe për luftë brezash. Madje, një nënkryetar, me cinizëm, tha se “këta (reformatorët) janë të rinj, për ta udhëhequr partinë”, edhe pse ata janë titullarë, doktorë shkencash, profesorë, akademikë. Disa syrësh në prag të 40-ve, të tjerë afrohen të 50 viteve jetë. Për LDK-në askush nuk është i tepërtë, pavarësisht se disa nuk pranojnë urdhërin e tufëzimit në votim. Kjo duhet parë si vlerë reale e partisë dhe duhet favorizuar shumësinë e tyre, për ta vrarë frikën. Sepse “frikacaku nuk e ka as dynjanë dhe as ahiretin”, – thonin pleqërit.

DY 75-VJETORË TË HISTORISË SË VUAJTUR TË SHQIPËRISË QË DUHEN KUJTUAR – Nga LEK PERVIZI

 

75 vjet më parë në muajt Mars e  Maj 1945  ndodhen dy akte kriminale të regjimit komunsit : Gjyqi Special në Mars,

dhe krijimi  kampeve e interimit në Maj.

 

75-vjetori i këtyre dy ngjarjëve që zyrtarizuan terrorin total të diktaturës komunste  e kemi për detyrë t’i kujtojmë dhe të përulemi me respkt para viktimave  të pafajshme që humbën jetën në burgjet e kampet e internimit,  që diktatura kishte krijuar për të shuar elitën patrioitike të kombit shqiptar.   

 

Lek Pervizi

 

 

