Gazetari Genc Burimi ka paralajmëruar për një krizë të rëndë që mund të prekë Shqipërinë në vijim.
Gazetari shprehet se rritja e çmimeve të hidrokarbureve nuk është problemi kryesor, pasi vendi ka varësi të ulët nga gazi, i cili ka pësuar rritjen më të madhe. Ai thekson se rreziku real qëndron te ‘dallga e dytë’ e krizës, e lidhur me rritjen globale të çmimeve dhe mungesën e prodhimit vendas.
Në krahasim me vende si Franca apo Polonia, që kanë kapacitete prodhuese, Shqipëria sipas Burimit është më e ekspozuar ndaj goditjeve ekonomike.
Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij lidhet me kreditë për banesa, të cilat në Shqipëri janë kryesisht me norma interesi të ndryshueshme. Rritja e përqindjeve të interesit mund të çojë në pamundësi pagese për shumë qytetarë, duke rrezikuar edhe humbjen e pronave, në një situatë të ngjashme me krizën e ‘subprime’-ve në SHBA.
Burimi vlerëson se kjo situatë ekonomike mund të ndikojë drejtpërdrejt në pakënaqësinë qytetare ndaj qeverisë, duke e konsideruar krizën si faktor më të fortë sesa debati për integrimin europian.
Ai komentoi gjithashtu masat e fundit të qeverisë për kufizimin e disa taksave mbi karburantet, duke i cilësuar si hapa të vegjël përballë një krize më të gjerë globale që lidhet me inflacionin dhe rritjen e normave të interesit.
‘Dallga dhe njëherë nuk është çmimi i hidrokarbureve, për më tepër që Shqipëria është shumë pak e varur nga gazi. Dhe gazi është rritur shumë më tepër se nafta.
Pra domethënë është dallga e dytë, që është shumë e rrezikshme për Shqipërinë. Pse? Sepse Shqipëria nuk prodhon pothuajse asgjë. Po. Asgjë. Shqipëria, jo vetëm që do kapi ato produktet bujqësore të shtrenjtësuara sepse është rritur çmimi, do rritet çmimi i plehrave kimike, por po ashtu ke dhe ndërmjetësit, dhe çmimin e ndërmjetësit, i importuesit, ke doganën.
Kështu që një vend si Franca s’e ka, se e prodhon, ose një vend si Polonia e prodhon. Po kur s’prodhon asgjë? Prandaj do të jetë shumë e rëndë për shqiptarët. Plus që shqiptarët sot, tendenca është të blesh shtëpia. Shtëpitë blihen me kredi. Kam përshtypjen se në Shqipëri, tendenca është, janë kredira jo me përqindje fikse, me përqindje variabël.
E tha pra sot, do rriten përqindjet. Problemi është se po të rritet përqindja, çfarë, çfarë do bësh? Atëherë ose të s’arrin dot të paguash, mund të marrin shtëpinë, pak a shumë si subprime-t në Amerikë. Pra Shqipëria është shumë, shumë e ekspozuar dhe mendoj që është kjo do ta zemërojë shumë më tepër, kriza ekonomike që do vijë, kjo do të zemërojë shumë më tepër popullin shqiptar me Edi Ramën sesa debati aktual, integrohet apo nuk integrohet Shqipëria në BE.
Mendoj se ky është debat shumë teorik për shumë shqiptarë. Po aty, te kriza ekonomike do preken vërtet në portofol dhe aty do të shikojmë një lloj sinkronizimi pakënaqësish dhe s’do kesh më nevojë fare siç thashë asnjëherë për shqiptarët të çohen vetë.
E bëri një kthesë sot me bordin e për naftën, e çmimeve. E bëri një kthesë se deri dje thoshte s’do bëj asgjë. E dhanë sot një lloj lajmi që do kufizojnë atë taksën mbi qarkullimin. Po që është si të thuash diçka e vogël dhe një herë, nafta është një komponent i krizës. Janë rritjet globale të çmimeve dhe të përqindjeve të interesave që do do do vijnë dhe ka përshtypjen se Rama është konshient për këtë dhe prandaj kërkon të bëjë një gjest për naftën.
Do të jetë nesër ajo protestë. Po Balluku sikur po harrohet, sikur u harrua dhe një çikë McGonigali. Kjo është fitore për Ramën. Është një fitore. Sepse mbyll një front, hapet fronti ekonomik, aty do mundohet të gjejë diçka dhe me, besoj se me këtë do të shkojë nesër ai në asamblenë që e mbledh nesër, pikërisht për t’i dhënë këtë lajm të mirë.
Te Balluku na premtuan që do bëhesh nami, asgjë s’ndodhi, pati dy, tre deklarata të dhimbshme të disa ambasadorëve europiane, po kaq. Amerikanët nuk reaguan. O burra vazhdojmë. Dhe të mobilizohemi, për mendimin tim, diskursi i tij, të mobilizohemi përtej kësaj krize ekonomike që do vijë, dhe që të jemi sot afër njerëzve, t’ju shpjegojmë që nuk është faji jonë, siç e bëri pak a shumë me Ukrainën, kuptohet, që tha që s’është faji jonë, është në Ukrainë.
Dhe këtu i takon opozitës po ashtu dhe ajo të ndryshojë diskurs. Domethënë, ta tejkalojë diskursin europian, të hyjë tani tek diskursi i krizës ekonomike. Se dhe njëherë Europa, nuk, shqiptarët dhe njëherë teorikisht të gjithë e duan me Europën por është shumë e largët, është, nuk është çështje dhe duhet që kjo opozitë, në këtë moment, pikërisht nëse vjen kjo krizë, të ketë një platformë të qartë. Sepse kjo krizë mund të ndodhte dhe opozita të ishte ajo në fuqi. Si do vepronte ajo? Prandaj tani duhet, duhet një lloj zhdërvjelltësie intelektuale, imagjinatë, çfarë do bënte më mirë opozita sesa kjo mazhorancë në këtë lloj krizash që s’varen në fund të fundit nga neve, varen nga një gjeopolitikë botërore’, u shpreh Genc Burimi në SYRI TV.