Në muajit Mars e Maj 2020 , binin dy 75-vjetorë

që u kaluen e po kalohën në heshtje, jo vetëm nga shtypi e televizioni  zyrtar dhe mediat e tjerë, si brenda ashtu jeshtë vendit : 75-vjetori i  Gjyqit Special, 1 Mars – i Prill 1945, dhe krijimi i kampëve të Internimit, Berat e Krujë, Maj 1945, me një muaj ndryshim. Kjo s’ishte punë rastësie, por e programuar mirë. Mbas zyrtarizimit të Gjyqëve Speciale, patjetëR duhet të zyrtarizohëshin dhe kampet e internimit specilë. Për Gjyqin Special, kemi folur e shkruar, ndërsa për kampet po tregojmë një historik të shkurt.  PasI Morën pushtetin përfundimisht në nëntor 1944, menjeherë nisi ushtrimi i terorit, qyshë me pushtimin e Tiranës, ku me dhjEtra qytetarë të ndërshëm, krejtësiSht të pafajshëm  u pushkatuan  rrugicave të kryeqytetit. Ky veprim u përgjithësua në qyTetet e tjerë që kryen pushkatimet  të qytettarëve pa gjyqe,  veç merr e ço në breg të lumit  ku togat e pushkatimit kryeini punën e tyre kriminale. Por regjimi dhe kryesiht kreu i tij, Enver Hoxha me shokë të partisë, vendosën t’i  legalizojnë  ekzekutimet, mos u tërhiqnin vrejtje të jashtmit (që s’e qanini kokën fare), dhe vendosën të krihohej një Gjyq Special, dhe zgjodhi si vend, teatrin i ashtu quajtur  më vonë kombëttar, (ish kinema Savoja e Kosova). Kjo ngjarje  e kobshme, nuk gjeti asnjë përmndje sa me la gojën e kaloi në heshtje, i mbuluar nga protestat që behëshin për teatrin, se aty ia shtroni me   valle e kengë, e luajtur pjesë tearale për glorifikim e partisë e te Shqipërisë socialiste të lulëzuar, dhe pse jo, dhe luifta e klasave. Mbi atë skenë ku ihste luaajtur tragjedia gjakatare e eliminimit të 60 intelektualëve shqiptarë, në gjendje të drejtonin shtet, akademi e universitete, por jo, ata  duhet të denoheshin nga një trup gjykues, me kryetar një ish tenexhegji. Ky gjyq ishte themelimi i zyrtarizimit të  gjyqëve speciale në qytette e tjerë,  që benë kërdin në ekzekutimin e mija shiqptarve të pafajshëm. Ky Gjyq Special  që u anash kalua sot midis  demokracisë, sa që edhe bij e nipa të atyre që u masakruan aty nuk e permendën, hapi rrugën e ligjërimit të masave të tjera shtypëse. Menjëherë që në dhjetor 1944, u arrëstuan e u mbyllen ne burgjet e çdo qyteti famimjet e kundërshtarëve politikë të arrtisur në mal ose jashtë shtetit. Ato u mbajtën aty deri në muajin Maj. Kjo ishte e planifikuar mirë, kështu u krijua kampii Beratit, për familjet veriore, dhe ai i Krujës për ato jugore. Pra 75 vjet me parë nisi historia e kampëve të internimit. A  e ngrejti kush këtë problem ? A po e kujton kush këto përvjetor ? Të vjen keq për bashkëvuejtëist tanë, si në Shqipëri e në Diasporë, që për këto data as që u kanë shkuar mendja t’i kujtojnë. Pse u kujtua 45-vjetori i Spaçit e Qafëbarit ? Po ishin vetë të burgoqurit që e ngritën, dhe na erdhi mirë që e kishte kujtuar dhe Vatra pse nuk u kujtua per 75-vjetprin e Gjyqit Special, ku u pushkatuan edhe dy vatranë të shquar ? Apo rekëshi nostalgjikët  e së kaluarës komuniste. Ndërsa Berati e Kruja janë  pikënisja e kampëve të internimit, e atij Kalvari të gjatë e plot mundime, sakrifica dhe viktima të pafajshme, ku u përfshinë edhe fëmijët që humbën jetën aty prej shpurtit krimine të Enbver Hoxhës me gjithë Lady Makbethin e tij, shpirt katrane, aq ma keq kriminele duke qenë se ishte vetë dhe nenë fëmijësh.  Kështu Berati u mbush me familjet më të nderuara të Shqipërisë, historikish të njohura, dhe që kishin dhene kontributin e tyre të çmuar në historinë e Kombit shqiptar. I citojmë disa, për të nderuar kujtimn e sakrificat e tyre ; si familja e Gjon Markagjonit, kapidani të Mirditës, e Gjeneral Prenk Pervizit, nga fisi i pemendur i Skurajve. E Muharrme Bajraktarit, zot i Lumës. I dibranëve të shquar, Fiqri Dinës, Hysni Demës,   Cen Elez Ndreut, Murat Kaloshit, Pervizit tëZeqanit, Sina, Golja, Agolli, Cami, Mirakaj, Merlika, Kupi, llesh Mirashi, Deshtanica, Pirolët  Lala, Leka të Kurbinit, Ndue Bajraktrit  të Mirditës, të Preng Jakut të Lezhës, e të tjera famimje në za të Veriut. Fakti është se Berati u mbush plot me të internuar, të shtresave të larta dhe më të thjeshta. Qyshë në Berat filluan  vdekjet e të internuarve, pleq e fëmijë, gra dhe burra. Edhe në Krujë e njejta gjë, me familje jugore, për t’u përmendur, familjte  Kullajve  e Zemblakut, te AAbaz Ermenit,  Matjanit,  Argjendarit,  etj.  Por peshën më të rendë e kishte Berati, që pastaj me prishjen me Jugosllavinë u benë më shumë të internuar se Beratas. Kështu shteii krijoi si vend internimi Tepelenën, dhe i grumbulloi të internuarit  e i ndryri e stivosi  ne kapanone vigane.  Kulmin Tepemlena e arriti në 5000 të internuar, ku ne një ditë u kjinternuan 2500 mirditorë, pleq, gra e fëmijë. Nuk pu përmendim krimet që u bene, se nënkuptohën, por ngrejmë  çeshtjen, pse kjo datë 75-vjetorit të krijimit të kampëve të internimi nuk përmebdet. Kujt i shërben kjo heshtje kaq dashakeqe, ku kampet e inter,nimit  u ben tmerri i Shqipërisë, sepse përveç kampëve që përmendëm, ato u përapen në gjithë Shqipërinë, sa që çdo  rreth e kishte nje kamp të  tillë izolimi për të internuar e dëbuar.  Si përfundim 75-vjetor i krijimit të kampëve të internimit eshte nje datë historike, qe nuk mund të kapërcehet. Ata që nuk i përmendin këto data, të krimëve të komunizmit, bëhen si të thuash bashkëfajtorë me ata  që duan tt’i mbulojnë krimet e komunizmit. Revista Kuq e Zi, nuk mund të rrinte në heshtje, dhe të bashkohej  me të tjerë që të bente sehir si ata. U takon shoqttave qe e quejne veten patriotike, që të ngrejnë problemin e këtyre përvjetorëve, që shënojnë ngjarjet më tragjike që ka kaluar  historikisht Shqipëria e populli e Kombi shqiptar .
 
 
75 vjet më parë në maj 1945 u krijuen kampet e internimit  në Berat e Krujë.. Të internuarit e Beraztit, pas tre vjet, u transferuan në kampin e Tepelenës, më 1948.
 
 
Kruja u bë kamp internim për familjet jugore, në maj 1945, pas tre vjet u transferuan ne Valias e Kamëz, më 1948, e më 1953 në kampin e Tepelenës. Këto ishin dy qytette që në atë maj 1945 u caktuan si qendra internimi, Berati për veruiorët e Kruja për jugorët.
 

 

Kampi i Tepelenës në vizatimet e piktorit të kampëve të vdekjës, Ku më 1953, përveç familjëve veriore u babshkuan  edhe ato  jugore. Kjo ishte një  çudi, sepse shënonte se kampi do të vazhdonte. Por me ngritjën e çeshtjës së kampit të Tepelnës ne OKB, kampi u mbyll.

Paskal Milo nga ligësia shpifte kundër intelektualëve të Dardanisë – Nga GANI MEHMETAJ

Për një portret të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Nënës Terezë e Lekë Dukagjinit nëpër mure klasash, policët serbë i rrihnin e torturonin çnjerëzisht arsimtarët shqiptarë të Dardanisë me 1991-99.

Kohën kur e vranë Xh. Mustafën, këshilltarin e presidentit Rugova Paskal Milo e përmbledh në librin “Ditari i një ministri të Jashtëm – konflikti i Kosovës 1997-2001″, por nuk e përmend fare vrasjen e intelektualit kulmor. Nuk shkruan asgjë as për vrasjet tjera nga viti 1999-2001. E ngushëlluan Rugovën të gjitha personalitetet e Perëndimit, e ngushëlluan shumica e shqiptarëve, por nuk e ngushëlloi Milo. Në vend të shprehte keqardhje për vrasjen e intelektualit kulmor, ish- ministri i jashtëm vajtoi grarishte për humbjen e të përzgjedhurve të Nanos e të Majkos në Kosovë. E shpërfilli vrasjen e Xh.Mustafës si ta kishte urdhëruar, apo si të qe në dijeni për këtë krim qe më parë.

Në vend të kësaj Milo në librin e tij, pamflet, shkruan: “Një pjesë e mirë e tyre veçanërisht shtresa intelektuale dhe ajo e arsimuar nuk ishte ndier keq as në kohën e Titos, as edhe në kohën e Milosheviqit”, (faqe 320). Çfarë pafytyrësie! Kurrë në gjuhën shqipe nuk është shkruar shpifje më e ndyrë e më poshtëruese për intelektualët e shtresën e arsimuar të shqiptarëve të Dardanisë e të territoreve etnike.

As serbët shovinistë të Beogradit nuk ishin aq të pacipë sa të thoshin se intelektualët e shtresa e arsimuar shqiptare e ndienin veten mirë në kohën e Titos e të Milosheviqit. Përkundrazi, shovinistët serbë çirreshin në kupë të qiellit pse intelektualët e njerëzit e arsimuar të Kosovës nuk e mbështesnin Titon në sllavizimin e popullatës etnike, apo më vonë pse nuk e mbështetën fare Milosheviqin, por dolën në anën e “nacionalistëve e irredentistëve” shqiptarë. Shovinistë serbë akuzonin shtresën e arsimuar shqiptare për nxitje të nacionalizmit e të irredentizmin, për përpjekje që të shkëputej Kosova nga Jugosllavia dhe për kundërvënie këmbëngulëse Milosheviqit.

Milo shkruante ndryshe. Milo doli shovinist më i egër antishqiptar se sa serbët e Beogradit. Nuk e bëri këtë poshtërim nga mungesa e informacionit, por nga ligësia.

Të fyesh intelektualët, pedagogët, arsimtarët e njerëzit e kulturës, të cilët u përballën më së shumti me vështirësitë gjatë viteve nëntëdhjetë, është sikur të përdhosësh shenjtorët. Milo përdhosi shenjtorët shqiptarë të Dardanisë. Gjëma e mëkatit do t’i rëndojë mbi ndërgjegjen që nuk e ka.

Shkollimin fillor, të mesëm e universitar, e mbajtën mbi supe intelektualët e njerëzit e arsimuar në Dardani. Ata refuzuan rrogat e Milosheviqit, nuk pranuan të punojnë as në institucionet që kontrolloheshin nga Beogradi, prandaj të gjithë mbetën pa rrogë. Megjithatë punuan falas për bashkëkombësit e tyre më shumë se kurrë më parë. Pedagogët bënë punë vigane: e mbajtën gjallë arsimin, frymën kombëtare shqiptare e frymën e rezistencës, ata i mësuan fëmijët tanë se kombi e atdheu është mbi të gjitha.

Për një portret të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Nënës Terezë e Lekë Dukagjinit nëpër mure klasash, policët serbë i rrihnin e torturonin çnjerëzisht, por mësuesit e dinin se po ua nguliten nga fëmijëria portretet e caktuar që do t’u thadroheshin thellë në tru. Këtë Milo s’ka si e kupton, sepse nuk merr frymë shqip.

Ndërkaq, mësuesit e arsimtarët ishin shenjtorët, heronjtë, që kurrë nuk u dolëm borxhi. Shqiptarët e Dardanisë ua njohën meritat.

Votuesit politikë me njohje shumë të kufizuar – Nga Aurel Dasareti*

 

Zonat e pabesë të pashpjegueshme të botës nuk gjenden në kontinentet e largëta ose në oqeanet, por në zemrat dhe mendjet e disa këlyshëve shqipfolës që nuk e meritojnë as kafshë të thirren. Ekziston një arsyetim për të gjithë tiranët: Nuk është faji i tyre që rrethina është  frikacake.

***

Kushdo që është dehur nga fuqia (pushteti) dhe ka përfituar personalisht, kurrë nuk do të heq dorë prej saj vullnetarisht.

Përndryshe, politikanët janë shërbëtorë të popullit, në një demokraci.

***

Ne shqiptarët duhet të jemi në gjendje të votojmë për politikanët që nuk ishin të korruptuar në këto 20-30 vite “lirie” dhe “demokratizimi” dhe për partitë me të cilat mund të identifikoheshim. Mjerisht, për momentin, përveç VV të Kosovës nuk kemi fare të tillë, të jenë edhe si shembull për trojet tjera. Prandaj na duhen këto forca të reja, atdhetare. Kam respekt për punën politike dhe proceset politike. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm për të mos lejuar që logjika e politikës, dhe loja politike, të hedh hije mbi idealet dhe etikën tonë.

Nëse keni një qelizë kanceri, para se kanceri fillon të përhapet, ju duhet të përdorni kimioterapinë ose vdisni.

***

Ne nuk mund t’i barazojmë fajtorët me të pafajshëm; përkatësisht, kriminelët që 20-30 vite me radhë shkatërruan në të gjitha aspektet Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera shqiptare (sidomos boshatisën atdheun nga rinia dhe njerëzit e rritur me kualifikime cilësore) – me për shembull LVV, shpresën e vetme për të shpëtuar nga vdekja e plotë atë që mund të shpëtohet në atë pjesë të copëtuar të Shqipërisë.

Kjo nuk garanton 100% se “shpresa” me kalimin e kohës nuk do të anashkaloj nga rruga e drejtë, por ne nuk mund të kemi paragjykime paraprakisht, sepse qeveria e tyre legale u rrëzua nga kriminelët në një grusht-shteti vetëm pas 50 ditë udhëheqjeje të suksesshme, edhe atë në  midis të pandemisë të virusit kinez. Kriminelët zgjodhën kohën kur shqiptarët nuk mund të dilnin në protesta masive. Se janë këlysh, tregon edhe përpjekja e mashtrimit (“arsyetimit”) të radhës, kinse VV është antiamerikane e këta banditë puçistë-rusisht e serbisht na qenkan pro-amerikan. Një krahasim të tillë banal antikombëtar janë duke e bërë edhe disa vasal, ndryshe pseudo-intelektual, gjoja se analistë e gazetarë, që e kanë shitur prapanicën e tyre të palarë te bosët grabitqarë.

Nuk anoj aspak, nuk kam asnjë konflikt interesi (0-zero) në trojet arbërore-stërgjyshore, por kur me vite, vazhdimisht, çdo ditë në 1 milion gazeta dhe TV, lexoj dhe dëgjojë vetëm kriminalitetet më të pista (si psh vrasjen e gazetarëve të mirëfilltë dhe të gjithë atyre që mendonin ndryshe etj.) nga të njëjtët mafioz që kanë kapur shtetin, kur lexoj (shikoj) në gazeta pasuritë dhjetëra milionëshe euro të raportuar nga vetë pronarët joligjor, (paramendoni pasuritë marramendëse që nuk i kanë raportuar) të këtyre zullumqarëve-analfabetëve kronik, që para se me i hy “politikës” pantallonat e grisura i lidhnin me sixhim, atëherë nuk ka nevojë të dëgjosh më tepër për të kuptuar se këta “luftëtarë, gjeneralë dhe çlirimtarë” nuk janë vetëm shakaxhinj por mafioz të rrezikshëm antikombëtarë, prej të cilëve shqiptarët duhet të çlirohen përgjithmonë sa më parë. Po të funksiononte shteti ligjor, edhe sikur vetëm 1% e të gjitha akuzave ndaj këtyre qeveritarëve, zyrtarëve dhe politikë-bërësve të Kosovës (dhe jo vetëm) të ishin të vërteta, do të merrnin dënimin me burgim të përjetshëm dhe konfiskoheshin pasuritë e tyre – duke ia kthyer sovranit.

Një kriminel është një qenie njerëzore me instinktet grabitqare.

Megjithatë, shqiptarët e Kosovës vendosin vetë:

  • T`i votojnë sërish partitë-fajtorët e këtyre 20 vjet “çlirimi” dështimi dhe t`i kthehen vullnetarisht Serbisë, çetnikët e së cilës vetëm në vitet 1998/99 masakruan 15000 civil dhe dhunuan seksualisht mbi 20000 femra shqiptare “kosovare” (…),
  • Ose të jetojnë të lirë në Atdheun e tyre, Dardaninë antike, të mbrojtur me të gjitha mjetet juridike në dispozicion, duke ua dhënë VV mundësinë për udhëheqje. Ashtu që të shpëtojnë veten, kombin dhe vendin nga katastrofa ashiqare përfundimtare.

Atdheu është i përhershëm, politikanët dhe partitë politike të përkohshëm.

***

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të respektohet vetëm nëse Gjykata Kushtetuese e respekton Kushtetutën e Kosovës, duke e mbrojtur Kosovën (këtë e ka obligim kushtetues të patjetërsueshëm), e jo shkatërruesit e saj: Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Baton Haxhi Qamilin  me pleshtat tjerë…

Mua më pëlqen të shkruajë për njerëzit që luftojnë me pasigurinë e brendshme, të cilët bëjnë zgjedhje të gabuara dhe veprojnë si të pagdhendur: “Unë futem në shkëlqim dhe fshihem në errësirë.”

Por disa njerëz duan të jenë në errësirë. Kjo është ajo ku ata gjejnë siguri për të mos parë. Dhe për shkak se nuk shihen, ata vdesin, sepse bien në grackën që ia kanë kurdisur vetvetes.

Nuk është mirë të jesh asgjë, një grusht pluhur nën qiell.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Ambasador Grenell, je me njerëzit e gabuar! Nga Elida Buçpapaj

Zoti Ambasador, nga pozitat e një zyrtari të lartë, çfarë do gjë që thoni dhe bëni merr një kontoacion politik që mban emrin tuaj Richard Grenell!

(Nuk po them që mban emrin e SHBA sepse ndaj Kosovës qendrimi Amerikan nuk konfondohet me qendrimin e një diplomati të lartë, kush do qoftë ai.)

Këtë kuptim merr edhe fotoja ku shfaqeni me treshen Skënder Hyseni-Agim Veliu-Abdullah Hoti.

Se ju i mbështesni ata!

Ju mund të thoni se ata përfaqësojnë LDK-në,

të paktën kështu mund t’ju jenë paraqitur !

Që të përfaqësojnë LDK duhet të marrin votat e elektoratit. Por elektorati i ka shporrur!

Fotoja shkakton efekt negativ tek ata që e shohin !

Të cilët thonë: por çfarë do Ambasadori Grenell me këto figura të djegura, të konsumuara plotësisht,

të shtrydhura si limoni nga dy liderë të konsumuar shtershëm sikur Hashim Thaçi dhe Isa Musta,

që përfaqësojnë kupolën e kapjes së shtetit në Kosovë!

Skënder Hyseni e ka humbur garën prej zgjedhjeve të 2014 kur elektorati i LDK-së nuk e votoi si deputet,  ndërsa Agim Veliu është një zyrtar lokal.

Një politikan që humb garën në SHBA a mund të pretendojë të ketë vend në kryesinë e partive me simbol elefantin apo gomarin ?!

Sigurisht jo!

Ata që ka dalë në foto me ju njihen si çinovnikët e Isa Mustafës,

ose ndryshe janë pjesë e kastës të korruptuar politike që i kanë shitur idealet duke shpërdorur pushtetin,

këta syresh kur shkojnë në fushatë zgjedhore,

i kërkojnë votën elektoratit të LDK-së me premtimin se do ta shporrin jashtë politike Hashim Thaçin dhe,

kur elektorati u jep votat, hyjnë në aleancë me Gjarpërin!

Në zgjedhjet e 2019 kasta e LDK-së hyri në zgjedhje duke përdorur kartën e Vjosa Osmanit!

Pra elektorati votoi për Vjosa Osmanin!

Vjosa Osmani nuk e mashtron elektoratin. E mban premtimin!

Siç duhet ta dini, deputetja më e votuar nga elektorati i LDK-së është Vjosa Osmani.

Nëse fotoja do të ishte fair dhe me transparencë,

ju do të ishit fokusuar me Vjosa Osmanin, Anton Qunin, pra me politikanë që gëzojnë popullaritetin e LDK-së,

ndryshe nga treshja që nuk janë njerëzit e duhur në vendin e duhur.

Treshja e fotos me në krye Isa Mustafën kanë uzurpuar lidërshipin e LDK-së,

por nuk mundin të uzurpojnë votën e lirë të elektoratit të LDK-së

që voton për Vjosa Osmanin dhe politikanë me integritet.

Përse nuk e kandidoi Isa Mustafa Abdullah Hotin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2019?

Pyetje retorike!

Prandaj Isa Mustafa, duke e zgjedhur Vjosa Osmanin si kandidate,

(një politikane me standarte Perëndimore dhe formim në SHBA e cila triumfoi),

luajti si xhongler aktin më të lartë të mashtruesit ndaj elektoratit të LDK-së,

por edhe të fundmin.

Sepse më 25 marsin e 2020, në kulmin e pandemisë të Covid 19, ditën që Isa Mustafa rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit

koha e Isa Mustafës is over

si dhe e atyre që kanë kapur shtetin e Kosovës !

 

 

 

Prontomafia dhe Serbia e mundën, përkohësisht, Kosovën Nga Xhafer Shatri


Hashim Thaçi me cubat e tij dhe argati i Serbisë Isa Mustafa, arritën ta fusin Kosovën në njërën prej krizave më të thella në historinë e saj. Ka rrezik që kjo krizë të përshkohet edhe me një spirale dhune që shqiptarët nuk e kanë njohur që nga Viti i Zi, 1997.

Hashim Thaçi që e ka marrë pushtetin me gjak, ashiqare, nuk e ka ndërmend edhe ta lëshojë pa gjak.

Fati i Kosovës, prandaj, kaherë nuk ka qenë më i rrezikuar.

Sidoqoftë, sado i dyshimtë që është, megjithatë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të duhej respektuar ani se ky shpërfill brutalisht vullnetin e qytetarëve; vullnetin e atyre që, më 6 tetor, votuan për çkapjen e shtetit dhe për ndryshime substanciale.

Sot, Prontomafia dhe Serbia korrën një fitore, por kjo është fitore e përkohshme. Sepse nuk ma merr mendja që Thaçi e Mustafa do të mund të nënshkruajnë marrëveshje me Serbinë nëse ajo cënon rendin kushtetues dhe integritetin territorial të vendit.

Në të kundërtën, nëse kjo ndodhë, Kosova rrezikon seriozisht të përjetojë një luftë të përgjakshme civile.

Në atë rast, Hashim Thaçit e Isa Mustafës nuk do t’u mbetet tjetër veçse të kërkojnë azil në Rusi.